PIRAMIDA SI GUR

Vera e këtij viti e gjeti të ashtuquajturën Piramidë nё qendёr tё debatit publik, i cili u zhvillua me tone tejet tё ashpra e pёr njё kohё relativisht tё gjatё. Pavarёsisht se diskursi publik u nyjёtua larmishёm, duke filluar nga pikёpamja historike deri tek ajo urbanistike, vorbulla e ballafaqimit tё ndezur e çoi drejt e nё vrimёn e zezё tё politikёs. Nga ajo vrimё mendimet e ndryshme dilnin rregullisht njёpёrmasore, njёngjyrёshe, monotone, sepse e humbnin veçorinё e interpretimit, individualizmin, sinqeritetin, duke u sintetizuar bardhёezi me ngritjen ose uljen e gishtit ndaj prishjes ose jo tё Piramidёs. Nё qoftё se ligjёratёn publike do ta pёrfytyronim gjeometrikisht, Piramida erdhi e u pёrftua si njё gur kufitar, si njё mur ndarёs midis kampeve armike, si njё vijё demarkacioni ushtarak.

Ishtё e qartё pёr tё gjithё se çёshtja Piramidё u shndёrrua “natyrshёm” pothuajse nё gur prove, si njё test pёr tё identifikuar pёrkatёsinё politike, pёr tё mos thёnё partiake, tё diskutantёve qё patёn guximin, pavarёsisht nga parapёlqimet pёrkatse, tё jepnin mendim pёr tё ardhmen e objektit tё diskutuar. Nё fakt, jo vetёm shkrimet, por edhe nismat e ndryshme, filluan tё lexoheshin nga fundi, pёr tё marrё vesh pozicionimin pro ose kundёr prishjes, duke harruar pjesёn argumentuese, ose arsyer reale qё shtynin autorin pёr tё mbёshtetur njёrёn nga idetё. Madje shumё nga qёndrimet likuidoheshin nga emri i autorit, i cili mund tё ishte a priori i kёtij apo atij krahu. Ngjyrat e diskutimeve filluan tё reduktoheshin duke krijuar kontrastin maksimal. Madje edhe tonalitetet gri nuk perceptoheshin mё, duke u kёrkuar pozicionim edhe atyre qё kёrkon shpjegim.

Nuk ёshtё e thёnё qё ky mjedis llogoreje tё jetё stisur nё tryezё, edhe pse arti me tё cilin ёshtё krijuar tё bёn tё dyshosh. Piramida, falё edhe simbolikёs e semantikёs, i nёnshtrohet fare mirё logjikёs ndarёse, pra pёrbёn ndihmё gati tё natyrshme pёr pёrdoruesit e saj. Pёrveç ngarkesёs normale simbolike, Piramidёs si mauzoleum i Enverit iu dha njё ngarkesё ideologjike e pazakontё, duke e hedhur çёshtjen e shkatёrrimit tё saj, qё nё fillim, nё ringun e referendumit, po ose jo, pro ose kundёr, me ne ose kundёr nesh, komunist ose antikomunist, gishtin e madh lart ose poshtё. Pёr ta skajёzuar edhe mё polarizimin politik u dha alternativa e ndёrtimit nё tё njёjtin vend tё godinёs sё Parlamentit shqiptar.

Çёshtja e Piramidёs u shndёrrua nё njё kurth tё pёrkryer, i ngritur mbi njё logjikё dyjare pa alternativё. Nga njё anё ishte e keqja, nga tjetra e mira. Nё imagjinarin tonё kolektiv, dihet qё e drejta, por edhe fitorja, i takon gjithsesi tё mirёs, edhe pse shpeshherё kemi tё bёjmё me etiketё, jo me pёrmbajtje. Piramida, ashtu siç iu prezantua çёshtja publikut, ishte simboli i sё Keqes. Duhet shtuar se vetё historia e saj kthehej lehtё nё skelё pёr simbolikёn mё negative. Megjithёse nuk duhet harruar se qendra kishte marrё nё pluralizёm emrin e njё nga tё pёrvuajturve mё tё mёdhenj tё totalitarizmit shqiptar, Piramida, e pikturuar, e paraqitur dhe e perceptuar etikisht, nuk kishte alternativё tjetёr pёrveç shkatёrrimit.

Nga ana tjetёr, alternativa shfaqej edhe mё e plotё me idenё e ndёrtimit (me konotacion pozitiv), tё parlamentit tё ri (sistem demokratik). Qё çёshtja piramidale ёshtё qëndisur dhe jo qepur e vёrteton fakti se çdo mendim pёr tё, nisur edhe nga premisa estetike, ose thjesht funksionale, eliminoheshin si teori mbёshtetёse tё njёrёs apo tjetёr ideologji. Tek e fundit, renditja e mendimeve nё kolonat vlerore si Piramida/Parlamenti, e keqja/e mira, diktaturё/demokraci, vuajtje/lumturi, shkatёrrim/ndёrtim, e kaluar/e ardhme, shёmti/bukuri, e kёshtu me radhё, jo vetёm i ndёshkonte debatuesit duke ia kategorizuar forcёrisht mendimet, por pёrgatiste kallёpet pёr tё gjitha pozicionet e mundshme, sipas gjasёs me veprim paracensurues.

Pёr hir tё sё vёrtetёs duhet thёnё se debati publik vuajti nga njё artificialitet i dyshimtё, pёr sa kohё u shfaq si i paprecedentё, meqё asnjёherё nuk ishte verifikuar njё mobilizim i tillё nё mbrojtje tё njё objekti tё kryeqytetit. Mirёpo tё gjithё e dinё se Tirana nё kёto vite, e qeverisur mё sё shumti nga e majta, ёshtё shpёrfytyruar keqas, me ndёrtime qё ia kanё shёmtuar pamjen dhe pёrçudnuar identitetin. Debati pёr Piramidёn u zhvillua nё njё kohё kur qendra e Tiranёs ishte me zorrёt pёrjashta prej muajsh, qё paralajmёronin ndryshime rrёnjёsore, nё mos epokale, tё fizionomisё sё kryeqytetit. Megjithatё, nuk ka pasur ndonjё mobilizim civil kundёr ose pro kёtyre ndryshimeve, as ndonjё debat qё tё kapte pёrmasat e Piramidёs, çka mund tё tradhёtonte nё sytё e qytetarёve njё lloj pretekstuoziteti. Nё rastin mё tё mirё, mbrojtёsit e Piramidёs, zakonisht tё identifikuar si tё majtё, u vunё nё rolin e konservatorёve, ose tё atyre qё gjykojnё me partishmёri e anёsi.

Vetё pjesёmarrja qё iu kёrkua qytetarёve dhe intelektualёve i ngjasonte mё shumё rekrutimit se sa ftesёs pёr ta dhёnё mendimin lirisht, mё shumё vulёs pёr vendimin e marrё prej kohёsh se sa diskutimit paraprak pёr tё vendosur mё vonё. Kjo solli, pёr rrjedhojё, edhe varfёrimin e prurjeve nё diskursin publik, ku nuk munguan militantizmat e dy palёve, qё mbulonin ose heshtnin zёrat analitikё qё shkonin pёrtej sheshtёsisё njёrrokёshe. Pёr fat tё mirё, pati edhe nga ata intelektualё qё u rrekёn ta çlirojnё diskursin nga robёria e kontrastit ekstrem, duke i dhёnё frymёmarrje tjetёr diskutimit pёr Piramidёn.

Fakti ёshtё se piramida tkurri e presurizoi brenda saj, duke i asgjёsuar pёrfundimisht, çёshtje shumё tё rёndёsishme tё jetёs demokratike nё Shqipёri, si pёrdorimi i hapёsirёs publike, urbanistika nё shёrbim tё qytetarit, pjesёmarrja nё jetёn e bashkёsisё, roli i kujtesёs nё identitetin kombёtar, e tё tjera si kёto. Nё kёtё kuptim ajo funksionoi pёrsosmёrisht si shashkё, si diversiv, si hipnozё, pa e tepruar me teori konspirative lidhur me interesa tё caktuara ekonomike. Pёr kёtё arsye mirёkuptohen tё gjithё ata qё refuzuan tё marrin “pushkёt” nё dorё, pavarёsisht se e shprehёn mendimin e tyre. Duket absurde, por fundi i piramidёs nё Tiranё ёshtё dekretuar qё kur qytetari ёshtё vёnё nё plan tё dytё, nё rolin e tifozit me vuvuzela, qё kur qyteti ёshtё konceptuar si gurore pёr t’u shfrytёzuar, e jo si pёrmasё njerёzore ku tё gjallёrojё jeta e pёrbashkёt. Nё kёtё kuptim, jo vetёm Piramida, por edhe vetё shkatёrrimi i saj simbolizon diçka.

Nuk ka komente

  1. Shume zhurme per pakgje, kjo poterja rreth prishjes se piramides. Qe do, dhe duhet te prishej dikur se shpejti (edhe sikur te mos ishte marre vendimi tani) kete vetem pak nostalgjike apo sedertare (qofte dhe per inat) mund te mos ta kishim menduar, dhe mirepritur.

    Debati duhej te ishte bere jo per prishjen e piramides, por per mosndertimin e parlamentit. Nje hapesire e gjelber do ishte mese e mirepritur nga shumica aty.

    Por kete debat qe duhej bere e morren peng gjoja-antikomunistet (Berisha me te vetet) me komunostalgjiket, e per kete faj kane te dy palet, mbase me shume Berisha qe duket se e perllogariti debatin si te tille, e kornizoi te tille duke llogaritur reagimin e pales tjeter.

  2. Prishja e piramidës është një akt vandalizmi historik. Ushqehet iluzioni, se ai i shërben fundit të të një epoke dhe hapjes së një të reje. Në fakt vetë kjo logjikë konfirmon, se epoka që dëshirohet të prishet ende nuk ka marrë fund. Prishja e piramidës vijon sipas të njëjtës mendësi, që frymëzoi prishjen e ndërtesave të kultit në fundvitet ’70 të shekullit të shkuar. Mendësi tejet primitive. Unë shkëtëroj një ndërtesë me shpresën që edhe demonët që fshihen brenda të zhduken bashkë me të. Por nëse duan vërtetë të prishin diçka të rëndësishme simbol të diktaturës komuniste, pse jo ndërtesën e Aparatiti të ish-Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë apo atë të Ministrisë së Brendshme, prej nga ku gjenerohej vërtetë e keqja staliniste?
    Pastaj me çfarë të drejte ndërmirret ky retushim historik i qytetit? Si do të und tua spiegojmë shqiptarëve në të ardhmen këtë falsifikim arkitektonik historik?
    Që ta bëjnë punën tamam ndoshta kur ta prishim le të groposin në të edhe të gjitha aktet e Sigurimit të Shtetit, kështu të zhbëhet edhe kjo punë.

    Vëzhgim interesant Pishak, urime!

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: