GJENDJE CIVILE APO LUFTË KLASASH?

Shkruan Mustafa Nano, në Res Publica:

Berishës i rri mendja tek “Edvin Kristaq Rama”

E kanë vënë re që të gjithë, dhe një pjesë syresh e kanë nënvizuar: “Mú në pikun e shqetësimit nacional për përmbytjet në Shkodër, Sali Berisha ka gjetur kohë të merret me kreun e opozitës. Në mbledhjen e qeverisë, ai ka thënë pak a shumë, se ‘Edvin Kristaq Rama nuk mund të tallet me flamurin kombëtar, dhe se po të mos ishte kryetar i PS-së do ta kisha shkarkuar’”. E dini çfarë të bën përshtypje në këtë mes? Nuk harron as këtë herë t’i bëjë një emërtim rigorozisht anagrafik kreut të bashkisë, a thua se po lexonte regjistrin e gjendjes civile. Të paktën, këtë herë duhet ta harronte këtë gjë. Por jo, s’qënka e thënë. Për mua është i sëmurë. Por ju s’më besoni.

Kështu Nanoja, sipas të cilit mënyra si i drejtohet Berisha Ramës duhet kuptuar si simptomë e diçkaje që nuk shkon me kryeministrin shqiptar.

Po çfarë pikërisht?

Shpjegimi i parë, që të vjen ndërmend menjëherë, është se Berisha kërkon t’i kujtojë Edi Ramës prejardhjen familjare, si bir i nomenklaturës komuniste; kjo edhe në kontekstin e çfarë ka thënë e përsëritur, kryeministri shqiptar dhe të vetët, për Kristaq Ramën dhe lidhjet e këtij me krerët e kupolës totalitare, ekspozimin dhe kinse komprometimin e tij me krimet e kësaj kupole e kështu me radhë. Natyrisht, kjo bëhet kryesisht për konsum të elektoratit anti-komunist të PD-së; si dhe të atyre të tjerëve, që përnjëmend besojnë se bijtë trashëgojnë jo vetëm meritat, por dhe mëkatet e etërve.

Megjithatë, kaq nuk mjafton. Duke pasur parasysh se Berisha vetë, si mjek i besuar, ka lëvizur lirisht në qarqet e kupolës së atëhershme, sidomos në periferitë, mund të spekulohet se e ka njohur personalisht Kristaq Ramën, ose të paktën, siç thuhej atëherë, “ka pasur një përshëndetje”; dhe për një parvenu siç ka qenë Berisha i atyre viteve, një përshëndetje me Kristaq Ramën ishte kapital për t’u hequr mënjanë dhe për t’u shfrytëzuar në rast nevoje. Nëse është kështu, atëherë Kristaq Ramën ai nuk ia kujton Edit, as elektoratit të PD-së, por vetes; sa kohë që Kristaq Rama ka vdekur, ndërsa Berisha ka mbetur gjallë dhe është në krye të punëve. Sa për mesazhin për Edin, në këtë rast, ky është i llojit: unë ta kam vrarë (simbolikisht) babanë, sepse ia kam dhënë dërrmën asaj nomenklature ku yt atë bënte pjesë, ose së cilës së paku i shërbente; dhe siç kam bërë me tët atë dje, po e bëj edhe me ty sot; madje suksesi i djeshëm ma garanton njëfarësoj edhe të sotmin.

Në një nivel më të thellë, përsëri na duhet të kthehemi në vitet e Berishës parvenu në Tiranë, duke u përpjekur të grumbullojë kapital social dhe kredi me njerëz të kalibrit të Kristaq Ramës, që i përkisnin, njëfarësoj, aristokracisë komuniste. Nuk ka dyshim se, në atë kohë, Berisha e shihte Kristaqin si njeri më të mirë se veten, ndoshta edhe e kishte zgjedhur si role model ose shëmbëlltyrë për ta ndjekur – në sjellje, në veshje, në gjeste. Gjithnjë në atë kohë, për një të ardhur në Tiranë si Berisha, të thoje se njihje Kristaq Ramën ose dikë tjetër të atij statusi mbahej, të paktën mes parvenush, si një plus i madh ose avantazh në karrierën sociale. Nëse është kështu, atëherë për Berishën Kristaq Rama mbetet imazh i një kategorie njerëzish, të cilët mjeku prej malësisë i shihte dhe i konsideronte si më të mirë se veten – më të rafinuar, më të edukuar, me pozita më të forta, me lidhje më të shumta. Për këtë arsye, Berisha sot e kësaj dite, në një nivel të psikes së vet, vijon ta trajtojë oponentin e vet politik, Edi Ramën, si pinjoll të një shtrese superiore ndaj të vetës.

Ky interpretim degëzohet tani në dy drejtime: më një anë, Berisha i përkëdhel sedrën vetes, duke mbajtur parasysh që, sidoqë të jetë puna, ai mbetet fitimtar ndaj dikujt që, në hierarkitë e pashkruara, qëndron më lart se ai; më anën tjetër, duke ia përmendur vend e pa vend emrin Kristaq Ramës, Berisha vazhdon, pa e kuptuar, zakonin e vjetër të parvenu-së, që të përmendë emra njerëzish të fuqishëm për t’i dhënë pak forcë statusit të vet – një dukuri që, në anglishte, e quajnë name dropping. Edhe kjo mund të mendohet si një lloj energjizimi i egos; meqë kryeministri duket sikur i thotë vetes (dhe publikut të vet) se ai nuk merret as dialogon me çunakë si ky Edi Rama, por vetëm me kolosë si i jati i tij, Kristaqi. Ky është edhe versioni i Don Kishotit i cili i sulmon mullinjtë me erë vetëm pasi është siguruar se janë mullinj me erë.

Përndryshe, te formula triadike, e tipit Edvin Kristaq Rama, ndokush mund të shohë edhe një mbijetojë të sistemit të vjetër emërtues të malësisë: Dedë Gjo Luli, Ndrec Ndue Gjoka, Sali Ramë Berisha… i cili kodifikon jo vetëm individin, por edhe e vendos atë në një hartë patrilineare. Gjithnjë pavetëdijshëm, ky shndërrim i emrit të Edi Ramës mund t’i shërbejë kryeministrit si një mantra arkaizuese, për ta kthyer simbolikisht në logun e burrave në bjeshkë.

Këtu nuk duhet harruar edhe që Sali Berisha, në kohën e vet, është integruar në elitat e Tiranës si mjek. Mjekët gjithnjë i respektojnë dhe i nderojnë, u hapin dyert e salloneve më ekskluzive si dhe të qilareve më të fshehta të sekreteve vetjake dhe familjare; por, përndryshe, veçanërisht për një takëm aristokratësh, mjeku mbetet gjithnjë vegël ose shërbyes i një kategorie të lartë, edhe pse gjithnjë shërbyes; aq më tepër që mjeku gjithnjë i bashkëlidhet sëmundjes, ose një gjendjeje trupore të cilën pavetëdija gjithnjë do ta interpretojë si dështim ose formë të kastrimit simbolik; në mos si shenjë inferioriteti dhe dobësie. Statusi i mjekut në shoqërinë e lartë zakonisht ka lidhje më shumë me çfarë ai mund të ofrojë, sesa me çfarë ai është realisht, ose me virtytet e tij si njeri, përtej profesionit dhe vlerës së përdorimit. Një parvenu, snob dhe arrivist, me ndjeshmëri të madhe ndaj statusit si Berisha i viteve 1980, do ta ketë vuajtur këtë handikap të statusit të vet prej mjeku, përballë statusit të një artisti si Kristaq Rama, të cilit ia hapnin dyert e salloneve jo sepse shpresonin që ky t’ua bënte një ditë bustin, aq më pak statujën. Konflikti këtu ka të bëjë edhe me faktin që statusin e vet në Tiranë Berisha ia detyronte, fund e krye, profesionit të vet si mjek dhe virtytit të vet profesional, ose aftësisë për t’u shërbyer njerëzve dhe sidomos nomenklaturës në mënyrë të shkëlqyer; jo pemës familjare, siç ndodhte me ata të tjerët, the beautiful people, që ky u dëgjonte zemrën me stetoskop, u lexonte EKG-të dhe i këshillonte të ulnin konsumin e kripës.

Kristaq Rama, kësisoj, përfaqëson për të “armikun” të cilin nuk e mposhtte dot atëherë, por që po e mposht tani, duke ia poshtëruar politikisht të birin. Nga kjo pikëpamje, hakërrimi politik i Berishës ndaj Edi Ramës është edhe një farë terapie rudimentare, që e ndihmon kryeministrin të ruajë ekuilibrin brenda egos së vet, duke i shtyrë drejt periferive të vetëdijes fantazmat e kompleksit të inferioritetit.

Nuk ka komente

  1. Nuk jam fans i artikujve te nanos dhe kete paragraf te dale nga dora e tij e lexova sepse e solli xhaxhai ne Ptf, por edhe me aq perforcoj ate qe e dija. Nano, te pakten per nje minimum profesionalizmi duhet te thoshte edhe diçka per faktin se kete loje e hapi Rama, i cili qe kur filluan permbytjet, deklaraten socialiste: Nuk na e ka fajin natyra, por berisha. Fantastike, apo jo?

    Natyrish pritej qe Nano ta harronte!

    1. Cilën lojë? Lojën e të lakuarit të emrave të baballarëve pa arsye? Se unë për këtë po flas këtu. Nuk është ky vendi për të diskutuar për shkaqet e përmbytjes së Shkodrës!

  2. Xha Xhai, vras mendjen te kuptoj arsyen pse nje artikull i ketij niveli del nga dora tende dhe nuk arrij dot, sinqerisht.

    1. Unë e shkrova për mirë, por ndoshta është tema që e ndyn vetvetiu trajtesën. Gjithsesi, vëre veten, qoftë edhe për një minutë vetëm, në vendin e dikujt si Edi Rama, që ia përmendin të jatin në publik vend e pa vend, madje jo vetëm ia përmendin, por edhe ia përgojojnë. Ndoshta do të ndërroje mendje edhe ti, për temën dhe për idenë.

  3. Xhaxha,

    ka nje shprehje qe kur gabon i urti gabon me thes, e ketu me duket se ke shprazur thesin. Fillon me nje citim te nje mediokri profesionist, i cili pervecse eshte prodhimtar ( aka gjitholog) nuk ka kurrfare ndikimi e merite ne skenen publike shqiptare. Pervec mungeses se atributeve te tij si autor, artikulli qe citon eshte i manget e i cale, dhe as nuk eshte i shkruar ne shqip. Muci ka vite qe eshte shkrues me pagese, ndryshe nga ti qe paguhesh per ate qe shkruan.
    Me tej, edhe ti bie ne gracken e te berit te nje “analize” psiko-kulturore e cila mbeshtetet ne thashethemet e viteve 80, e ne biaset vijimtare te ketyre thashethemeve. Megjithese mundohesh ta fshehesh antipatine personale ndaj te analizuarit duke u marre fillimisht me ligjeraten, humbet cdo dukshmeri objektiviteti kur tenton te japesh shpjegime psikike te bazuara ne vezhgime siperfaqesore e te pjesshme, per me teper pa qene profesionist i psikanalizes. Se si mund te dalesh ne perfundime psikoanalitike duke u nisur nga disa fjali politike vetem MNano e di. Per mendimin tim, nuk ke levruar gjesend me kete postim.

    1. Politicus, sipas teje, çfarë kërkon të arrijë pikërisht kryeministri shqiptar, kur i drejtohet kundërshtarit të vet si Edvin Kristaq Rama? Ti kështu u drejtohesh kolegëve të tu ndonjëherë? Nuk të bën përshtypje kjo farë etikete bakallësh?

      1. Noshta kane bere marreveshje te fshehte. Saliu kuron komplekset e Rames duke i share babain, pa mohuar perfitimin politik. Sipas Mero Bazes dhe Sali Vicidolit, Edi ka akuzuar babain e vet ne gjyq dhe me sharjet e Saliut kerkon te bleje qetesine e ndergjegjes se vet. Ndoshta them.

        1. theollogos,

          te paca e me pac. Paske qene me e i shpejte ne mendim e shkrim(shih me poshte piken 4 a). Copyright-i sigurisht i joti.

      2. Se pari, ka fare pak rendesi ne kete diskutim synimi i Berishes kur perdor ate gjuhe per sa kohe qe biem dakord qe as une e as ti nuk e kemi ekspertizen e duhur per ta gjykuar ate klinikisht. Megjithate, po te pergjigjem per kete pyetje duke huazuar nga nje postim i yti mbi standartin. Arsyet mund te jene:
        1) sepse aq edukate qytetare ka
        2) sepse eshte i semure terminal dhe nuk ja ndjen me per etike
        3) sepse eshte i gjithpushtetshem ose sepse mundet
        4) sepse e di qe Edi Rama nuk ka kokrra ti pergjigjet me te njejten gjuhe
        4a) Edi Rama as nuk ka ndonje deshire ti pergjigjet duke qene se ka akuzuar te atin per gjera te tmerrshme dhe ka komplekse faji.
        5) sepse ai dhe Edi Rama kane ne fund te fundit nje ujdi dhe tallen me mua dhe me ty duke u share nga nena dhe nga baba.
        6) sepse i duhet te duket i forte ne nje moment dobesie politike
        7) sepse ka dijeni qe Rama dhe te tijte kane dokumente qe faktojne perfshirjen e vajzes dhe djalit te tij ne afera shume me te dyshimta se cka dale derimetani.
        8) sepse ka ujdi me Nanon per te eliminuar Ramen nga skena politike
        9) sepse thjesht kenaqet kur thashethemnaja qe mbyt Tiranen i vlen per te mbajtur pushtetin.
        10) sepse e di qe Rama ka ndaj tij (Berishes) kompleksin e “babes” dhe kerkon me cdo kusht tja kaloje bemave te “atit” po nuk ja del dot ende dhe kjo e frustron.
        10a) sepse eshte i ndergjegjshem qe ai dhe Rama nuk ndryshojne shume dhe te dy jane te afte te durojne poshterime te panumerta per hir te pushtetit.

        Keto me erdhen ne mend ne keto tridhjete sekonda dhe asnjera nga keto hipoteza nuk mund te hidhet poshte apriori. Disa jane me logjike se disa te tjera por kete e vendos faktimi i tyre e jo persiatjet psikike. Une mendoja qe ne duhet te dallonim nga militantet sepse merremi me argumenta te bazuara ne fakte e jo me ” sic dihet gjate viteve tetedhjete Politicus ishte katunar dhe me siguri do ta kete idolizuar Xhaxhain artist nomenklature” apo “meqe ishte edhe malok del qarte qe ka edhe komplekse te cilat medoemos i shpreh ne aktivitetin politik”. Et tu Brutus?
        Se dyti per etiketen, llumi mbulon shoqerine shqiptare nga koka e deri tek kembet. Ajo pak qe nuk eshte ndyre drejtperdrejt ndyhet perdite e me shume ne menyre te terthorte ( me kujtohet nje shprehje e nje mikut tim shkodran don buk fmija, sdun me dit as per Pese` e as per Pede`). Te kerkosh ne mes te ketij llumi etikete ( fjale teper siperane per tu perdorur ketu) eshte disi naive. Sidomos po te marresh parasysh qe politikanet jane edhe krijues por edhe perpunues te llumit per arsye thjesht profesionale. Pra politikanet jane te gatshem te navigojne ne cfaredolloj llumi per sa kohe askush nuk i ben pergjegjes dhe mbajne privilegjet. Kesisoj, te fajesosh Berishen per mungese etikete bazuar ne ligjeraten e vet politike ( jo teper e ndryshme nga ajo e kundershtareve te cilet e shajne nga foltorja e parlamentit me kuc e me mac) eshte e anshme. Dhe mbi te gjitha ta perligjesh kete argument me analiza psiko analitike eshte ….. verja vete emrin.

        Une e ti kemi debatuar me pare ketu mbi ligjeraten e Berishes dhe mund te mos biem dakord mbi interpretimet e saj. Por kur njeri nga diskutuesit ne kete debat meton te nxjerre perfundime klinike bazuar ne te mirat/te metat e ligjerates kam frike se nuk i shton asgje debatit. Me nje llaf, per sa kohe merresh me ligjeraten e frytet qe prodhon te degjoj me shume vemendje, por nese fillon dhe nxjerr “arsye klinike” per keto veprime humbet teresisht objektivitetin dhe besueshmerine. Ato me mire lerja Mucit se ai edhe paguhet per kete.

        Dhe ne fund, une fatmiresisht (dikush mund te thote fatkeqsisht) jam i afte te perdor “bakalleri te tipit Berishian” e ndonjehere edhe me keq sa here qe dikush guxon e cenon dicka te afert me mua si babai, nena, gruaja (partnerja) apo mos o zot femija. Me sa duket ketu ndryshoj nga Edi Rama. Jam i kenaqur ama me kete mungese etikete timen.

  4. Pyetja do qendronte vetem nese Edi Rama do ishte i vetmi politikan qe i permendet babai. Nuk ma merr mendja qe ka njeri qe nuk eshte lodhur se degjuari per Sali Ram Berishen, sic u lodhen me Edvin Kristaq Ramen.

    Eshte llum kenete gjithandej, prandaj nuk ja vlen, tha.

  5. Xha xha, me duket se i ke veshur nje kostum paksa si teper “dostojevksian” Berishes ; gjysma e se keqes po te ishte keshtu, por Berisha eshte me i thjeshte se aq. Une gjithmone kam qene i bindur qe kjo eshte nje goditje shume e ulet, dhe ne thelb i referohet disa marredhenieve jo dhe aq te mira bab e bir. Te gjithe i kemi degjuar thashethemet rreth kesaj. Natyrisht, mund te jene thjesht shpifje ordinere, por ama ben sens.

  6. Shpjegimi xha-xhai -t sipas metodes psikanaliste duket i besueshem. Duket se deshirat e shtypura , kompleksi inferioritetit, ndalesat e ardhura prej origjines dhe statusit social, jane mekanizmi qe prodhon energjine tanatosiane, destruktivizmin, paranojen dhe shperthimet psikopatologjike.
    Komunikimi i Berishes me Ramen dhe permendja prej tij e emrit te atit manifeston simptoma te kompleksit te Edipit,pra dashuri dhe urrejtje , ne kete rast, per Atin Ideologjik te Berishes.
    E gjithe psikodinamika e Berishes ne raport me Ramen merr trajten “te urrej sepse te dua dhe te dua sepse te urrej”
    Psikanaliza frojdiane manifestimin e tanatosit e shpjegon si masken e erosit te shtypur .Po ta vesh re , e gjithe dinamika e shperthimeve psikike te z.Berisha ne tribunen e paralamentit i ka te gjitha shenjat e fazave erotike: ereksionin, piken orgazmike te retorikes dhe ejakulacionin verbal.Madje kjo psikodinamike shoqerohet me nje komunikim joverbal dhe gjestikulacion qe shpreh deshira erotike maskiliste ndaj opozites.(u kemi mundur=u kemi palluar )
    Raportet e komunikimit deshmojne jo vetem nje rast/gjendje klinike por dhe mendesine e luftes se klasave ku mekatet/fajet/krimet e shtrihen ne linjat biologjike dhe mbarten ne linjat biografike te protagonisteve te skenes politike.
    Ehh sa cinike tingellon “Shqiperia europiane” Ne fakt jemi ne vitin 0, ne Shqiperine arkaike, legjendare te Mujit dhe Halilit.

  7. me gjithe respektin per tavolinen, ka nje hendikep, si i thone kosovaret, me ritmin ketu. dmth nis robi e lexon me qejf dicka ketu, dhe zere se po sheh nje film: e pa, e pelqeu, ne ate e siper edhe filmi mbaron, ti ende je brenda filmit (nderkaq po rredhin titrat) kur opa te del njeri perpara e te thote:film koti, kohe e humbur! jo se do besoj se jam budalla meqe me del nje pop up me maske para ekranit, ose dy-tri, po gjithsesi, ka nevoje robi pas leximit per nje cike pauze. dmth pas leximit tim, “le deluge” , u befte, po jo me pare. ja ku u shfryva pak e po iki

    1. the End: jo se do besoj se jam budalla meqe me del nje pop up me maske para ekranit,

      Tepke e ke thene the END. Sa kushton ajo pasqyra qe ke para vellam?

  8. Xhaxhai,

    Po flas edhe njehere, dhe pastaj do ta le sepse e shoh qe ke filluar te plotesosh dosjen per ne pranimin e “rasteve te pashpresa”.

    Njelloj si Perpali, mendoj se ky shkrim ketu eshte nga me te neveritshmit qe ke botuar apo publikuar ndonjehere. Nuk di nga ta kapesh. Shkrim vertet i mjere dhe qe s’nderon askend.

    Do te bej nje vezhgim te shpejte : eshte per t’u habitur, dhe qe duhet vene ne dukje pa u vonuar me tej, se kush ka pasur 20 vjet ne vitin 1980, e ka jashtezakonisht te theksuar kete nocionin e Tiranes idilike, te panjolle dhe te paster qe eshte ndotur nga “katundaret”. Njoh dhe ca te tjere, te moshes tende, disa qe dalin ne televizion dhe disa te tjere qe llomotisin internetrave, te cilet vuajne gati rropullisht nga ndarja e njerezve ne dy kampe :

    ne, tironsit e bulevardit eremimozashume,
    dhe ata, les parvenus, arrivistet, katundaret, me çorape te kuqe ne kepuce te bardha inkiliti (enkeliti, igeliti, kliti-kliti).

    Duke u bazuar dhe ne nje shkrim te fundit tendin mbi ndjekjen e televizoneve te huaja ne Shqiperi, ku beje pohimin se elitat e asaj kohe ndiqnin TV italiane dhe sot jo, nxjerr perfundimin se eshte pikerisht kjo elite (gjasme) 50-vjeçaresh ajo qe eshte me mjeranja ne trojet shqiptare. E kam pasur bindjen, dhe ate dite ma vertetove me se miri, se ky brez eshte nje brez viktime pikerisht e ketyre italianeve. Ne fakt, ka ndodhur nje mbivendosje :

    Ajka e ashtuquajtur te kultures italiane zinte vend mbi nje truall fodullist te disa çunakeve tane per te cilet nje bordure bulevardi vlente sa per nja 5-6 kooperativa te bashkuara fshataresh te rraskapitur.

    Eshte e habitshme dhe per te vene duart ne koke qe, ende dhe sot, ne vitin 2010, vazhdohet me te njejtin aparat mendimi tejet te skaduar te viteve 80.

    Mbetsh me shendet mik, perfundimisht, brezi juaj eshte thjesht nje pengese per vendin tone. Ska ç’tju beje as Amerika, as Parisi, as Toto Kutunjua me Albano Rrominen.

  9. 1. Te me ndjeni por ky shkrim si te tjere fatkeqesisht e futin debatin publik ne gjera siperfaqesore ku nuk qendron dhe nuk eshte interesi i qytetarit apo votuesit. Ne US debati dhe perplasja ndermjet paleve kundershtare politike, sidomos ne kohe fushatash eshte edhe me e ashper se ne Shqiperi. Ka reklama e antireklama per kandidatet kundershtare qe merren edhe me detaje te vogla te kandidateve. Qytetareve apo votuesve ju interesojne idete e programet qe ofrojne ata ne qeverisje dhe te tjeret qe pretendojne qeverisjen dhe opinionet e analizat qe merren me keto, po shkrime ku i qahet halli Edi Rames pse i permendet babai apo emri i tij i plote, nuk eshte se kane ndonje rendesi per qytetarin pervecse per te shtyre kohen. Politikanet debatin ta bejne si te duan, punet t’i bejne si duhet.

    2. Permendja e emrave te baballareve, fshati apo qyteti i origjines e te tjera, per saktesi debati dhe ndershmeri duhet thene qe ndodh nga te dy palet kundershtare ne menyre reciproke. Mund te sjell po te doni raste kur politikane me peshe ne PS kane thene emrin e kryeministrit aktual bashke me emrin e babait te tij ne mes. Pa folur per emra fshatrash, krahinash apo edhe etiketime fyese.

    3. Kryetari aktual i PS, Edi Rama pa dashur te hyj thelle ne kete, po ka nje fobi dhe urren nder te tjera dy gjera: t’i permendin emrin e tij te plote apo zyrtar, ate ne letra, pra Edvin dhe t’i permendin emrin e babait. Kjo fobi e tij qe mund ta analizojme me gjate me poshte nese doni shfrytezohet mrekullisht nga kundershtaret e tij.

    4. Kristaq Rama si pjese e nomenklatures se larte komuniste, ka pergjegjesine e tij direkte, bile edhe te dokumentuar ne veprimtarine e shtetit komunist te kohes dhe duke pare qe Rama ka afruar ne PS shume pinjolle te zyrtareve te larte te sistemit komunist qe herpashere jane shprehur dhe krenare per baballaret e tyre, Berisha dhe deputete te tjere te PD-se do te benin nje budallallek politik po te mos ta perdornin kete karte qe gjithsesi con peshe tek nje pjese e madhe e elektoratit te djathte.

  10. Kristaq Rama, kësisoj, përfaqëson për të “armikun” të cilin nuk e mposhtte dot atëherë, por që po e mposht tani, duke ia poshtëruar politikisht të birin. Nga kjo pikëpamje, hakërrimi politik i Berishës ndaj Edi Ramës është edhe një farë terapie rudimentare, që e ndihmon kryeministrin të ruajë ekuilibrin brenda egos së vet, duke i shtyrë drejt periferive të vetëdijes fantazmat e kompleksit të inferioritetit.

    ……………………………………….

    he? lol

    Hajde nivel diskursi hajde. Neser ca do lexojme, fiksasionin e pasatisfaksuar oral te politikaneve dhe ndikimin e kesaj ne fryrjen e projektimeve te rritjeve ekonomike?

  11. Më ka habitur pak reagimi i disave ndaj shkrimit më lart.

    Po u përgjigjem kritikave me radhë, por radha në vetvete nuk ka ndonjë domethënie.

    Disa sulmuan Mustafa Nanon; nuk e kuptoj se ç’lidhje ka Nanoja me shkrimin tim, përveçse që temën unë e gjeta te një koment i Nanos në Res Publica. Sa kohë që Sali Berisha e ka quajtur vërtet ashtu oponentin e vet, fakti që këtë e ka rimarrë Nanoja ose Yzedin Karadyzeni është irrelevant.

    Nanoja thotë që Saliu është i sëmurë; por unë jo. As e kam menduar as e them ndonjëherë që është i sëmurë; por përkundrazi, mendoj që sjelljet e tij janë simptomë e një sëmundjeje të kulturës politike në Tiranë. Në këto sjellje, unë përfshij edhe mënyrën si ai i drejtohet oponentit të vet. Por, Politicus, të lutem ki kujdes të madh në këtë pikë: asgjëkundi nuk kam folur për arsye “klinike”.

    Gjithsesi, nëse keni hesape me Nanon, shkoni t’i lani në ResPublica ose kudo tjetër ku shkruan Nanoja; por mos ejani t’i shkarkoni këtu.

    Analiza ime, sado impresioniste dhe psikologjizante, nuk mbështetet në thashetheme, por në të vërteta të pakundërshtueshme (le t’i kundërshtojë njeri, po mundi): që Sali Berisha ka ardhur në Tiranë nga një zonë shumë e thellë dhe e prapambetur; që kur ka qenë mjek në Tiranë është shoqëruar me gjithfarë emrash të nomenklaturës komuniste dhe u ka shërbyer atyre; dhe që ka luftuar me ngulm për t’u bërë pjesë e elitës qytetare të Tiranës. Këto nuk janë thashetheme, as gjëra që unë i di ngaqë e kam njohur gjë kryeministrin e tanishëm personalisht; por vetëm informacion që kam, si qytetar i Tiranës së asaj kohe, kur pamja dhe prania e Sali Berishës, në institucionet dhe në bulevardet, ishte e pashmangshme.

    Nuk kam dashur ta paraqit shkrimin tim si psikanalizë, në kuptimin klasik të fjalës; edhe pse psikanalizë mund të jetë çdo lloj analize psikologjike, madje edhe ajo analizë që synon të gjejë motivet e një akti gjuhësor të caktuar – ose mënyra si kryeministri i drejtohet oponentit të vet.

    Etiketa politike është e rëndësishme; po të mësohen politikanët t’i drejtohen njëri-tjetrit me mirësjellje, ndoshta ky do të jetë një hap përpara drejt shëndoshjes së marrëdhënieve mes tyre si persona dhe si palë të debatit politik.

    Ata që u shqetësuan thjesht me faktin që unë po psikologjizoj njeriun publik Berisha, nuk i kam parë as dëgjuar të shqetësohen njëlloj, kur njeriu publik Berisha ka përgojuar, sistematikisht dhe në mënyrë të papranueshme, kundërshtarët e vet; duke ua kujtuar vazhdimisht të kaluarën. Ndryshe nga Berisha, unë nuk jam kryeministër i Shqipërisë, as flas nga ndonjë podium institucional.

    Disa kolegë vërejtën që edhe nga pala socialiste niveli i diskursit politik nuk është se ka qenë më i mirë; dhe se edhe emri i Berishës është dëgjuar shpesh në trajtën Sali Ram Berisha. Kjo është e vërtetë dhe njëlloj për të ardhur keq; vetëm se unë besoj, dhe këtë e kam thënë edhe herë tjetër, se Berisha është kryeministër i Shqipërisë, mes të tjerash edhe kryeministër i Edi Ramës vetë, prandaj edhe i takon të flasë sipas postit që ka, jo si fejtonist tabloidesh.

    andej-këndej, ti ke probleme të mëdha me statusin tënd, nuk të ndihmoj dot. Por nuk ta kam fajin unë që je ti ai që je tërhequr, si flutura e natës, pas dritës së Tiranës sime; ndërsa unë s’jam tërhequr ndonjëherë pas dritës së katundit tënd, i cili katund nuk më intereson as nga pikëpamja dialektologjike. Të lutem, mos e përdor kundër meje faktin që unë kam lindur dhe jam rritur në Tiranë; nuk është se më ka pyetur kush për këtë punë.

    Metal boy thotë se “ky shkrim e fut debatin publik në gjëra sipërfaqësore”; në fakt, ky shkrim përpiqet, me aq sa mundet, të luftojë një pisllëk të debatit publik, për të cilin përgjegjësinë e mbajnë, kryesisht, politikanë si Berisha. Po të donin këta, e kishin mbajtur debatin në nivele dinjitoze dhe nuk e kishin lejuar të katandisej, bie fjala, siç e pamë javës që shkoi, në Parlament.

    Meqë u përmend ShBA, edhe këtu debati publik merr ndonjëherë tatëpjetën; por vetëm në nivele të ulëta, p.sh. në tabloidët; atje ku Obamës i kujtojnë Kenya-n, ose të jatin mysliman, ose emrin Hussein, ose certifikatën e lindjes; ndërsa Sarah Palin-it drerët e Alaskës ose dyshimet për barrën dhe fëmijën e fundit që ka lindur, e kështu me radhë. Në ShBA, të paktën, kritika ndaj debatit publik mbetet në nivel të mirë; këtë ndoshta mund ta realizojmë edhe ne këtu.

    Politicus më thotë se “Muci ka vite qe eshte shkrues me pagese, ndryshe nga ti qe paguhesh per ate qe shkruan.” Në fakt, mua për këtë blog nuk më paguan askush, çka i bën disi qesharake pretendimet e të gjithë atyre që duan të më shpjegojnë se për çfarë duhet të shkruaj dhe si. Por këtë argument e kemi konsumuar gjetiu.

    A komplekse parvenuja? Natyrisht që ka. Unë kur kam shkuar për herë të parë nga Tirana në Romë, thashë se luajta mendsh nga shoku kulturor (edhe pse nuk po përpiqesha të futesha gjë në shoqërinë e lartë të Romës). Provova një gjendje psikologjike të ngjashme, supozoj, me atë të malësorit që vjen të studiojë në Tiranë. Gafat që kam bërë (dhe të tjerat që do të kem bërë) nuk ka penë t’i rrëfejë; dhe jam i sigurt se gjurmë të atij shoku kulturor më kanë mbetur në personalitet sot e kësaj dite.

    [Meqë flasim për shok kulturor, një tjetër kam provuar kur kalova nga shkolla e mesme në universitet. Kursi im, në Fakultetin Histori-Filologji, dominohej nga të ardhurit prej provincës, sidomos prej fshatit (ashtu ishte edhe politika që bëhej atëherë). Të gjithë këta ishin shumë më të indoktrinuar se ne të Tiranës. Kohë më pas, në vitet 1990, të paktën dy prej shokëve të mi të kursit, kur i kam takuar, më kanë kërkuar të falur për budallallëqet që kanë pasë bërë, duke përfshirë edhe spiunllëqet dhe denoncimet gjithfarësh.]

    Provincën shqiptare, duke përfshirë edhe malet nga ku ka zbritur Sali Berisha, i kam shëtitur, për arsye pune. E kam gjetur gjithnjë vend sa të frikshëm, aq edhe të frikësuar. Njerëzit ishin shumë më të terrorizuar politikisht se në Tiranë. Më anë tjetër, Olimpi i katundarizmit shqiptar në ato vite ka qenë Blloku i Udhëheqjes – këtë e them pa pikë dyshimi; sepse vetëm atje mund të kultivoheshin lirisht instinktet katundare dhe të kompensoheshin, njëlloj lirisht, komplekset e inferioritetit.

    Xhibi, nëse kërkon nivel më të mirë diskursi se ky, të rekomandoj të ndjekësh punimet e Parlamentit në Tiranë. Gjithsesi, mungesa jote në debatet në PTF nuk është ndier.

    1. xhaxha per here te fundit ne kete teme se nuk dua ta kthej ne personale.

      Disa sulmuan Mustafa Nanon; nuk e kuptoj se ç’lidhje ka Nanoja me shkrimin tim..

      Ka ate lidhje qe e citove nje paragraf sikur te ishte burim i besueshem e kesisoj nder te tjera i bere edhe reklame shkrimit te tij idiot. Ti ke te drejte ta quash burim frymezues, une kam te drejte ta quaj ate qe eshte. Sa per dijeni, as nuk e njoh personalisht dhe as e kam takuar ndonjehere e nuk kam kesisoj asnje hesap me te. Po asnje fare ama. Jo sepse nuk kam patur rast ta takoj por nuk kam askurrfare kurioziteti per ta njohur. Meqe ra llafi, edhe ai diku nga malet e Corovodes ka zbritur e mua per ceshtje pune me ka rene rasti ti vizitoj ato.

      Analiza ime, sado impresioniste dhe psikologjizante, nuk mbështetet në thashetheme, por në të vërteta të pakundërshtueshme (le t’i kundërshtojë njeri, po mundi)

      Jo jo mik i dashur, ketu po tregohesh i pasinqerte ( disingenuous). Ti ke gjithe te drejten e botes te thuash te verteta faktuale si Berisha ka ardhur nga malet etj, por te bazosh arsyen pse ai shprehet keq politikisht tek “smira” ndaj nje personi konkret kerkon guxim te madh intelektual ose informacion mjekesor. Ti me sa duket ne kete pike ke vendosur te emulosh ate per te cilen akuzon Berishen. Une mendoj se nuk te shkon, kaq. Ke qindra mundesira legjitime per te share Berishen pa rene ne kete gracke. por sic e thua edhe vete, zgjedhja e shenjestres eshte e jotja dhe vetem e jotja.

      Per ceshtjen e pageses, kemi thene te njejten gje por ti e ke thene shkoqur. Muci paguhet per te shkruar ate qe shkruan, ti nuk e ke kete detyrim ne blogun tend e guxoj te mendoj asgjekundi tjeter. Kete te kam thene me siper. Por mos me pyet se ku e faktoj te paren se do te te them qe e kam psikologjisur!

      Etiketa politike është e rëndësishme; po të mësohen politikanët t’i drejtohen njëri-tjetrit me mirësjellje, ndoshta ky do të jetë një hap përpara drejt shëndoshjes së marrëdhënieve mes tyre si persona dhe si palë të debatit politik.

      Ky eshte argument me te cilin nuk kam kundershtim thelbesor edhe pse kam dyshimet e mia qe gjellen e rregullon vetem miresjellja. Jo cdo gje qe shkelqen eshte ar-thote italiani. Duhet thene qe marredheniet mes paleve jane te dyfishta ( meqe ke deshire ti qasesh problemit psikologjikisht) dhe ajo qe del ne televizor nuk eshte realiteti. Me nje llaf qe ta kuptoje edhe Stalker, pasi shahen nga baba ata perseri bashke i rregullojne punet e tyre. Madje edhe me dreka e darka. Gjithsesi, ka shume vend per tu thelluar ne kete marredhenie te dyfishte po ti e kishe shenjestren tjeterkund. E perseris ne cdo rast se argumenti i etikes se te shprehurit qendron ne vetvete ne qofte se nuk i bashkengjitet psikanaliza e Berishes.

      @stalker zoteri-zonje,

      Nese mendoni se kam komplekse e keni gabim. Shihni se mos mesoni te lexoni qe ndonjehere edhe te kuptoni, eh? Per te miren tuaj.

      @PNH-ej po juve sikur nuk keni plotesuar kuorumin per te marre vendime, apo u zgjidh ngerci? Gjithsesi je ne violacion te kushtetutes!

  12. Xha Xha, nuk marr si te mireqena ato qe thuhen per M. Nanon, por jam i bindur se ka nje ndryshim te thelle misis misionit humanist me te cilin ti operon me publiçistiken tende dhe Grande jaquerrise se tij fshtare, qe ne nje rast e shtyu te beje thirrje te digjen e shemben vilat e te pasurve.

  13. Xhaxha,
    fakti qe (pothuajse) nuk shkruaj(me), nuk do te thote qe nuk te lexoj(me) dhe te duartrokas(im) per vullnetin dhe forcen e fjales e te argumentit, ndersa mban vital nje forum simpatik, pretencioz dhe intelektual (ose pothuajse:) ) si Peisazhet.

  14. Interaktiviteti katund – qytet në Shqipëri është simptomatik për përplasjen e botëkuptimeve orientale-oksidentale në realitet politike dhe sociale në Tiranë.

    Qyteti është i orientuar kryesisht nga civilizimi perëndimor i sqaruar. Fshati konservator është i orientuar kryesisht në lindjen historike. Përplasja Rama – Berisha është përplasja midis qyteti dhe fshatit.

    Shqipëria është kryesisht katundare dhe kjo është edhe arsyeja, se pse Berisha e qeveris gjithnjë e përsëri atë vend.

    Katundar nuk është dikush që vjen prej fshatit por që mendon fshatçe, pra katundarisht.

    Të menduarit katundarisht nuk është diçka që meriton përbuzje, por ndoshta vetëm vëmendje.

    Katundarët e vërtetë (ata që mendojnë katundarisht) e ngatërrojnë “vëmendjen” me “përbuzjen” apo me “përçmimin”. Madje ata gjejnë “përbuzje” apo “përçmim” në çdo moment të komunikimit me ta, edhe kur ti nuk je ndërgjegjësuar ende, që ke te bësh me një katundar.

    Ky keqkuptim ndoshta buron nga një lloj kompleksi inferioriteti, por mund të burojë edhe nga diçka tjetër, që në fund të fundit nuk ka asnjë lloj rëndësie, po të merret parasysh fakti, se nëse njëra nga palët hynë në komunikim me një kompleks të tillë, komunikimi vetë është i destinuar të dështojë.

    Katundarë shqiptarë dhe qytetarë shqiptarë nuk mund të komunikojnë. Alternimi i tyre në qeverisjen e vendit është forma e vetme, në të cilën realizohet dot demokracia sot në Shqipëri.

    Shqipëria momentalisht është e banuar nga katundarë, prandaj është një zgjidhje e mirë, që atë vend e qeveris Berisha.

    Tirana është një grumbullim njerëzish me prirje qytetare dhe urbane dhe prandaj është një zgjidhe e mirë, që atë qytet e drejton Rama.

    Rama do të dështojë si kryeministër i një vendi me shumicë katundare, ashti siç dështoi Berisha kur qeverisi Tiranën në vitet ’90 dhe e ktheu në një lloj katundi shumë të madh.

    Edhe një herë katundaria nuk është një fakt i natyrës demografike, por një kategori psikologjiken e sociale, që ka të bëjë ekskluzivisht me mënyrën e të menduarit.

    Në këtë kuptim fshatrat e Korçës sot janë më qytetare se qyteti i Shkodrës.

    Shprehje e katundarisë nuk është vetëm ndjesia personale e të qenit katundar por edhe sjellja publike prej katundari. Për njeriun katundar, ose siç quhet rëndom “katundarin”, origjina e bashkëbiseduesit është shumë e rëndësishme, pasi katundari ndjehet më i sigurt kur i di lidhjet familjare të bashkëbiseduesit. Kështu ai vlerëson dot më mirë avantazhet por edhe rreziqet.

    Për qytetarin, i cili jeton në mënyrë anonime dhe në komunikimin e tij publik llogarit edhe përkrahjen e institucioneve sociale apo shtetërore, nuk ka rëndësi shumë prejardhja e bashkëbiseduesit.

    Kjo gjendje e thjeshtuar jashtë masë mund të shpjegohet nga shembulli i mëposhtëm.

    A dhe B ndeshen në vijim të një konflikti me njëri – tjetrin. Kur janë katundarë në llogaritjen e forcave ata duhet të dinë se sa bashkëfamiliarë mund të organizojë palët kundërshtare për një kohë të shkurtër dhe se si mund të të jetë dinamika e forcave në një fazë të dytë të konfliktit.

    Kur A dhe B janë qytetarë ata janë kryesisht të interesuar për efikasitetin e mjeteve institucionale që ata mund të ftojnë në anën e tyre në këtë konflikt, si avokatët, efikasiteti mbrojtës i pulisave të sigurimeve, pjesëmarrja e opinionit publik për paragjykimin e sjelljes së palëve dhe vlerësimin moral të motive të konfliktit. Pra interesi i tyre në vijim të konfliktit është i fokusuar në kategori abstrakte, thënë kjo kaq katundarisht, nëse besojmë se gjithçka konkrete është vetëm çka të bëjë vetëm me familjen.

    Në Shkodrën e vjetër (e kam fjalën për atë të viteve njëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë) konfliktonin dhunshëm vetëm “të ramunit” ndërsa qytetarët i zgjidhnin konfliktet e tyre me pleqësinë e personave të shoqërisë civile, jo detyrimisht anëtarë të familjeve të palëve në konflikt.

    Simptomë e katundarisë janë edhe sulmet personale që vijojnë gjithnjë e përsëri edhe në këtë bllog.

    Përsëritur për të disatën herë, “katundaria” është vetëm një formë tjetër e të menduarit të gjërave dhe të komunikimit të tyre në publik, e shoqëruar me ndjesinë e katundarit, se edhe kësaj here here dështoi për ndrydhjen e katundarisë vetë, e cila përfundon me agresionin katundarisht të katundarit kundrejt bashkëkonfliktuesit.

    Katundaria, si metodë komunikimi e shumicës së shqiptarëve, është pasuri kombëtare shqiptare. Ajo shërbeu edhe si themel i diktaturës komuniste të Enver Hoxhës dhe si platformë mbi të cilën ngriti demokracinë e tij Sali Berisha. Katundaria ishte edhe lënda e parë e vetme sociale që ata gjetën, për të realizuar vizionet e tyre.

    Katundaria si pasuri kulturore është e rrezikuar nga urbanizimi dhe industrializimi, por para së gjithash nga komunikimi anonim.

    Hiç…, tre – katër mendime ishin këto…, që më nxorën gjumin këtë mëngjes.

    1. Në Shkodrën e vjetër (e kam fjalën për atë të viteve njëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë)…………..

      Hahahahaha, oh zot mor Pifto sa me ke bere te qesh. Une e di qe ske c’meson prej meje, por lerme gjithsesi te te lecit pak mbi Shkodren. Koncepti i vjeter, i cili nuk duhet ngaterruar me moshen a me vjetersine kohore, ne cdo rast nuk mund te marre kuptimin “Shkodra e viteve tetedhjete”. Po ti ske nga ta dish kete se ke jetuar ne Tirane dhe njeh Shkodren e rame qe te serviri komunizmi. Prej ketej rrjedh edhe krahasimi me fshatrat e Korces te cilat ti mund te kesh shume kohe pa i vizituar. Shkodra e vjeter e jotja eshte Shkodra e re per shume nga ne te tjeret.
      Kurse dikotomia qytetar-fshatar eshte shume me e thelle se sa aq. Ne fakt, ka disa qe jane katundare nga babai dhe qytetare nga nena. Si quhen keta sipas teje?

      1. Politikus:

        “Kurse dikotomia qytetar-fshatar eshte shume me e thelle se sa aq. Ne fakt, ka disa qe jane katundare nga babai dhe qytetare nga nena. Si quhen keta sipas teje?”

        Këta janë katundarë, kur shkruajnë si ti.

        1. Pergezime per batuten. Te shkon.

          Po as une nuk besoj se kam cmesoj prej teje keshtu qe do e le me kaq.

    2. A di dikush ndonje rast se kur valle Sali Berisha ka fituar me vote, kur pra eshte votuar qe te qeverise? A di valle dikush nje rast? 1992 nuk eshte i tille sepse ne ate vit ne Tiranen e Re ku sot Politika e Re mburret se ka bastion humbi edhe Ramiz Alia. Pra asokohe fitoi kerkesa per ndryshim dhe jo Sali Berisha. Kur valle u votua Sali Berisha per te qeverisur, kur valle i mori me shume vota se kundershtaret e vet qe tanime drejtohen nga njerez qe nuk kane me pikepamje politike por vetem qendrime, te vlefshme vetem si leksione?

      Kur, ne zgjedhjet lokale te 1992? Ne referendumin per Kushtetuten? Ne 26 maj, ne zgjedhjet lokale te 1996? Ne 1997, ne 2001, apo ne 2005, ne 2007 apo ne 2009? Le te marre kush te doje rezultatet e KQZ dhe ti ballafaqoje, po nuk doli qe ka marre me pak vota.

      Dikush me lart keput nje kopace qe nuk e mban asgje, pra se Edi Rama do deshtoje si Kryeminister sepse Shqiperia qenka me katundare. Po mire, po ne Tirane qe jetojne 700-800 mije shqiptare pse quhet kryebashkiak i suksesshem ai ? Pse merr ne vijimesi 25 mije vota me shume se kundershtari ai, apo kjo eshte nje nga rastet e rralla kur katundareve coc u ka hyre ne koke? Tirana nje qytet i banuar nga njerez me prirje urbane… O pike e zeze…

      Ai eshte deshtak sepse eshte i dobet, kerkon fitore ne tavoline dhe ka frike, frike, frike dhe vetem frike.

      Dje ne Parlament Gramoz Ruci, mentori i tij neper korridoret e partise deklaroi: ne morem kosto elektorale z. Berisha qe ju dhame mbeshtetje dhe ju gjendem juve ne Gerdec.
      Cfare eshte kjo pafytyresi? Ta thoshe atehere kete gje qe thote Mozi, te turreshin; ti je me Saliun.

      Katundarizem i vertete ne politike eshte metri i te menduarit te Edi Rames qe mendon se duke mbajtur nje komunikim etik dhe korrekt do te genjeje gjithe dynjane. Katundari eshte kllapia e tij per Bashkine nga e cila nuk heq dore, Katundaria me e madhe eshte ajo e Edi Rames qe megjithe formimin intelektual arrin te barazohet ne arsyetim me Sali Berishen kur sheh te kundershtari vetem te zezen dhe kur cdo gje, cdo gje qe emetohet zyrtarisht nga ajo parti filtrohet ne menyren me te nevertishme. Nuk ka me deputete socialiste qe te flasin me fjalet e tyre – ka vetem recitim dhe vetem recitim te aktoreve te dobet dhe te atomizuar ne identitetin e nje motoje te zvjerdhur.

      Ka 1 milione shqiptare qe nuk votojne fare, prej vitesh te tera. E kujt eshte kjo kosto politike, e Berishes qe e ka elektoratin te militarizuar apo e se majtes e cila vetem etiketen ka te tille?

      Dhe meqe eshte keshtu Shqiperia, atehere eshte detyrim i qytetareve dhe elites te njohe popullin e vet, te ndryshoje dhe adoptoje taktiken politike qe te marre pushtetin. Perndryshe le te hape blogun e vet dhe le te qahet.

      1. Theollogos,

        duhet të të jap të drejtë kur kritikon gjuhën e përdorur nga Rama apo socialistët. Në këtë pikë Berisha ka dalë i fituar, që po i kthen të gjithë si vetja.

        Brenga ime është, se si do të të kapërcehet si gjendje? Gjithë kjo dhunë verbale është instaluar një herë për një herë përfundimisht në komunikimin publik. Opozita shqiptare nuk do të duhej t’i përgjigjej asnjëherë asaj me të njëjtin ton.

        Siç duket e bën, se në thelb opozitën nuk e dallon gjë nga pozita.

        Të gjithë janë të interesuar vetëm në pasurimin personal në rrugë të pandershme.

        Të gjithë janë të ngjyer në afera korruptive.

        Korrupsionin nuk e solli Berisha, ai e gjeti atë në mes shqiptarëve socialistë të Nanos & Co.

    3. Shqipëria momentalisht është e banuar nga katundarë, prandaj është një zgjidhje e mirë, që atë vend e qeveris Berisha.

      Tirana është një grumbullim njerëzish me prirje qytetare dhe urbane dhe prandaj është një zgjidhe e mirë, që atë qytet e drejton Rama.

      Rama do të dështojë si kryeministër i një vendi me shumicë katundare, ashti siç dështoi Berisha kur qeverisi Tiranën në vitet ’90 dhe e ktheu në një lloj katundi shumë të madh.

      Nqs qendron kjo hipoteze atehere ka shpjegim edhe fakti qe konsulente amerikane keshillojne si Berishen ashtu edhe Ramen. Berisha i bie te jete ekuivalenti i atij segmenti qe ne ShBA vete-quhet ‘the real America’, ndersa nga segmenti tjeter (qytetar) quhet “fly-over country”

  15. Po t’i lejoja vetes te flisja nga pozita arbitrare dhe (larg qofte) ta fyeja Xha Xhain mund te operoja me tre hapa te lehte e te thjeshte, por gjithsesi spekulative: 1) mund te merrja ndonje te dhene biografike te Xha Xhait, psh eshte djale mjeku; pastaj 2) ta pranevija me pjesen e artikullit/ligjerimit ku flet per dikotomine mjek (njeri qe ofron sherbime dhe ia kemi nevojen) vs artist (njeri i iluminuar, qe rrezaton me vepra muzikore, plastike, verbale etj. dhe na ben te ndjehemi te rendesishem ne shoqerine e tij) dhe ne fund 3) tw dilja ne konkluzionin se Xha Xhai vuan nga x kompleks dhe kerkon te “vrase babain”.

    Ne asnje rast nuk do t’ia lejoja vetes nje cinizem te tille. Nga pozita amatoreske nuk mund te dhunosh privacine e tjetrit, marrdheniet me babain, endrrat e fshehta, t’i pergojosh prejardhjen e gati-gati ta fajsosh per te etj. etj. Ju lutem lexojeni pragrafin e mesiperm si nje parodizim dashamires dhe, ca me teper, si ilustrim te asja thenies se mocme: “o njeri me shpirt e mend, bej hesap ne trupin tend, sic te dhemb edhe me dhemb”.

    Persa u takon shpjegimeve pse Berisha perdor antroponimin Edvin Kristaq Rama, mund te gjesh ose shpikesh nje mije e nje. Njera qe edhe mund te qendroje do te ishte: Berisha e ka treguar veten se eshte politikan qe ka per shtylle kurrizore etjen per pushtet. Ne se e marrim si te mirqene kete, duhet te pranojme per pasoje edhe faktin se fle e zgjohet me endrren e mbajtjes se pushtetit, dmth te sigurimit te votave. Per t’i siguruar ato ne kushtet kur nuk ka shume gjera t’u afroje shqiptareve, i eshte kthyer luftes kunder komunizmit. Nje nga logot kryesore te kesaj lufte eshte “djemte e bllokut” me te cilen nenkupton PS-ne. Pastaj mund te vazhdonim me paradigmat: djemte e bllokut, djali i babait, Edvini i Kristaqit.

    Duke permendur vend e pavend kete emer tresh, Berisha deshmohet si perfaqsues i shoqerise tradicionale. Por per fat te keq, recidiva te mendesive tradicionale shfaqin edhe intelektualet qe besojne ne “komplekset e prejardhjes”, kurse origjinen “fshatar a qytetar” e perceptojne si ato damkat e te burgosurve ne mesjete, damke qe nuk shlyhet dot pa prere nje pese nga vetja jote. Na ben mire te jetojme ne nje shoqeri vlerash individuale dhe interesi; boll me shoqerine e gjakut, fisit, prejardhjes et. etj.

    1. helidon,

      Kristaq Rama nuk ka qenë asnjëherë nomenklaturë e bllokut.

      Blloku aq i përfolur nuk është analizuar asnjëherë deri më sot nga pikëpamja sociologjike, ose mund të me ketë shpëtuar gjë mua, që përsëri nuk ka ndonjë domethënie shumë të madhe.

      Sidoqoftë ja tre – katër gjëra për ty dhe këdo tjetër që herë tjetër mos ngatërroni qepët me hudhrat.

      Nomenklatura e bllokut ishin vetëm anëtarët dhe kandidatët e Byrosë Politike të Partisë së Punës, zëvendëskryeministrat, Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Sekretarët e Komitetit Qendror të Partisë dhe ndonjë vejushë e ndonjë ish-anëtari të Byrosë Politike apo ndonjë fosil i Luftës Nacional-Çlirimtare si Shefqet Peçi apo Babë Myslymi.

      Kristaq Rama hynte në Bllok shumë më rrallë se Sali Berisha dhe kryesisht për të bërë ndonjë skulpturë të dikujt që kish vdekur, në krahasim me këtë tjetrin, që hynte për t’i zgjatur jetën Diktatorit dhe kështu edhe Diktaturës vetë.

      Të krahasosh Kristaq Ramën me Sali Berishën për të nxjerrë të parin si të lidhur me pushtetin e Partisë së Punës dhe këtë tjetrin si të pastër e të lidhur vetëm me etikën e lartë të mjekut, që shpëton jetë njerëzish është mashtrim ashiqare.

      Pastaj, pavarësisht se kush mund të ketë qenë Kristaq Rama (që në fakt në diktaturë nuk ka qenë askushi), nuk ka asnjë kuptim që të luftosh politikanin Edi Rama nëpërmjet figurës së të atit, me përjashtim të faktit, që tregon se ke një karakter shumë, shumë të ulët, një fantazi shumë shterpë, pra një faqezi i pashoq.

      Është koincidencë apo jo, por sjellja e Berishës me Ramën e vë të parin në një dritë shumë të keqe, primitive, orientale, katundare.

      Dikush duhet të ketë vërtetë mangësi serioze mendore që të mos dallojë në dhunën verbale të Berishës zgjatimin e dhunës politike enveriste. Kush është aq i verbër, mjerë ati…

      Ti shkruan, se Berisha i është kthyer “luftës kundër komunizmit”. Vërtetë e beson ti se Berisha i është kthyer komunizmit? Berisha nuk i është kthyer asnjëherë komunizmit, përkundrazi, ai e mori idenë komuniste nga Partia e Punës dhe e përshtati në kushtet e asaj që fatkeqësisht e quajmë si demokraci, njësoj si edhe udhëheqësi shpirtëror i tij Enver Hoxha, që teorinë e materializmit historik e përshtati në kushtet e Shqipërisë, si të dy sytë e tij, që t’i kishin plasur më mirë.

      Partia Demokratike është Partia e Punës në kushtet e reja, ku pluralizmi formal është një kusht i detyrueshëm.

      Etja për pushtet është sindromë e politikanit dhe Berisha nuk është i pari që e manifeston këtë. Çështja është se si e e shfaq ai këtë publikisht. Si bizantin? Si mesjetar? Si patriarkal mysliman? Si katundar?

      Sulmi elegant kundër xhaxhait nuk ka ndonjë kuptim, pasi nuk është ai objekti i diskutimit, por sjellja publike e kryeministrit të vendit. Psikanaliza e autorit të një teksti e dalë nga konteksti të diskualifikon si një mesjetar shqiptar të rëndomë.

      1. “Kristaq Rama nuk ka qenë asnjëherë nomenklaturë e bllokut.”

        Pak rendesi ka, ne mos fare. Per te permbushur qellimet politike dhe per te personalizuar debatin, mjafton te thuhet qe Kristaq Rama ka qene pjese e elites komuniste, dhe ka per te ngjitur. Po ashtu si ka fare pak rendesi nese Obama e ka babain musliman, eshte komunist, apo jo. Mjafton te thuhet dhe kjo krijon nje grup votuesish qe do e ndjekin kundershtarin e Obames. Eshte politike tipike negative. Jam shume dakord me argumentin e Helidonit. Sidoqofte do shtoja se karikaturimi psikanalitik qe ka ofruar Xhaxhai me lart eshte i mirepritur. Madje, personalisht, do shkoja edhe me larg se Xhaxhai, ndoshta deri tek Muc Nano, dhe do sugjeroja se obsesioni i Berishes me perversionin seksual e me Edvin Kristaq Ramen, sugjeron jo se Sali Berisha po i thote Rames se i ka vrare babain, por se ne fakt ka pasur nje dashuri te heshtur e te fjetur homoseksuale per Kristaqin, te cilen tashti e shpreh ne keto forma, duke i thene ndoshta se “jemi njesoj,” apo dicka te tille si “Luke, I am your father,” sepse une kam qene ne dashuri me babane tend.

        Problemi eshte se sa efektiv eshte ky lloj karikaturizimi psikanalitik drejt permiresimit te etikes se debatit publik. Per fat te keq, keta e kane lekuren sholle.

        1. Me komentin tend me kujtove me kujtove ate qe thote Nietzsche tek “The Gay Science” (1882) : “Denimi eshte shpikur per te permiresuar ate qe denon”.

  16. Xhaxha, faleminderit qe e hape kete diskutim. Edhe une e kisha vene re perdorimin e Edvin Kristaq Rama nga Berisha dhe, pa u menduar shume, kisha edhe une teorine time se pse.
    Mua me duket se Berisha thjesht ekzagjeron nje menyre te foluri qe eshte mjaft e perhapur ne gjuhe te ndryshme qe sherben per te treguar distance nga personi emrin e te cilit shqiptojme.
    Te nisemi nga fakti qe per te treguar dashuri ose afersi ndaj nje personi, shpeshhere perdorim nje shkurtim te emrit te personit. P.sh. Ardian – Adi. Sa here e kemi gjetur veten te zemeruar me nje person te cilit zakonisht i perdorim emrin e shkurtuar dhe veme re se tani e therrasim me emrin e plote?
    Ne fakt kur jemi te zemeruar shume emrin e themi te zgjatuar, Ardiaaaaan. Me ka ndodhur disa here kur nena ime ishte e zemeruar me mua me therriste me emer e mbiemer. Nga disa vezhgime anekdotale me duket se ka plot persona te tjere qe u ka ndodhur kjo e fundit.
    Berisha, sigurisht, eshte jashtezakonisht i zemeruar me Edi Ramen (me sa mbaj mend une, qe ne fillim te 1991) ndaj eshte çudi si nuk perdor ndonje emer edhe me te gjate.
    Tani, keta shembuj qe dhashe une kane po ashtu te perbashket edhe nje lidhje pozitive emocionale mes te te emeruarit dhe emeruesit por une nuk isha menduar me pare per kete gje e mbase ketu ka vend per ndonje shpjegim psikoanalitik.
    Ne fund do doja te permendja edhe tendencen qe kane njerez te “shquar”, te themi mbreter apo njerez te tjere me tituj, per ti ven keta tituj para emrit te tyre kur u thirret emri. P.sh. “Lartmadheria e tij, mbreti …”. Per mua edhe kjo eshte tentative per shprehje distance, ne kete rast mes personit qe i thirret emri dhe degjuesve. Sa me i gjate titulli (dhe disa tituj jane vertet te gjate), aq me i spikatur efekti.

  17. Qe Berisha eshte per ilace s’do shume mend ta kuptosh po Xhaxhai pyesim c’paska tymosur?
    Kete me mire ta kish shkruar Maksi apo Pishaku. Eh ku te paska vajtur mendja do thoshim edhe mbase na vinte pak per te qeshur.

  18. Pifto,

    Nuk mendoj dhe as kam thene qe i ndjeri Kristaq ka qene pjese e nomenklatures. Ajo qe une kam thene eshte se paradigma “djemte e bllokut, djali i babait, Edi i Kristaqit, Edvin Kristaq Rama” eshte ne thellesi te ligjerimit te Berishes per kete argument.

    Ndruhem se si ne kete argument dhe ne te tjeret, ti lexon ate qe do dhe jo ate qe kam shkruar une. Mbase e ka fajin qendrimi tejet emotiv, nuk thone kot se emocionet jane si vaji, kur eshte i tepert shuan kandilin e arsyes.

    1. helidon,

      nëse do ta kapësh demin për brirësh nuk mund të besosh se paradigma e Berishës është “djemte e bllokut, djali i babait, Edi i Kristaqit, Edvin Kristaq Rama”.

      Kjo është mantra e tij.

      Këtë ai e përsërit sa herë që sulmon kundërshtarët e tij politikë. Të gjithëve ju ka hyrë disa breza me radhë në shtrat dhe i ka gjetur perversë, spiunë, tradhtarë, armiq e kështu me radhë.

      Nevoja e tij për të personalizuar luftën politike dhe intensifikuar atë nëpërmjet shpifjeve, KJO është paradigma e Berishës.

      Që të mos i ngatërrojmë gjërat.

      Për vajin dhe arsyen ke të drejtë. Mua më ka sosur durimi për t’i ardhur gjërave rreth e rrotull.

  19. Te quhesh psikiater do me shume se te pakten 10 vite shkolle dhe kur them shkolle e kam fjalen per arsimim universitar e pas universitar, jo para universitar. Une e shoh qe kjo puna e psikanalizes po shnderrohet ne sport popullor megjithate me pak deshire e vullnet te mire edhe mund te mbahet dora. Mshimi i kesaj eshte edhe kunder produktiv se po te jete per analiza psikike Berisha eshte ne zanatin e tij dhe Edvin Rama (nuk ka gje te keqe besoj nese them emrin e tij te plote?) nuk e rivalizon dot dhe as ne te tjeret ketu qe bejme seanca pa pagese.

    Megjithate vazhdojme ne kete linje: Berisha nga fshati i tij eshte larguar qe 13 vjec dhe nese heqim vitet e para te jetes ku njeriu nuk mban mend gje, i mbeten shume pak jete aktive ne fshat. Pra nese e doni keshtu Berisha eshte produkt i Tiranes se farketuar nga komunizmi por qe ndryshe nga Rama eshte me me shume bote. E njeh Shqiperine me mire dhe perendimin e ka prekur kur Rama edukohej ne Institutin e Larte te Arteve si piktor i realizmit socialist. Ndryshe nga Rama qe thjesht gjaku e bente te privilegjuar, Berisha te gjitha i ka fale punes dhe aftesive te tij.

    Tirana dhe provinca. Po cfare qyteti ka qene Tirana ne kohe te komunizmit? Cfare qytetarie kishte ne Tirane pervec nje bunkeri te madh ku njerezit ishin mjaft te ndrydhur e frikesuar dhe nga me te indoktrinuarit (flas jo per shtresen autoktone)? Ku i priu apo terhoqi Shqiperine pas nje ideje (jo komuniste sigurisht) Tirana? Sa ishte disidenca ne Tirane? Sa ishte antikonformizmi dhe jeta kulturore jashte linjave zyrtare? Pasja e nje embeltoreje apo birrarie me teper se nje qytet i vogel nuk te ben qytetar. Qytetari paten qytete me tradite ne kete si Shkodra, Korca, Elbasani etj. por ne komunizem u topiten. Ne te tre keto qytete Berisha ka dale fitues. Tiranes i duheshin te ardhurit nga provinca per shkak se keta kishin ambicie, ishin me pak te ndrydhur e frikesuar, kreative dhe kjo u pa edhe ne levizjen e dhjetorit qe coi ne rrezimin e komunizmit.

    Ajo qe me ben pershtypje eshte se pse Rama urren emrin e tij, duke qene se ky emer nuk ka ndonje kuptim te keq per shoqerine ku jeton dhe pse e urren t’i permendin babain? Berisha nuk ka turp me origjinen e tij, me familjen e tij, ndersa Rama ka nje fobi te madhe per permendjen e ketyre. PSE? Ketu vlen te ndalemi.

    A eshte PS-ja aktuale nje vazhdim i drejtperdrejt i PPSH-se? Nje argument me shume per kete eshte edhe linja biologjike e njerezve qe ka frenat sot ne PS dhe qe nuk jane distancuar asnjehere nga veprimtaria politike e shteterore e prinderve te tyre. Nje kusht i pashkruar se per te bere karriere ne PS duhet t’i perkasesh kesaj linje biologjike ose se paku te jesh dhenderr tek kjo nomenklature dhe establishment punist e forcon kete qe po them.

    Keshtu qe Berisha godet ne shenje kur merret me Ramen ne kete menyre dhe kete e tregon edhe shqetesimi qe shfaqet nga fansa pa kushte te Rames si Mustafa Nano dhe per cudi edhe xhaxhai.

    1. Metal boy,

      po flet si katundar.

      Mos ndiq vijën biologjike por ideologjike dhe metodologjike.

      Përkatësia katundare nuk varet nga faktorë objektivë, si fenomeni kohë(qëndrim), lidhje familjare, por nga ata subjektivë, si MËNDËSIA dhe sjellja e kushtëzuar prej saj.

      Katundar (në kuptimin “barbar”) nuk është automatikisht dikush që ka lindur në katund, por ai që mendon e vepron sikur të jetë në katund.

      Pyet (sikur të kesh zbritur dje nga Hëna):

      “Sa ishte disidenca ne Tirane? ”

      Kjo është një pyetje, që askush nuk mund të t’i përgjigjet. Ti kërkon një informacion bazik, i cili për nga natyra e tij mund të fitohet dot vetëm vetvetiu. Nuk mund të ta konfirmojë dot dikush, se Tirana ka patur disidencë apo jo. Ose e di, ose nuk e di. Nëse nuk e di, do të thotë se s’di hiçgjë.

      Po me siguri që nuk di hiçgjë, që kur beson se kur Berishën e dërgonte Klinika Speciale me shurrën e Byrosë Politike nëpër spitalet e Evropës, ky krijonte lidhjen e tij intelektuale me Perëndimin.

      Metal boy,

      ti je pjesë e tragjedisë Shqiptare. Ti i përket atij brezi që historinë e fundit të Shqipërisë e mëson sipas fjalimeve të së dielave.

      Instituti i Arteve i viteve ’80 ishte një nga foletë e pakta të idesë subversive antikomuniste shqiptare të fundviteve ’80.

      Klinikën Speciale të Berishës vetëm një mur e ndante nga Instituti i Arteve, por ato ishin botë krejtësisht të ndryshme i dashur. Edhe kjo është diçka, që ose e di, ose nuk e di. Nëse nuk e di bëji një të mirë vetes dhe hesht, nëse nuk do të që të marrin për katundar edhe në kuptimin konvencional të fjalës.

      Më pataks perceptimi i nivelit të injorancës politike dhe historike ndonjëherë.

    2. “”Mshimi i kesaj eshte edhe kunder produktiv se po te jete per analiza psikike Berisha eshte ne zanatin e tij dhe Edvin Rama (nuk ka gje te keqe besoj nese them emrin e tij te plote?) nuk e rivalizon dot dhe as ne te tjeret ketu qe bejme seanca pa pagese.”””

      Sikur ta mbante gojën Berisha vetë fillimisht nuk do ishte keq, apo jo?
      Ka një padi për shpifje nga e ëma e Edvinit për këtë punë, të cilës nuk i është përgjigjur në rrugë gjykate, por është justifikuar se “i ka thënë ato fjalë si koment politik”. Fatkeqësia e rradhës është që ato shpifje që Berisha yt i quan komente politike, ju i merrni për të vërteta të mirëqena.

      Mirë gjithë të vdekshmit normalë që u duhen 10 vjet studime për tu quajtur psikiatër (kush i ka thënë vetes psikiatër këtu, se nuk shoh ndonjë?); po Berishës kush ia jep diplomën në këtë lëmë në formë të përshpejtuar? Mos e ka diplomën nga populli? I është dhënë bashkë me votën diploma? Nga cila zanë mali ka pirë sisë ky burrë që ka ekspertizë në fusha të tilla si psikiatria?

      Komente si ky i Metal Boy, nuk bëjnë veç tregojnë fatkeqësinë e të pasurit në pushtet një njeri që i jep gojës vënçe e flet si nallban katundi dhe njëfarësoj i detyron pasuesit e vet, t’i marrin çfarë nxjerr nga goja si të vërteta të mirëqena.

      ***
      Po perëndimin si e preku ky njeri me kaq shumë botë? Mos i duhej ndonjë teser partie për ta bërë këtë punë, apo është përjashtim i vetë rregullit që thua se kuadrot dhe elitën i formonte partia?

      Duhet të jetë mishërimi i vetë i mbinjeriut pra ky Berishë!

      ***
      Tjetër, marrëdhënia e Berishës me qytetet.

      Këto më poshtë, janë 10 qytetet më të mëdha të Shqipërisë sot, duke marrë parasysh numrin e banorëve, rëndësinë, kulturën etj:

      1. Tirana
      2. Durrësi
      3. Elbasani
      4. Shkodra
      5. Vlora
      6. Korça
      7. Fieri
      8. Berati
      9. Lushnja
      10. Kavaja

      Nga këto, qeverisen prej PS që prej 11 vjetësh 3 të parat. Tirana, Durrësi, Elbasani.

      Shkodra është e PD.

      Më pas, Vlora, Fieri, Berati, Lushnja – janë përsëri tradicionalisht PS.

      PD-së i ngelet Kavaja dhe Korça është diku në mes, kryebashkiakët janë shkëmbyer mes PS dhe PD.

      Gjendja aktuale, nga 10 qytetet më të mëdha, 8 qeverisen prej PS dhe vetëm 2 nga PD.

      Vihet re gjithashtu trendi i zhvendosjes së votës: Nëse në vitin 1991, PD fitonte shumicën e qyteteve, në vitet në vazhdim ajo e ka humbur këtë privilegj, sa në votimet e fundit të përgjithshme, u rezultua e votuar në masë prej zonave rurale.

      Madje unë për këtë të fundit kam dhe një dyshim të madh, se PD NUK votohet as në zonat rurale në shumicë. Thjesht zonat rurale kanë karakteristikë të tyre që mund të vjedhësh votat më lehtë.

      “””Ajo qe me ben pershtypje eshte se pse Rama urren emrin e tij, duke qene se ky emer nuk ka ndonje kuptim te keq per shoqerine ku jeton dhe pse e urren t’i permendin babain? Berisha nuk ka turp me origjinen e tij, me familjen e tij, ndersa Rama ka nje fobi te madhe per permendjen e ketyre. PSE? Ketu vlen te ndalemi. “”””

      Ke ndonjë fakt ti që shprehesh se Rama urren emrin e vet, apo si? Pse duhet të ndalemi këtu, se këtu të çoi mushka ty?

      ***
      Së fundi, një nga karakteristikat e komunizmit është se bënte “luftën e klasave”, që do të thotë se përkatësia ideologjike e babait, binte mbi fëmijët. Tani pretendojmë se jetojmë në demokraci, apo jo? Tani nuk të lejohet paragjykimi i djalit, për veprat e të atit. Kjo luftë klasash reverse. Komunizmi dhe komunistët, nuk kishin brirë, ishte mënyrë të menduari. Të njëjtën mënyrë të menduari katunarllikse që po e ushtron ti tani, trimi i bacë Salës.

  20. @ pifto,

    Je shprehur keshtu :

    “Katundar (në kuptimin “barbar”) nuk është automatikisht dikush që ka lindur në katund, por ai që mendon e vepron sikur të jetë në katund.”

    _____

    A ka mundesi ta dime, une si katundar dhe ndonje katundar tjeter qe mund t’i kete rene rruga kendej, pas shitjes se koshit te lakrave :

    SI MENDON DHE VEPRON NJE KATUNDAR ?

    _____

    Dhe une pastaj do te te tregoj si mendon dhe vepron nje IDIOT. Fjale e dhene.

      1. Mos ki frike, ne jemi pasqyra e njeri-tjetrit : me thuaj ç’eshte nje katundar, te te them ç’eshte nje idiot. Dhe keshtu e çojme kauzen perpara. Pa droje, mik, pa droje.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: