PRONARI NЁ FOKUS

Shkencat sociale nuk na dёftojnё kur ёshtё lindur saktёsisht figura e pronarit nё shoqёrinё shqiptare, ose ndryshe nё laboratorin mё interesant pёr studiuesit e mbarё botёs, pёrfshirё neve qё po i qasemi pёr herё tё parё me vёzhgimet tona hulumtuese. Pjesё e kategorisё sё homo oeconomicus, si nё tё gjithё viset e tjera, pronari ёshtё shfaqur njёkohёsisht me pronёn, edhe pse nga pikёpamja leksikore ёshtё derivat i saj. Gjithsesi, nё qoftё se ka disa fjalё kyçe qё e shpjegojnё realitetin postotalitar shqiptar, atёherё njёra prej tyre ёshtё doemos “pronari”. Nё qoftё se ka disa prani kuptimplote nё skenёn shoqёrore shqiptare, atёherё njёra prej tyre ёshtё me siguri “pronari”.

Kalimi nga ekonomia e centralizuar nё ekonominё e tregut, filluar nё vitet nёntёdhjetё, nga njё anё shёnoi evoluimin sasior e cilёsor tё e figurёs sё pronarit, nga ana tjetёr stimuloi krijimin e varianteve tё tij, duke e pasuruar galerinё pёrkatёse. Shumё studiues e kanё parё pronёn e pronarin kyesisht nga pikёpamja ekonomike ose juridike (prona private, prona kolektive). Pak syresh e kanё studiuar nga pikёpamja psikologjike, sociologjike, antropologjike. Gjithsesi, ka nga ata qё e konsideron tashmё pronarin shqiptar si qenie gjenetikisht tё modifikuar, krejtёsisht tё veçantё nga homologёt e tyre nё shoqёri tё tjera, pra objekt i domosdoshёm studimi.

Konflikt brezash

Pёr tё kuptuar zhvillimin e pronarit si figurё sociale na vjen nё ndihmё edhe fjalori socioekonomik bashkёkohor. Cila ёshtё fjalia mё e pёrdorur gjatё viteve tё pluralizmit? “I ka dalё pronari”, me siguri statistikore. Nё Shqipёri çdo gjёje mund t’i dalё pronari. Godinёs ku ke bёrё shkollёn fillore, fushёs ku ke luajtur top, plazhit ku ke parё lakuriqёsitё e para, dyqanit ku ke blerё bukёn e zezё. Pronari del nuk futet, shfaqet nuk fshihet, vjen nuk ikёn. Pronari ёshtё “parimor”, se e merr fuqinё nga parimi i drejtё sipas tё cilit “prona private ёshtё e shenjtё”. Problemi ёshtё se prona ёshtё mё e shenjtё pёr disa e mё pak pёr disa tё tjerё, çka sjell pёrçudnime psikologjike si rrjedhojё e pasojave ekonomike.

Pra, nё Shqipёri, çdo objekti mund t’i dalё pronari. Duhet nёnvizuar se shprehja “i ka dalё pronari” ka diçka tё vjetёr brenda, diçka qё vjen nё trajtёn e nuancёs. Ndjesia tё thotё se kjo nuancё vjen nga thellёsitё e kohёrave, para se ta merrnin pushtetin proletarёt, atёherё kur shtetёzimet e shpronёsimet ideologjike nuk ekzistonin, para krjimit tё ekonomisё socialiste. Kemi tё bёjmё nё fakt me njё rikthim nё tё kaluarёn, me rivendosje tё sё drejtёs sё nёpёrkёmbur. Si tё thuash, asaj prone i del pronari, sepse i pёrkiste mё parё ligjёrisht e me kanun.

Pёrkundrazi, fjala “privatizim” tingёllon mё modern, sepse nuk ka tё bёjё me pronёsitё e vjetra. Privatizimi pjell pronarё tё rinj, qё nuk i pёrkasin kllasёs sё pёrmbysur, ose tё deklasuarve tё dikurshёm. Pronarёt e rinj dalin vёrtet nё dritё, por me operacion cezarian, tё pilotuar e, mbi tё gjitha, me pajisje moderne. Kёshtu, punёs tёnde mund t’i dalё pronari i ri kollaj fare, sikurse oborrit, rrugёs, sheshit, bashkisё, shtetit, madje edhe gruas, nё njё farё mёnyre. Nё pёrgjithёsi mund tё thuhet se pronari ёshtё i pranishёm edhe kur mungon. Potencialisht, me nuanca tё vjetra apo moderne, ai ёshtё gjithnjё pranё teje, dje, sot e nesёr. Nё rast se nuk je ti dora vetё.

Njё, asnjё, qindra mijёra

Pronari nё Shqipёri mund tё mos ekzistojё, mund tё jetё shёndoshё si molla, mund tё riprodhohet nё seri. Ai ёshtё e nuk ёshtё njёkohёsiht. Gjithsesi, pa probleme ekzistenciale. Pronari del nga thellёsitё e shekujve, ku e kur s’e pret, ta ngre pusinё nё çastin mё tё volitshёm, fanitet si fantazmё edhe nё mesditё. Pronari ёshtё i pakapshёm, por vetё tё kap. Nuk dihet sa shoqёri ose fise tё tjera nё botё, u nxjerrin pronarё pronave qё nё fakt nuk e kanё tё zonё. Madje ka prona me shumё pronarё: praktikisht orgji pronarёsh. Tё gjithё me dёftesa gjyqtarёsh nё dorё, tё gjithё paditёs e tё paditur njёherazi. Pёr harenё e gostinё e avokatёve, noterёve dhe tё togave tё zeza siç i quajnё autoktonёt. Kёtu mund tё pёrvijohet edhe profili i pronarit qё mbetet me statusin e pёrjetshёm tё kandidatit. Ai pret tё bёhet pronar, gjithnjё prapa dyerve pёr vendimin e gjyqit, por mund tё mbyllё sytё (me lot) pa e marrё vёrtetimin e hipotekёs qё i takon. Peng pёr tёrё vdekjen.

Ka fise ku pronari del vetёm si figurё juridike, pa asnjё vlerё ekonomike. Gjyshi i kёtij tipit kёtu p.sh. ka qenё pronar i njё banese para çlirimit. Qё asokohe ia la me barrё gjyshen tri herё. Shtatё herё tё tjera pas çlirimit. Fёmijёt, djem e çika, ndoqёn gjurmёt e tё atit nё lёmin e prodhimtarisё. Lindёn shumё fёmijё tё tjerё, me gruan e parё e tё dytёn. Nё kohё tё shkurtёr u bёnё edhe gjyshёr. Tani, shtёpinё e tij e kёrkojnё dy a mё shumё dyzina trashёgimtarёsh, nipa e stёrnipa, tё gjithё aspirantё pronarё. Pa llogaritur, natyrisht, tё afёrmit nё mёrgim, qё nuk dinё gjё ende pёr banesёn. Kёtij tipit kёtu pra do t’i bjerё nё hise rubineti i banjёs ose lavamani i kuzhinёs.

Shenjues territori

Nёse pronari shqiptar vёzhgohet me kujdes nё habitatin e vet tё zakonshёm ai rezulton pёrgjithёsisht kabà. Habitati i pronarit, siç dihet, ёshtё normalisht prona. Ai e zotёron atё me prezencё, e kontrollon, e mbush, e shijon. Ёshtё haremi i tij pa femra, diskoteka pa muzikё, llixha pa ujёra termale. P.sh. e shikoni atё tipin atje ulur pёrballё kafesё sё vetmuar? Nuk duhet nuhatje antropologu pёr tё kuptuar se keni tё bёni me pronarin e hotelit ku bujtni. Ёshtё i pari qё tё thotё “mirёmёngjes”, i fundit qё tё uron “natёn e mirё”. Nё fakt janё pёrshёndetje me kod, pёrtej mirёsjelljes, qё duan tё nёnkuptojnё: “Mos harro, je gjithnjё nё pronёn time, kёtu jam zot unё”.

Asnjё kёrkesё e jotja nuk mund t’i shpёtojё filtrit tё pronarit. Nuk tё punon telekomanda? Do t’i them pronarit, thotё pastruesja. Nuk tё punon ajri i kondicionuar? Do tё njoftoj pronarin, thotё kamarieri. Pronari ёshtё gjithnjё aty. Nё territorin e vet. I lidhur si Anteu me tokёn, ai e di mirё se pa hotelin ёshtё askushi. Por di gjithashtu se edhe ti je askushi: njё pushues i rёndomtё e kalimtar, si shiu i beharit. Mirёpo, ndryshon puna po mori vesh se, krejt rastёsisht, e ke tёndin kryetarin e bashkisё. Nё tryezё do tё tё vijё njё kafe e njё teke me raki tё bёrё vetё. Me porosi tё pronarit. Ty tё mbetet shpresa qё mos ta marrё vesh kurrё se nё fakt ti nuk i flet kushёririt politikan pёr arsye tё njё prone tё vjetёr…

Edhe ai pronari atje (i restorantit, i fabrikёs, i godinёs, i punishtes) ёshtё nё realitet yll, star, vip. E zotёron pronёn njёlloj si artisti skenёn. Spektatorёt (klientёt) e adhurojnё, konkurrentёt e kanё zili, punonjёsit e kanё frikё. Pronari rend nga cepi nё cep, qesh me tё madhe, tregon siguri, bёn shaka, jep urdhёra, telefonon me zё tё lartё, pёr tё treguar mbi tё gjitha aktin e pronёsisё, shkallёt e hierarkisё, rёndёsinё sociale. Ai i çan shikimet e njerёzve si dikur mbreti turmёn. Ti s’je punonjёs, klient, furnizues. Ti je dy sy mё shumё pёr tё adhuruar pasurinё, dy veshё mё shumё pёr tё dёgjuar bёmat imprenditoriale. Ti je nё funksion tё tij, edhe po tё jesh politikan, pra pronar i njё çifligu mё tё madh, porse pa tapì, ose me tapi tё pёrkohshme. Nё kёtё rast do tё trajtohesh ndryshe, me temenà e darka pafund, do tё ndjehesh zot nё shtёpinё e tij, por nuk duhet harruar se je gjithsesi nё pronёn e tij, me supertapì tё pёrhershme.

Ritualet e riprodhimit

Sipas tё dhёnave tё mbledhura nё terren, del mjaft interesant procesi i riprodhimit tё pronarit. Ky bazohet kryesisht tek trashёgimia familjare, e certifikuar nga vulat e gjykatёs tё tё gjitha shkallёve. Familja pёrbёn burim energjie pёr pronarin. Pozitive nё rast se e ndan dhe e shfrytёzon pronёn sё bashku me tё, negative nё rast se familja kalon nga gjyqi nё gjyq pёr mosmarrёveshje pёr pronёn. Megjithatё, pronari nё tё vёrtetё synon pёrjetёsinё, tё cilёn e siguron nёpёrmjet pronёs. “I kujt ёshtё ai pallati?”. “Ёshtё i filanit”. “Ai qё ka bёrё ato komplekset atje?”. “Po, ёshtё shtrirё gjithandej. Parà e madhe. Ka prona nё Shqipёrinё e mesme, veriore, jugore, nё tё gjitha trojet shqiptare”. “Ky restoranti ku po hamё ishte i Fistekut”. “Ashtu? Nuk e dija”. “Pastaj ia shiti Filanit, qё ia shiti atij atje me birrё nё dorё, ai me atё leshverdhёn me cigare”. Mishi tretet, pra, pronari mbetet, me guaskёn e pronёs mbi kurriz. Emri i tij kalon gojё mё gojё si gojёdhanё.

Po tё studiohen dinamikat socioekonomike tё shoqёrisё shqiptare, do tё vihet re se pronari (ri)prodhohet edhe nё mёnyrё artificiale, pra nёmёrmjet inseminimit nga lart. Kjo bёhet nё laboratorё e zyra tё specializuara tё administratёs shtetёrore, qё fabrikojnё tendera e pronёsi nё vazhdimёsi, pa marrё parasysh parimet etike. Natyrisht, ёshtё proces i kushtueshёm pёr pronarёt e rinj, por me pёrqindje tё lartё suksesi. Pas pёrfundimit tё procesit dhe konsolidimit juridik tё pronёs, pёr pronarin e ri thuren rrёfime tё njёjta. Ja njё dialog i regjistruar pёrballё bulevardit kryesor, pavarёsisht zhurmёs sё kantjerit tё ndёrtimit. “Çfarё punimesh po bёhen kёtu? Sikur ishte njё ndёrtesё mё parё?”. “Po, e ka marrё Filani (lexo: “i doli pronari”). Tani do tё ndёrtohet njё godinё madhёshtore, mё simbolike”.

Pronarёt pёrfitojnё njё status tё posaçёm social brenda fisit e shoqёrisё ku jetojnё. Prestigji kolektiv rritet proporcionalisht me pasurinё e grumbulluar. Pronarёt e rinj duken edhe mё agresivё, jo vetёm nё botёn ekonomike, por edhe nё atё afektive/sentimentale. Me interes paraqiten ritualet seduktive tё pronarit ndaj gjinisё tjetёr. Ai pёrdor taktika moderne si ajo e makinёs supersportive, peshkut tё freskёt, ose si veshja nё modё, apo karta e kreditit, por nuk harron metodat tradicionale: trёndafila e lule shumёngjyrёshe, mundёsisht tё stamposura nё fustanin e qepur nga stilisti parizien. Femrat i rezistojnё joshjes sipas traditёs, por pas minutave tё para i dorёzohen sharmit mashkullor, duke i falur edhe telefonat e njёpasnjёshme qё ia bёn bashkёshortja nga shtёpia.

Ёshtё pёr t’u hulumtuar dёshira e tyre pёr t’u thirrur me emra tё tjerё si bos, imprenditor, biznesmen, shef, etj. qё evokojnё disi mjedise tё tjera sociale tё perceptuara si mё tё zhvilluara. Me interes ёshtё edhe pёrpjekja e pronarёve pёr t’iu shmangur emёrtimit tё klaneve pёrkatёse, ose paraqitja e tyre si emra huadhёnёs ose kukulla tё telekomanduara, prapa tё cilёve qёndrojnё nё realitet peshkaqenёt e mёdhenj, qё nё popull quhen zakonisht: “Ata lart fare”. Gjithashtu, duhet studiuar trysnia e fortё qё ndihet nga shtresat e tjera sociale, tё papronat, tё cilat e shprehin zilinё hapur, duke u orvatur t’i simulojnё metodat e sukseshme qё kanё pёrftuar figurat e reja sociale nё shoqёrinё shqiptare.

Me bindjen se shёnimet e kёtushme me karakter psico-socio-etno-antropo-logjik, ndoshta autobiografik, nuk janё aspak shteruese, urojmё qё tё shёrbejnё si ftesё pёr hulumtime tё mёtejshme nё lёmin e trajtuar.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin