CORPUS DELICTI

Historiani Kristo Frashëri vazhdon polemikën e tij me kryepeshkopin e KOASH-it, Anastas Janullatosin, në faqet e Gazetës Shqiptare (“Kristo Frashëri: Tre të vërtetat për të cilat gënjen Janullatos”).

Në shkrim thuhet, ndër të tjera, se kur u ngarkua, në 1991, me detyrën e ekzarkut për të ndihmuar rimëkëmbjen e KOASH-it, Janullatosi nënshkroi, së bashku me metropolitin Sebastianos dhe nëpërmjet “të vetëquajturit sekretar të përgjithshëm të KOASH-it Aleko Dhima”, një marrëveshje, tekstin e së cilës po e riprodhoj më poshtë [theksimet janë të miat]:

Të dashur bashkatdhetarë! Në qendrën e vëmendjes sonë ju keni qenë e do të jeni vazhdimisht. Mendojmë për ju, për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Pikërisht për këtë kemi krijuar edhe një organziatë të veçantë, të cilës i kemi vënë emrin “Himara e lirë vorioepirote dhe minoritare greke”. Deri në mbarim të muajit shtator 1992, kemi programuar këto aktivitete:

1. Vizita të përbashkëta në Korfuz, Janinë, Artë, Pargë, Paramithi, Filat, Himarë, Dhërmi, Palasë, Qeparo, Kudhës, Vuno, Sarandë, Konispol, Dropull.

2. Organizimi i një mbledhjeje të madhe në sheshin “Spiles” të Himarës ose në Potam, ku do të marrin pjesë edhe Sebastianos, Janullatos dhe Aleko Dhima, sekretar i përgjithshëm i Kishës Ortodokse Shqiptare. Aty do të dorëzohen edhe katër priftërinj. Do të bëhet një meshë e madhe në Katedralen e Himarës dhe një në atë të Dhërmiut (Spiridhonis e Harallambis). Do të meshojnë dhespotët Sebastianos e Janullatos. Aty do të flasë edhe prifti dhërminjas Klearkos Savas, i dorëzuar në Athinë.

3. Do të nënshkruhet një marrëveshje midis Kishës Ortodokse Shqiptare dhe asaj greke për t’i pajisur kishat e Vorio-Epirit në përgjithësi dhe ato të krahinës së Himarës në veçanti me të gjitha sendet e nevojshme. Për palën greke do të firmoset nga hirësitë Sebastianos e Janullatos dhe për palën shqiptare Aleko Dhima, sekretar i përgjithshëm.

4. Meshat në Himarë, Dhërmi, Palasë, Vuno, Qeparo, Kudhës do të mbahen në greqisht, sipas marrëveshjes Sebastianos-Janullatos-Dhima. Do të përcaktohe[t] administrata e Krahinës Autonome Vorio-Epirote Minoritare të Himarës, ku do të marrin pjesë njerëzit më të devotshëm nga familjet më të shquara si Bollanot, Milot, Neranxët, Joshët, Ilot, Belerajt, Rondajt, Zotajt, Dhimojanajt, Dunajt, Agnanostajt, Protajt, Janilajt, Pjerot, Dafllajt, Bifshajt, Gorecajt, Janijat, Zhupajt, Fotiadhët, Gorajt (gjithsej 21 familje – K.F.). Do të bëhen mesha përshpirtjesh për eposin grek 1940-1941 në Livadhet e Shengjergjit dhe në Skutara, pastaj në Jonomarinë e Shentheodhor, në Stavridh, në Shenjat, ku ndodhen eshtrat e ushtarëve e oficerëve grekë: Agathoklis, Konstantinis, Mihalis, Jorgor, Periklis, Athanasis, Anastasis, Elefteris, Stelianos, Dhimitris, Grigoria, Kamas etj, për të cilët do të ngrihet edhe një përmendore.

5. Do të zhvillohen veprimtari kulturore-artistike si theatro, estrada, cirk, recitime, simpoziume me temën: Traditat nuk harrohen, por forcohen, ku do të flasin historianë, poetë, muzikantë, artistë etj. Po ashtu, do të shpërndahen libra të botuara në gjuhën greke në të cilat flitet për Vorio-Epirin, Minoritetin, për traditat dhe epopetë. Do të flitet për ndihmën e madhe që i jep Kisha greke asaj shqiptare dhe për përpjekjet që bën ajo greke për të mos u shkëputur prej saj ajo shqiptare, e cila kurdohertë ka qenë dhe do të jetë e lidhur me atë greke kundër myslimanëve e katolicizmit.

6. Do të shpërndahen libra shkollore greke për shkollën greke që do të fillojë në krahinën e Himarës dhe do të caktohet grupi i parë i mësuesve grekë vullnetarë që do të vijnë atje. Me këtë punë do të merren familjet Goro e Bollano, prej gjirit të të cilave do të caktohen pjesëtarë me detyra me rëndësi në qeverisjen e Himarës. Gorot e Bollanot kanë dhënë prova të mëdha për besnikërinë ndaj atdheut të tyre – Greqisë.

7. Në Himarë do të instalohet një radiostacion vorio-epirot minoritar që në bashkëpunim me “Omonian” do të japë programe të pasura (duke kaluar shumë shpejt dhe në televizive) të kulturës, muzikës e filozofisë greke për të rrënjosur thellë patriotizmin.

8. Do të përpilohet një komunikatë e parbashkët me anën e të cilës do të përcaktohet afati tranzit i krahinës autonome të Himarës deri në bashkimin me atdheun, Greqinë-mëmë.

9. Do të vendoset një linjë e rregullt detare Korfuz-Himarë, si dhe një tjetër me autobusë Janinë-Himarë. Autobusët do të jenë grekë dhe udhëtimi i himarjotëve vatje-ardhje do të jetë gratis.

Sekretarja Eftalias Papadhimitris, kryetari Rafailidhius Andrikas, Sekretari i Përgjithshëm Antonios Sollaros”.

Meqë disa nga pikat e kësaj marrëveshjeje përfaqësojnë, për mendimin tim modest, krime të dënueshme, disa me ashpërsi të madhe, nga kodi penal i Republikës Shqiptare, mua më duket se edhe thjesht asocimi i kryepeshkopit Janullatos me një dokument të tillë do të përbënte shkak të mjaftueshëm për të kërkuar largimin e tij të menjëhershëm nga Shqipëria. Mes këtyre krimeve, do të përmendja cenimin e integritetit territorial dhe të sovranitetit të Republikës Shqiptare dhe nxitjen e përçarjes fetare; pa folur pastaj për frymën që bie krejt ndesh me vetë misionin dhe thelbin e KOASH-it.

Megjithatë, unë nuk e verifikoj dot (1) sa autentik është ky dokument, (2) ku gjendet i ruajtur (3) a është publik apo “leaked” (4) sa kohë ka që njihet nga autoritetet e shtetit shqiptar dhe (5) a e ka nënshkruar vërtet Janullatosi këtë program, apo thjesht nuk ka protestuar që ia kanë përmendur emrin (Kristo Frashëri e thotë shkoqur se “Sikurse shihet, në pragun e fronëzimit të tij si kryepeshkop i KOASh-it, A. Janullatosi ka vënë nënshkrimin në një dokument ku pa asnjë mbështetje juridike dhe politike, deklarohet haptazi se Himara është krahinë minoritare greke”, ose që kryepeshkopi i ardhshëm i KOASH-it ka nënshkruar).

Shpresoj që ndonjë koleg i mirinformuar të më ndihmojë me sqarimet e nevojshme.

Sikur të mos e njihja personalisht prof. Frashërin dhe të mos e respektoja si njeri dhe si historian, do të kisha menduar se kemi të bëjmë me një dokument të sajuar ose të falsifikuar – jo sepse nuk ka njerëz dhe qarqe në Himarë, në Greqi, në Shqipëri dhe gjetiu që nuk janë gati të hartojnë, të nënshkruajnë dhe të zbatojnë dokumente të tilla antikushtetuese, përçarëse dhe kriminale; por se tekste kaq komprometuese zakonisht mbahen larg syve të publikut; përveçse kur autorët e dinë se asnjë rrezik nuk u vjen nga ky i fundit, përveç disa krekosjeve bombastike nga patriotët profesionistë dhe përdorimeve vestimentare të flamujve kombëtarë.

Nuk ka komente

  1. Por te pakten per skandalin e eshtrave te ushtareve greke e di tashme i madh e i vogel. Nuk do qe dhe aq e cuditshme per mua nese edhe keto qe thote Kristo Frasheri te jene te verteta. Pastaj edhe sikur cereku i tyre te jene te verteta prape jane shume te renda per nje shtet.

  2. Ti xha xha nuk e ke harruar zakonin e kerkimit te gjurmeve.
    Une them si shen Thomai qe po nuk i vura gishtin letres nuk besoj.

    Une po pres pergenjeshtrimin e ketij ‘ujkut’ ketu ( GSH, dje):

    ””Tani po e shoh këtë gjendje në Kosovë. Po ndihem i shqetësuar. Ne ortodoksët shqiptarë, kemi ushqyer ndjenja të përbashkëta me popullin dhe kishën serbe gjatë bombardimit, ja edhe tani këtu në Kosovë. Por në të njëjtën kohë ndiej një gëzim dhe kënaqësi të madhe këtu në Patrikanë dhe në Kosovë. Kjo e mirë është për serbët dhe Kishën e tyre, e di dhe po e ndiej Jerusalemin tuaj” u shpreh Mitropoliti Ignati.

    Imzot Ignati u fronëzua si Mitropolit i Beratit, më 18.07.1998. Ai ka lindur në 28.12.1934 në fshatin Podhromos, Greqi.”’

    Kristo Frasheri gjithe jeten e vet ka folur me dokumente, kush genjen Kristo Frasheri apo Janulla ?

  3. AK, ky dokument është relativisht i vjetër. Çfarë më habit mua, është që nuk e kam parë gjëkundi të përmendet nga kundërshtarët e Janullatosit. Të ketë qenë sekret? Frashëri nuk e thotë gjëkundi që po e boton këtë dokument për herë të parë, as saktëson burimin e këtij teksti.

    Ti thua:

    Kristo Frasheri gjithe jeten e vet ka folur me dokumente, kush genjen Kristo Frasheri apo Janulla.

    Pyetja që bën ti është naive dhe qesharake. Askush nuk po diskuton se “kush gënjen”; dhe besoj ke aq logjikë sa ta kuptosh se alternativa që shtron është false. Pse është false? Sepse (1) të pyesësh për dokumentin, historinë e tij, burimin, autenticitetin etj. nuk do të thotë ta akuzosh Frashërin se gënjen; (2) Janullatosi ende nuk di të ketë thënë gjë për këtë çështje që ngre tani Frashëri, prandaj të paktën ende nuk ka gënjyer; (3) në paragrafin e fundit të dokumentit përmenden si nënshkrues persona të tjerë, jo kryepeshkopi.

    Prandaj, AK, të lutem mos arsyeto në mënyrë të tillë kaq primitive, sa të eksitosh ndonjë hajvan që i bie rruga rastësisht këtej. Le ta mbajmë diskutimin në nivel mbi 8-vjeçaren.

  4. Ajo pyetje ne fakt eshte ngritur prej Kristo Frasherit, po nuk e paske lexuar horizontalisht shkrimin.

  5. Z. Kopertoni, Ignati tha sot se mediat e kishin keqinterpretuar. Ai kishte folur shqip. Te pakten ne kete rast nuk e ka njeri me mediat shqyptare, se citimi ishte nga gazeta Blic e Serbise. Vini re, vini re: thote Ignati (qe sipas cv te Balkanweb eshte i lindur ne Greqi, pra grek) -ne ortodokset shqiptare… Po a nuk jane te gjithe ortodokset greke? Ky qenka i trashe fare, e ka dhjere me ata, e ka dhjere edhe me nipcet e Nolit. Ndaj le te besojme se i ngrati eshte besimtar i mire, por politikan i dobet. Apo eshte i djallezuar dhe do te thote se kur degjon nje ortodoks qe flet greqisht mendoje edhe per shqiptar dhe anasjelltas sa ta beje corbe fare?

    Ky dokumenti, sikur ta kish pare shen Kozmai, do i kesh hequr ndonje edukuese edhe Janullatosit edhe Sebastianit. Autobuzat vene e vine, Agathokliu, deklarata, shkolla, librat. Mua me pelqeu Radiostacioni, me duket sikur justifikon ne drite patriotike luften e Sigurimit ndaj grupeve te diversionit. Ndonje kopje tek – tuk duhet te kete, origjinalin do e kene zhdukur nga turpja. Po edhe nuk ka nevoje: Pergenjeshtrohet FIRMA qe eshte siper dhe ec bedrana i mbyll gojen Kristos.
    Pastaj mjafton te shihet reagimi i shtetit shqiptar ne vite per te ndjere se keto qasje jane vleresuar si realiste. Fjalimi i Gazidedes ne 1997 ne Parlament, dmth qe ia kishte vjedhur Sigurimit nuk ka nevoje per komente. Dulja shfryu me ne fund para ca diteve dhe e tha: pse normale ju duket juve qe Kryepeshkopi ka 20 vjet qe perpiqet per Shqiperine dhe nuk i jepet nenshtetesia? Ne fakt normale nuk eshte, i duhet dhene. Vetem se duhet patur parasysh se nuk do kemi kaq fat sa kesaj here, sa te kemi ne krye te KOASH-it nje njeri me integritet intelektual si Anastasi.

  6. E o theollogos, po Janulla tend eshte i paligjshem prej 20 vjetesh.

  7. Une ne fakt kam nje Janulla timen, por nuk e di te jete jashte ligjit. Perkim ironik ky. Kurse Janulla tend nuk ka sesi te jete i paligjshem, por eshte me legjitmitet te cunguar. Mendoj une te pakten. Dokumenti bart ne botimin e tij nje gabim; nxit idene se nga Greqia vijne vetem te tilla gjera, duke ndikuar ne ngopjen e marredhenieve me dyshime te kota dhe te demshme. Pra ai keqperdoret pertej vleres historike qe padyshim ka. Dokumenti eshte ne vetvete nje pallaver politike; Greqia zyrtare nuk ka adoptuar kete linje dhe as ka investuar seriozisht ne te. Gjithsesi eshte kompromentues edhe pse ne finale mendoj se nuk duhet qe kjo leter te perdoret per t’i pare himarjotet si dele e zeze. Per aq sa di minoritaret greke, por edhe himarjotet jane qytetare luajale te shtetit shqiptar, aq sa edhe shqiptaret e ne mos me shume. Edhe ne kuptim te veshtrimit nacionalist shqiptar, dokumenti u perdor keq; u hodh ne treg ne nje kohe kur njerezit i kane te mesuar veshet me keto akuza. Si te thuash nuk e njollos imazhin publik te Janullatosit, te pakten ne ate permase qe do te duhej te kishte.

  8. Pa dashur te ngacmoj ndonje ketu, ca gjera jane bere vertet problematike.

    Eshte mire qe besimtaret ortodokse te kthehen ne gjurmet e ortodokseve shqiptare te hershem : Fan Noli, Kristo Negovani apo tjeter. Rilindasit tane te jugut, s’duhet mohuar kjo, kane qene ne shumice ortodokse. Por ama, askush s’mund te thote kush se Jani Vreto apo Konstandin Kristoforidhi jane ne te njejten fe me Janullatosin.

    Para ca ditesh, ne Tirane, ndodhi nje ngjarje qe nuk iu dha shume rendesi mediatike : kreu i keshillit islam shqiptar arriti me ne fund te shkaterroje ca çerdhe islamistesh te rinj te shkolluar neper shkollat e Lindjes se Mesme. Nje ngjarje kjo e mirepritur prej kohesh. Respekt per myslimanet shqiptare.

    Katoliket, fatmiresisht, nuk kane probleme te tilla, per arsyet qe dihen : jane komuniteti fetar me i hershem ne Shqiperi. Nga ata kane ardhur dokumentet e para ne shqip. Shkurt, nje katolik shqiptar nuk ka nga te shkoje perveçse te jete shqiptar deri ne rrenje.

    Janullatosi nuk eshte shqiptar ? Po shume bukur, te gjithe e dine. Dhe askush nuk merzitet per kete pune, thjesht sepse ai nuk eshte shqiptar ne asgje. Nuk mjafton te pish uje Boville per t’u bere shqiptar. Le qe nuk e kuptoj pse ngulmon te jete shqiptar. Sa fjale ka thene ai per qindra mijerat e emigranteve qe jane ne Greqi pa asnje lloj te drejte ? Shkurt, kur te vdese, mundesisht dhe madje jo mundesisht por me perdhune, te varroset ne Greqi. Sepse nje varr i tij ketu do te beje qe pas 300 vjetesh Tirana te shpallet Jeruzalemi grek, siç ka ndodhur me ca prifterinj serbe te varrosur neper manastire pejash e prizrenash. Ju, theollogos, a e mbani mend motivin e ardhjes se ketij prifti ne Shqiperi ? Te rimekembe kishen ortodokse shqiptare. Shume bukur. E rimekembe, zoteri ? Falemnderit, ke njezet vjet qe po i stervit keta prifterinjte e Shqiperise. E mbarove detyren, kthehu ne vendin tend, tek dhente e tua. Leri Shqiptaret t’i kryejne vete sherbimet. Apo edhe ketu nje tranzicion gjysmeshekullor ? Hipokrizite duhet te marrin fund. Nje ceremoni largimi, me lajle-lule, dhe jemi OK.

  9. Janullatosi duhet te ike? Hiqe. Po si, apo duke e share nga ndeshjet e kombetares dhe duke u krekosur se Ne jena nje. Formula jote e regjistrit fetar e pergenjeshtron kete Jena nje, sepse shpalos me qitap diversitetin dhe diversifikimin brenda ketij kombi. Si ta them, nese punet e katolikeve jane punet e katolikeve, atehere edhe ato te ortodokseve jane te ortodokseve. Pra me Janullatosin duhet te merren ortododokset qe sikurse myslimanet, sipas asaj qe thoni ju, nuk kane rrenje aq te sigurta per shqiptarine e tyre. Meqe eshte keshtu, pse atehere t’i gjykosh ata per mungese nacionalizmi, kur vete i perjashton nga vatha e kombit, apo elita e tij? A jane ngritur besimtaret ortodokse te ankohen per Kryepeshkopin, apo per gjuhen e meshave? Une nuk di gje. Nikolla Marku shan e bertet, por kjo deshmon demokracine ne Kishe.
    Bravo u thua ti myslimaneve shqiptare. ha ha ha them une sa here i shoh. Je i sigurte qe kreu i myslimaneve i bllokoi ata radikalet, apo se mos ka ndonje gje tjeter qe ndoshta e pengon edhe median te mos e hape llapen per te verteten qe e dashuron aq shume. Ata cilimijte e Mekes e akuzuan kreun aktual te Komunitetit, per vrasjen e Sali Tivarit, si deshmitar i munguar apo dicka e tille. Shume e rende kjo, vrasja e Tivarit eshte nga ato qe nuk hapen asnjehere. Po ku e gjen Selimi kete fuqi xhanem? Hapi edhe universitetin teologjik ky, ja u pre edhe rruga e vahabiteve qe i hedhin fishekzjarret nga Maqedonia per te bere ndonje drite ketej. Ky i sherben Fese, apo Kombit tani se nuk e kuptoj? Nese eshte edhe kjo e dyta, pak mirenjohje edhe nga katoliket duhet apo jo, se sikur punokan te dyja palet per nje qellim.
    Nuk mund te gjykohet publikisht nje prift me sulme qe sado te verteta qofshin aktualizojne ankthin e pretendimeve territoriale. Ka pyetur njeri pse titullaret e Kishes se Deshmitareve te Diteve te Mevonshme, apo te bijve te Mormonit nuk jane asnjehere shqiptare? Dhe t’i takosh, sa mire qe e njohin Shqiperine, te vjen turp nga vetja. Vetem buzeqeshin, per kete nuk me vjen aq turp nga vetja.

    Mjafton qe Janullatosi eshte nen kontroll; nenshtetesine nuk e merr se krijon precedent. Legjitmon emerime te te huajve te tjere. Hapi universitetin Logos se fundmi, shume mire. Shkolla eshte publike dhe brenda ligjit. Debati publik ushqen perhere problemin e gjuhes ne Kisha; kryepeshkopi ka minusin se eshte nen monitorim kirurgjikal. Kaq eshte e mjaftueshme per shqetesimin nacionalist.

  10. O i fortnderuari theollogos, po leri cic-micet, se e di edhe bufi qe Janulla tend eshte jo vetem jashte çdo rregulloreje historike, por perfaqeson nje kontradikte xixelluese qe ne parim:
    Cdo nje grek ne krye te kishes kombetare ortodokse shqiptare ?

    Tani une kam nga njera ane Kristo Frasherin, i njohur si burre fisnik, nje lloj relike e gjalle, shqiptar safi qe i vjen ndot nga vetja po te genjeje ne publik, mund te gaboje, por jo te genjeje dhe nga ana tjeter Janullen nje burre spurdhjak, qe pa hyre fare ne historikun e 20 vjeteve te fundit, i buron spurdhjakesia nga fakti qe nje burre fisnik nuk rri ne krye te nje kishe te huaj, jashte ligjit per 18 vjet, i vjen ndot nga vetja. Lere pastaj po ti futemi prapaskenave dhe dukurive te ketyre 18 vjeteve.

    Mua me vjen shume rende qe shoqeria shqiptare eshte katandisur ne kete pike, saqe ky fare burri, te jete i detyruar te permende moshen dhe teresine e vet morale per te qene i besuar.

    Nga ana tjeter une heci me parimin qe gjithe meshkujt shqiptare njihen a priori per burra, edhe te poshtrit e te ligjte, kurse te huajt njihen per burra vetem a posteriori, ashtu si edhe burrat e poshter njihen per te tille vetem a posteriori.
    Janulla eshte spurdhjak si apriori ashtu edhe a posteriori, kurse Kristo Frasheri eshte burre si a priori ashtu edhe a posteriori.

    1. Kristo Frashëri ka javë, në mos muaj, që e nget këtë polemikë me Janullatosin.

      Krejt papritur, del tani ky dokument, që në vetvete përbën një provë kaq të rëndë, po kaq të rëndë kundër kreut të KOASH-it, sa i vetëm do të mjaftonte për ta shpallur, menjëherë, persona non grata.

      Unë kam të drejtë të pyes: pse nuk është përmendur më parë kjo xarbë?

      Dhe kam njëlloj të drejtë të besoj se, meqë nuk është përmendur më parë nga Kristo Frashëri, që është i informuar shumë mirë për çështjen, kjo do të thotë se ai vetë nuk e njihte dokumentin.

      Po si shpjegohet që historiani ynë nuk e njihte?

      Edhe këtu, fakte nuk kam, prandaj do të procedoj me hipotezë: nuk e njihte, sepse dokumenti ishte praktikisht i panjohur; dhe se vetë Kristo Frashëri do ta ketë parë tani vonë.

      Prandaj pyeta nëse ky dokument është botuar gjëkundi apo jo.

      Më anë tjetër, ky dokument është dyfish i rëndë: për çfarë përmban, dhe për emrat që e kanë nënshkruar. Historianët (dhe, shpresoj e uroj, gjykatat) do ta gjykojnë ndoshta për të dy aspektet, por për momentin, le të mjaftohemi me të dytin: nëse Janullatosi e ka nënshkruar këtë dokument, atëherë është e kotë të akuzohet për gjëra të tjera anësore. Është si të kapësh një hajdut me presh në duar duke të vjedhur një Picasso nga dhoma e pritjes, dhe ta qortosh pastaj edhe pse ka shkelur lulet në kopsht të vilës.

      Prandaj pyeta se si e ka nënshkruar Janullatosi këtë dokument dhe me ç’titull. Deri tani, pashë që është përmendur aty, por nuk pashë gjëkundi firmën, as e kam të qartë se pse duhet të nënshkruajë një ekzark (se kështu ishte Janullatosi aso kohe) një deklaratë të një shoqate irredentiste, që i kundërvihet integritetit territorial të Republikës Shqiptare dhe i shpall katolikët dhe myslimanët si armiq të ortodoksëve.

      Unë sikur të kisha qenë ekzark, madje të isha edhe armiku më i madh i shqiptarëve dhe i shqiptarisë dhe i idesë së autoqefalisë noliane dhe i paguar nga serbi dhe nga greku dhe nga KGB-ja, atë dokument prapë nuk do ta kisha nënshkruar, sepse do të më komprometonte menjëherë.

      Prandaj pyeta. Vërtet e ka nënshkruar Janullatosi këtë? Se kryepeshkopin dikur ekzarkun, që mund të ketë shumë mëkate mbi vete, unë e njoh edhe për burrë të matur, të mençur, të kulturuar, të ndjeshëm ndaj këtyre punëve, diplomat, me përvojë të madhe. Asnjë nga këto karakteristika nuk i shoh te akti i nënshkrimit të një paçavureje irredentiste, që kërkon madje programon greqizimin e një territori të Republikës Shqiptare.

      Me sa pashë unë në dokument ose “marrëveshje ogurzezë”, siç e quan Frashëri, atë e kanë nënshkruar Sekretarja Eftalias Papadhimitris, kryetari Rafailidhius Andrikas, Sekretari i Përgjithshëm Antonios Sollaros; por asnjë nga këta nuk më rezulton i njëjtë me Fortlumturinë.

      Tani, ka këtu diçka për të sqaruar, apo jo?

    2. Meqe Janulla eshte kunder cdo rregulloreje historike, atehere mund te me shpjegosh sesa brenda rrregullores eshte proceduar per Autoqefaline e Kishes, pavaresisht rendesise se saj per shqiptaret, por jo dhe aq per ortodoksine?

    3. Cdo nje grek ne krye te kishes kombetare ortodokse shqiptare ?

      Ne fakt, nje nder reformat e para qe beri Janullatosi eshte heqja e epitetit ‘shqiptare’ dhe zevendesimi me ‘i Shqiperise’. Keshtu qe ne kete pike s’e kap dot. Edhe nje marsian ortodoks mund te behet Kryepeshkop i Ortodokseve ne SHqiperi.

  11. Xha Xha, kam ca kohë pa shkruar në blog, dhe besoj se më duhet të them nja dy fjalë për të gjithë ata që nuk ia thonë shumë nga ortodoksia. Duhet të dini se gjatë fronësimit të një kryepeshkopi çfarëdo, një pjesë e ceremonisë ka të bëjë me shpalljen Άξιος të kryepeshkopit në fjalë nga besimtarët/komuniteti i krishterë. Kleçka ka të bëjë me faktin se kryepeshkopi mund të fronësohet vetëm nëse I GJITHË KOMUNITETI shpall njëzëri Άξιος (worthy, i denjë). Nëse çohet edhe vetëm një dhe thotë Ανάξιος, atëherë edhe sikur zgupthi të hidheni, more po edhe bota të përmbyset, ceremonia nuk është e vlefshme dhe nuk kemi kryepeshkop. Në sytë e besimtarëve ai nuk është i denjë për të qenë kryepeshkopi i tyre.
    Tani, siç mund ta shihni edhe te kjo videoja këtu: http://www.youtube.com/watch?v=c-155gEfJrE “Kundërshtimi i Ortodoksëve Shqiptarë për Anastas Janullatos si Kryepeshkop, 2 Gusht 1992” ndërsa gjysma e kishës thërriste “Anastasi, Anastasi” gjysma tjetër e ka bërë lanet, e ka shpallur quasi-kryepeshkopin Anastas “Ανάξιος”, duke thirrur në të njëjtën kohë “Fan Noli” dhe “Papa Kristo Negovani”, apo duke kënduar “Për mëmëdhenë”. Ai nuk është Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. Ai është një hipokrit dhe ujk me lëkurë qengji, që punon për greqizimin e jugut të Shqipërisë.

  12. Për pak harrova, ανάξιος është një fjalë greqisht e përbërë nga ἀν(parashtesë mohuese) dhe άξιος (i denjë). Lexohet ‘anaksios’ dhe do të thotë “i padenjë”.

  13. Behet fjale per nje program te botuar edhe nga G. Kokalari disa vjet me pare. Une e kam lexuar ne gazeten Ndryshe, dhe prej andej e kam transferuar ne nje forum tjeter shqiptar, ku per fat nuk eshte fshire akoma.

    [Shkrimi ne “Ndryshe”]

    1. Në gazetën “Ndryshe” dokumentin e paska botuar Mexhit Kokalari, pa ndonjë koment ose shënim, as ndonjë të dhënë për burimin.

      Meqë pata pak kohë sot në mëngjes, u vura të krahasoj dokumentet mes tyre, duke zbuluar disa diferenca domethënëse.

      P.sh. dokumenti i Kokalarit pikën 2 e jep si më poshtë:

      2.Organizimi i një mbledhjeje të madhe në sheshin “Spiles ” të Himarës ose në Potam, ku do të marrin pjesë edhe Sebastianos i Kishës Ortodokse Shqiptare. Aty do të dorëzohen edhe 4 priftërinj. Do të bëhet një meshë e madhe në Katedralen e Himarës dhe një në atë të Dhërmiut (Spirodhonis e Harallambis). Do të mëshojnë dhespotë Sebastianos e Janullatos. Aty do të flas edhe prifti dhërminjas Klearkos Savas, i dorëzuar në Athinë.

      Ndërsa dokumenti i Frashërit e jep kështu:

      2. Organizimi i një mbledhjeje të madhe në sheshin “Spiles” të Himarës ose në Potam, ku do të marrin pjesë edhe Sebastianos, Janullatos dhe Aleko Dhima, sekretar i përgjithshëm i Kishës Ortodokse Shqiptare. Aty do të dorëzohen edhe katër priftërinj. Do të bëhet një meshë e madhe në Katedralen e Himarës dhe një në atë të Dhërmiut (Spiridhonis e Harallambis). Do të meshojnë dhespotët Sebastianos e Janullatos. Aty do të flasë edhe prifti dhërminjas Klearkos Savas, i dorëzuar në Athinë.

      Versioni i Kokalarit nuk e përmend Janullatosin (dhe Aleko Dhimën) te pjesëmarrësit, por vetëm kur flet për meshën.

      Në pikën 5 dokumenti i Kokalarit flet për “myslimanizëm” (një term i çuditshëm), ndërsa ai i Frashërit thjesht për “myslimanë”.

      Pikën 6 dokumenti i Kokalarit e jep kështu:

      6.Do të shpërndahen librat shkollorë grekë për shkollën greke, që do të fillojë në Krahinën e Himarës dhe do të caktohet grupi i parë i mësuesve grekë vullnetarë që do të vinë atje. Me këtë punë do të merren familjet Bollano, prej gjirit të të cilave do të caktohen pjesëtarë me detyra me rëndësi në qeverisjen e Himarës, se Bollanot kanë dhënë prova të mëdha për besnikërinë ndaj atdheut të tyre Greqisë.

      Ndërsa ai i Frashërit:

      6. Do të shpërndahen libra shkollore greke për shkollën greke që do të fillojë në krahinën e Himarës dhe do të caktohet grupi i parë i mësuesve grekë vullnetarë që do të vijnë atje. Me këtë punë do të merren familjet Goro e Bollano, prej gjirit të të cilave do të caktohen pjesëtarë me detyra me rëndësi në qeverisjen e Himarës. Gorot e Bollanot kanë dhënë prova të mëdha për besnikërinë ndaj atdheut të tyre – Greqisë.

      Pikën 8, Kokalari e ka kështu:

      8.Do të përpilohet një komunikatë e përbashkët me anën e së cilës do të përcaktohet afati transit i krahinës autonome e Himarës deri në bashkëpunim me atdheun, Greqinë- mëmë.

      Ndërsa Frashëri:

      8. Do të përpilohet një komunikatë e parbashkët me anën e të cilës do të përcaktohet afati tranzit i krahinës autonome të Himarës deri në bashkimin me atdheun, Greqinë-mëmë.

      Të vërehet këtu kalimi nga bashkëpunimbashkim.

      Më në fund, dokumenti i Kokalarit ka edhe një pikë 10, e cila mungon te dokumenti i Frashërit:

      10.Në muajin Nëntor 1992 do të organizohet një takim i dytë me proporcione të mëdha (duke u shtrirë gjer në Tepelenë).

      Si mund të shpjegohen këto diferenca, duke pasur parasysh se këtu nuk kemi të bëjmë me ndonjë dorëshkrim të lashtë e të rrallë nga Mesjeta e hershme, që na ka mbërritur i kopjuar dorë pas dore nga murgjit; por me një dokument të vetëm para 18 vjetëve?

      Përshtypja ime, pas këtij krahasimi të shpejtë, është se dokumenti i Kokalarit është prekur (redaktuar) nga botuesit, për arsye që mbeten për t’u sqaruar.

  14. Ne dokumentin e Kokalarit, pika 2, shkruhet “do te MARRIN pjese” ( pra shumes ) dhe me pas permendet vetem Sebastianos. Nuk ben sens. Me dokumentin e Frasherit po ; do te marrin pjese filani filani dhe fisteku.
    Pershtypja ime, pas ketij krahasimi po aq te shpejte, eshte qe po, ketu nje redaktim ka, por jo detyrimisht te atij qe ka perdorur Kokalari.

    1. Pikërisht këtë mendova edhe unë: nga dokumenti i Kokalarit janë hequr emrat e Janullatosit dhe të Dhimës (por folja është lënë në shumës, sikurse e vëren ti). Jo vetëm aq; pas redaktimit, dokumenti i Kokalarit lexon: “Do të marrin pjesë edhe Sebastianos i Kishës Ortodokse Shqiptare” (por Sebastianos nuk ka qenë ndonjëherë i Kishës Ortodokse Shqiptare, apo jo? Redaktim i keq, i bërë në momentin e fundit, nga një inkompetent, apo sabotim i hollë?) Më tej, pse të jenë hequr këta emra nga një dokument që botohet për arsye të lidhura ngushtë me personat në fjalë dhe veprimtarinë e tyre në krye të KOASH-it? Të ketë pasur frikë gazeta “Ndryshe” nga ndonjë padi, apo për ndonjë arsye tjetër?

      1. Me sa verej une, pjesa “i Kishes Ortodokse Shqiptare” ndodhet edhe ne dokumentin e Kristos, vecse i referohet Alekos ; pra duket si nje redaktim i rendomte me “cut”.

        Pyetjet qe ti ngre me pas, qendrojne, por nuk e di sa konkretisht mund ti sherbejne kesaj teme.
        Ndersa me bindje mund te them se keto dy pika i sherbejne :
        1 : Dokumenti eshte perdorur edhe nga dikush tjeter vec Kristos, thuajse i njejte ( me ato ndryshimet qe thame ). Kjo ne mos e vulos ekzistencen e tij, te pakten ja shton shancet.
        2: Me pak gjimnastike, mund te dilet ne perfundimin se dokumenti i Kristos eshte ai me i ploti, dhe ne te cilin Janulla implikohet ne nje forme apo ne nje tjeter.

  15. KOASHit ka heshtur per kete dekalaraten. Ne boten e civilizuar nese nuk ka pergenjeshtrim te nje dokumenti qe praqitet si i vertete atehere ai eshte i vertet. (Rregulli i treshit ). Dhe ai eshte botuar per here te pare jo sot por me 2008 nga gazeta Ndryshe.

    E njeta gje edhe me ngjarjen e pagezmit te peshkopit Serb ne Kosove dhe fjalimin e Peshkopit te Gjirokastres dhe Beratit. Derisa sa Janullatosi, apo sinodi i shenjte nuk e ka pergenjeshturar d.m.th. eshte e vertete.

    Problemi mbetet qe ne qe jemi kaq te “kujdeshem” (eshte e dyta here qe shikoj pyetjen “A eshte e vertete?” bile edhe XHaXhai hyn ne kete loje) deria sa ta morim vesh se a eshte apo e vertete shqiperise i eshte vene zjarri.

    Pyetje per Xhaxhain dhe juve. Perse pyesni eshte apo jo e vertete, keni lexuar ndonje pergenjeshtrim nga pala tjeter?

  16. 3…….. Për palën greke do të firmosen nga hirësitë Sebastianos dhe Janullatos, dhe për palën shqiptarë nga Aleko Dhima, Sekretar i Përgjithshëm.

    Janulllatos perfaqeson palen greke??????

  17. Per frankofonet, mund te lexojne ketu nje histori te marredhenieve te kishes greke me shqiptaret ortodokse te fillimshekullit te XX. Ka shume gjera interesante, per vrasjen e mitropolitit te Korçes, Fotiadhit, nga dora e Bajo Topullit, qe i ndrite dora atje ku eshte.

    http://balkanologie.revues.org/index575.html

  18. Kur e veçova këtë dokument nga artikulli i K. Frashërit, e bëra me mendimin se, ndryshe nga akuzat e tjera që i janë bërë deri më sot Janullatosit, ky mund të përdorej për ta vënë këtë në konflikt ligjor të drejtpërdrejtë me shtetin shqiptar.

    Kam qenë dhe mbetem i mendimit që KOASH-i duhet të ketë në krye një kryepeshkop jogrek; sepse vetë identiteti i KOASH-it, si kishë e mëvetësishme, është përftuar nëpërmjet kundërvënies me kishën greke, helenizmin dhe greqizimin.

    Megjithatë, mendimi im për këtë çështje nuk ka kurrfarë rëndësie, sa kohë që unë nuk jam shqiptar ortodoks dhe kreu i KOASH-it nuk është se më përfaqëson mua në ndonjë farë mënyre.

    Interesimi im për çështje të kësaj kishe dhe të kreut të saj rrjedh nga shqetësimi im, si qytetar, për integritetin ekulturor të shqiptarisë dhe integritetin etnik të komunitetit ortodoks shqiptar.

    Tani, sa për dokumentin në fjalë, ky ka rëndësi edhe pse ndriçon disa aspekte të veprimtarisë së Janullatosit para se ky të dilte në krye të KOASH-it; të cilat megjithatë ndihmojnë për të kuptuar planet e disa qarqeve grekomëdha dhe grekofile për Shqipërinë e Jugut dhe ortodoksinë shqiptare.

    Të nënshkruash një dokument ku flitet haptazi për bashkimin perspektiv të krahinës së Himarës me Greqinë dhe ku komunitetet katolike dhe myslimane në Shqipëri identifikohen me “armikun”, do të thotë të nënshkruash dënimin tënd me vdekje, si funksionar i lartë kulti në një vend me fe të ndryshme, si yni.

    Mirëpo, pas leximeve të mëtejshme që ia bëra atij dokumenti dhe sidomos pas krahasimit që m’u dha rasti të bëj sot në mëngjes me një version të tij të botuar këtu e dy vjet më parë, po më lindin dyshime në lidhje me autenticitetin e tij.

    Vetë dokumenti më duket më tepër si falsifikim (forgery), për nga mënyra si është hartuar. Është e mundshme edhe që vetë dokumenti të jetë real dhe të jetë shpërndarë vërtet në zonën e Bregut (Himarë), por të mos jetë lëshuar as nënshkruar nga autoritetet e KOASH-it; ose të jetë lëshuar vërtet nga autoritetet e KOASH-it, por të mos jetë nënshkruar nga Janullatosi.

    Thjesht autoriteti i Frashërit, si historian i vjetër dhe i sprovuar, nuk mjafton për ta përjashtuar këtë hipotezë. Nëse dokumenti është i rremë, atëherë ka të ngjarë edhe që Frashëri të mos e ketë verifikuar mirë prejardhjen e tij; lajthitje të tilla u kanë ndodhur dhe do t’u ndodhin edhe mendjeve më vigjilente.

    Vetëm asocimi i emrit të Janullatosit me dokumentin, ose përmendja e tij në tekst, nuk mjaftojnë për ta implikuar kryepeshkopin; meqë kushdo mund të shkruajë një paçavure dhe të përmendë atje kë të dojë, që nga Papa deri te Maoja.

    Një faksimile e dokumentit ose edhe një sqarim i hollësishëm për burimin e tij do të kishte ndihmuar; sikurse edhe ndonjë informacion se ku gjendet origjinali në greqishte dhe kush e ka përkthyer tekstin në shqip – nëse dokumenti ekziston origjinalisht në greqishte.

    Ka edhe arsye të tjera që më bëjnë tani të dyshoj. Së pari, fakti që kjo marrëveshje ka qarkulluar prej gati 20 vjetësh, por nuk është përmendur në shkrimet e panumërta për KOASH-in dhe Janullatosin nuk flet në favor të autenticitetit. Njerëzit kanë vajtur dhe kanë rëmuar deri edhe vogëlsira, vetëm e vetëm për t’ia lëkundur autoritetin dhe plasaritur integritetin Fortlumturisë së tij; në një kohë që ky dokument do të kishte mjaftuar, për t’ia bërë të pamundur vazhdimin si kryetar i KOASH-it. Së dyti, toni i rëndë, ose dora prej betoni me të cilën është shkruar marrëveshja. Së treti, implikimi i eksarkut të atëhershëm në një dokument kaq haptazi pro-grek, në një kohë që ky përgatitej të vihej në krye të KOASH-it, ose një kishe e cila e kishte fituar autoqefalinë pikërisht duke u shkëputur prej ndikimit dhe autoritetit të kishës greke. Së katërti, fakti që Kokalari nuk thotë gjëkundi që dokumentin e ka nënshkruar Janullatosi (edhe pse kjo do të përbënte skandal, në vetvete), ndërsa Frashëri e thekson këtë me të madhe, përsëri nuk më tingëllon mirë.

    Tani, dje dhe sot, ka pasur disa komentues që janë “revoltuar” me këtë kritikë që ia bëj unë dokumentit; pa u vënë etiketa, po mjaftohem të them që, kur është fjala për çështje me rëndësi si kjo e KOASH-it, duhet që akuzat të jenë të bazuara në fakte dhe të përgatiten me kujdes, përndryshe do të diskreditojnë autorët e tyre. Në këto punë nuk shkohet me parimin “në mos qoftë u sajoftë”, ose me shkelje sysh; sepse të tjerët nuk hanë bar, dhe dinë të mbrohen nëse nuk i sulmon mirë.

    E kam të qartë që Janullatosin e kanë kritikuar për shumë gjëra të tjera; nuk kam ndonjë detyrim t’i analizoj të gjitha këto kritika për t’i verifikuar, as e bëj dot edhe sikur të doja; por kjo nuk ma heq të drejtën për të shprehur dyshime për ndonjë prej akuzave, si kjo që diskutojmë në këtë fill.

    Sa për mundësinë që dokumenti ose paraqitja e tij të jenë të rreme, këtë vetëm mund ta përsiat; shpresoj të ekzistojë diku ndonjë origjinal, që t’i tregohet publikut, madje të depozitohet në prokurori – sipas rregullave. Me pronësinë e shtëpisë së kulturës në Përmet mund edhe të bëhen lojëra, eshtrat e të vdekurve edhe mund të ngatërrohen e të shitblihen, por me sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit nuk bëhet shaka. E thashë më lart dhe e përsërit, që autorët e kësaj marrëveshjeje duhet të përgjigjen ligjërisht dhe nëse janë qytetarë të huaj, të shpallen personae non gratae; nuk ka nevojë të futen në burg, një gjyq publik i përcjellë gjerësisht nga mediat do të mjaftonte, i ndjekur nga një ndëshkim simbolik (p.sh. nga një gjobë 1 euro).

    Prandaj nevoja për verifikim të këtij dokumenti është e ngutshme; dhe deri tani, as Kokalari, as Frashëri nuk e kanë bërë këtë, madje as e kanë botuar dokumentin, por vetëm i janë referuar, ose e kanë kopjuar “me dorë”. Kjo ndoshta pajtohet me natyrën e gazetës dhe kontekstin publicistik; por nuk është mënyra si vepron historiani. Dua të them që, të dy këta burra të nderuar, me mënyrën si e kanë trajtuar dokumentin, kanë vepruar si publicistë, jo si historianë; në një kohë që, për ta bërë të besueshëm dokumentin, do të duhej ndoshta një trajtim më profesional; përndryshe Janullatosit nuk i lëviz as edhe qimja më e hollë e mjekrës.

    1. xhaxha duhet te merrni parasysh ne analizen tuaj edhe disa elemente te tjere.
      Ne rradhe te pare duhen pare gjerat brejnda kontekstit te fillimit te viteve 90, dhe jo ne ate te 2010.
      Ne pergjithesi menyra e te vepruarit, shkruarit menduarit e njerezve ne ato vite ishte shume me arkaike dhe me pak e rafinuar sesa sot, kjo vlen jo vetem per shqiptaret por edhe per te huajt.
      Ne rradhe te dyte duhet pasur parasysh fakti se dokumenti ne origjine nuk mund te jete shkruar vecse ne gjuhen greke. Ndryshimet midis dy versioneve duhet te jene pasoje pikerisht e perkthimeve te ndryshme, dhe pjesa e munguar tek ai i gazetes dallohet qe eshte prerje e pakujdesshme editoriale.
      Per mendimin tim ekzistenca e nje versioni (ose perkethimi) tjeter pervec atij te Kristo Frasherit i shton mundesite qe nje program i tille i shkruar ne greqisht te kete ekzistuar vertet.
      Po te shikojme gjithashtu edhe perputhjen e plote te programit me realitetin e pas viteve 90, keto mundesi shtohen akoma me shume.
      Gjithsesi kjo deklarate nuk ka ndonje rendesi te madhe, edhe pa e lexuar fare, cdo njeri i mesem kur konstanton meshat ne greqisht ne kishat e fshaterave shqipfoles te Himares si psh. ne Vuno, e merr me mend se kjo politike qe shkon kunder interesave te banoreve shqiptare te cilet flasin vetem shqip eshte vendosur ne qarqet e larta afer kryepiskopit Janullatos.
      Besoj se vetem kaq, vetem meshat greqisht ne fshatra teresisht shqiptare, mjaftojne e teprojne per ta demaskuar kryepiskopin tone shovinist, e per te kerkuar largimin e tij te menjehershem dhe s’ka nevoje fare as per dokument apo program kompromentues. Per me teper po sjell nje deshmi, nje bisede ku kam qene prezent vete. Ka ndodhur ne fillim te viteve 90. Pas nje ceremonie fetare disa kusherinj me te medhenj banore te Dhermiut i kane kerkuar llogari priftit te fshatit pse nuk e beri ceremonine ne shqip, dhe pergjigjja e tij ishte se – kjo nuk varej prej tij, dhe rrezikonte shume nqs jua plotesonte kerkesen.
      Gjithashtu jam mese i sigurt, edhe nqs deklarata ne fjale do te botohej e cohej ne prokurori prape kjo nuk do te ndryshonte asgje ne jeten e qete te kryepiskopit, ashtu sic nuk ndryshoi asgje psh botimi i deklarates kunder nderhyrjes se Natos e bere ne Moske, apo hetemi i zhvarrosjve ne Kosine prej prokurorise. Me mbahet mend qe sapo filloi hetimi menjehere janulla u nis ne Athine ku u takua me kryeministrin grek dhe pas takimit ne Shqiperi hetimi u ndal.
      Njesoj do te kishte ndodh edhe nqs kjo deklarate botohej pa asnje dyshim

  19. Me interes duket edhe reagimi i nipit të Petro Markos, nip i cili ka dalë kundra të ungjit dhe botëkuptimit të tij, tek blogu i tij gjasme “TOP” analitik dhe prognostikues.
    Shkruan SMarkos: “Albanian historian crazy: “Janullatos is a Greek chauvinis” (sic). Adresën e këtij palo blogu e gjeni vetë besoj.
    Komenti i Smarkos-it – i shkruar me një anglishte dhërmiu – përmban edhe plot paçavure të tjera, që do të bënin të skuqesh edhe propagandistin më të flaktë të kauzës të ashtuquajtur “vorioepirjote”…

  20. Seç më tingëllon ky “dokument” si “Protokollët e Sionit”. Ketu aktivitetet e Kryepeshkopit, e minoritetit grek, Himara, Bollano, shkollat greke, varrezat, “vorioepiri” paraqiten si produkt i një komploti antishqiptar i paraqitur mirë dhe i detajuar e planifikuar deri në hollësira. Mungon vetëm ndarja e detit (kjo tregon kohën e hartimit të dokumentit për mua), që besoj se në versionin e ri të dokumentit do përfshihet edhe ndonjë pikë për këtë çështje.

    Pastaj, kur ndonjë Casaubon do hetojë anën filologjike të origjinalit dhe të gjitha do dalin një fallcifikim, kombëtaristët kanë për të thënë me siguri se nuk ka rëndësi në qoftë se dokumenti është origjinal apo jo. Mjafton që grekët mendojnë si në dokument!

  21. Për kryet e problemit në fjalë di vetëm që kur z. Janullatos e ngjitën në atë fron, atëherë besohej çdo gjë ,po jo që ai do të jetonte kaq gjatë…

    Por se do të vinte një dite qe prof. Frashëri do të citonte një dokument përqark të cilit sillet emri i M. Kokalari, vërtet që Il faut le voir pour le croire, thotë frëngu. Shenjë e qartë e shkallës së intoksikimit të tregut informativ në Shqipëri.

    M. Kokalari, jurist nga profesioni, por që jepte mësim vizatimi në shkollën time, ka patur folklorin si pasionin më të madh të jetës së tij. Më saktë mbledhjen e folklorit. Ai sillte aq shumë krijimtari popullore, për çdo krahinë e për çdo ngjarje të shkuar, sa nisi të ngjallë dyshime të mëdha në Institut të folklorit.

    Dosjet e tij ishin të panumërta, ai sillte aq material sa nuk kishin sjelle ekspedita të tëra mbledhësish të folklorit për dhjetravjeçarë të tërë. Madje dukej sikur para tij trojet shqiptare nuk i kishte shkelur askush, nuk kishte kaluar asnjë mbledhës folklori.

    Por si provë të veracitetit të tyre ai nuk ishte në gjendje të sillte jo vetëm ndonjë regjistrim fonik, por as edhe ndonjë burimi autentik; e shumta kufizohej me emrin e fshatit apo krahinës.

    Disa gjëra nisën të kuptohen më vonë, kur ai nisi të botojë një seri librash me titullin Trima të kryengritjeve popullore, po qe se nuk gabohem. Aty rikonstrukton jetë të tëra fshatarësh kryengritës, të shekujve të kaluar, për të cilat deri atë çast dihej vetëm emri. Në ndonjë rast, as emri. Kur Shtëpia Botuese i kërkonte prova për historitë e tij, ai citonte dosjet e veta në arkivin e institutit.
    Nga ana tjetër, punonjësit e Institutit edhe pse kishin arsye të forta të dyshonin në vërtetësinë e materialit që sillte ai (dyshonin se i sajonte vetë) , nuk kishin arsye që t’ia kthenin mbrapsht, sepse në fund të fundit, ndryshe nga disa të tjerë, ai nuk kërkonte shpërblim.

    Kristo Frashëri i di të gjitha to, njeh edhe humorin që qarkullonte nëpër institutet e Akademisë për shkencën e Kokalarit.

    Ai di gjithashtu, se « pas një pune të gjatë » Kokalari (në fakt gjithnjë kokulur e i persekutuar) arriti të kërkojë e të gjejë linjën qindra vjeçare të paraardhësve të E. Hoxhës, madje gjeti edhe dikë afër familjes së Hoxhës e arriti t’ia dorëzojë atij rezultatet e kërkimeve. Thuhet se shoku në fjalë u gëzua shumë. Veçse diku nga viti 1992 Kokalari paraqiti një punim tjetër për origjinën e atij mikut, ku në mos gaboj e nxirrte si punë jeniçeri a diçka të përafërt…

    Kristo Frashëri e di edhe një gjë të tillë… e megjithatë nuk ngurron të citojë Kokalarin dhe, me sa kuptova nga analizat në PTF, nuk ngurron edhe të shtojë gjësendi nga xhepi tij!

    Në gjithë këtë histori më duket interesant edhe eksitimi i GSH, kur është fjala per tema të tilla.
    Aferim, tha!

  22. Kristo Frasheri zoteron fotokopje te dokument-platformes se supozuar, por jo origjinalin. Kjo eshte nje fletushke, e cila po ta sjellesh ne kontekstin e publikut shqiptar te vitit 1991 natyrisht qe te provokon nje ankth derrmues. Por cfare ndodh sot pas kaq vitesh? Ne teresi dokumenti i cituar nga Frasheri dhe madje i redaktuar nga shqipja e origjinalit qe shpjegon edhe mosperputhjet e konstatuara ketu, priret te percjelle vertetesine pse konfirmohet perciptazi nga aktiviteti i ketyre viteve. Kemi nje shkolle greke ne Himare, kemi nje themelim te ceshtjes se Himares nga ana e pales greke, eshte krijuar nje rryme mendimi qe ne praktike konfliktohet me shtetin shqiptar dhe ne pergjithesi me shqiptarine si perkatesi, por ka edhe nje perparim te termave ne ligjerimin qe perfaqesues te minoritetit grek zhvillojne ne Shqiperi. Menyra si u perdor ngjarja e Himares me shume se per cdo gje tjeter flet per tension dhe nervozizem ne Athine, pasi nuk mund te shpjegohet ndryshe dyzimi grek ne raport me Shqiperine ne ditet qe e pasuan ate. Bollano ne deklarata per shtyp ngjan si ripertypes i Megali Idese, ndersa ne intervistat qe pasojne deklarimet e tij shfaqet si europianist qe vetekorrektohet dhe njeri qe do ti ruaje shqiptaret nga vetja. Kjo eshte nje loje force, e cila po shkon drejt fundit te vet dhe ne pikepamje politike ajo sjell si konkluzion deshtimin e projektit ne fjale qe une e besoj plotesisht se ka doren dhe inspirimin e Sebastianit. Por jo aq te Greqise. Nje miku im nga Himara, qe shkruan here pas here ne kete blog me uleriti nje dite sa kishte ne koke: “a e di ti qe ne 1905 ne Himare kishte vetem 5 ose 6 familje grekofone”, duke nenkuptuar se ashtu si flisja une isha nje gjakthartuar. I bej ketij nje kunderpyetje: Po mire more vokalist i grupit te Sali Protopapes, po si ka mundesi qe humbi shqiptaria e Himares nen dominimin shteteror shqiptar dhe jo kur ketej patrullonin tumanet e Dovletit? Apo idene per veten si shqiptar nuk mund ta kemi pervecse kur i veme vetes kapistren Anti?
    Ne kohen qe jetojme nuk mund te quhet helenizim nje shtim i tabelave treguese ne greqisht apo nje pellitje e Dules, qe meqe ra fjala shihet edhe te videoja e sjelle ketu. Helenizmi eshte i rrezikshem kur perkufizohet si prirje e nje pjese te vendit ne menyren e jeteses, ne shije dhe ne zgjedhje, ne perqafimin kulturor, i cili nese nis dhe ze vend atehere mund te themi se eshte nje element subversiv per shqiptarine. Mjafton dyshimi publik mbi Janullatosin, mjafton qe thuhet se ai ka nje qellim dhe loja e tij ka marre fund, edhe pse legjenda na thote se edhe Kisha e fundit ne Tirane paska pamjen nga lart apo kombinimin e ngjyrave te kupoles si ato te simboleve te Vorio Epirit. Ne nje qytet si Saranda p.sh situata demografike e permbysur ne keto 20 vite eshte permbysur aq dramatikisht saqe ne lagjen e re qe quhet “Baba Rexhep” pertej Gjirit te Limjonit u celebrua nje Teqe vezullitese. Jemi deshmitare te faktit se ballafaqimi politik apo edhe ushtarak e teorik ne Ballkan kur mbyllet me triumfalizem sjell me vete jo mbylljen e problemit, por themelimin e ceshtjes, qe mandej behet plage e pasherueshme per marredheniet. Nuk mund te lejohet qe fletushka si kjo, apo edhe thirrjet e bera ne Sarande ne 1991 per mbledhje te intelektualeve minoritare apo himarjote te cojne mandej ne pergjithesime politike apo teorike, sepse jo vetem krijon shkeputje me realitetin por e sheh ate nga nje pikeveshtrim i demshem. Aq me shume kur jane bojkotuar edhe nga ata te cileve iu drejtohej thirrja. Ketu eshte me vend te sjell ne vemendje nje monografi te Panajot Barkes per letersine ne minoritetin grek ne Shqiperi. Nuk permendej askush nga Himara. Autori shkruante nje te vertete historike; rolin e Epirit (Jo Vorio Epirit) ne krijimin e kombit grek dhe shqiptar ose shteteve, nje rol ky qe sipas tij e denoi Epirin si njesi kulturore dhe ekonomike me asgjesim. Ai falenderonte redaktoret per mirekuptimin dhe qendrimin luajal, mes te cileve figuronte edhe Nexhip Gami apo Jorgo Bulo. Apo e drodhen edhe keta tani? Pikepamjet jane pikepamje, nostalgjia eshte nostalgji dhe e verteta e vertete. Ja qe ndodh qe une perqafoj si nostalgjik apo idealist irracional Epirin, Vjosen dhe Toskerine si hapesire ku shoh fillimin dhe fundin tim, por kjo nuk ka pse te me beje nje maskara per shtetin shqiptar qe eshte kryemaskari i ketij shekulli. Dhe eshte gabim te barazosh shqiptarine me shtetin apo sjelljen e tij. Se edhe po te me beje, per te sqaruar edhe raportin me termat e gunfuar ne gropen e gjoksit, si aposterioi etj, thjesht nuk me plasi trapi.

  23. Seç paska kaluar kendej nje puro mbeshtetes i Janullatosit dhe iu paska rrasur nga nje njesh te gjitha postimeve antijanulle. Te gjithe paskan kaluar ne “thike” : tarasi, toko, dhe ehe… qe solli ketu thjesht linkun e nje artikulli ne frengjisht. Dhe qe do te perkthej thjesht nje paragraf :

    Asokohe, ne rrethinat jugperendimore te Maqedonise, domethene ne kufirin ndermjet Maqedonise dhe Epirit, propaganda me e fuqishme eshte sigurisht propaganda greke. Madje, ne gjirin e mjediseve patriarkiste, helenizmi perpiqet gjithnje e me shume te perkoje ortodoksizem dhe greqizem. “Greqizimi” i hierarkise fetare qe varet nga Patriarkana dhe ashpersia e saj kundrejt perdorimit te çdo gjuhe tjeter veç greqishtes (sllavisht, shqip apo arumunçe) behen gjithnje e me te hapura. Anatemat, kercenimet per çkisherime behen gjithnje e me te shpeshta kundrejt atyre qe nxisin perdorimin e ketyre gjuheve te tjera. Me 1905, Mihal Grameno, nje intelektual i ri korçar qe jetonte ne Rumani, denoncon ne nje “pjese kombetare” “mallkimin e gjuhes shqipe” nga prifterinjte, “spiune te Greqise”.

    Autori : NATHALIE CLAYER.

    _______

    Nderim te gjitheve atyre ortodokseve shqiptare, dhe atyre arumuneve te asaj kohe qe jane perpjekur deri ne vdekje per te futur gjuhen shqipe ne liturgjine ortodokse shqiptare. Shume prej tyre e kane paguar me koke. Lexoni artikullin qe flet per Papa Kristo Negovanin, qe ka vdekur si patriot shqiptar.

    Eshte nje turp dhe madje nje shkelje e gjakut te tyre nga ana e shume ortodokseve te sotem shqiptare qe nuk NGRIHEN bashke dhe t’i japin fund kesaj maskarade : GJUHA SHQIPE ESHTE GJUHA E ZOTIT, e po atij zoti qe i ka falur te gjitha gjuhet e tjera.

    Katoliket duhet te falen shqip, muslimanet duhet ta harrojne arabishten, dhe te kendojne ne shqip, ortodokset ta harrojne greqishten dhe te falen ne shqip.

    Po te kishim nje te derguar apostolik nga Bolivia, kurrgje kurrkujt, siç thote populli. Sepse te gjithe e dine se Bolivia ska kurrfare pretendimi ne Shqiperi. Kurse prania e nje greku ne krye te besimtareve shqiptare, eshte te luash me zjarrin. Kete jua thote SHQIP kjo gruaja me lart :

    kishtar ortodoks grek = greqizues shqiptaresh.

  24. Une mesuesen e pare timen, qe me ka mesuar te shkruaj shqip e kam patur minoritare. Efigjeni Gole quhej. Nuk toleronte gabime, asnjehere. Nderime dhe ndjese paste!

    1. Theollogos,

      Habitem me “bishtnimin” (mauvaise foi) tend. Habitem sesa shpejt e anashkalon faktin qe periudha e komunizmit ka qene nje paranteze e madhe ne lidhje me keto çeshtje.

      Ne kete periudhe, e vetmja gje qe kishte rendesi ishte IDEOLOGJIA KOMUNISTE. Asgje tjeter. Ca orvatje te disa studiuesve per t’i ngopur komunizmit “rilindjen” e nje ndjenje nacionaliste, me duken te pabaza dhe madje te shtremberuara. Eshte fakt qe nacionalizmi hoxhian, nese do ta quaj keshtu, ishte kryekeput nje nacionalizem “allosoj”, i udhehequr dhe konceptuar ne, funksion te ideologjise komuniste, ose shkurt : te mbajtjes se pushtetit deri ne fitoren perfundimtare te revolucionit boteror, ku do te shuheshin kombet, nder ta dhe kombi yne.

      E kam fjalen ketu : fakti qe une apo ti kemi pasur nje mesuese minoritare, per me teper te gjuhes shqipe, nuk do te thote asgje. Domethene, nuk ka domethenie. Zonja e nderuar ne fjale do te mbetet ne kujtimet e shkollareve te saj deri ne fund. Por kjo nuk na ndriçon aspak mbi problemet qe po flasim ketu.

      Filli duhet kapur jashte parantezes, dmth : nga 1944 duhet kapercyer me 1991, dhe problemet jane te njejtat. Periudha komuniste ska asnje lidhje me keto probleme.

      Dhe pikerisht, me vjen keq por eshte e qarte se problematike nuk ka ndryshuar fare : patriarkana greke ka rimarre stafeten e humbur qe prej Fan Nolit dhe mendon te shtyje ushtaret e vegjel perpara (te shahut).

      Ketu duhet kapur problemi : ne ate kohe, mesuesja jote nuk ishte as ortodokse as minoritare, por ishte nje qytetare e Shqiperise komuniste qe bente nje pune te sajen, sipas aftesive apo dhe prirjeve.

      Kurse me 1991, mesuesit tane u zbuluan te jene : dikush malok, e dikush katolik, dikush grek e dikush gollobordas maqedon, dikush vllah rumanie e dikush goran bullgarie, shkurt fjala, pas renies se ideologjise komuniste, njerezit vrapuan pas nje foleje per t’u strukur. Meqe kjo fole nuk qelloi te jete nje demokraci perendimore, atehere qe ajo nacionaliste, apo me mire te them, mendjelehte. Njerezit deklaroheshin maqedon, bullgar, rumun, greke, malazez apo dhe gjerman (si ne Mat), thjesht per disa nevoja te rendit praktik.

      Dhe ketu eshte maskarada apo bjerrja e ortodokseve shqiptare (flas per shumicen). Sepse ata s’kane fuqi te ngrihen dhe flasin troç, njehere e mire, si qendron e verteta e ortodokseve shqiptare, e rilindasve tane, qe e kam thene dhe here te tjera, kane qene shumica nga jugu dhe madje vete ata ortodokse.

      Si ka mundesi qe ortodokset shqiptare nuk ngrihen per te kundershtuar priftin e tyre te Beratit ?

      Permenda nje dite muslimanet shqiptare. Eshte fakt i njohur se ka nje pakice te vogel, fare te vogel, qe jane krejt te demshem per frymen shqiptare. Jane studentet e ardhur nga vendet arabe. Por ama, eshte fakt dhe askush s’mund ta mohoje qe pjesa derrmuese e muslimaneve shqiptare i perbuz dhe nuk i sheh as me sy keta “studente”.

      A ngjan kjo dhe ne shtresat e popullsise ortodokse ? Jam shume kureshtar te di mbi kete, ndonje ankete ndokush, sa popullaritet ka Janullatos tek keta besimtare ? A perfaqeson nje pakice ai, apo jemi krimbur mire dhe bejme gam-gam kot ?

      Shkurt fjala, a ka ndonje qe i rreqethet mishi kur lexon per perpjekjet e Fan Nolit, Kristo Negovanit, Petro Nini Luarasit, Mihal Gramenos apo Themistokli Germenjit ?

      Falemnderit.

      1. “Ego Enveri dhen ksero elinika. Endaksi tora?” – Grapsh i Dropullit 1978 – Televizioni Publik Shqiptar po ate dite dhe po ate vit.

        E kam per keta zogjte e folese se re dhe “zbulimin” e 1991.

        1. Me shkoqur, te lutem. Nuk kuptoj fare greqisht, aq me pak dreqnisht. Le qe nuk jemi ne ndonje forum grek.

          A ka mundesi ta thuash argumentin tend duke e shtjelluar shqip dhe ne gjuhen shqipe ?

          Falemnderit.

          1. Citimi eshte i Enver Hoxhes ne fjalen e mbajtur prej tij ne Grapsh te Dropullit ne 1978. Greqishtja e tij deshmon se uniforma e komunizmit nuk perjashton diskutimin dhe shqetesimin nacionalist, apo zbatimin e kritereve krahinariste dhe si te tilla politike ne perzgjedhje. Per shtetin shqiptar nuk ka patur dilema asnjehere; pakicat eshte mire ti integrosh por jo ti asgjesosh.
            Meqenese ti thua qe komunizmi eshte paranteze, pra shkeputje sipas teje, ne keto ceshtje edhe une te solla fjalen e Enverit qe tanime eshte i Jugut dhe jo i Shqiperise, per te bere te kuptosh se nuk ekziston ai lloj uniformizmi aq homogjen.
            E zeme nese Zogu projektoi nje reforme agrare per te permbysur raportet demografike ne Jug, kjo lidhet edhe me dobesine e pushtetit te tij ne keto zona; ne fshatin Marafend te Sarandes ka patur poste policie greke ne kohen e para pushtimit italian. Nga ana tjeter, vleresimi per minoritaret merr udhe nga ana e Enver Hoxhes dhe komunisteve, sidomos pas deshtimit te asaj qe quhet Protokolli i Konispolit te 10 korrikut 1943, ku pala greke pas mirekuptimit me LNC tenton te krijoje celula qendrese antifashiste ne minoritet nen flamurin grek. Bojkoti ndaj ketij kurthi nga ana e pakices greke dhe organizimi i qendreses se saj ne tre batalione nen flamurin shqiptar krijon premisen e pare te bashkepunimit dhe klimes se re ne marredheniet mes komuniteteve. Eshte jashte cdo dyshimi se vleresimi i shtetit komunist shqiptar per pakicen greke eshte objektiv dhe ne finale mund te konkludojme se periudha 50-vjecare nuk solli ndonje tkurrje apo asgjesim te minoritetit grek. Tjeter qendrim veme re ne raport me pakicat e tjera si vllahe apo maqedone dhe rome. Keto nuk njihen si te tilla (romet dhe vllehet) edhe pse trajtimi per te dytet eshte njesoj si per shtetasit e tjere te Republikes.
            Por si shembull i trajtimit te diferencuar qe behej asokohe dhe qe e ben te qarte vemendjen ndaj origjines se qytetarit eshte hierarkia; keshtu ne kohen e komunizmit pozicioni me i larte shteteror per nje minoritar grek – qe njihet si i tille dhe qe e ben te pavlefshem rastin e vlleheve – eshte ajo e zv.ministrit. Ne funksione partie eshte jo me shume se Kryetar i Komitetit te Partise se Rrethit.
            Te kalojme ne sektoret delikate dhe ne zona te Kategorise se Pare si i klasifikonte asokohe Sigurimi. Une po marr Saranden dhe Floten meqe kam informacion; keshtu eshte e faktuar qe shteti i asaj kohe i delegonte besimin e vet qytetareve minoritare ne sektore te tille si flota detare qe mbulonte detyra zbulimi me rendesi per sa kohe qe oficere katri dhe nendetesjeje me origjine nga pakica greke ka patur disa. Pra ne sektore delikate, perzgjedhja njerezore per te cilet kalon nga nje filtrim rigoroz nuk i perjashton dhe nuk i le jashte homogjenet. Por nje gje e tille behet perjashtuese per qytetare shqiptare me origjine came nga zona e Greqise.
            Tani kjo eshte nje statistike e provuar dhe nuk mund te hidhet poshte pervecse me shembuj, keshtu qe ajo qe thoni ju se komunizmi i vinte njerezit te punonin sipas prirjes ne funksion te ideologjise eshte e pavertete. Perndryshe do mendonim se komunizmi ishte nje kapitalizues i vertete aftesish njerezore, gje qe do te bente minimalisht me pak te dhimbshme luften e klasave aq te diskutuar ne Shqiperi.

  25. Ai di gjithashtu, se « pas një pune të gjatë » Kokalari (në fakt gjithnjë kokulur e i persekutuar) arriti të kërkojë e të gjejë linjën qindra vjeçare të paraardhësve të E. Hoxhës, madje gjeti edhe dikë afër familjes së Hoxhës …”
    Mua me shqeteson jashte mase ky mendim i shprehur ne kete paragraf, per faktin qe akoma ekziston nje ndjenje qesendi ogurzeze kur flitet per te persekutuarit. Me shqeteson sepse nuk le shans as shprese per asnje rrugice pergjesise te mirefillte nga ata qe e kane jetuar ate kohe, e jo me prej ketyre te soteshmeve, qe nuk e kane idene se cdo te thote te jetosh me frike e te fshehesh ne syndyk librin e Camyse. Qofsha i gabuar! Te persekutuarit nuk kane qene kokulur, por kane qene fisnike dhe jorevolucionare nje linje e holle midis, por teper e kuptueshme, e pothuajse e gjithe familja e tij gjirokastrite dhe intelektuale u persekutua sepse nuk ishte kokulur, por pikerisht per te kunderten.
    …”kokulur e I persekutuar..”, qetesia me te cilen shkruhet ky mendim me kujton shikuesit ne anen tjeter te xhamit gjate injeksionit te vdekjes te ligjeruar ne Shtetet e Bashkuara, te cilet nuk bejne asgje, vec pranojne te behen bashkfajtore nga deshira e kuriozitetit primitiv, e cila i shtyn njerzit te ndalojne e te shikojne nje aksident rrugor, duke pyetur detale qe nuk kane lidhje me ndihmen e presupozuar qe duhet te jepnin kur justifikohen per kohen e humbur, e deshira per te shpjeguar pastaj me detale qe ata kane marre pjese ne vdekjen, persekutimin, aksidentin, apo cfare do lloj tjeter historie me deshiren e pakuptueshme per te marre pjese, e per t’u bere te” rendesishem” ne tragjedine e tjetrit.
    Ne fakt ne sistemin komunist te gjithe ishin kokulur te paret ata qe nuk ishin te persekutuar, sepse pikerisht meqe mbeten gjithmone kokulur dhe se ngriten koken kurre mbeten te papersekutuar, ndersa ata qe ishin pak me shume “original” dhe nuk mbeten kokulur u persekutuan. Vete kuptimi i fjales persekutuar dhe kokulur nuk mund te shkojne bashke sidomos gjate periudhes se komunizmit. Mexhit Kokalari mund te ishte i persekutuar, por nuk mund te quhet kurrsesi kokulur, sepse prandaj dhe u persekutua meqe ishte kokelarte.
    Xhaxhai te me fale qe dola krejtesisht nga tema, por e kisha te pamundur te heshtja.

    1. Ja edhe nje llogjike Shvejku. Mizerabliteti moral nuk eshte çeshtje “klasash” shoqerore, por eshte shkruar ne natyren e njeriut. Se te harxhosh gjysmen e jetes per te gjetur rrenjet pellazge te familjes se diktatorit dhe gjysmen tjeter per te gjetur njerez te afert te tij per t’ia lene punimin ne dore e pastaj te shkruash se: “Mexhit Kokalari mund te ishte i persekutuar, por nuk mund te quhet kurrsesi kokulur…” mua nuk me mbetet veçse te perkrah nje mendim te meparshem te xhaxhait se kur dalim ne publik duhet te bejme kujdes te shprehemi me nje nivel diku mbi 8 vjeçaren.

  26. Te disa vepron e njejta llogjike totalitare. Dikur kishte te tille që mburreshin me biografine ” e mire” e nuk i prekje dot, sot gjellojne kultivare te rinj qe te hidhen ne fyt po te shprehesh per dike me biografi “te keqe”.

    Jemi komb qe kemi te zhvilluar shpirtin e skllavit e te vasalit. Duhet te kemi patjeter dike, per te cilin askush nuk duhet te guxoje te shprehe qofte edhe vrejtjen me te vogel.

    Kristo Frasheri eshte oportunist, se dikur tallte menderen me nje “studim” te “historianit” Kokalari, qe e nxirrte Bonapartin me origjine shqiptare!!!

    1. J.L., ky qe prekni ju eshte thelbi i problemit dhe kalimthi shtoj se e marr bezdi veten qe u pergjigjem batutve anesore te specializuarish per ta nxjerre temen nga shinat e per të na korigjuar ideologjikisht.

      Askush nuk e ve ne dyshim qellimin e prof. Frasherit, por ta mbrosh ate me dokumentet dhe autoret qe sjell ai do te thote t’i besh sherbimin me te keq ne teresi nje çeshtjeje aq deliakte.

      1. Fakti që dokumentin në fjalë e ka sjellë Kokalari para Frashërit nuk don të thotë domosdoshmërisht që ky i fundit nuk e ka siguruar atë në mënyrë të pavarur. Frashëri nuk citon as Kokalarin dhe as kopjen e tij. Ai ka punuar me dokumente tërë jetën dhe din të dallojë grurin nga egjëra. Natyrisht, nëse vërtet origjinali ka ekzistuar, kemi të bëjmë me dy përkthime të ndryshme. Traduttore traditore, tha.

  27. Sa keq! Per disa eshte me mire te fyejne per te dominuar mendimin sesa te informojne korrekt.

  28. Dokumenti i sjellë këtu, por edhe nga ku është marrë nuk ka kreun, titullin; që thotë:

    PROGRAMI I DEGËS SË ORGANIZATËS SË VORIOEPIRIT ME QENDËR NË KORFUZ
    (Ky program i bëhet i njohur popullit të Himarës)

    ***
    Popullit të Shqipërisë i është bërë i njohur në numrin 20 të Gazetës Kombi më 24 Qershor 1992, ose kështu thuhet të paktën në postimet e egroups apo yahoo-së, që përcjellin më 31 Jul të 2006 materialet e Gazetës Rimëkëmbja (kërkojeni pa ë por me e) të datës sinjifikante 06/06/06.

    Që tre grekë shkruajnë kështu (a na i provon kush se ata janë të vërtetë? – greece white pages) nuk përbën çudi. As qëllimi i tyre e as bashkëshoqërimi apo futja e kalendarit të kishës në agjendën e tyre.

    Dokumenti do rilexim. Që nga titulli.

  29. Nuk ka asnje te vertete historike ne Historine e Shqiperise komuniste, ne ate qe mesuam ne bangat e shkolles diktatoriale per 40 vjet me rradhe dhe nese duam te atribuojme “sherbim te keq” ky ishte nje i tille, jo nje koment i imi qe ne fund te fundit nuk i ben keq askujt pervec sedres se semure te dikujt qe nuk pranon te shohe anen tjeter te monedhes.
    Akademia e Shkencave drejtohej dhe drejtohet nga medioker dhe oportuniste, nuk kam lexuar gje te thuhet per ta. Nuk flasim per nje person, por per nje mentalitet qe ekziston per te persekutuarit.
    Pastaj, gjeja e fundit qe dua te bej eshte te tregoj gjoksin e te “krenohem” me vuajtjet e te persekutuareve, po cfare llogjike eshte kjo? Kujt mund ti shkoje dot ne mendje te krenohet me persekutimin, pervec dikujt qe eshte mbrujtur nga komunizmi! Kjo eshte sinqerisht per te ardhur keq! Persa i perket se ne jemi komb skllav, une nuk mendoj keshtu, them se ne jemi komb i bute dhe pa dinjitet, trembemi nga mendimi i kundert dhe sidomos kur ky mendim vjen nga njerzit e persekutuar, na duket sikur mendimi tjetrit na ul vlerat e dijes, nderkohe qe duhet te jete krejtesisht e kunderta, sa me shume te kundershtohen mendimet aq me ne pah del e verteta.
    Por une gjithmone harroj se ne shqipetaret nuk jemi krijesa te llogjikshme, por krijesa te mbushura me emocione, krijesa me paragjykime, te motivuar nga krenaria dhe kotesia.

  30. Nuk e di nëse e patë se Dr. Kristaq Jorgji rreket t’i përgigjet Prof. Kristo Frashërit në një blog “himariotësh”. Të bën përshtypje “analiza selektive” e Dr. Jorgjit, lavdërimi i disa shkrimeve të Vehbiut që mbështesin pikëpampjet e Jorgjit -dhe harresa për të tjera që nuk -. Të bën përshtypje edhe përgjithësimi i konceptit gjeografik “Himarë” prej tij, si edhe fyerja që i bën ai Prof. Frashërit, tê cilit nuk harron t’i drejtohet me Z. dhe jo me Prof., paçka se vetes nuk ia harron titullin…

    1. Tarasi:

      Të bën përshtypje “analiza selektive” e Dr. Jorgjit, lavdërimi i disa shkrimeve të Vehbiut që mbështesin pikëpampjet e Jorgjit.

      Më duket se është Jorgji që mbështet pikëpamjet e mia, meqë ai shkruan gjithsesi pas meje dhe u referohet atyre.

  31. Shikoj se ky post devijoi ne dy tema komplekse. Tema e pare eshte ANASTASI dhe tema tjeter eshte HIMARA.

    Per te dyten nuk eshte oportune te merrem sot sepse nuk mendoj se ishte ne qellimin origjinal te shkruesit te diskutonim rreth Himares.

    Une mendoj se mbas 18 vjetesh eshte koha (long overdue) qe Anastasi te largohet nga drejtimi i KOASH. Ai tashme e kreu funksionin e tij. KOASH perfaqeson nje komunitet te riperterire dhe mund te funksionoje pa Anastasin.

    Lufta ndaj Anastasit nuk filloi sot dhe nuk do mbaroje neser. Ai ka nje mekat te madh: fatkeqesisht eshte grek. Ne me greket kemi nje marredhenie dashuri-urrejtje.
    Te qenit grek i jep te gjitheve te drejten ne Republiken e Shqiperise ta shohi me sy kritik. I jep te drejten gazetareve, ish-komunisteve dhe historianeve ta akuzojne sistematikisht. Kolonel i asfalise, antishqiptar, shovinist…i kam degjuar te gjitha.

    Si ortodoks shqiptar (jo besues, po kulturalisht ortodoks) une e kuptoj preokupimin e shqiptareve te tjere. Prandaj le te iki. Le te bej valixhet dhe te niset. Ajo dite, ne fakt, nuk eshte e larget.

    Po para se te largohet deshiroj qe te gjithe skeptiket te jene pak objektive. Te jesh objektiv nuk do te thote domosdoshmerisht te mendosh si une. Thjesht, te shikosh te dyja anet e medaljes.

    Une kam nje preokupim qe me punet e KOASH merren shume njerez shpesh edhe te feve te tjera. A eshte kjo etike? Ortodokset ASNJEHERE nuk prononcohen per komunitet e tjera. Ortodokset nuk prononcohen gjate “boomit” te fondacioneve arabe ne vend qe sollen fekalet e botes arabe ne Shqiperi.

    Kam nje ndjenje qe Anastasi eshte thjesht nje arsye per te mbajtur nen trysni KOASH. Kjo fe ne vetvete eshte ne Shqiperi aksidentalisht. Po aksidenti tashme ndodhi.

  32. Kjo qenka e fortë fare: na i paska mbetur qejfi ‘gjasme vorjoepiritasve’ që Edi Rama paska vajtur për t’i bërë vizitë Kristo Frashërit me rastin e 7 marsit.
    ‘Gjasme vorjoepirotasit’ na u ankokan edhe se Rama paska vajtur tek Kristua fill pasi i ka zbritur avjonit me të cilin po vinte nga Athina…
    Natyrisht që ‘gjasme vorjoepirotasve’ u ka djegur fort fakti që ishte Rama ai që e solli në Kushtetuese punën e detit…
    Ma shumë tek:
    http://borioipirotis.blogspot.com/
    Hajde ç’vete more…

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin