Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Politikë / Teknologji

AUTORITARIZMI SHKENCOR

Një artikull i Roger A Pielke Junior, në Spiked Online (The Rise of Scientific Authoritarianism) më bëri të pyes veten nëse shkenca mund të shërbejë e të përdoret si model për veprimtarinë politike; dhe nëse gjykimi i ekspertit teknik ka vetvetiu përparësi ndaj gjykimit ose opinionit të dikujt të zgjedhur nga shoqëria për ta udhëhequr.

Me autoritarizëm shkencor, Pielke ka parasysh atë qëndrim (ose doktrinë) sipas të cilit vendimet politike duhet të ndjekin parapëlqimet politike të shkencëtarëve. Ai citon klimatologun James E. Hansen, të NASA-s, i cili e paska hapur kështu një artikullin e vet të paradokohshëm:

“Një vit më parë, unë i shkrova Gordon Brown, për t’i kërkuar që të vendoste një moratorium ndaj centraleve të reja me qymyr në Britaninë e Madhe. Të njëjtën gjë ia kam kërkuar edhe Angela Merkel-it, Barack Obama-s, Kevin Rudd-it dhe udhëheqësve të tjerë.”

Pielke lexon në këtë frazë jo vetëm autoritarizëm shkencor, por edhe arrogancën e dikujt që pandeh se bindjet e tij, duke qenë “shkencore”, marrin vetvetiu përparësi ndaj bindjeve të të tjerëve.

Natyrisht, shkencëtari Hansen nuk dëshiron që vendimet për çështje të klimës t’i lihen në dorë publikut, meqë publiku manipulohet lehtë nga politikanët dhe grupet e interesave dhe gjithsesi nuk është në gjendje të gjykojë për ndryshime klimatike që kërkojnë periudha relativisht të gjata; prandaj ai kërkon të komunikojë drejtpërdrejt me kryetarë shtetesh, për t’u imponuar sugjerimet e veta, të cilat bazohen “shkencërisht”.

Pielke shpjegon se ai pajtohet me përmbajtjen e sugjerimeve të Hansen, por nuk mund të pajtohet me metodën e tij.

Shkenca nuk mund të pretendojë përparësi ndaj formave republikane të vendimmarrjes, të cilat marrin parasysh edhe faktorë të tjerë, përveç formulave dhe ligjësive.

Aq më e vërtetë është kjo, në kontekstin e përpjekjeve për të ndalur “ngrohjen” e planetit; sepse nga një anë Hansen merr në dorë flamurin e autoritarizmit shkencor dhe kërkon të flasë sy më sy me autoritete të zgjedhura, që përfaqësojnë një publik shumëmilionësh, në sisteme demokratike të përparuara dhe të nyjëtuara mirë; por nga ana tjetër, vetë klimatologët përdorin termin e çuditshëm “konsensus”, kur bie fjala për realitetin e ndryshimeve në klimë; thuase konsensusi përnjimend luan ndonjë farë roli në shkencë.

Arrogantë si Hansen-i kërkojnë t’ia imponojnë shkencën politikës, teksa idetë e tyre shkencore i imponojnë me mënyra politike.

Edhe përtej çështjeve ende të debatueshme, si kjo e shkaqeve të ngrohjes globale (gazet e efektit serrë, apo fluktuacionet në energjinë diellore?), opinionet e ekspertëve nuk mund t’u përcillen transversalisht politikanëve, pa kaluar filtrin e publikut.

Për shembull, asnjë ekspert i mjedisit nuk dyshon se ajri në Tiranë është i rënduar me partikulate dhe gazra toksike; dhe se me shtimin e popullsisë së qytetit, sipërfaqja e gjelbër për banor ka ardhur duke u zvogëluar frikshëm, madje edhe pa e faktorizuar fare shkatërrimin sistematik të parqeve dhe prerjen e pemëve. Megjithatë, opinionet e ekspertëve të mjedisit i duhen përcjellë publikut (komuniteteve), në mënyrë të tillë që ky të marrë vendimet përkatëse, drejtpërdrejt ose nëpërmjet përfaqësuesve të tij në organet ligjvënëse.

Alternativa është qeverisja nga një grusht teknokratësh dhe ekspertësh, të cilët mund të blihen e të shiten prej grupeve të interesave po aq lehtë sa politikanët, anëtarët e parlamentit, gjykatësit dhe pushtetarët lokalë.

Integriteti shkencor i një argumenti ose i autorit të argumentit nuk mund të përkthehet vetvetiu në integritet moral të këtij autori. Kur njerëzve u thua “shkencëtar”, këtyre u vjen në mëndje Einstein-i, me mustaqe të bardha, flokë të shpupurisura dhe fytyrë prej violinisti ambulant; por shkencëtari tipik në Perëndimin e sotëm nuk ka shumë të përbashkëta me Einstein-in folklorik e shakaxhi tuhaf.

Përkundrazi, sot kërkimi shkencor është kaq i specializuar dhe kaq i ndërvarur nga programet kompjuterike (modelet), sa shkencëtarët ndonjëherë e kanë të vështirë të kuptojnë mirë deri edhe punën e kolegëve të tyre në të njëjtin laborator.

Në këto rrethana, shkenca detyrohet t’i qaset publikut me mesazhe shpesh të frikshme në banalitetin e tyre; si ai i “konsensus-it” për çështjet e klimës, me të cilin shumë shkencëtarë do të kenë qeshur në privat.

Kjo sepse në shkencë konsensus-i don të thotë vdekje e shpresës për të zbuluar diçka të re; me përjashtim të rastit kur shkencëtarët arrijnë në konsensus-in se konsensusi dhe kërkimi shkencor janë drejtëza të kithëta.

Shkencëtarë janë farmakologët dhe epidemiologët, që e sigurojnë publikun për barnat ose vaksinat e reja, pasi janë paguar profumatamente prej firmave farmaceutike përkatëse; shkencëtarë janë mjekët që dizinformojnë rregullisht publikun, të nxitur nga grupet e interesit dhe nga shoqëritë e sigurimeve; shkencëtarë janë kimistët që na qetësojnë se ky ose ai produkt kimik është krejt i padëmshëm për mjedisin ose për shëndetin tonë (p.sh. uraniumi i varfëruar, ose depleted).

Në Perëndim, shkenca është vënë prej kohësh në shërbim të korporatave dhe të tregut, sepse vetëm ashtu mund të sigurojë fondet e nevojshme për kërkime shkencore. Ky zhvillim nuk duhet marrë si negativ në vetvete, por një shkencë që varet prej kasafortave dhe verdhushkave korporative, nuk mund të guxojë të pretendojë se ka ekskluzivitetin e të vërtetës dhe autoritetin moral të nevojshëm, për t’ia imponuar pikëpamjet e veta publikut.

Përkundrazi, mënyra si janë trajtuar disidentët në çështje shkencore madhore me degëzime politike jashtëzakonisht të rëndësishme – si kjo e ngrohjes globale – tregon se kur nxehet shumë loja, respekti për të vërtetën, debatin shkencor dhe pluralizmin ia lënë vendin rregullisht politikës dhe metodave të kolauduara mirë të eliminimit me anë të heshtjes. Ky artikull pak i vjetër i WSJ ndihmon për të kuptuar se edhe shkencëtarët, si kategori, janë së paku po aq burracakë dhe konformistë sa edhe vdekëtarët e tjerë. Autori i artikullit, Richard Lindzen, i persekutuar për shkak të pozicioneve të tij jokonformiste ndaj ortodoksisë së ngrohjes globale, mendon se ky korruptim i shkencës vjen për shkak se vetëm konformimi ndaj banalitetit ose të vërtetave të konfirmuara siguron financimin e nevojshëm.

Kjo përbën edhe një arsye më tepër për të besuar se, edhe kur është fjala për çështje të natyrës tepër teknike, ekspertiza kurrë nuk mund ta zëvendësojë gjykimin e arsyetuar të publikut; dhe kryesisht sepse ekspertët e çinteresuar dhe jashtë sferave të ndryshme të influencës janë po aq të rrallë sa edhe Einstein-i me gjuhën përjashta. 

27 Komente

  1. “Shkenca nuk mund të pretendojë përparësi ndaj formave republikane të vendimmarrjes, të cilat marrin parasysh edhe faktorë të tjerë, përveç formulave dhe ligjësive.”

    Xhaxha, puna eshte qe shkenca eshte forme republikane e vendimmarrjes, pikerisht edhe per ato arsyet qe dy shkencetare me specialitete te ndryshme ne te njejtin laborator, mund te nxjerrin konkluzione te njejta mbi nje projekt te perbashket. Konsensusi nuk eshte pengese per zbulimin e dickaje te re, por shtyse. Eshte mungesa e konsensusit ajo qe behet pengese. Ki parasysh qe po te mos biem dakord, argumentet pro dhe kundra mund te vazhdojne deri ne pafundesi, apo deri sa te biem dakord per te mos rene dakord, nderkohe qe po te biem dakord, po te gjejme nje konsensus, atehere mund t’a zhvendosim vemendjen nga nje ceshtje e e vjeter drejt nje fushe te re. Sa per republikanizmin e shkences, jane te rralla disertacionet shkencore keto kohet e fundit qe nuk mbajne stampen e te pakten dhjete specialisteve te fushave te ndryshme, ku njeri flet gjuhe macesh, e tjetri gjuhe qensh.

    Ne lidhje me moratoriumet e kerkuara, dhe “format republikane” te vendimmarrjes, me duket uje ne hava per pak gje t’a konsiderosh arrogance apo autoritarizem shkencor kete, aq me teper qe te rralla jane vendimet qe merren me referendum. Kjo mund te jete manipulim me statusin e shkences, por jo autoritarizem shkencor. Me vjen pak e cuditshme qe Pielke te jete dakord ne permbajtje, por jo ne metode me Hansen, pavaresisht se une nuk jam ne gjendje te gjykoj per nga permbajtja ne fjale. Ne qofte se eshte dakord ne permbajtje, atehere problemin nuk e ka me autoritarizmin shkencor, por me te ashtuquajturat forma republikane te vendimmarrjes. Mirepo ky nuk eshte problem i krijuar nga shkencetaret. Populli edhe ne unione kur eshte mbledhur, zorr se i ka bere dot balle industrise se minierave. Vendimmarrja ne te tilla raste ka qene e zhvendosur nga hapesira publike sepse i tille ka qene interesi i fuqishem i industrise, interes qe ne shumicen e rasteve e ka zbrazur sheshin publik me ane te shkopave te policise. Me duket gabim t’a lexosh per arrogant Hansen, kur ky nuk mund te jete vecse gjest deshperimi. Ketu mund edhe te bejme nje loop ne argument, dhe ti kthehemi konsensusit. Konsensusi luan rol kryesor ne shkence, sepse kur ekziston, nuk eshte konsensus i arritur fale kerbacit. Rorty e quan “unforced agreement”.

    “Integriteti shkencor i një argumenti ose i autorit të argumentit nuk mund të përkthehet vetvetiu në integritet moral të këtij autori.”

    Kunder kesaj do argumentoja gjithe diten. Nje nga argumentet me interesant ofrohet nga John Hardwig, The Role of Trust in Knowledge. Nuk e di a e ke lexuar. Artikull goxha i vjeter, i 91-shit. Pika kyce e argumentit eshte kjo:

    Ne qofte se une e di qe ti e di qe “Ngrohja globale eshte e rrezikshme”, atehere une e di qe “ngrohja globale eshte e rrezikshme”.

    Por qe kjo te jete dija ime, ti jo vetem qe duhet te kesh integritet shkencor si autor, jo vetem pra qe duhet te jesh kompetent mbi kete qe thua, por duhet te kesh edhe integritet moral. Duhet qe ate qe pohon t’a besosh. Duhet nje lloj ndershmerie ne rradhe te pare ndaj vetes. Roli i beses dhe ndershmerise ndaj vetes, kolegeve, dhe atyre qe nuk jane shkencetare, nuk mund te konsiderohet pervecse si virtyt moral. Fakti eshte qe ne shkence nuk para krijon dot nje integritet shkencor me pandershmeri. Raste hileqaresh mund te kete plot, dhe Hardwig psh, trajton disa raste qe radari i peer-review nuk i ka kapur, por keto nuk perbejne rregullin. Me rregull, integriteti shkencor i nje argumenti, apo autorit te argumentit, duhet te perkthehet vetvetiu ne integritet moral te autorit.

    There are other bones I want to pick with this article, Xhaxha. Sidomos e qeshura ne privat e atyre shkencetareve ndaj konsensusit, pasi shkencetari nuk qesh ne privat, por ballafaqohet ne publik, prej nga them edhe se shkenca eshte forme e res publica, dhe jo e kulles se fildishte, etj kocka. Por nderkohe dua te di se mos te kam lexuar gabim.

  2. Duke paragjykuar se Xhaxhai eshte paksa i majte, kur pashe temen e ketij blogu, mendova qe do te lexoja nje tjeter predikim a-la-Gore. Ky mendim u perforcua edhe me teper pasi lexova fjaline e meposhteme.

    “Ai citon klimatologun James E. Hansen, të NASA-s, i cili e PASKA hapur kështu një artikullin e vet të paradokohshëm”

    Kam shkruar me te madhe fjalen PASKA. Intuita ime gjuhesore e kuptoi perdorimin e habitores si nje fare mosbesimi ndaj asaj qe thote Pielke. Pak nga pak, duke lexuar te gjithe artikullin, gjithe paragjykimi im ra poshte. Une, duke e konsideruar veten si pak me te djathte se Xhaxhai, isha dakord me gjithcka qe ai ka shkruar…

    Persa i perket perdorimit te habitores, kjo verteton tezen e Victor Friedman-it qe ketu kemi te bejme me nje “evidential”. Ai shkruan (ne Tomić, O. Balkan Syntax and Semantics. John Benjamins. 2004. p. 109) se ndryshe nga gjuhet sllave te Balkanit qe gjithnje i referohen dickaje ne te shkuaren, sistemi i shqipes ka nje reference te qarte ne kohen e tashme ashtu sic e perdor edhe Xhaxhai. Pra, ketu nuk kemi me nje habitore (admirative, dubitative) te mirefillte…

  3. Me duket pak e nxituar qe shkenca, te quhet format i panegociushem termash. Psh, imagjino kur thuhet kemi dy molle….realisht kemi (nje) molle dhe (nje) molle:)Duam s’duam, nga numrat deri tek koncepti i infinitit, vendosemi perballe marveshjesh paraprake. Nuk dua te jap argumenta ne kete drejtim, se e kote te dal nje shetitje nga dimensionet, dhe te kuptoj ne cilin bosht mbeshteten njohurite tona. Po ajo qe me beri pershtypje(me te madhe) eshte pamundesia “per te patur marveshje” e censures(e shpallur e djathte) me predikimet alla Al Gore:)Temen e lobimit, qe i humb besueshmerine shkencetareve e ka cikur dhe predikuesi BePPe Grillo:)Shkrimi me pelqeu, se si gjithe-kahere ka nje pikeveshtrim interesant

  4. Shkuarja ne pune me makina,autobusa;levizja nga nje kontinent ne tjeterin me ajerplan e te tjera vemprimtari jetesore,kerkojne djegjen nafte dhe benzine ne motorat e tyre.Aktiviteti jetesor kerkon konsum ushqimor ,konsum elementesh kimke larese,vajtje ne pushime malore e detare.Keto levizje te domosdoshem jetesore,shkencetaret e klimes e quajne “shkencerisht” procese negative,ndaj te cilit duhet vene dore menjere ne pakesimin e tyre,dhe deri ne ndalimin e tyre.Ketu kemi konfliktin ndermjete te dhenave te shkences,vendimit te shkencetareve bazuar ne keto te dhena dhe intresave jetesore te publikut,te cilat perfaqesohen politkisht dhe kur vjen problemi i lidhur me to,kerkojne zgjidhje poltike.Nga njera ane zgjidhja shkencoree shkencetareve,e cila nuk merr parasysh komplicitetin jetesor qe perfaqesohet fundesisht ne politik,nga ana tjeter trajtimi politik,i cili perpara interesave jetesore te momentit te publikut sakrifikon zgjidhjet shkencore.Perplasja e vendimeve,kur as njera dhe as tjera pale jane profesioniste ne te dyja kampet,sjell arrogancen e dukshme nga te dy palet.Arroganca vjen nga njohja dhe kapacatiteti njohes i pjeseshem i problemit ne kompleksitetin e tij shkencoro-shoqeror.Ndersa persa i takon autoritetit mbizoterues midis dy autoriteteve,atij shkencor dhe atij politik,ndoshta i takon te ardhmes se sistemit,ne gjetjen dhe ngritjen e hallkes se duhur hirarkike vendosese.
    Pervec trajtimit te xha xhait,reth raportin interes proshuesi- manupilim shkencor i vendimit te shkencetareve,i cili ka perqindjen e tij te ndikimit ne transparencen e rrezikut real ose fals,do te desh te shtoj;
    Te vendosesh regull ne ke te rast,dihet qe nuk eshte e lehte.Shkencetaret nxjerin te dhena specifike,ndersa poltikanet llogarisnin gjtihmone parametrat shoqeroro-ekonomike te pergjithshme dhe kostot e nderhyjes,te cilat dihet qe jane te konsiderueshme.
    Sinjalet qe vijne nga shkencetaret jane ne pika ekstreme,nga pika “alarm i larte” i rrezikut,deri tek pika “kemi kohe”.Nga qendrimi;eshte faji yne,deri tek;shkaku eshte i jashtem,njollat diellore etj.Po keshtu,qendrimet e tyre ndaj politikaneve jane nga pika ;arrogante urgjente urdheruese,deri tek;marja e masave graduale.Shkencetaret vete ndermjet tyre nuk kane akoma konsesusin e vete,si per arsyen e ngrohjes ashtu dhe per shkallen e rrezikut aktual te saj.
    Po afersisht keshtu paraqitet gjendja dhe ne kampin e poltikaneve ne drejtim te diversitetit te trajtimit poltik te problemit si dhe ne kendveshtrimin shkencor.
    C’thote shkenca me hollesisht?
    Organizmi shkencor i Kombeve te Bashkuar thote;Perqindja e anidridit karbonik eshte ne nivelin e saj me te larte ne 650 mije vjetet e fundit.
    Arsyeja;Perdorimi i naftes si dhe neproduktet e industries qe clirojne karbon dhe gaz ne atmosphere dhe rritin perqindjene CO2 ne te.
    Pasojat;Akujt polare po shkrihen.
    Por shkencetaret akoma nuk jane ne konsesus te determinojne sakte sesa metra eshte ngritur ngritur niveli i detit nga gjithe kjo.Katastrofistet shkencetare thone 5 metra,normalet 1.5 metra
    Dhe per to mos u zgjatur shkencetaret sugjerojene;Prodhimin e karburantit bimor,perjashtimin e zvogelimin e ushqimit me baze mishi ”low-carbon diet”,perdorimin e amballzhimit plastik ne vend te kartonit,i cili prodhohet prej drurit ..etj
    C’thote politika?
    Politika europiane eshte me ndjeshme dhe me ne konsensus me shkencetaret.
    Gjthmone poltikanet kane debatuar reth dy alternativave:1,Nderhyrjes se menjehersheme ne drejtim te uljes se CO2 dhe 2,Te pritjes se te dhenave me te besueshme mbi forcen e ndikimit qe ka shtimi i CO2 ne ngrohjen globale.
    Ne Janar,2008,bashkimi Europian leshoi nje pakete ligjore,ku jepen detyra precise cdo shteti anetar,per uljen e prodhimit te CO2,rritjen e energjise se prodhuar prej burimeve te pasterta(diell,ere,uje),perdorimin ne transport te bioenergjise.
    Ndersa USA ka qene me teper e orientuar drejt pritjes se zgjidhje te natyres tekonollogjike te cilat do te jipnin mundesine e nderhyrjes direkt ne atmosphere per uljen e CO2.

  5. Mua me duket se ne shkence eshte shume legjitime te flasesh per konsensus. Shkenca e sotme nuk eshte e bazuar mbi premisen se e zoteron te verteten por mbi premisen se te vertetes mund ti afrohesh nepermjet modeleve gjithnje e me te mira qe vertetohen gjithnje e me shume me eksperimente apo parashikime.

    Shkenca e sotme bazohet ne modele te realitetit!! Ne fakt vete truri i njeriut punon vetem me modele te realitetit. Ajo cfare shohim psh. nuk eshte asgje tjeter pervecse nje model i caktuar i krijuar ne tru ne baze te te dhenave (te kufizuara) te marra prej syrit. Vete modelet shkencore jane produkt i nje procesi diskutimi shkencor. Dhe tek diskutimi shkencor ka vend per konsensus apo mosmarreveshje. Teoria kuantike me teorine e relativitetit jane te vertetuara deri me tani katerciperisht nga shume eksperimente e parashikime. E megjithate ato jane teori/modele te kunderta e akoma te papranueshme per njera tjetren.

    Sidomos kur behet fjale per sisteme veterregulluese si klima, konsensusi dhe mosmarreveshja jane pjese e rendesishme ne diskutimin shkencor. Diskutimi per klimen eshte i ngjashem me diskutimet qe hasen rendom per shkencat shoqerore ku eshte shume e veshtire te kuantifikosh. Kjo pasi sistemet komplekse veterregulluese si klima apo shoqerite njerezore nuk jane vetem shuma te thjeshta te elementeve te tyre perberes. Megjithese mund te njohesh dhe te kuantifikosh parametrat kryesore kimike eshte shume e veshtire te kuantifikosh bashkeveprimin e tyre me njeri tjetrin (feedback loops) etj. dhe ndikimin ne sistemin e pergjithshem.

    E verteta eshte qe akoma nuk ka konstrukte te pershtatshme matematike per te pershkruar sistemet veterregulluese dhe te gjitha diskutimet shkencore per to bazohen si ne rastin e klimes ne simulime te kompjuterave te fuqishem. Tek ndikimi i njeriut ne klime pertej “konsensusit”, cfaredo qofte kuptimi i tij, nuk mund te shkohet. Shprehimisht kjo do te thote qe shumica e modeleve divergojne drejt asaj linje konsensusi.

  6. Subjekti më sjell ndër mënd (në fakt ka ca vite që nuk e heq dot nga mëndja) një paragaf të një shkrimi të Bertrant Russell “Idetë që kanë cunguar njerëzimin” (Ideas that have harmed mankind)

    Para betejës së Dunbar-it, Oliver Cromwell-i u thotë Skocezëve; Ju lutem në emër të Krishtit, çoni ndër mënd edhe mundësinë e të qënurit gabim. Por Skocezët nuk e çuan ndër mënd atë mundesi, kështu atij ju desh ti zhdëpë. Gjynah thotë Russell-i që Cromwell-i nuk ju drejtua edhe vetes me të njëjtat fjalë.

    1. Eni, pa u futur në diskutimin teorik të konsensus-it në shkencë, dua vetëm të të kujtoj se, kur është fjala për çështje të klimës, ky konsensus ka çuar në persekutimin sistematik të shumë shkencëtarëve që nuk janë pajtuar me versionin zyrtar.

      Aq e vërtetë është kjo, sa një nobelist në fizikë e ka quajtur “fe të re” konsensus-in për ngrohjen globale, duke gjykuar nga zelli i përkrahësve të tezës, bindja e tyre e patundur se kanë të drejtë, shtrembërimi që u bëjnë të dhënave për t’ua përshtatur modeleve të tyre (pikërisht – modeleve), dhe sidomos qëndrimi ndaj heretikëve.

      Natyrisht, nuk bëhet më fjalë për t’i djegur këta heretikë në turrën e druve si në Mesjetë; tani mjafton t’u presësh fondet, t’u refuzosh botimin e artikujve në revistat prestigjioze të fushës, t’u refuzosh katedrat dhe titujt shkencorë, të mos i ftosh në konferenca dhe simpoziume…

      Nuk është për t’u habitur, pastaj, që disa kanë propozuar edhe ligje të tilla, që të mos lejojnë publikimin e pikëpamjeve të të gjithë atyre që janë kundër modelit klimatik zyrtar.

      Ja si e përshkruan këtë një artikull i paradokohshëm në Boston Globe:

      […] kur vjen puna për ndryshimin e klimës, shumë njerëz janë treguar të gatshëm të luajnë rolin e Inkuizitorit të Madh. Për shembull, Heidi Cullen klimatologe senior e Weather Channel ka rekomanduar që meteorologëve t’u mohohet certifikimi profesional, në qoftë se shprehin dyshime ndaj alarmizmit të ngrohjes globale. James Hansen, drejtor i Institutit Goddard për Studime të Hapësirës, kërkon që drejtuesit e kompanive të naftës të nxirren para gjyqit për “krime kundër njerëzimit, në qoftë se vazhdojnë të vënë në diskutim çka është kuptuar tashmë shkencërisht” në lidhje me ngrohjen globale. Al Gore shpesh i përqesh ata që ia vënë në diskutim dogmën e tij të klimës si të marrë që nuk duhen përfillur. “Mohuesit e klimës bëjnë pjesë në të njëjtin grup me ata njerëz që ende nuk besojnë se ne kemi shkuar në Hënë,” është shprehur zëdhënësi i tij.

      Vëreni kapërcimin logjik te ky krahasim i pahijshëm: ngrohja globale është diçka që po ndodh, por sidomos diçka që parashikohet të ndodhë; përkundrazi, zbritja e njeriut në Hënë është diçka që ka ndodhur (ose s’ka ndodhur), dhe nuk ka nevojë për shkencëtarë që ta parashikojnë…

      Por ka edhe më. Koncepti i konsensus-it në shkencë i bashkëlidhet idesë se hipotezat shkencore mund të miratohen ose të hidhen poshtë me anë të votës, ose në mënyrë demokratike. Në të ashtuquajturat shkenca shoqërore, të cilat nuk e kanë rigorozitetin e shkencave natyrore, vota tashmë ekziston si faktor; mjaft të kujtoj rezolutat e parlamenteve të vendeve të ndryshme të BE për genocidin armen.

      Gjithsesi, unë besoj, sikurse Drit më lart, se është e rrezikshme për këdo që të kujtojë se ka monopolin e të vërtetës, ose edhe thjesht hartën që të çon aty. Nëse autoritarizmi shkencor nuk është veçse një mënyrë për t’ia zënë frymën debatit, atëherë është detyrë e shkencëtarëve të jenë subversivë – në emër të shkencës dhe të vetë së vërtetës.

  7. …”Por ka edhe më. Koncepti i konsensus-it në shkencë i bashkëlidhet idesë se hipotezat shkencore mund të miratohen ose të hidhen poshtë me anë të votës, ose në mënyrë demokratike…”

    Sokrati i thoshte dikujt me te cilin po diskutonte se ” e vertate nuk gjehet me ane te numrimit te kokave”

  8. xhaxha, kam pershtypjen qe kjo puna e klimes eshte shume e ngjashme dhe ka lidhje me ceshtjen jo me pak te rendesishme te teorise se evolucionit vs. dizenjimit inteligjent. Shkencetaret ne shtete te caktuara po humbin nje lufte jo te vogel ne ate drejtim. Dhe jo sepse atyre ju mungojne argumentet shkencore. Mendoj se nje pjese te shkencetareve ju ka ardhur aq ne maje te hundes te shohin nje nga teorite me te rendesishme te kohes te mposhtet nga teori joshkencore thjesht sepse pala tjeter ka mbeshtetje aktoresh te fuqishem e burime financiare e njerezore sa nuk e bejne me gabimin te jene politikisht korrekt ne betejen e re per klimen.

    Te pakten ne fillim te diskutimit, kur ndryshimi i klimes nga njeriu ishte akoma teori e guximshme, askush nuk e dinte nese lobet e energjise se djegshme do te hidhnin gjithe peshen e tyre financiare per ta mbytur ate qe ne lindje. Tani qe ndryshimi i klimes nga njeriu eshte teoria zyrtare jane perkrahesit e saj inkuizitoret.

    Pikenisjen kjo menyre komunikimi e ka patur tek ceshtja evolucion vs. dizenjim inteligjent.

    1. Eni, një nga arsyet që shkencëtarët nuk po e fitojnë dot ashtu siç kujtonin luftën kundër intelligent design është megalomania e tyre, ose kompleksi i superioritetit ndaj publikut.
      Vijmë kështu përsëri tek arroganca.
      Një kategori shkencëtarësh kanë kujtuar se mund ta shpërfillnin publikun, sa kohë që fondet i merrnin nga korporatat, nga fondacionet e ndryshme private, ose nga shteti.
      Këta shkencëtarë mund të jenë të zotët dhe shumë të mençur e të përgatitur; por megjithatë ata nuk janë në gjendje t’i dalin zot punës së tyre deri në fund.
      Le të mbyllen në manastire si kolegët e tyre në Mesjetë, të jetojnë me lëmosha, dhe të vazhdojnë në arrogancën e tyre, e cila ndoshta edhe u përligjet, nga pikëpamja thjesht intelektuale.
      Por unë nuk i shoh të bëjnë kështu, përkundrazi.
      Të shpjegohem – unë e kam të qartë se disa gjëra publiku nuk mund t’i kuptojë dot dhe të tjera nuk ka pse t’i kuptojë (p.sh. bozonin Higgs).
      Por nëse publikut i kërkohet të paguajë e të bëjë sakrifica, atëherë nevoja për të kuptuar shndërrohet në të drejtë (kush do të paguajë, që ky bozon të pikaset në laborator?).

  9. Konstaton Xha, si meposhte:

    “Gjithsesi, unë besoj, sikurse Drit më lart, se është e rrezikshme për këdo që të kujtojë se ka monopolin e të vërtetës, ose edhe thjesht hartën që të çon aty.”

    Atehere, thjesht, mendoj me versionin e shprehur diku me lart po prej jush Xha, per “kapercim-hena/toka/shkenca-frika…”( te me ndjeni/falni, se referohem me fjalet e mija per Xha).
    Sepse eshte e rrezikshme nuk duhet te mendoje dikush se ka monopol te se vertetes? Apo se pjese e se vertetes se dikujt jane fragmente te sakta te nje harte qe te con aty.
    Pra, fjalen e kam tek kapercimi nga frik e monopolit te se vertetes, qe sigurisht nuk egziston, tek edhe harten qe te con aty. Natyrisht se po bej lokalizim te shprehjes se mendimit te Xha, megjitheate dikush nuk ka nevoj te kete harten e se vertetes qe nuk egziston, prandaj gjithsekush fillon-aktivizon mendimin nga ai nivel qe ndodhet, ku me e bukura eshte se s’ka nje nivel edhe brenda nje individi, por vetem iluzion/konsensus, qe gravitet i perkohshem i ve ne levizje qe s’perjashtojne edhe pavlershmerine si pjese e se teres.

  10. ne vazhdim te postimit me siper;

    p.s. Natyrisht qe kuptoj, jo gabim mendoj, ku e ka fjalen Xha; per mos absolutizimin e asaj qe di dikush si te teren. Sikur di gjithcka rreth sa mund te dihet per gjithcka.

  11. Xhaxha, ne mungese te njohjes se permbajtjes, mbetem i pabindur. Debatin nuk e njoh ne thellesi mbi ngrohjen globale. Di qe shkencetaret me mend, ofrojne modele te ndryshme ne lidhje me faktet e mbledhura. Di qe shumica e shkencetareve jane dakord me nje lidhje kauzale mes ndotjes prej karbonit dhe efekteve klimatike qe kjo ndotje shkakton. Ajo per te cilen nuk bien dakord eshte modeli i sakte i kesaj lidhjeje. Nderkohe qe me aq pak sa e kam ndjekur kete debat, me duket subversitet per hir te subversitetit te mohosh krejtesisht nje lidhje te tille. Avokati i djallit eshte teknike e suksesshme per shmangjen e mendimit te turrmes ne shkencat shoqerore, por nuk di te jete aplikuar ne shkencat ekzakte, pasi ketu nuk eshte qellim ne vetvete diversiteti, por konsensusi universal mbi modelet, hartat dhe njesite matese. Ne qofte se metri eshte me i lehte per perdorim se sa jardi, atehere nuk ka pse te mos e pranoje gjithe bota. Diversiteti eshte i pavlere ne mos aq i bezdisshem sa leket e reja dhe leket e vjetra me te cilat ka problem cdo emigrant qe kthehet per pushime pas nje kohe te gjate. Ne qofte se Lindzen, e te tjere, nuk besojne absolutisht ne nje lidhje kauzale mes karbonit dhe efekteve klimaterike, atehere le t’a ulin tonin e zerit, te merren me dicka qe besojne, dhe te lejojne ata qe e besojne kete lidhje te gjejne nje njesi matese, nje model, nje harte, sa me ekzakte qe te jete e mundur.

    Dallimi duhet bere i qarte:

    1)ka konsensus per nje lidhje shkakore mes ndotjes me karbon dhe ndryshimit te klimes. Ky eshte i vetmi model zyrtar. Per kete i jane drejtuar te gjithe Antarktides dhe e kane vertetuar se kurdohere ka pasur ngritje te karbonit ne atmosfere ka pasur edhe ndryshime klimaterike. Konsesusi mbi kete koincidence eshte universal. E nese Lindzen e te tjere nuk e shohin dot perseritjen (ne te shkuaren) e perhershme te kesaj koincidence, atehere vertete jane shkencetare medioker qe mund cajne perpara vetem fale nje lloj subversiteti qe me kujton ata adoleshentet qe ju duket vetja subversive kur bejne nje tatuazh apo nje piercing, nderkohe qe keto jane tashme main-stream. Dhe per kete mediokritet, nuk kane pse te financohen apo edhe te publikohen neper organe shkencore. Alternativa qe sjell ky subversitet nuk e ka kaluar akoma sfiden e Hume, por eshte pre e nje skepticizmi absolut qe mohon agjencine njerezore.

    2)nuk ka konsensus ne lidhje me modelin e sakte te lidhjes shkakore midis ndotjes me karbon dhe ndryshimeve klimaterike. Nese Lindzen eshte ne konsensus ne lidhje koincidencen e perseritur, por nuk eshte dakord me modelet e afruara, atehere ose duhet te perpiqet si shkencetar te ofroje nje model me te sakte, ose te heshte dhe te pranoje me te mirin e mundshem, duke theksuar pakenaqesite ne lidhje me modeli me te mire ne menyre qe nje model edhe me i mire te mund te gjendet. Ne qofte se eshte kjo qe ka bere, dhe nuk e kane pranuar ne grupin e shkencetareve, atehere jam dakord qe po i behet nje padrejtesi.

    Sa per konsensusin dhe voten, nuk ka asgje per t’u habitur ne kete mes. Nje shufer platini ne Paris, eshte pranuar me konvencion, me vote, qe te konsiderohet si standarti, si modeli per gjatesine nje meter. Ne qofte se kjo vote konsensuale nuk arrihet, kemi mebtur tek Witgeinstein, (nxenes i Russell, Drit) dhe tek brumbulli ne kuti, ose po krruhemi ca si teper me pirunin e Hume, thote Rorty.

  12. Ja se c’thote natyralisti Daniel Botkin ne “Scientific Opinion and the Opinion of Scientists”:
    Shkencetari luan tre role ne shoqerine e sotme… e hulumtuesit (researcher), deshmitarit te specializuar ose ekspertit (expert witness), dhe predikuesit ose “priftit” (“priest”). Si “hulumtues”, nje shkencetar raporton rezultatet e nje studimi te caktuar qe ai ka bere, objektivisht. Si “ekspert deshmitar”, nje shkencetar na tregon rreth nje subjekti mbi te cilin ka punuar, por e pergjitheson pertej punes se tij, dhe jep nje opinion te barazpeshuar, bazuar ne experiencen profesionale dhe ne gjykimin e vete me te mire. Si “prift” nje shkencetar na tregon se c’duhet te mendojme dhe c’duhet te besojme.”

    Sipas tij shume shkencetar duan te paraqiten si “researchers” (hulumtues), por shpesh kur merren me ceshtje komplekse paraqiten si “ekspert deshmitar” (kam pershtypjen qe i referohet rolit te ekspertit ne sallen e gjyqit kur i merret mendimi per nje ceshtje, por jo patjeter gjykimi)

    Po ashtu Botkin mendon se ka ndryshim midis asaj qe thote nje shkencetar i vetem dhe asaj qe nje grup shkencetaresh, te mbledhur nga nje organizem politik dhe te perfshire ne perpjekje per te arritur konsensus. Shpesh thote ai rezultati eshte “conventional wisdom” ose klishe, bashke me kompromisin qe vjen si pasoje e nevojes per te sheshuar ndasite kulturore dhe politike. E verteta, thote ai, eshte se raportimet nga keto grupe muk jane te verteta shkencore; as opinion expertesh; jane thjeshte “general negotiated agreement” (marrveshje te negociuara ne vija te pergjithshme).

    Kam pasur rastin ta ndjek nga afer Botkin, dhe duket se ai besonte se problemet ambientale nuk jane probleme te “vertetash”, sepse edhe nese i zoterojme te gjitha te vertetat, nuk do te thote se do i zgjidhim problemet. Por ndryshe nga shume “peer” te vete qe besojne se rruga per t’i dale ne krye shume te vertetave eshte konsensusi, ai besonte ne nje perqasje shumedisiplinore, te cilen e quante “design issue”. Per kete kam shkruajtur edhe me pare ketu (dhe sa per sqarim, per te shmangur keqkuptimin, nuk kam pretenduar qe perqasja ime me folene e zogjve eshte interdisiplinore, pra nuk eshte nje “design” ne kuptimin qe i jep atij Botkin).

  13. …per disa lloje shkencetaresh shkruan Xha:

    “Le të mbyllen në manastire si kolegët e tyre në Mesjetë, të jetojnë me lëmosha, dhe të vazhdojnë në arrogancën e tyre”…

    dhe kthjellohet pamja;

    “Por nëse publikut i kërkohet të paguajë e të bëjë sakrifica, atëherë nevoja për të kuptuar shndërrohet në të drejtë (kush do të paguajë, që ky bozon të pikaset në laborator?)”

    Xha, ndjej te nevojshme te gjykoj pa anshmeri, prandaj, kur cilson ‘disa shkenctare’ automatikish mendoj dhe tjetren per popullin ‘nje pjese e popullit’ e jo populli.
    Menyra si e “ve” ne qender zjarri ate grup shkenctaresh i gjithe populli duket si problem i zgjidhur, por jo i arsyetuar. Sepse vijme ne faktin; shumica ben ligjin dhe individet detyrojne ligje te reja. Thjeshte, nuk jane te ndare popull dhe shkenctare perball nevojave. Ashtu si populli shijon pa kuptuar kopleksin shkencor te vlerave e arritjeve te shkences edhe shkenctari shperblehet pa potere per shkence qe ai e kupton para popullit se kur deshton. Duhet te denojme kaq ashper, pa logjik, gabimet/mosdijen e disa shkenctareve apo nje pjese te popullit ne emer te popullit!?

  14. Thote Lindzen:

    “The public, press and policy makers have been repeatedly told that three claims have widespread scientific support: Global temperature has risen about a degree since the late 19th century; levels of CO2 in the atmosphere have increased by about 30% over the same period; and CO2 should contribute to future warming. These claims are true. However, what the public fails to grasp is that the claims neither constitute support for alarm nor establish man’s responsibility for the small amount of warming that has occurred.”

    Kjo mua me duket gafe e pafalshme logjike dhe morale, ne mos injorance totale ndaj zhvillimeve teknologjike te shekullit 20. Lindzen pranon qe ka nje rritje te CO2 prej 30% ne atmosfere, pranon qe CO2 kontribuon ne klimen globale, por nuk pranon qe kjo percakton pergjegjesite e njeriut? 30% ngritje ne CO2 gjate shekullit 20, nga i rezulton Lindzen? Nga mbareshtrimi i lopeve me probleme stomaku?

    Me alarmin nuk jam dakord as une. Por me kete mungese te pergjegjesise prej njeriut qe shpreh, Lindzen para se t’a konsiderojme ne te njejtin rang me Kopernikun, ben mire t’a shohim edhe ne te njejtin rang me Franz Kossmat ndonjehere.

  15. Vehement attack. Ky eshte percaktimi qe i ben Wikipedia trajteses se G.G. Simpson ndaj teorise se levizjes kontinentale te ofruar nga Wegener, ne nje kohe qe Wegener nuk e kishte percaktuar mekanizmin, apo modelin se si kjo levizje ndodh, por vetem duke mbledhur koincidencat kishte dale ne nje konkluzion intuitiv se kontinentet levizin. Franz Kossmat njihet per te njejten oponence ndaj Wegener, ndoshta edhe pse jo aq vehement. E pur si muove. Se bashku me qellimin perfundimtar qe eshte konsensusi, (teoria e levizjes kontinentale tashme e pranuar me konsensus) shkencetaret njihen edhe per vehemencen qe tregojne kunder njeri tjetrit ne rrugen qe con drejt ketij konsensusi. Kjo eshte ne pergjithesi e dyanshme. Me duket pershkrim i dobet qe nga nje ane Lindzen te konsiderohet i persekutuar, nderkohe te mos flitet per sulmet e tij te fuqishme kunder kolegeve. Ajo qe duket se Lindzen nuk ka kuptuar ende, eshte qe nuk kerkohet nje model meteorik qe e ve theksin tek rete, sepse rete aty do jene, per te mire, apo per te keq, por nje model specifik mbi efektet e CO2, i cili te mund t’i bashkangjitet modelit hidrik, per te krijuar nje model gjeneral. Semundje profesionale kjo, por ndonjehere shkencetaret jane aq te sigurt ne gjetjet e tyre ne kullen e fildishte, sa qe nje farmacisti avant-garde t’i duket se universi rrotullohet rreth bashkimit te acidit me bazat. Semundje qe duket se nuk e paska lene pa kapur Lindzen, perderisa mohon agjencine njerezore, dhe rrjedhimisht efektet e CO2 ne nje model gjeneral. Rete aty ishin edhe ne periudhat e konstatuara ne Antarktide kur ndryshimet ne CO2 jane gjetur te shoqeruara gjithmone me ndryshime klimaterike – pse nuk kane ofruar mbrojtje atehere, sic pretendon modeli i persekutuar i Lindzen?

    1. Lulian Kodra shkruan:

      teoria e levizjes kontinentale tashme e pranuar me konsensus

      Jo për t’u marrë me çikërrima, por më duket se kjo pikë lidhet me temën që debatohet – Teoria e lëvizjes kontinentale (tektonika e pllakave) është e pranuar jo me konsensus, por ngaqë i shpjegon gjërat më mirë se teoritë rivale dhe provohet nga gjetjet gjeologjike. Konsensus-i nuk luan asnjë rol në këtë mes, edhe pse dikur pati konsensus për ta kundërshtuar Wegener-in madje për t’u tallur me të.

  16. “një nga arsyet që shkencëtarët nuk po e fitojnë dot ashtu siç kujtonin luftën kundër intelligent design është megalomania e tyre, ose kompleksi i superioritetit ndaj publikut.”

    Kot tashti, per te nderruar pak teme (me fal Xhaxha se eshte blogu jot dhe nuk me takon timoni) per te bere nje kthese, si dhe ne forme paradoksi qe nuk besoj se e keni problem t’a quajme PET, Paradoksi i Evolucionit Teorik. Nuk mund te jete arsyeja ne fakt qe, superioriteti, apo fundja, gjendja aktuale e njeriut ne shkallen e evolucionit varet pikerisht nga nxjerrja e konkluzioneve te tilla si intelligent design atje ku ne fakt mund te mos kete gje tjeter pervec randomness, dhe te mohosh intelligent design eshte njesoj si te mohosh mjetet biologjike dhe rrethanore te mbijeteses se nje prej specieve me te suksesshme aktualisht, pra krejt teorine e evolucionit?

  17. Cfare me ben cudi ne gjithe kete mitologjine ( per mua) e re te ngrohjes se mjedisit, eshte se cdo variabel i mundeshem kerkohet, studiohet, peshohet nga te gjitha anet, por nje prej tyre, megjithese eshte shume i dukshem dhe shume i matshme, as nuk permendet, lere me pastaj te diskutohet. E kam fjalen per shtimin e popullsise ne bote. Andej nga mesi i dyte i viteve ’80, mbaj mend qe ne Jugosllavi u kremtua me te madhe lindja e presonit te 5 miljarede. Sot popullsia ne bote mendohet te jete 6.9 miljard. Pra per me pak se 20 vjet kemi nje rritje prej 40%. Ne viti 1900 popullsia ishte “vetem” 1.7 miljard. Pse nuk permendet nje gje e tille? Apo eshte nje ” Inconvenient truth”, realisht i frikshem kesaj radhe.

  18. idashur,
    Disa mendojnë (bazuar në studime e modele) se popullsia do të stabilizohet (rreth 2050- 2100) tek 12 miliardi.
    Nëse ndodh do të jetë epokë interesante, nuk është çudi që dhe interesat e njerëzimit të ndryshojnë.

  19. “dikur pati konsensus për ta kundërshtuar Wegener-in madje për t’u tallur me të”

    Kurre. Perseritja identike e koncidencave nga nje kontinent ne tjetrin nuk lejoi qe te kishte kurre konsensus kunder Wegener. Vehement attacks, po, por kurre nuk ka pasur konsensus kunder Wegener. Wegener kishte shume simpantizante mes shkencetareve, te cilet edhe e ndihmuan financiarisht pas kundershtimeve te fuqishme. Ne mungese te nje modeli te sakte mund te kete pasur edhe ndonje version zyrtar te palevizshmerise se kontinenteve, por qe i eshte dashur te shpalle injorance perballe perseritjes se koincidencave, por ky nuk eshte konsensus.

    Xhaxha, nuk thashe qe eshte konsensusi qe e ben nje teori te sakte, por qe teoria e sakte pranohet konsensualisht, me konsensus. Konsensusi vertete nuk luan asnje rol, pasi nuk eshte mjet (vehement attacks jane mjetet qe luajne rolin me efikas) por qellimi perfundimtar i cdo teorizimi, gje qe e kam perseritur pothuajse ne cdo koment me siper. Por cdo teorizim synon te jete i sakte, saktesi ndaj se ciles, ne qofte se arrihet, nuk ka pse mos kete konsensus. I vetmi rast ku konsensusi luan rol, eshte kur ky konsensus eshte mbi perseritjen e koincidencave identike qe nuk kane nje model me ane te te cilit te mund te shpjegoheshin. Pra ka konsensus mbi lidhjen shkakore te CO2 dhe klimes, dhe ky konsensus luan rol per kerkimin dhe gjetjen e nje modeli, apo teorie te sakte qe do mund t’a shpjegonte kete lidhje, edhe pse nuk ka konsensus ende, por vehement attacks mbi nje model te sakte. Te mohosh agjencine njerezore sic ben Lindzen, eshte njesoj si te mohosh tani teorine e levizjes kontinentale. Tjeter dallim qe do ndihmonte per t’a kuptuar kete muhabet, eshte dallimi mes hipotezes dhe teorise, ku hipoteza nuk eshte gje tjeter pervecse nje teori e pa sqaruar ne detaj, dhe edhe pse mund te mos kete konsensus mbi krejt zinxhirin shkakor te nje fenomeni, konsensusi mund te ekzistoje ne lidhje me disa prej hallkave te ketij zinxhiri.

  20. Luliani ””Pika kyce e argumentit eshte kjo:

    Ne qofte se une e di qe ti e di qe “Ngrohja globale eshte e rrezikshme”, atehere une e di qe “ngrohja globale eshte e rrezikshme”.””

    Eshte e rrezikshme per ke ? Rusi do ishte shume i kenaqur nese temperatura e planetit rritet me 2-3 grade. Do humbiste ca toka nga deti(qe tani jane shkretetire arktike/tundra, keshtu qe s’humb gje) po pjesa me e madhe e territorit do kishte klime me te ngrohte, toka do jepte me shume fryte, shirat do shtoheshin se do avullonte me shume uje etj.

    Deri ne shek 6 p.l.k klima ne skandinavi rezulton te kete qene me e ngrohte, toka me pjellore e vete zbulimet arkeologjike deshmojne se , pikerisht kur u ftoh klima(ra me disa grade) ne Skandinavi ka renie te theksuar te mireqenies se zones dhe mendohet te kete qene nxitesja kryesore per invazionet gjermanike ne gjermanine e sotme qe banohej ne nje pjese te madhe nga keltet.

    Si i tha Proximo Maximusit kur ky i kerkoi ta lironte per te vrare Perandorin Komodo:
    Gjeneral, une e di qe ti je njeri i beses, do vdisje per nder, do vdisje per te paret e tu, por ne fund te fundit une shes spektakle.
    Perse ta dua vdekjen e Komodos, kur ky me pasuron ?

    Keshtu qe , perderisa ngrohja globale diku ndihmon edhe pse per shumicen duket te jete tragjedi, atehere perse ai qe perfiton duhet te jete kunder ?
    A ekziston nje moral universal njerezor, per hir te cilit duhet hequr dore nga perfitimi ? Me duket se jemi shume larg tij.

    Keshtu qe shprehja :
    “Integriteti shkencor i një argumenti ose i autorit të argumentit nuk mund të përkthehet vetvetiu në integritet moral të këtij autori.”

    Eshte e pakundershtueshme per vete faktin se morali i nje shkencetari ne teori i perket moralit universal, i cili nuk ekziston me vete, por varet nga morali human i civilizimit perkates.
    Pastaj ne praktike si e tha xha xhai hyjne ne loje edhe interesat e korporatave qe financojne(si perhere ne histori) zbulimet shkencore, keshtu qe eshte e kote te pretendosh integritetin moral qe buron nga te qenit shkencetar.
    E mira dhe e keqja ne shkence , varet plotesisht nga dobishmeria e zbulimit dhe dobishmeria sot varet thuajse teresisht nga racionalizmi ekonomik (eshte debatuar ne nje teme po ketu).

    Kjo do te thote se shkencetaret para se te perpiqen te imponojne kendveshtrimin e tyre shkencor ne politike, duhet te mesojne se ne politike nuk ka nje moral universal (ne vetvete hipotetik) per tu respektuar, por interesa morale e materiale per tu mbrojtur, interesa qe varen nga morali i asaj bashkesie e sidomos nga nevojat ekonomike te saj.

    Nuk ka asnje kuptim qe Gordon Brown te heqe dore nga nje burim pasurie per Angline, per hir te botes, te asaj bote ku ben pjese edhe Kina me 1,4 miliarde konsumatore apo Amerika me 300 milione superkonsumatore; shtete qe se cajne koken fare.
    Shembulli i mire nuk shtyn kend te heqe dore nga perfitimi ekonomik sepse nuk ekziston nje moral universal, qe detyron shtetet per hir te se mires njerezore te heqin dore nga parate. Kjo eshte utopi dhe politika qe eshte bazuar ne utopi, ka sjelle perhere fatkeqesi (psh komunizmi ne Shqiperi).

    ignorantia l nn excusat thote :
    …..imagjino kur thuhet kemi dy molle….realisht kemi (nje) molle dhe (nje) molle:)……

    Hiqe fare (nje),thuaj; kemi mollen dhe mollen tjeter, kallzorja e lejon mosperdorimin e njejes-shumesit(te pashquar) molle.
    Nje molle dhe nje molle bejne dy molle ne boten e ideve….. shyqyr qe e kemi.
    Po mua cudia e autoritarizmit shkencor me vjen pikerisht kur haset ne ceshtje te nderlikuara si ngrohja globale.

    Eni :
    ””Pikenisjen kjo menyre komunikimi e ka patur tek ceshtja evolucion vs. dizenjim inteligjent.””’

    Le te mos e ekzagjerojme tani. Klimatologet me shume se nga efekti serre e keto debate fetaro-ateiste, kane frike nga epoka e re e akullnajave qe teorikisht mund te vije nga casti ne cast.
    Klimatologet ende nuk dine per c’arsye ndodh cikli ngrohte-ftohte, dmth pse cdo 10- 15 mije vjet ka nje epoke akullnajash e nje kur planeti ngrohet , biles brenda epokes mes 2 akullnajave dmth ate qe ne jetojme prej 12 mije vjetesh.

    Ka klimatologe qe mendojne se meqe kane kaluar 12 mije vjet nga shkrirja e akujve, atehere jemi brenda mesatares se 100 mije vjeteve te fundit , dmth nuk eshte aspak cudi qe te filloje serisht epoka e akullnajave e ndryshe nga cmendohej me pare, tani jane gjetur prova qe ftohja globale mund te ndodhe fare mire brenda pak dhjetevjecaresh, cka ka shkaktuar edhe renie te theksuar popullsie ne epokat e meparshme.

    Qe njeriu ka ndikuar ne ngrohjen globale nuk me duket se ka vend per diskutim, por ama te mos harrojme se c’te ben natyra me keto cikle. Fare mire njeriu e ngroh globin me 4-5 grade, po natyra po iu tek te sjell epoken e akullnajave qe te fryjme syte te gjithe.
    Pastaj jam shume kurioz une, cdo bejne te bardhet qe kercenohen menjehere, do parapelqejne te vdesin apo do invadojne Kongon e Brazilin e do u grabisin tokat.
    Pastaj si te thuash do i shohim globalistet, sesa qenie e mire eshte njeriu, multiracializmi e multikulturalizmi e gjojna te ngjashme, po nejse kjo eshte teme tjeter e shqetesim i brezave te ardhshem.

  21. I dashur
    ””’Sot popullsia ne bote mendohet te jete 6.9 miljard. Pra per me pak se 20 vjet kemi nje rritje prej 40%. Ne viti 1900 popullsia ishte “vetem” 1.7 miljard. Pse nuk permendet nje gje e tille? Apo eshte nje ” Inconvenient truth”, realisht i frikshem kesaj radhe.””’

    Ne fakt rritja nuk me duket pertej mundesive te Tokes. Mund te thuhet me siguri vetem se ne shek 20 kemi mbijetesen e elementeve te dobet (ku mund te hyjme edhe ti e une,po skemi si ta dime) te cilet detyrimisht sjellin uljen e mesatares njerezore ne inteligjence dhe force fizike, rezistence ndaj semundjeve etj, dmth sjellin devoluimin e qenies njerezore. Si me thene qe homo sapiensi modern asnjehere ne historine e tij, nuk ka qene mall me skarco se ne shek 21. Se cdo sjelle ne te ardhmen ky mall skarso mund vetem ta imagjinojme.

    Skarsiteti rritet ne Europe, meqe pervec renies ne mesataren e inteligjences dhe ne forcen fizike, rezistenca natyrore ndaj semundjeve eshte cuar gati ne zero ashtu si eshte afer zeros rezistenca ndaj dhimbjes e kenaqesise.
    Po ashtu plogeshtise fizike i shtohet edhe plogeshtia morale e spirituale qe eshte e dukshme keto dhjetevjecaret e fundit, keshtu qe po deshe ‘homo sapiens sapiens ‘ skarso kerko ne nje metropol europian se e gjen tak-fak, hidh syte nga dritarja e shih nje kalimtar.
    Sigurisht qe cdo e keqe e ka nje te mire dhe duket qarte se eshte shtuar aktiviteti mendor, por edhe per ate po perkujdesen, duke ta kufizuar me ane te mediave.
    Merr nje dele e nje europian normal e do shikosh shume ngjashmeri. Ujqit jane bere te zgjuar, nuk mbysin me sa dele tu dalin para, po kujdesen per mbareshtimin e tufes qe te kene gjithmone per te ngrene.

    Planeti ka te pakten 10% te siperfaqes joujore, mjaft te pershtatshme per bujqesine, ndersa kullotat jane shume me teper , stepa,savana e livadhe malore mbulojne nje pjese te rendesishme te globit.
    Duke qene se ne shumicen e ketyre tokave merren 2-3 prodhime ne vit, ato 15 milione km2 behen gati 30 milione km2 toke si ajo e Shqiperise apo Italise.
    Italia me shfrytezim te mire bujqesor (jo blegtoral se kullota ka shume shume pak e biles as i shfrytezon) arrin te mbaje 5 banore per 1 hektar toke te punueshme dmth 60 milione banore per 12 milione hektare toke te punueshme.

    Tani 30 milione km2 = 3 miliard hektare qe me mesataren italiane 1 hektar per 5 banore, ben te mundur mbajtjen e 15 miliard banoreve e me ushqim mjaft dinjitoz.
    Po te llogaritesh edhe kullotat qe Italia ka pak e i shfytezon akoma me pak , atehere Bota mund te shkoje deri ne 30 miliard banore. Pertej kesaj shifre shoh krize te rende.

    Per mendimin tim, Europa e Amerika (qarqe te caktuara) jane duke ndikuar ne krizen per buke ne bote sidomos ne Afrike, qofte edhe me proteksionizmin bujqesor qe praktikojne gjeresisht, i cili nuk lejon zhvillimin e vendeve bujqesore, te cilat keshtu skane as buke e as mundesi eksporti per te mbuluar importet e tyre, dmth jane pre e deficitit tregtar qe i ben vendet e botes se trete te kene borxhe te jashtme te llahtarshme (Brazili mbi 200 miliard dollare) gjithnje e ne rritje, borxhe per te cilat paguajne interesa te pervitshme, zakonisht tek 5%.
    Tregtia e lire eshte vetem per mallrat qe duan te eksportojne perendimoret se ne bujqesi ta mat nga malli taksen doganore ( Japonia eshte ekstremi i vendeve te zhvilluara se taksa doganore per orizin shkon deri ne 1 mije % ).

    Vallaj ne ate situate une do u lutesha vendeve te zhvilluara – per ate zot, aman mos me ndihmoni, se me moret frymen.

    Na e bejne deri diku edhe ne shqiptareve greke e italiane me mallrat e tyre te subvencionuara nga komuniteti europian deri ne 100%, po ne kemi mjaft ‘qytetare’ qe i ‘kuptojne’ si duhet gjerat, kafeneve kuptohet.

    Le te shikojme Nigerine. Nigeria ka nje siperfaqe prej afersisht 925 000 km2 e relievi kryesisht fushoro-kodrinor, le te themi tek rreth 400 mije km2 mund te shfrytezohen si toka te punueshme.
    Mirepo atje eshte ngrohte gjithe vitin e mund te merren 3 prodhime ne vit, me nje programim le te themi inteligjent dhe efikas.
    Keshtu ato 400 mije behen 1,2 milione km2 toke deri diku e krahasueshme me Italine( dhe Shqiperine)
    1, 2 milione km2 = 120 milione hektar te ngjashem me hektarin italian, keshtu qe meqe Italia mban 5 banore me 1 hektar toke te sajen(etaloni i llogarive) atehere Nigeria mund te shkoje deri ne 120 milione ha x 5 = 600 milione njerez.
    Sot ka 150 milione banore.

    Nga sateliti duket qe Nigeria ka pyje e savana, dmth toka qe mund te kthehen ne bujqesore sepse ka uje.

    http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/c/c8/Nigeria_BMNG.png

    Keshtu per mua problemi i shtimit te popullsise se botes eshte ne fakt frike e vendeve te zhvilluara qe nuk pjellin, nga invazioni i vendeve te botes se trete.
    Afrika e Amerika Latine kane potencial shume te madh bujqesor, keshtu qe gjynah qe njerezit vdesin per buke.

  22. Hyllin, por une thashe qe nuk jam dakord me alarmizmin, pasi e shumta do te kete nje rikonfigurim politik, ekonomik, ne baze te klimes se re, ashtu si edhe rikonfigurimi politiko-ekonomik nuk eshte i njejte ne dimer me rikonfigurimin ne vere. Problemi eshte qe nuk dihet se cfare dimri pritet, pasi nuk eshte ai lloj dimri qe e hasim vit per vit e per te cilin marrim masat, por tjeter lloj cikli, per te cilin pak dihet dhe pak mund te merren masat. Cfare i heq kjo agjencise njerezore? Cfare i heq kjo faktit qe shkencetaret do te mbeten disa te specializuar ne gjuhen e qenve, e disa ne gjuhen e maceve? Cfare i heq kjo nevojes qe shkencetaret DUHET TE KENE integritet moral ndaj vetes dhe tjetrit, perndryshe njeri do shnderrohej ne qen, e tjetri ne mace? Pastaj kush e mohoi diversitetin dhe mungesen e nje morali universal ne shkencat social-ekonomiko-politike? Lexo me me kujdes. Pse ka konsensus qe E=MC2 nuk do te thote se jemi veshur te gjithe as me uniformen e partise, as me toga romake dhe as me uniformen e Star Wars. Mire do ishte qe kur ka dimer, te vishnim te gjithe nga nje pardesy te ngrohte, pa pune e madhe se cfare larmishmerie politike do kishin ngjyrat e ketyre pardesyve.

  23. Ne fakt lulian , alarmizmi nuk bazohet ne prova te padiskutueshme shkencore, perkundrazi interpretimi i shume fakteve e ben ndihmen e njeriut ne ngrohjen globale , mjaft modeste. Psh, eshte zbuluar se aktiviteti i Diellit ne 60 vjetet e fundit eshte me i fuqishmi ne keto 1 mije vjetet qe kaluan, eshte zbuluar se gjithe planetet e sistemit diellor jane ngrohur dhjetevjecaret e fundit, Jupiteri me 10 grade, eshte zbuluar se ne 1850 mbaroi ‘akullnajezimi i vogel’ para te cilit ka pasur nje maksimal mesjetar dhe ne keto 150 vjet ka ngrohje te vogel ciklike, eshte e ditur se CO2 qe del nga vullkanet eshte vendimtar ne ulje-ngritjet e temperatures, po ashtu C02 del nga oqeanet, dmth nese dielli ngroh shume per pune te vet vetiu shtohet CO2 e shume gjera te tjera.

    Keto perdoren si fakte nga ata qe jane kunder alarmizmit te pergjithshem(te cilet akuzohen se po mbrojne interesat e tyre ekonomike) por me duken edhe fakte nga ku mund te kuptohet lehte se ngrohja globale vjen kryesisht per faj te Diellit , pasi mjafton vetem fakti qe gjithe planetet jane ngrohur per te shtruar pyetjen retorike:
    Kur jane ngrohur te gjithe planetet keto dhjetevjecaret e fundit atehere perse Toka na u dashka te perbeje vecanti ?

    Jam dakort me friken tende, se sado e vogel apo modeste te jete ndihmesa e njeriut ne ngrohjen globale, perseri perben nje element jonatyror, keshtu qe nuk ia dime pasojat e as mund ti imagjinojme dot, cka e ben me te frikshme situaten.

    Rikonfigurimi politik mua me duket se do lere shume trauma.

    Persa i perket integritetit moral, nuk e di sesi e kupton ti ceshtjen, por mua me duket se ka te beje me faktin, qe ndonjehere nderhyrja e shkencetarit mund te kete me shume lidhje me interesat ekonomike te korporates e jo detyrimisht eshte jashte ketij dyshimi. Me e thene troc, shkencetari per interesat vetjake del nga ‘vetvetja’ apo nga vete shkenca duke pilotuar dicka qe nuk eshte e thene te jete e vertete, drejt aeroportit te vet.

    Ta zeme, une jam shkencetar e them se filan antibiotik kunder fistek semundje nuk ka pasoja anesore, keshtu publicizoj mallin e kompanise farmaceutike qe me financoi studimin, duke fshehur apo minimizuar pasojat anesore.

    Kjo persa i perket anes praktike te integritetit moral, se ne teori qenkemi dakort.

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin