POLITIKË BAJRAKTARËSH

nga Doan Dani

Nga Kosova në Shqipëri, metodat e konsumimit të debateve politike brenda kastave janë mbase elementi më i përbashkët mes dy shteteve. Mungesa e tolerancës, pandryshueshmëria e subjekteve politike, nepotizmi, korrupsioni, shoqërohen me etikën e ofendimit dhe të urrejtjes. Sikur të u mos mjaftonte korniza politike, zbaviten me ndërhyrje në çështje që, të paktën për nga niveli i njohurive, janë plotësisht të huaja për to.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ndërmerr një hap të tillë, kur tenton analizën komparative mes Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe Sheriatit. Siç duket, Presidentja nuk e pranon izolimin nga fakti se është zgjedhur prej testosteronit të politikës kosovare pas incidentit të Pacollit, si një mall konsumi, vetëm për të evituar zgjedhje të parakohshme. Në fjalimin e saj, të mbajtur në Zym të Hasit në kuadrin e përvjetorit “Takimet e Gjeçovit”, mori përsipër të depërtojë në shumë tematika, të gjitha të përshkuara nga koncepti i superioritetit:

Gjeçovi  dëshmoi […] se ne ishim më lartë, dhe se Kanuni ishte më human dhe ma i drejtë sesa Kanunet e popujve të tjerë të mesjetës, por edhe më vonë.

Edhe pse e specializuar në jurisprudencë, Jahjaga krahason dy kontekste kohore, kulturore, normative dhe përmbajtëse, plotësisht të ndryshme. Universalizmi kohor dhe hapësinor, ndërhyrja e vazhdueshme e motivuar nga transformimet sociale, normativat rregullatore të jetesës fetare përkrah atyre civile e penale, bazimi në dy burime të shkruara, e largojnë Sheriatin nga kodi kanunor i shkruar në shekullin e kaluar, që nuk ka asgjë të ngjashme me këto karakteristika themelore sheriatike. Përkundrazi, ai është lokalist, përmbledh norma të pashkruara, nuk interpretohet, është i përkohshëm, nuk njeh autoritete institucionale.

Nëse juristja Jahjaga nuk e kupton domosdoshmërinë e përkohshmërisë së Kanunit dhe e vlerëson atë si shumësi normash mbrojtëse nga sundimi osman – më saktësisht, Presidentja ka mësuar të përdorë përcaktimin “pushtim otoman” – atëherë duhet të na shpjegojë përse akoma sot zbatohen kanunet në disa territore shqiptare. Jemi akoma të pushtuar? Aq e kulluar është analiza e Jahjagës, sa ka anashkaluar se Kanuni ishte një përmbledhje pragmatike normash, madje, do të thoja edhe inteligjente, në mangësi të shtetit dhe institucioneve përkatëse.

Ndërtoi shtet apo institucione Lekë Dukagjini? Përse Presidentja e njeh si “Kanuni i Maleve”? Pikërisht aty u rrënjos më tepër, sepse nga periudha “arkaike”, ajo mesjetare, e përgjatë gjithë eksperiencës osmane, forca e institucioneve sunduese ishte pothuajse joekzistuese, ose të paktën me intervale. Edhe sot, dobësia e shtetit ndikon në gjallërimin e drejtësisë kanunore, e cila u reduktua jashtë mase, thuajse në mënjanim të plotë, gjatë regjimeve komuniste në Shqipëri dhe Kosovë.

Në aspektin juridik, fragmenti më domethënës i analizës komparative ishte se “Kanuni nuk e njeh të drejtën e ndëshkimit si dëmtim dhe poshtërim të dinjitetit”. Diçka e tillë, sipas Jahjagës, shfaq edhe superioritetin e këtij kodi arkaik ndaj normave të popujve të tjerë. Që një kod të parashikojë ndëshkimin kërkohen organe kompetente të afta dhe në gjendje për ta zbatuar. Në Mesjetën perëndimore, në kuadrin e pushteteve fetare apo laike, shkelja e normave, padrejtësia, konflikti, etj, zgjidheshin (edhe) me ndëshkime, që, në mungesë të hapësirave riedukuese, mund të aplikoheshin në formën e ndëshkimeve fizike. Por kjo kërkon autoritetin funksional të pushtetit, ndërsa mungesa e këtij autoriteti e zhvlerëson ndëshkimin e çfarëdo lloji. Thjesht e bën të parealizueshëm.

Po nëse nuk ka ndëshkim, e nëse etika fetare ekzistuese në rajonet malore nuk udhëheq veprimtarinë e përditshme njerëzore, si realizohet drejtësia sipas Kanunit? Me formën më të thjeshtë dhe më të hershme, nëpërmjet vetëgjyqësisë. Kanuni rregullon momentet dhe mënyrat e zgjidhjes së marrëdhënieve shoqërore, konflikteve, padrejtësive, apo krimit, por nuk përcakton organe kompetente, përveç dy palëve direkt të interesuara, pra, në rastin e konflikteve, mes viktimës dhe shkelësit. Ai gjithashtu nuk merr përsipër të parandalojë. Në këtë prizëm Kanuni nuk njeh një organ të tretë me monopol gjykimi, gjë e cila ekziston në hapësirën civile dhe penale të Sheriatit, apo kodeve të tjera edhe më të hershme ose moderne. Kjo sepse normat penale të Kanunit – meqenëse Jahjaga është fokusuar në këtë aspekt – marrin kuptim dhe vlerë vetëm në mungesë të institucioneve të shtetit apo të një organizimi të veshur me autoritet. Kodi aktual i Republikës së Kosovës përmban ndëshkimin dhe gjykimin nga organe super partes. Nuk ndëshkojnë burgjet e Kosovës? E respekton burgosja dinjitetin e të dënuarit? Sigurisht, emërtimi, veprimtaria, organizimi i organeve gjyqësore, së bashku me mënyrat e ndëshkimit, janë shumëngjyrëshe dhe ka hapësirë për kritika. Të propozojë Jahjaga heqjen e gjykatave, të ndëshkimit dhe rikthimin tek vetëgjyqësia.

Aspekti historik është akoma më i nëpërkëmbur ne gjykimin vijues:

Me Kanunin e Maleve të njohur si Kanuni i Lekë Dukagjinit, pasardhësit të Skënderbeut në rezistencën kombëtare kundër pushtimit otoman, rregullohet jeta e njerëzve, dhe kjo e pamundësonte zbatimin e Sheriatit në këto troje […]. Në trojet shqiptare nuk mund të paramendohej që autoritetet osmane t’ia këpusnin dikujt dorën […]. Pra ky Kanun ruajti nderin dhe dinjitetin e njeriut dhe dinjitetin kombëtar gjatë më shumë se pesëqind vjetëve.

Presidentja, në nevojën e dëshpëruar të klasës politike kosovare për të shpallur shenjtorë, thjeshton veprimtarinë e Lekë Dukagjinit në epilogun e momenteve të fundit të jetës së Skënderbeut dhe menjëherë pas vdekjes së tij, duke e renditur prijësin në ikonografinë kombëtare edhe pse ishte Lekë Dukagjini që dërgoi klerikun Eugjen Suma në vitin 1463 për t’i kërkuar Venedikut të ndërhynte kundër Skënderbeut: familja e Dukagjinëve ishte, mes dyerve të zotërve arbër, ndër të parat që u islamizua dhe mori prona të reja nga Porta e Lartë.

Ajo e zhvillon diskutimin në atë formë që krijon përshtypjen se për Jahjagën Porta e Lartë i imponoi Ballkanit një ligj fetar të njëtrajtshëm dhe vetëm ne shqiptarët, në sajë të Kanunit, i shpëtuam hendekut të gëlltitjes historike. Siç vërehet, ekuacioni që përcjell Presidentja e Kosovës në këtë fjalim mbledh elementet e Kanunit të Lekë Dukagjinit, figurën e Shtjefën Gjeçovit dhe Kishën, me rezultat përparësie në dinjitetin njerëzor dhe atë kombëtar shqiptar. Me pak fjalë, Jahjaga mendon se pa normat kanunore, pa përmbledhësin e tyre dhe pa institucionin promotor, vlerat kombëtare do të kishin humbur ose tjetërsuar. Krijohet kështu një precedent përjashtimi edhe nëpërmjet interpretimit të Kanunit, pasi ky zbatohej në një zonë të caktuar të trevave shqiptare. Ata shqiptarët e jugut që Kanunin në fjalë nuk e njohën, janë vallë më pak shqiptarë? Pyetja mund të shtrohet edhe rreth banorëve të qyteteve dhe zonave rurale të mësuar me ligje dhe institucione. Të gjithë këta janë njerëz pa dinjitet personal dhe kombëtar?

Për të evituar situata komike do të mjaftonte njohja e normave të aplikuara në Ballkanin osman, rezultat i integrimit paralel të disa burimeve normative dhe i fleksibilitetit nga një zonë në tjetrën, siç vëren Peter Sugar. Ose, akoma më thjesht, analiza e evidencës: i njohim normat penale kanunore, sepse dikush lejoi të aplikohen; i zbuluam rishtazi pas shembjes së enverizmit, sepse dikush i kishte ndaluar. Për të evituar njëanshmëritë naive, Kanuni i Lekë Dukagjinit duhet gjykuar në kontekstin e vet kohor, territorial dhe normativ, si relikt karakteristik i organizimit social, që sigurisht nuk ka për qëllim ruajtjen e të ashtuquajturave vlera kombëtare, aq më tepër të gjithë shqiptarëve. Tradita është transmetuar me rrugë, përmbledhës dhe promotorë të ndryshëm, aspak inferiorë ndaj ekuacionit të Jahjagës.

Është e qartë se klasa politike, dhe jo vetëm, e mban në gatishmëri listën e armiqve. Zakonisht i peshkon në histori. Kundërshtarët e sotëm i sinonimizon me të keqen e kaluar. “Lista e të keqes” nevojitet si për denigrim dhe baltosje, ashtu edhe për servilizëm e manipulim të ikonografisë kolektive. Dy të fundit duket se kanë qenë objektivi i shkruesve të fjalimit të Presidentes Jahjaga. Evropa kërkon reforma konkrete, ndërgjegjësim politik dhe qytetarë. Politikanët tanë prezantohen me me humanizmin e Kanunit e promovojnë intolerancë; ndërkohë që, nëse nevojitet, dështimin e tyre ja hedhin Tjetrit: sundimit osman, Haxhi Qamilëve, etj. Kanuni u shëmbëllen mjaft komod për etikën e komunikimit dhe për përjashtimin e një gjykatësi asnjanës. Kur këtë rol e ndërmerr Evropa, është përherë i gatshëm një Tjetër për t’u stigmatizuar si pengesë e integrimit.

Nuk ka komente

  1. ””Në këtë prizëm Kanuni nuk njeh një organ të tretë me monopol gjykimi, gjë e cila ekziston në hapësirën civile dhe penale të Sheriatit, apo kodeve të tjera edhe më të hershme ose moderne. Kjo sepse normat penale të Kanunit – meqenëse Jahjaga është fokusuar në këtë aspekt – marrin kuptim dhe vlerë vetëm në mungesë të institucioneve të shtetit apo të një organizimi të veshur me autoritet.””

    Po pse flet me kompetence kur s’ke shfletosur njehere te vetme Kanunin, se po ta kishe shfletosur do shihje se Libri i 11, qe perfshin nenet 991 – 1220, merret pikerisht me gjyqesorin, pra plot 230 nene qe merren me anen proceduriale,organizative, kompetencat etj.

    Nga 1263 nene, 230 syresh perbejne Kanunin e Pleqnis, ose plot 18% e neneve te krejt Kanunit flet per Gjyqesorin.

    Kot sa te vazhdoja me tej leximin e shkrimit, ti i ke varur vetes litarin ne qafe.

    Ca me shume seriozitet te lutem, ka edhe lexues te informuar.

  2. “Përkundrazi, ai është lokalist, përmbledh norma të pashkruara, nuk interpretohet, është i përkohshëm, nuk njeh autoritete institucionale.”

    Nuk e di se pse mu krijua përshtypja që autori, përveç aftësisë së renditjes mjaft bukur të fjalëve në fjali, në pamundësi për të shprehur qartë diçka që e shqetson (mbrojtja e islamizmit!!!), jep konkluzione që ai kujton se janë të drejta… si ai që citoja.

    – “është lokalist”; nuk është e vërtetë… normat e Kanunit na dukeshin mjaft familjare sa herë që kemi parë filma me kaubojsa të përtejoqeanit
    – “nuk interpretohet”; e megjithatë, n’log t’burrave, me përgjegjshmëri dhe paasnjanësi, analizohej dhe gjykohej çdo rast.
    – “i përkohshëm”… nëse egziston dhe flitet akoma sot, ta cilësosh si të përkohshëm, duhet guxim i madh.
    – “nuk njeh autoritete institucionale”: Kjo është e saktë… sidomos po të shikojmë disi pak më larg hundës tonë dhe të shohim edhe “pishtarin e demokracisë botërore” të thotë: “Njaj Irani dote me m’vra mikun që kam n’shpi teme, prandaj ma ka nji gjak borxh”… dhe kur t’i mbushet mendja, pa pyetur “institucionet” (OKB në ktë rast), i rezervon të drejtën vehtes që të bëjë ç’të dojë… sepse ka të drejtën e “kanunit t’Bush Vashingtonit”

  3. Hyllin@. Thelbi i artikullit rref tjeterkund. Behet fjale per instrumentalizimin e historise, dhe seleksionimin e vlerave kulturore per qellime revanshiste politike. Besoj se biem dakort ne faktin se “presidentja” eshte larg mundesive akademike per te bere konstatime te tilla si ato qe deklaron ne fjalimin e mbajtur. Po behet e modes prej kohesh qe lideret me te larte te shtetve Kosove, Shqiperi ne prononcimet e tyre duan te evidentojne epersine e vlerave kristiane duke i kundervene me vlerat islame. Mos te harrojme Moisiun, Berishen, Nanon, Rugoven,Topin, dhe se fundmi Jahjagen. Ligjerimi i “pafajshem” i Jahjages e konfirmoje kete tendence politikberje, me shtremberime dhe presione ne dem te harmonise nderfetare. Narrative e tyre eshte primitive, e bazuar ne mite dhe larg metodave moderne te njohjes, sepse qellimisht ose jo sherbejne ne kete rast vetem si zedhenes te politikave te shantazhit kulturir. Perfitimi i tyre eshte vetem tridhjet monedha ne torbe, ndersa per konfliktin qe mbjellin i lajne duart neper vizita festash.
    Sa per ato qe thua ne lidhje me Kanunin e Lekes, mund te shtoj vetem kete: autoritetet osmane kane pas nje zyre ne Shkoder e cila monitoronte veprimtarine ligjzbatuese te Kanunit. Me fjale te tjera ishte nje tip K.L.D-je e kohes e cila vendoste sanksione ne rast se nuk zbatohej drejte Kanuni nder male. Se sa efektive dhe me cfar mjetesh konkretizohej kjo, i mbetet historianeve dhe jo presidenteve per te na e sjaruar.

  4. Nuk e kuptoj fare kembenguljen e disave per ta bere Shqiptarin, ca si me zor, ne fakt, si kryeshembull njeriu qenia e te cilit te jete e ndare me tresh, barabar, mes islamit, katolicizmit dhe ortodoksizmit. Habitem.

    Shqiptari, me sa di une, nuk eshte parcele parajsore ku bashkejetojne harmonisht tre kultura. OK, meqe jam duke folur nder Shqiptare, e meqe e njoh mire prirjen e tyre per te hedhur vickla me gjithçka, po hyj pak ne ca shtjellime te fjalise qe sapo thashe. Kam perdorur “njejesin” (Shqiptari) dhe jo “shumesin” (Shqiptaret). Tek nje individ shqiptar, nuk ka bashkejetese te barabarte mes tre kulturave, por nje dhe vetem nje. Ndersa tek Shqiptaret, kjo po, ketu kemi nje harmoni qe eshte per t’u pershendetur.

    Fakti qe presidentja e Kosoves flet per Kanunin e Leke Dukagjinit, eshte diçka mese normale, dhe me teper se kaq. Me ç’njihet nga historia, ky njeri ka ekzistuar, gjithashtu dhe ka ekzistuar dhe nje kod zakonor qe per arsye qe une s’i di mire, quhet Kanuni i Lekes. Perderisa Historia na deshmon mbi keto dy realitete, une nuk e kuptoj se perse nuk duhet folur per ta, thjesht per hir te ardhjes se mevonshme te nje realiteti tjeter, pushtimit turk. E thene me dy fjale, na ka ardhe ne maje te hundes me keto kerkesat apo rivendikimet e nje grupi te vogel muslimanesh qe nuk lejojne permendjen e asnje emri te shquar katolik. Ne maje te hundes ! Po veprohet njelloj si ne Europe ku muslimanet nuk durojne qe te permendet ky apo ai dijetar europian qe ka jetuar dhe bere historine e vendit te vet, thjesht se na ka thene ca fjale kunder islamit ne shekullin 17 apo 18 ! Gomarlliqe te tilla, po na behen vertet te bezdisshme.

    Nje arsye me shume per te folur per Kanunin, eshte se ai ka mbijetuar deri ne ditet tona, dhe kete mbijetese e ka bere ne kurriz te lloj-lloj ligji apo qitapi turk qe ka kaluar neper keto ane. Fakti qe ende sot e kesaj dite, nuk kam lexuar as edhe nje here nje deshmi te hershme historike mbi nje masakrim gruaje shqiptare per “tradhti bashkeshortore” si ne Iranin e sotem, dmth me nje vendim te marre n’log t’burrave, tregon se kemi te bejme me dy gjera : ose qe Shqiptaret e moçem i kane pasur grate tejet besnike, me besniket ne bote, ose ata nuk e kane praktikuar asnjehere sheriatin e famshem, qofte dhe nen hyqmin e turkut. Nuk ka treqind zgjidhje : ose grate ishin te moralshme, ose jane denuar nga nje ligj tjeter sesa sheriati. Shkurt, ky sheriat nuk ka zene asnjehere vend ne kulturen shqiptare, dhe ketu s’duhet te kete asnje kompleks per ta pohuar. E kunderta eshte e vertete : kanuni ka hyre aq thelle sa nuk po dime si ta shkulim. Ketu duhet perqendruar luftimi yne, e jo ne budalliqet se pse Jahjaga permend kanunin e asaj kohe : e permend sepse vetem ate kemi pasur mbi krye.

    Habitem gjithashtu sesi mund te mohohet vetia strukturuese e ketij kanuni perballe nje morali apo ligji krejt te huaj per te, sheriati. Me sa di une, kanuni eshte me i hershem ne Shqiperi se sheriati i famshem, prandaj nuk e marr vesh se kujt i djeg miza qe te flitet per diçka me te perparme ne kohe, dmth kur ende s’kishte nxjerre krye tjetra. Ne fakt, gjera te tilla anakronike, ne e kemi vertetuar shume mire se jem eksperte, shembulli me i fundit qe ketu ne Peizazhe te Fjales kur, nderkohe qe po flitej per krimet e komunizmit, ato na u mveshen mbi shpinen e disave qe jane lindur me vone. Bukuri te tilla, vetem ketu gjen.

    Ne fjalet e Jahjages, te pakten ne ato citime qe jane bere, nuk shoh as me te voglin problem, dhe madje e pershendes presidenten e Kosoves per kurajon qe ka : grua e lire, ne nje vend te lire. Moda e sterstershpartallimit te fjaleve te njerit apo tjetrit personalitet shteteror eshte perhapur keq fare dhe, edhe pak dhe do te kercejme ne fjalen “te gjithe presidenter jemi”, ne vend te “kapedanerve” te qemotit.

    Zonja presidente ka nje shtet mbi krye, ka disa perparesi qe duhet t’i ndjeke per vendin e vet, dhe as qe behet fjale qe ne Europe, sot e mot, te llomotitet mbi te mirat e sheriatit. E para e punes, se ai eshte nje ligj jo-europiane per jo-europiane, dhe e dyta, i pare ne kendveshtrim absolut, eshte nje ligj barbar i denje per vitet e gurit.

    Nga ana tjeter, ne fjalet e presidentes nuk ka asnje aluzion ndaj nje perdorimi te sotem te kanunit. Ajo nuk e ka lavderuar kanunin si nje e drejte e mrekullueshme per nje shtet te sotem europian, por e ka pare ate nga ana historike si nje vlere e cila, nder te tjera, ka kryer edhe ate qe e ka permendur vete : mos-zenjen rrenje te sheriatit ne keto malesi e me gjere. Dhe ne fakt, e verteta kjo eshte. Kanuni sot eshte ne nje pjese te madhe, teresisht i tejkaluar. Ka kapituj te tere qe dalin jashte kornizes se sotme. Dhe kjo s’duhet te na merzise, te gjithe ligjet perparojne ne kohe, deri para 40 vjetesh apo me pak, francezet s’mund ta deklaronin homoseksualizmin se shkonin ne burg, sot eshte krejt normale dhe kryejne dhe marreveshje martesore. Pune e tyre, kurrgje kurrkujt. Po ashtu, deri ne vitin 1990, ne Shqiperi denoheshe per tradhti bashkeshortore, sot nuk eshte me e penalizuar, gjithkush i di vete punet e familjes ne shtepi. E plot e plot shembuj te tjere, ligji eshte i perkohshem, ai eshte kohor, koha ndryshon, ligji gjithashtu. Si i tille, kanuni sot eshte nje gje e se kaluares, nje atavizem. Kjo s’do te thote qe ai s’duhet vleresuar per kohen e tij, qe ishte mjaft pozitiv, ne krahasim me ç’kishte perpara, domethene fare. Me sa di une, eshte hera e pare ne historine shqiptare, qe nje grup a bashkesi njerezish, malesore apo ç’te doni ju, mblidhen te kuvendojne per te caktuar nje rregull marredheniesh ne grup. Mbijetesa e nje grupi eshte perparesi themelore, ndaj grupi nxjerr ligjet e veta per te vazhduar ne kohe. Kjo eshte diçka e lavderueshme, dhe duhet lavderuar nga historianet tane. Sigurisht qe ne kanun ka disa pjese te cilat bien ndesh me konceptimin tone te sotem te lirise apo te drejtave te gruas. Porse kjo eshte e kuptueshme perseri ne kohe, mjafton te japim nje shembull grate franceze kane votuar per here te pare me 1945, nderkohe qe Turkeshat votojne qe nga 1923, mos gabofsha. Shkurt, te mos bejme diskutime pa lidhje, ndjeshmerite muslimane do te duhet te qetesoheshin pak, te mendojne se historia njerezore nuk ka filluar ne vitin 600, as me shperndarjen e arabeve neper bote, dhe se eshte e sigurte se ky njerezim qe jemi sot, nuk eshte zhvilluar deri me sot sipas sheriatit apo haditeve apo ku e di une. Shkurt, absolutizmat islamike, ortodokse dhe ato katolike, te ulen e te ruajne vendin e tyre, te mbyllen neper vende kulti e te kryjne punet e tyre, pa iu perzier askush ne prag e brenda. Ne prag e jashte, njerezia nuk ua ka terezine, sepse ne jemi mbi kete toke shume me perpara se ky apo ai te kete bere nje xhiro ne toke, para se te kthehet prape ne qiell. Nese s’e ka kuptuar kush, njerezit jane bere aq te mençur sot sa nuk duan me ndermjetes ne punet e tyre me Zotin. Tungatjeta.

    1. Ehe ti thua: “Nje arsye me shume per te folur per Kanunin, eshte se ai ka mbijetuar deri ne ditet tona, dhe kete mbijetese e ka bere ne kurriz te lloj-lloj ligji apo qitapi turk qe ka kaluar neper keto ane. Fakti qe ende sot e kesaj dite, nuk kam lexuar as edhe nje here nje deshmi te hershme historike mbi nje masakrim gruaje shqiptare per “tradhti bashkeshortore” si ne Iranin e sotem, dmth me nje vendim te marre n’log t’burrave, tregon se kemi te bejme me dy gjera : ose qe Shqiptaret e moçem i kane pasur grate tejet besnike, me besniket ne bote, ose ata nuk e kane praktikuar asnjehere sheriatin e famshem, qofte dhe nen hyqmin e turkut. Nuk ka treqind zgjidhje : ose grate ishin te moralshme, ose jane denuar nga nje ligj tjeter sesa sheriati. Shkurt, ky sheriat nuk ka zene asnjehere vend ne kulturen shqiptare, dhe ketu s’duhet te kete asnje kompleks per ta pohuar. E kunderta eshte e vertete : kanuni ka hyre aq thelle sa nuk po dime si ta shkulim. Ketu duhet perqendruar luftimi yne, e jo ne budalliqet se pse Jahjaga permend kanunin e asaj kohe : e permend sepse vetem ate kemi pasur mbi krye.”

      Ka nje mundesi te trete, mundesi qe mund ta kuptosh nese fillon te hulumtosh se ne cilin teritor te Perandorise Osmane ka patur “masakrim gruaje per tradheti bashkshortore.” Hulumtimi mund te jete i lodhshem pasi edhe nje rast per te cilin flitet ne Stamboll ne 600 vjet histori perandorake, edhe per ate ka debate dhe nese ka ndodhur konflikti nuk ishte per tradhetine bashkshortore por se ishte kthyer ne sherr nderkomunitar me hebrenjte e Stambollit. Atehere pyetja eshte kjo, nese nuk ka patur as ne teritore te tjera kesisoj masakrash grash, a ishte kanuni qe na mbrojti nen hyqmin turk? Po te tjeret kush i mbrojti? Inalcik dhe te tjere kane shkruar per penalizimet morale, ne tradheti bashkshortore etj. dhe fatkeqsisht referencat nuk me gjenden prane ne kete moment, por sheriati me gjithe ashpersine per kesi punesh, ka standart shume te veshtire per te provuar fajesine, aq te veshtir sa qe jane te regjistruara ankesat per kete edhe ne historine e fillimit te Islamit, ku standartet e proves u pane te pamundura per tu permbushur. Autoritetet osmane ne shume teritore dhe eshte njohur qe ka patur shumesi kodesh ligjore ne teritore te ndryshme, ulen standartin e proves, duke ulur edhe denimin ne gjobe ne menyre qe te kishte nje menyre realiste dhe te realizueshme te penalizimit te tradhtise bashkshortore. Keto forma kane qene me sygjerimin dhe mbeshtetjen e shehul islamit, Ebu Saudi nder figurat me te permendura ne qitapet e historise e per disa aspekte te ketyre aplikimeve ne teritore te perandorise ku gjendet sot Siria mund te shihet edhe Leslie Pierce, Morality Tales. Sistemi ligjor quhet Kanuni i Sulejmanit per nje qellim, sepse nuk ishte “sheriati.”

      Pretendimi qe ngre presidentja nuk eshte i mbeshtetur nga historia, per sa kohe qe nuk kemi patur kesi soj denimesh nga te cilat kinse na ka mbrojtur kanuni as ne Tirane apo Prishtine, po as ne Damask apo Izmir. Krahasimi qe ajo ngre s’ke ku ta kapesh e ta zesh me pare, eshte thjesht nje provokim politik. Sa per entuziazmin e disave “ne mbrojtje te kanunit” me duket totalisht i habitshem kur eshte se kemi femije te ngujuar sot e gjithe diten, dhe behet kjo mbrojtje entuziaste ne qasje me nje sheriat qe as nuk e kemi tek pragu i deres e as nuk eshte pjese e historise se pretenduar “nen hyqmin e turkut.” Pra, per tu kthyer tek opsionet qe ofron ti, vetem cope dy, ka edhe ndonje mundesi tjeter, sic perpiqem te te sqaroj me lart.

  5. ”’Hyllin@. Thelbi i artikullit rref tjeterkund. Behet fjale per instrumentalizimin e historise, dhe seleksionimin e vlerave kulturore per qellime revanshiste politike.”’

    Epo thelbi mbrohet me argumente, nuk mund te dal tani e te akuzoj ta zeme Hitlerin per krime kunder njerezimit duke thene se ka vrare pigmejte ngaqe jane shume te shkurter. Ne fakt Hitleri s’ka vrare asnje pigme.

    Me çdime nga historia, te pakten ne shek 19, sheriati zbatohej vetem per myslymanet, ndersa katolike e ortodokse kishin normat e tyre, por ne vija te trasha, po te heqim myslymanet e Laberise qe zbatonin Kanunin dhe ata te Gegerise malore qe zbatonin po Kanunin, sheriati gjendej ne fuqi neper qytete dhe fshatrat e ultesires (nuk kam te dhena por supozoj se ne asnje malesi te jugut nuk zbatohej sheriati).

    Keshtu psh ne Kavaje kishte gjasa ta prisnin doren nese vidhje, por nder katolike, ortodokse dhe kanunore (myslymane a katolike) mund ti haje ende thonjte e dores me dhembe.

    Nga ana tjeter mos te duket e çuditshme qe midis 2 kodeve, kanunit dhe sheriatit, politika shqiptare te zgjedhe mbrojtjen e kanunit, jo vetem se sheriati na prish me Europen, por per faktin e thjeshte qe kanuni i mire a i keq eshte shqiptar, sheriati eshte arab.

    Persa i perket vetegjyqesise kjo praktikohej vetem per çeshtjet e nderes vetjake, biles ka ngelur ende sot nder shqiptare qe per çeshtjet e nderes quhet si tip burracakerie te shkosh ne polici.

    Kjo ishte rrjedhoje e karakterit luftarak qe shoqeria donte apo ishte e detyruar te kultivonte. Mungesa e karakterit luftarak ende sot shihet si defiçit i personit, pra ishte dhe eshte kultura shqiptare qe lejonte e lejon vetegjyqesine per shkak te ketij karakteri, jo sepse nuk ishin te afte ta kanalizonin ne institucione.

    Nese vetegjyqesia nuk kryhej sipas rregullave te percaktuar mire, atehere kanuni parashikonte ndeshkime te rrepta, si grirja(ekzekutimi) katundisht, djegja e shtepise, prerja e pemeve dhe debimi per 5 a 10 vjet. Pra vetegjyqesia ishte e tille vetem brenda rregullave te percaktuara, jo anarki bjeri ti biem.

    Sa per harmonine nderfetare, nuk besoj se kur nje me mbiemer myslyman shan sheriatin atehere kjo mund te demtohet.
    Nga ana tjeter kur shahet lirisht kanuni, them mund ta bejme pa merak sheriatin lecke fare, pa u ngaterruar hiç me ngjyrat fetare.

  6. Hyllin@. E para punes Sheriati nuk eshte ligj arab, mes arabeve sot ka miliona te krishtere qe nuk e kane per kod etik Sheriatin. Po te lexosh me specifikisht,(pasi ja ben dhe ti verejtje autorit) do te shohesh qe Sheriati nuk eshte vetem nje kod civil dhe penal, eshte teresia e urdheresave etike qe rregullon te gjitha aspektet jetesore te besimtareve muslimane. Pershembull. si te sillen me te moshuarit, si te trajtojne kafshet, si duhet te qendrojne ne xhami, si te shpresojne,etj. E gjithe kjo nuk parashihet si rregullore teknike, por ka padiskutim pikenisje dimensionin e saj spiritual. Nuk ka nje liber me titull “Sheriati”, te cilin mund ta lexosh dhe ta permbledhesh ne 6 rreshta. Ai eshte interpretimi i vazhdueshem ne histori i teksteve te shenjta Islame. Per aspektin e tij ligjore, do te habitesh se sa diversitet ka ne interpretimin e menyres se si duhet formuluar dhe zbatuar ligji.
    Ne Shqiperi muslimanet kane jetuar me Sheriat, por kjo nuk do te thote se kane prere vetem duar hajdutesht, dhe as do te thote se nuk e kane denuar vjedhesin. Kjo lloj qasje eshte shume feminore. Sic nuk do te thote qe per shkak te Kanunit te Lekes ne malesi ka pasur vetem gjakmarrje. Sheriati ne Shqiperi (shih regjistrat e zyres se sherieve ne qytetet tona) ka marre nje fizionomi te origjinale, duke adaptuar karakteristikat e shoqerise shqiptare me idealet universale te fese Islame(gjithsesi kjo eshte shume e pergjithshme). Pra Sheriati nuk eshte nje ligj nacional, vetem per nje popull, te gjithe muslimanet ne bote e zbatojne ate cdo dite qofshin arabe, indoneziane, spanjolle, apo polake.
    Je i lire te besh fertele cdo kod ose manifest, por kur futesh ne sferen e ndjeshmerive te te tjereve duhet vetpermbajtje, panshmeri dhe seriozitet. Menyra me e mire eshte studimi antropologjik, historik etj, te cilat qartesojne idete dhe mendimet per aspekte te vecanta se si aplikohet ne nje momeny dhe vend te caktuara X ligj, kod, apo fe. Por eshte e papranushme, si me presidenten, qe perdoren steriotipe te Sheriatit, per te glorifikuar nje kod tjeter te cilit i mvishen edhe veti magjike, si rezistenca shekullore, etj. Politikanet nuk jane zjedhur per te percaktuar epersite e njerit kod ndaj nje tjeter edhe per faktin se nuk e kan kapacitetin e duhur. I njohim politikanet tane.
    Ana e rrezikshme e gjithe ketij tip ligjerimi eshte fyerja, percarje, denigrimi, intimidimi, etj, te cilat per nje autoritet politik normali jane te papranueshme.
    Kur denigron Sheriatin, duke aluduar se eshte kunder dinjitetit njerzore, nuk ke bere tjeter vec ke fyer qytetaret e tu te cilet e kane shpirterish te shenjte, dhe kjo eshte ne thelb e qellimshme.
    Personalisht ngulmoj qe ne ceshtjet te cilat prekin ndjeshmerite shpirterore te njerzve, personat publike duhet te jene te kthellet, dhe dashamires. Eshte shume kollaj t’ia nisim sharjeve dhe fyerjeve ne cdo cep te shoqerise sone, por vec kemi ndez zjarrin qe do te djege vec shtepine tone te perbashket.

  7. Me gjithë preferencën ndaj artit barok nuk prirem drejt shkrimeve qe marrin vlere nga fasada duke anashkaluar thelbin për te cilin fjalët. Ky parim, i realizuar nganjëherë nëpërmjet fjalive te gjata, përmbledh gjithëpërfshirjen, natyrisht brenda një kornize te paracaktuar, dhe shterimin e argumenteve ne mbështetje te ideve. Ne paranteze duhet te nënvizoj qe artikulli lind nga abuzimi me memorien kolektive nga institucione publike kombëtare: krijohen mite te reja, ato te vjetrit ngjyrosen ndryshe. Konkretisht Jahjaga ne fjalimin e saj është e mendimit se sistemi juridik osman ishte sinonim i Sheriatit dhe ky sistem aplikohej njëlloj, pa dallim kohor, hapësinor dhe kulturor. Këmbëngul ne barazimin mes Kanunit dhe vlerës kombëtare; thjeshton se tepërmi rolin e Leke Dukagjinit ne ngjarjet e shek. XV; përpjekjet e Kishës për te mbijetuar si institucion ne trevat shqiptare i përkthen si parime kombëtare, pse jo edhe nacionaliste; akoma është e ngurtësuar tek ideja e superioritetit, qe edhe brenda fjalimit te saj është paradoksale.

    U akuzova qe ne replikën e pare te shkrimit për mungese serioziteti dhe informacioni. Metafora e “litarit ne qafe” është mjaft domethënëse, sepse ne mënyrë indirekte shpreh agresivitetin e gjykimit, një lloj ndjesie superioriteti, një vini, vidi, vici. Megjithatë, bagazhi informativ dhe përpunimi i tij janë dy rruge qe jo gjithmonë ndërthuren. Fillimisht lexohet shkrimi duke i dhënë fjalëve rolin përkatës ne funksion te tekstit dhe kontekstit. Hyllin duhet te kishit qene i kujdesshëm ne leximin e atij fragmenti qe keni cituar. Fjala ‘monopol’ nuk ndodhet rastësisht aty dhe as për fasade.

    Është tejmase thjeshtësuese dhe një logjike mekanike pohimi i ekzistencës se 230 neneve ‹‹qe merren me anen proceduriale,organizative, kompetencat etj››. Se pari nenet, qe ju i atribuoni gjyqësorit, nuk janë 230 dhe jo rastësisht titullohet ‘Kanuni i Pleqnis’: me disa përjashtime mund te përfshijmë nenet 991-1105 dhe 1179-1199, pra gjysma e atij 18%. Me sa kuptoj ju keni ngatërruar Pleqnin me Gjyqësorin, ne një kohe kur kuvendet e pleqve mblidhen, siç pohon neni 1106, edhe për me ‹‹rrahë ndonji çashtje a me lidhe ndonji besë››, sepse ‹‹pa këta nuk mund te bahet ndo’i kanun [ligj, normë] i ri›› (neni 993), pa harruar rolin e ndërmjetshëm ne çështje te ndryshme. Qe gjyqësori te funksionoje nevojitet edhe një subjekt ekzekutiv i masave ndëshkuese. Këtë rol e zhvillojnë Giobëtarët sipas neneve 1171-1175. Kur i gjobituri nuk pranon vendimin atëherë, sipas nenit 1173, ndryjnë te gjithë burrat e kuvendit, qe nënkupton familjet ose fiset, ne mënyrë qe te evitohet ndonjë konflikt mes te gjobiturit dhe një personi te veçante. Edhe ne rastin anomal te ndëshkimit ne krimin e vrasjes ose goditjes se klerikut (nenet 8-9), apo ne rastin e ofendimit (nenet 5, 7), ekzekutimi i vendimit gjyqësor realizohet ‹‹prej krenve e prej vogjlijet››. Siç vërehet, forca e gjyqësorit kërkon te gjithë kolektivin për t’u jetësuar, pasi nuk ka persona te përcaktuar, ndryshe nga një organizim socio-politik ne te cilin forcën e ushtron një organ i caktuar, qe nuk rrezikon te hyje ne hasmëri me familjen e te akuzuarit.

    Ne këtë lloj shoqërie ku ‹‹i miri e i keqi kan nji çmim›› (neni 594), pra një shoqëri egalitariste, individi ka liri te madhe veprimi e gjykimi. Ne marrëdhëniet familjare kalohet nga nënshtrimi, tek dhuna dhe vrasja, pa gjykime te palëve te treta, edhe pse ato nuk përjashtohen. Do te thotë se gjykimi i bashkëshortit/babait është i justifikuar me norme dhe zëvendëson normalisht gjyqësorin. Marrëdhëniet seksuale jashtëmartesore trajtohen ne atë mënyrë qe dy te marruemit mund te vriten menjëherë dhe familja e tyre nuk ka te drejte te kërkojë gjak, madje duhet t’i paguaj vrasësit/ndëshkues edhe fishekun (nenet 923-924). Megjithëse, ka hapësirë edhe për gjykim asnjanës. Ndryshe sa ç’mendon Jahjaga, ne këto raste ndëshkimi i gruas se veje dhe vajzës parashikon djegien mes dy turrave me dru, qe mund te jete edhe një forme torture (neni 931).

    Për sa i takon individit ne marrëdhëniet me kolektivin pesha e nderit është jetike. ‹‹Arsyet qe shpien drejt gjakut [vrasjes] janë shume sipërfaqësore, një fjale, një ofendim i vogël; por një prej atyre motiveve, për te cilat diku tjetër mund te shoqërohet me një zënkë ose një shuplake, këtu është e mjaftueshme për te rrëmbyer armët dhe për te vrare›› – kujtonte At Domenico Pasi, ne një nga misionet e jezuiteve ne malet e Shqipërisë se veriut. Kjo sepse ‹‹ndera e marrun nuk shpërblehet me gja, por a me të derdhun të gjakut, a me të falun fisnikisht […] I korituni ka deren çilë perkah ndera: peng s’shton, pleq s’merr, gjygj s’lyp; gjobe s’merr›› (neni 598-599). Ne çështje nderi individi, mashkulli, është vete gjykatës. Konkretisht? ‹‹Me i than kush se rren faqe burrave të mbledhun në kuvend; me e pshty, […] me e shty, […] me i prishë ndermjetsin a besën […], me i dhunue gruen […], me i marrue armët e krahit […], me i a dhunue buken […], me i a thye shpin [pronën], me i a ndal uhan e detyrën; me i a luajt rrasen e vegshit në votër›› (neni 601). Kush pëson ofendime te tilla, pra kujt i “merret ndera”, konsiderohet i vdekur: i ofenduari (i korituni), duke u trajtuar si i vrare, ka te drejtën e vetëgjyqësisë pa asnjë ndërmjetës apo gjykim nga një pale e trete, edhe për çështje qe jezuitit Pasi i dukeshin banale

    Ne shoqërinë e bazuar tek institucioni i nderit dhe besës konfliktet lindin kryesisht nga shkelje për ne te vogla. Organi vendimmarrës është viktima ose familja. Fenomeni i gjakmarrjes është një nder me tipiket: gjaku gjak e gjoba gjobë (neni 916). Aq e fuqishme është forca e hakmarrjes dhe pafuqia e kolektivit për ta reduktuar nëpërmjet gjykimeve superpartes, sa qe vete Kanuni ka devijuar nga ndëshkimi i vrasësit/kriminelit/dorasit – ne këtë rast “gjaku shkonte për gisht” – tek hasmëria me ‹‹mashkullimin e shpis se dorërasit›› (neni 898-900). Sot është me se e qarte se Kanuni ka degjeneruar ne legjitimimin self-service te dhunës.

    U zgjata se tepërmi për te shpjeguar se me mohimi i një subjekti me ‘monopol gjykimi’ nënkuptoj pikërisht ndërthurjen e kompetencave gjyqësore mes subjektit individual dhe atij kolektiv, madje individi merr përparësi. Si gjykimi, ashtu edhe ndëshkimi, nuk institucionalizohen.

    1. GJEÇOVI Shtjefën, Kanuni i Lekë Dukagjinit, Kuvendi, Tiranë 1999.
    2. GJECOV Stefano, Codice di Lek Dukagjini ossia diritto consuetudinario delle montagne d’Albania, Reale Accademia d’Italia, Roma 1941.
    3. VALENTINI Giuseppe, La legge delle montagne albanesi nelle relazioni della missione volante 1880-1932, Leo S. Olschki Editore, Firenze 1959.

    1. Falemnderit, Doan, për përgjigjen e hollësishme. Hyllin, uroj që kjo përgjigje të të vlejë për ta zbutur pak arrogancën që shpreh në komentet dhe që kam vënë re se të shtohet në përpjesëtim të drejtë me padijen për temat e trajtuara.

      1. Xhaxha, përkundrazi… me ç’solli në këtë koment zotëria që ka shkruajtur artikullin, edhe mua po më vikërka keq që e paskam pregjykuar Kanunin.
        I rritur me frymën që Kanuni është i keq, asnjëherë nuk pata marrë mundimin që të kërkoja ta lexoja gjëkundi, por me sa u soll këtu, shoh se qënka një kod juridik i mirpërcaktuar dhe bile, aq i mirpërcaktuar, saqë nevoja që të ketë një institucion që ta vëzhgojë, jo vetëm që nuk është mangësi, por dhe po të kishte një institucion të tillë do të ishte i tepërt.

        Më kuptoni, nuk është se po them që Kanuni do të ishte një nga zgjidhjet e mundëshme për periudhën e sotme, e përjashtoj kategorikisht (edhe mua do më tungëllonte akoma më absurde se sa thirrjet për Sherihatin), por e kam fjalën që për kohën për të cilën bëhet fjalë, paska qënë edhe më i saktë se Kodi Civil apo Penali aktual.

        1. Kur flitet për “Kanun”, them se duhet dalluar gjithnjë mes tre koncepteve të ndryshme – të paktën. Së pari, është Kanuni i Shtjefën Gjeçovit, i cili ekziston si tekst i shkruar dhe që, pas gjase, dikur diku, ka qenë zbatuar rigorozisht ashtu. Së dyti, është Kanuni që e kanë në gojë entuziastët e gjithçkaje etnike, arkaike dhe kombëtare, dhe që zakonisht shoqërohet, mendërisht me ikonën ose më mirë cartoon-in pop-kulturor të malësorit mikrocefal dhe qafëgjatë me mustaqe. Së treti, është Kanuni që e përmendin vrasësit dhe kriminelët ordinerë, sa herë që duan t’i japin një “kuptim” ndyrësive të tyre, për gjykatat dhe për publikun. Duhet të bëjmë kujdes të mos i ngatërrojmë këto tre kuptime, ose shfaqje të konceptit. Kanuni i Gjeçovit, me të cilën merren historianët, antropologët dhe specialistët e të drejtës kanunore, është një korpus juridik i jashtëzakonshëm, i pasur dhe sistematik, por tashmë i vdekur dhe i mumifikuar; Kanuni i kombëtaristëve pop është një lloj imazhi pseudo-hieratik masturbator por jo më tepër; Kanuni i vetëgjyqësive të sotme është një shenjë dëshpërimi, kur nuk buron nga maskarallëku ordiner, por nuk ka ndonjë lidhje organike me atë të dikurshmin, madje edhe kur vrasësit kujtojnë se janë duke e ndjekur vërtet. Masa e popullatës malësore, që shpesh është zhvendosur drejt qyteteve, sot me “Kanun” ka parasysh, zakonisht, justifikimin për çdo lloj vetëgjyqësie, të mbështetur mbi konceptin e thjeshtë të hakmarrjes, përfshi këtu edhe vrasjen e fëmijëve dhe të njerëzve krejt të pafajshëm; ose çdo lloj mënyre të reagimit dhe të ndëshkimit të një krimi ose padrejtësie, që e përjashton implikimin e organeve të rendit dhe të drejtësisë. Disa prej kombëtaristëve e lëvdojnë “Kanunin” sepse ashtu u duhet për projektet e tyre të fantaksura, që janë në thelb autoritariste dhe flirtojnë me fashizmin folklorik duke promovuar kultin patriarkal të “burrnisë”; për ta bërë këtë, shfrytëzojnë ndonjëherë edhe entuziazmin ekzotifikues të antropologëve, sidomos të huaj, që habiten me dukuritë tragjike të gjakmarrjes, por që nuk duan ta bëjnë lidhjen midis kësaj murtaje sociale dhe dështimit total të shtetit për të themeluar një prani të besueshme dhe autoritare në komunitetet malësore, edhe në malësi edhe në qytetet.

          1. Shtoj dhe nje koncept limit te “konceptit te trete” qe shtron ti Xhaxha, por qe meriton te shikohet jo thjesht si koncept me vete, por si aktualizim i nje ligji arkaik brenda nje ligji modern fale konceptit akohor te vetgjyqesise, dhe qe ka te beje me impotencen e strukturave shteterore apo korrupsionin e tyre ne aplikimin e drejtesise.

            Eshte e vertete qe ideja se shteti nuk funksionon si c’duhet mund te perbeje nje lloj justifikimi apo alibie per aktivizimin e vetgjyqesise kanunore, edhe kur kjo vetgjyqesi kanunore nuk eshte ne thelb pervecse nje kodifikim i krimit; por eshte po aq e vertete se mosfunksionimi i shtetit ne lidhje me aplikimin institucional te drejtesise, nuk eshte thjesht ide justifikuese, por realitet i kudo ndodhur.

            Pra duhet dalluar mes perjashtimit te organeve shteterore ne emer te aplikimit te vetgjyqesise, dhe aplikimit te vetgjyqesise si pasoje e besimit te humbur tek organet shteterore. Thene ndryshe, duhet dalluar mes vetgjyqesise si shkak qe ka si pasoje bjerrjen e besimit tek organet shteterore, dhe vetegjyqesise si pasoje e bjerrjes se besimit tek organet shteterore.

            Duhet thene se, edhe pse kanuni si pasoje (jo simptome, kjo do ishte tjeter gje) do ishte koncepti me i drejte i aplikimit te kanunit; me gjithe kercenimet e herepashershme te familjareve te viktimave ndaj kujtdo qe gezon imunitet te pajustifikueshem nga organi i drejtesise; apo me gjithe aplikimet e shpeshta te vetgjyqesise si pasoje e padrejtesive sistematike te sistemit te drejtesise: ky lloj koncepti i kanunit, ky aktivizim i nje ligji zakonor kur ligji shteteror shpreh impotence apo korrupsion, nuk para ka gjetur shume jehone.

            Kjo ndodh pasi edhe kur eshte aplikuar, vetgjyqesia nuk eshte teorizuar si element themelor i ligjit me ane te konceptit te ligjit natyral, qe shpreh ne vija te trasha se: Kur shteti deshton ne venien ne vend te drejtesise, apo se kur aplikimi i ligjeve dhe procedurave ligjore legjitimon nje rend tiranik ne vend te nje rendi te drejte, atehere vetgjyqesia eshte detyrim moral i gjithsecilit.

            Perkundrazi, rastet e vetgjyqesise konsiderohen si raste perjashtuese, te tilla qe nuk arrijne te vene ne dukje korrupsionin sistematik dhe impotencen ne organin shteteror te drejtesise ashtu si ky korrupsion dhe kjo impotence ekzistojne aktualisht.

            Keshtu, nese i humburi nga nje vendim i padrejte gjykate (packa se vendimi mund te jete marre brenda “procedurave” ) merr me te drejte ne dore te vet venien ne vend te drejtesise duke ndeshkuar palen tjeter, ate qe duhet te kishte bere ne fakt gjykata, veme re qe fillohet te flitet per nenshtrimin ideal qe duhet te kene njerezit ndaj vendimeve te gjykatave, teorizohet per respektin qe duhet te tregohet ndaj shtetit ligjor, pavaresisht faktit nese keto jane vendime te drejta apo jo, pavresisht faktit nese ky shtet ligjor eshte njekohesisht shtet i se drejtes apo jo.

            Po njesoj, ne mos me keq, nese i humburi nga nje vendim gjykate merr me te drejte ne dore te vet venien ne vend te drejtesise duke ndeshkuar jo palen tjeter, por tashme gjykatesin si legjitimues i padrejtesise, veme re qe ose gjykatesi behet “scapegoat,” perjashtimi qe verteton rregullin, duke u kembengulur ne kete pike se sistemi i drejtesise nuk eshte i korruptuar, por ky gjykates, po, ose qe personi qe ndeshkon gjykatesin konsiderohet si aplikues i “konceptit te trete” te kanunit, mafioz, kriminel, qe thjesht po lan hesapet duke u maskuar pas vetgjyqesise kanunore.

            Une besoj se vetgjyqesia eshte ne mos elementi me themelor te pakten nje nder elementet themelore te drejtesise. Sistemi i drejtesise ne Shqiperi tregon mangesira te shumta ne kete drejtim. Edhe pse vihet re nje intenstet ne rritje e impotences se ketij sistemi per te ndeshkuar lidhjet e krimit te organizuar me shtetin, vetgjyqesia ende nuk shihet si rrethane lehtesuese kur vihet perpara gjyqit, por si rrethane renduese.

            Arsyet me madhore per kete jane dy, por qe nuk te cojne detyrimisht ne trajtimin e vetgjyqesise si rrethane renduese. Arsyeja e pare eshte pikerisht ai “koncepti i trete” i kanunit, ku krimi i organizuar i kodifikon praktikat e veta me ane te vetgjyqesise, duke krijuar keshtu shtet brenda shtetit, sovranitet privat brenda sovranitetit shteteror. Kjo nuk perben arsye sidoqofte “to throw the baby with the bath water.” Fakti qe vetgjyqesia praktikohet nga krimi i organizuar nuk do te thote qe vetgjyqesia duhet pare medoemos si rrethane renduese, pasi rrethana renduese ne kete pike eshte krimi i organizuar dhe jo tradita zakonore.

            Arsyeja e dyte per trajtimin e vetgjyqesise si rrethane renduese eshte nje lexim thjeshte dhe vetem historik i kanunit, ku kanuni konsiderohet si nje kod i aplikuar ne rrethana historike “aktualisht te tejkaluara,” ne nje kontekst historik qe jo vetem i perket te shkuares, por edhe duhet klasifikuar ne terma kohore te mbyllura e pa lidhje me te sotshmen. Nuk po them qe trajtimi i konteksteve te ndryshme historike nuk eshte i vlefshem dhe nuk duhet bere; por se disa koncepte te kanunit, sidomos ai i vetgjyqesise, i kapercejne kufinjte kohore dhe kontekstet historike per te qene aktuale, apo te aktivizueshme ne cdo moment. Aktivizimi i kanunit nuk eshte e thene pra te lexohet vetem si “regres historik” i paaplikueshem brenda shtetit ligjor, por eshte e detyrueshme te lexohet njekohesisht edhe si aplikim i disa elementeve morale ahistorike, apo si aplikim i principeve te ligjit natyral, qe zgjohen pikerisht kur shteti ligjor shfaqet impotent apo i padrejte, dhe qe metojne pikerisht restaurimin e shtetit ligjor dhe drejtesise brenda rendit te ketij shteti.

            1. Në fakt unë doja të shkoqisja kuptimin e fjalës “kanun”, jo të fjalës “vetëgjyqësi”. Këto fjalë shënjojnë koncepte të ndryshme, edhe pse që rrethpriten diku, sado aksidentalisht.

              Në një kuptim, kanuni është e kundërta e vetëgjyqësisë; kërkon ta shmangë atë, duke e rregulluar ndëshkimin e një krimi ose të një shkeljeje me mënyrat e veta; ose duke ia hequr nga duart viktimës së një padrejtësie të drejtën për ta zgjedhur vetë ndëshkimin përkatës.

              Madje edhe vetë fakti që kanuni, në raste të caktuara, si p.sh. të marrjes së gjakut, ia kërkon viktimës që t’i japë vrasësit dënimin kapital, është provë se viktimës nuk i lihet shumë hapësirë për vetëgjyqësi.

              Kanuni është kanun; është një sistem ligjesh, rregullash, parashkrimesh dhe përkufizimesh që i imponohet individit nga jashtë; edhe kur individi është krimineli (ose kundërvajtësi) edhe kur është viktima (ose familjari i viktimës).

              Ajo që bëjnë disa persona sot, që i referohen kanunit për të përligjur impulset e tyre vetëgjyqësore, nuk ka shumë lidhje me mënyrën si vepron(te) kanuni. Këta njerëz e përdorin kanunin, për të shpëtuar lëkurën.

              Thua:

              Une besoj se vetgjyqesia eshte ne mos elementi me themelor te pakten nje nder elementet themelore te drejtesise.

              Në fakt, edhe macja kur e fërkon më shumë se ç’duhet, të kafshon; kjo është gjithashtu një formë vetëgjyqësie, që maces i vjen fare natyrshëm.

              Thua:

              vetgjyqesia ende nuk shihet si rrethane lehtesuese kur vihet perpara gjyqit, por si rrethane renduese.

              Ndoshta këtë do të ma verifikonte ndonjë prej kolegëve juristë në blog; sepse nuk më tingëllon saktë.

              Thua:

              Kur shteti deshton ne venien ne vend te drejtesise, apo se kur aplikimi i ligjeve dhe procedurave ligjore legjitimon nje rend tiranik ne vend te nje rendi te drejte, atehere vetgjyqesia eshte detyrim moral i gjithsecilit.

              Edhe me këtë kam shumë probleme… duke filluar nga perceptimi i këtij “rendi tiranik”; për një hajdut, edhe polici që e kap me presh në duar dhe ia hedh hekurat mund të jetë shprehje e këtij rendi tiranik. Për një paranojak, vetë ekzistenca e organeve të drejtësisë dhe të rendit është shprehje e një rendi tiranik.

              Është e lehtë madje edhe të teorizohet që komunitetet mund ta rregullojnë vetë drejtësinë brenda tyre, pa nevojën e një sistemi që ta bëjë këtë duke u imponuar nga jashtë.

              Më tej, nëse jetojmë në një rend tiranik, p.sh. në një regjim totalitar komunist, kjo nuk është se më autorizon mua moralisht që ta kalb gruan në dru ngaqë më ka tradhtuar me komshiun, me pretekstin se ajo më ka shkelur shenjtërinë e martesës dhe më ka detyruar të rrit fëmijë që janë të dikujt tjetër. As më autorizon moralisht që të plagos me një mjet të ftohtë pronarin e një thertoreje ku punoja dhe që sapo më komunikoi pushimin nga puna, të cilin akt unë e konsideroj si të padrejtë. As më autorizon moralisht, mua pronarin e një vile të cilën ma ka shtetëzuar regjimi për të strehuar atje familjen e shokut komunist të orëve të para Mumtaz Mumtazi, që të shkoj dhe të vendos drejtësinë duke ia djegur shokut Mumtaz Mumtazi (“Çekiçi”) këtë vilë ose edhe shtëpinë e tij në fshat, ku i jeton ende nënoja plakë Feimeja.

              Natyrisht, në këtë mes dhe sidomos sa kohë që edhe ti vetë e lidh drejtësinë natyrore me detyrimet morale, vjen në vështrim edhe ligji që buron nga feja, p.sh. sheriati…

              1. “Madje edhe vetë fakti që kanuni, në raste të caktuara, si p.sh. të marrjes së gjakut, ia kërkon viktimës që t’i japë vrasësit dënimin kapital, është provë se viktimës nuk i lihet shumë hapësirë për vetëgjyqësi.”

                Ne fakt, kjo nuk eshte e vertete, pasi kanuni e le te hapur mundesine e faljes se gjakut, pra nuk e shmang vetgjyqesine, por perkundrazi, lejon te drejten e aplikimit te vetgjyqesise nepermjet te drejtes se zgjedhjes, qe nga marrja e gjakut me denim kapital, deri tek falja e gjakut.

                Rrethane lehtesuese apo renduese? Une ne fakt pyeta perpara se te shkruaja, pasi as vete nuk isha i sigurt, madje isha i se njejtes pershtypje me ty, qe ne fakt duhet te perbeje rrethane lehtesuese. Por me thane qe eshte rrethane renduese, pasi luftohet fenomeni.

                “Edhe me këtë kam shumë probleme… duke filluar nga perceptimi i këtij “rendi tiranik”; për një hajdut, edhe polici që e kap me presh në duar dhe ia hedh hekurat mund të jetë shprehje e këtij rendi tiranik. Për një paranojak, vetë ekzistenca e organeve të drejtësisë dhe të rendit është shprehje e një rendi tiranik.”

                Verejtje legjitime, edhe pse ekstreme. Gjithsesi, nese ekzistenca e nje rendi tiranik eshte nje realitet objektiv dhe jo ceshtje perceptimi subjektiv, atehere besoj se do me japesh te drejte. Nese e mohon absolutisht dallimin objektiv mes nje rendi tiranik dhe demokracise (thjesht per kontrast, nuk eshte demokracia ajo qe dallon nga rendi tiranik ne kete muhabet) dhe ia atribuon kete dallim thjesht perceptimit, atehere i ke hapur rrugen mungeses absolute te rendit, pasi cdo rend do ishte ne meshiren e perceptimit. Pra kusht i principit te vetgjyqesise eshte jo perceptimi i nje rendi tiranik, por ekzistenca aktuale, reale, objektive e ketij rendi.

                Sa per te tjerat, e drejta e te rrahurit te gruas qe ka tradhetuar sepse rendi eshte tiranik, me duket ne mos karikature e tepruar, te pakten keqkuptim total i asaj qe thashe.

                Jam shume dakord qe Sheriati bazohet tek aplikimi i ligjit natyral nepermjet drejtesise hyjnore. Historikisht, ne fakt, si lindje dhe perendim, ligjet e ardhura nga feja i perkasin nje konceptimi natyral te drejtesise. Por nje konceptim i ligjit natyral nuk eshte e thene te kaloje detyrimisht nga drejtesia hyjnore. Vetgjyqesia (dhe edhe vetvendosja, apo sovraniteti) mund te jete princip ekuivalent me drejtesine hyjnore, por i pavarur nga kjo e fundit.

                1. Shembulli me gruan ishte doemos absurd; por e solla qëllimisht, për të kundërshtuar formulimin tënd. Sado absurd të jetë ai shembull, nuk është më shumë absurd sesa të thuash që “Kur shteti deshton ne venien ne vend te drejtesise, apo se kur aplikimi i ligjeve dhe procedurave ligjore legjitimon nje rend tiranik ne vend te nje rendi te drejte, atehere vetgjyqesia eshte detyrim moral i gjithsecilit,” sikurse thua ti. Unë këtë thënie tënden nuk di nga ta zë (më tingëllon, gjynah mos paça, sikur po flet Trocki ose Xherxhinski). Ti aty krijon një dilemë false, midis drejtësisë së zbatuar nga shteti dhe vetëgjyqësisë; dhe më duket se që aty fillon absurditeti. Vetë kanuni, sikurse është zbatuar, është kundërshtim i gjallë i asaj dileme. Unë nuk shoh ndonjë meritë te vetëgjyqësia, përveç një farë katarsisi që e ka vendin në perceptimet artistike (p.sh. Konti i Montekristos, megjithëse edhe këtij i erdhi keq për Danglars-in, në fund; ose filmat e Charles Bronson dhe në përgjithësi krejt klisheja hollywood-iane përkatëse). Ose më mirë, e vetmja meritë që ka vetëgjyqësia, është kur ekziston veçse në trajtën e një mundësie ose kërcënimi për shpagim të menjëhershëm; meqë vendos dhe mban rregull në një nivel mikro, ose kapilar të marrëdhënieve sociale, duke imponuar frikë te kushdo që, përndryshe, s’do ta kishte për gjë të vepronte në pajtim me çfarë e tundon për momentin. Përndryshe, çdo komunitet ka strukturat e veta, për të mos lejuar që mungesa ose dështimi i shtetit të kompensohet me vetëgjyqësi. Për shembull, në një mëhallë tradicionale, mjaftojnë plakat që rrinë në dritare për t’i ruajtur fëmijët kur kthehen nga shkolla prej kërcënimit të një pedofili; nuk ka nevojë që të dalë prindi të patrullojë me automatikun krahaqafë.

                2. Besoj se keqkuptimi ka te beje me nje refuzim nga ana jote per ta pare vetgjyqesine si kategori shume me e gjere nga ajo qe perfaqesohet thjesht nga vigjilantet si Charles Bronson. Por nuk e kuptoj se cfare te ben te mendosh se, bie llafi, mosbindja civile, nuk bie nen kategorine e vetgjyqesise? Cfare na pengon ta zgjerojme kategorine e vetgjyqesise dhe te mos biem pre e karikaturave te Holywoodit? Ti refuzon te mos biesh pre e ketyre karikaturave: e thua vete se vetgjyqesia nuk ka tjeter pervecse merita te nje katarsi fale perceptimeve artistike. Qe ketej, nuk besoj se arbsurditeti qendron ne ate principin e ligjit moral per vetgjyqesine qe solla une, por ne perceptimin tend absurd mbi cka perben vetgjyqesi. Pra je ti qe je duke kryer nje absurdizim te pavlefshem, duke u fokusuar vetem tek nje karikature e njeres prej termave te “dilemes.” Absurdizimi qe ben ti do ishte i vlefshem sikur e verteta e vetgjyqesise te shprehej vetem me ane te vigjilantit holivudian, apo te dajallareve me kallash ne sup. Por se cfare e ben absurde idene se vetgjyqesia eshte nje koncept moral qe nga Cicero, Agustini, Akuinas, e deri tek Rawls; jo vetem ne nivel mikro te organizimit si ai qe mund te verehet aktualisht ne Zuccotti Park por edhe ne nivel makro ku sovraniteti nuk eshte gje tjeter pervec vetgjyqesise nepermjet konceptit te vetvendosjes; dhe jo detyrimisht i karikaturizueshem me figuren e Trotskit, Zan Caushit, apo Chuck Norris; kete nuk e kuptoj.

                3. Shkruan:

                  nuk besoj se absurditeti qendron ne ate principin e ligjit moral per vetgjyqesine qe solla une, por ne perceptimin tend absurd mbi cka perben vetgjyqesi.

                  Ja të ta shpjegoj se çfarë kuptoj unë me vetëgjyqësi (anglisht: summary justice, frëngjisht justice expéditive, italisht giustizia sommaria).

                  Fjalori i Shqipes së Sotme (1984) e përkufizon fjalën kështu: “ushtrimi i një të drejte prej atij që i përket ose që kujton se i përket në kundërshtim me ligjin ose pa iu drejtuar organit shtetëror të caktuar.”

                  Mua ky përkufizim më tingëllon mirë.

                  Më tej akoma, vetëgjyqësia është edhe ndëshkim i zbatuar ndaj dikujt pa proces të rregullt, ose me rrugë ekstralegale, drejtpërdrejt nga pala që konsiderohet si e prekur ose e dëmtuar.

                  Thelb i vetëgjyqësisë është kur dikush merr përsipër të jetë gjykatës dhe zbatues i ndëshkimit (xhelat) për krimin dhe i autorit që mendon se është kryer ndaj tij.

                  Në të gjitha këto përkufizime, unë i jap rëndësi të madhe mungesës së procesit gjyqësor dhe anashkalimit të një institucioni super partes (gjykatës); çka i shndërron krimin dhe ndëshkimin në çështje për t’u zgjidhur midis keqbërësit (kundërvajtësit) dhe viktimës (palës së dëmtuar).

                  Ndonjëherë vetëgjyqësinë e administrojnë të ashtuquajturat cangaroo courts – të tilla si gjyqet revolucionare, partizane, maoiste, komuniste, fashiste, etj. të këtij kallëpi.

                  Karakteristikë e vetëgjyqësisë, të zbatuar në këtë mënyrë “formale” është se ajo shpërfill disa të drejta elementare të të akuzuarit, p.sh. të drejtën për t’u prezumuar si i pafajshëm derisa të provohesh fajtor; të drejtën për të zgjedhur një avokat mbrojtës; të drejtën për të dëgjuar një formulim të plotë të akuzës; të drejtën për të pasur kohë dhe burime të mjaftueshme për t’u mbrojtur; të drejtën për të mos dëshmuar kundër vetes; të drejtën për të thirrur dëshmitarë; të drejtën për të apeluar dhe disa të drejta të tjera elementare.

                  Çfarë ka absurde këtu, të lutem? Këto gjëra janë aq të thjeshta dhe të tejdukshme, sa as që duhej të kisha marrë mundimin t’i përmendja.

                  Po ndoshta ti ke formuluar një konceptin tënd, origjinal për vetëgjyqësinë – me ç’rast do të isha kurioz të mësoja më shumë (vetëm mos e ngatërro me vetëvendosjen dhe sovranitetin, se pastaj nuk do të jem në gjendje të të ndjek më).

  8. Absurditeti i kesaj qe thua eshte se ti nuk po merr parasysh rastin kur strukturat, autoritetet apo institucionet legjitime ne fakt jane te deshtuara, per cka dhe po flisja une, por fokusohesh vetem ne aspektin e anashkalimit te ketyre strukturave, autoriteteve apo institucioneve sikur keto struktura, autoritete apo institucione, te mos njohin asnjelloj korruptimi, asnje lloj tiranie, por vetem nje funksionim perfekt, normal, apo ne kushte ideale. Absurditeti jot qendron ne faktin se po perpiqesh te mohosh moralitetin ideal te vetgjyqesise me ane te moralitetit ideal te funksionimit te institucioneve te drejtesise, cka per sa i perket asaj qe po them une, eshte “futile” pasi me c’mbaj mend qesh mjaftueshem i kujdesshem sa te vija re se:

    “Aktivizimi i kanunit [vetgjyqesise] nuk eshte e thene pra te lexohet vetem si “regres historik” i paaplikueshem brenda shtetit ligjor, por eshte e detyrueshme te lexohet njekohesisht edhe si aplikim i disa elementeve morale ahistorike, apo si aplikim i principeve te ligjit natyral, qe zgjohen pikerisht kur shteti ligjor shfaqet impotent apo i padrejte, dhe qe metojne pikerisht restaurimin e shtetit ligjor dhe drejtesise brenda rendit te ketij shteti.”

    Pra, dhe njehere, ne kushte ideale, nje shtet ligjor duhet te ishte i drejte dhe vetgjyqesia do ishte pikerisht ashtu si c’e pershkruan ti, e padeshirueshme sepse do pengonte venien ne vend te drejtesise, madje edhe shkaktare padrejtesish. Ne kushte aktuale, ose kur eshte vete shteti ligjor qe nuk i ve ne jete idealet e tij, por perkundrazi aplikon nje shperndarje te pabarabarte te drejtesise duke u shnderruar ne nje vetgjyqesi vetem ne duart e nje kaste prifterinjsh ligjor, nderkaq duke u maskuar si shtet ligjor, atehere eshte e drejte dhe detyrim moral i gjithsecilit, dhe jo vetem i kesaj kaste, qe te aplikoje vetgjyqesine.

    Nuk e kuptoj cfare ka te veshtire ne kete qe po them. Kushtet per aktivizimin e vetgjyqesise i kam shtrenguar aq shume sa qe jo vetem ne kushte te mosfunksionimit te shtetit ligjor do ishte ky aktivizim legjitim, por do duhej qe ky aktivizim i vetgjyqesise per te gjithe te kishte si qellim restaurimin e vet rendit te shtetit ligjor.

    Ti tashti, ose nuk e lexove deri ne fund ate qe kisha thene, kushtet pra qe nuk e bejne dilemen ne fjale absurde, ose e lexove dhe vendose ta injoroje, duke u fokusuar vetem tek ajo karikature e vetgjyqesise qe shpallet ne princip superiore ndaj principeve te shtetit ligjor, e qe nuk ishte kurrsesi ajo qe thashe une. Dhe eshte pikerisht kjo ajo qe e ben kendveshtrimin tend absurd, sepse teper te ngushte, ngaqe nuk merr parasysh rastin kur shteti ligjor nuk zbaton principet e veta, kur proceset gjyqesore jane sistematikisht te parregullta, dhe qe eshte i vetmi rast kur thirrja per vetgjyqesi duhet pare si thirrje morale.

    Now seriously! Vetem po qe se je i gatshem te pranosh se 1) shteti ligjor eshte i pakorruptueshem, apo per te qene me i sakte, se proceset gjyqesore eshte e pamundur te jene sistematikisht te parregullta, 2) se vetgjyqesia eshte vetem shprehje e disa principeve qe pretendojne se jane me te larta se principet e shtetit ligjor apo se vetgjyqesia eshte vetem rruge ekstralegale (gje qe per absurditet e the) mund njekohesisht edhe te thuash se dilema qe ngrita une eshte absurde.

    Te paren nuk e thua dot, sepse eshte idealizim teper naiv i shtetit ligjor. Por as te dyten nuk e thua dot sepse eshte vetem nje karikature e vetgjyqesise ne mos padije ndaj faktit qe vetgjyqesia nuk eshte detyrimisht rruge ekstraligjore. Permend kangaroo courts, por pse nuk permend edhe kete:

    “In England and Wales summary justice also refers to the system for trying and punishing offenders in the magistrates’ courts.”

    Megjithate, harroji magistrate courts, me e rendesishmja, pse nuk permend edhe kete:

    “However, even the legal authorities themselves sometimes have recourse, especially if the legal and political system are weak on checks and balances, to ‘special courts’, especially in regions and periods of increased insecurity, either in a legally-controlled manner (emergency legislation, martial law) or improvised, as sometimes occurs in wartime or political power struggle.”

    PO, koncepti im i vetgjyqesise eshte i lidhur ngushte me gjendjen e jashtezakonshme, prandaj edhe nuk ka asgje origjinale ne ate qe po them. JO, vetgjyqesia nuk eshte princip moral me i larte se principi i shtetit ligjor, por vetem i aplikueshem ne kushte te deshtimit te ketij shteti ligjor ne respekt te principeve te veta. JO, vetgjyqesia nuk eshte vetem rruge ekstraligjore por e parashikuar me kushtetute sipas neneve te gjendjes se jashtezakonshme. PO, vetgjyqesia eshte e lidhur ngushte me konceptin e sovranitetit, ne dac nepermjet gjendjes se jashtezakonshme “Sovran eshte ai qe vendos mbi gjendjen e jashtezakonshme” (Carl Shmitt), ne dac nepermjet principit te Vetvendosjes. Dhe PO, te thuash se checks and balances jane aktualisht ne gjendje normale e rrjedhmisht thirrja per vetgjyqesi eshte absurde, me duket jo absurditet, por verberi totale.

    1. Arsyetimi yt duket si dialektik, por është sofistik. Për të kundërshtuar një argument qoftë edhe banal, ti sjell si shembull një situatë kaq ekstreme, ku argumenti vetvetiu nuk mund të funksionojë as të vlejë. Unë të them: njeriu nuk është kanibal nga natyra. Ti më thua: por në raste të jashtëzakonshme, njerëzit kanë ngrënë edhe familjarët e vet. Natyrisht, por ky fakt, duke qenë kaq përjashtimor, nuk është relevant për industrinë ushqimore ose për artin kulinar (bie fjala).

      Unë nuk e kuptoj pse ti diskuton në këtë mënyrë, por shoh aty një problem të madh me ty, që i tejkalon caqet e këtij diskutimi. Ç’nevojë ke të sjellësh një argument sofistik, në një temë e cila, me sa di unë dhe me sa të kam parë të shkruash, nuk të ka interesuar ndonjëherë veçanërisht?

      Sa për çështjen që po debatojmë, unë mendoj se sistemi republikan dhe demokratik, të cilit edhe i referohem kur flas për vetëgjyqësinë, i ka në vetvete mundësitë për t’u reformuar, ose për t’u përmirësuar hap pas hapi; pa qenë nevoja për të thirrur skuadrat e pushkatimit. Dhe gjithsesi, argumenti im mbetet i brendashkruar në caqet e një situate shoqërore normale – jo të një krize të përmasave të tilla, që t’i vërë në diskutim të gjitha normat sociale.

      1. Une nuk po kundershtoja asnje argument, Xhaxha, madje isha shume i qarte, te pakten me veten time, qe ajo qe po beja, ishte thjesht te ofroja edhe nje koncept “limit” si shtese e atyre tre koncepteve qe solle ti. Kaq. Sofizem, jo sofizem, pastaj, ate e di ti.

  9. Mua s`mu duk se Presidentja e Kosoves perpiqesh te spjegonte apo mbronte realitetin e sotem me ane te admirimit te saj publik per Kanunin.
    Aberrimet e sotme qe i behen ketij, apo edhe vete fakti qe Kanuni eshte akoma nje sistem juridik me vlere aktuale dhe praktike ne disa pjese te vendit, mund te perbenin ne vetvete shqetesime shume me te medha per klasen politike se sa vlera historike e tij.
    Me shume kjo me duket se tregon per papregaditjen e klases se sotme politike shqiptare. Ne fund te fundit Kanuni eshte ne konkurrence me pushtetin e shtetit shqiptar, dhe nje shtet modern qe nuk siguron dot legjitimitetitn e tij duhet konsideruar i dobet.
    Probleme te kesaj natyre jane shume me te medha se sa ato te natyres historike dhe me duket se Presidentja e Kosoves me cfare thote tregon se i ka ose i zgjedh prioritet gabim.
    Nuk behesh fjale ketu per nje simpozium mbi kulturen shqiptare.

  10. Shume interesant ky lloj kodifikimi. Sepse jam dakord qe sipas ketij kodi vetgjyqesia dhe gjakmarrja nuk kane asgje te perbashket, apo me sakte qe denimi i gjakmarrjes nuk merr parasysh as edhe nje element vetgjyqesie. Vetgjyqesia i bie te jete vetem tejkalimi i kompetencave proceduriale, dhe qe nuk eshte veper qe mund te kryhet nga kushdo, por vetem nga ata persona qe jane veshur me pushtet apo qe kujtojne se jane veshur me pushtet por qe nuk prodhojne ballafaqimin e duhur mes viktimes dhe organit kompetent.

    Dakord ne praktike, por nuk e di sa me bind ne princip ama, ne lidhje me gjakmarrjen, sepse, duke bere avokatin e djallit ketu, mund te argumentoj se marrja e gjakut eshte per gjakmarresin ushtrimi i nje te drejte qe kujton se i perket me kanun. Dakord kodi thote se gjakmarrja eshte kategori me vete dhe nuk ka lidhje me vetgjyqesine, dhe kanuni nuk eshte organ kompetent. Por aq me keq per kodin, dhe aq me mire per te akuzuarin per gjakmarrje atehere, pasi perderisa jane kategori te vecanta, mund te argumentohet se i akuzuari nuk ka kryer vepren e gjakmarrjes por ka ushtruar nje te drejte qe kujtonte se i perkiste. Kanuni nuk eshte organ kompetent, dakord. E po ja qe i akuzuari, fale zakonit, kujtonte se ishte se.

    Per t’iu kthyer rrethanave ne kete pike, ta kam llafin qe nuk mund te mohohet nje mbrojtje e gjakmarresit kur rrethanat jane te tilla qe gjakmarresi kujtonte se ishte duke ushtruar nje te drejte qe i perket.

    Shiko kush eshte problemi me i madh. Vrasja me paramendim denohet me 15 vjet. Me sjellje te mire vrasesi del per 8. Mirepo shiko nenin 48 piken b dhe c. Nuk mund te mohosh gjendjen psiqike te gjakmarresit te shkaktuar nga butesia qe tregon sistemi penal ndaj vrasesit te pare, si dhe nuk mund te mohosh epersine e kodeve kanunore atje ku keto kode jane ne fakt eprore ndaj individit.

    Per me teper, eshte kunder-efektive qe krimi origjinal te ndeshkohet aq lehte dhe te presesh qe kjo te zgjidhet duke denuar gjakmarrjen me rrepte. Ne nje vend ku mentaliteti dhe zakoni eshte i tille qe gjaku lahet me gjak, 15 vjet per vrasje jane nje absurdidet ligjor dhe nje impotence penale qe i hap vet rrugen gjakmarrjes dhe vetgjyqesise. Problemi eshte qe sa me i dobet te shfaqet shteti ligjor, aq me shume njerezia kujtojne se jane duke ushtruar te drejta qe ju perkasin. Me logjike, kjo e ben vetgjyqesine jo thjesht veper, por rrethane qe varet nga vete efikasiteti i shtetit ligjor.

    Nuk e di a me kupton, apo jo, plus qe duhet t’i kerkojme ndjese Doan Danit pasi kemi dale shume nga tema.

  11. Ju lutem te mos anashkaloni diçka thelbësore. Kanuni i Gjeçovit ndryshon pothuajse tërësisht, te paktën ne çështjet penale, nga normat self-service te viteve te fundit. Veprimi i atij “komshiut” qe vjedh token dhe behet shkak për konflikte sipas Kanunit është i ndaluar dhe ndërhyn komuniteti ne zgjidhjen e çështjes se kufijve, edhe pse konflikti mund te ketë shkaktuar viktimat e para si pasoje e justifikimit kanunor te vetëgjyqësisë. Kush nga ju ka njohuri mbi historinë e Perandorisë Romake, para reformave te vëllezërve Gracco, por edhe ne vijim, do te kujtoje rendësin e gurëve te kufirit, qe lidheshim ne mënyrë direkte me forca mbinatyrore dhe lëvizja e tyre shkaktonte ndërhyrjen hyjnore. Finlandezet njohin Rajaäijaä-n, si mbrojtës mbinatyror i kufirit, tek indianet ne këtë rol gjejmë Bapa-n. Frazer sjell shembullin e fisit Wakagga, ne Tanganikë, ku udhëheqësit e fiseve, sipas traditës, i përcaktonin kufijtë nëpërmjet varrimit te gjalle te një vajze dhe një qengji. Romaket i kushtonin sakrifica ditën e 23 shkurtit, kur festohej Terminalia. Besoj se ne çdo kulture, ose te paktën ne shumicën e tyre, nga veriu ne jug, nga njëri kontinent ne tjetrin, kufiri është shenjtëruar. Sot kjo “shenjtëri” sanksionohet nga ligji, por ligje dhe normativa janë prodhuar nga shoqëria vazhdimisht dhe një nder to është edhe Kanuni. Jo rastësisht betimi me i rëndësishëm i malësorit katolik te Gjeçovit është ai mbi gurin. Përveç trashëgimisë pagane, kjo lidhet edhe me kufirin. Kanuni sanksionon ne mënyrë kategorike – dhe mbase është pjesa me detyruese dhe me e qarte e te gjithë kodit – pandryshueshmërinë arbitrare te kufirit. Natyrisht, kjo nuk përjashton abuzimet e atëhershme dhe degjenerimin e sotëm.

    ****

    Nuk është e vetme Jahjaga ne përzgjedhjen e simboleve, miteve dhe ne abuzimin e politikes me historinë. Kryeparlamentarja Topalli ne fjalimin e mbajtur ne konferencën e organizuar ne Vilnius, ne qershor-korrik 2011 (http://www.gazeta55.al/index.php?kat=opinione&artikulli=21244), e prezantoi femrën shqiptare me tre personazhe-simbole: me Rozafën, Teutën dhe Nënë Terezën. Rozafa, pjese e një legjende jo vetëm shqiptare dhe as evropiane, “historikisht” i takon një periudhe shume te hershme, ku nuk ishte akoma shqiptar. E nëse kishte, atëherë i bie qe edhe Ada/emi te jete shqiptar. Jirečeku vë në diskutim edhe ekzistencën e saj fizike, pasi sjell disa argumente rreth mundësisë te një origjine toponimike te emrit Rozafa, konkretisht siriane, nga “kalaja” ku jetoi Shën Sirgji, kaq familjar për zonën e Shkodrës dhe Dalmacisë jugore, në shekujt e mesjetës se hershme, kur kjo zonë ndikohej fuqishëm nga Krishtërimi oriental. Personazh përrallash apo toponim i importuar, se pari, për ne shqiptaret Rozafa mbetet maksimumi një shembull endemik vetësakrifice dhe automatikisht lidhet me një lokalitet specifik, prej ku vjen edhe Topalli. Se dyti, ajo ju nënshtrua vullnetit te mashkullit dhe kjo e rrezikon ta shpërfytyrojë tentativën e Topallit për te sublimizuar lirinë dhe virtytet e femrës shqiptare. Se treti, praktika e sakrificës është e ngjashme me atë te fisit Wakagga ne Tanganikë (sot pjesë e Tanzanisë), çka e shtrin këtë “vlere” ne popuj me te cilët kemi lidhje vetëm nëpërmjet teorisë se evolucionit ose kreacionizmit. Se fundmi, ka edhe një detaj, Rozafa është shqiptare sa ç’është Enea italian. Këtu pasqyrohet mire ideja e pandryshueshmërisë historike: sikur shqiptarët janë krijuar diku, pa kërthizë – siç ironizon Gellneri –, dhe ashtu kane ngelur. Por nëse ne nuk murosim femra në mure, do te thotë se kemi ndryshuar, e atëherë perse nuk pranohet qe diçka e tille ka ndodhur ne harkun kohore qe shtrihet nga periudha hipotetike e Rozafës e deri sot? Sinqerisht nuk e besoj qe ministrja suedeze Maud Olofsson, e pranishme ne takim, te jete fokusuar tek Nils Holgerssoni.
    Edhe Teuta – ne këtë diskutim përfaqëson edhe një identitet “profesional” ose social – merret si shqiptare. Nuk është ndonjë risi. Ka mjaft zëra te akredituar qe e kane shpallur Kostandinin e Madh si ilir, vetëm sepse ky lindi ne Nishin e një province ilire. Për me tepër, sikur te kishim parasysh përshkrimet e historianeve antik mbi Teutën vështirë se Topalli do ta përdorte si simbol ne krahasimin e saj. Nuk mohoj qe Polibi ishte historian i pushtetit, por nuk ka nevoje për ndikime politike te kohës për te kuptuar mungesën totale te vizionit politik te Teutës, apo mënyrën e ardhjes ne pushtet, si regjente e djalit qe Agroni kishte me motrën e saj Triteutën. Ky mekanizëm i marrjes se pushtetit ishte normal për kohen, por Topalli ia vesh personazhin aktualitetit dhe këtu qëndron anomalia (lapsusi) komike, pasi politika e sotme pretendon se është e moralshme e virtytshme, dhe fjalimi kërkoi te mbronte virtytin e femrës shqiptare.
    Personazhi i fundit është e kudondodhura Nënë Terezë, “si majdanozi ne kuzhine” – siç thonë italianët. Kapërcehen 2200-2400 vite histori dhe nga lokalizmi i Rozafës, deri diku edhe i Teutës, kalohet ne ekstremin e universalizmit, tek personazhi qe e ndërtoi jetën ne shërbim te Zotit dhe për ta bërë këtë ju desh te braktiste vendlindjen, Shkupin osman me pas serbo-kroato-slloven, familjen e saj, duke ndjekur vokacionin hyjnor dhe duke u njësuar ne një kulture qe i tejkalon plotësisht kufijtë e kulturës dhe traditës shqiptare. Madje është përfaqësuese e pjesshme e saj. Duke përfituar nga rasti për te përjashtuar ndonjë gjykim naiv, qe mund t’i interpretoje këto fjale si mohim i origjinës shqiptare te Nene Terezës, kujtoj qe me origjine shqiptare janë edhe nobelisti Ferid Murati, futbollisti Hakan Şükür, e nëse duam te zhytemi ne histori dhe te shqiptarizojmë për hobby, mund te konsiderojmë edhe origjinën e Dioklecianit, e arkitekt Sinanit, e ndonjë veziri, e arbëreshit marksist Antonio Gramshi – edhe pse kjo nuk do t’i pëlqente antikomunisteve tanë –, e politikanit Francesco Crispi, etj. Ne një diskutim krahasimor vlerash dhe traditash kombëtare, personazhet-simbol të përzgjedhur domosdoshmërish duhet te jene ndikuar thellësisht nga konteksti kulturor etnik. Pra, sa ndikon shqiptarizmi, ose sa ka ndikuar konteksti i vendlindjes territoriale, tek veprimtaria dhe objektivat e personazheve të mësipërme?
    Hendeku i mungesës te një veprimtarie personale te admirueshme ne favor te kolektivit dhe kompleksi i inferioritetit përballë auditorëve te ndryshme, tentohet te tejkalohet me simbole. Shikoni se ne jemi si Rozafa, Teuta apo Nënë Tereza. Dhe ne fakt politikanet tanë janë te gatshëm te murosen për atdheun dhe popullin, te duan njeri-tjetrin e te sjellin faqen tjetër. Por këto simbole, përveç përshkrimeve romanike, janë përzgjedhur për te përfaqësuar identitete te tjera anësore, qe jo për këtë arsye mund t’i konsiderojmë te dëmshme ose te zhvleresueshme, dhe transportohen nga uniciteti tek masa. Teuta e Topallit mishëron impenjimin e sotëm te femrës shqiptare ne politike, prandaj simbolizon vetëm ato femra qe angazhohen ne hallkat e shtetit ose pushtetit. Nënë Tereza simbolizon një femër qe ju përkushtua mesazhit te Jezusit, direktivave te institucionit universal Kishë, pra edhe këtu komuniteti i femrave te identifikueshme është i kornizuar. Është ironike, por Rozafa përrallore rrezikon te përfaqësojë me mirë femrën shqiptare, sepse është e nënshtruar nga patriarkalizmi dhe maskilizmi nganjëherë mizogjen. Ja qe Rozafa kundërshton logjiken interpretuese te kryeparlamentares. Tre vëllezërit nuk hynë ne lotari për te shpëtuar femrën, sepse ishin te bindur qe ajo duhej te vdiste, por për ta zgjedhur: edhe ato dy vëllezërit e mëdhenj hileqarë iliro-shqiptare janë, pa çka se shpesh e harrojmë. Ndërkohë, gazeta 55 e paraqet “leksionin” e Topallit si histori mbarëshqiptare.
    Pa informacione mbi ekzistencën e personazhit (Rozafa) dhe mbi veprimtarinë (Teuta), e kaluara njëtrajtësohet ne përgjithësime normalizuese, nëpërmjet figurave dhe aktiviteteve anormale. Përveç abuzimit historik ka edhe një interpretim abuziv. Kjo fillimisht duhet t’i shtyjë te reflektoje liderët e ndryshëm, sepse çelësi nuk hap te gjitha dyert, natyrisht për mungese përputhshmërie. Edhe kur ka çelësa ‘master’ janë bravat e njejta. Mirëpo nuk është e drejte dhe e realizueshme që i tërë populli t’i përshtatet identiteteve te mishëruara nga disa personazhe-simbole, ashtu siç nuk eshte serioz promovimi i perrallave dhe idhujve fetar te ngjyrosur me patriotizem, apo hipokrizia e publicitetit te nje idhulli te cilit nuk i imitohet qofte nje karakteristike e sjelljes se tij. Secili ka te drejtën e preferencave ne shfaqjen e identiteteve te ndryshme, por figurat e institucioneve shtetërore nuk përfaqësojnë vetveten.

    1. “nuk është e drejte dhe e realizueshme që i tërë populli t’i përshtatet identiteteve te mishëruara nga disa personazhe-simbole, ashtu siç nuk eshte serioz promovimi i perrallave dhe idhujve fetar te ngjyrosur me patriotizem”

      me nder me thënë, na çavët tarravilen me kto moralizmat tuaja.
      Askush nuk ndihet krenar, apo krenohet, që ato figura përçojnë kulturën apo traditat shqiptare; NDIHEMI KRENARË, sepse TOKA KU KEMI LINDUR KA NXJERRË, ka rritur dhe kanë vepruar FIGURA TË TILLA .

      Mua s’më mban me bukë as Rozafa, as Teuta dhe as Nënë Tereza apo Skënderbeu, por fakti që rrënjët e këtyre figurave përkojnë gjeografikisht me atë çka sot quhet Shqipëri , në mos krenar, nuk ka përse të më bëjnë të ndihem i turpëruar… ose aq më keq, të dëgjoj “moralizma” peslekshe se si duhet të bëj për tu konsideruar modern…

      1. Edrus, po sikur ti te jesh viktima ne kete mes? Sepse ti e di shume mire, qe ne mos Topalli, dikush tjeter, do vije dhe krenarine tende do e perdori. “Nene Tereza, mundesuar nga SALI BERISHA.” Nuk eshte problemi tek “moralizmi” qe thua ti. Fakti eshte, dhe une jam shume dakord me Danin, qe ekziston nje abuzim me keto figura, pikerisht sepse jane figura qe ngjallin krenari, apo respekt. Nje gje eshte krenaria, dhe nje tjeter respekti. E nese keto figura meritojne repsekt, krenaria eshte e pavend. E njejta kritike qe ka bere Dani me lart, vlen edhe sikur Topalli te mos perdorte si platforme Teuten, Rozafen dhe Nene Terezen, por sikur te perdorte bie llafi Fishten, Migjenin, etj. U prit, edhe keto i ka perdorur si platforme. Edhe cfare pastaj se toka ku kemi lindur ka nxjerre figura te tilla? Mos Italia ka nxjerre me pak? Mos Franca ka nxjerre me pak? Mos Turqia e Greqia e Serbia e Amerika e Gjermania kane nxjerre me pak? Jo po ata jane krenare per te vetet, do thuash ti? Edhe cfare pastaj? Fakti qe nje gjerman eshte krenar se Gjermania ka nxjerre Kantin nuk do te thote se kjo lloj krenarie nuk eshte e semure edhe kur vjen nga gjermani. Po njesoj per nje italian ne lidhje me Garibaldin, apo per nje amerikan ne lidhje me Washington. Keto lloj krenarish jane te semura, sepse behen shume kollaj pre e abuzimeve. Dhe ky nuk eshte moralizem pesleksh, dhe ti e di shume mire kete. Krenari, po per cfare? Ato figura nuk jane bere figura te tilla duke qene krenar per figurat paraardhese, por duke respektuar ne rradhe te pare aktivitetin qe kane ushtruar. Ne kemi nje mbidoze krenarie ne lidhje me keto figura, dhe nje mangesi respekti ndaj aktivitetit te tyre. Perndryshe do perpiqeshim t’i kishim modele, e jo te hidheshim me te katra kunder moralizmave peslekshe qe nuk na lejokan te ndjehemi krenar me faktin qe keto figura i paska nxjerre kjo toke, a thua se figura te tilla paska nxjerre vetem ajo njesi gjeografike qe quhet Shqiperi, dhe jo ne fakt edhe toka e djerre dhe e shkrete e Firifistunit.

        1. Luljan, të më falësh që nuk ta lexova komentin deri në fund, por s’mund të rri pa të thënë që autori nuk e ka me abuzimin që i bëjnë autoritetet lavdisë së figurave historike… autori thotë: nuk është e drejte dhe e realizueshme që i tërë populli t’i përshtatet identiteteve te mishëruara nga disa personazhe-simbole, ashtu siç nuk eshte serioz promovimi i perrallave dhe idhujve fetar te ngjyrosur me patriotizem,”

      2. Edrus, kjo e “tokës ku kemi lindur” është metaforë – dhe nuk ngrihet argumenti me metafora. Se nuk jemi bimë, de, që të mbijmë nga dheu! Ose më mirë – janë të tjera dhera ato që na ushqejnë (për ta vazhduar metaforën).

        1. Edhe aq metaforë nuk më duket Xhaxha… se sado kozmopolit që të jem unë, sado që të them se jam qytetar i botës (cittadino del mondo), ngado që të shkoj, do më pyesin: Nga je?

          Tani, kur unë të përgjigjem që jam shqiptar dhe, për hipotezë të rastësishme, bashkbiseduesi të më thoshte: “Ahaaa, Madre Teresa ka qënë shqiptare”, si duhet t’i përgjigjem? Me një: “Po mer po, po lene dreqin t’kalbet atje ku është, se mua s’ka pse të më bëjë të ndihem krenar”?
          Po pse ore u dashkam ndjerë unë me një krenari të sëmurë, ndërkohë që po të përmëndësh Janullatosin të hidhen në fyt? Po kaq më shumë paska bërë për Janullatosi se Nënë tereza?

  12. ”’Secili ka te drejtën e preferencave ne shfaqjen e identiteteve te ndryshme, por figurat e institucioneve shtetërore nuk përfaqësojnë vetveten.”’

    Topalli s’ka perfaqesuar vetveten, thjesht ato 3 figurat femerore, madhore, kane lidhje ne nje menyre a tjetren me Shkodren, nga eshte vete Topalli.

    Ketu s’ka shfaqje te identiteteve te ndryshme, ketu ka shfaqje te identitetit kombetar, i cili kalon edhe nga mitologjia pagane, edhe nga historia e lashte, biles edhe nga Nene Tereza si ‘new entry’ ne hit parade.

    Nuk do shume mend per te kuptuar se hyrja ose jo e nje figure ne panteonin kombetar, nuk varet edhe aq nga aktiviteti i kryer sesa nga vullneti i shoqerise shqiptare per te ngritur ne vlera te vetat, te perbashketa, vlerat qe individi perçon.

    Shoqeria perzgjedh tek vlerat e individit ato qe i interesojne asaj, nuk e sheh individin ne teresine e tij, sepse shoqeria e di qe po pa ndokend ne teresine e vet, meqe shenjtoret e vertete nuk ekzistojne, s’ka per te shenjteruar askend.

    Tek Rozafa shoqeria ka marre vleren e vetemohimit per hir te bashkesise, ate nuk e detyron me force askush te muroset, sipas gjasave do e kene murosur me force, veçse shoqeria do qe ajo te paraqese vleren e vetemohimit dhe dashurine e femres qofte si nene e bashkesise qofte si nene e nje femije.

    Tek Teuta, ne sistemin shqiptar te vlerave pak rendesi ka si,qysh,tek e mori pushtetin, por vendosmeria e femres ne nje hapesire burrash si politika, dmth Teuta ne sistemin shqiptar ne radhe te pare eshte burrneshe, pastaj edhe si mbrojtese e atdheut nga synimet romake, meqe kur Roma i tha dale te te ve kular paqesisht, ajo iu pergjigj me lufte.

    Tek Nene Tereza, ne sistemin shqiptar pak rendesi ka se ciles fe i perket apo ku e kreu aktivitetin, por dashuria e madhe per njeriun,per njerezimin, te vuajturin, dmth ketu sistemi i lejon vetes njefare filantropie.
    Tani, sesa sistemi do e perthithe kete filantropi ne kendveshtrimin historik eshte per tu pare, une nuk besoj se Nene Tereza do te arrije te mbaje pozicionin.
    Nuk besoj, jo se del Doan Dani apo ringjallet Muhamedi dhe i vihen kunder, por sepse kjo vlere filantropike nuk qendron mire ne panteonin shqiptar, po ashtu figura e murgeshes bie ndesh me te burrneshes, bie ndesh me te nenes, bie ndesh me etnocentrizmin e femres, pra ka probleme te medha te qendroje krahperkrah me te kundertat e veta.

    Prandaj si perfundim, qe te mos humbas me kohe tek kjo teme qe me mire te titullohej, Leksione te avancuara rreth tjerrjes se leshit, persa kohe qe Topalli apo kushdoqofte i paraqet keto personazhe duke respektuar kendveshtrimin e sistemit shqiptar te vlerave, atehere eshte duke kryer funksionin e vet politik me se miri dhe bravo i qofte.

  13. Fjalise time qe pranon se “secili ka te drejtën e preferencave ne shfaqjen e identiteteve te ndryshme, por figurat e institucioneve shtetërore nuk përfaqësojnë vetveten”, ju i replikon me pohim se “Topalli s’ka perfaqesuar vetveten, thjesht ato 3 figurat femerore, madhore, kane lidhje ne nje menyre a tjetren me Shkodren, nga eshte vete Topalli”. A nuk eshte kjo paradoksale?
    Ju po thoni se identitetet dhe identifikimet e tre figurave lidhen ne menyre direkte me Topallin, me zonen e saj, pra me “vetveten”. Gjitashtu, sic kam keshilluar qe ne nderhyrjen e pare, fjalet nuk jane per zbukurim dhe jashte kontekstit. ‘Vetveten’, nenkupton identitetet personale te shprehuara ne kete rast nga nje person publik.

    Rozafa misheron, ashtu sic e konfirmoni edhe ju, identitetin e vendlindjes se ngushte, pra identiteti i rrenjesimit. Sidoqofte mbetet ne boten e perrallave dhe nuk eshte serioze te propagandohet ekzistenca e saj historike: ne artikullin e gazetes 55 titulli eshte elokuent, Topalli e beson si histori reale me shume se “mitologji”. Teuta misheron identifikimin profesional ose statusin social te femres politikane. E mori pushtetin apo jo, ishte e zgjuar, e virtytshme, Teuta e fjalimit te Topallit misheron femren me pushtet, pastaj mund te hyjme ne detaje.

    Hyllin, verej qe keni nje konfuzion mbi Nene Terzen. Ju e quani filantrope, por nese personazhi e filloi veprimtarine e saj per te ‹‹sjellë Krishtin tek shtëpitë dhe rrugët e shtresave me të ulta›› – dhe ketu po citoj vete misionaren ne ate qe At Brian Kolodiejchuk i ka perzgjedhur nga letrat e saja me domethenese, e ju siguroj qe mund te vazhdoj ne kete aspekt deri ne “merzitjen” tuaj – duhet respektuar ne ate kontekst. E keshtu kemi te bejme me ‘caritas’ kristiane, e perkthyer ne shqip nga fjalori i Ferdinand Lekes dhe Zef Simonit si ‘dashuri’, por i duhet shtuar edhe dicka, per hir te kontekstit dhe shmangies se keqkuptimeve nga naiviteti, sepse keshtu eshte e manget, konkretisht ‘dashuri ne emer te Zotit’. Nene Tereza nuk ishte kengetare laike (ose deiste) me llogarine bankare plot, por misionare. Dhe jo misionare e promovimit te shqiptarizmit nepermjet dashurise te frymezuar nga Zoti Komb, qe nxit ne diferencimin me fqinjet tane, e nese eshte nevoja edhe ne marrjen e armeve kunder tyre, per mbrojtje ose jo, pak rendesi ka. ‘Caritas’ e Nene Terezes eshte filantropi ne kuptimin e bamiresise – edhe ketu mund te komentojme gjate -, por jo te motivacionit dhe tipologjise: dy fjalet dallohen pikerisht tek motivacioni dhe konteksti. ‘Dashuri’ ka ne raporin e dy bashkeshorteve, por ka edhe mes prindit dhe femijes. Fliet per te njejten dashuri ne keto dy raste? Duke e shperngulur Nene Terezen nga konteksti i misionarizmit fetar, mund te barazojme filantropine me caritas/dashuri. Mirepo shperngulja eshte abuzim, ose arnim. Edhe duke i huazuar Nene Terezes caritas/dashurine (ju e quani filantropi), perseri ajo eshte e kornizuar tek besimi, qe “rastesisht” dhe “cuditerisht” perputhet me identitetin fetar te Topallit. Kjo nuk do te thote se veprimtaria dhe figura e Misionares nuk jane madhore dhe te admirueshme.

    Kur zonja te behet Kryeparlamentarja e Shkodres autonome, kryetare e “Bashkimeve profesionale” dhe perfaqesuese e hierarkive fetare mund ta kuptoj kete loje figurash, por ja qe perfaqeson Shtetin e te gjithe shqiptareve dhe jo preferencat personale, qofshin ato te zgjerueshme mbi nje komunitet, qe gjithmone nuk eshte gjithperfshires. Natyrisht ajo mund te shprehi edhe identifikimin me nenen, bashkeshorten, por nuk besoj se ne Vilnius ishte e ftuar si nena ose gruaja e dikujt.

    Me beri pershtypje si intepretuat nje sjellje te Rozafes, nje te Teutes dhe nje karakteristike te Nene Terezes, nen pretekstin se shoqeria vendos perzgjedhjen dhe, gjithmone shoqeria, ka te drejte. Ne kete menyre i jepni te drejte edhe shoqerise gjermane te viteve ’30. Mund t’i jepni te drejte edhe atyre qe nga Hitleri perzgjedhin vendosmerine, krenarine, atdhedashurine dhe e shpallin hero. Duke i vleresuar nje tipar te personalitetit, karakterit ose veprimtarise mund te reabilitohen Haxhi Qamili, Esat Toptani, Enver Hoxha, Zan Caushi e shume e shume te tjere. Preferencat e shoqerise jane relative ne kohe dhe hapesire. Mirepo nese merret ajo qe na pelqen nga Rozafa, Teuta dhe Nene Tereza, veprimi eshte nje arnim vlerash e preferencash te çastit. Pra, krijim, sajim, etj. Te mos konsiderosh individin ne teresi, sic thoni ju, nuk eshte njelloj me verberine ndaj kontekstit.

    ****

    Perfitoj nga e njejta hapesire.
    Shikoj edhe nje edrus te acaruar nga fjalia “nuk është e drejte që i tërë populli t’i përshtatet identiteteve te mishëruara nga disa personazhe-simbole”.

    Deri sot nuk njohim identitetin e vetesakrifices, te marrjes se pushtetit dhe dashurise. Keto jane veprime, do te thoja racionale dhe koherente, te ndermarra nga individe ose grupeve ne perputhje me ato qe sociologjia i njeh si komuniteti i perkatesise dhe komuniteti i referimit. Rasti i Rozafes eshte perrallor, anormal per traditen e femres shqiptare, i gjetshem neper tradita te tjera edhe ne menyre kronike, e per me teper i takon 2400 viteve te shkuara, pra nuk e lidh asgje me femren shqiptare ne pergjithesi, pervec nenshtrimit, ndersa lidhet me hijen qe ben Kalaja ekskluzivisht mbi nje zone te vogel te Republikes. Rasti i Teutes eshte nje tjeter perjashtues, sepse i referohet botes se perfaqesise politike, madje ne menyre specifike femres ne institucionet drejtuese, pra matematikisht nje elite, nje identifikimi dhe jo popullit. Nene Tereza, e konsideruar nga shfaqja e dashurise – dhe per kete e njohim e jo per kerkime shkencore ose aktivizim per clirimin e Kosoves -, ne menyre automatike lidhet me besimin fetar, per arsyet qe shpjegova me lart, dhe ne njohim identitet fetar e jo dashuror. Ja nje perjashtim tjeter.

    Mund t’i respektoj dhe te jem krenar per figurat e sjella nga Topalli, por nuk perfaqesoj njerin nga tre institucionet themelore te Shtetit. I takon atyre te jene perfaqesues. Kishte personazhe si Argjiroja – ne vazhden e perrallave – apo si Elena Gjika, Shote Galica, etj., mbase te gjitha anonime per auditorin e Vilniusit. Fundja ne Vilnius asnjeri nuk njihte Rozafen dhe Teuten, e me mire qe nuk i njihin se do kishin qeshur ne mekanizmin e lidhjes se njeriut te pare me shqiptaret. Nene Tereza eshte strumentalizuar gjeresisht nga politika boterore, nje abuzim me teper nuk ngre peshe, pervecse ngelet abuzim. Respekti eshte dicka tjeter, ndersa te thuash “Nënë Tereza është inspirimi që flet me veprën e dashurisë, të pa kushtëzuar”, sic citon gazete 55, perben abuzimin, pikerisht sepse e kthen veprimtarine e misionares ne dicka abstrakte pa kufinj.

    Te jete rastesi qe ne Shqiperi festa e 19 tetorit, e zyrtarizuar ne perkujtim te Nene Terezes, perkon me Lumturimin e saj? Eshte ngritur ne kete status nga nje institucion fetar, qe nuk lumturon per abstraksion, por per veprimtari te lidhura ne menyre specifike dhe ekskluzive me ate bote fetare te ciles i perket institucioni. Shteti zgjedh te perkujtoje piedestalizimin fetar te nje individi per motive teresisht fetare – sepse lumturimi dhe shenjterimi kane rregulla te vecanta te lidhura detyrimisht me doktrinen dhe normativat e nuk jane rezultat i dashurise/caritas – dhe ne humbim kohe duke diskutuar se ajo “është inspirimi që flet me veprën e dashurisë”. Meqenese ka lindur ne familjen shqiptare te nje Shkupi te pretenduar shqipar, mund te zgjedhej ditelindja dhe jo dita e vleresimit fetar te vepres se realizuar jashte trojeve shqiptare.

    Kujtoj gjitashtu se toka “lind” patate, speca, etj. Do te ishte me mire te mos shtrihej afyesia prodhuese edhe tek personat, sepse atehere duhet te kujtohen edhe “produktet” e tjera te tokes: kuneterit e Rozafes, Dhimiter Fari, Enver Hoxha, mijerat e prostitutave e krimineleve qe kemi eksportuar. Madje edhe keto, sic teorizoi Hyllin, mund te riabilitohen ne saje te ndonje vlere. Situta komplikohet kur flitet per “produkte tokesore” si Moisi Golemi e Leke Dukagjini, here bime krenarie e here turpi. E kane fajin rrenjet apo ushqimi i huaj? Ne jemi te gatshem ta gjejme fajin tek tjetri, ashtu sic jemi te gatshem ta transformojme dashurine per arsye fetare ne dashuri per hire te Kombit.

  14. Din e don Dani që të flasë bukur, por vështirë se ja mbush mendjen një edrusi…
    thotë që:
    “<b<Nene Tereza, e konsideruar nga shfaqja e dashurise – dhe per kete e njohim e jo per kerkime shkencore ose aktivizim per clirimin e Kosoves -, ne menyre automatike lidhet me besimin fetar, per arsyet qe shpjegova me lart, dhe ne njohim identitet fetar e jo dashuror.
    Tani zgjidh dhe merr se për se e njohim ne të tjerët (sepse për ty u mor vesh që nuk e paske dhe aq të qartë)?

    Thotë që:
    “Rasti i Rozafes eshte perrallor, anormal per traditen e femres shqiptare, i gjetshem neper tradita te tjera edhe ne menyre kronike, e per me teper i takon 2400 viteve te shkuara, pra nuk e lidh asgje me femren shqiptare
    Po ashtu, pa dashur që të fyej besimtarët, për shumicën prej nesh është po aq përrallor dhe i ardhur nga tradita të tjera Jezu Krishti dhe Muhameti, por jo për këtë, ne që nuk besojmë, marrim guximin që të ofendojmë besimin/credon e të tjerëve

    Thotë që:
    “lumturimi dhe shenjterimi kane rregulla te vecanta te lidhura detyrimisht me doktrinen dhe normativat e nuk jane rezultat i dashurise/caritas
    dhe çuditet se përse Shqipëria feston lumturimin e Nënë Terezës… duke harruar që e njëjta figurë festohet/përkujtohet më shumë se në Shqipëri atje në Indi… apo mos vallë ka dëgjuar që indjanët janë më katolikë se papa?!

    P.s: Përsa i përket “metaforës” së Xhaxhait, por që paske shkuar dhe më tej… jam dakord… çfarë s’nxjerr ajo tokë…

  15. Hyllini ka thene pikerisht çfare po mendoja une ndersa lexoja nderhyrjet e Danit. Dhe me te vertete, kam ngelur i habitur nga aftesia tjerrese gjer ne grotesk e kesaj historise se Nene Terezes qe ka bere kete dhe ska bere ate. Nje mendje me thote qe ska kurrfare vendi per t’u marre me kesilloj “perçartjesh”.

    Rozafa eshte ç’eshte.
    Teuta ishte ç’ishte.
    Nene Tereza.

    Disa pyetje Danit :
    A keni degjuar ju per historine e Tristanit dhe Izoltes ?
    Po per historine e Lenores gjermane ?

    A mendoni ju te pakten keta dy shembuj duhet te pushkatohen ne murin e burgut ?

    I bej keto pyetje sepse, kur ju lexoj ne kete qe shkruani, une i bej pyetje vetes se per ç’djallin na duhet letersia, historia, sociologjia, etj. Per ju, keto s’kane asnje kuptim. Ne mund te jetojme shume mire si peshku qe ne treçerekun e rrotullimit ne akuarium, s’i kujtohet me qe ka qene aty para 5 sekondash. Mund te jetojme pa Ana Kareninen, pa Holden Cauldfieldin, etj.

    Cfare befasie e bukur, nje mikeshe franceze shkruante diku se kishte aq deshire te shkonte nje dite ne “Hanin e dy Roberteve” te Kadarese ! Dhe shtonte se do ta kishte veshtire sepse Kadareja ia ndryshonte vendin nga romani ne roman. C’te bejme ne tani me kete “trashegimi” te vockel te Kadarese, me kete “han” qe disa lexues nga ana e anes besojne ne te si ne Krisht ? T’iu themi qe ai s’ekziston dhe s’keni pse e permendni ? Po sigurisht qe ai nuk ekziston, por ama ekziston ideja qe fshihet pas tij, ideja e mikpritjes, e dliresise apo ku e di une tjeter. Eshte e qarte se mikesha franceze do ta shikoje çdo shtepi malesore si hanin e dy Roberteve, e do te na shohe me nje sy imagjinar, por a s’me thoni : kujt i prish pune kjo, sa kohe qe ky han eshte kthyer ne nje simbol te diçkaje te virtytshme ?

    1. Të gjithë këtyre bashkatdhetarë të mi, që bëjnë bé e përgjërohen për Nënë Terezën dhe nuk lënë rast pa ta konfirmuar se sa e nderojnë atë dhe sa krenarë i bën të ndihen, do të bënin mirë të pyesnin veten, kur të mundnin e kur të gjenin kohë, nëse do të kishin provuar të njëjtat ndjenja dhe emocione dhe të njëjtën devotshmëri për atë grua, sikur ajo të mos kish qenë shqiptare. Sa prej tyre do t’i përgjigjeshin po kësaj pyetje? Prandaj, për mendimin tim, debati për Nënë Terezën nuk është debat për Nënë Terezën, por për hipokrizinë e shqiptarit bashkëkohor.

      1. Para se te merreni me “hipokrizine e shqiptarit bashkekohor”, do te benit mire qe ta mbani blogun tuaj te paster nga sharjet dhe fyerjet.

        OK. Bamirese ne bote, ka pasur dhe ka shume. Ne France kemi pasur dy : Abbé Pierre dhe Soeur Emmanuelle. Megjithate, doni apo s’doni ju, si bashkatdhetari im, as njeri as tjetri nuk e kane kaluar ne fame Nene Terezen. Ajo ka hyre tashme si simbol ne historine bashkekohore, e gjithe bota e njeh, madje edhe vete mjekroshet qe e luftojne sa here t’iu vije ne shteg. Dhe kur shkoj ne librari franceze dhe marr te lexoj biografite e saj, per çudine e madhe tuajen dhe te ndonje tjetri, te gjitha pohojne se ajo ishte shqiptare ! E habitshme, por e vertete. Dhe meqe edhe mua me thone nganjehere se je shqiptar, atehere i bie qe te kem diçka te perbashket me kete gruan ne fjale. Dhe ende me tej, kur me thone se ajo ka bere vetem vepra te mira, atehere s’mund ta pershkruaj krenarine qe ndjej. Sepse, mund te me kishin thene shume mire : tani sapo me vodhen nja dy shqiptare ne tren, dhe une te mos ndihesha mire.

        Megjithate, tani eshte bere e modes qe kur dikush me thote : oh, nuk e dija se edhe Nene Tereza ishte shqiptare, une t’i pergjigjem keshtu gjithe shperfillje : eh ç’me plas mua se ç’ishte ajo, mos me dha ndonje euro mua ? Ehuuuuu.

        Dhe e fundit : ne kete pune s’i merret dora askujt : nese ju bezdiseni nga emri i saj, vazhdoni emisionin, ashtu siç une s’bezdisem fare por edhe kam blere nje bluze ketu ne France me mbishkrimin : “Je suis albanais, Mère Thérésa est une albanaise, e je vous emmerde”.

        1. Ti e kupton, shpresoj, se je duke shkruar budallallëqe kur thua se:

          Megjithate, tani eshte bere e modes qe kur dikush me thote : oh, nuk e dija se edhe Nene Tereza ishte shqiptare, une t’i pergjigjem keshtu gjithe shperfillje : eh ç’me plas mua se ç’ishte ajo, mos me dha ndonje euro mua ? Ehuuuuu.

          Dhe e fundit : ne kete pune s’i merret dora askujt : nese ju bezdiseni nga emri i saj, vazhdoni emisionin, ashtu siç une s’bezdisem fare por edhe kam blere nje bluze ketu ne France me mbishkrimin : “Je suis albanais, Mère Thérésa est une albanaise, e je vous emmerde”.

          Dhe se unë këto budallallëqe të tuat mund t’i marr si provokime, ose t’i marr si simptoma. Gjithsesi, mos harro se ka mënyra të ndryshme për të fyer; dhe se, për mendimin tim, fyerjet më të mëdha këtu në blog – ato ndaj mendimit, së vërtetës dhe ndershmërisë intelektuale – i ke bërë ti.

          1. Dmth, deshiron me teper qe t’ju them “horr e maskara e legen”, dhe nderkohe te them qe si logjike, s’kam ç’them, e keni shume te mire ? Te pakten e morem vesh se ku jeni me kete.

            Behuni pak serioz dhe lerini sofizmat : ketu s’vijme per t’u fyer dhe share, vijme per te thene idete tona. Dhe keto ide, lavdi nuk e di kujt, nuk jemi te detyruar t’i kemi njelloj me te tjetrit. Mund te qelloje, por s’eshte qellim me vete.

            1. Thua:

              ketu s’vijme per t’u fyer dhe share, vijme per te thene idete tona. Dhe keto ide, lavdi nuk e di kujt, nuk jemi te detyruar t’i kemi njelloj me te tjetrit.

              Në fakt, jo; gjithsesi, jo si komentues. Komentuesi vjen për të diskutuar rreth ideve që ka shprehur autori, jo për ta përdorur hapësirën e komenteve si tribunë, për idetë e veta. Këtë e kemi bërë të qartë prej kohësh, si administratorë të blogut.

              Ti nuk debaton – ti llap. Nuk u referohesh mendimeve të tjetrit, as reflekton për to, por ndërton skenarë imagjinarë ekstremë, të cilët pastaj i kundërshton, duke e shoqëruar kundërshtimin me vetëkënaqësi patetike. Këtë gjë e bën edhe më sipër. Ajo puna e euro-ve nuk hyn fare në diskutim, as e ka përmendur kush. As e ka vënë njeri në kontrast adhurimin e idhujve oportunistë, me materializmin, ose dëshirën për t’u zhvatur të tjerëve para. Janë shpikje të tuat; sikurse historitë e trilluara që tregon, të qepura me penj të bardhë, të gjitha.

              Unë, kur ma trajton kështu argumentin, fyhem; sepse kur flas seriozisht, dua që të më përgjigjen seriozisht. Qëllimi im nuk është të fitoj një argument me ty; por të kuptoj më mirë diçka, nëpërmjet debatit. Mirëpo ti nuk kontribuon në debat – deri më sot, ti sistematikisht i ke prishur debatet; dhe jo ngaqë kundërshton, as ngaqë je shumë i zoti i gojës, por ngaqë nuk i përfill të tjerët. Për këtë, të kam përjashtuar një herë nga blogu; mos më detyro të të përjashtoj prapë.

            2. ehe…,
              kam kohë që dua ta them: ti sillesh me këtë blog si prishës i lojës, si ai që nuk luan, por që e nxjerr topin jashtë gjithë kohës, për inat; si ai që nuk lëviz gurët e shahut, por i bie me shkelm kutisë, për ta dhjerë lojën.
              Je destruktiv, vrimë e zezë e mendimit.
              Po të kisha qenë paranojak, do të kisha menduar se ke ardhur në këtë hapësirë me ndonjë mision të caktuar. Por ndoshta është natyra jote.
              Ndonjë borxh nuk të kemi, prandaj na kurse energjitë. Të lutem.

        2. kam blere nje bluze ketu ne France me mbishkrimin : “Je suis albanais, Mère Thérésa est une albanaise, e je vous emmerde”.
          —————————————————————-

          Problemi eshte se shume shqiptare e kane veshur nderkaq ate bluze, duke vendosur, si ju, emrin e Nene Terezes prane m… personal. Nuk shihni asnje problem ne trafikimin e inferioritetit, agresivitetit, vulgaritetit dhe banalitetit permes emrit te Nene Terezes – ky eshte gjithe problemi.

          Bluza juaj me Nene Terezen, perndragur me vetedije (!), megjithate eshte me e vogel se ajo e Sali Berishes (ky e kishte nderur tek Muzeu Kombetar, aty ku ka edhe plot bluza me vrima heronjsh te tjere).

      2. JO Xhaxha! As nuk përgjërohem dhe as nuk ndihem më krenar se një italjan apo indjan çfardo përsa i përket Nënë Terezës, por, ashtu siç juve ju ngrihen nervat me hipokrizinë e shqiptarit bashkohor, mua më ngrihen nervat me hipokrizinë e analistëve bashkohorë si puna e ktij Danit që, në vend që të gjejnë shkaqet e vërteta të mossuksesit të politikave të Jahjagës apo Topallit, shkruajnë çorçafë të tërë duke kërkuar të më thonë që “paaftësia e këtyre figurave për të bërë hajr, qëndron tek instrumentalizmi që i bëjnëi figurës së Nënë Terezës”; Ky po që është absurditet.

        Është e vërtetë që ne, shqiptarët, të sapodalë nga një periudhë 50vjeçare të kaluar me një mbidozë ideollogjike, të ndihemi pak refrektarë ndaj ideollogjive, por mungesa e po këtyre ideollogjive si dhe e objektivave madhorë (siç është BE për grekët, p.sh) e bën pothuajse të natyrshme gjetjen e një pike ku mund të fusim levën për të lëvizur përpara. Mund të tingëllojë si “streha e fundit e maskarenjve” kjo që sapothashë, por nuk jemi as unë, as ti dhe askush tjetër (veç e veç) që mund të themi se sa e gabuar është… kur t’i vijë thika në palcë popullit, emri i këtyre figurave kaq të stërabuzuara nga qeveritarët do kthehet në bumerang ndaj politikave dhe veprimtarive të tyre (shih Greqinë sot).

        Në një kohë që humbjet e djeshme në borsë dhe nivelin e lart të Spred-it ndërmjet Btt italiane e gjermane, konsideroheshin/ krahasoheshin me Amerikën e ’29, jo pak zëra institucionalë italianë u dëgjua të flisnin dhe të bënin levë tek “Ne italianët kemi ditur t’i bëjmë ballë dhe herë të tjera vështirësive të tilla… ndaj do t’ia dalim” … mosvallë gjetën strehën e fundit dhe kta mascalzoni që bëjnë levë tek ndjenja e përbashkët e patriotizmit?

        1. S’mora gje vesh çfare thane tre nderhyresit me lart, xhaxhai, pishak zhgaba dhe T-shirt, por fundja s’prish pune.
          ______

          [ E di c’tjeter nuk prish pune? Prania jote ne kete hapesire. Jo me! Te jemi drejtuar disa here, me lutje, qe te futesh ketu me deshire per bisede e jo per monolog. Kemi humbur durimin me nderhyrjet e tua, te cilat tash e tutje nuk jane me te mirepritura. Nese ke reagime ndaj mendimeve te shprehura ketu, je i lire t’i marresh ne konsiderate ne hapesiren tende, si te te doj e bardha zemer!

          Parrulla]

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: