NGA TË KEMI?

“Çudi, se ju shqiptarët jeni të gjithë nga Tirana!”, më tha i njohuri im italian me një buzëqeshje disi ironike, por krejt dashamirëse. Më tej sqaroi seriozisht: “Të gjithë shqiptarët që kam njohur këtu në Itali, me qindra pa dyshim, më kanë thënë se janë nga Tirana. Si shpjegohet kjo?”.

Tani, pikë së pari, duhet pranuar se zanati i të njohurit italian është i tillë që i lejon kontakte të shumta me imigrantë, përfshirë shqiptarët. Përveç rolit si sindikalist, ka udhëtuar shumë e ka jetuar në disa krahina të Italisë, prandaj njohja e shqiptarëve duhet marrë si e mirëqenë. Madje duket pak e reduktuar. Po përse vallë i kanë dalë të gjithë nga Tirana?

Pa hyrë në mekanizmat djallëzore të statistikës, që do të na çonin drejt e tek polemikat e censusit të fundit, mund të pohojmë se statistikisht është pak e habitshme që të gjithë shqiptarët të jenë tiranas, por jo e pamundur. Nga pikëpamja e probabilitetit, ka vërtet mundësi që shqiptarët e takuar prej tij të kenë pasur të gjithë të njëjtën prejardhje. Mirëpo, sindikalisti italian punon në sektorin e ndërtimeve, e në këtë sektor nuk rezulton që të punojnë kryesisht tiranas. Ka diçka që nuk shkon.

Njohjet e tij kryeqytetase mund të shpjegohen edhe me migracionin e madh të brendshëm që ka ndodhur këto vite në Shqipëri. Me mijëra familje janë zhvendosur nga rrethet drejt Tiranës. Anëtarët e këtyre familjeve mund të kenë ikur në emigracion jashtë shtetit pas hapit të parë drejt kryeqytetit. Për rrjedhojë deklaratat e prejardhjes nga Tirana. Tek e fundit, askujt nuk mund t’i mohohet ndjenja e përkatësisë.

Mirëpo, çudia e mësipërme statistikore mund të kuptohet edhe me psikologjinë e takimit me të huajt. Shpeshherë shqiptarët, por edhe të tjerë, për t’i thjeshtuar gjërat kur i pyesin për origjinën, thonë që janë nga Tirana, meqë Tirana njihet më shumë në botë. Më ka rënë rasti të takoj në Europë, në vende të treta, italianë që më kanë deklaruar se janë nga Roma, për të zbuluar më pas se ishin nga një fshat humbur i Lacios (me gjithë respektin për fshatrat laciale) në kufi me një krahinë tjetër. Për një roman safi, deklarata e bashkëkombësit do të tingëllonte pothuajse fyerje, sidomos po të ishte tifoz i skuadrës së Lacios. Gjithsesi, në kuadrin e thjeshtimit, deklarata të tilla duhen mirëkuptuar si funksionale. Tek e fundit, “jam nga Tirana” bëhet për të shmangur kërkime të tjera gjeografike, që sipas gjasës do të harrohen nga bashkëfolësi fill pas dy minutash.

Hipoteza tjetër do të na çonte tek ideja e prestigjit. Por kjo duhet përdorur me kujdes, se kemi të bëjmë me identitete e, siç dihet nga të gjithë, çështja identitare është gjithnjë fushë e ndërlikuar dhe ndonjëherë fushë e minuar. Sidomos në Ballkan. Ndoshta shumë shqiptarë, duke menduar se Tirana është më prestigjioze, ose ngaqë këtë perceptim kanë marrë me vete, shprehen se janë nga kryeqyteti. Kjo nuk është gjithnjë e vërtetë, sepse njoh shumë vetë që, megjithëse janë lindur në Tiranë, kur i pyet, thonë se janë nga vendlindja e prindërve. Kurse të tjerë, siç tregojnë edhe batutat, janë nga fshati i gruas.

Natyrisht, nuk mund të lihet jashtë kategoria e çifteve të përziera, ose të familjeve që kanë lëvizur nëpër territor. Kur dikush e ka të atin nga Tirana e mamanë nga një qytet tjetër, ose e kundërta, është i legjitimuar ta deklarojë veten tiranas, edhe në qoftë se të atin e ka pasur oficer, pra ka bredhur nga një repart në tjetrin. Nuk mund të përfshihen këtu ata që luajnë e bëjnë shaka me identitetin e tyre, për arsye nga më të ndryshmet; sikurse ata që i shtojnë prejardhjes vulën leksikore “dembabadem”. Çdo fjalë tjetër është e tepërt.

Pyetja për prejardhjen, pra “Nga të kemi?”, mund të marrë shumë përgjigje, por kjo duhet pranuar siç jepet, pa asnjë hetim të mëtejshëm, pa asnjë lloj dyshimi. Në fund të fundit, kemi të bëjmë me vetëperceptimin e me vetëpërkufizimin e identitetit. Besim total. Deklarata konsiderohet e vërtetë, meqë pyetja nuk ka natyrë burokratike, përndryshe do të kërkonin vendlindjen të shkruar në pasaportë. Problemi është se kur dikush të thotë: “Jam prej Tirane”, me theks të identifikueshëm, atëherë lind ndonjë pikëpyetje. Por të huajt nuk mund t’i njohin këto hollësira.

Këto mendime ia thashë disi kuturu të njohurit italian, çka me siguri ia shtoi më shumë pështjellimin në kokë. Por edhe kureshtjen, përderisa më pyeti: “Kurse ti, siç thua, qenke nga Kombinati. Ku bie ky qytet?”.

No Comments

  1. Te qenit kominac, ne kombinatasit e morrem nga katundaret e Sharres te cilet kur shkonin ne qender, thonin po shkojme ne Tiron, meqe ne kohet e Haxhi Qamilit (rahmet paste), Sharra ishte pjese e katundarise se Ndroqit dhe jo e kazase se Tiranes. E ne ate kohe – meqe ra llafi – sharroket e katunaria e Tiranes e shikonte veten si turk e jo shqiptar (po ky eshte nje debat me vete). Per me teper distanca per ne Tirone, e cila zakonisht behej me gamor ose “ne kom”, ishte aq e madhe, saqe te krijonte idene se do te udhetoje shume larg. Ne kohet e arta te Kominatit kur ne ishim nje lagje rrebele punetoresh (shumica kolone toske), te ishe kominac, te pakten, per punetoret e dhunshem ishte simbol force, e me default, trimerie, perkunder “skorpionsave” te Tiranes.
    http://www.flickr.com/photos/44425842@N00/3723698030/

    Por kohet sot ndryshuan. Vershimet e fshatareve e urbaniteve nga rrethet e transformuan Tiranen nga nje qyteze te madhe socialiste ne nje qytet te madh tip xhungel betoni, sic e transformoi Edi Rama. E ne “tiranasit” e tiranizuar gjate kohes se realizmit socialist, sot habitemi kur shohim keta tiransat e rinj, qe sot kane hapur universitete, flasin per art e kulture, apo edhe ata fshatare qe blejne apartamente apo zene toka e bejne shtepi, e e konsiderojne te kryer pasaportizimin ne Tirane, e si pasoje, te tiranizuar menjehere. Me pelque Edi Rama para ca ditesh qe Lul Bashen e krahasoi me Tit Sojlin qe shiste Kullen e Sahatit, katunareve. Kur ja degjova batuten – kujtova se e kishte fjalen per Tallaferen e Kominatit – por me pas, e gjeta qe Tit Sojli paska qene i Pazarit te Ri.

    Gjithesesi, Pishak, historia kjo eshte. Ibn Khalduni thote qe e ardhmja e civilizimit i perket beduineve. Pasi leshohen nga shkretetira, e pushtojne e shkaterrojne qytetet, pas disa vitesh ata nisin ti ndertojne e dominojne ato, e pasi marrin me hir e me pahir pozitat kyce ne qytet, me pas e duke kopjuar qytetaret e vjeter, nisin te qytetarizohen e bejne historine e tyre te re. Vec shiko klasen politike te Tiranes sot. Pervec Edi Rames e ndonje tjetri tek tuk, te tjeret, jane “tiransa” te rinj. Kur shkoj ne Kombinat, kominacat e vjeter shpesh me qahen per zhdukjen e kominacave, e per fshataret qe e kane pushtuar e qe mendojne se Kombinati vazhdon deri ne Yzberisht apo ne Qytetin e Nxenesve. Une i ngushelloj e u them qe harrojeni Kombinatin e vjeter dhe kominacat me te cilet kemi kaluar aq mire. Kombinati yne i vjeter, por edhe Tirana e Tit Sojlit apo Kafes se Rremes, tashme i perket te kaluares, e cila nuk kthehet me. Tiransa e kominaca, sot jane keta te rinjte. Ky eshte rregulli i qyteterimit.

  2. Ne lidhje me objektin e temes, si shpjegohet valle qe shume njerez ne profilet e tyre ne Facebook vendosin From Tirana?
    Ne nje kohe qe shume te njohur te mi jane te ardhur ne Tirane dhe preferojne te vendosin Tiranen si Hometown ne FB. Une do te thosha se ceshtja e prestigjit eshte ne plan ne te tilla prezantime per vendlindjen.

  3. Mua me duket se ne kete rast vlen me teper renia per shkurt muhabetit, mbase Shqiptaret ne Itali me kalimin e kohes kane kuptuar se Italianet vetem njohin Tiranen dhe i bien per shkurt e gezojne edhe njohurite gjeografike te bashkefolesit, perndryshe biseda do ishte me e gjate.
    Per humor ne lidhje me temen: Nje mik i imi ne Itali bashkestudent, ishte nga Presheva. Cdo here ai do i shpjegonte njerezve qe ai sihte nga Serbia, por ishte shqiptar dhe nga nje treve ngjitur me Kosoven etj. etj., dhe e shihte qe qe e humbte menjehere interesin e njerezve. NJe dite vendos (per hete pare ne autonus) ti pergjigjet njerit shkurt se eshte nga Serbia. PAs dy minutash doli se bashkebiseduesi ishte shqiptar dhe ia mori erzin pse thoshte se ishte nga Serbia. Ndodh edhe keshtu…