Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Komunikim / Media / Politikë / Teknologji

MEDIALOG I

Shqiptarët (shqiptarja.com) zgjohen (.al) në Shqipëri (.com), shpullosen (shuplaka.al), nënvizohen (lapsi.al), e çakërrejnë syrin (.net) nga dritarja (.net) e gazetave online gjatë ditës (al.) për të mos humbur (.al?) asnjë lajm (.net) politik (.al) në këtë shekull (.com.al). Peizazhi (.com) i medias tanimë popullohet nga një sërë mediash online që kanë thyer monopolin e mediave tradicionale. Një ndër faqet më të suksesshme online është JOQ.al; e çelur në tre-katër viteve të fundit dhe pa mbështetjen e profesionistëve nga mediat tradicionale, që ka futur një praktikë të shëmtuar të click-bait (joshjeve për klikime) në Shqipëri.

Bazuar mbi disa të dhëna të marra nga Amazon Alexa në Shkurt 2018, këtu paraqitet një analizë sipërfaqësore e peizazhit mediatik në Shqipëri(1).

(1) Trafiku në mediat online vjen kryesisht direkt, më pas nga makinat e kërkimit dhe së fundmi nga rrjetet sociale. Qasjet direkte janë karakteristike për median tradicionale dhe tregon se këto media shërbejnë si burime parësore informacioni. Qasjet nëpërmjet rrjeteve sociale janë të suksesshme për median e re dhe blogjet.

[googleapps domain=”docs” dir=”spreadsheets/d/e/2PACX-1vTHxjDs8E056fdtiK_DtJ8ZSIvZG74gDh9QcMuncFINDAjo3lC4hWN2roti-LwSr_TigPGCIVe62l5w/pubchart” query=”oid=400068288&format=interactive” width=”495″ height=”520″ /]

Nga lidhjet (links) ndërmjet mediave trafiku është shumë i ulët. Lidhjet (hyperlinks) ndërmjet mediave online janë shumë të pakta. Kjo dëshmon edhe mungesën e respektit për të drejtat e autorit. Mediat nuk i referohen artikujve me lidhjen përkatëse nga origjina e lajmit apo shkrimit. Mesatarisht vetëm katër për qind e mediave marrin trafik nga lidhjet e internetit me mediat e tjera, edhe pse artikujt qarkullojnë lirshëm ndërmjet tyre.

Burimi i trafikut per mediat kryesore shqiptare.

(2) Sipas renditjes në Shqipëri, që tregon edhe suksesin komercial të faqes së internetit (këto media synojne të kapitalizojnë nga reklamat), mediat online mund të klasifikohen në tre kategori kryesore. Në kategorinë e parë hyjnë ato media që ose kanë një prani të gjatë në peizazhin mediatik, ose shkojnë tej kampeve politike për nga audienca. Në kategorinë e dytë janë ato që kanë audiencë të fragmentuar si pasojë e polarizimit politik. Në të tretën janë mediat e reja dhe me audiencë më të izoluar për shkak të tematikave që trajtojnë.

Klasifikimi i mediave online sipas renditjes në Shqipëri nga Alexa 2018.

Izolimi i audiencës vihet re dhe në prerjen që kanë audiencat e mediave të ndryshme. P.sh. Peizazhe të Fjalës ka një audiencë të veçuar nga mediat tradicionale, ajo e ndan audiencën me blogjet dhe të tjera forma të Web 2.0. Ndërsa mediat tradicionale kanë thuajse audiencë të përbashkët dhe konkurrenca këtu është edhe më e ashpër.

Prerja e audiencës me faqe të tjera të internetit të Peizazhe të Fjalës.

Prerja e audiencës me faqe të tjera të internetit të Peizazhe të Fjalës (Burimi: Alexa 2018).

Prerja e audiencës për mediat tradicionale

Prerja e audiencës për mediat tradicionale (Burimi Alexa 2018).

Dallimi i mediave alternative nga ato tradicionale sipas audiencës (Burimi: Alexa 2018)

Dallimi i mediave alternative nga ato tradicionale sipas audiencës (Burimi: Alexa 2018)

 

Dallimi i mediave jo-tradicionale nga prerja e audiencave (Burimi: Alexa 2018)

Dallimi i mediave jo-tradicionale nga prerja e audiencave (Burimi: Alexa 2018)

(3) Reputacioni i mediave online, matur me numrin e referimeve nga faqe të tjera të internetit, është i ulët për një pjesë të medias. Dy media nga Kosova e kanë shumë të lartë (mbi 3000 lidhje nga faqet e tjera të internetit), ndërsa në Shqipëri gazeta Balkanweb dhe Panorama kanë reputacionin më të lartë.

Reputacioni i mediave sipas lidhjeve nga faqet e tjera (Burimi: Alexa 2018)

(4) Kohëqëndrimi në faqen e internetit tregon se sa e fortë është lidhja e audiencës me median dhe disponueshmërinë e informacionit që kërkohet. Qëndrimi në mediat që kanë kryesisht lajme në shqip është më i lartë në Gazetën Panorama dhe në disa faqe interneti të Maqedonisë e Kosovës.  Në këtë kategori një numër të madh kanë edhe mediat sportive, sidomos ato të basteve.

Klasifikimi i mediave online sipas koheqendrimit ne faqen e internetit. Burimi; Alexa 2018.

(5) Zotërimi i një media online për atë të shtypur ose vizive nuk përkthehet në sukses. Mediat online më të suksesshme janë ato që kanë lidhje me partitë politike (besoj për shkak të financave dhe mobilizimit të burimeve njerëzore). Kështu ka rënë tërheqja për mediat si gazeta-shqip.com, gazeta Sot dhe Top Channel.TV, por është ngritur për RTSH dhe TV Klan. Nga mediat e reja online kanë përparuar Syri.net, Tirana Observer (E. Veliaj) dhe Opinion.al, ku vetëm Opinion.al ka një medie vizive,. Këto janë matur nëpërmjet ndryshimeve në renditjet botërore të faqeve të internetit (në grafik të paraqitura në log10). Krahasim ndërmjet mediave të shtypura dhe online.

Suksesi i mediave online sipas renditjes në botë.


  1. Disa të dhëna të marra nga ALEXA janë këtu

2 Komente

  1. Tek tabela qe tregon numrin e lexuesve (shikuesve), qe fillon me balkanweb-in me 1703 lexues dhe mbaron me faxweb-in me 4 lexues, kemi te bejme me numrin ditor apo javor te ketyre lexuesve? Mendoj se duhet te jete numri ditor, por ngaqe nuk jam i sigurte, po pyes me mire.

    1. eshte reputacioni i faqeve, jo numri i lexuesve. Ky tregues mat numrin e lidhjeve ne faqet e tjera, sa here i referohen me lidhje.

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin