SHËNIME PËR NJË PROTESTË (II)

Përgjigje një replike* nga Edion Petriti

Hyllin, të falem nderit që e vure gishtin në plagë, pa e përmbajtur ndërkohë veten për t’i hedhur kësaj plage të uruar ca kripë, që të përvëlojë edhe më. Ç’është e vërteta, titulli origjinal i këtij shkrimi ishte „Shënime të papjekura për një protestë“ por të zotit të shtëpisë, z. Ardian Vehbiut iu duk më e arsyeshme ta linte titullin në formën e përtashme. Dhe të papjekura janë vërtet, pasi u shkruan me një frymë dhe me po atë frymë, shkel-e-shko edhe u dërguan për botim te „Peizazhet e Fjalës“. Mund të ta përsëris edhe unë batutën e vjetër e të stërpërdorur „po ta bëj letrën të gjatë, sepse nuk kisha kohë ta bëja më të shkurtër“. Ç’është e vërteta, më mungonte dhe durimi.

Koha që po jetojmë është një periudhë interesante, pasi sjell një frymë mundësish të reja dhe shkëputjeje prej së kaluarës. Ndoshta u shpreha gabim: kjo protestë nuk është një simptomë, por një britmë kundër fatit të keq të të jetuarit në një vend si ky yni. Tani që u tha kjo, më lër të zgjatem edhe ca në këtë çështje, në çështjen e protestës. Simpatia ime shkon për studentët, sepse ata kanë të drejtë. Situata shoqërore dhe historike me të cilën përballemi, nuk ka nevojë për justifikime që do sillnin mbi vete përçmimin e një opinioni publik të tërë, por ka nevojë për veprim.

Fryma e kësaj proteste rrok në vetvete gjithë ato virtyte që mbështesin e mbajnë më këmbë një formë republikane dhe demokratike-liberale të shtetit; ndikim të drejtpërdrejtë e të qenësishëm mbi historinë bashkëkohore, unitet të veprimit dhe mprehtësi në zhvillimet e saj të brendshme. Mendjemprehtësi e depërtesë historike dhe shoqërore për të cilën vendi ynë ka shumë nevojë. Pa kuptuar historinë e këtyre tridhjetë viteve të fundit, nuk mund të dimë si të sillemi, nuk dimë ç’të bëjmë për të ardhmen. Studentët janë të kufizuar nga kushtet politike dhe shoqërore në të cilën gjenden – diçka të cilën s’mund ta zgjedhin dot vetë.

Unë e kam të vështirë të flas në masë të drejtë – duke i njohur faktet vetëm pjesërisht e duke qenë edhe i njëanshëm, disi. Unë vetë fizikisht nuk jam përzier me një protestë që tregon se janë pjekur kushtet për një shoqëri ku bërja e një politike jashtë institucioneve shtetërore është e mundur. Jo një kontroll punëtor-fshatar ndaj institucioneve publike, por prej inteligjencies. E vërteta është se jetojmë nën një formë qeverisjeje që lë shumë për të dëshiruar. Mëtojmë se jetojmë në një demokraci që të paktën teorikisht duhej udhëhequr e drejtuar prej njerëzish falë meritave personale, e jo për shkak të përkatësisë në ndonjë klasë të veçantë. Për shkak të varfërisë, një masë e madhe e shqiptarëve ndalohen nga të pasurit e një karriere publike. Gjëja e vetme që u mbetet është të mëtojnë të shërbejnë si mjete shtypjeje a kontrolli në këtë eksperiment të madh të „inxhinierisë sociale“. Këtë, ose të emigrojnë. Kjo pengon shumë të rinj të aftë t’i bëjnë shtetit të tyre një shërbim.

Është diçka e mirë, e shëndetshme për një demokraci që studentët i vendosin vetë çështjet me rëndësi publike, duke u përpjekur të paktën të arrijnë një kuptim të tyre të shëndoshë. Kam besimin se nuk është debati ai që e pengon veprimin, por se debati është një parakusht i domosdoshëm i veprimit shoqëror. Guximi për të protestuar nuk është injorancë, e as të menduarit nuk është shenjë hezitimi.

„Uniteti mes mendimit dhe veprimit politik“

Dua ta thelloj edhe më tej këtë çështje. Eseja e Horkheimerit, „Teoria tradicionale dhe kritike“ (1937) ngreh më këmbë suazat materialiste për një kritikë të shoqërisë në kushte si kjo e jona. Një analizë gjithëpërfshirëse për kontradiktat e brendshme në një shoqëri kapitaliste, mes „gjendjes së tanishme“ dhe asaj „ç’mund të jetë“, ku teoria kritike qëndron në unitet me lëvizjet sociale, por pa u njëjtësuar me to. „Teoria kritike i ve përballë historisë ato mundësi që janë gjithmonë të afërta, të kapshme e të rrokshme“ (Horkheimer), në një shoqëri ku pajandresat („underpinnings“) ideologjike të superstrukturës shoqërore janë thelbësisht të rëndësishme për të kuptuar mekanizmat e kontrollit klasor (Gramsci, Marcuse).

Mund t’ju sjell ndërmend situatën fatkeqe të viteve ’70, në Gjermaninë Perëndimore (Marcuse, „Studentët për një Shoqëri Demokratike“); Horkheimer dhe Adorno u akuzuan sikur kinse paskëshin justifikuar nga ana filozofike veprimet e armatosura kundër RFGJ-së. Shumë prej këtyre grupeve revolucionare i kthyen më pas sytë drejt trockizmit, apo rrymave të tjera të frymëzimit maoist. Ju përmend vetëm Fakcionin e Ushtrisë së Kuqe (RAF), grupin Baader-Meinhof. Farat e një situate të tillë, të një „strategjie të re të tensionit“ nga e cila një Zot e di se kush përfiton – veçse kjo Shqipëria jonë e gjorë jo – po i shohim edhe tani.

Kjo është edhe arsyeja përse kauza e studentëve duhet të mbetet një çështje e mirë, e mençur, e drejtë dhe e ndershme, pa u përlyer me kauzën e fakcionit neokomunist të së majtës shqiptare – më ler të të kujtoj pak se një nga urdhëresat e papërtypura mirë të dekalogut komunist është marrja e pushtetit me dhunë. Edhe ju jeni i vetëdijshëm se në këto ngastra vegjetojnë ca struktura autoritariane që për shkak të së kaluarës shqiptare perceptohen si thellësisht puniste dhe komuniste, e në të njëjtën kohë reaksionare e prapashkuese.

Më duhet ta përsëris edhe njëherë: Sendërgjimi a marrja peng e një proteste për të krijuar perceptimin e një qeverie tolerante ndaj këtij lloj veprimi politik, është një nga gjërat më të neveritshme që mund t’i bëhen një demokracie. Është preludi i shumë ngjarjeve të pakëndshme që do të ndodhin më vonë, duke nisur me bjerrjen e të drejtave dhe lirive qytetare që deri dje merreshin për të mirëqena.

(c) 2018, autori.

Një bibliografi e imët:

Max Horkheimer: „Traditional and Critical Theory“ (1937).

Raphael Schlembach: „Negation, Refusal and Co-optation: The Frankfurt School’s Critical Theory of Political Protest“ (2015).

Tuqididi: Lufta e Peloponezit (fjalimi frymëzues i Perikliut).

 

Fotoja në kopertinë (c) Ivana Dervishi, Reporter.al 

19 Komente

  1. “Simpatia ime shkon per studentet, sepse ata kane te drejte”.

    I nderuar, zoti Petriti, ju kerkoj ndjese qe ne fillim per ironine, te cilen po e kam te pamundur qe ta shmang. Dhe, ja: per cilet studente e keni fjalen, per grupin para Ministrise, apo per ata tek Zogu i Zi ?! Sepse, ne njefare menyre percarja filloi, edhe pse ne kete menyre qesharake.
    Kjo ndarje ne dy grupe, ishte pasoje e debatit live: nese protesta duhej zhvendosur para Kryeministrise , apo jo. Nuk u ra dakord dhe, o burra tek Zogu i Zi …!
    Mjafton vetem ky fakt , qesharak deri ne deshperim, per te kuptuar masen e kontrollit qe pushteti ka ndaj protestes. Gjithkund mund te protestohet, vetem para Kryeministrise, jo!
    Para te gjitha ministrive mund te protestohet, vetem para Kryministrise , jo!
    Ne cdo shesh, rruge e bulevard mund te protestohet, vetem para Kryeministrise, jo!
    Ata qe do te dalin, patjeter qe do te jene ata te dhunshmit… qe duan te prishin protesten paqesore… te perhershmit shpellare e alpine… te rinjte e te Saliut, Lulit dhe Monikes…

    1. I dashur Imdat, rrofsh për ironinë; kot më kërkoni ndjesë, ironia për mendimin tim është një nga virtytet më të çmuara që mund të ketë njeriu dhe një ilaç i mirë kundër absurdit shqiptar.
      Unë nuk shkrova që “simpatia ime shkon për studentët drejt ministrisë” apo “kam simpati për studentët e Zogut të Zi”. Simpatia ime shkon për të gjithë studentët që kanë dalë të protestojnë për kushte më të mira jetese dhe shkollimi. Pa a u ndanë në dy pjesë, a si një grup i vetëm shkuan diku gjetkë, kjo është puna e tyre. Nuk mund të shpreh asgjë veç admirimit për “kushtetutën” me tetë pika që kishin hartuar:

      KUSHTETUTA E STUDENTIT
      1. Ne jemi të gjithë të barabartë.
      2. Studenti për shqiptarët, shqiptarët për studentin.
      3. Nuk kemi përfaqësi! Nuk kemi kryesi!
      4. Jo negociata! Jo dialog! Jo bisedime!
      5. Kemi vetëm tetë (8) kërkesa që janë të panegociueshme.
      6. Protesta dhe bojkoti i mësimit do të vazhdojnë çdo ditë, derisa të plotësohen kërkesat.
      7. Në protestë janë të lirë të bashkohen të gjithë gjimnazistët, mësuesit, pedagogët dhe prindërit, dhe kushdo që është në mbështetje të çështjes tonë.
      8. Të gjithë ata që flasin në media janë përfaqësues të vetes dhe jo përfaqësues të studentëve.
      *Kushdo që nuk zbaton Kushtetutën e Studentit, nuk është student protestues!
      (Studentët e bashkuar kanë për të fituar!)

  2. Edion, aradha e neomarksisteve menjane (pa u zhvleresuar asgje referimeve) kete ceshtjen e politikes jashte institucioneve si kontroll i jntelegencies e jo i proletariatit si dikur, une e shoh si marredhenie elitiste, ku inteligencia anashkalon voten popullore. Ka nje konfikt mes demokracise dhe elitizmit, sado iluministe te jete kjo forme elitizmi. Mund te bihet dakort qe ky proces kontrolli i inteligencies te kaloje nepermjet referendumeve, si rritje e peshes se demokracise se drejtperdrejte ne sistemin politik, perndryshe kjo eshte nje ngarkese elitiste, liberal-iluministe, ne nje sistem qe elitizmin e mbart qe ne genin e saj si demokraci perfaqesuese. Ketu populli nuk fiton pushtet, por i delegon pushtet politik edhe inteligencies,e cila ka pune te tjera si inteligencie, sesa te lehtesoje barren e sovranit, dmth ta ngarkoje edhe ajo ne kurriz nje pjese te sovranitetit. Sovrani flet me vote ose ne menyre te drejtperdrejte, perndryshe kemi zhveshje te sovranit nga sovraniteti. Ky koncept qe qarkullon ngado tek e majta liberale, e koncepton sovranin si minoren e ajo vete si kujdestare e sovranit minoren, ndersa politikanet si drejtoret e pronave e fabrikave ne pronesi te sovranit. Pra ne thelb eshte grabitje e sovranitetit, i thote popullit ti je minoren, skupton qe drejtoret e menaxheret , dmth politikanet po t’i grabisin pronat, prandaj duhem une si kujdestar i interesave dhe te drejtave te tua. Nuk jam dakort ne parim, qe te trajtohem si minoren jetim qe i duhet kujdestari. Tjeter gje nqs flasim per shtimin e referendumeve dhe inteligencia luan rol, aty duhet te luaje rol, eshte i padiskutueshem roli, ashtu si cdo mbret ka nevoje per keshilltare. Po kur une jam sovrani/mbreti cme duhet kardinali Rishelje si kujdestar i interesave te mia ne moshe madhore, me duhet keshilltari jo uzurpuesi i sovranitetit tim. Uzurpuesit, ne keto raste perfundojne ne boten tjeter, jo iluministe qofshin po edhe sikur te ishin Parmenidi e Platoni, dora vet. Ky popull duhet te mesohet qe eshte sovrani, jo qe ti uzurpohet sovraniteti me forma te sofistikuara.

    1. Hyllin si mundet nje diktator ta riformatoj veten? Di ndonje rast ti se mua nuk me shkon asnje nder mend.
      Pas gjithe ketij zullumi qe ka shkaktuar e po shkakton, Rama mund t’i bente nje sherbim te vetem vendit: te heqe dore dhe ta coj vendin ne zgjedhje ne qershor te udhehequr nga qeveri teknike.

      Ky nuk eshte dorezim tek PD-ja e cila edhe ajo ka problemet e veta. Socialistet e kane akoma elektoratin e madh. Riformatimin ta bejne keto gjashte muaj nese kane kellqe. Natyrisht qe asnje nga partite e medha nuk duan ta bejne por do jene te detyruara disi ne frymen qe po percohet kohet e fundit, ate qe njerezve u ka ardhur ne maje te hundes me kete rrugen e vjeter. Nese nuk duan ta bejne, me keq per ta.

  3. Ka nje konflikt pika 2 me piken 7. Nqs studenti per shqiptarin dhe shqiptari per studenti, atehere pika 7 e izolon ne shqiptari per studentin, sepse shqiptari mund te marre pjese vetem per ceshtjen e studentit, nderkohe qe studenti nuk detyrohet per ceshtjen e shqiptarit. Ketu pak rendesi ka akrobacia qe ceshtja e studentit eshte edhe e shqiptarit, pozicionimi ketu eshte hierarkik ne interes te studentit. Prandaj pika 2 duhet hequr nga Kushtetuta ose duhet modifikuar pika 7. Meqe pika 7 per momentin eshte me e rendesishme sesa pika 2, atehere abrogohet pika 2. Nqs do te hapet protesta edhe per shqiptarin atehere modifikohet pika 7. Ngrirja e evolucionit te protestes nepermjet Kushtetutes eshte ide e keqe e Qorrit. Nqs protesta nuk evolon atehere studentet i japin hapesira Lule Monit. Ne cdo rast eshte statut OJQ-je e jo Kushtetute, sepse Kushtetuten e sanksionon sovrani, nuk eshte Kushtetuta qe sanksionon sovranin.

  4. Nuk eshte automatike qe kryeministri qe gabon, sado rende, delegjitimon voten popullore qe ka marre partia apo partite e koalicionit qeveritar. Para opsionit te zgjedhjeve te parakohshme, partia e shumices ka te drejten te nxjerre nje kryeminister tjeter nga radhet e saj. E beri Tosi ne 1998, dha doreheqjen si kryeminister, pas grushtit te shtetit qe tentoi Saliu, por nuk u bene zgjedhje te parakohshme. Nga ana tjeter , zgjedhjet lokale qe jane afer e mund te sherbejne si test per politiken kombetare, nqs aty socialistet bien grope, kapja pas nje formalizmi si shumica parlamentare nuk ka shume vlere praktike. Ne fund fare te arsyetimit, nqs ketu situata rrumpallizohet si ne 1997, ne vend te kaosit dhe ushtareve italiane, i takon ushtrise shqiptare te beje grusht shteti, te rrezoje Ramen e te deklaroje zgjedhjet e parakohshme. Por para se te vemi tek te gjitha keto hipoteza teorike, kemi ende evolucion te protestes, une kam njefare besimi qe Rama do e leshoje kocken nga goja.

  5. Ja iku Rama! Po pastaj?

    Duhet një grup intelektualësh dhe qytetatrësh të besueshëm nga studentët që tu bashkohen dhe të mendojnë e formulojnë një platformë se ç’do bëhet pas Ramës. Ky grupim mund të formulohet edhe në formën e një sindikate jo politike që e ka jetëgjatësinë edhe pas revoltës.

    Së pari kjo “sindikatë” duhet të mos mjaftohet me sloganin “partitë nuk janë pjesë e protestës”. Por të sigurojë që Luli, Mona, dhe Rama, së bashku me tre partitë kryesore që kanë nxjerrë këto monstra, të mos jenë më protagonist të pluralizmit shqiptar. T’i identifikojnë këto parti si kanceri i Shqipërisë. Revolta dhe pas-revolta duhet të drejtojë aksionin ndaj gjithë klasës politke të këtyre 28 vjetëve, ndaj individëve të korruptuar me emër dhe me mbiemër. Përndryshe, do biem në të njëjtin batak që kemi pas rënë më parë.

    Ndërkohë duhet përqëndruar vëmëndja jo në atë se kush do të vijë më pas, por “çfarë duhet të bëhet më pas”. Kjo revoltë është ekonomike mbi të gjitha. Është revoltë kundër vjedhjes, kundër taksimit të padrejtë, kundër mundësive të mohuara. U vu re në protesta energjia kreative e rinisë shqiptare, pozitiviteti i saj. Por ky kreativitet nuk përkthehet dot në zhvillim ekonomik nëse ke një fabrikë sociale që sa vjen e shthuret nga papunësia, pasiguria.

    Restaurimi i fabrikës sociale duhet të jetë qëllimi kryesor i sindikatës, dhe reformat ekonomike duhet të nisin së pari me sigurimin e “safety net” për studentët, familjet në nevojë, biznesin e vogël, për fermerët dhe fshatin.

    1. Te ike zoti Rama, pastaj tu pa e tu bo.
      Dashamiret e zotit Rama, te njohurit, miqte dhe shoket, kane rastin per te bere gjene e duhur ne favor te se mires publike: t’i thone Rames qe te ike.
      Nese me te vertete ia duan te miren se mires publike, por edhe vete zotit Rama, keshilla e vetme qe mund t’i japin eshte: ik zoti Rama!
      Te ike zoti Rama, nuk ka rendesi se kush vjen me pas. Cilido qe te jete, patjeter qe do te jete me mire se ai. Show i mbremshem televiziv i zotit Rama provoi katerciperisht se ai nuk ka lidhje aspak me realitetin; duket sikur jeton ne nje bote tjeter paralele.
      Nuk ishte vetem show i tij, por ne bashkepunim me nje pjese te studenteve… me ata te “papolitizuarit”, qe kudo mund te bejne proteste, por vetem para Kryeministrise, jo!
      Debatojne gjithe diten e lume me zotin Kryeminister, ne rrjetet sociale, qe i pasqyrojne pastaj ne meme pankartash ne rruge, e prej andej perseri ne rrjetet sociale, hidh e prit e hidh e prit vetem me zotin Rama … dhe te gjitha keto i bejne poshte nderteses se Ministrise se Arsimit, sikur zoti Rama te ishte zonja Nikolla, dhe kjo e fundit te ishte zoti Kryeminister!
      E shikoni se ne cfare shfaqje te shemtuar ka degjeneruar “protesta madheshtore” e studenteve?!

      1. Imdat,

        Protesta e studentëve nuk ka gjeneruar në asnjë shfaqje të shëmtuar. Përkundrazi, është shumë mbresëlënëse.

        Ato thjeshtë kanë parë e mësuar nga shfaqja e shëmtuar të këtyre njëzetë e tëtë vjetëve dhe nuk duan të përsëriten të njëjtat histori. Le të të bëjnë historine e tyre, dhe jo historinë tone, ose atë që ne duhet të bënim dhe se bëm dot. Ajo kohë iku. Nuk kthehet më.

        Po shifja protestën LIVE para kryeminstrisë. U cua dikush dhe kërkoi që një nga kërkesat të ishte hapja e dosjeve të komunizmit. Me të drejtë studentët e vërshëllyen. Dosjet nuk kanë pse të jenë kërkesat e kësaj gjenerate, e cila as nuk i ka përjetuar dhe as nuk i kupton ato. Me argumentin e dosjeve bëri protestë Rama dhe Saliu njëzetë e tëtë vjet më parë. Përse duhet t’ia kërkojmë prapë këtij brezi? Që të përsërisim të njëjtën histori?

        Kurse gjërat më mbreslënëse që janë thënë aty, sipas meje, janë: “çdo student përfaqson veten e tij”; “vendimet merren në mënyrë kolegjiale me votime në masë në rrjetet sociale”; “askush nuk ka të drejtë t’i përfaqsojë studentët”.

        Ky është shpirti i kësaj proteste: individualiteti dhe demokracia. Individi i lirë larg partive, larg ideologjive.

        Më në fund ka shpresë! Më në fund Shqipëria po krijon një brez të lirë!

        1. L.A.

          Kete qe thoni ju, po e thone te gjithe, gazetare, intelektuale, politikane dhe qytetare te thjeshte. Edhe une, po te isha ne vendin e tyre, te njejten gje do te thoja. Por kjo eshte vetem nje deshire. Me te mencurit nder to e thone per te inkurajuar studentet, por s’mund te perjashtoj edhe mundesine qe ndonje prej tyre do te besoje se edhe mund te ndodhe realisht.
          Ky brez, per fat te keq, eshte i djegur. Nese djegia e tij mund te sherbeje per te krijua nje brez te lire ne te ardhmen, sigurisht jo te afert, kjo mbetet per ta pare.
          Loja qe po luan pushteti , me te gjitha veglat e tij, duke i percare protestuesit, eshte treguesi me i qarte qe kemi te bejme me nje brez, jo thjeshte te djegur, por te perveluar fare.
          Ju thoni: ” … shfaqja e shemtuar e 28 vjeteve… Rama dhe Saliu njezetete vjet me pare…”
          Mirepo keto kane autoresine e zotit Rama; ai e ka shpikur fabulen e 28 viteve harram ( duke nenkuptuar rolin e tij prej misionari per ta kthyer ne hallall).
          Ju prape thoni: ” Individi i lire larg partive politike, larg ideologjive”
          Ky eshte slogan i pjeses socialiste te studenteve protestues. Qe ne fakt eshte nje taktike e qeverise socialiste, per t’i mbajtur larg protestuesit nga Kryeministria.
          Keto, dhe te tjera, e bejne gjithcka te pashprese dhe deshperuese.

          1. Imdat,

            Që e thonë të gjithë nuk e zhvlerëson dot si pikëvështrim. As e bën dot naiv si qasje presioni dhe makinacionet që vijnë nga pushtetit, as shëmtia e realitetit.

            Me thënë të drejtën, për mua theksi individual dhe njëkohësisht demokratik i protestës ka qënë një surprizë. Nëse ka lindur si pasojë e makinacioneve; mospërballimit të presioinit; mosnjohjes; paaftësisë për të organizuar grupin, nuk më shqetëson shumë. Sepse, këtu nuk bëhet fjalë për efektet immediate që do ketë kjo protestë per një javë, një muaj, një vit apo edhe më shumë. Ndonëse triumfi i saj është kusht nëse do mund të lërë ndonjë gjurmë në histori. Fakti që është artikuluar ka rëndësi.

            Demokracitë, që nga lashtësia, por edhe gjithë qytetërimi perëndimor, janë ndërtuar mbi individin si njësia identitare e shoqërisë, qoftë kjo nacionaliste apo multikulturaliste po deshe.

            Shoqëria shqiptare ka qënë deri më tash e organizuar rreth cdo grupimi identitar përvec individit. Aq sa edhe vetë baballarët e kombit më shumë se i identifikojme si individë për meritat e tyre shpesh i identifikojmë me përkatësinë krahinore, apo edhe ideologjike.

            Sa për “28 vitet” ato me siguri nuk i ka shpikur Rama, ndonëse ka qënë një ndër protagonistët kryesor. Kur vjen puna për ta paraqitur veten si misionar, si Rama si Saliu, ia marrin njëri tjetrit vetëm në kthes.

  6. Nuk eshte aq e lehte te permbysesh nje sistem, aq me teper nje sistem te kriminalizuar si ky joni. Franca u bllokua per gati 1 muaj dhe mori zjarr, qe Microni supermikro te hiqte dore nga rritja e cmimit te naftes dhe te rriste me 100 euro rrogen minimale. Tashme mungon e majta, mungojne sindikatat, mungon e djathta, populli do heqe shume per te marre pak. Rama do rezistoje sa e si rezistoi Microni. Shqiperia ska intelektuale per tu vene ne krye. Ka intelektuale ne Perendim, te cilet i kane rezistuar korruptimit, nqs do e prishin terezine e tyre dhe do bien ne nje mendje per detyrat emergjente, atehere kemi kapital intelektual. Po keshtu ka plot kapital te ri te shkolluar ne Perendim qe po ngroh vezet, ke biznesmene shqiptare ne Perendim qe do te investonin edhe ne Shqiperi, keshtu qe nuk eshte se Shqiperia eshte pa gje ne lidhje me nje qasje te re . Thjesht eshte shpejt, ska ndonje ngut, politika ka kohe te gjata, mosbesimi eshte ne kulm, dy shqiptare behen me lehte bashke per te plackitur, sesa per te ndertuar, duhet nje vizion i qarte, jo amatorizem (protestuesit i filluan grindjet me njeri-tjetrin, neser rrezik grushtat), nuk behen ndryshimet e sistemit me urdher te peshkut. Po kemi nje Kushtetute, kemi nje koncept minimalist se duhet respektuar me sa eshte e mundur. Hipotezat ngrihen e bien, sikur di gje njeri se cdo ndodhe ne te vertete. Te seriali Roma, i thote nje senator gjeneralit te famshem Mark Antonit, po ti si ia ben qe gjen kohen e duhur dhe levizjen e duhur gjate betejes ? Ai nderkohe po hante nje molle, i futi nje kafshim te fundit nxori shpaten e tha, ja i hedh nje sy betejes, po ma hengri syri hidhem, si po bej tani dhe u dha urdher atyre perreth, te gjithe ne sulm. Ta kam llafin qe keto pune duan edhe ca intuite, ca fat, nuk jane thjesht analize aq me pak matematike.

    1. Hyllin,

      Zgjidhja është matematike jo dhe aq në kuptimin e kalkulimit sesa në kuptimin epistemologjik. Në rastin tonë, me këtë klasë politke të korruptuar nuk shkohet gjëkundi. Janë njëzetë e tetë vjetë evidencë.

      Edhe argumenti Kushtetues qëndron, por në atë masë që shënjtëria e saj ka të bëjë me zbatimin / ushtrimin. Kush e ushtron Kushtetutën në Shqipëri? Ose më saktë kush e përcakton se kush po e zbaton dhe kush po e shkel Them se duhet të jetë Gjykata Kushtetuese! Por mesa di unë, prej herës së fundit që jam informuar rreth sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe të famëshmit “veting”, ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese! Dhe, këta zotërinjtë kanë vite që ushtrojnë pushtet pa një gjykatë të tillë, për rrjedhojë, po ushtrojnë pushtet pa kushtetutë!

      Por Kushtetuta nuk applikohet në aktivitetin e përditshwm të njeriut të thjeshtë. Për qytetatrin dhe njërzit e thjeshtë veprojnë ligjet, urdhëresat, VKM-të të cilat i zbaton pushteti. Kushtetuta shërben për të kontroluar pushtetin, jo qytetatrin.

      Por nëse nuk ka Gjykatë Kushtetuese, formulimin e ligjeve, urdhëresave, VKM-ve kush e kontrollon? Kush e kontrollon pushtin për të siguruar që ai është duke formuluar ligje tw drejta në bazë të kushtetutës?

      Cila është kjo klasë politike, e zgjedhur dhe e pazgjedhur që paska të drejtë ta zhvesh proçesin e formulimit të ligjeve, urdhëresave, VKM-ve nga kontrolli i Kushtetushmërisë?

      Cfarë duhet të bejmë ne me një klasë politike që qytetarëve u tregon ligjin, rregullat dhe VKM-të, por ua heq atyre të drejtën dhe mundësinë për t’i kontrolluar këto ligje kundrejt Kushtetutës, dhe abuzimit me pushtetin ligjformues?

  7. Ke te drejte, me kete klase politike (nuk) shkohet asgjekundi, kete do ta firmosnin ne privat gjithe shqiptaret e Ballkanit dhe te emigracionit, por ne publik do te thone se po shkojme ne Europe dhe Europa thote po beni hapa para. Tani ke te besojme ne Europen apo Veten ? Sigurisht qe do besojme Europen. Ketu matematika calon edhe nga ana logjike, sepse kemi nje forme te paradoksit te Zenonit, te Akilit qe nuk e kap dot breshken, ne publik jemi Akila, ne privat jemi breshka, breshka eshte nisur e para, Akili nuk e kap dot. Ceshtja e Gjykates Kushtetuese eshte skandal me vete, mund te kishin pjelle ndonje kopil si pollen Arta Markun, po i vetmi shpjegim qe i jap une eshte se Rama s’ka besim as tek kopilat qe pjell vete, aq me teper kur pozicionohen nga Kushtetuta si kontrollore te lajthitjeve e hajdutlleqeve te tija. E megjithate Kushtetuta duhet respektuar, nje forme respektimi eshte pezullimi i saj nga nje organ kostituent, i cili merr persiper te rikostituoje ne kushtet e gjendjes se jashtezakonshme. Nuk ka forme tjeter te veprimit, o e pezullon duke u pozicionuar si sovrani ne nje gjendje te jashtezakonshme me synim rikostituimin ose do operosh ne baze te saj. Normalisht sovrani ne gjendje rikostituimi edhe do beje modifikime te Kushtetutes aktuale, perndryshe del si i lajthitur qe pezullon Kushtetuten per ta ricikluar ne te njejten forme. Sovrani nuk eshte bandit.

    1. Speaking of paradoxes – për një moment le ta harrajomë (ose bëjmë sikur harrojmë) që ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese.

      Vetë proçesi i vetting-ut a ju duket gjë kushtetues? Jo vetëm në aspektin e deklarimit principal të të gjithë qyetarëve si të barabartë para ligjit, por edhe në kuptimin institucional, ashtu si i përcakton ato kjo kushtetutë? Kush qenka ky institucion extraligjor që përcaktoka nëse pasuria e dikujt është e justifikuar ose jo? Ç’është ky institucion extraligjor që përcakton nëse pasuria e dikujt është e justifikuar ose jo përsa kohë ka gjyqtarë a prokurorë që nuk janë dënuar nga asnjë gjykatë, dhe përsëri nuk e kanë kaluar vetting-un në bazë të gjykimit përfundimtar të këtij institucioni?

      Unë nuk them të mos respektohet Kushtetuta. Nuk po kërkoj as që të bëjmë vetting për politikën. Përkundrazi. Unë po kërkoj një “Nuremberg” për politikën.

  8. Padyshim qe vetingu eshte antikushtetues, do shpallet i tille, se eshte qartazi i tille, sdo as mend as kalem. Legjislatori ka vene ne dispozicion ligjet per deklarim pasurie, antikorrupsion, ke polici ehe hetim finananciar, po Rama tha gjykatesit e Saliut nuk do denojne njeri-tjetrin, erdhen edhe delegatet e Sorosit, Lu Peshkatari dhe Kokekacubja kroate, qe njesoj si Popovici e Mugosha qemotit, thane Euroatlantikeve nuk u rruhet per Kushtetuten e Shqiperise e u bitis kjo pune. Brukseli e beri nje pisllek edhe ne Itali kur per te marre votat e Berluskonit per qeverine Monti, nderhyri tek gjykatesit italiane, sigurisht me dakordesine e PD italiane, per te denuar Berluskonin me pune sociale per korrupsion me Mondadorin, kur krimi sa nje mal i Berluskonit ishte tek Milano 2 ku mori parate e Mafies. Per krimin e lidhjes mafioze e pastrimit te parave u denuan nga 12 vjet bashkepunetoret e Berluskonit. Pak a shume si puna e kafeve per kupolen komuniste, ne vend te varjes, muhabet kafesh. Nurembergu ishte gjendje e jashtezakonshme, denuan per krim kunder njerezimit kur ky nuk ekzistonte fare si ligj ne kohen e kryerjes se krimit. E drejta nderkombetare eshte ende muhabet koburesh e tankesh, plus nuk ka per baze te drejten romake, keshtu qe Nurembergu i politikaneve ka pak gjasa te ndodhe ne gjendje kushtetuese. Thuaj kete qe kur nuk i kercet euroatlantikeve per Kushtetuten e Shqiperise, atehere perse duhet ta veme ujin ne zjarr ne ? Ndoshta sepse ka ardhur koha qe ta konceptojme shtetin demokratik duke u nisur nga koka, Sovrani e Kushtetuta dhe jo nga bytha, Kryeministri dhe deliret e tij( aq me.teper kur ketij nuk i merret vesh ne i vijne nga crregullime mendore apo nga kokaina).

  9. Do ishte për të qeshur, por se në të vërtet është për të qarë.

    Këtë punën e Edit nuk po e ftillon dot as Monika Kryemadhi. E shkreta, zemërgjërë siç është nga natyra, përpiqet ta nxjerrë Edin nga bataku me amendamente në prlament. Por Edi me sa duket nuk qenka impresionuar me zgjidhjen. Është e tallur me Monikën se “e paska gdhirë duke menduar për të shkretët studentë në të ftohtë dhe ka gjetur zgjidhjen shkencore”, duke e quajtur “Doktoresha e Shkencave”.

    No way to treat a Lady

  10. Rama ka 20 vjet qe tallet me gjithe shqiptaret, po vure nje karagjoz ne krye ai karagjozin do beje. Dje ne emision i thoshte studentit te Freshit, lere ca thone ata, ti bej pyetjen (se per kete te kam marre, jo se je burre i mire e te ngeli dinjiteti per te mbrojtur). Nga Xhunga futi kolonen e peste, ketej thoshte e kane kapur saliu, monika dhe marksistet. Protesten duan ta kthejne ne barsalete, kap e terhiq, shaj majtas e djathas, studentet mesa duket nuk po formojne ende grupime konsistente, qe te prodhojne lidership te pavarur nga partite e qorrat. Pas ultimatumit shkojne prape tek Ministria e Arsimit, kjo eshte tallje mendereje, duket qe qorrat kane hallet e interesat e tyre dhe nuk kane asnje interes qe te evoloje ngjarja. Nuk them se protesta eshte bere per ti qare hallin, por duket se nuk po e lene brumin te vije. Gjithsesi kot e kane, problemet jane madhore qe te arrish te bllokosh gjithe pakenaqesine.

  11. Monika hodhi sot nje koncept interesant, u tha te veteve hidhni teserat e partise dhe flamurin e LSI e merrni flamurin e shtetit/kombetar qe te bashkohemi me studentet kunder Rames. Nuk e di se kush ia ka keshilluar, po nga pikepamja teorike kjo eshte gjetje interesante. Shteti eshte ne gjendje te perdore policine dhe ushtrine kunder gjithe grupimeve partiake, te shoqerise civile, punetore, studente e pensioniste. Nuk zbaton ligjin, kercenon rendin kushtetues, atehere perballesh me forcen ligjore e kushtetuese te shtetit. Por shteti e ka te pamundur te perdore dhune legale e kushtetuese ndaj sovranit, dhuna ndaj tij eshte ilegale e antikushtetuese. Cfare i jep vlere leseistit pa flamur e teser partie, nuk eshte akti formal i depolitizimit, por fakti qe studentet kane mbeshtetjen e sovranit. Kjo mbeshtetje ben te mundur hezitimin e shtetit, meqenese policia mund ta shperndaje ligjerisht protesten e nje grupimi shoqeror, qofte edhe studentesia. Pra, anetaret e shpartizuar /shpolitizuar te LSI mund te bashkohen me studentet e te pozicionohen ndaj shtetit ne cilesine e sovranit qe zbret ne shesh, i cili kalon nga mbeshtetja e pazeshme ne te zeshme. Ketu humb vleren dhe perpjekja per ta pjesezuar protesten si e Monit dhe Lulit, sikur edhe te ikin gjithe studentet nga familje te majta. Ne ditet pasuese i ngelet Lulit qe te beje nje thirrje si e Monikes, ne vend qe te perdore kolonen e peste. Rama nuk mund te perdore policine per te shperndare nje proteste popullore te udhehequr nga studentet, edhe sikur te jete e perbere nga 80-90% leseiste e demokrate qe shpolitizohen formalisht, nepermjet braktisjes se teserave dhe flamujve partiake. Studentet kane mundesine teorike te jene udheheqesit e nje proteste sovrane, ne vend te kesaj proteste studentore te mbeshtetur nga sovrani.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin