KLERI DEKOROHET

Presidenti Topi dekoroi dje katër udhëheqësit më të lartë shpirtërorë të bashkësive fetare shqiptare,  me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me këtë motivacion: “Për kontributin dhe veprimtarinë e vyer në ringjalljen e besimit shpirtëror dhe shpresës për një të ardhme më të mirë, për ringritjen e institucioneve të kultit si dhe për forcimin e pasurimin e mëtejshëm të harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare të popullit shqiptar”.

Përfituan dekorata Kryetari i Bashkësisë Myslimane të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij, Anastas Janullatos, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranës e Durrësit dhe Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore, Imzot Rrok Mirdita, dhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhi.

Gjatë ceremonisë dhe në fjalën e mbajtur me rastin e dekorimit, presidenti Topi adoptoi një qëndrim thellësisht kombëtarist, duke i trajtuar klerikët përfaqësues të katër komuniteteve fetare në Shqipëri si të ishin ambasadorë të huaj.

Tha, ndër të tjera presidenti [theksimet janë të miat kudo]:

Jemi këtu së bashku për t’i dhënë më shumë zë ndjesisë së vjetër që konstatojmë, asaj doktrine përbashkuese që quhet shqiptarësi, e cila gjithashtu ndjell bekimin e Zotit. E vërteta ka vlerë absolute. Përsëritja e saj nuk lodh, nuk na bën retorik ndërsa mesazhi i saj na dallon, na bën të veçantë. Mozaiku shqiptar ka një plotësi unike në elementet e fortë që e përbëjnë. Në të njëjtat sheshe shqiptare shohin nga qielli objektet e kultit të besimeve të ndryshme.

Kjo formë ekumenizmi, e mbështetur në njëjtësinë kombëtare, më rezulton e formuluar në këtë mënyrë për herë të parë.

Natyrisht, në takime të tilla, gjithnjë i vihet theksi bashkëjetesës paqësore dhe harmonisë ndërfetare; madje ky ishte edhe motivacion kryesor për dekorimin.

Megjithatë, Topi këtë herë shkoi edhe më larg, duke iu referuar deri edhe Kanunit:

Harmonia shfaqet qartë edhe në Kodin zakonor të shqiptarëve, një kod ky, i përvijuar rreth traditës së besës dhe mikpritjes me kumtin “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”, ka përcaktuar herët raportin e shqiptarit me Perëndinë! Shtëpinë e tij e sheh si të Zotit dhe marrëdhënien me tjetrin si marrëdhënie besimi të nënkuptuar duke përjashtuar paragjykimin në sjelljen e tij.

Dhe duke i bërë vend, në këtë traditë të besës dhe të mikpritjes, asaj çka ai e quajti “pranim të natyrshëm prej këtyre bashkësive të elementëve të fesë dhe të qytetërimit hebraik.”

Vëmendje të veçantë i kushtoi Topi, në fjalën e vet, nevojës për të gjetur një unitet në diversitetin fetar të shqiptarëve; unitet të cilin e gjeti, siç mund të pritej, në përkatësinë e përbashkët kombëtare të besimtarëve – në thelb duke e trajtuar shqiptarinë si një fe sipërore, gjithëpërfshirëse:

Ne kemi trashëguar kisha, xhami, teqe e faltore, të cilat në shumë raste me dhunë u shkatërruan, por reflektimi i fesë është më i thellë në jetën e një kombi, në jetën e tij shpirtërore e kulturore. Veprat e shkrimtarëve të vjetër shqiptarë, ajo e Jeronim De Radës, Naim Frashërit, Gjergj Fishtës, Faik Konicës apo Fan Nolit janë “një sintezë e mahnitshme e shpirtit të këtij kombi në të cilin islami, ortodoksia dhe katolicizmi harmonizohen”, – siç është thënë nga një personalitet i kulturës shqiptare, – “në tingëllimin e gjuhës së lashtë e të përbashkët dhe në fërgëllimat e gjakut të fortë e të përbashkët”.

Asnjëherë nuk i kemi harruar formulat “Atdhe e fe!” ose “ Pa atdhe, nuk ka fe!”, që vijnë si jehona të një kohe kur vihej në diskutim gjuha, kombi, integriteti e ardhmja e vendit, vetë historia e tij. Ato fjalë u bënë lëndë, u bënë Shqipëri!

Cili është ky personalitet i kulturës shqiptare e që është shprehur si më lart e që paska zënë në gojë “fërgëllimat e gjakut të fortë e të përbashkët”? Kush e ka ngjizur, vallë, formulën “pa atdhe nuk ka fe!”? Si mund të jenë veprat e shkrimtarëve të vjetër shqiptarë, të gjithë klerikë katolikë, sintezë e shpirtit të këtij kombi në të cilin islami, ortodoksia dhe katolicizmi harmonizohen?

Presidenti i porositi klerikët e lartë që, në veprimtarinë e tyre, të respektojnë traditën tonë kombëtare:

Besimet në Shqipëri gjejnë mikpritje në gjirin e shtetit demokratik, pa bërë asnjë dallim mes tyre, e ato, siç është në traditën e themeluar prej vetë atyre, do të vazhdojnë ta respektojnë shtetin. Një nga simbolet më sipërore të besimit, të qendresës, të shkrimit dhe të dëshmisë, At Zef Pllumi, na la porosinë që besimi, sa të jetë e mundur, të transmetohet në gjuhën amtare, se kështu fjala e Zotit prek më lehtë mendjet dhe zemrat e njerëzve, i bën fuqishëm për vete, i njeh ata si të tijtë.
Shprehja e jashtme e besimit fetar duhet të përputhet me traditën tonë kombëtare në veshje, në lutje, në predikime, në falje, në agjërime – pse feja nuk duhet ta modifikojë pasurinë e traditës, nuk duhet të zbehë bukurinë e vlerave tona historike, përkundrazi duhet t’i nxjerrë më në pah ato.

Edhe këtë herë, feja trajtohet si diçka e ndryshme dhe e huaj nga “tradita”; teksa kjo e fundit barazohet, në thelb, me traditën kombëtare, ose historinë e shqiptarëve si njësi etnike.

Nga ana tjetër, tha Topi:

Besimi fetar i shërben rritjes së kombit sepse zëri i arsyes dhe zëri i ndërgjegjes fetare, pra shteti dhe feja janë aleatë në rrugën e progresit të përgjithshëm dhe realizimit të qëllimeve të përbashkëta. Shteti promovon nëpërmjet arsyes ato vlera që besimi fetar kultivon nëpërmjet fesë.

Edhe pse ky arsyetim, që barazon si pa të keq shtetin me kombin, përmban një non sequitur; dhe nuk duhej t’u kishte shpëtuar juristëve që ndihmojnë Presidentin.

Megjithatë, toni i fjalimit të Topit mbetet homogjen, siç duket edhe nga paragrafi përmbyllës:

‘Feja e Shqiptarit është shqiptaria’ pat thirrur Pashko Vasa në një moment të vështirë për kombin dhe kjo siç është pranuar, na rezulton e vërtetë në këndvështrimin e ideologjisë kombëtare, ashtu siç e dimë të gjithë që feja e shqiptarëve është Zoti në botëkuptimin individual, besimtar e doktrinar. Shqiptarët kurrë nuk qenë fanatikë, ata ishin shqiptarë dje e shqiptarë sot, shqiptarë në jetë të jetëve.

Këtu unë shoh përsëri një kontradiktë, sa kohë që pohimi “ata ishin shqiptarë dje e shqiptarë sot, shqiptarë në jetë të jetëve” e shpreh vetë haptazi një lloj fanatizmi me natyrë kombëtariste; dhe për më tepër nuk qëndron as nga pikëpamja historike, meqë identiteti kombëtar ndryshon në rrjedhë të kohës dhe sot paraqitet si produkt i historisë së djeshme, jo si statujë graniti që i ka mbijetuar erozionit.

Natyrisht, presidenti Topi nuk merret me analiza historike të identitetit kombëtar dhe fetar; por shpreh një qëndrim zyrtar të shtetit shqiptar ndaj komuniteteve fetare. Këtë qëndrim kombëtarist – për mendimin tim – komunitetet fetare në Shqipëri e kanë merituar, në atë masë që veprimtaritë e tyre nuk u kanë shërbyer aq shqiptarëve si popull dhe si komunitet, por interesave të ngushta të klerit vetë dhe të institucioneve që ia financojnë këtij kleri veprimtaritë.

Çfarë nuk kuptoj unë në këtë mes, është arsyeja pse u dekoruan këta klerikë, kontributi i të cilëve për gjallërimin e fesë dhe të jetës shpirtërore në Shqipëri nuk më është dukur asnjëherë i tillë sa të përligjë këtë nderim të madh nga ana e shtetit dhe të vetë presidentit Topi; unë vetë këtë gjallërim nuk e kam parë gjëkundi, së paku me po atë intensitet sa ç’kam parë gjallërimin e përpjekjeve të krye-klerikëve për të marrë gjithfarë pronash; ose gjallërimin e orvatjeve të panumërta, për të ngritur anembanë vendit çka italianët do t’i quanin “cattedrali nel deserto”, ose faltore dhe vende kulti me pará të ardhura nga jashtë; dhe shpesh edhe të përforcuara me aradhe klerikësh të importuar. Por mund ta kem unë gabim.

Kur lexon fjalën e Topit, të duket sikur atyre të katërve iu dha dekorata thjesht ngaqë pranuan ta mbajnë në kurriz këtë fshikullim që u dha presidenti, pa bërë zë; dhe me shpresë se publiku poshtë ende do të vazhdojë të identifikojë, naivisht, klerikët me fenë; dhe autoritetin e krerëve të institucioneve fetare me autoritetin hyjnor.

Nuk ka komente

  1. ””Si mund të jenë veprat e shkrimtarëve të vjetër shqiptarë, të gjithë klerikë katolikë, sintezë e shpirtit të këtij kombi në të cilin islami, ortodoksia dhe katolicizmi harmonizohen?””’

    Ketu u tregove tendencioz sepse :

    ”’ Veprat e shkrimtarëve të vjetër shqiptarë, ajo e Jeronim De Radës, Naim Frashërit, Gjergj Fishtës, Faik Konicës apo Fan Nolit”’

    Ketu mund te merret renditja e emrave qofte si permendje e emrave te shkrimtareve te vjeter e qofte si shtese, kendveshtrim historik, por edhe ne rastin e dyte kemi pranimin e nje vijueshmerie permbajtesore, perndryshe letersia katolike e rilindjes duke qene se s’mund te mohohet vijueshmeria permbajtesore me ‘te vjetrit’, na del si thelbesisht e ndryshme nga letersia ortodokse apo bektashie.

    Nderkaq ‘atdhe e fe’ ose ‘fe e atdhe’ perdoren shpesh prej Fishtes; pa atdhe s’ka fe, nuk me kujtohet, por ne kuptimin fishtjan te Fese (Mrizi i Zanave) mund te deduktohet lehte.

    Po edhe kuptimi i Fese sipas Naimit nuk eshte lehtesisht i zberthyeshem , ashtu sikunder domethenia e fjales Zot nder shqiptare eshte mjaft misterioze.

    Po njeriu, o Zot!
    S’ta di emrin tënt,
    Se s’gjendet me mënt.
    Ah! S’e thotë dot;
    Njeriu nukë munt,
    Se gjuhë s’i dhe
    Që të thotë ç’je,
    O fuqi pa funt!

    Se gjuhë s’i dhe / Që të thotë ç’je ….

    Edhe nepermjet Naimit mund te arrihet tek shprehja ‘pa atdhe s’ka fe’.

    ””’Edhe këtë herë, feja trajtohet si diçka e ndryshme dhe e huaj nga “tradita”; teksa kjo e fundit barazohet, në thelb, me traditën kombëtare, ose historinë e shqiptarëve si njësi etnike.””

    Kurioz eshte neni 3 ne kete drejtim :
    ””Kisha gjindet e vendosme nen sundim të të Parit të Fes e jo nen ligjë të Kanunit””’

    Ketu vendosen qarte dy pushtete paralele, pushteti i Fese dhe pushteti i Tradites. Mirepo ndersa tek vazhdimi i nenit duket sikur kisha ka me shume pushtet tek neni 4:

    “Kisha shpatë e konop s’ka.”

    Pushteti real i takon atij qe ka ‘shpate e konop’, Feja s’ka, keshtu qe perjashtohet nga pushteti real . Nderkaq ne perendim Kisha (apo ne lindje Xhamia) ka pasur perhere ‘shpate e konop’, dmth mjetet e ‘bindjes’.
    Pushteti i Fese, realisht mund te ushtrohej vetem ne pajtim me ligjet e Kanunit, nese nje parim kristian binte ndesh me parimin e tradites atehere fitonte parimi i tradites.

    U zgjata pak, sepse koncepti i ‘luftes se shenjte’ apo jihad-i, qe kane shenjuar historine e identitetet perkatese ne Lindje e Perendim, ishte shume i veshtire te perthithej.

    Ne kete kendveshtrim, Topi qe flet si Patriark dhe shperndan dekorata me emrin e ‘Atit te shenjte’, nuk ka si te mos e paraqise veten edhe si epror ne hierarkine shpirterore.

    Kjo ne fakt duket si dicka e prapambetur e koheve te tjera, por ne kushtet kur feja ende ekziston duhet pare si dicka e domosdoshme per ruajtjen e harmonise fetare, si te thuash Presidenti permes rolit te tij institucional si perfaqesues i unitetit te kombit (teorikisht), duhet te vere pikat mbi ‘ë’, e te mos lejoje shkeputjen e ndonje feje nga ‘perqafimi dashamires i shqiptarise’.

    Ky ‘perqafim dashamires’ perfshin edhe Janullatosin, i cili duhet pranuar se stonon si i vetmi i huaj, po me permendjen e percjelljes se fese ne gjuhen amtare, i behet edhe nje ‘kritike dashamirese’.

    Mendoj se kemi te bejme me nje detyrim de facto presidencial, duke qene se ne ndryshim nga popujt e tjere, permasa etiko-shpirterore lidhet kerthizisht me konceptin e shqiptarise. Ne vendet e tjera procesi i laicizimit perkoi me goditjet e perseritura ndaj Fese dhe etikes kristiane, te cilat nuk u perceptuan si goditje ndaj kombesise, te qenit psh italian, francez,gjerman, ndersa ne jemi te detyruar qe ne procesin e modifikimeve etiko-shpirterore, te modifikojme edhe konceptin e shqiptarise.

    Ketu kemi te bejme me lirine e ndergjegjes, me teper sesa mund te mendohet; them mendohet meqe liria e ndergjegjes merret pothuajse vetem ne kuptimin e lirise se besimit fetar apo moskryerjes se sherbimit ushtarak(per fe apo pacifizem).

    Ne perfaqesojme nje rast ku liria e ndergjegjes dallohet qarte nga liria e besimit fetar dhe s’kemi te bejme me sinonime.
    Liria e ndergjegjes tek ne kalon nga ndergjegjesimi i te qenit shqiptar dhe shprehja e ketij ndergjegjesimi, duke qene se vazhdimisht gjate shek 19 na eshte penguar, biles Greqia ne mos gaboj ne 1976 vuri ligjin famekeq te ndalimit te shqipes publike, qe lidhet edhe me mospranimin prej Greqise te ekzistences se minoriteteve .

    Laicizimi tek ne ka shkuar perkrah lirise se ndergjegjes, jo si liri fetare , por si liri e te qenit shqiptar, dmth liria e ndergjegjes nder ne eshte e lidhur ngushte me konceptin e shqiptarise.
    Po vete Greqia ne fillim te viteve ’90, ushtroi presion shoqeror e shteteror mbi emigrantet per tu mohuar lirine e ndergjegjes.
    Ne Kosove sot e kesaj dite vete nderkombetaret ushtrojne presion te vazhdueshem mbi lirine e ndergjegjes te qytetareve shqiptare. Biles ne Kosove eshte edhe paradoksi qe ne emer te bashkejeteses nder-etnike, shqiptareve kerkohet tu mohohet liria e ndergjegjes.

    Qe te mos e tjerr shume, Topi si president e ka detyre de facto, ruajtjen e lirise se ndergjegjes nga kalon shqiptaria, dhe permendjen se vete liria fetare kalon nga liria e ndergjegjes por nuk eshte e njejta gje, pa liri te ndergjegjes nuk ka as liri fetare, ‘pa Atdhe nuk ka Fe’.

    1. Hyllin, nga lista e autorëve që kishte sjellë Presidenti, unë vetëm shkrimtarët e vjetër katolikë vura në diskutim, jo të tjerët.

  2. Lidhur me ndalesat e aplikuara nga Greqia qe Hyllin permend ketu. Eshte e vertete se shteti ne nje menyre apo ne nje tjeter ka ne dore te aplikoje masa te drejteperdrejta apo te terthorta ne funksion te qellimeve nacionaliste. Greqia spikat ne kete rast me teresine e masave qe lidhur me shqiptaret perbejne problemin me te vogel. Brezi kufitar greko-maqedon eshte shume me problematik.

    Nga ana tjeter eshte me interes te kuptohet sesi problemi shqiptar per Greqine eshte zgjidhur nga vete shqiptaret.
    Nje shembull i mire per kete eshte raportimi i Maria Telalian, Keshilltare Ligjore, Kryetare e Seksionit te se Drejtes Nderkombetare te Departamentit Ligjor ne Ministrine e Jashtme greke para Komitetit per Eleminimin e Diskriminimit Racial.

    Lidhur me shqiptaret;

    “Turning to the Albanians residing in Greece, the delegation said that these Albanians were not considered as part of a minority but that they were migrant workers and they enjoyed all their rights.

    While neighboring countries had recognised dozens of minorities, as noted by the Experts, the delegation said that minorities had nothing to do with their numbers, but with actual criteria. There were no other such groups in Greece. Also, the Albanians were not asking for their recognition as a minority; they were completely integrated in the fabric of the country. There was no question in identifying them as a minority in the technical or legal term”.

    Perkthej : “Duke iu kthyer ceshtjes se shqiptareve qe jane rezidente ne Greqi, delegacioni (zyrtar grek) u shpreh se keta shqiptare nuk konsideroheshin si pjese e ndonje minoriteti, por ata ishin emigrante ekonomike qe si te tille gezonin te gjitha te drejtat.

    Ndersa vendet fqinje (me Greqine) kane njohur minoritetet, sic u nenvizua nga ekspertet, delegacioni u shpreh se minoritetet nuk kane te bejne aspak me numrin e tyre, por me kriteret ne fuqi. Nuk ekziston nje grup tjeter i tille ne Greqi. GJITHASHTU SHQIPTARET NUK PO KERKONIN PER NJOHJEN E TYRE SI MINORITET. Nuk ka dilema rreth identifikimit te tyre si minoritet si ne kuptimin ligjor ashtu edhe teknik te termit”.

    Me poshte vijon seanca e pyetje pergjigjeve mes delegacionit grek dhe perfaqesuesve te Komitetit qe nuk kane harruar te bejne ate pyetje qe nuk e kane bere KURRRRRRRRRRE mushkat qe drejtojne Atdheun tone te dashur.

    “Sa eshte numri i qytetareve greke me origjine shqiptare?”

    http://macedoniaonline.eu/content/view/7827/46/

    Pse e solla kete pasazh ketu te publikuar ne 12 gusht 2009 dhe qe ne Shqiperi u percoll me nje gjume te plote ?

    Sepse thuhet shprehimisht qe e drejta e shqiptareve nuk njihet, sepse nuk kerkohet. Ndaj te flasesh sot nga pozitat e viktimes, jo vetem qe vazhdon ta lexosh fuqine tende me parametrat e nje situate historike qe ka perfunduar, por pasqyron nje mendesi prej rajaje qe nuk kupton dot boten qe te rrethon.
    Diku delegacioni grek shprehet se “shqiptaret jane pjese e struktures se Greqise” -per emigrantet. Kete gje e kam hasur edhe nje punim te revistes Limes per emigracionin, qe pavaresisht se i rendiste shqiptaret nder komunitetet e para, kur vinte puna per renditjen e kercenimeve kulturore apo demografike qe parashikohen nga emigracioni i perjashtonte nga lista.

    Cili eshte problemi i problemit shqiptar per fqinjet atehere ?

    Nga sa mund te kuptohet numri nuk eshte ; artikulimi politik po. Dekorimi i Presidentit qe me shume sesa foli, pare ne kontekstin e 20 viteve tranzicion Shpertheu, ka me shume rendesi sesa vete motivacioni. Dekorimi (Skenderbeu i ka patur te kater besimet) behet kufizues per veprimtarine e klerikeve te cileve jo vetem u kujtohet se liria e tyre brenda domeneve religjioze eshte relative, por edhe se Financimi i tyre nga Jashte eshte i njohur si Problem me vete.

    Sa i perket Janullatosit – qe pavaresisht te gjithave nuk e mori dot nenshtetesine – mund te pritet tanime nje largim me dafina. Eshte me shume vlere te njihet edhe mendimi i “pales tjeter” per kete gje dhe me mire nga kushdo kete e ben ky ketu:
    http://www.rieas.gr/index.php?option=com_content&view=article&id=289&catid=17&Itemid=74
    Nenvizoj se siti eshte shume serioz.

    Nga ana tjeter dekorimi vendos shenjen e barazimit mes komuniteteve fetare ne Shqiperi perpara regjistrimit te popullsise qe ka gjase te ndryshoje raportet aktuale. Ne nje fare menyre vete kreret e komuniteteve me marrjen e titullit kane pranuar ndoshta te detyruar se jane pjese e lojes politike me shume sesa fese ne vetvete, edhe pse motivimin njeriu e merr nga drejtime te ndryshme.

    “Harmonia fetare eshte e shqiptareve dhe jo e Institucioneve te religjionit, prandaj keto te fundit eshte shume mire qe te mos luajne me dekoraten e Skenderbeut”, mund te lexohej mesazhi i Topit, te cilin ai natyrisht nuk e ka shkruar vete. Dallohet edhe nga stili ne fakt.

    PS: Per perkthimin…

    1. Theollogos:

      Klikova ne kete sajtin te cilin e nenvizove si “shume serioz” dhe pashe qe artikulli pas klikimit eshte i Stavri Markos. Sajti mund te jete serioz cdo here qe nuk boton Stavri Markon, pra jo ne kete klikim.

      Sajtin nuk e ben dot serioz prania e nxehte e Daniael Pipes, as e ish-shefave ballkanike te sherbimeve sekrete.

      Nje copez me poshte nga artikulli i Stavrit, pa i hequr asnje presje, pervec anglishtes se plazhit, tradheton komplet edhe gjithe pjesen tjeter te seriozitetit te autorit, nje shqiptarofob pa komplekse ky, sipas shumices se gjasave.

      “The Association “Chameria” a Muslim community which habituates in Albania, escaped from Northern Greece in 1944 as “collaborationist with axes fascist forces” has demonstrated near the Greek borders in Southern Albania, demanding and protesting to Athens for their “home land rights” lost in Greece. ”

      Kush deshiron ta pergenjeshtroje ose jo shijen e fjalise me siper, per t’i edhe nje dore Stavros Markos-it, mund te konsultoje blogun e tij, i cili ne menyre kuptimplote titullohet “SManalysis”.

      1. Edhe cfare shikon ti te keqe te citimi i Stavrit apo emrin e Stavrit vetem ? Sepse une per vete shoh dhe kuptoj sesi te tjeret e zhvillojne propaganden ndaj nesh. Aq me shume kur qendra te tilla nuk kane zakonin tone te lashte te te ndejturit. Nese camet konsiderohen si bashkepuntore te nazizmit nga njera pale, kjo vetem sa me bind se politika ne Athine nuk ka vullnetin per te hapur diskutime rreth kesaj ceshtjeje qe e rithem; nese nuk Flitet nuk ka per t’u konstituuar as si ceshtje. Nga ana tjeter fakti se ne Greqi pas luftes se Kosoves kane filluar gjithnje e me shume te trajtojne si pjese te analizes se brendshme problemin cam te inkuadruar gjithnje si pjese e pretendimeve nacionaliste shqiptare deshmon se ca kembana sikur po bien. Ne kete rast me duket se Greqia apo grupe ne te, po ndjekin politike preventive. Thene ndryshe Mbrojtese. Dhe ky eshte tipar edhe ne shkrimin e Stavri Markos per te cilin une kerkoj dicka prej teje : Ta pergenjeshtrosh ne vertetesine e fakteve qe percjell. (citimi yt eshte qendrim politik i Markos dhe jo fakt i pakundershtueshem, perndryshe te njejten gje bejme edhe ne ne debatin tone per L2B)

        Tito ishte fitimtar ne L2B, por kroatet kishin njollen e bashkepuntorit, Kosova po keshtu, por edhe nje pjese e Camerise, sikurse Balli Kombetar (pertej arsyeve historike per kete gje). Tani nese te tjeret jane me te zote qe keto elemente t’i marrin e t’i gatuajne mire si gjelle propagande antishqiptare, atehere mua nuk me mbetet vecse te admiroj talentin dhe vullnetin e tyre. Natyrisht e kuptoj se Stavri flet sipas interesit grek, por eshte mire qe ai flet. Nuk mund te vazhdojme me si ne kohen e pare qe sa botohet dicka kunder nesh te dalim i t’ia kepusim; shovinistet, maskrenjte, se jo per gje po dukemi si te pagdhendur. Ja flet Bollano, thote cfare i do e bardha zemer, nuk i pergjigjet njeri fare. Pse ? Po sepse ai ate pret, te hapet debati per keto pune, te krijohet nje thyerje brenda, te zhvillohen ngjarjet pikerisht sic kerkon logjika e Sabri Godos e ndonje tjetri. Kerkon materialin per akuze.
        Artikujt e sitit qe citova, por edhe te serbiana.com, rinascitabalcanica.com (te kjo e fundit ka abonime nga Shqiperia, perfshire edhe ndonje politikan), apo edhe ndonje tjetri ne fund te fundit ofrojne pervec optikes se “kundershtarit” edhe nje analize alternative te ngjarjeve, te cilat ne Shqiperi percillen me nje monotoni shurdhuese. Nuk kemi vetem ne memorie historike, kane edhe te tjeret; madje me te kultivuar dhe me te hapur. Nga ana tjeter ne me kete reshtimin e verber PRO me te fortit, a po bejme valle gjene e duhur, apo edhe njehere tjeter perserisim veten ne te njejtat gjera ? Per kete po sjell nje pasazh qe me ka bere pershtypje nga kujtimet e Kardelit botim i 1982 i Prishtines. (besoj se me Kardelin nuk ke gje).

        “Ne konferencen e Parisit na erdhi per vizite Caldaris dhe na propozoi qe te bashkepunojme ne drejtim te Shqiperise. Ne e kundershtuam dhe i thame se me popullin, (lufta e te tjera si keto budallalleqe). Ai duke dale tha se “shqiptaret i kane tradhetuar te gjithe ne rastin me te pare. “Por jo komunistet shqiptare”, i thame ne. “Per fat te keq ajo c’ka tha ai u vertetua”

        Per me teper po jap ate cfare me tha Stavri njehere kur brenda nje dite u dha vendimi per ndjekje ndaj Bollanos dhe Nikollaq Neranxit; “Brenda nje dite ky shtet merr si te pandehur dy himariote”. “Si ka mundesi o njeri – i thashe – te shkoi mendja deri ketu?”. “Nuk i njeh ti keta”, me tha; njesoj si mamaja e Spahiut te “Dora e ngrohte”.

        1. Theollogos,

          me ler te kuptoj dicka: kur ti shkrove ketu se sajti eshte “shume serioz”, une cilesorin ia mvesha cilesise teknike te sajtit, por me ta klikuar nuk gjeta cka kujtova se u reklamua.

          Kam pershtypjen se gabimi qendron me mua. Sapo ti sqarove ne mesazhin e fundit se sajti te ndihmon te kuptosh qendrimin e “atyre” ndaj “nesh” (peremrat po t’i huazoj), ia gjeta vetetimthi vendin cilesorit “shume serioz”. Per te thene te njejten gje, une do te kisha shkruar dicka si “sajti duhet marre seriozisht” ose “perkunder premtimit te pambajtur per te komunikuar ne anglisht dhe perkunder paranojes strukturale, sajti shpreh krejt seriozisht qendrime mjedisesh te rendesishme helenike” etj. Krahasimisht, nje marinar i dehur me nje shishe te thyer ne doren tjeter, “eshte shume serioz” ne ate cka kerkon te komunikoje, po aq, a ne mos ca me shume, sa edhe nje Phd i kujtdo fushe. Une e njollosa si joserioz sajtin, sepse neglizhova spektrin praktik tek serioziteti i tij. Prania aty e specialisteve te sherbimeve sekrete nuk duhet te me kishte lene te gaboja.

          ps: me Kardelin nuk kam asgje. Me Tsaldarisin po ashtu. Se kur nje grek thote per shqiptaret – te pabese, e une rrethohem nga mijera shqiptare qe me thone qe nga vegjelia po te njejten per grekun, si ta shikoj qimen ne syrin e ketij une pastaj? Si tha ai-Nuk i njeh ti keta (dmth ne).

          1. Pavaresisht njollave qe leshon ti apo ndonje tjeter, une do vijoj te lexoj. Nuk besoj se patriotizmi yt apo edhe i te gjitheve marre se bashku mund te behet kushtezues per te selektimin e burimeve te informacionit. Te lexosh dicka nuk do te thote te pranosh ate qe tjetri thote, sikur ben ti ta zeme me raportin e permbysur Stavri Marko=cilesia e sitit. Nga an tjeter une jam i bindur se pertej politikave qe gatuhen aty disa te verteta ka; nuk besoj se jemi engjejt e historise.
            Lidhur me ato qe thote Marko per shqiptaret dhe qe kur mi thote mua une qesh sa me dhemb barku (ka fantazi te jashtezakonshme ai njeri, ndoshta ndikon fakti se eshte dhender ne Terbac) mendoj se nuk jane vetem shprehje e mjediseve histerike nacionaiste si siti ne fjale.
            P.sh edhe ne fushaten e fundit elektorale ne Greqi, dy partite kryesore ne gare zhvillonin fushaten ne Veri duke iu referuar njerezve me emrin Epiriote dhe rajonit me Epir. Kur zv.ministri i Jashtem (ose i drejtesise) Kasimis erdhi ne Himare me kete rast zhvilloi fushate ngritur mbi termin Vorioepirote. Asnje reagim nga Politika jone.

            Do thuash ti keto jane cikerrima. Une them se per nje cikerrime si emri po mbahet varur nje krize ne Maqedoni. Por edhe ne planin personal mua nuk do me pelqente qe ne Tirane te me bertisnin: pse flet keshtu ti je Shqiptar, ndersa kur dikush vjen nga Athina ne qytetin tim te me etiketoje si Epiriot… Ti e pranon kete gje lehtesisht ?

            1. nuk e di ku i gjete njollat qe paskam leshuar, po nejse. po ashtu nuk di duhet te dyshosh se po pengoj njeri (si mund ta bej kete?) te mos lexoje sajtin e sipercituar ku shkruan Markosi, kur une ofrova si reference edhe blogun e tij personal. nga ana tjeter, te miratova per “shume seriozitetin” e sajtit, sapo e kuptova ku e kishe fjalen, gjithe pa harruar te them se sajti kuterbon provincializem (konfortues per nje banor province si une), konspiracionizem dhe paranoje. ti thua se disa te verteta paska aty:patjeter.nuk ekziston asnje dokument i shkruar ne historine e njerezimit qe te mos permbaje ndonje te vertete.
              per patriot te lutem mos me akuzo. nuk e ke idene se sa pak e dua shtetin ku qelloi vendlindja ime. ne u futte ne konkurence Markosi, e kuptoj qe nuk kam gje ne vije dhe mbase dal pak me patriot, po kjo eshte tjeter gje. barcaletat qe tregon Markosi per shqiptaret apo barcaletat e aplikuara te politikes greke, dhe heshtja zyrtare e shqiptarokrateve per to, thjesht popullojne artificialisht republiken tone me shqiptare profesioniste, qe nje dite do federohen medoemos, e nuk e di a do jete shume e bukur ajo dite. pranoj se edhe une behem “part time” shqiptar, vetem kur lexoj anglishten e Stavros Markosit me shoke. Markosi e di fatalitetin e kesaj marredhenieje kunderproduktive qe krijohet ne skaje te aksionit te vet, po ca gjera jane me te forta se ne dhe na vene perpara dashkapadashka.

              GJITHSESI, per te mos abuzuar me siper temes, presidenti kesaj here mendoj se i ka perdorur mire dekoratat qe i mban ne menge si As. PO behet njezet vjet Janullatosi ne kete vend si kryepeshkop dhe i fryjme kot harmonikes fetare te tolerances, nese tjetrin kisha e vet e ka pranuar si bari, por shteti nuk i jep ende pasaporte. nje dekorate strategjike nuk ben keq si nje gjysemshenje normalizimi zyrtar, deri ne nje moment te dyte normalizimi final (hiresia e tij qe tani eshte burre i vjeter ne moshe).

              1. Une e njollosa si joserioz sajtin, sepse neglizhova spektrin praktik tek serioziteti i tij”. Thua ti keshtu.

                Tani une e marr seriozisht kete pune dhe me duhet ta pranoj (edhe pse nuk me pelqen) qe ky eshte i vetmi mjedis ku mundem qe ta ushtroj lirshem mendimin tim per keto ceshtje. Ate mendim qe kam. Ve re ne disa komente – nuk e kam problem – nje stilizim ironik dhe qesendises, a thua kjo eshte ceshtja qe po flitet. Une nuk mbroj Markon, edhe pse e njoh mire – pike se pari se nuk ka nevoje dhe pike se dyti se mbrojtjen/ndihmen ai e merr nga gazetare te njohur si nacionaliste te nxehte shqiptare. (ne forma qe dihen)

                Me thua se siti kuterbon provincializem – me ndihmove more zoteri. Provincializmi eshte politike ne Ballkan, edhe kur humbet sensi i realitetit. Gjithesesi mendoj se ky nuk eshte rasti. A nuk eshte meria jote me Stavrin apo leximi qe i ben ti veprimtarsise se tij nje mendesi provinciale ?

                Nga ana tjeter duke u nisur nga pseudonimi hipotetizoj se duhet te jesh cam – ne kete rast komenti yt perkon me shume me nje konflikt interesi sesa me nje qendrim kritik. Kjo ndoshta shpjegon edhe faktin pse gara jote per atdhedashuri ka si standard Stavrin qe me duhet ta them se vendlindjen e vet e do shume – kuptohet jo per Prona, por per ate qe ka Qene. Ky eshte gabimi i tij, por ne as vetes nuk mund t’ia mohojme pak Nostalgji.

                Une refuzoj te pranoj se nacionalizimi qofte si projekt teorik, qofte si ide qe gjallon ne turma, ne rajone te izoluara historikisht apo me memorie te kushtezuar nga ngjarje qe meritojne zbardhjen e plote te na diktohet si e vetmja rruge nga kalon Interesi i perbashket i shqiptareve. Ai paralizon dinamiken e interesit si te tille, sepse priret te ngurtesoje ato ne disa parime qe ose keqkuptohen ose redukohen ne klishe elektorale. Per kete arsye behet vetvrases.

                Dhe ne fund; vajte nga vajte dhe krenarine me te madhe e gjete tek aftesia jone per te asimiluar mire gjuhe te huaja. Edhe ne kete rast – me mire se Ata.

                Nuk e di c’te them vetem se edhe greket edhe camet i njoh njesoj mire. Dhe di te bej te pakten dallimin njerezor se kombesine ma ka taksur tjeter kush si te gjitheve xhanem.

                1. Nga pseudonimi doli se mund te jem cam, dhe vertet qe mundet. Sot ne Shqiperi dhe Greqi te pakten, “cam” eshte emertese per nje identitet politik me teper sesa per nje te tille etnoregjional, dhe keshtu eshte vetem ceshtje deshirash apo strategjishe te tjera emocionale ajo cka mund te me beje te hyj e te dal nga te qenit cam kur e sa here te dua. Prano qe eshte me e veshtire te lokalizohesh kur ke pseudonimin tend sesa timin Theollogos, sepse nje kenge came duhet t’u perkase vetem cameve, kurse nje term savant greqisht, botes mbare. Edhe ne Shqiperi.

                  Nese jam cam, thua ti, paskam konflikt interesi me Stavrosin, e nuk mundem te gjykoj mbi te. Me sa di une, himarjotet (edhe ata qe ndjehen greke), te djeshem a te sotem, nuk kane pasur ndonje konflikt me camet. E nese nje cam paska konflikt interesi perballe nje “greku himariot”, i cili perfaqesoka keshtu historine ushtarako-juridike te Greqise zyrtare, a nuk calon pak balanca? Qe kur keshtu paska me nje ane greke (perfshi edhe himariotet ne kete emertese) e me tjetren vetem came? Pse nuk shtrihet dot konflikti im i interesit me grekun tek cdo jocam shqiptar, kur ky konflikti -sipas teje- po prek nje himariot sporadikisht grek? Cami u zbrazka nga shqiptaria me lehte se himarioti te karikohej me grekeri?

                  Qe t’i jesh besnik deshires se shprehur per te refuzuar tufezimin e shqiptareve permes banaliteteve te nacionalizmit (gje qe e ben ne nje fare menyre kur shquan camin si te vecante), ndiq te njejten rruge edhe me te tjeret, psh. duke dalluar himariotin grekofon prej kusurit te grekeve. Eshte shume me e thjeshte.

                  Dhe nuk kam shprehur asnje krenari per mirenjohje shqiptare te gjuheve te huaja, karshi mosnjohjes se anglishtes prej grekeve. Ky vizion gare me duket se po me projekton pa te drejte. Edhe nje here; ishte vetem nje konstatim mbi teknikalitete te rendesishme nje sajti qe u paraqit si serioz.

                2. Ne fakt eshet bere e qarte prej kohesh qe jo vetem nje kenge, por cdo gje came u perket vetem cameve. E njejta mund te thuhet per kosovaret qe ruajne nje tipologji reagimi ndaj fqinjeve, tipologji te cilen e njohin si te vetmin gjykim ekskluziv politik pertej te cilit qendron vetem shitja. E thashe edhe ne komentin e meparshem qe jane dy grupe etnoregjionale (per mua ) me memorie historike te traumatizuar qe kthehet ne nje instrument gjykimi politik kondicionues me premise te fundit nje nacionalizem historik qe nuk i perket me te gjithe shqiptareve. Thene ndryshe nje cam perkundrejt nje greku nuk ka me shume nje paragjykim nacionalist teorik, sesa nje konflikt interesi apo edhe nje ndjenje hakmarrjeje. Dhe kete kisha parasysh kur thashe se reagimi yt me shume sesa qendrim kritik ishte qasje emocionale. Pse nuk kam njohur une asnje cam qe te mendoje ndryshe nga ty, ma shpjegon dot ti kete ? Apo se ndergjegja e tyre na qenka kulloshtra e Rilindjes sone te dashur te cilet ne te shiturit dhe te palokalizuarit e kemi futur poshte minderit te avllise ?

                  I di ti ku eshte ndryshimi mes cameve dhe himarjoteve ? Keta te fundit kane zgjedhur te deklarohen greke, camet nuk e kane patur mundesine e zgjedhjes. Ka rendesi te thuhet kjo gje se Hasanet e patriotizmit u bene Jani sa hap e mbyll syte, Kastriotet – Andone e keshtu me radhe. Normalisht une e di jetojme ne Shqiperi dhe cdo gje justifikohet. “Shtyje tutje ce vret mendjen edhe ti” – formula kryesore.

                  “Qe t’i jesh besnik deshires se shprehur per te refuzuar tufezimin e shqiptareve permes banaliteteve te nacionalizmit (gje qe e ben ne nje fare menyre kur shquan camin si te vecante), ndiq te njejten rruge edhe me te tjeret, psh. duke dalluar himariotin grekofon prej kusurit te grekeve. Eshte shume me e thjeshte”

                  Pse ta bej kete nuk me thua ? Prej 20 vjetesh ne Himare fushaten kryesore elektorale e bejne deputete nga Athina, qe si te tille vetunifikohen me himariotin si vellezer te nje gjaku dhe jo si lidhje qe i bashkon vetem Fonia e zgjatur ne emertesen e pergjithshme. Dua te them, kusuri i grekeve i ka ndihur vetes dhe jo ndonje manari qe i eshte ngjitur e nuk i shqitet. Sa per informacion, Vangjel Dule – dropulliti i Omonias sikur fitoi me votat e Himares apo e kam une gabim ? Se desh e hengri Saliu kesaj radhe fare, por ia shpetoi koken grekofonia se Himares sone te dashur. (Ndoshta grekofonia eshte pjese e padukshme e polifonise qe karakterizon Jugun)

                  Sa per lokalizimin sipas pseudonimeve them se ke njefare te drejte, mgjth cengeli im nuk lidhet me kuptimin por me fshatin e Sarandes me te njejtin emer. Prandaj tani qe thashe u lokalizova edhe me mire se ty.

  3. Urime presidentit Topi per kete qendrim. Nga te paktat raste kur ka bere bold moves tamam sipas tagrit te presidentit.

    Hyllin besoj e ka shpjeguar shume mire lart. Dmth sipas vendit behet dhe kuvendi. Nese ne Greqi apo ne Arabi feja ben ligjin, kjo s’i jep asaj pushtet absolut apo dalje mbi pushtetin ligjor dhe frymen shqiptare/kombetare ne Shqiperi.

    Keshtu qe s’e kuptoj tamam ku qendron objektiviteti yt ketu Xha xhai. Nese elemente pararendes te shtetit shqiptar kane bere rolin e lavires se nenshtruar dhe kane pranuar p.sh. te kene nje grek ne krye te kishes autoqefale shqiptare (i cili po ta shikosh ne faqen e kesaj kishe i jep themeluesit te saj, Nolit, nje rol komplet te zvetnuar sikur te kishte qene nje sekretar atehere), dhe ky tani eshte bere si gozhda e Nastradinit qe lejohet akoma te jete ne krye meqe ka kaq shume kohe qe eshte ne krye, kjo s’do te thote qe presidenti i republikes s’ka te drejte apo s’duhet te theksoje qe Shqiperia s’eshte nje extension i Greqise po komb e shtet me vete, dhe qe “kur je ne Rome sillu si romaket”.

    1. Po ti vërtet s’paske kuptuar gjë, Xhib.

      Çështja qëndron këtu – për mendimin tim: te qëndrimi i presidentit Topi ka një kontradiktë të madhe; më një anë i fshikullon klerikët, më anë tjetër i dekoron. Më një anë u kujton se fetë nuk po e ndihmojnë shtetin shqiptar (dhe tërthorazi shoqërinë shqiptare dhe qytetarin); më anë tjetër, u jep një titull të lartë, me vlerë të madhe kombëtare.

      Unë jam me Topin në këtë rast; në thelb. Madje unë mendoj se nuk kishte ndonjë arsye, që këta katër klerikë të nderoheshin kaq shumë; por presidenti shqiptar me siguri është më i informuar se unë, prandaj mos ma dëgjo shumë fjalën. Sot Pëllumb Xhufi në “Shqip” thoshte gjëra të ngjashme, edhe pse nga pozita të ndryshme nga të miat.

      Por Presidenti përfaqëson shtetin; dhe duhej ndoshta të sqaronte, për publikun, se çfarë kanë bërë këta të katërt, për shtetin shqiptar dhe për Shqipërinë, që të meritojnë dekoratën. Jo çfarë kanë bërë për Krishterimin dhe Islamin, as për besimtarët përkatës; jo çfarë kanë bërë për financuesit e tyre të shumtë, as për politikën e kuadrit që kanë ndjekur, duke i mbushur radhët e klerikëve të lartë – siç e kujtonte mirë Xhufi – me të huaj; se për këto gjëra nuk ka pse t’u jetë mirënjohës as shteti shqiptar as presidenti.

      Prandaj, Xhib, unë të lutem t’i lexosh pak më me kujdes ato që gjen në PTF; nëse merr mundimin t’i lexosh, natyrisht, kur të bie rruga. Një fluturim i shpejtë, diagonal, nga kreu në fund nuk mjafton. Ato që shkruaj, unë i mendoj mirë paraprakisht dhe shpenzoj shumë kohë të çmuar me to; dhe çfarë është më e rëndësishmja, i shkruaj për një lexues të mençur, që është i gatshëm të vrasë mendjen së bashku me mua.

      1. I nderuar Xha xhai, nuk dua te bej polemika, por replika. Polemika asnjehere s’eshte qellimi,edhe kur nje replike ne debat eshte ne forme kritike.

        Dhe natyrisht e lexova me kujdes artikullin tuaj, i cili fillon ne permendjen e fjales se presidentit me nje epitet te theksuar bold “kombetarist” (s’eshte nevoja te ve ne dukje qe kjo fjale ne varesi ka kuptime pozitive ose negative) dhe vazhdon me shume kritika e kontraditka–sipas jush–ne kete fjale te presidentit.

        Diku nga fundi pastaj thoni se jeni dakort, por habiteni pse Topi (nje politikan gjithsesi) perdor dhe karroten dhe shkopin. Cfare ka per te habitur ne kete taktike, sidomos po te kemi parasysh kontekstin e historine, sidomos midis Shqiperise e Greqise, e cila e nguli priftin grek si kalin e Trojes me force qe ne kohen e Ramiz Alise, prift ky i cili ka bere cmos qe te zhbeje frymen qe themeluesi i kesaj kishe, Noli, i dha asaj?

        Nuk mundem te besoj se juve jeni kaq naiv sa te mos gjykoni taktiken ketu, apo te mos dini kontekstin dhe faktin qe tashme pas kesaj historie shteti dhe politika shqipare i ka ‘kembet e lidhura’ ne raport me Greqine, apo qe ta vleresoni si dicka te papranueshme kete taktike te Topit, ku kritikat i ben ne grup, ashtu si dhe cmimet i jep ne grup per te gjithe perfaqsuesit e feve.

        Pra, a nuk eshte shkrimi juaj ne shumicen e tij me kritika e kontradikta per/te Topit?

        Ne kete pike kur perdora fjalen “objeksion” nuk mendoj se bera ndonje paraqitje te padrejte te shkrimit tuaj. Mua te pakten kete shije me la, qe juve kishin objeksione ne kete fjale/qendrim te Topit.

        Pertej kesaj fjale qe perdora, s’e shikoj se pse ju lindi ideja qe une i lexoj shkrimet e PTF shkarazi apo s’e vleresoj faktin qe juve si autore harxhoni kohen tuaj kur i formuloni.

        Miqesisht. 🙂

  4. Kerkoj falje per nderhyrjen shume lakonike qe bera me siper. Ne nje fjalim te tij, Kryegjyshi Reshat Bardhi, e deklaron pikerisht devizen ‘pa atdhe nuk ka fe’ dhe mund ta verifikoni ne kete link me poshte

    http://www.komunitetibektashi.org/in.php?fq=brenda&m=news&lid=24

    3 fete e tjera, qe ne vathe besoj se mbledhin (teorikisht) shumicen e popullates, nuk besoj se i permbahen kesaj devize. Sic duket presidenti ka ngaterruar bektashiun me popullin ne pergjithesi (jo se jam kunder…duke pasur vete prejardhje bektashiane mund te deshmoj per kete devize)

  5. Po citoj nga një artikull i Ger Duijzings, antropolog në University College, London:

    Megjithë përpjekjet e vazhdueshme [të nacionalistëve shqiptarë, Xh2] për të neutralizuar fenë është interesant fakti që ka patur përpjekje për t’i dhënë këtij ekumenizmi shqiptar një bazë solide fetare. Këtu e kam fjalën veçanërisht nga përpjekjet e poetit kombëtar shqiptar, Naim Frashëri (1846-1900) për të promovuar Urdhrin Bektashi si strumbullarin fetar të një lëvizjeje kombëtare shqiptare që po lindte. Ai shpresonte që bektashinjtë heterodoksë dhe sinkretistë do të mund t’i kapërcenin ndarjet fetare në Shqipëri dhe të vendosnin një urë ndërmjet diferencave të Islamit dhe Krishterimit. Naim Frashëri dukej se besonte se vetëm një lidhje e natyrës fetare do të mund të përforconte bashkimin ndërmjet shqiptarëve, ide kjo që në atë kohë e kishin edhe shumë nacionalistë të tjerë në Ballkan. “Pa fe nuk ka atdhe” thotë një proverb popullor shqiptar…
    [“Qerbelaja e Naim Frashërit”, Përpjekja, 15-16, Tiranë 1999, f.50]

    Të vërehet inversioni në moto dhe zhvendosja e theksit: pa atdhe nuk ka fe është diçka tjetër nga pa fe nuk atdhe… apo jo? Kjo kundërti po më kujtoka edhe, njëfarësoj, dilemën e plakut Ursus te Njeriu që Qesh, i Hugo-it para gjyqit të inkuizitorëve ose nuk mbaj mend kujt: amësia e përjashton virgjërinë, apo virgjëria e përjashton amësinë?

  6. ””Hyllin, nga lista e autorëve që kishte sjellë Presidenti, unë vetëm shkrimtarët e vjetër katolikë vura në diskutim, jo të tjerët.””

    Ne fakt ve ne diskutim krejt letersine katolike, vijueshmerine le te themi, nepermjet njerit prej 2 leximeve te mundshme.
    Ne kohen e shkrimtareve te vjeter katolike islami nder shqiptare ishte dukuri ne lindje e siper, nuk besoj se Presidenti apo kush e ka bere fjalimin nuk e dinte.
    Rilindasit mund te quhen pa ndonje problem shkrimtare te vjeter dhe tu permenden emrat ne kuptimin e origjines fetare, cfare eshte edhe e perputhshme me ceshtjen.

    ””’Sepse thuhet shprehimisht qe e drejta e shqiptareve nuk njihet, sepse nuk kerkohet. Ndaj te flasesh sot nga pozitat e viktimes, jo vetem qe vazhdon ta lexosh fuqine tende me parametrat e nje situate historike qe ka perfunduar, por pasqyron nje mendesi prej rajaje qe nuk kupton dot boten qe te rrethon””’

    Sa te pelqejne qyfyret mer aman. Po ja sipas teje ay komuniteti europian si ka syte ne balle ?
    Kur nje ambasador hollandez leviz bythen per bythen e Klodit, sipas teje ky apo shefi i tij hollandez a europian, nuk i njeh fare problematikat ?

    Po qe camet jane care se kerkuari kete e di ai komisioneri ajo komisionerja ata/ato komisioneret ?

    Cfare duhet, qe te rreshtojme ato tanket e mbetura ne kufi me Greqine, qe Europa ta marre vesh problemin ?

    Ca na sjell kot justifikime idiote te Europes qe si ha as katnari i Taxhikistanit.

    Ceshtja eshte e thjeshte, shqiptaret pesojne presion te gjithanshem, presion qe e ka epiqendren ne vete Brukselin dhe qe ne Greqi apo Maqedoni vepron ne sintoni me greket e sllavet ndersa ne Kosove vepron drejtpersedrejti e ne Shqiperi, si te jete vafti.

    Pse nuk dihet qe ndersa serbi vriste e debonte ne 1998-99, Europa rrinte e bente sehir apo pazare politike, derisa e mori Amerika per veshi.

    Tani na qenkerka faji i shqiptareve qe s’kerkokan te drejtat e tyre.
    Po i shohim keta nderkombetaret ne Kosove se cpo bejne me shqiptaret qe kerkojne te drejtat e tyre.

    AY ambasadori hollandez i Veliajt dhe Klodit, kaq i pranishem dhe i vullnetshem ne problematikat shqiptare pse nuk e denoi gjestin e ushtareve greke gjate parades, ta ngrinte si problem ne opinionin publik europian, apo e ka mendjen tek anusi.

    1. Tani me kete gjuhe qe flet ti nuk mund te shpresosh te debati, dialogu apo edhe qofte te ndonje seance degjimore ku natyrisht ti do te mund te ishe lektori dhe une studenti qe coc i merr koka brenda. Sepse ti kur vjen puna te greket je patologjik; rrjedhimisht e vret arsyetimin qe edhe si te tille ne pergjithesi e ke shabllonist.

      Une doja te nenvizoja faktin se edhe pse jetojme ne boten e internetiti ne veprojme si popull i izoluar dhe me mentalitet provincial. Duke nisur nga politika natyrisht. C’lidhje ka raporti i Telalian me dekorimin e Presidentit ?

      Presidenti shqiptar per here te pare foli me gjuhen e nje perfaqesuesi te Interesave shqiptare, ashtu si i sheh ato Shteti. E perderisa foli do te thote se jetojme ne kohe te tjera nga ato qe lame pas ne 20 vjet. Nga ana tjeter kur nje perfaqesues i shtetit grek deklaron ne agjencite nderkombetare se “shqiptaret nuk i njohim si minoritet se nuk e kerkojne nje gje te tille”, natyrisht more zoteri i nderuar qe po te thone qe jane tuhafe qe shiten per 5 leke dhe nuk vlen qe t’i marresh seriozisht.

      Ti je i lecitur, si i thone, se bythe e zgjuar nuk po me dukesh dhe rrjedhimisht ta zeme konfliktin tibetian mund ta kesh pjese te Abetares se Historise. (njohurite e tua per fshatarin taxhik me siguri i ke si metafore qe te na vesh ne dijeni se e njeh origjinen e Avicenes)
      Tjeter gje une; jam ndergjegjesuar per kete konflikt nga televizioni me protestat e tibetianeve paralel me Olimpiaden (nje menyre shume e mire publiciteti) dhe se dyti kur nje miku im gazetar shkoi ne Kine dhe kur u kthye me tha se ne Tibet shkohej me leje te posacme. Per ta thene me fjalet e tua; po nuk qau femija nuk i jep gji kush.

      Jane 1 milione shqiptare afersisht ne Greqi – me thuaj ti mua tani sa e ndjejne ata se ka vertet rendesi qe jane shqiptare. Sa zbatohen te drejtat e tyre dhe sa e ndjek kete gje shteti yne. Shqiptaret ne Greqi jane shetitur me kafaze neper kamioncina dhe reagimi me i forte ka ardhur nga shoqeria civile greke se shteti yne ka hall te jete i moderuar. Po nese per keto veprime do te protestohej realisht dhe do te kishte reagim efektiv nga institucionet shqiptare cili do te ishte statusi i metejshem i bashkeatdhetareve tane ?

      Me ze ne goje komunitetin europian ?

      Pa shkuar larg, sa pozitive eshte te shikosh qe per te zgjidhur nje krize cfaredo eshte bere refleks te pritet nje deklarate nga ambasadori amerikan ? Ty te pelqen kjo gje ? Mua natyrisht qe jo. Ambasadori hollandez, komisioneri europian, sekretarja seksi qe flet me standardet e Brukselit – ore zoteri je ne vete apo nuk je ne vete ? Se desh besova qe shyqyr qe jane ca si puna jote se do behet Shqiperia. Halli eshte i IMIIIIIIII. Do i dalesh zot vete e jo te pellasesh vetem.

      Permend tanket (ne fakt ti perdor gjithnje terminologjine ushtarake, me siguri do kesh qene i dalluar ne zbor, por edhe pak mburravec). Po c’lidhje ka kjo qe thua njehere ? C’duhen tanket ketu? Po te hapet njehere te vetme GOJA dhe te thuhet se ka shqiptare andej o zoti Minister, ne duhet te dime, kemi te dhena se keshtu e ashtu. Po jo te heshtet dhe vetem te heshtet, perndryshe ca si puna jote nuk duhet te flasin me me ekskluzivitetin e patriotit se nuk i kupton dot njeri.

      Dhe se fundmi; nje njeri por edhe nje grup njerezish qe besojne vertet tek e drejta e tyre, sakrifikojne per arritjen e saj dhe nuk perllogarisin gjithnje koniunkturen per te konfirmuar vullnetin e vet. Komunistet shqiptare fituan perkundrejt cdo gjase pavaresisht se nuk u ndalen te mjetet. Por edhe Kosova eshte nje rast i pamundur thuajse edhe pse SHBA nderhyne ne kohe edhe ne emer te pervojes qe kishin me Miloshevicin. Por Kosoven e vuri ne levizje si ceshtje UCK dhe jo aq konferencat per shtyp.

      Te fala ambasadorit holandez.

      1. Hyllin dhe Theollogos, ju lutem mos u largoni nga tema e këtij shkrimi; marrëdhëniet shqiptaro-greke – letër mizash – i diskutojmë gjetiu.

    2. Hyllin, kjo është çështje vërtet minore; por unë në shkrim e kisha fjalën në atë që veprat e shkrimtarëve të vjetër katolikë të Veriut nuk kanë të bëjnë me harmoninë fetare mes shqiptarëve, prandaj nuk kanë vend në listë.

  7. ””Te jete “Pa fe nuk ka atdhe”? Komplikohen gjerat keshtu…””

    Komplikohen se nuk na jepet domethenia e fjales Fe, kush e ka thene, ne c’kuptim e ka thene, nese i referohej apo jo nje feje te caktuar etj.

    Ndersa fe e atdhe dhe atdhe e fe, jane te shkembyeshme meqe e=dhe=shtese, kur thua pa nje ska tjeter, krijon lidhjen shkak-pasoje.

    Kur Naimi flet per fe ka parasysh perhere natyren, ndersa Fishta pothuaj perhere traditen/folklorin, pervec kur fut krishtin.

    Nderkaq hebrejte apo kinezet apo greket skane ndonje pune ne kete ceshtje meqe spo nxirret ndonje perfundim shkencor, i vlefshem per te gjithe. Te tjeret vlejne per aq sa na ndihmojne te kuptojme domethenien e kaq.

    Per tu kthyer tek Naimi dhe Fishta, ka pika te perbashketa ne mendimin e tyre qe lidhen me natyren, por ka nje ndryshim thelbesor midis tyre.
    Natyra naimiane jepet si paraqitje e Zotit, ku guret, druret, zogjte, malet e fushat, thone emrin e Zotit, mirepo malet e Shqiperise thjesht si paraqitje e Zotit, meqe nuk kane ndonje ndryshim te madh nga malet e Serbise apo Greqise apo te zones klimatike ne pergjithesi, nuk japin ndonje ‘siguri’ mbi Zotin ‘shqiptar’.
    Pra ka nje esence universaliste ne mendimin fetaro-atdhetar te Naimit, qe pastaj ‘rregullohet’ prej formes (malet e Shqiperise).

    Nderkaq mendimi fetaro-atdhetar fishtjan eshte esencialisht shqiptar/nacional, sepse Natyra fishtjane nuk ka nevoje per sforcimet metafizike te Naimit, gjithkush e kupton lehte se per cfare hyjnoreje dhe Natyre flet Fishta, rrjedhimisht edhe Atdheu eshte i percaktuar qarte, Malet e Shqiperise jane malet ku livadhisin Zanat dhe ku dragojte luftojne me kucedren, keshtu qe edhe Zoti e Feja fishtjane kapen mjaft lehte, i kap edhe nje femije qe ka degjuar perralla e rrefenja prej gjyshit.

    Ndersa te dy, arrijne ne te njejtin perfundim se ‘pa atdhe nuk ka fe(per shqiptaret)’, Fishta e arrin nepermjet tradites shqiptare, ndersa Naimi tradites bektashe, panteizmit natyralist.

    Pavaresisht se neve s’na ben shume pershtypje,nga nje ane se sja themi shume, nga ana tjeter se i vleresojme keto ceshtje si budalliqe, esenca e mendimit naimjan, bie ndesh me esencen e mendimit fishtjan dhe tradites, sepse Panteizmi naimjan, nuk njeh asnje fuqi mbinatyrore, pasi Natyra eshte vete Zoti, ndersa Feja fishtjane dhe e tradites i njeh figurat hyjnore si mbinatyrore.

    Me pak fjale metafizika e Naimit bie ndesh ne thelb me metafiziken e tradites shqiptare.
    Kjo nuk do te thote se Naimi nuk eshte poeti kombetar, pasi vepra e tij flet qarte, por vetem se Naimit i ka kushtuar tejmase perputhja e panteizmit universalist bektashi me kombetaren, ka qene i detyruar ‘te kaperceje’ panteizmin bektashjan.

    Ne kete kendveshtrim ka gjasa te mira qe ‘pa fe nuk ka atdhe’ te kete qene shprehje popullore e bektashinjve, meqe Feja/Natyra eshte lenda ku krijohet koncepti i Atdheut.

    Kuptohet qe personalisht s’mund te bie dakort, si fishtjan i mire ne kete pike.

  8. Me ç’del, ka qënë e pashmangëshme që në dekorimin e recituesve, mos përmendeshin poetët. E meqë këta të fundit nuk janë vërtet objektivi, fjalisë për ta i është kushtuar fare pak vëmendje; sa i është kushtuar i është kushtuar vetëm për ta ngritur në nivelin presidencial, zyrtar në fund të fundit. Kështu shkruesi nis me “Veprat e shkrimtarëve të vjetër” në shumës e vazhdon me “ajo” (vepra) e J.D. Radës, e të tjerëve (këtë gabim trashanik shkruesi e ka mbartur nga wiki-shqip, zëri letërsia shqiptare). Tani se si një shkrues i tillë ka arritur ti konsiderojë këto vepra sintezë është një gjë; tjetra është në mos veprat janë sinteza (për sa kanë fe – të pjesëve të shpirtit të këtij kombi), e mbas kësaj të flitet për sintezë të sintezave, por cilën dhe si: “sintezë e mahnitshme e shpirtit të këtij kombi” siç shkruhet apo “sintezë e mahnitshme e besimit në Zot” siç secili nga të dekoruarit reciton kaq sa vjet, e cila harmonizohet në shpirtin e këtij kombi. Dhe më tjetra, në janë veprat sinteza (të shpirtit) të kombit apo (shpirti i) kombi(t) sintezë e veprave të përmendura, në presidencës i duhet ta dijë, duhet ta zhvendosë selinë në Bibliotekën Kombëtare.
    Për të mos hyrë kaq thellë, do kishte qënë më thjesht të mos përmendeshin veprat e poetëve, por ata vetë – si personalitete,- meqë “rilindasit” lë jashtë emra në mozaikun ndërfetar.

    1. Shqip sjell parathënien e botimit të veprave të Lasgush Poradecit, shkruar po prej tij, qe është, sic thuhet, e pabotuar më parë. Ja ç’shkruan poeti:

      Harmonija ime është manifestimi (me anë të vargut) i vetë jetës dhe i vetë botës shqiptare, së kristalizuar në forma të dukshme shpirtërore, të cilat janë simbole të jetës dhe të botës.

      p.s. shkruante dhe për gegërishten e toskërishten, Xha Xhai

  9. Të vërehet inversioni në moto dhe zhvendosja e theksit: “pa atdhe nuk ka fe” është diçka tjetër nga “pa fe nuk atdhe”… apo jo?

    Po eshte tjeter, por te paren e ka thene nje lider zyrtar gje qe mund te merret si baze me teper sesa thenia e nje laiku si Naimi. Shqiperia, me shume se cdo tjeter, eshte shtepia e bektashinjve, baza e sigurt (safe house) e atyre qe jane mbrujtur me sinkretizem, madje vete sinkretizmi e ka shtepine atje (edhe ne Brazil i guess). Keshtu qe nqs e quajm sinkretizmin fe, dhe hapesiren ku vepron sinkretizmi i papenguar atdhe, atehere ‘pa atdhe nuk ka fe’.

    I would defer to Reshat Bardhi on this one.

  10. Është anormal fakti që presidenti dekoron përfaqësuesit e besimeve fetare. Zakonisht janë hierarkitë fetare që japin tituj dhe dekorata, me të cilat pasandaj politikanët mundohen të akreditohen më shumë te elektorati që ndjek atë fe. Mendoj se në një shtet feja duhet të qëndrojë jashtë administratës dhe politikës (në kuptimin partiak të fjalës). Përsa i përket situatës shqiptare mendoj se kemi të bëjmë me një rast mjaft sui generis. Sa më shumë kalon koha dhe aq më shumë bindem se pjesa dërmuese e shqiptarëve nuk e vendos fenë në majë të listës së interesave dhe idealeve. Shumë herë pyetjes nëse beson në Zot shumë të përgjigjen që janë të bindur se ekziston, por jo gjithnjë e lidhin me një përkatësi fetare. Ka shumë të tjerë që deklarohen myslimanë sepse e kanë trashëguar këtë fe nga paraardhësit, dhe e njëjta gjë ndodh dhe me katolikët e ortodoksët.
    Duke mos e konsideruar si një nga pjesët themeluese të ekzistencës fenë, detyrimisht nuk ka konflikt ndërfetar, ose nëse ky eksizton është shumë i vogël në krahasim me konfliktet dhe problemet e tjera. Nëse hierarkitë fetare do punonin aq fort për përhapjen e mesazheve të drejtësisë, paqes, bashkëpumit dhe vëllazërimit, dhe politikanët të ndiqnin deri diku ose të ndiheshin besimtarë, nuk do të kishim kaq shumë korrupsion të përhapur dhe hajdutllëk të isititucionalizuar

  11. ”’Naim pagani nuk eshte poeti im i parapelqyer.”’

    Mos te ngaterrojme paganizmin me panteizmin, e perjashtojne njera-tjetren. Paganizmi eshte nacional, shprehje e qenies se nje populli, ndersa panteizmi universalist nuk lidhet as per largu me qenien e popullit apo etnise me mire.

    Menyra sesi pershqisohet dhe abstraktohet natyra eshte krejtesisht e ndryshme.

    I thua Ismailit:
    ”’une Ju sigugoroj Juve se eshte nje lloj miti tjeter ai i besimit te munguar te shqiptareve.””

    Te jap te drejte, ceshtja eshte se shqiptaret asnjehere nuk kane arritur ti japin forme te qendrueshme besimit te tyre dhe ndersa fete mbertheheshin ne librat e shenjte e perhapeshin (me Shpaten e Krishtit apo Shpaten e Islamit), shqiptaret nga njera ane dukej se besonin e benin be e rrufe per kryq e per gjysmehene, nga ana tjeter mesimet e librave te shenjte, nga nje vesh u hynin nga tjetri u dilnin dhe benin sic kishin bere gjithnje me modifikime shume te ngadalta.

    Sepse feja ne fund te fundit eshte etika e librave te shenjte, sillu sipas Ligjit te Zotit.

    Nga ana tjeter Presidenti nuk ka ndonje limit legalo-institucional ne dekorime, dekorimi eshte akt arbitrar, i lene ne dore te Presidences. Po te kish si njesi matese objektivitetin, dmth kritere te percaktuara qarte, njerezia do zihej per cdo dekorate qe jepej nga Presidenca.

    Kujtojme qe Fatos Thanas Nano ka marre po te njejten dekorate te arte, per sherbime ndaj popullit shqiptar prej Mojsiut. Megjithe respektin qe kam per Nanon, ai dekorim me duket blasfemi. Prit kur ta marre nje edhe Berisha (ne se ka futur ne xhep vjedhurazi).

    Per tu rikthyer edhe njehere tek bes-imi, njeriu duhet te kete bese tek dicka apo dikush, mos ti zesh bese asnjeriu e asgjeje, de facto jeton ne nihilizmin me te plote i cili perkon edhe me nje gjendje te brendshme krejt negative.
    Besa tek dikush apo dicka eshte vete ‘shpetimi’ nga asgjeja.
    Do thoja qe Qenia shqiptare ne formen e saj me te plote paraqitet nepermjet beses, keshtu qe humbja e kesaj paraqitje te kulluar te Qenies, na le ne duart e Asgjese.

    Pyetja qe ngre sot metafizika shqiptare eshte:

    -Ti zesh apo mos ti zesh bese kujt ?

    Kjo pyetje eshte e barazvlefshme me :

    -Te kesh apo mos te kesh bese tek Tjetri ?

    Keto jane pyetjet qe mundojne shqiptarin e sotem. Shume mendojne se e kane gjetur pergjigjen dhe e shpallin hapur:

    -Sot si duhet zene bese askujt!

    Kjo eshte pergjigja e Asgjese, po ne fakt askujt nuk ja mban te jetoje duke mos ja patur besen dikujt apo dickaje. Pra kjo eshte pergjigje false, tregon vetem zhytjen e vazhdueshme ne nihilizem.

    Por, pse Besa dhe jo Asgjeja ?

    Pergjigjen e kemi humbur rruges, pergjate nje procesi ku vete fjales Bese, i kemi dhene domethenie te ndryshme, kemi ndertuar nje peme fjalesh mbi te dhe kemi humbur domethenien zanafillore, kemi arritur ne ate pike sa besen e quajme pa na u dridhur qerpiku ne thelb si ‘virtyt mashkullor’ apo marreveshje pergjate procesit te gjakmarrjes.

    Kjo eshte fjale me zanafille te qarte metafiziko-fetare-shqiptare dhe perfaqeson si e thashe me lart ‘Paraqitjen e kulluar te Qenies shqiptare’.
    Duke qene para-qitje, sipas rrethanave ajo para-qitet ose nuk para-qitet.
    Paraqitja e permbajtjes varet perhere nga rrethanat, asgje dhe askush nuk paraqet gjithcka ‘eshte’.
    Mund te rrije ‘e fshehur’ ne permbajtje per shume kohe e pastaj te shfaqet ne kohe e rrethana te tjera.

    Vete fjala permbajtje qe vjen nga permbaj, tregon nepermjet fjales ‘permbaj’ kuptimin e ‘se fshehures’, meqe permbaj nenkupton ruaj, fsheh.

    Keshtu kjo paraqitje e qenies, mund te qendroje ‘e fshehur’ te mos jete me para-qitje, por sdo te thote qe nuk eshte, do te thote vetem qe nuk duket, sepse ne nuk duam te duket apo pse rrethanat ‘e shtypin’.

    Ne fakt rrethanat fetare ne trojet shqiptare e kane ‘shtypur’ domethenien zanafillore te fjales Bese e me besim, besimtar apo ‘besa e dhene Krishtit/Perendise’, kjo fjale nga paraqitje e qenies shqiptare, ka mbartur ne formen e saj domethenie deri edhe kontradiktore me domethenien zanafillore.

    Prandaj cdo forme Bes-imi qe s’ka lidhje me qenien shqiptare gjithcka mund te jete perpos e denje per shqiptaret, e denje per besen e shqiptareve. Asnje forme e njohur bes-imi nuk eshte e denje per shqiptaret, rrjedhimisht asnjera nuk e denje per tu besuar thellesisht.

    Shqiptaret kane besuar e nje pjese sot beson ne besime te ndryshme, por sot ashtu si dje besimi i shqiptareve eshte dukuri e mbeshtjelle nga tymnaja.
    Per shqiptaret ka vetem nje besim te denje per tu besuar, besim qe gjendet nga pergjigja qe i jepet pyetjes:

    Pse Besa dhe jo Asgjeja ?

  12. Është anormal fakti që presidenti dekoron përfaqësuesit e besimeve fetare.

    Opinioni im eshte qe ne Shqiperi ka nisur te levrijene elemente puritane ngado, dhe dekorimi i ketyre ‘bijve te tradites’ eshte nje mesazh i qarte qe:

    1) puritanizmi perben nje rrezik te qarte dhe prezent per shtetin

    2) shteti do luftoje puritanizmin ne menyre te terthorte.

    1. Grup pyetjesh për ty Qafir Arnaut, por po aq dhe për të tjerët:
      1. Ç’janë këta elementë? Pse puritane?
      2. Si lidhen sherbesat fetare me shtetin? Të kujt janë dekorimet në këtë rast: të atdheut apo të shtetit.
      3. Pse nuk u dekorua tok me këta edhe një ateist? Ja tu jap ca emra: I. Kadare (thonë se s’ka pranuar – do shkruante ky në novelë), D. Agolli, ky dreq i dreqërve, apo fundja i pari që u ngirt e i vuri kazmën fesë apo ndërtesave të saj, se pa kazmën e tij zor se do “ringrihej” gjë.

      1. Besoj se nuk eshte nevoja te zgjatem shume mbi puritanizmin, po le te themi qe per nje puritan me e rendesishme eshte shkronja se sa Fjala. Fjala sesa Paragrafi etj etj

        Si lidhen sherbesat fetare me shtetin? Te patken teknikisht lidhen me ane te Komusionit te Kultit. Efektivisht i lidh ShIK-u. Shteti i Shqiperise eshte pak a shume i deshtuar dhe puritanizmi eshte vetem nje prej kanalave drejt te cilit do orientohet nje pjese e energjive (kanale te tjera jane nacionalizmi dhe komunizmi). He per he, rreziku me prezent eshte ai i puritanizmit.

        Dritero Agolli, s’me rezulton ateist.

        1. Me je shmangur me te gjitha.
          Une do te doja te sqarohesha mbi puritanizmin shqiptar. C’jane keta elemente? C’besojne e nuk besojne? S’di te te them ne abuzon me fjalen, por me duket se me shtyn drejt konfuzionit tek shpjegon puritanin si purist. Po. Eshte shkronja para fjales, fjala para paragrafit, ashtu sic eshte tulla para murit e fidani para parceles; se mos behem puritan pa dashur.
          Sic e shkruan lidhjen e sherbesave fetare me shtetin une mund te shkruaj per lidhjen tone: teknikisht na lidh kutia e komenteve, efektivisht ShISh-i; ndryshe asgje.
          Pyetjet i bera ne grup se nuk besoj u pergjigjemi dot drejt vec e vec. Ose po ta provosh sipas teje del se Kryetari i Shtetit (jo i Atdheut) dekoron nje shtetas te huaj me kombesi jo-shqiptare qe te godase terthorazi shtetasit e vet me kombesi shqiptare. S’ka nene ne bote ti jape gji femijes se fqinjit sepse i saji i kafshon gjirin.
          Duke mos e ditur se ke fut tek puritanet, rezervohem, por po them se as shtetit as Atdheut nuk i vjen dem nga idete, perkundrazi pasurohen.
          Shteti dhe Atdheu nuk mund ti alternojme si te na doje qefi e ca me pak ti perdorim per maske te pushtetit.
          Po mire, ne s’rezultoka dhe Driteroi si ateist, le te gjendet nje, ai i pari që u ngrit e i vuri kazmën fesë apo ndërtesave të saj apo, Servet Pellumbi fjala vjen, ne se ka zene opiumi i fese.
          Kjo puna e Driteroit me coi ne mendje se ne shqiptaret e Shqiperise ne nje menyre apo ne nje tjeter jemi te gjithe te kthyer – karakteristike e perbashket kjo.

  13. Ne fakt pergjigjen e ka dhene njeri nga peshku pa uje, qe citonte poetin kombetar serb, i cili pak a shume thoshte se keta shqiptaret nuk merren vesh si funksionojne, 1 shqiptar myslyman vret 10 turq per nje shqiptar te krishtere dhe nje i krishtere(katolik) vret 10 italiane per 1 myslyman.

    Ne fakt as ne vete nuk e marrim vesh mire si ‘funksionojme’ ne kete drejtim. Ka vetem nje koncept ku mund te gerrmohet ne kete drejtim, sepse e dime qe si ai myslymani ashtu edhe i krishteri dilnin ‘kunder rrymes fetare’ per shkak te atij koncepti.

    Mirepo dalja kunder rrymes fetare, mund te behej vetem per dicka me te shenjte (sacro) sesa feja e kohes dhe vendit. Cila ishte ajo gje, me e shenjte(sacro) sesa feja ? Pergjigjen besoj e gjen kushdo me lehtesi, i pelqen apo si pelqen eshte muhabet tjeter. Pergjigja gjendet lehte sepse ka vetem nje pergjigje.

    Prandaj me shume sesa besen nga pikepamja praktike e nevojave shoqerore te nje periudhe te caktuar, mua me duket me e drejte ta shikoj nga pikepamja fetare, per ti kapur thelbin jo paraqitjet e ndryshme.

    Duhet pare ne radhe te pare lidhja etimologjike mes be-s dhe fe-de e cila nga ana e saj, ka lidhje me greqishten pithtis (fe,besim), pisteyo(i besoj) ose sanskritishten bandh-bid (lidh)apo nje variant tjeter me sanskritishten bud-dha — njoh, vezhgoj, dij (nga vjen vete emri Buda e budizmi).

    Nga keto perafersi ne domethenien fillestare (sematike) shohim se kudo ne cdo gjuhe indoeuropiane ka lidhje me besimin,fene.

    Nga pikepamja fonetike duke qene se kemi p,f,b ne gjuhe te ndryshme, atehere forma fillestare duhet te kete qene ph (e cila jep f ose b), qe ne latinisht dha f ndersa shqip b. Ketu greqishtja ne ndryshim nga latinishtja nuk e ka bere kalimin ph-f, cka do studim me vete apo zanatci te greqishtes se vjeter.

    Po ne shqip mund te kete ndodhur kalimi ph-b, meqe i perkasim grupit iliro-trako-dak ku eshte vertetuar ky kalim.
    Nje fjale tjeter psh eshte trakishtja ‘ph-ur’, keshtu i thoshin bur-rit, nderkaq mora vesh se fundmi se ne bengalezce(gjuhe indoeuropiane) bur-rit i thone pur-ush.

    Po ashtu nje fjale tjeter eshte trakishtja phir = bir ose bil e ilirishtes qe ka dhene bij(e), nderkaq latinishtja ka zbatuar kalimin e ph-f, sepse ka dhene fil-ius.

    Tani, perballe ketyre gjerave, o mund te qendrosh skeptik, dmth te kesh nje mendim (subjektiv) qe te pelqen, ose mund te germosh per te kuptuar lidhjen mes beses dhe fese.

    Mua sme pelqen ti injoroj keto perafersi te cilat mund te na ndihmojne te kuptojme ‘si funksionojme’ apo te pakten si funksiononim, meqe poeti serb nuk besoj se ka qene ndonje nacionalist shqiptar mistifikues identiteti. Nese do i themi edhe atij mistifikues i identitetit shqiptar, atehere kot sa merremi me kete pune, me mire i fusim nje dopio konjak a ponç dhe bejme gallata.

    Do thuash ti, po mire a e ke kuptuar ? Sigurisht qe ende jo, por mendoj se jam ne rrugen e duhur.
    Kur sheh zanafillen e gjerave nuk mund te injorosh dot fene, ai qe merret me zanafillen e shkrimit i duhet te merret me fene, ai qe merret me pikturen do perplaset tek feja, po ashtu ai qe merret me muziken moderne do gjeje fene, kush merret me etiken do thyeje prape koken tek feja, llogarit qe vete fjala Buda si me lart lidh fene , me njohjen,dijen, vezhgimin.

    Mirepo vete feja eshte dukuri,paraqitje e dickaje, ‘nje pergjigje’ dhe pikerisht e vete pyetjeve te njeriut.
    Feja eshte pergjigje e pyetjeve te njeriut dhe pyetjet jane paraqitje e mendimit te njeriut. Njeriu qe s’pyet eshte njeri qe s’mendon ne cdo kuptim te mundshem te fjales mendoj.

    Ne kete pike po permend nje pohim qe e vleresoj tejmase, ndoshta pohimi qe vleresoj me shume.
    Il pensiero é il pensiero dell’ essere, dmth mendimi eshte mendimi i qenies.

    Ne kete kendveshtrim vete feja si pergjigje e pyetjeve, eshte paraqitje e mendimit (te qenies).

    Pra per te kuptuar fene nga pikepamja kohore nuk mund te mos arrish tek metafizika, sepse metafizika eshte themeli i fese apo permbajtja e fese.
    Njeriu ben pyetje dhe feja ka kuptim si pergjigje, kur kjo eshte pergjigje e metafizikes.

    Ashtu si tek arti, arti eshte pergjigje e metafizikes, apo estetika apo etika. Te gjitha pyetjet qe kane te bejne me zanafillen e dickaje jane pyetje qe kerkojne ne radhe te pare pergjigje metafizike . Kjo eshte edhe arsyeja pse te gjithe ata qe kerkojne zanafillen e dickaje perplasen tek mjedisi fetar apo konceptet fetare.

    Ne me besen pervec lidhjeve gjuhesore indoeuropiane kemi nevoje per te kuptuar mendesine e kaluar fetare. Por mendesia e kaluar fetare nuk mund te shkeputet nga cfare rezulton realisht te kete qene me ‘e shenjte’ se fete qe kane kaluar apo qendruar ne Shqiperi.
    Harmonia fetare apo mostherja e ndersjellte me mire, vjen pikerisht nga fakti qe ka pasur dicka me te shenjte (sacro) sesa fete apo Hyjnite e tyre, librat e ligjet e tyre.

    Harrojme lehtesisht se gjermaneve vete ndarja brenda krishterimit u kushtoi 1/3 e popullsise gjate lufterave fetare dhe zmadhojme njekohesisht cikerrimat tona.

  14. Si nga maja e Olimpit, ja edhe opinionin i historianit të shquar gjerman (pardon, zviceran), Oliver Jensen Schmitt:

    “Grupi më i gjallë nga ana intelektuale ka qenë pa dyshim për shumë kohë popullsia ortodokse në Shqipërinë e sotme jugore. Kjo është edhe një trashëgimi e dimensioneve të mëdha hapësinore dhe e relacioneve të mëdha kulturore ndërkombëtare, që humbi fare në botëkuptimin shumë egocentrik të perceptimit të kulturës kombëtare”.

    http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=76685

    1. O.J.Shmitti, qe te provoje sa thote se Shqiperia nuk ka qene rajon i izoluar, sjell … “shembullin e Shkodres para njeqind vjetesh”, thote se “popullsia muslimane komunikonte edhe me qendrat e mëdha kulturore të perandorisë osmane dhe natyrisht priftërinjtë katolikë dhe katolikët më fort me orientim nga Italia.” per te shkuar tek “per shume kohe” e popullsise ortodokse.
      E gjitha kjo per te eshte: një trashëgimi e dimensioneve të mëdha hapësinore dhe e relacioneve të mëdha kulturore ndërkombëtare, që humbi fare në borëkuptimin [sic] shumë egocentrik të perceptimit të kulturës kombëtare.

      Keshtu lexohet, Maks.

      1. Falemnderit për qartësimin Cd.

        E pra, nuk e di pse, por më ngjan se Prof. Schmitti ka qenë jo esëll në këtë intervistë të tij krahasimore në hapësirë dhe kohë.

        Ja, për shembull, ç’thotë Schmitti në krye të përgjigjes së njërës pyetjeje:

        Ky izolacionizëm është shumë demonstrativ. Ai nis që në shekullin e 19-të, sepse dy prej popujve fqinj, apo së paku politika e jashtme dhe një pjesë e publicistikës e kundërshtonte ekzistencën e shqiptarëve dhe donte t’i përvetësonte si serbë, apo si grekë për qëllimet e veta ekspansioniste. Prandaj që heret është krijuar një mosbesim ndaj fqinjëve…etj…[sigurisht Schmitti nuk don aspak të thotë se, si përherë, prapë e kanë fajin shqiptarët mosbesues…]

        Dhe ja çfarë thotë në turmën e mendimeve olimpike nga fundi i së njejtës përgjigje:

        “…Shqipëria nuk ka qenë as një rajon, që rrethohej nga armiqtë, as një rajon i izoluar, siç u bë më vonë në komunizëm dhe siç është në një farë mase sot në vetëizolim…”

        Me fjalë të tjera, Schmitti përpiqet të na thotë se Shqipëria e Shekullit XIX rrethohej nga dy popuj apo së paku politika të jashtme …qe kundërshtonte ekzistencën e shqiptarëve, etj, etj,, por …pavarësisth nga kjo “nuk rrethohej nga armiq”.

        Nuk e di nëse kemi të bëjmë me përkthim të saktë ose jo, por më e paka që mund të thuhet nga teksti përkatës për historianin e nderuar Schmitt, ekspert i Shqipërisë së Shekullit XV, është se ai nuk para del si shumë koherent në mendimet e veta për Shqipërinë e shekullit XIX…

        Por gjithsesi, çdo përkthimi tuaji i përkthimit të Schmittit, është mëse i mirëpritur.

        Unë, nga ana tjetër, nuk do të habitesha aspak nëse penat e mprehta të agjencisë OboboNews t’i kurdisnin edhe ata ndonjë intervistë të bujshme Dr. Schmittit, për të analizuar apo zbuluar kuptimin e shprehjes kriptike të Schmittit se “Grupi më i gjallë nga ana intelektuale ka qenë pa dyshim për shumë kohë popullsia ortodokse në Shqipërinë e sotme jugore”.

        1. Schmitti qe sjell ketu s’ka te beje as me temen as me vemendjen time per terheqjen e tendes ne komentin fillestar kur kruan si alergjik gjymtyren e popullsise ortodokse. Mos e kruaj ashper se eshte jotja, eshte shqiptare, gjithsesi, kruaje sa per tu gudulisur.

  15. Evdote, si mund ti pergjigjem nje ‘konfutimi’ kaq te mprehte?! Vallaj me vure me shpatulla pas murit duke perdorur anglishten, llogarit sa vota do kishe marre po te kishe perdorur shqipen. Duket sikur ke marre leksione nga Polo, dishepulli i Γοργίας.

  16. ””’ Grupi më i gjallë nga ana intelektuale ka qenë pa dyshim për shumë kohë popullsia ortodokse në Shqipërinë e sotme jugore. Kjo është edhe një trashëgimi e dimensioneve të mëdha hapësinore dhe e relacioneve të mëdha kulturore ndërkombëtare, që humbi fare në botëkuptimin shumë egocentrik të perceptimit të kulturës kombëtare.””’

    Ketu me duket kurioz, barazimi i gjallimit intelektual me hapesiren kulturore nderkombetare.

    Kur greket e lashte gjallonin intelektualisht jo vetem kishin nje botekuptim egocentrik, por gjithe pjesen tjeter te botes e quanin barbare, qe duke marre parasysh vleresimin e tyre per veten, fjala barbar kaloi nga kuptimi fillestar qe flet gjuhe tjeter/qe s’flet greqisht, ne inferioritet kulturor.

    Kina ka gjalluar perhere intelektualisht e mbeshtjelle ne idene se ishte Qendra e Botes.

    Po ashtu Meka thuhet qendra e Botes, Jeruzalemi thuhet Qendra e Botes e me radhe kulturat e ndryshme, kane hecur perhere me Idene se jane Qendra e Botes.
    Sot New Yorku pretendon te jete Qendra e Botes.

    Nuk eshte aspak rastesore qe gjithe kulturat pergjate historise e kane pare qytetin simbol si Qendra e Botes.

    Ka perhere nje perqendrim ne esencen e vet, kur nje kulture apo qyteterim gjallon intelektualisht, pasi eshte ‘gjetja e individualitetit’ ajo qe pararend zhvillimin kulturor dhe intelektual.

    Kur pa gjetur individualitetin ka zhvillim, ketu s’kemi ndonje gje te mbeshtetur, me themel, me baza, ngrehina rrezohet po aq shpejt sa u ngrit.

    Mirepo ‘gjetja e individualitetit’, kerkon ballafaqim te vazhdueshem me tjetrin, ku nuk shihet cfare bashkon por cfare ndan, ne kuptimin qe cfare bashkon nuk eshte qellimi, por mjeti per te kuptuar me lehte se cfare ndan.

    Vetem ne ate pike kemi gjetjen e individualitetit, si per njeriun ashtu edhe per etnine/popullin/kombin/kulturen/qyteterimin.

    Gjetja e individualitetit, nenkupton zbulimin e karakterit.

    Qe te ekzistoje individualiteti, duhet te ekzistoje nje pjese e karakterit e cila nuk ndryshon me rrethanat e kohen, pra qe eshte e pandryshueshme. Kjo eshte e domosdoshme, pasi nese i gjithe karakteri ndryshon me kohen e rrethanat atehere nuk ka vend per ekzistencen e individualitetit, meqe te gjithe duke iu nenshtruar kohes dhe rrethanave do ishin njelloj.

    Kjo pjese e pandryshueshme e karakterit perben edhe esencen e individualitetit, mbi ate ndertohet cdo paraqitje realisht individuale, qe s’pyet per kohen e rrethanat, pra kjo esence eshte ‘paskajorja jone’.

    Ti kerkosh nje njeriu apo nje populli te mohoje ‘paskajoren e vet’ eshte njesoj si ti kerkosh te zhduket nga skena e individualiteteve.

    Tek kjo ‘paskajore’ fle edhe koncepti i lirise, para se ky koncept te shperbehet ne liri te ndryshme.

  17. Evdote, mos u tut se nuk ti heq njeri idete e tua, vetem se kur ti shet dengla nuk e kuptoj pse tjetri nuk paska te drejte te shese dengla.

    Me te vertete kapercej nga nje dege tek tjetra, po rendesi ka qe s’po kapercej nga nje peme tek tjera, pema ngelet e njejta.

    Per fat te mire kam mesuar relativisht shpejt, se ‘gjerat qe kane jeten e gjate’ nuk mund te kene shpjegim te shkurter.
    Ti pavaresisht se ke pasur mesuese me te mire se une, se paske kuptuar ende kete mesim.

    Po shume mire e the, ta mbyllim ketu, por para doja te t’falenderoja per vemendjen, qe gjithsesi eshte dicka, anipse do doja dicka me teper, po kjo eshte e meta ime.

    ””’ 2. Si lidhen sherbesat fetare me shtetin? Të kujt janë dekorimet në këtë rast: të atdheut apo të shtetit.
    3. Pse nuk u dekorua tok me këta edhe një ateist? ””

    CD, sherbesat fetare lidhen me shtetin nepermjet konceptit te bashkesise.
    Sherbesat fetare behen per bashkesise, shteti eshte strukture e mbeshtetur tek bashkesia, meqe shtet pa bashkesi nuk ka.
    Kjo lidhje sjell qe feja nepermjet bashkesise te ndikoje tek shteti, ashtu si shteti nepermjet bashkesise te ndikoje tek feja.

    Ne rastin tone, shteti nepermjet bashkesise ndikon tek feja dhe dekorimet jane te shtetit.
    Nje ateist nuk shoh pse duhet te dekorohet, per faktin se eshte ateist. Po ashtu di te kete ndonje komunitet ateistesh qe te dekorohet kryetari i tyre.
    Nese do kishte ndonje komunitet ateist qe kryen sherbime ateiste, atehere ndoshta mund te merrej ne konsiderate fakti i te mosdekoruarit te kryetarit te atij komuniteti.

  18. Rruga e inferencave qe ndiqni qe prej Xha Xhait e deri tek ti Hyllin se fundi, jo se eshte e kritikueshme por ja qe con (jo ju con) lehte ne fallaci, paradokse, gropa qe hapen e shtigje qe mbyllen.
    Politika e kulacit mund te perdoret, e presidenti mund ta kete perdorur, por ne kete rast une do adoptoja mendimin e Pishakut tek NATO-ja si kulac: Dinjitari me i larte i shtetit, dekron me urdherin me te larte, perfaqesuesit me te larte te besimeve ne vend, …per tu shkulur veshin. Ka plot rruge te thjeshta me te efekteshme e me dinjtoze thote Pishaku, e une pajtohem me te.
    Por c’del sikur presidenti ta kete bere per te fshikulluar kete, qe nenkupton ledhatuar ate tjetrin. E para, nuk besoj se ka ndonje me te zgjut se teologet, -sa per t’ja hedhur me dhurata. E dyta, ja s’e kuptuan a bejne sikur se kuptojne, – veprimi shkon drejt zeros. E treta, ja e kuptuan, si ju behet mijrave te besmitareve qe s’do ta kuptojne as ne jeten tjeter. Dhe e katerta, qe te shkoj me numrin e bashkesive fetare, ata qe u fshikulluan vertet jane besimtaret ortodokse. Lexoni absurdin: per shqiptarine, perendine, harmonine, e gjithe sa thurren ne fjalen e presidentit dekorohen: nje shqiptar mysliman, nje shqiptar katolik, nje shqiptar bektashi, dhe nje grek ortodoks. Ku eshte shqiptari ortodoks zoti president? Ngaterruar neper lista, apo se meriton?
    Nese, sic e sjell Theollogosi ta kete thene nje S.M. “Brenda nje dite ky shtet merr si te pandehur dy himariote” ketij ekuacioni nuk i vihet shenja me e madhe barazi me “Tre shqiptare dhe nje grek dekorohen per bashkejetesen fetare nder shqiptare”.
    Shpjeguar keshtu gjithe fjala e presidentit, a njelloj eshte -vepra e tij, bie poshte, shqiptaresi, shqiptari = tre shqiptare + nje grek.
    Mire, Hyllin, po e heqim piken 1, e une po pajtohem per lehtesi krejt me sa thua deri tek: “Po ashtu di te kete ndonje komunitet ateistesh” se ndalu beg, dhe ti e di pse (te citoj): “qe te dekorohet kryetari i tyre.” Pse te mos dekorohen bashkesite?
    Pra te mos dekorohen kryetaret, kryepeshkopi dhe kryegjyshi,
    por
    “Për kontributin dhe veprimtarinë e vyer në ringjalljen e besimit shpirtëror dhe shpresës për një të ardhme më të mire….” Presidenti dekoron bashkesite e myslimaneve, katolikeve, ortodokseve, bektashinjve; medaljet ne emer te bashkesive respektive i morren…
    Kjo formule e tille le vend edhe per jobesimtaret, ateistet (qe s’jane hic meqe s’jane ne qarqe fetare e s’ka si te kene kryeateist), ne emer te te cileve Presidenti i Shqiperise te kishte nderin te merrte dekoraten! Kjo e fundit, mund te ndihmohet pak nga Pika 1 e Nenit 10 te Kushtetutes.
    Kurse, gjithe sa ka ndodhur e si ka ndodhur eshte shkelje e hapur e Pikes 2 te nenit 10 te Kushtetutes, qe thote:
    “Shteti është asnjanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike.”
    Ne dekorimin e klerit mund te gjendet gjithcka, pervec asnjeanesise.
    Mbaj mend, kur ishte R. Mejdani president dekoroi M. Begen, qe s’ka asgje te keqe, po te mos shoqerohet me ikjen demostrative te presidentit (ne jam gabim korigjomeni) nga shfaqja “Apologjia e vertete e Sokratit” qe luante M. Kabashi.
    Njelloj, dekorimin per sa flasim, ne vetvete nuk e shoh per keq, mosdekorimin po.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: