TË NUMËROSH FENË!

nga Besnik Sinani

Ashtu siç pritej, rezultatet e censusit u pasuan me protesta nga grupe interesi si bashkësia ortodokse. Këto rezultate do vuajnë në besueshmëri edhe nga fakti se, siç vëren Ardian Vehbiu, “Të dhënat komprometohen më tej edhe nga dy faktorë jostatistikorë: humbja dramatike e besueshmërisë së institucioneve publike të administratës Berisha nga njëra anë; dhe thirrjet e vazhdueshme të palëve të ndryshme për bojkotim të censusit…”[i] Të dhënat për bashkësinë ortodokse, të problematizuara më tej edhe nga rritja klimaterike e etheve kombtariste, janë ato që kanë ngjallur më shumë debat, por po kështu kanë ngjallur diskutime edhe të dhënat mbi bashkësinë myslimane.

Përpara censusit pati prej atyre që shkruajtën se një nga arsyet se pse pyetja rreth fesë duhet përfshirë në census është që të hiqet stigma se Shqipëria është një vend me shumicë myslimane. Një prej këtyre autorëve, Fatos Tarifa, në karierën e tij të mëpërparshme si ambasador i Shqipërisë kish nisur procesin e “rregullimit të biografisë” tonë kolektive duke shpallur numrin e myslimanëve shqiptarë në 30%. Përfaqsues të tjerë të shtetit shqiptar, si presidenti Moisiu, do deklaronin se të gjithë shqiptarët janë në thelb të krishterë dhe se Islami është një fe e mbivendosur. Këto qëndrime, dy ilustrime ndër shumë të tillë, i drejtoheshin audiencave jashtë vendit, po aq sa u tregonin shqiptarëve se çfarë pritej prej tyre që të ndreqej “aksidenti historik” (Kadare), i “tradhëtisë ndaj Jezu Krishtit” (Aurel Plasari – Drejtor i Bibliotekës Kombëtare), momenti nga nisi “zverdhja dhe nxirja e shqiptarëve” (Ledi Shamku – Shkreli, deputete e parlamentit shqiptar).

Sipas rezultateve të Censusit, myslimanët përbëjnë mbi 50% të popullsisë por kanë humbur 67% e dikurshëm. Vlen të vihet në dukje se kreu i Komunitetit Mysliman[ii] protestoi se askush nuk kish shkuar për ta regjistruar atë vetë dhe se kjo kish ndodhur edhe me anëtarë të tjerë të kryesisë së kësaj bashkësie. Por një koment i Ardian Vehbiut në vazhdën e debatit për censusin, më jep mundësinë të adresoj disa nga çështjet e ngritura dhe më parë rreth bashkësisë myslimane.

Ai shkruan: “Një regjistrim i mirë i popullsisë duhej së paku të dallonte midis myslimanëve besimtarë sunitë, bektashinjve, myslimanëve “deistë” si Berisha, që i referohen Zotit vend e pa vend në mënyrë abstrakte, por nuk është se i ndjekin ritualet; qytetarëve me prejardhje myslimane, që nuk ndihen se i përkasin kësaj feje, por megjithatë nuk janë konvertuar në ndonjë fe tjetër; dhe qytetarëve me prejardhje myslimane, që janë konvertuar në të krishterë.”[iii]

Ky sugjerim, i cili propozon për myslimanët kritere që nuk di të jenë ndjekur gjetkë e që nuk kërkohen për pasues të feve të tjera, vuan së paku nga fakti se nuk adreson debatin e pazgjidhur të sociologëve perëndimorë të Islamit se kush konsiderohet mysliman (shih për shembull Francois Burgat); a është islami një identitet kulturor e social apo ngushtësisht një qëndrim fetar? Kapërcimi kaq i kollajtë i këtij debati ka dhe handikapin tjetër sepse imponon qëndrime teologjike (ashtu siç bën përzgjedhje teologjike) brenda Islamit.

Ka një qëndrim të mirënjohur teologjik të Islamit, qysh nga shekujt e parë të tij dhe pjesë e kredos së shkollës tradicionale të Islamit në Shqipëri, që nuk kushtëzon besimin me devocionin apo ritualet, ashtu siç ka një qëndrim, më afër qëdrimit të shkollave fundamentaliste të sotme, por po aq i moçëm në origjinën e vet, që kushtëzon besimin me besnikërinë ndaj ritualeve dhe ligjit të fesë. Sipas shkollës tradicionale të Islamit në Shqipëri, ai që thotë se është mysliman, është i tillë. Sipas shkollave fundamentaliste, ai që deklarohet mysliman, por nuk pason obligimet e ligjit fetar, nuk është i tillë, pavarësisht deklarimit. Sipas cilit kriter një shtet sekular do përzgjidhte qëndrimin teologjik të duhur për censusin?

Një tjetër çështje që duhet adresuar është ajo e ‘ekskluzivitetit bektashi.’ Islami historikisht ka përfshirë një sërë tarikatesh, apo urdhërash mistikë – disa më ortodoksë e disa më heterotodoksë se të tjerë. Bektashizmi, me gjithë dallimet nga ortodoksia islame, njeh të njëjtin libër të shenjtë dhe të njëjtin burim profecie si shumica e myslimanëve në botë. Për më tepër, bektashizmi është pjesë e të njëjtave zhvillimeve historike, sociologjike dhe kulturore që sollën islamin në Ballkan.

Sipas cilave kritereve dallohet bektashizmi nga tarikate të tjera? Kreu i parë i Komunitetit Mysliman Shqiptar, i ndjeri Hafiz Sabri Koçi, për shembull, raportohet të ketë qenë pasues i tarikatit Tixhani, një urdhër mistik me origjinë nga veriu i Afrikës, themeluesi i së cilës është varrosur në Fez të Marokut. Vlen të shtohet se në kohën kur Shi’izmi konsiderohej armiku kryesor i perandorisë osmane, bektashinjtë nuk shiheshin si tradhëtarë apo si shi’a, siç ka një tendencë të prezantohen sot. Shkrimet e Sami Frashërit për “heronjtë e përhapjes së Islamit” pozicionojnë një nga figurat më të njohura të bektashizmit shqiptar si mysliman që nuk e dallon veten nga myslimanë të tjerë.

Nathalie Clayer ka shkruar rreth veshjes me mistikë të bektashizmit nga nacionalizmi shqiptar. Siç shihet tek romani “Të jetosh në ishull” i B. Blushit, Bektashizmi paraqitet si një lloj Islami për shqiptarët, Islam light, apo, sipas Della Rocca “një urë midis Lindjes e Perëndimit,” një refren ky i politizuar nga neo-konservatorë si Stephane Schwartz e gjer tek politikanë kosovarë si Veton Suroi.

Unë do sugjeroja se jo vetëm Bektashizmi si një bashkësi më vete fetare, por edhe vetë “Islami suni” është i manifakturuar, pasi identifikimi suni vlen vetëm në dallim nga Shi’izmi në një shoqëri ku jetojnë Shi’a, si në Liban. Kategorizimet në Shqipëri janë duke u kryer pa u bazuar në traditën fetare apo sociologjinë religjioze në Shqipëri, por sipas kriteresh të importuara e detyrimisht e rjedhimisht së fundmi të imponuara mbi njerëzit që shënojnë.

Së fundmi, A. Vehbiu bën thirje që censusi duhet ribërë, por kjo nuk na shpie asgjëkundi, për sa kohë që nuk janë trajtuar e zgjidhur çështjet që sollën thirrjet për bojkot e mungesën e kredibilitetit institucional. Por do shtoja këtu çfarë kam shkruar më parë tek Shekulli. Citoj: “Por sociologët e fesë na tërheqin vëmendjen dhe na kërkojnë të jemi skeptikë ndaj sondazheve që na informojnë rreth trendeve fetare. Jose Casanova, një nga sociologët më të njohur sot në studimin e sociologjisë së religjionit, shkruan në një artikull studimor (në Rethinking Secularism, Oxford University Press, 2011) se “ne dimë në mënyrë faktike se amerikanët ashtu si evropianët u gënjejnë mbledhësve të sondazheve [për fenë ]. Amerikanët egzagjerojnë religjiozitetin e tyre, duke pretenduar se shkojnë në kishë e falen më shpesh nga sa ndodh faktikisht… dhe se nuk duhet besuar religjioziteti i tyre i vetë-deklaruar.” Arsyeja e këtij ekzagjerimi, sipas Casanova, shpjegohet nga besimi i të pyeturve se të jesh amerikan modern përfshin, gjithashtu, të jesh fetar.

Evropianët e bëjnë këtë në drejtim të kundërt, duke u përpjekur të minimizojnë religjiozitetin e tyre. Kjo mospërputhje shpjegohet, sipas Casanova, me idenë se të qenit religjioz nuk shihet si një atribut pozitiv në një kulturë predominante sekulare, meqënëse në Evropë, në dallim nga ShBA, meret i mirëqënë identifikimi i të qenit modern dhe të qenit i sekularizuar dhe ku të qenit i sekularizuar kuptohet si të kesh lënë pas krahëve fenë.”[iv]

Elitat shqiptare kanë bërë të qartë se, në botëkuptimin e tyre, të qenit një shqiptar modern, i integruar në Evropë kërkon të lihet pas shpine tradita islame.

Të gjithë ata që flasin për rëndësinë e regjistrimit fetar nuk kanë dhënë, për mendimin tim, argumente bindëse se pse ky regjistrim është i nevojshëm e aq më pak të kenë adresuar skepticizmin për sondazhet fetare për të cilat flet Casanova. Së paku, për sa kohë që Shqipëria nuk ka ndërmend të organizojë përfaqësimin politik sipas përkatësive fetare – si në Liban, apo si shihet të sugjerohet nga ata që kërkojnë presidente katolike të përshtatshme për Evropën, atëherë kjo këmbëngulje nuk duket e justifikuar.

Personalisht nuk ka census të më mbushë mendjen se vetëm 6% e shqiptarëve janë të krishterë ortodoksë e as shifra e 57% myslimanë nuk më impresionon në asnjë lloj mënyre. Ata që shqetësohen për “damkën” mbi Shqipërinë duhet të jenë konseguentë e të sqarojnë nëse duan dhe gjer në çfarë mase do donin të kthenin identitetet fetare në shënues politikë. Ai do ishte një diskutim tjetër dhe ka me qindra raste nga bota përreth për të na treguar se në rastin kur flasim për të tilla identitete politike, besnikëria ndaj ritualeve e devocioni nuk janë detyrimisht të rëndësishme. Një boshnjak ishte një mysliman për një serb – e detyrimisht edhe për boshnjakun vet – pavarësisht sa gota raki pinte. Për t’ju kthyer shkrimit të A. Vehbiut, vlerësoj reagimet e tij kundra stigmatizimit të bashkësisë ortodokse dhe ndaj të njëjtin qëndrim. Në të njëjtën kohë, bashkësia ortodokse duhet të ngrejë një debat të brendshëm që adreson bojkotin. Me këtë nuk dua të sugjeroj se pjesëmarrja në deklarimin e fesë është e domosdoshme dhe personalisht, nëse do kisha qenë në Shqipëri, pyetjes për fenë do i isha përgjegjur: Zotërinj, kjo nuk është puna juaj.


[i] http://xhaxhai.wordpress.com/2012/12/27/gishti-i-statistikes/

[ii] http://www.mapo.al/2012/12/15/kmsh-mbi-70-e-shqiptareve-jane-myslimane-nuk-u-numerua-as-selim-muca/

[iii] http://xhaxhai.wordpress.com/2013/01/02/psete-e-shqiptarometrise/

[iv] http://www.peshkupauje.com/2012/08/skepticizmi-ndaj-sondazheve-qe-na-informojne-rreth

No Comments

  1. Thoni:
    Sipas rezultateve të Censusit, myslimanët përbëjnë mbi 50% të popullsisë por kanë humbur 67% e dikurshëm.

    Nuk besoj se eshte tamam keshtu. Me shifren e dikurshme 67%, apo e rrumbullakosur ndryshe si 70% muslimane kuptoheshin brenda edhe 14% bektashinj, te cilet ne ndryshim nga katoliket dhe ortodokset nuk jane perfaqesuar dukshem ne perceptimin e pergjithshem si kategori me vete. Ndaj kur themi 70% muslimane dhe 14% (apo 12.7) bektashinj kemi te bejme me 55-56% sunite dhe 14% bektashinj. Por cfare ndodhi ne 2011? Kemi saktesisht 57% sunite dhe nje ashurizmi, me fal avullim te bektashinjve ne 2%. Dikush mund te thote, myslimane jane edhe ate, ndaj humbja vjen ne nje emerues. Une them qe nuk eshte keshtu, Besoj se edhe bektashinjte nuk e mendojne keshtu. Ketu prekja eshte e qarte ne dy drejtime: ortodokset dhe bektashinjte. Me e cuditshmja, katoliket dhe sunitet nuk rriten, rrine ne vend. Pse te mos besojme se censusi eshte edhe projeksion me natyre historike?

    1. Perfshirja e bektashinjve dhe suniteve ne nje kategori eshte produkt i qendrimit te krishtere, te cilet nuk dallonin brenda islamit, perndryshe bektashinjte e perceptojne fare mire dallimin, thjesht kur s’dua t’i japin rendesi aspektit fetar permblidhen si myslymane.

      Katolike e ortodokse jane dalluar me shume gjate pushtimit turk, per shkak te sqetullave greke e latine, me te nevojshme sesa kur shqiptaret ishin te pavarur. Madje thuhet se dallimi ne pergjithesi u kuptua nga masat e thjeshta ne Europe, pas kryqezates se katert.
      Era e sqetullave greke e latine u ruajt edhe pas Pavaresise, se shqiptaret ngelen ”anes detit te palare”.

      Per bektashinjte mund edhe te thuhet qe jane politikisht pragmatike, me mire te jesh pjese e shumices si myslymane, sesa pakice bektashie, prandaj me mire te luhet me dy porta, si t’u interesoje, here jane nje e here jane dy.

      1. O plako refluksi ndaj suniteve, apo trashegimise “anadollake” sic eshte stigmatizuar rendom, eshte po aq i madh te bektashinjte sa edhe te krishteret. Ndaj edhe kontributi sekularist i tyre eshte aq thelbesor. C’ne ketu pragmatizmi ndaj suniteve qe rendom identifikohen me Shqiperine e Mesme, shume pak e pelqyer ne Jug ku jetojne, apo me sakte hane pilaf bektashinjte?
        Po c’mu desh mua thuaj qe hyra ne diskutim.

        1. Theollogos, nuk po t’i marr vesh shumë metaforat gastronomike, kur flet për bektashinjtë. Kam përshtypjen se këta, si sekt, në historinë e Shqipërisë, nuk janë shquar aq për nga stomaku, sesa për nga truri. Apo mos e ke fjalën për ushqime që rritin IQ-në?

  2. 200 vjetet e fundit pame qe mbi strukturen nacionaliste e cila rrenoi ate monarko-fetare(perandori+patriarku, sulltani+kalifi), u ngrit ngadale lufta ideologjike, te majte-te djathte, kapitalizem vs komunizem.

    Tani shumekush po veren, dobesimin e struktures nacionaliste dhe rikthimin e asaj fetare, mbi te cilen po ngrihet lufta e re ideologjike, qe ka karakteristika morale.

    Po shohim qe ne vendet islamike struktura nacionaliste eshte shpartalluar ne favor te asaj fetare, se fundmi ne Egjipt, rast i fresket fare, triumfi i ‘pranveres fetare’.

    Kadareja, Mojsiu e kushdoqofte, pretenduan te bashkangjisnin sa me pare shqiptaret tek Qyteterimi Perendimor, para se lufta e re ideologjike te marre permasa globale.

    Pra keta supozojne se struktura nacionaliste e Shqiperise do shkermoqet ne favor te struktures fetare, dhe mbi kete supozim mbeshtesin idene, se duhet te jemi te gatshem qe hidhemi tek struktura fetare e Perendimit, sapo kjo nen goditjet islamike t’i mbivendoset struktures nacionaliste se tashme.

    Mirepo fakti qe struktura nacionaliste po shpartallohet dita-dites ne vendet islamike, ne favor te struktures fetare, dhe goditjet morale e jo vetem, te Islamit ndaj Perendimit, nuk eshte garanci per shpartallimin e struktures nacionaliste ne Perendim, ne favor te asaj fetare.

    Struktura nacionaliste jo vetem qe eshte shendoshe si molla ne formatin e shtet-kombit, por si ne shembullin e Shqiperise, ka per te mbajtur zap gjithe perpjekjet fetare per protagonizem, madje do t’i perdore ndaj Lindjes Islamike per qellimet e veta te unitetit dhe konservimit.

    Per mendimin tim, Kadareja u tregua besimpaket ndaj struktures nacionaliste se Shqiperise dhe nga frike se mos Islami pasi te merrte Lindjen e Mesme, do t’i mbivendosej nacionalizmit edhe ne Shqiperi, propogandoi nje europianizim te pershpjetuar, le te themi qe Shqiperia te mos behej si Turqia.

    Ne kete kendveshtrim, levizja e gureve fetare nga Berisha, vendos ne krize kontrollin e struktures nacionaliste ndaj komuniteteve fetare, kontroll qe padyshim mbeshtetej tek perqindjet e vjetra.

    Janulla eshte shembull i perkryer, sepse pas levizjes se gureve nga Berisha, nuk iu sul Berishes, por Aleances Kuqezi, duke shpifur per kercenime me jete, çka solli nje reagim te Agimit te Arte ne mbrojtje te Peshkopit te tyre.

    Pra, tani kjo levizje guresh duhet perthithur nga struktura nacionaliste, qe te jete ne gjendje te mbaje nen kontroll protagonizmin fetaro-politik ortodoks.

    Natyrisht qe Janulla beri nje gafe te stermadhe duke u mbeshtetur tek Agimi i Arte kunder Aleances Kuqezi, gje ne fakt lehteson rikontrollin e struktures ndaj protagonizmit ortodoks.

    Persa kohe qe levizjet e gureve fetare do perkojne me futje hundesh te te huajve ne çeshtjet fetare te shqiptareve, aq me e lehte do te jete per strukturen nacional-ateiste t’i mbaje nen kontroll.
    Pra nqs do i ndodhe diçka suniteve dhe keta mbrohen prej Erdoganit apo Haxhi Qamilit, aq me e lehte do te jete. E keshtu per te tjerat.

    Gjithsesi kriza numerike ne nje vend ateistesh eshte krize e lehte.

    1. Natyrisht qe Janulla beri nje gafe te stermadhe duke u mbeshtetur tek Agimi i Arte kunder Aleances Kuqezi, gje ne fakt lehteson rikontrollin e struktures ndaj protagonizmit ortodoks.

      Nuk bëri gjë “gafë të madhe”, “Janulla”. Nuk zgjodhi as vendosi të gjente se kush do e mbronte. Të pretendojë kush se AiA mbron parimisht ortodoksinë, për kë realisht i njeh, është idiotllëk. Ata deri dje ishin idhujtarë dhe adhuronin zotërit e Olimpit. Konformizmi i mbrojtjes së vlerave tradicionale fetare në Greqi, këta deri dje idhujtarë, i ktheu në “ortodoksë”. Kështu si ktheu Kreshnikun tonë, nga nënkryetar të KLD-së së Saliut, në nacionalist. Është koha e nacionalizmit skizofrenik nga të dy palët e ekstremeve, që për tu faktorizuar, përdorën njëra tjetrën. AiA, përdor pretendimin e AKZ për të luftuar shqiptarët demek, ndërsa AKZ, përdor pretendimin e AiA, për të deklaruar, sipas Lisien Bashkurtit, se “grekët janë fashistë”.

      U bë gjithashtu zhurmë e madhe se na erdhi Agimi i Artë këtu e vendosi kurora për 28 Tetor! Që të vijë AiA dhe të vendosë kurora për luftën antifashiste, është njësoj si të shkojnë kolaboracionistët tanë e të vendosin kurora për dëshmorët në 5 Maj. Vendi ku zakonisht shkojnë këta të AiA për kurora, është ky këtu. 

      Ky që ti e sheh si pretendim nacionalist, mënyra si e lexoj unë, atë deklaratë të Lisien Bashkurtit, është ajo e një tropojani ish-komunist. Tropojani ish komunist, gjeti pretekst për të sulmuar komunitetin ortodoks, nëpërmjet kryepeshkopit të vet Janullatos. Pretendimi i AKZ në këtë rast, nuk është “nacionalist”, është pretendim tribal klanor, madje me dyshime të forta islamike.

      Ky tropojani ish-komunist, me deklaratat e veta pa vend, po cënon bashkëjetesën paqësore të shqiptarëve emigrantë në Greqi, që përmes retorikës së vet ka provokuar. E theksoj, ka provokuar. 

      Sigurisht që pretendimi i AKZ dhe Bashkurtit, është konformist. Po kjo nuk e bën atë nacionalist. Unë nuk mendoj për shembull, se AKZ do qeverisë të nesërmen më mirë, sepse janë nacionalistë! Gjendja patetike ku ndodhet Shqipëria sot, nuk ndryshon nëpërmjet asnjë pretendimi nacionalist.

      1. Ou u bere Agims i arte edhe zotrote.

        Janulla eshte takuar me nje deputet te Agimit te arte ne Himare para ca kohesh, ne ndryshim nga ti une s’jam sylesh.

        Janullen e mbrojten te vetmit qe mund ta mbronin, kur per nje gje qe ben Sala, Janulla i hidhet AK-se.

        Nga ana tjeter je bere fare banal me keto barazimet Janulla-komunitet ortodoks.

        Krishtlindjet AK-ja i festoi tek Kisha e Vertete Autoqefale Ortodokse e At Nikolle Markut, dhe ate njeh si te vetmin perfaqesues te komunitetit ortodoks ne Shqiperi.

        Ashtu sikunder une, njoh prej kohesh At Nikolle Markun e jo Janullen si perfaqesues timin, per aq pak sa vlen kuptohet.

        Janulla eshte uzurpator, mesa di une AK-ja e njeh publikisht si uzurpator, prandaj e fton te largohet e t’i lere vendin nje Kryepeshkopi legjitim, si mund te jete At Nikolle Marku.

        Madje te them me shume, sipas gjasave, nqs AK-ja del forca e trete ne vend, ka per ta perdorur fuqine politike per te kushtezuar zgjedhjen e Kryepeshkopit te ardhshem, nepermjet mospelqimit presidencial te çdo janullatisti qe do nxjerre kleri janullatist.

        Mbase AK-ja nuk e largon dot uzurpatorin, por me siguri ka per t’i kthyer Autoqefaline Kishes Orotodokse Shqiptare, duke zhdukur frymen janullatiste dhe kleriket janullatiste nga Kisha.

        Mbaje vath ne vesh kete qe po te them, At Nikolle Marku ka per te qene Kryepeshkopi i ardhshem.

        1. E mo e, dyleksh. Nuk jemi në pazar të kuajve këtu, dmth në miting të AKZ-së, që flet çapraz. Ja se do ju marrin erë njerëzit me këto që thoni, e do ankoheni pastaj, se u bënë të gjithë “antinacionalista”, meqë nacionalizmën e keni të xanun juve. At Nikollë Marku, posi. Që Normalen e Elbasanit, thonë, e ka kthyer në haur dhe askush nuk e njeh si prift. Ka dhe ky oponencën e vet, jo prej “janullatistëve”, hidhi një sy ndonjëherë faqes së Foti Cicit se çfarë thotë për të. Ai nuk njihet as si prift. Lëre që nuk njihet si prift, po është dhe i martuar. Si do e bëni këtë kryepeshkop juve?

          Po sigurisht, bukurira të tilla do u shkojnë në mendje, nuk pritet ndonjë gjë e madhe. Agimi i Artë me kryepeshkopin Anastas, janë dy drejtëza të kithta. As priten kund, fare. Vetëm para pak ditësh AiA, po fliste në mënyrë denigruese për një monument të lëvizjes së studentëve të politeknikumit 1974, këta (AiA) ishin njerëz të Juntës atëherë, dhe Janullatos shkoi e u çoi bukë studentëve që ishin izoluar aty. Ndër të tjera, AiA kish nxjerrë një deklaratë me Janullatosin që e konsideronte këtë “internacionalist”. As nuk puqen fare. Këto “lidhje” Janullatos AiA, bëjnë vetëm për gomerët dhe mushkat. Po ju të tillë pretendoni të prezantoni, apo jo?

          Po ka gjë AKZ-ja dhe çdo forcë tjetër kundër kryepeshkopit të ligjshëm dhe aktual të KOASH, le të ndjekë rrugën ligjore. Është fare e thjeshtë. Çdo lëvizje tjetër konsiderohet (me të drejtë) si sulm ndaj komunitetit ortodoks.

          1. Po sheh hollesirat per At Nikolle Markun, pale kur permend Foti Ciçin me gajas, se per ate tip ka aq shume historira te lezetshme ne internet, aq sa s’eshte e venshtire fare te supozohet se nqs At Nikolla do e propozonte per Peshkop gjekundi, do behej mbeshtetesi me i flakte i tij.

            Janulla eshte uzurpator, as nenshtetesine s’ia kane dhene akoma, per t’ia kujtuar sa here qe mund te hedhe vickla, se eshte thjesht nje uzurpator.

            Nuk eshte se e njoh statusin apo traditen se si mund te rrezohet nga brenda nje uzurpator, por ama e di shume mire, qe kur janullatistet te vene ndonje te tyren si Kryepeshkop, Presidenti po te doje e ndalon.

            Ore ti mund ta quash si te duash e te kerkosh ç’te duash, uzurpatori s’ka te drejta legjitime, vetem ato te forces.

            Janulla le te shkoje te beje Kryepeshkopin e Agimit te Arte, se i shkon per mbare.

            1. E ndalon Presidenti thua?! Me sa di ky ne viziten e tij ne SHBA, me rastin e sesionit te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se, kishte planifikuar(apo ja kishin planifikuar?) nje takim me kreun e Qipros turke. Andej nga fundi, e ndryshoi axhenden, apo me sakte, ja ndryshuan. Shpresoj te mos e marresh si metafore.

            2. Presidenti si intitucion them une, jo Nishani si President.
              Nga ana tjeter, Janulla duket ne forme qe te ike gjate kohes se Nishanit.

              Pastaj, perpos marreveshjes politike, te tipit, me jep, te jap, Presidenti duhet te ushtroje prerogativen si simbol i unitetit te kombit, qe te mos lejoje perçarjen janullatiste, per aq sa e ka ne dore.

              Qe perçarja ekziston aq qe diskutohet, jo qe ortodokset jane ndare me dysh, ne qendrimin ndaj uzurpatorit, se kjo eshte çeshtje e brendshme e tyre, porse po ushqehet gjeresisht nje fryme perplasjeje me motive fetare.

              Prandaj, Presidenti duhet te marre masa vete, pa qene nevoja te ushtrohet presion politik.

            3. Se pari me institucionet kemi probleme thelbesore, aq sa veshtire te pretendoje me dikush perfaqesim te unitetit. Tanime edhe formalisht kjo pune. Se dyti, Janullatos vuan nga kanceri dhe kete gje e ka bere te njohur publikisht para disa javesh. Se treti, po nga i njejti institucion, pra Presidenti, ai gezon dekoraten Skenderbeu dhe si i tille, termi uzurpator, qe perdor ti thjesht eshte ceshtje kendveshtrimi personal. Dhe se fundmi, meqenese Foti ka marre persiper kritiken e arsyetuar te Janullatosit, si element i radikalizmit helen ne dem te shqiptareve ortodokse, do te duhet qe ne trajtesat e veta historiko-socialo-fetare te marre ne shqyrtim edhe zanafillen e ketij agresioni te pretenduar kulturor. Ta zeme le ta nise me Sebastianin, meqenese ka pak qe ka vdekur dhe ndoshta edhe ai e njeh me mire filozofine e tij. Nuk e di sigurisht nese e ka njohur edhe personalisht nga afer, por gjithesesi teolog me i mire nga ai druvari At Nikolla eshte. T’i jape nje dore edhe ish-miku i ngushte i Janullatosit, Kristo Frasheri ne kete drejtim dhe ja, Nolizmi ne veprim riciklohet edhe si antikorp i zogollizmit te ri te Berishes. Sa per ju te AK-se eshte e qarte se shume shpejt do kerkoni rishikimin e historise sidomos ne sqarimin e figures se Beqir Grebenese. Ka nevoje ne fakt, e pranoj.

            4. Nuk e dija qe çeshtja e Kryepeshkopit te ri, qenka ne rend te dites.
              Pra e vendoska Nishani.

              I bie qe nqs Kryepeshkopi i ri, zgjidhet pas zgjedhjeve, do te kemi gjera interesante ne çeshtjen e koalicioneve.

              Rama paskesh thene LSI+FRD, duke mos permendur AK-ne qe deri para pak kohesh ishte opsioni nr1.
              Qenka ç’qenka kjo lidhja Greqi-politike shqiptare, do shohim gjera shume interesante kete vit.

              Kryepeshkopi s’duhet per teolog, per ate pune jane profesoret e teologjise.

              Kryepeshkopi eshte rol politiko-fetar, sidomos ne vende te munduara si Shqiperia.
              Prandaj At Nikolla i permbush kriteret e nevojshme.

              Perderisa kemi dy kisha ortodokse autoqefale, e Janulles dhe At Nikolles, zgjedhja e Kryepeshkopit te ri, mund te paraprihet nga nje ngjarje e jashtezakonshme si bashkimi i dy kishave, ku At Nikolles ti njihen brenda Kishes se njesuar rolet kishtare te nevojshme per t’u zgjedhur Kryepeshkop.

              Foti te pretendoje ç’te doje, e te jete i afte, sa te duash, eshte aventurier me damke e nqs gjerat rrotullohen ne menyre te atille qe te zgjidhet ai, atehere ka bere pakt me Djallin, gje qe pavaresisht llafeve te tij per integritet, aventurat e tij thone se eshte ne gjendje ta beje.

              Qe Nolizmi do te fitoje nje dite, per kete une s’kam piken e dyshimit, çeshtja eshte kur do te fitoje, kesaj radhe me At Nikollen apo do presim edhe 20 vjet te tjera sa te vdese Janullatosi i 2-te.

            5. More Hyllin more, po Nishan ziu firmos ca ti vene para. Jo se dua te perflas presidentin, por ja qe keshtu eshte. Doja te thosha, qe kjo puna e kryepeshkopit varet nje cike fare edhe nga Patriarkana, se edhe une neser dal ne uren e Leklit, hedh rrason kraheve, mjekerr po kam boll, ve edhe nje pale syze dhe shoh nga Drinosi e coc llafos me vete si i shenjte. Ja nje kandidature. Pastaj, nuk ke pse merzitesh. Kryepeshkopi i ri do mund te kuptohet kush eshte ne varrimin e Janullatosit ketu ne Shqiperi. Si shoku Ramiz ne kohe te vet. Dhe nese Nolizmi presupozon antihelenizem, atehere koha do vertetoje se aktori kryesor i ketij konteksti ishte Fatos Nano. Por do pritur ca.

            6. Varet nga sa oficer ka qene ‘ne shpirt’, ne pergjithesi s’ua ka shume qejfi te marrin urdhera nga civile, sidomos kur kane vete ne dore komanden. Ka nga ata qe si pasoje e semundjes profesionale, i shohin civilat ne komande si spurdhjake e legena, u be ai civili te me jape urdhera.
              Derisa ishte nen komande Nishani e ka bere veten legen, te shohim tani qe ka komanden.

              Gjithsesi, nqs do e urdherojne, urdheruesit do marrin parasysh efektet politike e do pasqyrohet ne koalicione.

              Patriarkana s’ka asgje ne dore, do hedhe vickla, pastaj do pranoje, patriarku eshte primus inter pares, ortodoksia ekziston per shkak te ketij parimi.

              Nolizmi supozon Pavaresine, nese greket e grekomanet jane kunder, aq me keq per ta, kur te vije dite do e haje i njomi me te thatin.

              p.s ate te Beqirit e mora vesh, kete te Nanos nuk e kapa.

            7. Nuk ka asgjë të hollë Nikolla Marku, realisht. Edhe kishës që i është bërë prift kollovar, i pikon çatia. Shkoni ju kombëtaristët dhe ia ndreqni dërrasat. Çfarë ka bërë ndonjë gjë të vetme Nikollë Marku për ortodoksët? Një gjë të vetme më thuaj. Foti Cici ka hapur faqe online për ortodoksët, është mjaft i shkolluar dhe i kulturuar, jo si prifti bubazhel i Elbasanit sa e vetmja gjë që bën, është të ulërrasë ndonjëherë nëpër media që ta marrin vesh bota se ekziston.

              Janulla është uzurpator se është uzurpator dhe prandaj është uzurpator, ky është argument tautologjik. Asgjë nuk the. Vazhdoni me tam-tamet e Kreshnikut, pa ortodoksët fatmirësisht janë të zgjuar dhe marrin vesh.

            8. At Nikolla po perpiqet t’i riktheje frymen shqiptare, besimtarit shqiptar, kjo vlen me shume se çdo gje tjeter.

              Per Fatjon (Foti) Ciçin mos me fol te thashe, se eshte aventurier, madje personazh per roman.
              Por meqe e paske fiksim ja ku e ke ç’thote per Janullen:

              http://bizantin.wordpress.com/category/kulti-i-kryepeshkopit-ne-statutin-e-ri-16/

              _____________

              – Statuti u shkrua, u përkthye, u miratua dhe u fuqizua pa lejuar asnjë debat, pa e votuar fare, sepse në thelb miratimi “njëzëri” (Neni 70, 2006), nën një frymë trysnie të shumëfishtë, nën terrorin shpirtëror që ushtron Janullatosi ndaj klerit dhe besimtarëve, nuk është votim. Jo dhe jo!

              ______________

              Shiko pra si e cileson, terrori shpirteror i Janulles ndaj klerit dhe besimtareve.

              Pastaj ketu :
              ______________

              – Përndjekjet dhe kanosjet e një misioni parakishtar nuk kanë fuqi të mpijnë intuitën tonë kishtare dhe detyrimin për të reaguar kur zhbëhet karakteri vendor i Kishës.
              ______________

              Nuk e njeh per kryepeshkop, por per uzurpator, duke e quajtur perfaqesues te ‘nje misioni parakishtar’ qe po ”’zhben karakterin vendor te Kishes”’.

              Vazhdojme me tej:
              ______________

              – Do të shohim edhe një herë se pa kultin e Janullatosit një dokument i tillë bie në mosqenie, tingëllon absurd, ashtu siç është në thelb, ndërsa nën hijen e këtij kulti të ri grek paudhësia përnjimendsh çiltërohet dhe kanonizohet si e mbarë.
              ______________

              Kulti grek thote qe çilteron si te mbare paudhesine, me pak fjale Janulla si ithtar i Djallit, i cili njihet ndryshe si ”i Paudhi”, shkaktar i paudhesise.

              E sheh, zotrote qe edhe nga Foti yt Ciçi, Janulla eshte quajtur, terrorist shpirteror, perndjekes e kanoses,uzurpator e ithtar i Djallit.

              Rriju perkrah Agimsave te arte, se ate po deshmon, qe shqiptarofobia eshte bere udherrefyese e mendimit dhe veprimit tend.
              Mos fol kot ne emer te ortodokseve, fol po deshe ne emer te minoritareve, vlleheve e grekomaneve, ate rol ta njoh pa problem.

              Qe nga shqiptarofobia do te arrije deri te perkrahja e Agimsave, vallaj nuk e prisja, deri ne kete pike jo.

            9. Ja prape nga Foti yt Cici:

              http://bizantin.wordpress.com/category/ethet-e-janullatosit/

              1- Së pari, le të kujtojmë se para ardhjes në Shqipëri, në vitin 1991, Janullatosi nuk ishte dëgjuar për milioner, pikërisht sepse nuk ishte i pasur.

              2- Megjithatë, sot Janullatos është vetëshpallur dhe qarkullon si një nga njerëzit më të pasur të Shqipërisë, duke e dokumentuar këtë jo vetëm në botimet kishtare, por duke e gdhendur edhe nëpër muret e kishave shqiptare, në pllakate të gurta, gjë e pangjarë kjo për të gjallët hierarkë të kishave të tjera autoqefale. Le të mos harrojmë në këtë parantezë dhe makinat e blinduara të Kryepeshkopit, tok me lluksin skandalizues ku jetojnë e hijeshohen misionarët grekë në Shqipëri.

              3- Gjithsesi, tejet aspektit të errët financiar, i cili u ngjiz mbas ngjitjes së tij në fronin e shqiptarëve, dimë gjithashtu se Janullatosi nuk konsiderohej i denjë në vendin fqinj as për mitropolit, prandaj dhe i kundërvotuar prej hierarkisë në Greqi shumë herë, gjatë viteve 1975-1990.

              4- Cilat ishin arsyet e dështimit të ish-peshkopit titullar (pa peshkopatë)? Anëtarësimi në shoqatën fondamentaliste Zoi, qysh kur ishte student e deri sa u bë peshkop; shugurimi i tij si peshkop asistent i kryepeshkopit antikanonik të juntës ushtarake, Jerónimos (I emëruar ky i fundit në mënyrë të paligjshme nga kolonelët e diktaturës, por jo i zgjedhur nga Kisha)

              Shiko or djale azgan, lidhjet e hershme te Janulles me ekstremin e djathte grek, ose me monarko-fashistet, si njihen ndryshe.

              Shiko, konsideraten si i paafte e djallezor, prandaj i kundevotuar prej hierarkise greke.

              Lexoje gjithe shkrimin, eshte ca i gjate, po Foti e njeh mire shqipen dhe s’behet i lodhshem.

              Mos humb kete pjese:
              ________________

              5- Me fjalët e vetë patrikut Vartholomeos, drejtuar komunitetit grek në Amerikë, “ata që nuk besojnë në mrekulli, le të shkojnë e t’i shohin ato në Shqipëri”. Ishte fjala për veprimtarinë e misionit grek në Shqipëri, për aspektin politik e kulturor, sepse për atë fetar, i njëjti patrik ishte shprehur ndryshe e ashpër kundër Janullatosit, siç do të shohim më poshtë.
              __________________

              Ja çfare duhet te presim prej Janulles e Patrikanes se Kostandinopojes, nje puç politiko-kulturor ndaj shqiptarise.

              Edhe ti vjen e me tregon Foti Cicin si reference. Ja ku e ke, ke mbytur veten me referencat e tua, prandaj po te bej nje nder, te keshilloj te mos shkruash me ne lidhje me Janullen e ortodoksine, shpeto ate çik surrat qe te ka ngelur, nqs te ka ngelur gje.

            10. Nga Foti Ciçi, u bë Cici tani, tamam?

              Ti mendon se nuk i kam lexuar më parë, se çfarë thotë Foti? Po është ku e ku me Nikollën, i bën oponencë të denjë.

              Për lidhjet me të djathtën, vetë studentët e atëhershëm të Politeknikumit, do e përgënjeshtronin. Unë u habita kur e citonin se gjatë izolimit i kishte ndihmuar. Për organizatën Zoi, nuk ka të drejtë. Edhe ish kryepeshkopi grek Xristodoulos, ka qënë pjesëtar i saj.

            11. Jo xha xha s’ke te drejte te me fshish komentin, dmth ke vetem te drejten e forces. Me tha i ndyre, i thashe i pafytyre

              Kete tipin siper une e dija sylesh, si ka shume ne kete blog, por s’e dija te pafytyre dhe ai me postimin me lart deshmon qe eshte i pafytyre.

              Edhe me syleshi e kupton, qe Janulla nepermjet kesaj organizates Zoi, ka hapur rrugen e karrieres, eshte bere peshkop asistent i nje kryepeshkopi te emeruar nga ‘Kolonelet’, pra monarko-fashistet, pastaj pas rrezimit te Koloneleve, per 15 vjet kleri grek ia ka mohuar si ndeshkim ngritjen ne karriere, derisa Patriarkana dhe mafia fetare e politike, e nxoren si xhol, ne Shqiperi.
              Tani se fundmi, ben takim te fshehte me Agimin e Arte, akuzon Censusin e Sales, po fshihet ne Greqi se gjasme e kercenoka AK-ja e ngrihet Agimi i Arte, dmth monarko-fashistet, ne mbrojtje te tij.

              Kjo te pakten eshte linja e atij qe pranon Fotin si reference, ai qe e pranon si reference del nga syleshia.
              Por ky tipi edhe ma sjell si reference edhe pastaj ben nje kontestim dylekesh, me historira studentesh a ku di une, ç’traplleqe te tjera te natyres propagandistike qe behen ne politike.

              Ky s’eshte sylesh, pra, ky eshte i pafytyre.

              Problem eshte AK-ja, dhe eshte problem jo pse eshte nacionaliste, te pakten ne ortodoksi, nacionalizmi s’eshte fare problem, perkundrazi, Kishat Ortodokse mbeshteten gjeresisht tek parti te tilla, por eshte problem sepse
              AK-ja i ka nxjerre rival serioz Janulles dhe monarko-fashisteve greke qe fshihen pas tij.

              Dhe AK-ja jo vetem qe me nxjerrjen e rivalit ka shqetesuar shovinistet greke, por edhe Vatikanin.
              Po po edhe vete Vatikanin ka shqetesuar po te lexojme kete priftin katolik qe del here pas here si zeri i Kishes Katolike neper gazeta:

              http://www.mapo.al/2013/01/06/nuk-mund-te-heshtet-kunder-papergjegjshmerise-se-akz/

              I ka shqetesuar sepse edhe Vatikani s’deshiron te pengohet ne pazaret e veta ne Shqiperi nga politika, deshiron te vazhdoje ate politiken e vjeter te kthimit ne katolike e perçarjen historike.

              Persa kohe qe interesat e Vatikanit perputheshin me interesat e kombit, ne luften per shkeputjen nga Turqia, nacionalistet shqiptare ishin te mire.

              Tani, qe Vatikanit s’i duhen me, se e ka mbush klerin e larte te Kishes Katolike ne Shqiperi me turlillloj nacionalitetesh, eshte gati te mbroje edhe Janullen, nga frika se mos ka reagim proshqiptar ne Kishen Katolike.

              Ketu pafytyresia ne dem te shqiptareve, tek çeshtjet fetare po arrin kulmin, ndersa ti fshin postimin pse i them te pafytyrit per ate te qe eshte, i PAFYTYRE.

            12. Komentin ia fshiva (pjesërisht) edhe Juliusit – e hoqa edhe “të ndyrin” edhe “të pafytyrin”. Mjaft me këto kalamallëqe. Dhe, meqë ra fjala, mos e përdor hapësirën e blogut për të bërë propagandë për AKZ-në.

            13. S’po bej kurrfare propagande, kam hyre nja 3 vjet me pare lindjes se AK-se dhe keshtu kam folur gjithnje.
              As jam une qe e çoj muhabetin tek AK-ja, rastesisht e ka çuar Janulla.

              Prandaj akuzen per propagande s’ta pranoj. S’kam hyre ndonjehere ketu me motivin e propagandes dhe kur kam dashur te bej propagande per AK-ne kam gjetur hapesiren e duhur, me emer mbiemer.

            14. Arsyeja që i thashë “i ndyrë”, ishte kjo:

              “Rriju perkrah Agimsave te arte, se ate po deshmon, qe shqiptarofobia eshte bere udherrefyese e mendimit dhe veprimit tend.
              Mos fol kot ne emer te ortodokseve, fol po deshe ne emer te minoritareve, vlleheve e grekomaneve, ate rol ta njoh pa problem.”

              Po ky këtë lodër, e nis që lart, që këtu:

              http://xhaxhai.wordpress.com/2013/01/04/te-numerosh-fene/#comment-29623

              “Ou u bere Agims i arte edhe zotrote.”

              demek duhet tu kemi frikën tani akëistave të themi se çfarë mendojmë, se përndryshe do na thonë “agimsa”?

              Ky gjuhën e “agimsave” po përdor, se dhe ata u thonë anti-grekë kundërshtarëve të tyre. Si i bëhet tani që të mos akuzojnë ad hominem këta, për mendimet që shprehim, së paku këtu në blog?

            15. Ore poç, ato jane provokative, ngaqe mendoja se je sylesh, po ta kisha seriozisht te isha pergjigjur ndryshe.
              Tani qe ma vertetove se s’je sylesh, por i pafytyre, derisa te shikoj nje autokritike te sinqerte, di une si te te skualifikoj, megjithese e veshtire brenda rregullave te etikes se komunikimit.

        2. Hyllin, janë këto gjepurat për At Nikollë Markun që e bëjnë krejt qesharak, madje infantil, qëndrimin e AKZ-së ndaj KOASH-it. Që ky zotëri të pretendojë për kryepeshkop, duhet të bëhet peshkop një herë!

          1. Mos ki merak xha xha, do gjendet ndonje menyre, ku di une, shpallja e ndonje keshilli ekumenik ad hoc, se per ndodhi te jashtezakonshme, duhen kushte te jashtezakonshme.
            Perderisa nje ekzark i huaj u be Kryepeshkop i vendit, rrezik edhe ti mund t’i permbushesh kushtet, po te kesh mbeshtetjen e duhur.

        3. ”’Unë nuk mendoj për shembull, se AKZ do qeverisë të nesërmen më mirë, sepse janë nacionalistë! Gjendja patetike ku ndodhet Shqipëria sot, nuk ndryshon nëpërmjet asnjë pretendimi nacionalist.””

          Normal, ti ia jep voten Eduart Shalsit dhe Kosta Barjabes, qe na kane kenaqur keto dite, s’thote kot Cekja; politikanet na kane vjedhur profesionin.

          Por politikanet vjedhin edhe me lezet edhe ne supermarket, pastaj vjen dita e votimit dhe juliusi i jep voten, ketyre ‘rilindasve’.

          Sa ju kane zgerlaqur moralisht keta dy tipat, ku e gjeten edhe njeri pas tjetrit!

          Shtyje ‘djathtas’ AK-ne, se mos rri edhe nja 8 vjet te tjera ne opozite e na del duarsh fare.

        4. Hyllin me ty e pranoj qe e kam perhere davane e humbur se keput aq pergjithsime reduktuese ne nje fjali e njeriut I duhet te shkruaj nje carcaf vec per te treguar sa kot ja fut.

          Po hajt t’i leshojme dy pika benzine per muhabet. Gjithe vizioni yt gjeopolitik me mjaftueshem ideologji per nje think tank bazohet mbi shkaterrimin e nacionalizmit dhe ritjen e islamizmit ne Lindjen e Mesme. Tani, nje njeri si Olivier Roy qe ka kaluar tridhjete vitet e fundit duke I studiuar keto pune thote se te gjitha tendencat qe ti permend Jane ne baze kombtariste dhe te informuara nga interesi kombetar, pavaresisht perdorimit te retorikes pan-islamiste. Cfare mbetet nga ajo skema jote gjeopolitike, beje hesap vete.

          Te jemi te qarte, keto reduktime te tuat Nuk Jane ato qe perbejne interes ne kete mes. Rasti yt per mua eshte thjesht ilustrativ per njerezit qe mbajne syte hapur se cfare perfaqsojne njerezit me qendrimet si te tuat. Me qarte: ti flet per mbajtjen ‘zap’ dhe ke parasysh se si shqiptaret e merituar si zotrote do mbajne zap ca shqiptare te tjere, ne kete rast qofshin ortodokse apo myslimane. Ky eshte nje shqiptarizem qe drejtohet kundra disa shqipatereve te tjere. Me kete rast une dua te propozoj nje referendum qe te aprovoje nje ligj te purifikimit etnik e Cdo qytetar qe synon post politik duhet te dorezoje te dhenat e ADN se per te pare nese eshte pastertisht shqiptar, duke filluar nga Kreshniku. Te shqiptarizojme administraten ashtu si topografine e atdheut!

          Nje pyetje, kur flet per uzurpim te kishes, si nuk te zuri meraku kurre per kishen asnjehere te cliruar katolik e? Si mund ta mbani ate zap kur eshte se eshte nen drejtimin e nje shtetl tjeter qe nuk njeh as pavaresine e Kosoves? Te tilla neglizhime nuk I falen nje patrioti te vertete. Per hir te fushates per clirimin e kishes ortodokse keni lene pas dore clirimin e kishes katolike.

          Se fundmi, edhe me ambasaden amerikane I keni ca pune per ti sqaruar se sipas gjithe gjasave, ndikimi fetar Turk ne Shqiperi ka qene nen direktiven dhe bekimin amerikan. Kur ti fitoni gjithe keto beteja, atehere do vije dita qe shqiptaret e merituar si zotrote te beni zap gjithe shqipatert e dyshimte dhe do arrihet nirvana nacionale.

      2. Juliusx, c’lidhje tamam ka te qenit ‘tropojan’ ne kete mes. Te eshte vene ne dukje ne kete blog me pare se teksa ankohesh per gjuhen e paragjykimeve dhe margjinalizimit kundra te tuve – ortodokseve – abuzon duke perdorur te njejten gjuhe per ‘tropojane’ e ‘kosovare.’ Kjo ben qe reagimet e tua te duken, ironikisht, tribale e jo parimore e kesisoj dobeson argumentin tend.

        ‘Me dyshimet e forta islamike’ nuk po merem fare se do duhej tjerre muhabeti terkuze po po nje muhabet eshte. Kot per muhabet, AiA -se ja vure ne dyshim sinqeritetin fetar per shkak te te kaluares idhujtare, ndersa Lisienit tropojan ja qenise bashke komunizmin e islamin? Ti pjell aq paragjykime saqe bie pazari kur flet kundra paragjykimeve. Konseguence te lutem.

        1. Ai kategorizim së pari, nuk është paragjykues. Të jetë dikush nga Tropoja, nuk është paragjykim. Dhe i përgjigjet pretendimit pretencioz që kjo parti e re e shfaqur në skenën e politikës shqiptare ka. Kjo parti pretendon se është nacionaliste, po mua nuk më duket kështu. Sepse që të ishte, do duhej të ofronte e të jepte shenja se i përgjigjet një retorike politike të denjë për të qënë nacionaliste. Se edhe nacionalizmi ka një frymë civile në të. Më saktë, do duhet të kishte. Këta nuk e kanë.

          Paragjykim, përkundrazi, dhe përgjithësim i një kombi të tërë, është ky që zotëria Lisen Bashkurti ka  thënë, për popullin grek:

          “Të kryeni detyrat tuaja se jeni një shtet që ka falimentuar ekonomikisht dhe një popull që ka falimentuar moralisht dhe psikologjikisht”.

          Tani unë jam i ndërgjegjshëm që të reagosh ndaj një deklarate të tillë, është në thelb qëndrim antikonformist. Po aq më bën realisht.

          Qëndrimin ndaj Bashkurtit, e mbaj koherent dhe për grekët, në rast se këta do të reagonin me përgjithësime e të thoshin: shqiptarët na shanë! E na thanë kështu apo ashtu. Unë po njësoj do u thosha se janë një kategori shqiptarësh, e jo të gjithë. Bën sens, apo jo?

          Nga ana tjetër, këtu në blog nuk kam përdorur përgjithësime për “tropojanët” dhe “kosovarët” ASNJËHERË. Ka qënë veç një rast mllefi dhe inati që Berishës, këtij personalisht i kam thënë malok. Po për mua Berisha është vrasës, lëre më të tjerat. Megjithatë, bie dakord se nuk është mënyra e duhur për t’i bërë oponencë regjimit të Berishës. Përndryshe, paragjykimet që më akuzon se kam thënë, të sfidoj t’i gjesh, ose fjalët t’i marrësh pas.

          Në lidhje me AKZ-në, ka dyshime për fondet, shumë thonë se janë të lidhura me financime të Turqisë etj. Natyrisht, nuk kam sesi të di sesa të vërteta janë këto thënie, po janë artikuluar dhe më parë, jo vetëm nga mua. Dyshimi ngelet. Po ndaj Bashkurtit, nuk vërteton konseguencën time ose jo, por të tijën vetë, në lidhje me organizatën politike që zgjedh të përfaqësohet. Në qofshin të vërteta dyshimet, edhe një njeri si kolonel Myslim Pasha, do e gjente veten ngushtë aty, nëse marrim në konsideratë mendimet e tij mbi emrin që mban e që ishte bërë shkrim para ca kohësh këtu.

          Nëse do i bëja një paralelizim sportiv AKZ-së, do e krahasoja me një lëvizje politike në Greqi, me emërtimin “Grekët e Pavarur”. Këta ishin një grumbullim njerëzish pa qartësi dhe kohezion politik, që e gjetën përgjigjen ndaj krizës në një lloj reagimi “patriotik”. Meqë nuk kishin një bosht të qëndrueshëm ideologjik dhe historik mes tyre, erdhën duke u sfumuar. AKZ këto trajta më duket se ka.

          1. juliusx, verejtja ishte dashamirese po te lutem mos bej kapercime te tilla. Nuk te thashe se i ke perdorur ketu ne blog, te thashe se te eshte vene ne dukje ketu ne blog – dhe ti e ke shume te qarte se ku e kam fjalen. Te qenit tropojan i Lisienit me duket komplet jo-relevant dhe i pavend.

            Ngrite pretendimin se AiA nuk e ka te sinqerte ortodoksizmin e vet sepse gjer dje kane qene idhujtare!!! Ok, Lisienit si ja pajtove komunizmin dhe islamin? Si xhevap me solle se ka fjale per financime nga Turqia e nuk mund ti vertetosh por dyshimi ngelet!!! Ok.

            Me te degjuar e kam qe Kryepeshkopi Janullatos kerkon te helenizoje Shqiperine e Jugut dhe te copetoje Shqiperine. Me te degjuar e kam, nga shume veta e dyshimi mbetet. A kupton tani qe ose do pranosh qe kjo logjika jote te bie fytyres, ose do pranosh qe kot po grin sallate me njerezit ketu. Po perdore te njejten logjike tenden koke-poshte, nuk je aspak larg njerezve me te cilet grindesh e kundra te cileve ankohesh. Mos me bej kot analize te AKZ se nuk te fola fare per AKZ dhe pergjithesisht me irritojne. Muhabeti ishte tjeter kund.

            1. Prit të njihemi ca më mirë, pastaj jepi vetes të drejtë të më bësh vërejtje dashamirëse akoma dhe kritika. Gjithashtu, asaj që të them jepi kuptim nëse mundesh. Nëse nuk mundesh t’i japësh kuptim, bëj pass, pa më thënë “mos më fol”. Unë nuk të them as i kam thënë kujt se çfarë të flasë apo mos flasë.

              më lart thua:

              Te eshte vene ne dukje ne kete blog me pare se teksa ankohesh per gjuhen e paragjykimeve dhe margjinalizimit kundra te tuve – ortodokseve – abuzon duke perdorur te njejten gjuhe per ‘tropojane’ e ‘kosovare.’

              Ti po kërkon të legjitimosh një qëndrim ndaj meje, prej të tretëve. Po unë këtu jam vetë, dhe ti këtu je vetë. Kështu që këtyre qëndrimeve, u përgjigjemi drejtpërdrejt. Nuk e marr vesh se “ku e ke fjalën”, fjalën mos e fshih, nxirre që andej ku e ke.

              Njësoj, nëse AKZ nxjerr dhe boton financimet dhe fondet e veta dhe nuk del që financohet nga Turqia, edhe unë i marr pas dyshimet e mia. Që s’janë vetëm të miat, fundja. Edhe Xha Xhai i ka shprehur edhe theollogos këtu, edhe një perceptim i përgjithshëm qëndron. Thjesht prej inkoherencës, të cilën edhe ti vetë ua vë re më lart. Është zonë gri. Siç është njësoj pretendimi që ti thua për Janullatosin. E drejta për të dyshuar është e drejtë e ligjshme. Po nuk është njësoj e drejta për të stigmatizuar, për të ofenduar, për të denigruar – gjëra të cilat unë nuk i kam bërë. Është gjithnjë konveniente për shumicën ideja e “të gjithëve njësoj”. Jam i ndërgjegjshëm për këtë.

              Nuk jam shumë larg thua, larg kujt dhe çfarë? Larg Hyllinit që më thotë “agims”, “grekoman”, etj, sigurisht që jam larg. Larg atij tjetrit që bën tellallin forumeve duke thënë “ajo është kishë e gjak-prishurve”, sigurisht që jam larg. Po të isha mjaftueshëm paranojak, do e konsideroja përpjekjen tënde dashamirëse, si një tentativë për të më delegjitimuar.

              Rreth Lisen Bashkurtit, inkoherencës nuk duhet t’i përgjigjem unë, por ai vetë. Më lexo edhe një herë se çfarë të them: AKZ për mua është një organizatë politike, e krijuar me një grumbullim të atypëratyshëm njerëzish. Këta kapën momentum-n politik të rastit dhe u bënë bashkë. Aty do gjenden shumë strange bedfellows. Dhe ja ku po ta vërtetoj dyshimin, ky Lisen i AKZ-së, shfaqet i ndryshëm prej këtij Liseni. Apo është thjesht ideja ime kjo?

              Si tia bëjmë akoma, që me aq sa di, dikush ish zëdhënës i Berishës dhe ish pjesëmarrës këtu në blog akoma, u shfaq si mbështetës i AKZ-së më pas? Apo dhe Hyllini ynë, ky akëist i tmerrshëm, që deri dje shfajësonte vrasjet e Berishës? Apo akoma, çfarë lidhje mund të kenë mundësisht, këta njerëz me një ish-kolonel në pension, anti-berishist? Ti irritohesh, unë shoh ca më thellë – kam përshtypjen të paktën.

            2. Dashamiresine mundohem mos e kem vetem per ata qe njoh dhe kritika eshte ‘the name of the game’ ne mejdanin e komenteve.

              E ke gabim, nuk mundohem te te deligjitimoje nepermjet te treteve por te te ve ne dukje qe gjuha e dyfishte, here kundra e here ushqyese e stigmatizimit te deligjitimon ty vete.

              Tani, ose e mer vesh ose nuk e mer vesh kete pune. Une nuk e vazhdoj dot kete muhabet pafundesisht.

              Me te mira.

  3. Ky sugjerim, i cili propozon për myslimanët kritere që nuk di të jenë ndjekur gjetkë e që nuk kërkohen për pasues të feve të tjera, vuan së paku nga fakti se nuk adreson debatin e pazgjidhur të sociologëve perëndimorë të Islamit se kush konsiderohet mysliman (shih për shembull Francois Burgat);

    Kete debat diket sikur e ka zgjidhur shteti i vetem ne bote i krijuar posacerist vetem per muslimane: Pakistani. Ky shtet ka legjislacion qe perkufizon islamin e muslimanin. PSh ne baze te ketij legjislacioni sekti heterodoks Ahmedija nuk perkufizohet si musliman.

    1. Duke argumentuar kështu paraprakisht, cilin model duhet te ndjekë shteti Shqiptar, atë të Pakistanit, shtet i cili u themelua si reagim ndaj nacionalizmit hindus, apo atë të shtetve moderne sekulare ku shteti nuk mund te përcaktoje se kush, si dhe sa është apo duhet të jetë besimtarë i x religjoni.
      Për ta përmendur përsëri Casanovës si autoritet në fushën përkatësë, në një numër të madh të vendeve perendimore qeveria nuk merr përsipër te përcaktojë se cili qytetar kujt bashkësie fetare i përket. Me pak fjalë të gjitha bashkësitë ja thjeshte denominime, askush nuk percakton kritere zyrtare se cila bashkesi ose individ ka devijuar nga tradita dhe cili ndjek mësimin e “sakte” teologjik. Si trend i përgjithshëm religjoni është rikthyer bindshëm në sferën publike dhe ka debat mbi rolin, hapsirën dhe mënyrën se si do të përfshihet në këtë sferë, por në asnjë rast kërkush nuk ka eskluzivitetin për të folur në emër të tij.
      Pa shkuar larg deri në Pakistan mund të merrje si shembull dhe Turqinë ku shteti, dhe pse në një shoqëri kënaqshëm demokratike, determinon përcaktimin e religjonit individual të qytetarëve të saj. Por është mirë për rastet që citon të argumentosh specifikat dhe arsyet e këryrë qasjeve të cilat implikojne politikën, shtetformimin, religjonin, shoqerine, etj.
      Duhen përcaktuar qartë se cilat janë kriteret praktike dhe ato të drejta në përcaktimin e këtij dimensioni mjaft delikat të konstruktit tonë shoqëror. Në të kundërt do të flasim kuturu, thjesht duke spekuluar me mbledhje dhe zbritje shifrash të shtrira gjate një shekulli, sigurisht duke pasur në këtë mjeshtri si instrumentin më të “besueshëm” pasionin individual që certifikon me vulë cdo lloj rezultati.