Shoh që diskursi politik i palës në pushtet, në Tiranë, po kalcifikohet me të shpejtë në zhargon, çfarë u intensifikua veçanërisht pas ngjarjeve të 21 janarit dhe krizës institucionale që pasoi. Ky nuk është më aq diskurs që kërkon të komunikojë, sesa një ritual që synon të konfirmojë raportet e forcës brenda pushtetit dhe rolin katalitik të Berishës, brenda këtyre raporteve.
Dukuria bëhet interesante në atë masë që eksponentë të PD-së dhe të ekzekutivit adoptojnë manierizmat, retorikën, metaforat dhe senjaletikën e përdorur nga kryeministri Berisha, veçanërisht në daljet e tij në publik këto muajt e fundit. Çka në rrethana të tjera do të mund të interpretohej si një tik idiolektal ose megalomani diskursive e një individi, tani është adoptuar, pothuajse zyrtarisht, si manual stili i ligjërimit politik të pushtetit.
Këtë e ndesh, bie fjala, tipikisht në deklaratat publike të personaliteteve të dorës së dytë dhe të tretë, prej të cilëve kërkohet besnikëri dhe zell përsëritës, jo distancim ose nuancim nga zhargoni zyrtar, në emër të shpresës për të ruajtur individualitetin brenda një klime që sa vjen e bëhet autoritare, në mos totalitare.
Ja një deklaratë e sotme për shtyp e deputetes së PD-së Ledina Aliolli, sipas tekstit që jep Gazeta 55:
Me gjithë kërkesën e prerë të mbarë shqiptarëve, por edhe të miqve dhe partnerëve më kryesore të Shqipërisë, për hetim të gjithanshëm, të pavarur dhe transparent të 21 janarit nga institucionet e vendit, prej më shumë se një muaj, shoqja e bulevardit, nën diktat, vazhdon veprën e saj kriminale të bllokimit të hetimit të organizatorëve të grushtit të shtetit me të cilin, kreu i bllokmenëve të rinj do të përmbyste qeverinë legjitime të vendit, ndërsa shoqja e bulevardit dhe puçistë të tjerë do të merrnin mandatet e dyta. Me bllokimin e hetimit të organizatorëve të grushtit të shtetit, të sulmit prej pesë orësh nga Këshillit të Ministrave, shoqja e bulevardit, u dëshmoi shqiptarëve se, së bashku me Ramën, Ruçin dhe Gjinushin, është autore kryesore e puçit të 21 janarit. Me bllokimin e hetimit të organizatorëve, autorë të vërtetë të grushtit të shtetit, dhunës dhe viktimave të 21 janarit prishjen masive të provave, shoqja e bulevardit, heroina e bllokmenëve puçiste e cila ka lëshuar urdhër-arreste pa asnjë fakt, pa asnjë provë balistike ndaj mbrojtësve të institucioneve, dëshmon amoralitetin e saj total dhe profesional, dëshmon se ajo dhe puçistët nuk mund të kthehen mbrapa […] Shoqja e bulevardit nuk heton dot organizatorët e puçit, sepse duhet të hetojë veten dhe autorë të tjerë të grushtit të shtetit.
Le të vërejmë, që në krye, çfarë merr për të mirëqena kjo deputete: që kërkesën e prerë për hetime e kanë bërë… “mbarë shqiptarët” (si kështu, kur kështu?); që prokurorja e përgjithshme gjendet “nën diktat” (po nga e mori vesh kjo?); që “grushti i shtetit” ka pasur “organizatorë” (me demek, as që diskutohet më që grusht shteti ka pasur); që disa nga këta organizatorë kanë qenë “të vërtetë” (ndryshe nga disa të tjerë, që do të kenë qenë të rremë).
Të vërejmë edhe etiketat, tashmë të konsoliduara, që zëvendësojnë emrat e krye-armiqve të Berishës dhe, për pasojë, edhe të krejt PD-së dhe të ekzekutivit: “shoqja e bulevardit” – për kryeprokuroren; “kreu i bllokmenëve të rinj” – për Edi Ramën; “heroina e bllokmenëve puçistë” – përsëri për Ina Ramën. Për faj të kryeministrit Berisha, dhe konceptit të tij për diskursin politik, këto ngjizje kinse satirike që do t’i shkonin ndoshta faqes së katërt të “Zërit të Popullit” në vitet 1950-1980, rimerren në rrethana politike të tjera, edhe pse efektet e synuara mbeten të njëjta.
Në retorikë, procedura e zëvendësimit të një emri të përveçëm me një epitet çfarëdo njihet si antonomazi (p.sh. “plaku i Vlorës”, për Ismail Qemalin). Brenda sferës së komunikimit politik, antonomazia gjithnjë i bashkëlidhet një farë tabuje, sado simbolike – veçanërisht kur emrit të përveçëm i mbivendoset një epitet përçmues, që bart me vete edhe gjykimin e rreptë të folësit për personazhin në fjalë. T’i thuash Ina Ramës “heroina e bllokmenëve puçistë” (po sa e shëmtuar kjo antonomazi xhanëm!) ke sjellë në diskurs konceptin e “bllokmenëve” si pinjoj të privilegjiuar regjimit të vjetër dhe të “puçistëve”, si autorët e grushtit të supozuar të shtetit (i cili deri më sot ka ngjarë vetëm në Historinë e Shqipërisë sipas kryeministrit Berisha); madje jo vetëm, por edhe i ke identifikuar edhe autorët e atij puçi – Edi Ramën me shokë, të cilët ka kohë që sulmohen egërsisht nga Berisha dhe megafonët e PD-së, si bij të bllokut ose vazhdues të idealit politik të kastës moniste totalitare të Hoxhës.
Vëreni edhe një antonomazi tjetër, për kryeprokuroren: “shoqja e bulevardit.” Si funksionon kjo përftesë? Para së gjithash, duke iu referuar shprehjes tashmë të famshme të kryeministrit Berisha, i cili e quajti Ina Ramën, publikisht, “lavire bulevardi”, për çka deri edhe e shoqja do ta ketë qortuar – se në botën e qytetëruar nuk i thuhet një gruaje “lavire” në publik, duke qenë ti vetë i rrethuar me roje (të cilat madje edhe i ke dekoruar për heroizëm), të cilat nuk lënë kënd të vijë dhe të të qëllojë me shpullë.
Gjithsesi, “lavire bulevardi” nuk është se u hoq nga leksiku politik i kastës në pushtet; por vetëm ndërroi shenjues – për t’u kthyer në “shoqja e bulevardit”. Kjo antonomazi e dytë përmbush njëkohësisht dy funksione: t’i referohet haptazi, duke shkelur syrin, karakterizimin që ia ka bërë vetë Berisha kryeprokurores së republikës si “lavire” (ditë e turpshme për republikën); por edhe të vendosë një lidhje me Bllokun dhe totalitarizmin, nëpërmjet fjalës “shoqe”, si dhe me shthurjen morale karakteristike të njerëzve të “bulevardeve”, ose të qyteteve të mëdha, llamburitëse.
Në gojën e Berishës, fjala “bulevard”, të paktën që pas 21 janarit, mori befas konotacion negativ – si shenjues i zvetënimit urban, truall laviresh ose bllokmenësh, ose emblemë e gjithçkaje moralisht të dënueshme, metroseksuale, hedonistike, estetike, përkundrejt asketizmit puritan, malësor, aseksual të rolit që ka nisur të luajë kryeministri shqiptar, qëkur i ka marrë seriozisht ballafaqimet e veta me seksualitetin, në krevat dhe në politikë, të kundërshtarit të vet dhe kreut të opozitës Rama. Për dikë që e mban mend Berishën, mjek dhe rekrut të elitave kryeqytetase gjatë viteve 1980, të shfaqej rregullisht në bulevardet e Tiranës për të bërë xhiro, sikurse ishte adeti aso kohe, ky egërsim i tij me bulevardin fton për interpretime që nuk e kanë vendin në këtë shkrim. Çfarë duhet vënë re, përkundrazi, është se “bulevardi” si hapësirë politike e pushtuar nga opozita dhe “orgjitë” e saj, ka zënë vend tashmë në arsenalin diskursiv dhe retorik të pushtetit qendror në Tiranë.
Deklarata e deputetes së PD-së nuk përmban vetëm retorikë; është edhe një akuzë, veresie, kundër krye-prokurores për bllokim të hetimit të “organizatorëve të grushtit të shtetit” (ka bërë kush padi për këtë?); për “prishje masive të provave”, për “lëshim urdhër-arrestesh pa asnjë fakt” dhe, dulcis in fundo, për “amoralitetin e saj total dhe profesional” – nga të cilat akuza kjo e fundit del nga kuadri semantik i grushtit të shtetit dhe i rolit të përsiatur të kryeprokurores si organizatore e puçit; meqë kjo tashmë rezulton edhe “amorale” (çka duhet të jetë më e pranueshme se “imorale”); madje ky amoralitet ka dy atribute – njëri profesional (që ka të bëjë me detyrën e saj si prokurore) dhe tjetri “total”. Ja ku kthehemi përsëri te lavirja e bulevardit. Çka deshëm e vërtetuam.
Kur i dëgjon këto budallallëqe, të sanksionuara në nivel publik nga një deputete e partisë në pushtet, nuk mund të mos të ndiesh keqardhje, të përzier me neveri, për një takëm njerëzish të cilët janë kaq të zymtë, kaq të vrazhdë, kaq të varfër shpirtërisht, sa femrën në pushtet që i ka sfiduar ose kundërshtuar publikisht, nuk mund ta kundërsulmojnë dot, përveçse duke i përmendur moralin, ose – për ta thënë haptazi – kurvninë. Veçse ky i impostuar në këtë mënyrë nuk është më debat politik, por jargavitje në një tavernë province, aty ku inferioriteti intelektual, kulturor dhe seksual vjen e shndërrohet, si me magji, në superioritet moral dhe puritanizëm.
xha-xha, ketu dy gjera ka: ose une jam e qorruar dhe e shurdhuar qe nuk e kam pare grushtin e shtetit dhe rolin e shoqes se bulevardit ne kete aktivitet jo ligjor, ose keto shoqet e PD-se jane vertete shnderuar ne lavire ordinere dhe qe kerkojne te gjejne klientet e tyre duke pozuar prane shurtoreve publike gjysem te hapura, sepse keshtu kujtojne se gjejne myshterine.
Ana, unë do të sugjeroja që t’ua linim atyre ekskluzivën e obsesionit me seksualitetin dhe moralin e aktorëve të politikës.
Diku ne temen e Xhibit, ai (xhibi) midis te tjerash thoshte, ne nje replike me Lulianin, se “…ku eshte shteti, qe ti e barazon me Berishen, se shteti nuk eshte Garda…”, e ku di une, nje retorike e mjaftushme per je kurs te pershpejtuar sillogjizmash.
E bera kete hyrje, paksa te gjate, per te mbeshtetur xhaxhain ne kete artikull. Nese ka nje fraze qe i ka rene ne koke Edi Rama per ushtaret e kampit te PD, eshte, (midis te tjerash) “..ata e kane te lidhur gojen e tyre me gurrmazin e Saliut…”
Po ti degjosh te gjithe politikanet e pd, qe te gjithe, me ndonje perjashtim te paperfillshem, flasin njesoj si Saliu, me termat e Saliut, bile edhe me gjestikulacionet e tij.
Me kete dua te them, se shteti eshte Saliu, po deshi ai behet çdo gje, po s’deshi nuk behet, dhe ata servil’lakejte qe e pasojne, duartrokasin duarte, njesoj si aneteret e KQ PPSH, per Enverin, kur fliste per naften, misrin, apo per nderzimin artificial. Dhe me te drejte Edi Rama i drejtohej atij qe ti hapte kutite.Se kujt ti drejtohej? Ne nje vend, ku drejtuesit e institucioneve jane ushtare te tredhur te Saliut, kujt do tja mbante te vepronte m’koke te vete? Perjashtim beri Ina Rama, e cila ka mbeshtetjen e Presidentit, si dhe ky i fundit, qe per arsye, me teper do te thosha une, mbase mund te jem edhe i padrejte, personale, te moralit politik, te inatit ndaj presionit qe ushtron Saliu mbi te tijte, ka nje fare integriteti. Te tjeret, hehehe, jane eunuker te sulltanSaliut.
Nje person i thjeshte, i revoltuar ne vitet tetedhjete, ilustronte me thenjen: “Nuk cahet muti me gjoks’
Sot, gjoksi can boten ne emigrim, se atje, akoma nuk cahet, eshte bere edhe kothere, pa le’.
🙂 Dilema e perjetshme shqiptare, e thene thjesht nga Te Thjeshtit “te pelqen i buti apo i thati” dhe “me qepe apo pa qepe” (versioni i arberoreve sipas nje profesori te XhaXhait)?
Alidems, edhe une e kam menduar gjithmone kete, si nuk gjeten qe nuk gjeten dike qe t’u shkruaj nje fjalim per te qene kata te PD? Packa se e verteta mund te mos jete ne anen e tyre, mund te gjendej lehte nje shkrues i talentuar e manipulator njeherazi 🙂 … Sikur te mos u mjaftonin ngjyrat e kollareve qe bejne grusht gjithmone me ngjyrat e kemishave apo xhaketave…
Gazeta TemA referonte qe ne emisionin Fakt te Clirim Pekes ne UFO TV kryetari europian i bashkise se Tiranes Edi Rama i ishte referuar Berishes si gomar, dhe zonjes Kryeparlamentare te vendit te tij si ” pela qe hingellin pas gomarit”.
Pa komente.
Për të ardhur keq; dhe në këtë mes vështirë të gjesh se cila prej palëve e ka nisur e para këtë ndymje të diskursit politik (besoj se PD-ja dhe vetë Berisha e kanë nisur këtë, por nuk e kam vërtetuar akoma). Megjithatë, ngul këmbë se duhet ta ruajmë dallimin midis diskursit politik në përgjithësi dhe diskursit të pushtetit – i cili ka tjetër status dhe të tjera efekte; sikurse nuk kam dyshim se, në një sistem politik pluralist, tonin diskursit politik duhet t’ia japë dhe në fakt ia jep pala në pushtet.
nuk besoj se ka rendesi kush e filloi, ajo thenia e Wilde qe sillte Hyllini ishte e mrekullueshme. fakti qe Rama e perdor kete lloj diskursi ( ka kohe qe e ben) dhe ben kujdes ta fshehe kur kerkon te demonizoje palen tjeter thote shume.
Berisha e ka ndertuar figuren e tij publike me kete lloj komunikimi, qofte ne pushtet qofte ne opozite. Madje, kritika me racionale do te ishte qe ai sillet (komunikon) sikur te ishte ende ne opozite. Ndersa Rama tjeter hiqet e tjeter ben, per mua kjo perben dobesi thelbesore ne karakterin e tij politik.
Nuk jam dakord fare qe pushteti i jep tonin komunikimit politik, pushteti ka me shume pergjegjesi si perfaqesues i shtetit, por nuk mund te shkeputesh pushtetaret nga logu politik dhe komunikimi perkates sepse kjo eshte utopi. Obama qe flet kunder dhunes ne Libi nuk eshte i njejti qe flet ne fushate per demonizuesit e reformes ne shendetesi. NJe tjeter shembull eshte Rahm Emanuel, i sapozgjedhur kryebashkiak i Chicagos, i cili nuk eshte shquar ndonjehere per gjuhe te rafinuar politike megjithese kur dilte ne Meet the Press si shef kabineti i Presidentit ishte shteteror.
Politika eshte politike, dhe do vazhdoje te jete. Komunikimi politik eshte faktor qe perfaqeson me teper se sa pushtetin, perkundrazi besoj se ka nje argument (jo i imi po racional gjithsesi) qe e kunderta eshte e vertete, i.e. opozita i jep tonin komunikimit politik.
Edhe nje gje tjeter, komunikimi dhe format e tij jane te rendesishme po jo simboli me i rendesishem ne politike. Sado paster dhe qarte dhe bute te flase Gramoz Ruci apo Gjinushi, eshte teper e veshtire qe fjalet e perzgjedhura te ndryshojne perceptimin si relike te komunizmit te veshur me kostume firmato. Po ashtu komunikimi civil nuk mund te zevendesoje paaftesine apo mungesen e vullnetit per te bere detyren e nje perfaqesuesi te shtetit. Spo hyj tek diksioni , gjestikulacioni e gjera te tjera shume me te holla.
Mendoj se tonin diskursit politik ia jep pala në pushtet, ndërsa opozita përcakton përmbajtjen e këtij diskursi, ose temat për të cilat flitet (content). Kjo lidhet drejtpërdrejt me natyrën e njërës palë dhe të tjetrës. Ti ke të drejtë, megjithatë, kur përsiat se PD-ja e Berishës nuk di të sillet, në arenën politike, përveçse si forcë opozitare – ajo shpesh e gjen veten në kritikat që ia bën pareshtur opozitës, ndoshta e nxitur nga nevoja autoritare për të përcaktuar jo vetëm tonin, por edhe përmbajtjen e diskursit politik.
Une thashe qe mund te argumentohet racionalisht qe tonin e diskursit politik e dikton opozita. Nese i fryn bilbilave dhe therret per lufte sheshesh eshte nje gje, nese jep alternativa konkrete eshte tjeter. Pushteti ka ne dore qeverisjen dhe kerkon zbutjen e toneve, sidomos nese opozita eshte paqesore.
Thashe edhe qe politika eshte politike kudo, dhe neve ketu ne SHBA nuk na ben pershtypje qe disa senatore demokrate te shtetit te Wiskonzin jane fshehur ( literalisht) per te mos marre pjese ne votimin e nje ligji qe nuk u pelqen ndersa republikanet kane nderzyer policine shteterore per ti gjetur. po te ndodhte ne Shqiperi do ngrinim hipoteza psikologjike, ketu vazhdon puna.
Gjithnje me kane argetuar keto ‘gjetjet’ e Berishes (apo te kujtdoqofshin), zevendesimi i shpejte i lavires se bulevardit me shoqen e bulevardit, tregon edhe tempizem optimal.
Me duket se O. Wild ka thene, mos u merr me idiotin se te ul ne nivelin e tij dhe pastaj te mposht fale pervojes.
Ti xha xha po merresh me seksualitetin e Berishes per te gjetur shpjegim, pra po bie ne nivelin e tij, mirepo Berisha ka pervoje ne sharje e shpjegime te ketij lloji, po te beje debat me Berishen, ai do te t’mundte fale pervojes.
Berisha tashme e ka fituar davane, ka driten jeshile deri ne 2013, tani rifilluan muhabetet e para 21 Janarit, Rama me sulmet morale te korrupsionit,kusarise e matrapazllekut, pushtetit legal por jo moral te Berishes, kurse Berisha me sulmet morale te shthurjes familjare, kurverise, lakuriqesise, pretendimet legale por jo morale te bllokmeneve.
Per dy vjet do e shtyjme me keto muhabete, ku nga njera ane kusarise i shtohet vrasja, kurse lakuriqesise puçi, kjo dialektike do te na mbaje peng per 2 vjet te tjera, nuk ka ndonje shpjegim psikanalitik pse-ja, eshte thjesht nje dialektike fallco qe mban njerezit te impenjuar, 2 budallenj hedhin gure ne lume 200 te mençur pyesin pse po hedhin gure keta.
Kush di a ka te drejte ligjore Berisha te behet President vitin tjeter ?
Në fakt unë s’kam punë fare me Berishën; synimi im është të tregoj, me aq sa mundem, se retorika e diskursit politik të PD-së është retorikë e inferioritetit seksual që vjen e maskohet si radikalizëm moral, i rrënjosur kulturorisht në mendësinë patriarkale-provinciale-katundare – një mendësi që është njëlloj larg qytetit dhe qytetërimit. Berisha dhe le të thotë ç’të dojë në publik, ai ka këshilltarë që, sipas rastit, e nxitin ose e frenojnë profesionalisht në këto punë; përkundrazi, publiku vetë, ka nevojë për pak ndihmë, për t’u bindur që nuk është kjo rruga drejt komunikimit mes palëve, përkundrazi.
Kjo (retorika politike) eshte pjese e absurdit te real-politikes shqiptare; kur i futesh nje valleje s’ke si e kthen nga fundi ne kercim /dance, keshtu qe dhe keta s’ka si te ndryshojne tani, se keto jane ne fakt programet reale te tyre.
Keshtu pra qe tani te dy palet vrasin mendjen se cfare termash do perdoren per te akuzuar njeri-tjetrin, dhe kjo shpreh gjithe pisllekun qe kjo retorike (me batuta kalamajsh dhe me tone burgaxhinjsh) reket te mbuloje.
Bllokqenet thote Berisha per deputetet e PS-se, dhe me kete te kujton gjithe impotencen e kauzes se tij; erdhi per te luftuar komunizmin (krimet, mendesine) dhe jo vetem qe s’e beri kete, por sa vjen dhe me e ngjashme behet politike-berja shqiptare me ate komuniste, si brenda si jashte PD-se.
Komunisti thote Rama per Berishen duke e akuzuar si te tille, gjithe pa ju skuqur faqja qe ai eshte sot kryetari i ish-Partise Komuniste shqiptare dhe numri dy i tij eshte ish-ministri i brendshem i komunizmit, kurse aleati tjeter eshte ish-ministri i arsimit.
Pastaj kalojne ne terma “kreative”, kusari, mister 20%, me the te thashe…loje, fasade po aq e felliqur sa pislleku qe vlon poshte saj.
Po nuk e vendos Berisha, eshte taktike e kudogjendur, Berluskonin s’e rrezoi dot korrupsioni i faktuar, po tundet per çeshtje festash private, ‘papi bunga-bunga’; argumentimi politik, Berluskoni lodhet shume gjate bunga-bunga dhe nuk ka fuqi fizike te qeverise, te kujdeset per punet e shtetit.
Berisha kete dialektike e zhvillon me Ramat, por nuk e ka pase pike fikse me pare, me Tosin, Meten, Majkon, Servetin apo Namikun, megjithese e mprehu me Tosin e fundit, qe kalonte 5 dite ne Monako dhe 2 ne Tirane.
Eshte mjet legjitim, biles ku ta gjesh qe kundershtari te kete kaq shume ‘te meta’. Neser po te mos jete Rama, do kontrollohet jeta e kundershtarit, kapet ndonje pike ku mund ta behet fertele dhe zhvillohet dialektika.
Politika eshte personalizuar (nje nga arberat ka pase bere nje shkrim interesant), eshte e kote te kerkohet ndonje shpjegim qe buron nga Viçidoli, biles po t’i kish Berisha keto ‘te meta’ do vershonte kunder ajo ushtria socialiste(99% e grave) qe u hodh kunder Nanos pse la Rexhinen per Xhoanen.
Ne praktike sulmet e Berishes funksionojne, perndryshe s’do i kish bere.
Mos te harrojme se sot me fushatat, slloganet, tematikat optimale, merren specialiste amerikane, ata marrin miliona dollare per te keshilluar qofte strategjine e qofte taktikat.
Seksin ne politike e ka sjelle Amerika protestano-puritane, Europa ka qene historikisht shume e kujdesshme qe te mos e prekte kete fushe, biles vete katoliket heshtnin ne mbare Europen.
Per aq sa funksjonojne, ky eshte tregues keqardhje per popullin qe ha bar, megjithese s’eshte tamam lope.
Por dhe funksionimi eshte dicka qe ja vlen te diskutohet; si funksjonojne, duke i bere te vetet per vete, duke i nxitur ata kunder tjetrit, apo thjesht duke mbytur arenen e retorikes/debatit, pra duke bere zhurme?
Dyshoj se kohet e fundit efikasiteti i ketyre strategjive ne Shqiperi po bie, dmth shenje e mire. Ose mbase eshte thjesht wishful thinking (deshire) nga ana ime kjo.
Po, por pervecse qe ata e presin festes sipas kokes (cka thame me lart) vlen te theksohet se keto dy vitet e fundit vendi ka qene ne gjendje fushate permamente, dhe kjo nuk para diskutohet me se eshte bere norme tani.
Kjo eshte tragjedi, eshte deshtim i mirfillte i shtetit funksional.
Tani thjesht do kalohet nga fushata ne fushate (vendore) dhe me gjasa nga ajo ne fushaten e zgjedhjeve te ardhshme te pergjithshme.
Zgjedhjet/fushatat supozohet te jene mjet jo qellim. Tjeter absurd ky qe s’i ben me shume pershtypje as analisteve me.
Me amatoret e psikanalizes nuk e kam ndermend te merrem se keta ne fakt frustracionet e veta i projektojne tek te tjeret, por do ndalem te bej ca sqarime per hir te debatit, ne lidhje me punen e prokurorise:
1) Denoncimi per cenim te rendit kushtetues prokurorise i ka shkuar nga policia. Prokuroria kete denoncim e ka degdisur ne nje seksion te rendomte te prokurorise se Tiranes dhe nuk eshte marre vete me te (prokuroria e pergjithshme) ose prokuroria e krimeve te renda. Nderkaq, edhe ata me njohuri minimale juridike duhet ta dine qe prokuroria me kushtetute ka per detyre ndjekjen penale, hetimin dhe perfaqesimin e akuzes ne gjyq. Edhe nese policia nuk do ti conte gje si denoncim (qe ne kete rast ja ka cuar), perseri prokuroria duhet te hetonte vete. Ne kete hetim, prokuroria eshte bllokuar me qellim.
2) Prishja e provave ka ndodhur qe kur prokuroret kane futur ne xhep sikur te ishin karamele plumbat e nxjerre nga viktimat e deri tek publikimi ne media i hetimeve gjoja sekrete.
3) Urdher-arrestet sic eshte thene edhe here te tjera jane leshur pa prova konkrete kunder gardisteve.
4) Kemi nje prokurore te pergjithshme te kapur nga politika, nga nje pjese e saj dhe me konkretisht PS-ja. Kjo prokurore nuk interesohet per ligjin e kushtetuten por si te perdoret ne luften politike. Nje institucion kryesor i shtetit nuk funksionon mbi baze ligjesh e rregullash por mbi baze miqesish dhe afinitetesh e allishverishesh politike.
Amatoret e psikanalizes duhet te shqetesohen per kete. Pse nuk funksionon ne menyre te pavarur kjo prokurori?
Pergjigjia eshte e lidhur dhe me moralin e ketyre njerezve ne keto ofiqe. Si mund t’i besoj nje prokuroreje qe burri i saj ben pushimet me presidentin e republikes ne plazhe? Zonja prokurore shkon e ha dreka e darka me biznesmene te dyshimte dte lidhur me opoziten.
Sic tha edhe theollogos me duket, kush mund te kete besim tek kjo drejtesi kur politikanet kane dashnore zonjat qe drejtojne drejtesine?
As me sopat, dhe jo me gjoks, nuk cahet aty ku ti gjendesh.
“Sic tha edhe theollogos me duket, kush mund te kete besim tek kjo drejtesi kur politikanet kane dashnore zonjat qe drejtojne drejtesine?”
Ku e thashe une kete? Ma sqaron pak te lutem?
Metal boy, nese prokurorja e pergjithshme ka bere gabime me veprim ose mosveprim, i kerkohet doreheqja/shkarkimi, qofte edhe formalisht, edhe kur e di qe mund te mos ndeze, thjeshte per te treguar qe nuk je dakord me menyren se si po e ushtron detyren.
Nuk shahet me ate lloj fjalori ne asnje rast, edhe krim te kete bere, jo thjeshte “mos kryerje” detyrash.
Pastaj, cfare logjike eshte kjo “ha dreka burri i saj me presidentin”….po ai te jete i nderuar qe ha dreke me presidentin, ti flet sikur Presidenti i Republikes eshte Bin Ladeni.
A jeni ne terezi te mendjes o njerez apo jo?
Eh gallate.
Por ,ti mos kerko logjike ne militantizmin shqiptar; keta i marrin talking points direkt nga Gazeta 55 e cila pergatit axhenden e agjitpropit PD-ist sipas (ma ha mendja) direktivave nga lart. Kurse ata militantet e majte kane me shume varietet ne llafet qe thone dhe mediat qe percjellin ato, se shumica e mediave jane te tyret.
Keshtu qe shumica e tyre, shiko dhe shume syresh ketu ne diskutime, thjesht nuk ja lejojne vetes qe te fusin mendjen e tyre ne perdorim. P.sh. cdo gje qe ti thuash ketyre Berishisteve do te te pergjigjen “Puc” e cdo gje qe ti thuash EdRamistave do te te pergjigjen “U vrane 4 vete”. Tamam si papagalle.
Ti u thua ore po nuk behet demokracia duke prishur shtetin. Ata te pergjigjen “Po u vrane kater vete!”. Tani ec e gjej logjiken me keta ose me ate qe mban shenim se me ke ha dreke Kryeprokuroria dhe ku shkon depilohet.
“cdo gje qe ti thuash EdRamistave do te te pergjigjen “U vrane 4 vete”.
O Xhiiiiiiiiiiib! Mos u bej kafshe. Nuk mund ta etiketosh robin si Edramist pse thekson se u vrane 4 njerez. Logjikes tende mos i bej akrobacira te pakten. Kaq tutkall te jesh valle? Ti thua “nuk behet demokracia duke prishur shtetin” e une te them, po, shume e vertete, aq e vertete madje, sa qe eshte tautologjike. Jemi dakord, pse vazhdon me kete retorike? Por me thuaj, DEMOKRACIA, behet duke vrare qytetare? Apo nuk duhet ta permend kete fakt une, qe eshte edhe me i egri, qe eshte kulmi i mohimit te demokracise, qe eshte edhe shfaqja me konkrete e fashizmit dhe e diktatures, pasi nje cop idioti si puna jote do me konsideroje Edramist? Boll ere shperndave etiketime te tilla, perndryshe mos u habit kur merr etiketime si keto qe te kam dhene me lart.
Sa kohe qe s’flet me fjalet e tua po te Edi Rames, ashtu je. Kjo do ishte komplet ok, ne nje skenar ku Edi Rama do ishte tamam nje lider dhe jo nje bashibozuk qe krijoi kete krizen, per rezultatet e te ciles “ankohet” sot.
Ne momentin kur ti do ta vesh theksin tek drejtesia per ata 4 te vraret, dhe jo tek shfrytezimi i tyre si katapulte per te bere rotacion te jashteligjshem te pushtetit, atehere mbase biem dakort.
Deri atehere, ti me apo pa dashje ngelesh nje autoparlant i talking points absurd te Rames, i cili sot jo vetem qe s’pranon asnje faj per cka ka ndodhur ketu e dy vjet, por vazhdon te kete si program te tij krizen.
Ku ndryshon ti p.sh. nga Metal Boy ne autoparlantizmin perkates te talking point te Rames e Berishes?
Te dy mund te keni te drejte ne ndonje mikrodetaj qe mundoheni ta nxirrni nga konteksti si kockat e atyre ushtareve qe kerkonte gjenerali tek i filmi, por kjo s’do te thote se perfaqson realitetin. Juve keni ka dy vjet qe merreni me mikrodetaje, sot per kete, neser per nje tjeter, dhe e vetmja gje qe mbetet konstante eshte mbeshtjetja e “liderit”.
Juve keni ka dy vjet qe merreni me mikrodetaje, sot per kete, neser per nje tjeter, dhe e vetmja gje qe mbetet konstante eshte mbeshtjetja e “liderit”.
Eh bela e zeze. Po nuk ishe ti qe po me thoshe tek ppu para 21 janarit, “shume mire e the, Lul” kur edhe ngrita shqetesimin se mos njerezit do dilnin ne 21 jo per vete te vet, por per Ramen, e po te ishte keshtu, me mire mos dilnin fare? Ca dreqin me ngaterron tashti, kur vazhdoj e them te njejten gje, kur kam thene qe te premten e dyte protesta u shnderrua ne manual morti, e e premtja e trete ne fushate elektorale te Rames? Duhet te them qe edhe 21 janari ishte instrumentalizuar nga Rama? Edhe kete e them. Nuk te mjafton asnje nga keto per te kuptuar qe si mouthpiece i Rames nuk me klasifikon dot, qe per mbeshtetje te liderit as qe behet fjale? Mos duhet te hesht edhe per kater te vraret qe te mos bie pre i gjykimit tend cung? Deri ku shkon parimi i “te mos ndjekim politikat meskine te liderave.” Kater te vdekur nuk mjaftojne per te kuptuar qe parime, te tilla a te kunderta qofshin jane bosh? Nejse, jepi, shyqyr qe ekziston opinioni i lire dhe interneti, apo jo?
Deputetja e PD-së, Ledina Aliolli, ka dalë edhe një herë me deklaratë për shtyp (), duke thënë ndër të tjera:
Para këtij barazhi verbal, ose degradimi të diskursit politik në ekskrement majmunësh, nuk mund veçse të konstatosh, sërish e sërish, se stili i të folurit politik i promovuar nga kryeministri Berisha po e shkatërron komunikimin politik në Shqipëri. Nuk kam dëgjuar kurrë, në vendet perëndimore, të komunikohet në këtë mënyrë në nivel publik; në familjen time e në rrethin tim shoqëror nuk njoh asnjë që të komunikojë kështu; sikur ta bënte, do ta shpinim menjëherë tek mjeku, do t’i bënim gjilpëra, nuk do ta linim të dilte në rrugë e të trazonte njerëzit. Ky lloj diskursi politik është i sëmurë, është i molepsur, i sjell vetëm dëm Shqipërisë; prandaj meriton të adresohet si problem drejtpërdrejt, ose në pavarësi nga problemet e tjera politike që ka vendi; sepse nuk mund të ketë pjesëmarrje demokratike në një tryezë politike të helmatisur kështu.
Vëreni edhe mënyrën si shtjellohet patologjia e këtyre fletë-rrufeve: nëpërmjet shkatërrimit të çdo barriere, qoftë edhe simbolike, midis publikes dhe privates – një dukuri që e kemi konstatuar dhe kritikuar shumë kohë para se të shndërrohej në karakteristikë dalluese të diskursit politik të tanishëm. Shumë pak dëgjon, në deklaratat e kësaj përfaqësueseje të popullit shqiptar, kritika të mirëfillta ndaj pikëpamjeve dhe veprimeve politike të opozitës; përkundrazi, vëmendja e saj mbetet e përqendruar, madje e obsesionuar, me hapësirën intime të kryetarit të opozitës, me marrëdhëniet e tij me nënën, babanë, gratë, të dashurat, fëmijën; është një diskurs që kërkon të dhunojë sa më hidhur individin Rama, jo personazhin politik Rama.