POLITIKAT E NOBELIT LETRAR

Ka ngjallur shumë debat dhe protesta çmimi Nobel për letërsi i vitit 2019, që iu dha austriakut Peter Handke – i cili, përveçse shkrimtar i mirë, njihet botërisht edhe si apologjist i politikave të Serbisë në Ballkanin e viteve 1990 dhe simpatizant i Milosheviçit. Veçanërisht kanë reaguar me zemëratë shqiptarët, në Shqipëri në Kosovë dhe gjetiu, jo vetëm ngaqë ato politika të Serbisë kishin në shënjestër edhe shqiptarët, por edhe ngaqë shpresohej se këtë vit Nobeli do t’i shkonte Ismail Kadaresë.

Sekretari i përhershëm i Akademisë Suedeze, Mats Malm, në përgjigje të kritikave, i tha The New York Times se Handke u zgjodh sipas kritereve letrare dhe estetike, dhe pastaj shtoi: “Nuk është mandat i Akademisë që të balancojë cilësinë letrare kundrejt konsideratave politike.” Dhe, në fakt, çmimi për Handken ishte motivuar kështu: “për një vepër me ndikim, që me zotësi gjuhësore ka eksploruar periferinë dhe specificitetin e eksperiencës njerëzore.” Vërtet. Si shkrimtar Handke spikat për këto dhe më shumë.

Por le të shohim disa nga fituesit e Nobelit letrar këto vitet e fundit, për të gjykuar nëse Akademia vërtet u ka qëndruar kaq ebesnik kritereve letrare dhe estetike: Bob Dylan (2016); Svetlana Aleksieviç (2015); Mo Yan (2012); Herta Müller (2009); Harold Pinter (2005); Elfriede Jelinek (2004); Imre kertész (2002); Dario Fo (1997) – kush vallë mund të argumentojë seriozisht, që këta e kanë fituar Nobelin për arsye mirëfilli letrare dhe estetike?

Në të vërtetë, Nobeli letrar ka qenë, të paktën këto dekadat e fundit, shpesh i angazhuar politikisht – duke u shkuar shkrimtarëve të shquar jo aq për cilësinë formale dhe mirëfilli letrare të krijimtarisë së tyre, sa për angazhimin e tyre social dhe politik; mbase edhe në pajtim me një vizion specifik të shkrimtarit të adoptuar nga Akademia, si shprehje e individualizuar dhe virtuoze e aspiratave humane, sociale dhe politike të popullit të vet ose të njerëzimit mbarë.

Në kontekstin e këtyre zgjedhjeve të vetëdijshme të Akademisë, edhe çmimi i tanishëm, për Peter Handken, detyrimisht do të lexohet si politik – edhe pse jo aq, besoj unë, si rehabilitim i shovinizmit serb dhe i politikave të spastrimit etnik në Ballkan; sa si dëshirë për të shkuar “përpara”, për ta kthyer faqen, mbase edhe për të shëruar plagët ende të hapura në ish-Jugosllavi.

Dhe këtu merr domethënie tjetër edhe ballafaqimi me Nobelin e munguar për Kadarenë. Edhe Kadareja ka qenë gjithnjë i angazhuar politikisht – para dhe pas 1990-ës; paçka se angazhimit të tij politik i janë dhënë interpretime të ndryshme, ndonjëherë të kundërta: apologjet i regjimit totalitar dhe i Enver Hoxhës, në vitet 1970-1980, në Perëndim; shkrimtar disident të paktën i rrezikuar përballë regjimit; shkrimtar nacionalist dhe ideolog i nacionalizmit shqiptar pas 1990-ës, e kështu me radhë. Sikur ta kish fituar Kadareja Nobelin, mbase ndonjë mund të ngrihej dhe të thoshte se ia dhanë një shkrimtari, që e pat bërë Enver Hoxhën personazh qendror të prozës së vet. Krahasimi çalon; aq më tepër që Handke nuk ishte politikisht i detyruar që të simpatizonte politikat serbomadhe të Milosheviçit; madje nuk rrezikonte asgjë – ndryshe nga Kadareja, të cilit i duhej të negocionte çdo ditë fatin e vet dhe të familjes së vet dhe të veprës së vet, me të gjithë ata që e shihnin me dyshim nëmos si armik, të paktën në Shqipëri. Ose edhe: Handke ishte tërësisht i lirë dhe prandaj i sinqertë, në simpatitë e veta politike.

Natyrisht, Kadareja do ta fitonte çmimin jo si apologjet i Enver Hoxhës, as për poemën “Shqiponjat fluturojnë lart”, as si ideolog nacionalist – por për meritat letrare dhe estetike të veprës së vet në prozë, për forcën e imagjinatës dhe për fantazmagorinë e regjimeve totalitare që ka përcjellë në krijimtari. Por kjo nuk do t’ia hiqte dot natyrën mirëfilli politike këtij çmimi hipotetik, madje edhe për shumë shqiptarë, të cilët do ta përshëndetnin si një çmim për Shqipërinë dhe kulturën shqiptare. Për ilustrim, kujtoj që vetëm dje, ende pa u bërë i njohur vendimi për Handken, ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro shkruante, në Facebook, se:

Nëse Ismail Kadare është sot fitues i Nobelit për letërsinë, më shumë do të fitonte Shqipëria që, në këto kohë të turbullta kur fryjnë erërat populiste e sovraniste më shumë se sa ato emancipuese e qytetëruese, ka nevojë të tregojë pjesën e vet më të mirë, atë të Kulturës!

Krahasojeni tani këtë interpretim, me motivimin e Akademisë për çmimin për Handken – a nuk ju duket edhe ju, se çmimi Nobel për letërsinë tashmë po përpiqet t’i largohet kurthit të politizimit dhe të ngjyrimit kombëtarist? Dhe, për ta çuar argumentin më tej, a nuk ju duket se shtjellime të tilla, që e ndajnë Kadarenë nga vepra e vet letrare, për t’ia ngjitur flamurit të çjerrë të politikave shqiptare “pro-europeiste” në fakt e kanë penguar nobelizimin e shkrimtarit po aq sa edhe letrat aq të përfolura “kundër” tij?

Por, dhe nga ana tjetër: a do ta pranonin tani shqiptarët që Kadareja të nderohej, ta zëmë vitin e ardhshëm, me të njëjtin çmim që ka marrë apologjeti i Milosheviçit, Peter Handke? A do ta pranonte tash e tutje çmimin Nobel Kadareja vetë, që nuk e ka fshehur kurrë angazhimin e tij total pro shqiptarëve në Kosovë dhe kundër politikave serbomadhe të Milosheviçit? Ndonjë nga kritikët e vendimit të tanishëm të Akademisë – në SHBA – ka shkuar deri atje sa të shprehet se, me këtë vendim, Akademia Suedeze e shkatërroi prestigjin e Nobelit letrar, në mënyrë të tillë që ky nuk do ta marrë dot më veten; dhe sërish, jo sepse Peter Handke nuk është shkrimtar i klasit të parë, por sepse Nobeli i Akademisë Suedeze është detyrimisht politik; dhe të paktë janë ata shkrimtarë dhe intelektualë, anembanë botës, që janë gati të pranojnë bashkëjetesën e këtij Nobeli letrar me qëndrimet politike të Handke-s.

Orvatja për ta depolitizuar çmimin Nobel, duke ia dhënë këtë Peter Handke-s, duket – të paktën – si blof tejet i guximshëm, nga ana e Akademisë. E megjithatë, ndoshta pikërisht edhe juria e ndërmori këtë hap, për ta përcjellë sa më fort e më qartë nevojën për të ndryshuar kurs dhe për t’u shkëputur nga interpretimet sociologjike të letërsisë dhe të autorëve dhe, sidomos, nga urgjenca për t’u sintonizuar me progresin, ashtu siç e shohin këtë liberalët e majtë në Europë.

Unë e kam lexuar dhe shijuar Peter Handke-n në një kohë kur nuk dija shumë për orientimet e tij politike dhe miqësitë e tij ballkanike. Romani Ankthi i portierit gjatë penalltisë më është dukur totalisht kryevepër. Nobelin letrar për të, po të flas ngushtësisht si lexues, do ta pranoja njëlloj siç kam pranuar atë për Elfriede Jelinek-un dhe për Svetlana Aleksieviç-in: pëlqimet e mia letrare nuk kanë nevojë për Nobel, dhe Nobeli i dhënë, nuk më ka bërë të pëlqej ndonjë vepër rishtas. Zemëratën për vendimin e tanishëm Akademia Suedeze e ka përgatitur prej vitesh, kur s’ka lënë asnjë modë politike dhe ideologjike, të ushqyer nga pakica intelektualësh në Europë, pa ia shkelur syrin. Ismail Kadareja dalëngadalë po hyn në listën e atyre shkrimtarëve, të zgjedhur, që do të mbahen mend ngaqë nuk e fituan Nobelin.

© 2019, Peizazhe të fjalës™. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Ndalohet rreptësisht kopjimi në mediat. Kopjuesit do të përndiqen ligjërisht.

59 Komente

  1. Me të sotmen, u pa se Nobeli letrar, është më së paku çmim për letërsinë…
    Në fakt, ai pasqyron realitetin e sotshëm evropian, i helmatisur me ksenofobi dhe ultraekstremizëm e që sot, Akademia e Nobelit e pagëzoi me emrin e Handkes…
    Pra, gjindja do ta lexojnë këtë si një shkelje syri grupeve djathtise gjithandej Evropës, se duhet mbrojtur kultura evropiane, para se gjithash nga maurët dhe se Handke është një kalorës i vetmuem i kërshtenë, frymëzim i të cilit janë, hiç më pak se krajshnikët (serbë) ballkanas, që mbrojnë kufijtë e Evropës…
    Për të gjithë ata liberalë, që libetalizmin e paraqisnin si fundament të kulturës europiane, ngushëllime! Sepse, tashmë ato vlera evropiane, që i kemi marrë si të mirëqena, janë kontaminuar seriozisht nga përfaqësuesi i populizmit, në mos janë duke dhënë shpirt…
    Tumirëmbeçi!

  2. Si nuk kuptohet fare ketej nga ne, ky kriteri i Ndikimit ne Shoqeri, qe akademia suedeze e ka kriterin baze per dhenien e nje cmimi.

  3. Bashkim je i genjyer si shumica e shqiptareve. BE-ja u krijua nga demokristianet, te cilet vazhdojne me Junkerin dhe Merkelen apo me kete ish ministren e Merkeles, te kene pushtetin me te larte ne BE. Liberalet erdhen vone dhe ashtu si erdhen edhe po ikin njeri pas tjetrit.
    Ne Shqiperi eshte bere qellimisht propagande e shtrember dhe vazhdohet te behet .

    Ne Europe demokristianet mbajne ende dy keshtjella, Gjermanine dhe Spanjen, nderkohe qe liberalet e djathte jane shpartalluar ne Itali, France e Angli, prej sovranisteve (fusim edhe Ameriken ne ekuacion). Keta te fundit dominojne vendet e Lindjes, fale nje binomi mes fese dhe nacionalizmit, me pak fjale jane edhe demokristiane edhe sovraniste.
    Liberalet e majte dhe e majta historike jane duke u shpartalluar prej te blerteve, atyre te demokracise pjesemarrese, dhe ndonje pozicioni te qendres si Macroni, i cili e ka jeten e shkurtre gjithsesi si pozicion, por mbajne ende disa pozicione ndryshe nga liberalet e djathte, qe jane asgjesuar ose shkrire ne pozicionet sociale te demokristianeve dhe sovranisteve.

    Shqiptaret per te evituar kompleksin e trashegimise myslymane, u bene anarko-liberale, per ti shkelur syrin forcave liberale ne ngritje ne vitet 90, mirepo liberalet ne BE kane pasur gjithnje celsat e kashtes dhe tani jane fare te paperfillshem.

    Paperfillshmeria e tyre sjell qe ne BE do hyjme ne vitin 2700 me kete strategji prej struci qe mban koken nen rere.

    Mekanizmi propogandistik i Serbise per te dale e pafajshme deri edhe viktime dhe shqiptaret fajtore e deri edhe kriminele, nuk eshte i ri, ka nje tradite gati 200 vjecare. Sigurisht serbet e zbatojne ende sot e kesaj dite si strategji sepse ka efekte ne opinionin publik europian.

    Nuk eshte ky Nobel ndonje shkelje syri e sovranisteve, por e nje koalicioni demokristian-sovranist, per te shpetuar BE-ne. Me pak fjale, nuk mund te kete BE me keto pozicione te forta sovraniste, te cilat po asgjesojne demokristianet, keshtu qe duhet nje amalgame e re demokristiano-sovraniste per te shpetuar BE-ne.

    U kane rene pendet forca europianiste qe mendonin se do dominonin me forcen e numrave qekur mekanizmi i referendumit beri te mundur BREXIT-in.

    Gjithsesi ky eshte nje Nobel qe nuk ka per tua arritur qellimit, demokristianet mbijetuan ca kohe duke integruar qasje neiliberale, por jane relike e se shkuares, sado pushtet te kene ende ne disa vende.

    Ndersa ne si shqiptare bejme mire qe kontestojme, por nuk duhet futur ende koka ne rere si struci dhe as nuk duhet te merremi me projektin e Koci Xoxes qe po vazhdon Rama si alternative sesi nxirret gomari nga balta.

    Duhet rifomatuar shteti, nga A-ja tek Zh-ja, nuk ka per te na e dhuruar kush zhvillimin, aq me pak liberalet qe mezi mbahen vete dhe jane bere si ato klubet e lordeve pleq ne Angli.

    1. Para se për liberalët si forcë politike dhe lëvizje mendimtare, e pata fjalën për liberalizmin si sistem qeverisjeje, por edhe jetese: ndarja e pushteteve dhe pranimi i Tjetrit.
      Ne kemi kujtuar se këto janë fundamente evropiane, por tani po shihet se sentimenti i kërshtenë është emëruesi i përbashkët vleror evropian dhe grupet e strukturuara rreth këtij boshti fituan një zëdhënës (Handke), që u legjitimua nga Nobeli.
      Tashmë, çdo stërhollim rreth stilistikës romanore e narrative është veç tentim me ikë nga intepretimi i saktë i këtij gjesti që Akademia e Nobelit, përçoi në publik, ani pse mendoj që autori nuk është përgjegjës për interpretimet që të tjerët ia bëjnë veprës së tij, por në këtë rast autori dhe vepra janë pasqyrë e njëri-tjetrit.
      Prandaj as çmimi nuk është rastësi, e as autori nuk është i rastësishëm.

      1. Milloshevicin e kane mbeshtetur ekstremistet e majte antiamerikane dhe ekstremistet e krishtere, meqe shqiptaret e Kosoves jane myslymane. Nuk e di nese ky autori eshte i njeres pale, i tjetres apo tip ekstremisti katokomunist,
        Ne Kushtetuten e BE-se qe u hodh poshte ne referendume para disa vjetesh, debati me i madh publik ishte a duhej pranuar qe Europa bazohet tek vlerat judeo-kristiane.

        Nga pikepamja ngushtesisht politike do e interpretoja si nje perpjekje te demokristianeve per te qene politikisht te pilafi ose te tepsia edhe per dekadat qe po vijne, duke braktisur liberalet per te afruar sovranistet.

        Nga mediat shqiptare behet gjithnje zhurme kunder sovranisteve, mirepo pergjgjesit historike kane qene gjithnje demokristianet, te cilet i kane pasur pozicionet e forces ne BE dhe i kane ende.

        Shume intelektuale shqiptare, por edhe njerez te politikes e te medias, vazhdimisht kane mashtruar, por edhe i ka mbajtur shpresa se ne Europe do te kishte shanse Shqiperia duke pasur 1/3 me trashegimi te krishtere dhe me ateizem te perhapur, si nder te krishtere ashtu edhe nder myslymane. Kosova prishte pune ne kete qasje integrimse.

        Makroni thote stop zgjerimit qe te riformatojme BE-ne. Por me ke do e beje Makroni riformatimin e BE-se, me ata 5 mizat e grupit liberal qe kryeson ? Ja ku duhen prape demokristianet dhe partia popullore europiane qe permban edhe Merkelen edhe Orbanin.

        Kadareja ka 20 vjet a mos me shume qe eshte bere me demokristian se Papa, se fundmi na u be edhe patriot europian. E ka marre ate boshtin europianist te Rilindjes dhe e ka shnatyruar fare.

        Ceshtja e shqiptareve eshte e thjeshte dhe thellesisht politike. Ne 1990 u moren vendimet politike per Shqiperine dhe shqiptaret, prej te gjitha fuqive te interesuara.
        Gjithe kjo zvarritje 30 vjecare eshte nje loje, nje teater me shqiptaret, ashtu si loja 50 vjecare e BE-se me Turqine. Jemi ende duke trokitur tek dera e oborrit, derisa te shkojme tek tryeza do duhen 100 vjet, mese do kete ende BE.

        Ky cmim nobel eshte qartazi nje sinjal qe Shqiperia dhe Kosova jane shpallur shtete non grata ne BE.

  4. Ti marrin ca shkrime ty A.V. ketu, e ti lakatredhin si rosa zhaben e shalqinit!

  5. Këta të Komisionet e Nobelit nuk janë të përjetshëm. Bile, rregullat i paskan bërë më fleksibël. Ky i sivjetmi, siç dëgjova në konferencën për shtyp, për herë të parë ka edhe 4 anëtarë të jashtëm, që i shtohen 5 të brendëshmve të Akademisë dhe do të jetë në funksion vetëm për dy vjet: këtë vit dhe të ardhshmin (2020). Pastaj do të vijnë të tjerë dhe është një çikë në natyrën njerëzore të dallohesh nga parardhësit. Ndaj Yni mjafton të ketë jetë të gjatë dhe do ta marrë, them unë. Si nivel është plotësisht në linjë me mesataren e atyre që e kanë marrë Nobelin në këto 120 vjet. Po të zgjedhim pastaj 120 autorët më të mirë që NUK e kanë marrë, niveli mesatar i tyre është ku e ku më i lartë (kanë lënë pa gjë edhe gjeni).

  6. Te flasesh tani keq per Akademine suedeze, sic po vershohet ne disa shkrime shqip-folesish ne shtypin e dites, kjo do te thote ta vleresosh me shume kete akademi e ta ulesh veten! Sepse do te ishte njelloj sikur ta kritikonin serbet vitin tjeter kete Akademi, nese I. Kadareja do ta merrte kete cmim! Handke ne fund te fundit -me c’lexova diku- ka nje prejardhje serbe. apo sllovene, apo ku ta di une. Simpatizia per Miloshevicin, njeriun me te cilin bisedonin perdite dhjetra e qindra zyrtare shqiptare te Kosoves, nuk ka pse te perbeje irralitet tek shqiptaret, aq me pak kur ne politiken serbe te kohes kishte zera shume me nacionaliste dhe fanatike nga ai i Miloshevicit!
    Akademia suedeze e cmimit nobel mund (dhe duhet) te kritikohet ne nje kuader me te gjere, mund ti evintetohet shpejtimi ne dhenien e cmimit letrar Handkes, (sic bene disa lidhje shkrimtaresh, apo dhe Akademia shqiptare e shkencave), por jo te sulmohet sikunder po bejne disa pena kosovaresh, qe e tejkalojne masen e kritikes. Turp per keto shkrime dhe per ne, qe u japim vend ne shtypin shqiptar.

    1. R.th ky ketu e ka fajin, se ky thote qe ska rruge tjeter perpos spastrimit etnik te shqiptareve. Milloshevici nuk ishte vecse serbi i radhes, ia kane marre doren serbet me te spastruar shqiptare, qe pa krijuar ende shtetin, si thote Cubrilovici, qysh gjate kryengritjes se pare serbe 1804-1813. Spastrimi i radhes, sipas grafikut te dy shekujve te fundit, i bie midis viteve 2030-2060.

      http://www.albanianhistory.net/1937_Cubrilovic/index.html

      Summing up:

      The Albanians cannot be dispelled by means of gradual colonization alone. ………. The only way and only means to cope with them is through the brute force of an organized state, in which we have always been superior to them. If since 1912 we have had no success in the struggle against them, we have only ourselves to blame since we have not used this force as we should have. There is no possibility for us to assimilate the Albanians.

      Ja dhe nje panorame e fillimit te spastrimit te shqiptareve nga vete Cubrilovici

      Serbia began to slice off pieces of this Albanian wedge as early as the first uprising ( 1804-1813), by expelling the northernmost Albanian settlers from Jagodina ( ne veri te Nishit).

      Thanks to the wide-ranging national plans of Jovan Ristic ( In office, 13 October 1878 – 2 November 1880) , Serbia sliced off another piece of this wedge with the annexation of Toplica and Kosanica.
      At that time, the regions between Jastrebac ( mal ne lindje ne Nishit) and southern Morava were radically cleared of Albanians.
      From 1918 onwards, it was the task of our present state to suppress what remained of the Albanian triangle ( territoret shqiptare ne ish-Jugosllavi).

      1. Lutem mos e devijoni temën e këtij diskutimi drejt çështjeve të stër-rrahura të marrëdhënieve mes serbëve dhe shqiptarëve. Nëse nuk ndiheni të sigurt për të folur rreth politizimit të Nobelit ose marrëdhëniet e letërsisë me politikën (shkrimtarëve me politikën), mbase ia vlen që thjesht të dëgjoni të tjerët.

        1. Ne fakt r.th kapi nje element te rendesishem te debatit qe po zhvillohet ne gjithe mediat dhe rrjetet sociale shqiptare, dmth Milloshevici nuk eshte demoni dhe serbet e tjere apo politikanet shqiptare jane te miret apo pa faj. Po rrezikohet qe politizimi i Nobelit ne fjale, te ndihmoje ne krijimin e mitit se Milloshevici ishte e keqja dhe mjafton te kritikohet kush e levdon.

          Nuk besoj se fituesi i Nobelit vuante nga ndonje forme albanofobie akute apo kronike ( te pakten nuk eshte albanofob i shquar ), prandaj mund te jete legjitim dyshimi se gjithe kjo zallamahi po fryhet qellimisht, per te perqendruar gjithe te keqen tek nje individ i vdekur, nje strategji e vjeter kjo propogandistike ( psh krimet e luftes i bene divizionet SS por Wermahti ishte i paster, apo e keqja ishte Enveri te tjeret e kishin nga halli e me radhe).

          Askund nuk po sqarohet asgje rreth fituesit te Nobelit, thjesht ca lexojne njerezit dhe gazetaret ne wikipedi apo Google.
          Pse ky person e adhuronte Milloshevicin, saqe te mbante nje fjalim mallengjyes ne varrimin e tij ? Sepse vetem ashtu mund te kuptojme dicka konkrete rreth motiveve te politizimit te Nobelit dhe debati ne mediat por edhe rrjetet sociale do te ishte me i frytshem, ne vend qe thjesht te ndihmonte mitin e Molloshevicit si e keqja absolute, sikunder po ndodh.

          Ne gjithe keta miliona shqiptare nuk doli dikush qe ta njihte mire kete shkrimtar kaq te famshem sa per cmim Nobel , keshtu te zinte kryet e vendit ne informacion dhe ne vete debatin qe po zhvillohet kudo.

  7. Dikutimet, debatet dhe kontroversialiteti i ketij cmimi Nobel dhene hibridit slloveno-austriak eshte edhe nje shembull me shume se sa relative jane vlerat letrare dhe se sa subjektivizem ka ne te cmuarit e tyre, ne rastin me te mire, dhe se sa me tendenciozitet mund te instrumentalizohen ato per t’u sherbyer politikes se dites, ose koniukturave egzistuese, ne rastin me te keq. Gjynah per shume shkrimtare, qe e marrin te shkruarit seriozisht dhe mundohen te prodhojne vlera dhe zbavitje per njerezine.

  8. http://www.cnj.it/CULTURA/handke.htm

    Kushdo qe don te kuptoje nobelistin.

    Per mua hyn tek majtistet (titiste filo-)serbe, ashtu ishte edhe Sllobodani vete, por ky eshte edhe nje sharlatan i pashoq si ketu psh:

    – Riconoscendo lo Stato albanese del Kosovo, la nostra degna Europa ha definitivamente perso il suo cuore. Piangiamo silenziosamente insieme a tutti gli esseri imparziali e di buona volontà, con il popolo serbo del Kosovo perduto.

    Mbron kishen serbe, sulmon kishen katolike, i ka hale ne sy boshnjaket dhe deri diku kroatet, kurse me shqiptaret nuk ka ndonje gje te madhe, antishqiptarizem prej serbofilise, por jo patologjike si ne rastin e boshnjakeve.

    Anon shume nga sharlatanizmi, nga edhe qendrimet e deklaratat bombastike. U be shume zhurme kot.

  9. Unë e kam lexuar dhe shijuar Peter Handke-n në një kohë kur nuk dija shumë për orientimet e tij politike dhe miqësitë e tij ballkanike. Romani Ankthi i portierit gjatë penalltisë më është dukur totalisht kryevepër..”
    Nese qenka shkrimtar I mire atehere kjo shpjegon se pse ka fituar kete cmim . Ka patur edhe fitues te tjere me pikepamje politike te diskutueshme si psh Marquez . Lexuesit e tij nuk brengosen nga fakti se ishte mik I diktatorit kuban Fidel Castro ,vetem po te jene kubane qe te kene vuajtur prej tij.

  10. Ka shumë që kanë reaguar kundër çmimit për Handke-n, dhe kjo e “shqiptarëve” është vetëm një zë në kor. Handke që në fillim e kundërshtoi narrativën perëndimore për Serbinë, shovinizmin serb dhe luftërat në ish-Jugosllavi – duke mbetur çështja shqiptare në periferi të preokupimeve të tij (manastiret serbe në Kosovë, etj.). Kjo narrativë, që frymëzoi edhe gjykatën ndërkombëtare në Hagë, është sot sunduese, por jo e pakundërshtuar. Madje zhvillimet politike i kanë dhënë një farë gjallërie edhe kundër-narrativës, që kërkon ta relativizojë fajin serb. Sërish, çështja shqiptare këtu hyn vetëm skiç; problemi është NATO-ja, mendoj unë, përballë Rusisë dhe ndikimit rus në Ballkan. Nga kjo anë, mbase ka interes të krahasohet Handke me Tokarczuk, që e fitoi çmimin njëkohësisht; kjo e fundit liberale dhe “globale”, por edhe armike e nacionalizmit dhe sovranizmit polak. Çfarë më bën të mendoj se nuk e kundërpeshon dhe aq Handken, nga pikëpamja e orientimeve politike të Akademisë. Nuk i kam lexuar gjë, prandaj nuk flas dot më shumë. Por veç po hedh një mendim: po sikur edhe Handke, edhe Tokarczuk të jenë promovuar EDHE si sfidë kundër hegjemonisë politiko-narrative amerikane në Europën lindore?

  11. Çfarë fiaskoje!

    Akademia Suedeze, në përpjekjen e vet të dëshpëruar për të shkundur më në fund politizimin e çmimit bashkë me skandalet e tjera të shkuara – duke dashur që kësaj here të përzgjedhë fituesin vetëm mbi kritere të pastra letrare – dha, në fakt, me Peter Handken çmimin më politik të mundshëm për kohën. Komisioni i ri që përzgjedhë autorin fitues, duke menduar se mund të distancohet nga politika – si refuzim i procesit të mëparshëm që vendoste fituesin mbi kritere edhe politike – pra duke dashur të depolitizojë çmimin Nobel për letërsi, arriti në fakt efektin e kundërt: politizimin ekstrem të çmimit.

    Ajo çka Komisioni nuk kuptoi është se për këtë politizim të çmimit nuk ka rëndësi nëse komisioni vetë e përzgjedhë fituesin mbi kritere jo-politike. I rëndësishëm dhe vendimtar është interpretimi që i bëhet fituesit dhe çmimit nga publiku, në këtë rast nga publiku global. Dhe ky interpretim, për një çmim kaq të njohur dhe të përmasave globale, do të jetë gjithmonë politik, pavarësisht nga kriteret që përdorë komisioni për fituesin. Çmim politik do të thotë, sipas përkufizimit schmittian të politikës, që çmimi drejtohet gjithnjë kundër diçkaje, kundër një “armiku”: më parë kundër totalitarizmit lindor, më pas kundër iliberalizmit, dhe tani, aksidentalisht, kundër ideologjisë islamike dhe myslimanëve të Evropës (madje edhe kur çmimi është anti-politizimit, ai prapë ngelet çmim politik në anti-politizimin e tij).

    Çmimi Nobel për Letërsinë ka për të qenë gjithnjë një çmim edhe politik. Jo vetëm për shkak të historikut politik të çmimeve Nobel të mëparshme, por sepse është në natyrën e një çmimi të tillë të këtyre përmasave që të jetë edhe çmim politik, edhe atëherë kur vet Komisioni përzgjedhjen e bën vetëm mbi kritere letrare, siç pretendon se e ka bërë kësaj here. Unë e besoj këtë shpjegim të akademisë, ose më mirë, nuk besoj se ka ndonjë konspiracion anti-mysliman e aq më pak anti-shqiptar të Akademisë Suedese me këtë përzgjedhje. Le të mos biem në paranojë, aq më tepër kur efektet mbi popullsitë myslimane të Evropës janë të njëjta, si në rastin e çmimit të qëllimshëm ashtu dhe në rastin e çmimit aksidental – ose të gafës, si në këtë rast (madje, unë mendoj se vitin tjetër çmimin ka për ta marrë një shkrimtar mysliman, madje, me gjasa, Kadareja vet.. vetëm se atëherë çmimi nuk do të jetë aksidentalisht politik, si kësaj radhe, por qëllimisht i tillë.. 🙂 )

  12. Handke eshte sharlatan, tip Sazan Guri me ceshtjen e mjedisit, qe nuhat nje hapesire ku mund te te degjojne dhe perrallis gjera pa kuptim. Europa vdiq me Jugosllavine thote, fajin e masakres se Srebrenices e kane myslymanet qytetare se bene krime gjate 3 viteve lufte, kunder serbeve fshatare te zones, agresoret ne luften e Bosnjes nuk ishin serbet, por ishin boshnjaket, shtetet kriminele te Europes njohen shtetin kriminel te Kosoves e perla te tjera si keto. Kurse Akademia e ka dhene kete cmim kur ne Kosove u bene zgjedhjet e parakoshme per ceshtjen e takses ndaj Serbise dhe kur Shqiperia eshte duke pritur vendimin per hapjen e negociatave. Nuk ka asgje rastesore dhe te gjitha cmimet Nobel per letersine jane politike, puna eshte cfare sinjali jepet. Nuk e jep komisioni cmimin Nobel, komisioni eshte thjesht sepse duhet te ekzistoje nje komision. Jane te tjera mekanizmat vendimmarrese. Handke ka 10 vjet qe nuk boton gje, doli Magjistari dhe e nxori Handken nga kapelja apo nga menga, ashtu si nxirren lepujt e pellumbat. Magjistari eshte problemi, jo Handke, se ky nje sharlatan tutkun i lajthitur eshte, kurse Magjistari vendos se cdo te behet ne ballkan.

  13. Ca fjale per Kadarene per si i qaset artikulli. Kadareja ka qene e kunderta e ketij fituesit keto 30 vjet. Kadareja nga ateist myslyman eshte kthyer ne ateist katolik, kurse ky nga besimtar katolik ne besimtar ortodoks. Kadareja ka mbajtur qendrim parimor per bashkejetesen, por edhe lirine e popujve/kombeve, kurse ky eshte kunder lirise se popujve dhe bashkejetesen e koncepton si hegjemoni serbe mbi te tjeret. Kadareja eshte perpjekur per europianizimin e shqiptareve dhe ballkanikeve, kurse ky per ballkanizimin/jugosllavizimin e Europes ( ashtu perfundoi edhe vete, ne europian i serbizuar). Ne kushtet kur Handke thote qe pa plaget ballkanike nuk do ishte bere shkrimtari i mire, atehere edhe Akademia ka dhene mesazhin e ballkanizimit te Europes, ne vend te mesazhit qe do jepte nepermjet Kadarese, per europianizimin e Ballkanit. Kemi te bejme me dy profile totalisht te kunderta, jo sepse shqiptar vs serb, por europianizim vs ballkanizim. Mesazhi i dhene eshte tmerresisht negativ, totalisht i pakualifikueshem dhe Akademia Suedeze duhet te ndermarre hapin qe te shpalle riorganizimin e cmimit dhe me kete motivacion ta shpalle te pavlefshem Nobelin per Handken. Kur them Akadema, nenkuptoj ata qe vendosin realisht.

    1. Kadareja ka dritëhijet e veta por këto nuk janë asgjë para mynxyrave dhe katundarllëqeve të P. Handkes. Dy ditë më parë Handke, pas marrjes së çmimit Nobel, falenderoi serbët për mbështetjen në një intervistë me televizionin shtetëror serb dhe i përshëndeti ata në serbisht me: “Sonte do të pimë raki dhe verë të bardhë” (theksimi im). As në momentin e triumfit ky nuk di të tregojë some class.

    2. Akademia Suedeze natyrisht që nuk ka për të anulluar çmimin (është më e lehtë që të bëjnë budallën: kritere vetëm letrare, nuk merremi me politikë, etj). Më e shumta, Akademia mund të përpiqet që ta kompensojë gafën me një çmim për një shkrimtar mysliman vitin tjetër, por unë shpresoj që ditën kur t’i jepet çmimi Handkes të gjenden aty dhe disa duzina shqiptarësh dhe boshnjakësh me bilibilë, altoparlantë dhe banderola, para Akademisë namusqare.

      1. Akademia pavaresisht ketij rasti duhet ta riorganizoje gjithsesi ate cmim, te perdore edhe disa kritere me ”objektive”, duke marre parasysh botime te vitit ose viteve te fundit, perkthimin ne sa me shume gjuhe te botes te autorit, impaktin ne zhvillimet kulturore, politike e sociale ( nje indeks qe mund te dale nga citimet qe i behen) e tipologji te tjera, qe te marre me shume formen e nje konkursi, dhe vetem nga halli te peshkoje pleq 80 vjecare.
        Keta rri e rri e prodhojne farsa dhe jo vetem Nobeli per letersine, por edhe ai i paqes, ku ska ngelur luftenxites rebel pa marre cmim Nobel per paqen, apo disa presidente amerikane (ose staf i ngushte) e te ndonje vendi tjeter, qe ne fillim ka bere luften pastaj paqen apo ka marre cmimin nobel per paqen pastaj ka bere luften.

    1. Mbreterit e kohes se Shakespeare ishin vrases ne mase si Milošević.A I bie sot njeriu nder mend nese Shakespeare ishte pro apo kundra tyre ?

      1. Histori/ aktualitet; ngjarje dhe personazhe historike / ngjarje dhe persona realë; konteksti historik / konteksti aktual. Nuk shihni aty asnjë dallim?

      2. Ky minikoment ne forme pyetje “was intended” per ta marre pak me pak seriozisht te gjithe ceshtjen. Mesa duket politizimi ka depertuar aq thelle sa edhe humori i lehte po merret shume seriozisht.Sorry!

  14. Shqiptaret ( e Shqiperise) ta cojne kete ngjarje nder mend kur t’ja vervisin sho-shoqit shprehjen “as serbet…” qe aq shpesh e shikoj ne mediat tona te pluskoje me nje lehtesi te padurueshme!

  15. Problemi po trajtohet gjeresisht edhe nga nje numer njerzish mjaft kompetente ne radio teper te specializuara si France Culture. Ideja qe debatohet me fort eshte kjo: çmimi i shkon vepres apo autorit? Pastaj kush ka tager per te caktuar njeren apo tjetren?

    Ketu e dhjete vjet gati, pata bere nje shkrim per Peter Handke-n kur nje teater i Parisit ndaloi venien ne skene te nje vepre te tij teatrore, pikerisht per motivin qe po diskutojme ketu, per rreshtimin e tij ne krahe te xhelatit e jo viktimes. Ngjarja shkaktoi konfuzion dhe debat te madh deri sa nga “lart”, nga ministria e kultures me sa mbaj mend, erdhi urdheri qe drejtori i teatrit ne fjale te pezullohet dhe drama te vihet menjehere ne skene. Pra shkas per nje gje te tille dilte perseri medyshja e mesiperme, se cili gjykohet, autori apo vepra e tij. Me sa u kuptua pushtetet politike jane te prire te japin shembullin e mire (per mua) se duhet gjykuar vepra. Me sa duket i kesaj mendje eshte edhe komisioni i nderuar i çmimit Nobel. Shkrimi i Ardianit me sa kuptoj, kerkon te beje nje prerje dhe te eksploroje kete zone. Per kete e ve perballe vetes komisionin duke sjelle shembullin e çmimeve te mepareshme. Dhe aty veren se edhe kur eshte mbajtur parasysh ky kriter (pa e gjykuar ate), nuk verehet koherence ne kahjen ne te cilin ai funksionon. Ne fakt, ky eshte problemi i vertete.

    1. çmimi i shkon vepres apo autorit? Pastaj kush ka tager per te caktuar njeren apo tjetren?

      Çmimi i shkon edhe veprës, edhe autorit. Janë të pandashme për një çmim të nivelit të Nobel-it. Vepra vlerësohet mbi kriteret letrare, autori (njeriu) mbi kriteret politike. Ka çmime të tjera letrare – që nuk kanë prestigjin dhe popullaritetin dhe as mbartin polarizimin dhe politizimin që sjellë me vete Nobel-i – në të cilat kriteri i vetëm ose mbizotrues është ai letrar. Nëse një ditë p.sh. Man Booker International Prize do të bëhet aq prestigjoz dhe popullor sa Nobel-i, edhe ky çmim do të pushonte së qëni vetëm letrar dhe do të jetë po aq polarizues (dhe kështu edhe po aq politik) sa Nobel-i për Letërsinë sot. Politizimi atëherë vjen natyrshëm, nuk ka nevojë që të ketë tagër dikush për të caktuar njerën apo tjetrën.

      1. Letersia do nje doze te madhe paditurie rreth historise si dhe autorit e bindjeve te tij politike e/o ideologjike, ne menyre qe lexuesi te jete i hapur ose me mire te mos i kuptoje, pra t’i anashkaloje mendimet dhe bindjet e verteta te autorit, keshtu te perqendrohet tek narrativa dhe ana estetike.

        Letersia, ashtu si artet ne pergjithesi, eshte shprehese te ideologjise se kohes kur ka shkuar autori, rrymes te ciles i ka perkitur. Nuk ka asnje shans qe ne nivel specilistesh te ndahet vepra nga autori, do te thote qe jane duke u mbyllur syte dhe po behet ndonje qoke.

        Shpjegimi i akademise suedeze nuk vlen as dy grosh (fasule).

        Shkrimtare nuk jane as jashte kohes se vet dhe zakonisht as nuk jane komptente ne ideologji, keshtu qe rendom edhe pa vetedije jane thjesht propogandues te nje ideologjie te caktuar, sidomos kur jane te rinj.

        Romani historik u zhvillua fale ngjarjeve madhore historike dhe ne shek 20 u perqendrua tek dy lufterat boterore, lufta e ftohte dhe tani mesa duket tek lufterat ne ish-Jugosllavi. Kadareja ende merrej ne fund te karrieres se tij me Luften e dyte boterore.

        Nje shkrimtar shqiptar qe ka cik dore do te kishte me shume shanse njohjeje nqs do merrej me Luften e Kosoves dhe Luften ne Maqedoni dhe ta paloste kete nobelistin, duke rrefyer krimet serbe ne nje prizem humanist, te drejtash njeriu e me the e te thashe, gjerat qe pelqehen sot ne nivel euro-atlantik, qe jane ideologjia sunduese.

        Ne fund te fundit ka 200 vjet qe funksionon keshtu dhe tutto il mondo è paese do thonin italianet.

        1. John Newton ,autori I Amazing Grace ,himni me I njohur kristian ,ishte tregetar sklleverish .Frymezimi per kete kenge e cila kendohet nga dy miliarde kaure ne te gjithe globin I erdhi kur mezi shpetoi gjalle nga stuhia qe I zuri anijen ne te cilen transportonte sklleverit .Bile kjo kenge kendohet edhe nga vete pasardhesit e sklleverve .

        2. Qe te jesh kaur, duhet te kesh ngrene ca kile kripe ne shqipri te mesme. Ata qe thua ti jane te krishtere

    2. I zoti i blogut po merret me inter-textualitetin e plagjiaturen, por nje praktike e mire eshte vendosja e linqeve, se shume ide apo trajtime perseriten ne shkrime te meparshme, te tijat apo te te tjereve brenda blogosferes se Peizazheve. Edhe Lyss duhet te kishte vendosur link.

      1. Mua me duket se jam ne rregull. E thashe qe ne krye te nderhyrjes se i referohem linqeve qe ka sjelle Dies irae. I hapa dhe i lexova me interes (i ka sjelle ne nderhyrjen e tij te pare dhe jo ne tre te fundit). Komentin e kam si reflektim mbi to, lidhjet qe solli ai, se aty gjeta informacionin mbi Di Francescon. Fjalia e dyte e nderhyrjes sime te fundit eshte kjo: Duke lexuar tani lidhjet e tua verejta … etj., etj. (pra, linqet e DI)

  16. Mesa kam marrë vesh burimi i shumë deklaratave që kinse Handke paska bërë për Millosheviçin, është gazeta Nouvel Observateur, e dënuar për shpifje… gazetat franceze vendimin e lanë në heshtje.

  17. Sot Panorama jep intepretimin e Kadarese per ”te keqen” e Handkes, diku ne 1999.
    Kadareja thote se Handke eshte sharlatan ( me fjale te tjera jo kaq direkte).

    Pas shembjes se komunizmit, te majtet komuniste e socialiste ne Perendim mbeten jetime, o do te shkonin ne pozitat socialdemokrate ku ishte prej 100 e kusur vjetesh e majta kolaboracioniste me kapitalizmin ose do te zhdukeshin nga skena politike. Per te shumtet pergatitja intelektuale i bente te papershtatshem, keshtu qe mberthyen fort pozicionet akademike ku mund te mbijetonin dhe u bene mbeshtetes te vendit te fundit socialist ne Europe, Jugosllavise se Milloshevicit.

    Amerika dhe Perendimi donin sigurisht ta shembnin edhe keshtjellen e fundit te idese socialiste, Jugosllavine, gje qe u arrit vetem ne vitin 2000.

    Ne kete loje te madhe gjen hapesiren edhe Handke me sjellje, qendrime e deklarata aq te ekzagjeruara, perballe fakteve kokeforta, saqe nuk mund te mos jete produkt i sharlatanizmit.

    Ne fakt, gjithe modeli propogandistik nuk eshte shume larg modelit te justifikimeve te krimeve staliniste dhe maoiste ne Perendim, apo krimeve enveriste ne Shqiperi. 1 krim i nje pale justifikon ose barazohet me 100 krime te pales tjeter.

    Sikur te mos ishte qe Milloshevici e nisi vete shperberjen e Jugosllavise ”se madhe” ne 1981, ne favor te nje Jugosllavie te vogel, pa sllovenet e kroatet ( gje qe per fatin e tij te keq, u katandis ne shtetin serbo-malazez), struktura propogandistike e intelektualeve neomarksiste do te mund edhe te kishte ndonjefare suksesi, duke pare qe realisht Perendimi donte ta shkaterronte Jugosllavine, sepse shteti i fundit socialist ne Europe .

    Shperberja e Jugosllavise filloi pikerisht ne Kosove ne 1981 dhe mbaroi po ne Kosove ne 1999 ( shteti serbo-malazez ishte nje eksperiment disavjecar qe te justifkonte ndarjen referendare ne 2005). E nisi Miloshevici duke pasur ne mendje idene e Serbise se Madhe, nga Bosnja ne Maqedoni, te perfshira, dhe e perfundoi Amerika duke lene nje Serbi te vogel ( e domosdoshme te ishte e vogel per shkak te aleances historike serbo-ruse).

    Por, ne mendimin tim si e kam shprehur disa here me lart, Akademia nuk ia dha Nobelin sepse ky eshte majtist titist serbomadh , pavaresisht se Akademia shkon zakonisht majtas per Nobelin, por sepse Handke ne rrugen e tij te serbizimit u be edhe anti-islamik, si jane gjithe serbomedhenjte (po edhe serbet ne pergjithesi).

    Krimet jane gjithnje te anashkalueshme kur behet fjale per zhvendosje te medha boshtesh ideologjike e gjeopolitike.

    Ky eshte Nobeli i Europes se krishtere, ku boshnjaket, shqiptaret dhe sigurisht turqit jane delet e zeza. Ngelet vetem pikepyetja nese vendimmarrja eshte unanime apo ka dy pale.

    1. Ceshte e verteta une nuk i besoj shume ketij sfondi poitik kaq te detajuar prej teje, por po qe se Kadareja e sheh si sharlatan, them se nuk eshte se e ka ekzagjeruar shume. Meqe m’u ka dashur te shkruaj per Handken vite me pare, shoh se paskam ruajtur skedat e tij, nje nga te cilat po e sjell ketu.
      Pasi thote diku se urrente shume presidentin Mitterrand qe lejoi te bindet nga kançelari Kohl per te pranuar pavarsine e Kroacise dhe Sllovenise (se me demek kjo u be shkas per luften ne ish Jugosllavi dhe jo agresiviteti serb), ai thote: “Ja (sapo) erdha nga Kosova. Aty kane mbetur veç dy a tre fshatra serbe dhe ato krejtesisht te rrethuara. A e dine (ne Evrope medemek) se aty i gjuajne me gure autobuzet qe kane germa cirilike? Çfare kane ne mendje prinderit shqiptare qe i lene femijet e tyre te bejne nje gje te tille? Ja, duhet folur e treguar njegje e tille!”

      Tani, nderkohe qe te gjithe kronistet e te derguarit e OKB-se kthehen nga Kosova dhe raportojne per masakrat me te egra, per perdhunime masive, per vrasje, djegje, therje njerzish te pambrojtur, per gropa te tera me kufoma, ky (nderkohe qe nuk permend asgje te tille, madje kurre nuk tha asnje fjale edhe per masakren e Srebenices), ky trap ngrihet dhe shpall humanizmin e tij duke u vene ne mbrojtje te autobuzeve me targa cirilike ndaj te cileve gjuajne femijet shqiptare!!!

      Ndjese, po kjo flet per nje karakter sharlatani te shartuar me cinikun. (Nuk me qellon shpesh te perflakem patriotikisht kesisoj, por ja qe nuk e mbajta dot veten)

      1. Ne fakt Lyss, tek nje lidhje qe kam sjelle me siper ka shume gjera te detajuara e te besueshme per Handken, sepse jane intervista e botime qe ka bere nder vite, perfshire edhe hyrjen e tij ne Akademine e Bogradit ne 2015.

        Psh ne lidhje me Miteranin e quan fajtorin kryesor per shperberjen e Jugosllavise, sepse Franca e tij e miratoi shperberjen, qe sipas Handkes ishte projekt i Gjermanise qe ne vitet 70 (sherbimi sekret gjerman ka filluar te levize guret e shahut sipas tij) . Nga ku edhe faji kryesor eshte i Gjermanise, te cilen e lidh me nje hakmarrje gjermane ndaj luftes se madhe te popullit jugosllav kunder Gjermanise Naziste.

        Ai sjell me pike e presje gjithe qasjen serbe, biles propogandon edhe psikologjine serbe te disfates, sipas se ciles te ardhmen e ndertojne jo popujt qe fitojne, por ata qe humbasin, sepse fituesi nuk di te enderroje, kurse humbesi po. Pra, serbet nepermjet humbjes jane fituesit e vertete ( keshtu fitofshin gjithnje, do i uroja).

        Sidoqofte ai ka te drejte ne nje pike, qe lidhet edhe ne panoramen politike ose gjeopolitike, serbeve nuk iu njoh e drejta e vetevendosjes ne Bosnje dhe as ne Krajine te Kroacise, prej se ciles u debuan masivisht.

        Sigurisht mund te shihet si ndeshkim per krimet apo ruajtje e kufijve ekzistues te republikave e rajoneve autonome, por fakt eshte qe serbo-boshnjakeve nuk u njihet e drejta e shkeputjes dhe e bashkimit me Serbine. Ndoshta as Serbia nuk e do realisht kete, sepse me serbo-boshnjaket mban peng perjetesisht boshnjaket myslymane, te gilet gjenden te rrethuar nga 3 ane, ashtu si me serbet ne Mal te Zi, mban peng malazezet dhe me te Kosoves mban peng shqiptaret.

        Me shqiptaret e ka qepur gojen, ne intervisten e fundit, pyetjes se ca mendon per gjendjen e serbeve ne Kosove, i eshte pergjigjur, qe duhet vajtuar ne heshtje ( me pak fjale teoria serbe, qe do presim po te jete nevoja edhe 600 vjet te tjera ne vajtim, derisa ta rimarrim Kosoven).

        Eshte e habitshme sa eshte serbizuar ky rob zoti, qe deri edhe varrimin e do ne ritin ortodoks, ne nje kishe ortodokse aver Parisit, te cilen e ndjek rregullisht. Praktikisht i ka marre te gjitha masat per te lene sa me pak elemente qe vertetojne sharlatanizmin e tij.

        1. Anash temes kjo. Duke lexuar tani lidhjet e tua verejta implikimin e forte te Tommaso de Francesco-s ne botimin dhe njohjen e P.Handke-s ne Itali si dhe mundesine qe i dha per shprehjen e opinioneve te tij agresive qe po rimeren nga te gjithe. Di Francesco-n e njoh mire se kam patur redaktorin tim per artikujt qe shkruaja te Il Manifesto. E njeh jo keq Shqiperine dhe erdhi aty ne ditet e para te fillimit te proceseve demoktatike. Isha perkthyesi dhe shoqeruesi i tij. Ne nje nga ato dite me kerkoi nje takim me B. Shehun, qe sapo kishte dale nga burgu. Per fat Bashkimi ato dite flinte ne shtepine time, keshtu qe qysh te nesermen u takuam bashke ne nje restorant (lart te Kisha) dhe pak dite me pas ne Il Manifesto doli nje inteviste e gjate e Bashkimit. Aty u fol edhe per nje projekt letrar, te cilin ata te dy e perpunuan me tej.
          Pak me pas Tommaso pergatiti nje vellim me tregime te Bashkim Shehut qe u botua ne Itali, Les ombre, me duket. Pas kesaj (dhe ketu “lidhet” historia) Di Francesco shoh se ka punuar per te pergatitur nje vellim me poezi te Peter Handke-s, qe nderkohe ishte bere i njohur per shkak te polemikes me Kunderen (Handke kunder dhe Kundera pro ndarjes se Sllovenise nga Jugosllavia). Po e sjell me copy past: l’Addio al sognatore del nono paese (in italiano all’interno di “Jugoslavia perche'”, a cura di Tommaso di Francesco)
          Me vone, me 2008 Di Francesco boton ne Itali intervisten e fameshme ku Handke i le rruge te lire urrejtjes se tij per Evropen, Francen, Kosoven (ku i sheh te gjithe si kriminele etj.)

          Por, dhe ketu eshte arsyeja e sjelljes se ketij shenimi te fundit, Di Francesco, siç del nga keto lidhje, qe dhjete vjet me pare, pra me 2008 del qe ka bere nje profeci per marrjen e çmimit Nobel nga Peter Handke.

      2. ” Shume na kane vrare, Babo..”
        -” Po t’paste Baba. Shume. Po na ua kena ba edhe ma zi….”

        Vdiq ne 1979.
        Asnjehere s’pata mundesi te mesoja me shume se cfare donte te thoshte me ato fjale.

  18. Lyss, njohja jote personale me Di Francesco-n dhe informacionet qe jep, mendoj se qartesojne shumekend, edhe Edion Petritin, per besueshmerine e deklaratave te Handkes.
    Debati me Kunderen qe permend, rreth shkeputjes se Sllovenise, do ishte interesant, meqenese Handke eshte gjysem slloven i serbizuar.

    Ne ndryshim nga ekstremistet e tjere te majte, ky nuk shfaq antiamerikanizem, por antigjermanizem te theksuar. Paradoksi tjeter, gjerman etnik nga i ati, por antigjerman, ashtu si slloven nga e ema, por kunder Sllovenise sovrane.

    Leximi i tij pak a shume eshte qe Jugosllavine e krijoi Franca ne funksion antigjerman duke ia lene ne dore serbeve, Gjermania naziste e asgjesoi gjate L2B, lufta e madhe komuniste e rindertoi Jugosllavine ne funksion te bashkejeteses se popujve jugosllave, por Gjermania sapo e rimori veten, iu rifut punes se fshehte e pastaj haptazi per ta asgjesuar serisht.

    Dy hallkat e para jane te mirenjohura, Jugosllavia e Cekosllovakia u krijuan per te frenuar ndikimin gjerman dhe cdo mundesi per rikthimin e austro-hungarise, sikunder si Cekosllovakia ashtu edhe Jugosllavia u shperbene prej Gjermanise naziste.

    Aty ku ngec narrativa eshte tek lufta e madhe komuniste kunder Gjermanise naziste, sepse ne Jugosllavi u vrane e u grine mes njeri-tjetrit, kroatet, serbet e boshnjaket, ku psh ne Bosnje pati rreth 300 mije te vdekur, shumica civile te masakruar nga palet nderluftuese. Kosova e territoret e tjera shqiptare ne ish-Jugosllavi i shpetuan disi cmendurise jugosllave, sepse partia komuniste ishte e dobet dhe shqiptaret u bashkuan masivisht me italianet e me pas gjermanet ne funksion antiserb.

    Narrativa mitike e nje lufte te pashoq me sakrifica te stermedha jusgollave ( 1 – 1.5 milion te vdekur) kunder nazizmit eshte e njejte me narrativen qe mbahet gjalle ne Shqiperi per 28 mije deshmoret, 28 mije yjet, dmth lufta e madhe e popullit shqiptar kunder nazifashizmit ( ne nje thirrje radiofonike ne 1945 nga Italia, Mithat Frasheri permend per here te pare shifren prej 30 mije shqiptareve te vdekur gjate L2B dhe nuk i referohet 28 mije komunisteve, por gjithe shqiptareve te vrare, komuniste, balliste, zogiste, ushtareve shqiptare te vrare ne luften italo-greke si dhe te cfaredo feje, krahine e ideje).

    Pra, ky falsitet historik, sikur Jugosllavia u rindertua sipas idese komuniste pas nje lufte te pashoq e pergjakshme kunder nazizmit, dhe jo si pasoje e fitores komuniste ne luften me te pergjakshme civile, njekohesisht nderetnike dhe nderfetare qe eshte pare ndonjehere ne Ballkan, kerkon pastaj edhe nje rikthim te Gjermanise, me naziste te fshehur ne lekure deleje, por qe duan te shkaterrojne Jugosllavine per shkak te rezistences, pra si hakmarrje.

    Jugosllavia ne 1945 kishte marre fund si koncept antigjerman dhe u rindertua si koncept komunist, me republika sipas modelit sovjetik per te qene barriere kunder Perendimit. Me fundin e komunizmit, ishte e pashmangshme edhe shperberja e Bashkimit Sovjetik edhe e Bashkimit Jugosllav.

    Cdo shtet mbijeton persa kohe qe arsyet e ekzistences e modelojne funksionalisht, nqs keto arsye ekzistence bien poshte, shteti eshte i mbaruar, sepse ska nje model funksional, pritet te marre fund nga arsyeja me e vogel.
    Arsyeja pse Shqiperia e krijuar qe shqiptaret te jene barriere ndaj daljes serbe ne Adriatik dhe mosafrimit te Greqise ne kanalin e Otrantos, eshte kthyer keto 30 vjet ne nje shtet te mbaruar e jofunksional, po ky eshte muhabet tjeter.

    1. Ca i frikshem ai paragrafi i fundit, si te qe ndonje pasazh i atij librit te Johanit. Per mua nuk e kane fajin arsyet artificiale e konjukturale te krijimit te Shqiperise. Gjithçka tregon se mire a keq nje problem i tille u absorbua ne periudhen e monarkise, aty u kapercye te themi nje hemolytic disease of the newborn. Ishte kalimi ne trupin e saj i dhunes selektive te ideologjise komuniste, ajo qe theu nje konkorde te heshtur kombetare. Zoti çon bereqetin, thote i urti, shejtani shpon thesin!

      Zhvillimet jane interesante, por ta leme me kaq se me siguri i zoti i temes nuk po ferkon duart nga kenaqesia:-))

      1. Lyss edhe pse larg e larg nuk eshte pa lidhje me politikat e nobelit letrar. Kadareja psh eshte perpjekur me shume mund qe te krijoje profilin publik te njefare disidenti, si dhe te njefare demokristiani ( prandaj ka rrudhur buzet e ka share boterisht ata ne Shqiperi qe i kane vene shkopinj nen rrota, ne ndertimin e ketij profili, nder te tjeret edhe xha xhane).
        Keto jane sigurisht gjera qe pelqehen dhe objektivi final i jetes se tij eshte Nobeli. Shkrimtaret e medhenj, e te angazhuar kuptohet, perpiqen te hyjne ne debatet e medha, sa me te medha te natyres politike; disidenca ndaj diktatures, komunizmi, kapitalizmi, liria e kombeve dhe shtetndertimi etj,

        Shqiperia nuk eshte konceptuar nga Rilindasit, keshtu si eshte prej 107 vjetesh, dmth askujt nuk i shkoi ndermend qe Shqiperia te katandisej ne nje loje te Fuqive te medha te interesuara per frenimin e daljes se Serbise ne det apo te vrullit grek drejt Otrantos ( te ripropozuar nga Greqia ne marreveshjen e detit qe eshte ende duke u diskutuar).

        Mbijetesa edhe ne kohen e diktatures komuniste lidhej me nje rol guzhinete, pra frenues ndaj ekspansionit te Titos dhe atij grek, gje te cilen Enveri e beri shume mire duke e armatosur dhe bunkerizuar.

        Ky eshte shtet jofunksional dhe pas ndryshimeve te 1990, thjesht nje prapavije amerikane, nje lloj ishulli i Paqesorit, ku amerikanet parashikojne grumbullimin e forcave te armatosura ne rast lufte dhe ku sigurisht nuk ia vlen te behet asnje investim domethenes e afatgjate nga Amerika, se nuk i dihet, duhen ca infrastruktura rrugore.

        Populli eshte genjyer se do e ktheje BE-ja ne kopsht me lule dhe keshtu do anullohet ekzistenca e ketij shteti. do japim sovanitetin ne kembim te parajses europiane.

        Ketu eshte edhe profili i Kadarese, se fundmi patriot europian i veteshpallur, Kadareja ka ndjekur te njejten linje te Europes si gllaberuese e shtetit shqiptar dhe ai si profet demokristian i asgjesimit te shtetit ne kete continuum europian . Meqe ra llafi nuk eshte vetem Lali Eri protestant i njohur, ka disa te tille. Ndersa Rama shpalli katolicizmin e tij prej te pagezuari ne djep.

        Eshte nje mekanizem i pandalshem ky i kalbezimit te shtetit shqiptar keto 30 vjet, per arsye se humbi arsyet e ekzistences. Thjesht kohet e fundit u kuptua qarte qe nuk ka asnje shkrirje ne continuum-in europian dhe se Europa nuk eshte ne gjendje te gllaberoje asgje, aq me pak shtetin e kalbur shqiptar, te cilin do e villte menjehere.

        Natyrisht Kadareja ka deshtuar bashke me shqiptaret ne strategjine 30 vjecare te pritjes se eleminimit te ketij shteti jofunksional. Kadarese nuk ia japin Nobelin, ia japin Handkes qe eshte zedhenes i nje modeli kriistian dhe shteti kombetar, aleanca e demokristianeve me sovranistet, qe permend qysh ne komentin e pare ketu.

        Ne kesi kushtesh edhe pafuqi e plote ose apatia e cdo intelektuali apo grupimi intelektual qe te coje perpara nje projekt, qofte politik apo qofte te nxise nje debat kombetar, se ca do behet me shqiptaret tani qe Brukseli kalon nga Beogradi( se edhe sikur te hapen negociatat eshte e qarte qe pritja ne oborr do jete nja 20 apo 30 vjecare).

  19. Meqe e merr ti persiper pergjegjesine, une po shtoj se ke harruar nje element, konjukturen, ate qe ne nje çast te caktuar beri te nevojeshme (ne fakt hiç te nevojeshme, por si rruge me me pak shpenzime) krijimi e shtetit shqiptar, gje qe ne kohen e saj i beri te gjithe te qeshin. Natyrisht, nje kerkese te tille ata e vuri ne gojen e ca bejlerve qe po humbisnin pushtetit (ate pak qe kishin) nderkohe qe perandoria otomane po shkermoqej.

    Edhe sot la mano de dios eshte perseri konjuktura, eshte ajo qe punon per ne, se ne nuk jemi te zote te punojme per veten.

    Per Evropen habitati periferik po behet gjithnje e me kaustik per shkak te rritjes se agresivitetit te Rusise dhe Turqise (se Kines nuk kane ç’i bejne dhe dorezimin para saj e pranuan qofte me Greqine, qofte me Portugaline tani, ku edhe ne rrugicat e Lisbones sheh sportele bankash kineze). Por pranine me te madhe te Rusise dhe Turqise, per arsye te afersise Evropa e sheh si nje kafshim ne prapanice. Dhe kete nuk e ka shume qejf. Shtoi kesaj edhe nje shprehje te dikureshme te N. Sarkozit: keto vende (po fliste per kriminelet ne krye te vendeve ballkanike) nuk kemi si i mbajme nen kontrroll veçse duke i pranuar ne gjirin tone, nuk kemi rruge tjeter.

    Pra, çeshtje kohe.

    1. Megjithese ne kemi Ameriken dhe BE-ja nuk na hyn ne pune per sigurine, ashtu qofte them edhe une, ceshtje kohe; shpresa vdes e fundit, se arsyeja ka ikur me kohe.

  20. Kastriot Myftaraj tek Radio Moska sot fliste rreth heshtjes, ose mungesës së reagimit e protetstës nga Albin Kurti rreth çimimit Nobel që i është dhën Peter Handkes. Dhe e lidh këtë heshtje, pa dhënë asnjë argument, me diçka të fshehtë, të supozuar, në të kaluarën e Albin Kurtit. Çfarë fsheh Kurti? Pyet Myftaraj. Sipas Myftarajt, të gjithë politikanët e tjerë shqiptar, në Shqipëri dhe në Kosovë, kanë protestuar. Vetëm Kurti nuk ka thënë asgjë. (nuk e di sa të sakta janë kjo por po i marrim të mirëqëna). Ndërkohë, sipas Myftarajt, Kurti gjithmonë ka polemizuar, dhe kjo heshtje nuk i duket karakteristike e Albinit.

    Po përse u dashka të reagoj dhe protestoj Kurti? Çmimi Nobel në letërsi i jepet (zakonisht) në parim një shkrimtari. Ndaj duket e llogjikëshme që të jenë kryesisht shkrimtarët ata që protestojnë për korrektesën politike të çmimit, sikurse mund të jenë edhe organizatat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, apo ndonjë pjesë tjetër e shoqërisë civile sipas rastit. Por më duket absurde që kjo protestë të bëhet nga një politikan, aq më tëpër aktiv, me arsyetimin se cmimi qënka i motivuar politikisht gabim. Dhe shëmbulli më i mirë për këtë është Kryeministri ynë. Sado i sinqertë të ketë qënë Rama në protestën e vet, është e pamundur të mos ketë tingëlluar si hipokrit, duke qënë se erdhi edhe pas një takimit në Novi Sad me njeriun që ka qënë krahu i djathtë i Miloshevicit. Ramës, për mirë a për keq, ia do puna si politikan dhe kryeministër të takoj Vuçiç, ndoshta edhe Milosheviçin po të kishte qënë rasti. Por marrjen me politikat e Nobelit mund ta kishte shmangur, sepse nuk është puna e tij.

    Albini, nëse vërtet nuk ka protestuar publikisht, i ka bërë nder vetes si politikan dhe si njeri, spse edhe ai do dukej fallco nga pozicioni i Kryeministrit të Kosovës nëse do ta bënte një gjë të tillë. Këto janë cështje të shoqërisë civile, jo të politikanëve. Pavarësisht nga politikat që e rrethojnë Nobel mbetet zyrtarisht një çmim jopolitik.

    Edhe diçka tjetër. Myftaraj thotë që nuk do të spekulloj, por ndërkohë bën spekullim të pastër me të kaluarën e Kurtit. Nuk ka ndonjë gjë të keqe që një opinionist a gazetar spekullon, sidomos kur i duhet të bëj akrobaci mendore dhe ushtrime llogjike të shkëputura nga faktet. Problemi është kur vërtet spekullon, por thua që nuk do të spekullosh. Nëse nuk je i sinqertë, atëherë nuk je as i besueshëm.

    1. Lëvizja VETËVENDOSJE!
      10 octobre, 09:40 ·

      Çmimi Nobel për Peter Handken është fyerje për viktimat e shovinizmit serb.

      Akademia Suedeze vendosi që për vitin 2019 çmimi Nobel t’i shkojë shkrimtarit austriak Peter Handke. Justifikimi i vendimit që ka marrë akademia ka qenë tërësisht letrar, mirëpo letërsia ka një autor, të cilit i jepet çmimi. E ky autor, Peter Handke, ka qenë mbështetësi më i famshëm i spastruesit etnik, Millosheviqit, gjatë kohës kur elitat ndërkombëtare të kulturës, e më pas edhe ato të politikës, u distancuan dhe e dënuan politikën e tij gjenocidale.

      Ç’prej 1996 Handke u angazhua me publicistikë në mbështetje të veprimeve kriminale të Serbisë në Bosnjë, duke u përpjekur të mohojë gjenocidin në Srebrenicë, ku humbën jetën mijëra të pafajshëm. E në 1999, kur miliona shqiptarë ishin përzënë nga shtëpitë e tyre dhe nga vendi i tyre, Handke doli në përkrahje të Millosheviqit. Në 2006, kur kryeshovinisti serb vdiq i padënuar kurrë, në burgun e Hagës, shkrimtari austriak mori pjesë në ceremoninë funerale, ku mbajti një fjalim lavdërues për Millosheviqin para dhjetëra mijëra adhuruesve të atij krimineli.

      Për kujtesën e viktimave të dhunës serbe në Kosovë, për mbi 12.000 të vrarët gjatë luftës, për mbi 20.000 gra, burra e fëmijë të dhunuar seksualisht, për njerëzit të cilët vuajtën dhe ende vuajnë traumën e pësuar, për familjarët e mbi 1600 personave ende të pagjetur, ky çmim i dhënë nga Akademia Suedeze për Peter Handken është fyerje e rëndë. Plagët ende të pambyllura, dhembin e djegin. Nuk është letërsi e mirë, nuk është letrar i mirë, ai që i bashkohet dhunës së luftës, ai që poshtëron e fyen viktimat.

      Lëvizja VETËVENDOSJE! zyrtarisht proteston ndaj dhënies së këtij çmimi për këtë autor.

      1. Faleminderit që konfirmove qëndrimin zyrtar të Vetëvendosjes, por edhe se drejtuesve të kësaj organizate nuk u flet goja para mëndjes.

  21. Ishte shume e sikleteshme kur te gjitha radiot dhe tv-te e Evropes, duke filluar me Euronews dhane deklaraten e kryeministrit shqiptar se i “kishte ardhur per te vjelle” nga Nobeli i sivjetem.

    Si eshte e mundur qe nuk njohin as humorin, as ironine as ndonje lloj te shprehuri me te terthorte? Retorika ofron mijra opsione circonlocutioni. A ka keshilltar komunikimi ky njeri?

    Shume me efekteshme do te kishte qene po te kishte thene, fvj.: Pas kesaj presim me padurim qe çmimin e nderuar t’ia japin poetit martir Radovan Karaxhiç (se vertet qe ka shkruar poezi). A ku te di une, xhanem. Ka nje mije menyra te shprehuri para se bota te shohe te vershoje gjithandej te vjelluren e kryeministrit shqiptar, dreqi e mori!

    1. A I vjen per te vjelle KM tone nga veprimet e Erdogan qe po iu ben kurdeve te njejten gje qe Milosevic iu beri shqiptareve ?A i vjen per te vjelle nga refuzimi I Turqise per te njohur genocidin armen?
      Nese jemi dakord se vepra nuk duhet te ndahet nga autori atehere duhet te pranojme se komunistet kishin te drejte kur denigruan apo ndaluan botimin e veprave te shkrimtareve te viteve 30-40 per shkak te pikepamjeve te tyre politike filo italiane apo filogjermane gjate luftes se dyte boterore .
      Eshte e vertete se pikepamjet jashte letrare te fituesit jane perversitet politik ,por akademia e ka thene qarte se “ jane perqendruar vetem ne anen letrare “.Nese librat per te cilat ai fitoi cmim reflektojne idete per te cilat ai kritikohet atehere po eshte gabim I madh dhenia e ketij cmimi.

    2. Tonin diskursit politik këto tredhjetëvjet ia ka dhënë Sali Berisha. Diskurs që karakterizohej jo thjeshtë për mungesën e sofistikimit, por për aftësinë për të fshirë çdo lloj gjurme koherence në ligjërim, për ta bërë koherencën të panevojshme. Përballë tij diskursi politik i Ramës është dukur gjithmonë oratori e lartë.

      Megjithatë, ka qënë një kohë kur Rama fliste ndryshe për publikun shqiptar, dhe ndryshe për atë të huaj. Not anymore. Tani i drejtohet edhe Nobelit sikur t’i fliste Berishës.

      Për një gjë them se duhet t’ia njohim meritën Bashës, se pavarësisht nga asksioni katastrofik opozitar, e ka ndaluar metodën e diskursit Berishian.

      1. Oratoria e Rames pa dashur ta ktheje ne diskutim politik eshte mediokre ne rastin me te mire .Ai dhe gjithe klasa politike jane produkt I nje kohe te sistemit arsimor kur te folurit ne publik,debate ,shkruatja e eseve mbi tema te ndryshme etj nuk behej si lende e vecante.Nuk e di nese keto lende zhvillohen sot.

        1. Jo se me behet vone per oratorine e Rames, as edhe se dua ta shtyj diskutimin ne ndonje drejtim te padeshiruar, por ju mendoni se njeriu nuk mund te shkelqeje ne ndonje disipline qe nuk eshte bere si lende e vecante ne shkolle?

        2. Basha eshte i asgjese me te plote e teresore. Nje personazh qe ka 14 vjet ne politike, me poste te rendesishme si minister i disa ministrive, kryebashkiak i Tiranes e kryetar opozite, per te cilin askush nuk mund te thote asgje, se cfare ky person perfaqeson, per cfare dallohet e cfare vendimi, veprimi apo fjalimi historik ka mbajtur.
          Marrezia jone kolektive beri Ramen kryeminister, tashme mund te beje edhe Bashen, per mungese alternative, por qe Basha eshte i nje kotesie te papare ne historine e Shqiperise.

          Saliu ngrinte turmat peshe me fjale dhe i ngre prape, po ia ka mbledhur amerikani. Saliu ishte aktor i mire i shkolles komuniste .

  22. …”Oratoria e Rames pa dashur ta ktheje ne diskutim politik eshte mediokre ne rastin me te mire…”

    Ju nuk keni qene ne ILA ne 1986-1989.
    Ata qe kane qene e pershkruajne Ramen si nje foles shume efektiv, ne limitet e oratorise.

    Cudia eshte se ku ka perfunduar ai Rama i atehershem.
    Megjithese ai stan ate coban ka (ose do) … tha

    1. “..Ju nuk keni qene ne ILA ne 1986-1989.
      Ata qe kane qene e pershkruajne Ramen si nje foles shume efektiv, ne limitet e oratorise…”

      Ato ishin kohera te tjera .Atehere cdo njeri me ide jokonformiste ,qe kishte lexuar apo pare dicka qe masat e izoluara nuk e kishin ,tingellonte orator i madh.Tani eshte ndryshe .Njerezit jane me informuar ,kane pare e degjuar oratore te vertete dhe jane ne gjendje te bejne krahasimin .

  23. Per tu rikthyer disi ne teme, ndersa Kadareja mendonte se Handke eshte sharlatan, Handke ne nje interviste (lidhja me poshte) e quan shkrimtar i mire, jo i madh, ultanacionlalist qe i ka fryre luftes ne Kosove, dhe qe kur Handke e ka takuar, i ka folur Kadarese per dashurine e madhe per Ivo Andricin dhe kurajon si njeri i lire ( Andrici nobelist)

    http://www.aginform.org/kosovo5.html

    Penso alle gravi responsabilità dell’albanese Ismail Kadaré, non un grande, un buon scrittore. Ma soprattutto un ipernazionalista che ha soffiato sul fuoco della guerra etnica. L’ho incontrato e gli ho detto del mio amore per lo scrittore jugoslavo Ivo Andric e del suo coraggio di uomo libero.

    Mirepo Andrici eshte ai te cilit i faturohet nje prej projekteve serbe per spastrimin etnik te shqiptareve, si me poshte, kur pas copetimit te Shqiperise ( marreveshje me Italine fashiste) atehere do merrnin territoret mbi Mat dhe do spastronin drejt Turqise gjithe shqiptaret myslymane te Kosoves dhe Shqiperise Veriore ( kujtojme qe pas L2B, projekti i spastrimit etnik drejt Turqise u zbatua per rreth 250 mije shqiptare myslymane ne Jugosllavi- ka edhe shifra me te medha se kaq-).

    http://albanianhistory.net/1939_Andric/index.html

    After the partition of Albania, Kosovo would lose its attraction as a centre for the Albanian minority which, under the new situation, could be more easily assimilated. We would eventually gain 200,000 to 300,000 Albanians, but these are mostly Catholics whose relations with the Moslem Albanians have never been good. The deportation of Moslem Albanians to Turkey could then be carried out since, under the new circumstances, there would be no major impediment to such a move

    Dhe ne gjithe kete krim, i cili ka ndodhur realisht, i keqi qenkesh Kadareja.

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin