nga Edion Petriti
θῶμεν. . . δύο εἴδη τῶν ὄντων, τὸ μὲν ὁρατόν, τὸ δὲ ἀιδές («ne parashtrojmë… dy lloje të qenies: njërën të dukshme dhe tjetrën të padukshme»). – Platoni.
(Mendime për vitin që vjen).
Nga dialektika hegeliane, si dhe nga metoda sintetike e Fichte-s kemi mësuar se na duhet një tezë e mirëmenduar dhe e kundërta e saj, të cilat ia nënshtrojmë kritikës, për të arritur në një të vërtetë më të lartë, ose në një sintezë.
Na lind kështu një problem: a mund ta përsërisim pafundësisht këtë proces? Ky proces është i fundmë apo i pafundmë? Nëse procesi është i fundmë, arrijmë kështu në një sintezë të të gjitha ideve, në një «shkak të pashkaktuar», siç do thoshin filozofët. Nëse procesi është i pafundmë, atëherë gjithçka shndërrohet në një zinxhir shkak-pasojash ku ndryshimi sasior kthehet – sipas një alkimie marksiste – në një ndryshim cilësor që i jep skemës sonë një natyrë ciklike ku pasojat e së djeshmes shërbejnë si shkak i të sotmes. Por siç ndodh zakonisht në punët njerëzore, gjërat nuk janë kaq të ndërlikuara – por disi më të thjeshta. Të dyja këto sisteme bashkëveprojnë e bashkërendojnë njëra-tjetrën, ku hera herës merr epërsi e mbizotëron njëra, e herë tjetra. Nga kjo analizë që bëjmë, mund të arrijmë në konkluzionin se sinteza e një teze dhe një antiteze jo domosdoshmërisht është një kompromis i të dyjave, por një ide e mëvetësishme origjinale, «in its own right» siç do t’i thoshim në anglisht. Me pak fjalë, të besosh te Zoti ose në çfarëdolloj filozofie idealiste ka një natyrë hierarkike, ndërsa ateizmi është një rikthim i përjetshëm, absolut në vetvete. Pra, ne postulojmë dy lloj shoqërish: shoqërinë ciklike dhe atë hierarkike.
(Ia kushtoj këto radhë P. Çiços, një shokut tim të klasës në gjimnazin “Ismail Qemali”, një basketbollist i jashtëzakonshëm, i cili humbi jetën disa vjet më parë dhe që sot meriton të kujtohet.)
© Edion Petriti, janar 2016. Në foto, Karli i Madh i pikturuar nga Albrecht Dürer.
Ju faleminderit, z. Vehbiu. Vetëm një saktësim, fotoja e Karlit të Madh që ju dërgova, me “regaljet” perandorake, shpatën, orbin dhe mbishkrimin “Karolus Magnus imperauit annis 14”, i. e. “Karli i madh, që mbretëroi për 14 vjet” dhe bashkoi pjesën më të madhe të Evropës është një portret i bërë nga Albreht Dyreri.
Për fat të keq, nuk e nxirrja dot imazhin tuaj pa e gjymtuar – sepse nuk ma lejonte formati i WordPress-it për featured images.
Tani që e mendoj, më bën përshtypje sesi një takim mes miqsh, i kaluar në një klub, në një ambient të ngrohtë, diku te Stacioni i trenit, duke biseduar ndër të tjera, çështje mbi drejtshkrimin e vitit ’72 të mund të prodhojë ide në formën e tyre përfundimtare, pas vitesh e vitesh të tëra leximesh. Mund të përmend ndër të tjera “Timeun” e Platonit, “Shoqërinë e hapur” të Karl Popperit, ose idetë e Goedelit dhe të Alan Turingut.
Këto radhë i përkasin janarit 2016 dhe i shkrova pas një mbrëmjeje të kaluar me miq, duke pirë raki mani, me Adin – një shokun tim, dhe një të njohur, Marselin.
Nëse vërejmë botën ku jetojmë sot, për disa shoqëri mund të postulohet dhe për një gjendje e tretë, ajo kaotike; aty ku teza dhe antiteza nuk reagojnë mes tyre për të arritur sintezën; shoqëritë në anarki. Më duket se sot, në shumicën e rasteve këto tre gjendje nuk ndeshen në forma të pastra por në një përzierje të tyre, ku njëra gjendje mund të mbizotëroj, por jo domosdoshmërisht. Po ashtu, nisur nga ngjarjet dhe zhvillimet e dekadës së fundit në Perëndim, interesante është dhe dinamika mes tyre, ajo çka e bënë një shoqëri të kaloj nga njera gjendje, në tjetrën. Nëse e konsiderojmë shoqërinë demokratike si gjendjen e dëshiruar, ajo, e lenë në zhvillim të lirë brenda një sistemi ekonomik instabil si kapitalizmi, tenton të kaloj ose në anarki, ose në hierarki, dhe stabilizimi i saj kërkon domosdoshmërisht ndërfutjen e disa kundërpeshave, të disa elementeve hierarkike, ose të “checks and balances” dhe të institucioneve përkatëse.
Gjithmonë kam dashur të shkruaj diçka të tipit “Ciclicità e gerarchia nel Nome della Rosa di U. Eco”. Ciklikja në këtë rast e ka emrin Jorge da Burgos, bibliotekari i verbër i cili u fsheh të tjerëve librin e dytë të “Poetikës” së Aristotelit, për ca arsye jashtëletrare. Ndërsa hierarkikja quhet Gulielmo da Baskerville – kush ka parë ekranizimin e romanit, e di se luhet nga Sean Connery. Kam përshtypjen se edhe brenda sistemeve kaotike sundon një farë rregulli, pasi një sistem 100% kaotik nuk ekziston. Një sistem i cili nuk ka rregulla, është logjikisht absurd, pra i pamundur, pasi edhe vetë fjalia “pa rregulla” është një rregull në vetvete. Besoj se kjo prirje në roman simbolizohet nga Salvatorja, i cili jeton ende në periudhën e kullës së Babelit, me atë zhargonin e vet të përbërë nga një gramatikë e varfër, e çalë, dhe fjalë nga të gjitha gjuhët neolatine.
Koncepti me i sakte do te ishte ai i “modelit te zhvillimit”- ciklik apo hierakik?
Nese do t’i referohemi shoqerise, mund te themi se ajo zhvillohet ne menyre ciklike – nga shoqeria primitive tek shoqeria moderrne- por brenda çdo cikli , sistemi vete eshte hierakik. Pra hierarkia i referohet menyres se organizimit te brendshem te sistemit social kurse cikli i referohet menyres se ardhjes se sistemit ne ekzistence .
Madje dhe natyra zhvillohet permes cikleve dhe organizohet permes hierarkise se brendshme.
Modeli ciklik ( ose ateist) i zhvillimit, ( eternal return i Niçes)shpall si Zot shkakun e ndryshimit, kurse modeli religjioz shpall si shkak te pare dhe te fundem, Zotin.
Ekuilibri dhe kaosi jane gjendje te sistemit. Ekuilibri , “qetsia”, “pushimi” ne nje moment prishen dhe kalohet ne çekuiliber, ne kaos. Kaosi , si gjendje perkoheshme, mundeson kalimin ne nje ekuiliber te ri. Nuk ka nje gjendje kaotike si menyre ekzistence permanente e sistemit. Madje kalimi nga nje cikel ne tjetrin, mundesohet nga “loja” mes ekilibrit dhe kaosit.
“E perjetshmja” qe rikthehet vazhdimisht ne kohen si infinit , presupozon format arketipale. Mitet , si rrefime te pakoheshme , permbajne modelet arketipale ku sintetizohet ciklikia me hierarkine.
Kur flasim për “model zhvillimi”, unë gjithmonë kuptoj një model të zhvillimit të qëndrueshëm (H). Ndërsa përsa i përket zhvillimit të shoqërisë, qoftë përparimi politik dhe ai kulturor janë të varur në mënyrë thelbësore nga zhvillimi ekonomik. Ekonomia gjithmonë luhatet mes recesionit, stanjacionit dhe zhvillimit (progresit). Por unë për vete nuk jam me formim ekonomist, ndaj dhe ligjësitë e kësaj fushe nuk i njoh në mënyrë të thellë. Di vetëm se ekonomia zhvillohet kur ka prodhim të mirash materiale dhe shërbimesh që na lejojnë të krijojmë atë tepricën që na duhet për të ruajtur një standard të mirë jetese.
“Di vetëm se ekonomia zhvillohet kur ka prodhim të mirash materiale dhe shërbimesh që na lejojnë të krijojmë atë tepricën që na duhet për të ruajtur një standard të mirë jetese.”
Ti pa i njohur mire ligjet e zhvillimit ekonomik, ke arritur ne nje zbulim gjenial, si ky me lart , te cituar me kaq admirim prej meje qe , sikurse ti, nuk e njoh ekonomine ( por kjo nuk me pengon te jetoj prej zhvillimit ekonomik).
Nese kete zbulim e ke bere ate mbremje me raki dhe persiatje per teorine hegeliane, admirimi im dyfishohet.
PS: Programet e humorit naten e ndrrimit te viteve ishin vertet shume te varfera.
Nuk e dija se Provokatura e Shtetit paska filluar që tani, më 3 janar. :p
Po shkoj t’i hedh një sy librit “Market Socialism” të David Millerit ahere.
P.S. Nëse nuk ju pëlqen, mos komentoni, se njerëzit nuk ju kanë ndonjë borxh…
Shoqeria e postuluar nga Platoni, pra hierarkike, shkon vetvetiu drejt degradimit, ngaqe cdo shoqeri, ne avancimin e saj, eshte nje kopje edhe me e keqe e se meparshmes, e meparshmja duke qene ne vetvete nje largim edhe me tutje nga shoqeria ideale, dmth “republika platonike”, ku te mencurit qeverisin pa te drejte shperblimi material, ndersa njerezit e hurit e te litarit u jepet parmenda per te punuar token. Shoqeria hierarkike eshte veshtrim pesimist i historise, nje veshtrim lutheran, cdo perpjekje e njeriut per te arritur idealen eshte e kote, i vetmi shpetim vjen nepermjet lutjes dhe dorezimit total ndaj shkakut te pare.
Me i arsyeshem eshte nje kendveshtrim ciklik i historise, kjo e fundit e perseritur ne pafundesi fale budallallekut njerezor, qe nuk resht se eksperimentuari te njejten gje duke pritur rezultate te ndryshme. Nese historia perseritet, eshte per shkak te stadit adoleshencial te zhvillimit te shoqerise njerezore; jemi 2500 vjet nga Platoni dhe diskursi publik dominohet nga te njejtat terma themelore: demokraci, autokraci, totalitarizem, plutokraci, anarki, oligarki etj. ne pafundesi. Nese shkencat ekzakte dhe teknologjia do kishin ecur me te njejtin hap me politologjine, do te ishim ende duke punuar token me parmende druri.
…” jemi 2500 vjet nga Platoni dhe diskursi publik dominohet nga te njejtat terma themelore: demokraci, autokraci, totalitarizem, plutokraci, anarki, oligarki etj. ne pafundesi….” – sepse pasione dhe deshirat e njeriut ngelen po ato ….tha.
Sidoqe te jete, me c`duken bathet, inteligjenca s`ka ndonje koeficient te larte mbijetese.
Pershembull, “Akili” modern, cuni Filipit, i cili ne nje mengjes te bukur, krejt papritmas u gdhi aziatik, duke i kthyer shpinen Homerit dhe Greqise, pati nje nga mesuesit me te mire qe mund te jipte fati.
Ndersa sot kemi filluar te merremi me alfabetin duke i kontrolluar te gjitha germat me radhe.
Ne kerkim te vrimes … se gjilperes….. tha.
Për ta orientuar edhe njëherë debatin nga kahja ekonomike, do t’ju këshilloja të lexonit librin “Market Socialism”. Për shumë njerëz, si nga e majta dhe e djathta, tregjet dhe socializmi ndodhen në skaje të kundërta të spektrit politik dhe ekonomik, dhe termi “socializëm i tregut” duket si kontradiktë në vetvete. Market Socialism, i shkruar nga Julian Le Grand dhe Saul Estrin përpiqet të hedhë dritë mbi këtë paragjykim, duke treguar sesi tregjet – të përdorura në mënyrë të ndjeshme (sensibly used), mund ta promovojnë socializmin në mënyrë më efektive sesa mekanizmat tradicionalë të ekonomisë socialiste, si p.sh. planifikimi shtetëror.
Në librin e sapocituar, një grup autorësh eksplorojnë implikimet politike, sociale, ekonomike dhe filozofike të socializmit të tregut. Ata shqyrtojnë synimet e socializmit, dallimin mes atyre synimeve dhe mjeteve për t’i arritur, problemet e planifikimit shtetëror, rolin e tregjeve dhe shtetit në një ekonomi tregu socialiste, kooperativat e punëtorëve, si dhe futjen e elementeve të tregut në të asjtuquajturin “welfare state”.
Njerëzit që e kanë hartuar këtë libër, janë përqendruar në çështjet origjinale të debatit socialist në Britani – egalitarizmin, shfrytëzimin klasor, pabarazitë e pasurisë, rregullimet në çështjet e pronësisë, si dhe organizimin e procesit të prodhimit. Ata hedhin një dritë të re mbi këto çështje themelore, duke rimenduar në të njëjtën kohë vetë bazat e socializmit. (Nga pasthënia në kopertinë).
Ndërsa libri i David Millerit, “Market, State and Community: The Theoretical Foundations of Market Socialism” përpiqet të shyrtojë në mënyrë tërësore dhe gjithëpërfshirëse idenë e një ekonomie tregu që përmbush idealet e socializmit, nga pikëpamja e teorisë politike, të një ekonomie në të cilën mekanizmat e tregut ruajnë një rol qëndror, por në të cilën tiparet dhe modelet (patterns) e pronësisë janë tejkaluar. Në pjesën e parë të librit, Milleri tregon se idetë liberale të lirisë, drejtësisë dhe eficencës nuk mund të përdoren për të përligjur kapitalizmin “laissez-faire”. Në pjesën e dytë, ai hedh poshtë kritikat e majta për një ekonomi socialiste tregu. Pjesa e tretë paraqet një model të ri të shtetit socialist, ideja qëndrore e të cilës është ajo e qytetarisë demokratike. Parimet që shtjellon autori përfaqësojnë një alternativë radikale ndaj ideve libertariane të së djathtës së re dhe ideve statiste të socializmit tradicional. (Po nga pasthënia në kopertinë).
I bej gjithmone pyetje vetes: perse keta studente qe kane studjuar pas kohes “socialiste”, brenda apo jashte vendit, bien menjehere ne sy qe jane te kesaj kohe! Te gjithe duken si kopje e njeri-tjetrit! Diku nje pyetje e rrinxjere nga pluhuri i shek. XIX, diku nje lapsus i vogel, e diku nje qepje eklektike e temave (apo sintezave). Ndaj dhe ne nuk postulojme dy lloj shoqerish, por ne i kemi postuluar ato ketu e dy shekuj me pare, duke i analoguar ato me sistem te mbyllur e me sistem te hapur, per ti qendruar keshtu me prane ligjeve te natyres, te clave -besojme- se u qendrojne edhe shoqerite e ndryshme. Ky mesim i dialektikes materialiste u perder nga kundershtaret e ketij materializmi dialektik per t’iu kundervene ideve ekonomike te Marksit mbi shoqerine pa klasa, ate komuniste, e cila pra na e mbyllte keshtu -paradoksalisht- sistemin. (Ironi e fatit, po nejse, tema eshte e rrahur aq shume, e mund te rrihet akoma me tej, por jo ne nje koment.)
E para, pyetja që i bëni vetes nuk është në të vërtetë një pyetje, por një konstatim: “keta studente qe kane studjuar pas kohes “socialiste”, brenda apo jashte vendit, bien menjehere ne sy qe jane te kesaj kohe” (nuk mora mundimin që t’i pajis citimet me ë dhe çë). Ndoshta që të gjithë jemi kopje e njëri-tjetrit pasi sistemi arsimor ishte i tillë, të prodhonte nxënës dhe studentë që i ngjanin shumë njëri-tjetrit. Unë e kam mbaruar gjimnazin në vitin e lavdishëm 2000, por kur thua “student”… është e vërtetë, unë ende dhe sot e konsideroj veten student. Sepse lexoj dhe mbaj shënime përditë, pak a shumë atë që bën një student. Shekulli XIX është shumë i madh dhe ka shumë pyetje, nëse do kishit mirësinë që të ma tregonit se ku ndodhet, do t’ua dija shumë për nder. Për nder do t’ua dija edhe sikur të më tregonit ku ndodhet lapsusi, a shkarja e lapsit; apo se me çfarë peri janë qepur temat eklektike apo sintezat. Pyetja që përshkon gjithë shkrimin e mësipërm, ka të bëjë me faktin nëse procesi tezë-antitezë është i fundmë apo i pafundmë sepse, siç i thonë latinisht, tertium non datur. Që dmth. se nuk ka udhë të mesme, nuk mund të jetë e pafundme diçka vetëm pak. Unë nuk bëj analogji me sistemet e mbyllura a të hapura, të cilat mund të ndryshohen në mënyrë sasiore (dmth. mund të fusësh ose jo gjëra në to), por e vë theksin te mënyra sesi janë organizuar këto sisteme. P.sh. kemi një sistem të organizuar në mënyrë hierarkike (që ka natyrë cilësore). Sa për dialektikën materialiste, më duhet të hap librat e të të them nëse është përdorur ose jo nga kundërshtarët e këtij materializmi dialektik, apo jo. Idetë ekonomike të Marksit, me që ra fjala, janë shumë të ngatërruara. Një shoqëri pa klasa, për mendimin tim, është diçka e pamundur, pasi këtë na e ka mësuar historia. Një shoqëri pa klasa, është një utopi, një vend i kurrkundit.
Po, Edion, po, eshte nje konstatim dhe, biles, nje konstandim i hidhur, sic e pohove dhe vete, qe e paske mbaruar te mesmen ne v. 2000. Pra konstatimi ishte i sakte, pa te njohur fare! E dallon pra gjendjen katastrofike ne te cilen gjindet i gjithe brtezi yt dhe ai i me pasem?!?
E megjithate po ndalem (po te respektoj) edhe nje here. Ti thua: “Pyetja që përshkon gjithë shkrimin e mësipërm, ka të bëjë me faktin nëse procesi tezë-antitezë është i fundmë apo i pafundmë…” Ne tjeter forme te perafert kjo pyetje u shtrua dhe u zgjidh qysh ne Greqine antike, (kujto p.sh. Zenonin me limitin e tij te pafundesise), dhe qysh me materialistet franceze (shek. 18) po ashtu “u vulos” serish, se ky proces eshte i pafundem. Pra, as mos u ngaterro me sistemet e hapura dhe te mbyllura, sepse vete kjo pafundesi duhet te te tregoje ty se sistemet ne natyre e kudo jane te hapura. (Biles edhe me arithmetike dhe gjeometri po te merresh, ku duket se ciklet jane te mbyllur, (kujto rrethin p.sh.) do te shohesh se sistemet mund te mbeten te hapura pergjate llogaritjeve te tyre, apo -te pakten- te riperseritshme.)
Dhe idete e Marksit nuk jane te ngaterruara, perkundrazi, ato ngaterresa qe gjeti ai pergjate rruges se tij te studimeve (apo programit) ekonomike i prezantoi sa me thjesht; ne te kundert nuk do te ishte replikuar ne shume pika te tij.
Persa i perket shoqerise pa klasa, nuk eshte problemi se cfar beson ti dhe une, sepse dhe une e kam veshtire ta besoj, por pyetja eshte: perderisa klasat vete jane baza e luftes se klasave, dhe kjo e fundit eshte promotori i (levizjes se) historise se njeriut dhe shoqerise, cfare gjeje tjeter do ta beje njeriun dhe shoqerine te levize?!? Lexo Edion, lexo pa fund, se brezi yt dhe keta me pas jeni ne nje gjendje te mjeruar intelektuale. Se si do shkoje fati i ketij globi me kete arsimim te sotem, as une nuk e di!
S.d.q., kririka ime nuk duhet te te stepi; te shkruash gjithmone, sepse me mire nje shkrim me disa dobesi, se sa pa shkrim fare! Suksese!
Ju faleminderit edhe ju! Suksese në jetë.