Nga Lorjan Agalliu
Në fakt kjo lloj pyetje nuk është ndonjë dilemë kushedi, për sa kohë dikush nuk e gjen veten të detyruar të jetojë në një fshat të Kukësit, Hasit apo Tropojës, në një nga zonat më pak të zhvilluara dhe më të varfra të Shqipërisë, dhe i duhet të paguajë minimumi €10 për të lëvizur dhe për t’u lidhur fizikisht me pjesën tjetër të vendit, ndërkohë që jeton me më pak se €5 në ditë.
Po ç’lidhje ka statusi i zhvillimit dhe lëvizja e lirë me nivelin e një takse, cilado qoftë ajo?
Çdo rritje dhe mirëqenie ekonomike e ka zanafillën në dy elemente: kursimet dhe investimet, që riciklojnë njëra-tjetrën. Por nëse në mënyrë permanente dikujt i duhet të paguajë taksa për të përmbushur nevojat më elementare të jetesës, dhe kur qarkullimi i lirë pa të cilin nuk ka zhvillim dhe aktivitet ekonomik nuk nxitet por pengohet, kjo nuk i mundëson atij as të kursejë dhe as të investojë. Atëherë ky dikush është i dënuar të jetojë për t’u taksuar, ose edhe i dënuar për ta braktisur vendin e vet. Taksat kështu e humbasin kuptimin ekonomik (jo vlerën monetare) në një vend që nuk ka zhvillim dhe aktivitet, ku njerëzit nuk mund të kursejnë, nuk mund të investojnë, nuk mund të rriten. Ato kthehen në zhvatje, sepse nuk i shërbejnë qytetarit për t’i përmirësuar jetën, por për t’ia vështirësuar atë.
Por, edhe pa taksën e rrugës vështirë të thuhet se qytetarët e Kukësit kanë pasur mundësinë për të kursyer dhe aq më pak për të investuar. Shumica e mbyllin ciklin ekonomik tek plotësimi i nevojave minimale për mbijetesë. Por edhe ato pak kursime dhe investime që mund të kryhen në zonë, me siguri vijnë nga emigracioni, jo nga atributet dhe potenciali ekonomik i vetë zonës.
Nuk është e qartë nëse ka pasur ndonjë studim për të influencuar vendimmarrjen, se sa janë të ardhurat për frymë në zonën e Kukësit, sa janë kursimet, dhe sa janë investimet në zonë? Si krahasohen këto parametra, përfshi edhe taksimin, me pjesën dhe zonat e tjera të vendit? Dhe nëse parashikohet të vilen taksa nga Rruga e Kombit, a nuk do ishte normale që një pjesë e këtyre taksave të shkonte në zhvillimin ekonomik të kësaj zone? A ka pasur studime, oferta nga shteti dhe privati (koncesionari) për t’i ofruar dhe nxitur zhvillim ekonomik? Apo edhe kjo taksë e vogël shërben për të rritur vlerën monetare të Taksës me T të madhe, e cila në vetvete shërben për të mbuluar borxhin që ne duhet të shlyejmë për të gjitha koncesionet, pra edhe për ato që nuk sjellin kurrë para në arkën e shtetit?
Dhe, nëse e vërtet kjo e kthen këtë Koncesion në krye-koncesionin e të gjitha koncesioneve. Kjo i dënon të gjithë qytetarët që kalojnë dhe paguajnë qoftë edhe njëherë në këtë rrugë të jenë të lidhur përgjithmonë me Taksën me T të madhe, dhe me të gjitha koncesionet që janë dhënë dhe do të jepen, përfshi edhe Check-Up-in, Stadiumin, Teatrin, e kështu me radhë për të gjitha projektet ku kostot i paguan publiku dhe fitimet i korr privati. Këta kalimtarë do të paguajnë për koncesione që kurrë nuk do t’i kthejnë të ardhura arkës së shtetit. Taksapaguesit dhe kaluesit e Kalimashit i financojnë këto koncesione jo vetëm duke ofruar pronën publike, por edhe duke shlyer borxhin dhe përqindjet që vijojnë nga financimi i tyre.
Kur taksa nuk i shërben më zhvillimit ekonomik specifik të qytetarit, por i shërben Taksës me T të madhe që duhet për të mbajtur në këmbë modelin ekonomik të “koncesioneve”, atëherë mund të thuhet se qytetarët nuk taksohen për të jetuar, por jetojnë për t’u taksuar.
Dhe kjo na sjell tek një problem tjetër, që është natyra e koncesioneve. Së pari, shumë nga këto koncesione nuk janë konkurruese, pra s’kanë oferta dhe s’kanë tendera të rregullt. Unë nuk e di ligjin për koncesionet dhe tenderat, por sikurse edhe mua, shumëkujt kjo nuk i është dukur normale, përfshi këtu edhe organizmat ndërkombëtarë, nëse do t’i besojmë shtypit.
Së dyti, shumë nga shërbimet e kërkuara janë elementare. Për shembull nuk është e qartë se përse u dashka dhënë me koncesion vjelja e pagesës në Rrugën e Kombit, kur dihet ndërkohë që rruga është realizuar plotësisht me financime nga shteti nëpërmjet taksave dhe shpronësimeve dhe dëmshpërblimit të pronës private, çfarë e bën atë tërësisht pronë dhe investim publik. Kaq i paaftë është shteti shqiptar sa të mos jetë në gjendje të vjelë vetë pagesat në një rrugë nacionale, por u dashka të ndajë vjeljen e taksave publike të shqiptarëve me privatin? Për të qenë të sigurt, taksat dhe doganat në pronë publike janë prerogativë e shtetit, ndaj t’ia kalosh këto privatit pa arsye të qartë dhe asnjë transparencë lë shteg për dyshime.
Një qeveri si ajo e Tiranës ka nevojë ta financojë aktivitetin e vet nëpërmjet financimit të borxhit publik. Çfarë do të thotë se qeveria duhet vazhdimisht t’u tregojë organizmave financiarë ndërkombëtarë që e mbështesin këtë borxh se: 1. Vendi ka rritje të mjaftueshme ekonomike (pra investime), dhe 2. Të ardhurat që vjel shteti si rrjedhojë e rritjes ekonomike janë të mjaftueshme për të paguar borxhin publik.
Nuk është sekret se një pjesë e konsiderueshme e rritjes ekonomike të Shqipërisë në këto vite ka ardhur nga aktivitete që nuk mund të konsiderohen legjitime, sikurse janë kultivimi, shpërndarja, dhe shitja e drogave, dhe trafiqet. Këto lloj aktivitetesh nuk mund të taksohen, ndonëse një pjesë e mirë e taksave në ekonomi shkon për t’i luftuar ato. Dhe në rastet kur këto aktivitete mbështeten edhe nga struktura shtetërore, pra nga një strukturë që takson qytetarët pikërisht për të bërë të kundërtën, problemet e mostaksimit të kësaj pjese jolegjitime të ekonomisë bëhet edhe më problematike, sepse si çdo pjesë e ekonomisë, edhe kjo ka nevojë për infrastrukturën publike.
Për të qenë të qartë, fakti që aktivitetet e kultivimit dhe trafikimit të drogave janë të jashtëligjshme, nuk i bën ato aktivitete jo-ekonomike. Por i bën ato të pataksueshme, ndërkohë që ato thithin më shumë para të taksapaguesve se çdo aktivitet tjetër, për të mbështetur policinë gjyqësorin, doganat, mbështetjen sociale etj. As nuk e rrisin këto aktivitete bazën taksuese të ekonomisë, sepse nuk është qytetari i thjeshtë që përfiton nga kjo me ndonjë të ardhur stabël në kohë. Në këtë kuptim këto aktivitete ndonëse rrisin dukshmërinë e ekonomisë, nuk rrisin qëndrueshmërinë e saj.
Por, ku hyjnë koncesionet dhe vetë taksa në Rrugën e Kombit në këtë panoramë ekonomike? Në fakt këto koncesione shërbejnë për të kompensuar pikërisht pamundësinë për të taksuar aktivitete të jashtëligjshme, dhe për të kompensuar në mungesën e të ardhurave që vijnë si pasojë e tkurrjes së pjesës së ligjshme të ekonomisë. Këto koncesione në vetvete janë aktivitete me natyrë buxhetore, administrim prone publike, dhe vjelje taksash, që do të thotë se nuk janë fitimprurëse, por me potencialin për t’ia hequr përgjegjësinë shtetit si administrator pa i humbur atributet e taksimit që u bën qytetarëve për këto aktivitete.
Kjo skemë ndonëse i varfëron qytetarët, sepse nuk u garanton rritje ekonomike dhe stabilitet, i shërben në mënyrë magjike vazhdimësisë së financimit të borxhit publik, nëpërmjet PPP-ve si instrument taksimi dhe privatizimi të pronës publike, si dhe absorbimin dhe shpërndarjen e të ardhurave nga ekonomia jolegjitime në pronën publike. Por kjo lloj skeme dëmton gjithashtu vetë ekonominë e lirë të tregut, sepse e kufizon ekonominë dhe konkurrencën e tregut te mundësia që të jep shteti kripto-kapitalist për të taksuar qytetarët dhe zhvatur pronën publike.
(c) 2018, autori.
https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/al.html
Te zeri, Shqiperia/Energjia thote se ne konsumojme
Refined petroleum products – consumption:
27,000 bbl/day (2014 est.)
27 mije fuçi nafte ne dite jane 4.5 mije tone ne dite ose mbi 1.6 milion tone ne vit. Meqe matematika nuk eshte opinion i bie mbi 1.6 miliard litra nafte ne vit.
Per çdo liter, qeveria takson rreth 1 mije leke (nga 1700-1800 leke), pra i bie diku tek 160 miliard leke te reja ose 1.2 miliard euro ne vit.
Nqs CIA Worldfactbook ka te drejte, atehere çdo njeri qe ka mbaruar shkollen fillore e ne zoterim te nje makine llogaritese mund te verifikoje se vetem prej barres fiskale te konsumit te naftes (akciza,TVSH e taksa e tarifa te ndryshme) ne Shqiperi qeveria mund te nxjerre mbi 1.2 miliard euro ne vit.
Ketu çeshtja eshte se shqiptaret qe qarkullojne me automjetet e tyre apo duke paguar autobuze e furgona, perfshire sigurisht edhe kamionet e mallrave, kane nje barre fiskale te atille qe te paguajne per ndertimin e pervitshem te nje rruge kombi.
Ajo qe po ndodh me Rrugen e Kombit eshte qe perpos taksave indirekte qe paguajme tek cdo liter nafte dhe takses direkte te qarkullimit, po kerkohet te vendoset edhe nje tarife tjeter direkte.
Ne te vertete opozita solli vetem disa shifra te vaketa se çfare paguajne realisht shqiptaret per te qarkulluar, pa perfshire ketu qe paguajme nje hale me leke per te riparuar makinat (ne shumicen e tyre derrmuese makina te vjetra mbi 10 vjet) neper rruget e prishura apo te paasfaltuara.
Nqs ne Shqiperi ka nje kategori qe po e vjelin si te ish lope hollandeze jane pikerisht ata qe zoterojne nje makine
(qofte edhe shkatarraqe, se edhe ajo me nafte 1.7-1.8 mije leke litri leviz, nuk hecen me frymen e shenjte) apo qe levizin shpesh me mjete publike,
Absurditeti i taksave apo tarifave te metejshme te qarkullimit, behet alarmant po te kemi parasysh se nje rruge Vlore-Tirane vajtje-ardhje kushton rreth 30 mije leke te vjetra (mesatarisht) dhe se per ato 18 litra shteti merr 18 mije leke, pra ne 30 mije leke 18 mije i merr shteti.
Atehere cfare dreqin kane qe ankohen per rruget, kur marrin si taksim rreth 60% te kostos se nje rruge ? Kur 60% e kostos se cdo sekonde qe njerezit kalojne me kemben tek pedalja e gazit i kalon shteti, cfare dreqin duan, t’ u marrin njerezve ymrin ?
Ne Itali, qe ka çmimin e karburantit perafersisht sa ne, tek akciza e cdo litri nafte, paguhet nje akcize qe ishte vene gjate luftes se Abisinise/Etiopise ne 1935 http://www.ilgiornale.it/news/cronache/petizione-contro-accise-obsolete-stanco-pagare-guerra-detiop-1213028.html
Praktikisht italianet paguajne per cdo liter edhe disa qindarka takse qe u vu 80 vjet me pare per te financuar nje lufte qe ka po aq qe ka mbaruar.
Dua te them qe absurditetet me taksa e tarifa te cilat lidhen me qarkullimit jane te pafundme dhe se politikanet e çdo vendi qofshin kane te vetmin objektiv, te mjelin popullin si te ishte lope hollandeze.
Taksat indirekte jane te felliqura sepse ta marrin frymen pa e vene re, por taksat direkte mund t’i kontestojme sepse nuk ka nevoje te kesh as shkollen fillore e as makine llogaritese per te kuptuar se kur duhet thene mjaft.
Ketu kemi te bejme me nje grabitje te qarte qe po pati sukses,si e ka thene vete Hajvani i Madh do te shtrihet ne gjithe Shqiperine dhe kjo do te bjere ne xhepat e te gjithe shqiptareve. Kuksianet duhet te mbajne fort, sepse shpetojne gjithe shqiptaret, jo vetem veten e tyre. Sot duhet te jemi te gjithe kuksiane, qe neser t’i shpetojme grabitjes, e cila me fjalet e Hajvanit te Madh apo Kryehajvanit, po afrohet per gjithe shqiptaret.
Nuk duhet te kemi ne frike nga nje 97 tjeter, po nqs do te veje çeshtja deri atje, kesaj radhe, duhet te djegim gjithe politikanet qe te shpetoje Shqiperia, e jo te djegim Shqiperine qe te shpetojne politikanet. Ketu Kryehajvani po fut duart direkt ne xhepat e gjithe shqiptareve (sepse kjo do te rrise cdo kosto transporti e rrjedhimisht cdo mall ne treg), prandaj duhet te jemi te gjithe kuksiane sot, qe te mos behemi detyrimisht kuksiane neser.
Hyllin,
Rreziku i lëvizjes së Kuksianëve dhe gjithë qytetarëve shqiptarë sot është se lëvizja e tyre ka mundësi të merret peng prej po atyre politikanëve dhe oligarkëve që supozohet se po i kundërvihet.
Ato qytetatrë që janë arrestuar mund, dhe do lirohen, edhe tarifa e rrugës së kombit mund të hiqen dhe do hiqen, edhe qeveria Rama mund të rrëzohet. Por kjo nuk e zgjidh problemin që ka Shqipëria, që është sistemi ekonomik rentier i abuzuar. Ekonomia shqiptare është ngritur mbi remitancat, dhe mbi trafiqet, jo mbi investimet dhe kursimet. I ahstëquajturi “Biznes i Madh” janë thjeshtë përdorues të asaj që dje ishte prona publike, ose edhe më keq janë shfrytëzues të pasurive natyrore të grabitura të shqiptarëve. Këta abuzues nuk i japin asgjë mbrapsh shoqërisë dhe ekonomisë, vetëm kërkojnë t’I marrin sepse kjo është natyra dhe baza e biznesit të tyre.
Ndaj, për sa kohë nuk vihet rregull mbi tregun dhe pronën asgjë nuk ka për të ndryshuar.
Për mendimin tim fokusi i protestës nuk duhet të jetë qeveria, por drejtësia, prokuroria dhe gjykatat. Sepse vetëm drejtësia e vën në vënd mund të ndëshkojë hajdutët dhe shpërdoruesit e pronës private dhe të përbashkët.
Shqiptarët kanë shumë pak eksperiencë me pronën private, dhe kanë trashëguar një alergji ndaj pronës së përbashkët si pasoj e dështimit të periudhës komuniste. Kjo e ka bërë më të lehtë abuzimin me të, dhe është pikërisht kjo që duhet të ndryshojë. Dhe ky ndryshim bëhet vetëm me aktivizimin e drejtësisë, dhe fillon me ndëshkimin e atyre që nëshkruajnë konçensione të paligjshme, deformojnë ligjin për të ndryshuar natyrën e pronës, bëjnë politika ekonomike favorizuese për të shfrytëzuar pronat më të lakmuara në bregdet sikur t’i kishin të vetat.
Ndaj protesta duhet të drejtohet tek Kryeprokurorja, jo tek Kryeministria. Kjo protest duhet të bëhet nga qytetatrët, dhe jo nga politika, dhe derisa të fillojnë arrestimet e gjithë hadjdutëve dhe shpërdoruesve të pronës publike dhe private.
Shpresoj të lirohen nga burgjet sa më parë ato njërëz që po ndjenë arbitraritetin e shtetit drejtëpërdrejt mbi kurrizin e tyre.
Edhe dicka të fundit, një nga revolucionet më të suksesëshme, ai Amerikan, e ka pas revotën ndaj taksave në origjinën dhe thelbin e vet.
I uroj fat lëvizjes së qytetarëve Kuksian dhe mbarë shqiptarëve, dhe dashtë zoti për një kapitull të ri në demokraci.
Dakort me ty jam, po nqs qeveria e ndjek lepurin me qerre, drejtesia jone nuk e sheh fare lepurin, gjithnje lepuri iken ne drejtim te paditur.
Luja i shkrete qe na tha se do kapeshin peshqit e medhenj brenda Janarit, dje per 1 Prill e ktheu ne humor. Ne fakt ne kemi 6 muaj qe bejme batuta me peshqit e medhenj te Luse.
Heperhe kjo eshte gjendja e drejtesise.
Rama nje dite mund te na jape te gjitheve me konçesion, si jepeshin çifutet e kampeve te perqendrimit tek biznesmene te lidhur me pushtetin ( nqs nuk ua njeh historine, kujto filmin Lista e Shindlerit /Schindler’s List). Shih ti rrogat per ibret ne privat, ke kategori qe punojne 10 ore ne dite, 30 dite ne muaj, per 150 mije leke te vjetra, ky u hoqi dhjetra mijera familjeve asistencen se perfituesit ishin ne gjendje shendetesore te mire. Kete logjike nuk e perdor askush ne Perendim, as ne Lindje, madje une mendoj se nuk perdoret as ne Zimbabve apo Burkina Faso.
Kjo kategori njerezish ”te shendetshem” jane dhene me koncesion tek privati qe te mbaje rrogat nen minimumin jetik, ose t’u kerkojne me shume leke familjareve qe kane ne emigrim.
Para se te dale Fatma e te me thote mbaji frenat, une seriozisht i shoh shume nga levizjet e Rames, te orientuara nga vleresimi i shqiptareve si i çifuteve ne kampet naziste te perqendrimit, mall i konçesionueshem.
Qe te mos jem mall i konçesionueshem, dmth te mos me vije radha edhe mua, si u ka ardhur shume shqiptareve te tjere, atehere problemi im eshte me imediat sesa rregullimi i gjithe sistemit. Pra, problemi im imediat e ka emrin Rama.
Opozita nuk me intereson pertej ketij problemi imediat.
Kur nuk e gjen veten tek opozita politike atehere çdokush kalon vetiu tek te qenit opozitar i çeshtjeve te veçanta, pra sa here qe ka nje çeshtje te veçante, ti ngre zerin derisa te zgjidhet.
Rama te jape doreheqjen e shumica le te zgjedhe nje kryeminister tjeter. Kjo ndodh ne gjithe Perendimin, madje ka ndodhur edhe ne kohe te Nanos, jo nje here por 3 here. Po Rama jo vetem qe s’ka lidhje me Perendimin, por nuk eshte as nga raca e Nanos, eshte e njejta race muti si Saliu.
Persa i perket modelit rentier, ke kapur nje aspekt shume interesant te problemit shqiptar, te jetosh me rente eshte endrra afatgjate e çdo pasaniku, sidomos ne kuptimin trashegimor, krijoj thote pasaniku nje pasuri qe me garanton rente shekullore per 70 breza, qe edhe sikur djali apo nipi te mos jene biznesmene, te kene mundesi te rrojne me rente, se po te merresh me biznes nje trashegimtar i paafte shkaterron gjithe pasurine. Per kete jane koncesionet 30 vjeçare deri ne ato 99 vjeçare.
Po keshtu kjo eshte filozofia qe mban neper bote, por edhe Shqiperi, gjithe ato financime private te borxheve publike, aty renta eshte mjaft e sigurte.
Por biznesmeni i rentes eshte si puna e virusit, ka problemin e vdekjes se organizmit. Nuk e di nqs e ke hasur teorine e gripit, dmth pse gripet jane here shume virulente/te dhunshem qe çojne deri ne vdekje e here jane te bute.
Gripi ose me mire gripet, jane viruse jashtemase inteligjente, ne kuptimin natyror, nqs kane efekte vdekjeprurese, eshte vete gripi qe kur rishfaqet peson mutacion qe te kete efekte me te buta. Keshtu riciklohet perjetesisht dhe eshte gjithnje me ne.
Por keta rentieret tane dhe Rama, nuk kane inteligjencen e virusit te gripit, keta jane si virusi i murtajes, te zene, te vene poshte dhe organizmi o e mund virusin ose vdes.
Kjo eshte Shqiperia sot, nje trup me virusin e murtajes politike, o do e munde virusin o do vdese.
Lepurin e dinë shqiptarët se ku fshihet. Lepuri fshihet në emra të përvetshëm, brenda Edi Ramës, Sali Berishës, Ilir Metës, Lulëzim Bashës, Sajmir Tahirit me shok.
Nuk ka drejtësi në Shqipëri pa filluar procedimi penal i këtyre njëzet e shtatë vjetë krim ekonomik në “tranzicion”. Shqipëria ka nevojë për “Nuremberg-un ekonomik”, se atë politik nuk arriti ta bënte me 1991-shin. Vetëm drejtësia mund ta strukturojë sistemin tonë, përndryshe jemi të mbaruar.
Shqiptarët nuk duhet të kërkojnë për kryeministrin e radhës por duhet të kërkojnë Prokurorin e tyre… Giovanni Falcone-n e tyre.
Për ta kuptuar se ku është opozita politike sot: në krah të djathtë të Kryetarit të Opozitës që njoftonte për vendimin e marrë për të kaluar në Mosbindje Civile, qëndronte ish ministri i brendshëm Fatmir Mediu, protagonist i një tjetër krimi ekonomik dhe kontrate të dyshimtë të bujshme të tranzicionit.
Nuk e kuptoj si mund te ngaterrohet koncepti i takses me ate te biletes hyrese ne autostrade.
Flas keshtu ne proze, se ne poezi e dime qe merr fjala flatra dhe shkon ku te doje.
Policise shqiptare qe deri tani nuk ka akuza per keqtrajtim me perjashtim te orarit te papershtatshem te arrestimeve, Sali Berisha lejon, lejon hehehehe, qe njerezit ti thone “si me na pushtu serbi” ne platformen e vet dixhitale.
Ky eshte problemi i platformave.
Kshu kshu gjuha e “pakujdesshme”…
Vreji thonjzat aty, tha…
Vendet Tona,
Konsideroje sikur po përdor konceptin e gjërë të Parasë, në vënd se të flasësh duke bërë dallimin midis monedhave me emra të ndryshëm. (Se në fund të fundit nuk jami të gjithw si Kryeministri që ua mbledh në Euro dhe ua kthen kusurin në Lek.)
Në gjuhën ekonomike fjala Taks është universale si koncept, dhe fjalët: Taksë, Tarifë, Toll-ë janë sinonime. Nuk është bërë për poezi por për të qënë konsistent në argument. Tarifa e Rrugës së Kombit (meqënëse e doni kështu) duke qënë rrugë nacionale dhe e vetmja që na lidh me Kosovën, por dhe e vetmja rrugë e përditëshme për shumë qytetarë të zonës, funksionon edhe si taksë nacionale, edhe si taksë lokale, edhe si tollë – ndonëse shumë herë më e rëndë për qytetatrët e zonës. Këto Toll-a (bileta) mblidhen për të paguar Borxhin Kombëtar, pse jo edhe privat. Prandaj dhe e quaj Taksë me T të madhe. Ky argument është bërë edhe në shkrim po ta lexosh me pak vëmëndje.
Jo nuk eshte ashtu. Nuk e di per ju, por nga debati qe po ndodh ne Shqiperi po shikoj qe flasin per taksen e naftes, taksen Majko dhe ku di une cfare takse tjeter, in leu te kesaj bilete. Kjo bilete, ne ndryshim nga taksa, ka nje menyre per tu shmangur-autobuzin interurban. Kjo bilete nuk eshte as tarife akshe akshe por le te mos behemi zevzeke ne terma.
Eshte pakujdesi e mire menduar dhe e hedhur ne shesh pikerisht per dezinformim dhe per mobilizim dufi. Ka nje grup atje qe specializohet per keto kostume me porosi.
Në ç’planet jetonui ju?
Ju vetë e keni provuar ndonjëherë që sapo të dilni nga shtëpia për të vajtur gjëkundi të duhet të paguash toll, ditë për ditë? Unë për vete e kam provuar. Edhe pse kam të ardhura më të mira se shumica përsëri më dhëmb. Ndonëse në NYC ka transport publik, e kam nga halli.
Për krahasim në New York City ku unë jetoj toll-i (bileta) më e lartë është $8.00, pra vetëm $1.5 dollar më shumë se ato €5.00 që duhet të paguaj kuksiani. Të ardhurat mesatare në NYC janë $85,900 në vit për një familje me tre persona. Pra supozohet tek $43,000 në vitë për dikë që punon, ose $120 në ditë. Dëgjojë që në Kukës të ardhurat ditore janë $3. Dhe NYC konsiderohet nga qytetet me toll-et më të lartë ne USA. Të lutem bëhe krahasimin.
Pastaj, lind pyetja, po ai fshatari që shet domate në Kosove apo në Tiranë me çfarë t’i transportojë domatet? Me autobus? Po €22.00 shoferit të autobusit kush do t’ia paguaj (nuk kam dëgjuar nëse autobuzat dhe furgonat kalojnë falas)? Nuk do kalojë kjo koste tek pasagjeri? Po ashtu nuk do kalojnë këto kosto tek cmimet e mallrave të biznesit të vogël? Apo t’ia kalojmë të gjitha Biznesit të Madh, dhe Kastratit?
Pra, ku është koncepti i lirisë ekonomike të qytetarit?
Po atij fshatarit që do t’i duhet të shkojë për shërbime mjeksore larg qoftë me urgjencë kush do ‘tia paguaj biletën. Nuk e di nëse i ndjek dëshmitë e qytetarëve nëpër TV, po me siguri nuk janë “kostume me porosi” sic thoni ju, por janë me zhele dhe duke qarë përpara kamerave.
Sinqerisht, nuk arrij ta kuptojë këtë dashuri për Shtetin (sado i mirë) përpara dhëmbshurisë për njeriun!
Dashuria per shtetin eshte, se pari, dashuria per te dobetin qe nuk e ngre varene, dhe per te heshturin qe nuk gerthet rrugave cdo here qe nuk bie dakort me kete apo me ate pune.
Eshte dashuria per njeriun e civilizuar qe kerkon dicka me metoda te buta dhe jo doren ne hu brenda nje minute.
Eshte gjithashtu dashuria per ate plaken qe nuk vdes si berr atje ne Shemri por vjen/shkon ne Tirane ne mes te debores me makine pa rrota me zinxhira.
Ky diskutim i kaloi caqet e debatit civil mes dy te panjohureve, dhe une per vete po e le ketu. Naten e mire dhe mbec me shendet.
Jo, ju e ngatërroni dashurinë për të dobtin me dashurinë për të nënshtruarin, sepse kështu i shkon për shtat Pushtetit dhe Shetit tuaj. Kush nuk i nënshtrohet tekave të Shtetit (që u kërkon qytetarëve t’i nxjerrin €€€€€ nga botha) është automatikisht i hurit dhe litarit.
Megjithatë, natën e mirë dhe mbeç me shëndet.
Këtë diferencimin midis Taksës dhe Tarifës (sikur të kishin vërtet ndonjë dallim) e bëri edhe Ervin Bushati, që mbjell pemë edhe për Partinë Demokratike, tek Studio e Hapur me Eni Vasilin.
Le të themi se Ervini aq di, se përndryshe nuk po dua të besoj se kërkon t’i marr shqiptarët për qorra, dhe t’u thotë që kjo qeveri nuk është duke ua ngritur taksat… por vetëm tarifat. Rrini të qetë.
What a joke!
Përfshirja e banorëve të Kukësit dhe të zonës përreth në taksën e rrugës është një gafë nga ato që mund ta bëj vetëm një kryeministër arrogant dhe inkompetent si Rama. Madje është gafë dyfish, politikisht dhe ekonomikisht. Politikisht jo vetëm sepse me një taksë e tillë për një zonë aq të varfër – nga më të varfërat në Shqipëri – ai tregon mungesë të plotë empatie njerëzore dhe ndjeshmërie politike por edhe sepse, në mungesë të një rruge dytësore, me këtë taksë qeveria pranon praktikisht izolimin e kësaj zone dhe të banorëve të saj nga pjesa tjetër e vendit dhe reduktimin në minimum të shanseve për zhvillim të zonës. Por edhe ekonomikisht është pa kuptim, pasi efekti i një takse në këto nivele dhe mbi një popullsi kaq të varfër sa ajo e Kukësit do të jetë reduktimi në minimum i përdorimit të rrugës nga banorët e zonës, pra edhe i të ardhurave nga taksa.
120 mijë euro në vit, thotë Rama, do t’i kaloj kompania koncensionare Bashkisë së Kukësit për të kompensuar udhëtarët me autobuzë dhe fugona – por pa dhënë detaje si dhe kur do të behet ky kompensim (paguaj një herë, pastaj shko dhe bëj kërkesë te Bashkia për të marrë paratë – shumë eficiente, natyrisht!) – ndërsa për përdoruesit e shpeshtë me makina private vetëm pas gjashtë muajsh do të ketë një model kompensimi të pjesshëm nga koncensionari. Detajet dhe paratë vetëm pas gjashtë muajsh – në i marrçin ndonjëherë – deri atëhere paguaj 10 euro nga xhepi sa herë që përdor autostradën. Është një model i menduar nga koncesionari, për koncensionarin. Qeveria sa ka hedhur firmën në fund të kontratës.
A nuk do të ishte me vend që udhëtarët me autobuzë dhe fugona nga Kukësi të përjashtoheshin komplet nga taksa, ndërsa makinat private me targa të Kukësit të përjashtoheshin për dy ose tre vitet e para (kontrata e koncesionit zgjat 30 vite!) – dhe më vonë të paguanin një tarifë simbolike, po themi 50 lekë të reja në ditë apo nëpërmjet një aboneje modeste mujore?
Përdorimi i autostradave me pagesë është një praktikë e perhapur në shumë vende, të varfëra dhe të pasura, ku autostradat dhe/ose mirëmbajtja e tyre paguhen vetëm nga ata që e përdorin atë. Edhe për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit ka kuptim që të paguajnë vetëm përdoruesit e saj, jo të gjithë takspaguesit. Përdoruesve të rrugës nga Kosova apo të huajve që kalojnë aty një herë apo dy herë në vit për pushime nuk u rëndon xhepin 10 apo 20 euro në vit; apo mauneve të tregtarëve me 20 Euro në muaj. Por të detyrosh banorët e Kukësit të paguajnë këtë tarifë, ata që varen komplet nga kjo rrugë, pasi nuk u ofron një alternativë tjetër për të udhëtuar, kjo është zhvatje e pastër.
Tjetër problem, si me të gjitha projektet dhe koncesionet e qeverisë Rama, është transparenca: për nivelin e shpenzimeve të mirëmbajtjes së rrugës, sa e justifikojnë këto shpenzime nivelin e tarifës prej 10 eurosh, për modelin e mbledhjes së taksës – pse nga privati dhe jo nga shteti? – për përzgjedhjen e koncensionarit, për nivelin e fitimit të koncensionarit etj. Nga përvoja e koncesioneve të deritanishme ato janë kthyer në miniera ari për koncesionarët dhe në gropa të zeza për paratë e taksapaguesve shqiptarë, me nivele fitimesh 30%, 40%, ndonjëherë deri në 70% mbi të ardhurat në vit! (shiko atë të check-up ku paguan shteti privatin për një shërbim që nuk kërkohet nga qytetari – privati fut çmimin fiks në xhep, bën check-up apo s’bën check-up qytetari – 8.8 miliardë lekë për 10 vite). Nëse edhe ky koncesion del me nje normë të tillë fitimi, i bie që të paktën 1/3 e tarifës të shkoj si fitim në xhepin e kompanisë, pra nga 10 euro tarifë për një vajtje-ardhje, i bie 3.30 euro fitim, risk-free, of course (…dimë të bëjmë kapitalizëm ne, jo shaka!)
Revolta e banorëve të Kukësit është shumë e kuptueshme dhe për tu mbështetur; por jo djegiet dhe shkatërrimet. Ka shumë mënyra për të protestuar – nga bllokimi i rrugës me makinat e veta apo duke u ulur këmbëkryq mbi rrugë, duke u lidhur me zinxhirë te kabinat e pagesës, duke refuzuar pagesën e tarifës kur u kërkohet, deri te marshimi me këmbë drejt Tiranës, siç bën banorët e Zharrës para një viti, për të protestuar para zyrës së Ramës, ministrisë së Transporteve, Prokurorisë, grevat etj. Kështu do të fitonin edhe simpatinë dhe mbështetjen e shumë qytetarëve të tjerë. Nuk digjet vendi për bothën e politikanëve, as për atë të Ramës, as për atë të Bashës.
[Dhe diçka tjetër: para se të ndërtohej rruga pati shumë paralajmërime që shteti shqiptar nuk i kishte këllqet për të financuar ndërtimin e kësaj rruge, me këtë projekt dhe me këto parametra, as për mirëmbajtjen e saj. Këto paralajmërimet, që u hodhën në kosh të plehërave nga Berisha dhe qeveria e tij, bashkë me disa qindra miliona euro që përfunduan nëpër xhepat e Bashës & Co dhe që nuk u hetuan kurrë, u bën sot realitet. Rruga e rriti borxhin publik me mbi 10% të PBB-së – me mbi 1 miliardë euro, nga 57% në 67% të PBB-së, borxh që do të kërkoj dekada për tu shlyer – dhe mirëmbajtja bashkë me përfundimin e rrugës çdo vit kërkojnë disa dhjetëra miliona euro shtesë. Nuk them që rruga s’duhej ndërtuar – ajo madje duhet të ishte gati që të hapej në 1999, kur u çlirua Kosova, po të ishte largpamëse dhe patriote klasa politike shqiptare që nga 1945a dhe më pas – por them që duhej të merreshin parasysh kostot në përzgjedhjen e projektit (p.sh. që të bëhej me një tunel në fillim, dhe i dyti pas xx vitesh, apo që rruga të bëhej nga Shkodra në Gjakovë, përgjatë Drinit, e cila thuhej që do të dilte më lirë, pasi ishte më e lehtë teknikisht), në përzgjedhjen e firmës së ndërtimit, me një kontroll të rreptë të kostove dhe sidomos me luftimin e korrupsionit me paratë e rrugës etj. Jo se mund të ndryshojmë dot gjë sot, se rruga u bë dhe paratë ikën, por të paktën ta kemi parasysh për të ardhmen për projekte të ngjashme.]
https://www.reporter.al/fitimet-marramendese-te-koncesioneve-dhe-monopoleve/
https://www.reporter.al/biznesi-i-arte-i-koncesioneve-shenoi-rekord-te-ardhurash-ne-2015-en/
https://www.reporter.al/check-up-i-falas-me-fitime-te-majme-shqiptaret-e-paguan-dyfish-ne-2015/
http://gazeta-shqip.com/lajme/2018/03/09/check-up-falas-koncesionari-investoi-227-mije-euro-fitoi-885-mije-euro/
Edhe pse banorët e Zharrëzës mund të merren si shembull, Rama ka treguar se dialogu dhe protestat nuk janë dicka që i interesojnë dhe i tërheqin imagjinatën. Dhe nuk është se “qytetarët” e kryeqytetit në kullën e fildishtë u “mallëngjyen” nga Zharrëziotët. Përkundrazi.
Kuksianëve nuk arrijmë dot t’ua masim as durimin, as gjëndjen financiare, as zemërimin e tyre pas tastiere.
Për mos të folur pastaj se sa kishte rënë niveli i diskursit qytetar me fjalimet e Kryeministrit në Parlament, vetëm pak para ngjarjes. Ndaj cfarë simpatie qytetare kërkohet? Pytja shtrohet pas atyre që tha Rama a kërkohet ndonjë grimcë dinjiteti që ta shfaqin shumica e qytetatrëve? Kuksianët e bën punën e vet.
Pytja shtrohet pas atyre që tha Rama a kërkohet ndonjë grimcë dinjiteti që ta shfaqin shumica e qytetatrëve? – L. A
Jo. Dhe të kërkosh dinjitet në revoltë në të tilla kushte është si t’i kërkosh një të mbaruari urie të hajë si një aristokrat francez në tavolinë.
Për më tepër që është interesante edhe kërkimi i nivelit të qytetarisë tek një turmë e frustuar dhe e varfër dhe moskërkimi ndaj një politikani të lartë, të pasur e të arsimuar. Ky është cinizëm i pastër dhe largim nga thelbi i problemit.
Genti, këto vlerësimet ex cathedra për “cinizëm” dhe “largim nga thelbi” duhet t’i kesh me auto-referncë, se vjen e kërkon respekt për protestuesit por s’e ke për gjë që t’i quash “turmë e frustuar”.
Mbeshtes arsyetimin e L.A-se. Efikasiteti i nje proteste nuk varet vetem nga lloji i protestes ne vetvete, por edhe nga rezultatet e protestave te meparshme.
Nqs protesta e Kukesit nuk ka rezultat atehere edhe djegja nuk ka rezultat, pra qe protesta e radhes te kete sukses duhet shkuar tek shperthimi ose konflkti i armatosur me njerezit e qeverise, qofshin police e qofshin civile.
Pershkallezimi i protestes eshte kerkese efikasiteti per te arritur objektivin e kerkuar. Ceshtje tjeter nese ekziston apo jo tek protestuesit vullneti i pershkallezimit deri ne sakrifikim te plote, nepermjet nje greve urie apo lufte urbane me policine.
Nuk ka njeri ne planet qe te shkoje tek dhuna nqs arrin ta kape objektivin pa dhune, as vete Hitleri nuk ka qene i tille, po te kemi parasysh se ka marre Austrine e Cekine pa shkrepur asnje pushke, madje Sudetet i mori ne tryeze bisedimesh.
Ne pergjithesi vlen e kunderta, qe protestat fashiten perballe dhunes qe ushtron shteti, pra protestuesit nuk jane me te vendosur sesa qeveria. Kemi rastin relativisht te fresket te 21 Janarit.
Kjo proteste edhe nqs nuk i arrin objektivat, do imitohet neser ne Tirane kur per te shkuar ne Durres njerezit do perballen me nje 8-10 eursh, se heperhe shumekujt i duket nje gje e larget, por kur te vije zjarri tek bytha jam kurioz t’i shoh keta qejflijte e pageses se nje 8 apo 10 eurshi per vajtje-ardhje ne Durres. Apo kur ne perpjestim kilometrash per te bere nje Tirane-Vlore vajtje-ardhje do duhen 25 euro.
Ky tipi ne 5 vjet s’i ka bere gjithe-gjithe 30 km rruge, po ashtu pothuaj gjithe rrjeti rrugor prej 2800 km te asfaltuara vetem ka pesuar amortizim prej mungeses se mirembajtjes, me perjashtim te rruges per ne Surrel (e cila eshte xixe) e ne ca zona pasanikesh perreth Tiranes.
Jane futur miliarda euro keto 5 vjet prej barres fiskale mbi naften (sikur gjysmen e barres te mbledhe qeveria-se gjysmen e ha Kastrati, Bolvi,Gulfi dhe Alpeti-, i bien 2.5-3 miliard ne 5 vjet) dhe ne infrastrukturen rrugore nuk eshte rikthyer as 5%
Nqs sot ka nje problem me rruget, ky nuk eshte çeshtja e 5 apo 10 eurshit ne Rrugen e Kombit, por ai se ku shkuan miliardat e eurove qe shqiptaret kane paguar per rruget keto 5 vjet. Duhet te dale ai Hajvani i Madh bashke me hajvanet e vegjel dhe te na tregojne se ku kane shkuar keto miliarda sepse per mirembajtje rrugesh dhe rruge te reja nuk kane shkuar.
Taksat nuk i paguajme sepse jemi lope per t’u mjele, por per te marre sherbimin dhe sherbimi eshte inekzistent, por per te paguar eshte paguar deri me nje si tek karburanti, si tek zyrat e shtetit.
Kete duhet te na shpjegojne Hajvani i Madh me hajvanet e vegjel, ku shkuan taksat tona, ku shkuan parate tona.
L.A.
jam dakord që, kështu nga distanca dhe nga komforti i Perëndimit, ne nuk mund t’ua masim dot as durimin, as zemërimin qytetarëve të Kukësit dhe ndoshta është mirë që të përmbahemi me komentet pas tastierave.
Unë nuk e përjashtoj dhunën si mjet për zgjidhjen e konflikteve – të jesh pacifist në botën e sotme është të jesh naiv – por jam që dhuna të jetë mjeti i fundit, pasi janë përdorur format e tjera të protestës. Jo për të mbrojtur Ramën dhe klasën politike shqiptare (që në fakt do e kishin kanë hak hurin), por të shmangur dëmet mbi vendin dhe shoqërinë. Plaçkitjet dhe shkatërrimi i fillimit të viteve ’90, djegia e vendit në 1997-ën, dhuna e 21 Janarit, e hodhën shumë mbrapa vendin dhe shoqërinë shqiptare. Nuk dua aspak që ta vë protestën e kuksianëve në një nivel me këto ngjarje, por vetëm për të treguar se deri ku kemi shkuar në të kaluarën, kur kemi filluar me dhunën. Nga historia e këtyre 30 viteve të fundit ne si shoqëri kalojmë nga njëri ekstrem në tjetrin: nga apatia dhe nënshtrimi, te dhuna dhe anarkia; i lejojmë një herë pleshtat të na hyjnë edhe në sy, pastaj shkojmë e djegim jorganin. Dëmin në fund e kemi të gjithë si vend dhe si shoqëri, se, edhe pse i kemi djegur disa herë jorganët këto 30 vite, pleshtat politikanë prapë aty në shtrat i kemi (se votën ne prapë atyre ua kemi dhënë!).
Gjilpëra,
Sigurisht që unë e mirëkuptoj shqetësimin. Problemi është se në kontekst, argumenti që përdoret për të dënuar dhunën e “turmës” Kuksiane, pra jo ndonjë turme teorike, po i shërben përligjes së një dhune reale të pa krahasueshme, dhunës së Shtetit. Kjo dhunë nuk filloi në Kukës, por ka filluar kohë më parë, dhe është një dhunë që ka qëllimin e vetëm të nënështrojë dhe zhvasë shqiptarin.
E thënë shkurt, në këtë rast nuk flet dot për dhunën e turmës, pa folur më parë për dhe denoncuar dhunën e pushtetit.
Në kontekstin e kësaj proteste qytetatrët e Kukësit nuk kishin alternativë. Imagjino sikur atë të kishin bërë atë që thoni ju, pra të bllokonin paqësisht rrugën dhe trafikun për ditë me radhë. Shtetit jo vetëm që nuk do i bëhej vonë por edhe do t’i fajsonte se ishin ata që nuk po linin qytetatrët të shfrytëzonin rrugën. Do tallej me ta.
Pastaj, pak halle kanë këto njërëz që u dashka të protestojnë “si europianët” para se t’i dëgjojë botha Ramës? Këto njërëz e kishin bërë të tyren, me Kryetarin e bashkisë, me letra me lajmërime. Askush nuk donte ‘ti dëgonte, dhe askush nuk do t’i dëgjojë.
Përse duhet t’i lypen këto Ramës dhe pushtetit? Apo sepse kështu e kanë vendosur elitat e korruptuara të Tiranës, që të hapet barku t’i dëgjosh tek mbrojnë dhunën shtetërore?
Sot njërëzit e Kukësit janë të terrorizuar, dhe mjerë ata që nuk e kuptojnë se Rama nuk ka për t’u mbrapshtur aty.
Sot Lubonja, ose nga halli, ose nga dëshpërimi, ose nga tmerri, po e thoshte me gjysëm zëri fjalën “Fashizëm”.
Por fjala FASHIZËM duhet thënë me zë të lartë për këtë klikë.
Gjilpera,
me duhet te hedh poshte informacionin tend mbi rritjen e borxhit publik nga 57 ne 67 % per shkak te Rruges se Kombit dhe impaktit financiar. Me bere kurioz sepse kete shifer e lexova tek mashtruesi Mero Baze.
http://www.financa.gov.al/files/userfiles/Borxhi/Treguesit_e_borxhit/2017/Buletini_Borxhi_Q4_2017_shqip.pdf
Duke qene te dhena te Ministrise ramiste te Financave ankesa mund te kene vetem salistet. Por salistet dalin bukur fort mire e nuk u intereson besoj te kontestojne keto te dhena ramiste.
Tek faqja 13 ke borxhin publik ne 10 vitet e fundit. Nuk ka asnje rritje nga 57 ne 67%..
Ne 2007 borxhi rezulton 53.55 % ndersa ne 2010 ne 57.71%, pra ne 4 vjet borxhi u rrit me 4,16%, me pikun ne vitin 2009 qe ishte vit zgjedhor.
Ne 21 Janar 2011 Saliu e kish rritur borxhit me 4% ne 4 vitet e fundit, brenda se ciles eshte edhe ndertimi i rruges se kombit.
Nderkohe qe ne vitet 2014 dhe 2015 Rama e rriti borxhin nga 65.5 % te vitit 2013 ne 70% e me tej 73%, pra me 6.5% ne dy vitet e para te qeverisjes. Me tej kemi vitet e kanabisit dhe FMN-se 2106-2017 cka ka sjelle nje ulje.
Po ashtu ne faqen 31 ke borxhin e jashtem te Shqiperise. Ka rritje ne vitet e Sales, por jo per grope financiare.
Gropen financiare ne borxhin e jashtem e ka shkaktuar Rama ne vitin 2015 kur ka marre plot 975 milione euro borxh.
Ne teresi, ne 4 vitet e fundit Rama ka marre 2.1 miliard borxh te jashtem, kurse ne 6 vitet e fundit Saliu ka marre 1.9 miliard dollare borxh te jashtem.
Sikunder mund ta verifikosh edhe vete, Rama ka marre mesatarisht rreth 525 milione euro borxh te jashtem ne vit, kurse Saliu rreth 320 milione euro ne vit per 6 vitet e tij te tabeles.
Saliu ka mbuluar 2 vjet buxhetin dhe 4 vjet investime ne trasport, kurse Rama çdo vit zerin kryesor ka mbulimin e buxhetit, me pikun ne 2015 prej plot 800 milione eurosh.
Pra, mendoj se me te dhenat e ministrise se Rames, mund te themi qe Rruga e Kombit nuk ka sjelle absolutisht asnje problem financiar dhe se ne teresi dhe pa ndihmen e lekeve te kanabisit , ka pasur bilanc shume me te mire sesa Rama.
Pra mund ta rrezojme kete mitin socialist te katastrofes se rruges se kombit me vete shifrat e ministrise se Rames.
Po ashtu mund te themi se para droges se vitit 2016, Shqiperia ishte ne prag te katastrofes financiare, me borxhe te rritura llahtarshem ne 2 vitet e para te qeverisjes Rama, plot 1,35 miliard euro borxh te jashtem ne 2 vite dhe me borxh publik te rritur 160 miliard leke te reja ose 1.2 miliard euro te tjera.
Ne teresi per ta mbyllur gjate dy viteve p.e.k ( para eres se kanabisit) 2014+2105, Rama ka marre plot 2.5 miliard euro borxh publik dhe te jashtem.
T’i leme pra keto mitologjite socialiste te Rruges se Kombit e Saliut dhe te pranojme qe financieret e Saliut ishin me te zote sesa financieret e Rames ose ishin me pak hajdute.
Me laps ne dore, jo me llogje kavaje, se llogje kavaje dime te gjithe ne, po ne matematike disa jane per t’u rikthyer ne fillore.
Unë kam vetëm një pyetje: Pse tani? Pse u shtrëngua laku i taksave përfshirë edhe atë të rrugës së Kombit pikërisht tani?
Kaq.
Teuta,
Për shkak të borxhit. Hyllini ka dhënë disa fakte rreth borxhit më poshtë, që mund t’i konsultosh, që gërvishin majën e ajzbergut por nuk qartësojnë krejtë situatën, sepse ka të dhënë kontradiktore?
Borxhi kombëtar në këto dy vitet e fundit ka pësuar ulje, dhe GDP-ja ka pësuar rritje. Sipas FMN-së Shqipëria është vëndi me rritje ekonomike më të lartë në rajon?
Atëherë, nga vjen kjo nevoja për të rritur taksat, në qoftë se ekonomia është në rritje, dhe shteti e përballon borxhin?
Përgjigjen mund ta gjesh vetëm tek struktura e ekonomisë. FMN-ja kur bën analizën nuk e merr parasysh kanabisin, as edhe tonelatat e drogës. Por këto janë para që llogariten në GDP në format indirekte të rentës apo mënyrave të tjera me të cilat ato pastrohen, duke dhënë iluzionin e rritjes. Problemi me këtë para të paligjshme është se nuk krijon ekonomi stabël, nuk rrit bazën e taksapaguesve, nuk krijon zhvillim afatgjatë dhe strukturë të fortë sociale.
Pra në të vërtet ekonomia është duke u tkurrur, jo duke u rritur. Gjilpëra ka bërë dikur një analizë shumë të mirë të këtij fenomeni. EVAZIONI, KU NA HUMBI.
Në këtë situatë që jemi tani, kur dimë se kemi një rritje të borxhit, dhe një rritje fiktive (jo reale) të ekonomisë, të paktën për shtatë vjetë qysh më 2010-ta, nuk ka as bazë fiskale për të përballuar borxhin.
Kjo klasë politike vërtet na ka ngelur si dopjogjashta në dorë, pro pyetja është: a do të mund t’i kalbim ne këta në burgje për krimet që i kanë bërë Shqipërisë?
Në fakt Lorjan, pyetja që është gjithaq interesante, pa ia zbehur rëndësinë arsyetimeve të natyrës social-ekonomike, lidhet me kohën kur po ndodh e gjitha.
Është një moment delikat për shqiptarët andej dhe këtej traut ndarës që i ngjante një trombi të shëmtuar në arterien më të rëndësishme që lidh Kosovën me Shqipërinë.
Në një kohë që flitet për afrim, bashkim, heqje kufijsh, etj. hyn në mes trau kryeneç e mospërfillës dhe jo vetëm.
A e dini që nëse dikur kanalet televizive të Kosovës shikoheshin pa pagesë në Shqipëri (RTK dhe RTV21), tani mund të shikohen vetëm në platforma dixhitale me pagesë? Pse vallë?
Për çfarë bashkimi apo presidenti të përbashkët fantazohet kur sot në Tiranë mund të dëgjosh nja 3 kanale radiosh ku lexohen syret e Kuranit dhe po aq të tjera që i thurrin lavde të shenjtës Mari, por as edhe NJË frekuencë e vetme radiofonike nuk arrin të depërtojë nga Kosova, apo Maqedonia?
Jetojmë në kohë interesante dhe kohën e bëjnë njerëzit.
Ata që e meritojnë të quhen vërtet të tillë.
Teuta,
Ju sollët disa fakte që i përjetojnë shqiptarët dhe unë nuk po komentoj por po citoj Ramën:
Edi Rama: Gabohen kur thonë se s’ka rrugë apo alternativa të tjera, pasi Rusia dhe Kina, por edhe Islami radikal përbëjnë një shumëllojshmëri për secilin nga vendet tona. Rusia ofron një rrugë shumë të lehtë: harroni shtetin e së drejtës, harroni institucionet dhe mbaje pushtetin sa më gjatë të mundesh. Dhe kjo nuk është një rrugë pa interes. Dhe kanë para që mund ti hedhin. Dhe nuk është se ka ndodhur në Siberi, por në mes të Europës, kur kryeministri u kërcënua me vdekje, dhe ka ndodhur në Malin e Zi, pra rreziku është i pranishëm.
Po kështu edhe Kina ka se çfarë të ofrojë. Por, është edhe një rrugë e tretë, Islami radikal. Në rajonin tonë ne jemi shumë etnikë, shumë fetarë dhe shumëçka. Dhe megjithë këtë shumëllojshmëri ne duam BE-në dhe do t’i duhet BE që të vrapojë dhe të na kapë, pasi në të kundërt do të kemi një martesë me kosto shumë më të lartë”.
Deklarata e mësipërme, nëse do të mbetej në kufijtë e deklaratës, mund të konsiderohej një reklamë jo edhe aq diplomatike për t’a nxitur BE-në të na pranojë me një lloj dashurie pa kushte, të tipit: edhe me standarde të paplotësuara, edhe me reforma të pakryera, etj.
Nëse vlerëson atë që ndodh në realitet, vëren se ne “flirtojmë” realisht, madje në sektorë të rëndësishëm, me pothuaj të gjithë “mëtuesit” e renditur më sipër.
Është si të luash me zjarrin dhe me sa duket në lojë e sipër, po i vëmë zjarrin vetes.
A ka zgjidhje? Patjetër që po.
A kemi mjaftueshëm kurajo për të bërë atë që duhet, ashtu si duhet?
Këtë mbetet ta tregojë koha.
Gojët e liga sot folën për një takim të pak koheve më parë të Ramës dhe Thaçit, për të koordinuar qëndrimin me Erdoganin për çështjen e 6 gulenasve.
Por Kryeministri ynë e mohoi, dhe sqaroi se ishin fjalë Kazani.
Ndryshe nga herë të tjera që rëndom e portretizon Ballkanin dhe Shqipërinë si vëndi ku mpleksen “Kina, Rusia dhe Islami (edhe ai radikal)” kësaj radhe tha që: “Kur vjen puna për teoritë e konspiracionit… prodhojmë më shumë histori seç mund të tresim!”.
Po e sigurt është që nuk ka ndryshuar mendim për Presidentin e përbashkët.
Hyllin,
matematika është e thjeshtë: qeveria e PD-së e filloi Rrugën e Kombit në vitin 2006 kur borxhi publik i vendit ishte vetëm 55.51%, ndërtimi i saj kushtoi mbi një miliardë euro dhe nuk u mbyll në 2009 (edhe pse Berisha preu shiritin në atë vit për fushatën elektorale) dhe punimet vazhduan edhe pas fitores së zgjedhjeve nga PD-ja në atë vit, deri në 2011. Borxhin PD-ja kur u largua në 2013 e la me 64.85% të PBB-së. Shpenzimi më i madh i bërë për një projekt të vetëm në Shqipëri, dhe jo vetëm në këtë periudhë 7 vjeçare të PD-së, por në gjithë kohën e tranzicionit ishte shpenzimi për këtë rrugë: 1 miliardë euro (pa interesa) në një PBB prej 10 miliardë eurosh është 10% e PBB-së, çka dhe korrespondon me rritjen e borxhit publik gjatë kësaj periudhe nga 55% në 65% (jo nga 57 në 67%, por diferenca është po ajo). Financimi i rrugës u bë me borxh publik, të hapur dhe të fshehur, dhe me lloj-lloj marifetesh dhe lëvizjesh zërash të buxhetit: nga borxhet e papaguara ndaj biznesit, te akrobacia me hotel Dajtin, te kredia sindikale, Eurobondi etj., po tu shtosh këtyre dhe interesat e borxhit që paguhen përvit për kreditë e marra për rrugën, gropa financiare që la rruga e kalon 10% e PBB-së.
Rama dhe Shkëlqim Cani nuk ishin fare burra më të mirë, se e morën borxhin 65% dhe e çuan në 73%. Çorbën e bën të gjithë, të djathtë dhe të majtë bashkë; po e hanë shqiptarët sot dhe kushedi sa vite të tjera në vazhdim.
http://www.financa.gov.al/files/pages_files/14-05-22-03-15-29treguesit_e_borxhit_2008.pdf
http://www.financa.gov.al/files/userfiles/Borxhi/Treguesit_e_borxhit/treguesit_e_borxhit_2014/2014/Buletini_viti_2014.pdf
Keto jane gjera pa shume kuptim Gjilpera, shifrat i ke te qarta te borxhit publik, deri ne 2010 (te futa nje vit me shume), po ti nuk mund te pretendosh se rruga e Kombit ka mbaruar ne 2013 vetem qe te rrisesh perqindjen e borxhit publik.
Vitet e financimit ishin ato 3-4 qe permenda, ne protesten e 21 Janarit rruga e kombit kishte perfunduar ne vija te trasha dhe kishte kohe qe Basha kishte mbi supe akuzen e vjedhjes se 300 milione eurove te rruga e kombit, meqenese ne 21 Janar ishte minister i brendshem, pra ishte levizur.
Ti tani mos e rrotullo çeshtjen kot, se keto jane gjera qe dihen nga te gjithe.
Sipas linku te mesiperm vertet qe ne 2011-2013 borxhi publik rrit me 6%, por ama shiko edhe renien drastike te borxhit te jashtem gjate ketyre 3 viteve.
Rruga e Kombit nuk ka krijuar absolutisht asnje grope, eshte financuar duke ruajtur parametrat financiare te vendit, perfshire borxhin publik nen 60%, qe eshte vija e kuqe e borxhit.
Gropen e ka krijuar Rama ne vitet 2014+2015 dhe shyqyr qe u mboll kanabisi perfshire ekspertizen dhe presionet e FMN-se qe situata nuk ka rreshkitur drejt katastrofes se plote, se me ate ritem borxhesh edhe dy vjet e ne 2017 ishim per faliment financiar te shtetit.
Fajin e ka babezia e pashembullt e Rames, oligarkeve dhe rilindisteve, madje situate e denje per kohen e Zogut. Duhet lene rehat Rruga e Kombit ne mandatin 2005-2009, periudhe te ciles i takon dhe duhet konstatuar se qeverisje me te keqe nuk kemi pasur qe nga koha e Zogut, nuk eshte investuar asgje, jane marre borxhe te jashtezakonshme dhe kane perfunduar nje lume parash ne xhepat e pak personave.
Nqs ka nje trend qe mund te lexohet tek linku i mesiperm, eshte qe ne kohen e Nanos rritja erdhi prej borxhit publik, me pak prej atij te jashtem, ne kohen e Sales nje bashkeveprim mes borxhit publik dhe atij te jashtem, kurse tani ne te Rames prej nje rritje galopante te borxhit te jashtem dhe kanabisit.
Duhet marre seriozisht Ngjela kur thote se ketij i duhen leke, po bota nuk do t’i jape, se ky eshte njesoj si Zogu, i cili ngopej ne borxhe prej Italise per te mbuluar deficitin e buxhetit te shtetit, te cilin e perdorte gjeresisht per qejfet e oborrit mbreteror.
Sot pyetja nuk eshte e ka fajin Saliu apo jo, por a eshte Edi Rama kryeministri me i keq i historise se Shqiperise apo jo ? Nese jo, pse e nese po pse.
Nuk e di nese ia hodhe nje sy struktures se borxhit publik. Ne 2007 vetem 30 % ishte ne duart e te huajve kurse ne 2017 perqindja ka shkuar ne 47 %, nga 1.3 miliard dollare ne rreth 4.5 miliard dollare.
Borxhi i jashtem nga 1.7 miliard euro ne 5.7 miliard euro.
Ne vitet e Rames jane shtuar 2.1 miliard euro borxh i jashtem plus 150 miliard leke te reja si borxh publik i blere nga te huajt, te kthyera ne dollare, jane pothuajse 4 miliard dollare.
2014+2015+2016+2017= 4 miliarde dollare te marra tek te huajt si borxhe.
Gjilpera, lere rrugen e kombit, na ka kripur keto 4 vitet fiskale, mesatarisht 1 miliard dollare borxh ne vit tek kapitali i huaj. Ku shkuan, kush i mori, ça beri, kush do i paguaje interesa e borxh bashke ?
Ke pare ndonje investim 4 miliard dollaresh ti Gjilpera? Pse me shkurret e Lali Erit, do mbaje pushtetin ky ?
Me sa më kujtohet lexuar, një pjesë e borxhit të jashtëm në euro/dollarë u shtua kur u fut FMN-ja në kohën e Canit në 2014-ën (330 milionë euro), pjesa tjetër kur u zgjat dhe u rrit volumi i Eurobondit në fund të 2015-ës (me 150 milionë euro rritje); pjesa tjetër – ajo e luanit – do të jetë marrë borxh këto tre vitet e shkuara për të mbyllur vrimat e buxhetit dhe pjesërisht për të zëvendësuar borxhin në lekë me euro…
Hyllin,
inagurimi në 2009 ishte vetëm simbolik; punimet në rrugë nuk mbaruan as në 2009-ën, as në 2010-ën, por në 2011-ën, sipas Wikipedias të paktën. Kjo nuk do të thotë që pagesat për rrugën u ndërprenë me thikë në 2011-ën. Na mungojnë të dhënat se kur dhe si u bë shpërndarja e pagesave për rrugën. Fakt është që rruga kushtoi 1 miliardë euro, baraz me 10% të PBB-së së Shqipërisë dhe që borxhi i Shqipërisë u rrit po ashtu me 10% të PBB-së që nga 2006, kur filloi ndërtimi, deri kur u largua PD-ja nga pushteti, dy vjet pas pëfundimit të rrugës, në 2013-ën. Pa llogaritur këtu normat vjetore të interesit për 1 miliardë euro. Rruga me Kosovën, e theksoj dhe një herë, duhej ndërtuar – për këtë s’ka diskutim – por për projektin, parametrat, financimin, kontrollin e kostove dhe ndalimin e korrupsionit me fondet e rrugës, këto as u diskutuan kur u vendos projekti, as u kontrolluan kur u bë ndërtimi, as u hetuan ndonjëherë më vonë.
Ndërsa për raportin borxh i brendshëm dhe i jashtëm, borxhi publik një është – i brendshëm dhe i jashtëm bashkë ka për tu paguar – edhe pse borxhi i brendshëm zakonisht preferohet; kur kushtet e financimit brenda vendit janë më të favorshme, preferohet financimi i brendshëm, kur kushtet në tregjet ndërkombëtare janë më të mira, merret borxh i jashtëm. Borxhi i brendshëm, në lekë, është më i shtrenjtë pasi leku ka norma më të larta interesi, por ka avantazhin që, duke qenë se Shqipëria ka monopolin mbi prerjen e lekut, të paktën teorikisht qeveria nuk mund të falimentoj mbi borxhin në lekë (në praktikë sigurisht është më e komplikuar dhe me pasoja, po shkoi puna deri aty).
Kurse për aftësitë e Ramës, këtë e kam thënë diku tjetër këtu në PTF, ai është kryeministri më i paaftë që nga Adil Çarçani.
https://en.wikipedia.org/wiki/Albania–Kosovo_Highway
Per ate pune Rruga e Kombit s’ka mbaruar ende , por akuzat ndaj Saliut dhe Bashes per 300 milione Euro vjedhje i takojne fushates eletorale te 2009.
Ne fakt kur akuzon per vjedhje i bie ta dish se kur eshte bere financimi ne fjale, jo t’i kthesh gjerat sipas qejfit.
Me logjike o financimi ne pjesen derrmuese eshte bere deri ne 2009, kur edhe jane vjedhur keto 300 milione, ose socialistet kane mashtruar haptazi dhe qellimisht per 300 milionet eurot e vjedhura deri ne 2009.
Nuk mund te ekzistojne te dyja bashke, zgjidh e merr.
Nga ana tjeter nuk ka asgje per grope financiare kur rritet borxhi publik me 10% ne 6 vjet, aq me teper kur rritja justifikohet me investime publike dhe me nivele me te uleta borxhesh te jashtme.
Kur ka investime ka edhe abuzime, por ketu problemi eshte si ka mundesi qe Rama eshte shembur ne borxhe kur investimet publike jane ne minimumin historik. Ketu nuk eshte me çeshtje abuzimesh me investimet, ketu eshte vjedhje 100%. Pra ketu s’ka me efekte saliste, ketu eshte pergjegjesi e plote e qeverise aktuale.
Ne kushtet kur ti ne autostraden Tirane-Durres, gjasme rruga me vleren me te larte ekonomike ne Shqiperi, ke korsine e djathte totalisht te amortizuar, si rruge fshati, dhe te gjitha makinat ecin varg tek korsia e parakalimit, ketu nuk kemi ndonje problem te Saliut dhe Rruges se Kombit, ketu pergjegjesia ka emrin Edi Rama.
Kemi te njejten filozofi kriminale ne funksion si ne fillim te viteve 90, leme te amortizohen te gjitha fabrikat, magazinat e ndertesat publike, qe t’i privatizojme, te themi qe shteti s’ka leke e t’i vjedhim. Tani me rruget ne vend te privatizimit te dikurshem kemi koncesionimin per 30 vjet, madje edhe me fitim te garantuar prej shtetit, sikunder po perflitet.
Persa i perket struktures se borxhit publik, prania masive, gjithnje e ne rritje e kapitalit te huaj ne keto 10 vjet, ka marre ritme galopante ne vitet e Rames meqenese po ta shikosh rreth 75% e borxhit publik te shtuar ne vitet e tij, i takojne kapitalit te huaj. Nuk eshte çeshtja e leverdise per qeverine, por ne xhepat e kujt shkojne interesat e borxhit publik., ne xhepat e shqiptareve apo e te huajve.
Pa harruar ketu diçka te rendesishme se gjithe keto miliarda borxhe ne euro e dollare, bashkuar me 2-3 a me shume miliardat e kanabisit, kane shkaktuar forcimin e lekut me 7 %, sot 1 euro po shitet poshte 1300 lekeve, ne 2014 ka qene 1 euro 1400 leke. Ky forcim mbyt gjithe tentativat per investime ne prodhim, qofte bujqesi, qofte industri, e po ashtu demton turizmin e gjithe eksportet.
Kur mbytet prodhimi, eksportet, turizmi ti ke shkaterruar edhe nje thes me sipermarrje ekzistuese, çon dem investimet e reja private dhe demoralizon investimet e reja ne keto sektore,
Eshte katastrofe Gjilpera dhe nuk ka fare vend per te permendur rrugen e kombit. Katastrofa e ka emrin Edi Rama.
Ndërtimi i rrugës ishte vendim politik dhe me të drejtë i tillë. Leverdia ekonomike e rrugës ishte në plan dytësor kur u vendos ndërtimi; edhe kjo e kuptueshme dhe e pranueshme. Lidhja direkte dhe e shpejtë që do të bashkonte Shqipërinë me Kosovën kishte prioritet – rruga madje ishte shumë e vonuar – ndërsa leverdia ekonomike e rrugës do të vinte më vonë, e plotë ndoshta pas disa dekadash por kjo është OK. Jo çdo gjë matet me para. Por mënyra e përzgjedhjes së projektit, e parametrave të rrugës, e mënyrës së financimit dhe sidomos e kontrollit të kostove për të parandaluar shpërdorimin dhe korrupsionin – këto të gjitha u bën arbitrarisht, pa një debat ekspertësh për variantin më të mirë teknikisht dhe financiarisht të rrugës, dhe më kryesorja, u la shteg për shpërdorim. Akuzën për shpërdorim fondesh, favorizime të pajustifikuara firmash dhe probabilisht korrupsion Bashës ia bëri Kontrolli i Lartë i Shtetit – nuk ishte punë opozite kjo, as inatesh personale kundër Bashës. Ishte një raport i KLSH-së që fillimisht akuzoi Bashën dhe ministrinë e tij për shpërdorim fondesh dhe mbi atë raport Prokuroria hapi hetimet kundër Bashës. Hetimet u mbyllën nga Gjykata e Lartë pa provuar as fajësinë, as pafajësinë e Bashës por për arsye proceduriale – tejkalim afatesh ligjore (flitet për raporte mjekësore që sillte Basha…); In dubio pro reo, sigurisht, por mbyllja kështu e hetimeve lë një shije jo të mirë, aq më tepër kur është fjala një politikan të nivelit të Bashës.
E saktë është që rritja e borxhit në kohën e PD-së u përdor në pjesën më të madhe për investime, por leverdia ekonomike e tyre do të kërkoj kohë për tu realizuar. U tejkalua limiti 60% i borxhit, u zgjat krahu i djathtë i bilancit, por dhe u krijuan asete në krahun e majtë të llogarisë kombëtare. Socialistët deri tani me borxhin vetëm asetet në xhepat e kocensionarëve kanë shtuar, added value për shoqërinë është afër zeros.
Dakord historiku, po jemi gjithnje brenda mandatit te pare 2005-2009 dhe te gjitha te dhenat deri tani tregojne per financimin brenda vitit 2009 dhe ulja e borxhit publik ne 2010 tregon qe financimi ne vija te trasha kishte perfunduar, ose qe ç’kish mbetur nuk perbente problem.
Borxhi e kaperceu vijen e kuqe te 60% vetem ne 2012, po si e tregon tabela ne faqen 31, ne vitet 2011-12-13, kemi minimumin e borxhit te jashtem ne keto 10 vjet.
Kjo do te thote qe nqs do te ishin marre borxhe te jashtme gjate atyre viteve ne mesataren e 10 viteve te fundit, 400 milione euro ne vit, atehere borxhi publik i 2013 do te ishte 520 milione euro me i ulet Kjo shifer ,520 mln euro, ne ate GDP prej 135 mld lekesh te reja ose 9.65 mld euro eshte diku tek 5.4%.
Konkluzioni ,borxhi publik do te kish qene 65.5 % (faktiku) – 5.4 %= 60.1%
Pra nqs Saliu ne vend te shtimit te borxhit publik do te kish marre gjate viteve 2011-2013 borxhe te jashtme ne mesataren e 10 viteve te fundit (2008-2018), do te kish dale siper vijes se kuqe te borxhit publik me vetem 0.1%, gje qe sinqerisht nuk me duket ndonje shifer e tmerrshme.
Kishte gjera te tjera te tmerrshme, por jo kjo. Ndoshta sepse Saliut bota nuk i dha borxhe mjaftueshem 3 vitet e fundit te tij (hipoteza me e mundshme) a ndoshta se pati nje sens pergjegjshmerie (hipoteze e pagjase), po gjithsesi gjendja financiare rezulton shume me e mire e afer parametrave te borxheve atehere sesa kjo e sotmja (apo larg qofte ajo e 2015-2016).
Per te qendruar edhe pak tek investimi, meqe edhe L.A e kishte nje nga pikat kryesore te shkrimit, jo vetem qe vitet e Rames investimet jane te vaketa, por duket qarte nga gjendja e pergjithshme aktuale e rrugeve, shume me e keqe se ne 2013, se keto investime te vaketa kane qene ne dem te kostove te amortizimit, pra nuk jane paguar kostot e amortizimit e me to eshte bere ai investim i vaket.
Nje nga pasojat me direkte te amortizimit te rrugeve dhe forcimit te lekut eshte bujqesia me minus ne vitin e kaluar. Kosto me te larta punimi e trasporti, shoqeruar me nje treg qe thith me lehte produktet e huaja, ka sjelle renien e bujqesise. Dhe shyqyr qe propaganda e do bujqesine motorr te zhvillimit, se imagjinoje çdo te kish ndodhur ne bujqesi po te mos kish qene propoganduar si e tille.
Kjo perkthehet ne ulje te mireqenies ose me sakte ne shtim te varferise gjate vitit te kaluar per ata 45% qe jetojne me bujqesi, megjithe rritjen ekonomike. Ne kushtet kur te ardhurat per fryme ne fshat jane dy here me te uleta se ne qytet, mund ta imagjinojme fare mire se ç’po ndodh atje.
Qershia mbi torte gjoba e kalimit ne Kukes. Nuk mjafton qe eshte nga krahinat me te varfera dhe me perqindje me te larte te popullsise fshatare, por u duhej edhe nje gjobe kalimi.
Ne çdo vend te botes, robi paguan sa kilometra ben ne autostrade, ka nje pike hyrjeje e nje pike daljeje, ku behet llogaria e kilometrave te kryera dhe kostos perpjestuese, kurse ky vendosi traun, po deshe te kalosh paguaj. Kjo eshte qartazi gjobe, as takse, as tarife, as bilete autostradale, thjesht e vetem gjobe.
Po ta vendoste ne kufi gjoben, qe ta paguanin kosovaret do quhet tarife a takse hyrese ne dogane dhe aty do i dilte boja nga nje ane, po as mund ta koncesiononte, se do i takonte Drejtorise se Doganave ta mblidhte ate gjobe kombetare.
Zgjidhja, e thjeshte apo jo, ngopja edhe kuksianeve, qe te koncesionohet pika e gjobevenies e te rritet edhe shuma e grabitur.
Ky eshte kryeministri ”droga e pizzo”, i mungon vetem prostitucioni qe te ishte nje ” vero uomo d’onore siciliano”.
Një nga anëtarët e koncensionarit Rama & Co:
Ministri i sotëm i Financave Arben Ahmetaj, ish Zv. Ministër në Ministrinë e Energjitikës në Qeverinë Nano 2003-2005. Gjatë kësaj periudhe ka negociuar prokurimin e veprës industiale më të madhe të tranzicionit shqiptar si pjesë e “Planit Strategjik të zhvillimit Social-Ekonomik të vitit 2002”, Tecin e Vlorës, që u ka kushtuar taksapaguesve 130 milionë dollarë. Qysh prej përfundimit të ndërtimit më 2011-ën ky Tec nuk ka funksionuar asnjëhërë.
Sipas dëshmive të atëhershme prokurimi është bërë në kundërshtim me opinionin e gjithë specialistëve, të kohës, për një arsye thebësore – mungesë lëndësh të para (gazi natyror).
Me sa duket Arben Ahmetaj është ricikluar për meritat e tij në këto negociata të investimeve strategjike.
Shkrimi merret me Taksen ne pergjithsi, duke permendur ate konkrete ne Kalimash. Keshtu rastin e pergjithshem e pervecon! Do te ishte me mire qe te merrej me taksen ne Kalimash (rrugen e kombit), e keshtu do te dilte se ajo nuk ka lidhje me Taksen e rrugve (autostradave). Kjo analize konkrete do ta conte autorin ne perfundimin, se ne kete autostrade juridikisht nuk mund te vendoset takse fare per banoret nga Kuksi ne… (nuk e di sakte deri ku ka arritur kjo autostrade). Ketu nuk eshte puna per te mbrojtur kuksianet kapadeinj e pa tru, qe interesohen vetem kur ju vjen veza e nxehte ne b… e tyre! Por nuk mund te taksohen njerezit pse duan te dalin nga qyteti dhe fshati i tyre! Qofte edhe 1 cent taksa!