Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Kulturë

KU ARTISTËT?

Ia bëra vetes që të dielën këtë pyetje, por tani që u njoftua se Kadareja ka fituar çmimin Jerusalem Book Fair 2015 me motivimin se “i dha shprehje lirisë njerëzore,” po e them hapur: pse të mos parakalonin ARTISTË shqiptarë në Paris, meqë lirinë e fjalës dhe shprehjes këta e kanë pa dyshim më të shenjtë se katër klerikët?

rama lapsat_0Pastaj, në ka një figurë publike që natyrshëm na mban të lidhur me Parisin, Francën dhe Europën dhe vlerat e tyre që i kemi bërë tonat, kjo është Kadareja, aq më tepër që lapsi i tij prej shkrimtari ka luftuar me censurën për pjesën më të madhe të jetës së vet krijuese.

Do të kisha preferuar, pra, që mesazhi ynë i solidaritetit me popullin francez të vinte edhe prej artistëve, dhe të mos kufizohej vetëm me faktin se kryeministri ka qenë (dhe është) artist; dhe të shihja, krahas Ramës e përkrah tij, edhe Kadarenë, Anri Salën, Angjelin Prejlocajn dhe Ermonela Jahon; që ashtu edhe të bindesha se misioni BRAND ALBANIA nuk është se ka zgjedhur veç “harmoninë fetare” si eksportin tonë kulturor.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin