DE RADA MIDIS POEZISË DHE … MATEMATIKËS

Nëpër faqet e dosjeve të shumta të J. de Radës në Arkivin e Shtetit të bien në sy një sërë të dhënash që kanë mbetur pa tërhequr shumë vëmendjen e njohësve më të mirë të poetit të Makjes. Shumë dorëshkrime të tij, veçanërisht ato të rinisë së hershme, të themi nga mosha 15-20 vjeç, janë të mbushura anash me formula të ndryshme matematikore. Ishte kjo që na shtyu të kuptojmë më mirë pasionin e tij të hershëm për matematikën. Dhe ato pak kërkime që bëmë na njohën me të dhëna që mund të cilësohen si krejt të pazakonshme.

Së pari të bie në sy kujtesa dhe aftësia e De Radës për të kryer veprime të ndërlikuara matematike. Bashkëkohësit e tij, në disa shënime të shkurtra, thonë se poeti ynë i ardhshëm gjatë viteve të shkollës ishte në gjendje të shumëzonte përmendësh edhe numra natyralë prej shtatëmbëdhjetë shifrash dhe të nxirrte saktësisht shumën e tyre prej disa bilionësh. Të dhëna të tjera vërtetojnë se ai në rininë e tij kishte fuqi kujtuese ende më fenomenale për të kryer veprime mjaft më të ndërlikuara, siç do të shohim.

Këto cilësi të De Radës, më saktë zhvillimi i tyre i mëtejshëm, nuk mund të kuptohen të shkëputura nga ajo vatër dijesh siç ishte seminari i Shën Adrianit, ku ai kreu shkollimin e tij. Ndryshe nga shumë shkolla tradicionale të kohës, ku mësimdhënia e matematikës përqendrohej në njohuritë që jepnin kryesisht matematikanët e lashtësisë (sot nuk e kujtoj nga e kam nxjerre këtë përfundim), në Shën Adrian nuk kishte paragjykime nga trupa pedagogjike për futjen në programe të koncepteve matematikore moderne që kishin marrë zhvillim të madh në fillim të shekullit të XIX, veçanërisht me punimet e Gausit dhe të të tjerëve që kishin kryer një revolucion të vërtetë.

Kjo është njëra anë. Tjetra ka të bëjë me aftësitë nxënëse të De Radës, me vendin që zinte midis nxënësve të Kolegjit. Se e vërteta është që në fillimet e tij ai nuk u shqua aspak për ndonjë aftësi të madhe përvetësuese. Madje, në fund të vitit të parë në kolegj (pasi ngeli në klasë), Mikel Belushi, drejtori i Shën Adrianit e këshilloi të atin e tij që ta hiqte fare nga shkolla dhe ta mbante të birin në shtëpi ku kishte më shumë shanse të ishte më i dobishëm duke u marrë me punët e bujqësisë (shkurt, të ruante delet). Por Mikel de Rada, i ati i poetit të ardhshëm i kërkoi edhe një vit provë, që të bindej për paaftësinë e të birit për t’u marrë me punë mendjeje. Pikërisht, vitin që përsëriti, de Rada pati ecuri mjaft të mirë dhe në përfundim të Kolegjit cilësohej si krenaria e tij. Drejtori tashmë e mbante gjithnjë pranë vetes.

Tamam në ato vite atij i lindi ai pasioni i fuqishëm për matematikën, që siç thotë vetë ishte “jo më pak i zjarrtë se ai për letërsinë”. Dhe pati mëdyshje të fortë për të zgjedhur midis poetit e matematikanit.

Me sa del nga shënimet e tij autobiografike, dashurinë për matematikën atij do t’ia ketë ngjallur profesor Gaetano Çerri nga Marturano. Fillimisht ai kishte dhënë lëndën e matematikës në Institutin Nunciatello të Napolit, por duke qenë se qe dikush i ushqyer me idetë e Revolucionit Frëng dhe madje kishte marrë pjesë në Revolucionin e vitit 1821 (i cili pati si forcë lëvizëse organizatën konspirative të karbonarëve), që dështoi si pasojë e ndihmës që Burbonët e Napolit morën nga Aleanca e Shenjtë. Në përfundim të këtyre ngjarjeje tragjike prof. Çerri ia mbathi nga kryeqyteti i Mbretërisë së dy Siçilive dhe gjeti strehim në Kalabri, ku jepte mësim në Shën Adrian.

Duke qenë se kishte mjaft pasion lëndën e tij, ai mbante lidhje me matematikanët më në zë të kohës. Madje në disa raste ua merrte që në dorëshkrim studimet të cilat ua paraqiste nxënësve të tij të Shën Adrianit, ndërkohë që bëhej fjalë për teori që nuk dihej se ç’fat do të kishin në të ardhmen.

Në një rast, pas gjeometrisë plane të Euklidit dhe gjeometrisë së trupave të ngurtë, ai u shpjegoi nxënësve të tij leksionet konike të Karavelit (mbase duhet të jetë fjala për leksionet sferike të Vito Caravelli-t), që e kishte pasur mik, siç thuhet. Por nxënësit hasnin vështirësi në të kuptuarit e tyre, sepse nuk kishin njohuri të mëparshme për teoritë e tij (sot ai cilësohet më fort si reformator i mësimëdhënis së matematikës në Mbretërinë e dy Siçilive).

Për këtë ngjarje De Rada shkruan: “Në nëntor 1832 profesor Çerri thuajse i dëshpëruar më thirri në dërrasë të zezë dhe pasi e shpjegoi lëndën në mënyrë të shkoqur, si mjeshtër që ishte, kërkoi që ta përsërisja edhe unë. Unë e përsërita por me disa pasaktësi të vogla. Këtë pastaj e hodha në të pastër në sallën e studimit dhe ua kalova shokëve për ta mësuar”.

Eshte tamam kjo periudhë kur ai vazhdon ta studiojë në mënyrë më të ethshme matematikën dhe nuk ngurron të mbushë anët e fletoreve të tij me figura gjeometrike dhe formula matematike. Si një fakt jo të zakonshëm (sepse me të vërtetë i tillë është, të paktën për mua), përmendim se ai arriti kulme të tilla saqë mund të nxirrte përmendësh rrënjën katrore të një numri me njëzet e katër shifra, numër ky që po të shkruhet, i bie të jetë prej disa biliardësh.

Dhe për hir të së vërtetës duket thënë se një rast i tillë mbase nuk është unik në botë, por ama mbetet tejet i rrallë.

Biografi bashkëkohës i de Radës, M. Markianoi (që ishte edhe kushëri i tij i largët, më duket), përmend dy tre raste të tilla, gjë që provon se ai kishte me të vërtetë talent të rallë në këtë fushë.

Thamë në fillim se De Rada dikur ka ndjerë mëdyshje për të zgjedhur midis matematikës dhe poezisë. Por mbase kontradikta do të ketë qenë vetëm në dukje. Nuk janë të rrallë ata që shohim mjaft poezi te matematika dhe e kundërta, matematikë te poezia.

(c) 2018, autori. Shkruar në 1983.

……………….

Gjatë një vizite të shkurtër të këtyre ditëve në Tiranë gjeta një dosje shkrimesh të fundit të viteve ’70 dhe fillimit të viteve ’80, ca të botuara e ca jo, sikundër ky shënim i sotëm. Me erdhi mirë për këtë gjetje, se kisha nisur të vras mendjen se me se e kalonim gjithë atë kohë të lirë në Tiranën e atyre viteve.

Arsyeja e vërtetë e vajtjes në Tirane kishte të bënte me nje kërkesë të botuesit  për të qenë i pranishëm në paraqitjen e romanit tim Habia, gjë që nuk e kundërshtoja në respekt të investimit që kishte bërë ai për atë libër. Veçse nuk doli të jetë prani shumë frutëdhënëse. Në stendë u paraqitën vetëm disa kushërinj të mi të largët, të cilët kishin lindur pas ikjes sime. Duket diku do të kishin dëgjuar për emrin tim dhe kureshtia me sa duket i shtyu të njiheshim, të paktën si fytyrë. Mua më erdhi keq që me këtë rast ata do të detyroheshin ta paguanin këtë njohje edhe duke blerë ndonjë libër, se i gjithë stoku administrohej nga studente që ishin pajtuar si shitëse për ato ditë. Një herë mendova t’u propozoja që  t’ju kthej leket më vonë, veçanërisht po të mbeteshin të zhgënjyer nga romani, por as këtë nuk e bëra, se terthorazi do t’i detyroja ta lexonin. Gjë që mund t’i nervozonte.

 

20 Komente

  1. Jeronim De Rada, emer i harruar sot nw Shqiperi! Cudi e shkuar cudise! E te mendosh sa ka dhene ne ate nisje te rilindjes shqiptare jashte vendit, pa llogaritur pastaj ne fusha te tjera!

    1. Nga e nxore këtë, o R.Th. Vetëm pak kohë më parë u kremtua anembanë në Shqipëri “Viti i De Radës”. Sesione shkencore, konferenca, botime – dhe kushedi ç’tjetër. Prandaj të siguroj se “emri i De Radës” jo vetëm nuk është harruar, por edhe shpërdoruar pa mëshirë, duke u kthyer në një tjetër pretekst për riprodhime historike të strukturave të pushtetit në kulturë. Çfarë ndoshta nuk bëhet ashtu siç do të duhej, është LEXIMI modern bashkëkohor i vepës së De Radës, jashtë konteksteve ideologjike (nacionaliste, gjaku ynë i shprishur, arbëreshët që ruajtën gjuhën e tyre, etj.). Po ashtu, ndonjë film ose pjesë teatrale e mbështetur në veprën e De Radës do të ndihmonte. Fakt është që lexuesi i sotëm NUK E LEXON DOT De Radën në origjinal…

  2. Nuk besoj se eshte harruar, thjesht Lyssi nuk hapi ndonje diskutim. Jane padyshim mahnitese aftesite matematikore te De Rades, po shyqyr qe nuk i zhvilloi me tej.
    Me gjithe respektin per Naum Veqilharxhin, qe u reklamua me shume, eshte pikerisht De Rada Ati i Rilindjes, gje qe ia kane njohur edhe rilindasit.
    De Rada futi ne Shqiperi romantizmin europian te kohes duke rilidhur me Rilindjen, pak a shume, pergjithnje Shqiperine me Europen. Ne fakt, romantizmi europian eshte e vetmja rryme europiane qe ka hyre plotesisht ne shpirtin e shqiptarit, te tjerat qe erdhen me pas e deri te sotmet, kalojne si lumi i rrembyer, duket sikur na mbysin por na lene palagur.
    Fakti qe ne jetojme ne nje realitet paralel me Europen, me te cilen shkembejme gjithçka, pa shkembyer ne thelb asgje me vlere, duhet t’i beje njerezit e mendjes dhe kultures ta studiojne me themeli De Raden dhe marredheniet qe ai ndertoi me kulturen shqiptare dhe ate qe quhet fryma e kohes.
    Cdo shoqerie i duhen njerezit vizionare, qe shikojne pertej hundes se tyre dhe xhepit.

  3. Edhe une jam i nje mendimi me Hyllin, se nuk eshte harruar. Prove eshte nje liber i shkelqyer qe botoi pak kohe me pare M. Zeqo e qe kaloi disi ne heshtje, edhe pse per mua ishte mbase punimi me serioz i jetes se Moikomit dhe me i miri per argumentin qe trajton. De Rada ështe me te vertete nje dimension i rendesishem evropian i rilindjes sone, sado modeste dhe me halle qe ishte.

  4. Lyss mendoj se De Rada duhet studiuar per t’u kapercyer ne kuptimin hegelian te fjales ose per te sherbyer si shembull se si mund te transferohet ne menyre te vlefshme e te dobishme, dija e arti nga Europa drejt shqiptareve.
    Ne jemi popull idhujtaresh, na duhen per adhurim prijesi e poeti, i pari te na prije ne lufte e politike dhe i dyti te na jape vargjet per gezimet e hidherimet e jetes.

    Rolin e prijesit po na e bejne hajdute te papare kurse rolin e poetit po na e bejne lloj-lloj repistash. Per politiken kemi folur e do flasim vazhdimisht, por meqe jemi tek De Rada, te flasim pak per repistat, sepse realiteti i sotem ky eshte; kemi filluar kontaktet me Europen nepermjet De Rades dhe kemi perfunduar tek repistat.

    Reciton Noizy, tashme legjende e muzikes dhe e vargezimit shqiptar, 30 milion shikime ne youtobe, kenge e vjetshme, me titullin ”100 kile”:

    Eci rende si 100 kile
    s’bej tansport nen 100 kile
    puna e paster nuk ka hile
    e bardha-jeshile, e bardha-jeshile

    Eci ngadale edhe pse me Ferrari
    nese m’keni inat, s’me rruhet k*ri

    Tek komentet pas shume pergezimesh edhe ne gjuhe te huaj, del shqiptari qe reagon ndaj ndonje sharjeje:

    – Bravo noizy….rroft shqiperia kemi cuna te papar e jo grek legena fuck greccia

    Nje kengetare e re nga Kosova, Tanya me 20 milion shikime, titulli ”Shqipe”

    Se jena na shqipet, qysh e bojm’ dihet
    deri n’Kolumbi zoni jon nihet
    i celim 10 shishe se sot po pihet
    krejt vendi po dridhet

    Per te mos permendur pastaj lidhjen/fejesen e idhullit ose ish-idhullit kombetar, Elvana Gjates, me nje drogaxhi e kriminel te implikuar ne vrasje per droge, mu ne zemer te Tiranes.

    Cfare po marrim ne nga Europa ketu ? Repi/hip-hopi e gjera te ngjashme, kane domethenie sociale per getot, kurse ketu kremtohet nga gjithe rinia, qe shqiptari eshte gangster 100 kilsh, garip qe s’e rruan, drogaxhi qe i degjohet zeri deri ne Kolumbi.
    Cfare po protestohet ketu ?

    Shqiptari ka nevoje per vargjet, po nuk ka vargje, ka nevoje te adhuroje poetin, por s’ka poet per shqiptarin , se poetet jane te zene me vargje qe i kuptojne ata dhe 4-5 te tjere, nder te cilet nje kritik qe i thur lavde.

    Ketu ne kete fare feje jemi katandisur, qe pasardhesi i De Rades, ne kuptimin e atij qe sjell ne menyre te tretshme Europen dhe Perendimin ne Shqiperi, eshte bere Noizy. Ky pastaj e kthen shkembimin kulturor duke i thene Perendimit, falemnderit per repin, po ta dini qe nuk me rruhet se jam gangster.

  5. Ky lloj “arti” per mua eshte nje dukuri sociale e rendesishme, gati nje objekt doktorati. Mbase eshte edhe thjesht pasoje e degjenerimit te arsimit dhe braktisjes se tij gjate te 15 viteve te para te tranzicionit. Nje rini e edukuar me shijen e poezise se mire, zor se do i rezistonte ketyre vargjeve, qe çeshte e verteta edhe une po i zbuloj prej teje, edhe pse emrat e “repisteve” ne fjale, m’i kishte zene syri aty ketu. Por mund te jete edhe shprehja konfuze e nje revolte ndaj “korrektes” (ne kuptimin e ndrydhjes sociale e seksale), qe brezave te meparshem u kishte krijuar nje lloj endeme pulmonare, por qe se fundi sot pasardhesit e vjellin pa komplekse diten per diell. Po qe kjo e dyta, them se do te jete fenomen i perkohshem dhe ata qe do te mbijetojne kulturalisht, do te dalin me te imunizuar dhe kjo dukuri e diteve tona te shihet me tej thjesht si nje lloj “Epiphenomenon”, kush e di.

    1. Kta repiste po i kendojne 68-tes, gje qe ne menyra te ndryshme po e bejne te gjithe sot, perfishe edhe anti-repistet. Kjo eshte e fundit ngjarje revolucionare qe ofron Perendimi. 89-ta ishte nje jo-ngjarje, ne kuptimin qe shlyente nje ngjarje te kaluar dhe lejoi qe edhe ne Lindje te ndodhte plotesisht ngjarja e 68-tes.

      Keshtu tere planeti nuk ofron me ngjarje tjeter qe rrek te ndryshoje mendesi te kaluara. Tani vetem rep ka.

  6. Nuk kam gje me repizmat (rap, hip-hop, r&b, etj), per mua repizmave iu shtofshin ditet, dmth nuk e sjell si fenomen se e kam inat dhe nuk e degjoj per parim. Ne Shqiperi edhe sikur te mos duash, meqe do rrish se s’ben ne kafene, ato 2 ore do degjosh repizma gjithfaresh, ashtu sikunder edhe do te veje syri tek nje nga ekranet qe japin lajme 24h e do lexosh ndonje lajm. Prijesi dhe poeti e gjejne menyren te te shfaqen edhe kur nuk i do fare, biles njekohesisht, ndersa lexon prijesin, degjon poetin.
    Ne thelb nuk ka ndryshuar gje me shekujt e kaluar, kur shqiptaret mblidheshin para gotes se rakise, faza e ngrohjes kalonte me diskutime gjithfaresh ku kishte pjesen e vet edhe prijesi/flamurtari/bajraktari//beu/feudali/zoti i vendit, pastaj me ngrohjen fillonin e ia merrnin kenges.

    Fenomeni me i rendesishem kulturor i ketij viti ishte fakti qe Era Istrefi kendoi ne boterorin e zhvilluar ne Rusi. Jo edhe aq se Isa Boletini pasi ka dorezuar koburet e brezit, nxjerr nje revolver nga krahahori e thote se s’ka burre qe e çarmatos shqiptarin, por sepse Era Istrefi eshte produkt kulturor vendas.
    Ne ndryshim nga Dua Lipa, e cila u votua si kengetarja e vitit, ne nivel euro-atlantik, Era Istrefi i takon repizmave tona. Dua Lipa eshte vajza e Dukagjinit dhe motra e Gjinit, por nuk ka lidhje me repizmat tona.

    Problemi qe shoh une eshte se prijesi dhe poeti, secili me menyren e tij, jane duke krijuar nje kulture krimi, halabakerie e anarkie, pra modelet te cilat jane esenciale, sidomos per kenveshtrimin romantik te shqiptareve, na dalin te jene prijesi hajdut e drogaxhi dhe poeti halabak e drogaxhi.

    Shumekush mund te thote se kultura nuk eshte kjo, se ekziston filani e fisteku, mirepo filani e fisteku duhet te ekzistojne edhe poshte, qe te kene ekzistence reale, perndryshe jane komparsa apo ekzistenca virtuale.
    E thene me nje batute, ne Shqiperi ekziston nqs te lakohet emri neper kafene.

    Besoj se vendi, ne kete rast kultura ka nevoje per nje korpus logjiko-etik, ne menyre qe te formoje nje rryme kulturore, ku te kanalizohet vepra artistike, me post-kjo e post-ajo, nuk shkohet asgjekundi, ose me mire po shkohet tek kultura e krimit dhe halabakerise.

    1. Do të thonë: hë mo, se muzikë pop është. Por e tillë, pop, ishte edhe muzika e 1968-ës, vetëm se ishte pjesë integrale, në mos kryesore, e një lëvizjeje që kërkonte transformim: që nga hippies, te revolucioni seksual, te “imagine all the people”, te anti-racizmi – në kuptimin që ty të pëlqente muzika sepse të pëlqente edhe komuniteti ku të përfshinte muzika dhe angazhimi politik i këtij komuniteti.

  7. Ky lloj zhvleresimi per mendimin tim hyn tek pranimi, sepse ne thelb repizmat shqiptare, nuk perfaqesojne asnje lloj proteste ndaj realitetit, pra as ndaj pozicioneve qe shumekush ka ne kete realitet. Nuk jane kercenim per pozicionet, por jane konfirmim i pozicioneve.

    Ne getot amerikane e me vone ne periferite europiane, himnizimi i kriminalitetit nepermjet repizmave hyn tek format e protestes, te cilat perthyhen edhe politikisht.

    Kur nje popull pranon kriminalitetin ne artin ose gjeresisht ne kulturen e tij, shpreh nepermjet ketij pranimi nje pakenaqesi. Rasti i mafies ne Itali, lidhet me banditizmin pro-borbon, me faktin qe nje pjese e popullit dhe elites se jugut te Italise, nuk e pranoi bashkimin ne ate menyre qe u be dhe shteti i ri italian dergoi 120 mije ushtare per te shtypur revolten, duke bere edhe krime te medha shteterore. Ka intelektuale qe thone se bashkimi u krye si projekt imperialist, pra qe justifikojne mafien e krimin.

    Te njejten gje mund ta themi per kleftet ne Greqi (rendom arvanite), per suljotet ne Cameri, kaçaket e cubat ne Shqiperi dmth shoqeria e pranon krimin si forme proteste ndaj qeverise, ndaj nje persekutimi apo shtypjeje.

    Repizmat ne Amerike dhe Europe e himnizojne krimin, pikerisht ne baze te perceptimit te shtypjes e persekutimit. Ka marre perhapje te gjere ne Europe keto 15-20 vitet e fundit, per shkak te periferive, perpos qe eshte perdorur dhe perdoret per protesta sociale.

    Kurse tek ne himnizimi i krimit nuk ka si funksion protesten poltike, kulturore apo sociale, kjo eshte halabakeri shqeto e krudo. Figura e kriminelit nuk eshte kaçaku qe lufton kunder Tanzimatit e me vone per lirine e Shqiperise, kemi te bejme me himnizimin e realitetit ku sundon hajduteria, maskaralleku e berja e lekut me çdo kusht.

    Pra tek ne repizmat jane duke konfirmuar kulturalisht parine politike dhe ekonomike te vendit, e cila pavaresisht gunes/kostumit nuk dallon nga halabaku me ferrari, i takojne te njejtes mendesi kriminale.
    Prandaj edhe mbeshteten nga keto pari dhe elita kulturore qe ne keto ane gjithnje i ben fresk pushtetit politik dhe ekonomik, thjesht e zhvlereson qe te shpetoje fytyren, por ne fakt e pranon, se ka karriget e parcelen vetjake per te mbrojtur.

    Poeti i mirefillte shqiptar duhet te jete i afte t’i largoje keta sharlatane e halabake nga vargu i shqipes dhe t’ia ktheje vargun pronarit te ligjshem, shqiptarit.
    Kjo eshte per mendimin tim sfida kulturore e shekullit, jo sa i pakuptueshem jam une, ua fus te gjitheve.

    1. Ndoshta pushtetit – establishmentit – i intereson që krimi i organizuar të paraqitet si i vetmi lloj rebelimi ndaj rendit. Reperët i shërbejnë shumë mirë kësaj travestie. Gjithsesi, unë repin nuk e ndjek, nuk di si ta dëgjoj, nuk më intereson, më tingëllon vulgar, i egër dhe anti-muzikë; por më kanë thënë që ka reperë, sidomos në Kosovë, që angazhohen në kritikë serioze të regjimit. Prandaj le të themi se ata të tjerët, që bëhen share me qindra mijëra herë në rrjetet sociale, gëzojnë favorin e establishmentit, sepse e “normalizojnë” krimin duke përligjur edhe dështimin e ekzekutivit për ta eliminuar, edhe koluzionin e krimit me establishmentin, edhe faktin që disa eksponentë të establishmentit janë aty falë “virtyteve” kriminale që kanë treguar. Në fakt, një pjesë e madhe e repit shqip (dhe e pop-it në përgjithësi) është katandisur në kolonë zanore të krimit, aq më tepër që shumë nga këta kriminelë, psikopatë dhe mujsharë e jetojnë jetën e tyre si të ishte film. Dhe e kanë më të lehtë ta blejnë pushtetin, se t’i kundërvihen.

      1. Ne Kosove ka pasur njefare kuptimi se ishte getoja e Serbise. Me çlirimin nje pjese e vazhdoi, ndoshta sepse nuk e koncepton ende Kosoven si te pavarur, ndoshta sepse mori karakteristika sociale, si nje pjese e mire e repit europian.
        Per konceptin qe nenvizove, rolin e luan ”Stresi”, te cilit ia kemi degjuar bemat, me Arjan Canerat qe i reklamojne. Shteti ben aktrim me Stresin, Arjan Canerat bejne aktrim bashke me Stresin dhe populli ndjek teatrin.
        Heperhe repizmat perfaqesojne te vetmin fenomen kulturor masiv qe ka depertuar nga Perendimi ne Shqiperi e Kosove, ka vene rrenje dhe po prodhon masivisht fryte, me i hidhuri i te cileve eshte himnizimi i krimit. Nuk ka per te qene kalimtar, sepse ne ndryshim nga rrymat e tjera muzikore te ketyre 30 viteve, repizmi i nevojitet parise politike dhe ekonomike.

    2. Hyllin, si shpjegohet qe justifikon krimin dhe perversionin e ca lapanjoseve te basifondeve te Amerikes dhe Evropes ne emer te sublimimimit te krimit dhe perversionit ne revolte politike duke treguar organet gjenitale ne skene, dhe nuk ben njesoj per krimet e robin hudave komuniste qe i vodhen pronen nacionalisteve per t’ja dhene popit dhe repit?

      Apo meqe nuk ekziston akoma ne Paris zyra e masave dhe peshave te krimit dhe perversionit?

      1. Si gjithnje kuptova gjysmen e atyre qe do te thuash, pjesen tjeter si gjithnje e deduktova nga konteksti, dmth anarko-komunizmi yt.
        Mua nuk me intereson rryma ne vetvete, ose me mire jo ne kontekstin e De Rades. Aq me pak me intereson perversioni, sepse perversioni eshte fenomen i diskutueshem, kurse krimi nuk eshte i diskutueshem.
        Dikush mund te thote, ”nuk me ha palla” per ”nuk me intereson fare”, por krimineli e ka princip qe i justifikon krimin, pra vete ekzistencen.
        Kur Feltri ne Itali, drejtor i Libero-s, thote, ”che cazzo me ne fotte a me degli immigrati”, qe te mos dale halabak fare shton se eshte 74 vjeç, pas ca vjetesh do vdese, problemi eshte i te tjereve, aq me teper thote kur personalisht i leverdis qe ndonje zezak te punoje kopshin e tij me kosto te lire.

        Por kur e thote nje kuklusklanist me kapuç te bardhe apo nje naziskin kokerruar me 77 swastika tatuazh, shprehja qendron si princip qe i justifikon krimin, pra vete ekzistencen.

        Prandaj perversioni, qofte seksual, qofte intelektual qofte artistik, hyn tek nje kategori kulturalisht e diskutueshme, kurse krimi eshte kategori kulturalisht e padiskutueshme, me perjashtim te rasteve kur hyn ne mes nje fenomen madhor, si lufta, reagimi ndaj persekutimit , shtypjes apo vetembrojtja.

        Nqs perziejme krimin me lloj-lloj pretendimesh e halabakerish, nuk te ngel tjeter, veç te besh plaçkat e te ikesh, ose te shkosh ne pyll, te hapesh nje toke are dhe te rrish ne çdo kohe i armatosur deri ne dhembe.

        Ne rastin tone, po perdoret vargu shqip per t’i nenshtruar shqiptaret, duke u lene si opsion mbledhjen e plaçkave ose pyllin.

        Pra vargu shqip nga De Rada, i cili solli ne Shqiperi romantizmin europian, e cila ishte rryma e kohes, tashme po kthehet ne nje arme kunder shqiptareve, kunder ekzistences civile.

        Sa per komunistlleqet e tua, vazhdoji vete se nuk t’i ndjek dot.

        1. Hyllin, e shof se sa kupton çfar un shkruaj, pale sa kupton se çfar une nuk shkruaj si anarkisto-komunisto-bolsheviko-internacionalist-serbo-grek.

          “Prandaj perversioni, qofte seksual, qofte intelektual qofte artistik, hyn tek nje kategori kulturalisht e diskutueshme, kurse krimi eshte kategori kulturalisht e padiskutueshme,”

          Perderisa nuk ekziston akoma zyra e masave te krimit dhe peshave te perversionit ne Paris, kategorite e krimit dhe perversionit do te mbeten kategori kulturalisht te diskutueshme ne nivelin shoqeror, gjithnje te varura nga edukata e diskutueshme familiare e personit.

          Pa mendohu se mos gjen nje shoqeri moderne dhe shume te shquar sot dhe shembull per gjithe boten, qe pak kohe me pare (relativisht) e kishte krimin kategori kulturalisht te lejueshme?

  8. Nuk e dija qe de Rada paska pasur pasion matematiken, kjo e rrit me teper figuren e tij, e dyfishon.

    Pa dyshim qe, nga pikpamja kulturore, eshte kryefigure e Rilindjes tone. Dhe kete e kisha kuptuar prej kohesh kur lexova shkrime te tij, jo ne shqip, po ne italisht. ndoshta kjo eshte arsyeja e mosvlersimit te tij dhe mosvendosjes se tij ne vendin qe i perket.

    Persa i perket perdorimit te tij si model politik ne te sotme, te me falni per shprehjen, por kjo eshte komplet katunarllek, provincializem kulturor, sepse qe nga koha e de Rades, kushedi sa here eshte ndryshuar kontesti politik dhe niveli politik. Thene kjo pa u fut ne zona te tjera, me te larta dhe me te rendesishme se politika.

  9. Per kuriozitet, lidhur me talentin e de Rades per te shumzuar numra me shume shifra dhe per te nxjerre rrenje katrore te numra me shume shifra.

    Kete veti e kane shpesh persone qe nuk kane aftesi abstraguese, logjike dhe kuptuese matematike, dmth nga pikpamja logjike jene njerez fare te zakonshem qe i bejne keto veprime ne menyre intuitive, as vete ata nuk e dijne si i bejne. Une kam pasur fatin te kem ne gjimnaz nje gjeni te tille, jo ne kete nivel shkathtesie, por qe te habiste me lehtesine e veprimeve matematike te bera permendsh. Po ky person i mbushej balli me buleza djerse nga tmerri prej shenjes se integralit ne tabele te zeze. Per qamet nuk arrinte te kuptonte analizen matematike.

    Sigurisht ky nuk eshte rasti i de Rades nga ç’thote shkrimi. Por jane shume te ralle rastet e personave qe i kane te dy aftesite, dhe jane raste gjenish shkathtesie te fresket ne matematike, si nje lloj Mozarti ne muzike. Kjo i jep akoma me teper vlere personit te de Rades.

  10. Gati po ma nxjerr De Raden autist, por te siguroj se nuk ka qene i tille. Ne fakt dha disa shenja ne fillim, rrinte veç, fliste pak, nuk kuptonte asgje nga sa thuhej ne klase, strukej gjithe diten pas te atit (qe edhe ai jepte mesim ne kojegj) etj, por te gjitha keto ndodhnin sepse nuk kuptonte asnje fjale ne italisht, qe ishte gjuha me te cilen mesohej ne kolegj. Pastaj, siç jam perpjekur ta shpjegoj, e kapi veten menjehere dhe shkelqeu.

    1. “Gati po ma nxjerr De Raden autist, por te siguroj se nuk ka qene i tille.”

      A ka mundesi te me tregosh su ku e ke gjet ne komentin tim qe un e kam nxjerr de Raden autist autobuzi?

      Kam thene komplet te kunderten, qe eshte rast i ralle gjenie, bazuar ne çfare ke shkruar ti, dmth qe ka te dy aftesite, artistike dhe logjike matematike + aftesi memnonike.

Lini një Përgjigje

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: