KU FYTYRA, KU MASKA

Nuk jam as i pari as i fundit që e vras mendjen për shkaqet e maskarallëkut që mbizotëron çdo sferë e çdo instancë të jetës shqiptare sot – private dhe publike, të elitave dhe të masës, të qytetit dhe të fshatit. Varfëria materiale, materializmi, parazitizmi, mungesa e një feje të konsoliduar, mendësia e ashtuquajtur “anadollake”, varfëria shpirtërore, lëvizjet e mëdha të popullsisë, paranoja e izolimit… është e lehtë të ngatërrohesh në këtë labirint shkaqesh që shpesh përfundojnë të reduktuar në pasoja shkaqesh të tjera.

Megjithatë, është e mundur ta konsolidosh diskutimin në pikat e mëposhtme, ose të debatosh nëse kriza e sotme morale dhe sociale në Shqipëri i ka shkaqet:

  • në adoptimin e shpejtuar dhe artificial të ekonomisë së tregut, pluripartitizmit dhe demokracisë parlamentare perëndimore;
  • në konfuzionin në lidhje me çështjen e pronës private;
  • në shkatërrimin shpirtëror dhe etik që i bëri shqiptarit gjysmë shekulli totalitarizëm brutal;
  • në traditën historike ose tribale të shqiptarit, si komb i paformuar, ose si bashkësi që nuk i gjen dot forcat të formojë dhe të mbajë shtetin.

Ky diskutim meriton t’i qasesh nga shumë anë: historike, ekonomike, etike, psikologjike, sociologjike. Natyrisht, analiza e shkaqeve të krizës nuk shpie vetvetiu në zgjidhje të krizës; madje as ka për qëllim zgjidhjen e krizës, e cila mund të arrihet vetëm me anë politikash precize, afatshkurtra dhe afatgjata, dhe përkushtim të gjithanshëm të shoqërisë civile. Analiza e shkaqeve të krizës vetëm ndihmon për të kuptuar krizën dhe mund t’u vlejë të gjithë atyre që i kanë mundësitë, aftësitë dhe mjetet e duhura për të ndërhyrë drejtpërdrejt në realitet.

Ka shumë të ngjarë që kriza e sotme morale të shpjegohet nëpërmjet një kombinimi të të gjitha atyre shkaqeve që u përmendën më sipër, të cilat nuk janë kurrsesi alternative dhe që, sa kohë që kanë natyrë etiologjike, mund të renditen në mënyrë të tillë që të formojnë një zinxhir shkakor i cili të fillojë nga ADN-ja biologjike e pellazgut, për t’u ndalur te Sali Berisha; për çka vështrimi historik i problemit duhet bërë gjithnjë i segmentuar, jo gjithëpërfshirës.

Nga ana tjetër, brezi që i jep tonin sot jetës shqiptare është brez i rritur dhe i formuar nga ana botëkuptimore në vitet më të shëmtuara të totalitarizmit, kur shteti shqiptar dhe institucionet i kishin prishur lidhjet me Lindjen Sovjetike, por pa i zëvendësuar dot me me lidhje të reja me Perëndimin, Jugun ose Veriun. Është brez i rritur në frikën e dhunës së verbër institucionale dhe në një atmosferë ku “një në tre veta ishte i Sigurimit”; brez i ekspozuar për vdekje ndaj propagandës autarkike dhe megalomaniake të regjimit, dhe ndaj mundësisë reale për të përfunduar në birucë për një fjalë goje. Me fjalë të tjera, është brez i rritur në një kohë kur liria e mendimit jo vetëm nuk ekzistonte, por edhe ndëshkohej penalisht.

Qëndrimin publik dhe privat të intelektualit në një shoqëri totalitare, ku mendimi i lirë dënohet penalisht, e ka përshkruar Czeslaw Milosz, në librin e tij “The Captive Mind”; nëpërmjet një koncepti me origjinë persiane, ketman-it, i cili në thelb emërton konformimin me autoritetin e kujt privatisht nuk pajtohet me këtë autoritet. Për shumëkënd në Shqipëri, duke u përfshirë këtu edhe unë vetë, ky dyzim i personalitetit për të mbijetuar në kushte të dhunës ideologjike ishte i detyrueshëm. Çështja është nëse dyzimi në fjalë, ose ketman-i, duhet trajtuar si virtyt ose virtuozitet i intelektualit, apo si gjymtim i tij mendor ose shpirtëror.

Këtë pyetje ia bëra vetes kur ndesha në një pasazh të esesë E vërteta dhe politika të Hanna Arendt (në librin e saj “Between Past and Future”, Penguin Books 1993, f. 234), ku autorja përmend, ndër të tjera dy filozofë të cilët shkruanin për këto çështje në një kohë kur totalitarizmin edhe vetë djalli nuk e kishte ëndërruar akoma.

Shkruan Arendt se Spinoza, i cili gjithnjë besonte në pagabueshmërinë e arsyes njerëzore, mbronte idenë se “çdo njeri është, nëpërmjet së drejtës natyrore të pakundërshtueshme, zot i mendimeve të veta”, dhe se ligjet që ndalonin mendimin e lirë nuk mund të çojnë veçse “në njerëz që mendojnë një gjë dhe thonë një gjë tjetër,” e që këtej “në korruptim të mirëbesimit” dhe në “nxitje të pabesisë” [theksimi im]. Kanti, nga ana e vet, thoshte se “ajo fuqi e jashtme që e privon njeriun nga liria për t’i komunikuar mendimet e veta publikisht, e privon njëkohësisht edhe nga liria për të menduar,” dhe se e vetmja garanci për të menduar “drejt” është që “të mendojmë sikur të ishim duke ua komunikuar mendimet tona të tjerëve, teksa këta të tjerë na i komunikonin neve mendimet e tyre.”

Mirëpo të thuash, me Spinozën, se ndalimi i mendimit të lirë çon vetvetiu në korruptim të mirëbesimit, do të thotë që shoqëria anëtarët e së cilës nuk lejohen të mendojnë lirisht është e dënuar të shthuret, sepse mirëbesimi është tutkalli që e shndërron shoqërinë njerëzore nga bashkësi individësh, në entitet të dallueshëm si diçka që ekziston përtej shumës së pjesëve që e përbëjnë.

Edhe më shqetësues është implikimi i idesë së Kantit më lart – se pamundësia, e imponuar së jashtmi, për t’i komunikuar idetë e tua në publik çon vetvetiu në pamundësi për të menduar lirisht; ose, me fjalë të tjera, që bindja e shumëve prej nesh se pavarësinë intelektuale mund ta ruanim duke e mbajtur të mbyllur në sferën private nuk ka qenë veçse një iluzion, sa kohë që idetë tona, prodhimet tona mendore, dyshimet tona dhe kureshtjen tonë intelektuale nuk e shprehnim dot publikisht.

A ka qenë vërtet kështu? Pohimet e Spinozës dhe të Kantit na vlejnë si katalizatorë për diskutimin, jo si prova të kësaj apo të asaj teze; sepse Kanti mund të ketë qenë ndër më të mëdhenjtë e filozofëve, por jemi ne që e kemi provuar totalitarizmin në shpinë. Prandaj ka interes të madh të krahasohet krye-teknika e ketman-it, që e përshkruan Milosz-i, me çka thonë dy filozofët klasikë, por edhe me përvojën individuale të intelektualit dhe të mendimtarit të lirë në Shqipëri.

Për fat të keq, dhe në vështrim të parë, realiteti i sotëm shqiptar duket se mbështet hipotezën sipas së cilës korruptimi i sferës publike vetvetiu çon në korruptim të mendimit, edhe të mendimit privat; dhe se klasa e sotme politike shqiptare është etikisht e gjymtuar thjesht ngaqë është formuar mendërisht, kulturorisht dhe shpirtërisht në kushte të dyzimit dhe të dyfytyrësisë së detyruar.

Them në vështrim të parë, sepse tema meriton të diskutohet në thellësi.

23 Komente

  1. Xha xhai shkruan se “bindja e shumëve prej nesh se pavarësinë intelektuale mund ta ruanim duke e mbajtur të mbyllur në sferën private nuk ka qenë veçse një iluzion, sa kohë që idetë tona, prodhimet tona mendore, dyshimet tona dhe kureshtjen tonë intelektuale nuk e shprehnim dot publikisht.”

    I dashur mik, pse kam pershtypjen (me korrigjo nese gaboj) se po gjykon veten dhe te ngjashmit e tu te viteve ’80, ’90 nga pozita aktuale. Gjykoj une se, ndoshta, atekohe, atebote, nuk kishit kete njohje dhe mundesi abstraguese (per arsye te rrethanave te faktit dhe jo mungeses se inteligjences si cilesi e lindur) sikunder sot. Per pasoje, nuk jetonit ne perpleksitetin e dilemave te medha. Dilema ne vetvete mund te ishte sa nje mal, por veshtire ta perceptosh malin kur je mbi te. E vetmja gje qe ndjen ne ato momente eshte djersa qe te rrjedh çurg nga sikleti:)…

  2. Ka mundesi te mos kete qene aq iluzion sa duket, bindja per pavarsine intelektuale. Biles mund te thuhet se ka shpetuar mijra shiprtera njerezish, qe sot e bejne gjumin te qete e ne paqe me veten.

    Xhaxhai le te sjelle pak ne kujtese kohen e studentllekut, ku kontrastet duken me mire. Sa prej shokeve te tij ndiqnin qetesisht rrjedhen e jetes, ne menyre diskrete e pa i rene ne qafe te tjeterve dhe sa tipa te tjere te kallepit te Shaban Sinanit rrinin duke uluritur ne mbledhjet e rinise me histerizem proletar? Shabani nuk ishte budalla, por as qe mendohet se mund te kishte ndonje ide jashte klisheve politike te kohes.

    Po ata mijra te rinj qytetare qe kishin deshire te shkruanin poezi por qe terhiqeshin sapo u behej e qarte se duhej ti kushtonin ndonje vjershe diktatorit dhe sa qindra provinciale te tjere te etur per karriere si Besnik Mustafaj, Prec zogaj etj, etj edhe gjashte muaj para se te binte komunizmi shkruanin: kur themi Partia kujtojme Enverin, kur themi Enveri kujtojme ..etj.

    A nuk jane keto gjera ne dukje te vogla, te vogla ku tregohet se pavarsia intelektuale k aegzistuar te nje mase e madhe njerezish dhe ka patur rol themelor ne jeten e mijra veteve, edhe pse askush nuk afirmonte e bertiste se ishte i pavarur intelektualisht?
    Nuk ke si me thua jo!

  3. Heshtja megjithese mund te jete perdorur si mekanizem legjitim mbrojtes per ata qe mendonin ndryshe nga regjimi, nuk ka ndihmuar shume as atehere dhe veshtire te pretendohet se ka lene ndonje pasoje sado te vogel e pozitive ne retrospektive. Pekundrazi, ne ate kohe ka ndihmuar te degjohen me mire ulerimeat e kafsheve qe i sherbenin regjimit.
    Mosartikulimi i mendimit, jo vetem qe nuk i sherben atij, por eshte njesoj si te pretendosh ta mbash foshnjen ne barkun e nenes me shume se nente muaj. Ne jo vetem qe e duam gjalle foshnjen qe kemi mbajtur te fshehur ne vite, por duam edhe te flase. Ne kete drejtim ato gjysemartikulimet e Kadarese jane me te rendesishme per strukturimin e mendimit se heshtja, megjithese calojne qe te dyja nga ana morale gjithesesi.
    Nderkohe kam frike se mospjesmarrja e gjere e shtreses se mesme ne sferen publike ne Shqiperi i dedikohet pikerisht kesaj tradite te heshtjes.

  4. Qatip, po ta kesh fjalën për bindjet politike dhe ideologjike, natyrisht nuk të them dot jo; sepse kur isha student në universitet unë pothuajse nuk dyshoja më në natyrën kriminale të regjimit, të cilin e urreja për shumë arsye, mes të cilave edhe ngaqë nuk më linte të kultivohesha intelektualisht ashtu siç dëshiroja unë. Jam i sigurt që si unë kishte edhe shumë të tjerë, që fortifikoheshim pas heshtjes ose aluzionit për të ruajtur kokën, dhe “luanim pjesën” vetëm ngaqë ishte e vetmja mënyrë për të mbijetuar. Dyfytyrësia, ose dyzimi midis privates dhe publikes nuk mund të shmangeshin, dhe praktikisht askush nuk i shmangu dot, me përjashtim të të marrëve që s’i ngiste kush, dhe atyre që e shihnin regjimin si të tyrin, ose që nuk kishin dyshime.
    Nuk them se ne që e dyzuam jetën bëmë ndonjë mëkat të natyrës etike; por vetëm shpreh dyshimin nëse të jetuarit me frikë vetvetiu nuk na e lejonte lirinë e mendimit, madje edhe atëherë kur, në fshehtësinë e jetës private, nuk na pengonte kush të thoshnim e të mendonim çfarë dëshironim. Ishim të pavarur, këtë nuk e kundërshtoj; vetëm nuk di se me çfarë çmimi e paguam këtë pavarësi. Sot nuk mund të konceptoj dot të menduarit tim jashtë komunikimit publik – nëpërmjet bisedave të hapura që bëj me njerëzit, gjërave që shkruaj e që botoj, ose diskutimeve në këtë blog. Nuk janë pasqyrë e mendimit tim, janë mendimi im. Po atëherë? Ku fshihej ky mendim? Në ç’trajta rudimentare ekzistonte? Ishim vërtet kundër, e dinim që kishim në krye njerëz të vrazhdë dhe të trashë, të cilët mund të na e shkatërronin jetën me një lëvizje të lapsit në letër; por edhe vetë kjo kundërvënie ndaj së keqes, sa na kushtonte? Mos kemi jetuar pak si shumë afër me pisllëkun absolut? A mund të ndërtohet një filozofi etike e themeluar mbi frikën? Personazhe publike me të cilat identifikoheshim, si Ismail Kadareja, ruanin për ne autoritet artistik të padiskutueshëm (dhe e ruajnë); por si mund t’ua njohim autoritetin moral, kur ata vetë e pohojnë se gënjenin dhe luanin teatër nga mëngjesi deri në mbrëmje, sepse “ashtu ishin kohët”? Po sot, mos vallë janë kohët për të qenë të sinqertë? Po nesër?
    Them, me fjalë të tjera, se mos dyzimi – atëherë i detyrueshëm – na ka detyruar të mbetemi të dyzuar edhe sot e kësaj dite, dhe të mos e ndiejmë nevojën për ta unifikuar sferën publike me sferën private, ose për të qenë konsistentë me vetveten. Nuk them se kjo shpie doemos në korrupsion, ose në hipokrizi; por vetëm se, për disa individë ambiciozë për pushtet, në rrethanat kur frika nga AI nuk ekziston më, kjo mund të përthyhet tani si materializim i maskarallëkut të kulluar.E kam fjalën për shkeljen e syrit; për pëshpërimën “le ta themi kështu, dhe pastaj e bëjmë ashtu”; për bashkëfajësinë ose kredinë morale që kanë fituar disa batakçinj nga më të rëndomtit në opinionin publik sot në Shqipëri.
    Nga ana tjetër, po ata që dje të mbyllnin gojën me Enver Hoxhën e me komunizmin, sot të bubullijnë për të tjera tabu, njëlloj absolute: Amerikën, nacionalizmin shqiptar, Kosovën, Izraelin, ekonominë e tregut, kapitalizmin. Ndonjëherë më duket sikur këta njerëz nuk jetojnë dot pa një sundimtar absolut mbi kokë, që t’i dominojë, e të cilit t’i bien në këmbë me përunjësi e jargavitje. Por në përgjithësi mendoj se këta nuk janë tamam njerëz, por flugerë, të cilët e kalojnë jetën duke u përpjekur të matin drejtimin dhe shpejtësinë e erës.

  5. Dyzimi i jetes, qe ne ate kohe ishte tipik ne radhe te pare per mendimin, ishte per mendimin tim i pashmangshem. Le te citojme disa proverba te popullit:
    – nuk i bihet murit me koke
    – te rrime shtrember e te flasim drejt
    – mos i beso as kemishes tende
    Keto proverba ishin moto e jetes sone te perditshme. Por sidoqofte, pasi flisnim “drejt”, ne darke shkonim ne shtepi, hanim taratorin, shikonim italine (ne televizor) dhe mendonim drejt.
    Natyrisht kishte edhe njerez qe i rane murit me koke, u heqim kapelen, por instikti i mbijeteses veproi ne masen me te madhe te popullit, qe veproi pa i rene murit me koke. Kjo sdo te thote qe pajtoheshim me regjimin, ideologjine e regjimit, pasi cdo brez edhe i yni desheronte ndryshime ne perputhje me zhvillimin e botes e nuk honepsnim dot vetelavderimet abuzive te regjimit me luften partizane. Te vazhdoje te degjoje meritat partizane ne vitet ’80, ishte si te thuash “i fryn ne nje bire kavallit”. Me kete mendim shume intelektuale qe aspironin(m) per ndryshim kalonin ne pesimizem dhe ndrydhje shpirterore dhe si te thuash arrinin ne te njejtin konkluzion: beji mutin (me falni per shprehjen).
    Sidoqofte sot duhet thene se sikur e ndjejme veten te cliruar nga dyzimi, dyfytyrat, me perjashtim te disave (jo pak) qe ne Shqiperi vazhdojne ta bejne akoma kete loje(politikanet). Keta dikur cirreshin (nga instikti i mbijeteses) pro regjimit, sot cirren pro ndryshimit, dhe jam i sigurte!? se po te kthehej rrota mbrapsht, po keta do te cirren perseri per regjimin.
    Qe te mendosh lirisht duhet te plotesohen kushtet, pra edhe ne nuk mendonim lirisht (plotesisht), ndonese mendonim te kunderten, por kjo nuk do te thote liri e plote.
    Xhaxha eshte e veshtire te thuash aktualisht a mendojme dot lirisht (brezi yne), sidoqofte pak a shume mendoj si dikur por ndjej “lirine” ta them edhe ty kete qe mendoj. He per he le te kenaqemi me kaq.

  6. Rendesi te dores se pare ka, sa, dhe si, jeta (mendimi) individuale shihet si qeliz shembull e fenomenit shoqeri.
    Asnjihere dija s’ndalon individin te aktivizohet ne shoqeri, edhe padija eshte progresive kur s’di te jete zgjuar per seprapthi.
    Me shume se 80% e njerzeve jane nga te fryj era, pjesa tjeter nderton frontet e mendimeve.
    Tradita e qytetrimeve perserit mbeshtetjen e pales me luftarake. Pala e mbeshtetur jo gjithnji eshte progresive.

    Ne jemi gati per nje shoqeri qe individi e nderton fillimisht ne vete. Ajo shoqeri (civilizim) i perjetuar tek individi do jete ne kontekst te botkuptimit te tij (individit)

    Zhvillimi vjen nga idet, dhe idet duan ideator, qe eshte i vetmi “diktat” ku shohim shoqerit te investohen.

    Ne bem c’mundem ne nji shoqeri qe s’kish mundesi, para nentedhjetes, dhe me pas e deri sot, po behet po ajo e pamundur protagoniste. Ne po na ndryshon fenomeni, dhe jo ne po ndryshojme fenomenin. Ne kemi simtpma te pa ndryshuara ne lidhje me fenomenin (vizionin)

    Me shpresen se do filloje te marr jete fenomeni qe ne duam te ndertojme, shoh nga e ardhmja; liria e mendimit e projektuar ne shumicen, e cila eshte gjithnji gati per ndryshim, por se di kur dhe si.

    Xha xhai ka permendur elitat. Ku jane ato! Andej prisni te rejat.

  7. Ajo puna e “frikes nga AI” : Po lexoja mbreme nje liber te dale se fundmi ne France, kujtimet e Yves Pouliquen, mjek okulist, akademik francez, kujtime te dala nga i vetmi takim qe ai ka patur me Enver Hoxhen ne maj te 1979-ës. Mendoj se mbetet nga te rrallat deshmi te besueshme nga ata qe kane mundur te bisedojne me diktatorin shqiptar.

    Ajo qe eshte interesante eshte momenti kur mjeku rrefen biseden disa oreshe qe ka patur me të, pas ekzaminimit mjeksor te syve.

    Pas nje diskutimi pak a shume te qete rreth temash te ndryshme (deri dhe per viziten e André Gide ne Bashkimin Sovjetik !), nga biseda duket sikur Hoxha “toleron” disa gjera, ka diçka prej “cool” ne ato qe thote, sigurisht mbi te gjitha per ti treguar bashkebiseduesit hapjen e tij (l’ouverture !!) ndaj cilesdo qofte teme te bisedës me nje perendimor !
    E keshtu gjithshka shkon “mire e bukur” deri ne momentin kur emrat e muzikanteve te tille si Chopin, Brahms apo Liszt evokohen ne bisede dhe mjeku hedh hipotezen se “veprat e kompozitoreve te tille kane qene pa dyshim te frymezuara nga populli qe i perkisnin” (meqe ishte fjala tek folklori dhe rendesia e tij).
    Por pikerisht ne ate moment, i “paharruari” Hoxha na qenkesh hedhur perpjete a thua se bota ishte permbysur nen kembet e tij. ““Jam kundër, jam kundër argumentit tuaj, – tha Hoxha. Ata kishin një frymëzim popullor, por ishin dekadentë borgjezë”!”.- shkruan mjeku ne kujtimet e tij.

    Gati 30 vjet me vone, autori i librit me te drejte pyet veten se pse u hodh aq perpjete Diktatori shqiptar. Dhe shkruan: “Mbeta pa gojë përballë fjalëve të tilla. Ndodheshim në një udhë pa krye. E çuditshme ishte se, ashtu sikundër muzika (Hoxha na i kish vene nje disk gramafoni mikut te tij te shtepise, me nje kenge popullore shqiptare- shenimi im) dhe karakteri i përgjithshëm i bisedës së tij kishin arritur të krijonin një lidhje midis dy kulturave tona, pikërisht në fushën e muzikës shpërthyen më tepër divergjenca”.
    Dhe vazhdon: “…Në fakt, ishte interesant ky qëndrim i palëkundur, i shprehur në mënyrë aq brutale, sikur të ishte fjala për një nga pikat e dobëta të sistemit, sikur Udhëheqësi që impononte gjithçka, këtu përplasej me diçka të pamundur: paaftësinë për t’u bërë ballë ndikimeve kulturore që vinin nga bota e madhe rreth e qark ishullthit të tij dhe të cilëve zhvillimi i mjeteve të komunikimit u ofronte mundësi gjithnjë e më të mëdha për të depërtuar në të”. http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=31122

    Personalisht, nuk besoj se te kercyerit perpjete te Udheheqesit na paska patur te beje me ndonje fare “paaftesie” te tij per te perballuar ndonje ndikim kulturor a diçka te tille : Ato Enveri i kishte si “karamele” !
    Mendoj se kthesa e bisedes se tyre ka te beje pikerisht me kete MASKEN per te cilen shkruan Xha Xhai ketu. Me sa duket, pas rreth 2-3 ore bisede, diktatori u kujtua se e kish hequr pak si shume masken, dhe i duhej ta rivinte perseri plotesisht mbi fytyre. Sepse kjo puna e maskes, eshte dhe pak kombetariste, them une : duhesh te kesh ekseprienca shqiptare qe ta nuhasesh ! Dhe me duket se nuk eshte e lidhur vetem me periudhen e diktatures, por shkon au-delà (pertej saj). Personalisht, do isha shume kurioz te behej nje sondazh nder popujt e Ballkanit per te numeruar mesataren e te shkelurit te syrit qofte dhe si akt i thjeshte fizik (e qe lidhet ne nje pjese te mire me ate qe Xha Xhai e quan : “E kam fjalën për shkeljen e syrit; për pëshpërimën “le ta themi kështu, dhe pastaj e bëjmë ashtu”). Nuk do te habitesha po te dinin shqiptaret te parët ne sondazh.

    Nje pyetje Xha Xhai: po “AI” vetë, a mendon se ka patur dilema ? A mendon se “e ka ditur” ? (shkelje syri)

    ps: Pyetjen e kam serizisht, me gjithe “shkeljen e syrit”.
    Faleminderit.

  8. Shkruan Milosz për Ketmanin në vendet e Lindjes komuniste:

    Ata që shquhen në demaskimin e hipokrizisë (ose dyfytyrësisë), janë vetë praktikues të ndonjë forme Ketmani. Duke qenë në gjendje t’ua pikasin, akrobatëve të tjerë, marifetet që i përdorin edhe vetë, ata nuk lënë asnjë shans t’u kalojë, pa fundosur një kundërshtar, ose mik. Këtë e bëjnë për të mbrojtur veten; dhe zotësia e tyre matet me aftësinë për t’u dalë përpara, qoftë edhe një ditë të vetme, akuzave të ngjashme që mund t’u bëhen prej të denoncuarve.

    Unë besoj se Enver Hoxha nuk besonte as në marksizmin, as në komunizmin, as në stalinizmin; por paranoja e kish deformuar aq shumë, dhe ia kishte përsosur dyzimin deri në atë shkallë sa të mos kishte më pikë dyshimi në fanatizmin e vet.
    Mbaj mend një herë një komik, që kur e akuzuan se kishte thënë, në publik, një barcaletë tepër të ndyrë, u mbrojt duke thënë: fajin nuk e kam unë, të ndyrë jeni ju që e kuptuat barcaletën dhe qeshët; të pastrit e të drejtët nuk kuptuan gjë.
    Kështu edhe Hoxha: me dekada të tëra u rropat të gjente dhe të ndëshkonte, mes miqve të vet, të gjitha ato marifete, poshtërsi dhe tradhti që do t’i kishte bërë ai vetë, po të kish qenë në pozitat e tyre; ose edhe që ndoshta i kishte bërë. Ndoshta nuk mund ta bësh me faj; ndoshta komunizmi në Shqipëri kishte seleksionuar, ndërkohë, atë lloj udhëheqësi çakall, të pamëshirshëm, të ndyrë, që e përjetonte ekzistencën e vet si një seri akuzash ndaj shokëve të armëve; thuase e vetmja formë komunikimi ishte ngulja e thikës pas shpine.
    Tregon Schopenhauer-i një fabul me iriqë që kishin ftohtë natën, prandaj afroheshin me njëri-tjetrin derisa fillonin e shpoheshin prej gjembave; pastaj largoheshin prapë, derisa t’u hynte të ftohtët përsëri – e kështu me radhë, derisa të gjenin një distancë optimale, ku gjembat të mos shponin shumë, dhe të ftohtët të mos therte; dhe këtë distancë e quanin etiketë, ose mirësjellje. Ndonjëherë më duket sikur samurajt dhe kreshnikët e thikës pas shpine që kish mbledhur rreth vetes AY ishin në ekuilibër, sa kohë që të gjithë e ndienin veten njëlloj të molepsur përfundimisht në batakun mikro-borgjez, ose edhe më keq akoma, njëlloj të komprometuar me dokumentet që ia ruanin në kasaforta shoku-shokut (së bashku me radiodhënëset dhe helmet me veprim të shpejtë dhe të ngadalshëm që u kishin dhënë agjenturat). Tradhtitë e mëdha, ato që i merrte vesh populli, zinin fill gjithnjë në ditaret e Mësuesit të madh.

  9. Shkrimi trajton shume ceshtje, njera me e rendesishme se tjetra, dhe tjetra me thelle se njera; sic duket prandaj edhe fraza ne fund: “them ne veshtrim te pare, sepse tema meriton te diskutohet ne thellesi”. Problemi eshte se po te diskutohet ne thellesi tema me rendesi e dyzimit (lidhur ngushte me temen e disidentit dhe ate te identitetit te kerkuar sipas shprehjes se urte moderne: “ha buken e kaurrit dhe bej duvane e turkut”), pare se prej Frojdit e tehu eshte bere me se e rendomte te konsiderohet njeriu si qenie me te pakten dy entitete ne konflikt, dyzimi rezulton dukuri banale (tema e sozise ose dublantit eshte mode e kohes se romanticizmit), dhe moralistet, karakteristet, besedhenistet etj, kerkojne qiqrra ne hell, dhe jo vetem kaq, por padashur bejne lojen e dyzimit duke i shtuar hellit te muhabetit ne fjale edhe qiqrrat e maskes se sinqeritetit dhe hipokrizitetit. Del fare fiqirit nese futesh thelle ne thellesite e dyzimit te artit, sidomos modernit, i cili kerkon t’a fisnikeroje dhe lartmadhnoje njeriun nepermjet shumefytyrshmerise, pafytyrshmerise, c’identitetit, c’gjinitetit, insektizimit, kafsherimit, mineralizimit dhe deri robotizimit te personazheve.
    Pa asnje dyshim qe Czeslaw Milosz ka qene nje nga burrat me te mire te shek. XX, e megjithkete ishte krejt i dale fiqirit si i dyzuar midis katolicizmit dhe laicizmit, protestantizmit dhe ortodoksise, krishterimit dhe hebraizmit, kultures gjermane dhe kultures ruse, nazizmit dhe komunizmit, demokracise dhe komunizmit, disidentit dhe ishdiplomatit komunist, te mosperfillurit dhe nobelistit, etj. Dmth pyetja e dyzuar ne shkrimin e shqyrtuar:“Ceshtja eshte nese dyzimi ne fjale, ose ketman-i, duhet trajtuar si virtyt ose virtuozitet i intelektualit, apo si gjymtim i tij mendor ose shpirteror”, merr pergjigje te njehsuar: “gjymtimi mendor ose shpirteror eshte virtyti ose virtuoziteti i intelektualit”. Shembujt e maskaralleqeve – jo vetem politike por edhe ordinere – ne jeten e intelektualeve te famshem ne rang boteror jane me tonelata, tjeter pune se dikur mbuloheshin prej modes hipokrite tradicionale, e sot, ne epoken moderne te striptizit trupor dhe shpirteror, eshte bere i modes trajtimi i dyzuar i figures se intelektualit: jeta e ndare prere nga vepra, sikur kete te fundit t’a kete bere komshiu, ashtu si behen kalamajte e dyzuar me gruan e tjetrit. Sa per te sjelle nje shembull te aneve tona: rasti i Kadare, i dyshuar se ka spiunuar shitsen e bylmetit te lagjes (ne ato kohe racionimi ushqimi, nje personalitet i padiskutueshem qe i lepiheshin deri edhe zevendministrat), per pasur pak karakter edhe ne mjerimin e dyzimit tone, duhet trajtuar jo pse e spiunoi, por pse nuk e spiunoi, sepse vetem atehere do te ishte vertet i virtytshem, i dyzuar, i gjymtuar, etj.

  10. Me dalin dy probleme me kete postim:

    1. Me duket sikur pjesa e popullsise qe kaloi dyzimin ne kushtet e diktatures eshte pare ne menyre pak teorike, filozofike, si nje shume individesh te dyzuar, te shkeputur nga njeri tjetri, me mendime private te thurura e debatuara ne boshllek individual. Edhe referimet e Spinozes dhe Shpenhauerit jane ne mbeshtetje te ketij pozicioni. Pare ne kete menyre, patjeter qe dyzimi eshte deformues dhe permanent. Por, ne te “dyzuarit” e dime shume mire se sa pak vend zinte detyrimi per te folur publikisht, krahasuar me deshiren dhe pasionin per te folur e debatuar privatisht. Dhe privatisht ne shumicen e kohes do te thoshte me familjen, rrethin familjar dhe shoqeror, me te cilin normalisht ndaje te njejtat pikepamje, e per pasoje edhe te njejtin dyzim.

    Ne kete kuptim, mbase mund te flitet per mungese te nje debati publik, ku individet ballafaqojne mendimet e tyre ne formate artikujsh, shkrimesh, blogjesh, etj. Por nuk jam e sigurt se te gjithe jane te prirur ndaj ballafaqimeve te tilla edhe ne kushtet e lirise dhe te mungeses se nevojes per dyzim. Madje edhe ata qe e ndjejne nevojen dhe perfshihen ne debate, nuk eshte se e zgjerojne dot shume rrethin e personave apo personaliteteve mendimet e te cileve ju vlejne apo i intrigojne njefaresoj.

    2. Mbase jam keqkuptuar, por me duket sikur klasat politike dhe “elitat’ e sotme me problemet e tyre konsiderohen si pjese e ish te dyzuarve, dhe defektet e tyre kerkohet te shpjegohen me deformimet eventuale nga koha e dyzimit. Nese me “te dyzuar” kemi kuptuar vetem ata qe kundershtimin ndaj sistemit e shihnin thjesht si pamundesi per te dale jashte shtetit apo per te veshur rroba te bukura, atehere jam dakord. Por nuk besoj se ata qe e shihnin sistemin si nje mjet agresiv, shtypes, karakter-deformues, te lig e te paskrupullt ne cdo qelize te tij, jane te njejtet njerez qe kapardisen sot ne rolin e politikanit, analistit, elitistit. Nuk besoj se njeriu me nje formim te caktuar mund te arrije te njohe nje lloj te keqeje dhe te mos kuptoje nje te keqe tjeter ne cdo forme qe paraqitet. Mua me rezulton qe keta te sotmit jane ose komsomolasit ose debilat e djeshem.

  11. I nderuar Xha Xhai
    Ju pergezoj per shkrimet tuaja te nje natyre vecanerisht te ndershme e te mencur. Pershkruani situata me te vertete sa diabolike, po aq edhe mizerabel. E megjithate, edhe per boten e soteshme perendimore ka kaluar koha e iluminizmit apo romantizmit, ku njeriu imagjinohej me nje te ardhme sa idilike, aq edhe madheshtore. Sot ai shkon dita dites duke u perplasur me planetin e tij. Kjo ndodh ngaqe femijet mesohen qe ne bangat e shkolles te zbatojne moton: “Duaj me shume dhe ne radhe te pare vehten tende!” C’fare bene me shume spiunat shqiptare apo lindore ne kohen e diktatures komuniste?…
    Nese njerez si une apo si ti dyzuam vetvehten, kjo nuk ka aq shume rendesi se sa fakti qe nuk kemi njerez ne ndergjegje, si mjaft nga “kokat me te ndritura te kombit”, (ne te vertete, moralisht nuk qene vec grumbuj plehrash) ftonin diktatoret te ngrinin gijotinen ne mes te Tiranes, per te vrare bashkatdhetaret e tyre.
    Dyzimi ne te tilla raste apo shtrengimi shpirteror eshte nje lloj fisnikerie dhe heroizmi bashke. Per te mos folur per heronjte apo mbinjerezit e pakte, mjaft te paket ne numer: ata qe sfidonin ne hetuesi edhe vete vdekjen per te mos tradhetuar mikun apo shokun e tyre…
    Ne kete pike edhe Spinoza apo Kanti tingellojne teper te zbehte. Nje tjeter moto eshte me madheshtore e me hyjnore: “Mos nderto lumturine tende me fatkeqesine e tjetrit!”.
    Pikerisht ketu permblidhet gjithe esenca e mbarevajtjes se njerezimit.
    I nderuar XHA XHAI Ju falenderoj per prozat e tua te bukura. Edhe here tjeter Ju kam lexuar. Kete radhe vendosa t’Ju shkruaj. Me duhet te falenderoj ne kete rast edhe mikun tim te zgjedhur Vasil Qesarin.
    Me respekt
    ROBERT MARTIKO

  12. … klasa e sotme politike shqiptare është etikisht e gjymtuar thjesht ngaqë është formuar mendërisht, kulturorisht dhe shpirtërisht në kushte të dyzimit dhe të dyfytyrësisë së detyruar.

    Jam shumë dakord, fakti që klasa e sotme shoqërore është krejt e korruptuar (e prishur) duket sheshit.

    – – –
    Fenomenin e ketmanit e kam hasur disa here tek disa shkrime të Gëzim Tushit, por nuk ishte e shpjeguar mirë. Më lartë kishte një shjegim shumë të qartë. Faleminderit Xhaxha!

  13. Nëqoftëse ka diçka që përherë më ka ngjallur neveri te njeriu, është të dalloj se si egërsia, poshtërsia dhe mëndjengushtësia arrijnë të veshin maskën e lirizmit.
    Milan Kundera

    BISEDE ME KATJUSHEN

    -Edhe pse nuk është sjellje e edukatëshme nga ana ime, më lejoni të shpreh gjithë dyshimin tim në këtë pikë… Ende sot, nuk është vonë për ju, të arrini të kuptoni se gjithë këta njerëz që porsa përmendët, duhet t’i duam me gjithë shpirt… Për tipa si ju, vetëm pendesa e vërtetë është çelësi i fitores. Ju rekomandoj që, kur të gjendeni së afërmi në tribu, të urdhëroni dikë, në një shesh të madh, t’ju rrahë me kamzhik, lakuriq. Më parë të keni mbledhur gjithë bashkatdhetarët tuaj rreth vehtes… Mos harroni që dikur, pikërisht kokat e këtyre njerëzve i kërkonit diktatorit të priste nëpërmjet poezisë tuaj! Me keqardhje ju vë në dukje se në shkrimet tuaja nuk kam gjetur asnjë lloj pendese. Krejt ndryshe, do të kishit mundësinë t’i përngjanit një lloj vjoline të vjetëruar, jo prej dy e tri jetësh, sa thoni që keni jetuar, por prej njëzetëepesë brezash…. Imagjinoni se çfarë tingulli magjik është në gjendje të prodhojë ky lloj instrumenti prej bredhi të kuq, i stazhionuar nga avullimi mistik i kohës. Me kusht që përdoruesi i tij të dijë të kujdeset për të, ditë për ditë, orë e çast, gjatë gjithë jetës së tij. Vetëm në atë rast vjolina arrin të mbijetojë… Për fatin tuaj të keq, kasa harmonike e veglës muzikore ka pësuar një kërcitje fare të hollë. Pothuajse nuk duket. Eshtë çarë. Prej partiturave tuaja, të lyera me limfë e gjak, të cilat përpiqeni t’i luani me çdo kusht nëpër botë, nuk del asnjë lloj tingulli për të qënë. Nuk janë veç stonatura të vërteta për kultin e shenjtë të njeriut, që patët nderin të përmendnit disa çaste më parë.
    Jeni rreptësisht i dëmshëm për modelet e një kombi, për vetë brezat e ardhshëm. Fëmijët!… Pikërisht për ata që jo më kot quhen baballarët e njerëzimit! Çfarë mund t’ju mësoni ju atyre, përveçse zanatit tuaj kryesor: të bashibozukut, sahanlëpirësit apo mëditësit të mjeruar të ndërgjegjes! Nuk mund të keni asnjë vlerë institucionale, përveçse kur në krye të tribuve zgjidhen udhëheqës të verbër e profanë, që i japin drejtim të gabuar një kombi të tërë. Janë aq të cekët sa nuk e kuptojnë se lija e ditëve tuaja, errësira dhe karakteri gjysmak, do ta shoqërojë tribunë për breza e breza të tëra…
    Habitem sinqerisht se si një Institut aq i lartë e i nderuar si Akademia Franceze, merr në konsideratë veprat letrare të një tipi si ju. Me sa duket, në inventarin e saj, përveç akademicienëve, duhet të bëjnë pjesë aktive edhe kolltuqet. Sikur çmimi Nobel të jepej në kohën e Kaligulës edhe ju të ishit poet i Neronit, si miq të pandarë, ndoshta do të bënit pjesë në listat e fituesve… Në distancë jo më të madhe se një vit prej njeri tjetrit, të dy, sëbashku, të lumtur, do të hidhnit nëpër qypa monedhat e arta.
    Thoni se i doni njerëzit. Ndërkohë, nuk gjetët një fjalë të vetme të më pyesnit për Volodjen, shokun tuaj të ngushtë, të dikurshëm, të vdekur në burg. Dhimbja për njerëzit e humbur ose të vuajtur vlen shumë më tepër nga gjithë gurët e çmuar të Maison Cartier… Eshtë aq e çuditëshme natyra njerëzore: vdekja dhe dëshira për të rrëfyer mëkatet zgjat vetëm një sekondë, të parën. Sa për restorantin italian, mirë e keni zgjedhur. Ju bëfshin mirë taliatelet. Sëbashku me thikën që ka përcaktuar fjalën italiane, përbëjnë simbolin tuaj të dashur në jetë.
    -Ju lutem, Katjusha, nuk e prisja kurrë një gjykim të tillë, kaq të ashpër, prej jush. Qeshë gati t’ju recitoja një poet francez, Zherar dë Nerval, shkruan një poezi mjaft tërheqëse, për një vajzë të magjishme, e cila shëtiste njësoj si ju, në kopështin e bukur të Luksemburgut. Më lejoni t’ju recitoj të paktën një strofë:

    Elle a passé, la jeune fille
    Vive et preste comme un oiseau
    À la main une fleur qui brille,
    À la bouche un refrain nouveau.

    (Para meje kaloi e bukura vajzë
    E gjallë dhe e shpejtë si një zog,
    Me një lule erëmirë në dorë,
    E në gojë një refren gazmor.)

    -Ju falënderoj. Veç e pranoj, nuk kam asgjë të përngjashme me të. Me gjithë këto që u shtrëngova të nxjerr nga shpirti, më shumë i përngjaj një raketëhedhëse të vjetër sovjetike, të tipit Katjusha.
    -Nuk prish punë. Po të më lejonit, mund të bëhesha Matrazovi tuaj, t’ju hidhesha në grykë. Jeni për mua një ëndërr e pashlyeshme. Dikur përbënit një muzë, najadë apo zanë të vërtetë, lirike. Të tjerë ma përdhosën, ca përbindësha të vërtetë si Stalini apo Gbong Gongu. Më besoni, nuk dua t’ju humbas, përderisa fati e pruri të takoheshim pas gjysëm shekulli ndarje, në Paris, në Kryeqytetin e Dritës. Le t’i japim një kuptim të veçantë kësaj dite…
    -Nuk kam asnjë urrejtje në shpirt. Mund t’ju siguroj plotësisht për një gjë të tillë. Veç dëshëroj t’ju jap një këshillë. Mos e sforconi vehten për gjëra që janë krejtësisht të pamundura për t’i arritur. Padashur, insistimi tuaj për Nobelin i përngjan titullit të një filmi italian me regjisor Xhuzepe De Santis: “Një burrë për Ana Zakeon.” Për ju do të shkonte më mirë “Një Nobel për Luftën e Klasave apo Shkrimtarin e Vdekjes.” Mos u habisni, i tillë keni qënë: trubadur apo menestrel i Ferrit! A ju ka shkuar ndonjëherë ndër mend se zana lirike, të cilën si poet ndiet për herë të parë në rininë tuaj, në shpirtin e bukur të vendlindjes suaj, përbën sot gjënë më të rrezikshme për shëndetin tuaj?… Mos harro se ajo zanë apo shtojzovalle e bukur nuk ta harron kurrë se është keqtrajtuar barbarisht prej teje. Ma merr mendja që edhe në vendin tënd të nderuar do të ketë ekzistuar patjetër ndonjë poet apo shkrimtar që, porsa vuri këmbën katjusha apo murtaja komuniste, muza e tij pushoi së kënduari. Nuk shkroi asnjë rresht për komunizmin, gjithçka në përputhje me ndërgjegjen e tij hyjnore e fisnike… Madje, edhe për një vend të vogël në Europë, të quajtur Shqipëri, kam dëgjuar rreth një poeti të tillë… Në mos gaboj, quhet Lasgush Pogradeci. Rastis ta di prej një ish profesoreshe shqiptare e cila banon në një apartament përballë me timin. Edhe pse të moshura, shtrëngohemi të bëjmë në Paris punë fare të rëndomta.
    Edhe një diçka tjetër, të fundit, dëshëroj t’ju them: “Nëse Testamenti i Ri është konsideruar libri i vetëm policor në botë ku autori i heq maskën lexuesit si fajtor, për mendimin tim, librat e Realizmit Socialist nuk qenë veç libra policorë, ku bashkëpunëtorë në krim kanë qënë vetë shkrimtarët.”
    -Katja, ju lutem, më ndihmoni, më jepni kurajë. Psikologu im, Zhak Breton, ishte personi i cili ma këshilloi këtë shëtitje të bukur në Kopështin Luko. U kujdes të mësonte më parë parashikimin meteorologjik në internet. Më mori në telefon mbrëmë. Më mirë do të qe të mos ju kisha takuar. Ma nxorrët nga hunda shëtitjen, me gjithë këtë diell të bukur…
    – Nuk keni të drejtë të më thoni se ju rëndoj gjendjen psikogjike. Përkundrazi. Ma merr mendja se fare rastësisht kam tejkaluar edhe vetë Bretonë tuaj. Mund të mburrem edhe unë njësoj si ju me Akademinë tuaj. Pa e kuptuar, porsa ju dhashë recetën më të zgjuar… Kurrë të mos gjendeni në mëshirën e dy forcave të kundërta, të cilat, si singra të egra, duke shkulur flokët e njera tjetrës, nuk e çajnë kokën për ju, duke ju drejtuar gjithnjë e më shumë drejt vdekjes. Duhet ta mblidhni mendjen në lidhje me Nobelin… Eshtë mjaft e rrezikëshme tendosja psikologjike, veçanërisht për moshën tonë. Si do të mund të arrijmë t’i shijojmë sa më gjatë makaronat apo taljatelet e shijshme të kuzhinës italiane? Të them të drejtën, edhe mua më pëlqejnë.
    Ndërkohë, më duhet ta pranoj: nuk mund t’ju ndihmoj më tepër. Nuk jam zanë por një banore e thjeshtë… mjaft e vonuar për shijet e zgjedhura të Parisit. Si e tillë, do të dëshiroja t’ju përsërisja se një jetë për njeriun është shumë. Merreni me mend: dy edhe tri sa shumë përbëjnë!… Sa eksperiencë të ndershme përfiton njeriu, kur dikush është kujdesur, qysh në fëmijëri, t’i hapë sytë e vulosur të shpirtit. Në radhë të parë, të dojë të afërmin, mikun dhe vetë të panjohurin…. Të paktën, të mos u bëjë dëm.
    Gjithë atyre të vrarëve e të burgosurve të ndërgjegjes në tribu, nuk bënte aspak t’ju hynit në hak. Kam lexuar në një nga intervistat tuaja të fundit të shpreheni gjithë mendjelehtësi, se në moshë të vogël, kur porsa kishit filluar të shkruanit vargjet fillestare, babai juaj u gëzohej kopekëve të parë, që ju vinin si shpërblim nga Moska. Një prind tjetër do ta kishte marrë gjalmin e çarapes, ku hidhnit qindarkat e para të gjakut e turpit njerëzor, dhe do t’ua kishte përdredhur fort rreth qafës. T’ju mbyste. Natyrisht, shprehem në mënyrë figurative, mbasi jam kundër çfarëdolloj dhune, veçanërisht ndaj fëmijëve… Megjithëse edhe këta duhet të mësohen që të vegjël se nuk kanë vetëm të drejta por edhe detyra.
    Kurrë nuk është vonë edhe për ju! Mjafton që i mençuri i supozuar të dijë se si të vetëdrejtohet. Në mos gaboj, fjala Obama ka kuptimin: pak shtrëmbaluq, në gjuhën tuaj. Ju jeni shumë. Përpiquni sado pak, qoftë edhe në këtë moshë, të drejtoheni. Moralisht. Te mos shisni mend duke thënë se shkrimtari nuk është i detyruar t’i japë llogari popullit të tij. Kjo lloj lirie mund të vlejë për artin në përgjithësi por jo për atë të përlyerin me gjak!… Eshtë luks i tepruar për ju, gjoja shkrimtar i madh, e njëkohësisht ndërgjegje katran. I përngjani një kokete të moshuar, që natë e ditë nuk i ndahet pasqyrës, të cilën Françesko Goja e ka vulosur me diçiturën: “E shëmtuar deri në vdekje!”.
    Ju këshilloj të rendni sa më parë tek ndonjë nga Mandelat e shumtë të tribusë. Zgjidhni ndonjë nga supermenët e mbijetuar prej hetuesive dhe burgjeve. Në se do të keni fatin t’i gjeni të gjallë. Shumica kanë vdekur. Vuajtën tmerrësisht. Torturat u përgjysmuan jetën. Janë tipa të çuditshëm. Arrijnë të tallen edhe me vetë Fredrik Niçen, kur gjithë mëndjelehtësi mashtronte lexuesit apo dëgjimtarët: breshkën kërkonte t’ja shiste njerëzimit për shqiponjë. Gjërat më të çmendura në botë rastis të më jenë bërë të njohura prej filozofësh të mëdhenj… Nuk pati gjë më të dorëzuar, më të ndyrë, më të demoralizuar e më të shkarpatinuar nga njeriu lindor! I mbani mend skenat e përbindëshme me njerëzit e quajtur boat people… Secili përpiqej të kapte një direk anije e të largohej sa më parë nga vendlindja. Si kujtoni, nuk keni faj ju, bashkudhëtarët e krimit politik, për atë lloj gjendje?! E megjithatë, as suedezi apo zvicerani nuk do të qe më i mirë, po të kishte dalë prej atij inkubacioni të gjatë e poshtërues.
    Në ekstremin tjetër qëndronin xhentëlmenët e ndërgjegjes. Nënkuptoj ata që edhe në valët përvëluese të torturave, nuk tradhtuan kurrë shokun ose mikun e tyre… Madje, edhe të panjohurin. Ndërgjegja me mballoma i përngjan brashnjave të rroptuara të një kopraci. E megjithatë, kurrë mos harroni, miku im i dashur, se kur dikush gabon, ilaçi më i mirë është pendimi. Qoftë edhe pa prift. Me vetvehten.

    Katja preferoi një çast të ndalonte. Të mbushej përsëri thellësisht me frymë, sikur të vuante nga astma. (Eshtë i njohur tashmë ky ves i saj për lexuesit.)
    Duke buzëqeshur lehtas, vijoi:
    -Nuk di çfarë do të thoshin në këtë rast, ca gaveta të vjetra, të shpuara, si Xhuli Kristi, Romi Shnaider, Valentina Korteze, Brizhit Nilsen… të artit të shtatë ose ndonjë tjetër lloj zane, në moshë më të re se ato. E kam fjalën për artiste të famshme që nëpërmjet filmave me temë Perden e Hekurt, kanë arritur të njohin diçka nga skëterra jonë lindore. Ju siguroj se më e edukuara prej tyre do t’ju drejtohej: “Zotni i nderuar, i lini zanat e bukura mënjanë… Mos luani rolin e një Verteri idiot e budalla! Kini mirësinë të pushoni!… Njëherë e përgjithmonë! Ju lutem…”.
    Merreni me mend, në kodrat e famshme të Beverli Hillsit a gjetkë të bëhej e dallueshme fantatazma e Kardinalit Risheljë, themeluesit të Akademisë së Lartë Franceze… Zanave, apo artisteve më të famshme të botës, ky person i rrallë t’u binte në sy, si dikur: me pamje të ftohtë, si hije, i gatshëm për të futur hundët kudo. Fjala vjen, të kërkojë të ndalojë me çdo kusht duelet nëpër filma. Ose të dojë të influencojë në shpërndarjen e çmimeve Oskar… Apo të tulatë nga frika e skandalit mbretëreshën aktuale, Silvia, të Suedisë, siç vepronte dikur me Anën e Austrisë, kur kjo mbante lidhje të fshehta dashurore me dukën e Bakingamit. Gjithçka mund të presësh nga një Risheljë apo hirësi e hirtë, intrigant, ish kryeministër i Luigjit të XIII, në lidhje me akordimin e Nobelit të famshëm kryeagjentit të tij apo Kontit të Krimit, Roshfor…
    Pa humbur kohë, muza të ëmbla do ta rrethonin nga të gjitha anët. Në fillim do të kërkonin t’i preknin mjekrën e tij të hirtë, me pamje si kamë e mprehtë që pa e kuptuar, ngulet pas shpine… Do të përpiqeshin ta kapnin me butësi nga krahu. Ndoshta mund të tentonin t’i xhvasnin rasën apo kaftanin e tij të butë, prej taftaje vezulluese, të kuqe. Kardinali Risheljë, duke i peshuar me shikimin e tij si plumb a shpatë e rëndë e tipit espadon, do t’i ndalonte…
    Në pamundësi për të shkelur në një terren të panjohur: fantazmash apo realizuar nudon qesharake të kardinalit, zanat me pamje si të penduar do t’i drejtoheshin: “Quo vadis dominie!… (Ku shkon, o prift!). Nuk mjafton që vrave gjithë ata musketjerë të pashëm e seksi në lulen e djalërisë, në kohën e Luigjit tënd të Zi, por kërkon të ngatërrohesh edhe me gjashtëdhjetë miljonët e vrarë prej diktaturës së kuqe!… Mos vallë të duken pak!”.
    Ndoshta, po të dallonin se psikologjikisht mund ta thyenin, do ta përzinin me shkelma të gjorin. Gjithçka mund të presësh prej zanash të papërmbajtura. Mbi të gjitha, moderne…
    Edhe këtyre, nëpërmjet filmave të luajtur në vende të ndryshme të botës së civilizuar, u është dhënë mundësia të njohin diçka… Pak! Fare pak! Rreth tragjedive tona të përbindëshme, të varrosura një herë e përgjithmonë pas Perdeve të Hekurta.
    Ndoshta, duke i mbyllur sytë njera tjetrës, Bai Ling, Daniela Bianki, Izabela Skorupko, Famke Jansen, Hali Beri, Rozamund Piké e mjaft të tjera, kardinalit të kuq do t’i bërtisnin të gjitha në kor, me gjithë forcën e mushkërive:
    “Hey you!… Grey Eminence or Cardinal Richelieu!… Whatever is your fucking name… Fuck You!”
    (“Hej ti!… Hirësi e Hirtë ose Kardinal Risheljë!… Sidoqoftë, emri yt i ndyrë… Vafsh në djall!”)

    ROBERT MARTIKO

    Fragment nga novela “NJE ÇMIM PER SHKRIMTARIN E VDEKJES ”
    (Historia e një sahanlëpirësi të zgjedhur)

  14. Xha xhai :në traditën historike ose tribale të shqiptarit, si komb i paformuar, ose si bashkësi që nuk i gjen dot forcat të formojë dhe të mbajë shtetin.

    Sado qe perpiqem nuk ja dal dot ti rezistoj provokimit qe ndjej tek fjala tribale.
    Tribal ne shqip ka kuptim perbuzes, nderkaq nga fjala fis ka ardhur edhe fisnik.
    Tek tradita fisnore personalisht nuk shoh ndonje te keqe. Vete jam fuqimisht i ndikuar nga tradita fisnore por nuk e shoh veten si element shtetrrenues, perkundrazi.
    Ndjesine e drejtesise nuk ma ka dhene as shteti ligjor e as demokracia amerikane apo franceze, por e kam trashegimi fisnore nga linja e gjakut (patrilineare) dmth tradita fisnore.
    Psh, ashtu si shume e shume fise te tjera edhe fisi im nuk ka asnje kriminel (vrases,hajdut,pune te pista) ne tradite, pavaresisht gjaknxehtesise.
    E projektoj veten ne bashkesine shqiptare duke u nisur nga familja, fisi i gjakut, fisi i madh shqiptar, te qenit jugor per te mberritur tek shqiptaria qe permbledh gjithe shqiptaret.
    Ketu shteti nuk ka pune fare. Per te dale nenshtetas shqiptar, vijoj nga vendi ku kam lindur, tek vendi ku jam rritur, tek vendi ku kam te mite, rrethi te cilit i perkas, rrethet te cilet i perkasin fisit te madh shqiptar per te shkuar tek shteti shqiptar.

    Pra ne fillim eshte projektimi spiritual qe perfundon si shqiptar e pastaj duke u bazuar mbi te vijon edhe projektimi ne hapesire/materie qe perfundon si nenshtetas shqiptar.

    Keshtu tek tradita fisnore une shoh jo nje kombesi te dobet, por kombesi me baza te shendosha e te parrenueshme e po ashtu duke u nisur nga e mira e vendlindjes shoh bazat e shendosha per te miren shteterore qe per te qene ideale nuk duhet te kishte shqiptare jashte shtetit shqiptar.
    Vertet ka grindje nderfisnore por kudo ka te tilla, ka grindje nderqytetore.
    Pikerisht ngritja mbi keto grindje perfaqeson edhe hapin vendimtar ne forcimin e ndjenjes kombetare.
    Ky eshte proces i natyrshem ne raste nevojash.

    Shteti eshte strukture fuqie e vec ku ka burimin kjo strukture mund te shihet sa e fuqishme eshte. Shteti qe e ka burimin nga nevoja e kombit per shtet, vetem nepemjet fuqizimit te kombit (burimit) mund te jete i fuqishem.
    Keshtu shteti shqiptar sa me shume dobesohet kombi aq me i dobet do behet, pasi dobesimi i kombit do sjelle terheqjen drejt fisit (nga shteti do vemi drejt rrethit,krahines a prefektures) e do kemi shtet federativ me 15 a 20 shtete per nje siperfaqe qesharake sic ajo e Shqiperise.

    Vetem nje revolucion i fuqishem spiritual do shkaktonte shkeputjen e shtetit nga kombi , keshtu qe me asgjesimin e kombit do mund te kishim shtet te forte. Ky revolucion eshte endrra e te pakteve dhe i tille do mbetet.

    Spinoza dhe Kanti per mua kane pjeserisht te drejte apo me sakte vec sa i perket anes politike.
    Njeriu vertet eshte ‘zot’ i mendimeve te veta, por sa perversitete i shkojne njeriut ne mend, sa kontradikta ka vete mendimi njerezor ? Sikur ti komunikonim gjithe cka mendojme do dilnim lehte ne perfundimin se ska njeri te sakte menderisht ne bote apo me bute, ska njeri plotesisht te arsyeshem.

    Sita e pare ku kalon mendimi ndodhet ne tru, i cili stervitet prej shoqerise te dalloje se cfare eshte krunde e cfare eshte miell.
    Krundja kalohet ne subkoshence, ndersa mielli kalon ne siten tjeter qe ndodhet po ne tru dhe lejon te kaloje vetem miellin e holle, ajken e tij.
    Kjo site eshte inteligjenca natyrore.

    Pra mendimi i njeriut meqe buron edhe prej instiktit perkrah informacionit , ka nevoje per shoqerine, qe ti mesoje cte shprehe e cfare jo, nderkaq inteligjenca si natyrore nuk te le kurre ne balte, pasi je ti me ane te saj qe fiton pavaresine mendimore nga shoqeria.

    Keshtu edhe Zot i mendimeve njeriu nuk eshte ne kuptimin absolut, eshte vetem zot i mendimeve qe burojne prej instikteve,meqe ato jane te natyrshme e shoqeria mund vetem te ushtroje ndikim por nuk ta heq dot pronesine.

    Pra shoqeria formon bazen e shendoshe , ku mbin edhe mendimi inteligjent, nderkaq individualiteti varet thellesisht nga trashegimia e inteligjences dhe e tipareve karakteriale e shoqeria njerezore ka me pak ndikim se cka mbi vete formimin e mendimit inteligjent.
    Keshtu eshte me e thjeshte te gjesh njerez qe ndajne te njejtat mendime sesa me individualitete te ngjashme, biles mund te ndash te njejtat mendime me tjetrin e te kesh individualitet shume te ndryshem nga ai.

    Si perfundim do thoja se nuk kam shume besim tek disidentet e panumert qe kane dale pas renies se diktatures e sidomos tek ata qe tani jane ne pushtet, pasi nje ndjenje pakenaqesie vetjake nuk mund ta futesh dot tek disidenca, por vetem ne momentin kur i shpreh me force bashkesise pavaresine mendimore qe arrite me ane te inteligjences ( jo thjesht pakenaqesise per dicka qe te mungonte) atehere kemi disidentin e vertete.

    Nga te dyshuarit per disidente mund te futet Kadareja qe me inteligjence perdori romane te tij kunder diktatures, pasi peshoi se forca qe kish fituar do e bente te paprekshem nga kritikat dhe vertete ashtu ndodhi.

  15. RENDESIA E YLLIT POLAR

    Ne lidhje me sa shkruan zoti Hyllin, te cilin edhe pse i panjohur per mua, e dua dhe respektoj, do te doja te shtoja sa me poshte…
    Nuk dalloj kurkund ne kete artikull YLLIN POLAR, mbi te gjitha fjalen dashuri per njeriun. Pastaj do te doja te shtoja edhe ca fjale te tjera po aq te madherishme si besa, karakteri, ndershmeria, heroizmi, trimeria, altruizmi ej… Keto pikerisht perbejne tiparet kryesore te disidentit. Mund tju kujtoj disa kalibra te rende si fjala vjen Sollznenjicin, Boris Pasternak, Leh Valesa dhe mjaft te tjere te njohur e me shume te panjohur me origjine nga Perdja e Hekurt.
    Sa per kryeshkrimtarin e famshem, cuditerisht disident, mjafton tju kujtoj keto vargje te meposhteme qe percaktojne me shume hienen se sa heroin:
    Bjeri ditë e natë burokratizmit,
    Klasën që u përmbys nën këmbë e mbaj.
    Në se s’do që nesër skuadër e pushkatimit
    Të të vejë në mur tek Bulevardi i Madh.
    Bukur fort per!… Aq bukur sa ska ku te vej me! Thirrje diktatorit per te vrare shqiptari shqiptarin!… Merre me mend te ngrihesh dhe ta besh kete njeri model per kombin. Imagjinoni Skenderbeun te qe nje njeri tradhetar, Nene Terezen nje grua te perdale, Mujo Ulqinakun nje dezertor, Azem Hajdarin nje njeri te kompromentuar etj. Valle si do te jete e nesermja pa modele shpirterore ose me modele karaktersh te ndermjetme: as mish as peshk? Kush shkon duke caluar, meson te caloje thote nje proverbe italjane. Baballaret e botes jane femijet. C’fare te mbjellesh do te korresh. Kjo vlen me shume per drejtuesit politike e njekohesisht shpirterore te sotshem.
    Ne Shqiperi nuk ka patur disidente pasi sistemi i ka mbytur qe ne lindje. Por duhet te dini se neper hetuesi ka pasur supermene, te rralle shume te rralle… Qene nga ata qe edhe femijen tu vrisje nuk tradhtonin mikun. Ne se intersoheni mund tu jap hollësira rreth kësaj teme ne te ardhmen.
    Zoti Hyllin me gjithe respektin qe ndiej ndaj teje, kur filloni te shkruani per NJERIUN ju keni neutralizuar padashur kombin, shtetin dhe tribune. Keni shume te drejte. Pasi emeruesi i perbashket i trilogjise se mesiperme eshte njeriu. Ne te gjitha kohërat sisteme e formacione shoqerore vetem individa te rralle meritojne te lavdërohen e quhen njerëz me vlere. Shumica e tyre ne cdo kohe ka perbere kopene e maskarenjve, sahanlepiresve, krimineleve dhe spiuneve. Ky tipar i fundit u theksua vecanerisht ne Lindjen Komuniste. E keni parasysh se cfare maskarallëku te madh perbente NJERIU i RI. Kujtoni fenomenin boat pople, si fenomen te jashtem.
    Per mua vleren me te madhe te shoqërise e perbejne njerëzit qe dikur arriten te mos behen spiune. Para disa vjetesh ne bisede me nje person jo te mire si tip iu drejtova me fjalet: “Deshiron te ndryshosh vetveten shko me pare dhe vrit babane tend!” Natyrisht, e thashe ne kuptimin simbolik. Ketu pikërisht qendron e keqja qe trashëgohet neper mijevjecare… Subjekti, me përjashtime te rralla, nuk arrin dot te kuptoje se nga e vjen e keqja ne jete te jeteve. “Shpella e Platonit” eshte nje perralle e thjeshte, vec mesohet ne gjithe shkollat filozofike te botes.
    Vetem duke e drejtuar shpirtin drejt objekteve te ndershme, edukative, hyjnore e te bukura mund te behet fjale per RILINDJE SHPIRTERORE. Ne kete kuptim inteligjenca merr nje kuptim te dores se dyte… Mund te kete vlera konkurruese per te mbijetuar ne xhunglen njerezore por nuk mban ne vetvete as mençuri dhe as dituri shpirterore. Madje kur perdoret ne sensin e ndermjetem apo te kundërt, futet ne kategorine e gjerave diabolike.
    Me respekt
    Robert Martiko

  16. I nderuar zoti Robert, shtjellimi im nuk ishte edhe aq kunder shprehjes tende se :
    -Ne Shqiperi nuk ka patur disidente pasi sistemi i ka mbytur qe ne lindje.

    Une duke u nisur nga cfare thashe per ndikimin e shoqerise ne mendimet e njeriut , shpreha dyshimin tim per gjithe ata qe sot vetedeklarohen disidente, biles per Kadarene thashe:
    -Nga te dyshuarit per disidente mund te futet Kadareja…..

    Pra ishte shprehje qe nenkuptonte mundesine.
    E kuptoj qendrimin tend mbi vargjet e Kadarese, por Kadareja
    eshte akuzuar nga ‘klasa punetore’, pra qendrimi i tij nuk ishte kaq qartesisht prodiktature sa thua ti.
    Inteligjenca e Kadarese qendron ne faktin se arriti te shprehet kunder sistemit dhe mbijetoi brenda tij.
    Kjo per ate sistem eshte mbinjerezore.
    Nese ti e kupton te keqen e sistemit dhe i del individualisht kunder, tregon guxim, ndjenje te forte lirie e drejtesie, por keto ndeshkoheshin shume ashper, me ashpersisht se cbenin skllavopronaret me skllavin,pasi kapnin jo vetem familjen por gjithe fisin. Kete gje Enveri e beri pikerisht se e dinte ku kapej mat shqiptari, perndryshe do e kishin cuar ne ferr me kohe.

    Prandaj edhe une fola per inteligjence qe pavareson mendimin e njeriut nga shoqeria. Sot eshte shume me e thjeshte te pavaresosh mendimin nga ndikimi i shoqerise, atehere shume e veshtire.
    Te shumte kane qene ata qe e kuptonin te keqen e sistemit, por mungonte ajo shtytje e vogel qe e ben njeriun te kuptoje se c’duhet bere.
    Per te kuptuar nje sistem cfaredo duhet te dalesh jashte tij
    dhe kur je brenda tij duhet sforco e madhe ta kuptosh thellesisht.
    Sodit eshte shume me e thjeshte por jo aq e thjeshte, pasi cdo sistem shoqeror nuk ka nevoje per njerez qe e kuptojne por per njerez qe binden, kjo eshte ne ADN e shoqerise njerezore, konservimi i te vjetres qe te garanton mbijetesen ndaj te rese e cila ne teori mund te jete e mrekullueshme por ne praktike mund te dale e tmerrshme.
    Keshtu edhe per vete fshatarin pa toke, ti thoje se te jap token ishte e mrekullueshme, por pastaj toka iu grabit po njesoj. Ai vrapoi pas te rese , teorikisht e mrekullueshme se do merrte toke po pastaj i doli me e tmerrshme se me pare.
    Ai nuk humbi realisht toke se humbi token qe iu grabit nje tjetri , por humbi lirine.

    Sot fitoi lirine e nje sere te mirash por njekohesisht i pagoi me dinjitetin e ndershmerine e kjo nuk eshte kosto e vogel.

    Kur ti thua :
    -Ketu pikërisht qendron e keqja qe trashëgohet neper mijevjecare… Subjekti, me përjashtime te rralla, nuk arrin dot te kuptoje se nga e vjen e keqja ne jete te jeteve.

    Per mendimin tim ke pjeserisht te drejte,pasi nuk eshte vetem trashegimia e gjakut, por edhe vete natyra e shoqerise njerezore, sic po thoja pak me lart.

    ”””Vetem duke e drejtuar shpirtin drejt objekteve te ndershme, edukative, hyjnore e te bukura mund te behet fjale per RILINDJE SHPIRTERORE. Ne kete kuptim inteligjenca merr nje kuptim te dores se dyte””’

    Ketu po te pergjigjem edhe per akuzen qe me bere se mungon dashuria per njeriun.

    Per mua inteligjenca zbulon hyjnoren, perndryshe inteligjenca me del nje gje banale e pakuptim, biles poshte instiktit, se instikti nuk prodhon holokauste, diktatura proletariati, vrasje masive, Marksa, Hitlera, Envera etj.
    Nese inteligjenca nuk zbulon hyjnoren atehere qenia njerezore del eksperiment i natyres qe ende nuk dihet ne eshte i sukseshem apo i deshtuar. Kjo do shkaterronte dinjitetit e njeriut ne 700 copa, vlerat sdo kishin me kuptim e me mire te vrasim e presim, vjedhim cte mundim e te miratojme vetevrasjen.

    Keshtu nese inteligjenca zbulon hyjnoren atehere zbulon edhe shpirtin tek i cili gjen gjithcka hyjnore. Praktikisht cdo gje qe merr vleresimin hyjnore gjendet tek shpirti dhe zbulohet fale inteligjences. Pra me del se inteligjenca nuk ka si te jete dytesore.
    Problemi me te eshte se duke qene e trasheguar, meqe njeriu trashegon edhe te keqen per shkak te rrethanave e edukates, njeriu nuk arrin ta shfrytezoje ate ne menyren e duhur, pra te zbuloje hyjnoren por ne menyra nga me te ndryshmet qe nga krimi e deri tek vete mohimi i ekzistences se hyjnores dhe shpirtit, qe pashmangshmerisht cojne ne tolerancen ndaj se keqes, tolerance qe shkon ngadale drejt pranimit te veprimit te keq si dicka normale.

    Prandaj per mua dashuria per njeriun nuk eshte ndjenje e mirefillite qe buron nga clirimi i instiktit, por ndjesi e cila krijohet nga shoqeria apo nga inteligjenca qe pavareson mendimin e njeriut nga shoqeria.

    Mua perderisa me duket e logjikshme qe inteligjenca zbulon hyjnoren e shpirtin, atehere si vijim logjik dashuria e njeriut
    deshmohet nga deshira qe njeriu te kete mesatarisht inteligjence me te madhe se cka tani.
    Pra dashuria per njeriun qe eshte propaganduar deri me sot ne baze te arsyetimit te mesiperm dhe duke pare sigurisht historine e njerezimit nuk me rezulton te jete produkt i se mires per njeriun, por produkt i se keqes per njeriun, pasi nuk ka vijuar kurre drejt rritjes se mesatares se inteligjences njerezore ne planet por uljes se inteligjences.

    Kjo sjell pashmagshmerisht edhe perqafimin e teorive per largimin e njeriut prej hyjnores dhe shpirtit si dhe ngecjen ne vend te feve te cilat nuk bazohen tek inteligjenca por tek ndjenjat. Keshtu kemi edhe ngercin modern.

    Pra dytesore mua nuk me duket.

  17. I nderuar HYLLIN
    JU shkruani:
    “Kadareja eshte akuzuar nga ‘klasa punetore’, pra qendrimi i tij nuk ishte kaq qartesisht prodiktature sa thua ti. Inteligjenca e Kadarese qendron ne faktin se arriti te shprehet kunder sistemit dhe mbijetoi brenda tij. Kjo per ate sistem eshte mbinjerezore.”

    E para, Ju krahasoni dy kategori te peraferta: ‘klasen punetore’ dhe shkrimtarin. Nga dy madhesi matematike A eshte me e madhe nga B, nese pranojme se ne bote nuk ekzistojne dy gjera te perngjajeshme. Vec te krahasuar me absoluten, aq sa e cuditeshme mund tju duket kjo fjale, pasi ekzistuan tipa qe nuk tradhetuan mikun apo te panjohurin ne hetuesite shqiptare me kosto jeten apo familjet e tyre, te dy kategorite e mesiperme nuk perbejne vec dy brrashnjare te bukur me ndryshime relative reciproke.
    Ne pozitat e mendimit tim vete mbijetesa (nenkupto manovra politike e individit) eshte baras me nje maskarallek apo batak te madh moral. Bile une do te shtoja se nje intelektual manovrues: qe me veprimet e tij influecon ne demin e te tjereve, eshte me i poshter nga nje kriminel i thjeshte hetuesie. (Me mijra here ne dite kryeshkrimtari lakonte fjalen armiqe. Duhet ta kesh vuajtur gjendjen e ketyre te fundit qe ta ndiesh se si te bie ne shpirt kjo fjale kur te vrasin e presin.) Ne fund te fundit njeriu pa shkolle aq di aq ben ndersa nje intelektual pjesmarres ne krimin politik shpirteror eshte nje person me te vertete i rrezikshem. Per te mos me akuzuar per teorizime, mund tju kujtoj figuren sublime te Lasgush Pogradecit. Heshti muza e tij porsa ne Shqiperi u fut komunizmi.
    Nga ana tjeter fjala ferr per nje te ndershem e idealist nuk do te thote asgje. Do te thote mjalt e kaluar mjaltit para nje ndergjegjeje te renduar e manovruese. Me pak fjale e dalloni qe une gjykoj nga pozitat e ndershmerise ekstreme. Konkretisht, cilin person do te donit te benit mik e ti besonit femjet tuaj Hugh O’Flahertin apo manovratorin kryeshkrimtar? Me fal por pasioni i bindjeve te mia buron nga fakti qe i shikoj femijet e tu njesoj si te mite. Kur moren babane tim ne burgun e pare i drejtohej gjeneralit Petrit Hakani te D.P. – Vlore me fjalet : “Mos u mundoni. Shkoni me mire ne shtepi. Merrni djalin e vareni ketu para meje. Nga une nuk keni per te mesuar asgje!” Te njejtin qendrim mbajti edhe ne moshen 65 vjecare ne burgun e dyte pas nende muajsh hetuesie. Asnje mik i ngushte i tradhetuar prej tij.

    Ju shkruani:
    Prandaj edhe une fola per inteligjence qe pavareson mendimin e njeriut nga shoqeria. Sot eshte shume me e thjeshte te pavaresosh mendimin nga ndikimi i shoqerise, atehere shume e veshtire. Te shumte kane qene ata qe e kuptonin te keqen e sistemit, por mungonte ajo shtytje e vogel qe e ben njeriun te kuptoje se c’duhet bere. Per te kuptuar nje sistem cfaredo duhet te dalesh jashte tij dhe kur je brenda tij duhet sforco e madhe ta kuptosh thellesisht.

    Ne kete pike ku inteligjenca te ndihmon per te dale nga bataku i shumices keni shume te drejte. Gezoni gjithe admirimin tim te sinqerte. Prandaj e admiroj xha-xhain si nje njeri i cili kopese se soteshme te intelektualeve u ka dhene prej kohesh lamtumiren. Dy librat e mij te fundit I BRAKTISURI dhe NJE CMIM PER SHKRIMTARIN E VDEKJES (del ne qarkullim pas dy javesh) kete qellim kane. Por kush ta kuptoje ndershmerine e thelle te shkrimeve te mia. Edhe pse ofroj karaktere e personazhe te madherishme, ideale, te denje per imitim qe Shqiperise shpirterore do ti qendronin ne gjoks si margaritare te cmuar… Kush e ka bere kete para meje? Askush! Keto nuk i them per tu mburrur e as per lavdi, mbasi duke mos aprovuar kryeshkrimtarin e quaj pa vlere dhe absurd edhe cmimin e tij letrar. Qellimi im eshte thjesht edukativ. I drejtohem nje bote te demoralizuar e coroditur per ti hapur syte e saj te mbyllura…

    Ju shkruani: Ketu pikërisht qendron e keqja qe trashëgohet neper mijevjecare… Subjekti, me përjashtime te rralla, nuk arrin dot te kuptoje se nga e vjen e keqja ne jete te jeteve.
    Per mendimin tim ke pjeserisht te drejte, pasi nuk eshte vetem trashegimia e gjakut, por edhe vete natyra e shoqerise njerezore, sic po thoja pak me lart.

    Nuk ka asnje pune trashegimia e gjakut. Kush flet per dallime ne baze te ngjyres se gjakut rrezikon te quhet fashist. Nuk eshte edukative te flasesh per shoqerine se nje pjese e popullsise perparon me shume ne krahasim me nje tjeter per shkak te gjakut fiktiv. Eshte me teper ceshtje edukate. Edhe kur flasim per natyren e shoqerise njerezore duke dalluar shoqeri te ndryshme shprehja mbetet perseri fashiste. Por juve e keni perdorur shprehjen natyra e shoqerise njerezore ne kuptimin e NJERIUT ne pergjithesi dhe keni plotesisht te drejte.
    Ne sa me siper une thjesht fotografoj asgje tjeter. Nuk jap aresyet. Krahasoni Ballkanet dhe Europen. Jugun e Italise me Veriun. Suedezin e maltezin. Edhe sikur qindra vjet te kalojne ndryshimet kulturale rrojne e mbreterojne.

    Pikerisht kete lloj inteligjence qe pershruani Ju, qe zbulon hyjnoren me beni perseri tju admiroj. Ketu duhet te dallojme inteligjencen dhe urtesine. Inteligjent mund te konsiderohet nje profesor universiteti. Por i urte e njekohesisht inteligjent konsiderohet me i dituri i nje fshati. (Natyrisht i rralle). Te mencur konsiderohen edhe shenjtoret qe vinin gjithe jeten e tyre ne sherbim te njeriut, fjala vjen si Nene Tereza. Ne shumicen e rasteve nuk qene profesore universiteti por peshkatare apo bujq te thjeshte. Shto ketu edhe ata qe i rezistuan hetuesive shqiptare apo ata qe mbajten qendrim te ndershem ne kohen e diktatures. Me inteligjentet nga te gjithe qeniet njerzore jane filozofet por pas vdekjes simboli i tyre eshte hiri. Tjeter gje eshte hyjnore. I urti tenton drejt hyjnores Ne mos gaboj, Ju ne ato qe shkruani mbani qendrimin e Ainshtainit i cili shkruan se misterin e krijimit per jo besimtarin mund ta perbejne edhe yjet, planetet, harmonia e kozmosit etj.
    Hyjnoren nuk e zbulon inteligjenca ekstreme. Perkundrazi. Abrahami prej te cilit lindi feja izraelite qe coban. Krishti qe biri i nje marangozi. Duke filluar nga Nicja, Marksi e vecanerisht ne ditet e soteshme filozofia e dyshon hyjnoren. Zhan Pol Sartri te cilin une e kam trajtuar ne nje ese filozofike ishte ateist. Filozofia e tij apo ekzistencializmi thote se Perendia nuk ekziston. Per pasoje njeriu ne fillim lind pastaj formon ndergjegjen, idene apo esencen. Idealizmi thote te kunderten se njeriu ne fillim eshte ide, ndergjegje apo esence ne koken e krijimtarit e pastaj lind. Thembra e Akilit apo pika e dobet te filozofia e Sartrit qendron se duke prere lidhjet me qiellin pret njekohesisht rrugen e modeleve absolute qiellore. Nje kaliber inteligjence gjigand si Sartri kete kontradikte e kuptonte per bukuri. Prandaj u drejtohej njerzve qe ata te beheshin vete te ndergjegjshem per te kapur e krijuar modelet tokesore. Nje utopi e plote, krejtesisht e pamundur! Mbasi edhe sikur njeriu ti vere vehtes detyre ti kape, keta nuk mund te arrijne dot kurre shkelqimin e modeleve hyjnore. Kete dobesi pikerisht, kam kapur une te eseja “Zhan Pol Sartri apo mrekullia e cakenjve” dhe pikerisht, per te ballafaquar mosperputhjen e teorise se tij vecanerisht me NJERIUN E RI apo te ashtuquajturit boat people…
    Gjithashtu Nicja te Zarathustra u drejtohej njerzve te beheshin supermene duke i shndrruar me pare ne ateiste. Mbani mend supermene masive pervec atyre qe sot ne Shqiperi nuk i permend asnje pervec meje?… Te rralle, shume te rralle. (Te gjithe te hedhur ne koshin e plehrave.) Nuk pati me te poshter me te demoralizuar e me te shkarpatinuar nga njeriu Lindor. Nicja e dinte per bukuri qe nuk mund ti bente njerezit supermene e megjithate nuk pushonte te bente te njohur filozine e tij. Megjithate edhe Sartri edhe Nicja kane vlerat e tyre te jashtzakoneshme Fjala vjen Kamyja si ekzistencialist i bente thirrje njeriut te dilte nga gjendja e kopese. Pikerisht kete qe bej une ne Shqiperine e soteshme intelektualisht te prapambetur. Te pakten te filloje jetoje me kohen e Kamyse para 50 vjetesh. Deri me sot nuk kam takuar asnje te kuptoje misionin tim shpirteror si shkrimtar ne Shqiperi. Te gjithe vec llomotisin pa kuptuar asgje. Krejtesisht asgje! Vete qellimi im nuk eshte te shes mend por te ndihmoj njeriun te behet i ndegjegjshem i kulturuar e me i ndershem. (Preferova te mos shkruaja ne kohen e koleres pasi per fisnikeri shpirterore nuk doja tu hyja ne pjese te vrareve e masakruarve. E quaja poshtersi te vertete nje dicka te tille.)
    Dashuria dhe gjithe cilesite e tjera pozitive si heroizmi, ndershmeria, mencuria burojne nga edukata apo rilindja e shpirtit. I pari qe hedh mendimin ne Historine e Filozofise Boterore konsiderohet Sokrati. Ky nuk ka shkruar asgje vetem ka folur e mesuar te tjeret. Nxenesi i tij, Platoni ka bere qe disa mendimet e tij te arrijne te zbulohen e te perkasin fondit te cmuar te filozofise. Nena e Sokratit ishte mami. Filozofi thoshte se nese mamia te dhuron jeten, kur femija rritet duhet ti neneshtrohet nje lindjeje te dyte. Nenkuptonte lindjen e shpirtit. Apo edukaten. Neqoftese deshiron te rritesh nje femije per se mbari, duhet tia drejtosh shpirtin drejt te bukures, hyjnores, fisnikes, te bukures, te sinqertes, heroizmit, madheshtores etj… Tjeter gje jane informacionet rreth botes, shkences njohurive gjeografike, historike apo zoologjike etj. Prandaj shkruaj me lart se nje profesor universiteti mund te jete shume inteligjent por nuk konsiderohet i urte, nese nuk i eshte nenneshtruar hapjes se shpirtit. Prandaj te shumte jane ata qe shkencen e perdorin ne dem te njerezimit.

    Duhet te bjere rasti te takohemi ndonje dite nga afer per te gjetur pikat tona te perbashketa. Sidoqofte e pranoj qe biseda me ju qe dicka e mrekullueshme. Nuk gezohem per ato qe me dhate rastin te shprehja se sa per faktin munda te njihem qofte edhe nga larg me nje bashkebisedues te mrekullueshem si Ju.
    Miqesisht
    Robert Martiko

  18. Nëqoftëse ka diçka që përherë më ka ngjallur neveri te njeriu, është të dalloj se si egërsia, poshtërsia dhe mëndjengushtësia arrijnë të veshin maskën e lirizmit.
    Milan Kundera

    NE FRANCË
    Nuk mund ta shpegoj dot pse më ndodhi një diçka e tillë… Ç’mu desh që e zura në gojë fjalën jashtëqitje, kur unë vetë, njësoj si gjithë të tjerët, nuk bëja asgjë më pak veç kërkoja një orë e më parë të arratisesha nga Ferri. Ndoshta mund të qe thjesht xhelozi e pastër sjellja ime ndaj zezakëve të tribusë, edhe pse paratë e mëditjeve të tyre: të dhunës e tmerrit, sëbashku me gjakun e derdhur e dhëmbët e shkulura, qenë ato që librat e mia i bënë të dëgjuara në botë. Të them të drejtën, Parisin e ëndërroja vetëm për vehten time. Pa skllevërit e të djeshmes! Nuk bënte t’i ndieja përbri meje si lëkurë derri me katër brirë… Më mirë shkon për imagjinatën e njeriut të thjeshtë aureola apo mrekullia e imagjinatës së mbigraduar artificialisht për shkak të distancës së subjekteve. Jo më kot thuhet se admirimi është cilësia e budallenjve.
    Më i dituri apo erud’háiti, kështu i emërtojnë zakonisht këta lloj tipash në tribu, do t’u shpegonte gjithë të tjerëve: “Odhiambo Obama është kokë e madhe. Ja, shikoni! Jeton në Paris… Ç’farë binomi të bukur përbën ai njeri i zgjedhur me Kryeqytetin e Dritës!… Sa romantike është për të! Mbyllni pak sytë. Vini mendjet tuaja boshe sadopak në punë! Përfytyrojeni për një çast!… Aty rreth orës njëmbëdhjetë pa çerek shëtit para hijes së rëndë të katedrales Shën Maria e Parisit. Gjysëm ore para drekës gjendet në katin më të lartë të Kullës Eifel, ku i takon të hipë me asansër. Vrojton s’andejmi gjithë botën… Shikimi i tij si votur apo sqifter i vërtetë afrikan arrin deri në tribu. Mos u habisni! Aq shumë i digjet xhani për të! E ka harruar tashmë plotësisht gijotinën e Robespierit, në ditët e tij heroike, kur kërkonte të priste kokat e shëmtuara të vëllezërve apo zezakëve të rrobëtuar…
    Pastaj varet tëposhtë kullës. Si koleg i largët, ndalon në restorantin Zhyl Vern. Të drekosë. Zë një tavolinë i vetmuar. I jepet rasti të mbushë barkun, çdo ditë, plot e përplot me lloj lloj gjellërash të zgjedhura si, fjala vjen, langust ala rys, eskalop de lievr ala kymberland, galaden dë pulé ala zhelé, kaposh deti me gështenja, thëllëza salmí, lepur të egër sivé, qengj qumështi brezé, salmon, kotolé d’anio ala vileruá, pata të egra, fua gra o natyrel, shatobriand ragú, frikandó, snítsel, bifteqe të rrahur, rostbif, sallatë me havjar të zi ose arlekin, mish sorkadhe apo derri të egër (pa brirë)… Natyrisht, gjithçka e shoqëron me pak, fare pak bukë gruri, ngaqë nuk bën të bjerë në sy, që në Paris është i porsambërritur…
    Për të tretur ushqimin, arrin në këmbë deri në Fushat Elizeane apo të Luftës. Nënkuptoj Perëndinë e Luftës: Marsin. Nuk ka asnjë lidhje me Luftën e dikurshme të Klasave, që dikur, si letrar të devotshëm, e mbante si protagonistin më të spikatur, madje, në gjithë botën e shquar marksiste – leniniste apo maoiste…
    Në ditë me diell viziton Panteonin, Versajën, Luvrin, Sakre Kërin, Harkun e Trimfit, Qendrën Zhorzh Pompidu… Kalon disa herë në ditë ujërat e trubullta të Senës. Kafenë e pi sëbashku me Furahën në Kafe dë Flor, si dikur Sartri i madh me të shoqen, Simon dë Buvuar… Ndonjë fisarmonicisti të verbër, që është duke luajtur melodinë Nën qiellin e Parisit, mund t’i hedhë i lumtur dhjetë euro… Çdo ditë!”
    Ndonjë qindarkë pa vlerë si ato të çοrapes së famshme të nënës së Gbong Gongut mund të ofroj unë. Paratë e Nobelit janë ato që zenë vend, që ia vlen të zihen në gojë… Pavarësisht se ç’mund të shkruajnë fansët e mi të ekzaltuar në tribu (këta ose harrojnë tonelatat e gjakut të derdhur ose ndiejnë ndonjë lloj dhimbje krejt të kufizuar në shpirt, për mijëra bashkatdhetarë apo vëllezër të tyre, të vrarë e masakruar) në të vërtetë, skulpturës së Zhan D’Arkës përpiqem t’i qëndroj sa më larg. Për arsyen e thjeshtë se para saj vehtja më duket Efialt, Tersit, Hushai apo Xhoshua…
    Zgjidhni kë të doni!…
    Kishte të drejtë Muza Epike.
    Fjalën jashtëqitje për zezakët, mund ta kem shprehur edhe në kujtim të asaj ngjarjes së famshme të ditëve të mia heroike, të cilat përshkruaj më sipër. E kam fjalën në lidhje me të vjellat e mia të helmatisura apo gajasjen totale të Gbong Gongut prej shpërthimit të tij të hazdisur… Kushedi nëse atë ditë, në ndonjë farë mënyre të padëshiruar, pagova çmimin e shpirtit tim të bastarduar deri në palcë.
    Të shitur kokekëmbë …

    ROBERT MARTIKO

    Fragment nga novela “NJE ÇMIM PER SHKRIMTARIN E VDEKJES ”
    (Historia e një sahanlëpirësi të zgjedhur)

  19. DELIRIUM FJALESH TURKE

    Porsa filloi ekzekutimi i Internacionales, banorët e rinj të banesave, papritur, filluan të dalin nëpër ballkonet e ngushta. U shtrënguan të ngjishen fort pas njeri tjetrit. E veçanta ose, ndryshe, ajo që më la mua me gojë hapur, qe se u shfaqën pothuajse të gjithë në një kohë. Qenë veshur me rrobat më të mira. Në çdo ballkon dallonin midis tyre të paktën dy – tre tullacë. Duhej të qenë ose natyralë ose kokërruar taze me brisqe të markës Sputnik. Nga ana ime ishte një pamundësi përcaktimi, për shkak të distancës. Filluan edhe ata të këndojnë sëbashku me koristët e kuq për jetën e bukur, të re, që papritur, kishte shpërthyer anembanë Bashkimit Sovjetik.
    Habitesha aq shumë që nuk i kishim ndier banorët e mësipërm një natë më parë… Edhe pse kishim fjetur në të njëjtën godinë me ta. Çuditërisht, nuk qenë ankuar as ndaj shokëve tanë, vonakëve, që kishin bërë gjithë atë zhurmë infernale, duke u zvarritur papushim si krokodilë, gorrilla, shimpaze apo makaka të dehura, në të gjitha traversat e çatisë me tjegulla të kuqe. Duke lëpirë e goditur papushim, me grushte e këmbë tavanin, ku të mundnin… Pra, kisha plotësisht të drejtë, kur mendoja se bëhej fjalë për një disiplinë inskenimi e përsosur prej regjisorit apo grupit të regjisorëve, të cilëve nga Politbyroja u qe ngarkuar përgatitja e ceremonisë në fjalë.
    Veçanërisht, nuk mund të më dilte nga mendja fakti që banorët, edhe pse të pakultivuar nga pikëpamja teatrale e muzikore, siç tregoj më lart, e kishin mbajtur rreptësisht të fshehtë të qënurit e tyre nëpër apartamentet e banesës.
    “Pikërisht ky do të thotë art masiv, popullor!” – përsërita disa herë me zë të lartë. Në mënyrë që të më dëgjonin të tjerët… Nuk doja kurrësesi të humbisja rastin që më paraqitej krejt papritur.
    Vijova të mendoj pa zë, sipas mënyrës sime tashmë të mirënjohur… “Dita ditës, sa shumë largohen prej rrënjëve proletare Sollzhenjicini e Pastërnaku!… Kryekëput veprojnë sipas kokës së tyre. Në atdheun tim, para Gbong Gongut e dëgjimtarëve të tij të etur, nëpërmjet kritikës sime klasore e thellësisht revolucionare, paçavure kam për t’i bërë të dy, porsa të mbërrij, kuptohet, në mungesë. Ku t’i gjej të gjallë?… Do të dija unë si të veproja, por nuk lejohet ekstradimi i tyre, për faktin e thjeshtë se nuk janë nga tribuja ime”.
    Të gjitha këto i shkoja nëpër mend. Banorët e ndërtesave dykatshe, edhe pse qenë gjendur shumë pranë nesh, pothuajse nën hundën tonë, nuk kishin pipëtirë gjithë natën, sikur të bëhej fjalë për ca qënie të ngrira e kallkanosura deri në palcë. “Ja ç’do të thotë njeri i ri, socialist! Patjetër, një artist i vërtetë! I lindur!”… – bërtita përsëri, me sa kisha në kokë.
    Aq shumë u entuziazmova me fillimin e shout, saqë për një çast pata idenë e çmendur që menjëherë pas përfundimit të shfaqjes, të paraqitesha pa humbur kohë në sekretarinë e insitutit. T’i kërkoja sekretares Revolucija Samoillova, të bëja shtesë në punimin tim letrar. Pikërisht, për faktin që banorët, sëbashku me tullacët e sputnikët, nuk qenë bërë të gjallë gjithë natën. Apo që në çastet e jashtëzakonshme të cilat përjetoja, vijonin të këndonin e në fund të çdo strofe duartrokisnin e kuturiseshin të brohorisnin me gjithë atë sharm proletar, grandioz…
    Arrinte deri në qiell.
    Por ndryshova mendim. “Ç’më duhet!” – thashë përsëri, këtë radhë me gjysëm zëri, veç i vendosur. – Diplomën, edhe pa shtesat, te Revolucija të fituar e kam. Nuk nënkuptoj të balerinëve… Shelepini nuk më njeh për të më penguar. Por edhe sikur të më njohë, ç’të keqe ka?… Veprimtar i tij jam, i fshehtë, i pazbuluar. Përse të ngatërrohem, të gjendem i shtrënguar të përmend edhe valltarët?!…
    Eshtë njësoj sikur të mos kesh pula shqerrake, struca apo pula pikaloshe Misiri, nga ato me helmetë e përkrenare, si luftëtarë tip karkalecë të Gbong Gongut, dhe t’ia bësh ysh! Diçka krejtësisht pa kuptim… Ndryshe është të gjesh një pikë mbështetje si Arkimedi i lashtë me levën e tij të famshme, pa shtesë… nënkuptoj shpatulla të ngrohta nga dikush me pozitë të lartë. (Siç do të bëhej për mua një ditë Gbong Gongu). Në atë rast, po! Do të raportoja pa humbur kohë vetë inskenuesin, sëbashku me valltarët e tij lakuriq. Ose do të denoncoja ansamblin e Korit të Ushtrisë së Kuqe për përhapjen apo shtrirjen e tij në formacion mbrojtës, nga mitralozi, xhazi, për ekzaktësi…
    Në të tilla raste, edhe sikur mamba, piton apo boa të jesh, nuk mund të veprosh i shkujdesur në një terren të panjohur, rrëshkitës… Kur dallon që suksesin nuk ta ha syri. Kuptohet, dhëmbët e mia për çastin qenë tepër të vogla. Mbasi, kush më siguronte që regjisorët e panjohur nuk mund të qenë djem, nipa apo dhëndurrë të Shelepinit, ndonjë mareshalli të lartë si, Budjoni, Timoshenkua, Vasilevski, Ustinovi, Jazovi, Zhukovi, Malinovski, Konievi, Greçkua, Sokolovi, Sokolovski…
    Apo vetë Brezhnievi.
    Të gjithë këta ushtarakë jetonin në atë kohë, gjithë privilegje, të zhytur në një luks me të vërtetë të paparë… Turp. Jazëk. Për faqe të Zezë… Sojsëzë…. Njësoj si pashallarë osmanllinj. Efendilerë… Të vërtetë!… Zabitë!… Të kuq!… Komünistë!
    (Çudi!… Në mëndjen time, papritur, vërshuan si lumë një mori fjalësh me origjinë turke. Mbizotëronin tre, më shumë nga gjithë të tjerat: Efendilerë të Kuq. Nuk dua t’i përmend. Padashur, më shkaktojnë të dridhura në trup. Do të shtrëngohem t’ua tregoj arsyen në vijim të rrëfimeve të mia, në pjesën e dytë… Bëni durim.).

    ROBERT MARTIKO

    Fragment nga novela “NJE ÇMIM PER SHKRIMTARIN E VDEKJES ”
    (Historia e një sahanlëpirësi të zgjedhur)

  20. I nderuar Robert, hapësira e komenteve në blog nuk është vend i përshtatshëm për të botuar pjesë të novelës suaj. Ju falemnderit për mirëkuptimin.

  21. 🙂

    Nejse nga ana praktike mund te shihnim ate fenomenin qe ne gjermani njihet si “emigrim i brendshem” (innere Emigration). Njerez te letrave dhe artiste te ndryshem u vete-izoluan brenda shtetit, duke u ndare per se gjalli me sistemin, ose duke punuar madje kundra tij, ne menyre te fshehte. Keshtu psh. dallohet Thomas Mann (qe iku jashte ne amerike) nga Ernst Juenger (qe ndenji, por urte).

    Mbas renies se sistemit nazist, keta elemente dolen nga gjumi letargjik, dhe dhane me pas kontributin e tyre.

    Perfundimi: Inteligjenca dhe dashuria per dijen qendron, megjithese e kufizuar.
    Sipas Schopenhauer dhe Nice, eshte vullneti ai qe na emancipon, sesa mbase aftesia per t’u emancipuar dhe per te menduar racionalisht.

  22. Per komentim, nga ana ime, gjithe esencen e rreshtave te mesiperme e gjej te fjalet VULLNET DHE EMANCIPIM. Ne kushtet e komunizmit vullnet per emancipim i nje shkrimtari apo artisti donte te thoshte qe ky te zhvillohej nepermjet marrjes pjese aktive ne artin e realizmit socialist si komponent i Luftes te Klasave: gjashtedhjete miljone te vrare e asgjesuar ne gjithe boten. Jo shaka !… Ne kuptimin me vulgar te qe nje spiun i perhershem, pa personalitet e dinjitet te vertete njerezor. Kur Partia apo Sigurimi ti kerkonte te shiste mikun e tij me te mire, te tregohej se qe i afte se mund ta bente pa kurrfare hezitimi apo skrupuj ne ndergjegje.
    Per fat te keq kjo qe detyrimisht, strunga e AFTESISE PER TU EMANCIPUAR, qe shkruhet me lart. Imagjinoni Skenderbeun. Pervec Hamzait tradhetar te kishte edhe nje nip te dyte: i cili te behej letrar apo artist i dalluar i sulltanit. Te kerkonte me vjersha apo me mire, me bejte ekzekutimin e shqiptareve. Natyrisht koka e xhaxhait te tij, Gjergj Kastriotit, do te qe e para.
    Nuk duhet te bejme krahasime me Thomas Mann apo Ernst Junger etj. Hane Shan hane Bagdat! Krahasimet mund te behen vetem in sui generis. E keqja me te keqen dhe e mira me te miren! Heroi me heroin dhe brrashnjari me brrashnjarin! Kurre dy ekstreme: njeri me vendodhje ne qiell dhe tjetri me vendodhje ne ferr!
    Nicja perbente me te vertete nje mendje te jashtzakoneshme, gjeniale. Vec si njeri, valle qe i sinqerte kur u drejtohej njerezve te shndroheshin ne mbinjeres?… JO! Nuk qe i sinqerte mbasi e dinte per bukuri qe materja apo balta e njeriut prej mekatit fillestar, Adamit dhe Eves, qe dicka e dobet dhe e telendisur. E njihte per bukuri shprehjen SPIRITUS PROMPTUS EST, CARO AUTEM INFIRMA qe do te thote se mishi eshte i dobet ndersa shpirti i forte: per persona teper te rralle, natyrisht.
    Ne kete kuptim sic kam shkruar edhe me pare, nuk me emocjonojne filozofet simboli i te cileve eshte vetem hiri dhe jo flaka apo zjarri i paepur i shpirtit ne ndihme te njeriut! Nuk mund te mos e kuptonin qe duke mos arritur te kuptonin misterin e krijimit, perbenin njekohesisht nje mendje te pakompletuar ne krahasim me te panjohuren. Sado gjeniale te qe mendja e tyre.
    Shpirtrat e rralle, fisnike e te jashtezakonshem si Ghandi, Mandela, Nene Tereza, Shirin Ebadi apo Vafa Sultan perbejne per mua objekte te verteta admirimi. E kam fjalen per personalitetet e jashtzakonshem qe nepermjet vepres se tyre ndihmojne lartesimin e figures se njeriut dhe jo shkaterimin e tij.
    Nuk shkrova ne regjimin e kaluar ngaqe arrita te kuptoj se duhej te respektoja vuajtjet e njerezve te munduar, te burgosurit neper burgje, shpirtrat e te vrareve… Madje edhe te cmendurit nga torturat e hetuesive mizore. (Kam pas njoh dikur, Kosta Caushin me vendbanim ne Vlore. I thyen nje karrike ne koke. U cmend. Por nuk tradhetoi asnje nga miqte e tij.)
    Ne Shqiperi flitet ngandonjehere per Rilindasit e dikurshem apo per Rilindje Shpirterore. Pikerisht kjo eshte rilindja, rreshta si keto te mesipermet. Natyrisht, daullja bie per ate qe ka veshe. Behet ne kete rast fjale per te krijuar eliten e ndergjegjes njerezore edhe pse perhere minorance dhe kurre e paperkrahur nga sistemet politike e shoqerore.
    Sado utopike mund te duket kjo ne mijevjecarin e trete, keto ide fisnike mund te ndihmonin femijet tane, per hapjen e shpirtit te tyre apo drejtimin drejt gjerave te ndershme ne jete. Ne kete pike, sot, edhe vete bota e civilizuar kalon nje krize te forte. Ne Amerike madje ekzistojne institucione te tera qe merren me krizen morale te shoqerise amerikane, duke i konsideruar plaget te perngjajeshme me ato qe sipas Bibles perendia i dha faraonit te Egjyptit.
    Njerezimit i duhet te ndryshoje rruge. Shtrengohem te bej moralizime duke qene i ndergjegjshem qe nuk eshte fisnike ta besh nje gje te tille. E megjithate, ne thellesi nuk eshte morali i nje filistini mburracak e shpirtlig por i nje njeriu qe kerkon te shperndaje me te perngjajshmit e tij jo vetem teorine por edhe eksperiencen e gjate te jetes.
    Robert Martiko

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin