Nuk e pashë lojën (atë gjysmë loje) Serbi-Shqipëri, por ndoqa më pas disa prej videove të shumta që qarkulluan, ku dëshmohej dhuna krejt haptazi, më parë verbale pastaj edhe fizike, e turmës së tifozëve serbë kundër lojtarëve të Shqipërisë dhe ngjyrave të kombëtares shqiptare.
Një dhunë që më kujtoi, edhe pse nuk kisha nevojë, sa i shëmtuar mund të bëhet nacionalizmi i organizuar, kur vihet t’u ofrojë alibi instinkteve shtazarake të njerëzve që jetojnë të kapur peng nga miti, ose më mirë përralla e tyre etnike.
Në këtë prizëm, nuk e kuptoj deklaratën e kreut të FIFA-s, Blatter-it, se “futbolli nuk duhet të përdoret për mesazhe politike”; nuk e kuptoj sepse futbolli është gjithnjë edhe politikë, sa kohë që angazhon turma nën simbole etnike; sepse në ndeshje të tilla si Serbi-Shqipëri futbolli nuk mund të jetë veçse politikë; dhe sepse ai stadium ku u fut të luante kombëtarja e Shqipërisë nuk ishte arenë e një feste sportive në Europë, por një ferr anti-shqiptar i organizuar rrathë-rrathë, me parulla politike fashiste (“vdekje shqiptarëve”) dhe ku tifozeria shqiptare nuk ishte lejuar të futej nga policia – ose nga po ajo polici që dështoi të vinte nën kontroll incidentet që pasuan.
Dhe këtu i vjen radha edhe të ashtuquajturit “flamur”, që për disa shërbeu si shkëndija shpërthyese e fuçisë së barutit.
Të gjithë e pamë në ekran – më shumë se flamur, ishte fjala për një hartë të Shqipërisë Etnike, të pikturuar në pëlhurë; dhe të shoqëruar nga foto të dy figurave kyçe të Pavarësisë së Shqipërisë: Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit; dhe një mbishkrim naiv në anglishte.
I kujt ishte ky flamur, pra?
Shqipëria dhe Kosova kanë flamujt e tyre shtetërorë; ndërsa ai kombëtar i shqiptarëve është kuqezi, me shqipen dykrenare.
Ky që u valëvit mbi stadium nuk ishte aq flamur, sa projeksion i një dëshire foshnjore të nacionalizmit shqiptar; dhe shëmtitë që është në gjendje të prodhojë nacionalizmi folklorik i turmave i pamë mbrëmë, edhe një herë, te serbët – interpretues virtuozë të kësaj histerie kolektive.
“Flamuri” nuk mund të dallohej si i tillë nga tifozët – por vetëm në ekran. Ngaqë kishte të shkruar një fjalë anglishte (“authochthonous”), dukej se i drejtohej publikut ndërkombëtar, televiziv. Harta e Shqipërisë etnike, që ishte vizatuar atje, nuk është simbol kombëtar i shqiptarëve – dhe ata që e quajnë kështu, duan t’ia dorëzojnë ndjenjën kombëtare, ose shqiptarinë, skalioneve kombëtariste ekstreme, të cilat nuk mungojnë mes shqiptarëve, dhe veçanërisht mes tifozerisë.
I parë nga afër, objekti i valëvitur mbi fushë dukej si projekt punë-doreje i ndonjë nxënësi të së mesmes: me hartë dhe foto historike. Ndonjëri mund ta quajë edhe instalacion: le ta shëtisim pra bienaleve, dhe ta heqim nga pjacat dhe picat e nxehta të politikës!
Përndryshe lojtarët tanë në fushë e mbajtën veten mirë dhe treguan profesionalizëm dinjitoz; kushedi me përjashtim të njërit që u sul “të mbronte flamurin”, ose “të mos e lejonte serbin…” etj.; natyrisht, lojtarët serbë kishin të drejtë të hiqnin nga fusha një objekt që po pengonte lojën; por, në atmosferën e rëndë të krijuar në stadium, ku mijëra vetë thërrisnin për vdekje të shqiptarëve dhe ku asnjë flamur yni nuk ish lejuar të valëvitej “në emër të sigurisë”, edhe një gjest në dukje foshnjor, nëmos histerik, e merr racionalitetin që përndryshe do t’i mungonte.
Si edhe herë të tjera, dyshi në sjellje dhe profesionalizëm u shkon mediave në Tiranë – të cilat mbetën në nivelin e “radio tifozeria shqiptare”; celebruan “flamurin” dhe “betejën në fushën e sportit”, përfshi edhe “grushtin e Lorikut”; dhe pastaj gëzuan bashkë me të tjerët, për diçka që nuk kish arsye të gëzohej: “fitoren.”
Nuk di ç’kanë bërë me këtë rast mediat e Beogradit, por e marr me mend.
FIFA dhe UEFA mbajnë përgjegjësi kryesore për çfarë ndodhi; dhe sidomos për çfarë mund të ndodhte. Marrëzia e turmës së tifozëve serbë mund të kish shkaktuar edhe viktima – mes futbollistëve të Shqipërisë. Duke qenë klima në Beograd e mirënjohur anembanë Europës, së bashku edhe me traditën brutale të tifozerisë serbe, kjo ndeshje nuk duhej të lejuar që të luhej në Beograd; dhe as u duheshin bërë lëshime pastaj forcave të rendit atje dhe anti-mikpritjes të vendësve, në emër të sigurisë.
Sa për palën tonë, bën mirë ta harrojë sa më shpejt “flamurin” dhe sentimentalizmin juvenil të “mbrojtjes së flamurit” – pse ajo pëlhurë me harta të ngjyrosura dhe fotografi shkollore, që u shpalos në stadiumin e Beogradit nuk i përfaqëson shqiptarët si komb; por është edhe ajo nën-produkt, nëse mund të shprehem kështu, i klimës nacionaliste toksike, që shoqëron eventet futbollistike.
Ka qarqe të caktuara, në Serbi, në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni, që do t’i hipin ngjarjes së mbrëmshme si të ishte kalë, për ta kalëruar politikisht. Asgjë e mirë nuk do t’u vijë shqiptarëve nga kjo, sikurse nuk u ka ardhur serbëve vetë, që prej një shekulli. Përkundrazi, kemi shans të tregojmë, edhe një herë, se nuk na mungon as qytetërimi as largpamësia, dhe të përpiqemi ta përdorim, edhe këtë incident, për t’i treguar botës, madje edhe serbëve vetë, se refuzojmë të mbetemi peng i historisë së dhunshme të Ballkanit. Kushedi atëherë edhe Europa do t’i këshillojë fqinjët tanë kaq të prapambetur dhe brutalë, që të kthejnë sytë nga Shqipëria, për të marrë mësime.
ky shkrim eshte shkruar pak a shume si nga nje i huaj objektiv, pa gjak dhe modern per kohen e sotme…si ta them nje shqiptar nuk do shkruante keshtu….ai flamur per disa shqiptar eshte shume i shenjte me ate harte qe me shpirt te gjithe shqiptaret do e donin, por me objektivitetin e situates e kushteve bejne sikur nuk e duan apo pranojne….per mendimin tim ai flamur ne ate moment kur lojtaret tane ishin te vetmuar pa asnje mbeshtetje u kujtoj atyre se nuk jane vetem e kane perkrahjen e gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen….nejse…shkurt muhabeti shkrimi me pelqen si te isha nje i huaj simpatizant i shqiperise…por si shqiptar qe jam dhe duke menduar qe shkruesi eshte shqiptar nu me tingellon mire….megjithe resektin qe kam….
Më vjen keq që arrin të vësh në dyshim shqiptarinë time (kur thua “një shqiptar nuk do të shkruante kështu”) vetëm ngaqë ke mendim të ndryshëm nga imi. Por shqiptaria nuk është klub, i nderuar adash; dhe e keqja e palës që përfaqëson ti është se e identifikon veten duke përjashtuar tjetrin.
Ardian, ti e le këtë koment këtu normalisht dhe unë t’u përgjigja. Nuk kish arsye që të shkoje dhe ta lije te faqja përkatëse në FB. Nëse mendon se mesazhi yt është kaq i rëndësishëm sa duhet përcjellë në sa më shumë kanale dhe media, të lutem mos e bëj këtë nëpërmjet faqeve të mia.
pikerisht, pikerisht, pikerisht! Sjellja e institucioneve serbe ndaj tifozeve shqiptare (institucione qe rishtaz konfirmojne paaftesine per te kontrolluar kulturen popullore te eger dhe nacionaliste ne vend) eshte identike me ate qe ndaloi per tre vjet kryerjen e paradave te grupeve gay ne Beograd. Ndersa festa tiranase ne bulevard per nje ndeshje qe nuk e fituan, me kujton festimet e ekzagjeruara te 100-vjetorit te pavaresise. Besoj se krahu liberal dhe i kulturuar serb ka shume shume sfida perpara me nje popullsi se ciles i eshte ushqyer nje urrejtje e tille primitive e tribiale. Edhe nga krahu yne po ashtu, por ne shprehim infantilizem paqesor me shume se sa urrejtje.
Xha Xhai.
Te jem i sinqert.Edhe mua ky shkrim mu duk i shkruar nga ndonje jo-shqiptar.
Te shkruash per deshiren e 10 miliom shqiptareve( apo 9,999.999 perjashto tya)per ate flamur te bashkimit kombetar”..nje obkekt pelehur me harta te ngjyrosura..”mu duk se lexoja ndonje koment…frances a spanjoll..(nuk po them grek a serb)
Uroj te mos kesh shkruar ate qe ndjen,por nje shkrim ,ku te dukesh..modern,”tolerant”dhe me “vizion europian.”..por jam i sigurt qe nuk eshte vizion shqiptar
I nderuar Kamber, duket se nuk i njeh mirë shqiptarët – prandaj problemi është yti. Ndoshta duhet ta hapësh pak mendjen dhe të pranosh se ka edhe bashkatdhetarë të tu që nuk e gjejnë veten tek ajo hartë fëmijësh.
Shënim: ju lutem, mos e vazhdoni më këtë verifikim “etnik” të autorit të shkrimit. Nuk ka as vlerë në vetvete as interes për diskutimin dhe komentet e mëtejshme në këtë hulli do të hiqen pa paralajmërim.
“Ky që u valëvit mbi stadium nuk ishte aq flamur, sa projeksion i një dëshire foshnjore të nacionalizmit shqiptar; dhe shëmtitë që është në gjendje të prodhojë nacionalizmi folklorik i turmave i pamë mbrëmë, edhe një herë, te serbët – interpretues virtuozë të kësaj histerie kolektive.”
Dëshirë foshnjore? Pra dëshira e mbi 80% e shqiptarëve qenka foshnjore, kurse një pakicë që nuk e do ribashkimin qenkan të rriturit që na thonë se çfarë duhet të bëjmë?
Flamuri shumë mirë që i drejtohej publikut botëror, sepse ai publik nuk e di që Shqipëria e Kosova janë shtete shqiptare të populluara nga i njëjti popull, që kërkon ribashkim. Mjaft me kompleks inferioriteti te shqiptarët, ajo që duam duhet të thuhet hapur.
Ajo hartë përfaqëson Shqipërinë që u shpall e pavarur më 28 nëntor 1912, dhe që u copëtua me 13 korrik 1913. Nëse ti nuk përfaqësohesh me atë, je i lirë të mos përfaqësohesh, por mos fol në emër të 80% të shqiptarëve.
Unë mendoj se ajo që ndodhi me “flamurin” ishte gjest i veçuar i një personi, ose i një grupi personash. Ata që duan ta artikulojnë në publik dëshirën e tyre për t’ia ndryshuar hartën Ballkanit (unë nuk besoj te ai 80-përqindëshi yt) kanë plot mënyra dhe forume ku ta bëjnë këtë: duke filluar që nga politika. Në Shqipëri, edhe AK-ja e Kreshnik Spahiut, edhe PD-ja e Sali Berishës i humbën zgjedhjet, pavarësisht nga parullat dhe tullumbackat kombëtariste që lëshuan: madje AK-ja dështoi në mënyrë spektakulare (nuk hyri dot as në parlament), edhe pse kishte dalë me program fund e krye populist për bashkimin. Ku vajti ai 80-përqindëshi yt? Apo e ke fjalën për 80% të tifozëve kuqezi?
Pra, anketimet që janë bërë vitet e fundit kanë qenë kot dhe kanë pyetur alienë: http://www.balkaninsight.com/en/article/survey-greater-albania-remains-popular
Unë nuk kam votuar as për AK-në e as për PD-në, pasi nuk besoja se ato kishin në program apo donin të realizonin një ribashkim kombëtar. UÇK-ja kur filloi luftën, deklaroi me të madhe që po lufton për ribashkim me Shqipërinë e jo për pavarësi. U detyrua të mos e thojë më këtë vetëm kur Thaçi shkoi në Rambuje dhe ku u bë një kompromis politik që Kosova të kërkonte pavarësi e jo ribashkim me Shqipërinë. Ti thua që ata 30 mijë luftëtarë të UÇK-së me 7 milionë shqiptarë që i mbështetën, paskan qenë një pakicë në detin e shqiptarëve që nuk duan të ribashkohen?
Falemnderit – por edhe në sondazhin që citohet atje, 81% vlen vetëm për Kosovën.
Unë besoj se shumica e shqiptarëve nuk janë kundër bashkimit – por vetëm mendojnë se ky bashkim tani për tani, në gjendjen që ndodhen Shqipëria dhe Kosova, nuk do t’u shërbente për gjë.
Edhe sikur të ndodhë bashkimi i territoreve shqiptare në Ballkan, ky bashkim nuk do të përftojë gjë hartën për të cilën flasim, e cila deri edhe Korfuzin e ka futur në “trojet shqiptare”! Pa folur për Malin e Zi, një shtet i pavarur, me të cilin Shqipëria thotë se i ka marrëdhëniet shumë të mira.
Dhe pa folur për territoret e pretenduara nga një shtet i NATO-s si Greqia.
Prandaj, le të mos i bëjmë gjërat lëmsh. Një gjë është bashkimi kombëtar si dëshirë e shqiptarëve, një gjë tjetër bashkimi kombëtar si opsion politik realist. Një gjë është bashkimi kombëtar si dëshirë e shqiptarëve, një gjë tjetër bashkimi kombëtar i artikuluar si program politik.
Përndryshe, le t’u bëjmë nesër shqiptarëve një sondazh dhe t’i pyesim si i duan arrat: të qëruara, apo të paqëruara.
Unë nuk jetoj në Shqipëri (ka kohë që jam larguar); por ma merr mendja se shumë pak qytetarë të Shqipërisë do të dëshironin të udhëhiqeshin politikisht nga kasta politike sot në Prishtinë, e cila përgjithësisht nuk frymëzon për asgjë (ndoshta me përjashtim të Albin Kurtit, por ky duhet të fitojë më shumë kredi në Kosovë). Besoj se e njëjta gjë vlen edhe për Kosovën (ose anasjelltas). Shqiptarët në Ballkan mund të dëshirojnë vërtet të jetojnë bashkë – dëshirë legjitime – por elitat politike i kanë akoma të ndara.
Ndoshta do të krijohej ndonjë mundësi praktike për bashkimin, në qoftë se Shqipëria, ose Kosova, përjetonte një bum ekonomik – për të dalë nga fundi i tabelës së klasifikimit në Europë. Bashkimi kombëtar ose rivizatimi i hartës në Ballkan kërkon edhe pëlqimin e të mëdhenjve – dhe dy shtete të varfra, që prodhojnë emigracion të padëshiruar dhe probleme të rendit publik për Europën, pakkush do të uronte t’i shohë të bashkuara.
Dhe, gjithsesi, problemi kaq serioz i bashkimit kombëtar nuk mund dhe nuk duhet të shtrohet gjatë një ndeshjeje futbolli. Prandaj, pas kësaj paranteze interesante, le të kthehemi në temë.
Ne nje fare menyre, Edvini ka ‘te drejte’. Kjo vjen nga ajo qe une shpesh e quaj ‘sindromi i Luftes se Kosoves’ (bombardimet e Natos + lufta e UCK), fitorja e te ciles, fatmiresisht per ne shqiptaret, me se shumti ishte dhurate se merite jona. Shto ketu faktin qe, nese boshnjaket humben mbi 300 mije jete njerezish, ne shqiptaret fundja me shume se 10 mije nuk humbem !
Keshtu qe Edvini me shoke tani arsyetojne: meqe eshte keshtu, pse mos ti biem dhe Malit te Zi ? Korfuzit ? Nishit ? … etj etj keshtu me rradhe (territore qe figurojne tek harta ne fjale, e cila ne fakt ka vite qe qarkullon ne internet- pra nuk eshte diçka e re).
Me siguri keshtu kane arsyetuar edhe serbet kur i rane Sllovenise. Pastaj edhe Kroacise. Pastaj edhe Bosnjes. Pastaj Kosoves. Dhe mberriten aty ku jane sot.
C’program i bukur !
Jo more stalker? I ramë Kosovës ne! Apo i ramë FYROM-it! Na e neveritët me këtë “internacionalizëm e kozmpolitanizëm” patetik. Nëse nuk ju pëlqen që shumica e shqiptarëve duan të ribashkohen, atëherë është problemi juaj. E drejta jonë për vetëvendosje të popujve garantohet nga karta e të drejtave të njeriut e OKB-së.
Sigurisht qe u takonte vendaseve te hiqnin flamurin nga fusha por ai lojtari shqiptare qe nxitoi te “mbronte flamurin” ishte me vonese e me beri te qesh me turp me ate qendrimin primitiv e luftarak prej gjel-kokoshi. Mund te shkonte me pare per “te shpetuar” flamurin e ta nxirrte jashte fushe per te vazhduar ndeshjen e futbollit per te cilen ishte ne fushe. Tifozet edhe provokojne por lojtaret duhet te rrine jashte pasioneve te tifozerive, edhe ne se e mendojne njelloj me tifozin. Edhe tifozeri te vendeve te ndryshme vishen me veshje popullore kur luan kombetarja e tyre por ata kendojne e gezojne kurse jemi kaq te politizuar e duam vetem sherr. Derisa ne stadiumet tona te kendohet si psh. – o sa mire me kene shqiptare – mbetemi nje popull primitiv, i ngelur prapa e i harruar.
I nderuar Xha Xha, pergezimet me te mira per objektivitetin, racionalitetin dhe gjakftohtesine e shprehur ne kete shkrim. I bashkohem, madje si SHQIPTAR, cdo ideje te shprehur ne ate shkrim.
Nga ana tjeter me habisin disa komentues ketu qe gjithe duke pranuar objektivitetin e shkrimit shprehin mospelqimin lidhur me faktin qe sipas tyre kendveshtrimi nuk eshte shqiptar. Cfare dreqin do me thene kjo?!?
Ne kete bote e verteta eshte vetem nje, sepse nqs bertasim per te vertete shqiptare, atehere logjikisht duhet te pranojme qe ka edhe te vertete serbe, dhe pikerisht egzistenca e ketyre lloj “patriotesh” nga te dy krahet nuk ben gje tjeter vecse mban gjalle konflilktin shekullor, qe mesa duket do te vazhdoje ta mbaje zjarrin ndezur, sepse gjithmone do te kete nga njera pale nga ata qe me te verteten e tyre do te ofrojne fucine e barutit, dhe nga pala tjeter nga ata qe do te sjellin pishtarin, e mbas shperthimit do te numerojme viktimat apo “heronjte”.
Veprimi apo vrapimi i Xhakës mund të ketë qenë i rrëmbyer. Në fakt nuk u transmetua krejtësisht e gjithë ngjarja, ndoshta lojtari serb që e kishte atëkohë në dorë hartën me flamur ka kryer ndonjë gjest të pahijshëm, ose ndoshta jo, veçse as Xhaka nuk është se kreu ndonjë krim, nuk qëlloi apo vrau ndonjë lojtar kundërshtar, thjesht rrëmbeu atë objekt, ku përveç hartës të ekzagjeruar ishte vendosur edhe flamuri shqiptar bashkë me portretet e I. Qemalit dhe I. Buletinit. Për mendimin tim janë këto simbolet e fundit që ka dashur të marrë, dhe mirë ka bërë!
Gjithsesi, gjesti i Xhakës siç edhe objektet e tjera që u hodhën në fushë e që ranë mbi lojtarët tanë do të kishin qenë tejkaluar dhe ndeshja do të kishte vazhduar, nëse e gjithë bankina serbe bashkë me tifozë nuk do të hynin në fushë për të qëlluar lojtarët tanë. Në fakt ky është problemi i vërtetë, dhe ky duhet dënuar.
Nacionalizmi qe shpalos kjo loje eshte dashuri boshe per diçka boshe, alla xhamadani vija-vija. Pse boshe? sepse investohen ndjenja per hir te te ndjerit, ndjenja per konsum, te siperfaqshme, zhurmemedha, dhe mbi te gjitha, pa ndjere e medituar thelle se si i merret e i vihet nderi ne vend nje populli. Ndjenja per vendin tend eshte emocion ne embrion, dhe ashtu le te jete, por kthehet ne egoiste (per mos te thene kretine) kur nuk evoluan.
Nje ndjesi kombetare e gjuhesore gjithmone ne fluks e ne kerkim te se mires, perparimit, e autokritikes konstruktive shqiptare, une e gjej ne keto faqe blogu. Çudi qe bashkatdhetaret e mi kur vjen testi i asaj fjales se urte “kush te do, te qorton”, mbeten ne provim. Fatkeqesia me e madhe s’eshte se sulmohet besnikeria e nje shkrimtari blogu, por del se shqiptaria e ca shqiptareve eshte nje cipe e holle qe s’duron trysni kritike. Shkurt, material i dobet!
Ajo ndeshje duhej pezulluar qysh ne çastet e para kur u degjuan thirrjet “vdekje shqiptareve”. UEFA ka pezulluar ndeshje futbolli vetem per nje thirrje a gjest racist drejtuar nje futbollisti te vetem, ka denuar klube dhe ekipe te tera per nje fjale a gjest te vetem.
Kjo ngjarje deshmoi se serbet nuk jane ende gati te normalizojne marredheniet me shqiptaret.
Sa per flamujt, emblemat, simbolet kombetare etj. keto jane gjeja me normale neper stadiume. Ku eshte thene e shkruar se tifozet nuk mund te mbajne simbole kombetare?
Relapso, kur pyet:
E bën si pyetje retorike, apo i referohesh ndonjërit këtu, përfshi edhe mua, që paskan pretenduar të kundërtën (dhe pikërisht, se mund të jetë shkruar diku se tifozët nuk mund të mbajnë simbole kombëtare)?
Dua të them: pyetja jote tingëllon si polemike, por me kë po e nis pikërisht këtë polemikë?
Jo, askush nuk pretendoi te kunderten. Nuk eshte polemike. Dua vetem te theksoj se thelbi i problemit nuk eshte valevitja simbolike e nje “flamuri” mbi qiellin stadiumit te Beogradit, as sjellja “patriotike” e futbollisteve qe vrapuan ta mbronin ate. Keto mund te qortohen e shumta per patetizem, por nuk jane gjeste te dhunshme. Problemi aty ishte dhuna. Dhuna verbale dhe fizike. Te tjerat jane anesore.
Une jam i bindur se edhe sikur te mos kishte qene ai gjest patetik i futbollisteve shqiptare, serbet do te ishin sjelle njesoj.
Sa per patetizmin patriotik, ky eshte tipar i zakonshem i stadiumeve ne te gjithe boten. Me kujtohen p.sh. italianet qe e shfaqin patriotizmin e tyre vetem neper stadiume.
Le ta leme menjane per nje çast “flamurin” dhe te merremi me thelbin e ngjarjes:
Pati nje ndeshje futbolli ku u ushtrua dhune mbi kombetaren shqiptare. Ne kthim skuadra u prit me entuziazem ne atdhe nga nje turme e madhe tifozesh qe nuk u lejuan te ndjekin ndeshjen ne stadium. Besoj se ne çdo vend te botes ne kushte te njejta kombetarja do te pritej ne te njejten menyre. Te jemi realiste!
Po pse vetem gjerat e shkruara meritojne analize?
Pastaj c’pune ka harta e brikoluar e Shqiperise se madhe si simbol kombetare? Ku u shkrua qe ky eshte simbol universal i shqiptarise?
Ne qoftese nuk e di qe eshte simboli i shqiptarise(endrres se coptuar te shqiptareve), apo me sakte simboli i aspiratave shqiptare, ky rast eshte rast i mire per ta mesuar. 🙂
Me ka qelluar sa here ne Tirane, ne kryeqendren e Shqiperise, te hapen biseda rreth kesaj aspirate(pa qene nevoje te behen sondazhe dhe sidomos mes te rinjve), te gjithe e thone hapur se kjo deshirohet dhe do te ndodhe. Vetem nje naiv, e vdekatar i vonuar, e sheh si te pamundur, apo se do te ndodhe ne nje te ardhme te pertejme.
Por une do te shtoja nje aspekt qe me ra ne sy qe ne momentin kur pashe dronin me kater helika mbi fushen e futbollit ne kryqytetin e Serbise, Beogradin.
Sofistikimi i provokimit e kalonte caqet e cfaredo imagjinate. Provokimi, ne dukje paqesor, ishte nje nga sfidat, qe kalonte nje mendje ballkanase. Tregon se rinia shqiptare eshte shume me e sofistikuar se cmund ta imagjinojme. Ishte si t’i tundje para hundes copen e kuqe nje demi. Ishte e jashtezakoneshme. Ishte precedenti qe do te frymezoje shume te tjere ane e mbane botes.
Kjo gje i kapi gafil jo vetem serbet, por boten mbare, jo vetem ate sportive. Vendosi precedentin. Kush mendonte para 15 vjetesh qe Kosova do te fitonte lirine, por ja qe ndodhi. Kosova vendosi perseri precedentin.
Kush mendonte qe nje flamur me simbolin kuq e zi, shqiponjen dykrereshe, me dy figura ikonike, do te ndryshonte pergjithmone dinamiken e marredhenieve serbo-shqiptare. Diskutimet, bisedat pas ketij episodi do te futet ne nje tjeter hulli.
Meqe te lexova : ne fakt, nga ana e te Drejtes Nderkombetare, pavaresia e Kosoves NUK vendosi precedentin. Perkundrazi, Kosova eshte ‘perjashtimi’ qe konfirmon rregullin: ne shekullin e XXI, asnje nderrim me force i kufijve nuk do te njihet (shembuj: Somalilandi, DAESH-i, Osetia e Jugut, Abkhazia, Qipro e Veriut… etj).
‘Ju’ provojeni, mua veçse do me behej qejfi (meqe ti e shkruan ne terma ‘qejfi’ kete punen e aspirates sone shqiptare) por kam frike se, te bjere daci kaq shpesh ne kos… hmmm, pak si shume e bukur per te qene e besueshme. Por siç thash, hiç mos hezitoni, tasjera e kompjuterit top ju befte!
😉
Nga ana e të drejtës ndërkombëtare, çdo popull/popullatë ka të drejtë të vetëvendosë se me kë e si rri.
Siç e thashë më lart, kur të bëhet ribashkimi, atyre që nuk u pëlqen, e kanë derën të hapur të ikin e të grisin pashaportat shqiptare.
Me habit, JO JO ME NEVERIT, qe i vetmi opsion eshte dera! Mos e ndyni deshiren per ribashkim, sado infantile, me keto qasje fashiste. Ribashkimi nuk do behet vetem me kembenguljen tuaj por edhe me mirekuptimin e krahut tjeter. Apo te keni ribashkimin ju pa kush po pyet per ata!
Parrulla,
Ky nuk eshte rasti me i mire per te folur per ribashkimin. Nuk behet ribashkimi me deshira tifozesh!
Ribashkimin mund ta duan tifozet, por nuk e duan klasat politike shqiptare, te Kosoves dhe te Shqiperise. Shihni sesi grinden per çeshtje si tregtia e miellit.
Po ta donin vertet shqiptaret ribashkimin, para atij politik, do te kishin bere bashkimin ekonomik, do te kishin hequr doganat, do te kishin krijuar nje hapesire te perbashket ekonomike te ngjashme me ate te Bashkimit Europian, do te perafronin legjislacionin, do te perpunonin politika te perbashketa ne sektore strategjike etj. Nje bashkim i tille ekonomik do t’u mjaftonte shqiptareve per t’u bashkuar vertet. Nuk do te ishte fare nevoja e nje bashkimi politik. Perkundrazi, shqiptareve do t’u interesonte te kishin formalisht dy shtete ne Ballkan, ne vend te nje shteti te vetem te bashkuar. Por fakti eshte se nuk e duan bashkimin.
Prandaj mos u perhapni me muhabete kot.
Une i mesoj studenteve “positive thinking”, por jo te fluturuarit me presh ne bythe. Kurrsesi nuk i mesoj “negative thinking”, qe shpesh zbulohet se eshte me shume nje quasi deshire e fshehte qe gjerat te mos ndodhin, te zhvillohen ne menyre te deshirueshme, pozitive. Pozitiviteti per shqiptaret eshte bashkimi, sic e ka lene amanet edhe Skenderbeu; perben fuqine. 🙂
Ne fakt, eshte e mireprovuar ne shkencat sociale, se te menduarit negativ, ka pikerisht kete deshiren e brendeshme, te fshehte, qe gjerat te mos ndodhin ne “certain fashion”; kjo mosdeshire rrjedh nga komplekse te brendeshme, qe ne rastin ta zeme te shqiptareve(nder to), e quan ate shqiptarin pertej kufirit, apo te veriut(apo te jugut), “tjetri”, deri-deri me urrejtje e perbuzje te fshehte, sepse ai “tjetri” nuk eshte njelloj si gjykuesi.
Kur thashe precedenti, fola per te renin e dacit ne kos: mund te ndodhe me shume se njehere… 🙂
Te aspirosh eshte te enderrosh, te deshirosh, te kesh qejf, etj. Eshte nje “mental state” dhe kur eshte i shendetshem, mund te kthehet ne realitet.
Ky eshte indoktrinim. Nuk kam pse t’i refererohem shokeve te tu per te gjetur te verteten e shqiptareve. As te tute, as te mite s’jane e verteta.
Po po te flasim ne nivelin e aspiratave te pazarit, shume shqiptare te Shqiperise mbufaten me shtimin e trojeve, po jo me ate te njerezve e te halleve.
“Indoktrinim” ishte nje nga fjalet me te perdorura ne shkollen shqiptare, njelloj me marksizem, revizionizem, komunizem, fashizem, e perralla te tjera enveriste. Nese do te isha sadopak i indokrinuar, kjo do te ishte per fajin e Dulles, por ai nuk na mesonte dicka te tille, vecse te kunderten, ta ruanim te izoluar nga bota ate Shqiperine e vogel, mbreterine e tij, fanarin ndricues te mjerimit dhe kotesise te ekzistences njerezore. Per te tjerat nuk ia ndinte fare.
Fjalor shume i varfer i shkolles shqiptare, ku beheshin perpjekje te robotizonin shqiptarin e ngrate. Ishte gjuhe prokuroresh, qe vecse akuzonin: Ky eshte indoktrinim.
Une besen dhe qytetarine time, ka kohe qe ja kam dhene nje flamuri tjeter. Kjo me ben me teper nje spektator gjakftohte qe i sheh gjerat nga larg.
Ke ndonje bindje personale ti, te bazuar diku(tek shoket e tu 🙂 ta zeme), qe mendon se shqiptaret mendojne ndryshe, pervecse, faktit te thjeshte qe shumica e tyre aspirojne bashkimin e shqiptareve ne nje shtet te perbashket. A imagjinon ndonje realitet tjeter shpirteror aspiratash nder shqiptare te ndare ne territore qe kufizojne ne nje realitet surreal njeri-tjetrin?
Harta eshte e 1913, dhe pasqyron realitetin historik dhe gjeopolitik te asaj kohe. Grekerit bene ate qe u perpoq te bente Miloshevici, por ishte kohe tjeter, dhe tjetersuan realitetin demografik te zones te Camerise. Historia per fatin tone te mire nuk u perserit dy here.
Hallet jane te shqiptareve, por edhe aspiratat jane po te tyret.
Ke ndonje gje, akuze tjeter zotrote?
Per READ ME:
1. Indoktrinim s’del jashte loje sepse ka qene fjale e marksizmit. Perkundrazi, e rithem eshte ne palce te analizes tende.
2. Aspiratat e ngashenyera qe gjeten per teloja nje flamur e harte recke dilentatesh tregon varferi imagjinative ose aspirata “na coj nana me la gojen.”
3. High time READ ME read others.
Ne stadium, perveç gazetareve, nuk kishte tifoze shqiptare. Nuk e dime se kush e ngriti ate “flamur” mbi qiellin e stadiumit. Gjithe zona rreth stadiumit ishte e mbikeqyrur nga policia dhe forcat speciale serbe. Nuk i ka shkuar kujt ndermend se mund te kene qene vete serbet qe e sajuan kete incident?
Thuhet se ka patur “tifoze” shqiptare nga krahina e Presheves, te pakten 200 deri ne 300 te tille.
Perse? Cfare do te fitonin serbet? Apo te ndersenin tifozet, njelloj si pelhura e kuqe terbimin e demit per te krijuar nje incident politik te panevojshem?
Edhe diçka:
Ketu une shtroj pyetjen e famshme latine:
Cui prodest?
Pra, kujt i intereson?
Serbet fillimisht krijuan frymen e konfliktit duke paralajmeruar incidente, duke ndaluar tifozet shqiptare, duke ndaluar gazetaret ne aeroport per nje shall. Shqiptaret nuk kane asnje arsye per te krijuar probleme me serbet. Luften para 15 vjeteve e fituan shqiptaret. Ate çka donin, pavaresine e Kosoves, e fituan. Nuk kane asnje interes te provokojne incidente.
Perkundrazi, jane serbet ata qe kane nevoje dhe kane interes per incidente te tilla qe te deshmojne irredentizmin shqiptar, pretendimet per Shqiperine e Madhe etj. Serbet kane edhe mundesine te ngrene mjete fluturuese ne mes te Beogradit sa dhe si te duan. Ne situata te ngjashme ne te gjithe boten zonat rreth stadiumeve jane nen kontroll te plote te policise, aq sa as edhe nje biçak a nje shishe birre nuk kalon dot, jo me nje mjet fluturues!
“Perkundrazi, jane serbet ata qe kane nevoje dhe kane interes per incidente te tilla qe te deshmojne irredentizmin shqiptar, pretendimet per Shqiperine e Madhe etj. Serbet kane edhe mundesine te ngrene mjete fluturuese ne mes te Beogradit sa dhe si te duan.”
Kam nje pergjigje te thjeshte: nuk jane kaq te zgjuar, sofistikuar, politikisht te pakten. Bile jane budallenj. U rreshtuan ne krahun e humbesve te medhenj. I humben te gjithe territoret, me perjashtim te Vojvodines. Incidenti i fundit do te deshmoje shpejt edhe per autoret. UEFA, hetimi, gjykimi i incidentit prej saj, do te shtjelloje te vertetat.
Ata, serbet, kane perfituar politikisht per te ndrydhur shqiptaret e Kosoves si ne kafaz, sepse Shqiperia EH, i kishte tradhetuar, abandonuar ata, lene ne meshiren e kamzhikut serb. Nese zhvillimet politike ne Shqiperi te pakten ne gjysemn e dyte, do te kishin qene jo pas perdes se hekurt, por ne rrugen e nje shteti demokratik, shume gjera do te ishin ndryshe edhe per Camerine edhe per Kosoven.
Ne qytetin ku banoj para disa ditesh u luajt nje ndeshje nderkombetare futbolli midis dy vendeve krejtesisht paqesore, pa probleme mes tyre. E megjithate policia mbylli krejt zonen per trafikun ne nje rreze prej disa kilometrash rreth stadiumit. Une qe nuk e dija fare se kishte ndeshje futbolli e po kthehesha ne shtepi, m’u desh t’i bija gjysmes se qytetit perreth, duke zgjatur rrugen mbi 20 km per te mberritur ne shtepi. Sikur une me rastin e asaj ndeshjeje te kisha ndermend te ngrija ndonje mjet fluturues me flamur, do ta kisha praktikisht te pamundur, sepse gjithe zona ishte e kontrolluar me mijera police.
Mendo sesi ka qene zona rreth stadiumit ne Beograd.
Po thonë tani që “dronin” (në fakt, lodrën) e kishin kontrabanduar njëfarësoj në stadium dhe që andej edhe e ngritën. Duhet ruajtur një distancë maksimale – relativisht e shkurtër – midis telekomandës dhe dronit vetë.
Në këtë kontekst, u përsiat prej mediave serbe edhe që “dronin” e paskëshin futur në stadium diplomatët e huaj, të cilët ia dhanë pastaj Olsi Ramës te tribuna e VIP-ave.
Përndryshe, mijërat e policëve jashtë stadiumit duhej ta kishin kapur – në teori – tifozin me dron.
Mua më duket qesharake edhe akuza për vëllanë e Edit; se kryeministri i Shqipërisë, po të donte ta luante këtë rreng, nuk do të kish rrezikuar të vëllanë xhanëm! Se nuk jemi në Irak e në Siri, gjithsesi.
Zakonisht ne raste te tilla tifozeve qe hyjne ne stadium u kontrollohen edhe xhepat. Droni, sado i vogel te jete, nuk futet dot as ne xhep e as ne çante diplomatike. Prandaj edhe them se kjo duhet te jete loje e serbeve.
“Po thonë tani që “dronin” (në fakt, lodrën) e kishin kontrabanduar njëfarësoj në stadium dhe që andej edhe e ngritën. Duhet ruajtur një distancë maksimale – relativisht e shkurtër – midis telekomandës dhe dronit vetë.”
Kjo duket e pamundur, përndryshe do ta kishin gjetur telekomandën, madje do ta kishin gjetur edhe autorin. Por ka një detaj që tregon se prej nga komandohej droni; gjatësia e litarëve që mbanin flamurin.
Ndeshja e treguar nga notat:
Nota 10 per kreativitetin atij qe fluturoi posterin me ane te dronit.
Nota 6 per dizajnin dhe konceptin.
Nota 10 per kreativitetin serbeve qe fajesuan vellain i kryeministrit shqiptar si pilot te dronit.
Nota 4 me xhufke per gazetaret e mediave shqiptare qe gezonin kryesisht pse tjetri ishte me i keq se ne dhe harroi se objektivi e i Kombetares eshte kualifikimi per ne Europian e jo demaskimi i fqinjeve qe perndryshe i njohim prej shekujsh.
Nota 8 per futbollistet e kombetares shqiptare qe reaguan shume mire pervec episodit me poster-flamurin qe ne vend se te rrembehej mund fare mire te merrej me me fisnikeri.
Nota 2 per tifozerine serbe qe solli nje precedent te ri bizar ne tifozllek. Historia e tifozllekut te keq njeh shoqerimin e himnit te kundershtarit me fishkellima. Por shoqerimi i himnit me ulerima nuk ishte pare ndonjehere.
Nota 6 per tifozet shqiptare qe gezonin si femijet e 9 vjecares me shume per rremujen sesa per tre piket qe mund te merrnim. Keta ka ca kohe qe po e ngaterrojne lojen e topit me lojen e bajraqeve.
Nota 10 per Rudi Vaten qe po del kunderr rrymes se analizave ne Shqiperi duke u bere thirrje futbollisteve te kombetares te mos ngaterrojne profesionalizmin qe i karakterizon ne futboll me politiken llum qe po mundohet t’i shfrytezoje.
Nota 5 per UEFA-n qe deshtoi ne organizim dhe ne informim duke e mos e pasqyruar ne sitin e tyre me rendesine qe meriton ky incident por duke e fshehur mes artikujve te tjere e duke shkruar telegrafikisht.
Nota 4 per shoqerite e vendeve te Ballkanit per kthimin e sportit ne politike dhe politikes ne sport.
Nota… per politikanet shqiptare. Po c’note tu vesh ketyre mor aman! Keta ia kane vene me kohe noten vetes.
Persa i perket gezimit me duket se nuk eshte kapur si duhet gjithe java para ndeshjes.
Serbet nuk deshen tifoze nga Kosova por vetem me pashaporte shqiptare, mandej s’deshen fare se nuk garantonin sigurine, me tej deklaruan se do arrestonin kedo qe do perpiqej te hynte ne stadium, me tej mbajten bllokuar ne aeroport 50 veta per nje shall sportiv kuqezi.
Ideja qe donin te perçonin me keto masa e kercenime ishte se s’ka vend per simbole shqiptare ne stadium, dmth ishte nje lufte e ndermarre nga vete shteti serb ndaj simboleve shqiptare ( se s’kane gje ndaj shqiptareve kur vijne si turiste e biznesmene).
Prandaj ai simbol u ngrohu zemrat te gjitheve, sepse qe para ndeshjes kudo ne popull pati pakenaqesira si ndaj shtetit serb ashtu edhe ndaj UEFES qe lejoi nje situate aq surreale.
Ai simbol dhe ruajtja e tij prej lojtareve ishte fitorja ndaj absurditetit qe prodhoi Serbia dhe Uefa, kjo e ben legjitime çdo qasje entuziaste.
Tani te presim 3 piket, e nqs Uefa vazhdon me bashkefajesine e s’na i jep, atehere me falni frengjishten parisiene, po ne te s’emes te shkoje Uefa, Fifa, BE-ja e kush i ka bere.
”’Ajo ndeshje duhej pezulluar qysh ne çastet e para kur u degjuan thirrjet “vdekje shqiptareve”. UEFA ka pezulluar ndeshje futbolli vetem per nje thirrje a gjest racist drejtuar nje futbollisti te vetem, ka denuar klube dhe ekipe te tera per nje fjale a gjest te vetem.”’
Uefa duhet t’i kishte thene Serbise se nqs nuk garanton dot sigurine e tifozeve shqiptare atehere ndeshja do behej me dyer te mbyllura, pa asnje tifoz. Tifozet miq jane pjese integrale e te konceptuarit te lojes se futbollit, nqs ti i shtepise s’i garanton dot sigurine, atehere s’ka fare tifoze, sepse s’mund te tolerohet qe stadiumi te konceptohet si amfiteater ku miqte kane statusin e kafsheve per kurban.
E kam fjalen qe nuk mund te favorizohet skuadra qe nuk ploteson dot kushtet minimale te sportivitetit, meqe na qenka e paafte t’i plotesoje, perkundrazi ajo duhet penalizuar.
Per mendimin tim, duhen bere shkarkime ne UEFA, te atyre qe favorizuan absurdin, po UEFA thone se eshte organizem mafioz, keshtu qe s’pres gje.
Meqe jemi tek mundesia dhe aksesi i droneve ne stadium apo rreth stadiumit, me sa pashe nga fotot eshte i tipit quadcopter, i ngjashem me “phantom 2”, nje loder e sofistikuar, qe peshon jo me shume se nje kilo dhe mund te komandohet nga nje distance deri 1km larg.
Kjo per te rinjte eshte nje lloj lodre dhe pasioni, por jo per mendjet e ndryshkura te sherbimeve sekrete serbe. Eshte lehtesisht i disponueshem dhe nuk kushton shume. Po vendos nje link me poshte qe jep disa te dhena interesante per quadcoper e ngjashem me ate subversivin mbi stadium.
Verej qe shumica e artikullit dhe komenteve merren me kritiken dhe “talljen diplomatike” po e quaj, qesendisjen, e simbolit/objektit qe fluturoi mbi stadium dhe cka pasoi nga ana shqiptare; pse e mbrojten lojtaret flamurin, pse i priten shqiptaret ne Tirane aq me entuziazem lojtaret tane, pse u be ajo banderole ne menyre kalamaneske, etj.
Duke kaperzyer radhen e argumentit…eshte qesharake dhe absurde te vihet ne dyshim shqiptaria e cdo shqiptari, aq me pak e nje shqiptari si 2xha, i cili ka goxha kontribut ne shqiposfere . Fundja te gjithe jemi shqiptare sepse thjesht jemi, jo se kemi zgjdhur te jemi te tille (sic p.sh. kemi zgjedhur te jemi edhe amerikane) apo se e merituam si titull a si denim. E njejta gje per cdo njeri qe thjesht lindet ne cdo kombesi te botes. Kesisoj, s’mund te perdoret shqiptarizma si monedhe a medalje e cila edhe mund te na hiqet nga xhepi nese “nuk sillemi si duhet”.
Me duket po aq skic paraqitja si aksesore dhe shqiptar-e-parandesishme e dickaje (si p.sh. deshira per bashkim kombetar, perkushtimi ndaj simboleve dhe heronjve kombetare, etj) ngase ajo gje eshte, sipas teje dhe disa te tjereve qe mendojne si ty, qesharake, naive, kalamaneske, demode, kunderproduktive, etj. Nuk eshte nevoja qe te jete patjeter 80% shifra e shqiptareve qe do te deshironin bashkimin kombetar, apo X apo Y gje tjeter, qe kjo gje te meritoje respektin ndaj gjithe atyre njerzve qe e deshirojne kete gje/akt dhe te mos hidhet kjo gje/besim/argument ne koshin e plehrave si nje teke kalamani i cili do edhe akullore edhe cokollate. Kritikoje sa te duash kendveshtrimin e argumentin, qofte te pakices apo te shumices, por mos u tall me gjithe keta njerez dhe gjene qe ata besojne apo deshirojne! Per me teper qe s’ka asgje kapricoze apo te tepert ne kete deshire, sipas meje, ne deshiren per te jetuar me njeri-tjetrin sic gjithe bota me te vetet. Nuk eshte se kerkuam qe te konvertojme serbet ne shqiptare, sic p.sh. ka bere historikisht Greqia me ne.
Tani per ngjarjen…objekti qe fluturoi me drone mbi stadium ishte harta etnike e shqiptareve, ne ngjyre te kuqe dhe me shqiponjen dykrenare te zeze brenda saj (pra flamuri shqiptar si simbole) + portretet e Qemalit e Boletinit + fjalen “autokton” poshte tyre. Ne interpretimin tim kjo s’eshte thirrje qe shqiptaret te rrembejne armet neser dhe te marren forcerisht territoret qe i kane pasur deri para L1B…ishte per mua nje deklarate faktuale, historike dhe aktuale: shqiptaret kane jetuar “autoktonisht” ne keto territore. Boletini dhe Qemali simbolizojne perpjekjen e nje shekulli me pare per te qene ne nje shtet, jo deshtimin e bashkimit de fakto (edhe pa ndryshuar kufijte) te politikaneve te sotem ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni, te cilet me se shumti jane te preokupuar me interesa meskine e korruptive e s’kane kohte te merren me bashkime ekonomike e tregetare se pari.
1) Cfare provokimi apo ububuje apo mbrapshtesira perben ajo harte-flamur, per shqiptaret, per serbet, per kinezet, per UEFA, per shoqaten e peshkatareve te delfineve ne Japoni?
2) Cfaredo qe te shkruhej e piktorohej ne nje cope beze, a e justifikonte ajo ae cka pasoi nga ana serbe, jo vetem tifoze e lojtare por dhe police e personel stadiumi, a thua se ne i shpallem lufte Serbise? Me gjase serbet ne stadium kane pare/kuptuar vetem kuq-e-zi dhe kane deduktuar flamurin kombetar shqiptar, e kane reaguar…me perjashtim qe te ishin shumica studiues te figurave historike shqiptare. Si dhe, grindje apo dhe gjuajte midis lojtareve ne fushe ndodhen shpesh shume me agresive sesa gjesti i futbollisteve shqiptare per te marre flamurin e per tia dorezuar UEFA, sic dhe bene. Pervecse ndeshja kishte degraduar me thirrjet rracise dhe gjuajtjet e lojtareve ne fushe me shishe e sende te tjera, sa i perket incidentit me flaumurin, ajo degjeneroi kur ne fushe u futen lojtaret rezerve dhe tifozat serbe. Asnje dron s’e juftifikon rrahje e lojtareve shqipare ne fushe ashtu, sikur dhe qenev te kishte rene ne fushe nga drone, e jo me nje flamur/banderole.
3) Per mendimin tim, ishte krejt gjenial ky gjest paqesor, padyshim ka per te ngelur ne histori boterisht, pertej konteksteve ballkanike. Ama duke pasur parasysh kontekstin afatgjate dhe afatshkurter (afatshkurter: reprezaljet qe shteti serb i beri te gjithe shqiptareve deri para ndeshjes, perfshi gazetaret dhe ambasadorin–por dhe pranimin qe autoritetet shqiptare i bene kushteve absurde te federates serbe, dhe mosreagimin e autoriteve shqiptare per cka ndodhi deri para fluturimit te flamurit ne stadium, pershi kercenimet serbe per arrestim te tifozave tane) pershendes me respekt personin(at) qe beri kete gjest, por dhe lojtaret qe nderhyne per te mbrojtur banderolen…nga videot, u duk se ata nderhyne kur u perceptua sikur mbrojtesi serb e rrembeu per ta grisur/denigruar flamurin. Ishte reagimi me normal dhe i pritshem, pasi ke degjuar ne fushe per minuta te tera korre “te vrasem gjithe shqiptaret” e pasi je trajtuar nga ky shtet para ndeshjes si terrorist, jo si lojtar futbolli.
P.S. Duke kerkuar ndjese nese tingelloj si mesues (largqofte si Ruci ne mendjen e Kokedhimes lol) nese do ishit marre me shume me ngjarjen dhe me gjerat faktuale rreth saj, dhe me pak me qesendisjen ae shumices se bashkekombesve (shumices relativisht ne krahasim qendrimesh) apo me ngjarjeve te vjetra gjithsesi sa i perket opinionit te tyre per gjerat tashme te sterdiskutuara (ajo harte s’ka asgje te re, si dhe te merresh me detajet faktuale te hartave qe bejne mileti ne internet eshte gjithashtu gudulisese) debati do ishte me aktual e mbase me shume produktiv (sesa keqkuptues).
Xhibi, unë gjërat që kisha për të thënë, i thashë në shkrimin kryesor, madje duke i renditur sipas peshës. Përkundrazi, në komente u detyrova të jap përgjigje për çfarë m’u kontestua, çfarë mund të krijojë iluzionin se vëmendja ime ishte te “flamuri”. Ky është efekt i pashmangshëm i komenteve në keqbesim, ose që duan të të godasin, jo të kuptojnë se çfarë po thua. Në fakt, unë mendoj se çështja e bashkimit kombëtar dhe “autoktonisë” nuk mund të shtrohet në një stadium futbolli – sepse pasojat nuk mund t’i kontrollojmë dot më. Edhe tani rrezikojmë që UEFA (FIFA) të na penalizojë për këtë, edhe pse atmosfera në stadium ishte që më parë e papranueshme – dhe nuk e kuptoj si UEFA (FIFA) lejon që thirrja “vdekje shqiptarëve” të vijë nga njerëz që, realisht, mund të kenë vrarë shqiptarë gjatë luftës në Kosovë. Por fjala ime nuk dëgjohet, as lexohet në Serbi. Madje kur shkruaj për diçka politike, unë e bëj kryesisht me shpresën se shkrimi im do të parandalojë diçka që mua më duket e dëmshme për shoqërinë shqiptare – ose për lexuesit e mi. Për këtë jam gati edhe të paguaj çmimin e të bërit objekt qitjeje nga ekstremistët anembanë shqiposferës, meqë tema ia vlen. Dhe, meqë jemi në temë, le të mos harrojmë që futbolli shqiptar, sot për sot, në nivelin e kampionatit (ligës), është një nga gjërat më të shëmtuara, më të ndyta, më të papranueshme që janë zhvilluar këto 25 vjetët e fundit: me rrahje lojtarësh dhe arbitrash, hyrje tifozësh në fushë, shitje ndeshjesh dhe gjithfarë shkeljesh të tjera të papranueshme për sportin (kjo është shoqëruar edhe me, natyrisht, braktisjen e stadiumeve nga shikuesit). Të mos harrojmë se është e njëjta UEFA (FIFA) që toleron fashizmin serb në stadium, e cila mbyll edhe një sy ndaj futbollit shqiptar “profesionist”. Unë për fatin tim të mirë (ose të keq) mbaj mend një lloj tjetër futbolli në Shqipëri, i cili ishte më shumë gëzim për njerëzit që përndryshe shumë pak gëzime kishin në jetë – por ku as lojtarët, as arbitrat nuk rrezikonin jetën; as ndeshjet shiteshin. Qoftë edhe për këtë arsye, ose që futbolli shqiptar dhe konteksti i tij social janë kthyer në nevojtoren e shoqërisë shqiptare, mua më shqetëson asocimi i politikës “së madhe” me futbollin. Mbrëmë kishin sulmuar Ambasadën tonë në Mal të Zi; thua të mos ketë kjo fare lidhje me faktin që në atë hartën aq të kremtuar Malin e Zi e kish gëlltitur Shqipëria? Ndërkohë shoh të marrë hov një paranojë, se të gjithë qenkan kundër nesh dhe se Europa përkrah Serbinë – dhe që mund të keqësohet, nëse UEFA merr një vendim kundër Shqipërisë javën tjetër. Po a nuk rrezikojmë kështu një izolim të ri? Dhe ngul këmbë: nëse është në interesin tonë, që t’i acarojmë marrëdhëniet me fqinjët, atëherë këtë duhet ta bëjmë drejtpërdrejt, jo nëpërmjet futbollit dhe manipulimit të turmës; dhe aq më pak me pretekstin se këtë e bëjnë edhe serbët. Tek e fundit, nacionalizmi serb e bën të keqen në Ballkan jo vetëm drejtpërdrejt, por edhe duke u ofruar modele armiqve të vet – të cilët i ka edhe aleatë të pashmangshëm, në luftën kundër mirëkuptimit, kompromisit dhe racionalitetit.
Xha Xha,
me gjithe perpjekjen tende te lavderueshme per te nxitur qendrime autokritike te shqiptaret, nuk eshte ky rasti per autokritike. Ne prene ne bese ne shtepi te tyre. U sollen si kafshe. Ne kete rast nuk u kemi faj.
Nese e ke ndjekur me vemendje dinamiken e marredhenieve shqiptaro-serbe pas luftes se Kosoves, do ta kesh vene re se politika e jashtme e te gjitha qeverive te Tiranes ka punuar vetem per shtensionimin e marredhenieve. Serbet kane bere sistematikisht te kunderten. Ne me buke ata me gure! Nuk duan marredhenie me ne. Kjo eshte e verteta. Ndeshja e futbollit ishte vetem sebepi.
Une mund ta kuptoj inatin qe kane per shkak te Kosoves. Po edhe inati e ka nje kufi. Europa u dogj e u shkaterrua gjate L2B, por pas 15 vjetesh u paqtua. Keta jo e jo! Fati yne i keq qe na qelluan fqinje te tille.
Sa per provokimet e stadiumeve, me kujtohet tani nje ndeshje e disa viteve me pare mes dy skuadrave holandeze dhe gjermane. Tifozet holandeze mbanin banderola ku i shanin gjermanet per hajdute, sepse u kishin vjedhur biçikletat gjate L2B. Shkruanin “Dua biçikleten time” 🙂 … 50 vjet pas luftes! Stadiumet i kane keto gjera. Por e keqja eshte se politikanet serbe e bejne politiken ne stadiume. Per kete nuk u kemi faj!
teksti shume i mire. teksti i vetem ne mediat dhe shoqeri shqiptare i cili e quajne gjerat me emrin e vertete. ne se cilen lojen e shqiperise mund te duket transparenti shqiperia etnike. transparenti dhe flamuri ne beograd jan shovinizmat ne te njejte manyre si fashizmi i tifozet e serbise.
p.s. me falni per gabimet nuk jam shqiptar. kuptoj gjith edhe flas pak gjuhen shqipe.
Epo mire meqe eshte njesoj, kur te behet ndeshja ne Shqiperi, nderrojme vendet, kembejme nje simbol serb per kercenimet, terrorin e dajakun ndaj lojtareve serbe, keshtu behemi barazim e s’kemi hatermbajtje te ndersjellte.
Jo per gje po s’duam te jemi me te mire apo me te keq, sepse pa barazi nuk ka marredhenie te sinqerta e vellazerore.
Keshtu bien rehat edhe ca tipa te tjere shume inteligjente e te leçitur tek kjo tema.
Mendova te percjell ne vemendjen e lexuesve te PTF ne lidhje me ngjarjen ne stadiumin Partizani te Beogradit, nje komentar teper te balancuar ne Sport Blog Nation nga Kirsten Schlewitz. SP Nation eshte nje “hub” (qe vizitohet nga 50 milione lexues) i botes sportive dhe ndan permbajtjen dhe hapsiren mediatike me mediume si Yahoo Sports, CBS Sports, USA Today, Comcast.
Nder te tjera shkruhet(po e percjell ne anglisht) duke menduar se lexuesit e perdorin ate si “lingua franca”, por gjithmone pas shqipes:
“UEFA can be forgiven for not knowing the intricate history of Kosovo — after all, even Kosovo: A Short History runs to nearly 500 pages(domethenese apo jo, histori e gjate konflikti… 🙂 ). But they should not be absolved from creating a situation in which violence was almost certain to fester. Walk down almost any street in Belgrade and it’s possible to spot graffiti referencing 1389, the year of the Battle of Kosovo. The myths surrounding this battle are one of the many reasons Serbia are unable to let the state go. “Kosovo is Serbia”, an integral part, an area that almost seems to define Serbian identity. But for the ethnic Albanians, Kosovo as an independent state is a necessity, a way to prevent further ethnic discrimination, prejudice and even bloodshed.
This is where UEFA failed. Rather than consider a heated situation well known to most citizens in the world, the organization chose to bury its head in the sand. They looked at two countries in isolation. Albania. Serbia. They ignored the politics of ethnicity. And then a flag advocating Greater Albania threw everything into chaos.”
Tingellon si nje kembane alarmi, zgjimi per UEFA-n dhe gjykimin, verdiktin qe ajo do te jape pas pak ditesh dhe pasojat qe do te sjelle nje gje e tille per te ardhmen.
Linku: http://www.sbnation.com/soccer/2014/10/15/6981047/serbia-albania-euro-2016-violence-drone-uefa
Të lexova Read Me, ty dhe këtë zonjën, dhe më habisni, nëmos më irritoni, të dy.
“I balancuar” është epitet absolutisht i gabuar për këtë cungatë shkrim, që bën sikur heq kapelen para betejës së 1389. Dikush që s’di gjë as për Kosovën, as Serbinë, as hollësitë e ndeshjes, mëson që ishte flamuri që e hodhi në erë ndeshjen me fantazmën e Shqipërisë së Madhe. Kjo znj. Schlewitz s’përmend as censurën të papërtyepshme e të pabarabartë para e gjatë eventit (nje det me flamuj serbë kundër një shqiptari), as më rrëqethësen, thirrjet “vdekje shqiptarëve” që bubullinin para fluturimit të flamurit. E kap nga bishti ngjarjen, kur koka kishte 42 minuta që zjente, në mos muaj të tërë para.
Vdekje shqiptarëve nga goja e serbëve është makabre, si mund të ishte nga goja e gjermanëve sot vdekje çifutëve. Këtë duhet ta kishte kapur sidomos Schlewitzi (tingëllon emër çifut). Në fakt iranianët janë betuar se do t’i hedhin izraelitët në Detin e Kuq, dhe e dimë se sa vath në vesh e ka shteti izraelian një qëndrim të tillë.
Përsos, kritika ndaj UEFA-s është tepër e butë, një organizatë krimi e organizuar që ku shkel veç gërmadha lë (shih Afrikën e Jugut, Brazilin dhe kampet e punës çnjerëzore që ka ngritur në Qatar), dhjamoset me pasionet e njerëzve duke e kthyer futbollin në një fenomen kulturor gjakatar.
Une them se per gjykimin e ndeshjes veprojne tre matesa: eshte gjuha serbe e zhvillimit te saj, d.m.th klima, menaxhimi, perjetimi si sfide nacionale dhe deri te skandali i qendrimit te shtetit serb dhe medias ne bllok per te luftuar me fantazmen e Shqiperise se Madhe. Ne kete drejtim, shqiptaret fituan. Nuk ka ketu asgje provokative te flasim per fitore, ose humbje, sepse sfida edhe vetem fubollistike, e brendashkruan kete nocion. E matur ndeshja sipas ketij kriteri qe i dhane serbet, ku implikohet si parim percaktues historia politike mes dy popujve, Ne fituam, meqenese spektakli i dhene perfundoi me sukses 100%. Qe nga fluturakja qe mbiu nga qielli, efekti zinxhir i saj e deri te perballja ne fushe me tifozet serbe qe provuan se flamujt mund t’i djegin ne Itali, ose diku tjeter. Sfida ballkanike kerkon gjunje te tjera, sidomos kur nuk nderhyjne te medhenjte. Dhe ketu do terhequr vemendja te fakti se te vetmit serbe normale aty, ishin futbollistet(shumica) dhe serbet qe jetojne ne Serbi dhe per te cilet nuk e dime se cfare mendojne, por qe nuk hyjne ketu ne kandar. Ekipi shqiptar u perball me tifozet dhe ketu per here te pare ndoshta i “shpetoi” qenia me shumice myslimane. Pra nuk kthyen faqen tjeter.
Kriteri i dyte eshte rregullorja e UEFA-s. Ketu tani do pritur vendimi qe prape ka hyre ne hullite politike. Deklarata e Platinise ishte irrituese edhe per nje njeri qe adhuron frengjishten. Sepse mohon nje permase dramatike te ndeshjes. Dhunen ne stadium. Ne fotot e shperndara u pane fuci mes tifozeve serbe, u pane pjestetare te sigurise qe godisnin, fyerje pa fund, shantazhe, kercenime e deri te me flagrantja, hyrja ne fushe. Flasim per rregullore, jo per politike. Po te biem dakord per rregulloren, Shqiperia madje pranoi te luante ne kushte te papranueshme. Dhe ajo qe ka me shume rendesi, zbatoi cdo vendim te albitrit. Tifozet shqiptare nuk ishin me shume se 100, te gjithe ne nje tribune, u kontrollouan ne menyre poshteruese dhe asnje prove nuk rezulton qe ata te kene nxitur ate qe quhet provokim. (Mua personalisht me dukej me karizmatik se kurre Ismail beu qe fluturonte). Mitrovic uli banderolen. Nese kete do ta bente arbitri, asgje nuk do te ndodhte.
Kriteri i trete eshte menaxhimi pasndeshjes. Une mendoj, se ne kemi nje yjesi te mosvarme problemesh, madje neurozash kombetare, por ndoshta per instinkt, ia dalim qe te dallojme ne disa momente se cfare do marre seriozisht dhe cfare jo. Ne pergjithesi politika shqiptare, por edhe institucionet, nuk kane bere ndonje gabim. Pershendeten nje kombetare qe ne fund te fundit ishte vetem dhe u dhunua psikologjikisht dhe fizikisht. Nuk ka patur etiketime si ato qe ka bere ai qe punon si minister i Jashtem ne Serbi, ose kryeministri Vucic, e me keq, Presidenti Nikolic. Per te mos folur pastaj per akuzen e qellimshme ndaj vellait te Edi Rames. Gjithcka e fashit vendimi i Rames per te shkuar ne Beograd me 22 tetor.
Ne shkrim thuhet:
“Sa për palën tonë, bën mirë ta harrojë sa më shpejt “flamurin” dhe sentimentalizmin juvenil të “mbrojtjes së flamurit” – pse ajo pëlhurë me harta të ngjyrosura dhe fotografi shkollore, që u shpalos në stadiumin e Beogradit nuk i përfaqëson shqiptarët si komb; por është edhe ajo nën-produkt, nëse mund të shprehem kështu, i klimës nacionaliste toksike, që shoqëron eventet futbollistike”.
Une po pergjigjem me ate timen: Ai flamur ka kohe qe qarkullon ne rrjetet sociale. Askush nuk e ka marre seriozisht. Perderisa te gjithe u habiten nga fluturakja me xha Ismailin, pse do ta mbaje mend njeri? Une mendoj se e shumta ndonje shqiptar finok do te hape ndonje lokal me emrin: “Beogradi eshte zemra e Shqiperise”, ose “Fluturakja e Ises”, ose ndonje servis makinash te quajtur “Droni 14”. Ishin serbet me reagimin e tyre preadamik, ata qe i nxiten shqiptaret ta shohin ndryshe ate gjojaflamur. Jane ata qe na identifikuan me te, ose me sakte frika e tyre e jashtezakonshme nga shqiptaret. Sepse ajo shfaqje ishte frike. Une po shtroj nje pyetje: nese ne “Albanian Air Force One” do te ishte varur flamuri zyrtar i Shqiperise, a do te kishte te njejtin reagim? Ne emer te tolerances, nje virtyt i domosdoshem per ne te gjithe, nuk duhet te lejojme qe neurozat e serbeve, te kthehen problem edhe i yni. Na mjaftojne problemet tona. Dhe jane ata qe na detyrojne te dalim edhe nga vetja e te merremi vesh edhe me njeri-tjetrin, nje here ne sene.
Në qoftë se UEFA javën e ardhshme merr masë ndëshkimore ndaj ekipit shqiptar, atëherë faji për këtë do t’u mbetet jo lojtarëve në fushë, as atyre që organizuan incidentin me dronin, por administrimit shumë të keq të problemit, nga ana e institucioneve dhe mediave në Tiranë. Opinioni i Europës për tifozerinë serbe ka qenë shumë i keq, të paktën që pas trazirave në Genova; por këtë herë serbët arritën të manipulojnë rrjetet sociale dhe publikun neutral, duke e përqendruar vëmendjen te droni dhe harta e Shqipërisë etnike. Pala jonë, në vend që të kish ngulur këmbë, që në krye, për dhunën verbale dhe fizike kundër lojtarëve tanë dhe atmosferën super-toksike në stadium, humbi shumë kohë duke u vetëmburrur për “shqiponjën që fluturoi” dhe për “heroizmin e djemve”, duke ndihmuar edhe këta në kornizimin e asaj çfarë ndodhi në stadium. Vetë ulja e dronit, që ndodhi në një kontekst të caktuar dhe pas shumë incidentesh të tjera, erdhi dhe zuri qendrën e vëmendjes, jo vetëm sepse ashtu e deshën serbët, por sepse ashtu e deshën edhe tanët; dhe këtu nuk kam parasysh naivët dhe të ekzaltuarit në rrjete sociale, por deri edhe politikanë të kalibrit më të lartë dhe drejtues institucionesh. Mediat duhej të ishin përqendruar te urrejtja antishqiptare, që i jepte tonin stadiumit dhe që i kushtëzoi lojtarët tanë deri në ekstrem; jo te “flamuri,” një gjest plateal dhe spektakular, por që nuk mund të kalojë pa u ndëshkuar nga UEFA, aq më tepër që tani po trajtohet, edhe prej nesh, si strumbullari i natës në Beograd. Kështu ne filluam të humbim terren, edhe pse objektivisht, përgjegjësia për këtë katrahurë duhej t’u mbetej serbëve e tëra; madje edhe ajo e dronit vetë, për të cilin tanët mund të kishin thënë se nuk dinin se ç’ishte dhe pse gjendej aty; dhe se siguria e stadiumit, përfshi edhe atë të hapësirës ajrore mbi fushë, ishte në ngarkim të palës mikpritëse. Duke e “pronësuar” incidentin e dronit, pala shqiptare – politikanët, mediat dhe rrjetet sociale – gati ia bëri më të lehtë UEFA-s që të marrë vendim [edhe] kundër Shqipërisë. Kjo është situata sot për sot. Mediat, nëse u ka mbetur akoma një pikë përgjegjshmërie për opinionin, duhet të mobilizohen tani menjëherë dhe të përgatitin njerëzit se UEFA mund të marrë vendim edhe kundër Shqipërisë; dhe kjo nuk do të thotë se është ngritur gjithë Europa kundër nesh, ose që “nuk na duan”, dhe as provon ndonjë dashuri të rizbuluar për gangsterët e tifozerisë serbe, por thjesht se herën tjetër duhet të tregohemi më të mençur, në trajtimin që u bëjmë incidenteve të tilla në publik, sidomos pasi ato ndodhin.
Për saktësim, fraza e plotë është ‘Ubij zakolji da siptar ne postoji’ që pak a shumë pëkthehet ‘Vrit, masakro, shqiptarë të mos mbeten’ http://www.youtube.com/watch?v=AylMtIumN8c
Do te shtoja ketu qe šiptar (shiptar) eshte term me ngarkese tejet negative, diku pertej “nigger”. Gjuha serbe standarte ka ekuivalentin “albanac” per “shqiptar”.
Xhaxha, atë diskutimin fillestar “a mund të shkruaj një shqiptar kështu” unë e kuptova, që ty po të mohohej cilësimi shqiptar, për shkak të sjelljes tënde pakpatriotike në lidhje me temën (më herët thuhej “pa partishmëri”). Sistem logjik i pabesueshëm, por tragjikisht real. Gjithsesi!
Në lidhje me futbollin dhe pasionet politike të lidhura me të unë kam lexuar para disa vitesh kujtimet e gazetarit polak Ryszard Kapuściński (http://en.wikipedia.org/wiki/Ryszard_Kapu%C5%9Bci%C5%84ski) për Luftën e Futbollit (më tepër gjeni këtu: http://en.wikipedia.org/wiki/Football_War). Duke ja njohur shijen e hollë shumëkujt këtu ju sugjeroj t’i lexoni këto kujtime dhe përgjithësi veprën Kapuściński-t, i cili me një stil të vetin dhe distancuar nxjerr në pah dukshëm absurditetin e futbollit kur keqkuptohet si vazhdim i politikës së jashtme me mjete të tjera e shndërrohet në prelud të luftës.
Ka një përkthim në anglisht i cili gjehet këtu:
http://www.amazon.co.uk/The-Soccer-War-Ryszard-Kapuscinski/dp/1862079595
në gjermanisht i cili gjehet këtu:
http://www.amazon.de/Der-Fussballkrieg-Ryszard-Kapuscinski/dp/3596110637
italisht i cili gjehet këtu:
http://it.wikipedia.org/wiki/La_prima_guerra_del_football_e_altre_guerre_di_poveri
Edhe një herë për Kapuscinski.
Një informacion më i plotë për librin e gjeni në italisht këtu:
http://www.storiedicalcio.altervista.org/kapuscinski-la-prima-guerra-del-football.html
ndërsa në anglicht këtu:
https://libcom.org/library/soccer-war-1969-el-salvador-honduras-kapuscinski
Në nxitim e sipër sot në mëngjes ju referova informacioneve që jep një kompani komerciale për shitjen e librave; informacion i cili nuk është i mjaftueshëm, kur të duhet të ndërmjetësosh diçka që e ke vërtetë për zemër.
Ngjarjet e Beogradit janë çështje dhune – jo vetëm nacionalizmi, por edhe gjithçka tjetër që nis e përdor atë si mjet, bëhet i shëmtuar. Është një dhunë që ta zenë sytë në gjithë rajonin – Serbi, Shqipëri, Greqi, gjithandej. Është dështimi i sportit si politikë, veç tjerash (shpesh edhe dështimi i politikës vetë). Sepse sporti pikërisht kjo është – politika e transferimit të ndeshjeve fizike në artin e garimit mes individëve dhe grupeve, për ta kanalizuar shprehjen e “dhunës” në konkurrencë sportive dhe festim të sportivitetit. Blater kërkon të mbrojë “fenë” e re që kanë sajuar (FIFA, njësoj si institucionet fetare, nuk paguan taksa). Ndërsa kryeministri shqiptar duket as që e ka idenë e asaj çka flet.