nga Ilir Yzeiri
Virgjëreshat shqiptare janë gra që zgjedhin të jetojnë si burra. Për këtë, ato betohen para një jurie prej dymbëdhjetë vetësh që nuk do të shkelin virgjërinë. Disa prej tyre ndërrojnë edhe pamjen, duke prerë flokët dhe duke u veshur me rroba meshkujsh. Ato fitojnë statusin e mashkullit dhe kanë të drejtë të bëjnë një jetë më të lirë ; mund të mbajnë armë, mund të dalin në mal të kullosin bagëtinë, të sillen si meshkujt, madje duke gëzuar edhe disa nga kënaqësitë e këtyre, si pirjen e duhanit apo alkoolin.
Është një dukuri relativisht e vjetër që, sipas studiuesve shfaqet diku nga shekulli XVII dhe prek zonat e Veriut të Shqipërisë, Malësinë e Madhe, Malin e Zi dhe Bosnjen. Ajo është vënë re nga albanologë të huaj, si Hahn apo udhëtarë të ndryshëm, si Durheim, dhe është përshkruar edhe nga misionarë katolikë që shërbenin në këto zona, dhe kishin interesa për studime etnologjike e antropologjike[1].
Pas rënies së komunizmit, në Shqipëri numëroheshin dhjetëra virgjëresha të cilat, shumë shpejt, u gjendën të rrethuara nga kureshtja e pothuajse të gjitha mediave të globit. Gazetarë, fotografë, e lloj-lloj kuriozësh, vërshuan në Shqipëri për t’i parë nga afër dhe për të gjurmuar jetën e tyre. U botuan artikuj, pothuajse, në të gjitha të përditshmet e mëdha të globit si « New York Times », « Daily Mail », u prodhuan dokumentarë, filma, u botuan libra artistikë dhe në vitin 2000, një antropologe angleze, Antonia Yuong, boton librin Women Who Become Men[2]. Qoftë kjo autore, qoftë edhe gazetarë apo dijetarë të ndryshëm që janë marrë apo po merreshin me këtë dukuri, në fillim, u joshën nga ideja se pas këtyre virgjëreshave, mund të fshihej një formë e fshehtë e homoseksualitetit, e lashtë, dhe e panjohur më parë. Mirëpo, shumë shpejt, ata vunë re se kjo dukuri, në rastin shqiptar, lidhej me një institucion tjetër. Për ta shpjeguar fenomenin, më parë, duhej kuptuar se çfarë ishte Kanuni, dhe cili ishte vendi i femrës në të.
« Fjala kanun, siç thotë poeti i madh kombëtar shqiptar, Gjergj Fishta, s’ka dyshim se etimologjikisht rrjedhë prej fjalet greqishte kanon qi don me thanë mastar – njajo vegël drunit a e nonji brumit tjetër, qi vjen me tërhjekë viza të drejta. Metaforikisht shenjon shtillin e ligjvet gojdhanse e të pakodifikueme, mbas të cillave hecte dikur hullija e jetës e e veprimit të popullit shqiptar»[3]. Ishte një lloj Kushtetute e malësorëve shqiptarë, jo e shkruar, që ekzistencën e kishte në ligjërimin e folur. Ishte Ligji themelor që rregullonte jetën e fisit, të malësorëve shqiptarë në mungesë të institucioneve juridike e shtetërore. U mblodh dhe u sistemua në një tekst të vetëm nga prifti franceskan Shtjefën Gjeçovi në vitet 1910-1925. Është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe është bërë objekt studimi, interpretimi dhe gjykimi gjithfarësh. Në fakt, Kanuni të ofron vështrime të shumëllojta dhe mund të lexohet nga shumë anë.
Për fat të keq, deri tani, në më të shumtën e herës, ai është parë vetëm si një kod që rregullonte jetën e ashpër të malësorëve shqiptarë, e cila mbështetej kryesisht te gjakmarrja, ngaqë edhe një nga kapitujt e rëndësishëm të tij titullohet « Gjaku ».
Ky dokument i letërsisë gojore shqiptare, vetëm në disa raste është bërë objekt i studimeve moderne të etnologjisë strukturaliste apo vështrimeve të tjera të mëvona[4]. Në të shumtën e herës ai është interpretuar vetëm në rrafsh ideologjik dhe në kuadër të shkollave etnologjike nacionalromantike. Në ndonjë rast tjetër, ai është parë si justifikim për teoritë përjashtuese, racore aq të përhapura në Ballkan. Por, edhe vetë shkenca shqiptare nuk e ka vështruar dhe analizuar në mënyrë të plotë këtë dokument kompleks të kulturës shqiptare që vijon të ketë ndikim ende në jetën e sotme të shqiptarëve.
Po le të kthehemi në argumentin tonë.
«Virgjëreshat e betuara» mund të vështrohen nga disa anë. Do të ishte me shumë interes të shiheshin ato nga pikëpamja e utopisë së trupit, teoria e njohur e Fukosë (Foucault), e shtjelluar në vitin 1961 në një konferencë radiofonike.
« Dans cette conférence Foucault souligne qu’à notre époque l’espace se donne à nous sous la forme de relations d’emplacement (voisinage entre éléments, problème du stockage et de la démographie) et non plus sous celle de l’étendue ou de la localisation : « L’espace dans lequel nous vivons, par lequel nous sommes attirés hors de nous-mêmes, dans lequel se déroule précisément l’érosion de notre vie et de notre histoire, cet espace qui nous ronge et nous ravine est en lui-même un espace hétérogène » (1984, p.1572). (« Në këtë konferencë Fuko nënvizon se në epokën tonë hapësira na është dhënë në formën e marrëdhënieve të vendqëndrimit (fqinjësi mes elementesh, problemet e ruajtjes dhe të demografisë) dhe jo më në formën e shtrirjes apo të vendit. «Hapësira në të cilën ne jetojmë, prej së cilës ne jemi të tërhequr jashtë vetes sonë, në të cilën shtillet saktësisht erozioni dhe historia e jetës sonë, kjo hapësirë që na bren dhe na fundos, është, në vetvete, një hapësirë heterogjene – përkthimi im I.Y. »
Do të ishte me interes të shihej raporti i vendit antropologjik të virgjëreshave në raport me vendin antropologjik të femrës shqiptare në përgjithësi dhe, të dyja bashkë, të vështroheshin në raport me vendin antropologjik të mashkullit. Levi-Stros (Lévi- Strauss), në studimet e tij të antropologjisë strukturaliste u mor me sistemet e lidhjeve farefisnore dhe vuri re se ky sistem është ndërtuar jo në nivelin terminologjik, emërtues, por funksionon në çift : grua/burrë, baba/djalë, motër/vëlla. Ashtu si ligjërimi, farefisnia është sistem komunikimi. Ndalimi i incestit është rregulli thelemelor që lind njeriun në jetën kulturore. Ai ndalon marrëdhëniet e djalit me nënën, motrën, vajzën, por, nga ana tjetër, ai ka mundësi t’i shkëmbejë ato ose t’ia japë dikujt tjetër. Po virgjëreshat e betuara çfarë vendi zënë në këtë shkëmbim shenjash ? Në Kanun raporti mashkull/femër paraqitet në një formë brenda së cilës shtresëzohen disa kuptime, dhe, në raportin femër/ mashkull, Kanuni shqiptar reflekton një gjendje të lashtë të jetës shoqërore që gjendet, fjala vjen, edhe te popujt gjermanikë. Aty, vendi i femrës, disa herë, plotësohet me figurën e mashkullit. Virgjëreshat janë një ilustrim i qartë i këtij sistemi.
Po të kemi parasysh përcaktimin që i bënte Sokrati njeriut, si tërësi tripjesëshe, pra biologjike, vullnetëse dhe sensuale, dhe po të vështrojmë figurën e femrës siç paraqitet në kanun do të vërejmë se ajo shfaqet vetëm në dy pjesë, në atë biologjike dhe në atë të vullnetit. Ana sensuale mungon. Në fakt, ajo shfaqet në një drejtim të kundërt, shfaqet në pasionin për vëllain.
Dukuria që po analizojmë, mund të vështrohet edhe nga anë të tjera. Nëse do të kemi parasysh Osvald Dykronë (Osvald Ducro) dhe teorinë e tij të karakterit juridik të akteve të ligjërimit, mund të pohojmë se aktet ligjërimore, të realizuara nga thëniet e neneve të kanunit, veprojnë me një status të posaçëm juridik, në kuptimin që aty, gjithmonë, është dikush që thotë apo artikulon disa të vërteta sublime, dhe të tjerët, gjithmonë, janë të detyruar të binden. Kanuni është nga rastet e veçanta në të cilat bashkëfolësi nuk kryen asnjë proces inferencial për të kuptuar mesazhin. Thëniet e realizuara përmes aktit të ligjërimit në kanun, janë thënie që, po të kemi parasysh Emil Benvenist (Emil Benveniste) dhe studimin e tij për kohët e foljeve në gjuhën frënge, u përkasin thënieve historike dhe janë të paankoruara. Ato kanë si tregues gjithmonë vetën III, dhe gruaja është gjithmonë vetëm në rolin e tjetrit të papërcaktuar. Ajo nuk kthehet asnjëherë në rolin e «unë», në kuptimin që ajo vetëm pohon dhe nuk është e përfshirë në feedback. Në këtë rast, komunikimi duket se është njëdrejtimësh, ashtu si modeli telegrafik i komunikimit. Qoftë në tekst, qoftë në praktikë, gruaja është një “ajo”, nuk është asnjëherë një «unë» apo një «ti».
Në Kanun femra paraqitet në tri pamje : vajzë, grua, nënë. Aty thuhet : «Grueja shqiptare farë trashëgimi s’ka te prindja, as më plang as në shpi, kanuja e xen gruen si nji tepricë në shpi»[5]. Si grua, ajo nuk gëzon asnjë të drejtë trashëgimie. Në funksionin e tretë, në atë të nënës, ajo i fiton disa nga të drejtat dhe bëhet figurë qëndrore që lidh të gjithë paradigmën e familjes. Në këtë rast asaj i kthehet një pjesë e përmasës sensuale që i ishte mohuar në fillim. Djali e ka dashurinë për nënën ndjenjën më të lartë. Po ashtu, ajo merr edhe disa nga cilësitë e administratores së familjes dhe gëzon një farë pushteti. Ajo thirret «zonjë shtëpie».
[vijon]© 2018, autori. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
[1] Dr. Ernesto Cozzi, La donna albanese, ANTHROPOS, Revue internationale d’ethnologie et de linguistique, Sonderabdruck, band VII, 1912, Wien, Osterreich, p.309-335.
[2] Antonia Yuong, Oxford[u.a.] Berg 2000
[3] Gjergj Fishta, Parathanë, 3. Kanuni i Lekë dukagjinit, KANUNI I LEKË DUKAGJINIT, Shtëpia Botuese KUVENDI, shtypur GEER, Tiranë, gusht 2001, f. XXV.
[4] Shih Albert Doja “Le sexe de la naissance: Masculin/féminin dans la société traditionnelle albanaise”Ethnologie française nouvelle serie, T. 25, No. 4, Mélanges: Politique – musique – enfance (Octobre-Décembre 1995), pp. 650-667 Published by: Presses Universitaires de France https://www.jstor.org/stable/40989578 Page Count: 18
[5] Kanuni i Lekë Dukagjinit, vep. e cit., NYE I NJIZETËT, Trashëgimi i grues shqyptare, f. 14
“Ishte Ligji themelor që rregullonte jetën e fisit, të malësorëve shqiptarë në mungesë të institucioneve juridike e shtetërore”
– Nën një shtet me institucionet e veta juridike malsorët shqiptarë kanë qenë gjithmonë, por ka qenë këmbëngulja refuzuese e tyre për të mos lejuar zëvendësimin e kanunit me ligje që vinin nga një botë e largët, esencialisht krejt e kundërt me ta.. Pra nuk bëhej fjalë për mungesë institucionesh juridike e shtetërore.
“Po të kemi parasysh përcaktimin që i bënte Sokrati njeriut, si tërësi tripjesëshe, pra biologjike, vullnetëse dhe sensuale, dhe po të vështrojmë figurën e femrës siç paraqitet në kanun do të vërejmë se ajo shfaqet vetëm në dy pjesë, në atë biologjike dhe në atë të vullnetit. Ana sensuale mungon. Në fakt, ajo shfaqet në një drejtim të kundërt, shfaqet në pasionin për vëllain” .
– Po për mashkullin keni vërejtur shfaqje të anës seksuale në kanun?
– Ku gjendet në kanun kjo shfaqje e passionit të motrës për vëllanë? Je duke folur për Doruntinën?
“Në Kanun femra paraqitet në tri pamje : vajzë, grua, nënë. Aty thuhet : «Grueja shqiptare farë trashëgimi s’ka te prindja, as më plang as në shpi, kanuja e xen gruen si nji tepricë në shpi»[5]. Si grua, ajo nuk gëzon asnjë të drejtë trashëgimie”
– Ky fakt është interesant; autori mund të kishte guxuar të na jepte ndonjë shpjegim sa për fillim bisede. Duhet ndalur gjatë këtu sepse meriton një shpjegim të thelluar, por që gjithsesi nëse nuk do të përdorej metoda e krahasimit me të kundërtën, nuk do të mbërrihej në përfundime serioze.
Mbase duhej të kisha pritur të vijonte -vijimi-
Ne fakt duhej pritur vijimi, se deri tani jane gjera te sterthena, te vetmen gje te re se kush e tha nje komentues ketu para ca kohesh, ndoshta muajsh, ndoshta vjetesh ( koha eshte shume relative ne blog),pak a shume ideja ishte qe mund te kemi te bejme me lezbike, per shkak te vullnetarizmit te fenomenit.
Ne fakt, pjesa qe autori e ka nxjerre ne pak duke e theksuar, qe eshte teprice ne shtepi, nuk perfaqeson ndonje gje aq tragjike sa e pahnxjerr theksimi, meqenese ne kontekstin e trashegimise, ne pothuaj gjithe boten, sistemet patriarkale ne fshat, ku jeta rrotullohet rreth tokes bujqesore, nuk e kane pase lejuar trashegimine femerore.
Feudalet perendimore, shkonin me tej, me ligjik salik, duke ia lene gjithe tokat djalit te pare, pra perjashtonin nga trashegimia edhe djemte e tjere (per femrat as qe behej fjale). Ky fenomen eshte nje nga shkaktaret e fenomenit te kryqezatave, ku moren pjese rendom djemte e dyte, te trete e te katert, te cilet duke mos pasur mundesine e trashegimise, kishin vetem kalin e shpaten. Me i famshmi ne kryqezaten e pare nga keta djemte e radhes, ishte vellai i mbretit te Frances.
Sot e kesaj dite shume ligje te trashegimise mbreterore e perjashtojne trashegimine ne vije femerore, psh familja perandorake japoneze deri para ca vjetesh ishte ne krize se mungonte nje trashegimtar djale. U perpoqen qe ta ndryshonin ligjin, qe te lejoheshin edhe femrat dhe gjerat mbeten pezull derisa ne fis lindi nje djale, qe do te jete Perandori i 126 a 127 i Japonise, nga e njejta linje mashkullore ( 30 te paret nuk jane historikisht te konfirmuar).
Pra, perjashtimi i femrave nga trashegimia nuk ka si te jete ndonje specifike shqiptare qe pastaj do te prodhonte fenomenin e virgjereshave, perkundrazi eshte nje gje e rendomte ne sistemet patriarkale ne fshat, ku synohej qe te mos copezoheshin tokat me tej, pasi djemte e ndanin njesoj, te futeshin ne mes edhe dhenduret, nuk do u ngelte toke per kalamajte. Po ashtu meqe martesat beheshin rendom jashte fshatit, madje edhe krahines, do te kish qene e pamundur qe dhenduret apo djemte e vajzat e halles, te kishin mundesi shfrytezimi te tokes, pra do e shisnin dhe per shkak te parablerjes do e merrnin po djemte qe kishin pronat ngjitur.
Pra behej thjesht çeshtje financiare. Kompesimi me paje eshte nje forme qe njeh trashegimine femerore, sepse ndarja e tokave do te perfundonte logjikisht ne nje shitblerje nga motra tek vellai.
Ju Hyllin mund te thoni gjera pa fund mbi kete teme. Ne vijim jam i sigurte qe do ta beni kete. Nuk i kam ndjekur ato te meparshmet. Fotografia e Xhilit ka mbetur aty prej kohesh. Shkrimin sigurisht qe ja lexova. Kishin pika takimi me kete te Yzeirit. Gjueti vesi, ketu e atje; sidomos atje, Vesi kerkon vesin.
Une nuk kam ndonje gje te madhe per te thene, madje po pertoj te hap dhe kanunin qe t’mos bej ndonje gafe ne vijim. Nderkohe qe ndjeva qe edhe ti po pret vijimin. Them se do te thuash shume me teper se ç’the.
Eshte teme e konsumuar per te vjetrit ketu, dmth po s’pati ndonje hipoteze interesante, do kthehet ne debat ideologjik progresist vs konservator. Autori flet si studiues e pedagog (nuk ia di graden e/o titullin akademik), keshtu qe pritet ndonje gje interesante dhe jashte publicistikes.
Me ngacmoi pjesa me te zeze, jo se eshte e vetmja ne artikull (ne fakt eshte edhe fjala kanon), por sepse trashegimia, sidomos ne fshat eshte nje fenomen me te cilin kemi pune.
Copezimi i tokave qe lejon trashegimia vetem ne vije mashkullore eshte i larte, kur futet edhe trashegimia e femrave behet shkaterruese per ekonomine bujqesore por edhe kombetare.
Ne fakt me ligjin 7501 trashegimia eshte njesoj per te gjithe, cka eshte e drejte ne parim, por ekonomikisht jorentabel. Ne fakt praktika thote se tokat e motrave te martuara, po i punojne vellezerit dhe motrat po mbajne thjesht pronesine dhe ndonje lek te vogel nqs vellai apo vellezerit po nxjerrin ndonje lek pertej ngrenies se bukes.
Marrim shembullin e nje familjeje me 4 anetare, prinder, vella+moter, te cileve u ra nga 3 dynym per koke me 7501, pra 12 dynym ne total. Teknikisht pas vdekjes se prinderve u takon nga 6 dynym secilit, moter e vella. Toka eshte tek e njejta parcele ne fshatin ku rri vellai, i cili ka mbajtur prinderit dersa vdiqen.
Ndarja e parceles ne 6 dynym vellai, ne fshatin Zhapokike dhe 6 dynym motra qe eshte martuar ne fshatin Balldren eshte totalisht absurde nga pikepamja e punueshmerise dhe produktivitetit te tokes.
Keshtu vellai do kete nje 6 dynymsh ne fshatin e gruas, Qepas, se edhe gruaja ka marre pjesen e saj nga trashegimia.
Kuptohet vetiu qe situata ligjore krijon nje sistem qesharak ne bujqesi, te cilen palet duhet ta trajtojne ne familje, pra duhet te kete shkembim tokash, shitblerje apo dhenie me qera, perndryshe te punosh 6 dynym ne Zhapokike dhe 6 dynym ne Qepas eshte nje nga idiotesite me te pashembullta qe mund te ndodhin ne historine e njerezimit.
Ok, heperhe fshataret e kane zgjidhur nepermjet lenies se tokave ne perdorim te vellezerve, por kjo nuk ofron asnje garanci ne kuptimin e breznive, dmth kusherinjte e pare do fillojne te zihen, si zihen gjithnje njerezit per pune tokash, jo ti , po une, e kjo pune ka per te krijuar nje situate te ndezur ne breznite e ardhshme, kur tokat do te vazhdojne te copezohen, sepse ato 6 dynym do behen 3+3 e keshtu me radhe.
Ne nje kohe qe bujqesia ka nevoje per ngritjen e fermave te medha, ne menyre qe prodhimi te behet rentabel ( çifti ne fshat duhet te nxjerre te pakten aq te ardhura sa te behen 2 rroga minimale,dmth diku tek 600 mije leke gjithsej ne muaj, taksat perfshire per te dy), po ndodh copezimi i vazhdueshem legal.
Sigurisht qe nuk e ka fajin trashegimia qe i takon njesoj motres dhe vellait, se sot s’mund te jete ndryshe, por duhet qe te kete absolutisht shitblerje te tokes, ku motra ia shet vellait apo vellai motres, pra ne varesi se kush e ka afer qe ta punoje ate toke.
Ligji ne kete pike duhet te jete tmerresisht realist e pragmatik, duke detyruar pronarin te jetoje ne te njejtin fshat ku ka edhe pronen, perndryshe duhet ta shese.
Te njejten gje ta beje me fshataret qe kane levizur ne qytet dhe e mbajne kot si prone, ndonjehere te papunuar, ndonjehere e japin me qera simbolike ( nga nje dash ne 250 mije leke ne vit).
Ne fakt qeraja nuk eshte zgjidhje sikunder duket, sepse qeraxhiu i tokes nuk ka pike interesi te investoje tek ajo toke qe ka marre me qera, pra te gjitha investimet me nje minimum rreziku nuk kane per t’u bere.
Por nqs nuk behen investime me nje minimum rreziku atehere nuk po behen shumica derrmuese e investimeve, sepse jane shume te pakta jane investimet e sigurta ne ekonomine shqiptare, blerja e obligacioneve shteterore dhe hapja e ndonje kafeneje ne lagjet e reja te qyteteve mund te hyjne tek kjo kategori.
Pra, gjerat jane shume te koklavitura sot qe shteti te rrije e te beje sehir me pronen bujqesore qe copezohet dita-dites prej trashegimise.
Le ta imagjojme asokohe…
Nuk besoj se te vjetrit duhet ta kene konsumuar deri ne ate mase sa thuhet. Kjo teme le gjithnje hapsira per te vjetrit e per te rinjte.
Edhe une, si ju, jam i mendimit qe autori duke qene studiues e pedagog me siguri -ne vijim- do te thote ndonje gje interesante.
Hyllin, edhe mua, me ra ne sy bold-i, sepse bold-i per ate pune eshte. Dhe nisa te shkruaja diçka, por thashe le te –vijoje- nje here, mbase autori do te na i shpjegoje vete. Meqe s’ka vijim, por s’ka as pergjigje, e as komente te tjera, po them dy fjale:
– se pari, çeshtja e trashwgimise se femrave, nuk ka vetem anen materiale, ose pasojen qe ti e ke spjeguar shume mire. Veç atyre qe ti the, ajo sjell edhe pasoja te tjera, pasoja qe pjellin probleme edhe me te renda se problemet e pronesise, pra te trashegimise.
Le t’i referohemi histories biblike per çeshtjen e trashegimise, me konkretisht nje prej urdheresave te Moisiut ( Numrat.36 Eredita delle donne; – ne shqip e gjejme edhe me titullin: Endogamia fisnore pwr vajzat qw kishin prona)
Ky titull ne shqip – edhe me i sakte se ai ne italisht- tregon qarte se zgjidhja me ligj e problemit te trashegimise se grave, perfundoi ne endogamine e tyre..Dhe per te mos u humbur prona e fisit, qe detyrimisht kur te vinte jubileu do t’i kalonte fisit ku ajo qe martuar, Moisiu urdheroi qe martesat te beheshin brenda fisit.
Por ketu behet fjale jo per martesa me anetare te larget te fisit, por fare te afert: me bijte e ungjerve te tyre, pra xhaxhallareve, dmth kusherinj te pare. Dhe ky ishte ligj. Dhe eshte akoma ligj. Keshtu u zgjidh nje problem, por u krijua nje tjeter.
Tani vazhdimi i ketij muhabeti, pra i pasojave te endogamise, besoj se ka nevoje per te dhena shkencore nga fusha e gjenetikes. Sa per ilustrim po them se nje nga profesoret e sotem te kesaj shkence, nje hebre qe jeton ne Telaviv, duke kerkuar te thelloje njohjet per semundjen e shkizofrenise, prej te ciles vuante edhe vete, fillimisht beri kerkime statistikore dhe gjeti nder te tjera, se ashkenazet kishin 40% shfaqje te kesaj semundjeje; me te larten ne bote. % boterore ishte diku tek 2%.
Hyllin, fola dhe une nje here me % e me shifra.
Prandaj ne komentin tim te pare thashe se rastet duheshin pare duke i krahasuar me te kundertat.
Por Hyllin, te takon ty ta vazhdosh kete bisede, se: a ka depertuar ketu tek ne endogamia?; ku; ne ç’mase; cilat kane qene pasojat; qe kur ka filluar; etj etj. Une per vete, duke ndjekur studimet e Luigi Cavalli Sforza dhe pergjithsisht studimet mbi consanguinitetin, kam gjetur se depertimi i endogamise ne Europe u çfaq ne kohen e Perandorise Romake, me sensin lindje>perendim; edhe pse vete Roma para se te behej perandori kishte nje ligj qe e ndalonte rreptesisht kete gje.Dispensat kishtare kane nje materjal te jashtezakonshem informues.
Ketu ka shume per te folur, por kur profesoret marrin lapsin te na tregojne arkaizmin dhe prapambetjen e kodeve tona, pra kanunit, te jene te kujdesshem. Te pakten te shohin tek vetja , tek historia e fisit te tyre, e krahines se tyre, te perpiqen te gjene pergjigjet e pyetjeve qe rendita me lart etj.
Kanw shembull Kadarene, qw e ka bere kete gje tek : Breznite e Hankomateve.
Janë edhe dy pjesë të tjera që janë gati për t’u botuar – vetëm se këto ditë u kemi dhënë përparësi shkrimeve për tema të momentit. Por nesër dhe me gjasë pasnesër do t’i nxjerrim të dyja. Ju kërkojmë ndjesë për këtë bezdi – por shkrime si ky i Yzeirit mund të durojnë pak pritje.
Falemnderit Ardian. Pashe qe po shuhej nga mbivendosja e shkrimeve te tjera. Thjeshte per ta mbajtur ne tryeze komentova.
Qendron kjo qe the, pak a shume dihet qe myslymanet kane bere martesa mes kusherinjve te pare, djale-vajze xhaxhai per te mbajtur pronat brenda familjes/fisit. Ne Shqiperi besoj se ka qene me e perhapur ne qytete, sidomos ne shtresat me njefare mireqenie, ndersa fshati myslyman nuk me duket se e ka njohur trashegimine e vajzave (doren ne zjarr nuk e ve per te gjithe), sipas modelit te kanunit qe eshte edhe model i krishtere, ndoshta vazhdimesi e modeleve pararomake.
Persa i perket trashegimise romake ne periudhen perandorake, pak shume nga fundi i Republikes, popullata e Italise hyri ne krize demografike si pasoje e uljes se lindshmerise ( kjo perkon me rritjen e moshes se marteses, jo me planifikim familjar, dmth sa me e madhe martohej femra aq me pak femije do kish mundesi te bente), çka solli ekzistencen e familjeve te shumta me nje apo dy vajza, pak a shume si po ndodh sot ne Shqiperi, gje qe normalisht e bente trashegimine femerore te domosdoshme dhe trashegimi te plote, dmth jo ndarje prone me ungjit apo djemte e ungjve.
Kjo gje ndodhi si the ti gjate epokes perandorake dmth shekujt I-IV, derisa krishterimi e ktheu situaten si me pare.
Ne Sparte, grate kane pasur te drejten e trashegimise, (ne Athine jo) por nuk eshte shume e qarte si lidhej kjo trashegimi me nevojat ushtarake, perderisa grate nuk luftonin dhe toka ishte baza e ushtarit spartan ( ndoshta lejohej nqs martohej me nje ushtar spartan dhe nuk lejohej ne rast se martohej me nje periek).
Endogamia padyshim ka qene problematike, sepse diversifikimi i gjeneve eshte nje prioritet i evolucionit, ndoshta edhe spartanet me trashegimine femerore kane hyre ne endogami te plote ( vete popullata spartane ka qene ne limitet e diversifikimit te shendetshem te popullatave, tek 25 mije njerez), gje qe mund te kete qene arsyeja kryesore pse spartiatet e nisen si te tille ne shek 8, me 9 mije burra qe zoteronin 9 mije parcela, u reduktuan ne 5 mije kur erdhen persianet dhe u katandisen ne 1500 rreth mesit te shek IV.
Gjithsesi endogamia e shkaktuar nga trashegimia femerore nuk perben ndonje problem sot per sot, ndersa copezimi i parcelave bujqesore shkon drejt parimit te infinit, pasi do te kete gjithnje me shume se 1 femije per femer, cka e shkaterron krejt bujqesine.
Stabiliteti bujqesor kerkon qe parcela te transferohet e plote tek 1 individ (s’ka rendesi gjinia), zhvillimi bujqesor kerkon qe parcelat te behen sa me te medha deri ne piken kur hyn ligji i rendimenteve renese,dmth aty s’ka sens te zgjerohen me tej.
Lagja ku ka lindur e jetuar Ismail Kadareja dhe Enver Hoxha ka qene lagje qyteti, jo fshati; qyteti te lashte bile. Ismaili e thote açik qe ne ate lagje martesat beheshin me kusherinj fare te afert per te ruajtur pasurine brenda fisit,…Dhe si pasoje ti duhet ta mbash mend se ç’thuhej per nje njeri te shtepise se Enverit qe kishte manine te fuste gishtin vrimave te mureve te rrugices se tij 🙂 .
Por ty Hyllin te pelqen tangenti qe sa prek pak ne nje pike te ikesh me vrap diku tjeter :).