KATOLIKË PËR NESËR

Kremtimet për Nënë Terezën risollën në qendër të vëmendjes raportet midis katolicizmit dhe shqiptarisë, të cilat kanë qenë historikisht të frytshme dhe të mbara, edhe pse kohët e fundit, si çdo përbërëse tjetër e vetëdijes kombëtare, kanë degraduar.

Para pak ditësh, një komentues në PTF hodhi idenë se komunitetit katolik i bie barra që t’i udhëheqë shqiptarët në afrimin e tyre me Europën dhe Perëndimin. Kjo ide qarkullon prej kohësh, sidomos në forma më të kamufluara. Një numër katolikësh vërtet besojnë se, sa i përket fatit historik të shqiptarëve, këta janë unti dal Signore, ose të predestinuar të udhëheqin.

Unë nuk shoh ndonjë problem, në vetvete, që komunitetet fetare-kulturore brenda shqiptarisë të specializohen në fusha të ndryshme; meqë diçka e tillë ka ndodhur rregullisht në të shkuarën dhe nuk përbën ndonjë skandal. Dihet se katolikët janë shquar historikisht në art dhe kulturë, ortodoksët në letërsi, publicistikë dhe arsim, myslimanët në administratë dhe ushtri.

Megjithatë, arsyetimi i tanishëm nuk lidhet aq me raportet e privilegjiuara të katolikëve shqiptarë me Perëndimin, por me idenë se Europa do ta pranojë më shpejt Shqipërinë me shumicë myslimane, sikur të bindet se kjo grigjë myslimane i ka barinjtë katolikë. Si korolar të kësaj teze, dëgjon ndonjëherë të përsiatet se të krishterët ortodoksë në Shqipëri janë “kontingjent i Grekut” – korolar i neveritshëm në vetvete, por që gjen jehonë në një numër myslimanësh, të cilët përndryshe nuk kanë ndonjë adhurim të veçantë për katolicizmin dhe Vatikanin.

Gjithsesi, para se të flasim për rolin që mund të luajë komuniteti katolik shqiptar në afrimin e shqiptarëve me Perëndimin, duhet të shohim, besoj unë, se çfarë përfaqëson sot ky komunitet – në vetvete dhe në raport me komunitetet e tjera shqiptare.

Shënimet e mia nuk pretendojnë ndonjë plotësi; por vetëm ngrenë disa probleme, siç i perceptoj unë. Kolegët janë të ftuar të kontribuojnë me idetë e tyre.

Pakkush do ta vinte në dyshim patriotizmin që kanë treguar, tradicionalisht, katolikët shqiptarë – elitat dhe polemi – dhe pavarësisht nga referimi i tyre i detyrueshëm ndaj Vatikanit; sikurse nuk diskutohet që, për shumë kohë, këta katolikë dhe veçanërisht ata të qytetit të Shkodrës, kanë shërbyer si interface e shqiptarisë me Perëndimin.

Megjithatë, gjendja e komunitetit katolik sot nuk ngjan shumë me idenë që kemi për katolikët, në bazë të veprimtarisë së tyre gjatë periudhës së Pavarësisë. Ato institucione, fetare dhe laike, që i dhanë kulturës shqiptare një pleiadë poetësh, shkrimtarësh, publicistësh, piktorësh, muzikantësh, këngëtarësh, aktorësh dhe regjisorësh të mëdhenj, nuk ekzistojnë më; as janë mëkëmbur dot, pas shkatërrimit me themel që i bëri regjimi totalitar komunist i Hoxhës.

reminiszenz nga weltengang

Vetë komuniteti katolik ka qenë dhe mbetet i dyzuar – midis një komponenti qytetar, të rafinuar, me tradita të vyera dhe referime të shumta ndaj Italisë, Austrisë dhe në përgjithësi Perëndimit; dhe një komponenti malësor, përgjithësisht të prapambetur dhe të pazhvilluar, që katolicizmin e përjeton kryesisht në mënyrë tribale dhe pagane.

Për arsye historike të njohura, elementi katolik qytetar ka ardhur duke u tkurrur, pasi edhe u godit rëndë dhe u persekutua keq nga regjimi totalitar; ndërsa elementi malësor dhe në përgjithësi fshatarak ka ardhur duke u shtuar, në përgjithësi dhe relativisht me vëllezërit e tyre të fesë në qytetet.

Një pjesë e madhe e atyre që tundin sot flamurin e primatit katolik janë me origjinë nga fshatra të thella zakonisht malore dhe tradita e tyre kulturore është krejt e pamjaftueshme, për t’ua përligjur krenaritë dhe pretendimet.

Natyrisht, vetë feja katolike, duke iu referuar në mënyrë eksplicite Vatikanit dhe në mënyrë implicite Europës e Perëndimit, e lejon madje e katalizon formimin kulturor të besimtarëve sipas modelit Perëndimor; por kushtet dhe rrethanat, ndër shqiptarët sot, janë të tilla që nuk favorizojnë asnjë lloj formimi kulturor të llojit paradigmatik, përkundrazi.

Për rrjedhojë, një masë e madhe katolikësh e përjetojnë fenë e tyre jo në mënyrë shpirtërore, por si një atribut që u jep vetvetiu privilegje, në koniunkturat politike të momentit; dhe veçanërisht ua ushqen dëshirat për revansh ndaj grupeve të tjera.

Për më tepër, totalitarizmi jo vetëm persekutoi dhe shfarosi njerëzit më të shquar që kishte nxjerrë komuniteti katolik, duke hequr nga qarkullimi gene dhe meme me vlerë të paçmuar për shqiptarinë, por edhe e dëmtoi komunitetin katolik pa masë, së pari duke ia shkatërruar institucionet fetare dhe parafetare – kishat, katedralet, kuvendet, shkollat, klubet, shoqatat – dhe së dyti duke i komprometuar ata pak katolikë elitarë të mbijetuar, nëpërmjet detyrimit për të bashkëpunuar me Sigurimin.

Për këtë arsye, një numër katolikësh që sot i kanë kartat në rregull për të dalë në krye të punëve, tuten dhe sillen më mënyrë të çuditshme, për shkak të shantazhit që u bëhet nëpërmjet dosjeve famëkeqe.

Më anë tjetër, një tjetër faktor që e ka dëmtuar në themel statusin e komunitetit katolik në Shqipëri është ripërmasimi i elementit kosovar në jetën shqiptare, i cili në vetvete ia rrit dramatikisht peshën komunitetit mysliman brenda shqiptarisë gege. Duke folur në mënyrë shumë skematike, mund të thuhet se kosovarët dhe katolikët i afron mes tyre patriotizmi shqiptarist dhe një farë solidariteti pan-geg (së bashku me difidencën ndaj elementit ortodoks), por përndryshe mes tyre ka konflikte të vjetra e të reja, të cilat vjen duke i acaruar psikoza e përhapur në turmat katolike, për myslimanët shqiptarë si “turq”, ose, më keq akoma, kontingjent i fundamentalizmit dhe i terrorizmit.

Mirëpo përfshirja masive e Kosovës në sferën shqiptare ka bërë që kryeqyteti i Gegërisë të mos jetë tani më Shkodra por Prishtina; duke ia gërryer Shkodrës prestigjin e dikurshëm dhe duke e shtyrë, njëfarësoj, në periferi të shqiptarisë e në provincë të qytetërimit shqiptar; kostum ky që Shkodrës mitike si kryeqendër të shqiptarisë katolike i ka ndenjur gjithnjë ngushtë, madje edhe gjatë shekujve të sundimit osman.

Kësisoj, katolikët shqiptarë ose duhet të riorganizojnë institucionet e tyre duke i trasferuar në Tiranë – dhe këtu s’e kam fjalën për katedralet madhështore; ose duhet të pranojnë margjinalizimin e rolit të tyre dhe të pajtohen me të, duke u mjaftuar me kultivimin e kulturës katolike brenda mureve të Rozafës.

Më në fund, për të merituar rolin e ri që kërkojnë, katolikët, ose të paktën elitat e tyre, duhet të kuptojnë se këmbëngulja e tyre për të mbajtur peng traditën historike të shqiptarisë nuk mjafton; as identifikimi i heronjve të kësaj historie, si Skënderbeu dhe Nënë Tereza, me katolicizmin.

Vërtet, të dy këto figura sa historike aq edhe mitike nuk mund të kuptohen pa Vatikanin dhe rolin e tij në lëvizjet politike, sociale dhe kulturore të shqiptarëve; por shqiptaria i tejkalon kufijtë e katolizmit njëlloj sikurse katolicizmi i tejkalon kufijtë e shqiptarisë, prandaj zgjidhja më e urtë do të ishte që këto dy madhësi të vinin në vështrim vetëm e vetëm në atë masë që rrethpriten së bashku.

Përndryshe, elitave katolike u duhet shumë punë edhe për të edukuar, më parë vetveten dhe më pas turmat e rrugës që identifikohen me to, se Islami dhe Ortodoksia ndër shqiptarë nuk janë faktorë armiqësimi, por vetëm mënyra të ndryshme për t’iu qasur Hyjnisë; dhe se çdo lloj diskursi armiqësor ose përbuzës, ndaj komunitetit mysliman dhe komunitetit ortodoks, nuk ka efekt tjetër përveçse t’i margjinalizojë vetë autorët e këtij diskursi, duke i degdisur në skajet e debatit kulturor të sotëm ndër shqiptarë.

Përndryshe, një militant katolik që e ndan botën në katolikë (të mirët) dhe jokatolikë (të pamirët), veç tregon se ka ngecur në nivelin e katundit, dhe shkalla e hostilitetit që tregon veç ia tradhton prapambetjen dhe primitivizmin.

Lexoja, para ca javësh, një artikull të një shkrimtari katolik, për problemet e poezisë bashkëkohore shqip. Autori disa çështje i kishte prekur mirë; por më bëri përshtypje që, në një përpjekje për të evidentuar vlerat emergjente të krijimtarisë sot, kish përmendur e promovuar pothuajse vetëm kolegë të tribusë së vet katolike.

Për mua, ky lloj qëndrimi dëshmon se shumë katolikë militantë ende nuk janë gati të dalin në krye të punëve të shqiptarëve; sepse këndvështrimi i tyre nuk është ende këndvështrim i një komuniteti superior, të kulturuar dhe aktiv, por përkundrazi, këndvështrim i një komuniteti që prej shekujsh ka qenë në shkallaren më të ulët e më të përbuzur të hierarkive sociale.

Pse e them këtë? Sepse selektiviteti që i karakterizon këta militantë (dhe nuk janë pak), si në qëmtimin e vlerave, ashtu edhe në rileximin e historisë kombëtare dhe formulimin e përparësive në politikë dhe në kulturë, më bën të mendoj se këta nuk janë ende gati, për t’u përfshirë në elitat; meqë ende nuk janë pastruar nga paranoja dhe frika ndaj tjetrit, që kanë trashëguar nga persekutimet e njëpasnjëshme, shekull pas shekulli.

Më të ndriçuarit e katolikëve duhet të kuptojnë se, që nga momenti që dalin në skenën kombëtare, këtyre nuk mund t’u tolerohen më qëndrimet mbrojtëse të llojit parrokialist, provincial, katundar; të cilat mund të kenë qenë normale në rrethana të jetës provinciale, por stonojnë keq, në kushtet e komunikimit ndërkulturor.

E përsëris, një rol i ripërkufizuar i elitave katolike si ndërfaqe e shqiptarisë me Europën veç mund të mirëpritet; por kjo nuk mund të ndodhë automatikisht, kërkon mund, përkushtim, përulësi dhe, sidomos, shkollim dhe akulturim të mirëfilltë. Madje pikërisht shkollimi dhe akulturimi do të ndihmojnë jo vetëm për t’i nxjerrë shumë katolikë militantë nga bataku i provincializmit dhe i revanshizmit katundar, por edhe për t’i afruar me komunitetet e tjera të shqiptarëve, me të cilat i ndan, në vijë ajrore, një distancë më e shkurtër se ç’e ndan Shqipërinë nga Vatikani.

Nuk ka komente

  1. Xhaxha,

    Një nga leximet e përsiatjeve të mësipërme do te ishte: komuniteti katolik, në gjendjen që është sot, nuk mund të luajë rol të qenësishëm sidomos për integrimin europian; neser edhe mundet. Me bonsens perjashtoj cdo nuance ironike që mund të marrë shprehja ‘për neser’.

    Pa hyrë në hollesitë e analizes që ti bën, dua të tërheq vemendjen në një problem konceptual: cfarë është e cfarë duhet te jetë roli feve dhe i komuniteteve fetare në Shqiperinë bashkëkohore. Ndruaj se modernizimi kërkon jo forcimin e njerit apo tjetrit komunitet fetar, por thellimin e laicizimit. Me fjalë të tjera, shtimn e perpjekjeve qe feja te behet dukuri shpirtërore dhe individuale, të largohet nga politika dhe institucionet.

    Ndruaj se diskutimet për rritjen e rolit të njerit apo tjetrit komunitet fetar, për specializim qe do te shpinte ne ndarje rolesh mes tyre etj., lidhen më shumë me kontekste historike te perënduara; me kohën kur komunitetet fetare ne Ballkan perbenin ingredient te dores se pare per makinën e politikes: renia e Perandorisë Otomane dhe dalja e Rusisë, Austro-Hungarisë etj. ne rolin e tutorëve për ortodoksët apo katolikët.

    Edhe dicka tjetër: duke mirëkuptuar karakterin ‘improvizues’ të këtyre meditimeve, do te isha kurjoz te dija në se disa nga faktet qe permend jane empirike apo të hamendesuara. E kam fjalen psh për tkurrjen e katolikëve qytetarë dhe shtimin e atyre ruralë; a është i konsiderueshëm numri dhe prestigji i atyre ‘që tundin sot flamurin e primatit katolik’, a përbëjnë me të vërtetë shqetesim për ligjërimin e sotem publik ndë ne? Pyetja nuk ka asnjë papavijë, është për të provuar veten, me që në ndjekjen e shkujdesur që i bej medias, nuk më ka rastisur te shqetësohem nga pretendime, le te themi hegjemoniste, të komunitetit katolik apo elitës së tij. Madje do te thoshja se hamendësime per rolin e vecantë të katolicizmit ne proceset integruese shqiptare kanë ardhur edhe nga intelektualë origjinash të tjera fetare dhe me goxha prestigj inidividual.

    1. Helidon shkruan:

      do te isha kurjoz te dija në se disa nga faktet qe permend jane empirike apo të hamendesuara. E kam fjalen psh për tkurrjen e katolikëve qytetarë dhe shtimin e atyre ruralë; a është i konsiderueshëm numri dhe prestigji i atyre ‘që tundin sot flamurin e primatit katolik’, a përbëjnë me të vërtetë shqetesim për ligjërimin e sotem publik ndë ne?

      – Duke pasur parasysh që, në krahasim me vitin 1939, popullsia e Shqipërisë është më se trefishuar; dhe se pjesa më e madhe e kësaj shtese ka ndodhur në zonat rurale, them se mund të nxirret përfundimi, sado tentativ, se raporti i popullsisë midis katolikëve me origjinë dhe traditë qytetare dhe atyre të tjerëve, me origjinë dhe traditë rurale (kryesisht malësore) ka ndryshuar, në favor të të dytëve.
      – numri i atyre që ‘tundin flamurin e primatit katolik’ është relativisht i madh, po të gjykosh nga çfarë ndodh në forumet online. Kur them relativisht, dua të them që këta janë ende të margjinalizuar, por nga ana tjetër, numri i atyre që mendojnë kështu, por nuk shprehen, duhet të jetë edhe më i madh. Kam gjithashtu përshtypjen edhe se, po të flasim sipas origjinës dhe traditës jo sipas praktikës së kultit, katolikët dhe myslimanët, në Shqipëri, e përjetojnë përkatësinë e tyre fetare-kulturore në mënyra të ndryshme: shumë katolikë si prerogativë, shumë myslimanë si fatalitet. Megjithatë, unë nuk di se ç’do të thotë tamam ‘shumë’ në këtë moment. Nuk mund ta mbështet këtë me ndonjë sondazh ose statistikë, përveç vrojtimeve në forumet online, që mund t’i bëjë kushdo. Madje edhe në forume të përziera, shpesh katoliku do të shquhet nga të tjerët, duke e prezantuar veten si të tillë haptazi dhe duke shkruar qëllimisht (dhe zakonisht shumë keq) në dialektin geg. Kjo nuk do të thotë asgjë – meqë nuk përjashton që të ketë edhe katolikë të cilët nuk e përdorin identitetin e tyre si kazmë ose çekiç; por unë jam i bindur se, në këtë moment, tek katolikët shqiptarë, ndjenja e titullimit mbizotëron.
      – sa për ligjërimin publik, ne kemi një traditë të madhe në lëmin e hipokrizisë, për të mos i thënë gjërat hapur; madje shpesh shqetësohemi më shumë kur thuhet diçka sesa kur bëhet – shenjë katundarizmi tipik. Mjaft të lexosh disa reagime për materialin e parë që solli këtu Piftoja për Nënë Terezën. Ne jemi konformistë të mëdhenj, zakonisht sepse nuk i besojmë asgjëje, dhe aq më pak parimit ose çështjes me të cilën po konformohemi. Prandaj vështirë të gjesh shembuj të hapur të këtyre prirjeve në ligjërimin publik.
      – më në fund, shënimet e mia nuk kanë të bëjnë me fenë katolike në vetvete, së cilës unë nuk i përkas, as e njoh mirë; por vetëm me komponenten katolike, për nga origjina, në kulturën shqiptare dhe në shoqërinë shqiptare.

  2. per integrimin evropian Shqiperise i mungojne gjera te tjera qe besoj se ne te gjithe i dime duke filluar nga nje nivel ekonomik shume i ulet, sistemi idrejtesise , korrupsioni galopant e te tjera qe nuk eshte mbase momenti ti’ numroj tani. Ndersa perkatesia fetare e jona nuk besoj se perben ndonje argument as kunder e as ne favor tonin. Evropa zyrtare sidoqofte po kerkon te jete gjthnje e me shume laike dhe per kete nuk besoj qe rolin e intelektualeve te ndryshem ne gjirin e saj ta shohe nga prejardhja fetare

  3. Shkrimi ishte shume i mire dhe nxjerr ne pah nje kalbezim intelektual qe po perpiqet ti imponohet shoqerise shqiptare.
    Eshte e vertete ajo qe thote Helidoni, se shume prej mbeshtetesve te rolit te katolikeve ne proceset integruese vijne nga intelektule me origjina te tjera fetare, por kjo me duket se me teper e mbeshtet tezen e autorit te ketij shkrimi sesa e dobeson. Ajo qe synon te beje sot lobi katolik, apo katolikocentrik, eshte pikerisht ushtrimi i pushtetit kulturor e politik, apo ndertimi i diskursit te tyre publik me miell hua, ne pamjaftueshmeri te miellit te brendshem. Ne kete proces, ata kane rekrutuar nje kategori jo te vogel intelektualesh ne ateiste katolike, ose edhe myslimane katolike.
    Ne fakt, prirjet e tyre hegjemoniste vihen re jo vetem tek monopolizimi i kultures (i shfaqur ne prirjet per te promovuar vetem autoret katolike ne letersi dhe art), por edhe ne monopolizimin e simboleve kobetare, i shfaqur ne prirjen per ti konvertuar politikisht ne fene e tyre. Keshtu prirja per ta pikturuar Skenderbeun me petkat e nje kryqtari, nuk eshte gje tjeter vetem se nje perpjekje per ti imponuar shqiptareve nje variant te ri te heroit kombetar, nga ai qe ata tashme e kane pranuar. Kemi te bejme tashme jo me nje hero te te gjitheve, ashtu sic na e gdhenden rilindasit, nje hero laik qe i perket kombit dhe jo feve, por me nje hero qe tashme i perket truallit shoqeror e kulturor katolik, qe ka luftuar per fene e tyre kunder fese se shumices se shqiptareve te sotem.
    Gjithashtu identifikimi i fese ne terma te tille si “feja e te pareve”, e cila qendron per karshi(llek), nje tjeter togfjaleshi gjithaq ofensiv ndaj shumices myslimane si “feja e pushtuesit”, tregon per nje mentalitet revanshist, qe i ben shume prej tyre te ndjehen se tashme nga “shtrese e perbysur” ka ardhur koha te behen, shtrese permbysese, duke imponuar perdhunshem verdiktin e tyre.
    ne te njejten menyre mund ti shohim edhe perpjekjet per te imponuar festat fetare, figuren e Nene Terezes, apo edhe monopolizimin e te qenit te persekutuar prej regjimit komunist. Te gjitha keto, tregojne qarte perpjekjet per tu shnderruar ne nje grup shoqeror i privilegjuar, qe synon te rimodeloje shqiptarin e se ardhmes, sipas liturgjise nacionale katolikocentrike, gje qe do te thote, perjashtim prej te drejtes se shqiptarise ndaj cdo grupi shqeror te ndryshem fetarisht dhe kulturalisht.

    1. Duam apo s’duam ne qysh ne diten qe feja eshte njoftur si institucion ‘’feja e te pareve’’ per shqiptaret eshte katolicismi dhe pergjigja eshte PO, sado qe vriten ndjenjat ndonjerit, Islami ka qene dhe do mbese feja e pushtuesit. Nuk erdhi ktu me njerez me libra po me njerez me shpata. Ndoshta nuk na i vune ne fyt por ama shpata kishin. Myslimanet shqiptar jane mysliman sot sepse te paret e tyre per shkaqe socio- ekonomike vendosen te jene te tille. Nuk kishte asgje ‘’out of this world’’ nga ajo fe ne aspektin shpirteror, thjesht nje hap me parpara ne jete. Myslimani sot nuk ka me asnje privilegj nga ajo fe dhe ne qofte se shpirterisht nuk deshiron te ndjeke doktrinen islame atehere pse te pengohet? Nese deshiron te nderroje fe sepse shpirtrisht e sheh te nevojshme ta bej, le ta bej. Nese deshiron ta beje per shkaqe socio-ekonomike sepse mendon se mund te eci perpara ne jete perseri le ta beje, (sa shqiptar po mohojn kombsine per nje jete me te mire) ne fund te fundit kjo nuk do jete as here e pare as ajo e fundit.

      Te kthehet katolik prape se ndoshta pranohet ne evrope (perseri faktor socio-ekonomik)?

      Dyshoj, se evropa ka tjera gjera qe pret prej Shqiperise. Nuk them te kthehet katolik por nese mysliman nuk do te jene ska pse te konsiderohet i tille. Me te then te drejten une per veti u lodha duke na njohur si njerez me 70% prejardhje myslimane kur ne fakt kemi vetem 50 % perqind te mbiemrave qe tingellojn te tille. Katoliket kerkojne qe ne te jemi katolike dhe ne s’duam por ama muslimane pse duhet te jemi?

      1. Njeriu eshte i lire te zgjedhe fene qe do dhe secili eshte i lire te konvertohet, rikonvertohet sa dhe si te doje. Ketu nuk ka pike problemi.
        Por, nuk mund te thuash edhe nuk ka problem kur feja dhe kombesia shiten per pese pare sic po ndodh ne Greqi. Edhe kete, njeriu eshte i lire ta beje, por gjithsesi nuk eshte gje e mire.

        Problemi i shtruar ketu nuk eshte tek fakti qe dikush zgjedh te nderroje fe. Problemi eshte qe nje grup i vogel shoqeror, zgjedh tu nderroje fene gjithe te tjereve. Me sakte, nje grup i vogel prej 10 (pa llogaritur Kosoven dhe Shqiptaret e Maqedonise si dhe ata te Malit te zi), kerkon ti imponohet shumices myslimane e ortodokse jo vetem fetarisht, por edhe kulturalisht e politikisht. Kjo eshte problematike. Natyrisht, zgjedhjet individuale te secilit jane te respektueshme dhe te padiskutueshme. Perkundrazi, jane katolikocentriket qe nuk respektojne zgjedhjen e secilit, por synojne te imponojne zgjedhjen e tyre.

        Kur thua se “duam s’duam ne, katolicizmi eshte feja e te pareve, ndersa Islami feja e pushtuesit”, gabon krejtesisht.
        E para, duhet te kuptosh se paraqitje te tilla jane thjesht menyra sesi njeri apo tjetri duan te ekspozohen. Psh. une mund te paraqes percaktime krejt alternative te tilla si: Islamizmi eshte “feja e fundit” qe kemi zgjedhur apo “feja moderne”, per sa kohe qe eshte me e vone, ndersa katolicizmi eshte “feja e barbarise”, feja e “epokes se erret” te shqiptareve. “Feja e te pareve” nuk eshte gje tjeter vetem se nje kurth terminologjik per te ideologjizuar sferen e ndejshmerise fetare ne vend.
        Por pervec kesaj, eshte edhe nje term krejt i pavertete.
        Se pari, nuk eshte katolicizmi feja e te pareve. Shqiptaret u ndane ne katolike dhe ortodokse me ndarjen e perandorise bizantine nga ajo e perendimit dhe nuk mund te thuash se katolicizmi eshte me i vjeter, per sa kohe pretendohet se krishterimi ka hyre perpara ndarjes ne Shqiperi.
        Se dyti, as vete krishterimi nuk eshte feja e te pareve, pasi Iliret ishin pagane, perpara se te ishin te krishtere. Problemi idiot qe ka ideologjia eshte se vendos percaktime fiktive. Kush jane te paret? Iliret e epokes kristiane. Pse? Boo.
        Se treti nuk eshte hic e vertete qe Islami nuk ka ardhur me libra ne Shqiperi. Mjafton te permendimim biblioteken e bushatllinjve per te kuptuar se ne kete vend ka pas jo pak libra, si dhe njerez qe kane lexuar.
        Se katerti, krishterimi eshte po aq fe e pushtuesit sa edhe Islami ne mos me teper. Pretendimi se Krisherimi nuk paska ardhur me shpate eshte po kaq i verbuar nga ideologjia katolikocentrike. Edhe sikur vete Pali ta kete sjelle krishterimin ne Shqiperi, mjaft ti hedhesh nje sy katedrales ne Tirane dhe do ta shohesh qe Pali ka nje alamet shpate ne brez.

        Ideologjite shperbejne pikerisht per te ndertuar mure te tille, qe perpiqen ta orientojne mendimin jo ashtu sic eshte e verteta, por ashtu sic na sherben politikisht. Keto jane kurthet qe ngrene pretendimet katolikocentrike, ne te cilat e dhe ti ke rene me te dyja kembet.

  4. Refleksi i pare logjik mbasi lexon trajtesen e Xhaxhait ne “Katolike per Neser “ eshte se feja duhet te merret me shpirterat dhe te tjerat ajo duhet t’i lere ne dore Cesarit.
    Te pakten kjo eshte ajo qe na eshte mbryer ne mendje gjithe jeten tone, ne libra, ne hapesira brenda mureve apo edhe neper rruge.

    E megjithata gjerat s’me duken kaq te thjeshta. Psh, pavaresisht nga laiciteti politik ne perendim, nuk ka nevoje te jesh ne gjendje te zbulosh uje te pishem nentoke me shkopa te thare neper duar, qe te shohesh e kuptosh se efekti i elementit shpirteror, njehsia e saj me simbole te mirenjohura dhe bashkenjohura luan nje rol me teper se sa margjinal ne politikat serioze apo ne seriozitetin e politikes. Nje shembull qe me vjen ne mend eshte rasti i vizave per qarkullimin ne Europe, kur nga gjithe Ballkani, vetem Bosnja dhe Shqiperia u lane jashte. Rasti i Shqiperise mund te kuptohet, por rasti i Bosnjes e nxjerr “lojen” sheshit. Bosnja, qe per gati 200 vjet ka qene protektorat, aneks dhe zone ekskluzive e influences se Austrise katolike, prap s’i pati letrat ne rregull per Europen, megjise Austria dilte garant per te ( trupat ushtarake austriake e kane shtrire qendrimin e tyre ne Bosnje te pakten deri ne 2011, dhe studenteve nga Bosnja u ofrohet edukim gati falas ne universitet me te mira te Austrise). Kishte nje klecke ne biografi. Ishte ca si me henez, e nuk i zihesh bese.
    Nga ana tjeter kemi Cesarin Shqiptar. Qe Cesar nuk eshte, pavaresisht nga dafinat e arta ne koke. Madje dalja ne predominance e elementit shpirteror ne kulturen shqiptare me duket se do pare me shume si nje akt-akuze dhe hedhje poshte e Cesarit tone, ne kete rast klasa politke laike, post-komuniste shqiptare se sa nje rigjenerim shpirteror i njerezve. Ne mardheniet me njeri –tjetrin, njerezit kane nevoje dhe deshire (shpesh me e madhe si efekt se nevoja vete) qe t`i mbeshtesin ato ne bazen e se drejtes. Nje per mua dhe nje per ty. Eshte nje parim qe eshte ne gjendje tu imponohet edhe instikteve me te ulta. Cesari shqiptar nuk e pranon nje gje te tille. C`ka i ben subjektet e tij te kthehen me mendje e me veprime aty ku ndihen me mire dhe ku fjalet e thena shoqerojne veprimet e bera dhe kane te njejtin kuptim e vlere per te gjithe pjesemarresit.

    Shkrimi i Xhaxhait, per kush e ka ndjekur ate qe ne ditet e Alb-Club, do pare si nje vazhdim i bisedave te “vjetra”.
    Pershtypja ime eshte se ardhja , me force e gati ne menyre aksidentale, do te thoja, e elementit dhe dimensionit kosovar ne jete shoqerore shqiptare akoma nuk eshte tretur mire ne psiken tone, e ca me pak ajo nuk ka zene pjesen e duhur dhe vendin e duhur ne mendimet tona, planet dhe deshirat tona. Nje tregues material i kesaj gjendje mendore e shpirteror eshte fakti,se pavaresisht se cfare ndodhi midis Serbise dhe Kosoves ne 1999, 80% e nevojave tregtare te Kosoves plotesohen me mallra, prodhime dhe sherbime te ardhura nga “armiku” me i madh i tyre, Serbia.
    Madje nuk do te ishte cudi sikur kjo zenie transheje me flamur ne dore, simbas vijave te perkatesise fetare, te jete nje efekt anesor i futjes intruzive te ketij elementi , familjar po, por praktikisht krejt te ri e te panjohur ne jeten dhe dimensioni shpirteror tonin. Se si duhet manaxhuar ky realitet i ri, se si duhet vepruar qe efekti i tij te jete pozitiv dhe jo negativ, kjo i mbetet ne dore elitave kulturale dhe klases politike ne Shqiperi dhe pertej.
    Per mendimin tim Prishtina nuk do te ishte ne gjendje te fliste apo te behesh nje pike referimi kulturale, politike dhe ekonomike per nje zone qe shtrihet nga Mitrovica deri ne Shkumbin. Nese ekziston deshira (une nuk e kam ndjere ndokund te artikuluar) mungojne mundesite e cdo lloj natyre. Edhe trashegimia historike nuk eshte ne ane te saj (Prishtina ka qene nje fshat ne te gjitha kuptimet, ne krahasim me Prizrenin, kete Vjene te Perandorise Osmane sic e quanin enciklopedite e shek. 19).
    Kurse per Shkodren , ajo ngelet kandidati i perhershem per fronin e mbretit, pavaresisht se Tirana s`ka per te abdikuar ndonjehere. Ka nje recurrence historike ne rastin e saj, ku per cilen do arsye, ajo arrin ta vere vehten vazhdimisht ne qender te gjerave. Mbas harreses dhe margjinalitetit meskin e te kerkuar te shekullit te 20, perpjekja e katolikeve te Shqiperise shenon ndryshimin e kahut te levizje se pendulumit te Shkodres. Ata thjeshte po ndezin dritat perseri ne te. Cdo gje tjere ne “shtepi” eshte ne vend dhe funksionale. Ne shume fshatra e qyetet mbi Mat e tutje, dikur, kur donin te pershkruanin distancen apo vendndodhjen gjeografike te tyre, si pike referimi shpesh ideja jipesh me se sa ore larg Shkodres ishte. Shkodra kozmopolitane ka qene dhe mbetet nje fytyre e njohur dhe nje ze i njohur per te gjithe shqiptaret, te cilen e besojne te gjithe, pa perjashtim. Dhe katoliket jane nje pjese integrale e saj. Interlokutori me i mire me te gjitha pjese e tjera te shoqerise shqipare, dhe per nga realiteti i tanishem historik, me gjithe pjesen tjeter te Europes. Te gjithe e dine se cfare eshte, cfare do, e cfare ka nevoje. She is as good as her word.
    Nje katolicizem i shendetshem asnjehere nuk i ka bere dem Shqiperise.

  5. Xha xhai me te drejte konstaton se kryesisht katoliket me prejardhje nga zonat rurale dhe malore ‘tundin flamurin e primatit katolik’ dhe ate te patriotismit por kjo eshte mese se e arsyeshme sepse malsori katolik ne krahasim me komunitetin e rafinuar qytetar shkodran, katolicismin nuk e ka pare dhe as sot nuk e sheh si doktrine ‘’mos vraj, mos pre, mos vidh, mos shko me gruen e tjetrit’’ ku papa shihet si figure supreme, por si nje element identifikues te Shqiptarismit.

    Katolikut nga malet si behet vone shume per papen apo per ligjet e fese katolike, dhe po ta pyesesh pse eshte katolik, shume prej tyre do te pergjigjeshin se nuk jemi ‘as turq as shkje’. A eshte kjo gabim? Ndoshta, por perpara se ai te akozohet per mentalitet revanshist apo per imponimin te ‘’riktheje’’ te gjithe pjesen tjeter te popullsise ne ‘’fene e te pareve’’ duhet qe gjerat te shikohen pak me thelle. Ne forumet online dhe gjithashtu edhe ne jeten e perditshme, qysh me ripërmasimin e elementit kosovar e shqiptaro- maqedonas në jetën shqiptare, filo-islamismi ka arritur kulmin. Keto dy komunitete, sidomos i dyti te krijon pershtypjen se po nuk ishe mysliman nuk je shqiptar fare dhe kane krijuar artificialisht dhe qellimisht idene se ’feja e pushtuesit’’ eshte mbrotja ndaj pushtuesve te tjere keshtu qe kerkojne te marre rolin suprem ne identifikim me shqiptarismin. Keta kerkojne te normalizojne absurden duke sugjerurar se po mos te ishte per Islamin sot faktori Shqiptar nuk do eksistonte ne ballkan.

    1. Eshte e vertete qe malesori katolik nuk para pyet shume per Papen dhe, ashtu sic u tha, malesori katolik ne Shqiperi ka nje variant pagan te katolicizmit. Ne fakt, kjo ka ndodhur historikisht thuajse kudo ne Shqiperi, por ne malesi ka vijuar te funksionje, e madje vijon ende ne zona te thella. Shqiptaret e maleve, kane funksionuar historikisht mbi nje indentitet thellesisht fisnor, dhe fisi natyrisht qe vjen para Papes.
      Problemet vijne ne nivelin intelektual, elitar. Aty ndeshim delirime te tilla si “rikthim masiv ne fene e te pareve”. Dhe mbi te tilla delire, ata qe mund ti identifikojme si katolikocentrike (pra jo cdo katolik), synojne te modeloje te gjithe projektin e tyre fetar mbi Shqiperine.
      Ti perpiqesh ti justifikosh zera te tille, me faktin se, ata behen ekstremiste, per shkak te nje ekstremizmi tjeter, atij Islamik.
      Se pari ky nuk eshte justifikim. Mund te jete per shtresat e thjeshta popullore, por jo per elitat, te cilat nuk ka kuptim te sillen si qenie pa tru, qe provokohen nga dikush dhe radikalizojne ne menyre refleksive qendrimet.
      Se dyti, nuk e di se ku bazohesh per ta thene kete. Ti po kerkon ta paraqesesh ekstremizmin katolik si pasoje te nje tjeter ekstremizmi, atij mysliman. Por, nuk mendoj se mund te gjesh argument per kete. Une nuk mendoj se ekstremizmi intelektual katolik, eshte rrjedhoje e ndonje ekstremizmi tjeter. Ai eshte zhvilluar me vete, dhe eshte artikuluar qe ne ditet e para te renies se diktatures. Kjo eshte nje teze ofensive dhe jo mbrojtese, ndaj nuk duket te jete rrjedhoje.
      Persa i perket tezave qe ti shpreh se gjejne terren tek disa muslimane, sipas te cilave pa Islamin sot nuk do ekzistone faktori shqiptar ne Ballkan, kjo eshte nje teze e pranueshme dhe logjike, nese shikon avancimin serb ne Ballkan perpara pushtimit osman dhe tkurrjen e territoreve shqiptare.
      Megjithate, nuk eshte vendi per te bere histori, ketu, por po ta shohesh me kujdes, teza te tilla kane ardhur si rrjedhoje e pretendimeve katolike, ndryshe nga ajo qe ti thua se te dytat jane rrjedhoje e te parave. Keto teza jane artikuluar, pasi katoliket kane artikuluar tezat e tyre se muslimanet kane rrokur “fene e pushtuesit”. Perballe kesaj, shume intelektuale perdorin si karte mbrojtjeje, tezen se Islami na mbrojti nga asimilimi serb, per ta paraqitur fene e tyre ne dobi te shqiptarizmit, perballe nje presioni intelektual qe synon ti c’veshe prej tij, duke i konsideruar si tradheti kombetare.
      Gjithsesi, te dyja tezat jane thejsht politike dhe nuk kane te bejne aspak me besimin, i cili ka te beje me te tjera vokacione, qe lidhem ne Zotin, e ku ne te vertete rrethanat politike te gupeve te ndryshme besimtaresh nuk merren ne konsiderate.
      Ne mbeshtetje te tezave te paraqitura ne shkrimine xha xhait, ky politizim qe vete katoliket i bejne fese se tyre eshte ne devijim te plote nga vete parimet e krishterimit. Pra, devijimi prej parimeve te katolicizmit, behet per hir te katolicizmit, me sakte per hir te vokacioneve revanshiste skajshmerisht te politizuara qe gjenden tek nje sere intelektualesh katolike. Kjo perben edhe truallin e mjegulluar ideor ku prodhohen teza te tilla, qe synojne ti imponohen shoqerise, duke deklasuar 90 per qindeshin e saj te ndryshem prej tyre.

      1. ‘’Problemet vijne ne nivelin intelektual, elitar. Aty ndeshim delirime te tilla si “rikthim masiv ne fene e te pareve”. Dhe mbi te tilla delire, ata qe mund ti identifikojme si katolikocentrike (pra jo cdo katolik), synojne te modeloje te gjithe projektin e tyre fetar mbi Shqiperine.’’

        Dale, se nuk eshte fetar projekti por kombetar. Ka dicka qe nuk eshte kuptuar ende ktu. Parulla “rikthim masiv ne fene e te pareve” eshte vetem hapi i pare drejt qelimit final. Idea eshte kjo, pasi behen te gjithe katolike ulet ndikimi grek, fqinjet nuk te propogandojne me per element islamik ne levizjet kombtare, afrohet e djathta evropiane dhe atehere si ne gjithe evropen ulet ndjeshem aspekti fetar dhe resultati final eshte shqiperi sekulare por me origjine te krishtere. Kjo parulle synon vetem laicitetin shoqeror te shqiptareve. Ne rajonin ku jetojm ne, kombi identifikohet me fe dhe nje popull me tre institucione fetare nuk mund ta beje nje gje te tille. Keshtu qe masat thirren te perqafojn katolicimin (me qe historikisht eshte pak me i avantazshem dhe ne periudhen qe po jetojme me pak i rrezikshem per shqiptarizmen se dy fete e tjera) dhe kur kjo arrihet atehere hyjme ne fazen tjeter perfundimetare qe permenda.

        ‘’Persa i perket tezave qe ti shpreh se gjejne terren tek disa muslimane, sipas te cilave pa Islamin sot nuk do ekzistone faktori shqiptar ne Ballkan, kjo eshte nje teze e pranueshme dhe logjike, nese shikon avancimin serb ne Ballkan perpara pushtimit osman dhe tkurrjen e territoreve shqiptare.’’ ‘’Keto teza jane artikuluar, pasi katoliket kane artikuluar tezat e tyre se muslimanet kane rrokur “fene e pushtuesit”. Perballe kesaj, shume intelektuale perdorin si karte mbrojtjeje, tezen se Islami na mbrojti nga asimilimi serb, per ta paraqitur fene e tyre ne dobi te shqiptarizmit, perballe nje presioni intelektual qe synon ti c’veshe prej tij, duke i konsideruar si tradheti kombetare.’’

        Perderisa disa njerez e pranojne atehere e pranueshme edhe mund te jete por logjike asnjehere. Serbi i ktheu nga Gjon ne Jovan e Turku nga Jovan ne Jonuz, por kthesa ishte katolik-ortodox-mysliman, jo shqiptar-serb-shqiptar. Islamofilat kane vite qe turfullojne qe Gjergj Katrioti-Skenderbeu nuk mund te jete figure kombtare sepse ne ate kohe njerezit jane identifikuar me fene dhe jo me kombin, mirepo harrojne se kur shqiptaret u kthyen masivisht ne Islam ne shekujt 17-18 kombi perseri nuk ishte mjet me te cilin mund tu identifikoheshe. Islami u jepte privilegje por si bente automatikisht shqiptar vis-a-vis fqinjeve. Kur u formua idea e kombit nje shekull me vone, ajo shqiptaret i gjeti myslimane dhe jo muslimanet shqiptar.

        Parpara atij shekulli, fqinjet tanë nuk kishin formuar ende shtetet e tyre dhe nuk kishin nxjerre krye kerkesat e tyre nacionaliste, pra si ka mundësi te ruhesh nga një rrezik qe nuk ekziston? Keshtu qe nuk formohet nje teze absurde thjesht vetem per faktin se katoliket paskan artikuluar tezat e tyre qe qenakn kunder islamit.

        Thate qe teza se Islami e ka mbrojtur kombin shqiptar eshte e llogjiksmeme. Dakort, po ata shqiptare qe ruajten besimin e tyre ortodoks apo katolik pse nuk u asimiluan por mbeten shqiptare?

        Pa hyrë aspak ne çështje teologjike, por duke e pare vetëm ne aspektin politik dhe social, islami krijoi një diversion neder shqiptarët. I diferencoi ata nga pjesa tjetër e kontinentit ku ata bëjnë pjesë dhe i dha karakteristika te një “outsider”. Fakti qe shqiptarët ruajten identitetin e tyre edhe pse nuk e moren te gjithë fenë islame tregon qe kjo fe nuk ka qenë e domosdoshme për identitetin e tyre. Dhe e dyta kur nje fe vjen nga nje grup njerezish qe sundojn nje territor mbi te cilin ata e kane nenshtruar me dhune dhe gjakderdhje dhe populata indogjene nuk i perkiste me pare asaj feje; une nuk e di se si do ta perkufizoshin post-modernistat e sotem por une mjaftohem thjesht vec me nje fe e pushtuesve. Ti quaje si te duash.

        1. Ky qe ti e quan “projekt kombetar” nuk eshte gje tjeter vetem se nje projekt genocidal. Ti thua, me urdher te peshkut, ti kthejme te gjithe myslimanet dhe ortodokset ne Shqiperi e rreth e rrotull, qe mund te behen pa frike mbi 5 milion njerez, ne fene e nja 300 mijeve qe mund te jene katolike. E per cfare? Per ti mbyllur gojen fqinjeve qe te mos kene cfare te thone, e per te afruar (gjithmone sipas fantazive te tua) te djathten Evropiane. Fantazi te tilla, nuk jane gje tjeter vetem se enderra ne diell. Por jane te tilla endra qe te prishin jo vetem gjumin, por edhe zgjimin.
          Kjo forme e te menduari krijon konflikt shoqeror. Ajo ngre hendeqe te pakapercyeshme dhe krijon plasaritje te pameremetueshme brenda kombit.
          Per me teper, ti nuk ke kuptuar ende se ne cfare epoke jeton. Ti jeton ende ne realitetet e 1990-s ku patriotet mendonin nese do te ishte me mire te lidheshin me Austro-hungarine apo me Italine, nese do te ishte me mire nje Shqiperi e plote dhe e pavarur, apo mos duhej te krijohej nje shtet shqiptar brenda nje mbreterie dypaleshe te tille si shqiptaro-maqedonase apo greko-shqiptare. Jetojme ne nje kohe kur gjerat kane ndryshuar se tepermi dhe nuk ka nevoje per konvertime genocidale, per te krijuar aleanca qe nuk dihet se per cfare na duhen. Ajo qe i duhet shqiptareve tashme eshte te tregohen te afte te integrojne te gjitha pjeset e kombit ne nje sistem te perbashket ekonomik, kulturor dhe shoqeror, duke perfshire Kosoven si dhe pjese te tjera si shqiptaret e Maqedonise e Malit te zi. Keshtu shqiptaret do te mund te fuqizohen ne rajon dhe te zhvillojne ekonomine e tyre. Te tjerat jane dokra.
          Por kjo behet duke i integruar te gjitha grupet sociale, duke perfshire edhe ato mbi baze fetare brenda njesise shoqerore e jo duke perjashtuar disa ne favor te disa te tjerave. Projektet perjashtuese si keto te tuat jane jo vetem utopike, por te demshme dhe problematike per cdo shoqeri.

          Persa i perket identitetit, teza se Islami na mbrojti nga asimilimi serb nuk ka te beje fare me daljen e nacionalizmit ne Ballkan. Sic dihet serbet ishin ne nje ekspansion te madh perpara daljes se osmaneve ne Ballkan, dhe ato kishin arritur te pushtonin shume territore shqiptare dhe te asimilonin popullsine vendase si dhe te ushtronin spastrim etnik ne shume raste. Kjo nuk ka te beje me nacionalizmin, por me sjelljen e nje etnie, si serbet. Tani, tezat e atyre qe ti i quan Islamofile, thone se, po te mos vinte Perandoria Osmane, dhe po te mos islamizoheshin shqiptaret, serbet do te kishin avancuar deri shume thelle territoreve shqiptare, aq sa sot nuk do te kishte me Shqiperi. Dhe kjo eshte nje teze qe ka pjesen e saj te se vertetes.
          Megjithate ky nuk perben thelbin e muhabetit. Une nuk mendoj se fakti qe Islami na mbrojti nga asimilimi serb, eshte i majftueshem qe te gjithe shqiptaret sot te jene muslimane. Kjo eshte nje marrezi. Keshtu mendojne vetem katolikocentriket: Fakti qe duam te shkojme ne Europe, ben qe te gjithe shqitparet duhet te konvertohen ne te krishtere katolike. Keto jane teza bajate, fanatike, c’njerezore.

          Ndersa sa per “fene e pushtuesve” une ta shpjegova shume qarte, por ti nuk paske kuptuar gje hic. Po te them edhe njehere. Po njesoj, edhe krisherimi eshte feja e pushtuesit, pasi ajo erdhi tek Shqiptaret nepermjet pushtimit te Pernadorise Romake. Dhe te krishteret shqiptare u ndane ne dy fe te ndryshme sipas ndarjes se pushtuesve. Ata qe ishin nen sundimin perendimor u bene katolike, ndersa ata qe ishin nen sundimin bizantin u bene ortodokse. Pra Krisherimi eshte po aq fe e pushtuesit sa Islami.

          1. 1. Ti kuptojm gjaret qarte, projekti, idea apo utopia nuk eshte e imja eshte e tjerve.

            2. C’fare projekti genocidal mor njeri? Te ka afruar kush kallashin tek koka dhe te ka kercenuar kush qe konvertou ose do te bej qe te ndihesh inferior ndaj meje, paguaj harac dhe mbaj fene apo konvertuo se te vrava.

            3. Nuk ka urdheruar kush, thjeshte eshte shpreh nje ide, kuptoj gjerat qarte. Nese masat nuk jane dakort gje nuk kane qene, atehere kjo ide nuk eshte shtyre me gjate.

            4. Per ti a mbyll gojen fqinjeve qe c’ke me te. Une ndoshta mund te jetoj ne epoken e kaluar po ti nuk jeton ne kyt bote aspak me duket. Shife propagandimet qe jane bere dhe po behen ende per kosoven dhe iliriden. Ka disa te verteta ne to.

            5. Mos e prish gjumin aspak vazhdo fli.

            6. Shumica e formave te menduriat kan krijuar konflikte shoqerore. Ke historine deshmitare. Ska pse te jete i vetmi perjashtim.

            7. Shqiptaret duhet te tregohen te afte te integrojne te gjitha pjeset e kombit ne nje sistem te perbashket ekonomik, kulturor dhe shoqeror por kur ortodoxet po na dalin per dite e me shume greke, vllehe e bullgare dhe kur faktori pan-islamik po rritet ne i me gjithe rritjen e wahabismit ne kosove e maqedoni kjo po duket perdite e me shume ‘’highly unlikely’’.

            8. Jo krishterimi nuk erdhi ndermjet perandorise romake. Kur Romaket pushtuan kto troje krishterimi s’kishte lind ende. Pastaj Pali para se te shkonte ne Rome erdhi ne Iliri. Krishterimi i gjeti Iliret nen Rome, nuk ju a solli Roma. (Lirine nuk ja u solla une, e gjeta ne mesin tuaj)

            9. Deri ne diten qe Konsatdinopoja ra, deri atehere ishte krishterim po kur sllavet nacional- pervetsuan e i dhane ngjyra nacionale fese gje qe shqiptaret nuk e bene i bjen qe katolicimi te ishte feja e te pareve.

            10. Ekspansioni serb i shekulit 12 – 13, e vazhdoj ekspansioni turk i shkeujve te me vone. Te dyja bene te njejten gje asimilonin popullsine vendase dhe ushtronin spastrim etnik. Thashe Jovant u bene Jonuza, nese nuk e benin Jonuza paguanin harac. Pra u parandalua serbizimi dhe filloj turqizimi, por na e kujtuan me vone ortokset e rilindjes se ishim shqiptare. Kishim fat qe turqia vinte nga larg dhe nuk ishte fqinji ynë, ne këtë mënyrë asimilimit total përmes islamit ne turq i shpetuam, me gjithë tjetersimin e identitetit. Kur u ngrit flamuri ne vlore dumbabistat ishin prap shume qe nuk e pranonin ‘’sorren’’ si flamur.

            11. Edhe kyt mos e harro, projekt genocidi ka qene Islami qysh ne diten qe eshte formuar.

  6. Te me fale autori por ky shkrim me duket si nje apologji per shkrimet ne seri qe lexova pak me poshte ketij per Nene Terezen dhe ku “pergojohej” pak besimi i NT. Sic duket eshte nje menyre pendese per miqte katolike. Kontributi i katolikeve per kombin shqiptar eshte i ditur dhe pas komunizmit jane bere perpjekje qe ky kontribut te njihet, sic dihet gjithashtu qe ka pasur edhe katolike qe me veprimet e tyre kane tentuar te destabilizojne shtetin e ri shqiptar ne fillimvitet 20. Por ajo qe dua te ndalem eshte qasja qe autori i ben katolicizmit dhe sistemit aktual politiko-shoqeror ne perendim. Autori thote: “Natyrisht, vetë feja katolike, duke iu referuar në mënyrë eksplicite Vatikanit dhe në mënyrë implicite Europës e Perëndimit, e lejon madje e katalizon formimin kulturor të besimtarëve sipas modelit Perëndimor…”. Atehere ketu bejme pyetjen se cili eshte modeli perendimor, ne terma me te qarte se keshtu eshte ambige? A eshte modeli i Kishes katolike apo modeli i Enlightenment, dmth. i sekularizmit, i ndarjes se fese nga shteti, humanizmit, te drejtave te njerezve etj. dhe qe si konsekuence sociale e politike pati Revolucionin Francez me gjithe ferkimet me derdhje gjaku qe ka pasur me klerin. Nderkohe qe ketu pason pyetja e dyte: Ata qe nuk jane katolike nuk mund te pershtaten sipas ketij modeli? Katoliket ne Shqiperi Europen dhe Perendimin po e perdorin per te avancuar tezat e tyre fetare qe perndryshe nuk i shprehin dot haptas dhe pas nje stanjacioni per te terhequr njerez tek katolicizmi thjesht me argumente teologjike. Tundet karrota e integrimit, qe me shume se ndonje model apo vlera dhe ide per shumicen e shqiptareve nenkupton para dhe pasuri, hedonizem dhe konsumerizem me nje fjale, per te ngjallur pendesen tek shqiptaret e besimit Islam per konvertimin e tyre dhe reflektimin per nje rikonvertim ne fene e te “pareve”. Keshtu qe une nuk e shoh problemin e elites katolike ne sa eshte numri i fshatareve dhe qytetareve ne kete elite apo ne komunitetin ne pergjithesi, por tek qellimi i tyre.

  7. ””Madje nuk do te ishte cudi sikur kjo zenie transheje me flamur ne dore, simbas vijave te perkatesise fetare, te jete nje efekt anesor i futjes intruzive te ketij elementi , familjar po, por praktikisht krejt te ri e te panjohur ne jeten dhe dimensioni shpirteror tonin.”’

    Rikthimi i fese eshte parashikuar dhe Turqia eshte shembulli me i afert. Nuk eshte nje fe e lidhur aq me hyjnoren sesa me civilizimin.
    Fakti qe per katoliket flitet se do e afrojne Shqiperine me Europen i perket pikerisht ketij kahu, ku feja rikthehet e lidhur me civilizimin.
    Po ky muhabet u be para disa vjetesh; debati Kadare-Qose, qe per mua ishte rikthimi i fantazmave.

    Ne Shqiperi ky rikthim i fese si e lidhur me civilizimin, eshte nje litar qe i vihet ne gryke qyteterimit shqiptar dhe shqiptarise. Kozmopolitet ateiste kane 20 vjet qe udheheqin psikikat e trazuara te shqiptareve duke goditur nacionalizmin, gjasme u beme europiane po u shpartallua nacionalizmi dhe ja po hedhin uje ne mullirin e fese-civilizim.

    Katolicizmi ka avantazhin qe loz me dy topa, loz me topin e katolicizmit shqiptarist, loz me topin e katolicizmit civizilim perendimor, ky do pajtoje shqiptarine me perendimin, do pajtoje Fishten me kurven e motit, asaj qe i ra mohit Beses e Zotit.

    Ata qe i dalin kunder ketij revanshi katolik, jane teper heterogjene, i dalin islamiket pse islamike, i dalin ortodokset pse ortodokse si dhe ata qe jane greko-ortodokse me ne krye janullen, i dalin tosket pse toske, i dalin atesitet pse ateiste ose edhe disa faktore bashke, si psh tosk,ateist dhe me tradite ortodoks ose mylsyman.

    Keta perdorin argumente nga me te ndryshmet, ithtare te racionalitetit , po ne thelb eshte konflikt identiteti si ne kohen e qepes; esenca e ketij konflikti i perket rrafshit ontologjik.

    Problemi eshte se kush e peson ne kete mes eshte shqiptaria, zonja e rrafshit ontologjik, per te cilen s’pyet me njeri.
    Ne mungese te saj, qofte si mohim e qofte si e nenshtruar prej fese, kercejne lloj -lloj identitetesh partikulariste, mohimi apo nenshtrimi i universales sjell partikularizem.

    Nga ky partikularizem nuk duket te shqetesohet kush, duket sikur njerezia mezi po priste qe te ringjalleshin partikularizmat dhe pengesa ishte uniteti i shqiptareve.

    Kozmopoliteve liberale si perhere u genjen mendja, mire qe dine te bejne analiza kritike te pakten.
    Bejeni ketu nje analize kritike:
    -Ne rajonin ku jetojm ne, kombi identifikohet me fe dhe nje popull me tre institucione fetare nuk mund ta beje nje gje te tille. Keshtu qe masat thirren te perqafojn katolicimin.

    Ndoshta ringjallja e partikularizmave eshte e dobishme per te menjanuar mundesine e infiltrimit te cdo teorie kozmopolite qe kercenon gjakun shqiptar, se jo per gje po kur shqiptaret grinden per fe, krahine e fis, s’ka bir neneje te huaj qe futet dot ne mes.
    Te jete valle fillimi , te filloje e nxehet uji, qe kur te ‘pasurohemi’ te grindemi me njeri-tjetrin si ne traditen me te mire e te lashte shqiptare?

  8. Ibrahim Rugova kishte simpati të madhe për katolicizmin, dhe shqiptarinë nuk mund ta imagjinonte jashtë kësaj feje. Kjo ishte një bindje e tij, dhe jo ndonjë taktikë për të ndikuar në Europën. Kishte dëshirë të madhe që shqiptarët të “deosmanizoheshin”. Ai vetë, jo vetëm që ishte i deosmanizuar por edhe u konvertu në katolik:

    http://www.politik.de/forum/ballkan/12357-presidenti.html

    Ishte takuar pesë herë me Papa Gon Palin II. Në murin ballor të dhomës ku i priste vizitorët, e kishte varur edhe foton ku ishte bashkë me te. Pranë kësaj fotoje kishte edhe katër tjera ku ishin Nënë Tereza, Gjergj Fishta, Fan Noli dhe fotoja ku ai ishte bashkë me Anton çetën.
    Një nga dy nënkryetarët e LDK-së, gjithmonë ishte katolik.
    Rugova kishte vizituar shumë shtete, prej të cilave vetëm një ishte muslimane – Turqia. Edhepse ky shtet ishte i vetmi që e kishte pritur, para luftës, në nivelin më të lartë, në nivel kryeministri dhe presidenti, më vonë, në një intervistë pat thënë “e kam ditur që s’ka gjë nga Turqia.” Deri sa vdiq, nuk e vizitoi asnjë shtet tjetër musliman.
    Gjatë bombardimeve, kur kërkoi ta lëshonte Kosovën, Millosheviçi u përpoq që ta largonte nëpërmjet Libisë. Gadafi ishte shkolluar në Sarajevë, dhe ishte proserb në krahasim me popujt e tjerë të Ballkanit. Ai i shkroi një letër në serbisht, që fillonte me “Ibrahime brate…” (Ibrahim vëlla). Rugova nuk pranoi. Atëherë u largua me një avion të kompanisë Al Italia, dhe ateroi në Romë. Rugova ishte me familjen e tij të gjërë, dhe Papa e pranoi në vizitë me gjithë familje.
    Rugova ishte ideator i ndërtimit të katedralës katolike në qendër të Prishtinës. Ai, edhe pse ishte shumë i sëmurë, u ngrit nga shtrati, dhe, duke e mbajtur për krahësh, e vendosi gurthemelin e kësaj katedrale.
    Personi i fundit i huaj, që e vizitoi në shtratin e vdekjes, ishte peshkopi i Venedikut.
    Kryetari i Këshillit për organizimin e varrimit të presidentit Rugova, ishte një person që ishte konvertuar në katolicizëm.
    Edhe pse u tha se Rugova kishte kërkuar që varrimi të bëhej pa ceremoni fetare, aty u panë edhe priftërinjët katolikë edhe hoxhallarët, të cilët dukej se bënin garë se kush janë këtu “kryesorët”, apo “të vërtetit”.
    Jusuf Buxhovi, shkrimtar dhe ish nënkryetar i LDK-së, në një emision të RTK-së tha se Rugova e ka lënë një CD , përmbajtja e të cilës duhet të publikohet 20 vjet pas vdekjes së tij, pra në vitin 2026.

    1. “Ibrahim Rugova kishte simpati të madhe për katolicizmin, dhe shqiptarinë nuk mund ta imagjinonte jashtë kësaj feje”.

      Ne fakt koleget e tij letrare e politke qe i kane ndenjur prane, deshmojne se ai kishte deri ditet e fundit nje imagjinate funksionale, pra me te gjere. Por ne fund te fundit edhe ajo ishte imagjinata e tij.

      “Jusuf Buxhovi, shkrimtar dhe ish nënkryetar i LDK-së, në një emision të RTK-së tha se Rugova e ka lënë një CD , përmbajtja e të cilës duhet të publikohet 20 vjet pas vdekjes së tij, pra në vitin 2026”.
      “Gjatë bombardimeve, kur kërkoi ta lëshonte Kosovën, Millosheviçi u përpoq që ta largonte nëpërmjet Libisë. Gadafi ishte shkolluar në Sarajevë, dhe ishte proserb në krahasim me popujt e tjerë të Ballkanit. Ai i shkroi një letër në serbisht, që fillonte me “Ibrahime brate…” (Ibrahim vëlla). Rugova nuk pranoi”.

      Deri ne pritje te albumit te ri te J. Bonxhovit, pata kohe te meditoj mbi “brate Ibrahim” dhe portretin e Kolonel Kadafit si djale i ri ne Sarajeve. Po te kishte qene ndonjehere sadopak Koloneli student ne vitet ’60 ne Sarajeve, nuk do te justifikohej vonesa tek Bijelo Dugme-t, gjithnje ne krahasim me popujt e tjere te ish-Jugosllavise. Po edhe sikur, pse valle Miloshevici “u perpoq ta largonte permes Libise”, kur dihej se Rugova nuk do te pranonte assesi?

      “Personi i fundit i huaj, që e vizitoi në shtratin e vdekjes, ishte peshkopi i Venedikut.”

      Edhe nje korrigjim tjeter: mesa po thone, personi i fundit qe e vizitoi ate ne shtratin e vdekjes, sikur ishte peshkopi i Raguzes, jo i Venedikut.

  9. Nuk do të jem shprehur mirë për ju (por shoh se të tjerët më kanë kuptuar mirë); unë vetëm sa thashë që, në parim, specializimi i një pakice nuk ka asnjë të keqe.

  10. Pikërisht besoj unë, nevoja për tu shprehur rreth komunitetit në fjalë si “komuniteti katolik”, vjen prej dështimit për tu identifikuar si “qytetarë”, gjë të cilën edhe ju e përmendni.

    Vetë komuniteti identifikohet si i tillë dhe nuk ka të bëjë me dogmën fetare, porse me karakteristikat e përbashkëta të komunitetit.

    Dështimi për tu shprehur si qytetarë, vjen prej mungesës së identitetit të qyteteve. Identifikimi fetar është një identitet primitiv, por duket mbizotërues ndaj të tjerëve.
    Xhaxhai më duket korrekt kur përshkruan si komunitetin si “katolikët”, ashtu dhe dëshirat dhe aspiratat e tyre.
    Një alternativë ndaj kësaj forme të identifikimit, do të ishte zhvillimi i qyteteve. Nëse Shkodra e zëmë, do të kishte aktivitet të madh kulturor atëherë të gjithë katolikët e saj, do të identifikoheshin si shkodranë. Mirëpo për shkak të mungesës së identitetit kulturor të vendit të origjinës, ata zënë emëruesin më të vogël të përbashkët – si katolikë. Kjo do të thoja unë, është një arsye më shumë për të mbështetur idenë se ky identitet reklamohet nga masat rurale.

  11. Me fal a ka mundsi ta di se kujt po i drejtohesh se shoh qe me paske cituar. Ne qofte se e ke me mua, them se e ke drejtuar tyten gabim. I/E dashur zonje/zoteri une thjeshte e shpjegova me aq sa kuptoj une qellimin final te parullave te katoliko-centrikeve dhe sqarova arsyet pse ka lindur kjo ide. Te garantoj qe nuk jam une ideatori dhe as nje nga perkrahesit. Nuk e ka urdheruar kush dhe nuk eshte marr asnje hap qe te konvertohet kush pa deshiren e paleve tjera. Per te 100 here, eshte shprehur nje ide, nje nga keta qe e kane shprehur sic u tha edhe me pare ka qene Ismael Kadare. A eshte idea gabim? Po vertetohet se eshte, keshtu qe mos ki frike, nuk ta prek kush laicitetin e as botekuptimin humanitar.

    Edhe te lutem shume mua mos me perfshi ne ate ‘’vllazen ne krisht’’ se as nuk jam as dua te jem vellai jot.

  12. Vasheze (me bikini) qe nuk ka nevoje per ndonje burre rreth e perqark vetes, ne menyre qe te arrije te kete nje jete te plote e te pavarur ne shek. 2

    http://www.aerobiologicalengineering.com/wxk116/Roman/BallGames/

    nota bene: deltoided nuk jane nje ekspresion artistik, por nje realitet i pare nga artisti.

    nota bene2: vashezat jane bjonde. Por s`eshte cudi qe ndofta edhe i kane floket te ngjyrosura. Vasheza moderne eshte ne gjendje te beje gjithshka.

  13. ””Pra, çojnë diku dy Lala dhe Ahmeta, dhe mbas dy javësh kërkojnë të drejtën për të ngritur një dioqezë. Dhe dioqeza as nuk do të ishte problem për ne, mjafton që të mos përçanin. ””

    Mos u sekelldis as ti e dashur Evdote. Drojte, frike, fobi,paranoje; kjo e dioqezes futet tek paranoja, thona na.
    C’te keqe sjell dioqeza, do hape vende pune, do punoje dynjaja.
    Dje (sinqerisht) po degjoja nje me nerva te dobeta qe po fliste me ze te larte:
    Te gjithe thone ‘Rrofte Papa’, si nuk thote njeri ‘Rrofte Krishti’?
    Po se Papa te jep vendin e punes. Gjasme Papa perhap Ungjillin, po Ungjillin sot non se lo incula piu nessuno; dhe Ungjilli eshte Krishti… etj.

    Me pak fjale ky njeriu me nerva te dobeta ishte i bindur se Papa ishte edhe punedhenes edhe sekser.

    Tani ç’pune prish dioqeza qe hap vende pune?
    Do thote ndokush me te drejte, po dardha e ka bishtin prapa dhe dardha bie nen dardhe e jo nen molle.
    E vertete, por punedhenesit e sekserit i del boja shpejt, siç i ka dale psh Sorrosit.

    Problemi i perket dinjitetit teorik te tezes se shqiptaria kalon nga katolicizmi, pa le te ndertohen kisha, xhami e teqe sa te duash.
    Problemi i takon seminareve dhe medreseve, pa kishat e xhamite le te mbulojne çdo cep te Shqiperise, pune sjellin ato ne kohen e sotme, po zbukurojne edhe qytetet e fshatrat. Po edhe ndaj Karitasit s’mund te kesh gje kunder se nje pjalle gjelle per te pangrenin ka, po pastaj do te thote edhe vende pune.

    Problemi eshte tek riperkufizimi i shqiptarise, pa nese ajo reziston, vetem te mira mund te na sjellin fete, vende pune ne kembim te ca fanatikeve, me duket me perfitim.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin