Sot ka dalë, te MAPO-ja, një analizë e Agim Baçit për romanin “Bolero”. Është një lexim tjetër i romanit, kushedi vlen edhe të krahasohet me analizat e botuara më parë.
Si autor nuk mund veç të mirëpres që po flitet për romanin, dhe aq më tepër nga kritikë të konsoliduar. Nëse me Bakallin kisha pasur disa shkëmbime kryesisht të fushës para se ta ftoja në prezantim, Baçin nuk e njoh fare dhe Blendi Salajn, që e njihja prej “Peshkut pa ujë,” e kam takuar për herë të parë gjithashtu ditën e prezantimit, ku erdhi i ftuar nga Arlinda Dudaj.
Full disclosure: edhe Enitin nuk e kam takuar kurrë live.