BOOMERANGU MBI GJOL

Këto ditë mediat opozitare kanë bërë publike dy foto të kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, në shoqëri intime të familjes së djalit të Enver Hoxhës, Sokolit.

Që mjeku kardiolog Berisha ka qenë një courtier i bllokut në ato vite, këtë gjithkush e di, me përjashtim të militantëve të PD-së; prandaj nuk them dot se fotot, të paktën mua, më habitën.

Shto këtu edhe që, në parim, unë jam kundër botimit të fotove private kundër dëshirës së pronarëve të tyre; por si gjithnjë në raste të tilla për mediat e Tiranës, burimi mbetet i panjohur.

Megjithatë, tani që fotot qarkullojnë dhe komentohen, besoj se ka vend edhe për një analizë, sado të pjesshme, të përmbajtjes dhe të efektit të tyre, përtej bllok-manisë që i ka kapur politikanët tiranas.

Para së gjithash, Berisha spikat në rolin e vet, tashmë të diskutuar në këtë blog, të një oborrtari të bllokut; njeri që do të jetë gjykuar si absolutisht i sigurt, për t’u lejuar – në barkë – me të birin e Enverit (nga pozitat e të sotmes, më tepër se i sigurt do të gjykohej si absolutisht i padëmshëm).

Nga ana tjetër, mes bllokmenëve të atij vakti, Sokol Hoxha ka qenë nga më padëmshmit vetë; i papërzier e i papërlyer politikisht, i lidhur me kupolën për shkak të gjakut, jo zellit militant as frikës. Që është shoqëruar me të birin e Enverit nuk është se ia cenon, sado pak, résumé-në tonit, po ta krahasosh me ca të tjerë, që në atë kohë rrinin me gjithfarë hetuesish e qelbësirash të tjera të policisë sekrete.

Fotot mbështetin, në mënyrën e tyre, një mendim që kam shprehur më parë, se një ambicioz pa mbështetje nepotike në kryeqytet, si Berisha, nuk kishte rrugë tjetër për t’u afirmuar në elitat tiranase të viteve tetëdhjetë, përveçse duke iu bashkëlidhur princave si Sokol Hoxha. Për këtë arsye, edhe pozicionimi i tij i sotëm kundër bllokut është fund e krye qesharak.

Vëreni pozimin e tij në fotot, intensitetin e heshtur të vështrimit, shtangien e supeve, këmishën me mëngë të gjata, flokët e skulpturuara; më tepër se sa pjesë e shoqërisë së lartë, ai njeri ka qenë një statujë në sfond si ato nimfat prej gipsi që hijeshojnë hauzet në parqet e pallateve mbretërore, ose element praktikisht anonim i dekorit të përgjithshëm.

Asnjë e keqe deri këtu; madje të qenët oborrtar as përjashton mundësinë që Berisha, që në atë kohë, të jetë ndier krejt i zhgënjyer nga propaganda totalitare e regjimit. (Nuk besoj të ketë pasur njeri me shkollë dhe të mençur, në Shqipërinë e asaj kohe, që të mos i ishte përzier tashmë nga kutërbimi i gënjeshtrës që vinte prej kupolës.)

Çfarë ndodhte, në rrethana të tilla, ishte tipikisht dyzimi midis privates dhe publikes, madje më keq akoma, normalizimi i kësaj ndarjeje më dysh, ose shumëzimi të personalitetit. Pakënaqësitë, zhgënjimet, neveritë ndaj regjimit i përkisnin një dimensioni; veprimtaria publike një dimensioni tjetër.

Që mjeku Berisha kishte zgjedhur të përdorte miqësinë me pinjollë të kupolës si Ilir Hoxha, kjo nuk na thotë asgjë, absolutisht asgjë, për çfarë kishte ai njeri në mendje aso kohe.

Të kthehemi tani te fotot, ose më mirë, te efekti i botimit të tyre të tanishëm. M’u duk se pikasa një lidhje, jo vetëm kohore, midis deklaratës së deputetit të PS-së Braçe, për një CD me kërcënime që i paskësh mbërritur nga një farë Kadriovski (po ku i gjejnë këta emra xhanëm?), dhe fotove të publikuara një ditë më pas.

Çfarë lidhjeje? Pikërisht që këto goditje dhe kundërgoditje ndjekin njëra-tjetrën, si në një lojë shahu. Logjika ta do që Fiks Fare (emisioni që i bëri fotot publike i pari) t’i ketë pasur fotot prej kohësh; prandaj ka vend të pyetet pse u zgjodh pikërisht momenti i tanishëm për t’ua treguar njerëzve.

Teoricienët e komploteve do të nxirrnin përfundimin se një shantazh sapo ka dështuar; por ky përfundim është fund e krye spekulativ.

Mbrëmë, në Kuvend, Berisha tha gjëra të çuditshme, të denja për monolog në një pjesë teatri absurd; për testamente, varrime dhe vdekje. Nëse ka pasur ndonjë shantazh pas atyre fotove, që ka dështuar këtë s’e dimë; por dimë me siguri që komunikimi mes forcave politike ka mbërritur një kuotë të re nën zero; loja në Kuvend mund të cilësohet tashmë si me shumë negative – siç e tha mirë Piftoja në një koment këtu, Kuvendi është katandisur në një “pjesë të hapësirës publike ku realizohet faktikisht moskomunikimi i palëve politike gjatë procesit të qeverisjes.”

Po çfarë i kumtojnë publikut ato foto, përtej informacionit, tashmë redundant, për Berishën ish oborrtar të Bllokut? Tek e fundit, për brezin e ri, Sokol Hoxha nuk është veçse një relike kurioze e komunizmit si ballo me maska, ose karneval i Shqipërisë së vjetër; edhe vetë pamja e varkës në gjol nuk konoton luks, as arrogancë pushteti, por më tepër një relaksim pothuajse viktorian, prej aristokratësh që duan t’i largohen qytetit, politikës dhe faqes 2 të gazetës “Zëri i Popullit”.

Siç e kam vënë re edhe në një koment dikur, për një foto të ngjashme të kryeministrit të sotëm me Hysni Kapon të bërë publike para zgjedhjeve të fundit parlamentare, dokumente të tilla kanë për efekt kryesor të dëshmojnë sa i vjetër është Berisha; jo aq në moshë sesa si produkt që i ka kaluar tashmë data e skadimit; madje aq i vjetër, sa t’u krijojë të rinjve përshtypjen se kanë një dinosaur mbi krye, qoftë edhe vetëm në kuptimin e mirë të fjalës.

Paradoksalisht, kjo mund të jetë edhe pikërisht çfarë duan nostalgjikët e së djeshmes, që përndryshe votojnë mekanikisht PS-në në çdo zgjedhje.

Nuk ka komente

  1. Se pari do te ishte mire qe xh2 te na kerkonte falje ne lexuesve dhe komentuesve ketu me citimin qe i ka bere Mustafa Nanos dikur per punen e debatit nga politikanet dhe mediat. Aty kishte ankesa e vajtime per etiken nderkohe qe po ky M. Nano dora vete, ka shperthyer ne harbuteri e akuza monstruoze ndaj Berishes ne nje shkrim te tij per keto fotot e publikuara.

    Se dyti keto foto nuk thone asgje per Berishen, politikisht flas. Aq me pak te kete pasur ndonje shantazh me keto fotografi. Shkembimet njerezore me familjet ne pushtet te asaj kohe te Berishes dhe te tjereve jane te ditura. Miqesia e Berishes me djemte e E. Hoxhes eshte permendur edhe me pare.

    Ka qene nje kontakt njerezor dhe jo solidaritet politik, gje qe e shpjegon mjaft qarte Liljana Hoxha sot ne shtypin e Tiranes. Berisha ishte aty jo se keshtu donte Enveri apo Nexhmija por se keshtu donte Liljana.

    Se treti elektorati i djathte Berishen ne te kaluaren politike e ka mirekuptuar. Te gjithe e dine se mbijetesa kerkonte kompromise dhe nuk ka qelibar ne kete drejtim, pervec ne qe jemi brez i ri, te tjeret i dine shume mire kompromiset e tyre.

    E rendesishme eshte (per kete elektorat) qe Berisha ne momentin qe kerkohej ishte kunder kesaj nomenklature.

    Keshtu qe efekt elektoral dhe politik Edi Rama dhe te tijte nuk nxjerrin me keto fotografi.

    Se katerti, ne te kundert te asaj qe thote xh2, kjo na jep te kuptojme se Berisha ka qene futur e konsolidur mire ne ajken e Tiranes se asaj kohe, keshtu qe “psikanaliza” nuk qendron.

    1. Metal Boy, sipas teje, pse u botuan këto foto pikërisht tani? Ke ndonjë mendim?

      1. Po per lufte politike more mik; per te terhequr vemendjen nga “shantazhet” e verteta qe vijne per deputete te PS dhe vete Ramen nga njerez me probleme me ligjin si Kadriovski qe i akuzojne per gjera te renda (per keto akuza nuk flet kush); ndoshta ngaqe tani ju kane rene ne dore; duan ta sulmojne Berishen me menyren qe i ka sulmuar ai (bllokmene e bllokqene) e plot arsye te tjera mund te permenden.

        Ironia eshte se komunistet i thone Berishes pse je shoqeruar me komuniste apo femije te tyre! Qe kjo nuk eshte ndonje gje per tu krenuar e kuptojme po komunistet dhe pasardhesit e tyre po godasin veten me kamzhik me mendjen se po i dhemb Berishes. Po atehere cmund te thuhet per ata si Rama dhe te tjere rreth tij qe komunistet qe kane firmosur denime me vdekje i kane pasur ne shtepi dhe sot e kesaj dite nuk jane distancuar nga veprimtaria e eterve te tyre?

        1. Dakord; por nëse këto foto po i përdorin për luftë politike, kjo do të thotë se dikush i konsideron si me vlerë (ose si armë). Tani, ose ky dikushi është budalla, ose jemi ne budallenjtë, ose budallai është populli. Si i bëhet kësaj?

          1. Ai dikushi eshte Edi Rama, nuk ka ndonje veshtiresi per ta zbuluar kete. Sa i mencur eshte Edi Rama veshtire ta them pasi Berisha e ka shnderruar ne lolo te politikes shqiptare: cfare kerkon sot nuk e deshiron neser dhe cfare s’ka dashur dje kerkon sot.

            Vlere politike ato foto nuk kane, por sigurisht qe ne arsenalin e luftes politike mund te perdoren, qofte edhe per zallamahi apo edhe per ta sulmuar Berishen me armen e tij (e kush se? Mustafa Nano qe ka qene kandidat partie ne castet kur po jepte shpirt diktatura).

            1. Po c’zallamahi zeza mo? Po kush do beje zallamahi, ky mo. “E pate fotografine? Ka 30 vjet qe eshte bere, nuk ka ndryshuar Sali Berisha” – fjalet e Kryeministrit keto qe nga maja e Parlamentit.

              Mustafa Nano eshte ai me shall, ai qe ka qene kryetari i pare i PD ne Skrapar, diplomat ne Slloveni apo Kroaci? Ky eshte mo? Ai qe ka turp origjinen e tij, si duket qekur lexoi Nolin?

              “Edi, behu burre, dil ne gare, ke 48 ore kohe, ndryshojme ligjin Edi” – keshtu ja bente Saliu ne fushate.

              PS: Ore e do njeri kete foton e Sali navigatorit se ja nis me e-mail?

  2. Xha2 analiza jote momentalisht eshte me e kthjellta dhe me afer mendjes ndersa mllefi i Muç Nanos ne trajtimin e fotos me bindi plotesisht per makinacionin . Njeriu mund te tregohet edhe me i hidhur e acid pa u dergjur ne vulgaritet. Misioni i Nanos se vogel ne ndryshim me ate te madhin eshte sjellja me çdo kusht e Rames ne pushtet. Une them per sa kohe te jete Muçi analist Edi me mire mos duket andej nga zyra e kryeministrit sepse o njeri o tjetri do ja nxjerrin bojen njeri-tjetrit.

  3. Jam kurioz te di c’kupton xhaxhai me fjalen oborrtar, kur e cileson Berishen si te tille per Bllokun, dhe ku e bazon kete.

    Kjo per muhabet, meqe u shkrua ky artikulli, qe per mendimin tim PTF do kishte bere me mire sikur ta kishte injoruar komplet, pasi ne momentin qe prek nje fekale, qofte dhe per ta analizuar dhe nepermjet nje mashe, behesh pis.

    Vendi ka 1000 probleme e situata qe kerkojne vemendje, te cilat sistematikisht injorohen nepermjet ketyre skandaleve te stisura nga te dy palet, per pushtet.

    Njeheresh, Berisha e Rama kane nga 100 arsye pse duhet te dalen ne pension politikisht.

    Perkunder ketyre, te legjitimosh sadopak keto akuza-kunderakuza te kupoles mafiozo-politike te sotme, me duket ne rastin me te mire gossip, tip diskutime vanitoze per buzet e trasha te Anxhelina Xholise. Ne rastin me te keq me duket renie pre (e debatit publik) ne kurthin e tyre; qe njerzit te merren me fotot nudo te Rames dhe me fotot e Berishes me Ilirin, dhe jo me qeverisjet e tyre perkatese.

  4. Xhaxha, nëse ka ndonjë aspekt që duhet të na binte në sy nga zallamahia mediatike e ditëve të fundit, më shumë se “albumet e kujtimeve” të Berishës, ishin fjalët e tij rreth asaj që ju e quani “të denja për monolog në një pjesë teatri absurd”.
    Nuk arrij të konceptoj dot, se si një dokument siç është testamenti, që është sekret edhe për familjarët më të afërt të një personi deri pas vdekjes së tij, jo vetëm që merret vesh se tek cili noter është depozituar, por deklarohet se “po t’doni, ju sjell origjinalin…”.
    Do ishte e papranueshme që “zbardhje” të tilla të bëheshin edhe sikur në atë testament të kishte detaje rreth fundit të botës, e jo më që nga ai testament nuk kishte asgjë rilevante dhe aq më tepër që :“po t’doni, ju sjell origjinalin…”, deklarohej me një të qeshur të pamundshme për tu klasifikuar në diçka mes histerisë, arrogancës, ironisë apo idiotit.
    Mjerë ç’na shohin sytë dhe na dëgjojnë veshët, thuaj.

    1. Ky është perceptimi që i bën Berisha shtetit ligjor. Berisha është pjesë e asaj mendësie, e cila ishte shtylla kurrizore e diktaturës komuniste. Dhuno sferën private, ushtro dhunë psikologjike, dhuno çdo ditë sistematikisht diçka, se kështu i ke më mirë nën vete.

  5. 20 vitet e fundit te “demokracise” Shqiptare jane vetem nje shtojce kohore moderne e te njejtes periudhe shterpi politik, shoqeror, kulturor dhe ekonomik te pasviteve 1945. Gjerat ne aparence kane ndryshuar, por problemi ne thelb mbetet i njejte; Shqiperia perpara nuk po ecen. Nuk dine ta cojne perpara elitat e vendit, apo nuk duan ta cojne perpara, kjo mbetet ende e paqarte. Ne te gjithe mund te shprehim ide dhe te bejme analiza plot, madje te ngrejme edhe pyetje e pikepyetje, por si pa e kuptuar ne jemi spektatore dhe bashkevuajtes te marrezise se elitave qe kane marre pushtetin ne dore. Ajo qe vazhdon e mbetet e sigurte eshte se Shqiperia eshte pothuajse vendnumero dhe me shume mundesi per akoma shume kohe.

  6. Gezuar Diten e Diellit dhe te Krishtit!

    Kohet e fundit ka nje sulm te gjithanshem te opozites, ku ajo po perdor krejt arsenalin e vet, perfshire edhe ate etik, ku hyjne edhe fotot, pavaresisht se ky sulm etik eshte paradoksal. Thote M. Nano, tellalli i Rames:

    -Hm, së pari njerëz të tillë (deshmitaret e marredhenies -shen. H.), për shkak të jetës që kanë bërë, nuk kanë një eshtër morale.

    Ideja e vjeter, ku ke fytyre ti te shash, merr lloj-lloj formash, ne rastin tone detyra i eshte lene njerit qe paska ‘eshter morale’, kuptohet qe asnje politikan i PS-se me njefare peshe nuk mund ta kryeje dot kete sulm etik.

    Vete do isha me i interesuar te dija lidhjet e Sales me Fazlliçet. Depertimi i matrapazeve serbe (ose jugosllave) eshte nje fakt qe duhet te dale ne drite te Diellit, lidhjet e Sales me matrapazet serbe jane ku e ku me te dyshimta e etiko-politikisht te qortueshme, sesa lidhjet e Sales me bllokun.

    Nderkaq pas tellallit te vjeter vjen tellalli i ri:

    -Sot ne duhet të bashkohemi në një betejë fisnike kundër së keqes ……

    Pra çeshtja e fotove eshte vetem nje akt i teatrit qe ka vene ne skene PS-ja, mendoj me qellim paresor erresimin e suksesit te heqjes se vizave, pastaj me ruajtjen e gjendjes se ndere ne vend, gjendje qe mban politikisht gjalle Ramen.
    Pergjithesisht ne Europe, koha e festave, sjell edhe zbutjen e dialektikes politike, qe njerezia te mos e prishe gjakun kot, tek ne parlamenti rri zgjuar deri ne 5 te mengjesit, duke llomotitur pafund.

    Ky tellalli i ri (B.Prifti) eshte shume i lezetshem:

    -Sot ka ardhur koha që të kuptojmë dhe të mos biem viktimë e dinakërisë së tij për të përçarë dhe sunduar në mbretërinë e vdekjes.

    Po me mbushet mendja se kjo shkolla amerikane e retorikes politike qenka gatuar per kalamajte qe tremben nga gogoli.
    Shqiptari mesatar ne gjendje gjakftohtesie hap syte dhe thote; eshte ne metro ky mo ?

    Te jete valle pararendes i shqiptarit te amerikalamanizuar dhe neser paçavure te tilla te hyjne ne antologjine e retorikes politike ?

    1. Ke të drejtë. Pse ta ndyjmë traditën tonë të pastër politike me amerikanizma? Në asnjë mënyrë. T’i përmbahemi protokollit. Ne si shqiptarë, i “bëjmë varrin”, por edhe varrimin kundërshtarit. Madje pasi e vrasim natën, e qajmë dhe ditën. Apo ndryshe, i bëjmë fjalimin nekrologjik MË TË BUKUR që është bërë ndonjëherë.

  7. Para ca ditesh me ra rasti te shikoj te Top Qanali nje emision per Princ Vidin dhe me beri pershtypje kujtimi,nga nje kronikan perendimor, per Turhan Pashen (kryeministrin, diplomat karriere i Portes se Larte) qe thoshte se ne pamje te pare Turhani te jepte pershtypjen e nje babaxhani pq qe ne thelb kishte karakterin tinxar lindor.
    Pra sado qe kamuflohemi e rafinohemi ne e kemi ne GENOM tinxarllekun lindor dhe sado qe perpiqemi ta fshehim nje njeri perendimor (me sakte do ishte europian i bardhe, qe te perfshihet edhe popullsia sllave) heret a vone e kupton kete dhe te heq nje vize te zeze te trashe ose te perdor si ti vije n’doresh.

    Edhe nje histori qe e tregon Dritero Agolli per Salen kur ishte student dhe vinte me pushime ne vere ne Vicidol. Nje dite familjes se Sales i humbet lopa dhe daline te gjithe ta kerkojne. Pas ca kohesh e gjen nje i aferm dhe e sjell ne shtepi. Thote e ema e Sales aman hajt ta nxjerrim qe ta gjeje Sala se po nuk e gjeti ai do thote qe kjo nuk eshte e jona.

  8. J. ti besoj i referohesh Enver Hoxhes, se sdi te kete vrare Sala ndonje kundershtar politik. As Sala nuk eshte gogoli dhe as socialistet nuk jane kalamaj. Ca shkrime/analiza qe as si hartime nuk vlejne, mund te permblidhen fare mire ne nje liber me perralla, meqe folklori ka kohe qe s’eshte pasuruar.
    Megjithese po te mendohem mire, ca koncepte si mbreteria e vdekjes apo e se keqes, nuk gjenden ne folklor, keshtu qe ben vaki qe as folklori si pranon dot, se i kemi kalamajt aq trima sa o u nxjerr gogolin o s’tremben hiç.

    Nderkaq, gogoli menjane, mund te themi me gojen plot qe ne keto 20 vjet, ne s’kemi ditur as te qeverisim e as te bejme opozite.
    Opozia e Sales destruktive deri ne grusht shteti, opozita e Tos-Servet-Namikut destruktive deri ne udheheqjen e trazirave te 97, opozita e Ruç-Rames destruktive deri ne … Nuk e dime ende ne do t’ndodhe gjema apo Rama do t’largohet per ne Paris (sikunder Nanoja ne Vjene).

    Gogoli menjane, nje opozite pozitive s’ka ekzistuar ndonjehere ne 100 vjet shtet, perkundrazi te gjithe heret a vone jane perballur me arme.
    Tani, nese opozitat nuk dijne veçse te rendojne gjendjen, a nuk mendon se duhet filluar se pari me nje opozite te hajrit ?
    Meqe do amerikanizma, thuaj ti i pari, Sala eshte kryeministri im, sikunder kane thene historikisht gjithe opozitaret amerikane per presidentet, pavaresisht zgjedhjeve te kontestueshme.
    Ty s’ta nxe goja, ti ke 20 vjet qe ja konteston haptazi pushtetin (kur e ka pase).

    Sala pati fatin qe ne 5 vjetet e fundit ndodhen ngjarje historike, qe do mbesin ne librat e historise, si hyrja ne NATO, heqja e vizave apo ndertimi i rruges se kombit.
    Keto ngjarje historike, opozita i ka anatemuar, ç’kisheruar, nemur deri ne shtate breza. Rregullisht ka leshuar sulme te rrepta ndaj Sales si individ, sidomos ndaj malokerise se tij viçidoliane ( vendi i gogolit).

    Nuk them te rroje Sala, biles them poshte Sala, por nuk me pelqen stisja opozitare e rrethanave qe ngjan me 1996.
    Atehere ishte faji i Sales tani eshte faji i Rames. Cdo gje e shtrembert qe mund te ndodhe per mua eshte faji i Rames.
    Rama doli si i forti i PS-se, Sala ja ka ule puplat rregullisht, tani te rikthehet ne Paris e te pikturoje e t’ja lere vendin ndokujt me te afte, jo me te forte se opozitat e forta kane 100 vjet qe hapin telashe, po dikujt qe ka me shume mend se Rama.
    Tani qe jemi me afer Europes, jo nje opozite e forte, por nje opozite e mençur mund te gjeje mbeshtetje nderkombetare, mbeshtetje qe ka me shume vlere se mbeshtetja e turmave.

  9. Hyllin, nuk po të përgjigjem drejt për drejt, por po them vetëm kaq: Habitem me nivelin e tolerimit që ka një pjesë njerëzish, ndaj këtij njeriu. Ndaj Sali Berishës. Bëj shumë habi.

    Po habitem sesi mund t’i tolerohet gati gati gjithçka. Ky tolerim nuk shpjegohet as me arsye politike për mendimin tim, as me arsye ideologjike, as parimore asgjë. Ky është revanshizëm i pastër. Një njeri i tillë jo që nuk do jetë ndonjëherë i pranuar nga mua si kryeministër, unë po të them madje se një popull që zgjedh një të tillë, nuk dua të jetë as populli im më.

    Gëzuar festat të gjithëve.

    1. Reagim i pritshem i nje komunisti. Historikisht komunistet asnjehere nuk i kane pranuar si drejtues e udheheqes legjitim ata qe nuk kane qene ne sinoret e komunizmit edhe pse kane pasur konsensusin e shumices. Qe nga Zogu e cdo lider tjeter qe nuk ka qene komunist apo punist, jane refuzuar nga e majta e pareformuar shqiptare. Kjo pjese e se majtes, me me deshire do te shkonin pas E. Hoxhes e M. Shehut sesa nje lideri te votuar ne menyre demokratike.

      Kjo mendesi e mban peng ne mase te madhe edhe sot ballafaqimin politik ne Shqiperi. E kthen ate ne ballafaqim barrikadash, mundesisht edhe te armatosur ndermjet paleve politike qe vetem nominalisht perfaqesojne te majten dhe te djathten politike.

      1. Nuk e di çka do të thuash me reagim komunist. Më fal po nuk di ndonjë mentalitet të tillë, nuk kam qënë ndonjëherë mjek blloku.

        1. Nuk ka qene Berisha pra mjek i Bllokut. Mjeket e Bllokut kane qene te tjere dhe emrat e tyre jane publike, Berisha eshte konsultuar me raste, sic e shpjegoi dhe vete, si per njerezit e Bllokut si per te denuar politike qe ndodheshin ne spitalin e burgut.

          Blloku eshte mendesi, nuk eshte thjesht nje vend diku ne qender te Tiranes ku dikur kane banuar udheheqesit komuniste. Kete mentalitet e ka Edi Rama. Ky eshte rritur e gatuar me fryme Blloku dhe kjo fryme e mentalitet ndjehet tek Rama ne cdo fjale e veprim te tij. Qe nga “cecenet” e Bathores e deri tek organizimi i festave ne Peze. Pa folur pastaj per edukimin e Rames me doktrinen e Zhdanovit. Megjithate une besoj tek konvertimi i njerezve.

          Nese e degjuat me kujdes Berishen ne parlament, ai foli edhe per zogje qe mbesin perhere ne kafaz/bunker dhe per zogje qe dalin nga ai bunker dhe vdesin duke fluturuar. E kupton ma merr mendja se ku e kishte llafin Berisha?

          Gjithsesi keto jane debate qe s’duhet te cojne peshe shume, problemi eshte se cfare ofron PS-ja? A ofron social-demokraci, program 1000 faqesh qe i mungon, ofron nje lider tjeter pasi Rames ju dha mundesia dhe e humbi me turp, apo ai elektorat qe e voton e ben per inercine e partise se Punes, duke kujtuar privilegjet e humbuara te asaj kohe?

          Berisha me kete opozite e ka te sigurte pushtetin dhe nuk rrezohet prej saj, vetem nese bie vete nga merzia.

    2. J:…une po te them madje se nje popull qe zgjedh nje te tille, nuk dua te jete as populli im me.

      Shume mire e ke menduar, behesh Amerikan/e dhe shpeton (ne Evrope je afer shume, te ndjek kundra e shqipove ngado, sidomos tani qe su duhen me as vizat. Eh sa pune na prishen keto vizat, do na ndyhet Evropa mbare me shqiptare). Thjesht hidhua pashaporten turinjve- ama Bamirin mos e ngacmo se te vonon dekretin e heqjes se shtetesise. Kombesine sikur veshtire e ke po perpiqu se shqipot hane mik.

      Te pakten turpin e te ndjerit shqiptar e heq qafe njehere e mire. Megjithese….

      1. Të pakta direktivat me mua, Politicus. S’të kam dhënë të drejtë të mi japësh. Ti mbase je mësuar t’i marrësh, unë jo.

        Arsyetimi gjithsesi është i thjeshtë: Në një vend që “i zgjedhuri” e përmbyt, nuk dua të jetoj.

        Në një shkollë ku nxënësit duhet të kalojnë klasën pa mësuar, sepse kështu ka vendosur një berishë i vogël i partisë fituese, nuk do dua t’i çoj.

        Në një vend ku im atë ka punuar 30 vjet dhe akoma nuk po merr pension, nuk do dua të punoj.

        Shkurt muhabeti, shqiptaria, do jetë shqiptari letrash. Me vlerë aq sa “letrat me vlerë” e fillim 90′.

        Shumë shtete lejojnë dyshtetësinë, kështu që pa merak. As më takon fare të puqem me Bamirin. As dua në fund të fundit, se kushedi në sa bythë viçash i ka futur duart.

        Jo, vizat janë një fat i rrallë për shqiptarët që megjithëse përsëri në formë klandestine, do munden të gjejnë një të ardhme më të mirë, jashtë Shqipërisë.

        Unë uroj një eksod shumë të madh këtë fund viti, më të madhin e të gjitha kohërave, për të mirën e të gjithë shqiptarëve.

        Kur të shfrytëzuarit do ikin, do ngelet vetëm takëmi juaj, atëherë kur nuk do ketë ngelur kush të bëjë punën e hamallit; kur për të ngrënë do të hani njeri tjetrin, vetëm atëherë do e kuptoni se çfarë kafshësh kishit qënë e nuk e kishit dit.

        1. Komunizmi i ka rrajet e thella mor bir, me thonte ne 1990 dikush mendimin e te cilit e respektoj shume. Te falenderoj qe me ndihmon ne procesin e pertypjes se atyre fjaleve. Asokohe isha shume i ri e se kuptoja.

          Nuk te dhashe direktiva, te sugjerova dicka. Edukata qe duhet te kishe fituar ne Oksidentin qe thua se e do aq shume duhet te te kishte mesuar te thoje falemnderit njehere e pastaj te tjerat.

          Nderkohe, mllefi nuk eshte argument. Vazhdoj te kembengul qe urrejtja qe ti shpreh per Shqiperine ( spo guxoj ta quaj vendin tend se do fyej internacionalen) e per shqiptaret eshte patetike dhe mendjeshkurter. Madje argumenti yt eshte i pakuptimte sepse liston disa te meta te vendit ku ke lindur duke i dhene ne te njejten kohe edhe si premise edhe si perfundim te argumentit. Te ta shkoqis, ti ke te drejten tende te mos e duash Shqiperine e shqiptaret, por s’mund tu vesh faj se nuk perqafojne idete e tua e nuk ndihen te frymezuar nga “artisti” Rama. Per anen jo teorike tu pergjigj Hyllini dhe ende ske dhene asnje gram argument per ta kundershtuar. Do shtoja qe idhujtaria per Ramen eshte shume e ngjashme me ate qe ti thua se nuk e honeps dot, Berishizmin. Pastaj ki parasysh qe argumenti yt eshte si te thuash “nuk me pelqen Brunelleschi se italianet votojne Berluskonin”. Kete soj argumenti ska dyshtetesi qe e mban.

          Shqiptarine sekushi e tregon ne menyren e vet, madje edhe ti ne menyren tende, kete here duke lejuar mllefin te te coje ne qorrsokak. Une mund te te them se urrejtja per veten nuk eshte e shendetshme, pastaj zgjedhja eshte teresisht e jotja. Por mos u shqeteso, nuk pret njeri gje prej teje, prej meje a prej ndonjeriu tjeter qe teorizon ne internet. Populli eshte me i mencur se sa e mendojme ne.

          Ne fund, te gjitha sa me siper nuk me pengojne aspak qe te vazhdoj te lexoj cka shkruan, te te kundershtoj me force kur nuk me bind, dhe madje nese percon ndonje ide gjeniale te ndjehem krenar per ty si shqiptar/e. Ti ideologjine tende, une timen.

  10. e kishte kapur bukur Andrea Stefani te Respublika.

    Prandaj dhe një pyetje tjetër për “evropianin” Martens: A është e mundur që një maniak i pushtetit, një lider që po konkurron ish-diktatorin për jetëgjatësi në krye të partisë, të jetë lideri që mund ta çojë Shqipërinë në Europë?

  11. ”’Habitem me nivelin e tolerimit që ka një pjesë njerëzish, ndaj këtij njeriu. Ndaj Sali Berishës. Bëj shumë habi. ”’

    S’ka pse te beje kaq shume habi, sidomos kur mbeshtet me pak te keqen. Ka popull qe thote; keq per keq, te gjithe ne dreq, biles ne mos gaboj pati disa fshatra qe ndaluan zhvillimin e zgjedhjeve.
    Te behem dhe njehere nuse, pa di une si nuseroj, tha Sala ne 1997, ja ku e ke top si molla me mbeshtetje nderkombetare e me sheshet plot (kur i duhen).
    Ky njeri me kaq mbeshtetje e me kete opozite e mban pushtetin per 100 vjet. Kush e hodhi Meten ne krahet e Sales ?
    Salen nuk e ke aty prej popullit, por peshqesh ne fillim prej Nanos e tani prej Rames. Sala eshte aty sepse e majta eshte çalamane, ka shume koka te nxehta dhe s’ka asnje kale beteje. Ka vetem kalin gerdalle te mbrojtjes te se varferve, te cilit te varferit nuk i besojne, se dihet çfare pazaresh behen e ne kurriz te kujt behen.

    Atehere perse habitesh ti e tjetri e tjetri ?
    A u meshojne socialistet ndasive krahinore ? Po, u ngeli Viçidoli ne goje, apo ngjyrat dialektore ne te foluren e Sales.

    A u meshojne socialistet, nivelit te ngritur te zgjedhesve socialiste ? Po, atehere ku vajti gerdalla e mbrojtjes se te varferve ? C’eshte kjo e majte qe mburret se te varferit votojne me shume djathas ?
    Ne vend te shikohet çfare nuk shkon, mburren, hajde merre vesh ….

    A u meshojne socialistet sukseseve te Rames si kryebashkiak ? Po, por atehere pse ngelen duke u ankuar robte se Tirana eshte betonuar per ibret e faqe te zeze, se ne Tirane te merret fryma etj ?

    Ne vend te perhapjes se panikut e paranojes, do ishte mire qe socialistet te merrnin lapsin e ti benin mire llogarite e tyre, duke e filluar ndaç nga koka e ndaç nga bishti.

  12. Doni një vërtetim këtu në vend se pse Berisha është gjë e lashtë dhe figurë e dalë boje?

    Marrim thjesht komentin më lart të “Metal Boy”. Pa më njohur fare, pa patur ndonjë të dhënë rreth meje, më thotë “komunist”.

    Dhe ky përcaktim implikon që unë jam (apo kam qënë): spiun, kriminel, vrasës, diktator, mbështetës diktatori e shumë bukurira të tjera.

    Unë di t’i kem dhënë të drejtë Metal Boy-t apo kujtdo tjetër që të më klasifikojë në mënyrë të tillë. Nëse ia kam dhënë këtë të drejtë, do i lutesha kujtdo, të ma thoshte ku? Çfarë kam thënë pra që i jep të drejtë këtij bobit të më përcaktojë ai bindjet politike mua? Se të jesh kundër mjekut të bllokut, të dërguar nga Ramiz Alia tek studentët, me bencin e Xhelilit, nuk është argument.

    Metal Boy, duhet ta dijë se është aq politikisht jo-korrekt, sa unë t’i përgjigjem duke i thënë: malok, injorant, i pagdhëndur, idiot, katundar e shumë bukurira të tjera.

    E megjithatë nëse do të bëhej kjo gjë, këtu në blog, nuk do të kishim debat, do të kishim parlament.

    Politicus psh duhet ta kuptojë që ndonjë shkarje ledhi me akuza që shkruan këtu, ndaj njerëzve të ndryshëm të pavërtetuara, hyjnë në rangun e shpifjeve dhe trajtohen si të tilla. Por ama gjithsesi, për të respektuar të zotin e blogut, debatin, kohën, etj “nuk i kam rënë pas”. I hedh ndonjë thumb e aq. Megjithatë, është mirë që ai ta dijë këtë gjë në fund të fundit.

    Për të kaluar tek mjeku i bllokut përsëri… me këto foto, ai humbi kauzën. Atë të antikomunistit sypatrembur. Se do të jetë edhe akoma më shumë i pafytyrë që të pëllasë përsëri nga çdo foltore e mundshme “bllokistët e rinj…” etj etj.

    Jo se mjeku i bllokut nuk ka qënë më parë i pafytyrë… Ka gënjyer, ka mashtruar, ka vjedhur, e ka hedhur vendin në erë, qoftë nga ana ekonomike, institucionale, kulturore etj etj, e ka përmbytur kush e di sa herë… edhe megjithatë.

    Kjo që po kalojmë, është një metastazë diktature. Dhe më e keqja është se po ripërjetojmë diktaturën në mënyrë të ndërgjegjshme. Jemi të ndërgjegjshëm që po e kalojmë këtë fazë. Kemi zgjedh nënshtrimin, në vend të alternativave. Dhe kjo sepse, siç po do të thotë Hyllini Verzevuli, Shejtani dora vetë, qëndron pas dere. Rastësisht është çun i gjatë dhe mban emrin Edi Rama. Çdo anti-berishë, është verzevul.

    Ajo foto e para 30 e ca viteve, nuk tregon të shkuarën. Ajo foto është e tashmja e sotme. Mjeku i bllokut, thjesht e ka spostuar veten në vendin e Ilirit mbi minder dhe veten e vet të para 30 viteve, atë ornamentin apo elementin shtesë, e ka zëvendësuar me çdo njeri që i rri politikisht afër.

    Duhej një parvenu i tillë, i dalë nga hiçi, në mënyrë që për tu bërë më në fund dikush të shkatërronte gjithëçka gjente përpara. Duhej dikush i tillë për terapinë e shock-ut, për shkatërrimin me themel të ekonomisë, të institucioneve, të gjithçkaje. Që më pas të vendoste edhe literalisht trashëgiminë e vet me dhunë duke imponuar.

    E megjithatë, kishte alternativa dhe mënyra të tjera. Nëse vërtet donte të bëhej dikush, le të bënte më shumë se paraardhësit dhe jo të shkatërronte me rrënjë çka gjeti. Nëse do ishte i ndërgjegjshëm në fatin e vet, se ky nuk ishte “kreshnik malesh, i mbrujtur me qumësht zanash”, por një figurë tranzicionale, të cilën fati e vendosi këtu dhe në krye të këtij vendi, atëherë do luante rolin e vet dhe do ikte. Do ikte sepse koha e përzë. Vetë veprimet e tij e përzënë, figura e tij kontraversiale dhe komplekse e përzënë, e hedhin tutje. E kaluara e tij në PPSH e përzë.

    E megjithatë… ai zgjodhi të ekstremizonte situatën, të mbante pas vetes njerëz që siç duken qenë bërë pishman si nuk kishin brohoritur “Rroftë Enver Hoxha” dhe po ia kompesojnë tani duke mbushur muret me “Rroftë Sali Berisha”. Nuk do zgjidhte të bëhej qesharak duke mbajtur koncerte në të kaluarën me para nga firmat piramidale me moton “Me ne fitojnë të gjithë”, dhe pas disa muajsh ta hidhte vendin në humnerë humane dhe ekonomike.

    Nuk do zgjidhte siç bën tani, të mbante koncerte qesharake, për një të drejtë të mohuar si “heqja e vizave”, as e imagjinoj dot se si do quhet ky “sukses i jashtëzakonshëm” vetëm pas disa viteve nëse do denjojmë ndonjëherë të hyjmë në BE, kjo “arritje e madhe”, më e madhja madje pas pavarësisë.

    Nuk do zgjidhte gjithashtu të mbushte administratën me njerëz injorantë që vlerën e vetme e kanë si ulërrasin nëpër mitingje. Dhe nuk ka gjë më keq se injoranti nëpër institucione. Për të shpërblyer vlerën që ska po ia kanë dhënë, është gati edhe të vrasë për nder të partisë.

    E megjithatë…
    Mua më merr ndonjëherë malli për Salinë e vjetër. Atë me këmishë me jakë të ngrirë, që para Ramiz Alisë shtypit të huaj i thoshte “armiku”. E gjej ndonjëherë, si servil me hundë të skuqur si patllëxhan, në krah të liderëve të tjerë botërorë. Aty merr përsëri rolin e njohur të servilit të dikurshëm. Kur shkon të dalë në foto në krah me Bushin dhe pastaj e shtyjnë, e vënë në fund të rradhës, vendi që ka Shqipëria.

    E gjej në krah të Berlusconit, ku me zë të çjerrë dhe italishte të çalë zotohet si qehallar model se ka “bërë moratoriumin”. E pranon përsëri nga amico Silvio të përdhoset e të mos ndihet.
    E gjen të zotohet se Shqipëria do të marrë dyfishin e ish të burgosurve të Guantanamos në mënyrë që të na japin si fakirët hyrjen në NATO. etj.

  13. Te njejtin vertetim mund ta besh per shume e shume politikane.
    Nderkaq une mund te bej vertetimin qe nese nuk je i afte te besh opozite konstruktive nuk mund te besh as qeverisje te mire.
    Nese ti ben opoziten e bojkotit, çfare pret nga opozita kur te kesh pushtetin ? Nese opozita te bojkoton si mund te qeverisesh rehat e ti harxhosh energjite per gjera me vlere ?

    Demokracia parlamentare te gerryen a priori, pale po te kesh nje opozite qe kercenon, bojkoton, ben shantazh etj.
    Keshtu sa me i madh eshte roli i shtetit ne nje demokraci parlamentare e sa me pak konstruktive eshte opozita, aq me inefiçent eshte shteti.

    C’pune ka pushtetari, perse paguhet ai, te qeverise apo te çaje kryet me opoziten, mengjes-dreke-darke ?
    Mire opozita qe s’ka pune tjeter perveç llogjeve, po pushteti ka per detyre qeverisjen.

    Ajo qe duhet te hyje ne Shqiperi eshte kultura e pranimit te pushtetit, me rebele, kaçake, kryengrites, demonstrues’, protestues’, bojkotues’ jemi ngopur, per be merr çdo shqiptar tek e tek do e futesh tek nje nga keto kategorite, si thosh turku, arnauti pis milet.

    Nese je kunder pushtetit, je kundershtar e pike, nuk je as rebel, as kaçak, as bojkotues etj.
    Nese je kunder pushtetit, bej opozite te hajrit, nese pushteti nuk ta kthen me te njejten menyre, atehere fillo e gerryeje.
    Po filloje me A-ne njehere, te gjithe tek Zh-ja, hajde e hedhim me bythen perpjete.

    Po edhe sikur te pranohej te nisej nga A-ja, secila pale, do thoshte le ta filloje tjetra, pse budallenj jemi ne, qe ta leme te qeverise rehat, ti japim edhe nje dore ne qeverisje, ne ku ta gjejme te qeverise keq, biles ne do ta ndihmojme te qeverise keq, me sa kemi ne dore, duke perdorur gjithçka na ofron demokracia parlamentare.

    Nje opozite qe enderron keq-qeverisjen e pozites dhe ben ç’eshte e mundur per te ndihmuar keq-qeverisjen, mua me duket a priori diçka e demshme, po demokracia keshtu i ka opozitat, s’kemi ç’ti bejme, por ama ky eshte nje luks qe lejohet aty ku shteti ka sa me pak ndikim ne mbarevajtjen e vendit, kurse ne vendet me shtet te fuqishem, ky luks paguhet shtrenjte.

    Atehere i kepusim nje liberizem dok, se zgjidhje tjeter kjo kontradikte e parlamentarizmit nuk ka.

    1. Teorikisht mo?

      Teorikisht unë të puth gjithë ditën, tha. Tek të dy faqet.
      Ja blogu, ja mejdani ja dhe Hyllin kapedani.

      dhe: nga e thëna në të bërë, kalon një lumë i tërë. Bëje pra. Çfarë pret?

      Çfarë kontestimi mo opozitar thua? Ku ke parë ti, në çfarë shteti, që numërimi i votave të zgjasë me javë të tëra?

      U bënë në Kosovë, me kontestime, po. Ama rezultatet dolën për dy ditë. E di çka? Për mua le të ngordhë Edi Rama, dhe transparencën e zgjedhjeve ta bëjë. Le të rrijë, jo një e dy vjet, po dhjetë, njëzet vjet në opozitë, derisa ta realizojë.

      Aq më bën. Unë dua që lideri popullin e tij ta ketë frikë. Se sovrani vendos nëpër Evropë. Nga sjellja e tij mjeku i bllokut jo vetëm që nuk tregon se do duhet ta ketë popullin e tij frikë, por tregon se populli duhet ta ketë frikë atë! Se përndryshe të thotë “njeri me vrimë”, “të tredhur”, “komunist” “fëmijë blloku”, “skizofren” etj etj. Kështu ky, mjeku i bllokut. Të bën dhe varrin madje, edhe varrimin. Të mban edhe elegjinë më të bukur.

      Madje kur i humbën dhëmbët e vënë si protezë antikomuniste, u bë njëkohësisht qesharak dhe patetik, si luan pa dhëmbë në një kafaz cirku, duke kërkuar për shantazhin e rradhës. Një idiot patetik i mjerë!

      Ku e ka parë ky mo, në ç’ëndërr, që të kemi frikë puthadorin dhe dorëpalarin, surrogaton diktatoruc të Enverit?

      Nga ky pret ti të ndërtojë shtet mo? Ky që e ka hedhur shtetin në erë? Jo vetëm një herë? Ky model, i ngordhur e i pakallur politikani që siç thotë Kadare për një personazh të vetin “zoti e kishte harruar mbi tokë”?

      Nga ky pret shtet ti mo? Çfarë shteti? Piramidë? Këtij unë nuk i besoj të më nxjerrë qenin shëtitje, jo më të ndërtojë shtet.

      Edhe lërini hipokrizitë. Nga çfarë shkruan, vërtet nuk gjen gjë për të mbështetur këtë kufomë politike, askush me cipë në faqe nuk e bën dot më, edhe fshihet pas impotencës gjoja të opozitës.

      Si mo do bëjë përpara ky vend, ti ke ndonjë ide? Na pri Sali? Edhe kaq? Me këto ide të Saliut do bëhet shtet mo?
      Si e imagjinon ti o njeri, Shqipërinë e së ardhmes? Me të ndyrë të tillë në krye?

      Lërini hipokrizitë!
      E keqja më e vogël demek. Edhe kush? Ai që na ka sjellë të keqen më të madhe (97′) në historinë moderne pas komunizmit.
      Bëhuni mor burra, shfaq mendimin tënd si e ke, tamam. Jo të kushtëzuar dhe shtrënguar në shpërgënj. Jo po ky kshu e ashtu e unë zgjedh të keqen më të vogël. Thuaje mor, çka thotë ky janë idiotizma. Mohojnë integritetin njerëzor. Janë fyerje për dinjitetin e kujt i sheh dhe dëgjon, e zgjidh një tjetër nga PD po deshe, edhe votoje po deshe. Ngelët pas idiotit, si ato gratë fatkeqe që rrinë me burrin që i abuzon se janë mësu. E dinë si ua fut, si i ka tarbjatet e si i rref. Turp more.

      Është turp mer është turp. E di që është turp me qënë shqiptar me këtë pllaz në krye? A e merr vesh?

  14. Nje lajm i mire, ndoshta edhe me efekt riintegrues; sipas nje sondazhi qe ka bere BE-ja, i publikuar nga “Gazeta Shqiptare”, shqiptaret jane populli me inteligjent. Dua te them se duhet te jete ndonje arsye shume e thelle, qe vetem ata e dine se perse kane zgjedhur Berishen dhe perse ta zeme shqiptari Edi Rama bene opozite me stilin e kanaces se radhes se vajgurit. D.m.th pse te lodhem une, ja ve kanacen ketu dhe do me vije radha.

    Apo valle ky sondazhi eshte nje loje per te perpunuar opinionin e brendshem qe ja, shqiptaret jane myslimane dhe problematike, por jane te zgjuar. E shikoni testin?
    Te mso harrojme vaksinimin me gjithe ato standarde…

  15. Shiko J., nga zelli me bere salist, po ti e di qe une do votoja vetem nje Haradinaj, po te kish edhe Shqiperia te vetin, ose Albin Kurtin pa te kuqen bolshevike (rosso ferrari me pelqen). Kam mekate te tjera, berishizmi s’me perket.

    Tani, ty te ka ngelur ora tek kutite, Sala do mbushe 4 vjeçarin e ti akoma do jesh duke u marre me kutite, ça te them une, te lumte per kembenguljen, se shqiptarit si tundet thembra deri ne fishekun e fundit. Siç ishte edhe direktiva ne kohe te xhaxhit, po zbarkoi armiku, zini bunkeret e mos luani nga pozicionet, po s’patet me fisheke, gjuajini anglo-amerikanet me gure.

    E pranoj qe me pelqen vendosmeria, po arti politik pak puqet me thembrat e gozhduara. Po ashtu prakticiteti shqiptar luan ne favor te Sales, e mo çu be u be, iku tani, çdo bejme do ngjallim pulat e ngordhura tani ?

    Ti ke vendosur te jesh parimor deri ne 20 vjet, po Rames nuk iu hap shume barku, ai ne rregull eshte deri ne zgjedhjet e tjera, nese i lejojne brenda PS-se rikandidimin per kryeminister, pastaj po s’fitoi drejt e ne Paris e ku te kam pare.
    Te ishte nga brumi i kumandareve, se kish ruajtur bythen me bashkine, po kish dale balle per balle.
    Ti je ushtar i mire, po ke kumandar dhjaks …

    Persa i perket Sales dhe popullit, ai stan ate bulmet ka, ka Salen, siç ka Ruçin apo Meten… Jane nje prerje keta, keshtu i do populli, ça ti besh, do respektosh vullnetin e sovranit apo jo ?

    Ja dil ti, fol e bej ndryshe, do te t’thone, pirdh pirdh se lirohesh. Kot e ke qe e prish gjakun me politiken e brendshme, aty ka vene rrenje paudhesia, populli ka perqafuar veset dhe ta thote qarte me voten e vet qe s’ka nevoje te shpetohet, ti çke qe ben si
    Jezu Krisht Shpetimtari ?
    Turp thua… turp eshte kur turpi ka ndonje vlere, po kur turpi hahet me buke, ç’vlere ka ?

    Pyet ne e marr vesh qe eshte turp me qene shqiptar pse eshte Sala ne krye. Po sikur ma perkufizon Sala shqiptarine, te ishte Skenderbeu hajde de, po shqiptarise sime s’ja ndjen hiç as per Salen as per balen, nuk kam shqiptari miope e te lodhur, as nuk forcohet prej sukseseve as nuk dobesohet prej deshtimeve, nuk vuaj nga shqiptari ‘precaria’ e kam ‘a tempo indeterminato’.

    Si gje te fundit, te them se per menyren si eshte strukturuar politika shqiptare sot, ti e ushqen Salen me kesi gjerash, Sala 2 ne ndryshim nga Sala1, nuk mund te jetoje dot pa u ndjere ne syrin e ciklonit, sa me shume e shajne aq me shume ndihet i fuqishem dhe epiqendra e politikes shqiptare.
    Mund te jete si pasoje e moshes, se zakonisht tek te 65, mashkulli shqiptar fillon e injorohet, tek te 70, ka pushtet vetem formal e/o keshillimor.

  16. Cdo popull meriton qeverine qe ka !
    As me pak as me shume, ne meritojme ekzaktesisht kerma politike si keta qe permenden me lart.
    Mendoj qe ka dicka gabim ne ADN-ne tone si komb, ndryshe nuk ka si shpjegohet qe jemi kombi me i “lulezuar dhe i perparuar” europian.
    Mire qe eshte moldavia qe na rivalizon eger hihihihi

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin