KUR FLASIM PËR SHQIPEN

Si diskutohet për gjuhën shqipe në kuvendet publike mbarëshqiptare? Çfarë i intereson publikut të dijë dhe si ndërlidhet kjo me qëmtimet dhe interesat e specialistëve të fushës? Ç’trajta po merr debati për gjuhën në moshën e Internetit dhe të prurjeve gjerësisht anonime në debatin vetë?

1. Shqipja gjuhë e lashtë

Asnjë diskutim i mirëfilltë për shqipen nuk do të respektohej nga publiku i gjerë, nëse nuk do t’i kushtonte vëmendje historisë së gjuhës.

Ende bij të Rilindjes, ne shqiptarët jo vetëm e respektojmë lashtësinë, por vetvetiu e duam të lashtë gjithçka që respektojmë. Megjithatë, mosha e një gjuhe nuk matet dot në mënyrë kalendarike, ndryshe nga dokumentet, të cilat datohen; dhe shqipja jonë është po aq “plakë” sa edhe çdo gjuhë tjetër indo-europiane.

Për gjuhëtarët, historianët dhe antropologët historia e shqipes është burim i çmuar njohurish për marrëdhëniet e saj me gjuhët e tjera dhe evoluimin e strukturave të saj; por edhe për historinë e hershme të vetë shqiptarëve dhe të parëve të tyre, arbërve e më tej në të shkuarën, sidomos po të kihet parasysh se shqipja dokumentohet me shkrim relativisht vonë.

Përndryshe, lashtësia e shqipes dhe fytyra e saj legjendare në parahistori, si tema të nxehta të debatit publik, janë shkëputur tashmë nga tryezat akademike, për të kërcyer drejt hapësirave irracionale të mitit, ku qarkullojnë ngazëllyeshëm sot e kësaj dite.

2. Shqipja e pastër

Opinioni mbarëshqiptar e ka ruajtur ndjeshmërinë ndaj fjalëve të huaja në shqipen e ligjërimit publik, sidomos kur këto fjalë janë huazuar së voni ose po sillen në përdorim nga ligjërues individualë të shkujdesur dhe snobë.

Nga ana tjetër, nocionet e pastrimit dhe të pastërtisë së shqipes i kanë rrënjët në filozofinë dhe vizionin kulturor të Rilindjes sonë kombëtare dhe të romantizmit përkatës; por të tejbartura në realitetin e sotëm gjithnjë kërcënojnë t’i imponojnë debatit publik pseudo-probleme.

Opinioni publik vëren, me të drejtë, edhe se përmbytja e leksikut nga fjalë të huaja tradhton një pafuqi ose sëmundje jo aq të shqipes vetë, sesa të institucioneve që merren me mirëmbajtjen e saj.

Megjithatë, nga kaosi i sotëm në normën leksikore nuk dalim dot duke pastruar, fshirë me fshesë ose dëbuar fjalët që s’na pëlqejnë. Në thelb, nocionet mitike të pastërtisë dhe të pastrimit i referohen një modeli arkaik të mirëmbajtjes së gjuhës nëpërmjet dezinfektimit. Aq më tepër që, sikurse e di çdo kopshtar i mirë, kopshti nuk selitet vetëm duke ia qëruar barërat e këqija; duhet treguar kujdes e vëmendje edhe për perimet vetë.

Prandaj ia vlen të diskutojmë, seriozisht, si mund ta pengojmë këtë vërshim fjalësh të huaja ose si t’ia forcojmë imunitetin shqipes, përballë agresionit që i vjen natyrshëm e detyrimisht nga jashtë; duke mbajtur parasysh se përmbytja nuk mund të ndalet e tëra, por vetëm të mbahet nën kontroll e të kanalizohet me mençuri.

3. Shqipja e pasur

Shqipja mund të jetë vërtet gjuhë e pasur në fjalë, shprehje dhe forma; por pasuria e shqipes sot u përngjan më shumë magazinave pa inventar dhe arkivave të fjetura të një muzeu ku fjalët ruhen të kataloguara shkeleshko.

Prej shekujsh dijetarë të përkushtuar i kanë dhënë kulturës shqiptare lista dhe fjalorë fjalësh e shprehjesh të rralla, të qëmtuara poshtë e lart trojeve shqiptare e të organizuara në stenda po aq baroke e të admirueshme sa ato të entomologëve: flutura, brumbuj e kandrra shumëngjyrëshe kapur lëndinave gjuhësore e ngulur me thumba në kartonet arkivore, për kënaqësinë e vizitorit gjuhëdashës e të rafinuar.

Mirëpo sot shqipes i lypen më shumë fjalë monedha në qarkullim tregu, sesa njësi të çmuara koleksionesh numizmatike; sepse visaret në fjalorët nuk përdoren dot me përfitim, sa kohë që publiku nuk i njeh as i arrin dot në trajtat ekzistuese, as i ndien t’i tringëllijnë në xhep.

Si çdo gjuhë tjetër moderne, shqipja do të pasurohet në ligjërim e sipër – si gjuhë e politikës dhe e shkencës, e sallës së gjyqit dhe e teatrit, e gazetës dhe e poezisë, e tempullit dhe e galerisë së artit, e romanit dhe e Internetit, në një shoqëri plurale dhe të hapur ndaj diversitetit.

Edhe në këtë kontekst, debati publik bën mirë t’i rrijë larg kapardisjes provinciale me “pasurinë” leksikore të shqipes; sepse shqipja që sot flasim e shkruajmë mbetet e varfër për nga shprehësia dhe zhdërvjelltësia, madje artificialisht e varfëruar; dhe kjo nuk ndodh ngaqë po shpërfillen fjalorët e fjalëve të rralla, plaka e të harrueme; por për shkak të lëvrimit asimetrik që i është bërë dhe po i bëhet shqipes publike vetë.

Pasuria e gjuhës nuk ndahet dot nga pasuria e kulturës; dhe kjo e dyta varet prej zotimit tonë kulturor të përgjithshëm, duke filluar që nga mësuesja e klasës së parë fillore, deri në lartësitë e Nobelit të letërsisë.

4. Standardi dhe gegërishtja

Nga të gjitha keqkonceptimet, ky i standardit gjuhësor është më i mbarsuri me konflikt; meqë kërcënon të futë në luftë kulturore veriun me jugun, të majtën me të djathtën, katolikët me ortodoksët; duke u shndërruar në metaforë kobzezë të të gjitha kundërtive të qena e të paqena që e përçajnë sot shoqërinë dhe kulturën shqiptare.

Natyrisht, kultura bashkëkohore shqiptare e kërkon debatin të gjallë për standardin; çështja këtu është nëse ky mund të mbahet larg pseudo-debatit për marrëdhëniet e toskërishten me gegërishten. Në fakt, problemet e sotme të shqipes publike janë probleme të zhvillimit dhe të modernizimit mbarëshoqëror, të cilat pak lidhen me rrënjët dialektore të standardit, grupet ua/ue dhe paskajoren e flijuar… prandaj edhe nuk mund të gjejnë zgjidhje të arsyeshme dhe të qëndrueshme veçse brenda standardit vetë.

Për fat të keq, edhe në këtë aspekt shqetësimi publik ka mbetur peng i një vizioni historik-romantik që refuzon të marrë parasysh se, para se të mbështetet në këtë ose në atë dialekt a variant letrar dhe pavarësisht nga mënyra e dhunshme si u imponua gjatë regjimit komunist, standardi ekzistues ngrihet kryesisht mbi ç’kanë të përbashkët dialektet mes tyre.

Nëse disa përdorues sot e kanë të vështirë ta përvetësojnë dhe ta përdorin standardin siç duhet, kjo me siguri varet, para së gjithash, nga statusi i tyre social; sikurse lidhet pastaj edhe me plogëtinë e vetë institucionit të autoritetit dhe të modelit në ligjërimin shqip, në të gjitha fushat.

Përfundime

Shqipja publike, përdorimi i saj dhe mirëmbajtja, sikurse kujdesi për lëvrimin e saj janë çështje tepër kritike për t’iu besuar emocioneve politike, entuziazmit romantik për lashtësinë dhe krenarisë provinciale të koleksionistëve.

Debati publik për gjuhën ndikon drejtpërdrejt në shkallën e integrimit të ndërsjellët midis kësaj dhe kulturës, në një periudhë kur areali shqiptar në Ballkan dhe anembanë botës po komunikon së brendshmi më dendur e më frytshëm se kurrë më parë.

U takon specialistëve të gjuhës dhe intelektualëve publikë të luftojnë për ta mbajtur këtë debat larg pasioneve të diletantëve dhe të fokusuar në çështjet e mirëfillta të përdorimit dhe shëndetit të gjuhës shqipe, veçanërisht të shqipes publike, në rrethanat e sotme sociale dhe kulturore, kur shqiptaria ballafaqohet gjerësisht me sfidat e integrimit në Europë.

[Shekulli, dt. 22 shkurt 2010]

No Comments

  1. Do doja ta shqyrtoja pak ndryshe c’eshtjen e shqipes.

    Nese huazojme vend e pa vend, shqipja do humbase qenien ne te mire te ekzistences/ashtesise, keshtu ngadale do kemi begatine jashte dhe shkreteriren brenda.

    Paskajorja sikunder eshte verejtur prej kohesh, eshte e vetmja forme e foljes ku infiniti eshte mberthyer (mundim i stermadh logjik), prandaj edhe quhet ‘pa skaje’. Paskajorja deshmon qenien (me qene), po aq sa e tashmja ekzistencen. Nese nje gjuhe i heq paskajoren i mohon qenien.
    Me qene a mos me qene, kjo eshte ceshtja – thoshte Shekspiri.

    Shqipja ndodhet perballe nje problemi shume me te madh sesa duket , njesoj si ai problemi shekspirian.

    E tashmja e foljes tregon menjehershmerine, shquarjen e menjehershme te asaj qe eshte, ashtesine e dickaje, menjehere themi qe dicka eshte; une jam (tani), ti je(tani) ai eshte(tani).
    Para 2 minutash, une ‘isha’, nderkaq tani une jam. Ne cdo cast une jam e keshtu derisa te mos jem, dmth cka quaj ashtesia (egzistenca) ime eshte nje vazhdimesi e nenrendur castesh ku une jam. Po cfare e lidh kete vazhdimesi te nenrendur castesh, cfare i ngjiz castet ?

    Castet i ngjiz pikerisht infiniti (i mberthyer), paskajorja; me qene, qenia.
    Vetem paskajorja i jep kuptim gjithe casteve, vetem qenia i jep nje kuptim ashtesise.

    Ashtesia eshte vertet cka na intereson menjehershem, na intereson cfare ofron shqipja tani, ne cdo tani, prandaj nese nuk na e ofron tani dicka qe na duhet, ne meqe na duhet do e gjejme. Po ku ?

    Kesaj pyetjeje, shqiptaret i pergjigjen zakonisht; atje ku mund ta gjejme, tek gjuhet qe e kane dhe qe njohim.
    Kjo nuk do ishte aspak dicka e keqe sikur te ishte deshmi e pafuqishmerise se plote te gjuhes, perkundrazi, por sa shqiptare qe huazojne i njohin caqet e shqipes ?

    Problemi eshte se huazimi mbeshtetet ne nje ‘deus ex machina’ mjaft te njohur tashme, shqipja eshte e varfer prandaj ….
    A mos valle ata qe huazojne i njohin caqet e shqipes ?
    Po edhe ata pak gjuhetare qe mund ti njohin vertet caqet fizike te shqipes, caqet e shqipes qe eshte tani, ne cdo tani, a mund te themi dot se e njohin ‘qenien’ e shqipes, ate qe lidh cdo tani ?
    Dikush mund te thote me te drejte, na intereson eficenca dhe ashtesia e gjuhes, ajo cka tek gjuha njohim menjehershem, sdo rrime tani te humbasim energji ne njohjen e qenies te shqipes dhe te shikojme nese na ofron ndonje gje apo jo.
    Rilindasit qe kerkonin te nxirrnin dicka nga qenia e shqipes kishin nge, ne sot skemi nge, bota leviz shpejt sot dhe kerkon eficencen.

    Argument legjitim, por perhere nga ana e atij qe njeh caqet fizike te shqipes, nga ana e atyre te pakteve, te cilet ne fakt jane edhe ata qe huazojne me pak.

    Por ky argument eshte shnderruar ne thike pas shpine per qenien e shqipes, sepse ne realitet eshte martuar me argumentin e varferise dhe perdoret sidomos per te asgjesuar fjale te njohura si shqipe.
    Nga kjo martese, ka lindur edhe antishqipja, per te cilen qenia e shqipes eshte shpikje, ka rendesi cfare mund te shquajme e cka na nevojitet, realiteti absolut eshte ashtesia dhe nese ajo kerkon qe shqipja te shtere se pjelli fjale te reja, atehere ashtu duhet te jete e ashtu do te behet.
    C’rendesi ka paskajorja, thote antishqipja, rendesi ka e tashmja.
    E megjithate folja eshte aty, per te na treguar rrugen, sa te kete paskajore edhe qenia do mbijetoje.

    Me qene a mos me qene kjo eshte ceshtja.
    Te rrosh a te mos rrosh, nuk eshte ceshtje.
    Te jesh a te mos jesh, nuk eshte ceshtje.

    1. Në fakt, ka autorë që e shohin si paskajore të shqipes edhe elementin të punuar, që shfaqet në forma të tilla si për të punuar, me të punuar, një të punuar etj.; të tjerë e thjeshtojnë edhe më çështjen, duke supozuar se forma punuar në shqipe shërben edhe si pjesore edhe si paskajore (këta gjejnë paskajoren edhe në format duke punuar dhe pa punuar).

      Ky arsyetim nuk është aq ad hoc sa ç’mund të duket. Në fakt edhe paskajorja analitike e gegërishtes (me punue) ndërtohet duke kombinuar një parafjalë me pjesoren e shkurtër të gegërishtes. Ata që thonë se punuar mund të jetë edhe pjesore edhe paskajore, e shtrijnë arsyetimin edhe mbi gegërishten – meqë koincidenca pjesore/paskajore nuk ka të bëjë fare me parafjalën/pjesëzën me.

      Çështja këtu nuk është ekzistenca e paskajores (në toskërishte dhe në gegërishte, në dialektet dhe në standard), por funksionet e saj. Shumë nga ata që ankohen për humbjen e paskajores greke kanë parasysh, në të vërtetë, disa funksione të paskajores të shumë gjuhëve IE (por jo të të gjitha gjuhëve IE) të cilat paskajorja të punuar nuk i ka, ose i ka humbur.

      Në thelb, shqipja (në të dy kryedialektet) sillet në mënyrë shumë IE, kur e merr paskajoren dhe e përdor si emër të gjinisë asnjanëse (punoj – të punuar-it; të krahasohet me gjermanishten das Leben). Edhe forma për të punuar, të cilën gramatikat normative e konsiderojnë si paskajore, përmban në fakt parafjalën për e cila i paraprin një rrethanori të qëllimit. Por ka edhe shumë ndërtime të tjera, sot gjysmë të fosilizuara, që dëshmojnë për përdorime të emrit prejfoljor asnjanës në funksione paskajore, të tilla si nuk e kam me të tallur; me të arritur atje, do të hamë darkë; u nisëm ndaj të gdhirë; me të pyetur shkon në Stamboll; iu frynë sytë nga të qarët etj.

      Që këto ndërtime nuk janë aq produktive, kjo s’ka të bëjë aq me paskajoren dhe funksionet e saj, sesa me krizën e gjinisë asnjanëse në shqipe, besoj unë; edhe pse pasojat i ka ndier para së gjithash sintaksa e foljes. Një tjetër dëshmi sa të lidhura janë funksionet gramatikore mes tyre.

  2. Nuk besoj xha xha, sa mund te qendroje logjikisht barazimi percjellore=paskajore, nderkaq paskajorja normative, per te punuar, per te qene, eshte e barazvlefshme me ‘per me punue’, per me qene. Vete nuk shoh ndonje problem ne pranimin e paskajores dhe formave ku shtohet per qellime te caktuara parafjala ‘per’.
    Sidoqofte vlera e paskajores per mua qendron ne faktin se eshte forma e perkryer e foljes (e kryer, e sosur e perfunduar), dhe eshte e vetmja qe arrin qenien, te tjerat perdoren per ashtesine. Ne mos gaboj kane dashur ta quajne edhe forma zanafillores e foljes,duke bere krahasime me gjuhe te tjera, por qe per mua s’qendron sepse njeriu menjehere perthith vetem te tashmen, qe eshte pasoje e intuites ndjesore, te tjerat kane nevoje per arsyetimin dhe logjiken, prandaj paskajorja mund te quhet sosja por jo nisja.

    Megjithate, paskajoren e perdora per me shpreh’ shqetesimin e vjeter mbi anglizimin e shqipes. Anglishtja eshte gjuha tipike qe pothuajse ka humbur qenien (gjuhe indoeuropiane, gjuhe gjermanike) ne te mire te ashtesise.
    Gjermanishtja perkundrazi eshte shembull i mire per ne, ne fazen e zhvillimit te mendimit gjerman, nga Luteri tek Hajdegeri, gjermanishtja i gjeti fuqite tek vetja e jo tek latinishtja o gjuhet latine, sikunder beri anglishtja.

    1. Ndoshta nuk e sqarova mirë çështjen e pjesores/paskajores në shqipe.

      Gramatikat thonë se pjesorja e foljeve kalimtare në shqipe sot ka kuptim pasiv (njëlloj sikurse pjesorja e foljeve kalimtare në gjuhët romane, bie fjala italishte), meqë e tregon veprimin si “të pësuar”.

      Ky kuptim shprehet edhe në mbiemrat prejpjesorë përkatës. Kështu, kuptimi i mbiemrit i shkruar është pasiv (“që është shkruar, që e kanë shkruar”); krahaso edhe italishten scritto, frëngjishten écrit, anglishten written, gjermanishten geschrieben, etj.

      Megjithatë, në shqip ndesh sot e kësaj dite disa pjesore foljesh kalimtare që kanë kuptim aktiv, p.sh. i ngrënë (me kuptimin “që ka ngrënë”), i pirë (me kuptimin “që ka pirë”), i kënduar (me kuptimin “që ka kënduar (lexuar)”), etj.; por prejardhja e këtyre dhe sidomos kronologjia në raport me mbiemrat prejpjesorë pasivë nuk dihet.

      Tani, për t’u kthyer te pjesorja; shkruar ka kuptim pasiv, madje edhe kur përdoret më vete (“shkruar në 1942, romani u botua vetëm pas vdekjes së autorit në 1960”); por emri prejpjesor i paranyjëzuar të shkruar/të shkruarit nuk ka kuptim pasiv, meqë e shenjon veprimin e të shkruarit në mënyrë aktive (ose gjithsesi jo pasive).

      Kjo i ka bërë disa gjuhëtarë të thonë se emri prejfoljor asnjanës i paranyjëzuar (të shkruarit) nuk mund të vijë nga pjesorja (shkruar), sepse pjesorja ka kuptim pasiv, ndërsa emri ka kuptim aktiv.

      Në qoftë se emrat prejfoljorë të paranyjëzuar nuk vijnë nga pjesoret, atëherë mund të supozohet për shqipen një paskajore e dikurshme, e cila koincidonte formalisht me pjesoren – për ç’arsye edhe ndoshta erdhi dhe u zhduk prej gjuhës, përveç gjurmëve që la në format foljore të pashtjelluara.

      Cilat janë këto forma? Natyrisht, e kam fjalën për forma të tilla si me punue, për të punuar, pa punuar, duke punuar, me të punuar etj., ku kjo paskajore formalisht e njëjtë me pjesoren shfaqet e paraprirë nga parafjalë të ndryshme (me, për, pa, duke, etj.); dukuri që e kanë krahasuar me paskajoren e anglishtes to work (e paraprirë edhe ajo nga një parafjalë). Këtu duhet vërejtur, më në fund, se parafjala duke në shqipen e sotme nuk ekziston më.

  3. Me duket se fshiva padashje pergjigjen. Po e risjell te thjeshtuar.

    Problemi ngel i pazgjidhur sepse nese kjo eshte e vertete:

    ””’ku kjo paskajore formalisht e njëjtë me pjesoren shfaqet e paraprirë nga parafjalë të ndryshme (me, për, pa, duke, etj.);””

    atehere mohohet percjellorja, qe barazohet me paskajoren.
    Meqe percjellorja eshte, atehere pasgjasa bie.

    Pika tjeter eshte se nyja ‘te’ eshte thelbesore ne paskajoren normative, dhe pikerisht ajo nyje e kthen ne aktive paskajoren aq sa zevendesohet ne shume raste, pra nyja ‘te’ e pamundeson mberthimin e infinitit ne nje forme te caktuar.

    1-Per te thene te drejten, filani eshte ashtu.
    2-Me thene te drejten, filani eshte ashtu

    1 nuk perdoret , dhe ne vend te saj kemi:
    3- Te them te drejten, filani eshte ashtu.

    Kjo ne fakt ka lidhje me :
    4- Me t’thene te drejten, filani eshte ashtu.

    Ky per mua eshte problemi kryesor prandaj dhe kembengula me shembullim shekspirian, qe eshte te pakten 2 000 vjecar me i vjeter.

    To be or not to be. Essere o non essere.

    Per te qene a per te mos qene, dihet qe ben:
    Te jesh a te mos jesh.

    Nderkaq i vetmi perkthim eshte: Me qene a mos me qene.

    Problemi i paskajores normative eshte se nuk lidh me qenien por me ekzistencen, nuk eshte realisht infinit i mbethyer, prandaj eshte e pamundur qe te perdoret kur duhet hyre ne brendesi te ekzistences. Po mund te sjell shume shembuj ku shihet pafuqia e paskajores normative.

  4. Po i rikthehem edhe njehere dallimit, meqe me duket me shume rendesi per shqipen.

    Spanjishtja ka dy folje per foljen jam, qe jane ‘ser’ dhe ‘estar’.
    Ser lidhet me italishten ‘essere’ ndersa estar me ‘stare’.
    Per ata qe nga halli o qejfi kane pertypur pak spanjisht, dallimi u ka dale ca i koklavitur. Pak ontologji ndihmon per te kuptuar se ‘ser’ lidhet me ‘essere’, ndersa estar me ‘esserci’, ku ‘esserci’ eshte per ‘esistere’ ndersa ‘essere’ per ‘essere’.
    Keshtu estar-stare lidhet me ‘trovarsi’ ‘sentirsi’ ku eshte ‘enti’ qe ka nevoje.

    Esserci ne shqip perkthehet ‘te jesh’ ndersa essere perkthehet ‘me qene’.

    Tani paskajorja ‘per te qene’ shpesh qendron me mire si ‘te jesh’, pra esserci – estar dhe zevendesohet.
    Ndersa paskajorja ‘me qene’ qendron perhere si essere-ser.

    Tani si zgjidhet problemi i pa punuar, pa bere, pa thene.
    Sikunder kuptohet lehte kemi te bejme me nje mohim, ose negativin e paskajores gege.

    Ky nuk mund te jete negativi i paskajores normative, sepse ‘pa’ ka vlere te kundert me ‘me’ e cila nuk ndodhet ne paskajoren normative.

    Me thene, pozitivi, pa thene negativi.
    Nderkaq forma ‘me te punuar’ eshte arkeopteriksi, ku me punuar fale venies se nyjes ‘te’, kalon ne ‘me te punuar’ e pastaj ‘me te punuar ‘ kalon ne ‘per te punuar’.

    Ceshtja eshte se nyja ‘te’ e nxjerr jashte qenien dhe paskajorja ‘per te thene’ e heq vemendjen nga kallzori per t’ja kaluar subjektit dhe bie rrjedhshmeria.

    Po sjell nje shembull:

    1 – Ne rast se ke deshire ‘qe te vleresosh’ bazat filozofike….

    ‘Ke’ deshire, na e thote qartesisht subjektin, ndersa ‘qe te vleresosh’ na flet perseri per subjektin ne vend qe te na coje natyrshem tek kallzori, bazat filozofike, pra krijon nje carje te lehte ne fjali.
    Ketu ‘qe te vleresosh’ ka zevendesuar paskajoren, vendi logjik i se ciles eshte.
    2 – Ne rast se ke deshire per te vleresuar bazat filozofike…..

    Nderkaq paskajorja gege qendron me menyre te perkryer:
    3- Ne rast se ke deshire me vleresu(e) bazat filozofike….

    Kallzori vjen natyrshem, i paraprire prej paskajores qe ne vend te merret me subjektin kerkon depertimin tek kallzori dhe subjekti nuk eshte kotesisht i mbitheksuar.

    Si perfundim, nuk do isha aspak kunder sikur te mesohej se ne shqip paskajorja ndahet ne pozitive (me thene) dhe negative (pa thene), por nderkaq ka edhe forma qe mund te luajne ne rrethana te caktuara rolin e paskajores, si per te thene dhe ‘me te thene’.

    Percjellorja ben ‘duke thene’, pjesorja eshte ‘thene’.
    Per mua shqipja perfiton, sidomos shqipja poetike dhe shqipja filozofike.