PUCRRA URBANE ADOLESHENTE

Trazirat e fundit në Greqinë fqinje nisur për shkak të vrasjes së një të riu ndoshta edhe aksidentalisht gjatë një loje që bënte ky i fundit me policinë, apo  ndoshta edhe kjo e fundit me të, kanë të bëjnë gjithnjë e më pak me shkakun e fillimit të tyre dhe po tregojnë çdo ditë e më tepër krizën sociale në të cilin gjendet kjo shoqëri evropiane relativisht demokratike. Për shkak se Greqia është shndërruar jo me dashjen e çdokujt në modelin e zhvillimit të shoqërisë shqiptare në të ardhmen, do të ishte e mirë që zhvillimet në Greqinë e sotme shqiptaret t’i shikonin si një formë profecie për zhvillimin e shoqërisë së tyre.

Përmbledhur në pak konstatime dhe larg hollësive të karakterit konvencional (kush e filloi i pari, apo në lojën “policë-adoleshentë” kush ishte “macja” dhe kush ishte “miu”) mund të vihet re se trazirat e fundit në Greqi pasqyrojnë një gjendje të pakëndshme të përgjithshme të shoqërisë greke. Ndryshe nga trazirat e para disa vitesh në Paris, kur përsëri të rinj vendas të shtresave të ulëta u rrahën me policinë e dogjën disa dhjetëra mijëra makina në të gjithë Francën, në Greqi bërthama e protestave të dhunshme janë të rinj vendas pa elementë emigracioni në biografitë e tyre, të cilës i përkasin shtresës së mesme të shoqërisë të hapësirave urbane. Pakënaqësia e të rinjve grekë është e drejtuar kundër modelit aktual të shoqërisë greke, model ky që sipas grekeve të rinj u heq atyre çdo shans për ta vazhduar jetën si të rritur sipas modeleve normale të Evropës Perëndimore, ku faktorët e zhvillimit të individit si rregull janë aftësitë personale, ndërkohë që edukimi i tyre shkollor dhe etika e përvetësuar gjatë këtij procesi vijon për ata deri në një farë moshe sipas këtyre modeleve.

Shoqëria greke si një e tillë ballkanike nuk mund t’i ikte aq shpejt vetes dhe të emancipohej e të arrinte nivelin e simotrave të veta evropianoperëndimore të sqaruara, pasi një zhvillim i tillë, sikur kjo ndonjëherë do të ishte e mundshme, kërkon kohen e disa brezave. Siç duket shoqëria e greke për t’i ikur vetes nën peshën e kompleksit të rëndë e të qenit një shoqëri e zakonshme ballkanike, pra me të gjithë “kontornon” orientale të periudhës së perandorisë osmane, adoptoi së bashku me demokracinë e re edhe modele komplete të zhvillimit të një shoqërie, të cilat nuk i kishte gjeneruar vetë në mënyrë të vetëkuptueshme gjatë një procesi zhvillimi gradual. Pas rënies së diktaturës së kolonelëve forcat progresive që udhëhoqën atë vend adoptuan sigurisht me dashamirësi sisteme qeverisjeje politike sipas modeleve të huaja për Greqinë, të cilat me kalimin e një kohe jo shumë të gjatë rezultuan si të papërshtatshme, duke braktisur funksionin e tyre fillestar për t’u shndërruar në fasadë, duke i lënë gjithnjë e më shumë vend sistemeve orientale të qeverisjes sipas kastave dhe tarafeve. Grekët e rinj lindin e edukohen fillimisht si evropianë dhe më pas vërviten në një realitet të huaj për ta, që në fakt është ai autokton oriental vendas. Në një farë mënyrë përplasja e brezit të të rinjve me strukturat drejtuese politike e sociale greke në mënyrë paradoksale ka të përbashkëta me konfliktet në Francë, ku përsëri të rinj konfrontohen me faktin se shoqëria, ku ata duhet të ndërmarrin hapin tjetër për të hyrë në botën e të rriturve, është e huaja për ta. Në këtë mënyrë greku i ri evropian gjendet një ditë në një lloj emigracioni brenda shoqërisë prej nga ka ardhur dhe për shkak se modelet e përjashtojnë njëra tjetrën plas edhe konflikti.

Dhuna konkrete fizike e ushtruar nga të rinjtë ditët e fundit në hapësirën urbane greke është e drejtuar kundër simboleve të mirëqenies qytetare, të cilat nuk pasqyrojnë realitetin ekonomik grek por iluzionin e normalitetit social dhe mirëqenies ekonomike. I gjithë ai luks, të cilit ju vu flaka, u dogj si simbol i boshllëkut shpirtëror që kasta burokratike e korruptuar e cila drejton politikisht prej tridhjete vitesh Greqinë, e kompenson me një mirëqenie të rreme, të shtirur, e cila buron nga një korrupsion që ushqehet pikërisht nga modeli ballkanik e oriental i të bërit të gjërave. Ky luks qëndron si fasadë arrogante për të justifikuar statusin e elitës kombëtare greke, katapultimin e saj atje sipër, dhe është në fund të fundit jo shumë më ndryshe nga demokracia e shtirur që rri si maskë për të fshehur pikërisht perandorinë osmane nga pas.

Se sa mund ta ndjejnë të rinjtë, se është pikërisht kjo forcë që i shtyn ata të djegin dyqane e të shkatërrojnë banka e super-markete, nuk mund të thuhet pa spekuluar, por fakti se dhuna e tyre drejtohet pikërisht kundër simboleve ekonomike të elitave politike tregon faktin se ata të rinj, ditën që duhet të hyjnë në shoqëri si të rritur, janë të pakënaqur me modelin e shoqërisë greke.

Në Tiranë gjendja është diçka më ndryshe se në Athinë sot sepse Tirana u bë urbane dje dhe se zhvillimet shqiptare janë relativisht të sfazuara nga to greke. Megjithatë, në se vëzhgimet e mia më sipër lypsen të jenë të sakta, atëherë tensionet midis brezave në Shqipëri mund të devijojnë si në modelin grek ashtu edhe atë francez. Tirana ka dy burime potenciale dhune ne dhjetëvjeçarin e ardhshëm.

I pari është modeli grek i sotmi. Fëmijë të shtresës së mesme, të cilët janë të edukuar mirë, madje duke shijuar edhe arsimim privat, të veshur sipas modeleve evropiane, me heronj dhe ëndrra evropiane të ndërmjetësuar bollshëm nga media shqiptare, që janë të palexuar por shumë të parë e të dëgjuar, aftësitë analitike sociale të të cilëve vijojne për shkak të mungesës së arsimimit klasik tradicional në mënyre spontane dhe impulsive, mund të gjenden një ditë të bukur me në vend të një Caipirinha një ” molotov cocktail” në dore përpara një vitrine Hugo Boss në Bllok, pikërisht se kjo firmë merret me transplantimin e lëkurës së politikanit aktual shqiptar, i cili të veten, pra atë që i ka bërë nëna ja ka shitur prej kohe djallit apo të birit të tij për shumë para. Pikërisht ajo shtresë djemsh e vajzash të larë, të krehur, të veshur me Dolce&Gabbana nuk e duron dot presionin e rrethanave, përplasjen e vazhdueshme me strukturat orientale përgjegjëse për fatin e saj dhe reagon me dhunë.

Dhuna e lindur në rrugë nga brezi i të rinjve dhe e tejçuar prej saj nëpër institucione, është në fazën fillestare e pastër, idealiste, e justifikon moralisht herë më shumë dhe herë më pak ekzistencën e vet. Djegia e tempujve prej tekstili të elitave bastarde politike është një veprim politik korrekt, djegia e vilave të politikanëve të financuar pa asnjë përjashtim nga burime financiare ilegale, imorale është një veprim i përfaqësueshëm moralisht, shkatërrimi i simboleve të arrogancës politike me mjete të dhunshme nuk është dëmtim material por një gjest politik, është një prononcim publik në momentin kur dialogu midis shtresave është ndërprerë, kur demokracia ka dalë kallp, kur demagogjia është shndërruar në fe dhe mashtrimi më perëndi. Sipas tyre gjithnjë.

Sigurisht që dhuna politike midis brezave është një dhunë revolucionare dhe si e tillë e destinuar që pas një farë kohe të bjerë në duar të tjera, të cilat do ta instrumentalizojnë për të ndërruar pushtetin apo pushtetarët, por parë në mënyrë metafizike nga një perspektive ajo është fillimi dhe nga një tjetër ajo është fundi i një cikli, i cili përgjakshëm kalon në një fazë të re, ku në të sotmen nga e djeshmja ka shumë më pak nga ç’kishte në të djeshmen nga e sotmja.

Në qoftë se ky do të ishte burimi analog grek i dhunës midis brezave në Tiranën e nesërme, burimi i dytë do të ishte ai analog francez. Tirana është metropoli i vetëm në Shqipëri dhe emigrantët e atjeshëm janë të ardhurit nga veriu, të cilët jetojnë në hapësirën e pushtuar ilegalisht përreth qytetit. Brezi i parë i të ardhurve atje ka lënë ferrin pas vetes, prandaj atyre njerëzve jo vetëm Gërdecin, por edhe bombën atomike t’u hedhësh nuk të thonë gjë. E durojnë, e pranojnë në heshtje, pak a shumë më mirë një bombë e madhe herë pas herë, sesa Malësia e Krumës. Brezi i dytë i të ardhurve do të njohë dot vetëm realitetin e të jetuarit në periferi gjeografikisht të Tiranës dhe sociologjikisht të shoqërisë shqiptare, për të cilët nuk ka asnjë të ardhme me përjashtim të punëve të rënda fizike apo prostitucionit, drogës dhe armëve. Këto vese nuk janë shpërndarë në atë mënyrë që të shkaktojnë probleme sociale brenda për brenda komunitetit të verioreve të shpërngulur në periferi të Tiranës, pasi kodet morale brenda familjes se madhe veriore akoma funksionojnë. Brezi i dytë duke jetuar në Tiranë do ta ndjejë veten në shtëpinë e vet, ku e lënë vetëm të shikojë pak nga pragu. Në momentin e parë që frenat e sistemit të vjetër patriarkal verior për arsye të vjetrimit të brezave nuk do të funksionojnë më, ka shumë mundësi që edhe ata prononcohen publikisht në mënyrë të dhunshme për të kërkuar ndryshimin e statusit të tyre social.

Tirana si metropol në zhvillim do të arrijë shpejt në një kompaktësi sociale e cila dhe do te kalojë nëpërmjet gjithë cikleve, ku kanë kaluar edhe metropolet e tjera. Ka dhunë në Athinë, ka dhunë në Stamboll, në Romë, në Berlin, madje ka dhunë politike në rruge edhe në qytetëza aq të përgjumura dhe të këndshme si Zyrihu, sepse Qyteti është fytyra e shoqërisë dhe atje dalin zakonisht puçrrat. Apo të paktën ato që shihen.

57 Komente

  1. “Nga kush përbëhen grupet e dhunshme? Mendimi im është që përbëhen vetëm pjesërisht nga anarkistë. Shumica janë elemente lumpen të adoleshentëve dhe të rinjve, madje edhe emigrantë lumpenë. Elemente huliganësh të të gjitha llojeve që nuk kanë asnjë lloj ideologjie dhe eksitohen nga dhuna. Vepra e tyre bëhet më e lehtë nga abstenimi total i policisë dhe nga paaftësia e qeverisë që të përballet me krizën.”

    Sa me siper nuk jane fjale te miat, por te nje njeriu qe jeton e punon ne Athine dhe qe per zanat ka pikerisht elaborimin e ngjarjeve nga realiteti konvencional (ne kete rast i rruges) ne ate jokonvencional te gazetes, te gazetarit te respektuar nga shume lexues, Gazmend Kapllani (SHEKULLI i djeshem http://www.shekulli.com.al/news/44/ARTICLE/37544/2008-12-10.html).

    Pra, per Kapllanin, turman nuk jane kaq elitare sa besoj nga mosnjohja e situates me rezultojne ne leximin tim te esese se GH.

    Personalisht kam prirje te ngjashme (ose besoj se jane te tilla) me GH ne lidhje me nxjerrjen e deduksioneve persa i perket analogjizmave ndermjet shoqerive ballkanike, deduksione qe kane te pathene (te pakten jo literalisht) premisen prej nga GH dhe une nisemi kur analizojme, se vende si Shqiperia (si ekstremi i te njejtit segment qe perfundon ne anen tjeter me Greqine) nuk jane te pjekura per te ndertuar demokracine. Nuk jane te pjekura, per te perdorur nje eufemizem, pasi eshte e dhimshme te pranosh haptazi se kjo nuk eshte ne fund te fundit ceshtje pjekjeje, pasi, metaforikisht, nuk mund te behet kek me miell misri. Nuk eshte ceshtje inteligjence, por formatimi gati gati genetik, ndonese gjithkush mund te sjelle si kunderargument adoptimin e plote te shqiptareve kur shkojne ne perendim (qe edhe aq i plote nuk eshte, po te marresh parasysh nr e larte te bashkombasve tane ne popullaten peritenciale te vendeve pritese). Pra, troc muhabeti, shqiptaret (serbet, greket) mund te mos behen kurre franceze apo angleze.

    Sidoqofte kjo eshte nje teme tjeter, e trajtuar me hershem si tek alb-club ashtu edhe tek Peisazhe te Fjales.

    Hipotezat e GH ne lidhje me Greqine dhe paralelet e tij shqiptare calojne, kur ne lajmet e djeshme degjon se “policia [greke] u sulmua me arme automatike nga nje grup …romesh(!!!) ne periferi te Athines”. Pra, ata djemte e edukuar ne perendim qe kthehen per tu perballuar me ndryshkun ne pushtet nuk qendrojne posacerisht.

    Shumica e dyqaneve ne Athine jane djegur vetem pasi jane plackitur dhe keto jane te gjitha te filmuara. Eshte pak a shume e njejta situate (te cilen e kam perjetuar personalisht) me Tiranen e shtatorit 1998, kur individe dhe grupe te lumpenit shqiptar plackiten dhe dogjen disa dyqne te rruges se trenit dhe te qendres se kryeqytetit (shume te tjere shpetuan fale faktit qe pas 1997 tanime edhe pronaret e dyqaneve ishin te armatosur…).

    Nga ana tjeter, mendoj se qendron hipoteza e GH sa i perket ngjarjeve qe perfshine komunitetin magrebin ne Paris dhe Lion, situata keto qe ne nje menyre, shkakesi, dinamike, intensitet a nje tjeter, mund te verifikohen edhe ne Tiranen e pas 10-15 viteve. Sidoqofte, nje detaj i paneglizhueshem qe ben diferencen ne rastin tone eshte fakti qe ndryshe nga ai francez, shtresat e margjinalizuara dhe te pa integruara ne Shqiperi, praktikisht Tirane, ku edhe gjykohet se ekziston potenciali i ketyre ngjarjeve te pritshme, nuk jane aq homogjene sa ne getot e Parisit. Kamza dhe Bathorja jane mjaftueshmerisht larg Tiranes per te mos provokuar levizje te tilla anarshiste e rrugacerore. Persa i perket vete qytetit, fatkeqesisht per mua, por fatmiresisht per profecine ne fjale, ai eshte totalisht heterogjen. Edhe ne pallatet e reja (qe jane me te shtrenjta dhe ku mendohet se jetojne ata qe veshin D&G dhe BOSS) gjen plot (une kam ndruar 2 hyrje ne 2 zona te TR dhe flas nga eksperienca) qytetare te s’kamur, te cilet i kane blere ato hyrje pasi kane shitur shtepite e tyre ne rrethe + te ardhura nga emigracioni (dhe qe sot refuzojne te paguajne nje shume simbolike per mirembajtjen e ashensorit, pompave dhe shkalles). Jo rastesisht ata te gjithe kane lene qytetet e tyre pas 1997…

    Akoma me tej, do te thosha se shqiptaret e periferise, qofshin keta edhe verioret e paperpunuar:) (qe une i njoh mire pasi rrjedh prej tyre), nuk mund te krahasohen me magrebinet dembele, te trashe dhe qe refuzojne te jene pjese e qyteterimit francez. Veriori eshte ai qe eshte, por ndoshta edhe me shume se jugori e ka deshiren te jete pjese e te teres.

    Sa me siper, nuk perjashton qe fenomeni qe paralajmeron GH mund te kete shfaqje edhe ne shoqerine shqiptare.

  2. Pifto,

    ke shkuar shume larg dhe ke harruar pranine e elementit anarkist ne shoqerine greke, ne formen me te dhuneshme qe njihet. Po ashtu shume lehtesisht harron se epiqendra e dhunes qe po ushtrohet eshte mu ne ate lagje ku gjendet selia e Pasokut ne opozite.

    Rastesi?

    Shqiptaret, pozite opozite jane qingja ne krahasim me tendosjen dhe replikat ekstremiste te klases politike greke.

    Mendjet e thata pastaj marrin flake kollaj.

    Gjithnje ka gjesendi per te rregulluar ne cdo shoqeri, por jo gjithcka eshte e jusifikuar me mospajtimin me nje gjendje qe te themi te drejten nuk eshte aq per te qare hallin, po ta krahasosh me disa realitete te tjera evropiane…

    Te kujtoj se ato trazirat ne France filluan kur policia po ia bente gjithnje e me te veshtire jeten trafikut te droges ne periferi te qyteteve, atyre djalosheve qe bridhnin me BMW nderkohe qe nuk kishin punuar asnje dite ne jeten e tyre.

  3. Pseudonim nga Halli — ditto! Eshte shume me vend kritika. Ideja se keto anarshistet perbehen nga njerez te edukuar mire dhe nga shtresa e mesme nuk perputhet me realitetin.

    Po ashtu edhe dicka tjeter. Nga informacionet qe kam patur, protestat kane filluar perpara se te vritej ky djali 15 vjecar. sigurisht nuk ishin te permasave te pas vrasjes, por gjithsesi ka patur. Kush kane qene arsyet e atyre protestave? Kjo nuk eshte histori mace-miu, por eshte sebep qe ka nga pas nje kunderreagim ndaj veprimeve te qeverise. Ka qene ajo historia e universiteteve private per te cilet qeveria greke vendosi te lehtesoje kushtet e marrjes se licenses qe u bene sebep i ketyre anarshisteve adoleshente. Statistikat kane treguar se edukimi universitar publik ne Greqi eshte ne nivele shume te ulta duke rrezikuar seriozisht te ardhmen e Greqise si pjese e Unionit Evrpian dhe mundesine per te konkurruar me kombet e tjera ne rajon e Evrope. Si parandalim i kesaj, masat qe mori qeveria greke per te ndryshuar situaten, ndermjet te cilave lehtesimi i kushteve per hapjen e universiteteve private, kane qene shume te drejta dhe ndoshta te vonuara. Dihet se idealet e majta komuniste, tradicionalisht e kane bazen e tyre shoqerore tek studente te shkollave te mesme e te larta. Eshte periudha kur kjo shtrese eshte ekonomikisht e privuar (nuk nxjerrin te ardhura) e nderkohe kerkesat per jetese me te mire, perceptimi i gabuar se jane te moskuptuar nga brezat me te vjeter, apo se jane me te edukuar e me te zgjuar se ato breza, i con keto shtresa ne krahet e ideologjive anarshiste e komuniste. Jam shume dakord edhe me percaktimin qe u Gaz Kapllani u ka bere ketyre anarshisto-komunistave — they are no elite…

  4. PNH, Qatip, Ilirjan,

    Të marrurit me “anarshistët” apo me “me magrebinet dembele, te trashe dhe qe refuzojne te jene pjese e qyteterimit francez” (siç shkruan imoralisht dhe genjeshterisht PNH-ja), eshte alibia më e kulluar per te gjetur pretekstin e rradhes.

    Jo vetem qe nuk i heq asnje presje analizes se “pifto”-s, por me vjen keq qe nuk ka mundur (dashur ?) te tejkaloje optiken etniko-politiko-gjeneracionale (po e them keshtu) te problemit, pa e kaluar ate ne stadin superior te tij, qe eshte padyshim ajo qe ai vete e quan, andej nga mesi i shkrimit, (po e citoj) : “shkatërrimi i simboleve të arrogancës politike me mjete të dhunshme nuk është dëmtim material por një gjest politik” .

    Thene ndryshe : qofte Athina (sot), qofte Bombay (dje), qofte Iraku (parsi-dje), qofte Parisi (parsi-parsi-dje), qofte 09/11, qofte edhe 97-a shqiptare…, jane para se gjithash GJESTE POLITIKE (besoj se nuk eshte ketu vendi per te diskutuar justifikueshmerine e tyre te plote, te pjesshme, te vogel apo zero).

    Kane kaluar me teper se 30 vite qe kur nje çift regjizorësh te nderuar, Jean-Marie Straub dhe Danièle Huillet kane realizuar nje film te tyren qe titullohet : “Es hilft nur Gewalt, wo Gewalt herrscht” (VETEM DHUNA NDIHMON ATY KU DHUNA MBRETERON). Dhe ç’eshte per tu shenuar mbi te gjitha, eshte fakti se ata nuk thone -shpeton-, por -ndihmon- !

    Gjejeni. Shikojeni.
    Ndihmon shikimin.
    Edhe te Athines sot.
    Edhe te Tiranes neser.

  5. Stalker, GH shtroi tryezen me ato qe kishte dhe hapi deren e shtepise, une u ndjeva i nderuar dhe gjithaq e nderova. Jemi te dy kuvendues te vjeter qe i njohim rregullat e lojes (apo “marreveshjen e fjales” – sic thote Av. Ngjela:)). Kur keto respektohen, pavaresisht substances, qasjes dhe vleresimit personal per te, biseda zhvillohet normale, aq me shume qe ne ketu ndajme vec mendime dhe jo tokat e babes.
    Puna me ty eshte se ti te dhjet rregullin.

  6. PNH,
    Me cito nje fragment te vetem nga postimi im ku une kam shkelur rregullin, dmth “marreveshjen e fjales”.

  7. Priteni në Tiranë se po vjen.

    Çfarë do ndodhte në Greqi, nëse nuk do kishin shërbim ushtarak të detyruar dhe ata 25 vjeçarë do ndodheshin rrugëve?

  8. Bota ka ndryshuar. Në fakt ajo gjithmonë ndryshon. Ndoshta për ta kuptuar ndryshimin në Evropën e vjetër dhe të cfilitur nga ankthi, luftërat, diktaturat, gënjeshtrat, duhet të lexojmë librin e Tony Judt “Pas lufte. Historia e Evropës pas luftës së dytë botërore”. Ndoshta është më frytëdhënës se libri “Skendërbeu” i Schmitt-it.

    E dija që në këtë blog do trajtohej kjo temë, duke parë dhe përpjekjet e autorëve të blogur për ta mbajtur të freskët me ngjarje që mediat, satelitët, televizionet na i sjellin me një ritëm që të bën me dhimje koke. Biles edhe nga një gazetë gratis (në metrotë e Parisit ka plot që ndotin trurin dhe ambjentin), e hedhur përtokë, mund të dallosh një “revolucionar” athinas që mundohet të gjuajë një gur.

    Greqia ka rënë në dorën e anarkistëve, komunistëve, revolucionarëve. Greqia po humbet besueshmërinë në Evropën e mbyllur (megjithëse Zvicra hyri më në fund në hapësirën Schengen!) se është një shtet me një demokraci të konsoliduar. Greqia nuk mund t’i pranojë të korruptuarit, politikanët alla-ballkanas që shetisin me barkun plot e përplot me uzo dhe kotopulla; të rinjtë që fitojnë, që fillojnë karrierën me 500 euros në muaj, janë dhe ajka e kesaj rinie që qëndron stoikisht në rrugë për të përmbysur dinastinë Caramanlis, për të rikthyer ndoshta atë të Papandreut, pra e njëjta marmelatë.

    Analogjia që u tentua të bëhej këtu me Shqipërinë, m’u duk pak utopiste. Jo se nuk është e besueshme që një ditë do vijë që veriori i pa kulturuar dhe i ndrojtur nga freskia dhe sjellja prej snobi e tiranasit që i veshur me Converse apo me Emporio Armani që s’sheh gjë tjetër veçse hijen e vet, mund edhe të ngrejë krye, por ky krahasim nuk ka shumë baza.

    Në Francë muhabeti është ndryshe. Në Evropë, klasat drejtuese kanë probleme me emigrantët që ndërtuan urat dhe autostradat, sot ato po pastrojnë nevojtoret e aeroporteve, korridoret e pafundme të metrove; kur ka ndonjë personalitet që vjen nga emigracioni, gazetat lëshohen porsi macja kur ndjen erën e sardeles në pjatë.
    Nuk mund të themi që ” emigrantët e atjeshëm janë të ardhurit nga veriu, të cilët jetojnë në hapësirën e pushtuar ilegalisht përreth qytetit”. Nuke kuptoj se ku duam të dalim kur marrim shembuj të tillë. E di që nuk është qëllimi i autorit të vëndosi pika mbi i-të, por edhe ky përcaktim që fatkeqësisht gëzon respekt tek shumë të kulturuar, më ngjall pak nervozizëm.

    Kur të vija puna për të dalë në rrugë, shpresoj që të dalin të gjithë, pa përcaktim krahine dhe diplome. Atë që grekët kërkojnë, nuk ka të bëjë shumë me pakënaqësinë e disa individëve, por me dëshirën për të përmbysur një forcë politike të korruptuar që nuk po e mbron grekun nga kriza që ka kapllosur njerëzit anë e mbanë botës së shekullit të XXI-të.

    Pastaj, mesa shihet nga lajmet, turmat eksitohen edhe nga prania e ekraneve nëpër rrugë. Kamerat, telefonat që filmojnë, fotografët. Fatkqesisht këto janë lajme jo të mira, por kjo është shoqëria e konsumit, duhet pregatitje për ta pranuar, dhe shumë punë për ta përballuar. Ndoshta greku nuk arrin më të bëjë efendikonë, për këtë ai del në rrugë dhe paraqet një fytyrë shoqërie që e turpëron përballë shoqërive të civilizuara. Nuk besoj se është stereotip, por një e vërtetë që do vërtetohet edhe më pas. Sodoqoftë, pasi të shuhet “revolucioni”, nuk do të dëgjojmë më, kjo për fajin e lajmit që fluturon aty ku ka më shumë tension.

  9. Me duhet te pranoj se i kam ndjekur me kenaqesi ngjarjet ne Gerqit, si thote populli, koken te hane me njeri-tjetrin e rehat mos gjecin.
    -Ike plaku merre me gjithe tespiet e Tosumbacit – tha plaka e gezuar qe armikut po i merrte flake katandia.
    Ve re me te njejten kenaqesi se aleanca natyrore, anarki-ekstremizem i majte, ky i fundit i perfaqesuar nga qendrat sociale, eshte vene ne jete e po jep frytet e saja.
    Natyrisht e majta si imorale qe eshte do perfitoje politikisht sa me shume te jete e mundur, nga dyqanet e shkaterruara dhe dhuna neper rruge, por me mire keshtu, se kreditet politike te fituar nga dhuna te kthehen ne bumerang sapo gjerat ftohen.

    Ka pasur,ka e do kete perhere njerez qe do perpiqen ti veshin nje mantel moraliteti, lakuriqesise se turpshme te dhunes jakobine, por keta sherbejne vetem per te shtyre njerezit te reflektojne me teper mbi moralitetin e dhunes.

    Pyetjet e para qe ngrihen ne kesi rastesh jane:
    Ku e gjejne te drejten keta anarkiste te shkaterrojne cgjejne perpara, te shkaterrojne mundin e te tjereve ?
    A nuk paguan taksat ai pronari i makines a dyqanit qe shteti ta mbroje nga vandalet ?
    Atehere ky shtet cfare ben, pse nuk e mbron ?

    Italia i njeh prej kohesh keta vandale dhe e ka gjetur mjekimin e duhur; dru ku te dhemb e ku te djeg.
    Duhet pranuar se ky mjekim i vjeter sa vete bota, eshte ca i dhunshem, por eshte i efektshem dhe pak i kushtueshem.

    Gjithsesi keta tipa ne vend te lihen me livadhit’ qendrave sociale, eshte me mire te cohen te bonifikojne kenetat e te hapin brezare,keshtu sdo kene as fuqi e as kohe te luajne rolin e vandalit te perkedhelur nga e majta dhe njekohesisht do jene te dobishem per shoqerine.

    Ne kohe veshtiresish ekonomike ne cdo sistem e ne cdo kohe dalin per gjah cakej e vandale, ndersa populli pyet veten se nga cila ane duhet te rreshtohet, nga ana e shtetit apo e anarkisteve. Gati perhere nga ana e shtetit ashtu si edhe ne kete rast.

    Kurioz eshte qendrimi i shume personave, te cilet mjaft te mblidhen 1 mije veta, qe akuzojne sistemin e menjehere u njohin ketyre te drejten per te kthyer permbys boten mbare.
    Duket sikur te akuzosh sistemin eshte menyra me e mire per te fituar te drejten e perdorimit te dhunes. Kjo sec me kujton historira me lenina, po duhet te jene gojedhena.

    Pseja per mua eshte teper e thjeshte, keta njerez jane gatuar keq , jane rritur o teper te perkedhelur o teper te vuajtur, keshtu qe ne formimin e tyre mungon respekti i fituar me perpjekje te ndershme, mungon disiplina, sensi i hierakise,deshira per pune, respekti per prinderit, te cilet pjesa teper e perkedhelur i sheh si sherbetore ajo teper e vuajtur si fajtore te gjendjes se tyre,si dhe faktore te tjere te natyres gjenetike.
    Teper te perkedhelurit i perkasin shtreses se mesme, teper te vuajturit asaj te ulet.

    E mira ne kete mesele eshte qe keta jane nje pjese e vogel e popullsise, pjesa e devijuar kulturalisht, keshtu qe shtypen lehte, hallet e verteta fillojne kur njerezit normale fillojne e vene zjarr, aty ka vertet dicka per tu ndryshuar.

    Tiranes mos t’ja kemi hic friken se Tirana nuk ka qene ndonjehere termometer i ndryshimeve shqiptare. Qe prej 1924 ne jug, duke vazhduar me 1935 ne Fier, grupet e para komuniste ne Shkoder e Korce, 1945 antikomunistet ne shkoder, 1990 ne Shkoder e Kavaje, kryesia tropojano-shkodrane e studenteve te dhjetorit, e deri tek 1997 ne jug, te gjitha ndryshimet fillojne neper rrethe, ne vecanti Shkodra e Vlora.

    Tirana per pushtetarin eshte kryeqyteti ideal e tiranasit nenshtetasit model, hallet i kane pushtetaret e Parisit, ai eshte tipik i llojit, ‘aty krisi aty pushoi’.
    Megjithese doren ne zjarr nuk e ve, se ka gjithmone nje here te pare. Mbase tiranasit kujtohen se te qenet kryeqytetas mbart edhe pergjegjesi jo vetem privilegje.

  10. Hyllin, te lexova diagonalçe, meqe ishe pergjigjur ne nje teme ku shkruajta diçka (per bese, kam “shekuj” qe nuk te lexoj).

    Por me kapi syri qe kishe shkruar : “keta njerez jane gatuar keq, jane rritur o teper te perkedhelur o teper te vuajtur. Teper te perkedhelurit i perkasin shtreses se mesme, teper te vuajturit asaj te ulet.”

    Meqe jam i sigurt qe nuk e fut veten ne asnje nga keto dy kategori (te perkedhelurish dhe te vuajturish), mos e ke gje fjalen qe ti vete i takon shtreses se larte ?? Apo ke shpikur ndonje “shtrese” te katert ?? 🙂

  11. Ehu, ti Hyllin je i pandreqshëm. Mjaft të quhen elita të tjerët pa edhe me nder mt të jenë, do e meritonin një justifikim prej teje.
    Si është e majta imorale, kur policia vetë është pjesë e imoralitetit? Çfarë “ere” ka shteti kur ligjëron vjedhjen me kollare të miliona eurove me ca përçorë manastiresh? Çfarë pret pastaj të mos ngrihen në revoltë kta?
    Arketipi i policit grek, është ai i një rurali të pagdhendur që një mik dhe forca trupore ndoshta, e kanë çuar aty ku është.
    Ndryshimi me anarkistin e majtë janë ca vite më shumë mbi shpinë, uniforma, një shkop gome dhe një pisqollë. KAQ.

    Sa për ngjashmërinë me Leninin, secili e merr pikën e vet të referimit, siç i do qejfi. Dikush te revolucioni francez, një tjetër te Lenini e ndonjë akoma te viti 90′. Të gjitha këto sollën ndryshim sistemi.
    Konservatorët do bënin mirë të dëgjonin zërin e historisë. Shfrytëzimi i pushtetit prej elitave, nuk mund të justifikohet, as ligjërohet më. Për Greqinë është moment historik, sipas mendimit tim. Asgjë nuk do jetë si më parë.
    Këtu jam dakort me Kapllanin.

  12. Stalker, secili lexon ke ti interesoje, indiferenca ndaj njerit apo tjetrit eshte normale, keshtu qe ato shekujt sme bejne as ngrohte e as ftohte.

    Si kundervenie ndaj tyre e kam thene qarte, njerezit normale, ata qe nuk jane as shume te perkedhelur e as shume te vuajtur, ku ben pjese edhe vete. Kur ngrihen keta atehere ka vertete dicka qe nuk shkon, pa te devijuarit ate pune kane ne cdo sistem.

    J. e ke gabim, tek tema tjeter eliten intelektuale e lashe inferiore ndaj popullit ne ceshtjet identitare.

    Qe e majta eshte imorale, kete une se ve ne dyshim dhe i kam shkruar ne nje teme tjeter motivet e imoralitetit. Kape temen e hajde debatojme atje.

    Policia nuk eshte as e majte e as e djathte. Ushtria po eshte institucion tipik i djathte, sepse ushtria bazohet ne vlera. Atyre tipave u duhet nxjerre para ndonje batalion special i ushtrise, atehere e shohim ne sesa te dhunshem e trima jane.
    Te shprehesh pakenaqesine ka shume forma, format e dhunshme duhen hequr njehere e mire nga perdorimi.

    Vjedhja e milionave eshte perhere justifikim per dhune. Gjithsesi vjedhja e milionave nuk ligjeron askend ti vere flaken dyqanit tend, timit apo tjetrit.
    Nese shteti nuk me mbron atehere me takon te mbroj veten e si nje e nje qe bejne dy, koka e dikujt do ike, ne rast se interesin tim nuk e mbron shteti por une vete.

    Te ngrihet e te protestoje si njeri mo vlla, kush po thote jo ? Po cdo ti qe i ve flaken cdo gjeje qe te del para, cfare kerkon te zgjidhesh, do hahesh me shtetin, do te sjelle tankun, do te futesh ne burg, do te besh martirin zotrote ?

    Ky lloj polici ka qene perhere, se me ato rroga qe merr polici, kush do e bente ate pune ?
    As mos ma krahaso si njeri, nje qe jep jeten po te jete nevoja per te shpetuar tenden me nje kodosh pijanec e drogaxhi te cilit sipas gjasave ti me taksat e tua po i paguan asistencen sociale e ndihmat shteterore per qendrat sociale, nderkaq ky i ve flaken aktivitetit tend a makines tende.

    Revolucionin Francez e bene borgjezet lali nuk e bene bolsheviket. Keta nuk jane borgjeze keta jane anarko-jakobine, jane markista-leninista.

    Per Greqine nuk eshte ndonje gje e madhe, Italia ka njohur deri edhe brigadat e kuqe, ka njohur ngjarjet e Gjenoves etj e prape ja ku eshte shendoshe si molla.
    Ja ska shume qe mbaruan protestat kunder reformave te shkolles te nisura nga Gelmini, e majta doli rrugeve,u mblodhen me qindra mijera njerez ne Rome e po ashhtu plot edhe ne qytete te tjera, u shfrytezuan edhe kalamajte, kerkoi edhe zgjedhje e si perfundim ?
    Gjithcka vazhdoi sic deshi qeveria.

    Ne keto raste duhet nje qeveri e forte, nje qeveri me njerez te prere e te vendosur qe te mos i lere anarkistet te bejne ligjin.

    Shfrytezimi i pushtetit nga me te miret, nga elita, aristokracia quaje si te duash, eshte fakt natyror. Eshte natyror ta kene keta pushtetin e eshte natyrore per ke ka pushtetin ta shfrytezoje.
    Ketij rregulli nuk i shpeton asnje bashkesi, vetem ne shtetin perfekt ndalohet shfrytezimi i pushtetit per qellime anesore, por shteti perfekt eshte maja e malit e pas malit ka rrepire, ne rastin tjeter se mund te qendroje perfeksioni ne vend, atehere ke ; uji qe rri ne vend qelbet.

    Ju te majtet beni paqe me veten e hiqni dore nga gjykimi i te gjitha gjerave te kesaj bote, vetem me kutin ekonomik. Leqe atehere sdo ishit te majte.

  13. asnjan’s thote:

    Analogjia që u tentua të bëhej këtu me Shqipërinë, m’u duk pak utopiste.

    Mbase duhet kthyer mbrapa ne kohe dhe te kujtohet lajtmotivi i revoltave te 97-es – fjala “cecen” – qe ky shkrim mos te te duket edhe aq utopiste si perqasje. Nese injorojme pakenaqsine ndaj ndryshimeve sociale si shkak per revoltat e 97-es mendoj se nuk kemi kuptuar gje.

    Por, desha gjithashtu te shtoja se keto probleme jane komplekse, dhe per t’u zgjidhur kerkojne te flitet hapur. E keqja eshte se shoqeri si Greqia dhe Shqiperia pretendimet i kane te medha por punet te vogla. Ndersa pretendojne statusin e shoqerive demokratike perendimore, jane ne te njejten kohe shoqeri qe nuk lejojne asnje lloj kriticizmi konstruktiv. Ky revolucioni i tanishem ne Greqi, te pakten nga ana formale dhe pavaresisht nga shkaqet, te duket sikur do te thote “largojini te korruptuarit e pushtetit tuaj qe te vijne te korruptuarit tane”. Sepse nuk eshte llogjike qe te mendosh se pa asnje analize dhe reflektim serioz gjerat kane per te ndryshuar. Po aq sa ndryshoi Shqiperia pas 97-es, aq ka per te ndryshuar edhe Greqia nga keto revolta.

    Shoqerive ballkanase u mungon aftesia per dialog te hapur dhe te ndershem. Por le te marrim nje shembull: ne ka ndonje shoqeri qe po perjeton nje nga krizat me te medha te saj, eshte ajo Amerikane. Krize morale dhe financiare e paprecedent. Por nuk mund te mos admirosh ne te njejten kohe menyren se si reagojne institucionet dhe mekanizmat e pushtetit ne kete vend; me mendje te hapur. Duke nisur nga zgjedhjet presidenciale, deri tek reformat ne Wall Street. Rasti me i fundit: dje senatoret nuk paten frike as t’i ven shkelmin e fundit nderteses se kalbur te industrise se makinave amerikane, dhe as te jepen para lobisteve te tyre, nderkohe qe te tilla industri jashte amerikes gelojne prej mbeshtetjeve qe marrin nga subvencionet. Apo hetimi qe po i behet nje skandali politik qe ka per protagonist guvernatorin e Ilinois per postin vakant te Obames ne senat.

    Nese Amerika do ta kapercej krizen kjo mbetet per t’u pare, por veshtire te thuash se ka ndonje model me te mire per te reaguar ndaj ketyre krizave. Te gjitha situatat e krizave kane te vecantat e tyre, qofte ajo Amerikane, Franceze, Greke apo Shqiptare por kam frike se sidomos ketyre dy te fundit u mungon institucioni i domosdoshem i perballimit te tyre; ai i “mendjes se hapur”.

  14. Eshte sqarim shume i thjeshte per te qene i vertete se ata qe demonstrojne jane ca rrugace ose te llastuar nga lluksi i mundesuar nga baballaret.

    Une kam qene i pranishem ne disa pseudo-revolucione ne Shqiperi, ne rrolin e vezhguesit. Pyetja qe i kam shtruar vetes ka qene jo pse dikush ka ushtruar dhune ne shesh ose i eshte kundervene me guxim policise, por pse ky person ka dale ne shesh. Pra kam qene kureshtar te njoh motivin e tij dhe jo rezultatin qe mund te jete si pasoje e psikologjise se turmes ose ndonje shkaku te rastesishem ose te manipuluar. Dhe keto motivet i ka permendur shume mire GH. Cdo gje tjeter eshte vetem simptome dhe jo shkak. Se nese nje individ ka te tjera alternativa pervec se te shkaterroj e te ushtroj dhune, do te racionalizoj mbi ato, si me te lehtat e me fitimprurese, e nuk do te perballet me alternativa te dhimbshme (perplasja me ligjin dhe policin).

    Prishja e rendit eshte gjeja me simbolike qe mund te bejne te rinjte. Ketu nuk behet fjale vetem per shkaterrimin e prones etj. si konvencione te borgjezise, porse per te treguar edhe potencialin e rinise, per te shkaterruar ose per te ndertuar: cfare varet nga mundesite qe krijojne pushtetaret. Qe rinia prish simbolet e rendit te vjeter do te thote qe ajo nuk e sheh veten si trashegimtare, si vazhdimtare e ketij rendi, porse si nje tjeter brez. Ketu kemi pra te bejme me shkeputje te nje gjenerate, dhe lindjen, etablimin e nje brezi tjeter. Patjeter qe cdo lindje shoqerohet me dhimbje dhe gjak, si cdo revolucion.

    Ndersa persa i perket Shqiperise, dihet qe Romen e shkaterruan barbaret. Por jo se ishin barbare, porse se ata sillnin idene e lirise me vete. Barbaret, Nomadet, ata jane qe e duan dhe e kuptojne lirine. Jo vetem lirine negative, por edhe pozitive: mundesine per te krijuar, per te bere, per tu realizuar ne jete etj. Sot ne Shqiperi shtresat e nderthurura te elites se re te organizuara ne tarafe dhe klane banditesh kane mundesi te bien ne ujdi, te rregullohen mes vedi. Por me shtimin e popullsise, sidomos asaj urbane, do te vij nje moment shume i tmerrshem perplasjeje. Berisha u mundua ta lehtesoj kete proces (para viteve 1996-7) duke u dhene mundesi ketyre te “perjashtuarve” nga zonat veriore te kapnin institucionet. Por klanet e vjetra filluan marshimin perpara, e kapen shtetin, dhe konflikti tani vetem sa zjen brenda vullkanit. Pritet qe te plase, sidomos mbas nja 5 vitesh, pasi te kene dale brezat e pare te te shkolluarve ne universitet e mases. Meqe ra llafi, une jam ne anen e barbareve; skllever, prisni t’ju sjellim lirine.

  15. Ketu kemi pra te bejme me shkeputje te nje gjenerate, dhe lindjen, etablimin e nje brezi tjeter. Patjeter qe cdo lindje shoqerohet me dhimbje dhe gjak, si cdo revolucion.

    Kapedan, shprehja e revoltes dhe ndryshimi real i gjerave jane shume larg njera tjetres.
    Keta te rinjte qe demonstrojne sot ku kane jetuar deri dje? A nuk jane edukuar ne te njejtin ambient?
    Po pasi te kete rene zjarri i revoltave ku do kene perfunduar keta? Mos ndoshta nen sqetullen e djersitur te Pasokut dhe Nea democratia? Kush i di planet e ketyre te fundit per keta te rinj?

    Qe rinia prish simbolet e rendit te vjeter do te thote qe ajo nuk e sheh veten si trashegimtare, si vazhdimtare e ketij rendi

    Kam frike se me shume se sa nuk duan te jene pjese e trashegimise se atij pushteti (rendi?) te korruptuar keta jane ose pjese ose viktime e atyre qe duan te behen trashgimtaret e vertet te pushtetit me cdo mjet. Ne fakt nese ka nje experience nga duhet mesuar eshte ajo shqiptare: “hiq hajdutin tend se po vjen i imi”.

  16. Kapedan jo vetem jam me ujkun e zi, po nuk e kuptoj sesi ti simbolizon rinine e Greqise me ca hajvane qe e majta i perdor per shantazh politik, per te kerkuar zgjedhje te reja ?

    A e di ti se rinia e ekstremit te djathte eshte gati per kunderdemostrate dhe kjo nuk eshte vecse anesoresisht ceshtje ballkani, se Italia nuk eshte ballkan, po ka nje eksperience dhjetravjecare ne kesi problemesh e ne kunderdemostrata fashiste ndaj demostratave anarko-bolshevike?

    Cilet simbolizojne rinine atehere, fashistet apo anarko-komunistet ?

    Asnjera pale, te dyja meritojne vetem dhunen policore e cila eshte e vetmja dhune legjitime qe ekziston, sepse njeriu shteteror ja ka njohur shtetit te drejten te perdore dhunen ne raste aksione subversive te grupeve te caktuara. Jashte shtetit, kjo e drejte i takon kujtdo.

  17. Ujk, shiko në fakt leximi i rezultateve të zgjedhjeve për dy legjistlaturat e fundit, është interesant.

    viti 2004 këtu: http://en.wikipedia.org/wiki/Greek_legislative_election,_2004

    viti 2007 këtu: http://en.wikipedia.org/wiki/Greek_legislative_election,_2007

    Siç po e shikoni, dallimi midis dy partive të mëdha me ato të voglat sapo vjen e ngushtohet. Pas disa problemeve të fundit, NDemokratia ka shumicën veç me një deputet. Atë 152-shin, e kanë fshirë nga lista.

    Ndërsa prej gallop të fundit gjendja paraqitet e tillë: PASOK 38% ND 32% dhe të tjerët ndahen pak a shumë në 4 pjesë të tjera.
    Në 2007-ën u shtua një parti e re në parlament, ajo e nacionalistëve të LAOS. Ndërsa tani po kalojnë pragun dhe ekologët.

    ***
    Në këtë situatë shikohet humbja e besimit ndaj partive të mëdha. Kështu në zgjedhjet e ardhshme do ketë qeveri në koalicion. Me shumë mundësi do jetë e PASOK me komunistët dhe të majtët e tjerë liberalë.

    Kjo e fut Greqinë në një kapitull të ri të jetës së saj politike. Mos dhëntë zoti të zhgënjehen njerëzit prej qeverisë së re të ardhshme. Atëherë, nuk e marr me mend se çfarë mund të bëhet.
    Disa lëvizje rotacioni elitash ka marrë përsipër të bëjë PASOK ku në Komitetin drejtues, ka vendosur vetëm fytyra të reja.
    Megjithatë zhgënjimi i përgjithshëm është i madh. Unë llogaris të vazhdojnë protestat deri sa të bjerë qeveria dhe të bëhen zgjedhje të reja.

  18. Mos dhëntë zoti të zhgënjehen njerëzit prej qeverisë së re të ardhshme. Atëherë, nuk e marr me mend se çfarë mund të bëhet.

    J.
    Sic e thua edhe vet dhuna mund te jete fundi i durimit, por nuk eshte patjeter fillimi i zgjidhjes. Megjithate uroj qe ata qe drejtojne politiken ne Greqi te kene filluar sadopak te mendojne edhe per zgjidhjen, pa ato numrat e partive pak gje tregojne.

  19. Shume interesante keto te dhenat Julius.

    Ne 2004 kishte 6 vende nje parti qe:

    The “Space” provided the common ground from which the participating parties could work together on issues such as:

    * Neoliberal reform of the pension and social security systems
    * Opposition to new anti-terrorist laws
    * The preparation of the Greek participation at the 2001 international demonstration in Genoa.[2]

    Ne Gjenove arriten ta kthejne permbys qytetin.

    Keta pastaj ne 2007 marrin 14 vende. Pra nga 6 kalojne ne 14.

    Komunistet ne 2004 kishin 12 vende ne 2007 shkuan ne 22 vende.

    Praktikishte keta rremujaxhinj kalojne politikisht nga 6+12=18 vende te 2004 ne 14+22= 36 vende te 2007.

    Brenda 3 vjetesh rremujaxhinjte ne Greqi dyfishohen, shoqeria greke po shkon drejt ekstremizmit edhe pse ende
    jo aq shqetesuese pasi perbejne se bashku vetem 12% te parlamentit.

    Nje nga organizatat qe marrin pjese tek Radikalet e majte eshte:

    The KOE has its origins in the Organisation of Marxists-Leninists of Greece (OMLE) which, supporting the political beliefs of Mao Zedong, split away from the Communist Party of Greece in 1964.

    Nje tjeter : KEDA was formed in the early 2000s, by a splinter group of major party officials of the Communist Party of Greece (KKE), most prominently Yiannis Theonas

    http://en.wikipedia.org/wiki/Communist_Organization_of_Greece

    Kuptohet se nga vijne keto zjarre.
    Po si nuk u ngopen bolsheviket duke shkaterruar gjithcka te mire qe njeriu ben ?
    Keta duhen nxjerre jashte ligjit se mendjen vetem per te djegur e shkaterruar e kane.
    Nuk te zhgenjejne kurre. Po pati nje zjarr gjekundi vija gishtin atyre se ata jane pergjegjes me siguri. Teper te parashikueshem.

  20. “”””jo aq shqetesuese pasi perbejne se bashku vetem 12% te parlamentit.””””

    Këta kaluan për një moment në 18% prej rezultateve të pyetësorëve. Pasi zgjodhën kryetarin e ri të partisë, një 33 vjeçar. Rekord për kryetar partie në Greqi në lidhje me moshën më të re.

    Janë antiglobalistë, antiamerikanë, antinato etj. Kanë një politikë tejet liberale përsa u përket emigrantëve etj. Shifi emrat do të të dalin të paktën 5 prej deputetëve me mbiemra arvanitësh. :d

    Mu më pëlqejnë. Përfaqësojnë në shumicë popullatën relativisht të re dhe të zhgënjyer prej të vjetërve.

  21. Cuna dhe goca,

    mire beni qe sillni detaje per te kuptuar situaten greke, por ju lutem, mos e kufizoni debatin vetem me hollesira per rastin grek pa pasqyruar se c’mund te mesojme prej tyre per te parashikuar ate shqiptar apo gjendjen e pergjithshme, meqe GH-ja beri paralelizma dhe ne France.

    Lexova qe ka patur zhurme dhe ne Barcelone ne shenje solidariteti me ‘vellezerit’ greke dhe nepermjet Internetit po planifikohet per revolte ne mbare Europen. Personalisht lexova ne shkrimin e GH-se nje fare deshire – wishful thinking – qe kjo revolte te perhapej dhe ne Tirane, meqe duket se ka ardhur momenti i duhur per t’i dhene fund horrllekut te pushtetareve. M’u duk se pyetja kryesore nuk ishte “A do te ndodhe?” por “Pse nuk po ndodh?”

    Ndoshta frika qe mund te ndodhe nje revolte e tille edhe ne Tirane e frymezoi shkrimin e Grid Rrojit – Opozitarizmi anti-globalist. Une s’di te kete anti-globalist te sojit qe permend Gridi (ose te pakten jo ne nje mase kercenuese, dhe ky ben nje gabim elementar nese kufizon opoziten si anti-globaliste). Ky shkrimi i Gridit mund te jete dhe nje fare frike qe “anti-globalistet” ne Shqiperi do marrin shembull nga fqinjet tane.

  22. Meqe paska arvanitas ne krye, kjo domethene qe ne pavaresisht nga nationality(si shkon as komb as nenshtetesi atyre) venien e flakes e kemi vertet ne gjak. :d

    Persa i perket shumices dale pak mos u nxito se statistika (jote e famshme) nuk thote dicka te tille.

    Pastaj ne mos gaboj Greqine te pasur nuk e kane bere te rinjte por te vjetrit, prandaj ne vend te zhgenjehen qe te vjetrit e kthyen Greqine nga nje shtet rrembythje te 1974 ne nje shtet me Pil per fryme sa 3/4 e Amerikes e thuajse njesoj me Italine, duhet ne fillim ti falenderojne per perdorimin mese eficent te burimeve.

    Ne mos gaboj ishte komunizmi qe na la ne prapa dhe kapitalizmi qe coi Greqine perpara. Tani keta duan te vene komunizmin. Shume mire, keshtu nderrohen rolet e ne perfaqesojme boten e lire, ndersa greku te behet gati te vije emigrant ne Shqiperi.
    Po nuk do vene gjerat keshtu, kjo eshte thjesht nje deshire e imja dhe e komunisteve greke.

    P.S Kur do e hapesh ate temen e premtuar mbi besimet fetare, se po me hane duart akoma …

  23. Parrullë, nuk besoj se mundet të priten rezultate të ngjashme në Shqipëri vetëm se ndodhin në Greqi. Se i bie si ajo barcaleta ku dikush i drejtohej një vajze: – ti gocë je si shkrepse vendi, këtu fërkohesh aty ndizesh.

    Ka të dhëna që ngjajnë midis Greqisë dhe Shqipërisë ama. Psh përsa i përket masave të pakënaqura. Veç në Greqi kjo matet përmes shkëputjes nga partitë e mëdha DHE reagim aktiv i shoqërisë, ndërsa te ne me mosvotime. Mirëpo kjo e dyta është apati (që ngatërron dhe nevrikos my love Spiropalin :P). Pastaj këto OJQ-të tona që kanë monopolizuar shoqërinë civile, janë qënie të tredhura pa pikë nervi për protesta REALE.
    Pa u prek ndonjë interes primar i përgjithshëm i popullatës te ne si në 97, vështirë të ndizet shkrepsja.

    Një arsye tjetër pse nuk ndodh (mbase ty do të të duket pak jo-ortodokse si përgjigje), është sepse nuk ka internetautë të konsiderueshëm në numër.

    Më duhet të shtoj se edhe shtrirja e madhe gjeografike e protestave, pikërisht internetit i detyrohet. Sepse këtu (GR) edhe mediat janë të kapura. Madje që ditën e parë plasi një skandal me një videomontazh të manipuluar.
    Solidariteti përmes internetit ishte i menjëhershëm. Dolën të shkruanin secili në blogun e vet personal për përshtypjet dhe u ndërgjegjësuan se ishin të shumtë që mendonin njësoj. Atëherë dolën në rrugë.

    “””Pastaj ne mos gaboj Greqine te pasur nuk e kane bere te rinjte por te vjetrit,”””
    Po more, po kur e bënë ishin të rinj ata atëherë. Këta që janë në krye të politikës tani, prej të majtëve, ishin studentë në 74′ në protesta kundër Juntës.
    PASOK është ndërtuar prej hiçit. Kërko te wiki për PASOK edhe lexoje historinë.

    Temën së shpejti. Po na bllokuan këto diskutimet këtej, prandaj.

  24. J.

    nuk kerkova te beni krahasime te forcuara me shqiperine, por doja te them qe mos na devijoni muhabetin ne detaje per Greqine se s’me duket e nevojshme. Diskutimi nuk kishte per qellim ti gjej zanafillen e fundin revoltes greke duke prure ketu lloj lloj kuriozitetesh… dhe nese doni ta beni nje gje te tille permbahuni temes duke bere nje fare lidhje. Nuk po kerkoj shume!

  25. ””’Po more, po kur e bënë ishin të rinj ata atëherë. Këta që janë në krye të politikës tani, prej të majtëve, ishin studentë në 74′ në protesta kundër Juntës.
    PASOK është ndërtuar prej hiçit. Kërko te wiki për PASOK edhe lexoje historinë.

    Temën së shpejti. Po na bllokuan këto diskutimet këtej, prandaj.””’

    Domethene ti thua se meqe je i ri ke te drejte te shash te vjetrit meqe keta nuk jane me te rinj, keshtu qe nga ky fakt behen detyrimisht pengese ?

    Une e shoh ndryshe, shoh qe ata qe jane sot te vjeter, kane bere Greqine lule, ndersa keta qe jane sot te rinj, duke u perplasur me papunesine qe vjen ngaqe ua lene punet 1,3 milione emigranteve se jane pune te turpshme per nje efendem apo afendiko, u vene fajin te vjeterve te cilet kane shfrytezuar burimet e kohe se tyre ne menyre te persosur.

    Faji i te vjeterve (pjeserisht) eshte qe duke u evituar vuajtjet me teper sesa duhet, krijuan njerez te papershtatshem per te bere punetorin e krahut.
    Prinderit e te rinjve te sotem punonin thuajse per mbijetese, nderkaq mbijetesen ketyre ua garanton fare mire asistenca sociale.

    Ti thuaj, qe keta u mesuan me bume ekonomike e sa erdhi ky frenim apo krize, nuk shohin me rrugedalje per te avancuar. Mirepo nuk eshte e thene se nje shoqerie duhet ti kaloje Pil per fryme cdo 20 vjet nga 5 mije dollare ne 30 mije dollare.

    Ka nje periudhe perparimi , ka nje periudhe frenimi, keto jane fiziologjike ne kapitalizem, pas frenimit do vije prape zhvillimi.

    Nderkaq per ndikimet ne Shqiperi, jam dakort me ty e do shtoja edhe qe , ne Shqiperi te jesh komunist eshte ende krim, pra askush nuk mund te vije e te thote, une jam komunist, jam kunder sistemit prandaj hajde djegim Bllokun, se e marrin ne rastin me te mire per te cmendur.

    Ashtu si kjo krize po i kalon Shqiperise persiper edhe kjo lloj proteste do i kaloje persiper, plus ne Shqiperi Mjafti e dogji karten e ndryshimit prej rinise .

  26. Per mendimin tim edhe pse trazirat dhe dhuna ne Greqi aktualisht mund te vijne nga krahu i majte ekstremist (“alternativet” i quajne ketej ne veri) ata ndryshe nga heret e tjera kane kesaj radhe mbeshtetje te gjere. Per kete aresye protestat kane nje jave e nuk po shuhen perkundrazi po terheqin gjithnje e me shume studente e te rinj. Vetem prej kesaj mbeshtetje policia -zakonisht shume doreleshuar- greke nuk po nderhyn dhunshem dhe vetem po kufizohet ti permbaje turmat. Dhe mbeshtetja “alternativeve” ju vjen pikerisht nga shkaqet e pershkruara shkelqyeshem ne kete shkrim.

    Poashtu analogjia e bere ne kete shkrim me Shqiperine dhe analiza e shkurter sociale mbi tensionet e pritshme ne Shqiperi jane per mua me shume vend. Tirana po behet dhe eshte bere nje molos qe nuk ka me asnje lloj kohezioni social.

    Deri me tani emigracioni shqiptar ka shfryre cdo lloj tensioni social duke subvencionuar padashur nje sistem te korruptuar. Nga njera ane ne menyre direkte duke shkaktuar largimin e pjeses me te shkolluar si dhe pjeses me te varfer te vendit. Nga ana tjeter nga dergesat e parave duke financuar apatine. Mirepo vala e madhe e emigranteve tani ka mbaruar. Ne planin personal emigracioni ne vetvete si zgjidhje ndaj cdo problemi eshte c’mitizuar. Pasi njerezit kane filluar ta kuptojne se emigracioni eshte zgjedhje e rende e me kosto te medha shpirterore e personale.

    Studentet qe sot studiojne tek UFO e veshin armani do te gjenden ne te njejtin pozicion neser me verioret e bathores qe ata percmojne aq shume kur vendin e punes t’ua kete marre dikush tjeter nepermjet tarafeve. Dhe ne ate moment shanset per dhune si kjo qe po shohim ne Greqi apo akoma me keq jane te medha.

    Shqiperia nuk ka mundur te krijoje gjate 18 viteve institucione qe ate pakenaqesi te pergjithshme ndaj korrupsionit e problemeve sociale ne pergjithesi ta shnderroje ne nje levizje te kontrolluar politike per te sjelle ndryshim. Shanset qe elitat politike shqiptare ti interpretojne sinjalet greke ashtu sic duhet, e te fillojne veteanalizen e mbase kthesen jane shume te pakta. Dhe mungesa e institucioneve do te thote qe pakenaqesia do te derdhet ne forme dhune (te kontrolluar ose te pakontrolluar).

    E them kete edhe sepse sic duket sinjalet greke ne pamje te pare nuk po kuptohen sic duhet ne Shqiperi. Shkrimet neper gazetat shqiptare mbi ngjarjet ne Greqi e trajtonin temen ne menyre shume te siperfaqshme. Shkrimi i mesiperm ishte me te vertete shkrimi shqip me i thelle qe kam lexuar mbi ngjarjet.

  27. Se kerkon pak kohe, kam prova, dhe eshte paragrafi me i afert me keto qe do shkruaj.
    Eni,
    sinjalet greke jane kuptuar sic duhet ne Shqiperi, me kohe.

    Berisha sot ja dhuroi mandatin e tij te dyte (te mundshem), rinise shqiptare, gjimnazisteve qe i kishte mbas shpine ne nje skene … madheshtore.

    Rama aq i kritikuar per ato turet ne baze e lojrat me Mjaftin e ka kuptuar edhe para se te vinin sinjalet nga greqia.

    Meta i kishte te gjitha mundesite ti perdorte dite me pare perkrahesit e vet rinore qe i ka sa te atyre me siper dhe nuk e beri. Pse nuk e beri, mund te jene tre-kater pergjigje, por spekullimet jane jashte loje ketu.

    Topi, qe ndonje e quan hajvanollog, i hodhi nje kove uje zjarrit qe do digjej nen vete e s’dihej c’perfshinte.

    Ne i kemi keto garanci, si dhe ate tjetren qe mbas 97-98 kur te majte te djathte shkane ne dhune, ata nuk e kane me kete opsion. Kete ma provon Gerdeci.

  28. Ne i kemi keto garanci, si dhe ate tjetren qe mbas 97-98 kur te majte te djathte shkane ne dhune, ata nuk e kane me kete opsion. Kete ma provon Gerdeci.

    Mua Gerdeci me konfirmon te kunderten. Te ishte per politikanet do kishim hyre dhe do kishim dale ne cikle dhune si ne aneksin e shtepise (soe si buke me djathe). Garanci ka qene dhe eshte vetem lodhja e njerzve qe ende u ngjethet mishi kur kujtojne dhunen e 97-98-es.

    Kjo shpjegon edhe indiferencen me te cillen percillen ngjarjet ne Shqiperi. Ne syte e shqiptarit ne keto momente asnje arsye, qofte politike, qofte sociale, nuk i duket se mund ta justifikoj dhunen. Ne Shqiperi i shohin ngjarjet me mosbesim dhe cinizem. Ndryshe ne Greqi besoj se i shohin ende si mundesi per ndryshim.

    Nderkohe s’eshte se Berisha, Rama, Meta &co, me ne krye albitrin Topi, e kane aq seriozisht “te kuptuarit”. Cinizmi dhe mosbesimi i njerzve i per fat te keq i pershtatet dhe e ushqen shume mire boten bizantine te oligarkise politike shqiptare.

    Por c’fare zgjedhje kemi ne; te jetojme nen nje oligraki, apo te jetojme nen nje terren te shkrrumbuar nga vete duart tona – pervec rasteve sporadike si ai i Gerdecit kur i shijojme te dyja bashke?
    Vetem kete dileme kane kuptuar politikanet tane.

  29. Hyllin, faleminderit për idenë fashiste shqiptare që shpërndave në këtë listë lidhur me analizën që i bën trazirave aktuale greke dhe mënyrën në përgjithësi se si duhet të reagojë shteti i përballuar në hapësirën publike me dhunë politike masive nga poshtë, në rastet kur një shtresë shoqërore e papërfaqësuar politikisht dhe e pakënaqur me një model qeverisjeje apo funksionimi i shoqërisë, zgjedh rrugën për të nxjerrë nga njëra anë dufin dhe nga anën tjetër e shikon pikërisht këtë dhunë si mjet presioni për të ndryshuar mendësitë e kohës.

    Ideja për të nxjerrë ushtrinë kundër demonstruesve është një përfytyrim që e kanë pasur kryesisht në shoqëri fashiste të zeza apo fashiste të kuqe (të Evropës Lindore dje) edhe të tjerë. Këtu ka një problem të vockël konceptual, që më siguri nuk e e ke ndeshur në ato 300 Librat e Famshëm (Kodet e Hyllinit), që funksioni i vetëm i ushtrisë në një shoqëri normale është mbrojtja nga rreziqet e jashtme dhe përdorimi i saj për zgjidhjen e problemeve të brendshme është i kufizuar vetëm në rastet e katastrofave natyrore.

    Megjithatë në pohimin tënd gjehet indirekt konfirmimi se ciklet e zhvillimeve shqiptare janë të ngjashme me ato evropiane, vetëm se të sfazuara në kohë. Edhe në 1968 pati sugjerime për nxjerrjen e ushtrisë rrugëve ndërkohë që kudo sot në Evropë ka mjaft oficerë në shërbim, të cilëve si edhe ty ju hanë duart për të thyer kafka adoleshentësh leshgjatë nëpër trotuaret e Evropës metropolitane.

  30. U tha nga disa kolege, se ngjarjet në Greqi nuk mund të gjejnë përsëritjen e tyre në Shqipëri për shkak të dallimeve midis këtyre shoqërive dhe unë do të doja të tërhiqja edhe një herë vëmendjen në këtë pikë.

    As unë nuk mendoj, se ka një lloj automatizmi apo vetkuptueshmërie për sa i përket vijimit të proceseve sociale në mënyrë analoge sipas modeleve të fqinjëve me eksperienca historike, sociale e politike të ngjashme, megjithatë probabiliteti është relativisht mbimesatar dhe unë në këtë pikë do të doja të tërhiqja vëmendjen e lexuesit.
    Edhe ndryshimet politike evropianolindore që përfshinë Shqipërinë në vitet 1989 – 1991 burimin e tyre tek Rumania e dhjetorit 1989 e kishin dhe jo në Moskën e 1985. Sigurisht që Ramiz Alia në atë kohë foli për specifikën shqiptare të ndërtimit të socializmit dhe për panevojshmërine e bërjes së analogjive midis Tiranës dhe Bukureshtit, por në fakt Sigurimi i Shtetit i ngrehu mirë veshët për të evidentuar rastet eventuale të Gripit Rumun në Tiranë.

    Në cilëndo fazë të zhvillimit të historisë shqiptare të Kohës së Re do të vihen re, se zhvillimet mund të jenë autentike por simptomat kanë qenë të përbashkëta rajonale dhe shfaqja e tyre ka qenë ndoshta vetëm të sfazuara në kohë në krahasim me fqinjët. Dhe pse do të duhej të ishte ndryshe? Dialektika e proceseve sociale nuk është gjë më ndryshe se ajo e një tenxhereje me supë zarzavatesh dimri. Mjafton t’i hedhën komponentët me një fare rregullsi (qepën gjithnjë të parën dhe majdanozin të fundit) duke ruajtur disi proporcionet (shumë qepë dhe shumë majdanoz); ta ziesh atë me zjarr të ngadalshëm, dhe supa njësoj të del.

    Për sa i përket zhvillimeve aktuale Greke do të doja theksoja, se është gabim të vlerësohet roli i tyre në Greqinë sot apo atë nesër duke u fokusuar mbi to nga një perspektive prej penalisti. Natyrisht vënia e zjarrit është një vepër penale dhe përvetësimi i pasurisë së tjetrit apo dëmtimi i saj janë gjithashtu vepra penale, të cilat në rrethana normale përfaqësojnë vetëm energjitë kriminale të një individi me rrezikshmërinë shoqërore përkatëse. Në rastin konkret mua më duket se të gjitha këto vepra penale nuk është se përfaqësojnë vetëm energjitë kriminale të shumë individëve të mbledhura thjeshtë aritmetikisht, por një qëndrim politik të një grupi të caktuar karshi një modeli social të cilin ky grup e refuzon.

    Megjithatë, duke lënë më një anë dhunën direkte kundër sendeve apo të drejtës së pronësisë mbi to, që përmbajnë vetëm anën përjashtimore të fenomenit, do të ftoja lexuesin që në gjykimin e fenomeneve në Greqi sot t’i kushtojë më pak vëmendje pamjeve televizive. Nuk besoj se dyshon kush, që ato zgjidhen sipas nivelit të spektakolaritetit të tyre dhe jo për të hedhur dritë mbi fenomenin; pra jo pa tjetër duhet besuar se ç’shoh në TV edhe ndodh vërtetë. Madje në raste të tilla është më mirë të fiket fare televizori, i cili kur ndodhin trazira sociale rimerr automatikisht funksione propagandistike primare (kthehet në origjinë) ose funksionon kryesisht si mjet ndihmës për t’u sqaruar një lloj të vërtete njerëzve të mangët, duke u ndrydhur brutalisht të drejtën e tyre themeltare për t’i perceptuar zhvillimet politike në mënyrë analitike.

    As vëzhgimet nga dritarja që mund të bëjnë fqinjët nuk bien dot ndonjë të vërtetë objektive, pasi si rregull dëshmitarët okularë dhe autentikë të ngjarjeve, me gjithë vullnetin e mirë, pa dashje nuk thonë të vërtetën. Pavarësisht se eksperiencat personale nuk kanë në këtë këtë blog ndonjë funksion përforcues për gjetjen e të vërtetës, por unë për shembull kam dëgjuar nga njerëz shumë të mençur, që dykorriksit i shikonin si një lloj jashtëqitjeje të kombit, që gratë që u futën nëpër ambasada ishin imorale dhe burrat ishin të dhunshëm, kriminel e të tjera. Këto lloj klishesë dhe paragjykimesh i gjeneron e pandërgjegjshme ndonjëherë elita vetë e kapur përsëri e papërgatitur nga zhvillime politike të rrugës, si një lloj alibie për të justifikuar statusin e vet pasiv.

    Por mund të ketë edhe arsye të tjera, se pse turma e parë që zbret në rrugë, e cila jo gjithnjë do të duhej të çojë në një revolucion, fillimisht vihet në një lloj relacioni të vetëkuptueshëm me imoralitetin dhe ilegalitetin. Çdokush është i rrezikuar të bjerë viktimë e këtij automatizmi, pasi shumë gjëra që ndodhin e marrin emrin dhe dedikimin e tyre më vonë, kur janë analizuar (apo shkatërruar nëpërmjet analizës). Por le të besojmë ndoshta, se turma e rrugës është e vetkuptueshmërisht imorale dhe ilegale dhe se kjo është mënyra e vetme normale e të vlerësuarit të karakterit të saj, që do ta zhvishte automatikisht këtë turmë nga imoraliteti dhe ilegaliteti i saj, pasi kjo turmë mund të shfaqet dot vetëm në formë imorale dhe ilegale, e parë kjo nga një perspektive deri sot e djeshme.

    Në fund të fundit vëzhguesi arrin të sqarojë veten jo duke konstatuar e analizuar fenomenin sipas kritereve standarde të vlefshme për konstatimin dhe analizën brenda sistemit primar deri në momentin e lindjes së fenomenit, kundër të cilit (sistemit ekzistues) ky (fenomeni) drejtohet pikërisht si refuzim i tij, pasi një fenomen është kuptuar dhe analizuar dot mjaftueshëm vetëm kur pozicionimi për këtë qëllim përfshin edhe perspektivën që fenomeni i ka vënë si qëllim vetes.

    Konkretisht nuk mund të gjykojmë sjelljen e një shtrese sociale të pakënaqur e të revoltuar, duke marrë si të mirëqena vetëm rregullat e sjelljes, kundër të cilave shtresa sapo është duke revoltuar, pa analizuar se ku kjo (shtresa sociale e pakënaqur) do të arrijë më revoltën e vet. E gjitha nuk bëhet vetëm për hir të dashurisë për analizën progresive të fenomeneve si një lloj obsesioni por thjeshtë për faktin se mua kështu më duket së gjërat arrihen të sqarohen më mirë. Pak a shumë, për t’i rënë për shkurt fare, dikush do të duhet të shtrojë publikisht pyetjen, se çfarë duan të arrijnë këta njerëz, përpara se t’i tregojë me gisht duke i margjinalizuar apo kërkuar t’i fusë nëpër sirtarët sociologjikë të një komoje të vjetër evropiane, të mbushur prej kohësh plot me klishe gjithnjë e më bosh.

    Ka gati një gjysmë shekulli, që ka një përplasje brezash në shoqërinë perëndimore dhe të vazhdohet akoma të gjykohet duke i dalluar njerëzit në mënyre mehmetshehiste “në qafleshë” dhe “policë” apo “ushtarë” të mirë, që me aq devotshmëri i shërbejnë shoqërisë e atdheut, duke rrezikuar jetën e tyre për të mbrojtur paqen e brendshme sociale, mirëqenien e qytetarëve është një lajthim fatal, pasi nuk ke parë akoma se në ç’drejtim tenton të zhvillohet shoqëria, të cilës korsetë etike e morale të të djeshmes po i rrinë gjithnjë e më të ngushta. Nuk dua të them aspak që vëzhguesi duhet ta vendosë veten detyrimisht në një pozicion më të integruar edhe në anën tjetër të problemit, për të qenë objektiv dhe si i tillë i përfaqësueshëm dot moralisht edhe publikisht. Ishte thjeshtë një apel i vockël për t’u ndërgjegjësuar në faktin, që në një konflikt social të dyja palët kanë të drejtë dhe se zgjidhja e tij arrihet vetëm duke i ikur dot pjesërisht vetes dhe vendosjes edhe në pozicionin e tjetrit.

  31. “”””Domethene ti thua se meqe je i ri ke te drejte te shash te vjetrit meqe keta nuk jane me te rinj, keshtu qe nga ky fakt behen detyrimisht pengese ?””””

    Unë dua të them çfarë thashë, jo çfarë më vë ti të them: Greqia u bë nga të rinjtë, atëherë në 74. Që në analogji me Shqipërinë përsëri, sot do duhet të shikoje në pushtet shumicën dërrmuese të studentëve të 90′. Ja dhe një e dhënë tjetër ndryshimi midis Greqisë dhe Shqipërisë. Në Greqi, elitat janë ndërruar njëherë KOMPLET. Është hedhur poshtë e vjetra dhe ka ardhur e reja. Greqia ka mundësi reale ta bëjë ndryshimin përsëri, ndërsa për shqiptarët do jetë hera e parë.

    Sepse ne u vetëkënaqëm me ca ish komunista që të katapultuar prej rrethanave u deklaruan antikomunista dhe hajt shëndet. Shprehjen edhe bar do hamë e parimet nuk i shkelim, këta tanët i shndërruan në barin ua japim juve dhe parimet i shkelim.

    Tjetër e dhënë e ndryshme midis Greqisë dhe Shqipërisë: 74 në Greqi shërbeu si pikë referimi dhe maturie për politikën greke. Shumë gjëra u ndryshuan që atëherë dhe u vendos një gur themeli dhe parimesh. 74′ është “fryma e shenjtë” me të cilën mbrujtet çdo i ri student rebel grek. Te ne 90′ përkujtohet vetëm me disa hartime patetike.

    U kthyen sytë prej këtyre të rinjve të sotëm, të monopolizuar prej Velisë dhe mundësia e shpresa për ndryshim u tret si kripa në ujë. …do duhet të presim.

    Unë me Greqinë nuk gjej analogji lineare të mundshme që të krahasoj Shqipërinë. Por epiqendrën e protestave të mundshme në Shqipëri, e gjej te prishja e indit social, e cila ka mundësi të sjellë vërtet anarki, po të një forme tjetër. Se çfarë forme do jetë, nuk e di. Po nuk do jetë veshje politike. Në kuptimin që do dalë si formë alternative KUNDËR gjithë politikës. Mund të jetë fetare psh, krahinore apo etnike.

  32. Pifto, komunistet kane hak vetem ushtrine, se policia mund te gjuhet me gure e me molotov, po ushtrise ca veshtire. Rendi kushtetues mbrohet nga ushtria; kushtetuta, pasuria e qytetareve, te drejtat e njeriut e sistemi kapitalist vihen ne rrezik serioz nga invazioni anarko-komunist i rrugeve te qyteteve.
    Italia mbron ne menuyre simbolike me ushtare (nje batalion prej 300 ushtaresh ne Rome) pikat nevralgjike te qyteteve sepse policise i ka dale boja e per ti dhene nje mesazh anarko-komunisteve e terroristeve, qe jane me shumice ne qendrat sociale, se ketu do thyeni kokat po vazhduat.

    Nuk ka asgje fashiste, komunizmit i duhen dhene pergjigje te ashpra dhe efektive ose hajde veme ligjet amerikane qe pengojne krahun politik te komunisteve, zgjidh e merr.
    Komunistet ne propagande jane te forte e mund tua fusin liberaleve por kurrsesi konservatoreve, keta dhunes jolegjitime i pergjigjen me dhune legjitime,tolerance zero ndaj dhunes anarko-komuniste.

  33. xhaxha,
    sikur lexova dje apo pardje nje mesazh tuajin, per nje mundesi moslejimi më nga ana juaj e perdhosjes se blogut. Eshte normale qe ai mesazh nuk ekziston më ??

    1. Stalker, e lashë pak orë, pastaj e hoqa, së bashku me paragrafin që më ishte dukur përdhosës. Në fakt gjithnjë më vjen keq kur duhet të ndërhyj me “autoritetin” e të zotit të shtëpisë, gjithnjë shpresoj se kolegët do ta kuptojnë vetë se disa limite janë të nevojshme pikërisht për ta mbajtur diskutimin të hapur ndaj të gjithëve.

  34. Proaktiv quhet ilaçi i puçrrave që dalin në faqet e rioshave. Mjekët perëndimore kanë përdorur një gjenerik të këtij ilaçi, me të njëjtin përbërës eurodollari, mbi faqet e shoqërisë shqiptare, që përveç kozmetikës heq dhe turpin e mbartur. Veprimi në poret e shoqërisë civile – OJQ-të, dhe Bathoreve – rrugë, drita, kanale, ka bërë që faqet e 18 vjeçares tonë të duken të shëndetëshme; por ju lutem, mos e bëni atë të qeshë.
    Thujase të gjitha poorblemet që na shfaqen së jashtmi i kanë rrënjët thellë, nënlëkurë, e po aty duhen gjetur e kuruar, jo dmd-shmërisht me kozmetikë.
    Modeli i shoqërisë sonë është në % të madhe i ngjashëm me atë grek, por superstruktura ku ky model po ngrihet është e ndryshme dhe ka për të ndryshuar edhe më. Greqia, falë vijës së saj bregdetare, traditës, lashtësisë, etj, ka për të mbetur një kryeqëndër e turizmit europian. Ndryshe po ndodh me Shqipërinë, megaprojektet energjitike janë hapi i parë, i cili do pasohet nga projekte industriale. E përditshmja e grekut dhe shqiptarit ka për të qënë e ndryshme, të ndryshme dhe reagimet ndaj cënimeve. Reagimi, si i demit të tërbuar, mund të marrë çdo gjë përpara, por nuk je i saktë të thuash se demi e bën këtë si pasojë e mendimit dhe jo tërbimit të verbër.
    Pasojat ekonomike të këtij tërbimi të verbër, jam i bindur se grekët i kanë pasur të gjitha mekanizmat e duhura për ta minimizuar. Xhefri Eugjenidhis në librin e tij “Middlesex” kur përshkruan djegien e Detroidit nga afrikano-amerikanët në 1967, na tregon se si personazhi grek i tij, pronar i një kafeneje gjysëm-ilegale, kishte dy polica sigurimi, morri dyfishin e dëmit të shkaktuar, shkurt doli I fituar. Mendoj se grekët e kanë lexuar librin më të mirë që një grek ka shkruar këtë dekadë (në lejohen dhe superlativa), e kanë vepruar njëlloj. Kjo më forcohet nga lidhja që puna ime ka pasur me kompanitë greke në Shqipëri. Kur mbi qiellin tonë fluturonin vetëm Malevi, Alitalia, e Swiisair-i, biznesi i tyre ishte i siguruar nga (verini veshin kësaj): …copa avioni të rrëzuar. Këtë lloj mbrojtjeje më ngjan se shqiptarët nuk e marrin parasysh e këtu duhen edukuar.
    Ashtu siç e di muratori (mbas kësaj fjale s’ka pse përdoret mbiemri i mirë) që i është kërkuar të ndërtojë një depo eksplozivesh, se nga 1000 rrufe të do të bien vetëm njëra mund të bjerë në depo, ashtu duhet ta dijë dhe çdo shoqëri a shtet ndërtues se ngrehina e tij do të goditet, dhe po që në ndërtim duhet të veprojë për të minimizuar dëmet edhe kur goditja do të jetë alla-greke, all-frënga apo alla-shqiptarçe.
    Por dhe gjithë përkujdesjet e muratorit: murre të trashë e çati të lehtë, rrufepritësa, tel me gjëmba e brez ranor, nuk janë të mjaftueshme nëse ata që e marrin në dorëzim nuk kujtohen se duhen prerë ato fidanat e kohës së ndërtimit para se të zgjatin degët e tyre aty ku bën xhixh. Kujdestarët e kësaj depoje duhet të kujtohen se në kohë moderne nuk flitet vetëm për barut e nitro-glicerinë, eksplosivat e kohës duhan masat e kohës.
    Përmbledhtas, dua të them se konfliktet e të ardhmes, nisur nga xixa të pafajshme, duhen parë e gjetur në të ardhmen, kushtet e të cilës nuk kanë për të qënë statike. Ashtu si projektojmë në të burra e gra të rinjtë e sotëm ashtu duhen projektuar, psh, pallatet e sotme si ndërtesa të vjetra. Nëse Edi Rama ju leu fasadat, mos do t’ju forcojë ai dhe shkallët e hyrjeve mos vithisen? Jo! Zoti i faltë gjynahet kësaj viktime të trilluar, e ju dhëntë shqiptarëve mend që kur të protestojnë, të mos protestojnë me molotov në dorë, që kur të digjen të jenë të siguruar, që kur të shkruajnë …të kenë më shumë kohë…

  35. … për të menduar. Për të ditur nëse rioshat mbajnë veshur bluzën bardhë e zi a zi e bardhë të Katër Kalorësve të Apokalipsit thjesht se i shet Converse apo sepse dinë ç’përfaqsojnë kalorësit; nëse e dinë, cili është për ta kalorësi i bardhë: i miri, i keqi, i rremi. Të kesh të tilla njohuri është njësoj si të njohësh vezët, për të mos çelur nën puplat e ngrohta të klloçkë shoqërisë – krokodilë.
    Të ardhmen shqiptare, ndryshe nga të ardhmet e vendeve të përmendura nga trazirat, do ta prekin të paktën dy ngjarje të rëndësishme, që mund të jenë fare mirë burime, ose shterrim burimesh potenciale dhune dhe që s’janë në varësi të plotë të shqiptarëve. Njëra, për sa diskutohet këtu, ka efekte pozitive, dhe është lëvizja e lirë e shqiptarëve dhe pranimi i Shqipërisë në BE. Ne do të eksportojmë tensionet sociale. Tjetra është stabilizimi i zgjidhjes së problemit etnik (që mund të jetë ky por dhe mund të mos jetë ky), që ka, po për sa diskutohet këtu, efekte negative.
    Burimet potenciale mund të jenë të shumta, por duhet të shënohen nga Ata edhe pse mund të mbeten potenciale e të mos shpërthejnë kurrë.
    Ajo që duhet të bëjnë po Ata për ta futur në rrjedhë shpërthimin e papritur, “të papritur”, të pritur të çdo burimi dhune duhet të jetë e planifikuar me kohë.
    Dhe të thuash “Poshtë dhuna!” është dhunë, kështu
    …paqe.

  36. “Poshte dhuna” nuk mund te thuash, por mund te thuash qe dhuna eshte fundi i arsyetimit.”

    anipse ato (arsyetimet) shpesh jane te ndryshme edhe pse hera-heres me te dhunshme se ajo (dhune) fizike.

  37. J. jam dakord me ty, por ka mundesi qe permbysja e rendit te behet nga nje aleance e ketyre elementeve, pra e psh. mund te jete nje aleance midis grupeve te perjashtuara fetare dhe rajonale. Nuk e di por besoj se Shkodra e ka ate potencial, perderisa Tirana mbart akoma nje lloj iluzioni se njeriu mund te “kapet”. Eshte detyra dhe vullneti i politikaneve te integrojne deshirat dhe aspiratat e ketyre grupeve ne platformat e tyre politike, ne menyre qe keto te mos behen problem per rendin. Por perderisa institucionet shteterore dhe klasa politike jane te uzurpuara nga bandite dhe njerez te paafte te tarafeve, me duket e veshtire.

    Psh. une kam arritur ne mendimin se ajo qe ne quajme “periudha komuniste” ka qene vetem se koha e pushtetit te disa klaneve jugore fshatare te patoke (e jo pronare) dhe te proletariatit ne keto qytete. Keta filluan ta humbin davane kur e mori Ramizi (kam vene re psh. se qe para 1989 “kalecat” qe ruanin tek presidenca filluan nje nga nje te zevendesohen me cuna xhaxhallaresh nga veriu i Shqiperise). Jam i hapur te korrigjohem nese jam gabim ne kete veshtrimin tim (kam qene edhe i vogel atehere). Edhe si pasoj rotacionet qe kemi sot jane vetem fasade, ndarje te tjera detyrash midis klaneve ne pushtet, nje lloj ballance, ekuilibri.

  38. Mbase Ujku i Zi, ngatresa vjen si pasoje e modifikimit te demokracise, e mbase modifikimi duhet hequr. Modifikim quaj perfaqsimin e vullnetit te popullit prej te tjereve. Nuk flas per sot, se as tema nuk flet per sot, por per te ardhmen. Eshte e mundur dita ku gjithkush te votoje nepermjet nderrjetit, kur keto format e mbledhjes se firmave per referendum te duken primitive, e ku njeriu do ta kete votimin si pagesen e faturave.
    Kjo mund te zgjidhe probleme, por eshte ne vetvete nje burim I pritshem konflikti, qe pse jo, do te shfaqe dhune, mbase virtuale. Gjithe faqet e qeverise, bankave, bizneseve online etj, te jene te thyera, gazetat online te kene tituj: Zgjedhjet u hackeruan, ne vend te zgjedhjet u vodhen.
    Keshtu ndersa pifto thote relativisht demokratike une them demokraci relative. Apo ndaj permbysjes se rendit qe permend Kapedani ve permbysjen e rendit te gjerave, ku e ku me te fuqishme e jo vetem ne politike. Fundja, une s’pres konflikte prej forcave te se djeshmes, e as prej te katapultuarve prej tyre, por prej forcave te se nesermes, sepse keto te fundit sjellin perparimin, ato te parat ruajne statukuone.
    A eshte i dhunshem ky arsyetim? Po. A s’eshte kjo dhune? Po.
    A jam une i dhunshem? Jo.

  39. Fundja, une s’pres konflikte prej forcave te se djeshmes, e as prej te katapultuarve prej tyre, por prej forcave te se nesermes, sepse keto te fundit sjellin perparimin, ato te parat ruajne statukuone.

    “Te rinj apo te vjeter?” pyeste Lubonja para pak kohesh… si i vjeter qe eshte. Ka shume gjasa qe “rrushet e rinj” ta kete bere rakine me te forte se “rrushet e vjeter” sepse po na merren mend aq keq sa s’po kthjellohemi dot.

    Ti thua demokraci relative, ai tjetri federative, dhe une prape them se kazani eshte nje. Si te vejeter si te rinj ne nje kazan jane zjere.

    Nuk e ka fajin perfaqsimi, por mungesa e arsyes. Kush i artikuloi problemet sociale ne Greqi, apo akoma me shume kush po i artikulon? A ka garanci se pa ditur kush jane problemet ato do zgjidhen ndonjehere? Sepse ne ketu vetem po spekullojme se kush jane problemet reale, por nuk do te thote se eshte patjeter keshtu; mund te jene te gjitha keto por mund te edhe te mos jete asnjera. Me pelqeu komenti me “December 15, 2008 at 10:24 am” kur thua se “konfliktet e të ardhmes, nisur nga xixa të pafajshme, duhen parë e gjetur në të ardhmen”. Por tani zgjidh e merr; o me “analize te se ardhmes” o me “konfliktin e te rinjve”. Se keshtu “poshte analisti” dhe “rrofte konflikti” kur nuk me pelqen analiza, ose “rrofte edhe analisti edhe konflikti” kur ky i fundit ka qejf konfliktet, skur nuk shkon.

  40. Per ata ketu qe jane ne gjendje te shohin te ardhment, nje lutje te vockel do te kisha: a me ndihmoni dot me nja 6 numra llotarie, nga 1 deri ne 49. Dy here ne jave mund te fitoj te pakten 4 milion CAD. Mbasi ta kem fituar nja 4-5 here, do te organizoj nje takim te te gjithe shkruajtesve te ketushem. Vendin se ku do te shkojme, e zgjedhim me vota. Nja nje jave keshtu fshatce. Per vete, qejfi do ma kishte ne ishujt Cook. Vetem 6 numra me (na) duhen…

  41. Lexoje paragrafin kështu:
    …unë s’pres konflikte, prej forcave të së djeshmes, e as prej të katapultuarve prej tyre, të rinj apo të vjetër qofshin. – Të rinjtë a të vjetrit, përfaqsojnë forcat.
    Spiralja historike e ngjarjeve të sotme na çon tek ato të lëvizjes çartiste. Protestohet me të gjitha mënyrat përfshi dhunën, janë organizata me qëllime të ndryshme, kërkojnë zgjidhje brenda sistemit për ta përmirësuar atë. Ç’kanë thënë e bërë çartistët ngjan si dy pika ujë me ç’ndodh sot. Ndonëse si këta të sotmit si çartistët kërkonin ndryshime në këtë apo atë, për mua mbeten forca të së djeshmes, që riparojnë, ndreqin difektet e sistemit.
    Si forcë e së nesërmes në kohën e çartistëve doli Manifesti Komunist i Marksit dhe Engelsit. Vazhdimi dihet.
    Kështu shikoje dhe përmbysjen e rendit të gjërave. Ne votojmë deputetët, këta votojnë për ne. Ne, në mos sot nesër, do na bëhet e mundëshme të votojmë nga shtëpia. Pse atëhere të votojmë fytyra, të vjetra, të reja, a të përjetshme por të mos votojmë pro a kundër problemeve? Sepse nuk jemi të aftë? Mundet, por ka “by proxy”, ka alternativa që më të interesuarit a më të diturit do ti ofrojnë. Kjo, DEMOKRACIA E DREJTPËRDREJTË, nuk është shumë larg.
    Themelin e ka tek referendumet, të cilat europianët po i përdorin për çështjen më kardinale. Tek ne, dashur pa dashur, dixhitalizimi i gjendjeve civile, kompjutera për çdo shtëpi, kërkesa për votim të emigrantëve, janë hapa gjysmakë kësaj rruge.
    Është premtimi i pambajtur a i shkelur rikthimi i demokracisë athinjote edhe pas ndrimit të sistemeve feudale, kapitaliste e komuniste. Secili pasi është ngritur kundër paraardhësit për një jetë më të mirë për të gjithë, me të ardhur në pushtet, është kthyer në pushtet autokratik e deri tiranik, pushtet për një pakicë. Fundja, ne gjithmonë kërkojmë përgjegjësit dhe përgjegjsitë, e pra, le ti gjejmë tek vetja.

    Më lodhe me atë “federative”, deri sa e gjeta ku ishte. Hyllini mu duk se e dinte decentralizimin e pushtetit vendor në Shqipëri, por me sa duket nuk di a nuk do të dijë (cudi kjo e fundit për nje kombëtarist) për “Federalist papers” tamam, tamam, Federalist No. 10.

  42. idashur,

    Historia, sociologjia, shkencat ekonomike dhe politike kane per qellim te ndikojne ne te ardhmen dhe jo ne te shkuaren. Nuk mu duk sikur po fliste njeri per fallxhore ketu.

  43. Jam dakort me CD. Demokracia direkte, është e ardhmja. Dmth do duhet të jetë për të mirën tonë.
    Në Shqipëri është e mundshme, por diskutohet nëse do realizohet në formën më të mirë ashtu siç është gjendja sot. Nuk më duket dhe kaq e afërt gjithsesi. Veç nëse bëhet punë e madhe sensibilizuese për tia arritur. Krejtësisht i drejtë mendimi se merret me PROBLEMET dhe jo ideologjinë. Me një fjalë do zhduken nga fjalori budallëqe të tilla “filani komunist e ai hajvani nazist” apo ku di unë.

    Edhe Evropa të ardhmen e ka në ndarje zonale vetëadministruese.

  44. u.i.z. shkruan…”Historia, sociologjia, shkencat ekonomike dhe politike kane per qellim te ndikojne ne te ardhmen dhe jo ne te shkuaren. Nuk mu duk sikur po fliste njeri per fallxhore ketu…”

    Pikerisht per kete e kisha fjalen. Tua leme te ardhmen fallxhoreve, qofshin ata kaldean apo jevgjit. Sepse sa here qe historianet, sociologet, shkencetaret, ekonomistet dhe politikanet fillojne e merren me te, vetem pluhur ka. Dhe nganjehere edhe gjak… tha

  45. Televizioni publik i Ontarios (TV Ontario) dje ne emisionin e lajme ‘The Agenda’ pati nje diskutim te gjate per kete punen e demonstratave ne Greqi. Ja u rekomandoj ta shihni sepse folesit ishin greke dhe vezhgues te mprehte.

    http://www.tvo.org/cfmx/tvoorg/theagenda/index.cfm?page_id=7&bpn=779390&ts=2008-12-15%2020:01:05.0

    Ajo qe m’u duk mua intersante eshte se nje grup i vogel anarkistesh ishin ne gjendje te mobilizonin qytete te tera. Sipas komentatoreve e vecanta e ketyre demonstratave ishte se pjesemarresit nuk ishin prej universiteteve por prej gjimnazeve. Kete ata e lidhin me faktin qe universitetet atje jane te kalcifikuara, dhe se brezi i ri nuk ka ndonje perspektive me shume se 700 euro ne muaj (prandaj quheshin ‘brezi i 700 eurove’). Mbi te gjitha duket sikur greket e rinj jane ndergjegjesuar per bizantinizmin mbytes te elites Athinase, dhe si duket do reagojne me ashper.

  46. ‘Mbi te gjitha duket sikur greket e rinj jane ndergjegjesuar per bizantinizmin mbytes te elites Athinase, dhe si duket do reagojne me ashper.’
    Une diku ketu kam shkruajt por me ashte fshire.Kam shkruajt qe ngjarja ishte vetem nje preteks.Struktura korporative greke vuan nga plage shume te thella.Ajo mban nje bombe te madhe ne vetvete,i cila do te plasi perseri ne nje preteks tjeter nese Shteti Grek,Qeveria,Parlamenti nuk marin masat e duhura.
    Nese kjo bombe eshte 2 MGT,ne Shqiperi eshte 10.

  47. CD,

    Nuk mendoj se teknologjia do bej cudira, dhe me duket se i ketij mendimi eshte edhe Artan Fuga ne shkrimin Konflikti “racional” dhe “sherri” simptomatik .
    Po citoj nga Fuga vetem dy pjese qe mu duken interesante per te shpjeguar natyren e konfliktit:

    Sidoqoftë mbetet ende për t’u trajtuar me kujdes aspekti psikologjik dhe psikopatologjik i konfliktit. Jo se ai nuk është prekur fare, por sidoqoftë është trajtuar më pak se anët e tjera të tij. Ndërkaq kjo përmasë merr rëndësi të dorës së parë kur mbahet parasysh fakti se sado rrënjë të forta materiale, ekonomike, familjare, shoqërore që të ketë konflikti, ai nuk mund të bëhet realitet nëse njerëzit në konflikt nuk kanë prirjen psikologjike për t’a urryer tjetrin, për t’u përplasur mbase edhe fizikisht me ata që i quajnë kundërshtarë, për të qenë në gjendje të mbajnë mëri për vite të tëra.

    dhe:
    Konfliktin mund t’a mbajë gjallë edhe një njeri i arsyeshëm dhe në gjendje nervore normale. Kjo ndodh atëhere kur ai e kupton me ndërgjegje të qetë se nuk mund t’a shmangë atë. Por shpesh herë ndeshja midis grupeve shoqërore, individëve të ndryshëm dhe brenda vetes i kalon caqet e gjendjes psikologjike normale.

    Mos eshte kjo gjendje psikologjike qe Qafiri i Arnauteve e quan “bizantinizem”?

  48. Leksioni i Artan Fuges eshte i vjeter si date, dhe i cunguar (vetem pjesa 1) prej nga ku them se e ke gjetur.
    E para ben qe lidhjet e tij me c’diskutohet te mos jene te plota, e dyta ben qe lexuesit te dalin ne perfundime qe autori nuk donte ti jepte. Ndersa nuk jam aspak dakort me profesor doktorin per rrugen e dhunes si mjetin me te mire per rastet deviante, (shmangiet), nuk kam gje kunder paragrafeve vec e vec, bile per te parin kam shkruar me pare pak a shume njelloj dhe e kam sjelle shkrimin ketu.
    Profesor Fuga nuk me del te jete kunder teknologjise. Ne pjeset ne vazhdim te punimit, ai sjell shkollen e Paolo Altos, e cila i meshon KOMUNIKIMIT, si te vetmit model shkencor per ti kuptuar sjelljet e njeriut. Po sipas tyre crregullimet psikopatologjike jane defekte ne sistemin njerezor te komunikimit. Pa u zgjatur ata flasin per dhenes e marres, qe kur jemi dy e perballe jane goja dhe veshet por kur jemi shume teknologjia eshte ne mes. Gabimi i tij, ardhur nga sosja e durimit ne realitetin shqiptar, eshte si i atij plazhistit, qe i bie me shkelm radios kur ajo s’punon mire. Ndodh dhe qe kendon profesor.
    Shkenca e sotme i ka gjetur ato zona te trurit kur ne urrejme a dhunojme. Njera reagon dhe kur ne reagojme per mbrojtje a sulm, tjetra kur ne reagojme dhe per dashuri. Kjo shpjegon protestuesin qe jep karafila. Une besoj tek shkenca, zbulimet dhe ilacet. Terapisteve, kane per t”ju ikur nga seancat te tjere paciente, si ne rastin e Viagra-s.
    Ti kthehemi protestuesve, teknologjise, dhe shkolles se Palo Altos qe sjell profesori.
    Komunikimi, sipas tyre rrethqarkullues eshte prishur ne Greqi. Komunikimi behet me media, e po mbi media u be ‘sulmi’ i fundit. Fliste Karamanlis, folen protestuesit. Ky eshte i njejti skenar i Shqiperise se 98 qe po ato media greke ja serviren shikuesit te vet. Te gjitha keto nepermjet teknologjise, e cila duhet perdorur ndryshe.
    Keshtu, Ujku i Zi, fale gjuhes qe me tinguj te kufizuar jep kuptime te pakufizuara ne mund te hedhim prodhimet e kujtdo tek kjo teme e te mos e mbushim kurre, mund ti zhvendosim skenaret ne kohe e hapesire, mund te lidhim arbitrarisht simbolin e bizantit e bizantinit me cfare do lloj gjeje, por perseri nuk do te mund te parashikojme sjelljet e dhuneshme.

  49. CD,

    Komunikimi behet edhe pa teknologjine, dnonjehere edhe me mire. Rendesi ka “menyra” se si komunikojme dhe jo se me cfare (Prandaj e solla “Fugen”, dhepo ashtu besoj edhe tek “peshku pa uje”). Perkundrazi them se ne rastin e Shqiperise dhe Greqise, teknologjia duhet te kete sherbyer per te amplifikuar nje lloj menyre “anormale” te komunikimit qe vertet besoj se buron nga nje lloj mentaliteti apo kulture bizantine/otomane qe i shumefishon thashethemexhijnte, cmirezinjte, dallaverexhinjte (you name it), pra nje lloj kulture kafenesh, caji dhe tymi cigaresh ballkanike; duke krijuar nje lloj mutacioni kokeforte ku nuk fiton arsyeja por ai qe ka pushtetin.
    Kjo me kujton skenarin e nje filmi boshnjak “No man’s land”, ku protagonistet shkembenin rolet ne varesi te faktit se kujt i binte pushka ne dore per momentin bente edhe ligjin (komandonte te tjeret,) dhe nuk dinin apo s’mund te arsyetonin mbi faktin se ishin te gjithe ne nje llogore.

  50. Padyshim që gojarisht ne të dy do ta kishim mbaruar këtë bisedë dhe nuk do kishte asgjë të keqe ta mbaronim në kafene. Është lidhje arbitrare që biseda që bëhet midis njerëzve në kafene të katandiset e quajtur muhabet kafenesh. Kadareja, psh, thotë se shkruan, hedh shënime, në kafene, mos duhet t’ja quajmë romanet, romane kafenesh. Jo, ke për të thënë.
    Nuk është e drejtë tu veshesh njerëzve bizantinizëm. E ç’është ky? Nuk ke përgjigje për këtë. Është përdorim më i keq se kur evgjiti “shante” evgjitin me “evgjit!”, sepse ky përdorim nënkuptonte, varfëri, papastërti, analfabetizëm, dehje; ndërsa Bizanti ka qënë qëndra e një perandorie, i shenjtë, e tu thuash anti-globalistëve (të rremë- përsa veshin xhinse) se kanë mentalitet bizantin kur shkatërrojnë s’shkon.
    E vetmja lidhje, por që shkon larg, është vargu i parë i poemës “Duke lundruar për në Bizantium”të Yeats-it që thotë:That is no country for old man.” Nuk besoj ta kenë lexuar ata që hedhin gurë por një film me thuajse të njëjtin titull do ta kenë parë.
    Fundja, ajo që kërkojnë, është largimi i ca fytyrave që kanë 30 vjet që u janë stampuar në retina. Kjo gjë dhe në Shqipëri nuk është ndryshe. Ka nga ata që kritikojnë Berishën se po bëhet i përjetshëm s’mbahet mend që kur, mbase që prej ditës së parë e kjo ju duket normale. Ka shoqata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që kanë të njëjtët drejtues në krye që prej 1991, me gjatë se vetë Berisha PD-në, se ky e la për ca kohë. Ç’komunikim mund të bëjnë me njerëzit, të tillë drejtues të zverdhur kohe. Kush do ti dëgjojë, e kur i dëgjon kush nuk nënqesh me këta të bronzuar në kolltuqe.
    Këtu del teknologjia, merr peshkun, psh. Fotoja e atyre minatorëve me zinxhir në qafë, komunikoi aty ku shoqatat kanë dështuar ndërsa politika po merret me emrin e mirë, pa pjellë gjë. Teknologjia e shpie mesazhin në çast para milionave, në asnjëanësi. Ajo është ndërmjetëse, e barabartë në këtë me deputeto-robotët që dinë vetëm të shtypin butona, për fat të keq – në anësi.
    Me se komunikojmë merr rëndësi të dorës së parë kur bëhet fjalë për grupe të mëdha.

  51. Nuk është e drejtë tu veshesh njerëzve bizantinizëm. E ç’është ky? Nuk ke përgjigje për këtë.

    Bizantinizem eshte nje menyre te menduari e te jetuari qe pati nadir-in e vet rreth viteve 1200. Steriotipi i Romakut te lindjet ishte ky: Duke manipuluar, mashtruar, bizantini arrin qellimet e ne ate proces behet njeri pa nder e pa shtylle kurrizore. Psh, ushtria e bizantit ishte 100% mercenare e huaj se bizantini nuk merret me gjera mondane si lufta, por i pelqen te luaje guret si ne shah.

    Ideja ime eshte se perandoria Osmane mori tatepjeten pikerisht kur pushtoi Konstanipolin, dhe elita atje ja mbushi mendjen sulltani qe ishte Qezar Romak. Iku meritokracia, sulltani u fut ne kafaz, and the rest is history.

  52. CD thote:

    Padyshim që gojarisht ne të dy do ta kishim mbaruar këtë bisedë dhe nuk do kishte asgjë të keqe ta mbaronim në kafene. Është lidhje arbitrare që biseda që bëhet midis njerëzve në kafene të katandiset e quajtur muhabet kafenesh.

    Nuk eshte fare arbitrare. Sigurisht ne mund ta kishim mbaruar, pse jo edhe me sukses, kete muhabet ne kafene. Problemi megjithate me nje ligjerim te tille eshte se nuk ka strukture, sic mund te kete pershembull shkrimi, apo akoma me shume perpjekja per te krijuar. Ligjerata te tilla kthehen qellim ne vetevete per te shtyre kohen; krijojne natyra dembele; ushqejne fantazi dhe iluzione por jo aftesi te verteta krijuese. Kadare kur shkon ne kafene ligjeron me laps ne dore me veten e vet dhe krijon; nuk e ben per te vrare kohen dhe per tu zhytur ne tym duhani.
    Gjithesesi problemi qe haset me shoqerite ballkanike, sidomos ne Serbi, Shqiperi, Greqi eshte sensi i “entitlement”, ose qe dikush u detyrohet ketyre per gjithcka (ndaj nuk na ben pershtypje qe jetojme ende me ndihma). Eshte e veshtire te gjesh dike nga keto zona qe te mendoj se gjendjen e tanishme vertet e meritojne dhe nuk jane “aksidente historike”. Lexo Hyllin se te shpjegon se si “prejardhja” eshte ajo me te cilen ballkanasit krenohen dhe vleresojne njeri tjetrin dhe se si ne nuk duhet te heqim dore nga ajo, dhe ironikisht eshte pikerisht ajo “historia” qe i ka fajet sipa tyre, sistemet dhe veset e imponuara dhe te importuara, sespse (po sipas tyre) si shpjegohet qe “djepi i demokracisse” nuk ka demokraci?
    Te lutem shih c’behet rreth e rrotull; Azia (Kina, India, Japonia, Korea etj) prodhojne teknologji, Eropa (Gjermani Franca, Italia) prodhon makina/teknologji dhe shkence, Amerika ka po ashtu. Cfare prodhojne ballkanasit qe te mund te renditen me keto venede per nga zhvillimi ekonomik, kulturor dhe mendor? Vetem se kane qene dikur djepi i qyteterimit u jep atyre ndonje te drejte sot?

    Te jesh djepi i demokracise, apo edhe te kesh demokraci nuk mjafton. Dikush duhet t’u thote atyre te rinjve greke dhe shqiptar se nuk jane aspak me te mire se te rinjte kinez, indian, apo afrikan. Perkundrazi me kete lloj qemdrimi e meritojne te quhen “european nigers” sepse u pershtatet edhe me mentalitetin prej te persekutuari qe kane. Kuptohet po ndenjte ne kafene je, si te thuash, force e gatshme per protesta, kurse kur je ne pune nuk ke kohe as te shkruash neper blogje. Po kush jemi ne qe te kritikojme stilin e jetes se te tjereve… me perjashtim te rastit kur prishet qetesia publike pikerisht nga ata qe e kane shfrytezuar ate ne maksimum. Hidhi nje sy Tiranes urbane te mbushur me kafene, hojet nga kane per te dale bletet puntore te revoltave te se nesermes.

  53. Kjo gjendje ku janë futur ballkanasit, është komplet çark.
    Si shpjegohet psh që vetë kryeministri, apo pjesëtarë të lartë kupole, përdorin tribalizmin si argument dhe e bëjnë popullin e thjeshë të ndihet krenar si tribal?

    Te shqiptarët ndjenja e krenarisë as ekziston fare në krahasim me serbët dhe grekët. Dhe këtë e them me plot bindje. Ska nevojë për shumë mend, veç të matësh si ndihen shqiptarët këtej dhe sa lehtë asimilohen. Jo vetëm në Greqi, e njëjta gjë po ndodh në Mal të Zi dhe disi në Maqedoni, kohë më parë ndoshta më shumë.

    Ajo që mungon te ne, më shumë se çdo gjë tjetër është edukimi. Është një gjë kaq e thjeshtë në dukje dhe kaq disfunksionale sa të çon vërtet në gjendje tërbimi kur e merr me mend. (ja dhe shpjegim i mundshëm për atë paragrafin e Fugës)
    Dhe me të vërtetë, unë do zgjidhja të tërbohesha, sepse këto elita e meritojnë të rrëzohen.

    Te grekët tani ndryshon puna, sepse këta e kanë mundësinë të vendosin dhe një tjetër gur parimesh dhe aktualisht të përfitojnë që kjo gjendje të mos ndodhë përsëri. Për shqiptarët kam frikë… nuk munden dot, as është provuar më parë të përfitojmë prej gabimeve historike. Një histori riciklimesh do ishte e dhimbshme…

    Sa për bizantinizmin, Qafiri ka të drejtë në përshkrimin, po termi nuk është ekskluziv, as e dhënë e tyre vetëm, qoftë sociale apo gjenetike. Ato kohë ashtu funksiononin. Dariusi psh nuk ishte bizantin kur urdhëroi që ushtria të rrihte detin që të mos bënte dallgë.

  54. Idene ta pranoj Qafir Arnaut, por nuk kishte shteg mbas pyetjes se ujku i zi dhe s’me duket se ka as si e interpretove vete.
    Nese bizantinizmi eshte menyre jetese, i bie qe elita greke te haje e pije, vishet e ngjishet si ne kohen e bizantit, por edhe ne e kapercejme pamjen e jashtme e hyjme brenda trurit, menyra e jeteses eshte si individi sillet e ben, dhe kur keta individe jane ne mase – shoqeria. Me te tille triblim kalohet topi nga shteti dhe elita politike, tek shoqeria, konflikti trajtohet nga nje konflikt midis individesh, grupe individesh dhe shtetit ne nje konflikt shoqeror. Nuk ka asgje te keqe te shihet edhe keshtu, por po ti meshojme anes shoqerore, nxjerrim dorejashte shtetin, krahu i armatosur i te cilit kete here jo nuk mbrojti qytetarin por vrau.
    Per mua trazirat ishin mosbindje qytetare e grekeve kunder shtetit grek dhe jo kunder shoqerise greke.
    Andis H. para disa ditesh perdorte te njejten force por me drejtim te kundert; muhabete kafenesh ishin muhabete (apo shkrime – kush kujtohet?) bllogjesh. Arbitrarisht them serish, sepse keshtu kam lexuar ta shpjegojne. Nuk mendoj se quan c’permban ky blog, pune blogjesh.
    Beni gabim te madh qe shoqerite e ballkanit i futni ne thes, dhe ja mbyllni gryken fort pa marre parasysh specifikat e tyre. Njelloj si ata qe financojne Mjafte prej Shqiperise deri ne Kutadiunistan, e thone shoqerite e vendeve te ish-bllokut komunist.
    Nese do te flasesh si ballkanas me techet e euroazise, folu per njefare Nikola Tesla, serb ky, e mos u cuditet te te thone se ishte me i madh se Ajnshtajni.

    p.s. parrulla armiqesore me fal per kuriozitetet

  55. Nese do te flasesh si ballkanas me techet e euroazise, folu per njefare Nikola Tesla, serb ky, e mos u cuditet te te thone se ishte me i madh se Ajnshtajni.

    Sa per tu cuditur nuk cuditemi sepse duhet t’ia thuash dikujt qe nuk e ka idene se ‘ceshte Ballkani. Apo duhet te te pyes se mos te ka kapur edhe ty semundja e “historicizmit” qe shoqerohet me simptomat e mbivleresimit dhe delirit te madheshtise qe ka kapur gjithe sivellezrit tane ballkanas?
    Dhe po ashtu nuk me rrihet pa te pyetur se pserse nuk i beri Tesla ato shpikjet ne Kroaci por iu desh te shkonte deri ne Amerike?

    Nese bizantinizmi eshte menyre jetese, i bie qe elita greke te haje e pije, vishet e ngjishet si ne kohen e bizantit,

    Jo nuk eshte ashtu. Nese Bizantizmi ka qene menyre jetese nuk nenkupton patjeter se trashegimia e tij kulturoe eshte nderpre edhe ne kohet moderne. Perkundrazi. Argumenti eshte qe njerzit kane trasheguar pikerisht ato te meta dhe mentalitet qe per me shume se 1000 vjet sollen rrenimin e vazhdueshem te vendeve te ish Bizantit. Nese ti mendon se traditat mijevjecare u zhduken papritur sepse Ballkani u elektrifikua eshte tjeter muhabet (sigurisht jo kafeneje).
    Por sic thashe per fate te keq ose te mire une nuk kam ndonje besim te verber tek teknologjia – edhe kur te ndricon materialisht sic eshte rasti i elektricitetit.

    Dhe meqense po insiston tek ky “muhabeti i blogjeve” apo “kafeneve”, sic ta shpjegova me siper, une personalisht i ndaj diskutimet ne te strukturuara dhe te pastrukturuara, te cilat rendom quhen; muhabete/debate konstruktive, perkunder atyre jokonstruktive ku njeri i bie gozhdes dhe tjetri patkoit. Problemi i muhabetit te kafeneve sic thatshe eshte se ka tendencen qe te nisi si muhabet politike dhe te perfundoje ne muhabet guzhine dhe vice versa, sepse nuk kufizon as imagjinaten dhe as nocionet e debatit.

    P.S. Dhe mos me akuzo se po te fus ne nje thes me te tjeret se te kam dal borxhit dhe te kam cituar. Sa per Ballkanasit nuk e kam une fajin qe jane pjese e te njejtes trashegimi kulturore qe quhet Bizant.

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin