NJË DREJTOR

Do ta keni ndjekur zallahinë e ditëve të fundit, në media, për kreun e opozitës Rama, si përdorues të supozuar droge. Për mua, kjo stuhi e fundit në një gotë uji veçse provon në ç’gjirize është futur lufta politike në Tiranë.

Ndërkohë, ndesha në një shkrim të vogël të “Panoramës” me titullin: Pesha: Rama të bëjë analizat e drogës, në të cilin thuhet:

Vëreni si e prezanton gazeta autorin e kësaj deklarate agresive, Besian Peshën: “Drejtori i Përgjithshëm i Politikave Tregtare në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.” Më kot lodhet mendja të gjejë një lidhje midis politikave tregtare dhe problemit të supozuar të Ramës, si adikt droge. Ç’lidhje të ketë vallë mes zakonit të dikujt për t’u droguar – të kritikueshëm në vetvete – dhe politikat tregtare dhe Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës?

Të merret vallë Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës edhe me tregtinë me pakicë të drogës në Tiranë?

Vështirë të jetë kështu. Nuk ka asnjë lidhje mes postit të artikuluar mirë dhe me peshë të Besian Peshës, dhe përdorimit të supozuar të drogës nga kreu i opozitës shqiptare.

“Edhe njëherë publikisht i bëj thirrje zotit Rama që t’i lërë pallavrat me donacione gjaku, sepse të gjithë ata që dhurojnë gjak e dinë shumë mirë se është e pamundur që të vërtetosh nëse je i toksikuar apo jo nëpërmjet atyre analizave,” thotë Drejtori i Përgjithshëm i Politikave të Dhurimit të Gjakut, pranë Ministrisë së Shëndetësisë…

“Ka vetëm një analizë të vërtetë që bëhet në laboratorë të specializuar dhe e ftojmë zotin Rama që ta bëjë këtë analizë publikisht për t’u vërtetuar shqiptarëve njëherë e mirë që ai nuk është person i droguar,” thotë Drejtori i Përgjithshëm i Mjekësisë Ligjore dhe Kriminalistikës, pranë Ministrisë së Brendshme…

Pse është katandisur kështu dialogu politik në Tiranë?

Unë vetë besoj se kjo po ndodh ngaqë sistemi politik atje tashmë ka dështuar përfundimisht – meqë nuk arrin dot të prodhojë politikë të mirëfilltë. Dështimi i sistemit është i shumëfishtë: më një anë, ka nxitur daljen në krye të njerëzve të paskrupullt, që nuk e kanë idenë as të etikës së komunikimit, as të etiketës; më anë tjetër, nuk arrin dot të koagulojë ndonjë farë kundërvënieje ndaj kësaj farse të neveritshme; më në fund, mass mediat po shërbejnë, para së gjithash, si kuti rezonance për kakofoninë – në vend që të distancoheshin prej saj.

Arsyeja kryesore e dështimit të sistemit të tanishëm? Për mua, siç e kam thënë prej kohësh, ajo ka të bëjë me shartimin e tij mekanik në një trung social i cili kishte nevojë për diçka tjetër.

Të kthehem tani te Besjan Pesha – pse vallë i jep vend më vete “Panorama” deklaratës së një drejtori ministrie çfarëdo, që hedh lirisht baltë mbi një person tjetër, i cili është jo vetëm figurë politike madhore, por edhe individ me të drejta qytetare?

Natyrisht, unë nuk e di pse. Por nuk do shumë mend për të parë se, duke vepruar kështu, “Panorama” po e prezanton veten si kobure, në duart e kujt dëshiron të shtjerë kundër Ramës.

A është ky misioni i shtypit në një shoqëri të lirë, pluraliste dhe demokratike?

Jo, nuk është. Ky është misioni i shtypit në një shoqëri ku etika vihet në shërbim të pushtetit dhe mediat janë armë sermi në duart e të fuqishmëve.

Nuk ka komente

  1. xhaxha,

    Pesha eshte edhe nje nga drejtuesit e LSI-se dhe besoj ka folur nen ate pelice. Gazetari injorant e ka cituar si Drejtor ministrie sepse atij ( dhe popullit) u duket si post me i math. Keshtu besoj une se keto gjera ndodhin edhe tek Shekulli apo Gazeta Shqiptare, madje po aq shpesh.

    1. Edhe si drejtues i LSI-së, nuk besoj se i takon të merret me një problem të tillë delikat. Tek e fundit, opozita dhe Rama vetë u morën me financat e Priftit si ministër, jo si përfaqësues të LSI-së.

      1. U moren ata u moren me Priftin si perfaqesues i LSI. Po te duash ti jap une deklaratat per shtyp te deputeteve socialiste qe nisin me fraza te tilla si “ky eshte pazari PD-LSI”, “mandati i arte i Dritan Priftit”, etj. Meqe ka ndryshime ne qeveri ne shtator dhe thane keta cunat trendy te PS te bejne nje goditje se edhe ndonje pazar i mire del, po edhe politike u duket sikur bejne. E kane nisur me LSI se kane hallin e 83 mije zemrave qe u tradhetuan ne 28 qershor 2009, qe u trafikuan dhe u degdisen larg nga e verteta qe mbahet e mbyllur ne kuti.
        Ne pergjithesi cilesite politike dhe ekzekutive te subjektit te nje lajmi percaktohen nga vete njoftimi per shtyp per kete rast dhe jo nga deshira e gazetarit. Keshtu edhe ne rastin konkret. LSI si parti per kete ceshtje ka patur vetem nje reagim zyrtar, te tjerat i ka bere Prifti me drejtoret e vet nga Ministria qe drejton.

        Meqe ra fjala, ministri i Ekonomise deklaroi ne ligjerate te drejte dhe publikisht: Une e kam pare me syte e mi Edi Ramen qe merrte kokaine ne zyren e tij ne Bashki. Le te beje analizat, po doli i paster une largohem nga politika.
        Dua te them se ne kete rast nuk ka shpifje as Rihapje te Dosjes se Rames se asaj nuk ke cfare ti hapesh me. Ka nje akuze personale. Po cili ishte reagimi; padi penale ndaj ministrit nga Bashkia per shpifje.

      2. e shoh qe anen praktike te mickinlleqeve te vogla qe jane shkaku i ketyre polemikave e paska trajtuar shkelqyeshem Theollogos.

        Desha te shtoj dicka ne lidhje me deshtimin e sistemit. Nuk deshton sistemi vetem sepse ka degjeneruar ligjerata politike. Ligjerata mund te rigjenerohet e degjeneroje ne varesi te shume kushteve por sistemi nuk eshte i varur nga kjo. Nese degjenerimin e ligjerates e pason nje shkeputje mes te perfaqesuarve dhe perfaqesuesve, atehere bie sistemi. Madje ne rastin ne fjale, po ta shohesh me gjere e pertej retorikes, problemet qe trajtohen, i.e. financat e funksionareve publike ( kjo ne fakt i perket edhe Rames “se varfer”) dhe perdorimi i drogave nga shoqeria dhe nga personazhe publike jane probleme akute te shoqerise shqiptare sot. (Sigurisht qe gazeta Shekulli nuk e trajton keshtu, madje kish marre postimin e Xh2 dhe e kish botuar ne rrjet per ti bere lufte Panorames, e cila sic u tha ketu eshte gazeta me e balancuar per aq sa mund te jesh i balancuar sot ne Shqiperi. Per shembull, versioni ne rrjet i Panorames i ka te gjitha reagimet e socialisteve per Priftin, ndersa Shekulli rrallehere merr mundimin te botoje deklaratat e tij).
        Per tju kthyer problemeve qe ngre polemika politike, ne kete rast nuk ka fare vend privatesia, te dy jane persona publike dhe kane detyrim politik dhe ligjor te bejne tejqyshmeri mbi keto fakte te tyre. Dmth, blerja e drogave te forta perben veper penale dhe shitja fiktive e nje kompanie perben korrupsion aktiv, po ashtu veper penale. Pa harruar fshehjen e tjetersimin e pasurise, se kjo u perket te dyve.
        Zbutja e ligjerates nuk do te tjetersonte rendesine e problemeve.Po sikur Prifti ta shprehte shqetesimin e tij ne menyre me te bute, si per shembull “kam shqetesim te madh se cfare pasojash ka per shoqerine e sidomos per shtresat e mitura, perceptimi qe kryebashkiaku mund te perdore droga te forta”, dhe Rama po ashtu te shprehte shqetesimin se “sado te ligjshme te jene operacionet financiare te ministrit te qeverise se shtetit tim(deri sa ti provoje te paligjshme gjykata ato jane te ligjshme e te deklaruara), perceptimi qe nje minister pasurohet kur eshte ne pushtet eshte i demshem per shoqerine” do ndryshonte valle gje ne thelbin e ceshtjes? Sidomos po te mbajme parasysh qe problemet qe jane ne shtrat te zenkes jane paresore per shqiptaret. Prifti duhet te sqaroje se cilat jane rrethanat e pasurimit te tij, dhe Rama duhet te sqaroje publikun qe nuk ka asnje lidhje me droga te forta. Te dy i bejne bisht pergjigjes-per hir te se vertetes Prifti disi me pak se e ka deklaruar hapur pasurimin e tij- dhe sulmojne njeri tjetrin. Dhe njerezve prandaj ne kete rast nuk u ben shume pershtypje fjalori i perdorur. Nese ky fjalor sherben qe Rama te detyrohet e te thote troc ne konference per shtyp apo tek Sokol Balla te enjten “nuk kam marre dhe nuk marr asnje droge te paligjshme dhe kushdo qe deklaron kete genjen dhe do te paditet nga une personalisht”( nuk e ka bere ende Xhaxha dhe kete ndryshe nga analizat e gjakut e ka detyrim politik), si dhe e detyron Priftin te dale ne konference per shtyp te sqaroje te gjitha lidhjet qe ka me ate tipin (kunatin e shokut Xhemal) te cilit i ka shitur kompanine dhe te ftoje prokurorine ta marre ne pyetje dhe i kerkon njekohesisht parlamentit ti heqe imunitetin, atehere miresevjen o degjenerim ligjerate. Sigurisht qe nuk ka per te ndodhur keshtu, por per kete e kemi fajin ne qe merremi me ligjeraten e jo me ceshtjen. Dua te them qe duhet te ishin simpatizantet e Rames qe ne mungese te nje deklarate te thjeshte e pa ekuivoke te benin presion per kete, dhe duhet te ishte LSI dhe kryeministri te cilet marrin kosto nga afera Prifti te benin presion mbi ministrin per te sqaruar gjerat. Ne te dyja rastet, trysnia duhet te vije nga elitat qe i mbeshtesin se ata kane me shume per te humbur nga shkaterrimi i sistemit.

        1. Shkruan Politicus:

          Desha te shtoj dicka ne lidhje me deshtimin e sistemit. Nuk deshton sistemi vetem sepse ka degjeneruar ligjerata politike. Ligjerata mund te rigjenerohet e degjeneroje ne varesi te shume kushteve por sistemi nuk eshte i varur nga kjo.

          Nuk e kuptoj, Politicus, se me kë po replikon këtu. Sa për mua, unë u shpreha kështu:

          Unë vetë besoj se kjo po ndodh ngaqë sistemi politik atje tashmë ka dështuar përfundimisht – meqë nuk arrin dot të prodhojë politikë të mirëfilltë. […] Arsyeja kryesore e dështimit të sistemit të tanishëm? Për mua, siç e kam thënë prej kohësh, ajo ka të bëjë me shartimin e tij mekanik në një trung social i cili kishte nevojë për diçka tjetër.

          Besoj se del shumë qartë, nga ç’kam shkruar, se unë degjenerimin e ligjëratës politike e shoh si simptomë, ose pasojë (efekt) të dështimit të sistemit, jo shkak.

          Ti thua:

          Zbutja e ligjerates nuk do te tjetersonte rendesine e problemeve.

          Ashtu vërtet. Por zbutja e ligjëratës do të ndihmonte që problemet të zgjidheshin; sepse do t’i lejonte njerëzit, madje edhe kundërshtarët, të flisnin mes tyre, në vend që të shkëmbenin shigjeta të helmatisura.

          1. xh2:Por zbutja e ligjëratës do të ndihmonte që problemet të zgjidheshin; sepse do t’i lejonte njerëzit, madje edhe kundërshtarët, të flisnin mes tyre, në vend që të shkëmbenin shigjeta të helmatisura.

            Pa dashur te polemizoj per hir te replikes, kam frike se kjo eshte qasje disi naive. Dy jane arsyet qe mendoj keshtu: 1) kundershtaret flasin mes tyre dhe per bukuri, merren vesh kur u duhet atyre per sistemin zgjedhor per dy dite, per presidentin disa jave e keshtu me radhe. Madje edhe tani qe shahen me nene e me babe ka kontakte te perditshme toni i te cilave nuk i ngjason aspak asaj shfaqjeje qe na japin neve. Pra, ajo qe ata konsumojne ne publik qe afermendsh te shqeteson, por nuk perben thelbin e marredhenies se tyre politike. Problemi per mua qendron jo aq shume te ligjerata publike se sa tek marredhenia qe ata kane me qytetarin, dhe kjo mund te ishte shume me e shendetshme edhe nese sikur gjuha ne publik mes tyre te ishte e ashper. Ne fakt gjuha e ashper tregon vetem qe ka polaritet mes grupimeve, por jo me teper.
            2) Ti mendon se problemet zgjidhen vetem me ane te komunikimit njerezor e te edukuar mes tyre. Per mua varet nga interesat, dhe interesat rama-prifti i kane konvergjente i dashur e jo divergjente sic duket ne media. Divergjenca eshte vetem kush eshte ne kale e te marre me shume, i.e. une te zbres se te di kete, pergjigja-prit mor qelbanik se une te nxjerr ate. Ne nuk duhet te humbim kohe me ngjitje zbritjet e tyre nga kali se pastaj cojme uje ne mullirin e tyre. Por kur ata trajtojne (edhe pa dashje) tema zgjidhja e te cilave na intereson neve, ne menyre qe ti detyrojme te interesohen per interesat tona atehere keto duhen diskutuar. Perdorimi i droges dhe transparenca e pasurise se zyrtareve jane probleme qe mund te ngrihen nisur nga allnimi banal i te dyve. Madje ne “te tjereve” duhet te na interesoje vetem ky lloj debati ne gjykimin tim e jo si ja tha e pse ja tha.

        2. Politicus:

          problemet qe jane ne shtrat te zenkes jane paresore per shqiptaret

          Nuk më duket se konsumi vetjak i drogës nga një politikan përbën ndonjë problem parësor për shqiptarët. Shumë shqiptarë, shpresoj, mendojnë si unë – Rama është njeri i rritur dhe i përgjegjshëm; çfarë bën në privatësinë e vet, është puna e tij dhe e askujt tjetër. Alkooli, të cilin shumë shqiptarë dhe politikanë e konsumojnë në sasi të mëdha, i dëmton aftësitë mendore dhe nervore më shumë se kokaina, të paktën në afat të shkurtër; por nuk kam dëgjuar kënd të akuzojë ndokënd tjetër, në publik, se ky pi raki ose shlivo (mbase për shlivo edhe mundet, tek e fundit… pije e armikut është). Megjithatë, e kuptoj se ka një ligj që e dënon penalisht konsumin vetjak të kokainës; sikurse ka një ligj tjetër që dënon penalisht blerjen e kokainës për konsum vetjak. E kuptoj që këtyre ligjeve duhet t’u përmbahet çdo qytetar, edhe kur nuk është dakord me to ose i duken të paarsyeshme. Normalisht, Prifti ose kushdo tjetër, nëse ka prova që Rama e ka shkelur këtë ligj, duhet të bëjë denoncimin përkatës; përkundrazi, nuk i përket Ramës që të bëjë përgënjeshtrime, sa herë që ndokujt i shkrepet në kokë ta akuzojë për këtë apo atë shkelje, bie fjala, që nuk ka respektuar vijat e bardha…

          1. xh2;nuk i përket Ramës që të bëjë përgënjeshtrime, sa herë që ndokujt i shkrepet në kokë ta akuzojë për këtë apo atë shkelje, bie fjala, që nuk ka respektuar vijat e bardha…

            ne fakt i takon politikisht perndryshe te terhiqet ne privatesine e tij e te mos jete njeri publik. Ai si njeri i lire dhe privat e ka zgjedhjen te mos e degjoje aspak Tanin e LSI-se, dhe ta denoje me heshtje ose ta hedhe ne gjyq. E bejne shpesh politikanet shqiptare, Berisha eshte mjeshter i madh i perdorimit te heshtjes por edhe Rama nuk mbetet fort prapa. Ne rastin konkret ama, Rama e pa te udhes te “justifikohet” duke e gajasur me siguri mikun tim PNH me shprehjen “une dhuroj gjak”. Pra, duke qene personazh publik ai eshte i ndergjegjshem qe ka detyrim te mos lere as edhe nje perceptim te vogel qe perdor droge. Ai vete e deshmon kete me justifikimin. Sic dihet, pasi krijohet nje pershtypje popullore, sado e bazuar ne injorance a ne genjeshter duhet shume kohe e mund per ta zhbere. Rama nuk e ka per detyre e nuk ka nevoje te shkele privatesine e tij duke bere publike historine e tij gjenetike. Mjafton te dale e te thote publikisht qe une nuk perdor droge dhe shpifje te tilla jane te ulta sic e beri me akuzat ndaj te atit. Perderisa nuk e ben, ka nje arsye mbi te cilen nuk po spekuloj, por qe e fut dashje pa dashje sulmin e LSI-se brenda kufijve te luftes legjitime politikes. Ndodh gjithkund, Senatori Vitter i Luizianes kete vit perballet me zgjedhje ku do i permendet shpesh fakti qe “e kane kapur mat” duke i kerkuar seks konsensual nje mashkulli ne nje banje. Po ashtu ish guvernatori Spitzer kishte afinitet per nje prostitute kuqalashe ne privatesine e dhomes se tij te hotelit, por kur u kap dha menjehere doreheqjen. Droga eshte nje apo dy shkalle me siper, po ska nevoje te ta them une.

            Thua qe perdorimi vetjak i droges nga Rama nuk i shqeteson shqiptaret. Kam frike se e gjykon gabim. Nje nga shqetesimet kryesore te familjeve shqiptare eshte perdorimi masiv i droges nga femijte e tyre dhe te rinjte ne pergjithesi. Shkollat e mesme ne Shqiperi jane bere si dhomat e opiumit ne Lindjen e Larget njehere e nje kohe(ne fakt i gjen edhe sot). Pra nese Edi Rama, kryetari i partise me te madhe ne vend, shpresa e shqiptareve per nje politike te re, pishtari i demokracise se vertete kunder Autokrat Birishes, perdor droge ne hapesirat e tij private eshte fakt qe nuk mund ti shpetoje hapesires publike pikerisht sepse Edi Rama eshte politikani i dyte ne vend per nga rendesia. Po te ishte piktor, mjafton te mos e kapte policia dhe aq madje sdo merrej kush me te. Por nuk eshte thjesht nje njeri i zakonshem. Nese e pergenjeshtron njehere me force e mbyll ceshtjen. Per paralel,edhe Berisha e kishte per detyrim politik te dilte e te sqaronte rolin e djalit im ne Gerdec, nuk tha qe eshte ceshtje private e familjes. Tani, a tha te verteten a jo, eshte diskutim tjeter, por zbatoi detyrimin qe kishte ndaj publikut. Po ashtu, Ilir Meta e ka per detyrim, po ta akuzoje dikush publikisht te dale e te mohoje qe ka drejtuar trafiqet e droges kur ishte ne pushtet. Nuk besoj se ai do thote te verteten por ama ka detyrim ta shprehe publikisht.
            Se dyti, problemi i pasurise (dhe jo pasurimit se nuk ka asnje ligj kunder pasurimit ne Shqiperi) se Priftit do analizuar nen prizmin e transparences se pasurise se funksionareve. Une gajasem po aq me varferine e Rames sa edhe me “pijen magjike” te Priftit. Ne fakt, Prifti nuk eshte i pari qe gjumohet rrogetar e gdhihet milioner. Shume nga ata qe lexojne deklaratat e Rames kunder Priftit sot, jane pasuruar ne ate menyre (atehere ne kishim me pak sens humori ndoshta). Madje Rama vete deklaron se eshte i pastrehe kur mendja ta do qe nuk mund te jete ashtu. Me shume gjase Prifti eshte pasuruar ne menyre te paligjshme por njeriu i fundit qe ka te drejten ta beje kete ceshtje morali politik eshte Rama (e me ane te Braces pale). Te gjithe te siperpermendurit kane me shume gjase abuzuar gjeresisht me fondet publike. Prifti eshte vetem i fundit ne radhe. Pra ketu kemi te bejme me nje farse te dobet per qellime cicmicesh sic e shpjegoi mjeshterisht Theollogos e jo me perplasje morale.

  2. Për hir të të vërtetës, duhet thënë se gazeta “Panorama” është ndër të paktat ku ende mund të lexosh pikëpamje nga të dy krahët e politikës, në ndryshim fjala vjen nga “Shekulli” apo “Gazeta 55” që janë kthyer thjesht në bori partizane.

    Në rastin konkret sigurisht që është e turpshme që përdoren mjete të tilla denigruese në politikën shqiptare. Në vend që të merren me pikëpamjet e politikanit përpiqen ta çnjerëzojnë atë. Nuk jam ndonjë simpatizues i Edi Ramës, por këto lloj sulmesh janë vulgare dhe Besian Pesha sapo hyri në listën gjithnjë e më të gjatë të idiotëve në politikën shqiptare.

  3. “Pse është katandisur kështu dialogu politik në Tiranë?”

    Ne fakt, ky nuk eshte nivel i ulet dialogimi. Ketu nuk ka dialog. Dhe ky eshte problemi themelor. Palet as japin e as marrin. Asnje kusht logjik dhe gjuhesor per aktin e dialogut nuk plotesohet vec faktit qe pretendohet se po dialogohet.

    1. Unë gjithnjë shpresoj, në kundërshtim me arsyen, se ky pisllëk është njëfarësoj i kodifikuar; nuk duhet marrë literalisht, por më tepër si një shkëmbim ritual aluzionesh, mes aktorësh ose klounësh të rafinuar.

      Një nga porositë që të japin kur shkon në vende publike me shumë njerëz është: ruaju nga distraksionet. Për shembull, në metro, dy vetë bëjnë sikur zihen, shkëmbejnë fjalë të rënda mes tyre, kërcënohen me zë të lartë, etj.; në një kohë që bashkëpunëtorët e tyre u vjedhin xhepat turistëve syleshë.

      Sa herë që i dëgjoj tanët t’i përvishen njëri-tjetrit me fyerje që, në kohë të tjera, do të kishin çuar sakaq në duele (ah, sikur…), gjithnjë mendoj situatën e mësipërme dhe, simbolikisht, çoj dorën tek xhepi i xhaketës ku mbaj portofolin (dhe fjalëkalimin e blogut) 😉

      Përndryshe, sinqerisht, kjo mënyrë komunikimi, me akuza të rënda, duhet studiuar; ndoshta ka diçka nga çfarë i thonë boksierët njëri-tjetrit, para se të fillojë ndeshja (trash talking); ndoshta i referohet ndonjë sistemi tjetër ritual. Ndoshta gjithnjë duhet bërë kujdes, për të dëgjuar se çfarë nuk thuhet, çfarë lihet jashtë, çfarë pëshpëritet larg foltoreve dhe mikrofonëve…

      1. E bukur kjo, xhaxha.

        Ka edhe nje arsye tjeter:
        Duke ruajtur gjuhen e rrugaçeve ne debatin publik politik, politikanet e te dy kraheve sigurohen se njerezit e ndershem dhe qe kane dy fije dinjiteti nuk do te hyjne kurre ne politiken shqiptare.

      2. Unë gjithnjë shpresoj, në kundërshtim me arsyen, se ky pisllëk është njëfarësoj i kodifikuar; nuk duhet marrë literalisht , por më tepër si një shkëmbim ritual aluzionesh, mes aktorësh ose klounësh të rafinuar “.

        Si mund te thuhet më mirë ??!

  4. Xha Xha, me pelqen shume fraza:

    Dështimi i sistemit është i shumëfishtë: më një anë, ka nxitur daljen në krye të njerëzve të paskrupullt, që nuk e kanë idenë as të etikës së komunikimit, as të etiketës; më anë tjetër, nuk arrin dot të koagulojë ndonjë farë kundërvënieje ndaj kësaj farse të neveritshme; më në fund, mass mediat po shërbejnë, para së gjithash, si kuti rezonance për kakofoninë – në vend që të distancoheshin prej saj.

    Besjani eshte nje shembull per kete. Nje ish hajdut ordiner, perfshihet tek Mjaft, i mbyllen hapesirat tek G99, kalon tek LSI konkurenti kryesor i G99. Arsyeja qe e terhoqi LSI… Vetem 1. ta perdorte si arme sermi ndaj ish shokeve te tij tek G 99.

    Eshte koha e te paskrupujve. Mendon Xha Xha se ka shanse per te ndryshuar???

  5. Këta janë pa skrupuj…

    Drejtori i Përgjithshëm i Politikave të Dhurimit të Gjakut, pranë Ministrisë së Shëndetësisë…

    dhe

    Drejtori i Përgjithshëm i Mjekësisë Ligjore dhe Kriminalistikës, pranë Ministrisë së Brendshme…

    dhe Besian Pesha vetë,

    edhe ministri Dritan Prifti,

    do duhet normalisht dhe llogjikisht të ishin interesuar së pari për shëndetin e pacientëve të cilët kanë marrë gjak nga Rama, jo për Ramën vetë.

    Kjo është e njëjta histori si me skizofreninë e supozuar, për të cilën Berisha vetë i kërkoi falje të ëmës së Ramës. Janë të njëjtat bajga politike që po i hidhen këtij zjarri të ri,

    dhe së fundi mirë që kemi Politicus në mes tënë që i fryn zjarrit të bajgave.

    1. hej J. rrofsh per publicitetin,

      Sa per paranteze ata drejtoret ishin te permendur me sarkazem, nuk egzistojne ashtu si i pershkruan xh2. Si te ta shpjegoj thjesht, jane personazhe te stisur per te nenvizuar pikeveshtrimin e autorit. Mundohu te kuptosh para se te komentosh, edhe pse nuk e ke detyrim.

    2. J. duhet qe Rama te kete marre nje sasi vdekjeprurese droge qe gjaku i tij te mund te drogoje tjetrin. Mjeket qe e pranojne gjakun e dhuruar e dine kete, prandaj dhe nuk behen analiza droge ne gjakun e dhuruar. Dhe kjo eshte edhe ne njefare menyre alibia e tij: “une nuk marr droge, por edhe ne marrsha, i laj mekatet duke dhuruar gjak.” Shyqyr thuaj qe nuk e ka kap Prifti logjiken e Rames, se do i duhej te thoshte: “une nuk i pastroj parate e vjedhura nga ky popull me shitje fiktive, por edhe ne i pastrofsha, i laj mekatet duke dhene charity e duke bere bamiresi.” Problemi do ishte pastaj qe gjesti i dhurimit te gjakut nuk mund te jete fiktiv, ndersa bamiresia e Priftit do mund te ishte po aq fiktive sa edhe shitja e pronave qe siguron pastrimin e parave. Shkurt muhabeti, gjaku i Rames eshte i paster per aq kohe sa mjeket ia pranojne, nderkohe qe parate e Priftit nuk jane te pastra edhe sikur gjykata t’i pranoje, pasi edhe kjo mund te jete e piste.

  6. Kjo eshte gallate jo politike. Ti filan minister ke vjedhur thote njeri, ti je drogaxhi i kunderpergjigjet tjetri.
    Ku eshte politika ketu ?

    Kjo eshte si zenke mehalle, ti i thote Beqirja Nafijes je ca doreshpuar, i kunderpergjigjet Nafija e inatosur, burri jot bredh lart e poshte. Pastaj vazhdon me gocat e njera tjetres, e jotja hipen atje apo ketu.
    Pas tre ditesh, ne rastin me te keq 3 muajsh i gjen te pijne kafe bashke e te shikojne filxhanin.

    Puna eshte se kjo mehalla politike ka tifoze me shumice te cilet i japin seriozitet gallates.

    Prifti del me miliona nga hici, Rama thote jam i pastrehe, per gjynah te Zotit, tifozat i japin seriozitet karagjozllikut.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: