PREZANTIM LIBRI

Libri “Shqipja totalitare” do të prezantohet të shtunën 27 shkurt, 11:00 am, në Silver Building, 100 Washington Square East, Room 405, New York University.

Ky prezantim është pjesë e ciklit “Biseda të hapura – Probleme shqiptare”, të drejtuar nga prof. Shinasi Rama. Iniciativa e admirueshme e prof. Ramës synon të krijojë një kuvend shkëmbimesh intelektuale për të gjithë bashkatdhetarët me banim në New York dhe rrethinat, që interesohen për çështjet shqiptare.

Përveç autorit, në takimin e datës 27 shkurt do të flasin edhe gjuhëtarja Eda Derhemi, University of Illinois at Urbana-Champaign dhe historiani Elidor Mëhilli, Princeton University.

Ju lutem të gjithë të interesuarve për të marrë pjesë të konfirmojnë praninë e tyre duke i shkruar drejtpërdrejt prof. Shinasi Ramës, në adresën sar6@nyu.edu. Konfirmimi kërkohet, për arsye sigurie të institucionit.

Si autor jo vetëm i librit, por edhe i këtij blogu, pres të takoj, me kënaqësi të veçantë, kolegë lexues të Peizazhe të Fjalës dhe këdo tjetër që më ka njohur nëpërmjet shkrimeve në Internet.

No Comments

  1. I përgëzoj nismëtarët për këtë veprimtari të bukur kulturore. Përfitoj nga rasti t’u kërkoj, nëse është e mundur, që t’i botojnë më pas aktet e këtij takimi, qoftë në mënyrë të përmbledhur. Për ne që na ndan një oqean i tërë, edhe pse dëshira s’na mungon, nuk është aq e lehtë të marrim pjesë. Urime, gjithsesi.

  2. Ne pamundesi per tu gjendur ne ate salle, per te degjuar diskutimet rreth librit tuaj te fundit “Shqipja Totalitare”, si edhe te shume problematikave rreth dhe per Shqiperine, nuk na mbetet tjeter, i nderuar XhaXha, vec t’ju urojme pune te mbare dhe shume suksese, ne gjithe aktivitetin tuaj intelektual, ne sherbim te kultures kombetare. Nje tjeter urim do e desheroja: Sa me pare ne Tirane…! Per te qene lektor ne auditoret tona, ku degjues e pjesmarres te jene jo vetem studentet, profesionistet e specialistet e fushes, por edhe shume te tjere, sidomos elemente te klases politike, per te cilet eshte bere imperativ (keshtu mendoj une) ky lloj debati dhe diskutimi. Koha kerkon mencurine qytetare ne mejdan…

  3. Urimet e mia me te mira per promuovimin e librit tuaj.Shpresoj ta gjej shpejt.Me behet mire per inisiativen e Rames ndonese nuk eshte aspak ne simpatine time.Kam lexuar elozhe qe i ben Nanos e blabla e ketu nuk eshte vendi.Urime Xhaxhai edhe per blogun qe e keni bere kaq terheqes e me cilesi.

  4. Urime të përzemërta, Xha Xha i dashur, për prezantimin e librit tënd aq të rëndësishëm për ne të gjithë. Ne të këndejdetit fizikisht nuk mund të jemi, por, besoj, siç po shkojnë punët, nuk do të jetë e largët dita kur të kemi mundësinë tìi ndjekim këto gjëra me telekonferencë. Jam kurioz të di nëse takimi do të zhvillohet në shqip, apo në totalitarisht (sorry, anglisht!).

  5. Xha Xha, cfare ndodh pasi i dergojme email profesorit? Do na dergoje ai ndonje konfirmim, apo s’ka nevoje?

  6. Një artikull në shtypin e sotëm përshkruan shkurt takimin. Për ne që nuk mundemi të marrim pjesë në veprimtari të tilla, a pati ndonjë regjistrim video apo audio që mund të ngarkohet diku. Apo ndonjë zbardhje të atyre ç’ka u thanë atje?

    1. Po përgatit një ‘dossier’ me materialet e atjeshme, për ta nxjerrë në PTF së shpejti.