Në qoftë se UEFA javën e ardhshme merr masë ndëshkimore ndaj ekipit shqiptar, atëherë faji për këtë do t’u mbetet jo lojtarëve në fushë, as atyre që organizuan incidentin me dronin, por administrimit shumë të keq të problemit, nga ana e institucioneve dhe mediave në Tiranë.
Opinioni i Europës për tifozerinë serbe ka qenë tejet negativ, të paktën që pas trazirave gjatë ndeshjes Itali-Serbi në Genova, 2010; por këtë herë serbët arritën të manipulojnë rrjetet sociale dhe publikun neutral, duke e përqendruar vëmendjen te droni dhe harta e Shqipërisë etnike. Në vend që të kish ngulur këmbë, që në krye, për dhunën verbale dhe fizike kundër lojtarëve tanë dhe atmosferën super-toksike në stadium, pala jonë humbi shumë kohë duke u vetëmburrur për “shqiponjën që fluturoi” dhe për “heroizmin e djemve”, duke ndihmuar edhe këta në kornizimin e asaj çfarë ndodhi në stadium.
Vetë ulja e dronit, që ndodhi në një kontekst të caktuar dhe pas shumë incidentesh të tjera, erdhi dhe zuri qendrën e vëmendjes, jo vetëm sepse ashtu e deshën serbët, por sepse ashtu e deshën edhe tanët; dhe këtu nuk kam parasysh naivët dhe të ekzaltuarit në rrjete sociale, por deri edhe politikanë të kalibrit më të lartë dhe drejtues institucionesh (tipik reagimi i një zëri autoritar, si R. Qosja: E adhuroj djalin që shpalosi flamurin).
Mediat duhej të ishin përqendruar te urrejtja antishqiptare, që i jepte tonin stadiumit dhe që i kushtëzoi lojtarët tanë deri në ekstrem; jo te “flamuri,” një gjest plateal dhe spektakular, por që nuk mund të kalojë pa u ndëshkuar nga UEFA, aq më tepër që tani po trajtohet, edhe prej nesh, si strumbullari i natës në Beograd. Kështu ne filluam të humbim terren, edhe pse objektivisht, përgjegjësia për këtë katrahurë duhej t’u mbetej serbëve e tëra; madje edhe ajo e dronit vetë, për të cilin tanët mund të kishin thënë se nuk dinin se ç’ishte dhe pse gjendej aty; dhe se siguria e stadiumit, përfshi edhe atë të hapësirës ajrore mbi fushë, ishte në ngarkim të palës mikpritëse.
Duke e “pronësuar” incidentin e dronit, pala shqiptare – politikanët, mediat dhe rrjetet sociale – gati ia bëri më të lehtë UEFA-s që të marrë vendim [edhe] kundër Shqipërisë. Kjo është situata sot për sot. Mediat, nëse u ka mbetur akoma një pikë përgjegjshmërie për opinionin, duhet të mobilizohen tani menjëherë dhe të përgatitin publikun se UEFA mund edhe të marrë vendim kundër Shqipërisë; dhe kjo nuk do të thotë gjë se është ngritur gjithë Europa kundër nesh (vetëm pyesni: kujt do t’i shërbente kjo paranojë?), ose që “këta nuk na duan”, dhe as provon ndonjë dashuri të rizbuluar për gangsterët e tifozerisë serbe, por thjesht se herën e ardhshme duhet të tregohemi më të mençur, në trajtimin që u bëjmë incidenteve të tilla në publik, sidomos pasi ato ndodhin.
P.S. Këtë shënim e pata nxjerrë si koment në temën e mëparshme, por mendova t’i jap më shumë dukshmëri, duke e publikuar më vete. Ndjesë atyre që e lexuan dy herë.
Me 22 tetor Rama do te jete ne Beograd. Do jetojme e do te shohim se cfare do te ndodhe. Do te kaloje apo jo pa incidente. Duhet theksuar se viktima e kesaj loje politike eshte Vucic, qe shihet si alternativa europiane ne Serbi. Dhe vizita e Rames aty eshte investim edhe per te. Ne daten 23 eshte vendimi i UEFA-s. Dhe pason viziten qe eshte edhe mesazh politik, qe i paraprin nje vendimi teresisht politik te UEFA-s. UEFA ka delegat, komisar ne fushe. Nuk ka ketu pune mediash. Ketu eshte pune lobimi politik, i cili ka vlere nese disponimi ne Bruksel bazohet mbi vlerat e percaktuara si standarde europiane dhe jo mbi racizem te kollarisur. Ketu http://www.youtube.com/watch?v=Xx5zZNnb9No, mund te shihet sesi zedhenesja e Ashton, qe nje dite me pare deklaronte se policia serbe beri nje pune profesionale, ben strucin dhe verteton se nje pjese e Europes e ka me te lehte te bashkejetoje me racizmin serb, sesa me nje fitore te shqiptareve,
Mendoj se puna e Federates do te matet se sa mire do te paraqese faktet, si ato te pafajesise, ashtu edhe ato te fajesise se kundershtarit. E prapeseprape, UEFA do marre nje vendim politikisht korrekt duke i denuar te dy palet. Perndryshe, duje denuar vetem serbet ajo do te pohonte edhe paaftesine e vet qe lejoi nje ndeshje ne Beograd.
Nga pikpamja teknike dhe sportive :
Beogradi zyrtar e ktheu dronin ne “kale beteje” per disinformimin e opinionin nderkombetar dhe presionin mbi komisionin disiplinor te UEFA, sepse “droni me flamur” mbi stadium, ishte objekti me i dukshem dhe i dokumentuar dhe, fill pas shfaqjes se tij , dhuna eskaloi dhe ndeshja u nderpre perfundimisht. E gjithe kronologjia e fakteve-qe nga presioni psikologjik permes pranise te tepruar te forcave te sigurise qe shoqeruan ekipin shqiptar, fishkellimi masiv i hymnit tone kombetar e deri tek koret masive raciste “vritini shqiptaret”, mbeten te padukshem dhe te padokumentuar per shikuesit e tv apo opinionin publik.Mbetet ne doren dhe ndergjegjen e zyrtarit te Uefa-s nese ka mbajtur shenime per keto episode paraprirese dhune dhe vete atmosferen e tensionuar deri ne daljen ne skene te dronit. Pala shqiptare, futbollistet apo shefat e FSHF qe shoqeronin ekipin nuk dime te kene artikuluar ndonje proteste prane komisarit te fushes, deri ne ate moment. Nisur nga kjo optike dhe nga logjika “pas kesaj-per shkak te kesaj” eshte e kuptueshme se perse propaganda e Beogradit po i meshon fort dronit dhe perse reagimet e para te UEFA, FIFA, BE-ishin ne sinkron dhe u fokusuan ne denoncimin e ” perdorimit te simbolieve politike” ne nje ndeshje sportive.
-Ne planin politik, posteri i “Shqiperise se madhe” dhe ekzaltimi (nacionalist) prej tij i botes shqiptare, eshte nje alibi e mire per palen serbe per justifikimin e dhunes dhe histerise nacionaliste te artikuluar nga media dhe shtetaret e Beogradit. Episodet e dhunes , ne jo pak raste ekstreme dhe me viktima, te tifozerise serbe ,jane te mirenjohura dhe per UEFA-n, BE apo institucione te tjera. Ato kualifikohen si eksese qe shoqerojne shpesh kompeticionet sportive dhe shoqerohen me masa disiplinore. Ajo qe nuk toleron UEFA, FIFA , BE dhe po shfrytezohet me mjeshteri nga pala serbe , eshte interferimi axhendave politike, e vecanerisht atyre me frymezime nacionaliste, ne aktivitetet sportive. Ketu eshte momenti te jemi te sinqerte, te pakten kur flasim me veten dhe mes vedi: pasi kaloi euforia dhe ekzaltimi mbarekombetar per dronen e pasi ekipi kombetar u prit me nderime te larta per heroizmin e shprehur per mbrojtjen e flamurit, filluan te artikulohen zera se “posteri nuk perfaqson politiken zyrtare te Shqiperise”, se ai poster “ishte nje manifestim paqesor”, “nje loder femijesh i pafajshem”, se “ai flamur ishte nje mes mijra flamureve serbe” e c çte keqe sillte etj. etj.
Pak zera guxojne te artikulohen ne kete klime ekzaltuese se ai poster me harten e “Shqiperise se madhe”, ishte nje provokim politik. Nje provokim politik “iracional per nje te drejte racionale”!-shprehej sot Lela ne Mapo. Nje provokim ndoshta i merituar per serbet qe privuan tifozerine me simbolet e tyre kombetare ne stadium, por i pavend, nqs eshte gjetje inteligjente e shqiptareve. Dhe nje provokim i ulet, djallezor,diabolik, nqs eshte kurdisur nga pala serbe. Ishte fantastik, spekatakolar, teper emocionues dhe rrembyes momenti kur posteri u shfaq mbi stadium dhe le te ekzaltoheshim te gjithe. Por jo politika.Te pakten formalisht. Logjika politike duhej te ishte distancimi , aq me teper kur nuk dihej e dihet ende, autoresia e dronit me flamur. Perderisa politika zyrtare nuk perkrah zyrtarisht asnje platforme , provokim apo deklarate per “Shqiperine e Madhe” dhe i meshon rruges se integrimeve europiane, mjaftonte nje deklarate distancimi , mosmiratimi i ketij gjesti josportiv dhe kjo do te ngushtonte se teprmi manipulimet e opinionit nga pala serbe.
Mire e ka Xha Xhai, t’i leme emocionet per nje çast dhe te flasim me arsye e t’i bejme ca llogari:
Tashme u kuptua fare mire se ajo ndeshje vetem sport nuk ishte. Sporti eshte argetim, dhe nuk ka kuptim te luash futboll e te argetohesh me dike qe te urren, ka frike nga flamuri dhe simbolet e tua kombetare, ka frike nga prania e tifozeve te tu ne stadium, te shan, te fyen e te dhunon. Pra te mos na genjeje mendja se do te luanim futboll me serbet.
Perfytyroni sikur gjerat te kishin shkuar ndryshe. Sikur droni me flamur te mos ishte shfaqur, serbet do te vazhdonin te ulerinin e te na shanin gjate gjithe ndeshjes, me gjasa do te na kishin futur edhe nja dy gola dhe kombetarja jone do te ishte kthyer ne Tirane me bishtin nder shale, e share, e fyer, e poshteruar dhe e rrahur. Per turp te Zotit!
Ne dreq te shkoje EUFA me komisionet dhe denimet e saj. Kujt i behet vone per denimet sportive? Se e thame qe ajo ndeshje vetem sport nuk ishte. Keshtu te pakten shpetuam faqen.
Kjo puna e serbeve qe ju provokuan i ngjan shume asaj batutes nga nje film shqiptar (Vdekja e Kalit ne mos gabohem) ku ngacmuesi ankohet i indinjuar “Me provokoi kurva!”
Aq me teper qe po te flasim per provokim politik, atehere kjo foto ketu verteton se ai eshte nisur qe ne start nga serbet ne stadium:
http://www.toscananews.net/home/wp-content/uploads/2014/10/Serbia-Albania-Kosovo-%C3%A8-Serbia.jpg
Persa i perket shkrimit me siper, te them te drejten nuk eshte se pala shqiptare u fokusua vetem tek droni dhe flamuri. Ne fakt u mor edhe me ate por shqiptaret jane ankuar vazhdimisht per atmosferen e renduar para gjate dhe pas ndeshjes. Por mund te ishin fokusuar me shume tek ajo qe ndodhi para dronit dhe ketu jam dakort me shkrimin.
Ka nje ceshtje mendoj edhe me te rendesishme se sherri ne Serbi. Eshte ajo se sa ka sherbyer ajo qe ndodhi aty per reflektim mes shqiptareve? E di qe eshte pakez heret per te hapur nje teme te tille dhe nuk do ta hapja sikur rastesisht te mos shikoja dje ndeshjen Flamurtari-Skenderbeu e vlefshme per Kampionatin Kombetar. Kronologjia si me poshte:
Para ndeshjes qe u zhvillua ne qytetin e Vlores:
Kishte nje pjesmarrje relativisht te larte te tifozerise ne stadium. Atmosfera para ndeshjes qe pozitive. Gazetari i Supersportit-kanalit qe tranmetonte ndeshjen- nuk e fshihte entuziazmin e madh. Sipas tij, mbizoteronte nje fryme bashkepunimi dhe patriotizmi, kjo edhe ne vazhden e ngjarjeve ne Serbi. Te kujtojme qe perplasja midis ketyre dy ekipeve ne vitet e fundit ka pasur gjithnje tensione dhe sherre. Por dje sipas gazetarit dhe Vasil Rucit, qe u intervistua nga ai, mbizoteronte nje atmosfere qyteterimi. Teleshikuesit do te shihnin te kunderten e asaj qe u pa ne Beograd. Tifozet kishin pergatitur edhe disa surpriza. Ne fushe do te fluturonte nje dron me flamur shqiptar.
Tifozet i japin lule portierit te Skenderbeut Shehi qe ishte pjese e ekipit kombetar qe udhetoi ne Beograd, ndonese rezerve. U quajt hero dhe u duartrokit. Me pas kryetari i Bashkise Vlore, i jep nje si tip cmimi dhe i dhuron nje bluze me flamurin shqiptar dhe portretin e Ismail Qemalit. Pozojne para kamerave dhe lojtaret takohen vellazerisht. Ne fushe fluturon nje pellumb i bardhe pas te cilit qe lidhur nje flamurth i vogel shqiptar.
Fillon ndeshja. Pas pese minutave nderpritet loja sepse tifozet vendas kane hedhur letra higjenike ne fushe. Deri ketu ne rregull. Nje incident i vogel qe edhe falet.
Minuta e 11-te: Flamurtari qe nuk ishte ndjere deri tani shenon papritur gol. Atmosfere e zjarrte ne stadium.
Minuta e 31-te: Vangjeli shenon gol per Skenderbeun dhe ben nje gjest te nxituar drejt tifozeve vendas; ve doren tek veshi (a dicka te ngjashme se nuk dukej mire nga kamera). Brenda nje sekonde u derdhen drejt tij shishe e objekte te tjera. Pastaj nje lume sharrjesh nga motra qe vazhduan per minuta te tera. Leksioni i qytetarise qe u mesua nga ngjarjet e Beogradit duket se u harrua.
MInuta e 37-te: Perseri Vangjeli protagonist. Ai goditet keqas nga Mici i Flamurtarit dhe ky i fundit denohet me karton te kuq. Vangjeli qendron i shtrire nga dhimbjet dhe nxirret nga fusha me barrele. Ky ishte fundi i ndeshjes per te. Per nje cast u duk se sharrjet do te mbaronin pasi fundja-fundit ai iku nga fusha e per me teper si i demtuar. Por jo. Pas nje momenti heshtjeje, tifozeria filloi edhe me zjarrte; Vangjel, Vangjel te …… motren. Dukej sikur tifozet ishin me shume te interesuar per motren e Vangjelit sesa per futbollin.
Minuta shtese e pjeses se pare: Droni fluturoi mbi stadium.
45 minutat e pjeses se dyte nuk i pashe se edhe pjesa e pare dilte e mjaftonte. Me vone mora vesh se ishin marre edhe dy kartona te kuq nga ana e Skenderbeut dhe ndeshja kishte perfunduar ne barazim.
Mediat shqiptar e kishin problematizuar që para ndeshjes trajtimin e pabarabartë, duke zbuluar nëntekstin nacionalist serb. Pra, kishin qenë të përgatitura. Kështu që ishte mundësi e humbur kotnasikoti dhe mungesë e thellë inteligjence, që ekzaltuan një popull të tërë me incidentin e dronit.
Lojtarët tanë duhet të ishin pritur jo si heronj, por si të dhunuarit e huliganizmit gjenocidial serb. Për këtë madje duhet t’iu kishin dalë për zot mediat dhe turmat që mobilizojnë ato, jo të pretendonin se tanët e kishin fituar betejën në fushë. Çfarë dobësie! Jo po, të presim tani rezultatin e ndeshjes, që në të s… vajtë! Diskualifikimi i Serbisë është më e pakta që mund të paqësoj deri diku dhunimin tonë e të shpëtoj disi nderin e sakatuar të këtij sporti. Këtë UEFA na e kishte borxh, po të ishim marrë me rrënjët e këtij makthi e jo me degët. Dhe një qëndrim të tillë e motivonte si arsyeja edhe emocioni. Sepse, sa më tepër se një robot, e revoltojnë arsyen dhe ndjenjën makineria e urrejtjes që gjeneronte ato oshëtima “vrit, masakro, shqiptarë-(nigger) të mos mbeten”. Edhe nga kush? Nga ata që një dekadë më parë ishin larë deri në llërë me gjakun e šiptar-ve.
S’di në qe lapsus, por dikush kish shkrujatur EUFA, unë propozoj VEFA, një emër kopsit dy skema hajdute.
Fillimisht, nese do te kihen parasysh pese pikat qe akuzojne Serbine per mungese, ose me sakte, per organizim te keq te sigurise per nje zhvillim normal te ndeshjes(mund te provohen lehte sepse ekzistojne para se gjithash prova filmike te disponueshme), vetevetiu, dy pikat qe akuzohet pala shqiptare do te rrezoheshin.
Pavarsisht, po e vazhdoj arsyetimin, por jo si praktikant i profesionit te avokatit. A nuk iu duken pak si te tepruara, deri diku qesharake akuzat ndaj pales shqiptare “per shfaqjen e nje flamuri ilegjitim”, apo “refuzimit per te luajtur”?
Perderisa pasiguria, presioni, dhuna verbale, psikologjike dhe fizike mbi lojtaret shqiptare ishte prezente duke filluar nga minutat e para te fillimit te ndeshjes, cila skuader futbolli do te pranonte te luante ne kushte te tilla?
Si mund ta ndjenin veten te sigurte, kur disa nga futbollistet(kater prej tyre) ishin demtuar fizikisht nga dhuna ne fushe, pa harruar presionin psikologjik, dhunen verbale, me vone ate fizike qe i behej nga turma e tifozeve, apo punonjesve te sigurise te dale jashte kontrolli?
Pala shqiptare mund ta provoje lehtesisht(mendoj) shfaqen pa dorashka te racizmit dhe te ksenofobise ne stadium. Shfaqet filmike jane lehtesisht te disponueshme me thirrjet raciste ne kor: “Ubi, ubi, ubi siptara”. Ne kontrast, ka nje fotografi te Cares, qe ka vene poshte agresorin serb me grushtin e ngritur mbi koken e tij, ku mund te lexohet qarte fashoja e verdhe e kapitenin: “No to Racism”.
Ne lidhje me akuzen “per shfaqjen e flamurit ilegjitim”, a mundet te qendroje kjo akuze, pa provuar se pala shqiptare(vecanerisht ne mesin e atij grupi prej 30-50 vetash) qe shoqeronte fubollistet, nen ombrellen e FSHF, ishte autori qe ideoi provokimin, te zene mat, ne zoterim te telekomandes te dronit? A eshte ne gjendje UEFA te provoje dicka te paqene? E vetmja menyre eshte ta sajoje.
UEFA nuk eshte nje organizem politik qe anon nga njera apo tjetra ane, por sportiv. Ky organizem nuk ka ndonje axhente politike per te promovuar, pervecse garen sportive ne nje atmosphere politikisht korrekte, aq me teper, te shihet se ka nje axhende antishqiptare. Teknikisht, nese ka patur tifoze shqiptare te tjere, brenda apo ne afersi te stadiumit, a mbetet kjo pergjegjesi e pales shqiptare(FSHF), apo e pales serbe qe duhet te kontrollonte situaten?
UEFA nuk mund te jape nje gjykim te paarsyetuar dhe te paargumentuar; a mund te besh pergjegjese FSHF, per cfare ndodh brenda apo perreth stadiumit, kur ky organizem, FSHF, nuk ka autoritet, nuk ka tager, nuk ka mundesi te kontrolloje, sjelljen e nje individi apo grupi, te supozuar si pergjegjes per episodin e dronit.
Duke e kontrastuar kete akuze, teresisht te pabaze dhe te paprovueshme(me aq sa dime deri tash), me anen tjeter te shfaqes ksenofobike dhe racizmin e hapur evident pergjate gjithe ndeshjes, pra anen serbe, a nuk ishin flamujte qe shpalosen serbet ne stadium, raciste dhe ilegjitime (Kosova eshte Serbi), kur realiteti gjeopolitik aktual nuk eshte me i tille? Nga cfaredo kendi qe ta analizosh, akuza nuk mund te qendroje ne kembe, nuk ka kuptim.
UEFA ne zjarrin e momentit, duke e konsideruar te papranueshme negativitetin e jashtezakonshem qe shfaqi e percolli ngjarja, per te qene proaktive, i duhej te niste nje procedim ku duhet te gjykoheshin te dyja palet, nje lloj investigimi formal si domosdoshmeri e seriozitetit te ngjarjes, si nje precedent, si shfaqje te pa hasur me pare.
Sic u zhvillua ngjarja qe kulmoi me shfaqen e dronit dhe perplasjen midis fubollisteve per te zoteruar simboliken, heraldiken si nje lloj historie te deshmuar nepermjet simboleve, mendoj se do te nulifikonte, do te rrezonte akuzen e refuzimit nga ana e skuadres shqiptare per tu kthyer ne fushe, per te luajtur perseri.
Kush do te guxonte te rrinte me ne ate situate, aq me teper te vazhdonte lojen, ne ate stadium, ne ate vend, kur pese akuzat e ngritura nga UEFA ndaj serbeve, jane prova me e mire, qe shqiptaret ishin te rrezikuar dhe duhet te iknin nje ore e me pare nga arena, qe shfaqte racizmin dhe ksonofobine antishqiptare ne nje dimension dhe nivel te ri agresiviteti.
P.S. Mediat shqiptare vazhdojne traditen e mungeses te seriozitetit dhe saktesise te dhenies se lajmit.
Ne lidhje me deklaraten e presidentit te FIFA-s dhene kanalit televiziv francez TF1, Platini-se: “Just imagine that a drone carrying a bomb instead of a flag comes to a ground. Everything is becoming dangerous, especially in the countries where there are a great deal of political tensions.”
Nuk e ka fjalen per dronin mbi stadiumin e Beogradit, por potencialen, ate cfare mund te frymezoje, si mundesi per te ndodhur ne te ardhmen, nese nje dron do te armatosej me nje bombe.
Sportistet nuk jane shquar kurre per tru. Iu desh kjo e Serbise Platinise te kuptonte se sot mund te arrish te fusesh nje bombe ne stadium, hapesire e hapur nga larte, kur aeroportet gati hermetike te heqin kepucet, rripat, sutjenat dhe prape s’garantojne dot qe iu plas bomba ne ajer.
P.S. Read Me me ne fund paska pare driten, se tek nje pergjigje e kaluar shkruante per nje reportere medemek te balancuar qe pastaj dikush e beri fije-fije sepse injoronte dhunen e serbeve. Bereqaves.
Ky argumenti i “dhunes verbale” nuk me duket se qendron shume. Te gjithe e dime, perfshire edhe ata qe e shikojne futbollin ne televizor, se ndeshje te tilla nuk jane shfaqje te operas dhe te baletit klasik. Sidomos kur kundershtaret jane serbe, madje ne nje kasaphane (apo te themi thertore?) si ajo e Partizanit apo Marakana-se. Mos harrojme se nga nje ndeshje futbolli filloi lufta e Jugosllavise dhe mos harrojme se berthamat e trupave paramilitare qe bene krimet e luftes ne po ate konflikt ishin te perbera nga ultras-it e skuadrave (“Tigrat” famekeqe te Arkanit ishin krijuar nga grupi i Delije apo “ciganeve” te Crvena Zvezda dhe ato kroate nga ultras-it e Dinamo Zagrebit, te quajturit Bad Blue Boys). Keshtu qe thirrje “vdekje Sh(q)iptareve” apo “Serbe na vrbe” mua me duken normale, te pakten me ato qe kam pare edhe une me syte e mi. Me duket pak hipokrite qe te rreagojne futbollistet per dhunen verbale te stadiumeve. Njerez qe paguhen me miliona dhe gjithe karieren e tyre degjojne sharje, fyerje, per deshirat seksuale te familjareve te tyre, per ngjyren qe kane, per origjinen, per darvinizmin (bananet qe u hidhen) duhet te dine c’te presin nga ndeshje te tilla. Ne stadium nuk ka Etiquette nga tifozet. Tofozet edhe bar do hane edhe gjak do derdhin.
S’jam dakord. Kam jetuar ne Amerike dhe meqe permend punen e ngjyres, diskriminime ngjyre hapatazi si ne kete rast jane te papranueshme.
Se kush permendi ate punen e hollandezit qe i kerkonte gjermaneve bicikleten e pervetsuar ne L2B, po krahasimi qe shkon me kete ndjeshjen tone eshte sikur gjermanet te frynin mushkerite duke brohoritur: “kallini e degdisni hollandezet derisa mos mbetet me njeri”. Po kjo eshte fatkeqesia e ne shqiptareve, ne harrojme kollaj, jemi popull amneziak, fleme ne dafinat e ilireve.
Po nuk e kemi fjalen per Ameriken (besoj se e ke fjalen per ate te veriut, jo te jugut qe eshte ndryshe) o bono. Atje jane mbytur nga korrektesa politike (pc). E kemi fjalen per Evropen, dhe akoma me keq per Ballkanin. Krahasimi me gjermanet stonon, atje nuk mund te ngresh as doren e djathte mbi koke pa le te kapesh cifutet ne goje. Por kemi dhjetra raste te tjera ku psh shahet skuadra e Ajaksit, si “hundemadhet” (lexo cifutet) nga vendasit e te huajt, apo tifozet e skuadrave poloneze qe kercenojne me Aushvic e dhoma gazi kundershtaret e tyre. Tifozet duan gjak, aq me teper nese ai vjen nga nje shtet/ komb me armiqesi. Pakkush di psh se ne 1998 Greqia dhe Serbia rrezikuan marredheniet e tyre diplomatike nga nje ndeshje basketbolli, nga ato qe u degjuan nga tifozet ne stadium. Nuk di andej nga jeni ju ca behet me futbollin, por ketu ne Greqi para disa ditesh kishim (prape) viktima ne jete njerezish per ndeshje futbolli, madje me skuadra te kategorise se trete! Mua ende me kap nje dhimbje stomaku kur ia hip trenit duke shkuar ne Pire (pa lidhje me Republiken e Platonit), sepse me vijne ne mend ditet e kampionatit kur shkoja te ndikja ndonje ndeshje, dhe nuk dija nga vinin guret e bombat me kokteil molotov qe hidhnin tifozet e Olympiacos FC. Sot e kam lene futbollin qe kur pash nje ndeshje para ca vitesh ne Camp Nou te Barcelones dhe thash me vete se nuk do behemi njerez. Ishte njefare si epiphany.
Te një opinion në MAPO, Vladimir Karaj shpjegon pse duhet konsideruar e dhunshme turfullima anti-shqiptare e tifozerisë serbe në stadium.
http://mapo.al/2014/10/18/ubi-siptara-dhe-uefa-qe-nuk-e-ka-degjuar/
Dhe sidomos, pse nuanca e termit përbuzës “shiftar” mbeti jashtë gjatë përkthimit që iu bë këtyre thirrjeve, në anglishte dhe në gjuhë të tjera.
Ta përkthesh “shiftar” si “Albanian” është njëlloj si ta përkthesh anglishten “n*gger” si “zezak” (unë edhe këtu nuk po guxoj ta shkruaj fjalën të plotë, meqë nuk dua të ma bllokojë ndonjë censor robot gjëkundi).
Është mirë t’i kujtohet lexuesit – edhe ai në Shqipëri edhe gjetiu në botë – se aty është bërë thirrje për të vrarë jo “shqiptarin”; por “shiftarin” – ose shqiptarin si qenie të degraduar, së cilës i është hequr paraprakisht dinjiteti dhe e drejta për të qenë e barabartë me ty.
Dhe ky degradim i Tjetrit fillon me ndërrimin e emrit; ose me ndërtimin e një “slur”-i. Të tilla në anglishten e sotme konsiderohen jo vetëm epitetet raciste, por edhe ato thjesht etnike, si “dago” ose “guido” për italo-amerikanët. Qëllimi është për ta çnjerëzuar tjetrin; pse ashtu edhe vrasja pastaj shndërrohet, si me magji, në higjienizim.
Më në fund! Chapeau, Vladimir Karaj! Nëse i duhet ndihmë vullnetare ta përkthejë artikullin në anglisht, e nevojshme kjo për të zhdyllosur veshët e UEFA-s, të Guardian-it e komentuesve të tjerë, të më kontaktojë.
“Qëllimi është për ta çnjerëzuar tjetrin; pse ashtu edhe vrasja pastaj shndërrohet, si me magji, në higjienizim.”
Xha Xha, ime më që të ndjek, më la porosi të të them: “Je një në miliona AV.”
Meqe qenkan keshtu tifozet e Beogradit, me siguri qe i di edhe UEFA. Atehere nuk ka vlere fare argumenti i provokimit. Se ata e paskan zanat. Ja do kishte shkuar ndeshja deri ne minuten e ’60. Ata njesoj do te provokoheshin edhe nese kombetarja jone do te bente gol. E kush po e rruan se jane serbet keshtu apo ashtu? Kush po e rruan se shajne ata ubi mubi, apo kur hane ndonje dacke, ja bejne mozhe bozhe? Vetem UEFA mund te nxjerre ndonje rregull te ri logjik, sipas te cilit qe budallai, ose idioti, qe te deshmohet i tille, ka nevoje te provokohet. Pastaj t’i leme tifozet se ate pune kane. Po reagimet e institucioneve serbe? Ku t’i cojme keto? Se ketu ceshtja eshte komplekse, per aq sa mund te behen ceshtjet komplekse me nje popull si ata. Se qe nga 187 e caja, vetem vri pleq, e gra e femije, e ankohu. Varros. zhvarros, ankohu, bej heroin e hulumto per komplote. Dikur ishte Austro-Hungaria, me vone Kroacia e Madhe me Pavelicin, pastaj rreziku i Bosnjes dhe myslimaneve, shqiptaret po dihen. Nga dita 1 e deri me sot kane nderruar 30 skenare. Edhe Ivanin e “Tmerrshem” e ka paguar Mafia shqiptare. Do fakte? Na: http://www.youtube.com/watch?v=2fqZjjnF1cU&feature=youtu.be
Shqiperia e Madhe po qenka rrezik per njerezimin. Kur lexova kete te Vucicit ne “Twitter”, shkova me vrap te Skenderbeu dhe po i vija rrotull, mos ishte fshehur ndonje gje aty verdalle, a mos bija ne kontakt me ndonje dije te fshehte. Hic, asgje, nja dy qe shisnin misra. Me tej SHISH ka futur dronin me sponsorizim te Olsi Rames. Klikova te fotoja e Visho Ajazit, afrova syte afer me te tijat ne ekran dhe dallova si padashur se aty fshihej nje si mister, nje si tis. Pse xhanem nuk e kisha vene re me pare? Olsin nuk e lexoj dot se me ngaterrohet me Edin. Pastaj u alarmova se lazaratasit kishin rrahur nja dy ne Dervican. Aty per aty u kujtova se ka perhere binome fshatrash qe mbahen gjalle duke rrahur njeri-tjetrin. Nje prfit ne Konice vuri kujen dhe tha: mblidhuni se do te jete vone, te ndalim Shqiperine e Madhe, kurse Amfilohija ne nje performim spiritualist mallkoi dronet. Kapak i vuri lajmi se Sheshel u diagnostikua me kancer ne melci. Po c’eshte kjo gjeme mor aman? Po c’forca po veprojne ketu? Po pse Varga nuk i paratha keto te gjitha? Paska qene e lehte fare per ta bere Shqiperine e Madhe. Na duhej vetem Koco Devole ne Beograd.
Kam lexuar se « siptar » është vetë fjala « shqiptar », ashtu siç serbët arrijnë të shqiptojnë. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë e gjithë kjo çështje do të bëhej shumë më e komplikuar. Imagjinoni një situhatë kur tifozët dhe serbët do të mundnin ta shqiptonin të plotë « shqiptar », dhe do ta kishin përdorur njëlloj siç përdorin « siptar », në të nëjtat kushte. Ne vetëquhemi « shqiptarë » dhe për këtë arsye askush nuk do të fyhej nga përdorimi i fjalës vetëm, prej një serbishtfolësi, jashtë gjithë pjesës tjetër të kontekstit. Fyes është sigurisht mendimi që tifozi fashist ka për shqiptarin, janë fjalët e tjera që e shoqëruan atë « siptar » gjatë ndeshjes, janë gjestet, etj. Është më tepër synimi në vetvete i atij që e përdor për të fyer, që meriton ngritjen e zërit, apo duarve, për këdo dëshiron të shkojnë më larg. Por fjala « siptar » vetëm – gjithnjë nëse ajo është përkatësja e « shqiptar » në serbishte – nuk besoj se duhet parë si problematike, përndryshe do të përçmonim emërtimin tonë; Gjithsesi është një subjekt delikat dhe i ndjeshëm që shkon përtej gjuhësisë dhe po e diskutoj më shumë për të kuptuar mendimin e të tjerëve!
Gjergj, prejardhja e fjalës mund të jetë ashtu sikurse e thua ti, por kjo nuk ndikon në përdorimin e saj sot, si ethnic slur.
Për krahasim, do të sillja anglishten nigger, e cila është kaq fyese në gojën e një jo-zezaku, sa praktikisht është zhdukur nga ligjërimi; në një kohë që negro ende pranohet, e cila ende e ruan një farë përdorimi historik, meqë gjen ende zezakë të moshuar, sot në ShBA, të cilët e quajnë veten “negro”.
Pastaj serbishtja e ka një emër normal për shqiptarin: Албанац – çka e bën shiftar të funksionojë si etnonim alternativ, poshtërues.
Goran Miletic, veprimtar serb i të drejtave të njeriut i intervistuar nga “Historia ime”, e cilëson edhe ai fjalën shiptar si “absolutisht të papranueshme në gjuhën serbe.” Në fakt, ajo nuk shënjon më shqiptarin e Jugosllavisë, por urrejtjen për këtë shqiptar.
« Gjergj, prejardhja e fjalës mund të jetë ashtu sikurse e thua ti, por kjo nuk ndikon në përdorimin e saj sot, si ethnic slur”
Natyrisht jam dakort, personi që e përdor “shiptar” e bën për të fyer, nuk ka dyshim. Dhe në shtetin e ndjerë të Jugosllavisë promovohej fjala albanac, – gjithashtu kjo është e vërtetë. Kuptimi i « shiptar » në kontekstin serb është i qartë, por ndërkohë ka edhe një çështje tjetër, që është interesante!
Si duhet të jetë qasja jonë, e shqiptarëve, ndaj kësaj fjale?
Unë mendoj se nuk i kemi mundësitë të kushtëzohemi prej mendimit serb në këtë rast?
Nëse besojmë se sot apo në të ardhmen çdo kalim i « shqiptar » prej një shqipfolësi drejt një serbishtfolësi do të jepte rezultatin në fjalë, atëherë them se duhet parë trajta « shiptar » edhe si korrespondentja e « shqiptar » në gjuhën serbe. Nëse një i huaj do ta mendonte ekzonimin « shqiptar » si njëfarë epiteti përçmues, të gjithë shqiptarët do ta ndanim në njërën anën Fjalën dhe në tjetrën Dëshirën apo Qëllimin për të fyer. Do të pranonim emërtimin dhe do të refuzonim, kundërshtonim, etj, nëntekstin që e shoqëron; për arsye se kështu quhemi mes njëri-tjetrit, siç edhe institutionalisht. Vetë refuzimi i fjalës ndërkohë më duket shumë më tepër problematik sesa pranimi.
Gjergj,
XhaXhai e shpjegoi dhe citoi edhe intervisten e Goran Miletic. Sa per qasje, nuk behet fjale se ne nuk jemi serbishtfoles dhe nuk jemi te detyruar te komunikojme ne serbisht. Per qasje ndaj ketij termi mund te flasin shqiptaret ne Serbi ose ne ne shtete te tjera ish-jugosllave. Nje reference qe mund te hedhi pak drite per kete fjale. http://matthewharms.wordpress.com/2010/12/12/albanac-not-siptar/
Jam i sigurte qe serbet ose te tjeret qe e e perdorin kete emertim nuk e kane idene si e emertojme ne njeri tjetrin apo gjuhen apo shtetin tone.
Termi “šiptar” ose “šiftar” mund te kete hyre me qellime te mira te serbishten e folur, por me vone ka degraduar ne gjendjen qe eshte sot sidomos keto 25 vitet e fundit. Kam lexuar diku qe fitoi nje status te ri ne vitet 80 per te emertuar shqiptaret e Kosoves dhe per ti dalluar nga shqiptaret e Shqiperise. Kjo edhe me qellimin pak te fshehur per identifikim me dy kombe te ndryshme. Albania, albanac, albanci (shumes), albanski (mbiemer), dhe Kosovo, šiptar, šiptara (shumes), šiptarski (mbiemer). Por mund ta kem edhe gabim.
Faleminderit për linkun, shkrim mjaft interesant. Fillimisht, ky pasazhi që tregon të gjithë çudinë e turistit boshnjak kur lexon « Republika e Shqipërisë » është shumë për të qeshur :
« He declared incredulously. The Republic of shiptars!? They call themselves shiptars! It was that word šiptar that had stunned him”
Përndryshe ç’është e vërteta në shembullin e pjesës të fundit të shkrimit, furrtarit i është dashur të ketë një qasje ndaj fjalës “shiptar”. Ai e refuzon për shkak se boshnjakët, serbët, malazezët e kroatët nuk e shqiptojnë korrektësisht, – ndaj për të “shiptar” është një fyerje! Dhe shkrimi përfundon me “Hvala što si mi to obijasnio.” Thanks for clearing that up.
Mua më duket sikur të dy e kanë futur kokën në rërë dhe nuk janë sqaruar, por thjesht po gënjejnë veten. Por nuk është se kanë faj, pasi në të vërtetë është një situhatë disi e komplikuar. Nëse e refuzon “shiptar” ti refuzon emërtimin tonë, nëse e pranon, njëkohësisht pranon fyerjen! Mendimi im është siç e kam thënë më lartë; “është e njëjta situhatë me atë hipotetike ku sllavët e jugët mund ta shqiptonin të plotë”. Them që përgjigjja e furrtarit duhet të ishte, “jo për mua nuk është fyese”! Por pastaj secili qasjen e tij ndaj një rebusi të tillë!