AMERIKANOFILIA JONË

Incidenti i fundit mes Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe gazetës Shekulli ka ngjallur interes të madh në opinionin publik. Një shpjegim timin për shkaqet e mundshme të këtij incidenti mund të lexohet në ResPublica (në një version disi më teknik dhe linguistik, edhe këtu; vëreni ironinë që, një problem që në thelb lidhet me komunikimin mes një gazete dhe një përfaqësie diplomatike ka në qendër një profesor të shkencave të komunikimit – Ilir Yzeirin; të cilit me këtë rast i uroj sa më pak telashe me langonjtë e shpagimit).

Përtej simpatisë sime për Yzeirin (shok shkolle) dhe lidhjeve të mia të kahershme me gazetën Shekulli, në përgjithësi, kam frikë se incidenti po u del palëve nga kontrolli, çka nuk është në interes të askujt dhe aq më pak të qytetarit shqiptar. Besoj se Ambasadori i ShBA Arvizu nuk mund dhe nuk duhet të bëhet palë në konfliktin politik të tanishëm; dhe se çdo alternativë, nga cilido që të përsiatet, vetëm sa e komprometon edhe më tej perspektivën e stabilitetit në Shqipëri pas zgjedhjeve.

Përndryshe, m’u duk me interes të sjell këtu një shkrim timin të para pesë vjetëve, rreth pro-amerikanizmit të shqiptarëve; të cilin e pata nxjerrë në gazetën Bota Shqiptare, dhe më pas përfshirë në vëllimin me ese Midis zhgënjimit dhe mitit, Botime Max, Tiranë 2007. Disa çështje që ngrihen në shkrim, dhe që besoj e ruajnë aktualitetin, ndoshta ndihmojnë për të ndriçuar natyrën e reagimeve dhe të kundërreagimeve pas incidentit, duke i vendosur këto në një kontekst kulturor dhe historik.

STREHA E FUNDIT E LEVANTINIZMIT

A janë shqiptarët kaq “pro-amerikanë” sa ç’i paraqitin mediat?

Kaq shumë është përsëritur kjo nga mediat, diplomatët, e politikanët, sa tani të gjithë e pranojmë pa vërtetim si karakteristikë të fituar të fizionomisë sonë kombëtare, krahas “dëshirës për liri”, “mikpritjes proverbiale”, “nderit” dhe të tjerave tipare rimarrë e shtrydhur në fjalime dhe prezantime solemne.

Unë pro-amerikanizmin e marr si një të dhënë statistikore; dhe pikërisht që numri i shqiptarëve që shprehen me simpati për SHBA dhe politikat amerikane, në vetvete ose në krahasim me politika të tjera paralele ose rivale, është relativisht i lartë, sidomos i krahasuar me të dhëna të ngjashme për vende të tjera. Për ta thënë ndryshe: jo vetëm që shumë shqiptarë parapëlqejnë Amerikën ndaj vendeve të Evropës Perëndimore; por edhe përqindja e atyre që kanë opinion të favorshëm për Amerikën në Shqipëri është më e lartë se në vende të tjera të krahasueshme me Shqipërinë.

Nëse është fjala për qëndrime të mbështetura në opinione, atëherë ka vend të pyetet se sa të informuar janë shqiptarët e Shqipërisë për politikat amerikane në botë. E vërteta është se ndryshe nga Evropa e Bashkuar, Rusia dhe Kina, Amerika ka mbajtur dhe vijon të mbajë qëndrime të vendosura në favor të çështjes shqiptare në Kosovë dhe gjetiu në Ballkan, çka është faktor i dorës së parë në kristalizimin e opinionit të favorshëm mes shqiptarëve kudo ku janë, veçanërisht jashtë Shqipërisë e në mërgatë. Megjithatë, e në rrethanat kur lajmeve të jashtme u kushtohet tepër pak vëmendje nga mediat shqiptare e nga publiku i kultivuar prej atyre mediave, kam bindjen se vetëm ky faktor nuk mjafton për të shpjeguar deri në fund adhurimin madje idolizimin e Amerikës nga “populli” në Shqipëri; madje as në bashkëvajtje me gjërat e mira që kanë bërë amerikanët atje (ndihma e drejtpërdrejtë amerikane për Shqipërinë rezulton relativisht e papërfillshme, në krahasim me ndihmën e vendeve të tjera mike). Ka edhe faktorë të mëtejshëm, të cilët dua t’i diskutoj në vijim.

Së pari, fakti që SHBA janë sot e vetmja hiperfuqi planetare: ushtarake, ekonomike, politike, të cilën askush nuk mund ta sfidojë ballazi. Për një vend të vogël e jashtëzakonisht të dobët si Shqipëria, miqësia me një gjigant të tillë shkon vetvetiu në të mirë të mbijetesës. Veç kësaj, në historinë e Shqipërisë kurrë nuk mungon një fill adhurimi idhujtar për super-shtete: duke filluar me Perandorinë Osmane, e pastaj me radhë Italinë e Mussolinit, Jugosllavinë e Madhe të Titos, Bashkimin e Madh Sovjetik, Kinën e Madhe të Maos, dhe së fundi me SHBA. Këtu ka një logjikë strategjike që unë e kuptoj: më të vegjlit hyjnë në besëlidhje me të mëdhenjtë fare, për të përballuar të mesmit, çka u ngjan raporteve të drejtpërdrejta që vendosin mbretërit dhe diktatorët me nënshtetasit e tyre, për të kundërshtuar interesat e feudalëve, aristokratëve dhe në përgjithësi shtresës së mesme. Por kjo varet, besoj unë, edhe nga një konceptim patriarkal që i bëhet pushtetit dhe në përgjithësi marrëdhënieve ndërkombëtare nga opinioni publik shqiptar; ose nga admirimi për “dorën e fortë”, autoritetin e mbështetur në forcën brutale, që nuk mund të vihet në diskutim, por vetëm të ndiqet verbërisht, ose përndryshe të kundërshtohet me dëshpërim e duke u vetësakrifikuar. Në këtë kuptim, Amerika hiperfuqi është për shqiptarët projeksion i figurës primordiale të Babës në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Së dyti, ky përgjërim për Amerikën e ka një përmasë, si të thuash, pragmatike; që ka të bëjë me shpresën dinake se duke ia bërë qejfin të fortit, ky do të na ndihmojë duke marrë anën tonë në disputet e vogla që kemi me kundërshtarët. Këtë lloj arsyetimi dredharak, ose levantin tipik, e ndesh më tepër te politikanët; të cilët rregullisht betohen e jargëzohen për besnikëri ndaj interesave amerikane dhe gatishmëri për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave që vijnë prej andej, me shpresë se kështu do të fitojnë besimin e SHBA; të cilin besim do ta përdorin pastaj për kapital politik ndaj kundërshtarëve. Është ekuivalenti i rryshfetit diplomatik, i amplifikuar për t’ua përshtatur rrethanave përkatëse. Amerikanët vetë janë të vetëdijshëm për këtë lloj dinakërie korruptive, kur e pikasin në qëndrimet si të qeveritarëve shqiptarë, ashtu edhe të qeveritarëve të vendeve të tjera të rangut të Shqipërisë; dhe e përdorin rregullisht për qëllimet e tyre, strategjike ose thjesht taktike.

Së treti, shumë shqiptarë që vitet nëntëdhjetë i kanë nxjerrë në krye të punëve, zihen ngushtë në shoqëri të kolegëve të tyre evropianë më të rafinuar e të kultivuar; sepse ndihen të pagdhendur, provincialë, të nëpërkëmbur e të snobuar nga elitat evropiane intelektuale e buzëholla. Në këtë rast, SHBA shihet si alternativë “demokratike” e Evropës, ose instrument i suksesshëm karshillëku; në kuptimin që nëpërkëmbjes që na bën rregullisht Evropa ne i përgjigjemi duke u rreshtuar gjithnjë përkrah Amerikës në disputet e ndryshme të kësaj me kontinentin tonë; por edhe në kuptimin që, përballë Evropës që e kemi tek dera por gjithnjë e më tepër e shohim se s’i afrohemi dot, Amerika që është përtej oqeanit na duket gjithnjë e më e afërt dhe e kapshme, sepse mbështetet në shkëlqimin e floririt, jo të lavdisë historike.

Së katërti, vitet e ekonomisë së tregut kanë kultivuar një anti-intelektualizëm të fortë në Shqipëri; meqë prestigji dhe statusi shoqëror tani sigurohen lehtë nëpërmjet parasë, dhe paraja sigurohet lehtë duke shkelur ligjin. Për ta thënë troç, shumë njerëz që nuk do të donim t’i kishim jo më në rrethin tonë familjar e shoqëror, por as në mëhallë e në lagje, kanë dalë në krye të punëve, ngrenë zërin në Parlament, në qeveri e në mediat dhe kapardisen si elita të reja shqiptare; por gjithnjë duke përfunduar pastaj si heronj barcaletash à la Borat në sallonet e Evropës Perëndimore me bëmat e tyre trashamane dhe grykësinë e tyre për luks të shfrenuar a shijet prej gangsterësh të Chicago-s në kohë të prohibicionizmit. Këta njerëz nuk duan t’ia dinë për Evropën si qendër të kulturës dhe të qytetërimit, as mallëngjehen shumë nga trashëgimia kulturore e kontinentit e përcjellë në kulturën tonë shqiptare. Për ta, përkundrazi, Perëndimi është limeri ku lihen të harbojnë kuajt e individualizmit dhe sipërmarrjes së paskrupullt e kriminale për t’u pasuruar shpejt e me çdo kësht; dhe nga kjo pikëpamje Evropa, me hierarkitë e veta sociale tepër të shtangëta dhe burokracitë efikase, nuk mund të krahasohet me Amerikën.

Së pesti, Amerika gjithnjë e ka tërhequr vegjëlinë si vend i shpresës; ose si mundësi për riformulim total të statusit nëpërmjet oportunitetit “për ta filluar nga e para”; ose si rrugëdalje nga burgu frymëzënës i strukturave sociale të Botës së Vjetër. E vërteta është se, për një shqiptar, SHBA duken gjithnjë shumë më mikpritëse e më dashamirëse sesa Evropa Perëndimore; madje perceptohen si truall i çliruar nga ato paragjykime përjashtuese e mite anti-shqiptare që na mundojnë e na e bëjnë jetën vrer, kur jetojmë në Evropë. Madje jo vetëm kaq; por edhe shkëlqimi naiv i pasurisë amerikane shihet gjithnjë si më i arritshëm sesa vezullimi i kulturës evropiane; tek e fundit, mjafton të kesh para të madhe për të ndërtuar në Shqipëri vilat karnevaleske të Beverly Hills, rrokaqiejt arrogantë të NYC ose një Las Vegas edhe më grotesk se origjinali; por Shën Pjetrin e Romës nuk e rikrijon dot në mënyrë joparodike, as kanalet e Venecias dhe të Amsterdamit, as pallatet mbretërore të Vjenës e bulevardet gjeometrike të Barcelonës. Ndryshe nga Evropa, Amerika perceptohet kështu si e rrënjosur në të tashmen dhe e riprodhueshme në pavarësi nga historia.

Së gjashti, Amerika vjen tashmë edhe në Shqipëri nëpërmjet produkteve të pre-konfeksionuara të kulturës pop ose çamçakizit mediatik: filmave, soap-it, muzikës, Internetit, formatit të produkteve televizive, videolojërave, arkitekturës së informacionit, gadgets-ve të ndryshme (si iPod) dhe stileve të jetesës për rininë. Në këtë kuptim, Amerika është një formë e thjeshtuar e Perëndimit, nuk do shumë mund për t’u adoptuar, meqë është githnjë më e lehtë të këndosh rap e të nxjerrësh kërthizën përjashta, sesa të luash në piano Chopin-in ose Eric Satie-në. Tirana VIP duket tani e pushtuar përfundimisht nga një kulturë e tillë që privilegjion lakuriqësinë femërore, kumarin, jetën prej gangsteri me kostum të bardhë e syze dielli, veturat luksoze, truprojet, armët e zjarrit, artet marciale, kokainën, stolitë e rënda prej floriri varur në qafë si këmborë, brutalitetin në sjellje, bashkëjetesën e krimit me politikën sidomos lokale, spekulimin ekonomik, kontrabandën dhe manipulimin e doganave, prostitucionin dhe trafikun e qenieve “inferiore”, shantazhin e të fuqishmëve, nevojtoret si skena të dramave vetjake post-moderne, e kështu me radhë, sipas filmit hollywoodian të zgjedhur për imitim. Kjo kulturë të cilës i falen tani paritë shqiptare në thelb është importuar nga Italia e Greqia provinciale, por i referohet ekskluzivisht Amerikës, edhe pse jo aq Amerikës reale, sesa asaj virtuale që jeton e riprodhohet si super-mit në sferën e komunikimit masiv, krah për krah me konsumizmin, reklamën, mitin e ekonomisë së tregut dhe kultin e materializmit bruto.

Për mendimin tim, pro-amerikanizmi i shqiptarit post-komunist ekziston sot kryesisht në trajta të një feje vulgare, ose të një miti kompleks të shelbimit vetjak përtej shtrëngesave etike që i imponon Shqipërisë të qenët pjesë e Evropës. Ndryshe nga ç’mund të kujtohet e të trumbetohet me të madhe, ky pro-amerikanizëm vetëm sa konfirmon që mendësia shqiptare mbetet e skllavëruar nga skemat patriarkale levantine-orientale të ndërtimit të marrëdhënieve me Tjetrin.

[2006]

Nuk ka komente

  1. ””Përtej simpatisë sime për Yzeirin (shok shkolle) dhe lidhjeve të mia të kahershme me gazetën Shekulli, në përgjithësi, kam frikë se incidenti po u del palëve nga kontrolli, çka nuk është në interes të askujt dhe aq më pak të qytetarit shqiptar.””

    Parashtroj se roli i Arvizut ne politiken e brendshme nuk me intereson pertej anes parimore qe asnje ambasador nuk mund te fuse hundet drejtperdrejt ne politiken e brendshme.
    Terthorazi s’ka ambasador qe nuk i fut hundet,sipas interesave te kane shtetet e ndryshme, po drejtperdrejt eshte cenim i sovranitetit.

    Koha e arbitrazhit ka perfunduar, biles perfundon vetvetiu kur arbitri behet pale, prandaj Arvizu ka deshtuar edhe ne kete pike, sikunder ka deshtuar ne çdo gje tjeter qe nuk lidhet me konceptin e represionit per te cilin ka dobesi, sikunder tregon karriera e tij.

    Sipas vendit edhe kuvendi, jo sipas kuvendit edhe vendi.
    Nuk jemi ne shqiptaret qe duhet te sillemi e te jemi sipas midese se Arvizut apo edhe Amerikes vet, po eshte Amerika qe duhet te sjelle nje ambasador sipas midese tone.
    Biles vete turqit kujdeseshin qe te sillnin mundesisht shqiptare me preardhje, nuk e kuptoj pse amerikanet duhet te jene kaq te trashe ne kete pike.

    Vihet re lehte qe midis perkujdesjes se turkut , qe ishte edhe pushtues, per te sjelle shpesh shqiptare me prejardhje dhe ketij mulatit euro-aziatik pa asnje njohje paraprake te Shqiperise dhe puneve te shqiptareve dhe pa asnje aftesi pertej diplomacise se kerbaçit (sepse ndaj Shekullit u perdor kerbaçi ) ka nje humnere qe nuk mbushet dot nga asgje, as nga proamerikanizmi i shqiptareve.

    Qekur palet ziheshin se nga cila ane eshte Arvizu, kam pohuar se ky eshte zgjedhje e gabuar, tani jam plotesisht i bindur qe ky eshte zgjedhja me e keqe qe mund te bente Amerika.

    Kjo s’ka lidhje me cilen pale mbeshtet se s’me intereson fare fushata, po me kapadaillekun e Arvizut ose pordhet e Arvizut ose me sjelljen e tij (e quajti dikush) si Mimoza llastica.
    Nese do te rrije ne Shqiperi te mesoje te njohe shqiptaret e kulturen shqiptare, perndryshe le te kthehet ne Tajlande e Kamboxha te cilat i njeh mire.

    Nga ana tjeter Amerika duhet te filloje te hape thesin, me ndihma ekonomike ose ushtarake, si ben kudo ku ka interesa strategjike, na ngopi me llafe per 20 vjet.

    Kina na ndihmoi si ekonomikisht ashtu edhe ushtarakisht, BS po ashtu, biles edhe ne kohen e Zogut, konçesionet ndaj Italise, Zogu i kompesonte me hua te stermedha te cilat si kthente mbrapsh asnjehere, saqe praktikisht financat shqiptare ne kohen e Zogut, mbaheshin gjalle me napolona flori te Italise.

    Po Amerika ? Amerika na sjell Arvizun, i cili na numeron kacidhet qe ka investuar Amerika, ashtu si i numeronte Papa i Romes kacidhet qe i dha Skenderbeut.
    Arvizu si me pas qene gjirokastrit.

    Nuk me pelqen hiç fare poza e Arvizut, si me qene zot i shqiptareve, o nderron pllaken o te ktheje thembrat.
    Ky po demton marredheniet shqiptaro-amerikane, e nuk besoj se kjo eshte çfare kerkon Amerika, por thjesht ndonje grup obamian atje ne administraten amerikane nuk di çfare po ben, ashtu sikunder Amerika s’di çfare po ben ne gjithe boten.
    Tani leksionet mbi racat e etnite kemi mangut, na mbiu Sorrosi i dyte, sikur s’na mjaftonte Sorrosi origjinal.

    Investime e ndihma ekonomike e ushtarake na duhen, jo leksione , kemi inflacion profesoresh ne kete drejtim, kurse ekonomi e ushtri s’kemi. Bela kjo pune, ne 20 vjet te gjithe na japin mend, po asnjeri nuk hap thesin, pastaj te thone edhe na ke borxh, me jep kete konçesion ekonomik apo tjetrin ne kembim.

    Eshte per tu reformuar krejt politika e jashtme, duhet te kthehemi ne profesionalizmin e kohes se xhaxhit dhe te Zogut, se po shitemi per 2 leke, jemi bere qesharake fare.

  2. Marredheniet e “majtisteve” me SHBA-es jane te tmerrshme, do t’i quaja une. Per arsyen se keta majtiste paraqesin te gjitha simptomat e “revizionisteve” te historise. Besoj se lexuesit jane aq te mençur e te ndritur sa “revizionizmin” e permendur me lart te mos e ngaterrojne me nje shprehje enveriane te qemotit. Gjithsesi, eshte bere e udhes qe te terhiqet vemendja gjithmone ngaqe nje pjese e mire e Shqiptareve kane ende poshte kokes se shtratit citatet e Enverit.

    Ideja ime eshte kjo : majtistet shqiptare, perballe Amerikes, jane njelloj me revizionistet e holokaustit perballe Izraelit. Dmth, qe te jem me i qarte per ndonje te vonuar nga trute, eshte pak a shume keshtu :

    Nuk ka rendesi çfare ben shteti i Izraelit, nuk ka rendesi çfare thone faktet, deshmite, datat, ngjarjet, personazhet, perfundimi dihet gjithmone : çifuti eshte fajtor.

    Nuk ka rendesi çfare ben komunizmi, diktatura, marksizmi, trockizmi, badjuizmi e sharlatanizmi, perfundimi dihet gjithmone : fajin e ka antikomunisti.

    Nje e dhene tjeter qe mbahet si aksiome ne qarqet e ndritura te mendjeve shqiptare tip Yzeiri e kompani, eshte se e marrin njeriun shqiptar me te njejten psikike si njeriun europiano-perendimor. Per Yzeirin, 50 vjet komunizem nuk kane lene asnje gjurme ne psikiken shqiptare, dhe ne vitin 1991, te thoshe shqiptar ishte njelloj si te thoshe francez apo anglez oksfordi.

    Shkurt, trushkurtizmi i ka rrenjet e gjata.
    __________

    Ndersa per Hyllin qe thote :

    “Vihet re lehte qe midis perkujdesjes se turkut , qe ishte edhe pushtues, per te sjelle shpesh shqiptare me prejardhje dhe ketij mulatit euro-aziatik […]”

    … me fal, mik, por ku ndryshoni ju nga dikush tjeter qe i quan Vllehet e Shqiperise ne Shqiperi apo Romet e Rumanise ne Rumani si njerez te keqinj, surratlige qe duhen bere ashtu e keshtu ?

    “Nous ne sommes pas sortis de l’auberge”, thote nje fjale franceze. Dhe sigurisht, kane te drejte : me Yzeirer, Xhaxhaxher dhe Hylliner, nuk kemi dale, vertet.

  3. Ketu nuk hyn shume “amerikanofilia” jone por vetem kultura politike e mbrapshte dhe e vjeter qe nuk pranon kundershtim. Kur ky kundershtim ndodh, sulmi ndaj tij behet me te gjithe ato qe kemi ne dispozicion dhe ja ku jemi: Dikush qe shkruan ne nje gazete, qe duhet pranuar edhe nga shoket ka nje fjalor shume te rende ne shkrime (vrases, psikopat, hajdut, bande, i gjen me shumice ne shkrimet e tij) sulmon ambasadorin e ShBA EDHE NE MENYRE RACISTE, duke permendur “kinezerite” dhe kuptohet qarte qellimi i tij per te ofenduar ambasadorin ne fjale meqe ky eshte me origjine aziatike.

    Kjo eshte njellloj sikur nje ambasadori rom dikush ne shtyp t’i thote se “merrr flake si pushka e jevgut”.

    Mesimi qe ambasada e ShBA i kane dhene Shekull-it, eshte nje leksion demokracie dhe qyteterimi. Nuk mund te sulmosh ne ate menyre dike qe nuk ndan te njejtin mendim me ty, duke saktesuar qe Yzeiri dhe Shekulli kane te drejte te shkruajne cfare te duan, por keta (ambasada) thjesht nuk duan te kene te bejne me kete media. Gje shume normale ne demokraci.

    Media ka pergjegjesi publike, nuk shkarravit pa kete pergjegjesi si ne trakte ilegalesh dhe i boton.

    Ambasadori amerikan po percon qendrimin dhe zerin e qeverise amerikane per Shqiperine. Ambasadori ka mbajtur qendrime mjaft korrkete dhe ne favor te Shqiperise. Po perpiqet qe politika shqiptare te luaje brenda rregullave demokratike e kushtetuese. Po flet kunder dhunes politike, per institucione te pavaruara etj., nese keto shkojne ndesh me ato qe ka ne mendje Edi Rama, kjo nuk justifikon faktin e shperdorimit te lirise dhe gazeta e Rames Shekulli, te botoje shkrime qe sulmojne ne ate menyre ambasadorin amerikan.

    Ky veprim i ambasades sigurisht qe e ka nxjerre lakuriq Shekulli-n dhe ata qe rrijne prapa kesaj gazete dhe kjo i ka shqetesuar, por nga ana tjeter ka nje mesim te forte demokratik qe na kujton se liria ka edhe pergjegjesine.

    Edhe njehere i duhet thene faleminderit Arvizuse..

    1. Arviziu dhe ambasada amerikane jo vetëm që nuk dhanë leksion demokracie, por përkundrazi… treguan, me shembull të flliqur, se si duhet të mos veprojë një trup diplomatik.
      Nëse Ambasada, apo pjesë e trupit diplomatik, u ndije e ofenduar nga sulmi mediatik i ndokujt, ajo nuk duhej të nxirrte llastiqet dhe të përgjigjej me mjetet e rrugës, por duhej t’i drejtohej diplomacisë (Ministrisë së Punëve të Jashtëme).
      Na hiqen si mbrojtës të demokracisë, lirisë e lirisë së fjalës dhe nga ana tjetër guxojnë të çensurojnë pikërisht pluralitetin e mendimit. Apo duhet të pranojmë leksione demokracie nga ata që thonë “bëni si themi ne, por mos bëni si bëjmë ne”?

      Pse nuk u ofenduan, kaq shumë sa Arivziu, amerikanët kur Berluskoni e cilësoji si ezmer (apo të nxirë nga dielli) Obamën?

      1. Ministrise se Puneve te Jashtme nuk i drejtohet Arvizuja per nje gazete private o Edrus. Po ta bente kete, atehere ti do te kishe te drejte te flisje edhe per nje veprim antidemokratik. Mund t’i drejtohet gjykates per shpifje e gjera te tjera megjithate nje ambasade s’ka pse hyn ne probleme te tilla.

        Ambasada, si terheqje verejtje ka zgjedhur kete rruge per te shprehur indinjaten e saj per fyerjen raciste qe i behet ambasadorit te saj. Dhe te flasim sinqerisht Shekulli eshte nje pacavure gazete, nje trakt leninist (ne lidhje me pushtetin jo me parate e pasurine) qe e kishte hak me kohe kete mesim, qe kur botonte si raporte te ambasades amerikane letrat e Geri Kokalarit.

        Por kjo shkon me thelle se kaq, fyerjet edhe raciste ndaj amerikaneve jane ne subkoshiencen e te majtes shqiptare edhe pas 20 vitesh. Mjafton pak ngacmim dhe keto ngrene koke menjehere. Amerika per kete te majte eshte nje shtet imperialist, shfrytezues, fashist, qe demokracine e ka te rreme etj. etj. Gati 50 vite propagande anti-amerikane e anti-perendim. Bile edhe komunistet e perendimit sipas E. Hoxhes ishin antikomuniste. Pjesa tjeter qe nuk i perket kesaj te majte, e djathta pra ka nje qasje krejt tjeter ndaj Amerikes qe ka baza edhe ideologjike, liberalizmi mbi te cilin eshte themeluar Amerika e terheq shume kete pjese te Shqiperise.

        Sdq. ne kete rast kjo nuk ngre peshe, ceshtja eshte thjesht mesimi qe i duhej dhene nje gazete qe ka flakur tutje cdo lloj pergjegjesie publike dhe eshte shnderruar ne nje organ shpifjesh e fyerjesh.

        Kjo ka prekur drejtperdrejt edhe Edi Ramen prandaj po behet zhurme po parashikimi i motit s’eshte hic i mire per Ramen. Po i afrohet dimrit te vetmise se madhe.

        Dhuna e opozites politike qe tmerroi Tiranen e Shqiperine jo qe nuk do te shperblehej por s’kishte ku te shkonte pa u ndeshkuar.

  4. Xhaxhai shkruan:

    “Amerika gjithnjë e ka tërhequr vegjëlinë si vend i shpresës; ose si mundësi për riformulim total të statusit nëpërmjet oportunitetit “për ta filluar nga e para”; ose si rrugëdalje nga burgu frymëzënës i strukturave sociale të Botës së Vjetër. E vërteta është se, për një shqiptar, SHBA duken gjithnjë shumë më mikpritëse e më dashamirëse sesa Evropa Perëndimore; madje perceptohen si truall i çliruar nga ato paragjykime përjashtuese e mite anti-shqiptare që na mundojnë e na e bëjnë jetën vrer, kur jetojmë në Evropë.”

    Dhe megjithate, ky incident i ambasadorit Arvizu me Shekullin tregoi terthorazi por mjaft qarte se shqipetaret e amerikes politikisht nuk vlejne dhe se Amerikes ne vend qe ti qasen me koke i jane qasur me kembe dhe jo vetem kaq por e perforcon edhe me shume natyren groteske te deklarates “eunuke” te komunitetit shqiptaro-amerikan ne lidhje me situaten politike ne Shqiperi.

    Lind pyetja;a ka ne Amerike nje lob te mirefillte pro shqiptar qe te jete i angazhuar politikisht i cili te jete ne gjendje te influencoje deri ne instancat me te larta vendimmarrese dhe ekzekutive te Sh.B.A-s?

    Nuk kam hasur ne ndonje studim serioz mbi komunitetin shqiptaro-amerikan, nuk dihet me saktesi numri i tyre dhe shperndarja e tyre territoriale ashtu siç nuk dihet edhe angazhimi i tyre ne jeten politike dhe institucionale te vendit.

    Per te permendur nje fakt kurioz; lobi pro izraelit jo vetem qe eshte nje nga lobet me aktive nder lobet etnike ne interes te shtetit hebre por nderkaq merr te gjitha masat qe ambasadori amerikan prane shtetit te Izraelit te jete medoemos me origjine hebreje, pa lene pas dore rinovimin e pervitshem te ndihmes 3 miliard dollareshe qe Amerika i ofron Izraelit. Nga nje perllogaritje numri i shoqatave qe perbejne ne teresi ate qe quhet lobi pro izrael nuk i kalon 80 syresh. Sipas deklarates se nenshkruar te shoqatave shqiptaro-amerikane numri i tyre ne mos gaboj ishte 40 dhe po te kishte nje shpjegim matematik gjithe keto shoqata e organizata do te luanin te pakten gjysmen e rolit qe organizatat homologe pro izraelite luajne ne favor te Izraelit. Mirepo politika nuk funksionon me matematike por me angazhim dhe nga rezultatet angazhimi politik i shoqatave shqiptaro-amerikane ne favor te shtetit ame eshte thuajse inegzistent.
    Keto shoqata duhet te kishin aq influence ne politikeberjen amerikane sa te pakten te gjenin nje ambasador me rrenje shqiptare dhe me formim historik e kulturor te nevojshem per tu marre me punet e Shqiperise gje e cila do te ishte ne interes te te dyja paleve pasi nje shqiptaro-amerikan do te punonte organikisht ne te miren e perbashket te te dyja vendeve si dhe teorikisht do te ishte i distancuar nga palet dhe konjukturat e pushtetit ne Tirane duke ju imponuar atyre jo vetem si perfaqesues i vendit me te fuqishem te globit por edhe si perfaqesues i pjeses me te pergjegjshme dhe te angazhuar te komunitetit shqiptar.

  5. amerikanishtja politikisht korrekte e ka kthyer në tabu stereotipinë dhe profilimin e tjetrit sipas prejardhjes etnike; sidomos në rrethanat kur shoqëria amerikane nuk mund të funksionojë përveçse duke garantuar barazinë dhe respektin e ndërsjelltë midis racave, kulturave dhe etnive të ndryshme që e përftojnë; një zhvillim emancipues që në kulturën shqiptare nuk ka ndodhur ende

    Amerikanofilia jone nuk shkon aq larg sa te adoptoje gjuhen ‘politikisht korrekte’ qe perdorin rendom Amerikanet ne publik. Zhvillimi amerikan i kesaj gjuhe eshte vertet ‘emancipues’ ne kuptimin e clirimit te skllavit prej skllaverise dhe ndryshimit te gjuhes qe i detyrohet ketij fenomeni. Por Arvizu, ne qofte dipllomat, duhet te dije se kjo gjuhe nuk adoptohet ‘overseas’ ne kushte te tjera sociale, packa ‘suksesit’ ngadhnjimtar qe Amerikanet kane arritur me Gjermanet dhe Japonezet (keta te fundit jane duke deportuar 200 mije japoneze braziljane se nuk qenkeshin mjaftueshmerisht japoneze).

    Nuk perseritet ky fenomen atje ku nuk ka hyre ‘cizmja’ amerikane, ose ky shteti nuk eshte formuar nga korporata tregtie lekure kastoresh.

  6. @ bimbashi-sa merak ju ka ngel ajo deklarata mor burre, ska gje heren tjeter ndoshta te ftojne edhe ty qe ti mesosh se si behen punet. Informacionin merre me te mire heren tjeter vecse, sepse disa nga ato organizatat e hebrenjve jane federata…….

    1. politicus, hebrejte e Amerkes mund te kene edhe konfederata apo edhe parti politike por gjethja ku je kapur ti nuk ja zbeh dot esencen akuzave dhe fakteve qe une kam permendur. Dallimi thelbesor mes komunitetit shqiptar dhe atij hebre ne Amerike nuk qendron as ne numer e as ne shumat e te hollave qe disponojne, pasi e kam thene ne komentin e mesiperm se politika nuk behet me shifra por me angazhim dhe ka disa çeshtje ku paraja zakonisht nuk pi shume uje. Dallimi kryesor mes nesh dhe hebrenjve qendron ne faktin se ata jane komuniteti qytetar dhe politik par- exellence kane nje motivim dhe angazhim thuajse religjioz karshi vendit te tyre si dhe nje unitet pertej bindjeve personale.
      Do te isha shume kurioz te dija a keni ngritur ndonja PAC( sikur nje te vetem) i cili te ngreje fonde dhe te jape mbeshtetje per kandidatet pro shqiptare te Kongresit amerikan?
      Megjithate nese veren mungese informacioni nga ana ime je i lutur ti japesh pergjigje pyetjeve qe kam ngritur me pare.

      1. Une dhe ime shoqe kemi derguar nje kontribut modest disa kandidateve, por per arsye qe ti i merr me mend nuk po i bej publike se kujt dhe se sa. PAC nuk kemi menduar te krijojme ende, por te falenderoj se megjithese jo e re eshte ide e mire.

        Meqe permend informacionin ja disa pika per fillim:
        1) komuniteti shqiptar nuk ka fuqine numerike per te zgjedhur edhe nje anetare te vetem ne Kongresin Amerikan. I duhet te filloje te angazhohet ne nivele me te uleta e te krijoje aleanca me komunitete te tjera. Eshte e vertete qe nuk ka angazhim aq sa duhet per te promovuar kandidatura ne keto poste per arsye injorance ( padije politike) apo meskiniteti. Megjithate ne zonen trishtetese te New York, New Jersey dhe Connecticut disa gjera jane duke levizur. Angazhohu me teper dhe i merr vesh edhe ti se nuk jane sekret.

        2) Paraja eshte e rendesishme dhe shume madje. Cdo levizje politike behet me para dhe nje nga avantazhet e angazhimit te hebrenjve eshte gatishmeria e tyre per te mbeshtetur kandidate me para. Duhet te mesosh se me para mbeshteten shpeshhere edhe kandidate jo hebrenj per te patur nje ndikim me te gjere. Ka organizata si Vatra te cilat kane nje raport disa vjecar te konsoliduar me komunitetin Hebre.

        3) Ka nje organizate shqiptare qe merret me lobim dhe quhet NAAC, nuk eshte aq aktive sot sa cka qene ne fundvitet 90-te dhe fillimin e 2000shit por ekziston dhe eshte me reputacion te mire ne Washington.
        Sa per dijeni ne kongresin amerikan ka nje nengrup (caucus) shqiptar me rreth 15 parlamentare (mos mu kap pas numrash se mund te kene firuar ca ne zgjedhjet e fundit). Pjesetar i ketij caucausi eshte kryetari republikan ne senat Mitch Mc Connell dhe senatori i sapozgjedhur ne vend te Obames Mark Kirk. Ka disa organizata te tjera si Vatra te cilat kane kontakte me disa senatore ( jashte kontekstit te NAAC) si Chuck Schumer dhe Kristen Gillibrand nga shteti i New Yorkut. Keto jane ato seriozet. Ka edhe shume joserioze po cte harxhoj fryme me to kot. Mjafton interneti se kane faqe te gjitha.

        Besoj se me kaq informacion nuk jemi keq per here te pare.

        Me lajmero ku i ke boshlleqet e tjera.

        1. politicus, sinqerisht te falenderoj per informacionin. fatkeqsisht nuk jetoj ne Amerike por jam i mendimit se me shume mund dhe duhet te behet. mbi lobingun ne amerike jam duke shkruajtur tezen e masterit ndaj me hane duart me ju atje :-).

  7. Ambasadori Amerikan s’ka se si te jete budalla aq sa te mos u dije pasojat veprimeve qe ben. Por edhe po qe budalla, nuk mund te jete njekohesisht edhe qorr e te mos shohi me syte e veta keto pasoja.

    Dhe prandaj nuk mund te perjashtohet mundesia qe arsyeja e vetme e ketyre veprimeve te tij, te jete pikerisht ajo qe po gjen me dukshem, kjo wtf qe iu perplas edhe haptas faqe gazetes.

    Pse e donte me çdo kusht nje gje te tille, dhe pse ngulmoi kaq shume per te arritur ne kete pike, ai e di, bashke me te tijet.

    Ne te tjeret mund vetem te hamendsojme, dhe te kemi prasysh qe s’ka qene e lehte per te arritur ne kete pike. Ka qene nje pune e studiuar dhe nje rruge e mundimshme filluar qe me ardhjen e tij, per te kulmuar me ngjarjet e janarit, ku si pa te keq, e shpalli Berishen Burre Shteti, megjithse sapo ishin vrare njerez ne deren e ketij te fundit dhe megjithse akoma s’ishin bere te shtatat, pra ishe akoma ne mort.

    Me e pakta qe mund te thuhej, ishte se po tallet me shqiptaret ky njeri, dhe zakonet e tyre, se megjithse s’ishte shpallur zyrtarisht zi kombetare, te gjithe shqiptaret ishin te shqetesuar se ç’po ndodhte me ta. Te te vriten kater veta ne nje demonstrate s’eshte gje e vogel.

    Dhe nderkohe qe te gjithe i kishin syte nga ai, ky vete e leshon kete deklarate te çuditshme qe ne shqiperi ka vetem nje emer, kinezeri.

    Nuk u tha atehere, vetem u mendua, por kur pas kesaj, filloi te na shfaqej dite per dite ne Tv. e te na habiste çdo dite me lloj-lloj kinezerish, nga me te çuditshmet, atehere te gjithe filluan ta perqeshnin. Se s’kishin ç’te benin. U be humori i kafeneve. Normale qe do dilte dikush e t’ia thoshte edhe publikisht. Po kjo eshte e gjitha merite e tij. Vete e deshi. Pse e deshi, githsecili e mendon si te doje.

    Une per vete, e shof si pozitive nje gje te tille. Se nuk ndryshon asgje ne lidhjen tone me ameriken, qe eshte ajo qe eshte. Keto te ketij, thjesht sjellin ate ndergjegjsimin e induktuar me shiringe per te mos qene rob kot qe punet e tua t’i bejne te tjeret.

  8. Me shkruejt për shkrimin e nji gazetari shqiptar që unë e shikoj si më anësoren e shqetësimeve të mia është e fundit në zëniet e mia, edhe pse te cilësuesit shqiptar, emën i cili unë ndjej dashuri, ç’farëdo lloi qoftë opinion për të. Por me shkruejt reth shkrimit të një gazetari shqiptar kur në të përmendet emni i ambasadorit të shtetit Amerikan është ndryshe, sepse cilesuesi I dyte Shtet Amerikan nenkupton shtetin qe unë tashmë i perkas dhe ndjej të njëjtën ndjenjë si në rastin e emnit Shqiperi.
    Shkrimi në media në të vërtetë është nji gjuhë e caktuar që përpiqet të përcjellë një lajm të caktuar, jo preference personale, dhe për këtë arsye ka regullat e tij. Ai, shkrimi, është nji punë e caktuar, për të cilin paguhet personi që e shkruan dhe kur shtrihet tek emni i Ambasodorit Amerikan lidhet gjithashtu me kryerjen e funksioneve dhe punën e tij në shtetin Shqiptar. Nuk e di nese ambasodori ka qënë me lejen e zakonshme ku është shkruatur artikulli, përndryshe do të isha gabim
    Duke jetuar në Amerikë di shumë mirë se ç’farë koncepti kanë për punën amerikanët dhe policinë e saj, dhe duke pas punuar në Shqiperi di gjithashtu nocionin e bashëkombsave të mi reth punës dhe fatekeqësisht di që nuk kanë konceptin më të vogël për policinë e saj.
    Ai shkrim në të vertetë thyen gjithë regullat e gazetarisë duke qënë nji ad hominem , pargjykim dhe deskriminim. Mos e keqkupto xha xhai, nuk po e shkruaj si kunderti të asaj ç’ka ju mbështetët, por në qëllim të kthjellimit të kësaj fjale që përdoret në leksionet e gazetarisë në shkollat amerikane kur vjen kapitulli i “fallacies”. Shëmbulli më i qartë për nji ad hominem është: Argumentet e tij do ti kishim kishin dëgjuar dhe zbatuar sikur ai të mos kishte dhëmbët e vënë.
    Gazetaria nuk është marja e nji bregoreje me dyfekt me gjalmë dhe goditje ballore për të shqetsësuar, mërzitur, ndarë, të tjerët në menyrë përsëritëse. Jemi ‘ne” të grupit “I yni” që jemi të ndryshmë e më të lartë, prej atyre të ‘tjerëve” që janë të gjithë njësoj, “njësoj si kinezet e Maos”. Faktet, evidence, prova janë mbeshtetja e nji lajmi dhe jo romanet e Ismail Kadarase , apo paragjykimet e ndertuara mes gotave të rakisë në kafe-Bar-Restorantete e Tiranës.

  9. ”’me fal, mik, por ku ndryshoni ju nga dikush tjeter qe i quan Vllehet e Shqiperise ne Shqiperi apo Romet e Rumanise ne Rumani si njerez te keqinj, surratlige qe duhen bere ashtu e keshtu ?”’

    Pse ti thuash te ziut zezak po e shan ? Ti thuash mulatit mulat po e shan ? Po kur ky tipi na shet pordhe, ben si i bukur e perçmon une sipas teje duhet te perdor eufemizma ne vend te se vertetes se kulluar ?
    Me vjen ‘un’ dhe me terheq veshin ? Kujt i plasi.
    Krenaria e dikujt varet nga shume gjera, kur me cenohet ia cenoj, ne baze te parimit me te kulluar te barazise qe ka ekzistuar ndonjehere, sy per sy e dhemb per dhemb.

    Shoqeria shqiptare eshe gatuar si eshte gatuar, ashtu si e dime te gjithe, qe shqiptaret te masin me pellembe e me ngjyre dhe kete fakt Arvizu e ka nuhatur, prandaj edhe i dogji per punen e shtatlartesise dhe races.
    Arvizu e ka nuhatur mjatueshem qe si ta thuash metaforikisht, ne Shqiperi asnjeri s’do ja jepte te bijen per nuse.

    Ne vend qe ti biem te gjithe nga Kina, le ta kapim problemin nepermjet kendveshtrimit qe shoqeria shqiptare nepermjet paragjykimeve te saj, nuk eshte vend i pershtatshem per nje ambasador amerikan me tipare te caktuara, sepse i krijon frustacione dhe si ne rastin tone krijohen probleme te kota.

    Arvizu eshte ne Shqiperi, ne shtepine e shqiptareve, nuk jane shqiptaret ne shtepine e Arvizut.
    Nje nga 3 fjalet e urta te plakut te moçem ishte:

    – Mos u bej zot ne shtepine e tjetrit.

    Ky po ben si zot ne shtepine time, jo vetem qe mund ta shaj nga te me doje kokrra e qejfit po nese mundem edhe ta vervis edhe jashte dere me shkelma bythes.

    E perseris, ky ambasador i kerbaçit duhet te largohet nga Shqiperia PIKE

  10. Hyllin,
    “Kaizen” është fjala e gjuhës Japoneze për “ndrysho për mirë”.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin