Korrik, 2016

Ndërtimi i stadiumit në kryeqytet, 14 maj 1940

PRISHËSIT

“Pas meje, kiameti!” thotë shprehja e njohur franceze e kohës së Luigjit të XV-të. Mirëpo pushtetarëve shqiptarë u ka munguar durimi. Kështu që edhe kiametin e kanë prurë me vete: “Bashkë me mua, fadromat!” Administrimi i kryeqytetit, për shembull, dhe sidomos ideja e ndryshimit në politikë-bërje, prej kohësh përjetohet si një koncert prishjesh.