ENCIKLOPEDIZMI MAQEDONAS (II)

Po mendoja nëse mund të ekzistojë vërtet një Enciklopedi Maqedonase e shkruar në mënyrë të tillë që t’i kënaqë edhe sllavo-maqedonasit, edhe shqiptarët; madje edhe pakicat e tjera që jetojnë në atë shtet.

Sikur të arrihej një mrekulli e tillë, nuk do të mund të ishte veçse rezultat i një kompromisi midis historianëve të të dy krahëve; meqë tani për tani dy kulturat kanë vizione të ndryshme, në mos të kundërta të historisë.

Nga njëra anë, këto vizione u përgjigjen realiteteve të imagjinuara, prandaj janë të pareduktueshme, meqë kanë të bëjnë me ideologji dhe mit, jo me dije të arsyeshme. Nga ana tjetër, për shkaqe të njohura, shqiptarët dhe maqedonasit nuk mund t’ia japin të njëjtin lexim historisë së Ballkanit, edhe sikur të duan.

Për sllavo-maqedonasit, bie fjala, Ali Pashë Tepelena mund të ketë qenë despot arbitrar gjakatar oriental; për shqiptarët, përkundrazi, faktor krenarie dhe autonomie. Në përgjithësi, historianët dhe akademikët e të dy palëve do të kenë vështirësi të mëdha në qëndrimin që do të mbajnë, bie fjala, ndaj periudhës otomane në Ballkan.

Çfarë zgjidhje i duhet dhënë kësaj dileme atëherë?

Natyrisht, zgjidhja do të varet në masë të madhe nga vullneti i përbashkët i palëve për ta ruajtur Maqedoninë si shtet. Nëse një vullnet i tillë ekziston edhe nga shqiptarët, atëherë edhe këta duhet të bashkëpunojnë për t’ia dhënë atij shteti një kushtetutë kulturore dhe historike të pranueshme.

Nuk ka asnjë kuptim që fëmijëve atje t’u mësohet një version historie që ngre lart njërën palë për të poshtëruar tjetrën; por as që po këta fëmijë, qytetarë të ardhshëm të të njëjtit shtet, të mësojnë në shkolla versione jo vetëm të ndryshme, por edhe të papajtueshme, të historisë së shtetit, të kombit dhe të popullit të tyre.

Prandaj më mirë do të ishte që mësimi i historisë, në rrethana të tilla delikate, të thjeshtohej duke u zhveshur, brenda mundësive, nga çdo lloj kombëtarizmi.

Ç’është e vërteta, marifetet historike dhe enciklopedike në vende të tilla etnikisht të dyzuara, si Maqedonia, shpesh veçse reflektojnë mospajtimet, diferencat dhe diskriminimin në jetën e përditshme, veçanërisht në politikë dhe në ekonomi.

Nëse shqiptarët myslimanë të atjeshëm do të ndihen të diskriminuar ndaj elementit sllav ortodoks, ose qytetarë të dorës së dytë, atëherë është afërmendsh që do t’u drejtohen miteve kombëtariste dhe fantazive gjithfarësh, për t’u ngushëlluar dhe për të sublimuar mllefin e tyre ndaj një rendi të sendeve me të cilin nuk pajtohen dot.

Dhe jo vetëm kaq – edhe politikanët që i përfaqësojnë këta shqiptarë në institucionet do ta luajnë me lehtësi të madhe kartën kombëtariste, për të fituar votën dhe për të kërcënuar kundërshtarët e etnisë tjetër.

Tani, me protestat e ditëve të fundit, mediat shqiptare dhe intelektualët në të dy (tri) anët e kufirit kanë krijuar përshtypjen sikur problemi fillon dhe mbaron me enciklopedinë; ose është i natyrës historike – duke refuzuar të diskutojnë aspektin politik të çështjes. Në shumë artikuj lexon të njëjtën pyetje: Ku është Akademia jonë e Shkencave?

Duket sikur ka një takëm njerëzish që vërtet shpresojnë se “lufta” e ardhshme shqiptaro-maqedonase do të zhvillohet në frontin akademik, me teza dhe kundërteza, përgënjeshtrime dhe kundërpërgënjeshtrime.

Përveçse që tregon një konceptim naiv të rolit të akademive dhe të dijes në kacafytje të tilla kotecesh, një kërkesë ose dëshirë e tillë nuk merr parasysh atë që, në vija të trasha, historia e Ballkanit në kohët e reja dhe e kombeve të gadishullit ballkanik njihet; dhe se ajo histori që njihet nuk përkon gjithnjë me atë histori që shkruhet e gdhendet në enciklopeditë dhe u rrëfehet fëmijëve në shkollat.

Ne qeshim me disa intelektualë maqedonas, që përpiqen të përvetësojnë kultura, popuj, institucione dhe heronj të Ballkanit të lashtë, si Aleksandrin e Maqedonisë; por harrojmë që mëkate të ngjashme bëjmë edhe ne të tjerët, në mos për të lartpërmendurin mbret e perandor, për gjithfarë figurash dhe bëmash të tjera, që nga etruskët e faraonët e Egjiptit e deri te dinastitë mbretërore të Europës Mesjetare.

Ne nuk e kuptojmë dot si disa maqedonas refuzojnë të pranojnë se të parët e tyre, sikurse sllavët e tjerë, kanë ardhur në Ballkan relativisht vonë, sidomos në krahasim me fqinjët e tyre josllavë; po a nuk jemi vallë vetë ne që u vëmë fëmijëve emra ilirë të kopjuar nga pllaka varresh dhe e marrim vijueshmërinë iliro-shqiptare si të ishte një e vërtetë historike po aq evidente sa edhe lumi Drin?

Si edhe për maqedonasit, edhe ndër shqiptarët legjendat, mitet dhe hipotezat kombëtariste, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me lashtësinë, janë përhapur gjatë 20 vjetëve të fundit, ose pikërisht në kohën kur të dy popujt dhe shoqëritë përkatëse filluan ta përjetojnë drejtpërdrejt intensivisht inferioritetin e tyre përballë të tjerëve popuj, jo vetëm në Europë, por edhe në Ballkan.

Për fat të mirë, në kontinent gjenden plot popuj që janë vrarë e janë therur mes tyre edhe më keq e më gjatë se shqiptarët e sllavët; por që sot kanë gjetur një gjuhë të përbashkët, meqë ashtu u është bërë më e mira të gjithëve.

Kurimi i obsesionit tonë me histori kombëtare imagjinare e të imagjinuara do të ishte, ndoshta, një hap i vendosur përpara, drejt këtij objektivi fisnik.

64 Komente

  1. Për fat të mirë, në kontinent gjenden plot popuj që janë vrarë e janë therur mes tyre edhe më keq e më gjatë se shqiptarët e sllavët

    S’besoj se qendron krahasimi. Shqiptaret e Sllavet ‘vriten/theren’ per arsye pak a shume rraciste. Francezi me Gjermanin vriten per arsye te tjera (fetare psh)

    1. E argumenton dot këtë tezë që hedh?

      Meqënëse diferencat fetare ndërmjet francezëve dhe gjermanëve – për të ndjekur shëmbullin qe solle vetë – të duken kaq të rëndësishme, kam përshtypjen që do të jetë me interes për më shumë se një lexues zbardhja e argumenteve mbi të cilët e ke ndërtuar perceptimin se francezi dhe gjermani na qenkan vrarë vetëm për arsye fetare.

      Nuk është se dëshirojmë të të paragjykojmë, qafir, por problemi është se na dalin tepër disa teori për racën superiore ariane – ruajtuar në stadin e saj të pastër vetëm në kështjellën e hekurt racore gjermane – teori të cilat u elaboruan që në fundshekullin XIX prej Houston Stewart Chamberlain-it në veprën e tij të madhërishme “Gjeneza e shekullit XIX”.

      I tepërt na rezulton gjithashtu edhe fakti se francezët u ndjenë të fyer në latinitetin e tyre identitar pas kësaj vepre që frymëzoi derivat pangjermaniste të racës së pastër ariane dhe krimeve të denja që u kryen në emër të saj kundrejt racave të tjera inferiore në Evropë.

      Aq të fyer dhe të rrezikuar na rezultojnë francezët nga këto teori sa hierakinë tashmë të stabilizuar racore, me në krye gjermanikët e vetëm më pas me latinët, helenët, etj., e pasuruan më cilësimet e holla se gjermanët janë popull i prirur ndaj sarhoshllëkut dhe të kequshqyerit, pa harruar të shtojnë sigurisht se, kjo racë e pastër ariane shquhet gjithashtu për frekuentimet e saj barbare të pyjeve të ftohta e të lagështa, ndryshe nga frekuentimet e ambienteve të latinëve, të cilat u mundësuan këtyre të fundit, zhvillimin e një kulture të lartë dhe të rafinuar.

      Përpos krimeve famëkeqe të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, frymëzuar deri në ekstazë nga teoritë racore në emër të dashurisë së shfrenuar për entitetin modern të kombit, tepër na dalin gjithashtu edhe një mori epitetesh në formë shfryrjesh racore që kanë mbitetuar edhe sot, krejt të pagjymtuara, në leksikun ditor francez apo gjerman, nëpërmjet të cilëve qyetarët e dy kombeve përkatëse përkëdhelin egot identitare duke lëshuar mbi njeri- tjetrin rëndom epitetet e lartpërmendura.

      Në kahun francez, gjermanët përfliten rëndom si: “bosch”, “fritz” ose “fridolin” ose “frigolin”, “chleu” ose “chleuh” apo edhe “schleu”, sikundër nuk mungojnë termat gjermanë të tipit “froschfresser” për komshiun francez.

      Në rast se evidencat e larpërmendura interpretohen si të pamjaftueshme, sugjeroj sidomos leximin e Voltaire-it – i cili i drejtohej gjermanëve si vizigotë, por edhe të klasikëve të tjerë të erës së Iluministëve francezë, të cilët teksa mbronin idenë e kombit modern, i cili lipsej të ngrihej mbi një model të përkryer kulturor, nuk harronin të sillnin shembuj kontrasti përtej sinorit.

      Masakrat e tipit dhe të natyrës fetare të Shën Bartelemisë, u zbehën rreth shekullit VIII për t’i lënë vend atyre të natyrës dhe tipologjisë raciste dhe nacionaliste sikurse e kërkonte moda dhe ideologjia përkatëse.

      Ndërkaq, duke iu kthyer pyetjes së parë, jam kurioz të njoh argumentimin tënd mbi serbin ose maqedonasin, i cili ty të rezulton më shumë racist dhe më pak fetar në konfliktin e tij me shqiptarin se sa francezi apo gjermani i lartpërmendur.

    2. E ju s’jini ne terezi. E pse qenka dallim kaq i rendesishem arsyeja se pse, kur popujt vriten e theren? Nese ka ndonje vend ku arsyeja as qe nuk mund te hyje eshte kur popujt vriten e theren me njeri tjetrin.

  2. Dhe nderkohe qe te realizohet ky kompromis, shqiptaret duhet te lejojne te kaloje lehte botimi serioz (sepse eshte i Akademise dhe sepse eshte miratuar nga instanca shteterore) me te tilla genjeshtra apo fantazi nacionaliste?

    Mua me duhet se ky kompromis nuk do te arrihet kurre thjesht me deshiren e mire te te dyja paleve. Trazira dhe, madje, kercenimet (“ndryshe…”), ndoshta jane te vetmet qe do t’i bejne palet t’i vene gishtin kokes. Kurse forcat jasht te dyja paleve jane perseri fuqite nderkombetare (qe ishin te interesuar ta jetesonin kete shtet artificial).
    Ata do t’i vinin jo vetem vulen, por jane te vetmit qe do ta kthenin ne kerkese emergjente kompromisin, sepse do te jene perseri te vetmit faktore qe do te impononin uljen ne tryezen e diskutimeve me qellim zgjidhjen dhe jo sherrin e pafund (qofte edhe shkencor). Sepse alternativa tashme e shtruar eshte: ose kompromis dhe marreveshje, ose… ndarje. Dhe kete e artikuloi nje kryetar partie te shqiptareve ne Maqedoni, kur kerkoi krijimin e nje akademie shqiptare ne Maqedoni. Kjo ne nje kohe kur sapo eshte pranuar ndarja e detyruar ne nivelin e shkollave te mesme, nga mosgjetja e menyre tjeter bashkejetese ndermjet nxenesve me perkatesi etnike te ndryshme. Dmth, Marreveshja e Ohrit, eshte e minuar ne themel.
    Pavaresisht ketyre, thenia e tij trimoshe kishte nje nonsens (perfshinte ne palen kundershtare edhe kryetarin e partise shqiptare ne koalicionin qeverises). Pra, duke folur per nje teme me ndjeshmeri kombetare, ai ngaterroi fushen e betejes: kerkoi ta zhvendoste ne fushen e politikes, duke mos dalluar edhe aty perkatesine politike te kundershtarit bashkekombas, nga ajo qe i bashkon si parti shqiptare. Ngjan si qesharake, por eshte tregues i hidhur i sjelljeve tipikisht shqiptare perballe te huajve, normalisht keqdashes, sepse cilesimet negative per shqiptaret nuk i perjashtojne pjesetaret ne koalicionin e tanishem qeverises nga percmimi etnik i “aleateve politike” .

  3. Problemi i shkrimit te nje enciklopedie maqedone eshte i shumefishte. Problemi i pare lidhet me imagjinaten e atyre bullgarishtfolesish qe e mbajne veten e tyre per maqedone dhe nuk duan te pranojne qe jane produkt i nje historie te koklavitur etniko fetare te vilajeteve maqedone te kohes se fundit te Perandorise Osmane. Problemi tjeter ne Maqedoni vjen nga serbet, vllehet etj te cilet pluskojne ndermjet Beogradit, Sofjes dhe Shkupit. Nga ana e muslimaneve problemi eshte edhe me i thelle. Personat qe sot e quajne veten shqiptare ne Maqedoni, deri ne vitet 1970 kane folur turqisht. Keta jane nje perzjerje fisesh katunare kosovare, torbeshe dhe turkfolese te sheherlise maqedonas te cilet u infektuan me virusin e nacional-komunizmit qe aleks buda dhe kristo frasheri eksportuan ne Kosove, pas akordit Tito-Enver per te shqiptarizuar muslimanet e Kosoves dhe Maqedonise.
    Maqedonia ishte shkaku mbi te cilen u shkaterrua Perandoria Osmane, u bene reformat me te medha te Perandorise ne kohen e fundit te saj, dhe nisi Lufta e Pare Ballkanike. Corapi-etnik e fetar qe ekziston aty, ku fjala bie ne familjen e krye-shqiptarit Arben Xhaferri flitet turqisht, por ky mbron vllehet e Toskerise si heronje te shqiptarise dhe shan Turqine, tregojne sesa corap eshte problemi i shkruarjes se nje enciklopedie maqedone.
    Miti i Maqedonise eshte shume here me i komplikuar sesa miti i Shqiperise, i cili fale historise dhe dhunes se fillim shekullit te XX iu imponua me dhune muslimaneve te Adriatikut qe u laicizuan dhe de-islamizuan me dhune, per te prodhuar shqiptarin modern te realizmit socialist i cili sot eshte pa din dhe iman, hajdut dhe kasap.
    Koklavitja e ceshtjes Maqedone, kuptohet kur dikush udheton nga Struga e deri ne Shkup. Ne Struge ka toske-foles qe rrojne ne nje qytet me vllehe e me bullgarefoles. ne kundershtim me Shqiperine, ku vllehet jane bere ajka e kombit, ketu vllehet jane ajka e Maqedonllekut. Me pas kur shkon ne Gostivar nisin popullatat turkfolese qe thone jemi shqiptare, ne Tetove flitet nje dialekt me MAIR dhe SHPAI dhe MAKAINA i nje gjuhe arkaike qe i ngjan me shume indishtesh sesa shqipes, ndersa ne Shkup vizitori gjen nje kasaba tipike Osmane, tamam si Nju Jorku i sotem, ku rrojne turq, vllehe, bullgare, serbe, arnaute, shqiptariste enveriste te PDSH-se qe ndersa vete quhen Mahmut dhe Hysejn, femite kane nisur ti emerojne me emra vllehesh e malazezesh nga Shqiperia si Migjen, Cajup, Fannol etj.
    Eshte ky grup i vogel neo-shqiptaresh ai qe protestoi dje ne Shkup dhe qe kane mesuar permendesh perrallat e Akademise se Shkencave te Tiranes mbi Skenderbeun dhe epopete e tij kunder turqve ne Ballkan.
    Ne anen tjeter shfaqet cmenduria e vonuar maqedone, e cila ben aleksandrin e madh maqedon, vllahen Nene Tereza maqedone dhe kerkon te prodhoje nje komb unik tani ne shek. XX.
    njehere kur po flisja me nje historian maqedon mbi corapllekun e maqedonise, ai me tha qe solucioni yne i vetem eshte kthimi ne Perandorine Osmane. pse ne jemi osmanllij dhe pervec ketij termi nuk ka term ne bote qe na shpjegon se cka jemi ne. Por problemi sipas tij ishte Akademia e Shkencave te Maqedonise me demagoget titiste qe vigjelonin aty dhe donin me doemos te maqedonizonin maqedonine….. une e ndihmova mikun tim maqedon duke i treguar qe edhe ne anen shqiptare jane shqiptaristet fanatike te Arben Xhaferrit qe mendojne se jane bijte e Skenderbeut, Enver Hoxhes dhe Nene Terezes dhe duan te bejne Shqiperine e Madhe te Vaso Pashait me fe te shqiptarit shqiptarine. Keta tipe eksperimentale dhe kurioze neoshqiptaristesh qe po sjellin ne Shkup antisemitin dhe djegesin e tij Pjeter Bogdani dhe duan te huazojne Nene Terezen nga vllehet e Shkupit jane per mua rreziku i dyte ekzistencial i Maqedonise i cili sebashku me fanatiket e Akademise Maqedone prodhojne elektronin dhe neutronin e konfliktit ne Maqedoni.
    Fajtor ne kete mes eshte edhe Tirana zyrtare qe nxit shovinizmin shqiptaromadh ne Maqedoni qe nga koha e Enverit e deri sot me Berishen. Nxitja e ketyre dy ekstremeve rrezikon te djege Maqedonine, dhe Ali Ahmetin dhe Arben Xhaferrin nga ilire dhe dardane qe ata jane ne Iliriden Turke te Ballkanit, ti bejne rrefugjate neper getot turke te Hamburgut.

    Vetem nje sulltan e zgjidh kete pune.

    1. Da daja… Ç’është kjo fare vllaho-fobie që ushqeni? Nga ju polli? Pse ju pjell mendja gjëra aq të paqena, siç është ‘shovinizmi shqiptar’? Nëse ka shovinizëm shqiptar atëherë cilat janë format e manifestimit të tij? Ç’shovinizëm mbolli Enver Hoxha dhe Tirana në Maqedoni? Ç’di ti për shqiptarët e Gostivarit që i konsideron më të afërm më indusit?

      Ndër të tjerash ja edhe një gabim juaji:

      ‘miti i Shqiperise, i cili fale historise dhe dhunes se fillim shekullit te XX iu imponua me dhune muslimaneve te Adriatikut qe u laicizuan dhe de-islamizuan me dhune, per te prodhuar shqiptarin modern te realizmit socialist i cili sot eshte pa din dhe iman, hajdut dhe kasap’.
      —————————————

      Shqipëria nuk ishte mit që të imponohej ndaj dikujt. Ajo ishte realitet mijërvjeçar, me një histori të qartë e me substancë entiko-gjuhësore. Nëse Shqipëria ishte ‘mit’ atëherë përse Europa i kushtoi kaq e kaq rëndësi?

      Shqiptarët nuk u de-islamizuan, sepse de-islamizim do të thotë që paraprakisht ishin islamë, gjë që s’kanë qenë asnjëherë dhe as do të jenë ndonjëherë. Formati ‘real-socialist’ që thuani ju, të paktën e ri-konfirmoi, në mos asgjë, substancën e shqiptarit ku s’kishte asnjë molekulë islamiste. Sikur, këta ‘muslimanët e Adriatikut’ të ishin muslimanë me identitet, atëherë ata kurrsesi nuk do të ‘formatoheshin’ në njeriun ‘real-socialist’.

      [Shënim: komenti është redaktuar. E ftoj autorin të konsideroj se në këtë forum nuk e fyejmë njëri-tjetrin. 2Xh]

    2. Ky ”Da Daja” po na shfaqë filma të vizatuar. Po tregon përralla pa lezet.Po shkruan për ”shqiptarizimin e muslimanëve të Kosovës”. Qenkan marrë vesh Tito me Enverin për këtë punë.Qenkan marrë vesh në ato 2-3 vite të mbasluftës së 2-të botërore, kur ishte e vetmja periudhë kohore që kishin marrëdhënie normale.
      Unë jam shqiptar i Kosovës dhe e di mirë si është realiteti.
      Në Kosovë kanë jetuar shqiptarët para se të formohej Jugosllavia si shtet e të mos flasim për Jugosllavinë e mbas 1945-tës.Të parët e mi, konkretisht, që nga shekulli 19-të kanë ardhur në Pejë nga një katund 10 km larg Pejës.Unë-babai im (1939)-gjyshi im(1912)- stërgjyshi im (ishte tre muajsh kur familja e tij u vendos në Pejë).Pra, stërgjyshi im ishte tre muajsh kur familja e tij u vendos në Pejë, po nga rrethina e Pejës.Atëherë Tito ende nuk kishte lindur(1892).Edhe nga nëna njësoj.Stërgjyshi im, nga nëna, ishte i burgosur politik në Goli Otok.Gjyshin nga nëna me vëllezërit e vet i kanë rrahë dhe burgosur për ti shpërngulur.Njëri vëlla i gjyshit iku në Shqipëri, tjetri në Turqi.Gjyshi u shurdhua nga rrahjet(më vonë pësoi nga një makinë dhe vdiq).Këto përndjekje nuk kishin për qëllim ”shqiptarizimin e muslimanëve” por ”turqizimin” e shqiptarëve, që të plotësohet kushti që kishte vënë Turqia në marrëveshje me Jugosllavinë për shpërnguljen e ”turqëve” nga Jugosllavia në Turqi.
      Kjo ishte një dukuri masive në Kosovë dhe viset e tjera të banuara me shqiptarë në Jugosllavi.

  4. Cfare humorizmi keto 2 temat. Nuk u humb rasti (jo vetem nga autori ) per te shprehur mllefin vetjak ndaj shqiptarise .

    1. Nuk eshte vetem komike po mund te perfundoje edhe tragjike.

      Imagjino qe pas ‘vertetimit shkencor’ te akademikeve te Shkupit se shqiptaret jane uzurpatore te zbritur nga malet ( nga cilet male? keta te Shqiperise apo te Maqedonise ?) populli i lavdishem maqedonas te dale ne rruge e te kerkoje qe uzurpatoret shqiptare te ‘shkojne ne shtepite e tyre, ne male(sic!)’. Kjo eshte politika largpamese e kokave te medha te akademise maqedonase dhe politikaneve te Shkupit qe aspirojne te ndertojne nje shtet multietnik e t’i perkasin Europes. Politikisht t’i thuash gafe eshte pak. Ne nje epoke kur Europa heq kufijte , absurdi maqedonas mund te kete precedent vetem fantazmagorite vorio-epirote nga jugu dhe genocidin milloshevician nga lindja.

      Komike por dhe tragjike njekohesisht eshte qe ne disa shkrime ketu gati sa nuk thuhet hapur se fajin per ate formulim te enciklopedise e paskan vete shqiptaret dhe se e vetmja gje qe mund te bejme , nuk eshte te protestojme, por te kerkojme falje. Keta bashkatdhetare(?),pre e nje psikologjie prej skllavi, harrojne se shtete e kombe te tjere kane protestuar qofte edhe per insinuatat hipotetike te nje filmi, qe ne fund te fundit eshte nje veper letrare , e nenshkruar vetem prej autorit dhe jo prej nje akademie dhe e miratuar nga heshtja fajtore e qeverise maqedonase. Ne rastin konkret dinjitoze e serioze do te ishte jo protesta e Ilirit te LSI-se por ajo e Metes se Ministrise se jashtme te republikes shqiptare.

      Komike ,por edhe tragjike, eshte qe njerezit nuk e dijne apo harrojne se ne qendrimin ndaj shqiptareve ,enciklopedia maqedonase nuk sjell ndonje risi.Eshte nje avaz i vjeter, ne termat moderne eshte nje “copy/paste” prej nje akademie me te vjeter ne zanat, asaj serbe te Beogradit.Dhe eshte vetem tragjike te harrohet se c’vuajtje e c’gjak kane shkaktuar ato teza te percudnuara te nje nacionalizmi primitiv.

      Historia eshte thene e sterthene dhe eshte komike ne kete blog te degjojme profkat e ndonje talenti te sapodale nga zyrat e nje akademie rishtare ne periferi te Tiranes , ngritur ne rrenojat e ishkombinatit te tekstileve. Kurse per politiken zyrtare shqiptare eshte dobesi e nonsens te kerkoje ndihmen e Akademise shqiptare. Ajo duhet te protestoje hapur e pa komplekse ndaj politikes prej harakiri te koleges maqedonase.

      Komike eshte vertete me disa interpretime historike qe po degjojme ketu por qe jane te vjetra me dhjetevjecare dhe qe akademia maqedonase i rimerr se fundmi.
      Per shembell-“Shqiptaret kane zbritur nga malet !”, a thua se ne ato gerxhe ku vetem instikti i paperballueshem i jetes te detyron te jetosh, Lek Dukagjini kishte instaluar inkubatore qe punonin 24 ore nonstop e prodhonin klone shqiptare qe pastaj dyndeshin, si sllavet ne shekullin e VI , ne rafshultat pjellore e permbytnin gjithcka.
      Ose ajo tjetra qe shqiptaret e Maqedonise qenkan turq dhe shqipen e paskan mesuar ne kohe te Titos. Nese qenka vertete keshtu per c’arsye keta shtetas te nje shteti sllav duhej te mesonin shqip dhe jo sllavisht ??! Keshtu qe Titoja me nje gur vriste dy zogj: turqit ( ne fakt shqiptare te regjistruar si turq) i bente sllave dhe shpetonte edhe prej shqiptareve.
      ETj,etj..
      Keto absurditete as mendja e nje nxenesi te fillores nuk i pertyp dot.

      Mua me duket se ky ‘antikombetarizem’ qe i merr shtysat nga nje modernizem prej parvenu-je, apo nga nevoja per protagonizem, qofte edhe nga futuriste qe jetojne ne shekujt e ardhshem , pa permenduar pseudoshqiptare, eshte me i rrezikshem se ‘kombetarizmi’ qe, ne fund te fundit qofte edhe me teprimet feminore, eshte ne pozita mbrojtese.

      1. Fatma, kur shkruan se

        Mua me duket se ky ‘antikombetarizem’ qe i merr shtysat nga nje modernizem prej parvenu-je, apo nga nevoja per protagonizem, qofte edhe nga futuriste qe jetojne ne shekujt e ardhshem, pa permenduar pseudoshqiptare, eshte me i rrezikshem se ‘kombetarizmi’ qe, ne fund te fundit qofte edhe me teprimet feminore, eshte ne pozita mbrojtese.

        Ndoshta nuk ke parasysh se kombëtarizmi është gjithnjë në pozita mbrojtëse, madje edhe kur në emër të tij kryhen krime nga më të shëmtuarat.

        Milosevic-i, Mlladic-i, Karagjic-i dhe të tjerë kreshnikë serbomëdhenj rëndom i përligjën veprimet e tyre me vendosmërinë “për të mbrojtur serbët”.

        Sot e kësaj dite, një shumicë serbësh në Ballkan mbeten të bindur se ka pasur një komplot të Europës kundër tyre.

        Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me serbët. Është në natyrën e kombëtarizmit që të themelohet mbi ndjesinë difuze të një “padrejtësie” që i është bërë kombit, zakonisht në lashtësi, e që ka të bëjë me mohimin e të drejtave, ose përvetësimin e arritjeve historike dhe kulturore, grabitjen e figurave historike, ose shkatërrimin e monumenteve…

        Si mund të ketë kombëtarizëm pa viktimologji?

        1. Nuk mund ta marrim demagogjine e Milloshevicit per nje te vertete. Vepra e Milloshevicit ka nje percaktim fare te qarte : shovinizem.
          Ishte propaganda e tij qe u perpoq ta shese per kombetarizem.
          Serbet historikisht kane ndertuar dhe zbatuar politika shoviniste jo vetem ndaj shqiptareve por edhe ndaj gjithe fqinjeve te vet me aspiraten per te qene fuqi e pare ne Ballkan.

          Klasifikimet e pergjithshme nuk jane asnjehere zgjidhje. As obsesioni se cdo gje e klasifikuar ‘kombetariste’ eshte e demshme. Dhe ne pergjithesi edhe ideja se nje katarsis anti ‘kombetarist’ mund te kryhet ne menyre te njeanshme , vetem nga njera pale.

          Pa u zgjatur me teorira le te shohim pak ceshtjen qe po diskutojme,enciklopedine maqedonase.
          Ne fund te dites rezultoi se sllavet e Maqedonise sulmuan,shqiptaret u mbrojten. Protestuesit shqiptare u konsideruan ‘kombetariste’ dhe u hodh shume balte mbi ta. Por kryesisht si pasoje e kesaj proteste sllavet u terhoqen; kryetari akademise maqedonase deklaroi (sipas shtypit) se enciklopedia do te terhiqet dhe koregjohet.

          Si perfundim eshte legjitime pyetja : c’balte duhet t’u mbetet mbi shpine ketyre ‘kombetaristeve’ qe guxuan dhe mbrojten dinjitetin e kombit te tyre?

          Dhe se midis ketyre dy ‘kombetarizmave’ te rastit te fundit a nuk ka gjithsesi nje ndryshim? Nese shqiptaret do ishin terhequr a nuk do te kishte nje sulm te dyte ?

          Nuk jam per nxitjen e kombetarizmave, perkundrazi, por Ballkani real eshte akoma larg atij qe do donim te ishte. Deri atehere keshillat per te kthyer edhe faqen tjeter mbeten te gabuara.

  5. Pikerisht me dimensionin social e politik qe ve ne pa publikimi i enciklopedise se shumepermendur duhej te ishin marre mediat shqiptare e jo me histori. Se nuk mbeti historia e shkenca te behet neper gazeta si Shekulli, GSH e nga komentuesit e tyre.

    Mua me bie ne fakt shume me teper ne sy qe gazeta e media qe nuk kujtohen asnjehere per ata shqiptare te maqedonise, per gjendjen e rolin e tyre social ne ate shtet, diskriminimin tyre e per shoqerine e vlerat qe kane krijuar tani kercejne pupthi ne “mbrojtje” te tyre ne emer te Skenderbeut, Gjergj Elez Alias, kucit apo macit. Ore… si nuk u kujtuan keto media xhanem te bejne thjesht nje cikel dokumentaresh mbi shqiptaret e maqedonise dhe rolin e tyre ne shtetin e sotem Maqedonas se 4-5 ore me makine i kane larg?

    1. Kush te tha ty eni se mediat shqiptare nuk kane informuar mbi situaten e shqiptareve ne Maqedoni, per kontributin e tyre dhe per te drejtat e njeriut? A nuk eshte angazhimi publicistik i nje figure si Arber Xhaferri nje kontribut edhe i medias qe adreson problematiken mbare shqiptare ne Ballkan? A nuk eshte prania e kudondodhur dhe e mirepritur e Kim Mehmetit nje dritare informimi? Madje edhe mekatari i madh mediatik, TVSH ka merita te padiskutueshme ne kete drejtim edhe pse pergjithesisht vijon te operoje me formatin e dikurshem te reportazhit.

      Media ka per detyre pasqyrimin me korrektesi te informacionit dhe mandej pse jo edhe ofrimin e interpretimeve. Kete rol media shqiptare, me te mirat dhe te keqijat e veta, e ka luajtur dhe akuza ndaj saj ne kete rast eshte vetem nje teke pseudointelektuale e dikujt qe merr pozen e te shumediturit dhe mendjehapurit pavaresisht se nuk ofron asnje zgjidhje per asgje.
      Ne rastin konkret, pasqyrimi mediatik i lajmit te Enciklopedise ne median shqiptare kryesisht u realizua me tekniken e prononcimit te pales se “akuzuar”, pra permes akademikeve dhe jo permes titujve provokative e nacionaliste. Se per ta thene troc, keta tituj edhe sikur te jene, ne Tirane thjesht i shtohen stokut te letres. Po a eshte valle faji i medias qe kundepergjigja e akademikeve tane, qe kane tituj te zgjatur si kapister thundrakesh, eshte mjeran dhe qesharak? Mendoj se jo. Nuk i intereson asnje shqiptari ne Shqiperi – kupto drejt nuk perben lajm me interes – percjellja e situates se bashkekombesave tane ne Maqedoni. Dhe sa per te dhene nje ilustrim ty dhe ndonje tjetri, mjafton te lexosh ketu komentet qe behen rreth tematikave te ndryshme, per te marre me mend se kush eshte “LAJMI” nder shqiptare dhe kush jo. Ne Tirane sot botohen rreth 25 te perditshme dhe ne kete tollovi ke mundesi te zgjedhesh dhe per pasoje, edhe te kuptosh. (Edhe jashte dialektikes se ndryshimeve sasiore).

      Z. Autor!

      Mendoj se nuk e keni drejt kur flisni se nder shqiptare ka nje obsesion me histori kombëtare imagjinare e të imagjinuara. Edhe nese simptomat e kesaj semundjeje shfaqen ashper edhe ne kete blogun tuaj intelektualisht te rrepte, kjo nuk do te thote se prej ketej lind e drejta e pergjithesimit. Jemi nje popull – perfshire edhe ju brenda – qe kemi pesuar nje traume te madhe per fajin tone, por edhe per ate qe trasheguam. Kapja pas identitetit kombetar te mitizuar eshte nje menyre qe per mua mbetet kalimtare dhe qe gjithesesi nuk gjen shprehje ekstreme. Prandaj mendoj se i mesipermi eshte kryekeput nje parashtrim emocional dhe me jo shume baze. Nese kritika, ndaj budallalleqeve qe mbushin koken e shume njerezve, te cilet ne kete bote ku jetojme kane infrastrukturen dhe te drejten e shprehjes, kthehet ne nje beteje qe edhe personalizohet, atehere kjo meriton keqardhje pse perben humbje kohe. Kombetariste dhe jo kombetariste. Kjo eshte tema qe ju shqeteson me shume, gati-gati e kthyer ne nje kunderideologji. Nuk besoj se ka nje baze reale per nje shqetesim te tille. Sa per te bere nje krahasim, meqenese ju vendosni shenjen e barazimit mes shqiptareve dhe sllaveve. Nga i gjithe pellgu i Ballkanit Perendimor, ku edhe jane ngjizur konfliktet historike, vetem nder shqiptare nacionalizimi nuk trumfoi ashtu sikurse nder sllave. Itinerari yne politik, e per pasoje historik nese do te shihet me fillin tuaj te arsyetimit do te duhet te kishte sjelle nje kasaphane ne minoritetin grek, apo ne pakicen serbe ne Kosove. Ne kete te fundit duhet medoemos te kishte fituar politikisht vetem nje force e pjelle nga nacionalizmi si UCK. Historia vertetoi te kunderten. Madje vullneti politik i lindur ne Kosove ishte pikerisht moderacioni thuajse absolut, nje valence politike qe nuk e shohim deri me tani te fqinjet tane.
      Por fundja edhe nje tik nervor kombetar do e kete njeriu xhanem se si i thone ne shqiptare jemi. Po kali i kuq e ka nje huq. Se fundmi kete retoriken e ngritur ne kult edhe ne Tirane, pra ate se ne me vrap duhet te arratisemi nga miti, legjenda etj, ta shohim historine me prizem objektiv, fajin ta identifikojme sa te mundim vetem te komunizmi, te gjitha keto pra me duket se po humbasin vleren e tyre pse me kembengulje te ketilla po çbilancohet regjimi psiqik i te menduarit shqiptaro-ballkanik, pra identiteti. Nese ikim plotesisht nga ky kuader ku shkojme a mund te ma thuash ? Se edhe brenda Evropes se Shenjte kane filluar te ndryshojne mendim per keto gjera. http://www.warfare.it/strategie/guerra_occidente.html.

      Se fundi edhe pse mesimet e Rilindjes sone Kombetare qe perfaqesohen edhe ne keto debate qe vijojne ende, jane tanime te vjeteruara dhe perqasen me konservatorizmin, prape mendoj se ato nuk jane regresive apo reaksionare. Nacionalizmi yne gjithesesi mbetet nje inat mes fqinjesh dhe asgje me shume.

      PS: Pergjigja ime qe thyen statusin e parapelqyer te lexuesit erdhi si pasoje e komenteve te mepareshme per rolin e medias ku edhe bej pjese.

      1. Thellogos shkruan duke m’u drejtuar mua:

        Mendoj se nuk e keni drejt kur flisni se nder shqiptare ka nje obsesion me histori kombëtare imagjinare e të imagjinuara. Edhe nese simptomat e kesaj semundjeje shfaqen ashper edhe ne kete blogun tuaj intelektualisht te rrepte, kjo nuk do te thote se prej ketej lind e drejta e pergjithesimit. Jemi nje popull – perfshire edhe ju brenda – qe kemi pesuar nje traume te madhe per fajin tone, por edhe per ate qe trasheguam. Kapja pas identitetit kombetar te mitizuar eshte nje menyre qe per mua mbetet kalimtare dhe qe gjithesesi nuk gjen shprehje ekstreme. Prandaj mendoj se i mesipermi eshte kryekeput nje parashtrim emocional dhe me jo shume baze.

        Është e drejta jote, Th., për të pasur mendimin që ke; por unë gjithnjë jam përpjekur edhe t’i argumentoj mendimet e mia, me shembuj të shumtë, veçanërisht nga mediat, Interneti dhe politika.

        Mua më duket, bie fjala, se deri edhe një nga arsyet, në mos kryesorja, që koalicioni i Berishës i fitoi zgjedhjet e shkuara, ishte loja me kartën kombëtariste – drejtpërdrejt, nëpërmjet mburrjes për arritjet e qeverisë së tij (futja në NATO, etj.); por edhe tërthorazi, duke u paraqitur si e vetmja forcë politike së cilës mund t’i besohej bashkimi i trojeve shqiptare në Ballkan, ose së paku i Shqipërisë me Kosovën. Ende nuk e kam harruar retorikën me të cilën u kundërshtuan akuzat e së majtës, për abuzime të rënda me financimin e rrugës Durrës-Kukës. Për këtë kam shkruar edhe në blog; edhe pse jo aq sa duhej, ngaqë jam larg dhe nuk i ndjek gjithnjë mirë zhvillimet në Shqipëri. Por simbolika e rrugës, brenda fushatës elektorale, si metaforë e bashkimit kombëtar, nuk i shpëtoi njeriut.

        Një tjetër platformë e padukshme, me të cilën garoi e ashtuquajtura e djathtë në Shqipëri, kishte të bënte me paraqitjen e jugorëve jo vetëm si socialistë, por edhe si të komprometuar me antishqiptari (kozmopolitizëm), kryesisht nëpërmjet depërtimit të së majtës nga gjithfarë elementesh heterodokse (vllehë, etj.). Përçarjen e vendit sipas gjeografisë e ka përsiatur edhe e majta; por vetëm tek e djathta populiste kam dalluar këtë tundim për t’i turbulluar ujërat sipas kartës kombëtariste, nëpërmjet retorikës për “shqiptarë të vërtetë” dhe “shqiptarë jo të vërtetë”.

        Më në fund, besoj se ke pasur rast të vizitosh forume Interneti, që nga ato më të vrazhdat, e deri te “Peshku pa ujë”, i cili përpiqet të ruajë një profil të qytetëruar, megjithë infiltrimet nga shpellarë të ndryshëm. Nëse nuk e ke bërë, atëherë duhet ta bësh menjëherë, për të kuptuar sesi kombëtarizmi, në format e veta më emocionale dhe primitive, për të mos thënë katundare, shërben tash për tash si e vetmja doktrinë politike ose ideologjike në gjendje që t’i bashkojë shqiptarët qytetarisht aktivë, pa dallim pseudonimi, feje dhe numri të dhëmbëve që kanë (ose u kanë mbetur) në gojë.

        Por edhe po të mos i kesh vizituar këto forume, do të kesh lexuar frymën e përpunimit që i bëjnë kulturës dhe historisë mass mediat e Tiranës, duke filluar që nga daljet në publik të shkrimtarit dhe intelektualit Ismail Kadare, të cilit të gjithë ia dëgjojnë dhe ia lexojnë fjalën, dhe që sa vjen e më tepër barrikadohet në pozicione kombëtariste të kulluara, të cilat në gojën e tij tingëllojnë – për mua që jam rritur me veprën e tij – po aq artificiale sa edhe romani “Dasma”.

        Nese kritika, ndaj budallalleqeve qe mbushin koken e shume njerezve, te cilet ne kete bote ku jetojme kane infrastrukturen dhe te drejten e shprehjes, kthehet ne nje beteje qe edhe personalizohet, atehere kjo meriton keqardhje pse perben humbje kohe. Kombetariste dhe jo kombetariste. Kjo eshte tema qe ju shqeteson me shume, gati-gati e kthyer ne nje kunderideologji.

        Për këtë nuk të jap dot të drejtë (mjaft të përqasësh temat e trajtuara këtu gjatë dy vjetëve që ka funksionuar blogu). Përkundrazi, nga numri i vizitave në blog, kjo më rezulton një nga temat që shqetësojnë (ngacmojnë) më shumë lexuesit dhe vizitorët.

        1. Se pari koalicioni i Berishes nuk i fitoi zgjedhjet, por veproi me mire taktikisht, pra arriti te mbante pushtetin. Ka nje ndryshim te madh qe ka te beje me perfaqesimin e deleguar nga vota. Kjo eshte nje çeshtje qe do kohe per ta trajtuar, por mjafton te permend ketu se dy here rresht merita e Berishes eshte se vjen ne pushtet me me pak vota se kundershtaret. Per ta inkuadruar kete me citimin tuaj se “se deri edhe një nga arsyet, në mos kryesorja, që koalicioni i Berishës i fitoi zgjedhjet e shkuara, ishte loja me kartën kombëtariste – drejtpërdrejt, nëpërmjet mburrjes për arritjet e qeverisë së tij (futja në NATO, etj.)”. Nuk mendoj se keni te drejte ne argumentin tuaj. Hyrja ne NATO apo edhe ne BE nuk mund te jete nje karte kombetariste mirefilli, pse ajo lidhet pikerisht me Integrimin ne nje familje qe ne te vertete ka si parakusht emancipimin e shoqerise dhe sherimin e semundjeve tona etnike. Nga ana tjeter duhet te jemi me realiste dhe te pranojme se pergjate ketyre koheve te fundit te krizes, ne mjaft analiza serioze qe vijne nga qendrat politike te medha kembengulet ne idene se integrimi i Ballkanit eshte e vetmja rruge, edhe per ato shtete apo kombe (p.sh Rumania apo Kroacia) qe nuk jane shume etuziaste per kete gje. Meqenese kerkon shembuj dhe ilustrime konkrete: Kuptimi elektoral dhe politik i integrimit ne NATO apo BE per shqiptaret eshte vetem nje – liberalizimi i vizave. Flas ne mase te madhe dhe mjafton ky mentalitet per te marre me mend se retorika e Berishes ne kete drejtim ka lidhje vetem me nje gje; me zhvleresimin e propagandes opozitare per Tragjedine e Gerdecit qe ndodhi pak dite nga marrja e fteses.
          Se dyti – kete po ia faturoj qenies tuaj jashte Shqiperise – askush nuk beson ketu se Berisha mori aq vota sa mori sepse u mbushi mendjen njerezve se “une u futa ne NATO”. E majta i dhuroi nje fitore te dyte Berishes per shkak te percarjes dhe gabimit fatal ne percaktimin e sistemit elektoral. Per kete arsye paradoksi eshte perserites ketu; me shume vota majtas, por me shume mandate prodhohen djathtas. Thjesht fare – fitorja ishte me shume teknike. Koalicioni me LSI ishte ne te vertete arritja politike me e madhe.

          Rruga Durres-Kukes. Jam dakord se e djathta luajti me karten nacionaliste, por kjo perfshinte brenda edhe mekatin e opozites prej 300 milione dollaresh te takses “Majko”. Dhe ne nje vend ku edhe Edi Rama rrit kapitalin politik sipas parimit “vjedh por edhe punon ama”, atehere merret me mend se ku eshte standardi i luftes politike. Opozita socialiste nuk arriti asnje objektiv te vetin edhe ne kete drejtim, edhe pse ajo pati nen kontroll organin e Prokurorise.

          “Një tjetër platformë e padukshme, me të cilën garoi e ashtuquajtura e djathtë në Shqipëri, kishte të bënte me paraqitjen e jugorëve jo vetëm si socialistë, por edhe si të komprometuar me antishqiptari (kozmopolitizëm), kryesisht nëpërmjet depërtimit të së majtës nga gjithfarë elementesh heterodokse (vllehë, etj.). Përçarjen e vendit sipas gjeografisë e ka përsiatur edhe e majta; por vetëm tek e djathta populiste kam dalluar këtë tundim për t’i turbulluar ujërat sipas kartës kombëtariste, nëpërmjet retorikës për “shqiptarë të vërtetë” dhe “shqiptarë jo të vërtetë”.

          Kete duhet ta rishikosh kryekeput. Veprimi i pare i Berishes ne pushtet ishte “korrektimi” i gabimeve te se shkuares. Hapja e shkolles “Homiros” dhe aleanca me PBDNJ e verteton kete ndryshim kursi ne sjelljen diplomatike – qofte edhe formal – te nje kryeministri te izoluar ne arenen nderkombetare. Se dyti zgjedhjet e fundit mund te vertetojne çdo gje, por kurrsesi kete qe thoni ju. Pse?

          Se pari nese e djathta do ndiqte kete loje, atehere goditja do te synohej te jepej ne ato zona ku tradicionalisht perceptimi rreth ketyre “tipareve” te se majtes eshte me i ndjeshem. Kryesisht ne Shqiperine e Mesme, deri diku Juglindore dhe ne Veri. Ne Tirane rezultati doli barazim, ne Durres carja me LSI i solli te majtes dy mandate me pak, ne Elbasan e njejta gje, ne Korçe po keshtu. Derrmimi i te majtes erdhi pikerisht per faktin se ajo mori goditje ne Bastionet e saj – ne Vlore, ne Fier dhe ne Berat. Arsyeja: Lexo Kastriot Islamin pas zgjedhjeve. (gabim ne formule).

          Nuk ka nje qasje nacionaliste ne politiken shqiptare edhe pse ekulibri ruhet.
          Pse nuk ka katolike ne qeverine tuaj z. Berisha?-ishte nje pyetje. “Nje gabim qe do e shikoj me kujdes” – pergjigja. Por kjo koniunkture nuk eshte sunduese, ajo prezatohet ne te gjitha vendet mendoj – apo Jo?

          Peshku pa Uje apo me Uje. Sinqerisht edhe pse aty kam pare emrin tuaj te lakohet e permendet as ia vlen fare qe te shqetesohem per keto llomka hajvanesh te papune. E perseris kjo nuk eshte nje fryme – Shqiperia nuk eshte kaq dhe vetem kjo.

          Dhe se fundi per mass median ne Tirane.

          Une kam shkruajtur edhe njehere tjeter ne kete blog se angazhimi efikas nuk mund te kufizohet vetem ne hapsiren e ketij mediumi, pasi ndikimi mandej eshte minimal. Ve re se ju vete, por edhe autore te tjere shkrimesh ne kete blog nuk preferojne protagonizmin, por nje dhenien e nje kontributi, ç’ka edhe eshte premisa baze e nje dialogu te shendoshe. Tani ju me ofroni mua nje dritare ku te shprehem dhe nese rreshkas nga norma etike me “MODERONI” komenti, pse jo nje DELETE. Nje rol te tille ka edhe media – nje dritare informimi. Vetem se debati aty eshte asimetrik. Flet Kadare dhe pas i vjen fama e krijuar ne vite. Po me çfare e kundershtojne ne ato qe thote? Me sulme personale, me shantazhe dosjesh e te tjera pallavra. Dua te them ate qe ju e beni ketu me nje DELETE nuk e ben dot nje infrastrukture e tere mediatike, pas se ciles ndertohen politikat. Nese do te rrezohet nga poltroni i kombetaristit nje njeri si Kadare atehere kjo duhet bere permes arsyes dhe jo ulerimes dhe cjerrjes se dikujt qe i ngjan atij komshiut provincial qe bertet me te madhe “kur u be dhe ky, une e njoh qe te vogel”. Ne krahasim me Peshkun une ndjek blogun tuaj. Ne krahasim me Kadarene ne nje debat publik une kujt mund t’i drejtohem per te konfirmuar edhe kritiken time ?

          Faleminderit!

      2. theologos, a mund te me japesh nje shembull per ndonje dokumentar te bere nga mediat kryesore (perfshire dhe TVSH) te realizuar e transmetuar ne 5 vitet e fundit mbi shqiptaret e maqedonise? Do te isha me te vertete mirenjohes. Nuk po flas shume per gazetat se ato e di qe nuk i lexon njeri ne Shqiperi. Sa eshte tirazhi i gazetes me te madhe meqe ra fjala 10000, 15000 kopie ne dite?

        Qe ishin akademiket ato qe reaguan ne menyre qesharake nuk i lan nga pergjegjesia e faji i madh mediat shqiptare sepse jane ato qe ju a japin hapesiren publike atyre akademikeve. Per ceshtje me te “mprehta” si tendera etj. mediat jane cuditerisht shume efektive ne politikat e tyre editoriale e nuk ka akademik te kerceje valle ne ato ujra. Kurse ne ceshtje si kjo qe po diskutohet ketu qenkan akademiket fajtore.

        Ajo qe me shqeteson mua eshte nacionalizmi fals e katundar skalioni i te cilit jane bere nje sere mediash “te medha” shqiptare. Akoma me pak me pelqen arroganca e roli qe mediatiket i kane veshur vetes si shpetues te shqiptarise, e luftetare te pashoq kundrejt veseve e korrupsionit, krejtesisht te ndergjegjshem per pushtetin e pamerituar qe kane. Me “te mirat e te keqijat” thua ti po kam frike se shume te mira nuk mund te gjesh ne ato media.

        1. Top Show para 6 muajsh. Emision kushtuar vetem ketij argumenti.

          Tirazhi i gazetes me te madhe – 20 000. Mesatarja e tirazhit eshte 4000. 4000 x 25 gazeta = 100 000 kopje ne dite.

          Revista kryesore 5. (te perjavshme). Tema ne fjale e trajtuar ne menyre periodike dhe me komente.

          Nuk ka arrogance te medias ne Shqiperi, pse nuk ka personalitete te saj ende. Arrogancen gjeje te politika dhe te shija e lexuesit qe perbehet posacerisht nga : veteranet, ish-ushtaraket dhe adhuruesit e lajmit bulevardesk. Pra mungon opinioni publik i vertete.

          Njehere thua se mediat nuk i lexon njeri, pastaj shton se per tenderat ato dine ta heqin vallen. Ose e di ose nuk e di njeriu nje gje. Por krahasimi edhe profesionalisht nuk qendron fare. Thashe qe media ka mekatet e veta, por ajo nuk qendron jashte problematikes se shoqerise sone dhe nuk mund te adresoje kurrkush kritika keshtu a priori.

          PS: Si njeri qe pranon vetekorrigjimin, duke do filloj te lexoj blogun tend. Te siguroj se eshte nje zgjedhje morale dhe jo intelektuale.

          1. Njehere te falenderoj per informacionet dhe shifrat. Do mundohem ta gjej serine e top show se ciles i referohesh. Do te sugjeroja te shohesh disa nga dokumentaret sociale te kanalit arte (frengjisht) apo 3sat (gjermanisht) ne internet nese ke lidhje te shpejte dhe njeh ndonje nga gjuhet (po ti permend se jane ato qe njoh). Nje krahasim pastaj me dokumentaret e Top show dhe TVSH mund te ishte i vlefshem qofte per mua qofte per ty pasi edhe kanalet qe po permend jane te vegjel, dmth. jo te financuar shume e mbase te krahasueshem me ata tonet.

            P.s. Per blogun i ftuar je 😉 por mos e lodh veten dhe moralin se temat e shqiptarise me “sh” te madhe nuk eshte se i kam me ndonje interes te vecante.

            1. Meqe ben edhe sugjerime. Une te sugjeroj qe te lexosh me thelle ne Shqip me SH te madhe ne ate qe shkruajne njerezit. Se eshte me mire ndonjehere te dish dhe te kuptosh kete shqipen tone mire sesa te “mburresh” me njohjen e gjuheve te tjera. Sot shumekush njeh gjuhe te huaja ne Shqiperi per fat te mire.
              Thashe edhe njehere se drejtimi ne blogun tuaj eshte nje zgjedhje morale dhe jo intelektuale, keshtu qe do duhet ta kishe kuptuar qe nuk me frenojne tematikat qe ti trajton aty.

              Nese argumenti yt perkundrejt problemit me median shqiptare eshte nje adrese televizive e huaj ky debat nuk vlen per me tutje. Si te ta them eni, ti te ben lexues pasiv ne ate cfare parashtron. Por do i hedh nje sy blogut se mbase pergenjeshtroj veten.

              1. Ah.. keqkuptim i vogel. Nuk e kisha per gjuhet por per kanalet. Frengjishten nuk e di po dokumentaret tek “arte” jane dhe ne frengjisht dhe mbase e njeh si gjuhe si gjuhe internacionale qe eshte. Sic e thashe mund te na beje pune te dyve ti hedhim syte pak pertej. Sidoqofte une nuk punoj ne media dhe mbase krahasimi qe mund te bej une eshte pa vlere (publike) dhe ajo qe mund te nxjerresh ti nga ai krahasim mund te jete me me teper vlere.

  6. Shume pa lidhje si shkrimi edhe shumica e komenteve.
    Po e quaj nje mish mash arsyetimi, mendim i sforcuar “modern” qe rreket te tejkaloje veteveten per te “miren e perbashket” por ne fakt e demton/ eleminon ate. (vetveten)

    1. Ena, besoj se nuk do ta kesh shumë të zorshme për ta kuptuar se kjo ndërhyrje që bën nuk mund të quhet koment, por shumë-shumë, një gromësirë e lehtë.

      Askujt nuk i intereson të dijë se çfarë mendon ti për këtë shkrim, sepse edhe ti ashtu je, askushi, në kuptimin më të mirë të fjalës. Në këtë hapësirë, ty të përfaqëson fjala që thua dhe argumenti që sjell, jo pasthirrma ose psherëtima.

      Të lutem mos më keqkupto; por ki parasysh se marrëdhëniet me një blog privat nuk mund t’i ndërtosh si marrëdhëniet me një institucion politik, të cilin e ke zgjedhur me votën tënde dhe e mban në funksionim me paratë e taksave të tua.

      Kur ishte hera e fundit që hyre në një dyqan, për t’i thënë të zotit se mallrat që ka ekspozuar aty nuk të pëlqejnë?

      E kam fjalën që, fakti që unë e le të hapur derën e blogut, nuk duhet të të shtyjë për t’u futur këtu patjetër.

      1. I dashur Xhaxha, mund te quash gromesire te lehte apo te rende fjaline e pare qe kam shkruar meqenese vertet e kam leshuar pa asnje lloj censurimi duke mos respektuar prurjet si te autorit ashtu edhe komentareve. Mea culpa, per efektin shume negativ te kesaj fjalie. Pjesa tjeter eshte shume kuptimplote, nese di ta lexosh, eshte nje sinteze e sallatave qe une lexova mbi kete teme.
        Nese blogun e mendon si dyqanin tend ku ekspozon dhe shet mendimet (mallrat) e tua dhe une si bleres mu dashka te bej komplimentin dhe te shtoj ca “salce” kur malli me pelqen e ta mbyll gojen e te shkoj diku ne nje dyqan (blog) kur s’me pelqen. Cfare krahasimi eshte ky? Ato qe shiten ne kete blog (te pakten per kete TEME) nuk mund te jene prona e askujt sepse kane lidhje me ne te gjithe.
        bye

        1. Ena, ju lutem vijoni me diskutimin e shkrimit. Përmbajuni temës. Kundëreplikat dhe mendimet për tiparet e blogut mund t’i bëni një herë tjetër, pra kur të hapet tema. Këshillë e parafundit: hidhini një sy rubrikës kanë thënë. Këshillë e fundit: unë e kuptoj që hapësira e rezervuar për komente ka fuqi magnetike pothuajse të parezistueshme, mirëpo fjala nuk merret sa herë na paraqitet rasti, por sa herë kemi diçka me mend për të thënë.

        2. Ena, gromësira ishte një orvatje imja për të metaforizuar rreth temës së mostretjes, ose indigjestionit.

          Më vjen keq që ky diskutim u lidh me një ndërhyrje tënden; por në të vërtetë ndërhyrje të tilla si “nuk më pëlqen”, “pa lidhje”, “shkrim i dobët”, “qesharake” etj., të pa-argumentuara më tej, janë fyese për të gjithë ata, duke filluar nga unë, që shpenzojnë kohë dhe energji për të shkruar këtu.

          PTF nuk është Facebook, ku njerëzit ndonjëherë e kalojnë kohën me Like/Unlike, e të tjera marifete zbavitëse. Shkrimet e këtushme nuk hartohen, as afishohen për t’u pëlqyer të tjerëve, por për të përpunuar një mendim dhe nxitur një diskutim.

          E vetmja përgjigje që meriton kush mjaftohet me një “shkrim i dobët”, është: po kujt i plasi? Chi se ne frega? Who cares?

          Tani ti thua se e ke sqaruar mendimin tënd më pas; por në fakt je mjaftuar me një metaforë (“sallatë”). Metafora nuk është argument. Sallata mund të jetë shumë e mirë. Ka njerëz që ushqehen vetëm me sallatë. Njihen madje raste kur një sallatë, e shërbyer në kohën dhe në vendin e duhur, u ka shpëtuar njerëzve jetën.

          Prandaj, me shumë dashamirësi, të lutem të kuptosh se ky blog ka nevojë për mendimin tënd, por jo për emocionet e tua.

          1. “Tani ti thua se e ke sqaruar mendimin tënd më pas; por në fakt je mjaftuar me një metaforë (“sallatë”).
            Xhaxha mos luaj me fjalet me keq sec maqedonsit po luajne me encikopledine e tyre te shtrenjte.
            Sinteza ime ne lidhje me “sallatat” e lexuara ishte kjo:
            “Po e quaj nje mish mash arsyetimi, mendim i sforcuar “modern” qe rreket te tejkaloje veteveten per te “miren e perbashket” por ne fakt e demton/ eleminon ate. (vetveten)
            Me ane te kesaj sinteze doja te thosha keto gjera: Chi se ne frega? Who cares sot se kush i ka populluar me heret territorret e maqedonise? A thua ky te kete qene meraku i madh i akademikeve, “ketyre pasardhesve te paster maqedonas” kur kane peshtyre ne qitapin e tyre “Faktet historike ” te bashkqytetarve te tyre???? Le te marrim opsionin e te qenit naiv (kam pershtypjen se nen kete fokus e ke bere ti analizen ne shkrimin tend) dhe po i besojme se shqetesimi i vetem i akademikeve profesionale maqedonas ka qene pasqyrimi i paanshem e neutral i fakteve hisorike te prejardhjes se “te tyre”dhe keto te verteta historike i nxjerrin bashkqytetaret shqiptare (s’na nderojne as ne!!) ardhacake ne territorret “e tyre”. E para , nuk ka asnje lloj finese apo perpunimi ne shprehjen e ketyre tezave nga ana e akademikeve profesionale, perkundrazi ka nje trashesi dhe primitivizem te neveritshem, qe perligj dhe trumbeton me te madhe trajtimin e deritanishem te shqiptareve te atjeshem si second class peoples, nje trajtim qe sipas enciklopedise del te jete i mirmerituar sepse keta te paftuar kane zbritur nga malet (cilat male?) dhe kane pushtuar territorrin e tyre legjitim…. te shekullit VII…. Whatever!!!
            ME fal , xhaxha, por me gjithe mirdashjen time per ti kuptuar akademiket maqedonas (ashtu sic ne fakt je perpjekur ti) e kam te pamundur te hyj ne logjiken e tyre historike duke perfshire edhe kushtin e domosdoshem qe te ruhen ekuilibret e historise se sotme ekzistuese ne ate vend. (qe besoj asnje njeri normal nuk duhet te filloje e ti veje ne dyshim)
            Ne fakt ti ju fute kesaj aventure dhe u perpoqe te jesh po aq i rrepte si me maqedonsit edhe me shqiptaret, u perpoqe te propozosh kompromise: Si t’ia bejme edhe ti shohim te “vertetat” historike ne sy pa na dhembur e pa na djegur edhe te vazhdojme e te planifikojme nje te adhme te perbashket ne paqe me fqinjet tane? Shume sfide e bukur, e mrekullueshme. A thua garantimi i paqes ne ballkan te varet vetem nga ne Shqiptaret? Cfare s’kemi bere akoma ne per kete ceshtje ne krahasim me fqinjet tane qe duhet ta bejme? Cfare na eshte kerkuar ne nga bashkesia nderkombetare dhe se kemi bere?(krahasuar me fqinjet tane)
            Sinqerisht cfare ka mbetur? Pervece vazhdojme te jemi si pufte dhe inferiore. Ne fakt ndoshta te e mohojme vetveten, qe te kenaqim egon e semure te fqinjve me te cilat na qelloi te mos ndajme te njejten gjuhe e te njejtat fera.

  7. Une jam i mendimit se ne po merremi pak si shume me pasojat dhe aspak me shkakun pse linden keto pasoja. Tani shkaku eshte ky, qe akademia e nje shteti qe eshte kufi me ne dhe ka nje numer te konsiderueshem Shqiptaresh si perperes te kombit te vet del e thote qe Shqiptaret jo nuk jan vendalinj por te ardhur nga shekulli i 15 ose 16 nga malet e Shqiperise dhe si rrjedhim ata na kane zaptuar dhe larguar nga tokat te cilet me parpara ne, Maqedonasit, jetonim.

    Tani pse Shqiptaret bejne protesta, jo po eshte rracisem, te bojkotojm mallet maqedonase, apo te mos i lejojm edhe ne te hyjne kaq lirshem ne territorin shqiptar, jo po te reagoj Tirana zyrtare, Prishtina etj budalliqe te ketij soji. Tani pse asnje historian Shqiptar nuk kunder-argumenton me fakte historike qe jo kjo qe ka shkruar akademia nuk eshte aspak e vertet, dhe qe ne jemi ketu me heret, por ama ma argumento me defter osmanllijsh aku dij un dhe jo me perralla iliro pellazge. Se tani ta marrim vesh nje here i mire, si eshte puna mor njerez. Se greket dalin e thojne qe ne jemi atje vetem nga shekulli 14-15, Serbet po ashtu, madje Noel Malcolm argumenton qe ka pasur nje presence te vazhdueshme te Shqiptarve ne Kosove po kurrsesi ata nuk kan qene shumica ne ato treva nga shekulli 13 deri ne 17 dhe argumenton shume bukur ai, ndersa historia jone del e thote qe ne jemi shumice ne ato treva qysh atehere. Ec e merre vesh. Tani ku ka zhurme seshte pa gje thote populli.

    Sot degjova Shqiptaro maqedonase na paskan folur Turqish deri ne 1970. Disa te tjere betohen se ne gati shumicen me te madhe te tyre na del nga nje stergjysh ose katragjysh Turk.. Nga ana tjeter themi qe Shqiptaret vetdije iliro pellasge nuk kishin, ashtu si shume te tjere nuk ishin te ndergjegjsuar per luftrat e Skenderbeut deri sa na e mesuan Rilindasit. Tani nje zoteri me lart del thote qe Rilindasit ata qe na treguam se kush jemi, nuk qenkan Shqiptare fare por vllehe, i bej pyetje vetes valle mbeti ndonje ortodoks Shqiptar apo na u bene te gjith vllehe e greker keto kohe te fundit.

    Tani Xha Xha si gjuhe-njohes shume i mire po edhe si nje njeri qe merr vesh nga historia ose edhe ndonje shkrues i ketij bllogu qe merr vesh nga keto pune a ka mundesi te dijme se vertet si kan ardhur dhe ose nuk kan ardhur keta Shqiptar ne me Maqedoni, kush jane keta. Ky per mendimin tim eshte thelbi i problemit. Une mendoj se edhe ne vete nuk e dime se kush jemi dhe mendojm se jemi ketu te paret.

    1. P.I., të falënderoj për konsideratën që shpreh për mua.

      Meqë më pyet, po të them se të dhëna për prejardhjen dhe historinë e shqiptarëve nuk duhen kërkuar në Internet dhe aq më pak në blogje.

      Pavarësisht nga shtrembërimet dhe mistifikimet e mëdha që bëhen pareshtur, ka edhe vepra të mira për historinë tonë, nga autorë ndonjëherë tanët, por më shumë të huaj.

      Shqiptarët në Maqedoni nuk kanë “ardhur” nga ndonjë vend tjetër; meqë ato zona mendohet të kenë qenë gjithnjë të populluara me shqiptarë dhe me paraardhësit e tyre (arbër, dikur ilirë) – edhe pse asnjëherë në mënyrë kompakte; çka do të thotë se ka pasur edhe të tjerë – sllavë, vllehë, bullgarë… më parë ndoshta edhe trakë (besë), romanë e kështu me radhë. Megjithatë, lëvizje popullsish gjithnjë ka pasur, sidomos në raport me dyndjet sllavëve në Mesjetë. Një gabim që nuk mund t’ia lejojmë vetes, është t’i përfytyrojmë demografitë mesjetare sipas dinamikave të sotme.

      Më në fund, mua më duket se të gjitha këtyre debateve historike e pseudo-historike po u japim më shumë vlerë e peshë se ç’meritojnë. Identitetin njeriut duhet t’ia japë vetja, familja, çfarë arrin me punën e vet, shokët e miqtë që ka, feja që ka, vendet ku jeton e vendet e tjera që ka vizituar; komuniteti ose qyteti ku jeton, arti që shijon, mënyra si e kalon kohën e lirë, planet që ka për të ardhmen, angazhimi qytetar ose politik e kështu me radhë; por jo informacioni që merr për të parët e vet dhjetë shekuj më parë.

    2. Pa identitet,

      Qe te te bjere shpirti ne paqe, e te mos ndjehesh keq, kur te tjere ose ca si puna e Kombinatsit, te cilet me trurin nga mengjezi deri ne darke nen morphia, fillojne e te pyesin per te pare nese e di apo s’e di se sa gishta dore ka nje dore, duhet te kesh parasysh qe ekziston nje mase e gjere dokumentash primare ( Daja nga Kombinati mund te ta spjegoje se cfare jane dokumente/burime primare, qe ta kapesh muhabetin, sepse duket se ai eshte specialist burimesh) qe tregojne hap mbas hapi se cfare ka ndodhur ne ate vend te mallkuar me emrin Ballkan. Ne vija te trasha, me cfare kam lexuar deri me sot, te pakten ne Europe, por ndofta dhe me gjere, nuk ka toka qe te jene lagur me me shume gjak se ai rajon. Dhe, per kete te jesh i sigurte, nuk kane qene vendalinjte shkaktare, por ardhacaket e stepave dhe perrenjve te Uraleve. Se pse erdhen sllavet ketej ka shume fjale, ose grate e tyre pillnin shume ose hunet e mongolet i shkulen me kuc e me mac. Ti zgjidh e merr.

      Por, t`i kthehemi muhabetit…
      Ne mes te viteve ‘900, Konstantin Porphyrogenatos komentonte se ” Greqia eshte bere sllave dhe nuk i perket me qyteterimit”.
      Ndersa ne vitet ‘700, Strabon Epithomatus shkruante se …” asgje nuk u kursye. Sllavet, mbasi vrane kedo qe kish mbetur ne qytete, moren ate cka mundeshin dhe shkaterruan cdo gje tjeter. Nga libraria e madhe e Diocleas, as edhe nje liber i vetem nuk mbeti, cdo gje u dogj, deri tek libir it fundit…”; “… dhe tashti, ne kete menyre, pothuajse i gjithe Epiri, Helladha, Peloponezi dhe Maqedonia ishin shtruar nen Skitho-Slavet…”
      Zbresim dhe ca me poshte ne kohe, ne vitin 617, ku simbas Miracula Sancti Demetrii, ” …nje mase e madhe e sllaveve te ulet, zune vend me tutje, poshte, dhe prej aty ata filluan te sulmonin thuajse teresine e Prevalitanise ( Mali i Zi i sotem), Dardanise, Epirit te Ri dhe te Vjeter, dhe Maqedonise dhe i ben pjesen me te madhe te qyteteve dhe provincave te pabanueshme…” Po simbas Miracula Sancti, me qindra mijra refugjate, te cilet i kishin shpetuar vdekjes per nje qime floku, i lane tokat pjellore te Moesise, Panonise, Dacias dhe Nishit dhe u shperngulen per tu vendosur ne Dardani dhe ne zonat malore te Prevalitania-s (Malit te Zi).
      Gjoni i Efesit ne mes te viteve ‘500 shkruan se si Avaret dhe sllavet “… shkaterruan, dogjen, grabiten dhe pushtuan token, dhe se fundi u sheshuan ne te, sikur te ishin zoter te saj, duke vrare dhe perzene vendasit me nje armiqesi te dhunshem e te eger…”
      Kurse Prokopi i Cesarese, qe para se te beheshe prefekt i Konstantinopojes, kishte punuar si avokat nen Anastasiusin, kishte qene sekretar personal i Belisariusit te famshem dhe me pas keshilltar imperial i Justinit dhe Justinianit, ne librin e tij “Historia Arcana” shkruante se …” Iliria dhe Thraka, i gjithe vendi, qe nga gjiri i Jonit e deri ne rrethinat e Bizantiumitm, u pushtua cdo vit prej huneve, sllaveve dhe Antanaeve, prej momentit kur Justiniani u be perandor (527), dhe ata u sollen deme te papershkrueshme banoreve te atyre aneve. Une besoj se ne cdo pushtim, me teper se 200 mije vete u masakruan ose u moren ne roberi, duke i bere keto provinca te ngjashme me shkretetirat e Skithise…”

      Pra, i nderuari Pa identitet, kur te shohesh qe te kallzojne me gisht, nxirru gishtat e mesit, dhe thuaju “up yours”, ne dialektin alla romana. Ne keme akoma shume rruge per te bere qe te barazohemi me komshinjte tane.
      Kaq per tani. Po deshe me teper, te them ca dhe me shume.

      Nese se ke kuriozitet per turqinine dhe osmanllekun dhe periudhen qe lidhet me ta, mund te pyesesh Dajen e Kombinatit, se i di mire keto pune ai. Ia kane thene te paret…

  8. Aq sa mund të ketë ndonjë lloj Enciklopedi të Peizazheve që të kënaqë pronarë-autorët dhe komentuesit e blogut (një pjesë të tyre). Më mirë do ishte të mos shkruhej një e tillë, nëse po, duhej të cilësohej si Enciklopedia e Shkrimeve të Peizazheve apo Autorëve të Peizazheve.
    Shqiptarët e Maqedonisë kanë pranuar të ndërtojnë shtet të përbashkët me maqedonasit e Maqedonisë, dhe jo komb. Kështu, nuk ishte punë e tyre hartimi i Enciklopedisë Maqedonase, por mbase konsultimi i përgjithshëm a shkruarja e ndonjë zëri, pse jo dhe e të njëjtit zë në dy variante apo e opinionit të dytë, gjithmonë me dashamirësinë e palës hartuese, të cilën e ripërsëris se duhet të ishte dhe jetë ajo e maqedonasve të Maqedonisë. Por si i bëhet që nga enciklopedia e maqedonasve të Maqedonisë gjithçka kopjohet ne tekstet shkollore. Këtu duhet vënë dhe ruajtur kufiri, enciklopedia si një libër i kombit (gjithë duke konsideruar se encikopedia kombëtare nuk ka si të ruajë neutralitetin) dhe tekstet shkollore si libra të shtetit, në të cilat shpesh ndalohen gjëra që nxisin dashurinë e jo të tilla që nxisin urrejtjen.
    Kjo enciklopedi ishte si gjakosja e një plage të mbyllur keq që e ka qelbin brenda. Deri më sot po thuhet vetëm obobo gjaku, dhe se … e vërteta duhet thënë.

  9. Se greket dalin e thojne qe ne jemi atje vetem nga shekulli 14-15, Serbet po ashtu, madje Noel Malcolm argumenton qe ka pasur nje presence te vazhdueshme te Shqiptarve ne Kosove po kurrsesi ata nuk kan qene shumica ne ato treva nga shekulli 13 deri ne 17 dhe argumenton shume bukur ai, ndersa historia jone del e thote qe ne jemi shumice ne ato treva qysh atehere.

    Historiografia jone nuk guxon te flase per shumica/pakica pasi i mungojne shifrat (pikerisht per arsyen qe the ti qe nuk kane investuar ne trajnim personeli per shkuar ne site qitapet osmane), keshtu qe ne thjesht mjaftohemi me vazhdimesine.

    Sa per piken e references profesionale, kuptohet nuk duhet te jene fqinjet por AngloSaksonet dhe Gjermaniket dhe ata qe merren me arkiva Vatikani apo te Serenissima-s. Nuk duhen lene pasdore edhe arkivat e manastireve orthodokse, por si pike reference duhet te mjaftohemi me njerez si Noel Malcolm.

  10. Xha Xha, nuk veproka me selektimi i shkrimeve qe mbartin deformime keqdashese ndaj shqiptareve ne blogun tuaj?

    A eshte e vertete se vlleheve, gjendur ne disa shtete te Ballkanit, u intereson ta zhbejne idene kombetariste, si nocion?

    PS: Edhe ithtaret e vonuar te Haxhi Qamilit na mungonin.

    1. Unë gjithnjë shpresoj se shkrimeve të atilla, që “mbartin deformime keqdashëse ndaj shqiptarëve”, do t’u jepet përgjigje e merituar nga lexues të tjerë; hapësira e komenteve ekziston për t’i inkurajuar shkëmbime të tilla.

      Në përgjithësi, unë dhe të tjerë administratorë të blogut, nuk i gjykojmë shkrimet për nga përmbajtja, sepse nuk është ky qëllimi i moderimit. Mund të fshijmë komente që përmbajnë fyerje personale, që janë krejt jashtë teme, ose që nuk ndjekin rregullat minimale të debatit, ose që janë shkruar prej gjysmanalfabetësh; por jo komente që nuk pajtohen me këto apo ato parime (etike, estetike, heuristike).

      Pavarësisht nga zhurma që bëhet, më rezulton se vetëm një përqindje e papërfillshme komentesh janë censuruar, historikisht. Ka qenë një periudhë që në blog mund të komentohej lirisht, nga lexues që kishin komentuar një herë më parë. Këtë rregull do ta risjellim, kur të ulen pak gjakrat.

      P.S. Nuk e mora vesh mirë atë punën e vllehve; edhe pse di me siguri që shumë vllehë të mësuar kanë luajtur rol kryesor në lëvizjen kombëtare shqiptare gjatë Rilindjes.

  11. Per nje shembull te mire si ‘punohet’ mund te marrim Akademine Serbe te Shkencave. Botimi i saj me tematike Kosoven ofron nje material te vyer informativ. Psh Ema Milkovic studion defteret e taksindarve Osmane te viteve 1455-1582 qe i perkasin pak-a-shume territorit te Kosoves.

    Psh per vitin 1455 (pop e Kosoves rreth 65000 fryme ne 483 fshatra) duke ‘pare’ fondin antroponimik (rreth 25000 emra te pervetshem), Milkovic arrin ne perfundimin qe Kosova asokohe ka qene vetem 0.26% e banuar me Shqiptare. Sic duket emri Oliver (qe paskesh qene shume i perhapur) provon qe personi medoemos ka qene Sllav

    (http://www.sanu.ac.rs/English/Izdanja/Kosovo/02.pdf)

    Akademia e Shkencave e Shqiperise i ka dhene nje pergjigje te forte ketyre aludimeve qe ne vitet 70-te. Per trevat e Dibres dhe Pollogut (pra Maqedoni e sotme) duhet te kete patur deftere te tjere osmane, por nuk jam i sigurt sa jane studiuar nga Shqiptaret. Cdo kunderpergjige e Shqiptareve duhet te nisin nga ata deftere taksindaresh per Dibren dhe Pollogun, perndryshe do ishte e pavlere.

  12. Problemi etnik ballkanas dhe shqiptar eshte me i thjeshte se duket. Duke qene se nuk e patem “fatin” te jemi as aborigjene te Australise, as kanibale te amazones, por pasardhes te shtetasve te tre prej supershteteve me ndikues te historise se njerezimit: Romes, Bizantit dhe Perandorise Osmane, te flasesh per identitete te pastra etnike eshte si te kerkosh te percaktosh rracen e vicit me te cilen eshte bere qoftja ne mes te hamburgerit ne nje Mc Donald. Mendoj se duhet marre guximi te flitet per identitete fetare. Sigurisht te veshura me xhingla nacionaliste, por ne thelb fetare. Fqinjet tane e kane te qarte kete. Historianet tane me sa duket jane jo vetem vite mbrapa, por dhe vite anash.

  13. i dashur shkruan:

    Ne mes te viteve ‘900, Konstantin Porphyrogenatos komentonte se ” Greqia eshte bere sllave dhe nuk i perket me qyteterimit”.

    i dashur, ti ose ai nga i cili ti kopjon, përsërisni gabimin filologjik të Fallmerayer-it. Porphyrogenitus (jo Porphyrogenatos, se e bëre nga ”te lindur në porphyra = kuqe” në ”mjekërkuq”) në tekstin e mësipërm (De Thematibus, II, 53) ka në origjinal ”Εσθλαβώθη δε πάσα η χώρα και γέγονε βάρβαρος” pra “U skllavërua e gjithë toka dhe u bë barbare”. U skllavërua, jo u sllavizua. Të lutem.

    1. Ne fakt si une ashtu edhe ai nga i cili une i kam kopiuar ( nuk besoj se ju pretendoni te jini 1600 vjec ne moshe) e kane te qarte se asnjehere nuk ka pasur nje fjale GREKE per sllavet. Ne te njejten kohe as edhe nje burim romak i asaj kohe nuk e ze ne goje emrin “slav” ne ndonje lloj forme. Ata – slavet – permenden ne to nen emrin “sclavus”, emer i cili fillon e perdoret edhe ne burimet bizantine te shek. 6 i shkruar ne greqisht si “Sklavini”. Nga ku dalim tek ajo qe ju sqaroni. Apo mendoni se eshte e nevojshme te merremi edhe me “skllaverine” si ide dhe praktike?

      1. i dashur, t’a kuptoj nevojën për t’u përgjigjur në atë që kam shkruar por nuk dua të më keqkuptosh nqs të them se nuk do rri të të mësoj gramatikë të greqishtes. Plus që Porphyrogenitos këtu nuk e ka fjalën për sllavët por për epideminë e viteve 746-747 që kishte rrënë në Peloponez.

  14. Te falendoroj perzemersisht Xha Xha dhe idashur. Eshte mire qe trajtohen keshtu temash sepse po te edukojm veten dhe te tjertet qe na rrethojn per fakte te verteta historike ndofta edhe luftra dhe gjakderdhje do kishte me pak ne kyt lagje qe quajme Ballkan.

  15. te flasesh per identitete te pastra etnike eshte si te kerkosh te percaktosh rracen e vicit me te cilen eshte bere qoftja ne mes te hamburgerit ne nje Mc Donald.

    Metafora me e perkryer qe kam degjar deri tani

    Mendoj se duhet marre guximi te flitet per identitete fetare. Sigurisht te veshura me xhingla nacionaliste, por ne thelb fetare.

    Se jane fqinjet tane leshko, nuk do behemi dhe ne. Pastaj, religjioni i Shqiptarit gjithmone ka qene jashte standardit(jo vetem per faj te popullates), keshtu qe dhe ketu ke te besh me ‘hamburger MacDonaldi-i’.

  16. Cfare vlere ka ne shekullin XXI se kush erdhi i dyti dhe ke gjeti diku ne shekullin VII? Njerezit levizin nga nje vend ne tjetrin, dhe pas dy brezash, qameti tre, behen vendas. Shume shume mbajne mend qe te paret e tyre kane ardhur nga diku tjeter, tregojne ndonje histori dhe kaq.

    A beson njeri vertete se Kosova u be e pavarur meqe ishin shqiptaret me te vjeter aty se sa serbet, apo pse aktualisht Kosova ka perberje me kompakte, me shumice shqiptare, te ndare mire nga popullsia serbe, plus persekutimin serb?

    Cfare ndryshimi kane keto argumente per Ballkanin nga ato qe bejne fiset kundershtare ne Etiopi e Sudan, qe po vriten e priten nje zot e di pse?

    Asnjehere nuk e kam kuptuar pse Maqedonia eshte shtet artificial, i sajuar. Vetem se s’ka perberje etnike kompakte? Keshtu si po vene punet, shume shpejt asnje shtet nuk do jete etnikisht i paster. Si i behet pastaj, nxjerrim qitapet te gjejme kush erdhi i pari, i dyti, i treti? Apo rrembejme armet dhe i hyjme spastrimit.

  17. Kjo teme eshte vertete nje nga temat me te rendesishme per boten shqiptare sot. Dikush mund te thote se kjo eshte pa lidhje, se ne kemi halle te tjera me te renda, etj si keto. Por e verteta eshte se bota jone intelektuale eshte ne nje krize te rende mendimi, e kjo krize gjeneron cdo lloj krize tjeter. Jane shume te paket intelektualet si xha xhai, qe pranon se mendimet edhe ndryshohen duke lexuar vazhdimisht – ndaj kjo krize mendimi vjen me shume edhe prej faktit se ne nuk lexojme, shpesh refuzojme te lexojme e te reformojme mendjet tona, pasi dijet e marra na shembin bestytnite nacionaliste te mesuara permendesh qe ne kopsht.
    Prej kohesh, bashke me shume kolege antropologe te Ballkanit, diskutojme e debatojme se si ne mund te ndreqim ate qe shkaktuan themeluesit e shkences sone ne Ballkan. Debatet vazhdojne, por gjeja me e rendesishme eshte se, ashtu sikurse propozon Xha xhai, ne ulemi neper tryeza, me letra te hapura, dhe perpiqemi te demitizojme disiplinen tone shkencore. Antropologjia ballkanike sot eshte nje nga deget e dijes lokale qe me se shumti po ia arrin te dekonstruktoje nacionalizmin (Mjaft te permend ketu qe dy nga kritiket e pare e me te rrepte te regjimit nacionalist te Milosevicit ishin antropologet serbe Mirjana Prosic – Dvornic dhe Ivan Colovic (nje nga intelektualet me aktive te “Rrethit te Beogradit”)).
    Por ja qe mit krijuesit me te forte dhe baballaret e kombetarizmit urrejtjenxites ne Ballkan jane historianet dhe folkloristet. Pervec te tjerave, atyre u mungon edhe deshira edhe vullneti per te debatuar me njeri tjetrin. Ndoshta politika do te beje te veten, por nese historianet do te pajtoheshin me njeri tjetrin, te pakten shkenca nuk do te vazhdonte te perdorej si arme ideologjike, mendimi i pavarur do te zhvillohej, dhe gjithesesi shoqeria do te reflektonte ne menyre me pozitive perkundrejt sfidave te multikulturalizmit.

  18. Nga ç’kishin thënë “maqedonasit” në Enciklopedinë e tyre, nga më irrituesit për tanët u duk sikur ishte pohimi se “shqiptarët kanë zbritur nga mali”, i cili njëfarësoj bashkëtingëllon me epitetin përbuzës “malok”, ose të tjera mite dhe përfytyrime keqdashëse për jetën në majë të malit.

    Edhe Fatma në komentin e vet shkruan se:

    Komike eshte vertete me disa interpretime historike qe po degjojme ketu por qe jane te vjetra me dhjetevjecare dhe qe akademia maqedonase i rimerr se fundmi.
    Per shembell-”Shqiptaret kane zbritur nga malet !”, a thua se ne ato gerxhe ku vetem instikti i paperballueshem i jetes te detyron te jetosh, Lek Dukagjini kishte instaluar inkubatore qe punonin 24 ore nonstop e prodhonin klone shqiptare qe pastaj dyndeshin, si sllavet ne shekullin e VI , ne rafshultat pjellore e permbytnin gjithcka.

    Unë nuk di të them nëse kjo është apo jo “komike”; por vetëm pak javë më parë, në shkrimin me titull “Frigoriferët e shqiptarisë”, i isha kundërvënë pikërisht një miti nga më të suksesshmit në kulturën tonë kombëtare, sipas të cilit vetëm në malet janë ruajtur “shqiptarët e vërtetë”.

    Kaq i suksesshëm është ky mit romantik, sa kur u thua disave se kjo edhe mund të diskutohet, reagojnë sikur t’u kesh mohuar atësinë; nuk u mbajnë gjunjët, as leqet e këmbëve.

    Tani, duam apo nuk duam, ajo e zbritjes së shqiptarëve nga mali, që thonë “maqedonasit”, nuk është veçse ana tjetër e së njëjtës monedhë; ose leximi alternativ i të njëjtit mit. Ne themi se në malet tona kreshnike ka rrahur zemra e shqiptarisë, ata thonë se ju shqiptarët keni zbritur nga mali dhe na keni vënë përpara.

    Në të dy rastet, mali ravijëzohet si inkubator i çka do të shfaqet më vonë edhe në fushë.

    Mitet tona, kur i marrin të tjerët dhe i stërvitin në oborret e tyre, na duken të papranueshme, raciste, anti-shqiptare…

    1. Mua nuk me duket se ka ndonje korelacion.

      Per “shqiptaret e vertete” do ishte mire te percaktohej me pare se c’kuptohet me shqiptar te vertete, ne c’sens perdoret.Se po te jete ne kuptimin e unitetit gjenetik, edhe une kam pershtypjen se ne male mund t’i gjesh me se shumti. Po te jete ne kuptimin se ata te maleve u kane rezistuar me fort pushtimeve edhe une kete opinion kam.Po qe ne kuptimin e zhvillimit qytetar sigurisht qe jo ne male.

      Po sido qe te jete qe ‘shqiptaret zbriten nga malet’ nuk eshte perdorur ndonjehere per shqiptaret qe realisht banonin ne male por per gjithe shqiptaret si komb, si maloke te prapambetur ne nje kuptim percmues. Prandaj nuk ka pse ngaterrohen dy gjera krejt te ndryshme. Te mos e bejme sallate maqedonase.

      Per ‘zbritjen nga malet’ thelbi qendron ne ate se a eshte e mundur qe keto male me resurse jetesore te kufizuara ne ekstrem te sherbenin si nje bombe demografike aq e fuqishme sa te superonin fushat pjellore ku ishin ngulur sllavet e panumert. Mundesite jo vetem ne praktike por edhe ne kushte ideale jane zero. Logjikisht rrjedh qe ‘shqiptaret zbriten nga malet’ eshte nje mit i gatuar ne kuzhina te tjera.
      Ne ato ‘akademira’ qe jo vetem simbolikisht por dhe realisht na kane ngjitur me se nje here ne male.Por jo te gjithe ama, se shume mbeten si raja ne fushat qe kishin qene te tyret dhe kur u erdhi rasti , bashke me ata te maleve,u bene aq sa munden perseri zoter te tyre.
      Haka vete te i zoti-tha.

  19. i nderuar arnaut. A jane leshko fqinjet tane apo ne, eshte per t’u diskutuar. Po te shohesh historine e ballkanit ne vitet e fundit sheh qarte disa pozicionime strategjike, ekonomike ndonjehere dhe ushtarake te cilat e kane orgjinen ne identifikimin fetar. Po jap disa shembuj:
    1- Aleanca shpirterore Greqi-Serbi… Rusi.
    Greqia si mendim publik s’e identifikon veten si pasardhese e heleneve te lashte, patrice te ballkanit qe nuk duhet t’a beje veten pis me ca ardhacake te vone si sllavet, as si anetare e NATO, aleate me shume detyrime politiko-ekonomike e USA, por si nje moter e vendeve ortodokse qe po masakrohen nga integralizmat muslimano-katolike dhe nga imperializmi anglo-amerikan……..
    2- I kujtohet ndokujt lufta ne Maqedoni. Nga i erdhen ndihma ushtarake ( helikoptere luftimi shume te pershtatshem per lufte antiguerrile) Maqedonise? Nga Ukraina moter
    3- E dini qe ekziston nje deklarate qe per turpin tone eshte e firmosur nga afersisht nje milion shqiptare, kryesisht ortodokse, por jo vetem te tille qe jane greke????????
    4- E dini qe te pakten ne qytetin tim ( Vlore) jo vetem banoret e Himares dhe rrethinave por edhe vllehet marrin pensione nga shteti grek…..
    Mund t’a coj numrin ne 1000 po te jem me i ngeshem por keto pergjithesisht dihen.
    Perdhunuesit jane fajtore, por po dole ne 2 te nates nudo ne nje lagje periferike, e kemi fajin vete.

    cili eshte faji yne????????

    Le t’a diskutojme.
    Pse nje pjese e shqiptareve ortodokse jane te gatshem te quhen greke????
    Pse nje pjese e shqiptareve muslimane nderruan emrin fene dhe kombesine per nje vend pune para 15 vitesh?
    Pse politika shqiptare ne menyre te qarte eshte sherbetore e interesave te fqinjeve?
    A e ka bere kush nje analize te thjeshte per rrugen Durres _Kukes?
    Greqia per interesa te gjithanshme eshte kundershtare e saj por rruga po behet me kredi me interes te larte marre nga banka greke. a thua se per te bere te vetmen gje te hajrit ne Shqiperi ne 20 vitet e fundit duhej nje kompromis me Greqine?

    etj etj etj
    Po t’i shohim keto del nje rezultat krejt tjeter per ceshtjen se kush eshte leshko.

    1. T, ti ngre shumë çështje në komentin tënd, por unë, për interesat e mi, po përqendrohem në dy pyetjet që bën më poshtë:

      Pse nje pjese e shqiptareve ortodokse jane te gatshem te quhen greke?
      Pse nje pjese e shqiptareve muslimane nderruan emrin fene dhe kombesine per nje vend pune para 15 vitesh?

      Kuptohet që kjo gatishmëri për të ndërruar kombësinë ka disa shkaqe, mes të cilave do të përmendja: (1) natyrën thelbësisht hileqare të marrëdhënieve që vendos shqiptari i thjeshtë me autoritetin (shkelja e syrit); (2) idenë e çuditshme, të frymëzuar nga miti kombëtarist, se përkatësia në një komb shoqërohet vetvetiu me privilegje ose arsye për t’u mburrur (o sa mirë o me kenë shqyptar); (3) paaftësinë dhe moskokëçarjen arrogante të institucioneve publike të shtetit shqiptar, për t’u dalë zot qytetarëve të tyre dhe për t’ua motivuar atyre këtë qytetari; (4) politikave kombëtariste që frymëzojnë veprimtarinë administrative të shtetit grek.

      Prandaj, për mendimin tim, shumë prej bashkëkombasve tanë, të cilët nuk e konceptojnë dot përkatësinë e tyre kombëtare përtej mburrjeve në publik, do të jenë gati për të ndërruar komb, së paku në publik, sapo të mos kenë më arsye, motive ose interes për t’u mburrur me kombësinë e djeshme.

      Me këtë, nuk dua të dënoj njeri, meqë natyra e dukurisë është më shumë sociale, se etike. Nëse dikush ndihej dje shqiptar, por sot zbulon se ndihet më shumë grek sesa shqiptar, është e drejta e tij e pamohueshme të deklarohet për këtë ndërrim kombësie, veçanërisht në ato rrethana kur kjo i intereson edhe materialisht.

      Përkatësia kombëtare nuk është tatuazh, që të mos e shlyesh dot kurrë (edhe pse sot deri edhe tatuazhet i zhbëjnë). Ka njerëz, nga ana tjetër, të cilët thjesht gënjejnë, dhe u deklarojnë autoriteteve (greke) gjëra të paqena; dhe që pastaj do të të thonë se e bënë “për fëmijët”, ose qoftë edhe për vete, për të jetuar më mirë. Cili prej nesh do të guxojë t’i qortojë?

      Aq më tepër, kur dëgjon kombëtaristët tanë që përkatësinë kombëtare gjithnjë e përkufizojnë si të ishte përkatësi në një klub të zgjedhurish (“ti s’e meriton të jesh shqiptar”), vallë nuk është logjike që njerëzit të cilët nuk duan të jenë më shqiptarë, qoftë edhe për sy e faqe, vetvetiu dhe bash për këtë arsye të përjashtohen automatikisht nga përkatësia? Po nëse kjo është logjike, atëherë ç’kanë kombëtaristët që indinjohen kaq shumë?

      Mbaj mend, vite më parë, kur akuzuan disa shqiptarë nga Dibra e Madhe se ishin ngatërruar me një celulë terroriste islamike në NJ, reagimi kryesor nga masat e lexuesve, në të gjitha llojet e mediave ishte: këta nuk janë shqiptarë, sepse një shqiptar kurrë nuk e bën atë. Në të njëjtën mënyrë, kombëtaristëve do t’u sugjerohej që të arsyetonin kështu: kush heq dorë nga kombësia shqiptare, nuk e meriton atë kombësi.

      Por nga pikëpamja sociologjike, këtu ka disa gjëra që ftojnë për reflektim; dhe veçanërisht bindja e këtyre njerëzve që kombësinë e tyre mund ta përdorin për të përfituar diçka… Vallë nuk është e trishtueshme të ndodhë kjo, në mijëvjeçarin e tretë? Sido që ta rrotullosh, madje edhe po të thërresësh në ndihmë instinktet tona parazitare, faji i mbetet në derë kombëtarizmit – shqiptar, grek, maqedonas, chi se ne frega.

  20. Plotesim komenti
    Momentalisht flamurin e nacionalizmit po e mbajne disa qarqe te cuditshme katolike. Nacionalizmi i tyre eshte aq perjashtues sa ortodokset i konsideron tradhetare te lindur, muslimanet si shqiptare te prishur dhe vec ata shqiptare te paster a thua se versioni i Krishtit sipas tyre e kishte emrin Enkelejd dhe kish lindur ne dardanine jugore……………

  21. Po te shohesh historine e ballkanit ne vitet e fundit sheh qarte disa pozicionime strategjike, ekonomike ndonjehere dhe ushtarake te cilat e kane orgjinen ne identifikimin fetar.

    Pikerisht kjo ndodh sepse ‘strateget’ jane leshko. Keto pozicionime jane bere vetem brenda kahut ortodoks ne Ballkan, dhe sipas teorise te ‘perplasjes te qyteterimeve’ keta stratege shohin Rusine si qender(ne mos Rome e Trete).

    Tani, perplasja e qyteterimeve (teori e publikuar ne 1993) eshte ne renie, keshtu qe nuk mund te informohemi dot prej saj apo prej Samuel Huntigton-it (i informuar vete nga Bernard Lewis dhe neocon-et).

    Madje rasti ne fjale s’ka te beje fare me keto pozicionime, po thjesht me shkence te mirefillte sociologjike

  22. Mbaj mend, vite më parë, kur akuzuan disa shqiptarë nga Dibra e Madhe se ishin ngatërruar me një celulë terroriste islamike në NJ, reagimi kryesor nga masat e lexuesve, në të gjitha llojet e mediave ishte: këta nuk janë shqiptarë, sepse një shqiptar kurrë nuk e bën atë. Në të njëjtën mënyrë, kombëtaristëve do t’u sugjerohej që të arsyetonin kështu: kush heq dorë nga kombësia shqiptare, nuk e meriton atë kombësi.

    Nuk jam i sigurt por ata qe emigrojne ne Gjermani heqin dore nga ‘qytetaria’ jo ‘kombesia’. Besoj do jete e njejta per qyqaret ne Greqi, ose Itali.

    Ndersa ne Kanada ku jam une, ne pasaporten kanadeze thote kombesia “canadian”. Kuptohet une aplikova per qytetari jo per kombesi, keshtu qe edhe ne rastin tim sugjerimi juaj nuk aplikohet.

  23. Kam deshire te jap mendime per disa ceshtje qe dolen nga diskutimet:

    Fatma,

    respekt. Nuk dua ti heq asnje presje shkrimit tend.

    Xha xhai shkruan:
    Më në fund, mua më duket se të gjitha këtyre debateve historike e pseudo-historike po u japim më shumë vlerë e peshë se ç’meritojnë. Identitetin njeriut duhet t’ia japë vetja, familja….. etj.

    Me vjen keq po pjeserisht nuk jam dakort me kete mendim.

    Kjo thenie eshte e drejte kur eshte fjala per nje person qe jeton ne USA ose Kanada, se atje (sic me tha njehere nje gjerman qe ndejti ca vjet ne Kanada) ishte mese normale qe ne nje restorant te degjoje te pakten dy gjuhe te tjera te huaja. Atje mbetet edhe prejardhja thesht si dicka interesante, kurioze per te tjeret.

    Ne Ballkan ku te pakten ne historine e 100 vjecarit te fundit, sllavet dhe greket u perpoqen se bashku per te ndare mes tyre teritorin ku kane jetuar dhe ku jetojne edhe sot shqiptaret dhe nga ky synim nuk kane hequr dore akoma, eshte mese e kuptueshme qe per ne shqiptaret, identiteti kombetar dhe autoktonia jane vendimtate per ekzistencen e shtetit dhe kultures sone.

    Une mendoj se dy gjera duhet te mos ngatarrohen me njera-tjetren:
    (1) Shkrimi i historise dhe fakteve te saj qe duhet bere ne menyre neutrale dhe te drejte dhe
    (2) Interesat e shteteve ballkanike per te jetuar se bashku ne paqe.

    Njohja historike e faktit se shqiptaret, te pakten ne territoret ku jetojne sot, jane autoktone, nuk do te shkaktonte asnje problem politik per ata qe duan te jetojne ne paqe se ne nuk kerkojme ndonje revidim te kufijve etj… Pohimi se shqiptaret jane te „ardhur“, sipas pervojes historike ushqen mundesine per te kerkuar debimin e tyre. Pra (Armanda) suksesi i bashkepunimi me koleget e tjere te Ballkanit varet vetem nga deshira e tyre e mire per bashkjetese. Kjo eshte edhe arsyja (ne pergjigje te pyetjes tende LG) se „Cfare vlere ka ne shekullin XXI se kush erdhi i dyti dhe ke gjeti diku ne shekullin VII?“.

    Trajtimi politik i temes nuk do te thote fshirje ose fshehje te fakteve ose te vertetes por ka te beje vetem me faktin se si i vleresojme ne keto tema ne lidhje me synimet tona per bashkjetese ne Ballkan. Ne qofte se te gjitha palet pranojne historine por angazhohen per nje bashkejetese ne paqe, pa komplekse etnike e territoriale, atehere shikohet historia si nje fatkeqesi (per njerin popull mbase me shume e per tjetrin mbase me pak) por si kapitull i mbyllur. Uroj (Armanda) qe kete ta arrish me koleget Ballkanas.

    Meqe eshte fakt se shqiptaret (panvarsisht nga levizjet etnike te te kaluares) jene pasardhes te atij populli qe ishte autokton ne trevat ku banojne shqiptaret sot, pra edhe para dyndjeve slave te shek. VI etj., atehere eshte „Enciklopedia“ maqedonase e pa sakte, e fallcifikuar. Kjo nga ana historike.
    Nga ana politike nuk i sherben bashkjeteses ne ballkan prandaj ska asnje arsye per te mos e kundershtuar energjikisht.

    Une i kuptoj ata shqiptare qe jane te lodhur nga keto ceshtje, ose perpiqen te demokratizojne vehten duke u bere si neutral per to. Jo vete ne kete Blog por kam njohur edhe te tjere qe, ruges kur ktheheshin per shqiperi, shanin shqiptaret si te prapambetur dhe harronin se ishin nje prej tyre…. (nje rast per sofistet). Une mendoj se jo duke share ose kritikuar, por duke kultivuar anet me te mira njerzore mund te prezantohemi kudo si shqiptare qe jemi, dhe te gezojme nga te tjeret respekt te plote. Per kushtet historike te shqiperise nuk kemi pse te turperohemi me ato qe kemi arritur se ka te tjere si Kurdet qe jane nje popull dhe kane nje territor kush e di sa here me te madh se ne e si jetojne sot…

    Ne qofte se nje njeri nuk respekton veten e tij (perfshire edhe nacionalitetin) si mund te presesh te te respektoje tjetri.

  24. KANË THËNË :

    “Mitet tona, kur i marrin të tjerët dhe i stërvitin në oborret e tyre, na duken të papranueshme, raciste, anti-shqiptare… “.

    Xha Xhai

  25. Si per ironi te fatit shikoni pak titullin e nje artikulli aktual: “Teksti i Historisë: Në vitin 1997, opozita organizoi “rebelim komunist””. Shikoni pra se si manipulohet historia dhe tek ne per ceshtje me te vogla se shpetimi i kombit. Nuk jemi me te vertete me te mire se Maqedonasit prandaj nuk duhej cirrur e pergjigjur me gjithe gamen e historise e mitologjise shqiptare ndaj nje problemi social e politik.

  26. KANË THËNË :

    “Patriotizmi, nacionalizmi dhe shovinizmi rrinë ndaj njeri-tjetrit si shëndeti, neuroza dhe çmenduria“. (Umberto Saba)

  27. Shqiptaret bene lufte ne 2001 per te mos qene komb i njejte me sllavet ne maqedoni, e konceptonin shtetin si shtet binacional. U derdh gjak per kete dhe palet u pajtuan per nje zgjidhje te tille. Te quash shqiptaret e maqedonise komb maqedonas shihet qart se njerezit kane shume pak informata per situaten reale ne maqedoni.

    Mbetesesh i pershendetur.

  28. Rruga02, kujt i drejtohesh me këtë koment? Kush i paska quajtur shqiptarët e Maqedonisë “komb maqedonas”? Tema ka pasur kaq shumë komente, sa është e pamundur të ndiqen fijet, pa referime konkrete.

  29. Xha xhai: “Ne qeshim me disa intelektualë maqedonas, që përpiqen të përvetësojnë kultura, popuj, institucione dhe heronj të Ballkanit të lashtë, si Aleksandrin e Maqedonisë; por harrojmë që mëkate të ngjashme bëjmë edhe ne të tjerët, në mos për të lartpërmendurin mbret e perandor, për gjithfarë figurash dhe bëmash të tjera, që nga etruskët e faraonët e Egjiptit e deri te dinastitë mbretërore të Europës Mesjetare.

    Ne nuk e kuptojmë dot si disa maqedonas refuzojnë të pranojnë se të parët e tyre, sikurse sllavët e tjerë, kanë ardhur në Ballkan relativisht vonë, sidomos në krahasim me fqinjët e tyre josllavë; po a nuk jemi vallë vetë ne që u vëmë fëmijëve emra ilirë të kopjuar nga pllaka varresh dhe e marrim vijueshmërinë iliro-shqiptare si të ishte një e vërtetë historike po aq evidente sa edhe lumi Drin?”

    Mua me duket se citimet e sjella kane nje kunderthenie me nje paragraf me lart, po aty:

    “në vija të trasha, historia e Ballkanit në kohët e reja dhe e kombeve të gadishullit ballkanik njihet; dhe se ajo histori që njihet nuk përkon gjithnjë me atë histori që shkruhet e gdhendet në enciklopeditë dhe u rrëfehet fëmijëve në shkollat” (“njihet” me bold).

    Lidhur me keto desha te them:
    Se pari, nese kjo histori NJIHET, ku njihet dhe shkruhet se njihet, nese nuk shkruhet ne enciklopedite qe bejne akademite shkencore, zyrtare, te shteteve me fryme politike kaq jokombetariste, dmth demokratike dhe evropiane, sa meritojne madje, edhe te shperblehen para nesh me levizjen e lire ne BE? Se ne OKB nuk njihet, per shembull, perndryshe duhet ta kishin pranuar pa asnje hezitim Kosoven shtet te pavarur, pa asnje “kushtezim”, madje, edhe projektin e Shqiperise Etnike qe po e propagandojne disa.
    Se dyti, nuk duhet që me mire, si qytetare, t’i kerkojme llogari shtetit sa ka investuar per specializimet, per mundesimin e kerkimit ne arkivat e vendeve te medha etj., etj., etj., etj…., se sa te priremi ndaj pranimit se edhe ne s’jemi me te mire, se edhe ne kemi krijuar mite te rreme apo kemi pervetesuar mite qe s’jane tonat? Ti kerkojme llogari edhe kur ngaterron politiken me tekstet e shkolles dhe hap sherre qe s’cojne asgjekundi, se vijne ata te tjeter neser ne pushtet dhe e nderrojne prape historine dhe mjare kalamajte tane! S’e kane kuptuar se s’ka me pushtet 50-vjeçar per asnjerin!
    Se treti, nuk besoj se e ke fjalen per mite qe qarkullojne ne popull apo qe artikulohen nga persona studiues, te themi, privatë ose amatore (shqiptare ose jo), te cilet shkruajne libra dhe hedhin teza per origjinen pellazgo-ilire dhe vazhdimesine e shqiptareve te sotem; per pervetesimin e miteve pellazge nga greket ardhes ne Ballkan etj. Nuk flas as per propaganden kombetariste qe u desh te benin rilindasit, ndoshta edhe me nota euforike, se ata fundja nuk ishin historiane te mirefillte.
    Kurse per personat e apasionuar pas historise se lashte (njeri prej tyre, qe jeton ne Paris, Arsim Spahiu, mbrojti doktoraturen atje, pikerisht me tezen e origjines pellazgo-ilire te mitologjise greke, pa ndonje mbeshtetje zyrtare nga specialistet e Tiranes), por fundja, ata i botojne studimet me emrin e tyre dhe mbajne pergjegjesi personale per to. Mesa di, sipas N. Cekes, teza e prejardhjes ilire te shqiptareve eshte pranuar; kurse lidhja iliro-pellazge has rezistence, sipas A. Spahiut, sepse duhet te permbyset nje histori e tere boterore e kultures (jo vetem historiografi), qe e ka pare Greqine e lashte si djepin/vatren e kultures se Perendimit. Ne punimin e tij trajtohet veç edhe shtresa autoktone e kultures arkeologjike, mitologjike etj. ne raport me ate te ardhesve maqedonas.
    Nuk eshte e lehte te permbysen tradita te tera, me deshmi shkrimore prej shekujsh qe i injorojne shqiptaret, me deshmi apo teza ne favor te tyre, dmth t’i perballesh ato me potencialet intelektuale dhe materiale te nje populli qe vetem ne shek XX pati per here te pare shtetin e vet, alfabetin e vet, shkencen e vet. Por edhe e pamundur nuk mund te mendohet. Para 100 e ca vjetesh as shqipja nuk pranohej si gjuhe me vete, apo jo?
    Tani ka ardhur çasti qe te pranohen shqiptaret ne teresine e tyre, per aq sa zene vend realisht nder popujt e Ballkanit, per aq sa kane dhene e kane marre. Sepse tani nuk mund te injorohen me. Ky eshte thelbi i problemit, madje, i shume problemeve jo vetem shkencore apo vetem kulturore te sotme ne Ballkan. Edhe i ketij debati te nisur ketu. Dhe s’kane per t’u zgjidhur pa u zgjidhur e drejta historike e shqiptareve. Ky nuk eshte revanshizem, por realizem dhe debat normal, pavaresisht acarimeve nga provokimet.
    Shekuj me radhe kur jane injoruar shqiptaret, jane masakruar, jane shperngulur, jane copetuar, mendoni se nuk ka pasur acarim ne popull? Po nuk i ka degjuar kush. Tani, fale kohes qe ka ardhur, ata mund te degjohen dhe degjohen, te jemi te sigurt, duhet te mos tregohen kombetariste, se s’jane me te mire se te tjeret? Cilit popull rrotull ia kemi bere ne ato qe kane bere fqinjet dhe ca me tej me ne?
    Megjithe ate, teza te tilla (nuk mund te them se deri ne cfare shkalle jane shkencerisht te pa/sakta) nuk jane mbeshtetur nga ata qe perfaqesojne institucionet shteterore shqiptare, si Akademia. Mbaj mend nje debat ne nje televizion me nje studiues franko-shqiptar me arkeologe, gjuhetare e historiane tanet (nder ta edhe Ceka) dhe faktin qe keta te fundit nuk pranonin te mbeshtesnin teza qe argumentoheshin ne menyre amatore, sipas asaj qe u duk, per origjinen pellazge.
    Po tani cfare, duhet te heqim dore perfundimisht nga kerkimet ne te tilla fusha se keshtu do te na akuzonin per “kombetariste primitive”? Ndersa kulturat e tjera kane punuar me shekuj per te ngritur kultin e tyre, edhe duke pervetesuar vlerat tona, duke mohuar edhe se ekzistonim mbi faqe te dheut? Dhe kete e kane bere me politika shekullore shteterore (se kishin shtet te tyre prej qindra vitesh), me platforma te tera akademike (kur ne s’kishin as fillore ne gjithe vendin), me propagande dhe mbeshtetje nderkombetare (vete ose me aleatet e tyre te medhenj te se njejtes fe), me ushtrite e zjarrin e masakrave qe vinin menjehere pas tyre!

    Ndjese per tonin, po ka ca te verteta qe duhen marre parasysh. Perpara se te kerkosh nga vetja qetesi, bashkepunim apo racionalitet, ne mode sot, duhet sqaruar se bashkepunimi dhe qetesia te vjen edhe nga partneri perballe, qe edhe ai do te njejten gje. Nuk e ka emrin marreveshje ajo qe vendoset midis te pabarabarteve. Ky eshte ne fakt problemi me i madh i shqiptareve ne Ballkan e me gjere. Ajo qe i kerkojme vetes eshte qe te arrijme te behemi te barabarte, nderkohe, ne do te behemi te barabarte duke filluar nga te menduarit e vetes si te barabarte. Edhe fqinjet me ne fund duhet te mesohen me kete mendim.

  30. dopodihermes,

    jam plotesisht i nje mendje me ty.
    Me qendrimin tend xha xhai nuk jam plotesisht dakort, vecanerisht per nga menyra se si ti e trajton temen. Ti sigurisht qe mund te lesh ceshtje ose pyetje te ndryshme te hapura ne shkrimin tend, por jo temen themelore ta trajtosh ne menyre te tille, sa ti krijoje pershtypjen se nuk eshte asgje ose pothuaj se asgje e provuar ose vertetuar. Ti shkon aq larg, sa qe qendrimi yt te krijon pershtypjen se hedh mjegull edhe mbi fakte ose studime serioze qe tashme njihen nga studiusit perendimor te ketyre fushave (sic permend edhe dopodihermes me siper ose te tjere).
    Mendoj qe ne nje situate antagoniste vetem thenia “une nuk mar pjese ne debat” mund te jete neutrale. Cdo gjykim publik tjeter, qofte edhe ne dukje asnjanes, favorizon situaten e njeres ose te tjetres pale.

  31. Te lashtet qe mberriten te paret

    Si esht e mundur qe e vetmja gje qe dine te bejne me te lashtet e gadishullit esht te pergjojne or e çast komshinjte se mos guxojne e thone ndonje gje, sipas tyre, perbuzese?

    Pse me te lashtet e Ballkanit nuk shikojne se po deshtojne,gjate shekujve, te krijojne nje shtet dinjitoz dhe aty mes vedi, aty ku asnje komshi nuk ua mohon te drejten e te qenit vazhdimesisht me te lashtet?

    Nga ana tjeter, si mund t’i mohohet Aliut, birit te Muhametit dhe Sadijes, te qenit me i lashte se, bie fjala, George, biri i Joanit? Te qenit vazhdimesisht me i lashte, vazhdimesisht, qe nga pellazgo-iliri Bardyl. Ky i fundit ishte biri i Teutes dhe Agronit? Apo i Fatimes dhe Ymerit ? Apo i Gjonit dhe Vojsaves ? Apo i Aleksandrit te Maqedonise dhe Nene Terezes?

    Apo i kujt o ju te lashte, o ju qe s’dini nga vini po e dini se vini para te tjereve ? O ju te lashte qe vini para te tjereve por qe gjate rruges se gjate, ndersa u paraprinit te tjereve, humbet tiparet antropomorfologjike te homo sapiensit per t’i ngjare atij qe i paraprinte ketij te fundit. Se ishit mesuar te vinit te paret. Ishit te paret.

    Nga ana tjeter, mjafton te shohesh Muharremin apo Teuten kur gjallojne, ne atdhe- te pare midis te pareve- , apo ne Evrope – te paret perpara atyre qe erdhen pas – per te kuptuar se te paret e vertete, qe vertet sosen te paret jo vetem ne Ballkan por dhe ne te gjithe rruzullin, jane pikerisht ATA, Muharremi dhe Teuta.

    Muharremi u ka thene shokeve te tij italiane ta therrasin Massimo, se pikerisht keshtu tingellon versioni katolik i emrit shqiptar. Esht i sigurt qe Muharrem esht emer shqiptar, bile tipik fare. Qe Muharremi mberriti me te paret ne gadishull dhe ne kontinent e kupton shume shpejt. Esht aq mendjehapur dhe perendimor sa feston dhe Krishtlindjet. Perveç Ramazanit. Shenje e qarte e tolerances fetare, fenomen ky qe mund te preke vetem popujt fare fare te lashte. Forma e kafkes le pak per te deshiruar, esht disi e shtypur nga mbrapa, por kjo esht pasoje e 50-vjet komunizmi te eger.

    Per te mos folur per Teuten, gjithçka ne te flet per lashtesine e deres nga vjen. Bije kooperativistesh, u be me shkolle te larte nen regjim por pastaj e denoi dhe u distancua nga ky i fundit sepse zbuloi qe e kishte lene mbapa Evropes. Dhe ke pa?! Ate, pasardhesen e denje te Mbretereshes Ilire!! Tani ka shume nxitim, deshiron te kape patjeter dhe sa me pare Evropen. Ka blere dhe Benc, le te shpresojme qe do e kapi dhe do e kaloje Evropen brenda pak viteve. Ka te drejte,dreqi e mori, ka mberritur e para ne Ballkan!

    Falenderoj autoret qe me ngacmuan menderisht aq sa te artikuloja keto pyetje e kete shfryrje qe nuk ka te beje me ke mundohet te nxise mendimin kritik dhe veteironine, virtyt i çmuar qe mban gjalle gjithe ata shqiptare qe si puna ime nuk sosen te paret ne Ballkan.

  32. eVonuara,
    nuk di se nga c’planet ke zbritur a se ne c’stad evoluimi ke mbire ne anet tona, por, meqe s’ke asnje argument per te sjelle, me mire mos na çudit me formen prej ufoje te kafkes, qe mund te ta kene sjelle bashke me pajen ne maje te kalit. Nese e njeh shqipen, ketu flitet per te barabarte sot dhe jo se kush ishte i pari, kur, ku. Prandaj “shfryrjet” perdori per te ngjashmit me veten, se NE i “mbajme gjalle”, por duke i ngarkuar si mushka uji (qe te mos shohin majtas-djathtas, se gremisen), ata qe u ngacmohet bishti me shume se koka. Dhe sot s’kemi nevoje t’i pergjojme, se e shpallin vete me mburrje qe jane te bohçes. Kohe moderne!

  33. Me sa c`duket, protestat shqiptare kunder “enciklopedise” se re novaMaqedonase, kane qene te pavend, te ekzagjeruara, dhe me thene te drejten, te pamerituara.

    Them keshtu sepse po te ishte reagimi i grekeve proporcional me ate tonin, ne lidhje me cfare thone novaMaqedonet per ta, s`do ishte cudi qe armatat greket, me mendjen e shqiptarit, do te dilnin per shetitje deri ne Skopje.

    Keshtu, psh, ne faqen 67 te kesaj enciklopedie, nen fjalen “grek” shkruhet se: “…kerkimet e fundit kane treguar se populli grek e ka prejardhjen nga fiset afrikane te shkretetires se Saharase…”.

    Me te njejtin vrull, novaMqedonasit i shpjegojne botes se greket u influencuan nga vendasit dhe bene te tyret kulturat e Ballkanit, te cilat ishin te zhvilluara. Keto influenca kulturore me pas u shiten se arritje origjinale te grekeve.

    Por mos kujtoni se mbaron me kaq. Ka akoma. Sllavomaqedonet, kur i ze inati, jane si kale i ndersyer. O e cojne deri ne fund ate o s`ka. Mbi cdo gje, ata shohin si nje problem tejet te madh edhe vjedhjet e paskrupullta qe u kane bere atyre greket ne vitin 1100 para eres se re, apo edhe ne vitet 400 p.e.s. Greket, keta hajdute te zinj, te ardhur nga shretetira e Sahares, u vodhen slavomaqedoneve cdo tradite dhe kulture, duke filluar qe nga Homeri e deri tek Partenoni. “… Edhe epikat e Homerit dhe Parthenoni nuk jane resultat i kulures greke, por resultat i fallsfikimit, adoptimit, madje edhe rrembimit te ketyre kulturave lokale vendase, si ajo e jona, maqedonase…”

    Ne kete freakin tempora me lousy mores, nuk po merret vesh me se kush eshte sagllam e kush eshte i manget. Ne njeren ane kemi 260 akademiket novamakedon qe kane vendosur te hedhin poshte e te rindertojne edhe nje here nga zero historine e botes. Nga ana tjeter kemi Kloset dhe Lubonjet tane, qe ne ndonje “astral trip”, kane pare dhe kane arritur perfundimin se Shqiperia ka qene dhe eshte nje terra nulis. Mua keta me ngjajne te gjithe njesoj. Se te marre se te zgjuar, kush di te thote?.

    1. I dashur, ti shkruan:

      Ne kete freakin tempora me lousy mores, nuk po merret vesh me se kush eshte sagllam e kush eshte i manget. Ne njeren ane kemi 260 akademiket novamakedon qe kane vendosur te hedhin poshte e te rindertojne edhe nje here nga zero historine e botes. Nga ana tjeter kemi Kloset dhe Lubonjet tane, qe ne ndonje “astral trip”, kane pare dhe kane arritur perfundimin se Shqiperia ka qene dhe eshte nje terra nulis. Mua keta me ngjajne te gjithe njesoj. Se te marre se te zgjuar, kush di te thote?

      Asnjë debat për historinë dhe nacionalizmin nuk mund të quhet i ezauruar, pa i rënë në kokë, biles fort, Klosit dhe Lubonjës, që janë bërë versioni post-komunist i Fadil Paçramit dhe Todi Lubonjës të njëhershëm.

      Po cila do të ishte alternativa ndaj këtyre të dyve, I dashur? Pëllumb Xhufi, që i rregullon përkthimet sipas dëshirës dhe oreksit politik të momentit, Aurel Plasari që e krahason demokracinë komunale të Statuteve të Shkodrës me pleqësitë e maleve (që formulonin se “grueja asht shakull për me bajtë sa të jetë në derë të burrit”), apo Qemal Haxhihasani, që i lëshon Mujon dhe Halilin të therin igumenët e manastireve?

  34. Nga ana tjeter kemi Kloset dhe Lubonjet tane, qe ne ndonje “astral trip”, kane pare dhe kane arritur perfundimin se Shqiperia ka qene dhe eshte nje terra nulis.

    Kta te Shqiperise ne fakt ‘hane buke’ me keto qe thone, dmth paguhen sepse dergojne uje ne mulli t’Brukselit. Brukseli e sheh si kercenues cdo lloj politike identitare, prandaj dhe kerkon zhbjerren e cdo lloj mbeturine identiteti ne popullatat e Ballkanit. Gjithe kjo ne emer te nje koncepti vakuoz te quajtur ‘moral qytetar’. Dmth duan ta kthejne katundarin ne kanadez.

  35. Alernativa? Nuk e di.
    Me e thjeshta eshte qe te presim deri sa te vdesim ne edhe femijet tane. Ndofta mbas kaq kohe ne do jemi ne gjendje te “prodhojme” njerez serioz, te cilet te jene ne gjedje te merren me gjera serioze.

    Cfare di te them eshte se keta dy emra dhe te tjere si puna e tyre, kane zene vende qe nuk u takojne atyre, si per nga formimi, aftesia, apo integriteti intelektual.
    Ata nuk jane as studies, as shkencetare e as akademike bona fide. Te shesesh opinion tend si te tille, s’eshte vecse sharlantanizem.
    Po Shqiperia ka ata intelektuale qe meriton… tha.

  36. Kjo puna e enciklopedive po merr përmasa komike.
    Besoj se e dini se ka dalë edhe Enciklopedia Shqiptare e Akademisë së Shkencave të RSH, dhe se ajo paraqet pikëpamjen e provuar dhe të dokumentuar se ca troje përtej Kakavisë quhen Çamëri dhe se njëkohë i quajturi Epire ou Basse Albanie shtrihej deri në Gjirin e Artës. Kaq. As pretendime territoriale, as implikime racore.
    Mirëpo na i paska mbetur qejfi disave, që na qenkan ankuar madje tek autoritetet e larta shqiptare. Teksti i letrës në greqisht dhe shqip gjendet tek:
    http://www.nenanews.eu
    Faqja përndryshe është e mbushur plot me budallallëqe heleno-kombëtariste, çka tregon qartë se sa mbrapa u ka ngel sahati disave.

Komentet janë mbyllur.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: