FALCITATE

 

Eppur niente si muove.
– Galileo Galilei, pasi vështroi qiellin për herë të parë me teleskop.

Sfidat e jetës i kam pritur gjithnjë ballëlart.
– Zinedine Zidane

Pikësëpari, duhen rregulluar çatitë, se po na bien tjegullat kokës.
– Pirroja i Epirit, në mbledhjen e bashkisë së Argosit

Kur të vdes, rrëzomani statujën.
– Enver Hoxha

Ich bin ein Hamburger.
– J. F. Kennedy, menjëherë sapo e qëlluan në Dallas.

Ich bin, du bist, er ist/ sie… whatever the heck she ist.
– G.W. Bush, para vizitës së parë në Gjermani.

S’pyet Kanuni për Lek, as Leku për Kanun.
– Lek Dukagjini (apokrife)

Vasil Laçi ishte nga minoriteti grek.
– Nga një letër private e Sali Berishës, drejtuar Silvio Berlusconit.

Kur vjetërohen veteranët, u vjen radha veterinerëve.
– Bamir Topi

Prej kohësh kam dashur të shkruaj një këngë për Mujin dhe Halilin.
– Elton John, intervistuar nga “Mapo”

Unë e futa macen në katror.
– Albert Einstein

Një telefon mund ta kishe bërë.
– Gjergj Kastrioti, Hamzait

Di edhe pak turçe, por nuk e përdor.
– nga Curriculum Vitae Georgii Castriotis, zbuluar tani vonë në arkivat e Vatikanit

Opiumi është feja e popullit.
– Karl Marx

Populistët janë opiumi i fetarëve.
– Benito Mussolini

Socialistët janë opiumi i populistëve.
– Bettino Craxi

S’më thoje asgjë, në letër, për pensionin e invaliditetit.
– Gjergj Elez Alia, duke iu përgjigjur Bajlozit.

Në kohën time nuk kishte sadistë.
– Marquis de Sade

Nuk e shpjegoj dot këtë pasion që më ka hipur kohët e fundit për futbollin.
– Qemal Stafa

Mumjet s’kanë nevojë për piramida.
– V.I. Lenin

Piramidat s’kanë nevojë për mumje.
Mumjet ishin një gabim i egjiptianëve të lashtë.

– Ramiz Alia

Piramidat kanë nevojë për nobelistë.
– Ismail Kadare

 

7 Komente

  1. koha është flori
    Por floriri ti errëson syte dhe të bën të humbasësh kohën kot (s’e di nëse ishte ky rasti)

  2. koha është flori
    ——————-

    Eh mer daj. I ka hik koha floririt qe kur Nixon hodhi ne kosh Bretton-Woods. Tani parja eshte kohe.

  3. po bej prove:

    “Jam bere kaq vjece, dhe nuk me ka share njeri burrin deri tani”
    – Donika Kastrioti

    “Rrofte lapsi dhe letra”
    – Kurt Cobain

    “Demokracia ben pis. Diktatura eshte njelloj higjiene”
    – John Lehman, Sekretari i Marines Amerikane, 1981-1987

    “Te jetojme, te mendojme dhe te punojme si ne rrethim”
    – Genc Ruli, energjitist.

    “Martesa nuk eshte ajo qe kujtojne te gjithe, por gjeja me produktive qe me ka ndodhur ka qene fryt i saj”
    – Mari Kyri

    “Sa ka shku euroja?”
    – D. Hoxha, pronar i Top Chanel

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin