Ka një kategori bashkëbiseduesish nga Shqipëria që, herët a vonë në muhabet, do të të thonë: “Këtu do të plasë një ditë”. E kanë fjalën për revoltën popullore kaotike, të ngjashme me atë të vitit 1997 për nga patosi në mos për nga pasojat. Dhe meqë ngjarjet e 11 vjetëve më parë u shkaktuan, në thelb, nga kolapsi i shoqërive financiare ose “piramidave”, ndoshta është vendi të pyetet nëse ka ndonjë dukuri sot që kërcënon t’i ngjajë në përmasa dhe dramë asaj katastrofe, në qoftë se nuk ndërhyhet në kohën e duhur.
Të kërkosh të gjesh se çfarë i ngre masat në revoltë të dhunshme, oqeanike, të papërmbajtur, është punë për kryepolicët, sociologët, filozofët, rrallë e tek historianët. Disa thonë është pamundësia për të vazhduar jetën si më parë, të tjerë bëjnë me faj urinë; në shumë raste, megjithatë, arsyet e menjëhershme janë krejt triviale; ndonjëherë edhe një ndeshje futbolli e arbitruar keq ka mjaftuar. Nuk kam qenë në Shqipëri në dhjetor të vitit 1990, por mbaj mend se kur punët kishin marrë rrokullimën, gjatë viteve 1989-1990, regjimi Alia u përpoq të qetësonte disi “rininë” duke hedhur në treg disa produkte të dobëta por joshëse, si këpucë atletike plastike, t-shirts, shampo polake dhe të tjera xhingla për aborigjenët. Nëse më kujtohet mirë, te MAPO-ja në Rrugën e Durrësit atletet kineze ose indoneziane i shisnin natën duke u gdhirë, nga një dritarez me hekura në oborrin e pasmë të pallatit. Turmat e grumbulluara në rrethina të dyqaneve ku shpresohej se do të “dilnin” këta artikuj kaq të dëshiruar ishin parapamja e (kundër)revolucionit të cilit i tuteshin aq shumë pashallarët bojë rozë të Alisë; njerëzit u shtynë, u rrahën, u qëlluan me thika, shkelën mbi njëri-tjetrin, thyen, shklyen, pështynë, dhe në fund të këtyre betejave legjendare pak të lumtur arritën të shtien në dorë rruzat prej qelqi.
Muaj më pas, ishin po këto turma meshkujsh të hedhur, të nxirë në diell, me shapka të këputura, të djersitur, të paqethur e të palarë që do të pushtonin oborret e ambasadave; më pas do t’u kacavareshin anijeve të portit në Durrës për të zbarkuar në brigje më të begata; e më pas akoma që do të vërtiteshin hergjele bulevardeve e sokakëve duke kërcyer, kënduar e ulëritur parrulla sipas rastit politike ose ekzistenciale për Saliun, Amerikën dhe James Baker-in. Logjika ta do se po këta investuan shuma të mëdha në skemat financiare, i humbën (natyrisht) të gjitha dhe pastaj ia përmbysën e zhvarrosën themelet institucionale shtetit, duke u futur me tanke në oborre çerdhesh e duke vjedhur topat fushorë nga magazinat e reparteve ushtarake, që t’i hiqnin mënjanë për një ditë të zezë.
Mirë për 100,000 dollarë të humbur nga padija e ndonjëherë grykësia, po a bëhet vallë revolucion për një palë atlete, tha?
Kësaj pyetje m’u duk se ia gjeta një ditë përgjigjen në një përrallëz të Calvino-s, të cilën e pata përkthyer dikur nga një përmbledhje tregimesh përndryshe të pabotuara më parë të atij shkrimtari, e që e pata marrë hua në bibliotekë. Përkthimi – relativisht i lirë – më ka mbijetuar:
Na ishte njëherë një kasaba ku gjithçka ndalohej me ligj.
Gjithçka, me përjashtim të lojës së nëntëshit. Prandaj edhe mileti e kishin bërë zakon të mblidheshin në hijet e avllitë ndanë rrugës së madhe, e ta shtynin tërë ditën e Perëndisë duke luajtur nëntësh.
Dhe meqë ligjet e fermanet ndalimtare ishin shpallur jo bashkë e së toku, po një nga një e me të butë, e përherë me ndonjë sebep të mirë, mosnjeri nuk gjente vjegë per t’u qarë e ankuar, as e kishte zor për t’u mësuar e përshtatur me to.
Kaluan vite e mote. Një dite të bukur, autoritetet e panë se nuk kishte më ndonjë shkak a arsye për t’i mbajtur në fuqi gjithë ato ndalime e pengesa, e dhanë karar të vënë tellallë që t’i jepnin popullit sihariqin e madh: andej e tutje ishin të lirë të bënin ç’të donin.
U lëshuan tellallët nëpër hije e avlli.
“Dëgjoni e mbani vesh, o milet!” thanë, “që sot e tutje nuk ka më gjë të ndaluar! Të merrni frymë lirisht e të rroni edhe ju për së mbari, boll vuajtët e hoqët!”
Mileti, si të mos kishin dëgjuar gjë hiç, vazhduan të luanin nëntësh.
“Morët vesh, apo jo, mor edepsëzë?” u inatosën tellallët. “Që sot e kësaj dite jeni të lirë të bëni si t’jua dojë mideja!”
“E morëm vesh”, thanë mileti, “po na lini tani, se po luajmë.”
Dhanë e morën tellallët që t’u përmendnin e kujtonin sa e sa gjëra e punë e zeje te bukura kishin qenë bërë dikur e qëmoti në kasaba, e që s’kishte pse të mos ngjalleshin e këndelleshin prapë… pa fre e ndalim. Po mileti nuk ua vuri në pullë, të përpirë siç ishin, në ethet e të luajturit.
Panë ç’panë tellallët, e vajtën t’u qahen autoriteteve.
“Si kështu??” u thartuan autoritetet. “Prapë me nëntësh? Mirë atëherë, që sot e tutje s’ka më nëntësh. Nëntëshi ndalohet me ligj!”
Po me të dëgjuar këtë, brofi e u ngrit mileti në këmbë dhe vrau e preu ç’i duall përpara, me tellallë, xhandarë e autoritete.
Pastaj, pa një pa dy, u kthyen e u vunë me ngut të luanin prapë nëntësh.
Tani që e sqaruam edhe pse bëhen revolucionet, dua të kthehem te pyetja në krye të shkrimit: a ka ndonjë dukuri sot në ekonominë shqiptare që kërcënon të shndërrohet në një katastrofë të ngjashme me atë të shoqërive financiare ose të piramidave, gjatë viteve 1990? Kësaj pyetje mund t’i përgjigjen vetëm kolegë që jetojnë në Shqipëri e që i ndjekin zhvillimet e atjeshme drejtpërdrejt, jo nëpërmjet filtrit opak të mediave. Unë vetëm mund të spekuloj e të formuloj, me shumë rezerva, hipotezën se nga gjithë ç’po ndodh sot në ekonominë e atjeshme, ajo veprimtari që u afrohet skemave piramidale për nga natyra e investimit dhe histeria kolektive e pjesëmarrjes është pikërisht ndërtimi, sidomos në zonën bregdetare; sa kohë që shumë ndërtues e investues i janë futur këtij business-i në mënyrë spekulative, të joshur kryesisht nga fitimet e atyre që kanë ndërtuar më parë, dhe të paaftë për të kuptuar se, sa më shumë që ndërtohet e sa më shumë shtohet kubatura në dispozicion të shqiptarit, aq më e afërt është dita kur e gjithë kjo fidanishte prej tullash e çimentoje, njëlloj si ajo tjetra 11 vjet më parë, do të shembet nën peshën e vet dhe Shqipëria do të mbushet me gërmadha që s’patën fatin të gëzonin as edhe një ditë të vetme si ndërtesa.
Ndonjë mendim nga kolegët?
Meqe na permende emrin:), e meqe na dhe edhe te drejten e replikes…
E meqe behet fjale egzaktesisht per ndertimet dhe posacerisht ato ne bregdet…
Me besimin qe “e gjithë kjo fidanishte prej tullash e çimentoje, njëlloj si ajo tjetra 11 vjet më parë, do të shembet nën peshën e vet” nuk do te thote literalisht ashtu, duke pasur parasysh fenomenin e nxitur nga gravitacioni, por eshte thjesht nje figure letrare…
*
Te djele isha per dreke me disa miq ne Durres, pikerisht ne nje restorant te ngritur poshte njeres nga lulet e shumta te fidanishtes ne fjale.
Pasi u ngritem te pangopur dhe paguam sikur te kishim ngrene dyfishin e atyre c’hengrem (tjeter mesele kjo, sidoqofte jo pa ndikim ne lidhje me ate shkendijen qe do te ndeze levizjen popullore), beme nje xhiro bregut, per qejf te diellit e te detit, si edhe per te vizituar shtepine e re te njerit prej nesh, te blere aty afer.
Pa u zgjatur me hollesi te karakterit arkitektorial, nxitoj te them se komshi i ketij tonit ishte nje ish zv/minister roze. Ne bisede e siper, edhe per shkak te “semundjes profesionale”, erdhi dhe u parashtrua pyetja mbi hipoteken e truallit, lejen e ndertimit etj. “Epo si te gjithe”- ishte pergjigja, ku tanime, me “te gjithe” kuptohen ata (ne) qe nuk mund ti blejne konform ligjit pasurite e patundshme, sepse ato jane me mangesi te permendura me lart…
Nga dritaret e hyrjes dukej aty pertej nje fshat turistik (kompleks dykateshesh) interesant, ku na e paskerkershin folene e tyre nder te tjere te vdekshem edhe dy avokate super te njohur, nje opinionist me fame, disa ministra dhe ish-ministra, nje ish-kryeminister, nje shkrimtar i kombit …
Fshatra te tille, realisht jane te karakterit turistik, dmth qe toka eshte dhene me koncension per 99 vjet, dhe pas kesaj ajo dhe cdo ndertim i paluajtshem mbi te i kthehen shtetit. Investitori zotni burre, pasi e ka ndertuar fshatne, ne vend qe te zhvillonte veprimtari turizmi, i ka shitur (ndonje edhe falur) shtepite ne fjale.
99 vjet jane shume, por grykesia e te zoterve eshte akoma me e madhe, ndaj edhe lindi debati se a do te shtetezohen ato nje dite, apo diku pas ca vjetesh, meqe te gjithe jemi (jane) dakord, si majtas dhe djathtas, do te dale ndonje amendim ne respekt te se drejtes se prones…
Per ta bere historine e gjate te shkurter: Xha xhai, kete rradhe me ngjan se nuk ke qelluar ne shenje. Se pari une mendoj (dhe besoj) se ne Shqiperi nuk do te kete nje 1997 te dyte, jo sepse shqipet vune mend nga c’ndodhi, ajme se ndonje mesim edhe mund ta kene nxene, por sepse ai fitil e gjeti edhe barutin tone te thare, gje qe nuk me rezulton, te pakten per momentin. Nuk ka asnje dyshim qe ’97 u nxit dhe u perdor edhe politikisht. Sot ka shume pak gjasa qe elementi “politik” te perfshihet ne levizje te tilla te supozuara.
Se dyti, ne hipotezen larg qofte se do te ndodhe, me shume mundesi ka prej urise sesa prej humbjes se shtepise se dyte buze detit.
Për sa kohë ka akoma vjehrra dhe nuse që banojnë në një apartament, për sa kohë njerëzit do të vazhdojnë të migrojnë drejt Tiranë-Krujë-Durrësit, për sa kohë popullsia do të shtohet, besoj se edhe ndërtimet nuk do të ngelen pa shitur.
Nuk dua të ngjaj si një Kasandër, po imazhi që më frikëson më shumë është ndonjë tërmet në këto zona. Nuk e di nëse cilësia e dobët e ndërtimeve do t’i lejojë këto ndërtesa të qëndrojnë në këmbë në ditën pas. Natyrisht faji do t’i ngjitet shteti, dhe disa tipa do të nxisin turmat që të shkatërrojnë gjithçka në këmbë.
Por nga ana tjetër, Gërdeci ishte një ngjarje që kishte shumë nga këta elementë – mos ndofta të gjithë po luajnë nëntësh?
PNH, e ke kap demin per briresh me duket. Perderisa te mos kete nje lidhje organike mes Olimpit bregdetar te elites dhe nevojave imediate te masave, do te vazhdojme te ngopemi me luge bosh. Nuk ka pesimizem tek kjo qe po them, anipse eshte koha qe te ndizet pesimizmi fuqishem. Revolucionin e ben e majta, por e majta i perket Kushtetutes se NATOs. Arendt thote se edhe revolucionari me i flakte behet konservativ te nesermen e revolucionit, nderkohe qe elita Olimpike shqiptare, ne dac majtas, ne dac djathtas, eshte konservative pa kaluar ne proven e zjarrit revolucionar. Eshte kaosi i 97es qe e lejon te majten konservative? Eshte mentaliteti i fitimit te peshes hibernative te bores qe nuk eshte mbledhur akoma per te krijuar nje moment ortekesh? Nuk e di. Shpresoj mos ndodhi me, dhe rrjedhimisht as revolucioni, por kam frike se nuk ka nevoje as per mungese buke e as per mungese uji; duhet vetem nje Gerdec tjeter, diku andej nga Bathorja, ndoshta ne formen e ndonje epidemie, qe te kete revolucion.
p.s. Xhaxha, mezi po e prisja kete shkrim tek pejzazhet. Me qe ra llafi, si i thone nentshit Italo-ishte?
PNH shume rendesi po i jep ‘shqipeve’ brenda ‘shqiperise’. Ndoshta duhet t’ju kujtoj se fatin nuk e keni ne dore. C’behet atje varet nga qendra pleni-potenciale mbi te cilat ti (nga brenda) nuk ke asnje informacion.
Sa per ekonomine: FMN e dha alarmin mbi koston idiote te rruges Durres-Kukes dhe deficitin buxhetor qe e shoqeron. Fullanit te (i Bankes Qendrore) i rezultojne rreth 100 milione euro kredi te keqia te bera nga nje rrumpalle prej 17+ institucionesh financiare.
Le te themi qe nje nga bankat e zoteruara nga jashte (Franca apo Austria) nuk eshte ne gjendje te marre parate e dhena hua, dhe poplli yne kerkon te terheqe depozitat? Mos kujton ti se i behet vone shume qendres (Paris/Wien) per depozitat e atyre qafireve ne Shqiperi?
Po inflacionit c’ke nder mend ti besh? (qe s’e kontrollon dot edhe sikur elitar te jesh).
Kam frike se njerezit e ‘fshatrave turistike’ nga ‘elitare’ do perfundojne ‘ne litar’.
Qafir, ia ke fut kot plako! Ne qofte se Inflacionin e kontrolloka kapitali Frank, si ka mundesi qe inflacioni eshte t’u ndodh ne anglofoni e para, dhe e dyta, a nuk do i merrnin te vetat me interes te fryre (apo inflacioni) dhe njekohesisht te kontrollonin pozicionin per t’a bere nentshin, (apo shahun) ne Mat? Ne duhet te mendojme, tha.
U shqetësova nga ky alarm që paska dhënë FMN dhe shkova ta lexoj përse është fjala. Raporti i fundit (prill 2008 http://www.imf.org/external/pubs/ft/scr/2008/cr08128.pdf) nuk ka ndonjë alarm:
“Budget expenditures will temporarily increase to about Lek 337 billion (31½ percent of GDP). Current expenditures are projected to increase to some 24 percent of GDP, accommodating wage increases in priority sectors such as health and education. There will be a one-off increase in capital spending from 5.9 percent of GDP to 7.3 percent, reflecting the acceleration of the Rreshen-Kalimash road project, the cost of which is now projected at €530 million, excluding VAT, about €100 million higher than originally estimated. The cost increases are mainly due to changes to the project design and higher cost of inputs, which could yet increase further. While we are currently exploring design changes that could lower budget costs in 2009, we have offset the 2008 budget effects by compensating reductions in other capital spending.”
Nuk e bera aspak lidhjen mes inflacionit dhe kapitalit frank. Kapitali frank ka te beje me sigurine e depozitave ne bankat qe zoterojne ne Shqiperi te cilat kane leshuar kredi qe nuk i mbledhin dot (100 milione euro sipas Fullanit). Kriza fillon lehte nqs populli vendos te terheqe depozitat nga bankat masovikisht. Tani qe isha ne shqiperi vezhgova disa raste individesh qe refuzonin ti vendonsin kursimet ne sistemin bankar ose qe i kishin terhequr ato per arsye mosbesimi.
Inflacioni eshte tjeter gje: kur fola qe ‘elitaret’ e rrumpalles nuk e kontrollojne dot rritjen e cmimeve kisha nder mend te thoja qe ne gjendje mos-prodhimi vendas nuk i shpetojne dot rritjes te cmimit te energjise dhe dritherave.
te dyja keto raste mund te precipitojne ne krize te dhunshme ne Shqiperi nqs nisin te sekustrohen pronat e borxhlinjve, apo te vazhdoje te ngrihet kostoja e drithit (pa drita rrine por pa buke ,…veshtire tha)
Problemi i sektorit te ndertimit nuk eshte mbi-oferta e kubatures por mbi-oferta e kreditit.
Sa per termet: sa me shpejt aq me mire
Qafir, edhe mua krediti më shqetëson. Le ta përfytyrojmë, pra, kreditin, si kubaturë negative. Ka diçka të dyshimtë te kjo mizëri ndërtuesish, ose moda e fundit e të ndërtuarit “pallat” për të siguruar jetën e për të jetuar me qeratë; sikurse te mizëria tjetër e atyre që blejnë apartamente – me ç’para bëhen të gjitha këto? Ka kredit të rregullt bankar, por ka edhe kredit të nënujshëm, ka edhe larje parash të pista… Unë shoh një paralelizëm të keq me krizën financiare të 1997-ës; edhe pse e pranoj me PNH se disa rrethana politike janë tani të ndryshme nga atëherë. Për t’u kthyer te metafora e kubaturës negative – a nuk ju duket se shqiptarët, ekonomikisht, po jetojnë tashmë në dimensionin e katërt?
ose me fjalet e Fullanit drejtuar kapove te bankave ne Tirane
duke gjykuar se ne Rrumpalle ka terren vetem “Murphy’s Law” imagjinoni c’beterr do te jete jeta atje ne nje kohe kur EUR0-ja vazhdon te perpjeten.
…ideja eshte qe nese ekspozohemi ndaj ndonje rreziku potencial per “sekelldira” e me pas per “yrysh milet”:) kjo nuk mund te vije nga ndertimet.
Ato 100 milion kredi te dyshimta nuk jane dhene, apo jane dhene fare pak, ne lidhje me blerjen e apartamenteve te reja. Shqiptaret jane njerez me kulture te ulet ne marredhenie me bankat, dhe me natyre teper dyshuese. Si pasoje shumica i ka blere ato me para kesh te fituara nga puna ne emigracion, ose nga veprimtari gjysem apo aspak legale. Sa per ndertimet, ato nuk jane aspak te dobeta, por kjo eshte nje tjeter historize e tranzicionit.
Kredite e keqija jane kryesisht ne fushen e biznesit.
Sa u perket shtepijave (housing), bankat i kane te siguruara kredite e tyre: nese kreditori do te gjendet ne pamundesi per te shlyer kredine, ai do te “paguaje” me ate cka ka vene ne hipoteke (peng) te bankes.
Ky grup social (pra ata qe potencialisht mund te deshtojne ne pagimin e kredise) nuk bejne pjese, ose jane nje % jashtezakonisht shume e vogel e atyre qe kane shtepi te dyta (a te treta) ne bregdet, te cilet, nuk besoj se jane personat e duhur per te shkaktuar “revolucione”, qofshin keto edhe stuhi ne gote.
Ajo historia e falimentimit te bankave perendimore ne Shqiperi po, ajo eshte vertet e frikshme (thuhet se ne sistemin bankar qarkullojne mbi 1 miliard euro kursime, nje shume e perafert me humbjet ne skemat piramidale). Megjithate, ngjan si nje komplot kozmik kunder Shqiperise, pasi eshte ne kufijte e te pamundures rrenimi financiar i te gjithava njeheresh.
Sidoqofte, pertej skenareve te mundshem, une mendoj se nuk ka vend per profeci te tilla. Gjykoj se, ndonese vijojme te jemi vendi me i varfer ne Europe, jemi vendi me i varfer ne Europe, ama:).
Vende pune ka, me paga te uleta dhe lodhje, por ka ama. Ndertues dhe biznesmene te ndryshem vec qahen se su vijne punetoret. Ora e punes ne ndertim eshte minimumi 1000 lek (te reja) ndersa ne fabrikat e kepuceve/veshjeve paga minimale eshte 20.000 lek (te reja) ne muaj.
Ah, se me erdhi nder mend, SIGURIMET! Kjo po! Fakti qe shumica e punonjesve ne vend punojne ne te zeze (ketu duhet shtuar se shteti po ben nderhyrje teper efektive ne minimizim te situates), mund te pssjelle ne te ardhmen nje situate te rende sociale. Por serish, ata do te jene teper te lodhur dhe te moshuar per t’ia “plasur nje dite”.
Fantazia e shqiptarit (jo vetem e shqiptarit por e njeriut ne pergjithesi) eshte per tu admiruar. Po tu lejohet dicka (ose sic i thone po u hap loja e lejuar nga”lart”) si dhe ne rastin e piramidave, mileti menjehere e gjen me se duhet te merret aq me teper qe jam i palekundur ne mendimin se ne Shqiperi nuk ka mbaruar larja e parave vetem ka gjetur forme te re. Te them te verteten habitem disi se larja e parase (me qellim te arritjes se kesaj) presupozon sakrifikim te shumave te medha (nga ana e te interesuarit), kurse po te shohesh cmimet e apartamentve te ndertuara kohet e fundit, takohesh me vlera marramendese, a thua Tirana qenka qendra e botes apo qe ndertuesi i tyre ka marre kredi ndertimore me interes teper te larte per tu paguar. Hajde gjeje po deshe ku eshte fshehur lepuri. Por mos u habitni djema se si cdo murtaje, edhe kjo nga perendimi ka ardhur. Para rreth 6-7 vitesh e deri me sot ne Budapest te zene syte ndertimet e karakterit “godine zyrash” e nuk duan te rreshtin se ndertuari a thua paska mbetur qyteti per zyra. Pra edhe kjo ere parash te pista kundermon, keshtu qe mos te habitemi edhe aq me fenomenin shqiptar.
Sa per revolucion me premisa ndertimet nuk shoh shanse, vetem po qe se bie ne toke vetvetiu apo nga termeti, ndonje nga grataçelat qe zbukurojne qytetet e Shqiperise sot.
Vete fakti qe shqetesimi me i madh vazhdon te mbetet dita e revoltes per te na mundesuar vazhdimin e lojes (nenteshin), sesa fakti qe c’do dite qe kalon i mohojme vetes te drejten per te shfrytezuar lirine tone per te bere ndonje gje persembari tregon shume. Shqiptaret duket se e kane humbur memorjen shoqerore por edhe arsyen perse jetojne ne nje shoqeri te perbashket. Mjedisi urban eshte reflektimi me i qarte i saj. Ne kemi harruar se si e kemi gjetur ambientin urban (kujto Beratin, Gjirokastren, Shkodren, Durresin, Krujen)dhe as nuk shqetesohemi se si do ua leme te tjreve qe vijne pas nesh. Nese struktura urbane nuk eshte reflektim i mentalitetit shoqeror une nuk e di se c’fare eshte?! Mua kjo me shqeteson me shume se ajo dita e falimentimit, qe sic e pershkruan aq bukur Calvino, eshte thjeshte nje revolte per te vazhduar lojen, jo per te kunderten. Me shqetesuese eshte ai mentaliteti i elitave qe pershkruan Pseudonim NgaHalli kur thote “E po si te gjithe!”. Ky eshte shkaterrimi me i madh i memories shoqerore; kur elitat mendojne si te gjithe; kur trurit i ngelet te kryej funksionet e stomakut apo akoma me keq te jashteqitjes.
Fatkeqsia e Shqiperise eshte se nuk ka shifra. Imagjino, nuk eshte publikuar ende formula zgjedhore megjithe morine e artikujve te botuar dhe zhurmes te madhe.
PNH, fatkeqsisht te qenit atje te privon nga dija. Nuk mund te thuash qe nuk jane dhene 100 milione kredi sepse thjesht kete e dine vetem ata qe nuk i botojne asnjehere shifrat. Pastaj kur kjo shifer vjen nga Adrian Fullani besoj se eshte e besueshme dhe shqetesuese…perndryshe ai vete nuk do e kishte bere ate mbledheje me kapobankat