Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Arsim / Histori

KALENDARË TË ARSIMIT SHQIP

Ditët e fundit pati në shtyp një polemikë mes studiuesve David Luka dhe Rami Memushaj rreth fillimeve të shkollës shqipe. Intervista e Lukës, që u bë edhe pikënisje për këtë debat, mund të lexohet këtu, replika e Memushajt këtu dhe kundërrreplika e Lukës këtu.

Në thelb, Luka flet për shkollat shqipe në veri të vendit, dhe veçanërisht për shkollën e Kurbinit; ndërsa Memushaj përmend shkollat shqipe në zonën e Himarës. Në të dy rastet, bëhet fjalë për data që i paraprijnë me shekuj 7 marsit të vitit 1887, ose datës kur u hap e famshmja Mësonjëtore në Korçë.

Shtatë marsi është një nga ato data rreth së cilave është ndërtuar historia jonë kombëtare, prandaj vënia në diskutim e saj është pjesë e orvatjeve për rishkrim të historisë, të cilat nuk kanë munguar këtë vit jubilar, sikurse nuk kanë munguar as më parë.

Që si në veri, ashtu edhe në jug të vendit, ka pasur shkolla ku është zhvilluar mësim në gjuhën shqipe shumë kohë para vitit 1887, kjo vështirë se mund të vihet në dyshim. Megjithatë, këto shkolla kanë qenë para së gjithash në funksion të përhapjes së fesë – sipas rastit katolike ose uniate, në rrethanat kur katolicizmi në trojet shqiptare kërkonte të gjente dhe të përdorte mënyra të reja për të mbijetuar nën sundimin osman.

Nuk gabojmë gjë, nëse supozojmë se shqipja, në këto shkolla, u shërbente interesave të Vatikanit dhe përdorej si një mjet për të tërhequr dhe mbajtur të lidhur pas fesë popullsitë lokale, duke komunikuar me to në gjuhën e vendit.

Megjithatë, para se të rendim e të ndryshojmë kronologjinë absolute të arsimit shqip, duhet të vendosim, më parë, nëse shkolla të tilla si ajo e Kurbinit, shkolla të tilla si ato të Bregut dhe Mësonjëtorja e Korçës u përkasin të njëjtave sisteme referimi kronologjike.

Në këtë rast, datimi kalendarik nuk mjafton, duhet edhe një përbashkësi kulturore, të cilën vetëm gjuha nuk mundet ta sigurojë, as ta garantojë.

Çfarë e dallon 7 marsin 1887 nga datat e tjera të mëparshme është se që nga ajo datë mund të heqim një vijë të pandërprerë, nga ajo kohë deri më sot, të traditës së shkollës shqipe si shkollë kombëtare, në të cilën jo vetëm zhvillohen mësimet në shqip, por edhe mësohet shqiptaria.

Përkundrazi, datat e sjella në vështrim nga profesorët Luka dhe Memushi dhe shkollat më të hershme shqip në veri dhe në jug të Shqipërisë i përkasin një kalendari abstrakt, të cilin mund ta përdorim ne sot dhe ta shtrijmë arbitrarisht sa të duam në histori, por që është në të vërtetë një artific.

Tradita e shkollave katolike shqip në veri u ndërpre, për arsye të ndryshme e gjithsesi të mirënjohura; nuk mbijetoi dot aq sa të na lejojë të shohim gjurmë organike dhe të drejtpërdrejta të saj në fillimet e shkollës kombëtare shqipe gjatë Rilindjes. E njëjta vërejtje vlen edhe për shkollat në zonën e Himarës. Në të dyja herët kemi të bëjmë me orvatje që kanë interes për historinë e kulturës shqiptare, por jo aq interes sa të na detyrojmë ta rishikojmë kronologjinë e arsimit tonë kombëtar.

Pa Komente

  1. “Cfare e dallon 7 marsin 1887 nga datat e tjera te meprashme eshte se qe nga ajo date mund te heqim nje vije te panderprere…”

    Sakte.

    Zoti Luka ka te drejte kur thote qe Vatikani ka financuar dhe udhehequr levizjen kulturore dhe letrare ne shek.XVII ne Shqiperi.
    Por nuk jam shume i sigurte kur thote qe Vatikani ne politiken e vet (ai le te nenkuptohet, me duket mua,ne pergjithesi) zbatonte nje nder dogmat themelore, dmth: fjala e Krishtit te transmetohej tek njerezit ne gjuhet perkatese, sepse, bie fjala, protestantet pikerisht nje gje te tille kerkonin!!

    Edhe z.Memushaj thote me te drejte se duhej te kishte nje reagim nga kisha ortodokse. Por, ai tregohet emocional kur veren se kreun e kishes e ka uzurpuar nje pasardhes i atyre qe bene cmos kunder gjuhes shqipe.

    Nga kisha ortodokse nuk mund te kete ndonje reagim te ketij lloji sepse, kleri grek atje nuk nderhyn ne punet e shqiptareve.Dhe me te drejte…

  2. Kur ndertohet nje mit, natyrisht debati fillon e ngaterrohet pasi te gjithe te tjeret prodhojne variantin e tyre te renditjes se fakteve ne reference me mitin. Shkolla shqipe tanime eshte nje koncept mitologjik dhe kjo e ben qesharake menyren sesi diskutohet per te. Nese themi se shkolla e pare shqipe ishte ajo e Korces, ne vitin 1887, duket se kemi te bejme me kurorezimin e nje lufte 500 vjecare per shkolle ne gjuhen amtare. Ne fakt, miti i shkollave shqipe, qe rrjedh nga ai i gjuhes, lind vone sepse vone lind edhe konceptimi politik i botes nen organizimin sipas modelit shtet-komb, Kjo do te thote se pervec se miti lind vone, por gjithashtu vone lind edhe lufta e tij apo kunder tij. Pra, gjithashtu po kaq vone ka lindur edhe pengesa osmane dhe greke ndaj gjuhes shqipe.
    Fakti qe tani diskutojme se ka pasur shkolla shume te hershme ne gjuhen shqipe, i ngaterron punet, sepse nuk perputhet me mitin e martirizimit 500 vjecar. Per kete arsye shume njerez, me te drejte (gjithmone sipas logjikes mitologjike, mendojne te gjejne nje tjeter date per festen e mesuesit. Por ne fakt, shkolla te tilla jane hapur pa kurrfare pengese, sepse pengese nuk ka patur kurre, per sa kohe nuk ka patur levizje nacionaliste qe e perdor gjuhen ne funksion te kerkesave politike. Martirizimi i shqipes dhe arsimit shqip, fillon ne momentin kur fillon edhe Levizja Kombetare.
    Por gjithashtu, ka nje tjeter fenomen qe duhet sqaruar ketu. Edhe datat e paraqitura nga Memushaj dhe Luka, lidhen me nje fenomen me te gjere sesa konteksti shqiptar. Te gjitha keto data nuk jane, dhe nuk kane pasur dot mundesi te jene, me te hershme se kunder-reforma, qe lindi si pergjijge ndaj rrezikut protestant. Me pare, selia e shenjte ndalonte cdo lloj liturgjie a perkthimi te Bibles ne gjuhet kombetare, qe konsideroheshin “gjuhe vulgare”. Me fraksionet protestante, kisha pa se po i levizte trualli nen kembe dhe lejoi “vulgarizimin” e liturgjise, me qellim qe te ruante grigjen.
    Asgje nacionaliste (per rrjedhoj edhe asgje shqiptare e antishqiptare) nuk ka ne kete histori.

  3. Nje analogji e mire me ceshtjen e trajtuar me lart eshte zbulimi i Amerikes. Zbulimi nga Kolombi ishte disa qindra vjet me vone sesa kolonite e para Vikinge ne Groenlande dhe New Foundland. Pra teknikisht Vikinget ishin zbuluesit europiane te Amerikes. Por kur flitet nen kontekstin e nje pikenisje te nje procesi qe mund ta lidhesh drejtperdrejt me stadin e sotem te shoqerive ne Amerike Kolombi ishte natyrisht “zbuluesi”. Kolonite vikinge ne New Foundland u shuan pas shume gjasash vetem pas rreth 10-15 vitesh dhe vec disa artefakteve nuk lane asgje.

  4. 7 marsi 1887,
    kjo date e shenjte dhe e dashur per te gjithe shqiptaret te zgjon vetem ndjesi te pastra patriotike.
    Ndjesi qe nuk kane te bejne aspak me ate nacionalizem te semure, qe po mundohen ta semurin edhe me shume gjithfare vulehumburish, qellimi i vertete i te cileve drejtohet pikerisht kunder drites qe shperndan kjo dite plot drite.

    Zoterinjte debatues, duke u dhene pas nje polemike krejt te pafrytshme, tregohen edhe naive, kur mundohen te relativizojne rendesine e madhe qe ka 7 marsi i vitit 1887. Rendesia qendron tek keto fjale te XhaXhait:”… por edhe mesohet shqiptaria”.

    Gjithkujt, kjo date, i kujton martiret shqiptare, te gjuhes dhe ortodoksise shqiptare, SHENJTORET e vertete qe u vrane e u masakruan nga djaj te veshur me raso.

    Gjithkush , gjithashtu, duhet te mendoje se tere ajo perpjekje e ketyre ortodokseve te medhenj, qe dikur u kurorezua me sukses, por edhe qe u pagua me jete prej tyre, sot, pas me shume se nje shekull, po zhbehet dalngadale, ne syte tane.

    Pasardhesit e atyre qe masakruan shenjtoret tane ortodokse, ne kohen e sotme, kane nisur nje fushate te ndyre perbaltjeje ndaj tyre , ne menyrat me te neveritshme te mundshme.

    Ligesia e tyre nuk ka fund.Duke marre zemer nga heshtja e nje pjese e intelektualeve shqiptare,politikes shqiptare, shoqerise civile, keta vulehumbur mundohen qe te krijojne artificialisht nje lidhje, qe nuk ka qene kurre e as nuk do te jete, mes klerit grek dhe ortodoksise shqiptare!

    Jane keta qe thone: mos nderhyni ne punet tona(!), nuk kane c’ju duhen P.Sotiri, P.Nini Luarasi, F.Noli etj. !!
    E pse e bejne kete?! -Shume e thjeshte: qe t’i perbaltin, poshterojne e shpifin,ashtu sic ne fakt po bejne me keta gjigante te ortodoksise e gjuhes shqipe.

  5. Autori thote: “..Nuk gabojmë gjë, nëse supozojmë se shqipja, në këto shkolla, u shërbente interesave të Vatikanit dhe përdorej si një mjet për të tërhequr dhe mbajtur të lidhur pas fesë popullsitë lokale, duke komunikuar me to në gjuhën e vendit…”
    Kjo thanje asht 1-historikisht e gabueme dhe njikohesisht 2-antishqiptare.

    1-Vatikanin e kan urrye turq-osmant sepse ato dojshin ta pushtojshin Vatikanin dhe nuk muejten. Vatikani ka qene nji nder forcat ma te mdha shpirtnore qe kan organizue ndihmat e shqiptarve nepermjet vendeve te tjera per ti mbrojte nga pushtuesi aziatik turk osman qe na sot festojme 100 vjetorin e shpalljes se pamvarsise.
    Vatikanin e kan urrejte edhe komunistat sepse Vatikani ka qene edhe kundra komunizmit ketij perbindshi te njerzimit.

    2-Shprehja e autorit asht edhe antishqiptare sepse shqiptaret kan qene vete VatikaniShqiptar, ato kan qene shumica katolik dhe nji pjese e ortodoksve kan qene unitar qe njihshin Vatikanin si drejtimin shpirtnor. Shqiptaret u kristjanizuen para Romes, pra para se te krijohej Vatikani. Kan pase nevoje shqiptaret per Vatikanin e jo Vatikani per shqiptaret. Shqiptaret pa Vatikanin mbeten nen turq e nen komunizme. Ndersa Vatikani nuk mbeti as nene turq e as nen komunizem.

    Por autori priret jo nga e verteta qe KISHA KATOLIKE SHQIPTARE ka qene ajo qe ka kontribue ma shume se kushdo tjeter per kombin shqiptar.

    Shihet ne shkrimin e autorit nji urrejtje osman-komuniste per Vatikanin dhe per meritat e KISHES KATOLIKE SHQIPTARE.

    Kesaj qe shkruen autori nuk i thone shkence. Kesaj i thone politike.

    1. Ti tedeschini nuk e ke të mundur të përfytyrosh një mëndim tjetër nga ai i yti, pa e klasifikuar si komunist, osman e antishqiptar.
      Një radikalizëm të tillë e njohin shumë mirë ata që kanë jetuar në diktaturën komuniste.
      Ti shkruan si komisar politik i asaj kohe, vetëm se ke ndërruar Enverin me atë që ti kujton se është Zoti i të krishterëve.
      Natyrisht që më ty nuk mund të shkëmbehet asnjë lloj mendimi, ngaqë njerëz si ti nuk janë të hapur për një mendim ndryshe.
      Edhe Kisha jote, dikur e famshme për radikalizmin në imponimin e botëkuptimit të vet me dhunë, dikur e kuptoi që dialogu, mirëkuptimi dhe deri diku toleranca janë mjete më të mira për të komunikuar publikisht me besimtarët e vet dhe njerëzit në përgjithësi. Koncili i Dytë i Vatikanit të bën të fala. Fundamentalizmi yt kristian nuk paraqet asnjë vlerë konstruktive dhe ti je një ndotës i hapësirës intelektuale publike.
      Oskeolës, i cili nuk dyshoka në patriotizmin tuaj, duhet t’i kenë plasur të dy sytë e ballit, ose i paska diku tjetër, ngaqë jo çdo paçavure e mbuluar me flamur kuq e zi është patriotizëm. Madje përkundrazi. Ajo ç’shkruan tedeschini nxit urrejtje ndërfetare, shpik konflikte që nuk ekzistojnë, madje të tilla që në Ballkan rregullisht përfundojnë me thyerje kafkash.
      Oskeola në rastin më të mirë është një hipokrit që të mban anën, një oportunist i zakonshëm, një konformist i trembur, një tretësirë mendimi mesatar të përgjumur, një protagonist i të zakonshmes të fjetur ndenjur.

      Dhe vërtetë, që çfarë mjerimi!

  6. Paul, per propagande ke ardhur ketu? Jemi ngopur deri ne gryke, pash zotin..

  7. Zotni Tedeschini,
    ajo cka thuhet ne ate qe ju citoni eshte e sakte.

    Interesi nuk eshte i keq ne vetvete, perkundrazi, shume gjera ne kete bote jane e bere e behen duke u nisur nga interesi.Edhe idete me te larta rrenjet e tyre i kane tek interesi.
    Politika qe ndoqi Vatikani, ate kohe, me Shqiperine, por edhe me vende te tjera me problematike te ngjashme , niset pikerisht nga ai interes per te cilin flitet ne ate qe ju citoni.Natyrisht, qe per shqiptaret nje politike e tille ishte pozitive; askush nuk e mohon kete gje.

    Te gjithe bejne politike, edhe Vatikani ben politike, madje vete ai eshte nje nder qendrat e rendesishme te politikes boterore

  8. I nderuar Tedeschini,
    duke mos dyshuar ne patriotizmin tuaj, me duhet t’ju them se e teproni me fjalen urrejtje, ngaqe e perdorni ate shpesh ne koment.

    E keqja , e liga nuk eshte te shumten e hereve ajo me te cilen e identifikojme.

    Ju e dini shume mire se cfare pat thene i madhi At Zef Pllumi pak kohe perpara se te nderronte jete :”Harmonia fetare po prishet nga kleriket e huaj”.
    Dihet se per ke e kishte fjalen, mesepari, ky shqiptar i madh;te gjithe e dime; edhe ata qe bejne sikur nuk e dine!
    Behet fjale, pra, per nje klerik, i cili, pervec te tjerash, eshte bere edhe sipermarresi me i suksesshem i varrezave ne Shqiperi!

    E s’ka sesi te ndodhe ndryshe me nje pasardhes te nje kukudhi, qe ishte i gatshem te prishte shtepine e zotit,kishen, per te ngritur pastaj shkolla, nga ku do te mesohej e perhapej ajo palo kulture qe po shpie ne rrenim total nje popull te tere.

    Dua te shtoj se nuk ka pse ta marresh me kaq yrysh, sepse Vatikani respektohet tej mase ne Shqiperi.
    Figurat katolike jane nder me te respektuara, madje edhe shkrimtari yne i madh, Kadareja, qe dikur i godiste e shpotiste pa meshire, sot i’u jep vendin qe u takon, bile ca me teper!

  9. Shkruan:” Oskeola ne rastin me te mire eshte hipokrit…”

    Une e shpreha mjaft qarte qendrimin tim, kur thashe se konstatimi i XhaXhait eshte i sakte.Por ti nuk do ta shikosh, se mllefi t’i ka zene syte.

    Fjalen patriot ,per zotnine, e permenda sepse keshtu eshte, pavaresisht se mund te duket disi e cuditshme.Ai eshte i sinqerte ne ekstremizmin e vet.Katoliket kete lloj qendrimi kane mbajtur denbabaden: ne kohen osmane, te Zogut, te diktatures. Ata jane patriote ne stilin e tyre,stil i cili here here eshte i qortueshem dhe i papranueshem , sidomos kur behet fjale per myslimanet.

    Por ti e ke hallin diku gjetke…tek komentet qe kane te bejne me autoqefaline e kishes dhe gjithcka qe lidhet me te.
    E une s’mund te rri pa folur se jam i perfshire emocionalisht, sepse eshte bota ime kulturore dhe shpirterore, bote e cila eshte e mbushur me shqiptare te medhenj ortodokse, shenjtore te vertete,eter te gjuhes e kombit.

    Bote e larmishme, por edhe spektakolare, e mbushur plot me poete e intelektuale, me fetare e laike(apo laike e fetare ne te njeten kohe) : me N.Veqilharxhin e Dhaskal Todrin,K.Kristoforidhin,Papa Kristo Negovanin e Petro Nini Luarasin, P.Sotirin e F.Nolin; me Cajupin ,Asdrenin,Poradecin,Kutelin; me nacionaliste idealiste si Koco Danaj e deri tek kozmopolite idealiste si i madhi Lubonja; me prifterinj rebele si At N.Marku e deri tek intelektuale hijerende si prof.Kristo Frasheri…

    Ka edhe te tjere pafund qe e popullojne kete bote te dashur per mua, por edhe per te gjithe shqiptaret(ne Kosove, prsh, keta adhurohen).

    Eshte kjo arsyeja se pse reagoj ndaj gjithe atyre qe duan ta ndotin kete bote te mrekullueshme, qe duan ta kompromentojne ate me shpifjet e tyre, synimi i vertete i te cileve nuk eshte perhapja e fjales se Krishtit.

    Po te veresh me kujdes, tere kjo aradhe mercenaresh e argatesh nuk se jane besimtare, bile disa e shprehin hapur ( te urtet thone se budallai tregon vete!) pra, qellimi i tyre i vertete eshte perhapja e kultures se buzuqeve, kesaj qenef-kulture qe vetem me fene e Krishtit nuk ka te beje.
    Por per ta realizuar nje gje te tille, fillimisht, ata e kane te domosdoshme te komprometojne te gjithe figurat shqiptare te ortodoksise, vete besimtaret e thjeshte e te urte ortodokse( pavaresisht etnicitetit), prandaj dhe kane marre yrysh ne perbaltjen e figurave me te shquara te ortodoksise shqiptare.

    (Per kete situate , Noli do te thoshte: na i vrane, na i shane, na u thane tradhetore! Per ironi edhe vete Noli nuk i ka shpetuar sulmeve te kesaj hordhie zuzaresh e mercenaresh te perjetshem!)

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin