Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Kulturë / Letërsi

DY BOTIME

Ju lajmëroj për dy botime kulturore të muajve të fundit, ku janë përfshirë edhe tekste të miat.

EAGLES_Logo1-216x215 Duke filluar me Lapidari, një vepër sa voluminoze, aq edhe ambicioze, e kuruar nga Vincent W.J. van Gerven Oei, Marco Mazzi dhe Xheni Alushi; rezultat i një ndërmarrjeje që do ta quaja heroike të Departamentit të Shqiponjave, për katalogimin e plotë, në terren, të asaj ç’ka mbetur nga lapidarët e Luftës Na-Çl në Shqipëri.

Tre vëllimet e veprës, një edicion dy-gjuhësh, mund të shkarkohen falas që këtej:

http://punctumbooks.com/titles/lapidari-volume-1/
http://punctumbooks.com/titles/lapidari-volume-2/
http://punctumbooks.com/titles/lapidari-volume-3/

Libri gjithashtu mund të printohet on demand.

Vëllimi i parë i kësaj vepre përmban materiale të shkruara, përfshi edhe ese dhe studime kushtuar lapidarëve.

Aty do të gjeni edhe një ese të gjatë timen për mbishkrimet në lapidarët, të titulluar: TEKSTE TË GDHENDURA NË KALENDAR: një lexim semiotik i mbishkrimeve në monumentet përkujtimore të periudhës së Luftës Nacional-Çlirimtare.

“Lapidari” do të prezantohet sot në Tiranë, në orën 19:00, tek Tulla Culture Center.

HaemusNga Tirana le të kalojmë në Bukuresht, ku ka dalë tashmë nr. 45-50 i revistës Haemus, nën kujdesin e Ardian Kyçykut.

Ky numër voluminoz – mund ta shfletoni këtu – përmban materiale nga fusha të ndryshme kulturore, përfshi letërsinë, historinë, kritikën letrare etj.; një pjesë e madhe e të cilave janë në versione dy-gjuhëshe, shqip dhe rumanisht.

Mes këtyre, gjenden edhe disa tekste të miat, përfshi tregime të MaGje-s dhe ese.


Discover more from Peizazhe të fjalës

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Pa Komente

  1. Xha Xha, urime! Doja ta lexoja “Tekste të gdhendura në kalendar”, a mund të gjehet diku tjetër online, për jo-përdorues të facebook (në fakt edhe aty link-u del me difekt)?

      1. Xha Xha, faleminderit për mundimin, arrita ta shkarkoj — e kullufita, jo lexova. Më la në mendime mbyllja, dmth paralelizmi mes tekstit të lapidarit dhe çertifikatës, dhe më ka ngelur pyetja pezull pasi dy pllaka në Gjenevë më kujtuan njëra-tjetrën, një përkujtimore e banesës dhe veprimtarisë së George Eliot, tjetra e Borges-it, ku, si në lapidare, mungon vula, firma autoritetdhënëse, e po mendoja nëse kjo mungesë nuk është tipike vetëm për diskursin totalitar që i fshin gjurmat e autoritetit për t’i natyralizuar e popullarizuar. (Këto pllaka më kujtuan një tjetër ngulur në murin rrethues të një shtëpie ish-partizanësh në Vlorë, dhe nëse s’gabohem, mungesa përsëritet edhe aty.) Me siguri më mungon mua ndonjë pjesë e “puzzle” …

        (Pllakë përkujtimore për George Eliot: http://openplaques.org/plaques/7383
        dhe e Borges http://www.sequentielle.com/temp_borges/manif/welcom_f.htm)

Discover more from Peizazhe të fjalës

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading