KOMENTET NË BLOG

Ditët e fundit ka pasur disa reagime, irritime, protesta dhe keqkuptime për trajtimin që u kemi bërë komenteve në këtë blog.

Komentet janë një hapësirë që u jepet lexuesve për të shprehur mendimet e tyre në lidhje me temat e trajtuara në blog.

Tani për tani, autorët e blogut i kanë lënë komentet të pamoderuara. Kush dëshiron, mund të shkruajë diçka dhe ta shohë t’i publikohet menjëherë.

Megjithatë, ne ruajmë të drejtën të fshijmë ato komente që nuk i përshtaten blogut, por edhe të redaktojmë (duke i krasitur) ato komente që, edhe pse të vlefshme në vetvete, përmbajnë tekst të papërshtatshëm (jashtë teme ose fyes).

Marrëdhënia jonë me komentuesit është simetrike: as u kërkojmë lexuesve të lënë patjetër komente, as pranojmë prej lexuesve sugjerime se si t’ua trajtojmë komentet.

Si autorë të blogut, ne premtojmë se nuk do të cenojmë në asnjë rast përmbajtjen e komenteve, në mënyrë të tillë që të ndryshojmë opinionet e shprehura aty.

E drejta për të redaktuar komentet buron nga interesi ynë për mbarëvajtjen e blogut. Ata komentues që ndihen ngushtë përballë këtij kufizimi, janë natyrisht të lirë të nisin blogje të tyret kur dhe si të duan.

Përvoja e deritanishme tregon se kontrolli redaktorial i komenteve që përmbajnë fyerje individuale, fjalë veçanërisht të vrazhda, ose spekulime që nuk kanë të bëjnë me temën e diskutuar është kusht i domosdoshëm për mbarëvajtjen e përdorimit të blogut nga autorët dhe vizitorët, si palestër të mendimit dhe të njohjes.

2 Komente

  1. “si palestër të mendimit dhe të njohjes.”

    Ke te drejte. Ka raste qe shnderrohet ne “palester boksi”

    Cilido autor shkruan per qejf (mendoj une) dhe jo per vuajtje.

  2. Ju mbeshtes plotesisht.Une per vete e kam faqen me komente te moderuara.Deri me sot nuk kam hequr asnje koment qe me ka ardhur , por thjesht nuk me pelqen qe te lexohen dhe te diskutohet rreth komenteve te tjera nderkohe qe une kushedi ku jam dhe se kam idene e atij komenti.
    Pastaj fyerjet dhe komentet sulmuese nuk besoj se do ti vlejne askujt dhe nuk do te iluminojne askend.

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin