KTHIM NË MOMA

Një vizitë e radhës në MOMA, në galeritë e artit vizual të shekullit të njëzetë.

Dy lloje veprash tërheqin vëmendjen: ato që t’i pëlqen syri dhe ato që t’i njeh mendja.

Të parat do t’i konsideroje të bukura, të dytat të rëndësishme.

Të parat do t’i varje në muret e dhomës së gjumit, si riprodhime; të dytat do t’i përmendje kushedi në biseda, edhe po të mos i varje në muret e sallonit.

Shekulli XX ishte periudhë inovacionesh të mëdha në art: kubizmi, dadaizmi, futurizmi, suprematizmi, surrealizmi, ekspresionizmi, abstraksionizmi…

Disa prej veprave i njeh, ngaqë për to flitet në çdo histori arti: janë pioniere, kanë vënë në diskutim dhe marrë në pyetje kanonin, u kanë çarë rrugën shkollave, kanë krijuar –izmat.

Aq të famshme sa ç’janë, të duken ndonjëherë të mjera, në realitetin e tyre të izoluar; ose të nxjerra nga konteksti.

Risia e tyre artistike, estetike, filozofike, konceptuale ka qenë kaq e fortë e kaq gjithëpërfshirëse, saqë sot e gjen të integruar deri edhe në formën e shisheve të parfumit dhe në dizajnin e kopertinave të librave.

Kanë transformuar botën rreth teje; madje të kanë krijuar ty, si sy që e sheh dhe e përvetëson këtë botë.

Krijesë e tyre, ti nuk arrin dot ta përjetosh rolin e tyre transformues; sepse ti vetë je në skajin marrës të këtij transformimi.

Veprat e tjera, të bukurat, e kanë gjetur botën e tyre gati; kanë pasur luksin për t’u kujdesur për vete.

Parë prej teje, ato nuk pretendojnë të rishkruajnë kodet e tua vizuale, por vetëm t’i lëmojnë ato, siç lëmohet gëzofi i maces.

Muzeu në këtë mes nuk ndihmon: sallat janë barazuese të pamëshirshme, veprat vihen krah veprave. Van Gogh-un e gjen ngjitur me Henri Rousseau-in; Chagall-in me Malevich-in.

Disa prej veprave ruhen sepse janë historikisht të rëndësishme, të tjerat sepse janë historikisht të bukura.

Por ti nuk je gjithnjë i sigurt se cilat janë ashtu dhe cilat kështu.

Gati-gati, të josh mendimi praktik se të rëndësishme janë ato që ty nuk të pëlqejnë.

Nuk ka komente

  1. “Aq të famshme sa ç’janë, të duken ndonjëherë të mjera, në realitetin e tyre të izoluar; ose të nxjerra nga konteksti.”

    Duke qene se jane te famshme, ne kontekstin financiar, pikerisht dhe jane aq te mjera. A mund te blehet thelbi me para? Jane edhe te mjera po aq sa jemi edhe ne qe i shijojme, qe padashur duam te jemi brenda tyre, ne mos pjese e tyre.
    Pastaj jane dhe te izoluara, por ato nuk marrin dot fryme, vec nepermjet teje, qe i sheh e i ngjeron; keshtu dhe izolimi te perket ty pak me shume se atyre.

    1. Jo doemos. Fountain e Marcel Duchamp është krejt e mjerë në vetvete ose e nxjerrë nga konteksti – por jashtëzakonisht e rëndësishme, për ndikimin që pati në artet vizuale të shekullit XX. Kjo nuk ka shumë lidhje me vlerën financiare të urinores në fjalë, por me ndryshimet në kodet krijuese dhe të interpretimit që ajo solli. Por unë nuk druhem të pranoj se shijoj shumë më tepër një retrospektivë të Boteros, sesa të suprematizmit – sa për të sjellë një shembull.

  2. Une do te thoja me teper e pakendeshme se e mjere. Sepse kur thua “e mjere” , vete statusi i gjendjes te jep rendesi, dhe do te doje ta vizitoje perseri, dhe pse jo ne fund te fundit ta shijoje perseri; kurse nga ndjesia e te pakendshmes injektohesh vetem me percmim, pa kthyer koken mbrapa.
    Ndersa, Botero, me lodh, me syte si e sheh ai boten.Cfare ai pershkruan eshte pak a shume humoristike, tragjikisht e trashe.

  3. Edhe Mona Lisa, ne vetvete, ose e nxjerre nga konteksti, eshte krejt e mjere: nje cohe me boje persiper eshte ne vetvete, as me shume, as me pak, dhe vetem fale autorizimit te nje konteksti te tille ku, perfaqesimi besnik i bukurive femerore me ane te ketyre materialeve eshte i cmueshem, Mona Lisa perben vlere. Vlera e saj pra, pranohet si e mirefillte vetem nese nuk vendosen ne dyshim “kodet vizuale” brenda te cilave operon. Por nuk e kuptoj pse duhet perzgjedhur urinorja per t’u konsideruar si e mjere ne vetvete ose e nxjerre nga konteksti, dhe jo Mona Lisa? Nxjerre nga konteksti, apo e pare me syte e nje maceje apo alieni, c’beri njera, c’beri tjetra? Aq me teper, qe urinorja e Duchamp, eshte e pamundur te nxirret nga konteksti, pasi eshte e gjitha kontekst ne vetvete, prodhim njerezor. Keshtu qe nxjerre nga konteksti, ajo nuk eshte thjesht e mjere, por nuk ekziston fare.

    Po ashtu, ka dy ndergjegje qe operojne ne kete rast: e para ajo e artistit si njeri i rilindjes, i cili perpiqet te kuptoje realitetin nepermjet vezhgimit dhe kopjimit te perpikte te ketij realiteti (ki parasysh ketu provat e Leonardos per te kopjuar fluturimin e zogjve), dhe e dyta, ndergjegja e artistit si antropolog, i cili vetem duke vezhguar, e duke i vene nje emer sendit apo aktivitetit njerezor, e ndryshon realitetin (perzgjedhja e nje objekti te cfaredoshem te prodhuar nga njeriu per ta futur kete produkt ne memorien kolektive nepermjet klasifikimit si art). Jane dy ndergjegje historike te ndryshme, dy bote te ndryshme, secila me logjiken e vet. Marre nga logjika e njeres, tjetra nuk ka asnje merite te vecante, por e fiton meriten vetem brenda logjikes se vete, brenda kontekstit ne te cilin operon.

    1. Mona Lisa është pikturë e bukur, por nuk është se e ka revolucionarizuar gjë artin e Rilindjes. Vepra si ajo e Duchamp-it kanë revolucionarizuar artin vizual dhe qasjen ndaj artit vizual, por në vetvete janë zero – ose nuk ekzistojnë, si thua ti. Ka një dallim këtu. Pa folur pastaj për dallimin tjetër – atë të kontekstit muzeal ose të hiper-kornizës; sepse Fountain e Duchamp-it bëhet vepër arti vetëm brenda muzeut (ose galerisë); ndërsa Mona Lisa jo; mbetet e bukur edhe kur varet në Murin e madh kinez.

      1. Ta heqesh nga muzeu dhe ta varesh ne murin e madh kinez nuk me duket nxjerrje radikale nga konteksti njesoj si c’metohet per urinoren. Pasi edhe urinorja, mbetet po njesoj kontekst krijuese ne vetvete edhe po te nxirrej nga muzeu dhe te vendosej tek muri i madh kinez — aq me teper pse eshte e paperdorshme dhe konteksti qe do krijonte aty, ku kam degjuar se edhe banjo nuk ka, do ishte tejet thumbues.

        Cfare kam parasysh me nxjerrje nga konteksti ne kete rast jane disa piktura qe i shoh here pas here buze rruges se bashku me plehra te tjera, duke pritur ne te ftohte per t’u marre nga punetoret e pastrimit. I kaloj ne heshtje dhe me dyshim tek shkoj ne shtepi, duke menduar se perderisa ka arritur deri tek plehrat, nuk ia vlen barra qerane ta marr me vete ne kete te ftohte e ta var ne mur te dhomes se pritjes permbi oxhak, e le me ta gjej te njejten pikture ne ndonje muze. Dhe e di cfare? Shume prej ketyre pikturave qe kam pare tek plehrat, dhe qe me eshte dukur jo e bukur, por vertete plehre, ashtu si edhe nuk e ve ne dyshim se i eshte dukur kujtdo, ka qene pikerisht Mona Lisa.

      2. Ajo qe dua te them per urinoren, dhe ndoshta e kam gabim, por nuk me duket se statusin ja jep muzeu, aq sa ja jep piedestali, cka do funksiononte njesoj dhe do kishte te njejten vlere, si ne muze, edhe tek muri i madh kinez.

    2. Edhe Mona Lisa, ne vetvete, ose e nxjerre nga konteksti, eshte krejt e mjere.
      Veshtire te qendroje ne kembe ky pohim. Cdo veper arti, dhe ketu flas per ato qe mbartin vlera cilesore, e nxjerre jashte kontekstit, mbetet nje veper arti persa kohe kqyret nga syte e njeriut, edhe te atij me pak te informuarit per artin. Imagjino koken e Dea-s te hedhur diku, mes plehrave, nje katundar i Bathores do ta marri, me siguri, per ta vendosur diku ne shtepi si objekt zbukurues, pikerisht sepse eshte krijuar sipas ligjeve estetike dhe komunikon me aparatin estetik te njeriut, edhe atij me profanit per punet e artit.Kete gje do te bente edhe me Mona Lizen, fale kodeve setetike me te cilat ajo eshte konceptuar. Dhe po ky bathorist nqs do te gjeje mes plehrave Urinoren e Dunchamp , do ta marri nqs i mungon nje e tille per wc-ne e tij modeste.Por do ta marri si send me vlera utilitare (per te shurruar ne te) e cila nuk i thote asnje gje si veper arti dhe nuk i ngacmon ndonje ndjesi artistike. Urionrja e Duchamp ka “vlera” ne kontekst si gjest i vete autorit, si guxim i krijuesit, te themi, por nuk ka asnje vlere ne vetvete si shenje e artit krijues.
      Disa vepra arti mbeten te rendesishme ne rrjedhen historike te arit edhe kur nuk jane me te bukurat.Mbeten te rendesishme sepse jane nje risi ne aparatin konceptual te krijimit artistik, jane nje thyerje e tradites dhe provokojne nje qasje te re teknike dhe konceptuale.E tille eshte, bie fjala, “Les demoiselles d’Avignon” e Picasso , si veper qe shenjon lindjen e kubizmit. Secila nga femrat e piktures, me pamjen e masakruar , eshte e shemtuar krahasuar me Mona Lizen, si shenje e figures femrore, por e pare ne teresi, piktura provokon ndjenja me te fuqishme e me komplekse krahasuar kenqasine e tablos se lemuar mimetike te piktures se Da Vancit.

  4. Plus, ka edhe dicka tjeter ku duhet te behet kujdes. Realiteti qe perfaqesohet nga “artet e bukura,” eshte perfaqesim i perpikte vetem per sa kohe qe realiteti vete eshte i bukur, perndryshe, eshte thjesht nje mohim naiv dhe femijezues i realitetit, perndryshe, eshte “bukuri qe vret.” Ka nje moment, pra, ku historia e artit nuk mund te behet pa marre parasysh historine e njerezimit. Kur nje oficer nazist (dhe ne pergjithesi ky lloj eshte mbajtur per shije teper te holla, te afte te vleresonin muziken klasike dhe artet e bukura si kurrkush tjeter) shkoi te vizitonte Pikason ne studion e tij, pasi pa Guerniken, e pyeti nese ai ishte autori i saj, dhe Pikaso ju pergjigj “Jo. Ne fakt, autori i kesaj je ti.” Bukuria eshte e rendesishme, dhe nuk mund te ndahen veprat artistike ne te bukura kendej dhe te rendesishme andej, por vleresimet artistike, nuk mund te mbeshteten thjesht tek bukuria, pasi po te mbeshteteshin thjesht tek bukuria do duhej te mohonin te shemtuaren, jashteqitjet, dhe me perkufizim (Kundera) kjo nuk eshte art, por kitsch.

    1. Shkruan:

      nuk mund te ndahen veprat artistike ne te bukura kendej dhe te rendesishme andej

      Askush nuk po e thotë këtë. Ka vepra të bukura por jo inovuese (të rëndësishme); ka vepra edhe të bukura edhe inovuese; ka vepra inovuese, por jo doemos të bukura; ka pastaj edhe vepra as të bukura as inovuese. Dhe le të mos hyjmë këtu në diskutimin shkollaresk rreth të bukurës.

      Mua më ka interesuar kontrasti midis të bukurave dhe të rëndësishmeve – por ti nuk mund të ma kundërshtosh këtë ndarje duke më shpjeguar se ka vepra që janë edhe ashtu edhe kështu; meqë kontrasti që më ka interesuar mua në shkrim mbulon vetëm një pjesë të veprave të muzeut.

  5. Definacioni i te rendesishmeve nuk mund te jete i njejte per te gjithe, ndersa i te bukures besoj po.

    1. Mbase ke te drejte qe cfare eshte e rendesishme per njerin nuk eshte per tjetrin, por une nuk kam degjuar per te rendesishmen, por per te bukuren te thone se, me perkufizim, eshte “in the eye of the beholder.”

  6. “in the eye of the beholder.” do te thote qe e bukura perceptohet ndryshe dhe eshte relative per cdo “beholder”, ose spektator/shikues ne shqip.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin