Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Antropologji / Politikë / Sociologji

NGA TË PANGRËNËT (II)

Publiku është mësuar që lajmet nga politika shqiptare t’i kontekstualizojë gjithnjë duke i vendosur në një skenë teatri. Edhe të rejat e fundit nga greva e urisë e përfaqësuesve të opozitës duket sikur ngacmojnë të njëjtat reflekse, se ç’të thuash ndryshe, kur sheh të përzihen në ngjarjet personazhe të spektaklit televiziv, artistë vizualë, këngëtarë, aktorë teatri e të tjerë “intelektualë”; duke u rreshtuar sipas rastit pro ose kundër grevës?

Atmosferën teatrale ma konfirmoi edhe një lajm në faqe të parë të Gazetës Shqiptare, ku skulptori Muntaz Dhrami premtonte të tregonte si u përgatit maska e vdekjes e një tjetër aktori të madh të komedisë politike shqiptare – Enver Hoxhës (nuk e lexova); por edhe përtej këtij lajmi, gazetarët shqiptarë nuk më duken të përgatitur për ta përcjellë grevën e urisë; meqë i shoh të lëkunden mes sentimentalizmit kabá dhe përtalljes ose përqeshjes, siç e vuri në dukje mirë edhe Theollogosi, në komentet.

Kjo atmosferë i surrealizon edhe momentet kur disa prej grevistëve dërgohen në spital, kur u rrezikohet shëndeti nëmos vetë jeta nga të pangrënët; meqë vdekja në teatrin e politikës është njëlloj si vrasja e aktorit në skenë – butaforike, e inskenuar; madje në mënyrë të tillë që të mund ta shenjojë vdekjen reale vetëm në atë masë që publiku e kupton “gënjeshtrën”.

Për fat të keq, në politikën shqiptare qëllon që aktorët të dalin ndonjëherë në skenë me armët përnjimend të mbushura, pa çka se i kanë alltí e breshana nga të muzeve.

Ngaqë nuk jam në Tiranë dhe nuk marr pjesë në politikën shqiptare, për këto ngjarje nuk mund veçse të reflektoj për së largu; dhe nëse nga një anë e kuptoj se në ç’pikë ka arritur dëshpërimi i njerëzve përballë kokëfortësisë së pushtetit, ose pazotësisë për ta interpretuar politikën si art të kompromisit, nga ana tjetër e kuptoj edhe se te greva e urisë ka gjithnjë një element shantazhi të papranueshëm, i cili në rrethana të tjera më përfytyrohet si ai fëmija që shtrihet në dysheme dhe nis të përplasë këmbët, kur nuk ia jep çokollatën.

Të gjithë e thonë dhe e përsëritin se dështimi i mundshëm i kësaj ndërmarrjeje ekstreme do të ishte katastrofë për opozitën socialiste dhe do të shpërblente në mënyrë krejt të pameritueshme qeverinë e Berishës; por pakkënd kam dëgjuar të thotë se edhe suksesi i grevës, ose plotësimi i objektivave të opozitës, do të ishte njëlloj katastrofë – për mbarë politikën shqiptare dhe institucionet; meqë do të krijonte një precedent për zgjidhjen e situatave të ndera të komunikimit politik me mjete sa drastike, aq edhe infantile.

Një gjë që gazetarëve që ndjekin grevën nuk u ka shpëtuar, ka të bëjë me fisnikërimin e atyre që i kanë hyrë kësaj aventure; ose një atmosferë prej solidariteti pothuajse sportiv ose ushtarak, në radhët e grevistëve; solidaritet që vjen duke u pasuruar krahas me zbulimin e shkallëshkallshëm të profileve njerëzore. Kjo nuk më duket se ka të bëjë vetëm me atë që greva e urisë e kthen fjalën e politikanit në trup, ose te njeriu që e ka përftuar; as me simpatinë e ndërsjelltë mes njerëzve që janë kapur robër të premtimit të tyre solemn.

Prandaj, po t’ia heqësh kësaj greve elementin e shantazhit dhe t’i lësh vetëm elementin e protestës, ndoshta ajo mund të shërbejë si model, në të ardhmen, jo i ndonjë taktike për të arritur objektiva politikë praktikë, por më tepër i një veprimi për të tërhequr vëmendjen. Ashtu greva e urisë do të shndërrohej në formën e vet më të qytetëruar: agjërimin politik ose spiritual.

Me këtë rast, dua të kujtoj edhe çfarë i pat thënë një hero i mosbindjes civile, Gandhi, mikut të vet Louis Fisher:

“Unë agjëroja për të reformuar ata që më donin […] Nuk mund të agjërohet kundër një tirani. […] Unë mund të agjëroj kundër tim eti, për ta kuruar nga një ves, por nuk mund të agjëroj për t’ia marrë pronat.”

[Sharman Apt Russell, Hunger: An Unnatural History, Basic Books, 2006, f. 81]

Këtë parim Gandhi e zbatoi pa lëkundje edhe në praktikën politike; shumë prej agjërimeve të tij ishin në favor të të drejtave civile në përgjithësi, por pa implikuar ndonjë kërkesë politike imediate. Kështu, ai agjëroi në 1924 për miqësinë hindu-myslimane, në shtëpinë e një udhëheqësi mysliman; kundër një sugjerimi britanik për ta ndarë elektoratin indian më tresh; për të purifikuar vetveten; për të purifikuar ashramin e vet; për të drejtat civile të popullsisë së një krahine në Indi; kundër burgimit për motive politike, e kështu me radhë.

Në thelb, edhe vetë grevat e shumta të urisë të radikalit gandhist italian Pannella (i cili shkoi sot në Tiranë dhe i përshëndeti grevistët me një fjalim të shkurtër të përkthyer keq nga Shekulli) kanë qenë më tepër të llojit të agjërimit politik, meqë kanë shërbyer për të tërhequr vëmendjen e publikut italian ose për të propaganduar pozicionet e radikalëve, parti e vogël por e rëndësishme, e cila rezultatet e veta gjithsesi nuk i ka arritur ndonjëherë nëpërmjet grevave të urisë, por iniciativave të tjera jashtëparlamentare dhe anti-partitokratike, si referendumet.

Prandaj agjërimin politik pa ironi ia rekomandoj të gjithë klasës politike në Tiranë, pa dallim ngjyre, orientimi ideologjik dhe përbërjeje klasore. Më shtyn të mendoj kështu fakti se, të paktën që prej viteve 1990 (e theksoj, të paktën), grykësia – e drejtpërdrejtë dhe e sublimuar – i ka mbizotëruar të gjitha instinktet dhe virtytet e tjera politike: gatishmërinë për shërbim publik, idealizmin, sensin e të sotmes dhe të historisë, madje edhe vetë dëshirën për pushtet.

Kjo është një klasë filistinësh, për të cilët ideja e mirëqenies materializohet në trajtat e një tryeze të shtruar, me mishra të pjekura, birrë verë e raki dhe ëmbëlsira; dhe këta kanë treguar se nuk dinë të ndalen para asnjë skrupulli, për të zënë dhe mbajtur vendet në tryezat e bollëkut vulgar.

Pikërisht këta, së bashku me publikun që i voton, i nderon dhe i rikthen në postet, do të përfitonin nga agjërime të herëpashershme, individuale dhe kolektive, publike dhe private; dhe kur them përfitime, nuk kam parasysh trupin mistik të politikanit që i ofrohet grigjës për ushqim, por frymën që drejton shtetin dhe që Shqipërisë ka ardhur duke iu qelbur vit pas viti.

Pa Komente

  1. Thotë xha xhai:

    “Të gjithë e thonë dhe e përsëritin se dështimi i mundshëm i kësaj ndërmarrjeje ekstreme do të ishte katastrofë për opozitën socialiste… por pakkënd kam dëgjuar të thotë se edhe suksesi i grevës, ose plotësimi i objektivave të opozitës, do të ishte njëlloj katastrofë – për mbarë politikën shqiptare..”

    Ne pergjithsi jam i mendimit se ne njezet vjetet e fundit shqiptaret (si popull, qe fituan per here te pare ne histori te veprojne ashtu siç mendojne) kane pjesen e tyre ne deshtimet politike (popull i parritur, naiv e teatral qe ushqehet me çfare mendojne te tjeret per te e jo çfare mendon ai vete), por perballe vertetesise se eger te rezultatit absurd te zgjidhjes se mesiperme, qe xha xhai formulon per here te pare kaq qarte, politika ke shkuar nje hap perpara.

    Sikunder djalli qe tejkaloi te drejtat e tij duke nderhyre ne denimin e nje te pafajshmi (Krishtit, sa per anekdode), edhe politika, me kete greve hodhi hapin e ndaluar, duke u dhene keshtu te drejten te gjitheve t’a cilesojne me gisht, pa u gabuar, si shkaktare te fatkeqesive te atij vendi!

    1. Lyss, populli ka patur gjithmone pjesen e tij, jo vetem keto 20 vjet qe fitoi (teorikisht te pakten) te drejten per te vepruar.

      Por tema e diskutimit te rolit te popullit eshte pak me lemsh-e-li mendoj, veshtire te thuash sa e ku tamam e ka fajin populli, i cili sot eshte ose komplet apatik (nje pjese e madhe e tij) ose komplet militant (nje pjese mjaft e konsiderueshme) dhe ndjek (pursue) interesat politike te liderve jo te vetat, dhe pjese-merr ne keto teatro politike sikur Rama apo Berisha te ishte i ati i vet mbret, pas fitores te se cilit ky do behet princ i pasur.

      Sa per nje ilustrim krahasues, ekstrem bile, te pamaturise politike te popullit tone (packa se ne aspektet e tjera veshtire te thuash se populli amerikan eshte me i zgjuar se populli shqiptar) … nese populli amerikan do kishte penalizuar ‘me vdekje’ politikisht kedo Al Gore qe do kishte mbajtur vendin ne gjendje limbo qofte dhe per 2 muaj duke mos njohur zgjedhjet dhe duke bojkotuar kongresin, populli shqiptar dhe pas nje viti nuk ka ndonje opinion kushedi sa me negativ ndaj Rames sot (per te mos thene qe simpatizantet e tij midis te majteve mund dhe te jene shtuar, qofte dhe per inat te ‘vjehres’), apo me pare njesoj ndaj Berishes kur ai pionierizonte bojkotin tek ne (megjithese per hir te se vertetes, manipulimet e atehershme te zgjedhjeve s’krahasohen me parregullsite e zgjedhjeve te fundit).

      E kam fjalen, po te fillosh te analizosh ne ca gjendje ishte ky popull para (fillimit te) demokracise, qe nga e kaluara e tij e lashte e ne vazhdim deri ne komunizem, ca kishte levruar e trasheguar ne koshiencen e vet (ta quajme keshtu) dhe me ca ishte formuar e ca pervoja kishte, veshtire te thuash qe nese historia do perseritej disa here, ngjarjet keto 20 vjet do kishin rrjedhur ndryshe.

      Jo se kjo justifikon cdo gje apo shfajeson popullin, por s’eshte aq bardhe e zi kur vjen tek populli e kam fjalen, ashtu si dhe vija ndarese popull-elite tek ne nuk eshte aq e dukshme sa tek vendet e tjera, duke pasur parasysh p.sh. numrin e madh te deputeteve e figurave te tjera politike e pushtetare qe jane ose me diploma me korrenspondence, ose gjthsesi nallbane pavaresisht nje diplome qe mund te kene marre, sidomos po te kesh parasysh qe gjate viteve te fundit tek ne gjithmone ka pasur inflacion te kualifikuarisht dhe te aftesh/specializuarish.

      1. Ja shiko komentin me poshte te ketij pionierit qe thote se Gandi ishte nje rakitik qe grevonte per pedofilet (me gjasa nga inati qe xha xhai ne keto shkrime nuk ka glorifikuar greven e Rames …dmth te dirigjuar nga ai, se ai s’eshte aty), dhe e kupton mire nivelin e popullit militant per cka thashe me siper.

        Tani (pa dashur ta personalizoj ceshtjen me kete person qe ka bere kete koment … e marr si shembull, fundja anonim eshte) a mund te thuash me siguri sa faj ka nje njeri i tille qe nga inati per Ramen e ben Gandin nje humbameno pedofil?

        Dhe me kryesorja, a mundej ky te mendonte ndryshe sot, kishte valle vullnet (free will) te mos shprehej keshtu? Mgjth kjo e hallakat diskutimin, puna e vullnetit e kam fjalen.

    2. Te me ndjeni Lyss, qe po marr perseri paragrafin qe ju shkeputni me lart nga Xhaxhai:

      “Të gjithë e thonë dhe e përsëritin se dështimi i mundshëm i kësaj ndërmarrjeje ekstreme do të ishte katastrofë për opozitën socialiste… por pakkënd kam dëgjuar të thotë se edhe suksesi i grevës, ose plotësimi i objektivave të opozitës, do të ishte njëlloj katastrofë – për mbarë politikën shqiptare..”

      Mua nuk me duket ndonje katastrofe kushedi se cfare nese suksesi i zgjidhjes se situates se krijuar rezulton ne ndryshim te pushtetit. Sepse precedente ka. Po te kish qene kjo gjendje para 1997, edhe mund te kuptohet ideja e katastrofes, por mbas asaj cdo mjet per influencim dhe ndryshim te politiken shqiptare eshte i pranueshem. Kur ne pranojme nje shtet qe dergon ushtrine kunder popullit te vet, dhe nje popull qe shperthen depot e ushtrise, vret perfaqsuesit e pushtetit dhe merr armet kunder qeverise se vet, atehere s`ke si e quan katastrofe nje eveniment me te vogel e me te paqem se i pari, qe te perdoret si mjet pune ne politiken shqiptare. Ne e kemi humbur “virgjerine” ne kete pike, dhe askush nga klasa politike shqiptare e sotme, dhe une do te guxoja edhe nga brezat e sotem shqiptare s`merr dot nje pozicion moral me te larte per t’i treguar te tjereve se cfare eshte e drejte dhe cfare eshte e gabuar.
      E drejte? Kush eshte pika e referencese per te drejten ne Shqiperi, pertej retorikes dhe faqeve te internetit?
      E gabuar? Kush eshte pika e references per te gabuaren ne Shqiperi, pertej retorikes dhe faqeve te internetit?
      Une kam bindjen se edhe sikur politika shqiptare te perbehesh nga njerezit me te virtytshme nga ana morale dhe etike, dhe me te formuarit nga ana profesionale, prap se prap pune do ishin po aq lemsh sa c`jane edhe tani. Sepse do t`u duhesh te punonin me nje popull qe kerkon qiqra ne hell, qe kerkon me shume sa sa c`i takon apo se sa c`jep, qe kujton se te gjitha te keqiat e jetes se tij te perditshme i vijne nga qeveria e keqe, dhe te gjitha te mirat e tij te perditshme, do t`i vijne nga qeveria e mire, duke filluar nga vendet e pune, buka e perditshme, strehimi,rruget dhe urat, uji i pishem, energjia elektrike, edukimi, shendetsia e deri tek vizat per te dale jashte.
      Ky brez shqiptaresh qe ekzistojne tani jane te pashprese, sepse nuk i takojne as te kaluares dhe as te sotmes, por jane nje perzjerje hibride praktika dhe ideshe. Shihni se si flet ai tipi ne ate artikullin e Shekullit:
      “… Hë komandant, se ti i di këto punë si zgjidhen. Na udhëzo…”
      Ai përgjigjet: “E di, e di…”, dhe bën një shenjë me duar. “…Vetëm me këtë ikën ai, po ç’t’u bëj këtyre…”. Vështrimet janë prapë nga deputetët. (…)”

      Shihni te gjithe ate karnaval personash dhe personalitetesh qe rrine neper tentat, duke e mbushur barkun me uje. E per cfare? Per hapjes e kutive te votave te panumeruara? Per marrjen e pushtetit te vjedhur? Per venien ne vend te te drejtes se shtremberuar? E cfare mendojne te iluminuarit tane te tentave bashke me kreret trupefales te tyre se do te bejne me votat e numeruara? Me drejtimin e te drejtes? Me pushtetin vete, nese e marrin? A do menduar e do shpresuar se ata do te bejne e sillen ndryshe nga paraardhesit e tyre? Kaq naiv te jemi? Drejtesia, kjo fjale qe me siguri e ka shpikur djalli per ti vene ne prove njerezit, nuk ka ekuivoke. O eshte o s`eshte. Dhe monopoli i te njohurit te saj ne intimitet nuk i takon dot as nuk kalon dot nepermjet Sali Mal Berishes dhe as profesor Edit.

      Qe kur filloi ky diskutim ketu, jam perpjekur te bej, menderisht, nje liste se sa here ne dite une takohem me shtetit, ne cfare kushtesh e rrethanash. Nese ky shtet ketu ma hedh dhe ma ka me hile, apo nese jam une qe ia hedh dhe e kam me hile.

      Kjo pervoje me shtyn te mendoj se persa kohe qendrimi i shqiptareve ndaj autoritetit, komanadantit, shtetit, ligjit nuk ndryshon ne nje forme te ngjashme me ate qe neve shohim dhe jetojme ne Perendim, prespektivat per ndertimin e nje demokracie shqiptare jane thuajse te shuara.
      Per fat te keq shteti e deri diku edhe kombi shqiptar ngjan me shume me formen e nje grupi qe e percakton ekzistencen e njerezve, nepermjet perkatesise se klanit, fshatit apo edhe asocjimit politik.
      Ne jemi shqiptare nga veriu, nga jugu, nga fisi apo nga fshati, te majte apo te djathte, liberal apo konservatore e gjithshka tjeter midis ketyre.
      Po na erdhi per mbare, ose po na e desh mideja, mund ta ndjejme veten edhe qytetare.

      1. Për mua nuk ka asnjë katastrofë nëse e majta vjen në pushtet. Katastrofë do të ishte, përkundrazi, të konfirmohej greva e urisë si instrument deciziv veprimi politik, duke u krijuar kështu një precedent i keq.

        1. Ky percaktim i bere me siper qendron per bukuri, sepse i drejtohet logjikes. Por mund edhe te pergenjeshtrohet nga politika prej Hipiu qe ndiqet sot ne Tirane, nga ata qe e quajne veten opozite pse i kane varur vetes ne qafe ca parime qe ne tabelen e Mender…jevit nuk kane vend fare.

          “Ne nuk kerkojme pushtet ne tavoline”, thote Edi Rama. Pra greva zhvillohet ne emer te se drejtes se mohuar, ne emer te nje te ardhmeje qe nuk vritet nga armet e se shkuares sikurse thote ai.

          “Ne kerkojme transparence…”, ndersa pak me tutje: “Ne e njohim rezultatin e zgjedhjeve”.

          “Ne Ruzhdie provohet e drejta jone”, ndersa fakti i 28 qershorit provon katerciperisht se Ruzhdija nuk u perfshi ne rezultatin final, pra si e tille nuk ka ndikuar ne rezulat. Pa harruar ketu kroniken e asaj dite, kur komisioneret socialiste braktisen punen dhe PS nuk pranoi te emeronte zevendesuesit “per probleme sigurie”.

          Rrjedhimisht kur nje njeri nuk kerkon pushtet ne tavoline edhe pse shkel syrin verdalle per te nenkuptuar te kunderten, mund te merret me mend se kerbaci i pushtetit nuk do pertoje qe te vije. Prandaj bllokimi i bulevardit me alibine e nje greve qe me kete mendje mund te hyje dikur edhe ne diten e 87… eshte vetem nje kembengulje histeriku per te negociuar dicka krejt tjeter nga ajo qe thuhet.
          Qe greva e urise nuk kthehet ne instrument deciziv ne kete situate e deshmon edhe fakti se opozites se bere grumbull ne cadren e deshperimit i eshte dashur te shoqeroje kete mase me protesta ne te gjithe vendin, per te nxitur elektrizimin e situates se tensionimin nuk e ben dot ky kryetari i saj.
          Kerkon transparence opozita, por vet nuk pranon per asnje sekonde te jete e hapur. Refuzohet prerazi per t’u bere e ditur se cfare qendron pas paralajmerimit (ka gjasa qe helmimin e femijeve ne Ballsh ta kete provokuar frika nga kercenimi i bere nga cadra e greves) per “pershkallezim te metejshem te situates”. Po cfare pershkallezimi qendron xhanem pas nje greve urie ku njerezit vene ne dispozicion jeten ? Per te lene menjane thashethemet qe ne cdo pikepamje kane vleren e informacionit politik, apo te hapjes se mundesive per nje te tille, analiza e situates deshmon fare mire se Greva e Urise nuk ka qene pjese e nje strategjie apo plan veprimi, por vetem akt i parashikuar si finale qe do detyronte negociatat me pushtetin. Deshtimi ne kete pike thjesht e ka detyruar opopoziten te improvizoje.

      2. I dashur, jam i nje mendje me ju, por duke formuluar repliken time e shoh se nuk kam per te theme me shume se sa xha xhai. Nuk me shqeteson fare, fare ardhja ne pushtet e nje klase politike te caktuar (edhe pse me ngjan si nje enderr pa shpjegim qe te kthehet e te beje ligjin nje i paditur e kriminel si Gramoz Ruçi, nderkohe qe mijra te tjere kthehen ne vend pas vite te tera studimesh te plota dhe me kulture tjeter politike), por perseri ajo çka mendoj une nuk ka rendesi.

        Nderkohe, qe te tentosh te tronditesh institucionet kushtetuese dhe te shtosh urrejtjen midis njerezve me greva te tilla urije, kete kapitull kisha shpresuar se Shqiperia e kishte mbyllur, nderkohe qe do ta kisha mbeshtetur nje greve urie te minatorve per kushte me te mira jetese. Per ate lloj ludismi te ’97 me dukej se shihja vullnet nga te dy palet per ta shlyer nga kujtesa, me shume se sa per ta cilesuar si pasurim arsenali per luftrat e ardheshme.

        Nga apatia me te cilen u prit greva ne fjale m’u duk po ashtu se edhe shumica e njerezve nuk e deshironte nje akt te tille ekstrem. Ketu pashe nje shenje se ajo mase qe qendron nen nocionin popull u tregua me e matur se klasa politike, si per te thene se marrezira te tjera na lejohen, por jo e njejta.

        Kete kisha parasysh ne nderhyrjen time, pervertimin ne kohe klases politike,kompromenimin e rende te asaj pak kulture politike qe kishte nisur te fitohej nga viti 2000 e kendej.

        1. Personalisht as une nuk kam shume simpati per Rucin, madje ne nje shkrim jo dhe aq te larget ne blogun tim, kam shkruar se nuk me pelqejne budallaliqet qe nxjerr nga goja, POR, te thuash qe :

          “…edhe pse me ngjan si nje enderr pa shpjegim qe te kthehet e te beje ligjin nje i paditur e KRIMINEL si Gramoz Ruçi…”

          eshte tjeter gje. Eshte shqipe totalitare ?!!

          1. Peshperites, meqe ju keni arritur ne ate perfundim per Ruçin, nisur nga budallalleqet qe nxjerr nga goje, une per ate qe them, cilesimin e tij si kriminel e nxjerr nga ndjekja e ngjarjeve te 2 prilli per hesap te gazetes, nga deklaratat e atyre qe thane se qe ne fillim te ngjarjeve Ruçi ishte ne kontakt me policine e Shkodres dhe e drejtonte ate me telefon dhe ti e di po aq mire se une, se nje polic i thjeshte nuk mund te qelloje me koke te vet.

            Sa per dijeni çeshtja ngel te madhesia e plageve, jane apo nuk jane ne perputhje me kalibrin e armeve te policise se kohes, nderkohe qe specialistet thone se kur shtihet nga larg eshte e pamundur te percaktohet kalibri me saktesi. Pikerisht ky dyshim e le Ruçin edhe sot e kesaj dite jashte mureve te burgut, asgje tjeter.

            Ka shume qe punojne per shpjegimin e ketij problemi, por kjo nuk me pengon as mua dhe as mijra te tjere te kemi bindjen e thelle se ai eshte KRIMINELI qe dha urdher per vrasjet e 2 prillit. As edhe nje polic nuk ishte ne rrezik jete qe te shtinte per vetembrojtje, ata qe u vrane u qelluan nga larg.

            Megjithate konteksti i nderhyrjes sime ishte tjeter. Si eshte e mundur qe nje tip “qe nxjerr budallalleqe nga goja” po te kufizohem vetem ne konstatimin tend, si eshte e mundur pra qe nje tip i tille vazhdon te jete ne linjen e pare te politikes shqiptare, nderkohe qe tani ne ate vend ka aq shume te rinj te formuar ne shkolla te mira?

            A nuk te duket se edhe ky eshte nje lloj qendrimi kriminal qe ka si pasoje drejtimin e vendit me nën kapacitete, te cilat shquhen per ngurtesi dhe nuk mund ta shohin zgjidhjen veçse si rendje me koke ulur ne drejtim te murit, sikunder eshte kjo greve?

            Sa per Ruçin, po te qe nje bisede personale, do te te tregoja me detaje se kur nje numër fare i vogel njerzish, u nisen nga Tirana per te themeluar sesionet e PD ne Tepelene, Ruçi, qe ishte ne krye te PP-se atje, çoi lajm se largu, se do t’u derdhte plumb ne goje po t’i afroheshin Tepelenes se Partise!

            Sot, me sa mbaj mend, te gjithe ata njerez kam rast t’i takoj vetem ne sergjyn, se u detyruan ta braktisin vendin kur Ruçi mori pushtetin, nderkohe edhe sot Ruçi vetem se pret radhën t’a mare perseri ate ne dore, nderkohe qe Rama merr persiper ta beje me pak te ndjeshme pranine e tij duke afruar nje sere vajzash intelektuale, qe mua me ngjajne si ajo sallata e fresket qe kuzhinieri ve anash nje kembe te papjekur derri.

            Se fundi mund te them se ju nuk jeni i detyruar t’i kujtoni keto gjera, por ka te tjere qe mendojne se gjerat qe harrohen kane tendence te perseriten.

            1. Lyss, nuk po dua ti hyj debatit mbi Rucin si person, por po te them se Fahri Balliu nuk ben as me pak e as me shume sesa ti kur etiketon si kriminel cerekun e shqiptareve. Fakti qe ti ndjek shkrimet, me ndihmon te kuptoj se kjo e jotja eshte vetem nje shfryrje e nxituar ( sipas meje ), por qe tregon se here pas here, te gjithe mund te biem ne kete gracke ligjerimore qe trashegojme. Ndonjehere mund ti biesh edhe ne koke, por ky eshte fall, tha !

            2. Peshperites, qe kur me permende ate emer aty me siper edhe une nuk shoh arsye te tjera qe mund ta mbajne gjalle debatin tone, por mbetem i qete qe emrin tend nuk e asociova ne asnje rast me asnje tjeter.

              Gjithsesi, kur klikova per debatet e fundit ne PTF, emri yt me dergoi te blogu tend personal, egzistencen e te cilit nuk e njihja.

              Nuk e fsheh se mbeta i pataksur kur pashe aty emrin e Ludovigo Einaudit. Prej nja dhjete vjetesh mendoja se ai ishte vetem kopeshti im sekret, kompozitori im personal, muzika me sublime qe kam njohur ndonjehere (per shijet e mia) dhe qe u ka dhene nje ngjyre magjike neteve te gjata, kur me duhet te punoj deri vone.

              Nga kjo kam krijuar pershtypjen se ai nuk mund te degjohet veçse naten dhe i vetem.

              Eshte i vetmi, qe me sjell kujtime fort te largeta, por natyrshem e pa ushtruar asnje dhune (dietro la casa), qe me ben te shoh me sy tjeter ngjarje te cilave nuk kishe vendosur t’u ktheheshe asnjehere (I giorni, Divenire, le onde)etj.

              Perpjekjet e mia per ta bere popullor edhe prane disa te tjerve nuk kane patur suksesin e duhur. Vetem nje “interesant” mua me duket gati si fyerje.

              Pra nuk me mbetet veçse t’ju uroj.

            3. E kam shume te qarte Lyss, me ka ndodhur po e njejta gje. Interesant me thone, dhe perfshihen serish ne playlisten e gjaaaate te Tiersen, per mos te dale me prej saj 🙂

        2. Une thjesht uroj qe ne kete “lufte” te kene te humbasin qe te dyja palet.

          Me mire nje fund i tmerrshem se sa nje tmerr pa fund… tha klisheja.

  2. Më bën përshtypje që nuk është përmendur as në këtë, as në shkrimin pararendës rasti i grevës të burgosurve irlandezë (1981) ku 10 veta humbën jetën e të tjerë pësuan dëme të pariparueshme. Tashti, ky problem, duke patur parasysh edhe epokën thaçeriane si dhe jehonën që pati botërisht ky gjest, besoj se do meritonte një vëmendje sadopak të tretur me hollësira. Madje është edhe më afër kulturës evropiane sesa rakitiku Gandi që protestonte esëll kundër englezëve vetëm se këta të fundit ndalonin “traditën e lashtë” indiane të varrosjes së pleqve pedofilë bashkë me gratë e tyre. Të gjalla…

    1. PEP, nuk e kam përmendur, sepse ajo ishte grevë të burgosurish, ndërsa unë flas për njerëz të lirë (së paku ligjërisht). Megjithatë, nëse ti mendon se duhej përmendur, atëherë të lutem bëje. Unë i pari do ta mirëprisja trajtesën tënde.

  3. … rakitiku Gandi që protestonte esëll kundër englezëve vetëm se këta të fundit ndalonin “traditën e lashtë” indiane të varrosjes së pleqve pedofilë bashkë me gratë e tyre. Të gjalla…

    Fjalet e mesiperme nuk jane fyerje, jane injorance. Shume turp!
    Agjerimi i Gandhit shprehte revolte ndaj “vogelsirave”, si diskriminimi psh; qe ne fakt eshte vetem nje tjeter forme e injorances. Gjithmone kam menduar si mund te vritej Gandhi, kush mund te binte aq poshte saqe te vriste dot Gandhin, por fjalet e mesiperme me bindin dhe me sqarojne pak a shume.
    Thone qe qente nuk mund te dallojne ngjyrat, jane te lindur te tille, dhe nuk mund ti paragjykojme, keshtu dhe ata qe nuk jane te gjendje te dallojne kush Ghandi ishte…

    Me poshte kam bashkengjitur pak nga jeta e Gandhit.
    http://www.sscnet.ucla.edu/southasia/History/Gandhi/gandhi2.html

    1. Ne fakt PEP , po te kishte dashur, mund te kishte shtuar se Ghandi pervecse nje protestaxhi per ruajtjen e zakoneve te varrosjes se pleqve pedofile me grate e tyre te gjalla, ishte edhe “a most dangerous, semi-repressed sex maniac…” simbas the pre-independence prime minister of the Indian state of Travancore.
      E ne rruge e siper, ai ishte edhe paksa incestuoz…

      http://www.independent.co.uk/arts-entertainment/books/features/thrill-of-the-chaste-the-truth-about-gandhis-sex-life-1937411.html

      Jetes se Ghandid shtoi edhe kete librin e mesiperm, se ndofta mund te ndihmoje ne cmitizimin e heronjve.

  4. “Ne dimë ta zgjidhim edhe ndryshe”

    http://www.shekulli.com.al/2010/05/11/ne-dime-ta-zgjidhim-ndryshe.html

    “(…) Shprehen në mënyra nga më të ndryshmet, por thuajse të gjithë grevistët jo-deputetë nuk janë për linjën e butë të pritjes së reagimit qeveritar që kumtohet jashtë nga drejtues politikë të opozitës. Ka edhe nga ata më radikalët… Pllakat e ftohta akull të bulevardit natën, uria dhe indiferenca e godinës përballë, kanë bërë të vetën: “…Nuk më lë njeri, se jam gati të marr bombën në kurriz e t’i dalë përpara… Kjo është më keq se nazizmi…”.
    ***
    Një ish-zyrtar policie (pjesa më e madhe e grevistëve, para titullit të profesionit kanë një (ish) – janë flakur nga puna për arsye politike), na bashkohet për të folur. Të tjerët i thërrasin “komandant”:
    “… Hë komandant, se ti i di këto punë si zgjidhen. Na udhëzo…”
    Ai përgjigjet: “E di, e di…”, dhe bën një shenjë me duar. “…Vetëm me këtë ikën ai, po ç’t’u bëj këtyre…”. Vështrimet janë prapë nga deputetët. (…)”

  5. Nga artikujt qe kam lexuar deri tani ne shtyp per greven, “Greva e më të dobëtit” nga Donika Çapi i bie me ne te ceshtjes.

    Ka nje persiatje te ngjashme me shkrimin e Xha xhait, duke shtjelluar jo vetem historine, por dhe nocionin e grevave te urise, dhe me pas analizon greven aktuale ‘kolektive’ te partise me te madhe te opozites (dhe njeheresh partise dominuese te pushteteve lokale), duke vene keshtu ne dukje absurdin dhe groteskun e kesaj situate ku jo vetem i madhi i merr te voglit armen, por dhe e shperdoron ate dhe ne emer te tij e perdor po kundra tij.

    Vlen te lexohet i gjithe artikulli, por ja nje citat nga fundi i tij qe pak a shume e permbledh ate, dhe situaten per te cilen flet:

    Në çdo grevë tjetër urie flasin, përmes sakrificës sublime, më të dobëtit.

    Por në grevën e Tiranës, të fuqishmit po luajnë rolin e të dobëtit; po kërcënojnë me sakrifikimin e të gjithëve për të gjithë, në emër të lirisë. E pa dëgjuar ndonjë herë! Një grevë urie mesianike, e Kombit për Kombin nuk ka kuptim, për të mos thënë është shkatërrimtare! Ajo nuk ka asnjë vazhdimësi konceptuale, pasi shpalljet e saj shpërqendrohen në heterogjenitetin e interesave nga më të çuditshmet!

    http://www.panorama.com.al/index.php?id=41109

    ___

    Lubonja gjithashtu ka tek Panorama nje artikull ku shpreh acarimin e nervave (si qytetar) nga amullia e krijuar.

  6. Mua nuk ma merr mendja ne asnje menyre qe realisht ne ato çadra,agjerohet…Nuk e mendoj ne asnje menyre qe ndergjegja politike ,ndjenja e lirise ,e ligjit ne Spiropalajt e ndryshem qe marrin pjese ne greve te jete e tille sa ata te rrezikojne sadopak shendetin e tyre per to.Me ndjeni,eshte me e forte se une ,nuk mund ta besoj.
    Per mua jane te falimentuar ….jo Rama….keta qe nuk kane nje pavaresi mendimi ,veprimi,respekt per veten .Apo ky eshte luks i madh.Pra nuk iu dhemb fare qe behen qesharake e groteske….Nuk ndjejne….E ky eshte mjerimi me imadh

  7. Edhe minatorët e Trepçës patën bërë grevë urie për ta mbrojtur autonominë e Kosovës. Grevën e bënin diku në horizontin e 8-të, nëse nuk gaboj. Nuk arritën ta mbronin autonominë, por e detyruan Millosheviçin të flasë – shqip.

    1. Puna eshte se minatoret e Trepces bene Greve Urie. Eshte ndokush prej tyre emer publik ne Kosove – ne mase te gjere mendoj ? Jo, akti i tyre ne fakt dihet nga te gjithe. E kunderta ketu, grevat e urise harrohen njerezit mbahen mend. Pasurohet CV partiake ; kam qene ne greve urie per demokraci.

  8. Edhe minatorët e Trepçës patën bërë grevë urie për ta mbrojtur autonominë e Kosovës.

    Po te vesh re, keta te Tiranes po kopjojne ata te Trepces ne nje aspekt interesant: ne vend qe te fashojne koken me fasho te bardhe (qe me duket se eshte simbol mysliman), po fashojne koken edhe qafen me fasho kuq-e-zi.

  9. Akoma kam shprese qe dikush te shpalle greve urie alla Pannella, per te protestuar cektesine e greves; te riktheje vemendjen mediatike tek kerkesat dhe jo personat; te deklaroje qellimin dhe thelbin e greves pa patericat “transparence”, “demokraci”, “Europe” dhe “Berisha”; te shprehe shqetesimet ekonomike e sociale qe ngjyrosin kete greve dhe nevojen per zhvillim; te reformoje bashkeqytetaret pa lypur dhembshuri prej tyre; te vere ne dukje mungesen e hapesires per alternativa.

    1. P.A.,
      Me nji fjale te pranoj papranueshmerine e tij (Berisha)!?.

      Jo, Berisha nuk pritet te rreflektoj, per ate qe eshte kthyer ne dar pickimi per vdekje. Gjeja qe me ben pershtypje eshte se sa sodites eshte bere pjesa me e paimplikuar e njerzeve, kur sheh hera heres edhe te perzihet i njomi me te thatin nga vet te paimplikuarit, qe do te thoja se jane shembellim i vegshem i te implikuareve “socialist” apo “demokrat”.

      Situata eshte alarmante, serioze, e mbushur me realitet dramatik dhe jo e dyshimte ne as nje pik veshtrimi. Ne se dicka duhet bere, ajo duhet bere vetem kete radhe, se radhet e tjera, me pas, jane nga ato qe zgjidhjet do vijne nga metoda me efikase te sistemit politik.

      1. Situata eshte alarmante, serioze, e mbushur me realitet dramatik dhe jo e dyshimte ne as nje pik veshtrimi.

        Bile do behet akoma me alarmante e serioze.

        Nuk do habitesha nese pas kesaj greve do beheshin greva te tjera urie nga organizata dhe sindikata sa te pavarura aq dhe jopolitike, si ata te minatoreve fjala vjen, etj.

        Padyshim eshte serioze situata. Ky ishte dhe synimi i atij qe krijoi kete krize artificialisht, dhe e njejta situate do ishte (ne mos shume me serioze dhe alarmante se kaq) ne cdo vend te botes ku humbesi, nje vit me pas as nuk futet ne parlament (ok futet ne nje vit 3 ore sa per te shpetuar mandatet, dhe kete e ben me presion nderkombetar) as nuk pranon rruget dhe instancat ligjore per te shprehur objeksionet ndaj zgjedhjeve, instanca ligjore keto te vendit apo nderkombetare, por qe ne vend te ketyre ve veton me cadra duke bllokuar rruget: O behet si them une o s’ka!

        E kam fjalen, sa naiv duhet te jene njerzit qe te mos shikojne pertej kesaj, dhe te besojne ne kauza te stisura me menyra akoma me qesharake, ku jo vetem kerkohet rinumerim pa paraqitur prova manipulimi me pare, duke thene nese nuk ben numerim do te thote se i ke vjedhur (c’prova, ata te dy i vodhen partive te vogla … a nuk u ankuan pas zgjedhjeve te gjithe aleatet e Rames kundra tij?) po dhe rinumerimi i kerkohet jo instancave gjyqesore e ligjore–atyre qe kane kompentencen per ta bere kete–po i kerkohet kryetarit te partise qe s’e hoqe dot nga pushteti me vota.

        Pergjigjia besoj del nga numri i atyre qe jane sot aty para greves se urise, dhe ne mitingjet e tjera te Rames, minus ata te sjelle me kercenim (humbjen e punes) nga rrethet dhe nga bashkia e Tiranes.

        E ky skenar do kishte po te njejtet numur perkrahesish nese fjala vjen Rama do kishte bere koalicoin parazgjedhor me Meten dhe do kishte fituar zgjedhjet e sot ai do ishte tek ajo ndertesa poshte te ciles ka ngritur cadrat, kurse Berisha do ishte ne vendin e tij, mbase dhe ai duke bere te njejten gje e duke mbajtur peng nje vend te tere, me bojkote, protesta e thirrje per mosbindje civile.

        Ne emer te demokracise aplikohet anarki, ne emer te ligjit kerkohet zgjidhje me marrveshje (pazare dmth) politike dhe peshtyhen ne surrat gjykatat dhe gjithe istancat e tjera te shtetit dhe demokracise, dhe ne emer te qytetareve te marxhinalizuar grevojne (ose me sakte “grevojne”) milioneret e njeres parti kundra atyre te partise tjeter, meqe nuk ja morren dot ofiqet me vota, se kreu i tyre desh te bente fushate hitleriane, i perhapur ne te gjithe krahet, kunder te majteve dhe kunder te djathteve.

        Asgje s’ka rendesi si e qysh, nuk duhen detaje, nuk kemi nevoje te ndryshojme ligjin ne menyre qe zgjedhjet te menaxhohen si ne gjjithe boten jo nga militantet e partive po nga njerez larg politikes (dhe me denime penale nese kapen duke manipuluar), mjafton te hapem kutite dhe begatia do permbyte vatrat e shqiptareve si sunami (po permbytje s’do behen me si ne Shkoder, se kutine do ta mbajme hapur), dielli do nxehe me pak ne vere dhe me shume ne dimer, e demokracia ideale do vendoset menjehere ne Shqiperi sapo te hapet ajo e flamosur kuti.

        Ne te kundert, cdo gje duhet bere, qofte dhe me “zgjidhje ndryshe” sic tha ai (ish)komandanti tek artikulli i Shekullit qe u soll me lart ketu, gazete kjo e cila sot ne nje artikull tjeter emeronte (emer e mbiemer) dy polica qe paskeshin shkuar te kerkojne–sipas Shekullit–ca njerez qe kishin bllokuar rruget kombetare ne emer te protestave kuti-hapese, te cilet njerez normal s’permendeshin me emer ne te njejtin artikull.

        Na rruacin per dimer te gjithe qe luftojne per demokracine tone aty ne cadra, dhe i pacim!

        1. Situata eshte alarmante, serioze, e mbushur me realitet dramatik dhe jo e dyshimte ne as nje pik veshtrimi.

          Jo që nuk po bëhet më alarmante,
          por çdo orë e më vone, greva po e nxjerr Edin lakuriq. Veçse kësaj here pak më ndryshe.

          Ai ende nuk e di me kë ka të bëjë, por do ta kuptojë ndonjë mëngjes kur të tjerët ta gjejnë lakuriq e të çmendur…

          1. Shyqyr qe u be “i gjalle” dhe e pame….! Lexova se ishte paditur ne prokurori per vjedhjen e ca treqindmije e kusur euro..! Te jete futur ne greve se kundershton akt-akuzen..??!!

  10. Pashe se ne greve ishte futur edhe Erion Veliaj. Mu duk komike. Vertet ka nje shqiptar qe pranon se edhe atij i jane vjedhur votat?

    1. Nuk ishte me pak komik edhe Spartak Ngjela. Edhe ai mendon se i jane vjedhur votat. Nderkohe qe elektorati e nxorri me shkelma nga skena politike e vendit, ai me ton strategu njoftoi se kjo qeveri ka edhe … tre dite jete.

      Bravo, avocato!

  11. Kjo e tipit lakuriq dhe te cmendur ka zene vend si ide ne mendjen e njerezeve. Nuk e di pse, por nuhajtja e popullit zakonisht nuk gabon, ndaj edhe sikur po ngjit kjo si legjende.

  12. Xha xha, besoj se precedentë të “ke” siç e quan ti grevën e urisë, ka patur në Shqipëri me fundin e regjimit të egër stalinian. R. Alia nuk ishte shumë dakort me ato 600 e ca studente/ë që të ngujuar në Sallën e kulturës së Qytetit Studenti kërkonin Demokracinë, po dhe ato ish të përndjekur politikë që pas burgjeve të komunizmit po provonin diçka të re: sakrificën finale për liri, një simbolikë paksa qesharake meqë as ato vetë s’e dinin rrugën.

    Unë s’e di se si do përfundojë kjo grevë, por çdo mengjez që lexoj shtypin shqiptar, mundohem të kap ndonjë lajm pozotiv nga të dyja palët. Me aq sa kam lexuar shoh një verbëri nga pushteti, me dashje apo pa dashje qoftë kjo, por edhe pak zili të kalbëzuar në ndërgjegjen e popullit tashmë. Kur dëgjon një deputete (Arenca Troshani) të thotë që kryetari i opozitës është “burracak, katil, rrenacak”, përballë kamerave të televizionit, s’ke ç’të mendosh ndryshe: politikanët shqiptarë nuk kanë shumë art në të folur dhe nuk interesohen që qytetarët të jenë të lirë, të lumtur, krenarë, përkrahës, të shëndetshëm dhe guximtarë. Shqiptari socialist dhe ai demokrat është i njëjti me sa dimë ne, por retorika e disa zëdhënëseve të zbukuruara tek floktoret luksoze tiranase, nuk na e dëshmojnë këtë.

    1. Me aq sa kam lexuar shoh një verbëri nga pushteti, me dashje apo pa dashje qoftë kjo, por edhe pak zili të kalbëzuar në ndërgjegjen e popullit tashmë.

      Verberia e pushtetit mesa duket do jete per cadrat, qe i ka aty poshte dhe s’i shikon dot, apo jo?

      Ok, po kjo zilia e kalbezuar e popullit per ke eshte, dmth kush eshte objekti i zilise, sipas teje, dhe pse eshte kalbezuar kjo zilia?

      Dhe po munde, na i shpjegon dot dhe nje here lidhjen e greves se studenteve kundra regjimit komunist ne 90-ten me kete te cadrave, meqe i permende te dyja keshtu?

      1. Problemi i këtyre çadrave të ngritura mu përballë godinës ku përgatiten ligjet për të strehuar, ushqyer, mbrojtur dhe paguar shqiptarët ka një simbolikë të fortë. Sot kudo ku të shkosh në Shqipëri mund të gjesh njerëz që jetojnë nëpër çadra, kasolle, shtëpi pa tavane dhe hapësirë për të rritur fëmijë. Prandaj pushtetarët e sotshëm nuk kanë nevojë të hapin dritaret e kryeministrisë në mënyrë tinzare për të parë çadra, njerëz të pakënaqur, njerëz që kanë uri, njerëz që kanë nevojë për mbrojtje, sepse ato i gjejnë kudo mjafton të jesh pak symprehtë. Ka njezetë vjet që shteti në Shqipëri sillet si i verbër apo është qorruar përfundimisht. Nuk besoj se është një zgjidhje kjo protestë masive, e cila nuk thotë gjë tjetër veçse përvojat e këqija të gjithë këtyre viteve të qeverisjes së Shqipërisë nga njerëz të paaftë, ziliqarë, grabitës, genjeshtarë, dhe mendjemëdhenj. Populli është i “përçarë midis këtyre politikanëve që mishërojnë pak të renë, modernitetin, dhe atyre që plasin nga zilia pse një njeri kërkon të rrëzojë diçka që duket a priori e rregullt. Pra, nuk besoj se populli di se çfarë kërkon kur del në rrugë dhe proteston, kur futet nën çadra dhe nuk ha. Ai ndjek disa individë të cilët shkruajnë, kurdisin “sulme” të shumëfishuara për ta “goditur” kundërshtarin politik aty ku ai nuk e pret.

        Sa për grevën e urisë së studentevë në 1991, e përmenda si një shembull ku shoqëria shqiptare përdori këtë akt për të hedhur poshtë një regjim, për të fituar disa të drejta që nuk po fitoheshin me rrugë të tjera. Se edhe sot, nga shumë politikanë, analistë apo komentues, të krijohet ideja se kjo grevë urie është kundër “regjimit” berishian, kundër kësaj apo asaj.

        1. Mire, po pyetjeve te mia s’ju pergjigje, dmth kujt i ka zili te kalbur populli dhe pse, dhe (edhe nje here) ca lidhje ka greva e 90-tes e studenteve me kete greve, ku eshte paralelizmi pothuajse i nenkuptuar qe paraqitet?

          Nuk je i detyruar ti pergjigjesh, aspak. Mund te besh rrathe si ne komentin e mesiperm, po meqe ishte ti ai qe bere kete paralelizem dhe permende ate ziline qe populli paska (per grevistet, apo ku di une kujt) thjesht kerkova nje sqarim.

          Perndryshe, mjaftohemi me oratorine e Rames, e cila i ngjan fort komentit tend te mesiperm ku kutia paraqitet si llampa magjike e Aladinit; mjafton ta hapesh pakez dhe vendi behet si bota e cudirave te Lises.

          P.S. Nese mund te flas pak troc … me dhimbset llogjika kur shikoj si ka katandisur, me njerez qe perpiqen te formulojne argumenta nga me absurdet dhe me te allogjikshmet jo vetem per nivelin e tyre po dhe per nxenesit e shkollave 9 vjecare, si do zot oratoret e kauzes kutiste per liri, pavaresi, dhe demokraci.

  13. asnjanes:Me aq sa kam lexuar shoh një verbëri nga pushteti, me dashje apo pa dashje qoftë kjo, por edhe pak zili të kalbëzuar në ndërgjegjen e popullit tashmë. Kur dëgjon një deputete (Arenca Troshani) të thotë që kryetari i opozitës është “burracak, katil, rrenacak”, përballë kamerave të televizionit, s’ke ç’të mendosh ndryshe.

    Kam frike se ke lexuar vetem faqen e pare te gazetave Asnjanes, ose ndofta nuk vijne ne France te plota gazetat e vatanit. Po te kishe bere pak me shume kujdes do kishe pare qe “verberia” sic e quan eshte e opozites po aq sa edhe e pushtetit, gjithmone nese premisa jote qendron. Kjo per arsyen se Brace, Dade, Ruci, Dokle e te tjere cfare nuk thone perdite per ate te cilit i kerkojne dialog. Se fundmi gjate bllokimit te rruges ne Tepelene Dadja bertiste “ka frike Berisha, e di se po i vjen fundi, tju vij turp atyre”, nderkohe qe bllokonte rrugen e cila eshte edhe e jotja dhe e imja qe sjemi fare te angazhuar. (une e pashe ne Top Channel po neser harxho ca kohe me gazeten Shekulli dhe do e gjesh, te plote ama jo vetem titujt!).
    Trashani po ta kishe lexuar me vemendje i tha edhe nxiri nenat nga greva dhe hyr vete (prej nga rrjedh burracak qe nuk futet vete, katil qe fut nena me femije ne greve, dhe rrenacak kur thote se e kam per transparence). Si ta quajme kete, amatorizem politik apo cfare? Se mua me duket qe Gandhi, te cilin po e permendim shpesh ketu, sikur i bente vete gjerat apo jo? Edhe Pannella po ashtu. Asnjeri nga ata nuk rrezikonte jeten e te tjereve perpara te tijes dhe asnjeri nuk futi gra ne greva urie. Per sa i perket rrenave, cdo politikan i thote, perfshi edhe idhujt si Gandhi i cili nen petkun e paqes avancoi nje agjende goxha nacionaliste, te cilen e ndjek India ende sot.

  14. Politicus, atë mungesë kulture kur flasin politikanët, qofshin ato të majtë apo të djathtë, e pohoj me të madhe dhe mund ta gjejmë si në titujt trashanikë të gazetarëve të paguar për të bërë bujë ashtu dhe në brendësinë e shkrimeve boshe që nuk kanë shumë lidhje me thelbin e çeshtjes.

    Unë futem tek ky blog se ndjehem mirë dhe reagimet janë serioze nga ku dhe mund të mësoj diçka më shumë pasi jo të gjithë mund të jemi njësoj.

    Sa për Arenca Troshanin, ndoshta edhe mund të jem ngutur, por shija e keqe e fjalorit që përdor një grua, një intelektuale, një politikane, një deputete, një ish ministre, ishte vërtetë e menjëhershme. Mund ta shajmë E. Ramën duke u distancuar nga fjalët banale që i përkasin njerëzve që kanë pak shkollim. Politikani duhet të ketë një tjetër fjalor.

    Ndoshta Berisha duhet të dëgjojë më shumë njerëzit dhe t’i thotë të gjithë shqiptarëve, nga Kelmendi e në Gjirokastër se të gjithë jemi shqiptar që duhemi dhe ndihmojmë njeri tjetrin. Nëse opozita kërkon diçka, le t’i jepet sepse mendoj se është në të mirën e vendit.

    Sa për ironinë se lajmet vijnë në Francë apo jo, mendoj se si ai që jeton në New York apo në Bogota, apo në Ishujt Maldive, apo në çdo skaj të botës, lajmet janë korrekte. Nuk jam një njeri që ndalem tek forma, apo tek aparenca. Kërkoj gjithmonë përmbajtjen, atë që nuk shiht dhe pak kuptohet, por ndoshta kam ngatërruar degë.

  15. “Protestat neper rrethet e Shqiperise, nuk po i organizon Partia Socialiste, por populli vete. PS vetme sa i mbeshtet ato”

    Kjo u deklarua dje nga Fatmir Toci ne ALSAT. Pyetjes se perse nuk ishte ngritur poplli mo me perpara ai iu pergjigj: “Sepse superprotesta e PS ne Tirane eshte katalizatori i revoltes qe po shperthen nga te kater anet”

    Lajmi tjeter direkt mo taze nga terreni ku i plasi bretku Pandeli Vatan Majkos: “Policia ushtron dhune ndaj deputetit Majko”. Lidhja telefonike e NEWS 24 informon popullin opozitar per rikthimin e Berishes ne sjelljet e vjetra; Majko ne telefon: “Une u godita, por jo aq sa koleget e mi”.

    Thote Pandushi ne darke te ALSAT ne telefon: “Nuk mund te them se une dhe koleget e mi deputet jemi goditur”. I paqarte ky djale tere kohen; si duket e ka ngaqe e ka kercenuar UDB ne telefonin e shtepise sikurse tha njehere te Top Kanali. Me vone na doli qe paskesh qene Fronti i Bashkimit Kombetar. Kumbulla te tharta alla Majko.

    Abuzon 55 tere diten e dites: jo cikli menstrual i filanes ne greve, jo ditari i deputetit disident te cadres jugore, e jo terci verci. Ia dhane ketij poplli lope dhe tuhaf nje foto te Edvin Bashkise, naaa lakuriq mo me allate jashte para zgjedhjeve lokale; he, gomar popull vajti dhe e votoi. Po cfare ta kete terhequr ne kete vote mo ? Apo aq e ka ky se mos ndjen c’behet. Ka lojtur rol ajo terapia e shokeve/qeve.
    Po mire pse tere kohen nga prapa do i vene njerit, ja ta dredhe pak se sikur ka nje cike kripe muhabeti. Nuk eshte puna se i djeg rroga e njerit apo tjetrit, se kjo fjale – rroge ka kohe qe nuk figuron te ca e ca qe udheheqin revolucione.
    Rinia ngrefoset dhe shikon ditet e para nga dirtarja greven se edhe kjo si te gjitha nismat e Edit nuk pretendon te kete dicka fisnike, te drejte, se heroike nuk ka Bythe ai. Po priret te jete cooooooooooll, trendy, prandaj edhe freskine e veprimit e ka monopol Sali Bamke Qemoti me Edin qe e bejne terkuze e terkuze ne metoda dhe te folur se duhet te dale mire shfaqja se jo per gje po nga budallai (poplli) cfare nuk pret!

  16. Asnjanes: Nëse opozita kërkon diçka, le t’i jepet sepse mendoj se është në të mirën e vendit.

    Ore dakord jam une ti jepet opozites pushteti ( se ate po kerkon), vetem te biem dakord qe metodat e dhunshme jane te pranueshme. Si per shembull, kur ngrihen banlieu-sat e Parisit apo edhe te Strasburgit dhe i “bejne opozite” policise se ajo i ” qellon me shkopa gome dhe gaz lotsjelles” (ke pare ti guxon edhe policia franceze ta beje kete!), edhe atyre tua japim ate cka kerkojne. Opozite jane edhe ata, po ti linin parti do benin. Pastaj cfare kerkojne ata, nje cike perce per femrat e tyre dhe nje cike kontroll te territorit ku te “bejne nai lek”. E cpune ka policia ne lagjet e tyre? Se mos i prishin ndonje pune ata. Plus qe jane edhe te margjinalizuar se u jep shteti ca para te mbajne firomen gjalle dhe ata rrine gjithe diten e “bejne tregti”. Tamam jane ata, flaken le tja vene qyteteve se qeveria e ka fajen. Tani, me thene te drejten ata nuk bejne greva urie, po mbajne Ramazan dyzet dite. Helbete, si tha Theollogosi popull jane ata, aq mend kane. Po si opozite qe jane tua japim edhe atyre pushtetin se per te miren e kombit frances luftojne edhe ata. Si thua?

  17. Është koha kur pushteti nxjerr në mbrojtje më të këqijtë e shërbëtorëve dhe kur opozita ushqehet me më fisniket e ndjenjave për të drejtën: atë të nënave. Në fakt, është kjo arsyeja që sot 10 muaj pas zgjedhjeve të 28 qershorit, protesta e opozitës mbledh akoma njerëz në shesh. Këto gra e vajza po bëjnë sakrificë sublime dhe sakrifica e tyre kalon kauzën politike. Sakrifica e tyre kalon përtej figurave si Berisha apo Edi Rama, dhe kërkon për herë të parë në histori zgjidhje bujare nga të dyja palët. Kërkon bashkim të elementëve më të ndjeshëm të shoqërisë dhe jo ndarje. Është koha për një lindje të bukur, pas një sforcimi të jashtëzakonshëm. Kjo lindje do të jetë ogur i mirë nëse arrijmë ta bëjmë ne shqiptarët, në të kundërt, vazhdojmë të mbetemi armiqtë më të ashpër të vetvetes.

    http://bw.balkanweb.com/periferi/nje-lindje-e-bukur–11536.html

  18. Greva e urisë është forma e protestës më e pakundërshtueshmja nga persona që kanë dy pare mënd në kokë.
    E kam fjalën për grevën e urisë kur bëhet, qoftë edhe simbolikisht, për të sjellë në vëmëndjen e opinionit publik të një fakti të veçantë…. dhe, kur fakti është bërë i njohur publikisht, në atë moment ajo duhet të konsiderohet se e ka krijuar funksionin e saj (përzgjatjet sipas modelit opozitar modelit shqiptar, janë jashtë çdo lloj llogjike, për të mos thënë kundërproducente).

    P.s:Po të mos ta njihja disi mirë Xhaxhain, me paragrafin e tij, të cituar disa herë, do e konsideroja si shpirt puro idealist që flet me një bindje të plotë se si duhet të realizohen gjërat … bile, që, me largpamësi, vret mëndjen edhe për pasojat që mund të sjellë një reagim pak a shumë i pranueshëm.

    Xhaxha, pamvarsisht konvertimit tonë në dishepuj të mënyrave paqësore të përmbysjes së pushtetit, besoj se do të kesh të gatshme ndonjë përgjigje nëse
    plotësimi i objektivave të opozitës, do të ishte njëlloj katastrofë – për mbarë politikën shqiptare… nëse opozita (në përgjithësi), për realizimin e kërkesave të saj do përdorte….Pushkën në vënd të Grevës së Urisë.

  19. ””Greva e urisë është forma e protestës më e pakundërshtueshmja nga persona që kanë dy pare mënd në kokë.””

    Cili eshte argumenti qe e ben te pakundershtueshme kete lloj proteste ?

    Protesta, dmth shpallja e vullnetit kunder, mund te jete paqesore ose e dhunshme (fizikisht), kjo hyn tek paqesoret.
    Ne thelb kemi perplasje vullnetesh ndersa publiciteti eshte efekt anesor.

    Nese ti thua se publiciteti eshte thelbi, atehere c’kuptim ka greva e urise, ku i madh e i vogel ne Shqiperi ka 9 muaj qe hap e mbyll diten duke folur per kutite, ndersa ne Europe ceshtja e kutive eshte aq e njohur sa na ka sjelle edhe probleme me Keshillin e Europes ?

    Por edhe ne parim, greva e urise me qellim publiciteti eshte akt pragmatik qe bie ndesh me idealizmin qe i jep vlere morale kesaj lloj proteste.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin