Kur
Ia
Shtyp
Barkun
Zjarrit
Drita
Qesh
Hija
Që
Kapërcen
Hapin e vet
Krijon
Ditën
E rreme
Nëpërmjet
Hijeve
Nata
Lëshonte
Kartëvizitat
Ditën
Për diell
Aktor
Sublim
Është
Fëmija:
Luan
Rolin
E vet
Çdo gur
Në mur
Ndihet
I varrosur
Për
Së gjalli
I kafshuar
Nga vala
Uji
Lëshoi
Klithmën
Format
E trupit
Të saj
I kishte
Katekizëm
Ajo
Vilte
Gjinjtë
E vet
Rryma
E ujit
Bënte
Ushtrime
Për t’u
Dobësuar
Uji
Që rend
E ka
Timonin
Përpara
Korseja
Është
Filozofia
E të ndenjurave
Nyja
Ka
Kompleksin
E qafës
Rripi
I mbërthyer
Keq
Kërkonte
Masën
E vet
Të gjitha
Hijet
Në mesditë
Veshin
Kostumin
E mbrëmjes
Uji
Që
I hodhën
Zjarrit
Pati
Një konvulsion
Vetëm
Zjarri
Ia del
Të lëpijë
Sytë
Askush
S’ia ka
Parë
Vulvën
Ujit
Veç
Erës
Vetëm
Fëmijëve
U buzëqesh
Balli
E bardha
Bënte
Banjë
Dielli
Në mesditë
Pasqyra
S’e ka
Kapërcyer
Kurrë
Majën
E hundës
Nuk ka
Kafshë
Vulgare
Përveçse
Në cirk
Porta
Nën shi
U zbërthye
Dhe bëri
Ujët
Buzëkuqi
E ndihmonte
Të vinte
Gojën
Në vend
Vetëm
Zjarri
Ia del
Të lëpijë
Gjuhën
E vet
Gojën
S’e zë
Kurrë
Gjumi
Duke hapur
Gojën
Guaska
I fliste
Vetes
Në vesh
Për
Hënën
E plotë
Është
Gjithnjë
Mesnatë
Hundën
Tënde
E sheh
Vetëm
Kur
Të vjen
Turp
Majmunët
Dhe njerëzit
Sillen
Me njëri-tjetrin
Si majmunë
Oturaku
Është
Republika
E kakave
Çdo rrobë
Zhvishet
Në ecje
Pianistëve
Të mëdhenj
Notat
U
Duartrokasin
Të pasurit
Lënë
Testament
Që Zotit
Të mos
I mbetet
Asnjë
Grosh
E qeshura
E ndërprerë
U kollit
Kur syri
Është
Sedentar
Goja
Është
Nomade
Gratë
Kërkojnë
Zotin
Në kishë
Dhe
Djallin
Në shtrat
Drita
Ndërron
Lëkurë
Me çdo
Ngjyrë
Sikur
Hija
Ta dinte
Peshën
E vet
Nuk
Do të
Lëvizte
Çfarë
Është
Gojë
Nga afër
Bëhet
Sy
Në
Distancë
Pasqyrimi
Në pellg
Nxirrte
Foton
E vet
Katër
Pikat
E horizontit
Bënë
Shenjën
E kryqit
Vetmia
E
Të ndenjurave
Është
Ferri
I grave
Drita
S’e ka
Parë
Kurrë
Veten
Vetëm
Gurët
E varrit
Rrinë
Në këmbë
Jehona
Është
Shurdhe
Dhe memece
Sepse
E ka
Veshin
Në gojë
Me hiret
E veta
U jepte
Rrobave
Imagjinatën
Ngaqë
Nuk ka
Bythë
Veza
Nuk zë
Dot
Vend
Dantellat
Ëndërronin
Mes
Vrimave
Vetëm
Zoti
Mban
Mend
Çfarë
Do të
Ndodhë
Pasqyra
Njeh
Veç
Shpinën
E vet
Kur flisnin
Për të
Ajo
Dëgjonte
Me gojë
Kockës
Së sharruar
I dhembi
Dhëmbi
Pema
I tregon
Kofshët
Vetëm
Kur rrëzohet
Malcolm de Chazal (1902-1981) – shkrimtar, piktor dhe vizionar frëng nga Mauriciusi, i njohur si autor aforizmash. Poemat e tij aforistike (disa prej të cilave i kam sjellë të përkthyera më lart, nxjerrë nga libri Poèmes et Apparadoxes, Editions Léo Scheel, 2005), ndërthurin sensualizmin me spiritualizmin, në një sfond natyror që merr jetë të dytë nëpërmjet fjalës. Në kopertinë, La Palmeraie, nga autori.
Te bukura, e disa prej tyre mjaft te vecanta! Nuk e di pse aforizmat te japin nje ndjesi qetesie!