KODI I LAPËRDHIVE

Duke lexuar komentet e kolegëve në temat e mëparshme, m’u krijua bindja se disa prej nesh nuk e kanë të qartë se çfarë është dhe për çfarë shërben parlamenti pikërisht, në një demokraci parlamentare.

Tani, të mos e dish këtë nuk është ndonjë katastrofë; katastrofa fillon kur fillon të flasësh për çështjen, madje të prezantosh opinione të mirartikuluara, pa e pasur idenë se për çfarë po flitet.

U kërkoj të falur kolegëve të tjerë, nëse do të ndihen të fyer nga karakteri elementar i disa gjërave që do të parashtroj në vijim; më duhet ta bëj, megjithëse jo me dëshirë të madhe.

Po e filloj me vetë fjalën parlament, e cila shënjon një institucion ku njerëz zakonisht të zgjedhur nga populli mblidhen për të debatuar rreth çështjeve me interes të përgjithshëm, si dhe për të ushtruar pushtetin legjislativ dhe ndonjëherë edhe gjyqësor.

Pa u zgjatur me përkufizimin e institucionit, dua vetëm të vërej se emri i institucionit, parlament, vjen nga frëngjishtja e vjetër parlement (“diskutim, kuvend, mbledhje, këshill”); duke qenë kjo e fundit e bazuar në foljen parler “flas”.

Historikisht, parlamenti paraqitet, kështu, një institucion që përftohet nëpërmjet të folurit; ose edhe një vend ku njerëzit (përfaqësuesit, deputetët) mblidhen për të folur me njëri-tjetrin.

Për këtë institucion të folurit nuk është diçka anësore ose incidentale (siç mund të jetë të folurit mes lojtarëve gjatë një ndeshjeje futbolli ose një çifti që bën seks), por vetë thelbi ose arsyeja e qenies. Parlamenti do kuptuar, kështu, si vendi ku flitet, si vendi i shenjtëruar për të folur, madje si vendi që përftohet nëpërmjet të folurit, njëlloj siç përftohet tempulli nëpërmjet lutjeve.

Që këtej, sëmundjen ose kalbëzimin e të folurit në Parlament nuk na lejohet ta përcjellim me një ngritje supesh, ose me një batutë të tipit “çfarë t’u bësh atyre, ashtu janë mësuar të zihen”; pse përfaqëson rrezik serioz për vetë rolin e atij institucioni brenda sistemit demokratik.

Siç dihet, komunikimi me anë të të folurit gjithnjë qeveriset nga rregulla me natyrë pragmatike, të cilat i sigurojnë suksesin. Në përgjithësi, sa më të rëndësishme të jenë temat për të cilat flitet, aq më të shtrënguara janë këto rregulla.

Ndër shqiptarë, parlamenti si institucion i shtetit ka ardhur relativisht vonë; por si institucion i jetës publike parlamenti, ose më mirë parlamentimi, nuk ka munguar ndonjëherë.

Çështjet me rëndësi të tillë, që të prekin mbarë kolektivitetin janë zgjidhur natyrshëm nëpërmjet debatit të përfaqësuesve të këtij kolektiviteti.

Në Kanunin e Lekës lexoj:

1106. Kuvendi asht nji bashkim fisit a fisesh me Krenë, Pleq, Sterpleq e Vogjli a djelmni të dheut, qi kanë qellim me rrahë ndonji çashtje a me lidhë ndonji besë.

1122. Fjala e randë nuk bahet në kuvend.

1123. Kanuja s’ban qi të shahet kush në kuvend; po bani kush ket punë, do të giobitet mje në 5 desh.

1124. Po i tha kush kuej, se rrenë në kuvend, do të giobitet mje në 500 grosh.

1125. Po i shkrepi kush kuej armen në kuvend, shpija i digjet e sjellsi i armës grihet kuvendisht e shkon gjakhupës.

Ndërsa në Kanunin e Labërisë, të kodifikuar nga Ismet Elezi (Toena, 2006), lexoj:

Neni 89. Rendi në Kuvend

[…] Ndalohet rreptësisht përdorimi i fjalëve fyese apo tallëse ndaj tjetrit dhe ndëshkohet me dënime të rënda.

Arsyeja e këtyre neneve, për mendimin tim, është që t’ia mbrojnë e t’ia sigurojnë kuvendit rolin si institucion i fjalës, i dialogut dhe i diskutimit.

Nene të tilla shërbejnë si themel i etiketës së komunikimit mes kuvendarëve; pa të cilën etiketë kuvendi nuk funksionon dot, ose nuk e luan dot rolin që i është caktuar në Kanun.

E gjithë kjo vlen edhe meqë synimi i kuvendit nuk është të riprodhojë pushtetin e kuvendarëve ndaj komunitetit, por të riprodhojë pushtetin e komunitetit ndaj kuvendarëve – sa kohë që këtyre të fundit u privilegjiohet statusi, u mbrohet nderi dhe u garantohet e drejta e fjalës, në mënyrë që të kryejnë funksionin e tyre si zëdhënës, gjykatës ose ekspertë dhe të ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve që preokupojnë kolektivitetin në përgjithësi, ose komunitetet që përfaqësojnë.

Atyre që etiketa e të folurit publik u duket çështje e dorës së dytë, në krahasim me “problemet e vërteta të vendit”, dua t’u kujtoj se nuk mund të jetë çështje e dorës së dytë ajo që ka të bëjë drejtpërdrejt me funksionimin e institucionit; në rastin e kuvendit, ose të parlamentit, të tilla janë të gjitha ato çështje që lidhen me mënyrën si flitet formalisht në atë institucion.

Në një kuptim, etiketën e komunikimit mund ta krahasosh me kodin e të veshurit; përfytyroni, për shembull, një mbledhje të qeverisë, në të cilën kryeministri Berisha të shfaqet i veshur me kostumin popullor karakteristik të malësorit: tirq e qeleshe; ose një mbledhje të Bashkisë, ku kryetari Rama të paraqitet i veshur me robe-de-chambre.

Çuditërisht, parlamentarët shqiptarë nuk i kam dëgjuar të bëjnë gabime ose faux pas në kodin e të veshurit; përjashto çfarë lidhet me shijen e keqe ose stilin ekscentrik (nuk kam dëgjuar që ndokush të shkojë në Kuvend me pizhame ose bigudí).

Këta qytetarë të Republikës që vishen me rroba firmato mijëra-dollarëshe dhe ngasin vetura nga më të shtrenjtat, por që nxjerrin lapërdhi nga goja në privat dhe në publik, ndjekin, në thelb, modelin social të gangsterit, i cili rangun e vet të ulët ose të qenit krijesë e plehut, nuk ka nevojë ta fshehë më, sa kohë që arrin ta kompensojë me anë të pushtetit të frikës, grykës së revolverit, shantazhit ndaj kundërshtarëve, valixhes me dollarë.

Me këtë nuk dua të them që disa prej parlamentarëve të republikës shqiptare janë gangsterë – meqë nuk kam arsye për ta menduar këtë; por vetëm të vërej se gangsteri, në shoqërinë e lartë të Tiranës, po imponohet si role model për t’u ndjekur.

Këta njerëz që shpesh i detyron pozita sociale që kanë fituar për t’u sjellë si gangsterë, nuk identifikohen aq me bëmat e tyre, të cilat u mbeten rregullisht private dhe të rrethuara me fshehtësi, sesa me bëmat për të cilat akuzohen.

Të vërehet edhe ironia e akuzave që ia bëjnë shoku-shokut për shkelje të përsëritura të ligjit, njerëz prej të cilëve pritet të ushtrojnë, të gjithë së bashku, pushtetin legjislativ (ligjvënës), nëpërmjet parlamentimit, ose përdorimit të fakultetit të fjalës së lirë.

Që gjenden mes nesh të tjerëve njerëz të cilët, pa qenë vetë të ballafaquar kaq ashpër me ligjin ose me akuzat për shkelje të ligjit, megjithatë e konsiderojnë si dytësore çështjen e lapërdhisë në parlamentin shqiptar, kjo veç më konfirmon që modeli i gangsterit, si rrugë drejt suksesit, është imponuar tashmë në shoqërinë shqiptare përtej kulisave të pushtetit; duke përfshirë edhe spektatorin duatrokitës.

Nuk ka komente

  1. Xhaxha, me thjesht ideja mund te shprehej po te vihej ne dukje se Parlamenti eshte ai vend ku fjala ka fuqine e akteve ligjore. Kjo e ben etiketen e komunikimit ne parlament thelbesore, pasi aty cdo fjale ka konsekuenca me te medha se kudo tjeter. Aty pra fjala ka peshe akti. Duke u marre me thashetheme, ata nuk bejne gje tjeter pervecse zhvleresojne parlamentin si institucion i cili prodhon aksion nepermjet fjales.

  2. Edhe ketu, them se eshte kaluar anash çeshtjes. Do te jem pak si etnocentrik ne kete pike dhe do te pohoj se gjuha shqipe, “pour une fois”, eshte e shkelqyer ne emertimin e diçkaje qe njihet si parlament.

    Xhaxhai, ne vend qe te ndermerrte nje shqyrtim te fjales “kuvend”, merret me ate te fjales “parlament”, qe ne fakt, ne shqip nuk do te thote asgje. Dhe ketu, ne kete pike, shqipja “kuvend” eshte pafundesisht me e sakte se frengjishtja “parlement”.

    Siç e ve ne dukje xhaxhai, “parlement” vjen nga “parler” – te flasesh.

    Mirepo shqipja i shkon edhe me thelle perkufizimit dhe i meshon diçkaje tjeter sesa “te flasesh” : ajo meshon mbi “vendin”.

    Kuvend ndahet ne ku+vend. Dmth “ku eshte vendi”. Me shkoqur : ku eshte vendi i diçkaje per te cilen po rrahim mendimet. T’i gjesh vendin diçkaje, kjo eshte detyra thelbesore e kuvendit ne shqip. Nga fjala vend, vjen vendim. Dmth, pasi t’i gjendet vendi diçkaje, ajo ngulet mire aty, dmth i ve disa piketa qe te mos levize me.

    Kete lloj bashkelidhje fjalesh, nuk e ka frengjishtja : vend perkthehet me “endroit”, “lieu”, “place”, por kjo s’lidhet pastaj me “décision” (vendim).

    Ne kete pikepamje, shqipja na ofron diçka shume me te kapshme dhe logjike sesa frengjishtja parlement, qe kur vjen fundi i fundit, ka veçorite e saj kombetare. Dihet tashme se francezet e kishin kthyer gojtarine ne nje art. Parlamenti francez ishte shembulli par excellence i artit te ligjerimit. Gjuha franceze, ne perfytyrimin popullor boteror, kalon per nje gjuhe e bukur qe i ka qejf sterhollimet e gjuhes. Mjafton te kujtosh ketu vetem donzhuanizmat qe i shkojne “par définition” vetem nje francezi dhe jo nje amerikani apo gjermani, aq me pak shqiptari.

    E kunderta ndodh me shqiptaret. Keta nuk jane shquar ndonjehere per art fjale. Fjala tek shqiptaret nuk ka zene asnjehere aq vend sa ç’ka pasur, psh, veprimi. Jo me kot, ne proverba popullore, fjalepaku eshte gjithmone figura me pozitive, nderkohe qe ne France ky fjalepak do te kalonte per ndonje kriminel potencial, ndonje margjinal apo tjeter.

    Ne karakterin shqiptar, sipas logut te burrave, kuvendit, rendesia me e madhe bie mbi vendimin qe do te dale dhe jo mbi vete fjalen. Deri me sot, nuk eshte treguar ndonje rast kuvendi malesh qe te kete zgjatur dy dite e dy nete, porse ka pasur nje njeri i cili e ka prere nyjen gordiane pa e zgjatur me tej. Dhe perseri, ne perfytyrimin popullor, thuhet per dike : “aaaaa, ai nuk i ka te gjata fjalet, e pret ne vend”, nderkohe qe ne France kjo kalon per nje gjaknxehte, te pagdhendur, etj.

    Tani, ne vazhdim te asaj qe kam thene ne nje teme tjeter, eshte me interes te dihet se kur kemi kaluar ne si Shqiptare nga Kuvendi ne Parlament, dmth nga vendimi ne llomotitje. Kjo, per mua, perben dhe rreshqitjen e qenies shqiptare nga thelbi tek teatri. Tani, per Shqiptaret, ska rendesi me vendimi por llomotitja. Shkurt, ka shume mundesi qe ne te jemi italianizuar ne kete pike, kuptohet me ndihmen e TV italian te viteve 80.

    Kur t’i rikthehemi perseri fjales ku+vend, dhe te largohemi nga parlamenti i cili nuk ka asgje te keqe ne vetvete porse eshte diçka jashte natyres sone dhe per te tjere njerez, atehere do te shpresojme diçka. Por kjo ka aq gjasa te ndodhe sa ç’kam une te behem mister universi me buzeqeshje rrezellitese.

    Ka dhe nje pike tjeter qe duhet diskutuar : dikush mund te thote se te kishim kaluar tashme ne parlament siç e kane francezet, kjo do te ishte shume bukur dhe s’do te benim ze. Sepse keta tanet nga Kuvendi s’kane shkuar as ne Parlament, por jane jashte te dyve. Po, kjo eshte e sakte si verejtje. Deputetet shqiptare, dhe me gjere, vete votuesit e tyre, jane ne nje lloj perçudnimi te vete fjales “parlament”, dmth edhe te kopjojne nuk kane ditur.

    Qe ne s’kemi Kuvend, kjo eshte afer mendsh dhe te gjithe e dine. Logu i burrave ne nje livadh prane nje gdheu te lashte, ka marre fund, edhe mirefilli edhe figurativisht. Por ne nuk kemi as parlament sepse njerezit nuk shkojne aty per te folur por shkojne per t’u zene. Paradoksalisht, ata i ikin fjales dhe i rikthehen veprimit. Duket sikur jam ne kundershtim me vete fjalet e mia, por nuk eshte keshtu. Sepse kam pershtypjen se deputetet tane i therret sidoqofte zeri i te pareve qe nuk e zgjaste teper me fjale por kapte armet. Por e keqja eshte se ata e bejne kete ne nje vend qe eshte aspak i pershtatshem per ta bere, dmth nje parlament ku duhet vetem te flitet. Te mos harrojme se nje deputet ka ngrene ca plumba brenda salles se parlamentit. Te mos harrojme se raste te tjera te tilla jane shmangur ne çastin e fundit. Kjo eshte pikerisht perçudnimi, bastardimi i qenies shqiptare : te luhatesh mes ca nocioneve dhe t’i besh lemsh te gjitha : te flasesh kur duhet vepruar dhe te veprosh kur duhet folur.

    Keto gjera, njerezit nuk i bejne me direktiva partie, as me diktat presidenti apo Sali Berishe, keto gjera behen keshtu thjesht ngaqe kjo ben pjese ne kulturen tone te trasheguar, te pakten qekur kemi hyre ne epoken e TEATRIT. Nuk ka asnje faj as Berisha, as Topalli, as Rama apo Ruçi. Faji eshte i vete ajrit qe thithim, i ujit qe pijme, shkurt, eshte diçka i pashqitshem, i pandreqshem dhe perfundimisht fatal.

    Dhe e fundit, mos mendoni se me vdekjen e Berishes apo te Rames, problemi eshte zgjidhur. Mund te vendosni ne krye te vendit ke te deshironi, perseri e njejta gje. Eshte provuar dhe me njerez te urte qe s’shajne nga nena, dhe perseri nje vrime ne uje. Dhuna foljore e ketyre te urteve nuk qendron tek sharjet, por tek figura dhe mesazhi qe percjellin : mendjemadhesi, fodullek, cektesi, shkurtpamesi. Mjafton te lexoni ketu ne PTF si flasin disa njerez tejet te kenduar e te diplomuar, me nje dhune foljore qe i kapercen sharjet por pa qene vete ato sharje : nje dhune e veshur me qyteterim, pa dyshime koketrashesie, dhune qe sidoqofte ka po te njejtin efekt si keta harbutet qe shajne ne parlament. Le ver est dans le fruit, thone nje poet freng.

    1. Eh, sa forma ka apologjia e sistemit! A mundesh ta shpjegosh pak kete “fatalitetin,” cfare vlere ka, si arrin ta shmang justifikimin se parlamentaret jane te pandeshkueshem, “gangsterra,” pasi eshte e destinuar qe te jene te tille, me, apo pa fjale te renda, dhe perfundimisht te na sqarosh se pse u dashka perdorur pikerisht fatalizmi si kornize konceptuale ne lidhje me kete ceshtje?

  3. Autori i shkrimit duket i nervozuar sepse e ndjen se ajo që shpreh nuk përputhet plotesisht me ate që ai mendon me llogjike te ftohtë. Te kerkosh e të sjellesh ketu perkufizimin leksikor te parlamentit dhe te kerkosh t’ia veshësh jetes politike te nje vendi te masakruar per gjysme shekulli, e pastaj te tregohesh i skandalizuar kur perputhja nuk realizohet, vertet qe duhet te kesh vullnet te forte.

  4. ehe une kam degjuar qe kuvend s’vjen nga ku+vend (qe si shqiptare e paster s’i jap dot dum, c’qenkerka ky popull qe preferon te therrasi ne kaptine vendin kur thelbi eshte tek fjala?) por nga “conventa” latinisht. gabohem?

  5. Kur shoh Lulianin kaq te zellshem ne etiken e komunikimit apo pifton qe s’lidh dot 2 komente pa share drejtperdrejt bashkebiseduesin, me vjen per te vene kujen. Si deputete do ziheshin me keq se keta qe kemi, sepse vete Berishen jo-politikan nuk e ka dhene kush deri me sot, kaq zevzek sa keta te dy.

    U be mire qe u soll tradita e kuvendimit, se ndryshe nga formalizmi ligjor i Lulianit, qe eshte pasoja, tradita e kuvendimit eshte shkaku qe lidhet drejperdrejt me etiken.

    Denimet e rrepta (500 grosh eshte max i mundshem pekuniar) deshmojne se shoqeria shqiptare e ka pare si shume problematike sjelljen ne kuvend dhe kuvendareve u duhej vene kufiri tek thana.
    Specifikimi i drejtperdrejte i denimit eshte nje arsye me shume per te kuptuar sa problematike eshte sjellja e shqiptarit ne kuvend.

    Cfare mungon sot ?
    Sot mungon pikerisht ashpersia e denimit dhe ne nje shoqeri si jona ku bjerrja e gjithanshme etike shihet si fryt i mordernizimit, kjo mungese ashpersie çon ne laperdhi.

    Do merrja per baze 2 ekstremet e shoqerise shqiptare ne lidhje me shqiptarine si rrenja ontologjike e kultures shqiptare(ku hyn edhe etika e komunikimit):
    1- shqiptaria e pagdhenduar(ose barbare) e katundarit te kulluar
    2- shqiptaria e tredhur(ose e zhburreruar) e qytetarit te kulluar

    Nese dukuria e laperdhise kuvendare do ishte pasoje e shqiptarise se pagdhendur, mendoj se do bihej lehtesisht dakort se fale ketij fjalori do shkonte gjaku deri ne gju sa hap e mbyll syte dhe njerezia do flinte me kallashin anes krevatit. Aty s’te falet ti thuash tjetrit shkerdhate e jo me te hysh tek familja.

    Pra eshte e pamundur qe te kemi te bejme me nje zhvendosje kah shqiptarise se pagdhendur.

    Nuk mund te flasim dot per zhvendosje drejt ekuilibrit se keta ne vend ti pakesojne te sharat shahen lirisht nga motra e robte edhe para kamerave.

    Keshtu ngelet te kemi nje zhvendosje drejt shqiptarise se tredhur ose shqiptarise se zhburreruar, ku protagonistet mund te shahen lirisht nga nena, motra, babai e fisi, po njesoj si femijet qe su pushon goja se shari (nuk e di mire per brezin e sotem, po i imi kenaqej duke share, nga mengjesi ne darke, meqe edhe shqipja ofron mjaft material stervitor).

    Mirepo zhburrerimi publik i vetes dhe i kundershtarit, si dukuri qytetare, shtron çeshtjen e rishikimit te disa vlerave dhe rregullave qe ka 20 vjet qe perqeshen e pergojohen, pasi mesa duket shqiptari nuk ha pyke me rregullat e botes, ose me sakte vetem nje pjese e paperfillshme e personazheve duket te jete ne gjendje te kaperceje ne gjendjen e shqiptarise se zhburreruar pa rene ne shtazeri komunikimi (lehje ose hungerrima), ndersa shumica leh e hungerrin (jane bere bashke si thote italiani ‘cani e porci’).

    Ketu haset nje problem, se ndersa njihet fuqia e vlerave dhe rregullave etike ne kalimin nga shqiptaria e pagdhendur ne ate etikisht te ekuilibruar apo te pranueshme, nuk mund te flitet dot me siguri se kane e njejten fuqi qe te mundesojne kalimin nga shqiptaria e zhburreruar ne shqiptarine etikisht te ekuilibruar, te pranueshme.

    Nese ky problem nuk paraqitet fare, kur s’na intereson shqiptaria etikisht e pranueshme, sepse kerkohet zhdukja e shqiptarise si rrenje ontologjike e kultures shqiptare dhe vetiu edhe e etikes se komunikimit, atehere ky ekstrem i sotem, mund te shikohet edhe pozitivisht, pasi nepermjet ketij ekstremi mund te kemi edhe hapin revolucionar, pasi dihet qe revolucioni paraprihet nga nje gjendje e ndere.

    Pra çeshtja kryesore per mua eshte, nese duam rikthim tek shqiptaria etikisht e ekuilibruar, e pranueshme apo hapin revolucionar . Ne rastin e pare mekanizmat njihen, ne rastin e dyte fillimisht duhet pare ne eshte i mundshem.

    1. “Kur shoh Lulianin kaq te zellshem ne etiken e komunikimit apo pifton qe s’lidh dot 2 komente pa share drejtperdrejt bashkebiseduesin, me vjen per te vene kujen.”

      Po mire o kungull, mire, jepja kujes e kungullimes, por kur tha gje Luliani qe etika e komunikimit nuk ka kufi?

    2. Hyllin,

      kur ti i cilësove një herë gratë në perëndim si të përdala, në krahasim me ato shqiptare, që qenkan të ndershme, unë të quajta hajvan.

      Ti quajte tre apo katërqind milionë gra si të përdala e unë deri tani vetëm nja tre apo katër herë të kam thënë hajvan; në një farë mënyre ti je akoma në avantazh.

      Për sa kohë ti nuk lëviz nga ky pozicion, unë nuk kam gjë në plan të mos përfitoj nga rasti, që të të kujtoj, se për këtë bindje tënden ti vazhdon të mbetesh një hajvan klasik.

      Pse ta them këtë.

      Sepse ti Hyllin me këtë mendësi përfaqëson një pozicion, i cili rrezikon në themel modelin tim të shoqërisë, në të cilin gruaja nuk mund të gjykohet dot më në kategoritë e ndershme apo e përdalë, por vetëm në bazë të kategorive të zakonshme, që janë udhërrëfyese për gjykimin e individit në përgjithësi.

      Kur ti Hyllin kategorizon gratë në perëndim si të përdala, sulmon një model të një shoqërie, në të cilin unë jetoj me shumë kënaqësi dhe që nuk jam gjë fare gati t’ja dorëzoj hajvanit të parë (ty) që ta marrë dhe ta shkatërrojë, pasi përveç se atje jetojnë disa miliona gra panjohura për mua, që e bëjnë realitetin tim social anonimisht kaq kompleks dhe perfekt, jetojnë në paqe me veten, mua dhe shoqërinë edhe shumë shoqe e mike, anëtare të familjes time.

      Të gjitha gratë që në jetën time janë njerëz shumë të rëndësishëm jetojnë sipas modelit perëndimor.

      Përveç të tjerave unë i dua shumë, i nderoj dhe i respektoj këta njerëz edhe për vetëkuptueshmërinë me të cilën ato ndajnë me mua sipas modelit të tyre të jetesës këtë botë.

      E kupton tani ndoshta se pse të quajta hajvan? Aspak për të të fyer, por vetëm për të të ndërgjegjësuar se në ç’pozicion e ke manovruar veten me atë shprehje.

      Çfarë pret ti prej meje, kur më sulmon “kernel-in” e modelit tim të jetës, i cili në fund të fundit nuk është gjë ndonjë i tillë ekscentrik, por i vetëkuptueshëm për shumicën e njerëzve në botën ku jetoj unë.

      Ndoshta duke e tërhequr me bindje atë pohim dhe duke kërkuar në një farë mënyrë falje për fyerjen e bërë, mund të dalim nga kjo gjendje, sepse sinqerisht as unë nuk kam pikën e dëshirës të të shoh këtu në bllog me bindjen e mësipërme.

  6. Shqipen kuvend e kanë nxjerrë nga latinishtja conventum “takim, mbledhje”; kjo është etimologji e pranuar tashmë. E njëjta fjalë, në rumanishte, ka dhënë cuvânt (cuvînt me drejtshkrimin e vjetër), që ka kuptimin “fjalë”.

    Megjithatë, etimologjia popullore që e lidh kuvend me vend është e përhapur dhe duhet marrë parasysh në kuptimin e fjalës (duhet marrë parasysh jo se ka ndonjë gjasë që të jetë e vërtetë, por sepse vepron në psikologjinë e njerëzve, sa kohë që shumë e mendojnë kuvendin si “vendi ku flitet”.)

    Këtu një metonimi e rëndomtë (emërtimi i një vendi sipas veprimtarisë që kryhet aty – p.sh. ministri për ndërtesën e këtij institucioni) mbështetet pastaj edhe me mjete morfologjike (fjala kuvend pop-analizohet në ku-vend; që këtej edhe shumësi që ndeshet ndonjëherë kuvise, sipas modelit vend/vise).

    Fjala tjetër, që do ta konkurronte këtë, është log; në përdorimet logu i burrave etj.; këtë e kanë nxjerrë nga sllavishtja, pra duhet të jetë më e re se kuvend; por kuptimi i saj do të ketë qenë gjithnjë i lidhur me vendin (ku mblidheshin burrat për të kuvenduar).

    Shënim: ju lutem, mos e shndërroni këtë debat në një diskutim etimologjik. Me marrëveshje, le të supozojmë se të gjithë jemi jashtëzakonisht të ditur në këtë fushë.

    1. Disa kolegë e injoruan krejt lutjen time për të mos u marrë me etimologji në këtë temë. Po e riformuloj: komente të mëtejshme me natyrë etimologjike nuk do të pranohen. Këtë e them me cilësinë e moderatorit të këtij debati, duke kujtuar edhe se këtu nuk jemi në Parlamentin e Tiranës, por në një forum që administrohet me kujdes. Falemnderit.

  7. Xh2: Atyre që etiketa e të folurit publik u duket çështje e dorës së dytë, në krahasim me “problemet e vërteta të vendit”, dua t’u kujtoj se nuk mund të jetë çështje e dorës së dytë ajo që ka të bëjë drejtpërdrejt me funksionimin e institucionit;

    Por jo e vetmja qe ka te beje me funksionimin e institucionit. Per shembull dijenia e teknikave se si shkruhen ligjet eshte e domosdoshme per konceptin modern te nje Parlamenti i cili ndryshe nga sa kerkon te na binde XH2 nuk luan vetem rolin e nje foltoreje nga ku mund te percillen mendimet e popullit. Ne qofte se deputetet apo disa prej tyre nuk dine se si te shkruajne ligjet, sado qe te ruajne etiken funksionaliteti i institucionit demtohet rende. Ky lloj koncepti elementar dhe thjeshtezues per parlamentin na con ne perfundime si “eh sikur te flisnin shtruar” te cilat ironikisht vetem sa cojne uje ne mullirin e atyre te cileve nuk u intereson ndryshimi i vertete. Fjala dhe respekti ndaj saj jane thelbesore por thelbi i funksionimit te Kuvendit.

    @ Lulian
    I dashur, te lutem perpiqu te lexosh mes rreshtave. Pozicioni se Berisha eshte i plotfuqishem dhe realiteti politik shqiptar ku parlamenti eshte i bllokuar, zgjedhjet lokale jane ne ajer, institucionet e partise me te madhe ne pushtet nuk mblidhen ( dot?), eshte thjesht nje kundershti. Beje vete paralelizmin me nje autokrat krenar per pushtetin dhe emrin qe ka si Lukashenko i cili i ben zgjedhjet kur i do koka, fiton me 85%, nuk le rivale qe ta sfidojne e aktivitet anti-pushtet pa infiltruar e mbytur qe ne lindje. Nga nje ane Berisha me mazhorance te rrezikuar, rezultat zgjedhor te kontestuar dhe me opozite qe haptzi kerkon revolucion per te hedhur pushtetin e mbeshtetur nga biznesmene te fuqishem, e nga ana tjeter Lukashenko (ose Putin po deshe) te cileve po u dole kunder te helmojne me Polonium. Lukashenko nuk ngre kurre zerin, madje flet me nje ton te bute e te ulet si shqerre. E pra, veprimi i tij politik flet shume me teper se sa fjalet qe i shkruajne bashkepunetoret.

    Ne kete prizem Berisha eshte shume me i pafuqishem se sa te shfaqet ty ne media, edhe pse nuk jam idiot te te them qe ska fuqi ndersa eshte ne pushtet. Por bertitja apo degradimi verbal mund te jete logjikisht rrjedhoje e pafuqise per te vepruar. Them mund sepse nuk mund ta di me siguri, sigurine ne kesi gjerash na e jep vetem ajo cka do ndodhe. Pra te thuash qe Berisha ehste “i forti” i Shqiperise eshte ose mosnjohje e realitetit ose spekulim me qellime politike. Zgjidh e merr.

    Per here te fundit, se here qe ti e ndonje tjeter me akuzoni per apologji te pushtetit me beni te qesh. Leximi skic nje rresht po e dhjete jo nuk ju nderon. Kur them qe Shqiperia noton ne llum politik nuk e shoh si apologji te pushtetit. Por nuk mund te bashkohem me Berishofobine shabllon e te bere aq bajate sepse nuk na jep tablone e plote te realitetit ( ne gjykimin tim gjithsesi) dhe madje e ndihmon Berishen te ruaje pushtetin.

    1. Duke iu referuar “konceptit modern të Parlamentit”, Politicus shkruan:

      ndryshe nga sa kerkon te na binde XH2 nuk luan vetem rolin e nje foltoreje nga ku mund te percillen mendimet e popullit. Ne qofte se deputetet apo disa prej tyre nuk dine se si te shkruajne ligjet, sado qe te ruajne etiken funksionaliteti i institucionit demtohet rende.

      Duke implikuar se unë paskam kërkuar ta bind atë (dhe të tjerë) se Parlamenti luaka vetëm rolin e një foltoreje nga ku mund të përcillen mendimet e popullit, në një kohë që, gjithnjë sipas Politicus, një funksion themelor i institucionit është edhe të përftojë legjislacion.

      Po si e paskam bërë unë këtë gabim?

      Në të vërtetë, unë kam shkruar se fjala parlament:

      shënjon një institucion ku njerëz zakonisht të zgjedhur nga populli mblidhen për të debatuar rreth çështjeve me interes të përgjithshëm, si dhe për të ushtruar pushtetin legjislativ dhe ndonjëherë edhe gjyqësor.

      Çfarë nuk kupton Politicus, në shprehjen “për të ushtruar pushtetin legjislativ dhe ndonjëherë edhe gjyqësor”?

      Në fakt, se çfarë nuk kupton Politicus, kjo pak rëndësi ka për mua; por fjalët nuk kam shumë qejf të më shtrembërohen.

      Më tej, ç’qenka kjo foltore ku përcillen mendimet e popullit? Ku e paskam thënë unë këtë, Politicus? Me kë më ke ngatërruar?

      Tani, për t’u kthyer te funksioni legjislativ – Politicus thotë se deputetët duhet të dinë të shkruajnë ligje; gjë e drejtë, në vetvete. Megjithatë, më shumë se sa të shkruajnë, shtoj unë, deputetët duhet të dinë të gjykojnë për ligjet e propozuara (bills) dhe t’i gjykojnë në mënyrë kritike; meqë të shkruarit e një ligji mund t’i besohet edhe një eksperti jurist, siç ndodh zakonisht.

      Do të më thonë – edhe një fjalim mund të ta shkruajnë të tjerët (dhe mirë do të ishte, për shumë prej deputetëve); çfarë nuk të shkruajnë dot të tjerët, janë replikat, batutat dhe tërësia e fjalëve dhe e qëndrimeve të vetvetishme (unscripted), të cilat përftojnë personalitetin e deputetit individual, siç shfaqet para të tjerëve. Megjithatë, dua ta theksoj, se thelbësore për deputetin nuk është të shkruajë ligje, por të kuptojë dhe të gjykojë drejt për ligjet e propozuara dhe aktet e tjera ligjore.

      Tani, duke pasur parasysh se shumë prej ligjeve të miratuara nga Kuvendi ynë janë përkthime ose përshtatje ligjesh të tjera, ndoshta ia vlen të shtoja edhe se deputeti duhet të jetë në gjendje edhe të lexojë në ndonjë gjuhë të huaj; por pastaj do të më akuzonin për elitizëm.

      Gjithsesi, kërkesa që ligjet duhen përkthyer mirë mbetet. Ironikisht, vetë rregulloren e Kuvendit tonë e gjeta të arkivuar në këtë adresë: http://www.masterparlamenti.it/public/File/regolamento%20parlamentare%20Albania.pdf.

      Të paktën adresën ta kishin përshtatur…

      1. xh2 ne replike me mua thote: Duke implikuar se unë paskam kërkuar ta bind atë (dhe të tjerë) se Parlamenti luaka vetëm rolin e një foltoreje nga ku mund të përcillen mendimet e popullit, në një kohë që, gjithnjë sipas Politicus, një funksion themelor i institucionit është edhe të përftojë legjislacion.

        Po si e paskam bërë unë këtë gabim?

        Në të vërtetë, unë kam shkruar se fjala parlament:

        shënjon një institucion ku njerëz zakonisht të zgjedhur nga populli mblidhen për të debatuar rreth çështjeve me interes të përgjithshëm, si dhe për të ushtruar pushtetin legjislativ dhe ndonjëherë edhe gjyqësor.

        Çfarë nuk kupton Politicus, në shprehjen “për të ushtruar pushtetin legjislativ dhe ndonjëherë edhe gjyqësor”?

        Në fakt, se çfarë nuk kupton Politicus, kjo pak rëndësi ka për mua; por fjalët nuk kam shumë qejf të më shtrembërohen.

        Më tej, ç’qenka kjo foltore ku përcillen mendimet e popullit? Ku e paskam thënë unë këtë, Politicus? Me kë më ke ngatërruar?

        Une nuk te kam ngaterruar me askend por ti ke “harruar” te citosh paragrafin qe ke shkruar me pas.

        xh2 ne shkrimi origjinal:Pa u zgjatur me përkufizimin e institucionit, dua vetëm të vërej se emri i institucionit, parlament, vjen nga frëngjishtja e vjetër parlement (“diskutim, kuvend, mbledhje, këshill”); duke qenë kjo e fundit e bazuar në foljen parler “flas”.

        Historikisht, parlamenti paraqitet, kështu, një institucion që përftohet nëpërmjet të folurit; ose edhe një vend ku njerëzit (përfaqësuesit, deputetët) mblidhen për të folur me njëri-tjetrin.

        Nga sa me siper deduktohet qe ti Xhaxha e ve theksin mbi gjuhen, te foluren, ose foljen parler flas. Sipas teje madje menyra e te folurit eshte kriteri kryesor me te cilin gjykojme cilesine e parlamentit si foltore. Per mendimin tim kjo eshte katerciperisht e gabuar dhe bazohet ne nje njohje jo thellesore te konceptit parlament. Dhe ne kete rast, ne te gjitha shkrimet qe ke bere per kete teme per mendimin tim ke shfaqur nje anesi emocionale qe ta turbullon argumentin deri ne absurd. Diku me poshte ( spo e marr citimin se behet bajat) shpjegon edhe qe roli i deputetit eshte te drejtohet nga zgjedhesit e jo ti drejtoje ata. Ose te shprehe vullnetin e njerezve qe e kane zgjedhur e jo ti detyroje ata te pranojne vullnetin e tij. Une kete e kam parafarazuar me percjellje e mendimeve te popullit e cila ndonese e shprehur me me pak panache replikon sensin logjik te asaj qe thua. Per sa i perket rolit te parlamentit, per mua eshte i shumeanshem dhe e menyra e te shprehurit eshte vetem njera nga anet, dhe ne rastin e Shqiperise aspak me e rendesishmja.

        Me tej Xh2 vazhdon: Tani, duke pasur parasysh se shumë prej ligjeve të miratuara nga Kuvendi ynë janë përkthime ose përshtatje ligjesh të tjera, ndoshta ia vlen të shtoja edhe se deputeti duhet të jetë në gjendje edhe të lexojë në ndonjë gjuhë të huaj; por pastaj do të më akuzonin për elitizëm.

        Perkthimi i ligjeve per mua eshte problemi, per ty dijenia e gjuhes se huaj per ti perkthyer mire eshte zgjidhja. Me shkurt e konciz se sa kaq nuk mund te shprehem. Une nuk po bej debat me ty mbi cilesine e gjuhes parlamentare, por mbi rolin e parlamentit ne mbarevajtjen e jetes politike te vendit, e cila nuk varet vetem nga gjuha qe perdoret aty.

        Po me sa duket kjo ben pjese ne ato gjera qe ti nuk ke aftesine per ti rrokur, gje qe e shfaq me irritimin tend te pazakonte. Me lejo te te them se kjo ska te beje me mua, sado te perpiqesh te me perfshish me kalamanlleqe te tipit “me ke me ke ngaterruar” a
        ” Politicus eshte gdhe dhe nuk kupton, po mua ska cme duhet se nuk merrem me gdhenj”. Gjithashtu me lejo te te rikujtoj ( jam i bindur qe e ke mesuar diku) qe nuk kemi asnje detyrim te jemi dakord e ngulmimi yt ne kete pike eshte mbreselenes per keq. Me kaq une vertet e mbylla kete teme dhe le te bien Toske e Gege.

        1. Politicus, unë nuk di si t’i gjykoj aftësitë e mia për të rrokur konceptin e parlamentit, por jam në gjendje të dalloj kur ti më citon keq ose më shtrembëron fjalët. Kur them “me kë më ke ngatërruar”, kjo është një mënyrë e mirësjellshme për të të kujtuar që duhet të më citosh saktë.

          Gjithashtu jam në gjendje të dalloj që ti nuk e ke mbrojtur mirë pozicionin tënd, sado i drejtë të të duket ai ty. Sa për pozicionin tim, mua thjesht më intereson aspekti verbal ose komunikues i institucionit të parlamentit, ndoshta sepse aty më tërheq ekspertiza që kam.

          Më në fund, nuk të kam quajtur gjëkundi “gdhë”; përkundrazi, t’i kam kundërshtuar mendimet hap pas hapi, jo me mënyra ad hominem. Ti mund të jesh shumë i përgatitur, por kur argumenti yt nuk më bind, kjo s’mund të kompensohet nëpërmjet përgatitjes që ke.

          Ke një zakon të keq në argument, të cilin e konsideroj si të llojit straw man fallacy. Nëse do të debatosh me mua, duhet të nisesh nga çfarë them unë, jo nga çfarë preferon ti që të thoja unë, as nga interpretimi që mund t’u bësh ti pohimeve të mia.

          Natyrisht, ti je i lirë t’i interpretosh këto si të duash, por kur më referohesh mua, duhet të më referohesh pikërisht mua (si tekst), jo interpretimit tënd për fjalët e mia.

          Mua më shqetëson mënyra si komunikohet në Kuvend. Më shqetëson, edhe pse nuk kam asnjë interes privat për të mbrojtur atje, as më lidh gjë me politikën shqiptare. Më anë tjetër, me siguri në Kuvend bëhen edhe gjëra të tjera, përveçse komunikohet para kamerave – por është e drejta ime që të përqendrohem vetëm në aspektin e komunikimit, të cilin unë e quaj si me rëndësi kritike për funksionimin e atij institucioni.

          Në këtë kontekst, kam propozuar edhe një zgjidhje, nëpërmjet një pakti mes palëve ose një gentlemen’s agreement, për të evituar këtë kulturë komunikimi që mbizotëron sot – qoftë edhe vetëm në mënyrë formale.

          Pse merrem me këtë punë? Sepse shoh që opinionit publik i ka ardhur në majë të hundës nga institucioni i Kuvendit; dhe i ka ardhur në majë të hundës pikërisht nga çfarë thuhet atje dhe nga akuzat që shkëmbejnë mes tyre deputetët. Këtë një hap e ndan nga momenti kur dikush do të fillojë të pyesë: ç’na duhet kjo fëlliqësirë? Kjo pyetje do të jetë edhe funerali i demokracisë parlamentare në Shqipëri.

          Pse debatuam bashkë? Sepse unë mendoj që përgjegjësia kryesore, për këtë gjendje të punëve, bie mbi Berishën, Topallin dhe PD-në. Arsyetimi im është formal, dhe ka të bëjë me faktin që këta njerëz kanë pushtetin sot në Tiranë. Kjo nuk do të thotë se pala tjetër, ose PS-ja, i ka patjetër më të mirë përfaqësuesit e vet në Kuvend; por vetëm që përgjegjësia konkrete, për çfarë po ndodh, bie mbi njerëzit që kanë në ngarkim mbarëvajtjen e punimeve të Kuvendit.

          Kështu siç është sot, ky institucion është i mbushur me operativë partish, të cilëve duket sikur u mungon pavarësia dhe vizioni. Në vend që të jetë vendi ku riprodhohet demokracia përfaqësimtare në Shqipëri, Kuvendi shërben si vendi ku riprodhohet partitokracia – ose pikërisht çfarë nuk i duhej vendit në këtë periudhë tranzicioni.

          Prandaj, le të mos mbetemi peng të cic-miceve që mund të kemi mes nesh; nuk ia vlen, sidomos për këtë temë.

          1. xh2: Prandaj, le të mos mbetemi peng të cic-miceve që mund të kemi mes nesh; nuk ia vlen, sidomos për këtë temë.

            Plotesisht dakord.

    2. Politicus, mos e merr personalisht. Sikur te ishe vertete apologjet i pushtetit, nuk besoj do komunikoje nga PTF, por nga tjeter foltore. Ki parasysh qe ajo qe vura ne dukje ka te beje jo me qellimin, por me mungesen e konsistences ne argument, si dhe qesh i kujdesshem besoj kur vura ne dukje qe nuk mund t’i quajme te pafuqishem, as Berishen, as Ramen, e askend te klases se tyre. Pra nuk te vura ne dukje se ajo qe po thoshe ishte apologji e Berishes, por apologji e sistemit, tek i cili mund te perfshihet edhe kundershtari me i eger politik i Berishes, dhe pavaresisht faktit qe pervec kesaj pafuqie te shprehur ne nje rresht, ti e cileson sistemin per dhjete rreshta te tere te kalbur. Bie llafi, une mund te them njembedhjete rreshta, 1) qe ky pushtet eshte i kalbur, 2) ky pushtet eshte i qelbur, 3) keta jane maskarenj, 4) keta nuk duan t’ia dine per popullin e mjere, 5) mendojne vetem per vete, 6) jane hajduta te sofistikuar sa dhe ordinere, 7) shkelin ligjin ne menyre konsistente, 8) jane kriminela me imunitet, 9) jane plage e barre e rende per krejt shtetin, kombin e shoqerine shqiptare, 10) jane funderrina qe si gjithmone ka zene majat, por ne fund te fundit, 11) mund te mos kene cfare te bejne, mund te mos ndryshojne dot gje, mund te jene te pafuqishem, pasi keto jane rregullat e lojes. Kjo eshte apologji, pavaresisht faktit qe une kam theksuar ne njembedhjete rreshta pakenaqesine time, e pavaresisht faktit qe pika 11 eshte hipotetike. Ta perseris, nuk besoj se kjo e jotja eshte apologji konsistente e pushtetit, por inkosistente, ndoshta edhe nisur nga qellime te mira. Besoj se eshte apologji prej pakujdesise, pre e se ciles mund te biem te gjithe, xhaxhai, ehe, une, ti, e me rradhe. Xhaxhai bie pre sepse dashur pa dashur ia atribuon pergjegjesine ekskluzivisht pozites, ti e ehe bini sepse jini ne menyre eksplicite fatalista, e ne renca edhe une, i lutem zotit te kem miq te mire e te ma vene ne dukje. Une e besoj qe ti mund ta kesh degjuar shpesh akuzen per apologji, por me beso, sado paragjykime te mund te kem, kjo imja ishte ne nje kontekst krejt tjeter. Shpresoj te me kuptosh, dhe jo vetem ne lidhje me faktin qe nuk ta kam personalisht, por edhe ne lidhje me cfare po perpiqem te ve ne dukje: kujdesin ndaj fatalizmit, me te cilin verej se flirton, qofte edhe pa dashje, pasi eshte pikerisht ky lloj botkuptimi qe legjitimon pandeshkueshmerine.

      1. Nuk ka asnje keqkuptim per keqdashje i dashur Lulian,

        Ndaj te njejten dashamiresi personale ndonese une dhe ti jemi politikisht larg njeri tjetrit. Gjithsesi falemnderit per dashamiresine qe shpreh.

        PS. me siper thashe qe e mbylla me temen po sa per embelsire nuk kerkoj te jem fatalist, e kesisoj venia ne dukje e ndonje instance fatalizmi vecse me ndihmon. Te gjithe gabojme, tha.

  8. Nuk e kuptoj nese doni loya jirga apo konventa murgjerish ose edhe kuvend burrash ku per nje llaf kriste pushka! Parlamenti ne nje shtet demokratik e liberal eshte konceptuar ndryshe. Nuk eshte nje vend ku mblidhen si ne kulle qelqi ca njerez qeilbar dhe me shume flasin me vete se me te tjeret. Ata qe jane ne parlament flasin pastaj sa mire flasin ky eshte gjykim subjektiv qe mund ta beje secili. Nuk eshte vend per hoxhallare e priterinje aty apo edhe filozofe. Nese doni te tilla kuvendesh keni ngaterruar sistem. Mua nuk me pelqen as si shkruan e flet Mustafa Nano ne shtyp e media, sidomos kur rendom permend fjale si lapardhar/i, mujshar, i semure psikik, diktator etj. por gjithsesi ky mbetet mendimi im.

    Nga nje ane kerkohet te zhbehet plotesisht “kultura e kanunit” apo edhe shume gjera te tjera nga ana tjeter merret shembull kanuni si te denonte po te flisje jo si duhej ne kuvend te burrave. Ku eshte qellimi ketu? Rregullorja e kuvendit te denon edhe sot per ofendime etj. por sigurisht qe kjo rregullore nuk zbatohet aq strikt dhe rende si ne Kanun. Ndoshta duhet ta zbatojme me shume Kanunin dhe grate mos t’i lejojme fare aty ne kuvend te BURRAVE.

    Deputetet nuk bejne ligje duke folur por duke votuar, per te sqaruar ate qe shkruan komentin e pare. Deputetet bile me legjislacionin ne fuqi nuk mbajne pergjegjesi ligjore per ate qe thone ne parlament.

    1. Metal boy, Kanunin e solla si shembull për të treguar se nevoja për etiketë në komunikim nuk është ndonjë shpikje e shekullit të fundit, as gjë e importuar nga Europa; por nevojë e brendshme e çdo institucioni që, për të funksionuar, ka nevojë për anëtarët e vet që të komunikojnë mes tyre.

      1. @ xh2

        Cfare eshte etikete per ty? T’i thuash Rames se ka akuza nga biznesmene se merr ryshfet 20% per lejet e ndertimit eshte mungese etikete? Apo qe grevistet e “urise” se PS kane ngrene 3 here ne dite? Per mua s’ka asnje lloj mungese etikete ketu. Ne kohe te Kanunit sigurisht per kesi akuzash te ikte dhe koka. Ose po te uleshe ne prani te mbretit andej nga Europa ishte ofendim i rende dhe me pasoja te medha pasi ishte mungese respekti dhe jo sjellje e duhur.

        Tani une e di qe ka teprime dhe fjalor me raste banal dhe rrugesh, por ky eshte nje proces. Sot kemi bracet dhe doshet por neser do te kemi dike tjeter me me etike. Por gjithsesi nuk eshte problemi thelbesor ketu. Shkurt si qytetar une nuk dua fasada te lyera me bojra, ku politikanet i bejne temenara nj-tj si perpara mbretit dhe nga ana tjeter vazhdojne korrupsionin, keqqeverisjen etj.

        Nderkohe si mendon ti xh2 ata qe i nxjerrin dhe permendin Berlusconit seksin qe ka bere ne pishine me cupa qe paguhen per kete pune, kane mungese etikete? Pse nuk shkruan dicka edhe per kete?

        Pastaj mos te harrojme qe politikani i vetem ne Shqiperi qe harbuterine dhe arrogancen e ka perdorur per te marre vemendjen e publikut ka qene Edi Rama. Jane filmime te tera qe faktojne kete. Nuk e kam pare atehere M. Nanon te indinjohej.

    2. Sa per sqarim deputetet nuk bejne ligje duke votuar, por duke shqyrtuar, diskutuar dhe ne fund votuar. Pa permendur propozimin si hallke te pare te procesit ligjvenes.

      Neni mbi pergjegjesine qe deputetet nuk mbajne per mendimin qe shprehin apo voten qe japin lidhet me garancite qe duhet te gezoje deputetit per te qene i pavarur dhe i lire ne ushtrimin sa me te mire te funksionit themelor te tij qe eshte ushtrimi i sovranitetit si perfaqesues i popullit.

      Dispozitat kushtetuese kane kuptim jo vetem ne kontekstin e tyre te drejtperdrejte, por gjithashtu ne kuadrin e trupit kushtetues, i cili sherben per te plotesuar kuptimin dhe referencen qe ato kane. Ne kete kuptim, mjafton te lexohet parathenia e Kushtetutes e cila percakton frymen me te cilen populli i Shqiperise vendos Kushtetuten e vet, te cilin popull keta deputete do te perfaqesojne.

      Nder te tjera parathenia (preambula) permend vlerat universale, vendosmerine per nje shtet te se drejtes, garancine e te drejtave dhe lirive themelore te njeriut, zotimin per mbrojtjen e dinjitetin dhe personalitetit njerezor, paqen, mireqenien, kulturen, drejtesine harmonine duke perfunduar me vlerat e larta te njerezimit si fjale kyce te asaj c’ka do te normohet nepermjet neneve kushtetues.

      Ose abc-ja e deputetizmit.

      1. Sa per sqarim deputetet nuk bejne ligje duke votuar, por duke shqyrtuar, diskutuar dhe ne fund votuar. Pa permendur propozimin si hallke te pare te procesit ligjvenes.

        Kam ca pyetje ne lidhje me paragragin e mesiperm: a quhen diskutimet, shqyrtimet, sharjet etj. ligj apo pjese e procesit te ligjberjes dhe a shnderrohet nje propozim, sharje, fyerje etj. ne ligj vetem kur vihet ne perdorim instrumenti i votes? Nese po, pse eshte i gabuar logjikisht pohimi “deputetet bejne ligje duke votuar” per sa kohe qe votimi eshte si nga ana kohore ashtu edhe logjike element qe vjen me pas se te tjerat? Falemnderit.

        1. Tamam tamam titullohet “Procesi ligjvenes”. Eshte i rregulluar me Kushtetute dhe detajuar ne Rregulloren e Kuvendit. Pjese te tij nuk jane diskutimi, shqyrtimi, sharja, fyerja e te tjera te kesaj familjeje. Pjese ose hallka te tij jane:

          1. propozimi
          2. shqyrtimi (nga komisionet)
          3. diskutimi (nga deputetet)
          4. votimi (nga deputetet)

          Nuk po permend shpalljen, meqenese e ben Presidenti, pavaresisht se eshte njesoj pjese e domosdoshme e procesit. As botimin ne Fletoren Zyrtare, qe e ben te efektshem ligjin.

          Rregullorja jep edhe disa nenkategori si “diskutimi ne parim” apo “shqyrtim nen per nen”.

          E rendesishme eshte te kuptohet qe keto terma nuk perbejne sinonime te njeri tjetrit, e nuk jane te nderzevendesueshem. Jane hallka te njepasnjeshme e jo te anashkalueshme. Jo me kot jane perfshire ne dokumentin themeltar.

          Prandaj dhe te thuash votimi eshte ligjberje, eshte totalisht pohim i manget.

          1. Nuk po flas per procesin ligjvenes, kaq veshtire e keni ta kuptoni? Ketu ka njefare niveli qe s’ka nevoje te shpjegohen gjerat si per klase te katert fillore. Po flas per aktin e parlamentit qe ben ligj nje projektligj dhe ai eshte vendimi i parlamentit qe behet me votim dhe mbaroi kjo pune. Edhe presidenti nje here mund ta ktheje nje ligj, dhe s’ka mundesi me teper. Kuvendi vendos dhe pike. Parlamenti nuk shnderron llafet ne ligje nese nuk ndodh ky votim me shumicen qe kerkohet, here te thjeshte e here te cilesuar. Llafe behen shume aty, i nderuar LK dhe nje tjeter qe ben juristin me gjera elementare, ligje behen pak. Parlamenti eshte arene e perplasjes politike dhe jo thjesht vetem organi ligjberes i vendit. Keto perplasje qe jane per konsum publik nuk shnderrohen ne ligje, bile aty ka edhe me dhjetra projektligje apo nisma e propozime per ligje te caktuara qe nuk arrijne fare te behen ligje per shkak se nuk votohen. Mund te shqyrtohen dhe diskutohen dhe nuk miratohen.

            1. Ke shkruar qe deputetet nuk bejne ligje duke folur por duke votuar. Mund te ishte akoma me i sakte duke thene se i bejne ligjet duke shtypur butonat ose ngritur kartonat.

              Por ketu tema lidhet me fjalen, diskutimin, etiken ne vendin e ligjvenies.

              Procesi i ligjvenies (askund nuk e etiketova si ezaurues te funksioneve te Kuvendit), qe kam pershkruar me kerkesen e nje shkruesi tjeter, ka te beje drejtperdrejte me domosdoshmerine qe anetaret e Kuvendit te perdorin fjalen, duan apo nuk duan ata. Si dhe menyren e perdorimit te fjales. Kam dashur te them se ka rregulla per keto pune, fatmiresisht. I duhet politikes freri ligjor, qe natyrisht eshte e prirur te liroje nga vetja.

              p.s Perderisa sjell pohime elementare dhe te gabuara, prit minimumi shpjegime po aq elemetare por te pakten te sakta.

              p.s 2 Faktin qe merresh me etiketimin e shkruesit dhe te qellimeve, apo detaje pa lidhje me temen, jane problemi yt dhe i fokusit qe ti zgjedh per diskutim.

            2. Ahere, pohimi eshte mese i sakte dhe po, eshte elementar dhe ngaqe eshte i tille te jep edhe ty mundesine te besh kompetentin megjithese gabim. Votimi eshte akt, a po merremi vesh? Nuk eshte ngritje kartonash apo shtypje butonash por VENDIM nga perfaqesues politik. Merret pra vendim ne kete menyre: duke votuar. Nuk behet asgje ligj po nuk u mor VENDIM nga deputetet duke votuar me shumicen qe kerkohet. Nuk behen ligj fjalet e deputeteve po nuk u votua. Pike! Shumica e atyre fjaleve mbeten te tilla, fjale, nuk behen ligj per shkak se nuk miratohen nga vota e ketyre deputeteve. Per ta permbledhur ate qe ka thene LK deputetet nuk bejne ligj nje propozim, nisme a projektligj apo dhe sharje e ofendime me kete rast pse folen per to apo i thane, por duke votuar.

            3. “Parlamenti eshte arene e perplasjes politike dhe jo thjesht vetem organi ligjberes i vendit.”

              Duke kerkuar ndjese per ndonje rreshkitje ne terma abstrakte, po kerkoj vecanerisht prej teje dhe Politikus qe te ndiqni edhe fillin e arsyetimit, pasi me duhet te them qe edhe une, si Politikus, ne kete teme nuk do marr me pjese.

              Arene e perplasjes politike jane edhe mitingjet e anti mitingjet. Arene e perplasjes politike jane edhe mediat, te shkruara, televizive apo ne internet. Arene e perplasjes politike jane edhe kafenete. Cdo vend, dhe cdo moment mund t’i sherbeje perplasjes politike, perfshi edhe parlamentin.

              Por ndryshe nga mitingjet, mediat, kafenete, rruget e sheshet, parlamenti ka nje status te vecante e specifik, dhe ajo cka e dallon nga te gjithe keto ambiente te tjera eshte se ndryshe nga kudo tjeter, ne parlament FJALA SHNDERROHET NE LIGJ; ne parlament FJALA KA FUQINE E VEPRIMIT.

              Jo gjithmone, thua ti, pasi ka projektligje qe diskutohen por nuk kalojne kurre, e te tjera projektligje qe as nuk diskutohen.

              Por kjo nuk do te thote asgje ne kundershtim me cfare vura ne dukje une. Cdo te thote qe nje projektligj te diskutohet e te mos kaloje pervec faktit qe gjithcka qe do ishte e kontrolluar nga ky ligj po te kalonte eshte ne fakt e kontrolluar nga ligje te tjera, ne rastin me te mire, apo pertej ligjit, ne rastin me te keq.

              Pra, si do qe te jete, edhe kur nje ligj nuk kalon ne parlament, diskutimi, fjala e deputeteve ka vetem nje qellim: aktualizimin e asaj cfare eshte potencialisht ligj ne tre aspekte te percaktuara me kushtetute, shpirtin e ligjit, letren e ligjit dhe kufinjte e ligjit.

              Perplasja politike ne parlament eshte e kushtezuar nga kjo levizje, prej asaj cka eshte potencialisht ligj tek ajo cka eshte ligj aktual. Kjo eshte ajo per te cilen flitet ne parlament.

              Gjithcka tjeter pervec kesaj per te cilen flitet ne parlament, eshte abuzim me fjalen.

              Tashti, po behet nje dallim ketu, te pakten prej teje e prej Politicus: dallimi mbi ate per te cilen flitet, dhe per menyren se si flitet, duke sugjeruar se ajo per te cilen flitet qenka me e rendesishme se menyra se si flitet.

              Mirepo duke pasur parasysh ate per te cilen flitet, menyra se si flitet eshte e percaktuar, dhe kjo menyre se si flitet varet nga fakti qe fjala ka fuqi veprimi. Dallimi mes asaj per te cilen flitet dhe menyres se si flitet ne parlament eshte krejt fiktiv.

              Ta zeme se filan biznesmen paska akuzuar Ramen se merr 20% te cdo lejeje qe jep. Cila eshte menyra se si do fliste nje parlamentar ne lidhje me kete ceshtje? “Jo vetem aq, por ai eshte edhe pervert,” eshte nje menyre. Por duke pasur parasysh ligjin aktual, kompetencat e parlamentit, etj, nje menyre tjeter do ishte “T;i kaloje kjo ceshtje Gjykates… Te ngrihet nje komision hetimor ne lidhje me kte ceshtje nese eshte pertej kompetencave te gjykates… apo nje komision parlamentar… dhe ne baze te gjetjeve, ose te hartojme nje ligj qe do e ngushtonte mundesine e pushtetareve te abuzonin, ose te zbatohet ligji aktual.”

              Kjo eshte menyra e te folurit ne parlament, e kushtezuar nga ajo per te cilen flitet, e qe nuk ka te beje me asnje lloj spekullimi mbi kete apo ate figure politike.

              Nese flitet ne kete menyre, kundershtimi i ngritur prej jush se “ata mund te flasin bukur ne parlament per sy e faqe, por edhe me keq mund t’a hame pas kraheve,” eshte kundershtim i kote. Fjala ne parlament ka fuqine e veprimit, ka efekte qe perkthehen ne ligj dhe zbatueshmerine e ligjit. Eshte menyre te foluri dhe etike komunikimi qe nuk mund te jete e bukur per sy e faqe, pasi eshte fjale qe ka konsekuenca sa praktike dhe ligjore.

              Edhe nje fjale ne lidhje me ate cfare thote Thellogos:

              “Mosreagimi ndaj ketij ligjerimi, apo heshtja dhe aprovimi cinik, kureshtja masive per spektakel parlamentar do menduar edhe si nje lloj privilegji qe te gjithe kane per te pare ata qe quhen te forte ,te zhveshur lakuriq ne te gjitha pikepamjet, te zbuluar pertej kuadratit te pamjes se hekurosur dhe ndonjehere edhe titujve akademike, te ulur pra ne prehrin e kultures se mases. Kjo eshte sa gabim nga politika aq edhe llogari ne njefare mase.”

              Nese ky eshte privilegj, ky nuk eshte vecse privilegji i te qenit skllav, dhe jo i spektaklit politik, por i nje politike e praktike te poshter parlamentare. Nuk ka llogari ne kete mes ne asnje lloj mase, ne mos masa me te cilen behet llogaria eshte me hile. Llogaria dhe transparenca nuk sherbehen nga thashethemet ne parlament, por nga hartimi dhe zbatimi i ligjit. Po ashtu e verteta nuk sherbehet nga sulmet verbale te Berishes e te Rucit. Sikur vertete te mos kishte dyshime mbi te verteten qe keto sulme verbale mbartin, sikur te mos ishin pra spekullime, atehere keta do te kerkonin zbatimin e ligjit dhe ndjekjen penale. Fakti qe nuk kerkojne ndjekje penale por mjaftohen duke hedhur thumba njeri tjetrit si kurva bordellosh, do te thote qe asnje llogari nuk eshte dhene mbi te verteten. E verteta sherbehet nga procedurat e parashikuara me ligj, perndryshe nuk eshte as gjysem e vertete, por nje mashtrim i sofistikuar, i maskuar me shume si syte e vete se sa si e verteta.

            4. Thua:

              “Sikur vertete te mos kishte dyshime mbi te verteten qe keto sulme verbale mbartin, sikur te mos ishin pra spekullime, atehere keta do te kerkonin zbatimin e ligjit dhe ndjekjen penale…”

              Nuk e di nese e beson vertet kete qe thua apo jo, por thjesht me permendjen e te vertetave percelluese, kerkohet me shume se kaq, kerkohet Pazari. Prokuroria duhet te hetoje dhe ka hetuar. Por ta zeme Gjykata e Larte, per kualitetin e te ciles ka dale garant edhe ambasada amerikane (amerikane e kupton apo jo, eshte mbi Biblen) e nxori te pafajshem Lulezim Bashen, te akuzuar zyrtarisht per shperdorim fondesh me shifren 230 milione euro, per shkelje proceduriale. Vonesa ne paraqitje e te tilla vogelsira. Mos e mbaj mendjen.

              Nderkohe Edi Rama zyrtarisht eshte deklaruar i Pastrehe dhe me 3 000 euro. I vemti qe e besoi ne Shqiperi ishte Ilir Meta, i cili tha se; po eshte e vertet qe Edi eshte pa shtepi. Une qekur e kam njohur ka ndenjur ose te mami, ose te shoket.

              Tani cfare te beje populli ne kete rast? Po pse te ngrihet ai apo kot? Po pse te thote c’na duhet kjo felliqesire per Parlamentin, kur mfare mire thote; ore i duhet gjetur ana ndonjerit nga ketyre. Se jo per gje po eshte e lodhshme kur cdo gje funksionon, e mban mend kohen e Enverit ti?

          2. forma:Prandaj dhe te thuash votimi eshte ligjberje, eshte totalisht pohim i manget.

            Votimi eshte e VETMJA hallke e ligjberjes do te ishte pohim i manget. Une nuk e thashe kurre kete. U shpreha se logjikisht votimi eshte hallke e patjetersueshme dhe fundore e procesit e si e tille me e rendesishmja nder te siperpermendurat.
            Pra secila hallke e mesiperme pa votimin nuk prodhon ligj. Edhe hallka e shqyrtimit nen per nen ka votim prapa dhe shqyrtimi ne parim po ashtu. Pra, edhe keto hallka te rregullores qe permend kerkojne patjeter votimin. Megjithe ngurtesine e gjuhes formale ligjore, nuk besoj se presupozon qe nje ligj mund te vije ne jete vetem duke u propozuar, diskutuar dhe shqyrtuar. (flas vetem per ligjet e perftuara nepermjet procedurave parlamentare e jo per ligjin si koncept me i gjere). Rrjedhimisht nese diskutojme mbi rolin e parlamentit, nuk mund te mos ndalemi me fort tek procesi me i rendesishem, votimi i ligjeve, apo jo?

            1. Jo politicus nuk e ke thene ti qe votimi eshte ligjberje, e tha dikush tjeter perpara teje. E une ndoqa ate fill zhvillimi meqenese parafolesi solli ne debat ceshtje te legjislacionit.

              Ty t’u pergjigja thjesht mbi sa me pyete. Te tjerat i referoheshin mendimit qe nisa tjetersoj.

              Thua qe secila hallke pa votimin nuk prodhon ligj, e cila thenie do te vlente edhe ne te anasjellten e vet, pra qe votimi pa te tjerat eshte po aq jo-ligj-prodhues. Nuk eshte faze fundore, sepse sic e permenda, kemi edhe shpalljen dhe sidomos publikimin ne Fletoren Zyrtare, si faza te domosdoshme per te pasur nje ligj. Perndryshe e voton ligjin dhe e mban ne sirtar dhe gjerat (me shprese te madhe det) shkojne po aq fjolle.

              Ti mund te ndalosh ne procesin qe sheh me te volitshem, por une kam mendim tjeter. Fazat ku deputetet angazhohen me shume (duke raportuar mbi domosdoshmerine e nje ligji, efektet qe pritet te sjelle, menyren se si do te zbatohet, anet pozitive dhe negative, perputhshmerine me sistemin ekzistues, etj. si keto) jane fazat paraardhese te votimit.

              Dhe per qellimet e kesaj teme me duken dhe fazat qe me shume japin mundesine te reflektohet.

              Pertej ligjvenies ka sa te duash seanca ku deputetet perdorin fjalen, mbi te cilat mund te diskutohet gjithashtu. Por une u ndala tek ky proces fale paragrafit te Metal boy, mbi menyren si beheshin ligjet dhe lirine e hallkatjes se deputetit.

            2. ishte ne pergjigje te komentit tim e ndaj u gjegja. Ndjese per ngaterresen.

    3. “Deputetet nuk bejne ligje duke folur por duke votuar”

      Po mire, kjo vota eshte ne lidhje me cfare? Me restorantin e Pashukut, apo me dylberet e Balles ne Belgjike? Depuetet i bejne ligjet duke kuvenduar, duke debatuar, duke perplasur ide, koncepte, e me the te thashe, e jo duke u fshehur pas faktit qe nuk mbajne pergjegjesi mbi ate cka thone. E di qe ne veshin e shume prej jush ketu kjo mund te tingelloje shume naive, por ta haje dreqi, eshte kaq e thjeshte, cdo gje tjeter eshte justifikim.

      “Deputetet bile me legjislacionin ne fuqi nuk mbajne pergjegjesi ligjore per ate qe thone ne parlament.”

      Shume dakord, prandaj dhe vura ne dukje qe faji e pergjegjesia jane morale. Sa peshe ka kjo? Zero, per aq kohe sa dhe indinjata morale eshte zero, per aq kohe sa edhe vazhdon e thuhet, he mo, se kjo s’eshte e rendesishme, e ajo s’eshte e rendesishme.

  9. “Që këtej, sëmundjen ose kalbëzimin e të folurit në Parlament nuk na lejohet ta përcjellim me një ngritje supesh, ose me një batutë të tipit “çfarë t’u bësh atyre, ashtu janë mësuar të zihen”; pse përfaqëson rrezik serioz për vetë rolin e atij institucioni brenda sistemit demokratik”.

    Askush nuk ka thene keshtu ne fakt, por e folura ne Parlament ka nje kuptim sa etik, aq edhe politik. Mund te flasesh me etikete dhe edukate, por nuk thua asgje. Fjala jote nuk ngre peshe ne veshet dhe mendjen e nje degjuesi qe duhet kuptuar mire qe e konstituon veten ne kete skene vetem si spektator, edhe pse ne fakt eshte aktor pasiv. Si e tille ajo humbet kuptimin, por edhe rolin e vet.
    Mosreagimi ndaj ketij ligjerimi, apo heshtja dhe aprovimi cinik, kureshtja masive per spektakel parlamentar do menduar edhe si nje lloj privilegji qe te gjithe kane per te pare ata qe quhen te forte ,te zhveshur lakuriq ne te gjitha pikepamjet, te zbuluar pertej kuadratit te pamjes se hekurosur dhe ndonjehere edhe titujve akademike, te ulur pra ne prehrin e kultures se mases. Kjo eshte sa gabim nga politika aq edhe llogari ne njefare mase. Ne fund te fundit ky eshte i vetmi mjedis komunikues qe ende vijon te perfaqesoje pervec fjales edhe forcen. Per mendimin tim fjala ashtu sikurse artikulohet ne Parlament eshte nje analogji me filmat e rinj shqiptare, qe vuajne nga dialogje artificiale, shume larg ritmit psikologjik shqiptar. Ironia, batuta, cinizmi, tallja publike, shikimi mberthyes dhe gjestikulacioni perkates jane ne fakt mesatarja dominuese e nje komunikimi te pergjithshem qe nuk toleron strehe per nje elitarizem akademik. Fjala sikurse na vjen ne Parlament, me akuza personale dhe gulce shantazhues vijon ti jape artikuluesit kryesor te saj avantazhin e iniciatives politike per shkak se ajo shfrytezon me mjeshteri ate gjysem te vertete, te papergenjeshtrueshme qe sot perkufizohet si legjenda urbane. POr edhe nje psikologji te perhapur. Prandaj kur Sali Berisha kalon ne sulm verbal, ka shume qe distancohen, por pakkush ve ne diksutim faktin nese kemi te bejme me spekulim apo te vertete. Si te thuash ka nje realitet qe perligj ate cfare thuhet ndaj kundershtarit, nje realitet te perceptuar, i cili ne mos legjitimon veten ne pikepamje morale gjithsesi ruan avantazhin se shfaqet shume me i kuptueshem dhe praktik sesa teorizimi i gjithckaje dhe refuzimi antipolitik i atij qe ne mendjen e pergjithshme te kujton djalin e perkedhelur qe pas fjaleve te buta fsheh dobesine.
    “Qyteterimi Perendimor eshte qyteterim i Fjales”, shprehej Artan Fuga ne nje shkrim te paradokohshem per greven e urise, te cilen e shihte si manifestim te nje kulture politike qe meton veprimin pse nuk arrin te veshe Fjalen me peshen e duhur te veprimit. Ti kercenon dhe bertet, uleret dhe vendos ultimatume, por askush nuk ve ujin ne zjarr sepse e di shume mire se kush je. Ti paralajmeron termet ne Shqiperi, betohesh per cdo gje te pamendueshme ne kete bote, por asgje nuk ndodh. Ti keshtu ke shperdoruar edhe ate qe eshte arma jote perkundrejt kundershtarit – etiken dhe poziten e te pandoturit. Por sa mund te ndash fjalen dhe komunikimin nga veprimi; pa njera tjetren ato boshatisen nga kuptimi per te mbetur vetem shembuj te perdorimit korrekt te Standardit dhe te nje konformizmi qe nuk ka asnje vlere reale. Mangesia e shprehur ne kete drejtim, ASGJE-ja ne aksionin tende, reduktimi vetem te fjali monotone dhe pa nerv, kokfortesia e perseritjes se te njejtave gjera, krijon te keqen tjeter se Legjitimon ligjerimin e kundershtarit qe per shkak te eperise ne veprim fillon e ngulit edhe normen e komunikimit qe per shkak te kohes se perdorimit eshte maturuar si marke origjinale. Shqiperia nuk mund te kuptohet vetem me sqimen e nje intelektuali te rafinuar, qe pikerisht per keto cilesi ne politike vetem sa do pluskonte me salvaxhente borxh.

    U soll ketu Kanuni si shembull ilustrues. Une po sjell nje shembull tjeter. Eshte nje fjale e urte, qe ndoshta ka ndonje vlere qe duhet mbajtur parasysh:

    Te presin sipas veshjes, te percjellin sipas mendjes.

  10. “Logos” i thanë grekët e lashtë, dhe fjalë tjetër nuk gjetën ta ndanin prej arsyes.

    Çdo disiplinë shkencore më pas, i vinin prapashtesën “logos” dhe kur flisnin për jetën, i thanë biologji, kur flisnin për tokën, i thanë gjeologji e me rradhë.

    Dhe mirë e kishin ata, se nuk ka mjet tjetër më të mirë që të shprehë dhe përcjellë, brendësinë e qënies njerëzore. Fjalë janë dhe këto që shkruhen këtu, përveç fjalë janë mendime që kërkojnë të merren me respektin e duhur; çdo përpjekje meskine për ta degraduar apo justifikuar degradimin e fjalës, i ngjan atij njeriu që pret me sharrë këmbën e vet.

    Dhe ndodhemi këtu tani, 3000 vjet më pas, për t’i bërë apologjinë fjalës. O tempora, o mores.

    1. Nuk ka gje se eshte shume fisnike, madje nje hap drejt Integrimit. Qyteterimi Perendimor ka ne rrenje dy sakrifica sublime; Sokratin dhe Krishtin. Te dy per shkak te Fjales u vrane. Dua te them se eshte hap revolucionar te mos e konsiderosh me luks Fjalen, por sipermarrje serioze. Mendoj se edhe ti e kishe fjalen per Fjalen, jo per fjalet.

  11. ””’ “Kur shoh Lulianin kaq te zellshem ne etiken e komunikimit apo pifton qe s’lidh dot 2 komente pa share drejtperdrejt bashkebiseduesin, me vjen per te vene kujen.”

    Po mire o kungull, mire, jepja kujes e kungullimes, por kur tha gje Luliani qe etika e komunikimit nuk ka kufi?””’

    Ne vend te me pergenjeshtroje me dhe te drejte. Po sikur te them tani degjo o ti kokerr kandari qe leh e te vazhdoj me pergjigjen si jemi me kufijte e etikes se komunikimit ?

    Kur jep leksione, ti apo tjetri e tjetri, te pakten perpiqu te ruash qetesine, qofte edhe vetem per ti dhene ca peshe kritikes mbi etiken e komunikimit . Me keto pallma skandalistike, sikur tani u mbush kupa e s’mban me, nuk shkohet asgjekundi, thjesht mbushen radhet.

    Parlamenti (dhe parlamentimi) ka nje problem te rende organik, qe haset kudo; eshte bjerr’ funksionaliteti brenda sistemeve demokratike e tashme ka rol zbukurues.
    Me deputete te emeruar e me votime perhere e me te rralla te bazuara ne lirine e ndergjegjes, po ti shtohen ato qe kane dmth papergjegjshmeria per çfare thote e ben dhe papergjegjshmeria para zgjedhesve, nuk eshte e veshtire te arrihet ne perfundimin se :
    Deputeti eshte marionete dhe duhet te sillet si i tille.

    Kete ka kohe qe e pretendon hapur pa pike turpi Berluskoni, por ne fakt ai ka te drejte; sipas tij mjaftojne te bien dakort 3-4 kryetare partish dhe parlamenti mund edhe te pije kafen qetesisht pa u shqetesuar per çeshtjen e ngritur.
    A mos valle nuk eshte kjo qe ndodh ne shumicen derrmuese te rasteve, pra veçoria kryesore identitare e parlamenteve te sotem ?

    Per mendimin tim, ka nje ngaterrese fillestare kur ne vend te votes vihet parlamenti si thelbi i demokracise.
    Demokraci do te thote votim, parlamenti eshte nje prej institucioneve qe burojne nga vota.
    Parlamenti sikunder e thote fjala parle, ka lindur si institucion keshillues i mbretit dmth eshte produkt i feudalizmit europian, ku paria keshillonte mbretin.
    Perndryshe kuvend qe ne zanafille do te thote fjalosje-votim- vendim-zbatim.
    Kuvend do te thote popull, parlament do te thote pari.
    Kuvendim do te thote shqyrtim, parlamentim renie dakort.

    Keshtu kur nevojat e parise (ose vete parite) ndryshojne, parlamenti e ndien menjehere efektin.

    Ne mund te flasim sa te duam per lidhjet e popullit me parlamentin, por as i afrohen fare per nga rendesia, lidhjeve te parise me parlamentin.
    Perndryshe lidhjet e popullit me mbretin/presidentin/kryeministrin kane qene, jane dhe do te jene perhere me te forta sesa lidhjet e popullit me parlamentin.

    Politika e sotme nderkombetare nuk dallon fare nga ajo shqiptare, ne privilegjimin e lidhjeve direkte popull – Njeshi dhe zhvendosjen e parlamentit ne rolin e plakave llafazane.
    Akuza e vjeter e llogjeve parlamentare, qe ka qene natyra e dyte e parlamentit (kur perfitoi fuqi legjislative), tashme mund te leshohet lirisht se eshte kthyer ne tiparin dallues, aq me teper ne Shqiperi ku:

    -duke pasur parasysh se shumë prej ligjeve të miratuara nga Kuvendi ynë janë përkthime ose përshtatje ligjesh të tjera.

    Atehere mua me lind dyshimi:
    – Per çfare sherben institucioni i parlamentit kur esencialisht eshte i strukturuar vetem per llogje ? A nuk jane llogjet ato qe shkojne vetvetiu ne laperdhi e kakerdhi foljore ?
    A nuk eshte Luliani shembull i mire sesi degjeneron fjalosja ne kakerdhi foljore ? 😀

    1. Touche! Sidoqofte, ki parasysh qe degjenerimin e nise ti, duke provokuar, nderkohe qe une vetem sa te vura ne dukje se edhe arsyetimi, edhe etika e komunikimit, kane nje kufi ku provokimi nuk perfshihet. Shkurt, debati degjeneroi qe kur shnderrove “cfare desha provova,” ne “cfare desha provokova.” E keq me vjen ta perseris, por kungujt jane gjithmone provokues por kurre provues.

  12. Po jo o gur kandari jo, çfare provokimi, po me ben pershtypje qe hidhesh si vetetime kur vjen fjala tek etika e komunikimit, pa nxene ne vite me radhe qofte edhe nje norme nga ato qe te mungojne.
    Ne fushen e komunikimit cila eshte gjeja me e veshtire nder shqiptare ?
    Replika e 3-te… me gishta mund te numerohen rastet kur arrihet tek treshi pa filluar sherri ose sqarimi i tipit e thashe se me the, se kisha ashtu po keshtu, me ke keqkuptuar etj.
    Mbase lidhet me c’po thoshe ehe.. tek gjuha, psh kemi shprehjet, sta zgjat shume, s’ta pertoj shume, nje here dy here po pastaj ja plasi,s’do rri te zbraz timen e te mbush tenden, pse me te do merrem une, aq ka ai etj etj.

    Kjo vlen edhe per replikat e medha te personazheve kulturore, qe nderpriten tek dyshi, se treshi do ishte nje ad hominem 100% i sigurte( e mban mend skeçin me Devolen ku nga respekti i madh nistor perfundoi tek ‘bytha jote profesor’).

    Tani ky tipar kombetar i kudogjendur, ne politike ku jo tek treshi po per vete veçorite e saj shkohet deri tek 33-shi, normalisht do dale ne pah dhe ato kufijte e tu qe kapercehen nuk te çojne asgjekundi, duhet nje ashpersi absolute, ku kuvendari te zieje nga brenda dhe prej frikes se ndeshkimit te mos pipetije.
    Frika ndaj Zotit eshte fillimi i besimit ne Zot !
    Frika ndaj normes etike eshte fillimi i besimit tek ajo.

    Ketyre sot (apo edhe ty qe s’ke nxene asnje norme nga te munguarat) fillimisht u duhet gjetur nje menyre qe te kene frike prej normave qe shkelin, duke pasur frike do fillojne edhe ti besojne per te verteta e kur ti besojne s’do i shkelin me.

    Vetepermbajtja nuk eshte virtyt shqiptar, shoqeria te marre masat e duhura qe te balancoje handikapin.
    Politika eshte thjesht fusha ku ky handikap vihet re me lehte, meqe aty do s’do duhet shkuar pertej replikes se dyte…

  13. Që institucioni i parlamentit të reduktohet vetëm tek ligjbërja, është sa kufizues aq edhe e cekët.

    Në një shtet ligjor, ku ligjet janë shkruar njëherë e mirë, me përjashtim të rasteve të rralla, parlamenti nuk merret me ligjet.Që një shtet, sado modern që të jetë, të funksionojë ashtu siç duhet, për mendimin tim, do t’i mjaftonin dhjetë urdhëresat e Moisiut.
    Roli i parlamentit (flas për një shtet të paisur me një kuadër ligjor), është roli rregullator; ku, opozita dhe pozita kontrollojnë dhe vendosin mbi veprimtarinë e Qeverisë.

    Në ktë aspekt, cilado palë fituese (pozita) do të kërkonte të ndërtonte strategji ekonomike e politike që të kënaqte interesat dhe objektivat e saj dhe të atyre që e kanë votuar. Ndërkohë, edhe opozita, me sa të mundë, është futur në atë parlament që (në rradhë të parë) të përcojë interesat e votuesve të saj si dhe të luajë rolin e kontrollorit e të ngejë zërin sa herë që Qeveria vepron gabim.
    Kjo “ngritje zëri”, qoftë nga opozita (për shkak të revoltës), qoftë nga pozita (për shkak të pushtetit të numrave që ka në Parlament), nuk do justifikonte në asnjë rast përdorimin në komunikim të një fjalori, jo vetëm vulgar, por edhe që nuk është politically correct dhe i matur.
    Nëse e quajnë vehten politikanë, atëhere duhet që, qoftë edhe vetëm për anën formale, të tregohen të përmbajtur dhe të kujdesshëm në atë çka thonë (dhe se si e thonë).
    Të heshtësh, nuk do të thotë se je njeri i urtë dhe i matur, por nganjëherë është shumë herë më mirë se të flasësh (sidomos për ata që nuk dinë të lidhin dy fjalë apo të shprehin një ide).

    Për ta mbyllur: Mungesa e ideologjive, mungesa e objektivave dhe konvergjenca e interesave (apo mungesa e tyre), bëjnë që pozita dhe opozita të mos kenë se për çfarë të konfrontohen në Parlament(sepse, edhe po të ishte opozita në qeveri, të njëjtat gjëra do bënte), gjë që sjell edhe nivelin e diskutimit dhe debatit në komunikim si një muhabet n’mes xhambazësh dhe nivelin e këtij diskutimi në një fjalor që ju përshtatet xhambazëve.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin