KUSHTRIMI I BULLGARËVE (II)

Të reja eksituese për bullgarët e Shqipërisë.

Sipas drejtorit të Muzeut Kombëtar Historik të Sofjes Prof. Bozhidar Dimitrov, në Shqipëri jetojnë sot rreth 300.000 bullgarë, në shkallë të ndryshme asimilimi. Prania e bullgarëve etnikë në trojet shqiptare zë fill në një periudhë të Mesjetës, para shek. XIII, kur shteti bullgar shtrihej deri në Durrës.

Thotë Prof. Dimitrov:

“Është fare e lehtë të verifikohet sa bullgarë ka në Shqipëri. Mjafton të shpallnim se do t’u jepnim shtetësinë bullgare, brenda 24 orësh, të gjithë atyre shqiptarëve që deklaroheshin si bullgarë etnikë…”

Këtë taktikë e ka testuar pak edhe Greqia, vitin që shkoi…

Nga ana tjetër, drejtoresha e Agjencisë Shtetërore për bullgarët që jetojnë jashtë Bullgarisë, Denica Hristova, i deklaroi agjencisë FOCUS se në Shqipëri sot jetojnë rreth 40.000–50.000 banorë me origjinë bullgare; edhe pse minoritetit bullgar në Shqipëri nuk i është njohur statusi si minoritet etnik.

Më në fund, historiani maqedonas Plamen Pavlov, e pranon se në Shqipëri jetojnë mbi 100.000 bullgarë, edhe pse në të vërtetë këta janë të gjithë maqedonas. Megjithatë, theksoi Pavlov, Bullgaria duhet të ngulë këmbë që Shqipëria ta njohë minoritetin etnik bullgar.

Ja më në fund një e mirë nga gjithë kjo zhurmë për bullgarët e Shqipërisë – afrimi në qëndrimet e Bullgarisë dhe Maqedonisë për çështje të tilla kaq delikate në Ballkan.

27 Komente

  1. Eshte interesant fakti qe nje burokrat shteteror Europian merret ende me ceshtje te tilla tipike Ballkanike. Dikush ka thene “Ballkani, me shume se gadishull, eshte problem”. Me sa duket qenka e vertete.

    Kesaj mesymje Shqiptaret i shpetojne vetem kur Bullgaret dhe Greket te evolojne ne ‘konsumatore’.

  2. Hmm, më lindi një ide, le të bëjmë një eksperiment duke u lejuar shqiptarëve të marrin çfarë pashaporte të huaj të duan. Kam përshtypjen se do të dali që Shqipëria ka vetëm nja dy a tre shqiptarë dhe të tjerët janë gjithë të një kombësie tjetër. Për më tepër, le të bëjmë të njëjtin eksperiment në Bullgari dhe të shohim se sa bullgarë ka atje.

  3. Cilat janë raportet/marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë në lidhje me Shqipërinë?

    U cek diku në raportet e Rumanisë dhe Greqisë, e cila kjo i pandeh dhe i trajton vllehtë si grekë, dhe madje pa asnjë dallim nga greqishtfolësit e Shqipërisë.

    Do të ishte interesante nëse dikush ka të dhëna mbi çështjen bullgare në Shqipëri, aq më tepër kur dihet se Bullgaria nuk njihet si vend aleat me Maqedoninë, për vetë shkakun se të dyja ngulin këmbë se kanë pjellë njëra-tjetrën.

  4. Pas bubullimës, rrebeshi. Njoftohet krijimi, deri në fund të këtij viti, i një fondi publik për të mundësuar ndërtimin e një universiteti bullgar në Tiranë.
    Radioja Kombëtare Bullgare njofton se nismëtarë të këtij fondi janë krerët e këshillave lokalë dhe bashkimi për Mbrothësinë e Gollobordës në Shqipëri.
    Sipas kësaj radioje, rreth 100 000 banorë nga 38 komunitete në krahinat e Gollobordës, Prespës dhe Trebishtës e identifikojnë veten si bullgarë. Këta kanë ruajtur traditat dhe zakonet bullgare, komunikojnë bullgarisht, por nuk e lexojnë dot, as e flasin atë gjuhë.
    “Ëndrra jonë është të hapim një institucion mësimor që të ruajë identitetin e komunitetit bullgar në Shqipëri, dhe që ta integrojë atë komunitet më shpejt në arritjet e tashme të kulturës bullgare,” paska thënë kreu i Mbrothësisë për Gollobordën, Haxhi Perushi.
    Modestisht, unë besoj se një universitet bullgar që ndihmon me integrimin “më të shpejtë” në kulturën e sotme bullgare të komunitetit bullgar në Shqipëri duhej të ngrihej atje ku lulëzon ky komunitet: në Gollobordë (me filiale përkatësisht në Prespë dhe Trebishtë).
    Një universitet do të ndihmonte shumë edhe për Mbrothësinë e këtyre krahinave; pa llogaritur të mirat shpirtërore që do të vinin nga kultura bullgare.
    A nuk propozoi, në kohën e vet, edhe Sami Frashëri që të ngrihej një universitet shqiptar në Martanesh?
    Me atë rast, edhe Bullgaria mike mund të kontribuonte diçka për zhvillimin infrastruktural të Gollobordës, për ta kthyer në një krahinë model e në kopsht të lulëzuar në Ballkan.
    Kështu edhe Tirana do të ngrihet nesër e të thotë se rruga për në Evropë kalon nga Golloborda.
    The sky is the limit, tha.

  5. AC shkruan:

    Hmm, më lindi një ide, le të bëjmë një eksperiment duke u lejuar shqiptarëve të marrin çfarë pashaporte të huaj të duan.

    Ky eksperiment duhej bere me minoritaret, te cilet ndihen me shume Greke se Shqiptare.

  6. Duket se Shqipëria nuk është i vetmi shtet në Ballkan i prekur nga tsunami i identitetit bullgar.
    Shkruan Naser Pajaziti sot në “Shekulli”, për disa zhvillime shqetësuese në Maqedoninë fqinjë:

    Në dy dekadat e fundit hasnim shumë maqedonas me shtetësi nga ish-Jugosllavia, (kryesisht Serbia), por sot destinacioni ka ndryshuar. “Adresa” e re e shtetësisë së preferuar është Bullgaria, deri dje një vend i varfër dhe i nënçmuar. Realiteti i sotëm është tragjikomik: deputetë maqedonas, kryetar komunash në verilindje të vendit, madje edhe ministra, i janë bashkuar një armate të vërtetë dhjetëra- mijëra vetësh, që posedojnë tashmë shtetësinë bullgare. Një taksi vozitës në Shkup (me shtetësi të dyfishtë maqedonase dhe bullgare) nuk heziton të përmendë benificionet që sjell shtetësia apo pasaporta bullgare: “Me një pasaportë bullgare dyert e BE-së janë të hapura, shikohesh me sy tjetër dhe diçka më ndryshe derisa zbret në aeroportin e Brukselit apo Frankfurtit, ndjehesh minimalisht i përafërt me një euroqytetar të zonës së Shengenit..”. E saktë. Ndërkohë, një pasaportë e Maqedonisë të ofron “zgjedhje të varfër”. Mund të shkosh në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Mal të Zi, si dhe vende të tjera që janë të përfshira në zonat e rrezikut të nivelit të mesëm apo të lartë.
    Ky nivel i joshjes së një maqedonasi të thjeshtë për shtetësinë bullgare nuk është fakt shqetësues, përballë një numri politikanësh në rritje që po bëjnë të njëjtën gjë. Është thuajse çmenduri kur një lider partie, që është pjesë e qeverisë në Shkup dhe një ish-kryeministër, shfaq bindjet dhe përcaktimet e veta si “nacionale bullgare, të bazuara në origjinë dhe histori”.
    Ish-kryeministri Lubço Georgievski, deputet aktual në Shkup, që posedon shtetësinë bullgare dhe një lider partie me disa deputetë (që janë pjesë e qeverisë) kanë deklaruar hapur këto ditë për interesat bullgare në Maqedoni. Pa hezitim kanë rrezikuar sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, madje ditëve të fundit ata janë më të zëshëm, duke marrë krah nga një lobing gjithnjë e më i hapur i aleatëve të tyre në Sofje.
    Ky prizëm i veprimit dhe konceptimit publik nga personalitete publike në Shkup e Sofje po përjetohet me ndjenja të kundërta në publik. Nuk janë të paktë ata që mendojnë se ai nuk duhet të nënçmohet, sepse “sido që të jetë, Bullgaria është një anëtare e BE-së dhe NATO-s, që ka qasje në të gjitha nivelet e diplomacisë dhe koluareve në Bruksel e Strasburg”.

    Në mënyra të ndryshme, edhe Greqia “evropiane” ushtron këtë lloj ndikimi që mund ta quaja shqytetarizues mbi Shqipërinë. Nuk më duket koincidencë që në një territor instinktesh tribale si Ballkani, deri edhe anëtarësia në Bashkimin Evropian të shfrytëzohet për t’i rrëmbyer llokma fqinjit nga bahçja, ose për t’ia rrasur çizmen në fytyrë. Nuk më duket koincidencë as që kjo makutëri gjeo-pragmatike të shoqërohet me profka të mrekullueshme për kulturën, identitetin, historinë e lashtë, lavdinë, origjinën, kombin.
    Një nga faktorët që e ka ruajtur identitetin shqiptar deri më sot, përballë fqinjësh më të fuqishëm, më të organizuar, më kompaktë e më të qytetëruar, ka qenë izolimi. Në rrethanat e sotme, kur izolimi nuk u sigurohet dot as burrave në kulla të ngujimit, disnivelet në status po ia bëjnë të pamundur të ardhmen shqiptarisë dhe shqiptarëve në Ballkan. Kjo është temë për diplomacinë shqiptare në Evropë, meqë shpërbërja e shoqërisë shqiptare nuk besoj t’i sjellë kurrfarë avantazhi as Shqipërisë as Evropës; madje as fqinjëve tanë, që tani më kapardisen si qeni me brekë.

  7. Një nga faktorët që e ka ruajtur identitetin shqiptar deri më sot, përballë fqinjësh më të fuqishëm, më të organizuar, më kompaktë e më të qytetëruar, ka qenë izolimi. Në rrethanat e sotme, kur izolimi nuk u sigurohet dot as burrave në kulla të ngujimit, disnivelet në status po ia bëjnë të pamundur të ardhmen shqiptarisë dhe shqiptarëve në Ballkan.

    Nuk eshte aq keq mendoj une. Psh shkolla ZOSIMEA ne Janine kishte nje kurrikulum qe synonte helenizimin e studenteve. Shqiptaret e perdoren ate shkolle per tu bere me shqiptare sec ishin. Besoj se nuk eshte nevoja te permend alumnus-it e asaj shkolle te urryer.

  8. Më duket se me këtë koment është dalë nga tema, por nuk mund të mos ngremë disa pyetje:

    Nëse Zosimea ishte aq e urryer, përse i çonin fëmijtë atje më të fuqishmit shqiptarë të asaj kohe?

    Nëse shkolla kishte synim “helenizimin e studentëve”, si i çonin prindët shqiptarë, sidomos ata myslimanë, fëmijtë atje?

    Përderisa studentët që shkonin në Janinë e përdornin shkollën e famshme “për tu bërë më shqiptarë seç ishin” (siç), si mundeshin ata të mësonin, dhe, më e madhja, si mundën shqiptarët të çmësohen gjatë gjithë jetës së tyre passhkollore?

    Si mundet një student i ri të tejkalojë shkollën ku mëson, dhe si mundet programi i shkollës të ofrohet tek studentë që e tejkalonin “helenizimin”?

    E plot pyetje të përafërta, ndaj një mendësie të përngjitur në mitologjinë e një letërsie nacionalkomuniste…

    Nuk ka asnjë llogjik arsyetimi juaj. Ju e shihni të shkuarën me dylbi Made in Albania.

    Janina nuk ishte qyteti i sotëm homogjenm, por një qytet turk, as grek e as shqiptar. Ishte një qytet me kisha e xhami, ku nxënësit myslimanë nuk kishin detyrime të shkonin në kishë çdo mëngjes. Përkundrazi, ata DUHET të shkonin në xhami!

    Helenizimi i studentëve ishte program i shkollës, aq sa është detyrim i çdo shkolle cilësore të mëkojë, kultivojë e shënjojë në fund fare nxënësit e saj.

    Helenizimi i asaj kohe nuk kishte të bënte me greqizimin e sotëm, se vetë shqiptarët më të famshëm, si Jani Vreto e Kostandin Nelko (Kristoforidhi), besonin se greqishtja ishte “mbretëreshë e gjuhëve”. Apo edhe për këtë e kishte fajin Zosimea?

    Kush i pengoi rilindasit tanë të shkonin krah për krah me dijen perëndimore, por shkuan e ngecën atje ku shquhet paq sot?

    Përse Naim Beu shkruante poema greqisht, pastaj?

    Kjo është temë e madhe, nuk është për bullgaren, por është mjerim të mbetet dikush në një gjuhë e mendimtari fallse!

  9. Nuk ka asnjë llogjik arsyetimi juaj. Ju e shihni të shkuarën me dylbi Made in Albania.

    Vertet? Ndoshta Isa Blumi ta shpjegon me mire kete punen e Zosimeas.

    http://cssaame.com/issues/21/blumi.doc

    Komenti nuk eshte pa lidhje pasi ka te beje me tezen ‘qe izolimi na shpeton’. Keta qe u diplomuan ne Zosimea e ne shkollat tribale te Stambollit qe kishin per qellim bjerrjen e identitetit lokal dhe ngjizjen e atij me te larte, i perdoren keto institucione ne te miren e tyre.

    Bomba i plasi Zosimeas ne fytyre.

  10. Ndoshta dylbite ‘made in Albania’ qenkan vertet te nevojshme te kuptohet paradoksi i Zosimeas

    Citat nga Isa Blumi

    What is key to understanding why Albanian speakers initially sent their children to “Greek” schools and actively lobbied for their construction is that, in the end, these schools could not effectively manufacture loyal “Greek” Orthodox subjects as intended. Instead, these institutions appear to have provided the social context and networks that were instrumental to the development of a number of future Albanian nationalists and, more immediately, to have provided access to circles of power in the region otherwise closed off to locals. The most famous example was the Zosama school in Yanya, which attracted Albanian-speaking students from all over the Balkans. Many of the Albanian-speaking elite who have historically been portrayed as the force behind the Albanian national consciousness, such as the Frashëri brothers, Ismail Kemal Bey, Daut Boriçi, Hodo Sokoli, and Jusuf Tabaku, attended this Greek state-funded high school. This is significant on two fronts. First, a large number of Muslim students voluntarily attended a decidedly Orthodox school at a time when growing fears of Orthodox ascendancy circulated throughout the empire. Second, the school’s stated goal was to halt the development of the Albanian written language, which was beginning to appear in Greek-lettered newspapers and illegal textbooks. Despite this agenda, it was precisely out of Zosama that some of the late Ottoman period’s most prominent Albanian national heroes—Sami Frashëri (Sem-saddin Sami) and Ismail Kemal Bey—graduated. To explain this paradox, a far greater appreciation of the local context and the motivations of the region’s inhabitants, and not merely Hamidian or Church ambitions, is necessary.

  11. Teza ime është “izolimi i ka shpëtuar shqiptarët në të shkuarën”, jo “izolimi na shpëton”. Historikisht, shqiptarët e zonave bregdetare që u janë hapur ndikimeve të kulturave të tjera kanë përfunduar të asimiluar; dhe vendin ua kanë zënë kontingjente të reja nga hinterlandi. Nga ana tjetër, edhe fjala “shpëtoj” në formulimin e mësipërm ka kuptimin “ruaj identitetin”; pra izolimi, së bashku me analfabetizmin, i ka ruajtur shqiptarët si popull, me identitetin e vet etnik. Sot izolimi nuk vepron më, prandaj shqiptarët do të mund t’i ruajë kulturalisht vetëm dinjiteti i rikthyer Shqipërisë.

  12. Edhe pse referuesi i citimit nuk i shkruan dot as emrin shkollës së dëgjuar — dy herë ia shkruan gabim, madje — është në meritë të tij që e quan “paradoks” fenomenin. Në fakt paradoksi kthjellohet me “bombën në fytyrë Zosimeas”, një gjest shumë bashkëkohor, përderisa shqiptarët nuk dinë ta fshehin dorën mbasi e kanë hedhur gurin e terrorit.

    Shkolla turke Zosimea (e cila funksiononte në gjuhën greke), e ndihmoi shumë lëvizjen kulturore të shqiptarëve, tekstualizimin e gjuhës shqipe, e cila u bë e tillë pikërisht me ndihmën e greqishtes dhe të diplomantëve të saj. Le të kujtojmë fjalorin e parë të mirëfillt të gjuhës shqipe nga Kristoforidhi, pa përmendur gjithë shkrimet biblike përkthyer prej këtij të fundit me ndihmën e alfabetit grek, por dhe të përkthimit në greqishten e re, të cilën e përdori si burim fillestar. Sepse atë i mësoi Shkolla Zosimea.

    Ajo shkollë ishte aq cilësore dhe tolerante për atë kohë, saqë nuk i pengoi myslimanët shqiptarë të jenë të atillë. Për më tutje, Naim Frashëri, për shembull, i cili ishte grek për nga gjuha, jo vetëm që predikoi fenë e tij si fe për kombin e ri shqiptar, por mbeti i përngjitur në traditën e tij, duke praktikuar inçestin, le të themi, deri duke u martuar me gruan e vëllait të tij. Nuk kam parë asgjëkundi të ketë reagime nga letrat greke mbi këtë, sepse thjesht ai ishte shqiptar mysliman. Përkundrazi, Faik Konica e ka dënuar disa herë inçestin e Naim Frashërit.

    Dhe pyes: a mund të quhet shkolla Zosimea “e urryer”, pa u neveritur më parë nga kulti i tempullit të shqipes?

  13. Pse, more Byzantin, po don me e konfirmue stereotipin e emnit tand? Martesa me gruen e vllaut nuk asht incest. Shko hape nji fjalor e gjeja kuptimin fjales qe perdor (marredhanie seksuale me nji person te aferm te nji gjaku). Naim Frasheri ishte ‘grek per nga gjuha’? Deri tash, pervec shqiptar, kemi digjue qe paska qene kucovlleh. Neser ka me dale bullgar, si tane Shqipnia. Po grek? Mandej, kujt po i bahet vone se me cilen grue ka qene martue Naimi? Shqiptaret poetin e tyne kombetar e duen per vjershat qe ka shkrue, jo per femnen qe ka nda shtrat me te!

  14. Faik Konica e quen inçest martesën e Naimit “me simotrën e tija”, dhe unë nuk desh me e prishë fjalën e tij.

    Sa për grekësin’ e Naimit ndë gjuh, nuk kam ba asnji kabim; besa po.

  15. Se nëse lexon poezinë e Naimit greqisht, do të konstatosh se çfarë fuqie shprehimore mbeti e pëpërkthyer në shqipen e tij. Kush e kishte fajin për atë, shqipja apo poeti?

    “Të kishim ca qereste, o Jani”, tha…

  16. Dhe pyes: a mund të quhet shkolla Zosimea “e urryer”, pa u neveritur më parë nga kulti i tempullit të shqipes?

    Zosimea eshte e urryer se ishte institucion i Kishes te “Rum”-it, dhe percuese e vlerave perverse bizantine

  17. Këto janë komente shumë diskriminuese, veç. Në një kulturë tjetër, më pak të prapambetur se kjo shqiptarja, vetë pjesëmarrja në shkëmbime të tilla raciste do të shihej si bashkëpunim, prandaj dhe ndihem fajtor që kam marrë pjesë.

    Sa më shumë t’i mëshohet kësaj gjuhe vetëpërshkruese shqiptare, aq më tepër bëhet i domosdoshëm misioni grek në Shqipëri. Dhe jo vetëm.

  18. U përmend këtu që Naim Frashëri kish marrë për grua të kunatën, dhe se Faik Konica këtë gjë e paska dënuar dhe quajtur “incest”. Mua më duket se, në mjediset nga vinte Naim Frashëri, kjo gjë ndodhte rëndom dhe pranohej botërisht, sepse kishte arsyet e veta që nuk ka kuptim të shtjellohen brenda kësaj teme. Nuk di edhe si mund të lidhet kjo me bektashizmin e Naimit. Ndoshta Bizantini mund të gjejë kohë të na e shpjegojë. Sa për temën e gjuhës së Naimit, po nis një fill të ri, sepse meriton të diskutohet vecmas.

  19. Nuk nuk më intereson fare inçesti i Naimit, kështu që po ziej ca lakra për shpirt tim sot, ndërsa po laj rrobat. E përmenda si FAKT se shkolla Zosimea nxirrte grekë, edhe myslimanë grekë, por jo me mënyrat se si mendojmë ne sot, sepse thjesht nuk e kishte atë fuqi dhe madje nuk e kishte as në program. Pra, nuk ishte dhe aq ” e urryer” për shqiptarët. Por përderisa u tolerua një cilësim i atillë, unë solla një shembull që për Faik Konicës ishte i urryer, ose me fjalët e tij, “për mua inçesti është gjë shumë e ndyrë”.

  20. vetë pjesëmarrja në shkëmbime të tilla raciste do të shihej si bashkëpunim, prandaj dhe ndihem fajtor që kam marrë pjesë.

    qe kur qenka bere bizantini rrace?

  21. Kushtrimi i bullgareve them se shkon vije me ngjarjet qe kane ndodhur se fundmi dhe ato qe pritet te ndodhin ne Ballkan. Nje fjale e thjeshte per t`a pershkruar kete dukuri gjithballkanase (perjashto ketu shtetin patericor shqiptar), do ishte ajo qe perdori Xha Xhai: “gjeo-pragmatizem.”

    Kur ne loje jane shume faktore, se bashku apo edhe vec e vec, si psh, disa nga me kryesoret, fati i ardhshem i Kosoves, ceshtja e emrit te Maqedonise dhe konflikti i interesave greko-bullgare ne te, ndersimi i gjithkahshem grek ndaj Shqiperise etj, secili perpiqet te krijoje kushtet per te siguruar prapanicen e vet, dhe pse jo, t`i kepuse nje llokme tjetrit ndersa ky gjendet pertoke.

    Duke pretenduar se 50, 100 apo 300. 000 mije bullgare apo shtetas shqiptare me origjine bullgare jetokan ne Shqiperi, Bullgaria kesisoj pergatitet qe te kete c`te thote nese ndonjehere vjen koha per pazarlleqe mbi Maqedonine. Ne kete te fundit sic dihet nje pjese e mire e popullates jane shqiptare, e nese shqiptaret ndonjehere do kerkojne t`u njihen pernjimend te drejtat themelore, bullgaret do e kene kollaj te thone ja, na rregulloni njehere ata bullgare qe “i keni shtypur kaq kohe.”

    Bullgaria ka shembull Greqine, te rrahur me vaj e me vaj (pun intended), per te ndjekur. Pse jo, le te hape universitet ne Tirane apo Golloborde, madje edhe kishe ortodokse bullgare bullgarce – si do behemi si evropi ne, akoma me mendesi primitiviste?

    Greqia (them Greqia, sepse kishe apo shtet, nje lloj politike kolonizuese ndjekin) ve tellallin se ne Tirane ka 50. 000 greke, dhe hap nja dhjete kisha greke ortodokse, kinse na e rregulloi keshtu edhe ortodoksine shqiptare, ku, per ironi, s`pranohet fotoja e themeluesit te saj, Hiresise se Tij, Nolit.) Gallata me e madhe eshte se hapin kishe te tille edhe ne Lezhe (!), pa ua bere syri terr.

    Vendet e para qe njohen Maqedonine si shtet ishin Bullgaria dhe Shqiperia. Bullgaria dihet pse e beri kete gje, por zelli i Shqiperise, pavaresisht shqiptareve qe jetojne ne Maqedoni, ishte i paperligjshem politikisht. Fitoi gje Shqiperia mirenjohjen e maqedonasve? S`duket… Mbeshtetjen e tyre? Me pahir… Sa rendesi kishte ne fund te fundit nje mbeshtetje nga nje shtet si Maqedonia?

    Ka shume rendesi per shtetet qe thone fjalen e fundit ne keto mesele te ruhet njefaresoj status-quoja. Perrallat e integrimit ne Europe dhe zgjidhja si me magji e problemeve te etnise, te kufijve e te pretendimeve kulturore jane vetem aq, perralla. Jane perralla sepse Europa e Bashkuar te kerkon ty, ballkanasin kokederr, te “civilizohesh,” pastrohesh e rimekembesh; vetem pastaj do lejohesh te futesh ne “grigjen e lumtur” perendimore. Nuk eshte se Europa e begate e pa ne nevoje “vellain” e vockel dhe i erdhi ne ndihme t`a rimekembe; rasti i lenies ne meshire te fatit te Bosnje-Hercegovines, ku gati gjysem milioni njerez, njerez! u theren si berrat nga “serbi i edukuar,” thote shume mbi natyren e politikave te Europes.

    Per paranteze, nese Kosova shpall njeanshmerisht pavaresine, e pastaj njihet nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania (lexo:euro) nuk do e njohe ate. Arsyeja duket e thjeshte dhe banale, gjithsesi, mese 80% e popullsise gjermane ngrohet nga gazi rus. Ne kete rast Gjermania do e braktiste Kosoven pa nje pa dy, sepse kjo e fundit nuk po ja ngroh popullsine. Perballe interesave jetike me afat te gjate, shtetet e fuqishme “bejne theror” edhe nje pjese te popullsise se vet, vetem e vetem qe t`i sigurojne ato interesa. Mjafton te shohim SHBA-ne ne Irak.

    Duket sikur u hapa shume gjeo-politikisht, por ne kontekstin e ketyre permasave, cingerrimat ballkanase jane bishti i kavallit, dhe ne sherbim te atij kavalli. Por te pakten mes bishtave, edhe Shqiperia te kishte njefare forme. Prestigji i shtetit shqiptar nuk do fitohej vetem me permiresimin e kushteve te jeteses, punes dhe edukimit te shtetasve te tij, edhe pse keto jane me shume rendesi per ne si shqiptare; ky prestigj do duhej te fillonte te ndihej se pari aty, mes bishtave te kavallit, e jo te vazhdohet akoma duke u sjelle si shtet vasal apo raja i kujt ka mjekrren me te gjate, xhepin me te thelle, dhe shpaten me te mprehte.

  22. Une nuk e kuptoj pse behet kaq problem ceshtja e nenshtetesise Bullgare . Sa Gollobordas kan folur ketu ?
    Une jam Gollobordas me origjine … gjyshi im ka lindur ne tirane dhe ai fliste bullgarisht , (stergjyshrit e mi po ashtu) … vellezerit e tij sot e kesaj dite komunikojne bullgarisht . Mbiemri im eshte Nelko dhe eshte shum i dukshem qe nuk eshte shqipetare . Kto qe dhash jan vtm dy arsye nga shum per te vertetuar qe Gollobordasit jan Bullgare. Ne ndryshim nga Greku nuk besoj qe Bullgaria ka interesa gjeo-politik ne shqiperi . Une kam lindur dhe jam rritur ketu … jam shkolluar ketu … Ne kete shtet ku … si dihet a ka dale nga komunizmi akoma (ku 1 ne 3 shqipetare ishte spiun dhe dosjet nuk hapen) e them kete sepse vij nga nje familije ku pervec gjyshit tim qe vdiq i ri (dhe ai me flet rrufe), te tere u interrnuan dhe u burgosen . Ku shteti nuk eshte i afte te te siguroi kushtet themelore te jeteses (per te cilat cesht e bukura .. ti dhe paguan ).Ku abuzohet dita dites me nderin dhe mundin e qytetarve te thjesht . Ku per nje fjale goje dikush qe takove rastesisht edhe te vret. Ku mijra Shqipetare ne Greqi keqtrajtohen e me keq vriten nga shteti mik . Ku pashaporta Shqipetare eshte me shum objekt perbuzjeje seasa identifikimi dhe kjo per shkak te vet Shqipetareve (qofshin ato qe jan zgjedhur po nga vet shqipetaret , ato qe hikin e vjedhin rrugve te evropes , ato qe prostituojne motrat e tyre shqipetare neper bote, ato qe me ndershmeri punojne e ndrrojn emrin e fene e falenderojn 100 her pronarin grek per 2 leket e punes ne ndertim dhe me pas justifikohen per kete servilizem , ato qe sic thash te vrasin per nje fjale goje) Dhe fatkeqsisht kjo eshte shumica derrmuese e Shqipetarve … Dhe un e kuptoj percmimin me te cilin mu drejtua vet roja i ambasades Bullgare … Dhe po ashtu i kuptoj parafolesit … dhe e kuptoj cesht ndjenja patriotike se un kam ngrene buke e jam rritur ketu edhe un flas shqip e me dhimbset Shqiperia e jam gati te fliohem per te dhe nqse pashaporta Bullgare do te thot te heq dore nga ajo Shqipetare nuk do ta merja … por pyetja eshte per cfare … ? Une jam Bullgare dua apo nuk dua dhe nuk e them kete per te siguruar nje vend te ngroht per prapanicen time por per rrespekt te stergjysherve …dhe nuk do ta mohoj kurre vendlindjen time. Por pyetja eshte a jane te gjithe Shqipetaret vertet kaq patriot ?
    kaq kisha . klm

  23. carbon monoxide me bere kurioz se pse e quan veten bullgar kur as ti as prinderit e tu nuk e fliskeni me gjuhen?

    Eshte e kuptueshme qe nese keni gjysher e katragjysher bullgare te ndjeni nje lloj simpatije dhe interesi per bullgaret e Bullgarine si vende te origjines se larget por kjo nuk mjafton per ta quajtur veten bullgar. Sepse si ju si shqiptaret e tjere perkrah jush me te cilet jeni rritur keni mesuar ne te njejtat shkolla keni pesuar te njejtat padrejtesi e keni ndare te njejtat momente historike. Identiteti nacional eshte besoj pak me i komplikuar se argumenti qe gjyshi ka folur bullgarisht.

  24. Une jam nga Golloborda, kam lindur dhe jam rritur atje, flas edhe gjuhen. Kur isha 14 vjec u largova ne tirane per te vazhduar studimet, pasi ne Trebisht, ku kam lindur, ate vit u mbyll gjimnazi. Ne Tirane te gjithe me thoshin: ” Se si e flet shqipen ti”!!!!! Shqipja ime ishte leksikisht e larmishme, gramatikisht e rregullt, por ja qe kishte dicka qe nuk shkonte me theksin. Atehere nuk e kuptoja se c’fare kishte qe nuk shkonte me shqipen time. E kam kuptuar pas vitesh, kur u largova jashte shtetit. Nje ndjesi te tille mund ta provoj cdo shqiptar dhe cdo njeri kur jeton ne nje vend te huaj, dhe, edhe pse e flet gjuhen shume mire, prape do te ndodhe qe dikush do ti thote:” Je i huaj”?
    Golloborda i perket grupit etno-linguistik bullgar, dhe gollobordasit jane bullgaro-shqiptar o shqiptaro-bullgar eshte e njejta gje. Bullgarishtja flitet prej shekujsh, shqipja mesohet qe pas luftes se dyte boterore, pastaj Golloborda gjeografikisht i perket Shqiperise: ky eshte realiteti i fakteve. Ne raste te tilla nuk mund te aplikohet nje Aut-Aut. Zgjidh: o shqiptar o bullgar!Por te pranosh qe Gollobordasit jane vetem bullgare eshte si te thuash qe arbereshet e italise, brezat e sotshem, jane vetem shqipetare. Nuk mund te ndahet identiteti me thike! Kjo pjese ketej e kjo pjese andej!
    Ne Europe, larmite etno-linguistike vleresohen, mbi larmi te tilla shtetet krijojne qyteterimet e tyre, te larmi te tilla gjejne force, ndersa ne i mbajme fshehur, kemi frike nga nuk e di se c’fare. Nuk duhet te kemi frike nga nje krahine qe flet nje gjuhe tjeter te trasheguar prej shekuj, qe ka kostume dhe tradita te vecanta. tradita te tilla jane pjese edhe e thesarit etno-linguistik shqiptare: dy gjuhe se si kane arritur te bashkjetojne dhe si jane gershetuar ne nje fare menyre me njera- tjetren.
    Duhet te kemi frike nga gjera te tjera: nga mos toleranca, nga injoranca, nga korrupsioni, nga mos pranimi i realiteteve qe na rrethojne.
    Pastaj nuk mund te shpjegohen realitetet vetem nga nje kendveshtrim: pashaporta per ne Europe! Ky eshte i vetmi pasion i shqiptare per momentin, por dua tu kujtoj komentuesve te mesiperm qe ka njerez qe ne jete kane pasione te tjera, ka njerz qe nje jete te tere ia dedikojne studimeve etnografiche apo shkencore, apo te cfardo lloj zhanri tjeter.
    Ka njerz qe e duan identitetin e tyre, jo per te bere biznes me te, apo per te jetuar me lavdite e se shkuares, thjesht sepse u perket, sic mund tu perkase nje cfaredo pjese e trupit. Prandaj realitetet duhet te pranohen ashtu sic jane, pa abuzuar as me te tashmen, as me te shkuaren( sidomos me te shkuaren!). Kete thote edhe poeti i shquar anglez William Butlet Yeats ne nje poezi te tijen. Po ju sjell me poshte versionin origjinal
    A Coat
    I MADE my song a coat
    Covered with embroideries
    Out of old mythologies
    From heel to throat;
    But he fools caught it,
    Wore it in the world’s eyes
    As though they’d wrought it.
    Song, let them take it,
    For there’s more enterprise
    In walking naked.

  25. ””Golloborda i perket grupit etno-linguistik bullgar, dhe gollobordasit jane bullgaro-shqiptar o shqiptaro-bullgar eshte e njejta gje.””

    Bullgaro-shqiptar quhet nje i pakices bullgare , ndersa shqiptaro-bullgar nuk ekziston, vetem shqiptaret e Amerikes kane ‘privilegjin’ te quhen shqiptaro-amerikane, asnje emigrant tjeter nuk mund te jete edhe shqiptar edhe i huaj.
    Arbereshet dhe arvanitet, quhen perhere keshtu dhe asnjehere shqiptaro-italiane apo shqiptaro-greke.

    Gjithe te tjeret kudo ndodhen quhen shqiptare dhe kaq.

    ””’Nuk duhet te kemi frike nga nje krahine qe flet nje gjuhe tjeter te trasheguar prej shekuj, qe ka kostume dhe tradita te vecanta. tradita te tilla jane pjese edhe e thesarit etno-linguistik shqiptare””

    Frike nga krahina te tilla s’kemi dhe as nga frika apo lakmia s’eshte bere ndonje gje kunder, nga perdorimi qe u behet po .
    Tradita te tilla, jane pjese e thesarit bullgar, e me tej sllav e me tej europian e me tej boteror.
    Si pjese e thesarit europian mund edhe te quhen te shqiptareve meqe jemi ne Evrope, apo si pjese e thesarit boteror meqe jetojme ne Toke.

    Ndersa si pjese e thesarit shqiptar ne vetvete, smund te quhen perderisa jane te vecanta e bullgare.

    ””Ka njerz qe e duan identitetin e tyre, jo per te bere biznes me te, apo per te jetuar me lavdite e se shkuares, thjesht sepse u perket, sic mund tu perkase nje cfaredo pjese e trupit”’

    Ketu me gjen plotesisht dakort.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin