Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Media

NJË DOSSIER PËR SHQIPËRINË

Në numrin e vet të fundit (janar-shkurt 2025) revista dymujore spanjolle La Maleta de Portbou* e drejtuar nga Josep Ramoneda i ka kushtuar një dossier Shqipërisë, të përgatitur e të edituar nga Bashkim Shehu, me kontribute nga Elidor Mëhilli, Edon Qesari, Çapajev Gjokutaj dhe Ardian Vehbiu. Me nismën tonë dhe ndërmjetësimin e Bashkim Shehut, zoti Ramoneda pati mirësinë të na japë lejen për ta ribotuar këtë dossier të përkthyer, në “Peizazhe të fjalës”, për çka e falënderojmë përzemërsisht. Sido që esetë janë shkruar me lexuesin spanjoll në mendje, shkojmë me shpresën që edhe lexuesi shqiptar do të gjejë atje diçka me interes.

Për të mos e vonuar më gjatë botimin shqip, po i nxjerrim esetë në një renditje të ndryshme nga ajo e origjinalit – duke filluar me esenë e Ardian Vehbiut, e cila ndjek versionin fillestar në shqip, jo atë të shkurtuar, që u botua në spanjisht; dhe duke vazhduar pastaj me esetë e tjera, dora-dorës që na vijnë në redaksi (tekstet e Mëhillit dhe të Qesarit janë duke u përkthyer në shqip nga anglishtja).

Lexuesi që ka dëshirë mund t’i shfletojë materialet në origjinalin spanjisht, në linkun që sollëm më lart.

I. PERIFERIA E EUROPËS – Prezantimi i dosjes nga Bashkim Shehu mund ta lexoni këtu.
II. TOKË E NDALUAR, TOKË E PREMTUAR (Pjesa e parë, pjesa e dytë, pjesa e tretë)
III. TË NXISH POLITIKEN
IV. SHQIPTARËT, PERCEPTIMI I VETVETES


(*) Shënim: Kjo revistë, La Maleta de Portbou, e ka marrë emrin në kujtim të Walter Benjamin-it, i cili vrau veten në Portbou, kur po përpiqej t’i arratisej regjimit nazist. Benjamin-i dëshironte të botonte një revistë të mendimit kritik, Angelus Novus, e cila nuk doli kurrë në treg.


Discover more from Peizazhe të fjalës

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Discover more from Peizazhe të fjalës

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading