NJË KËMISHË PËR TIRANËN

Tiranës i duhet një sistem i plotë dhe funksional adresash, thotë kandidati për kryebashkiak. Rrugët kanë ende emra gjeneralësh komunistë, thotë analisti. Nuk e bëj dot punën tamam, thotë postieri.

Herën e fundit që ndodhesha në Tiranë, kur dikush më pyeti për adresën ku banoja dhe u përgjigja Rruga Hamza Kastrioti, no. 24, tjetri ngriti supet. M’u desh të kaloja në versionin B: “E di ku është Ministria e Informacionit? Mbrapa Ministrisë, te pika e karburantit, fillo të numërosh rrugicat: jo e para, por e dyta. Sa futesh te rrugica, do të shohësh një shtëpi të madhe të verdhë. Aty pyt.”

Kështu po.

Ironia e këtij shpjegimi të dytë është se edhe ai përfaqëson një farë adrese – në formë udhëzimesh për kërkuesin; diçka si programimi për kompjuterin.

Jemi mësuar me sistemin e adresimit gjeografik sipas emrit të rrugës dhe numrit të ndërtesës, aq sa të harrojmë se ky është veç njëri mes shumë sistemeve në përdorim.

Në Japoni, shumë rrugë në qytetet nuk kanë emra; adresat orientohen sipas blloqeve. Në metropole amerikane, si New York-u, rrugët nuk kanë emra gjithashtu; por numra.

Emërtimi i rrugëve, në fund të fundit, është dukuri e vonë, më shumë kulturore sesa administrative, e nxitur dhe e ushqyer nga regjimet në fuqi, për të glorifikuar vizionet e tyre të historisë.

Në Tiranë një pjesë e rrugëve nuk kanë emra, një pjesë tjetër kanë të paktën dy emra: të vjetrin dhe të riun; një pjesë e tretë kanë emër, por emrin nuk ua di kush, veç atyre që ia kanë vënë. Me siguri do të ketë edhe emra që kanë mbetur pa rrugë.

Ta quash të njëjtën rrugë kryesore “Rruga e Kavajës” dhe “Rruga Konferenca e Pezës” tradhton një farë pluralizmi të admirueshëm – por që nuk pajtohet me teknicizmin e administratave bashkiake.

Në vështrim të parë, adresat i duhen shërbimit postar; në vështrim të dytë, adresa është çfarë na përfaqëson ne vetë, përballë shtetit.

Është një pikë ku i jemi zotuar shtetit se mund të na gjejë, po t’i duhemi për ndonjë punë çfarëdo; ku na dorëzojnë elektricitetin, ujin dhe sinjalin e telefonisë fikse. Që andej nisemi për të votuar; sikurse nisemi edhe për rrugën e fundit, drejt varrezave.

Në qytete të mëdha të kulturës, adresa mund të jetë status symbol ose stigmë; më thuaj se ku banon, të të them se cili je – ky është versioni modern, urban, i proverbit të mirënjohur.

Për New York-un e rrugëve me numra, këtë status ta përcakton kodi postar, ose ZIP; një numër me të paktën pesë shifra, i cili i përgjigjet një zone gjeografike të caktuar.

Meqë në metropol ka zona të degraduara dhe zona të lulëzuara, lagje të pasurish dhe lagje të varfërish, blloqe aristokratësh dhe blloqe plebenjsh, zona ku të gjithë duan të banojnë dhe zona nga ku të gjithë duan të ikin, kodi postar vjen e bëhet pjesë e pandarë e pasaportës sate sociale.

Rol të ngjashëm luan prefiksi telefonik; ai i vjetri, i Manhattan-it, i famshmi 212, sot nuk ofrohet më; por aq i preferuar mbetet, sidomos për bizneset, sa janë krijuar firma të shkathëta, që ua shesin arrivistëve me çmim të kripur.

Shteti amerikan qytetarin nuk e identifikon vetëm sipas adresës gjeografike; për shërbimin e taksave, bie fjala, rolin e adresës e luan i ashtuquajturi numër i sigurimeve shoqërore, ose “numër i punës”, siç e quajnë emigrantët. Është edhe ai një lloj adrese. Kur vendosi qeveria federale ta futë në qarkullim në 1936, shumë aktivistë të të drejtave civile protestuan, duke e konsideruar si shkelje identifikimin e çdo individi me një numër. Diçka si prej kampi përqendrimi, ose spitali në kohë epidemish.

Njëlloj kanë protestuar, në Britaninë e Madhe, për kartat e identitetit, ose letërnjoftimet; duke i denoncuar edhe ato si tatuazhe, që ua djeg shteti me forcë në kurriz qytetarëve të vet.

Në Shqipërinë e para 1990-ës, letërnjoftimit i thoshim “pasaportë”; dhe të drejtën për të banuar diku, në një adresë të lakmueshme, bie fjala në Tiranë, e quanim “pasaportizim.” Shtetasit nuk zhvendoseshin dot nga fshati në qytet, nga mali në fushë, nga provinca në qendër, pa autorizimin e kryepolicit të trafikut demografik. Kohë e artë për burokracitë, që nuk kthehet më.

Vitet 1990 sollën në debatet publike temën e lirisë njerëzore për ta vendosur vetë se ku të jetosh. Më shumë se kushdo tjetër, këtë të drejtë e kërkonin shqiptarët, gati për të rrëmbyer anijet në Durrës e për t’u shkulur drejt Perëndimit, në kërkim të adresave të reja, mundësive të reja, fundja edhe horizonteve të reja.

Gjatë asaj dekade, shërbimi postar tradicional erdhi duke u mbingarkuar; teksa qindra mijëra emigrantë do t’u dërgonin letra të shkruara me dorë familjeve të mbetura në atdhé: jemi mirë, po rregullohemi nga pak, djalit ia kemi vënë emrin Korab, vajzës Vlora…

Pastaj erdhi një kohë kur shumë të adresuar i humbën adresat që kishin: të porsaardhurit banorë të barakave dhe të basifondeve; refugjatët dhe të ikurit; të shpronësuarit dhe shpronësuesit; ose përkundrazi, zengjinët e rinj, që i ngritën kështjellat në troje ende të pahartografuara, garnizone civilizimi në mes shkretëtirash agrare.

Kjo ishte kohë mrekullish teknologjike, kur adresës së vjetër ia zuri vendin një numër telefoni. Telefonia celulare na futi nga një telefon në xhep, për t’i lidhur të gjithë me të gjithë, në një lëmsh komunikimi të vetëm.

Ndryshe nga adresa fizike, telefoni celular është shtëpia që e kemi gjithmonë me vete – mjafton të trokasësh në derë dhe aty na gjen. Të pyesësh dikë në Tiranë se ku banon, të jep sakaq numrin e celularit; sa për banesën tjetër, kjo mbetet e komplikuar, si një bashkësi instruksionesh përkthyer keq nga kinezçja. Te Medreseja, te Kashina e Mishit, te pallati i Sulçes, prapa parkingut të restorant Kukurecit, te gropa, atje ku ka qenë Shkolla e vagabondëve, te shtëpia e tretë pas kthesës…

Në Tiranën që shndërrohet dita-ditës, secili brez jeton në qytetin e vet imagjinar, që ka rrugët, itineraret dhe adresat e veta.

Ndërkohë, kapërcimet teknologjike nuk u mjaftuan vetëm me celularin; teksa mësoheshin me faturat e kripura të celularëve, shqiptarët nisën edhe të pajisen me adresa të postës elektronike ose emaili, falë komunizmit gjeografik që u ofroi Interneti qytetarëve të vet.

Adresa e emailit, llogaritë në Skype ose në Facebook, MSN dhe Yahoo, kamerat për web, adresa e blogut, numri i celularit, të gjitha këto veç na ndihmuan të shkëputemi nga tirania e adresës gjeografike, e cila përndryshe na dëshiron të gjithëve po aq të disiplinuar sa pema.

Një ironi tjetër – vetëm në epokën e Internetit u mundësuan shërbime të tilla si Google Maps; të cilat, në bashkëpunim me shërbimet e pozicionimit satelitor (GPS), nuk kanë lënë pëllëmbë të planetit pa hartografuar.

Një shqiptar i periferive të Tiranës fare mirë mund ta shohë kullën, fortesën ose barakën e vet në ekran të kompjuterit, të fotografuar nga qielli; edhe pse adresën nuk ia di ende, ndoshta edhe pse ajo adresë nuk ekziston.

Tirana është qytet që rritet sipas ligjësish organike, ose një logjike biologjike, fraktale që nuk e përshkruajmë dot lehtë, prandaj edhe e quajmë, për t’i rënë shkurt, irracionale. Administratorëve të qytetit u duhet të zbatojnë një rrjetëzim në thelb statik të adresimit, mbi një sistem që nuk kontrollohet dot me mënyra karteziane; të futin, si të thuash, mizat në kafazin e zogut.

Pothuajse të gjithë analistët ekonomikë janë të mendimit se ardhmja i përket industrisë së teknologjive mobile; telefonat celularë smart me Internetin të integruar, fotokamerat e pajisura me sisteme të gjeolokacionit, tabletat iPad, mini-kompjuterët që funksionojnë sipas sistemit “cloud”, ose si terminale të një super-kompjuteri virtual.

Deri dje mendohej, në mos shpresohej, se Interneti do të na lejonte të punonim në pizhame, pa dalë nga shtëpia; sot, po të gjykosh nga çfarë artikujsh elektronikë shiten e kërkohen më shumë, qytetarët në Perëndim janë gjithnjë e më shumë rrugëve, në lëvizje, edhe pse kryesisht brouniane.

Nuk është e largët dita kur do të na shënojnë si bagëtinë dhe identifikojnë sipas shenjave të gishtërinjve, ose një chip-i të injektuar në zverk, ose ADN-së që na lëshon e brendshmja e faqes; ajo do të jetë edhe dita kur do të bindemi, njëherë e mirë, se adresën e kemi në trup dhe kasollen e bartim përnjëmend me vete, si breshka.

“Kudo që var kapelen, atje e kam shtëpinë”, këndonte dikur Paul Young. Administratës bashkiake, në Tiranë, i kërkohet të gjejë dhe të përshkruajë, me saktësi burokratike në mos ushtarake, se ku i varin kapelet qytetarët e vet; pa çka se shumë prej këtyre qytetarëve nuk kanë kapele fare.

Opinionistët diskutojnë për emrat e rrugëve, heroi yt qenka vrasësi i gjyshit tim; ti që flet për vlerat urbane paske kapur abuzivisht pronën e tjetrit; rrugët diku zhduken e diku krijohen sërish; parqet ngrysen por nuk gdhihen dot; ndërtesat vishen tebdil si institucione; trafiku devijohet si koronaret e pacientit kardiak; qendra shkruhet e rishkruhet, palimpsest; ti mund të jetosh në Tiranë dhe t’ia thithësh gjallërinë dhe tymrat ditë e natë, por fytyrën e vërtetë qytetit mund t’ia shohësh tash e tutje vetëm në Google. Harta e territorit dhe harta e botës sate nuk përkojnë më.

Tiranës i duhet një sistem adresash, të thonë; kjo është e vërtetë. Por është po aq e vërtetë se administratës i shtrohet një detyrë e shekullit XIX, në një kohë që kryeqyteti i Shqipërisë i ka lënë pas burokratët, me harlisjen e vet të pandalshme. Kjo është edhe sfida më e madhe – mjerë kush do t’i duhet të përballet me të.

Shënim: botuar fillimisht në ResPublica.

Nuk ka komente

  1. Ah po, problemet reale. Sa pak flitet per to, eshte tashme e modes te merresh (ne shtypin e mediat shqiptare e kam fjalen) me filozofira e cdo gje te pergjithshme, kardinale e mundesisht globale, por me problemet konkrete jo dhe aq.

    Ela Ballauri ka nje shkrim per ate inisiativen per Tiranen: http://www.panorama.com.al/opinion/tirana-qe-nukduam%E2%80%A6

    Pati shkruar dhe me pare kjo (si replike ndaj fletrrufese se Bazes) po tani mesa duket i paska mbetur pishman qe ra viktime e mentalitetit te qelbur te mediave shqiptare, sipas te cilit nese Rama (apo Berisha) nuk eshte dakort per mbajtjen e nje debati a bisedimin e problemeve te caktuara, i bie qe ti s’duhet te shkosh se “con uje ne mullirin e …”.

    Sikur te diskutohej per problemet reale dhe ceshtjet qe prekin njerzit qofte dhe vetem 1/4 e kohes ne te cilen njerzit bombardohen me raketa polimediatike pa lidhje me ta, gjerat do ishin ku e ku me mire.

    Kshu qe kudos 2xh per artikullin, ne kete kuader.

  2. Po tashti, edhe vrasja ne mes te bulevardit, problem real eshte more xhibi, dhe s’ta ka fajin kush qe s’flitet per ato qe do ti por qe eshte katandisur diskutimi te sigurimi i jetes ne rradhe te pare. Se kur te pelcet koka si te pa te keq ne mes te bulevardit si te ishte shalqi e kjo vetem e vetem se bie shi dhe mban nje çader ne dore, te siguroj une qe s’ia ka njeri ngene 1001 problemeve te tjera. Shihet koka e para pastaj vijne te tjerat. Te kemi shendetin njehere, pa te tjerat vine, ne mos sot neser, apo jo, si thua?

    Pastaj, hiq kete problem te VOGEL – por qe siç ta thashe, s’mund ta heqesh sikur kaq ta besh dhembin more ti xhibi me shtate koka, dhe qe prandaj behet i kote çdo lloj diskutimi tjeter – teorikisht, mundet qe te fillosh e te besh nje perçapje atje ketej e te futesh ne gjera te tilla qe ti i quan probleme konkrete. Por prape ngelesh ne vend, pothuajse menjehere, se shikon qe per Tiranen, kandidatet jane dy, i njohuri dhe sfidanti. Te njohurit s’ke ç’ti diskutosh se e di se çdo te te bej e si do te ta bej, ndersa sfidanti na eshte nje, qe PERVEÇ te tjerave, s’na jep edhe shprese se ato qe thote do i bej me termend e qe si ka thjesht karamele fushate. Se qe thua ti, mbi kurriz i rendon nje rruge, filluar me 400 milion e mbaruar me 1 miliard, por edhe nje marreveshje ne shkelje te te gjitha proçedurave te ketij shteti (plus shkeljeve substanciale, te vertetuara keto te fundit me vule e firme nga te nentet e gjykates kushtetuse) dhe kjo e nenshkruar prej tij, dora vete, megjithse me profesionin jurist. Pra, ose eshte i paafte per te kuptuar gjerat ose eshte i pakoqte per te kundershtuar zullumet qe i kerkohen te behen pavaresisht vullnetit te tij. Dhe ne nje situate te tille, kur si per njerin e si per tjetrin eshte e kote te diskutohet, perse u dashka diskutuar? Le te behet thjesht tifo per njerin e per tjetrin.

    Nese ka nje diskutim qe duhet bere, them se eshte ai i te kuptuarit sesi erdhem ne kete pike e si dilet nga kjo situate. Per vete nuk shoh zgjidhje tjeter perveçse vendosjes me ne fund, ishalla o zot, te zgjedhjeve te lira e te pavjedhura se ndryshe do vazhdojne si gjithmone te na i mveshin si kandidatet, si kryetaret e bashkive, si deputetet e si gjithe te tjeret neper poste zyrtare, e te vazhdojne njelloj te bejne ç’te duan me pushtetin, pa pyetur njeri.

    1. Nese ka nje diskutim qe duhet bere, them se eshte ai i te kuptuarit sesi erdhem ne kete pike e si dilet nga kjo situate.

      Hap kutite ose largohu – dy vjet rresht.

      Si dilet nga kjo situate? Te bejme zgjedhje derisa te behet Rama kryeminister, cka do jete dhe prove qe zgjedhjet me ne fund ishin te lira.

      Jam kurioz, juve kur uleni te hani buke, hani buke apo permirni mbi tavoline dhe pastaj buken e kani kur vini ne banje?

      E them kete se e gjithe “elita” opozitare karakterizohet ketu e dy vjet nga add-zmi, kaperximi i qellimshem i etapave dhe perdorimit te fjaleve deri ne absurd si te cmendurit, derisa audienca te budallallepset ne ate nivel sa fjalet te humbin kuptimin, po dhe ceshtjet te humbin rendesine e tyre, duke shpresuar qe pataj audienca do pregjigjet si zombies, hap kutite, hap kutite.

      Dy vjet folet per demokraci duke mos njohur humbjen dhe duke bojkotuar parlamentin e duke bere cmos per te paralizuar gjithe vendin, tani po beni cmos te flisni per demokraci duke mos u marre me asnje problem qe i perket qeverisjes lokale, per te cilen po behen keto zgjedhje dhe me te cilin mandat do zgjidhen keta njerez.

      Tani juve doni te flisni per 21 janarin, qe ishte kulminimi i kutizmit.

      Po shume mire, mjafton te bindni liderin tuaj te beje debat me Bashen, dhe ai mund ti flase atij gjithe diten per 21 janarin, se Basha ishte dhe minsiter i brendshem dhe ka pergjegjsi, te pakten ka detyrim moral ti shpjegoje njerzve a kish te bente a jo me urdherat e gardes dhe pse nuk dha doreheqjen.

      Por jo, kete s’e ben lideri juaj, anipse i favorizuar nga rrethanat per kete debat. Apo nuk eshte i favorizuar dhe s’i intereson te debatoje per 21 janarin, por do vetem te beje demagogji dhe monologje?

      Nejse, fatmiresisht pak kane rene viktime e kesaj ‘hipnoze’ tuajen e cila synon te shkaterroje bash demokracine ne emer te demokracise, e cila predikon demokracine duke luftuar themelet e saj.

  3. Po se aty eshte halli, te debati Rama-Basha, qe do debatojne per kenaqsine tone e do shahen paq kur te vij puna te 21 janari. Se keq per llafe jemi ne. Une more ti qe na flet nga amerika, por edhe te tjeret, kemi hallin e Tiranes, sepse jetojme ketu dhe nuk jemi si puna jote qe e shumta na vjen si mysafir ne Tirane, nga kushedi ç’qytet. I dime ne shume mire problemet qe kane lagjet e rruget tona se s’jane dhe te imta ato dreq probleme, por jane te tipit qe njeri, ishpronar, shkon e te ze 1000 e ca metra katror e t’i ben vende parkimi mu mes te pallateve ku une jetoj. Ose vjen tjetri, jo ishpronar ky po thjesht me i shkathti me i shpejti e te nderton po mes pallateve, nja 5m larg parkimit, edhe nje lavazh. Shto pastaj qe edhe kopshti privat, normalisht do rrethoj edhe ai pjesen qe e shef te nevojshme per oborr dhe ja ku u zu gjithe hapesira e brendshme ne zonen ku une jetoj. Kalamajt dhe pleqte detyrohen pastaj te luajne ne oborrin e nje ishpunishteje te braktisur. Se sikur te beheshin punet mire e si duhet, do kishte vend per te gjitha; per lulishte ku te luajne domino pleqte por edhe per vende parkimi, po shko e fol njehere ti me ate ishpronarin e ta shohesh.

    Tani, kujton ti se te tjeret po i hane keto qe thua, e se vertete ty, po te dhembin keto gjera me teper se mua! Hiqe nga mendja, madje as mos e ço ne mendje se mund t’i haje njeri ato fjalet e bukra te tipit, demokracia nona e debatit e kudiune çfare tjeter te rren ty mendja se do mund te bindesh ndokend. Harroje ore ti. Edhe po pe ndonjerin qe ta mbeshtet mendimin, dije se s’ia ke hedh njeriu, jo. Jane nga ata, qe po si puna jote bejne parimorin, e duan prova, fakte e grupfakte qe zgjedhjet jane vjedhur, qe pastaj te hapin kutite per te pare nese zgjedhjet jane vjedhur!

    Çdo njeri tjeter e di shume mire, kujtim i kohrave te femijrise, qe nuk shkohet te luhet futboll p.sh. nese s’merret e qene se loja do jete pa rrena e pa te prekme te topit me dore. Ndersa ketu, jo kjo, por perveçse topin mund ta kapesh me dore, e fut edhe poshte bluzes, i rras edhe nje shkelm kundershtarit e shkon e ben gol. Dhe ti thua hajde luaj. Pretendon edhe qe t’u mbushesh mendjen njerezve se fajin e ka mungesa e pregatitjes fizike apo mospasja e nje skeme loje, dhe se po vrapove me shpejt, s’ta heq dot njeri fitoren nga dora. hahaha, ç’te mendoj une per ty? Ja ma thuaj vete. Sidomos, kur pasi jane bere dhe gjithe ato pislliqe, dhe robi me te drejte shkon e kerkon llogari, ti i fut dhe nje te shtime me bresheri qe e çon gjakun lume. He pra, fol vete. Ty si ta merr mendja? A mund te merret seriozisht kjo gare e te flitet per rruge e trotuare e 1001 halle te tjera qe ka tirana. Harroje.

    Ta dish, qe po s’u pajis fusha e lojes me porta te barabarta, me vijat anesore e gjithçka tjeter nevojitet, s’ka kuptim asnje diskutim tjeter. Me ne fund, pas njezet vitesh, u poqen kohet dhe nje gje e tille do behet edhe ketu. Mos kujto se po luhet per ndonje gje tjeter. Per rruge peme apo plan ndertimi. Po luhet per te vendosur rregullat e lojes njehere, pastaj te tjerat. Per te tjerat ka kohe, fatkeqsisht. Po ti mos u merzit kaq shume se ne po vuajme, gjithsesi.

    1. dmth te flitet per probleme e plane konkrete jo

      te presim nga drejtesia per probleme 21 janarshe jo, po as te flitet per to jo

      te votojme jo (po s’fitoi Rama)

      cfare te bejme sipas teje? mbase duhet te sqarohesh me veten nje here

      apo ke dale per fushate virtuale?

      nejse, ndjese qe te kushtova vemendje

      1. Me fal mer ti qe te paskam harxhuar kohe te vyer. Mendova se me shtate koka e tridhjetedy gjymtyre, te gjitha dedikur botes online, do gjeje hapesiren edhe per mua. Nejse, tani u sqaruam.

        Per te tjerat. Po s’e kuptove dot sot ate qe po ndodh, s’ka gje, do e kuptosh kur ti shohesh tymin.

  4. Mospasja e një kataste të rregullt dhe zyrtare (harta të sakta, me rrugët dhe emrat e tyre) është një problem dhe është një problem që nuk duhet zvarritur.
    Ashtu siç u zvarrit paisja e banorëve me karta identiteti, për të shfrytëzuar rrëmujën e emrave gjatë zgjedhjeve, po ashtu, për sa kohë edhe territori nuk do paiset me “karta identiteti”, i lë mundësi maskarenjve (kryesisht të lidhur me politikën) që të bëjnë si të duan me atë territor.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: