PJESA E ZOTIT?

Sa pjesë ka përkatësia fetare në shkallën e emancipimit të individit?

Sofie Peeters është një vajzë mjaft e re me origjinë flamande. E do shumë qytetin e saj të lindjes Lovain (i njohur për universitetin e tij të famshëm), por për të thelluar studimet e saj për regji kinemaje ka shkuar në Bruksel.

Shumë shpejt e skandalizuar vëren se Brukseli është qytet i vështirë për të jetuar për shkak të ngacmimeve të shëmtuara që pësonte çdo ditë. Duket se në mjedisin ku ishte rritur nuk e kishte njohur një gjë të tillë. Ndihet mjaft e fyer nga seksizmi vulgar e falas. Por si flamande e mirë që është, nuk i lë pulat t’ia rrëmbejnë bukën nga dora. Merr një kamera dhe vendos të regjistrojë të gjitha sharjet dhe propozimet e ndyra që ndeshte në itinerarin e saj të përditshëm.

Dhe çfarë dëgjojmë? Jo disa shprehje pikante: E mi kurve! (Salop!), Ç’i mi paske ato bythëPo vjen të pimë një kafe te shtëpia imeQene! etj.

Në të vërtetë në frëngjisht kjo fjala e fundit ka një ngarkesë poshtëruese të thellë. Një qene del në rrugë vetëm për të fornikuar dhe si e tillë është preh legjitime e çdo qeni. (Pra nuk ka asgjë të përbashkët me këngën vlonjate: Dil moj dil ti, anash lumit/ dil moj dil moj ti, qëne e qënit:-)

Dhe një gjë e tillë Sofisë i ndodhte çdo ditë. Madje dy herë në ditë. Me materialin e bollshëm që regjistron ajo vihet të bëjë montazhin e filmit të saj. Këto ditë filmi ka njohur projektimet e para dhe është gati të niset nëpër të gjitha festivalet e llojit.

Ndërkohë disa vihen të kuptojnë më mirë se cilët janë ata burra që i flisnin asaj aq fëlliqshëm (në shumicën e rasteve ajo mund të kishte moshën e vajzës së tyre). Përfundimi, 90% del të jenë me origjinë nga Magrebi. Në të vërtetë shifra ka natyrë oportuniste, sepse në dokumentar nuk vërehet ndonjë tip me fizionomi evropiane që i flet ashtu.

Nisur nga ky fakt, ndokush edhe protestoi dhe deshte që filmi të censurohej, por me sa kuptova ka një vullnet të përgjithshëm që realiteti të vijë te njerëzit ashtu siç është.

Mua më la mjaft përshtypje shprehja e dikujt që tha: Në se ti të ngjall dëshirë (me veshjen tënde) , këto (sharjet në rrugë) janë normale.

Shiheni me kujdes shprehjen, ky njeri jeton në Bruksel dhe në mënyrën e veshjes së Sofisë sheh një lloj kodi që e deshifron si dëshirë të saj për tu ngjallur oreks seksual burrave. Menjëherë e propozon veten për kandidat. Por fakti që ndaj këtij kodi nuk reagojnë meshkujt evropianë (një qëndrim i tillë lubrik nuk vërehet as te aziatikët), kjo sikur të lë përshtypjen se magrebinët kanë një koeficient libidoje më lartë e më të papërmbajtshëm se të tjerët. Një gjë e tillë, edhe pse nuk përligj asgjë, nuk është provuar kurrë. Madje për shkak të kushteve dhe higjienës së jetesës, është e kundërta. Ka mundësi që magrebini ynë nuk shpreh libidon por frustacionet, të cilat kërkon t’i çlirojë nëpërmjet qëndrimesh të tilla.

Me pyetjen e fillimit në asnjë mënyrë nuk dua të prek sensibilitetin fetar të ndokujt, por ka një evidencë: Këta burra në shumicën e rasteve ose kanë lindur në kryeqytetin e Evropës, Bruksel ose jetojnë aty prej shumë vitesh. Pra mjedisi i origjinës ka ndryshuar, kanë një cilësi jete tjetër, kanë shkollim tjetër, janë nën presionin e një kulture tjetër. E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është besimi i tyre fetar.

Po a ka vërtet feja rol në këtë mes? A mund të kërkohet te besimi fetar (të paktën te mënyra si u është interpretuar ajo miliona vetëve) ideja se po qe se një vajzë del në rrugë me qafën dhe krahët e zbuluara (Gjykojeni vetë çfarë gjeni fyese te aty, vajza në foton sipër është vetë Sofia) ajo detyrimisht tregon një dispozitë seksuale të hapur për të gjithë, se ka moral të lehtë, se me imazhin e saj fyen mjedisin dhe se ky ka të drejtë të reagojë e t’i tregojë asaj se nuk është veçse një objekt i thjeshtë seksual? Një copë mishi, pra!

Për t’i hequr këtij problemi shtresën emocionale, që mund të na fusë në një seri këmbimesh që i ngjajnë lëvizjes së rrotës shoqe dhe vidës pa fund, shtoj se i njoh mirë vlerat e fesë myslimane. Nuk ka vlerë që fetë të krahasohen me njëra tjetrën, por dihet se Islami i ngriti tributë e egra beduine ne nivelin e një prej qytetërimeve më të mëdha të njerëzimit.

Atëherëku është origjina e një sjellje të tillë parake? A mundet që një fe që deri dje arrinte t’ i përgjigjej mbajtjes së rregullit e rendit brenda tribusë, tani nis e jep shenja nervozizmi e dekadence sepse tribuja është në kontakt me kultura të tjera dhe ajo është e paaftë të përshtatet?

Mundet që këtu të jemi edhe në rastin e atyre rrethanave të veçanta psikosociale që zhvillohen në kufijtë e dy fenomeneve të diferencuara. Fjala vjen, shpesh herë disa fjalë të ndyra mund ti shqiptojmë më mirë në një gjuhë të huaj se sa në gjuhën amtare, sikur ashtu kanë më pak ngarkesë emocionale. Të heqim gjuhën dhe të vëmë rregullat e komunitetit në vend të saj. Një anë të tillë të natyrës së tij  magrebini ynë nuk do të guxonte ta shfaqte në një komunikim brenda llojit, por është i bindur se kur nxjerr këmbën jashtë ai nuk është i detyruar tu përmbahet më atyre. Norma vepron vetëm brenda komunitetit të tij. Sofinë ai e gjykon po me ato norma, por nuk e kupton se ajo nuk e ka për detyrë tu përmbejet.  Këtu ndodh edhe krisja.

Shkurt, banori i Magrebit instinktivisht vazhdon e përmjer aty ku ndodhet për të shënuar territoret e tij. Ai nuk e ngre kokën të shohë ku është. Vetëm ecën dhe përmjer. Një gjë të tillë e bën edhe kur ka mbrritur në Bruksel. Vazhdon zakonin e tij dhe kërkon ta rrethojë (e asfiksojë) atë me urinën e tij.

Me të ndjerë sigurinë e duhur, ai vihet në kërkim të taksës e mishit në territore që tashmë nuk dyshon se janë  të tiat, Sofia tronditet se nuk di që të ketë shkelur kufirin dhe të ketë dalë jashtë në kohë e në hapësirë.

Ende nuk ka dijeni për rrudhjen hapsinore që ka ndodhur nën këmbët e saj. Sapo ka ardhur në Bruksel dhe e ka të vështirë të besoje se është viktimë anësore e përplasjes së kulturave, e cila rrezikon të jetë vetëm pjesa më e dukëshme e luftës së keqkuptuar të territoreve.

Nuk ka komente

  1. Ca reaksionar me duket trajtimi qe i keni bere Lyss. Nje lloj pseudo-antropologjizmi i mbeshtetur ne nje kryekeput spekulim se meqe feja eshte i vetmi variabel qe nuk ka ndryshuar tek jetet e ketyre ‘magribinive permjerres’ lidhja shkak pasoje behet e lehte. Ne qofte kultura diktuesja e harbuterise ne rruge, atehere pse turistet perendimore sillen ndryshe ne rruget e Londres e ndryshe kur jane me pushime ne Greqi a Tailande? Ajo qe ju e quani ‘perjmerrje’ eshte sjellje universale qe e gjen te manifestuar kudo. Mjafton qe Sofia te ece rrugeve te NY neper lagjet e latineve e cdo tre hapa do degjosh ndonje ‘mamassita’. Kaq shume per partikularizmin e libidos se frustruar te magribineve, tha.

    Ps. Tek po beja nje kerkim per videon nje nga site-et e para qe me doli ishte ‘Hate Islam’ ku flitej per videon. Epo, nje arsye me teper per te urryer tjetrin.

    1. Nuk di ku e ke gjetur videon ti i dashur. Une te kam dhene lidhjen e kanalit te pare belg frankofon, qe alarmoi publikun per kete fenomen.Pa dyshim pritej edhe nje kapje e perdorim nga ana e siteve te tilla ekstremiste, por me duket se ka ikur ajo kohe kur i shtije friken opinionit me gjera te tilla. Ndersa per kategorizimin e trajtimit tim kam pershtypjen se gjykon bardhe e zi dhe nuk e shoh te arsyeshme ta zgjas me tej. Une flas per interpretim te fese, ti flet per fe, une flas per njerez qe banojne prej nje shekulli ne Bruksel ti me flet per turistet ne Greqi e Tajlande. Skematizuar aq shume sa nuk ke me se per çfare te diskutosh.

  2. Mund te jene fare rastesisht arabe e myslymane, por kjo nuk e ul as e zhvendos rendesine e problemes. Ndryshe rruga tjeter mbetet te thuash: çfare te besh? O te flesesh o ta mbyllesh. Do te gjendet gjithnje nje menyre per ta interpretuar si qendrim anti islam.

  3. “…janë thjesht një mjet për të dalë nga anonimati”
    Më duket një interpretim i mundshëm, por është e vlefshëm për të gjitha rastet. Deri në vitet tetëdhjetë besohej se përpjekjet e në mashkulli për të tërhequr vëmendjen e një femre, madje edhe të favoreve të saj interpretohej me në sërë klauzash gjenetike, më i njohur dhe më skematiku i të cilave, siç e dimë të gjithë, ishte kërkesa instiktive e sigurimit të trashëgimisë së këtyre të fundit (gjeneve) etj.
    Ky interpretim nuk shihet më si i mjaftueshëm. Në këtë mes luan rol edhe kërkesa e nënkuptuar për vlerësim, për njohje cilësish të veçanta te personaliteti i burrit nga gruaja dhe gruas nga burri. Pra del se në një “proces” të tillë që ka diçka më shumë se tërheqja e thjeshtë midis dy sekseve.
    Në këtë kuptim, ideja tënde ka vlerë. Jemi në kuadrin e një demarshi jo më paktë rëndësishëm për të dalë nga anonimati, siç thua ti.
    (Po dëgjoj në radio Eva Hercegovën që thotë: Jam grua dhe më pëlqen vështrimi i burrave.)
    Veçse në rastin konkret nuk ka shenja të një gjëje të tillë. Ka vetëm orgazmë poshtëruese.
    Këtu e pesëdhjetë vjet më parë unë e mbaj mend nënë time,vajzë shehu (hoxha i bektashinjve), me një fustan identik si ai që shohim këtu, zhapone dhe nuk di që mjedisi të reagonte aq barbarisht.
    Interesante është se para se të dilte në dritë një skandal i tillë, pati përpjekje të mëdha për ta mbyllur këtë histori, për të qenë siç thuhet politikisht korrekt. U fol për stigmatizim feje, origjinë, etnie, gjë që fatkeqësisht e shohim edhe këtu, por duket se mendësitë lëvizin dhe te qëndrimet e mbulimit me gjethe fiku u pa një ves i madh social e politik.
    Sofija vetëm se tregoi shkallën e marazit të mbledhur, kur pas normave fetare e kulturore shfaqet një ideologji e fosilizuar dhe që e shndërron në objekt të urrejtshëm atë që nuk zbaton rregullat e tribusë tënde.

  4. ”’Nuk ka vlerë që fetë të krahasohen me njëra tjetrën, por dihet se Islami i ngriti tributë e egra beduine ne nivelin e një prej qytetërimeve më të mëdha të njerëzimit.”’

    Kete nuk e dija. Une di qe beduinet ngelen po aq beduine ne Arabi dhe u qyteteruan ata qe vajten ne zonat e qyteteruara.

    Mos te ngaterrojme zonen me te qyteteruar te botes, qysh 3500 vjet para Islamit, me pasojat e supozuara qyteteruese te Islamit.

    Islami dhe krishterimi paten efekte regresive aty ku ekzistonte qyteterimi dhe efekte pozitive aty nuk ekzistonte, sepse fale universalizmit, çonin qyteterimin qe pervetesonin (e beheshin zedhenes) drejt zonave te paqyteteruara.

    Vetem Bizanti, arriti deri diku t’i mbijetoje regresit (ose tharjes), fale epersise se Perandorit ndaj Patriarkut.

    Islami eshte shkaktar per tharjen e venes civilizuese te zones me te vjeter te qyteteruar te planetit, i mjaftuan 3-4 shekuj, per te shkaterruar 4 mije vjet pune qyteteruese.

    Perendimi shpetoi kur monarku deklaroi epersine mbi Papen dhe kur kombi mundi politikisht fene.

    Pa asnje dyshim, ndryshimin e shkakton feja. Edhe tek ne kane ekzistuar keto gjera, por kultura e pangerçezuar prej fese, arrin te modifikohet shume me lehte.

    Funksioni perhapes i qyteterimit i feve universaliste, qe vinte pikerisht prej natyres universaliste se feve, ka humbur kuptimin prej 2 shekujsh, kur s’ngeli me cep i planetit pa u zbuluar.

    Tashme fete ekzistojne vetem per te shkaterruar qyteterimin e ‘tjetrit’ dhe per ta zevendesuar me qyteterimin me te cilin jane gershetuar qysh ne fillesa dhe te cilit i perjetesojne vlerat.

    Filmi tregon menyren si islami kerkon te shkaterroje vlerat e qyteterimit qe mbart kjo goca. Si ose me mire ‘sa’ vishesh ti dhe gjithe kompleksi i vlerave qe qendrojne pas veshjes tende, jane per t’u hedhur poshte.

    1. “Une di qe beduinet ngelen po aq beduine ne Arabi dhe u qyteteruan ata qe vajten ne zonat e qyteteruara.

      Kam parasysh se para se të shfaqej profeti Muhamed etnitë në fjalë, sa për të përmendur diçka, thernin fëmijët për t’ua bërë kurban drurëve a gurëve që i besonin për perëndi. Dhe nga kjo pikë, brenda dy-treqind vjetëve të mbërrish te Observatori i Bagdadit, më duket diçka e jashtëzakonshme. Në këtë mes, në jetën e këtyre beduinëve, unë nuk di të ketë ndërhyrë element tjetër veç fesë islame.
      Në të njëjtën periudhë (shek. IX-të) në Shqipëri dhe Greqi ka plot të dhëna që tregojnë se fëmijët vazhdonin të thereshin në rite sakrifimi. Pra Islami del me potencial më të madh civilizues, sa për të mbetur në ato anë…

      Nëse me “zonë të qytetëruar” nënkupton fjala vjen Al Andaluzin, duhet thënë se edhe aty ata gjetën një shkretëtirë kulturore dhe lanë pas institucionet e rëndësishme shkencore të Grandadës, Seviljes etj.
      Më vonë, jam dakord që ka një fazë të dytë ngrirjeje, por ky është tjetër muhabet.

      1. Tek observatori i Bagdatit, nuk mberriten beduinet, por kishte nje tradite te lashte sumero-babilonase qe u ndoq gjate mijevjeçareve per te arritur tek observatori.

        Sakrifikimi ishte i paganizmit, por edhe aty kish kohe qe ish vetem simbolik e praktikohej realisht vetem ne raste ekstreme lufte per mbijetese.

        Beduinet e Arabise, ngelen beduine, po aq te egjer e barbare sa ishin edhe para islamizimit, keshtu kane kaluar shekujt deri ne ditet e naftes.

        Dalja e nje pjese te tyre ‘neper bote’ pas islamizimit, nuk ishte aspak nje dukuri e re. Qe andej kane dale Akadet, te cilet iu mbivendosen sumereve, qe andej kane dale hebrej e aramej.

        Rregullisht ata qe dilnin qyteteroheshin, ata qe ngeleshin, rronin ne barbari.

        Nuk eshte se ndryshoi ndonje gje, Arabia si gadishull, ka qene vend beduinesh barbare edhe kur Bagdati shkelqente e kish 1 milion banore.

        Mos te ngaterrojme beduinet qe emigruan drejt qyteterimit, me beduinet qe ngelen ne Arabi, jane dy kategori qe ndryshojne si nata me diten.

        Islami nuk doli nga Arabia si force qyteteruese, Islami e njohu qyteterimin kur doli nga Arabia, e njohu kur pushtoi Damaskun, Antiokine, Aleksandrine, Ktesifonin, Ekbatanen etj.

        Spanja eshte thjesht nje histori suksesi, si ka plot te tilla krishterimi, kap nje zone barbare e percilli qyteterimin te cilin ke bere tendin.

        Krishterimi ka qyteteruar gjithe Europen Veriore e Lindore, por jo se kishte ndonje force qyteteruese si FE, thjesht sepse kishte lindur ne zona te qyteteruara dhe kish bere te veten, etiken e tekniken e ketyre zonave,

        Fete universaliste jane regresive se supozojne qe gjendja fillestare e tyre, çasti i tyre i lindjes dhe formimit eshte gjendja e persosur qe duhet perjetesuar ( e ka thene Krishti, Muhameti). Rrjedhimisht pas disa shekujsh, kur jane formesuar e kane krijuar edhe tradite, fillojne e behen pengese. Cdo risi per to eshte kercenim i status quo-se qe kane vendosur.

        Kur them regres nuk eshte se bej ndonje gjykim moral, ne fund te fundit regresi eshte pjese e jetes dhe evolucionit si biologjik ashtu edhe shoqeror.

        Mua nuk me shqeteson regresi islamik ne kete çeshtje, thjesht me intereson qe ta quaj dukurine me emrin qe ka. Nuk kam (me) frike nga regresi islamik, jam paqetuar me idene se progres te perhershem nuk ka dhe nese Perendimi nuk di te reagoje e te pershtatet, nuk meriton as te jetoje. Qyteterimet vijne e ikin, nuk jane te perjetshme.

        1. Edhe pse ka pika me te cilat nuk jam i nje mendjeje, perseri me duhet te them se ke veshtrim origjinal.

  5. Evdote, çdo debat behet mbi bazen e nënkuptuar të të mirëqënit të disa gjërave. Kur ti thua se nuk e beson Sofinë unë nuk di ç’të them, se nuk kam qënë aty. Di vetëm që filmi është projektuar kuadër pas kuadri për të kapur autenticitetin e xhirimeve dhe profilin e protagonistave.

  6. Mua me duket se keta lloj filmash jane filma interesante perderisa qendrojne ne lemin e filmit. Problemi eshte kur perpiqemi me te gjitha forcat te bejme analiza sociale dhe e trajtojme filmin si studim. Ne fakt ka nje seri filmash te tipit provokues nga popullata holandeze drejtuar kryesisht popullates magribine e me gjere asaj muslimane. Une mendoj se kjo tregon frustimin e te dy popullatave e jo vetem njeres.

    A luan ndonje rol feja? Kjo per mua le vend me shume per spekulim sesa per gjetje pergjigjesh. Psh do te ishte interesante te spekulohej se pse popullata te tjera muslimane nga Sudani, Pakistani, Bangladeshi apo Irani nuk reagojne ne nje nivel me Maghribinet. Mos ndoshta jane me shume a me pak fetar? Pastaj ka edhe nje problem tjeter ketu. Feja merret si nje faktor i pandryshueshem. Dyshoj per kete. Ka gjithmone ndryshime ne rafshin fetar me ndryshimin e ambientit, kontekstit, kultures etj.

    Dhe per te ardhur tek intepretimi se pse ndodh ajo qe shohim ne film po jap mendimin tim subjektiv si njeri qe ka jetuar per nje kohe te shkurter ne Hollande. Te dyja keto popullata (hollandeze dhe maghribine) jane popullata arrogante nese nuk do te ishim politikish korrekt ose krenare nese do te ishim politikish korrekt. Te dyja keto popullata kane nje kod moral qe u rri mbi krye. Hollandezet ate te te qenit liberal dhe humanitare dhe maghribinet ate te fese (ne kete rast Islamit). Ne raste te tilla arroganca nuk ka rruge tjeter vec te shtypet dhe te gjeje te cara ku te shfryhet. Rrjedhimisht edhe filmi i Sofise…

  7. Per shqiptaret e viteve 90 eshte e lehte te kuptohet se ndrydhja seksuale ne vend solli harbuterine ne trajtimin e femres (si nje objekt pasiv seksual), e vijuar me konsumimin e filmave erotik dhe porno te viteve te mepasshme kjo harbuteri u shoqerua me dhune seksuale te pamate… pra si shkak qendron “frustracioni seksual”.

    Frustracioni seksual vete ka burimin ne normat e shoqerise, fetare apo jo (si rasti i Shqiperise). Pra feja islame luan nje rol, jo teresisht te pavarur, por e futur ne nje kontekst social te nje kombi/shteti te caktuar, pervoje kolektive.

    Per ne eshte shume e lehte t’i kuptojme maghrebinet ne sjelljen e tyre. Keta cilesojne si jo-korrekte ngacmimet seksuale ndaj bashkekombesave dhe bashkebesimtareve te tyre, e teresisht korrekt ate ndaj “te huajave”. Kujtoni emigrantet shqiptare: ende e kane si perjetim ekzotik te shkojne me nje prostitute shqiptare ne Itali apo ne Greqi (apo dikujt i dhemb shpirti se ato jane shqiptare).

    Eshte interesante, por ne komunitetin islam e udhehequr nga normat apo fetwat islame, ka dijetar islam qe jane shprehur se eshte e kundraligjshme marredhenia seksuale (zina, marredhenie jashtemartesore) me bashkebesimtare, dhe e lejuar (sikur te ishin skllavet e shek. XIV) me “te huajat”. Kuptohet kjo “fetwa” vetem si anekdote (e vertete), por kaq mjafton per t’u hequr frustracionin seksual besimtareve qe ekspozohen shume ndaj mishit femeror ne perendim.

    Ndersa persa i perket ngacmimeve ne rruge… e kujt mashkulli nuk i ka ndodhur te mos flase ndonje fjale, me ze te larte ndonjehere, per nje femer te bukur a te zbuluar… ne adolishence te folurit madje na ka mbrojtur nga veprime me te pakendshme, si futja e duarve etj.. por jo vetem feja, edhe normat shoqerore te ketyre vendeve luajne nje rol te vecante ne kete sjellje.

    1. Kapedan, puna eshte se aty nuk ka asnje adoleshent, po edhe kjo do te kalonte po qe se ne ate ashikllek te vonuar do te merrnin pjese edhe vendalit. Nuk ka as prej tyre. Pune feje apo jo pune feje aty shfaqen vetem ata miqte qe dallohen edhe nga theksi.

  8. Nga teologjia, me te cilen na pyet titulli, me duket se zbresim pastaj tek zoologjia, qe i jep edhe pergjigjen problemes, ne fund te skices:

    “Shkurt, banori i Magrebit instinktivisht vazhdon e përmjer aty ku ndodhet për të shënuar territoret e tij. Ai nuk e ngre kokën të shohë ku është. Vetëm ecën dhe përmjer. Një gjë të tillë e bën edhe kur ka mbrritur në Bruksel. Vazhdon zakonin e tij dhe kërkon ta rrethojë (e asfiksojë) atë me urinën e tij”.

    Eksponati “Banori i Magrebit”, shkurt, pluskon gojekycur, jo ne formaline, po ne urinen e vet.

    Mundohem te mirekuptoj nje lloj permase ndeshkimore, yshtese apo 3D qe tenton te marre zakonisht shkrimi perballe te liges e shemtise, po gjithsesi, pa i hequr asgje te teres, mund edhe te lihej jashte kavanozit pjesa qe s’hyn dot aty.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin