VËLLAI YNË ROM

ferdi-berishaFerdi Berisha, rom malazez, fitoi edicionin e nëntë të Vëllait të Madh (Big Brother) në Itali. Ngjarja pati një jehonë mediatike të paparë ndonjëherë. Po përse vallë? Suksesi dhe rritja e shikuesve, veçanërisht këtë vit, nuk e shpjegojnë dot interesin e mediave për ndodhinë. Aq më i vështirë bëhet interpretimi kur jehona i kalon kufijtë shtetërorë italianë për të shkuar përtej Adriatikut: në Shqipëri.

Sipas një analize botuar në shtypin italian, me titull “Storia di un rom balcanico”, suksesi mediatik i fitores së Ferdi Berishës kishte të bënte me lidhjen e ngushtë të lajmit me historinë e rrëfyer për romin. Pra lajmi paraqitej si fundi i një narracioni, historie, tregimi. Kjo e bënte atë më joshës për publikun e gjerë televiziv, që është gjithnjë në kërkim të rrëfimeve plot emocion. Në fakt, historia e Ferdit ishte ideale për t’u rrëfyer, sepse i kishte të gjitha elementet e nevojshme: personazhi kryesor vinte nga larg (Mali i Zi), udhëtimi kishte qenë plot peripeci (me gomone), kishte pasur jetë të trazuar (familje e ndarë me probleme), ishte i ndryshëm (rom), ishte i integruar mirë (italishte e shkëlqyer) e kështu me radhë. Autorëve të emisionit nuk i mbetej gjë tjetër, veçse të shtonin në shtëpinë e Vëllait të Madh një love story (prapë histori), ndonjë intervistë mallëngjyese me nënën e motrën, ndonjë kacafytje me shëmbëlltyrë dueli me konkurrentët, për të sajuar në fund një nga gjellët më të mira televizive italiane. E në të vërtetë ashtu ndodhi. Triumfi final, me lule, drita, muzikë, vallëzime, duartrokitje, e shndërroi  përfundimisht Ferdin në hero përralle. ferdi1

Ka qenë ndoshta magjia e përrallës që e nxiti shtypin shqiptar të merrej me ndodhinë televizive italiane. Artikulli i botuar tek Shekulli, me titull Një rom shqiptaro-malazez, fiton Big Brother-in italian, ishte përnjimend emblematik. Nëntitulli thelbësisht patetik: “Historia e 23-vjeçarit nga Podgorica. Por, deri më tani, nuk ka thënë kurrë që është shqiptar”. Në shtypin italian nuk është përmendur asnjëherë prejardhja shqiptare e Ferdit. Edhe kur ai vetë ka folur me të afërmit (asnjëherë në shqip) nuk është përmendur origjina shqiptare e tij. Dhënia me forcë e përkatësisë shqiptare është hipokrite kryekëput, sidomos po të kujtojmë se për vite shqiptarët janë përpjekur të distancohen nga romët që bënin krime të ndryshme në perëndim, dhe që mediat perëndimore ua citonin rregullisht përkatësinë shqiptare. E njëjta gjë po ndodh sot në Itali me rumunët, të cilët edhe në intervista televizive i kritikojnë hapur mediat që i shesin për rumunë, romët rumunë. Përveç formulës së famshme, sipas së cilës viktima një ditë transformohet në keqbërës, bie në sy hipokrizia lidhur me diskriminimin.

Nuk mund të mohohet se historia e romit malazez – po e quaj kështu përderisa nuk e ka deklaruar vetë shqiptarinë e tij – ka diçka të përbashkët me heroin modern imigrant. Ngjashmëria, disi e sforcuar, me historinë e Kledit shqiptar (prejardhje ballkanase, vuajtje, gomone, djalë i mirë, dashuri italiane, sukses televiziv) ndoshta është kapur pavetëdijshmërisht nga pseudogazetarët italianë, të cilët i përshoqëruan diku emrat e tyre, duke cituar deklaratën e Kledit për kënaqësinë që kishte provuar ditën e fitores së Ferdit. Për fat të mirë, përshoqërimet nuk u përpunuan më tej nga kolegët gazetarë shqiptarë, se puna do kishte shkuar deri atje sa ta nxirrnin kushëri me Kryeministrin shqiptar, për faj të mbiemrit, që më rezulton mjaft i përhapur në viset tona. Shpresoj që tani të mos plasë ndonjë incident diplomatik me Malin e Zi për përkatësinë e Ferdit.

Problemi nuk është nëse djaloshi Ferdi është apo jo me origjinë shqiptare; problemi është se si luajmë ne me prejardhjen e njerëzve. Me fjalë të thjeshta, kur dikush ka sukses është shqiptar, po qe humbës ka kombësi tjetër. Pasaportën shqiptare, përjashto biometriken, ka kohë që ua japim perandorëve romakë, papëve, sulltanëve, politikanëve, artistëve në mbarë botën. Po të merremi edhe me Ferdin, edhe pse djalë i mirë, po më duket vërtet tepër.

28 Komente

  1. Ferdi ishte seleksionuar për të fituar këtë edicion të Vëllait të madh… një fitues i tillë ndryshe i duhej makinës së propogandës tani në prag të zgjedhjeve për parlamentin europian.
    Në këto zgjedhje, Berluskoni dhe il popolo delle libertà kanë investuar SHUMË…. për të zënë një vënd nderi në Parlamentin Europian në grupin e Partisë Popullore, i është dashur që të bëjë revolucione të pamendueshme ndonjëherë më parë. Për këtë mund t’ju përmëndja revizionimin dhe ndëshkimin të së kaluarës fashiste nga Alleanza Nazionale, përkujtimin e Festës së Çlirimit si vlerë demokratike e gjithë popullit… e natyrisht i duhej edhe një fytyrë joraciste, dhe për këtë shfrytëzoi më së miri këtë event mediatik.
    Jo se Ferdi nuk e meritonte të fitonte, por fitoren e tij të parë në funksion të propogandës, ku kërkohet të dimostrohet toleranca e forcave politike dhe e Qeverisë, janë të shumtë që e kanë menduar… e pasuruar kjo dhe nga deklaratat e disa anëtarëve të shoqatave rom, të cilët kanë deklaruar që janë kontaktuar me insistim nga seleksionuesit e GF për të dhënë profilet e kandidatëve të mundshëm që mund të merrnin pjesë në GF.

  2. ”””Problemi nuk është nëse djaloshi Ferdi është apo jo me origjinë shqiptare; problemi është se si luajmë ne me prejardhjen e njerëzve. Me fjalë të thjeshta, kur dikush ka sukses është shqiptar, po qe humbës ka kombësi tjetër.”””

    Vellai yne rom (kinez) dhe miqte tane kosovare – lajtmotivi enverist qe i irriton jo pak kosovaret.

    Nese ka sukses e eshte shqiptar, ska si te mos na pelqeje, se
    fitimtari kujtohet, humbesi humbet.

    ”””’Pasaportën shqiptare, përjashto biometriken, ka kohë që ua japim perandorëve romakë, papëve, sulltanëve, politikanëve, artistëve në mbarë botën. Po të merremi edhe me Ferdin, edhe pse djalë i mirë, po më duket vërtet tepër.””’

    Ferdi vetem mbiemrin ka shqiptar, mbiemer qe eshte vjedhur nga ndonje rom i se shkuares, keshtu qe nuk vlen.
    Ndersa perandoret romake apo papa Albanin, i cili e pohonte vete perkatesine e tij etnike, skemi pse ti veme ne dyshim.
    Tek lista mungonte kategoria shenjtor , shen Hieronimi (st jerome) qe ka perkthyer biblen nga greqishtja ne latinisht.

    Se fundmi, dicka besoj e re per te shumtet ose jo shume e perhapur, ne Republiken Narentane te njohur me mire si Pagania, Mauro Orbini (ideologu qe polli pansllavizmin, me Realm of the slavs) thote se kane qene prijesa (duke apo zhupan) nje ‘Mujis’ e nje ‘Muie’, te dy ne shek 9, njeri ne fillim e tjetri ne fund te shekullit, ne mes tyre ishte nje Drosaico-Druzak.

    Mujis, latinizim emri nuk eshte se do mbaronte me -us, sic kane bere perhere latinet, keshtu qe eshte sjelle ne formen origjinale me -is (si bardyl-is).
    Sllavet skane pasur asnjehere ndonje emer qe mbaronte me -is, as ne epoken pagane e as ne epoken kristiane.

    Muie, eshte forme e njohur shqiptare, Muie-Muja.

    2 Muja nuk jane pak, pagan Muji i epikes, pagane Mujet e Paganise.
    Cabej thoshte se Muji ishte illyr, nje prej dioskureve illyre.

    Ti fusim ne kllapat shqiptare edhe keta, meqe i pari ruan formen illyre me -is ndersa i dyti formen shqiptare Muie/Muje ?

    1. o Hyllin,

      Po eshte rrekur vete i yni Kadare t’ua sheshe Mujin, dhe Halilin bashke me te, per autoktone shqiptareve te sotem, te etur per historira shqiptaresh te tjere mitike, por pervec talljes publike nuk fitoi dot gje tjeter.

      Muja/Muji nuk fsheh gje tjeter pervec se nje shkurtim emri musliman ne serbo-kroatisht, ende me sakte ne boshnjakisht, te cilin me mire te mos e shkruajme te plote se prekim sensibilitetet e ndonje kalimtari, te cilin e frigon prezenca e fese problematike te shqiptareve dhe boshnjakeve ne Evrope ne kohera integrimesh strategjike.

      Nderkaq, meqenese debati per vllehet dhe gjithe armiqte e tjere te races se dlire shqiptare nuk me eshte shuar ende krejt nga memorja; pra, para se te jete shume vone per te shkretet evgjiter, po nxitoj thjesht te shenoj ketu se pa kete popullate dashamirese dhe paqesore, sinqerisht nuk e di se si do te mund te shtyheshin ato pesedhjete vite burgu safi shqiptar.

    2. Hyllin, me ato prapashtesat -is (Muj-is dhe bardyl-is) ti sikur bie vete me kembet e tua ne tezen qe ne Jug te Shqiperise kane jetuar Epiriote!
      😉

  3. Nuk e kuptoj Hyllin, si mund te vidhet nje mbiemer?Kur e vodhi romi mbiemrin? Ja mori nga xhepi ndonjerit ne autobuz?

  4. Epirioti ‘m’i mori fjalet nga goja’. Shyqyr qe lexoj edhe komente te tilla si ky i Epiriotit, sepse me pohime te tilla puriteti shqiptar jam mbushur kaq shume saqe jam gati te vjell. Ju lutem te logjikoni, si qenka etnia apo kombi te lidhura me gjakun e genet? Do te kisha qene shume e lumtur nese Fredi do kish pranuar ndonjehere ndonje prejardhje shqiptare, por nuk kish se si. Cilit rom apo egjiptian i ka dhene ndonjehere shance shoqeria jone shqiptare?

  5. Armanda shkruan:

    …”Cilit rom apo egjiptian i ka dhene ndonjehere shance shoqeria jone shqiptare?…”

    Shume prej tyre. Ne pallatin tim te dikurshem ne Tirane, kur u shperndane apartamentet e reja fillimisht, dy hyrje iu dhane dy familje jevgjish.
    Nje Zot e di se c`na kane pare syte aty. Ne mes te varferise se pergjithshme, ne cdo familje vihesh re perpjekja per mbajtur e pasur nje fare dinjiteti ne mes te mjerimit, qe nga pastertia, menyra e te jetuarit, e te sjellurit, e te komunikuarit etj, etj.

    Tek jevgjit, te dy apartamenteve u hoqen pllakat e shtruara ( vrimat neper dysheme nuk u shpetonin dot syve se dyert ishin 24/7 te hapura) dhe njera prej familjeve rrezik se e ndizte zjarrin e dimrit ne mes te dhome se ndenjes, ne cimento.

    Vancouveri, nje nga qytetet me interesante ne bote, ka nje popullsi te madhe me origjine prej gadishullit indian. Te bardhet kane tendence te mos jetojne mes tyre, ose te mos perzihen me ta. Arsyet se pse ndodh kjo , do nje esse shume faqeshe per tu spjeguar, por faktet jane ato qe jane.

  6. Interesante do të jetë sikur t’i mbushet mendja Berishës që, tani para zgjedhjeve, të njohë si datë të Çlirimit 29 Nëntorin!!!

  7. Pishak, nuk duhen harruar kontributet e shumta muzikore të kësaj shtrese të margjinalizuar. Që edhe lexuesit në Angli dhe Amerikë të kenë mundësi ta lexojnë, e shkruajta në fund edhe në anglisht:
    The Roma have influenced heavily on our musical panorama with hits like “Marsida”: Marsida, Marsida, you will be mine!… and “Çunat e Shijakut” (The Shijaku Boys): «I was a pretty girl, a girl with demands; a guy from Shijaku* stole my heart…»

    *(St. James)

  8. armanda. ndoshta deshe te thuash qe jam gati te bej dolli me puritetin serb, te dehem me ate grek, e te vjell me ate shqiptar.quame primitiv, por une besoj tek puriteti i nje kombi. jo me gen e gjak, por me bindje.
    nese eshte puro amerikan, i bardhi, i verdhi dhe i ziu, eshte gati te luftoje per flamurin e tij, ç’te keqe ka ne puriteti shqiptar, ne nacoinalizmin shqiptar.?apo jemi ne mes miqsh, ku racat as qe vihen re?jemi mes popujve me paqedashes te botes?

  9. Kuptohet qe kur me ben per te vjelle ‘puriteti’ shqiptar, edhe te tjeret qe ti sapo permende me bejne po te njejtin efekt. Ne te vertete une e kisha per puritetin gjenetik fjalen, qe njerezit e barazojne me kombin.
    Nacionalizmi, e di qe shume flitet per te ne menyre negative, por tek cristi une e shoh ate pozitivisht.
    Keshtu nese flitet per racen puro shqiptare, pa rome, pa egjiptiane, pa vlleh… etj, per kete jam totalisht kunder, si ne aspektin kulturor ashtu edhe ne ate racor. E para sepse racat nuk ekzistojne. Ndryshime ne paraqitje po, ka, por keto nuk jane te mjaftueshme per te kategorizuar racat. teorite e races dhe te puritetit te races e kombit, u kurorezuan “me sukses” nga nazizmi. Qe atehere kane kaluar 60 vjet dhe te gjitha keto argumente jane hedhur poshte nga te gjithe studiuesit e shkencave sociale dhe humane. Por ne ne Shqiperi ende nuk jemi perditesuar me teorite ne keto fusha qe nga vitet 50 e ketej. Ndersa ne aspektin kulturor, besomeni, nuk ka asnje kulture ne bote qe te jete puritane, e izoluar dhe e pandikuar nga kultura te tjera, e jo me ne Ballkan, qe as nuk behet fjale.
    Nje shembull i vogel: Ne Shkup me qelloi te merrja pjese ne nje pritje te organizuar nga intelektuale shqiptare, me rastin e 99 vjetorit te Kongresit te Manastirit. Ne pritje ishin te ftuar nga te gjitha insitucionet shkencore maqedonase. Ndodhesha ne Shkup per nje konference, ku njoha nje koleg serb, nga Cacaku. Teper kurioz ai me shoqeroi. Ne hyrje, nje burre e nje grua te veshur me kostume popullore te shqiptareve te Maqedonise, mbanin ne duar buke e kripe (gruaja) dhe duhan (burri), per te pritur miqte. Megjithese puna ne fushen e kultures tradicionale me ka treguar se ne popujt e Ballkanit e kemi kete kulture shume te ngjashme, mua asnjehere nuk me kishte rastisur ta shihja kete zakon te pritjes se miqve kerkund, ndaj po ia shpjegoja mikut serb. Dhe ai me tha: “Po po, e di, mos u perpiq te ma shpjegosh, sepse te njejtin zakon identik e kemi edhe ne ne Serbi”. Mbeta ne vend. Si eshte e mundur? I thashe. Askund nuk e kisha ndeshur tjeter kete neper Ballkan! Nuk e di, u pergjigj miku, por ky eshte zakon vertete i perhapur ne Serbi. Tani mendjet e semura nacionaliste te te dy paleve mund te fillojne grindjet se ky eshte zakoni jone qe ju na e keni marre, etj, etj, por realiteti eshte se dy popuj “armiq” sic jemi ne me serbet, kemi shume me teper te perbashketa. Armiqesine e krijoi politika e jo kultura tradicionale. Pra cila ishte kultura puro shqiptare? Nuk ka. As race puro nuk ka, e per pasoje as komb puro nuk ka. Le ta duam Shqiperine e le te punojme per te (ne ne fakt e ndrisim ne kete drejtim), por duke mos marxhinalizuar as egjiptianet, as romet, as vllehet, etj. Dikush mund te thote se keto lloj grupesh qe ndryshe quhen minoritete, shfrytezohen politikisht nga shtetet “ema”. E une them qe sa me shume t’i margjinalizosh, aq me shume behen ata vegla ne duart e tyre. Ne te kundert, nje politike e zgjuar, mund ta asgjesoje cdo lloj nderhyrjeje shoviniste nga nacionalistet fqinje.
    Ai qe beri komentin per jevgjit ne pallat te me lexoje pak. Ne radhe te pare, nga karakteristikat e pershkruara, ata nuk jane jevgj, por rome. Dhe une njoh shume familje rome qe i jane pershtatur menyres se jeteses ne pallat. Ndersa po ashtu njoh edhe shume te bardhe, te denominuar si maloke, qe kane pasur nje sjellje te ngjashme me ate te romeve qe ti sapo na tregove. Ne rastin e romeve, ata mund te kene qene nga grupet e romeve shetites, qe e kane te veshtire jetesen ne nje vendbanim fiks. Pra ajo lloj sjellje nuk ka te beje me faktin se romet qenkan ‘nje lloj race kafsherore’, por me pershtatjen e menyres se jeteses. kujtoni disa rome te Elbasanit qe jane tregtare copash. po vilat e tyre nuk i ka njeri, e per me teper kane edhe sherbyese – shpesh gaxhie, pra te bardha.
    Ndersa jevgjit apo egjiptianet kane jetuar pergjithesisht neper qytete, dhe menyra e tyre e jeteses nuk ka ndryshim nga ajo e pjeses me te madhe te popullsise qytetare shqiptare shqiptare.
    Per ata qe me siper u tallen me muziken rome:
    Un me ty pata fillu/ per me be tjetrin xheloz/ e tash n’ty jam dashuru/ e kjo pun me ben nervoz…. Kjo kenge teper pa shije dhe budallaqe per mendimin tim, nuk eshte kenge rome, dhe shume kenge te kategorise turbofolk po ashtu. Dhe gabohet kush mendon se turbofolku e ka origjinen nga romet. Ai e ka origjinen ne Jugosllavine e Miloshevicit, dhe lindi si nje rryme nacionaliste ne muzike, si kunderpergjigje ndaj rrok/popit jugosllav te viteve 70-80, qe kishte prirje kozmopolitane e antinacionaliste.
    Ndersa muzika e Goran Bregovicit eshte rome ne pjesen me te madhe te saj. Edhe romet e Shqiperise kane kenge te bukura e te ndjera, por ne nuk do ua dime asnjehere vleren atyre, persa kohe do te vazhdojme te kemi neveri prej tyre.
    Per muziken egjiptiane nuk ka goje te flase njeri. Vetem po te duan te hedhin poshte Laver Bariun, ate mit te klarinetes, familjen Qerimi, Mentor Xhemalin, edhe shume te tjere. Ndersa disa nga kenget me te lezecme te Shqiperise se mesme, qe njerezit i kane pelqyer masivisht pavaresisht nga vendi i origjines, si psh Tate du fuston, Selvija e Elez ages, etj., jane kenge cingiesh- jevgash qe kendonin per pasaniket e zones.

  10. Nuk mund te kuptoj kete njeanshmeri vleresuese,ku kenge shqiptare u atribohen jevgjeve dhe ku miksohen mendime te zakonshme kafenesh me orgji mendore nen emrin e nje toleranceje dhe demokracije te deformuar.A nuk ka mundesi te mendohet pa perde te tilla ngritjesh ne qiell te njeres pale per te ulur ne fshehjeje te drejtperdrejte nje pale tjeter.Nuk di por nuk do te habitesha nje dite qe edhe gjuha shqipe,jo vetem muzika ka ardhur nga india ose egjypti nepermjet romo-ciganeve.Cipe,cipe kur do plasesh,qe te shikojme lakuriq te pacipet e ceket.

  11. Muja/Muji nuk fsheh gje tjeter pervec se nje shkurtim emri musliman ne serbo-kroatisht, ende me sakte ne boshnjakisht, te cilin me mire te mos e shkruajme te plote se prekim sensibilitetet e ndonje kalimtari, te cilin e frigon prezenca e fese problematike te shqiptareve dhe boshnjakeve ne Evrope ne kohera integrimesh strategjike.???????

    Duket qarte tek ty epiriot uuuurrejta e madhe ndaj cdo gjeje shqiptare.Ca si ty nuk duhen len jo te flasin ne bloge por te flasin dhe ne muhabet te lire.Ti cfaq qarte mungese respekti per kulturen shqiptare dhe padije ne nje nivel te pamase.Kuprtohet qe te sulmosh gjuhen shqipe ne keto lloj nivelish si ky y yti, duhet te jesh shume i paditur(shume bile) dhe i pa lexuar.Muji-e ka prejardhjen nga shqipja dhe jo vetem ai percaktim.

  12. Ai qe beri komentin mbi jevgjit ne pallatin e vet, mund t`ju thote se midis ciganeve (athiganoi – te paprekshmit), jevgjve (gyphtoi) dhe romave nuk ka asnje lloj ndryshimi, dhe se pavarisht nga emrat e marre, asnje prej tyre s`eshte egjyptian.
    Ai gjithashtu mund te shtoje se me jevgjit mund te thuhet se gjate 400 vjeteve te fundit jane bere te gjitha eksperimentet social te mundeshme, si pozitive ashtu edhe negative, dhe pa asnje rezultat te dukshem – ata ngelen qe ngelen ata qe jane tani.
    Sa per Shqiperine, ne as i dogjem, as i sterilizuam, as i shitem dhe i bleme si skllever jevgjit e as u thame se nga sa femije te bejne. Thjesht i lame te ishin ashtu sic donin.

    Po ndofta keto s`ua thone dot librat e teorive te fushave te ketyre 50 vjet e ketej.

  13. “Muji-e ka prejardhjen nga shqipja dhe jo vetem ai percaktim.”

    Vetem duke e thene, nuk behet e vertete. Ne dac kjo e jotja, ne dac ajo me larte qe vjen me gjysem argument. Perkundrazi, ti qe do te shohesh Mujin te shpallur shqiptar duhet te heshtesh kur nuk ke argumenta, perndryshe jo vetem qe nuk ke provuar shqiptarine e Mujit, por mbi te gjitha ke provuar qe e vetmja menyre e pretendimit etnik te ketyre figurave eshte censurimi i mendimit te kundert ne emer te nje respekti per shqiptarine, qe ti ne rradhe te pare nuk e shfaq duke treguar dhune ndaj tjetrit ne bisedim. Aq me teper qe pretendoni nje daaaashuri per Shqiperine, aq me teper duhet te hiqni dore nga keto gjuheprerjet qe i sugjeroni tjetrit. Nje Shqiperi qe bazohet ne censure e gjuheprerje e kishim per 50 vjet, dhe nuk do e doje as vete.

  14. ””’Muja/Muji nuk fsheh gje tjeter pervec se nje shkurtim emri musliman ne serbo-kroatisht, ende me sakte ne boshnjakisht,””

    Emrat Mujis e Muie, jane paraislamike, te pakten sipas Orbinit. Nese ti je aq gjuhetar e historian sa te hedhesh poshte Orbinin, atehere je i mirepritur te shfaqesh provat e tua, nese jo, mbylle gojen se ska njeri nevoje per propagande sllave.

    ””’Nuk e kuptoj Hyllin, si mund te vidhet nje mbiemer?Kur e vodhi romi mbiemrin? Ja mori nga xhepi ndonjerit ne autobuz?””’

    ‘Sigurisht qe vidhet, pak rome ke psh ne serbi me mbiemra qe mbarojne me ic e biles edhe mbiemra serbe.
    Nje rom me mbiemrin Berisha, nuk eshte i fiseve shqiptare me mbiemrin Berisha (qe ka dokumentim qysh ne shek 15).
    Kur e vodhi nuk e di. Pyetja e fundit, tregon qe je me i mencur se mua, prandaj spo i pergjigjem.

    ””Keshtu nese flitet per racen puro shqiptare, pa rome, pa egjiptiane, pa vlleh… etj, per kete jam totalisht kunder, si ne aspektin kulturor ashtu edhe ne ate racor.””

    Amanda, qe ne momentin kur permend rome,egjiptiane,vllehe ke permendur pakica etno-kulturore, dmth te dallueshem nga shumica etno-kulturore shqiptare.
    Me romet dhe egjyptianet ndyshimi racor eshte i jashtezakonshem, dmth dallimi pervec etno-kulturor eshte edhe racor.

    ””’E para sepse racat nuk ekzistojne. Ndryshime ne paraqitje po, ka, por keto nuk jane te mjaftueshme per te kategorizuar racat. ”””

    E kush e tha qe nuk jane te mjaftueshme ? Po e thua ti e ndonje tjeter qe urren antropologjine fizike, vecse shkenca nuk pyet per Amanden e as per deklaraten qesharake te OKB me 1950, ku u hodhen poshte te gjitha perfundimet shkencore, a thu se shkenca pyet per ca karagjozlliqe globalizmi.

    ”””teorite e races dhe te puritetit te races e kombit, u kurorezuan “me sukses” nga nazizmi. ””’

    I fusim nje reduktio ad Hitlerum, e jemi ne rregull.

    ””Qe atehere kane kaluar 60 vjet dhe te gjitha keto argumente jane hedhur poshte nga te gjithe studiuesit e shkencave sociale dhe humane.””’

    Kjo eshte genjeshter nga padituria. Antropologet asnjehere skane hedhur poshte se ekziston nje hallshtat nordik, nje borreby, nje race dinarike, nje race mediterrane, nje armenide, nje nilotide e me radhe.
    Perkundrazi keto jane bazat e antropologjise fizike.

    E vetmja gje qe duan te hedhin poshte keto 50 vjetet e fundit, eshte lidhja e races me karakteristika te caktuara psikiko-kulturore si dhe lidhjen e races me inteligjences.
    Per fatin e tyre te keq, raca me inteligjencen ka lidhje e po ashtu raca me karakteristika te caktuara,qe burojne nga vete klima e relievi ku ato jane krijuar si shpirti luftarak apo muzikor.

    ””Ndersa ne aspektin kulturor, besomeni, nuk ka asnje kulture ne bote qe te jete puritane””’

    Behet fjale per puritanizem aq sa ta lejon ‘Teoria e relativitetit’. Nuk ka nevoje te thuash se 1=1 nuk eshte i mundur ne natyre, kjo dihet.

    ””’Tani mendjet e semura nacionaliste te te dy paleve mund te fillojne grindjet se ky eshte zakoni jone qe ju na e keni marre, etj, etj, por realiteti eshte se dy popuj “armiq” sic jemi ne me serbet, kemi shume me teper te perbashketa.””’

    E semure je ti te marrsha te ligat dhe ke nevoje per mjekim, se Serbia malore e Mali i zi, kane aq shume elemente kulturore ilirike sa ty sta merr mendja. Po ashtu klima e relievi i njejte, japin shume sjellje te ngjashme edhe pa qene nevoja qe njeri t’ia kopjoje tjetrit. Edukimi i fiseve malore do jete i ngjashem, veshjet te ngjashme, ekonomia eshte e ngjashme, besimi pagan perzihet me monoteizmin ne menyra te peraferta e nje thes me perafersi te tjera.
    Dallimin e ben gjuha dhe ne aspektin kulturor cfare eshte gjuha ne gjendje te beje pa nderhyrjen e mjedisit.

    ””’As race puro nuk ka, e per pasoje as komb puro nuk ka.””’
    Si spaska race puro ? Sigurisht qe ka race puro, japonezet psh jane race puro, 99% te nje race.

    Kombi eshte koncept ku raca(shqip, gjaku) eshte nje prej elementeve kombformues e ku raca eshte koncept relativ e jo absolut.

    ””’Le ta duam Shqiperine e le te punojme per te (ne ne fakt e ndrisim ne kete drejtim), ””’

    Le te duam shqiptaret e te ndihmojme njeri-tjetrin. Qe ketu niset dashuria per Shqiperine. Po s’u nis qe ketu eshte vetem retorike dashurie.

    ”””Sa per Shqiperine, ne as i dogjem, as i sterilizuam, as i shitem dhe i bleme si skllever jevgjit e as u thame se nga sa femije te bejne. Thjesht i lame te ishin ashtu sic donin.””’

    Tash po pretendohet qe mos ti leme ashtu sic duan ata te jene, po ti asimilojme, ti shqiptarizojme me ane te shtetit shqiptar.
    Kjo liri e papare, te cilen ne shqiptaret e kemi kerkuar perhere e sna e ka dhene njeri, quhet diskriminim.
    Te lesh tjetrin rehat ne pune te vet, me muziken e tij, veshjet e tij, kulturen e tij, gjuhen e tij, sot quhet diskriminim.
    Eh cvete thuaj, qyfyre qe shiten per fjale te urta.

  15. Nuk e di për Mujon, ama emri Halil — edhe pse kjo s’ka të bëjë fare me Ferdi djalin dhe fitoren e tij në shtëpinë ‘më të famshme’ të Italisë — është emër osman me origjinë arabe (خليل, khalil = tq. dost; shq. mik).
    Përmend këtu historianin e madh turk Halil Inalcik, Halil Altıntop që luan me Schalke-n, ose edhe Khalil Gibran-in.
    Nëse Kadareja ka dëshirë që emrin ta nxjerrë nga ndonjë etimologji shqipe e tipit “halyll”, kjo pastaj është për t’u diskutuar.

  16. O Hyllin,
    Ne radhe te pare kujdes kur merresh me diturine apo injorancen e njerezve qe as nuk i njeh. Nuk di te debatosh pa ofenduar? Ofendon ai qe nuk ka argumente. Ndersa je manipulator, sepse lexon disa gjera poshte e perpjete dhe i lidh faktet sipas qejfeve apo enderrave te tua pakez fashiste.
    Ne lidhje me emrin Muji, emri gjate eshte Muharrem. Ne Shqiperi te mesme shkurtimi eshte Rrema, ne Shkoder zakonisht perdoret Muho, ndersa muslimanet e Malit te Zi, Sanxhakut dhe Bosnjes i thone Muji ose Mujo. Kjo sepse ata zakonisht nuk e shqiptojne shkronjen h, edhe fjalen “hajde” ata e shqiptojne ajde. Keshtu Muho ose Muhi mbetet Muo ose Mui. Bosnjakishtja i takon dialektit jekavski te serbo-kroatishtes, dhe shkronja j vendoset shpesh kur jane 2 bashketingellore ngjitur, si dhe ne shume raste para shkronjes e: keshtu gde ne ekavski (serbisht) behet gdje ne jekavski (kroato-boshnjakisht). Po ashtu fjala Muo behet Mujo, Muezin behet Mujezin, etj.
    Tani meqe na permende Orbinin, dhe e akuzove Epirotin per propagande sllave, atehere lexoni kete pjese:

    Mavro Orbin (also Mavro Orbini, Mauro Orbin, Mavro Orbin, Mauro Orbini) (mid-16th century – 1614) was a writer, ideologue and historian from the Republic of Ragusa (Dubrovnik). His work The Realm of the Slavs influenced Slavic ideology and historiography in the later centuries.

    Like most Dalmatian intellectuals of his time, he was familiar with the pan-Slavic ideology of Vinko Pribojević. He made a very important contribution to that ideology by writing Il Regno degli Slavi (The Realm of the Slavs) in Italian, a historical/ideological book published in Pesaro in 1601. This uncritical history of the Slavs was translated into Russian by Teophan Prokopievich in 1723. From then on, the book exerted a significant influence on the ideas of Slavic peoples about themselves and on the European ideas on Slavs.
    Like Pribojević, Orbini unifies the Illyric and Slav mythic identities and interprets history from a pan-Slavic mythological position. Since Orbini lived on the very edge of the Croatian and Slavic free lands, he glorified the multitude of Slavic peoples (primarily Russians and Poles) to counteract the aggressiveness of the Germanic, Italian (Venice) and Turk empires.
    Orbini also published a book in “Illyric” (actually Slavic, today mostly considered to be Croatian), Zrcalo duhovno (Spiritual Mirror, 1595), which was essentially a translation of the Italian work by Angelo Nelli. This text, translated into the “Dubrovnik language”, as Orbini calls it, has cultural and historical importance as an example of Croatian prose from the 16th century.
    Aside from its ideological background, Orbini’s main work was used for a long time as one of the few sources for segments of late medieval history of the South Slavs, from Carinthia and the Slovene Lands to Serbia, Kosovo, Macedonia and Bulgaria. Many historians learned their trade by verifying the information from Orbini’s Realm. Even today’s historiography is often uncertain about how much truth there is in some of his writings and claims. This fact is enough to describe Mavro Orbini as an influential historian.

    Mos ndoshta forma shqiptaro-ilire e emrit Muji ka lidhje me Ilirishten e Orbinit? Une them qe po, perderisa ilirishtja e Orbinit nuk ishte gje tjeter vetem se kroato-boshnjakisht:)))
    Sa per antropologjine fizike te racave dhe kockave, ti ndoshta e ke fjalen per shkencen e Antropologjise Fizike qe u zhvillua ne Gjermani ne kohen e Hitlerit, dhe ku studiuesit me metrat e tyre mates percaktonin kush ishte race puro arjane e kush jo, kush duhej cuar ne kampe perqendrimi e kush jo, kush duhej cuar ne krematorium e kush jo. Keto ishin ditet me te zeza te ekzistences se kesaj shkence, kjo ishte menyra me e poshter sesi nje shkence mund te zaptohej nga politika e t’i sherbente asaj.
    Nuk e di se sa ia ke haberin ti ne te vertete antropologjise fizike, une vete e njoh mjaftueshem, meqe fusha ime studimore eshte antropologjia kulturore, dhe ne SHBA keto nuk jane te ndara nga njera tjetra, si dhe nga antropologjia linguistike e arkeologjia. Atehere shih se cfare thone antropologet e sotem ne lidhje me kete ceshtje:

    American Anthropological Association

    Statement on “Race”

  17. Muharrem, mos e ka Beqir apo Faslli ?

    Moj zonje/ushe, emrat Mujis e Muie, Orbini nuk i ka shkurtuar nga Muharrem , por i ka percjelle ashtu sikunder i ka gjetur ne dokumentat italike, raguzane, veneciane apo papale.
    Vura ne dukje se pavaresisht se Pagania njihet si sllave, format e emrave te zhupaneve te tyre ishin njeri ilirik me -is e tjetri ne formen e shqipes.

    Keta emra kane ekzistuar te pakten qysh ne shek 9 dhe nuk jane kristiane, pasi ata(narentanet) nuk ishin pagezuar ende.
    Orbini eshte me i besueshem, pikerisht sepse ideolog i pansllavizmit dhe do ish me pak i besueshem nese Mujis do e kish sllavizuar. Fakti qe nuk i ka sllavizuar qellimisht emrat, tregon se ne kete pike eshte mese i besueshem.

    ”””Nuk e di se sa ia ke haberin ti ne te vertete antropologjise fizike, une vete e njoh mjaftueshem, meqe fusha ime studimore eshte antropologjia kulturore, dhe ne SHBA keto nuk jane te ndara nga njera tjetra, si dhe nga antropologjia linguistike e arkeologjia.”””

    Ben mire te studiosh ca antropologji fizike, se ke ngelur prapa.
    Nuk kam nevoje ta shfletos, une lexoj antropologet e medhenj, nuk merrem me ‘konferenca bamiresie’.

  18. “Per fatin e tyre te keq, raca me inteligjencen ka lidhje e po ashtu raca me karakteristika te caktuara,qe burojne nga vete klima e relievi ku ato jane krijuar si shpirti luftarak apo muzikor.”

    Per fatin e tyre te mire, me gjithe teorite e inteligjences lidhur me rracen, dhe me gjithe kapacitetin klimaterik, gjeografik, etj, te shqiptareve per te qene nje race inteligjente, pohime idiote si ky me lart provojne qe raca dhe inteligjenca nuk kane asnje lloj lidhjeje. Nese raca dhe inteligjenca do te kishin ndonjefare lidhjeje, nese pra, kete gabim kategorik sic e njeh antropologjia nuk do e dallonim per gabim, atehere nuk do ishim ne gjendje te thoshim se shqiptaret jane te diskriminuar, por se Serbet paskan te drejte qe jemi race inferiore, pasi po te mos ishim race inferiore, nuk do te ishim haperdare ne pese shtete.

    Ti Hyllin ben pretendime shkencore nisur nga ajo qe deshiron te provosh, dhe jo nga faktet e mbledhura. Keto gabime kategorike qe kane filluar qe me brockullat e shekullit 19, kur amerikanet provonin “shkencerisht” se ata ishin me te zgjuarit e me rradhe deri tek afrikanet, kur anglezet benin provonin se ata ishin me te zgjuarit, e me rradhe, kur francezet vinin veten te paret e me rradhe, eshte turp e faqja e zeze qe te permendet si pretendim shkencor sot nga shqiptaret. Reductio ad Hitlerium nuk besoj se permenda. Racizmi eshte plage mbareboterore, qe sa me e vogel te behet bota, aq me shume do dhembe. Jane pothuaj trefish numri i shqiptareve jashte juridiksionit te shteteve shqiptare, nje milion te emigruar keto 20 vjet, dhe shumica e tyre te margjinalizuar ne media. Eshte vetvrasje politike, pervecse pseudoshkence, te kembengulesh ne teori qe gjithe kete numer te madh shqiptaresh do e konsideronte inferior.

    Hyllin, ti mund te dish nga kjo fusha e etimologjise, nuk jam ne gjendje te te vleresoj. Por kur mbron teza te tilla pseudoantropologjike, ia heq vetes krejt besueshmerine, sado gjigande te kesh lexuar. Eshte logjike dhe princip i thjeshte evolucioni: Nuk ka pabarazi inteligjencash as ne specie, le me ne raca; thjesht kushte te favorshme biologjike dhe natyrore te cilat nuk duan t’ia dijne per as edhe ndonje lloj dezaini inteligjent, hierarkik apo tjeter lloj. Ne mos, ngreje kombin shqiptar ne rang feje si cifutet, jepi qofte edhe nje spin minimal barazise mbarenjerezore perballe zotit, pastaj ktheju serish antropologjise nga nje perspektive me praktike.

  19. E shenuar do te jete ajo dite qe do te qartesoje perfundimisht se nuk i dalin hesapet nacionalizmes, shqiptare ose jo, me teorira puritane lingustike e racore.

    Puriteti per keto ceshtje lipset te jete ne nje tjeter vend, disi me intim, cilesisht diku rrotull konceptit te zemres e shpirtit.

  20. Të themi dy fjalë edhe për Mujin (kam dëgjuar fjalë vërtet të mira për atë njeri, seriozisht). Evlija Çelebi [Seyahatname, VI, 35a, rreth viteve 1680] shkruan për kështjellën e Shkodrës: Evvela qal’e qapusınıñ iç yüzinde ziyaret-i Gazi Muyo Baba quddise sırruhu’l-‘aziz. E kthyer në shqip: Brenda kalasë ndodhet zijareti i Mujo Babait, që iu shenjtëroftë misteri!
    Ma do mendja se hulumtime të mëtejshme për iliricitetin e këtyre dy emrave osmanë, do ishin të tepërta.

  21. Po ta mendosh te percare sic eshte tanime ne mijera kombe e gjuhe,Ba bai do te kishe te drejte,por po te shkosh tek BABO natale do te kuptosh qe gjerat nuk jane te thjeshta aq sa duken.

  22. Hyllin mos u merr me njerez qe kane fobi per cdo gje te huaj.
    Ata duan nje furre buke me hanger e sja del dot.
    Njerez qe nuk lexojne , nuk mesojne, e nuk respektojne racen e vet, kombin e vet ashte e kote me i klasifiku per njerez.
    Armanda te te bej nje pyetje.
    A je e gatshme ti te pranosh qe femija jot ta perzihet me jevgj apo rom?Asnje nga ju mos ma marre per keq ne kuptimin se kam dicka kunder kesaj race.por mendoj qe cdo kush duhet te perzihet me racen e vet.

    Raca e bukur ilire , kombi i bukur shqiptar.

  23. Jo,po raca e perzier meksikane apo kolumbiane.
    Ju ,flora,doni ti hiqni botes ate qe ka me te bukuren,ndryshueshmerine???
    Apo doni,te vazhdoni ne rrugen e mesatarezimit te ngjyren duke u pllenuar me njeri tjeter derisa njerezimi te kete nje ngjyre,dicka midis te bardhes,te verdhes,te zezes dhe grise??
    Eshte e bukur sepse eshte e bukur?Nuk te pelqen?Kjo eshte bukuria e jetes qe ty ste pelqen,sepse je e ndryshme nga une.Ashtu sic eshte i ndryshem Hyllin.Nga njera ane kerkon barazimin e bukurise ,ndersa nga ana tjeter ndryshueshmerine?Me ke je xhanem,me minusin apo plusin?

  24. Orakull, edhe lulet kur pllenohen , pllenohen mbrenda llojit te vet, karafili me karafil, trandafili me trandafil , zambaku me zambak ,gjembaci me gjembac. Ne fakt ne nje pike ke te drejte , kush do me u pllenu me gjembac se ndalon kush me e ba.

  25. Lulian nuk besoj kurrsesi se ato qe the, i beson seriozisht.

    Pike se pari, diferencat ne inteligjence jane edhe ne familje, biles mund te jene edhe te medha.
    Njerezit vertiten nga 70 – 140 (apo 75-155 sipas nje versioni tjeter) e keto jane studime te ketij 50 vjecari te fundit, ku te gjitha matjet e bera, nga te gjithe studiuesit e behet fjale per metoden empirike kane arritur ne perfundimin se eshte e pamohueshme statistikisht diferenca mes racave, te pakten ato 3 qe dallohen qartesisht me sy te lire nga cdokush.

    Behet fjale per studime si mbi te rritur ashtu edhe mbi te vegjel.

    Tani se ty apo ndokujt tjeter i vjen plasja se keshtu konfirmohet si teoria e darvinit ashtu edhe nje pjese e mire e intuitave te antropologeve fizike te se shkuares, ky nuk eshte problemi im, ndersa qe ti do te me genjesh hapur se mosdallueshmeria ne inteligjence qenka parim evolutiv ketu po behet problemi im.

    Ky parim vetem evolutiv nuk mund te jete, pasiqe po te ishte evolutiv barazia ne inteligjence, nuk do matej inteligjenca nga 70 – 140, por do ishte nje shifer e ngurte poshte te ciles do gjenim idiotet.

    Po ashtu kurrsesi evolucioni nuk shkon drejt barazise, evolucioni eshte triumf i ndryshueshmerise.

    Vetem aty ku ka diferenca ka zhvillim, uniformiteti eshte vrasje e zhvillimit.

    Pastaj se kuptoj c’eshte ky politizim nga ana jote i shkences.

    ”””’duke u pllenuar me njeri tjeter derisa njerezimi te kete nje ngjyre,dicka midis te bardhes,te verdhes,te zezes dhe grise??””’

    Nuk e di se nga u gjet kjo ngjyre, po ligjet e Mendelit jane te qarta.
    Ngjyra e zeze eshte dominuese, keshtu qe kryqezimi do kete si finish, mbijetesen e zezakeve.

    Nje bote si kjo e sotmja ku ndikimi klimatik eshte i paperfillshem, nese kryqezimi do jete i cliruar nga pengesat kulturore, atehere sipas ligjeve te Mendelit ‘Bota’ do kete vetem nje race, racen e zeze.

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin