PËR INFORMIM TË PUBLIKUT

PROGRAM I KONFERENCËS SHKENCORE ME TEMË

“RRETH PËRGATITJES SË PUNIMEVE TË KONFERENCËS SHKENCORE”

 

Dita e Parë

  1. Përshëndetja e Drejtorit ad interim të Komitetit të Përbashkët Organizator, dr. Kollos Llogji
  2. Përshëndetja e Presidentit Honorifik të Komitetit të Përbashkët Organizator, dr. Asllan Hallalli
  3. Raport i Kryetares së Komisionit Përgatitor të Peticioneve, dr. Hrisulla Arzullahu
  4. Raport i Kryetarit të Komisionit të Shtyrjes së Përgatitjes së Punimeve të Konferencës, dr. Llambro Gjolla
  5. Diskutime për Datën e Fillimit të Shtyrjes së Konferencës Shkencore – moderon Kollos Llogji.

Dita e Dytë

  1. Raport i Kryetares së Komisionit për Caktimin e Datës Kalendarike të Mbylljes së Konferencës, dr. Kaliopi Floqi
  2. Raport i Përgjegjësit të Departamentit për Caktimin Përfundimtar të Temës së Konferencës, dr. Pal Lahi
  3. Video-Përshëndetje e Bashkëpronarit të Konferencës Shkencore, prof. Mili Plevicka
  4. Zgjedhjet me votim të fshehtë për Kryesinë e Komitetit të Përhershëm Bashkërendues të Komisioneve të Përkohshme
  5. Koncert video-recital i këngëtares dr. Bleona Qereti.

Dita e Tretë

  1. Lexim kolektiv kritik i letrës së hapur që Konferenca do të përpiqet t’i dërgojë Presidentit të Republikës Shqiptare, dr. Neritan Ceka [update!!!]
  2. Referat i Kryetares së Këshillit Ndërkrahinor të Letërshkruesve, dr. Qibare Sopoti
  3. Referat i Komisioneres së Përgjithshme të Shkencave Inter-Konfesionale, dr. Zoje Gjymshana
  4. Kumtesë shkencore me titull “Tipare dhe Kritere të Përgjithshme të Organizimit të Konferencave”, nga dr. Paji Harambash
  5. Kumtesë shkencore me titull “Kumtesimi Artificial 2.0”, nga dr. Hito Karakalla

Dita e Katërt

Dita e katërt do të shtyhet për ditën e pestë.

Dita e Pestë

Ditë të pestë nuk do të ketë.

 

Për Grupin Global të Konferencierëve,

Dr. Buçmir Buçkeqi

 

1 Koment

  1. “Koncert video-recital i këngëtares dr. Bleona Qereti.”

    Kete nuk mund ta humb.
    Shpresoj te kete marre me vete ne koncert edhe celularin e saj cudiberes, qe kthen meshkujt ne peme ulliri dhe femrat ne zhaba kenete.

    Rrofte BBF! (akronim te cilit akoma nuk ia kemi zbuluar kuptimin mistik, ndoshta gjendet i fshehur ne numerologjine e Tirana Observer)

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin