FAKTI: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë ka botuar një Enciklopedi të Maqedonisë, në të cilën historianët dhe në përgjithësi intelektualët shqiptarë kanë gjetur pohime dhe interpretime të papranueshme – shkencërisht dhe ideologjikisht.
Dje dhe sot gazetat e Tiranës janë përmbytur nga shkrime që e denoncojnë këtë botim: nga Kim Mehmeti, Nazim Rashidi, Shkëlzen Halimi e të tjerë, pa përmendur lajmet për denoncimet madhështore që i janë bërë enciklopedisë nga përfaqësues të dijes dhe të kulturës shqiptare anembanë Ballkanit.
Shkaqet e zemëratës shqiptare, Evis Halili në gazetën “Koha” i përmbledh kështu:
Botimi luksoz i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, në dy vëllimet e saj, nis me gafa trashanike, që në shkronjë e parë A, ku historia shqiptare dhe shqiptarët, marrëdhëniet mes kombit shqiptar dhe maqedonas, Shqipëria e të tjera, prezantohen në formën më të përçunduar të mundshme. Bota akademike maqedonase jep të dhëna dhe shpjegime mbi shndërrimin e shqiptarëve nga zaptues në bashkësi etnike. Ndërsa gjuha e përdorur është pasuruar me zhargone, cinizëm dhe epitetime të shumëllojshme për shqiptarët. Në enciklopedi ata njihen si “arbanasë”, “arnautë” dhe “shqiptari”, kjo e fundit shoqërohet me shpjegimin përkatës në kllapa “pllaninci” (njerëz mali), ndërsa gegët si fis. Nga enciklopedia mund të mësosh që shqiptarët në Maqedoni kanë zbarkuar nga Shqipëria, pas shekullit të XVI e XVIII. Rrugën drejt “pushtimit” të Maqedonisë, mësohet se ia ka “shtruar” Ali Pashë Tepelena, ky i fundit, përshkruhet në disa njësi më poshtë, si një satrap, zullumqar e të tjera. Zaptimi i trojeve që nis me Tetovën e Gostivarin, ka ardhur si pasojë e plaçkitjeve dhe terrorit që kanë ushtruar mbi maqedonasit duke i detyruar të shpërngulen nga vatrat e tyre. Nga enciklopedia nuk mund të orientohesh dot se ku ka lindur e ka vdekur Skënderbeu, pasi në enciklopedi dalin dy toponime të panjohura si Kroja dhe Llesh. Elbasani, i njohur si kërthiza e Shqipërisë, sipas enciklopedisë shtrihet në veri të vendit, ndërsa pavarësia e shtetit shqiptar daton prej vitit 1943.
Natyrisht, për shkak të mungesës së profesionalizmit në shtypin shqiptar, nuk merret vesh se kur është botuar kjo enciklopedi; as kuptohet nëse të tilla shtrembërime historike njiheshin nga autorët dhe bashkëpunëtorët e saj shqiptarë që gjatë hartimit. Në përgjithësi, nuk kuptohet pse tam-tami i kritikave, distancimeve dhe thirrjeve të ndryshme filloi pikërisht dje.
Po të gjykosh nga reagimet politike, por edhe nga mllefi i komentuesve në “Shekulli“, e kupton se çështja e pasaktësive, shtrembërimeve dhe gabimeve të qëllimshme në këtë vepër të financuar me fonde publike të shtetit maqedonas i ka tejkaluar tashmë caqet e Akademisë, për t’u derdhur në rrugë – edhe pse rruga vështirë se mund t’u japë zgjidhje dilemave dhe problemeve të enciklopedive.
Nëse kjo shfaqje patetike pasionesh kombëtariste – nga autorët maqedonas të Enciklopedisë dhe nga protestuesit shqiptarë të tanishëm – mund të ishte shmangur, këtë nuk e dimë. Artikujt në shtyp janë të pasur me pasion, por jo me informacion; lexuesit nuk duan të dinë, por të nxiten. Boja e shkrimit ia lë vendin pështymës.
Tani, kush i ka ndjekur sado pak çudirat e historianëve maqedonas, në përpjekjet e tyre për t’ia dhënë një histori sadopak dinjitoze kombit maqedonas duke e shtrirë në “lashtësi” si çamsakëz, nuk besoj se habitet nga gatishmëria e tyre për t’u besuar gjithfarë profkave dhe përrallave për autoktoninë e “maqedonasve” në trojet e tyre të sotme. Këta njerëz janë bërë gazi i botës në mjediset akademike të historianëve jashtë Maqedonisë, ose shembëlltyra se çfarë i ngjet dijes, kur e lëshon veten si princeshë nazike në krahët e kalorësve ideologjikë.
Megjithatë – dhe kjo megjithatë më shtyu t’i shkruaj këto rreshta – nuk di nëse duhet të shqetësohemi më shumë me një enciklopedi çfarëdo, produkt të një kombëtarizmi kaps si ai maqedonas; apo me reagimet foshnjore të tanëve, të cilët edhe këtë herë tregohen të paaftë për t’iu imponuar kolegëve maqedonas dhe të tjerëve kombëtaristë primitivë në Ballkan se kultura shqiptare e ka tejkaluar stadin e pështymës dhe të rapsodëve.
Nga diskutimet në forume populiste shqiptarësh, duket qartë se asgjë nuk arrin ta bashkojë publikun shqiptar më shumë se karremat kombëtariste të viktimizimit; duket sikur të gjithë janë gati tani të marshojnë drejt Ohrit, Shkupit dhe Manastirit, për të ngritur atje flamurin shqiptar, në emër të autoktonisë, lashtësisë pellazge dhe shkencës indo-europiane.
Në të vërtetë, e gjithë kjo histeri kolektive nuk u shërben veçse si sugjerim politikanëve të ardhshëm, se ku të këmbëngulin me programet e tyre partiake: në nacionalizëm, i cili është i vetmi truk skenik që ua fiton zemrat spektatorëve, duke ua pezulluar menjëherë sensin kritik, gjykimin dhe ndjenjën e masës.
Po ashtu, pasqyrimi që u bëhet shqiptarëve në Enciklopedi nuk di pse po më kujton çfarë shumëkush mes nesh, pa lënë jashtë edhe ata akademikë që tani trashin zërin për të dënuar kolegët e tyre maqedonas, kanë thënë për sllavët, grekët, vllehët, magjypët dhe të tjerë popuj me të cilët ne shqiptarëve na ka rënë shorti të ndajmë së bashku gjeografinë dhe historinë.
Ç’t’i thuash kësaj?
Cili prej këtyre megafonëve të sotëm do të kishte kurajon intelektuale të ngrihej për të denoncuar dhe ndrequr gabimet, pasaktësitë, shtrembërimet dhe gënjeshtrat që thuhen në enciklopeditë dhe historitë tona?
E keqja me këtë enciklopedi maqedonase, por edhe me protestat tona të shumta e të vonuara ndaj saj, lidhet drejtpërdrejt me modelet e kombëtarizmit në Ballkan; dhe nevojën e kombeve të reja për t’i dhënë vetes atribute të një lashtësie që u mungon. Prandaj është njëlloj qesharake kur sheh sesi kombe të dala pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane, të kacafyten mes tyre për llokma të një preje të imagjinuar.
Nëse shtetet e reja kombëtare në Ballkanin e sotëm janë realitet i pamohueshëm, kërkimi i rrënjëve të tyre në të kaluarën dhe në lashtësi nuk mund të prodhojë veçse absurditete, si ky i enciklopedistëve maqedonas; sepse shumë nga popujt e sotëm e kanë pësuar historinë e të tjerëve; madje janë vetë produkt procesesh në të cilat nuk kanë marrë dot pjesë, pse tepër të parëndësishëm, të pazhvilluar, ose margjinalë. Në këto rrethana, asnjë komb nuk e sendërgjon dot historinë e vet, pa i shkelur tjetrit në kallo.
Atyre që këto fjalë mund t’u duken si ushtrim intelektual i pabukë, u kujtoj vetëm se çfarë ka shkaktuar kombëtarizmi në Ballkan gjatë njëzet vjetëve të fundit – nga Bosnja në Kosovë e gjetiu; duke i lënë të hapura disa fronte, në mënyrë të tillë që vrasjet, vuajtjet, përndjekjet, dëbimet dhe spastrimet etnike të mos i quajmë dot si dukuri historike ose të tejkaluara. Maqedonia e sotme, një shtet në thelb artificial, por jo më pak i tillë se Belgjika ose Zvicra, mund të shndërrohet në një Bosnje të re, sikurse mund të shndërrohet në një shembull të bashkëjetesës etnike model për krejt Ballkanin.
Pikërisht sot qëlloi të lexoja një editorial të George F. Will në The Washington Post, me titullin Bosnia Lesson, në të cilin përshkruhet, ndër të tjera, gjendja e mjeruar e Bosnjes multi-etnike, të ëndërruar nga entuziastët e përpjekjeve ndërkombëtare të rindërtimit; por që sot është katandisur në një shtet me 160 ministra dhe një sektor publik që gëlltit rreth gjysmën e GDP-së.
Shkruan Will, duke iu referuar edhe një studimi të McMahon dhe Western të botuar në Foreign Affairs:
Mes viteve 1996 dhe 2007, Bosnja përfitoi 14 miliard dollarë nga 17 qeveri të huaja, 18 agjenci të OKB-së, 27 organizata ndër-qeveritare dhe rreth 200 OJQ; pa përmendur praninë e 60,000 trupave nga 36 vende të ndryshme. McMahon dhe Western thonë se ky ishte “pas gjase, eksperimenti më i gjerë dhe inovativ i demokratizimit në histori.” Për frymë të popullsisë, “rindërtimi i Bosnjes, me një popullsi më pak se 4 milion banorë, e bën rindërtimin e Gjermanisë dhe të Japonisë pas Luftës II Botërore të duket diçka modeste.”
E vërteta është se, teksa publikut i hidhen për të gërryer kockat e enciklopedive – dje ajo e Tiranës, sot kjo e Shkupit – Ballkani rrezikohet të marrë flakë sërish, ngaqë entitete të tilla si Bosnja, Maqedonia dhe Kosova nuk arrijnë dot të mbijetojnë për shkak të sa pasioneve kombëtariste të palëve dhe trysnive qendërikëse, aq edhe të intolerancës ndaj popullsive myslimane, e cila mbështetet, në forma të ndryshme, nga krahu konservator i Bashkimit Europian.
Fiaskoja e tanishme me Enciklopedinë maqedonase duhet interpretuar si shenjë paralajmëruese për vdekjen e arsyes në entitetet multi-etnike që ekzistojnë sot në Ballkan; dhe shqiptarët nuk duhet t’i gënjejë mendja se do të dalin të fituar nga trazirat e nesërme, veçanërisht në rrethanat kur SHBA e ka zhvendosur vëmendjen nga Europa Lindore dhe nga Ballkani; as duhet t’i gënjejë mendja se amerikanët, spanjollët ose gjermanët do t’i lërë mendja deri në atë pikë, sa të vënë kokën në rrezik për të afirmuar primatin pellazgjik në Ballkan.
Po cfare enciklopeidie? Variani enciklopedise! Problemi i vertete ketu eshte se Shqiptaret atje trajtohen si qytetare te dores se peste.
I dashur Xhaxha dhe kendues te tjere te ketij sajti,
Komentet qe ke shkruar me siper jane nje reflektim qe per fat te keq ne shtypin tone ne Tirane pothuajse nuk ekzistojne fare.
Perpara se te lexoja komentet e tua, po lexoja deklaraten politiko-ushtarake per shtyp te Qendres Albanologjike e cila shqiptaret i shtrinte nga Iliret e Pellazget, i bente vellezer me vllehet e romunet, dhe vetem me sllavet i ndante si me thike. Kqyre ketu qe te bindesh:
http://www.balkanweb.com/sitev4/lajme.php?id=42493
Duke e lexuar dhe sterlexuar kete deklarate, mu mbush mendja top qe shkruesi i saj do te jete ndonje vllah, pse perndryshe nuk mund ta kuptoja gjithe ate hasmeri qe shfaqet ketu per sllavet dhe martese te cuditshme qe i behet muslimaneve dhe katolikeve te Shqiperise me vllehet e Romanise.
Gjithesesi, fakti qe me ka tronditur me shume keto dite ne kete lufte te ftohte shqiptaro maqedhone qe po zhvillohet ne keto anet tona te Ballkanit, jane deklaratat e forta te historianeve tane si puna e Pellumb Xhufit apo Tan Egros, te cilet shqiptaret i bejne popullin me te vjeter te Ballkanit, kurse Maqedonine si nje shtet qe u krijua nga Fuqite e Medha. Problemi qe histori-folesit tane kane ne Shqiperi, eshte bash ai qe ju theksoni me larte, qe ne nuk duam te shohim trarin ne kurrizin tone, por kemi qejf te shohim qimen ne syrin e tjetrit. Kjo deklarata e Egros psh. qe thote se Maqedonine e krijuan Fuqite e Medha dhe se ne shekullin e 15te Maqedonia nuk permendet fare: mua me provokon qe ti bej nje pyetje Egros: Po Shqiperia kur permendet per here te pare ne dokumente diplomatike?? Termi Shqiperi eshte term i shpikur mjaft vone dhe nuk ka lidhje me Albania-ne Venedike e cila ishte Kroacia e sotme, dhe as me Arnavutllekun Turk i cili shtrihej nga Selaniku e deri ne Nish. Shqiperia dhe shqiptaret jane po ashtu shpikje e Fuqive te Medha sic eshte Maqedonia. dhe perpara vitit 1913 ne harten e botes dhe historine e njerezimit nuk ka patur ndonje shtet me emrin Shqiperi. Dhe sikur te mos kishte qene Hahni dhe romantiken perendimore te cilet “zbuluan” Albanine Turke ne shekullin e 19te sot mileti i ketij vendi do te ishte dizenjuar si Turk elhamdulilah nga kancelarite perendimore.
Duke lexuar “akuzat” e cituara qe “shovinistet maqedhone” i bejne shqiptareve ketu:
http://www.shekulli.com.al/2009/09/19/enciklopedia-maqedonase-shkakton-debat-e-zemerim.html
une nuk shoh ndonje gje per tu alarmuar. Kjo fjali psh.
“Akademikët maqedonas thonë se shqiptarët njihen si “arbanasë”, “arnautë” dhe “shqiptari”, kjo e fundit shoqërohet me shpjegimin përkatës (njerëz mali). ” nuk ka asgje te papare dhe te paditur qe ne duhet te na coje qimet perpjete. “Shqiptari” si koncept eshte nje shpikje e vone e rilindjes, dhe koncepti i shqiptarit neper qendrat urbane te SHQIPERISE eshte pranuar vetem gjate shekullit te XX-te dhe si pasoje e dhunes se shtetit kombetar, pasi njerezit ne kohet para-kombetare tona, ndaheshin ne turq dhe ne kaure.
Jam i mendimit qe akadhemyket tane ne Tirane, ne vend qe te kercejne si gjela, sic bejne kosovaret dhe maqedonasit tane shqiptaromedhenje, duhet qe me pare te kuptojne historine larg librave te herojve te nacionalizmit tone komunist te Petrika Thengjillit dhe Kristo Frasherit, gjysherit e te cileve kane folur rumanisht.
Tung.
ne fakt , deklarat zyrtare qe une kam lexuar deri tani nga ana e shqiptareve nuk me kane shokuar. Une kam lexuar ne ato pergjigje sa nacionalizem (legjitim??!!) aq dhe arsye.
Persa i perket reagimeve te mases neper forume apo gazeta mendoj se do te gjenim ekzaktesisht te njejten atmosfere ne cfaredolloj vendi te globit. (jo gjithe popullata eshte intelektual, medimtar apo dijetar)
Komenti yt mu duk se mbars me shume frikera se c’duhet dhe ben nje amalgame te pakuptueshme mes budallallekut maqedonas dhe budallallekut shiptar ne kontekstin e eger ballkanik.
Qe nuk jemi ne nje pozite te favorshme, kete e dime. A po kontribuojme ne ne ekstremizimin e kasaj pozite ??? Do te ishte e padrejte dhe mizore te vetnjiheshim per nacionaliste ekstrem ne ballkan!! Fatkeqesia jone eshte paranoja qe kane fqinjet tane ne lidhje me kete gje dhe fakti se ne jemi nje Entitet shume i dallueshem nga pjesa sllave prej te cileve rrethohemi. Kush/ Ku eshte problemi?
Dhe sa kontroll kemi ne realisht ne menagimin e ketij problemi?
me pelqen qe mendimi yt ka ndryshuar ne kete pike
Po ashtu, pasqyrimi që u bëhet shqiptarëve në Enciklopedi nuk di pse po më kujton çfarë shumëkush mes nesh, pa lënë jashtë edhe ata akademikë që tani trashin zërin për të dënuar kolegët e tyre maqedonas, kanë thënë për sllavët, grekët, vllehët, magjypët dhe të tjerë popuj me të cilët ne shqiptarëve na ka rënë shorti të ndajmë së bashku gjeografinë dhe historinë
por nuk te ngjan se ato sa thua me siper jane teresisht ne kundershti me ato sa ke shkruar tek: SHQIPTARË DHE GREKË NË EPIR? citoj:
Se sa kohë kanë grekët e Dropullit, të Vurgut e të Pogonit që jetojnë në ato troje, kjo nuk dihet me siguri; por logjika ta thotë që nuk mund të kenë më shumë se dy-tre shekuj e që gjithsesi nuk është fjala për relike të ndonjë popullsie autoktone që nga lashtësia. Zakonisht, popullsi kaq të kufizuara në numër mbijetojnë në zona të veçuara, në maja malesh e në lugina të thella;
nuk te ngjan se ato sa ke shkruar ne mars te 2008 jane te se njejtes gjuhe me gjuhen qe perdori akademia sllavo-maqedonase:
Bota akademike maqedonase jep të dhëna dhe shpjegime mbi shndërrimin e shqiptarëve nga zaptues në bashkësi etnike. Ndërsa gjuha e përdorur është pasuruar me zhargone, cinizëm dhe epitetime të shumëllojshme për shqiptarët. Në enciklopedi ata njihen si “arbanasë”, “arnautë” dhe “shqiptari”, kjo e fundit shoqërohet me shpjegimin përkatës në kllapa “pllaninci” (njerëz mali)…
Nga enciklopedia mund të mësosh që shqiptarët në Maqedoni kanë zbarkuar nga Shqipëria, pas shekullit të XVI e XVIII
Me këtë atmosferë të helmatisur nga kombëtarizmi në Ballkan, vetëm hajvanët mund të pretendojnë se nuk ndryshojnë mendim. Dija historike, gjuhësore, antropologjike, arkeologjike e më tej janë infektuar keq nga ideologjitë kombëtariste, ku secili komb që ka arritur të formojë shtetin e vet u bie borive me sa fuqi ka, edhe pse ashtu rezultati nuk mund të jetë veçse kakofonik.
Tradicionalisht ata studiues në Ballkan, që refuzojnë të rekrutohen për ushtritë e tam-tameve, u referohen burimeve autoritare të huaja, me shpresën se këto nuk do të kenë pasur arsye të luajnë lojën e këtyre ose atyre grupeve interesash kombëtariste. Unë zakonisht i referohem Çabejt sepse atë njoh më mirë, por edhe sepse edhe ai i referohej gjithnjë shkollës gjermane-austriake ku ishte formuar.
Nga ana tjetër, një arsye që e mbajmë këtë blog, është të shkëmbejmë mendime përtej logjikës së llogoreve, çka ndonjëherë edhe e arrijmë, por jo shpesh gjithsesi, sepse tani për tani helmi na bashkon më shumë se gjithçka tjetër. Këtu duhet përmendur edhe një lloj verbimi virtual i shumë lexuesve dhe vizitorëve të faqeve të këtushme, të cilët gjejnë aty çfarë dëshirojnë, jo çfarë është shkruar pikërisht.
Tema si kjo e mësipërmja janë kaq delikate, sa nga eksperienca mund të them se pres edhe tani të më sulmojnë nga të gjitha krahët, sikurse kanë bërë në të shkuarën. Disa kolegë e kanë shumë të lehtë të sulmojnë, sepse ashtu ndihen të përligjur në skllavërinë e tyre ndaj ideologjive aq bajate, sa ç’janë kombëtarizmat ballkanike – teatro kukllash të zbërdhylura e të mykura së brendshmi.
Të tjerë sulmues e distancues më dyshimtarë, i përligjin qëndrimet e tyre me argumentin se kombëtarizmi është i dëmshëm në çdo formë që të shfaqet, por populli i tyre bën përjashtim, sepse ka qenë viktimë e kombëtarizmit të fqinjëve më të fortë e më të privilegjiuar. Mirëpo këtë argument e dëgjon ta përdorin të gjitha palët pa përjashtim…
Mua më duket se kombëtarizmi ka faj sa herë që “rezultatet” e studimeve historike përdoren për të përligjur gjithfarë pretendimesh mikro-politike. Është e drejtë e çdo populli dhe e çdo etnie të mësojë për historinë e vet dhe prejardhjen; por kjo e drejtë pushon së ekzistuari, që nga momenti kur dije të tilla përdoren për t’u vërtetuar të tjerëve inferioritetin, ose për t’ua mohuar të drejtat e tjera, që nuk kanë të bëjnë fare me historinë.
Por vëreni farsën e reagimeve ndaj Enciklopedisë që vazhdon edhe sot; “Panorama” njofton se deri edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka gjetur pasaktësi në atë dokument… Pa përmendur pastaj një intervistë me Dritero Agollin, i cili thotë, në thelb, se “ja, për këtë na duhen Akademitë”; thuase këto janë trupa rezerviste, diçka si spahinjtë osmanë, të gatshëm për t’u thirrur në beteja enciklopedike sapo të lëshojnë kushtrimin… LSI-të e radhës. Këtyre punëve nuk ka vomitolog që t’u gjejë dermanin, tha.
do me thene, akademiket shqiptare cfare prisnin? duar te hapura, lule, miresardhje e adoptim te vazhdimit pellazgo-iliro-arberor? ju morrem tokat, vershuam pas juve, ju vram, ju prem, ju kerkojme dhe llogari quhet kjo.
ceshte me patetike eshte se te gjithe nga keto ane besojme se jemi autoktone e te rrethuar
“The guiding vision of the visa liberalisation policy of the European Union is to bring South Eastern Europe closer to the EU and to promote European reconciliation and cooperation. In the next weeks, the European Commission, the European Parliament and especially the EU Ministers of the Interior have the choice between a visa policy that is uniting Europe or one that separates people on the basis of their ethnicity. Europe has the unique opportunity to make New Year 2010 a historical date in the history of European understanding!”
Ky fragment është shkëputur nga Peticioni që rreth 2000 nënshkrues me në krye figura qendore te politikës evropiane si Wolfgang Petritsch, Lord Paddy Ashdown, Dr. Christian Schwarz-Schilling, Louise Arbour (President i Grupit Ndërkombëtar të Krizave) kanë bërë publik javën e kaluar. Prej tyre kerkohet heqja e regjimit te vizave per Shqiperine, Bosnjen dhe hapje urgjente e Dialogut me Kosoven. Shihet qartë pra se nga brenda Qytetërimit Demokratik vjen era sektarizëm. Kjo është një këmbanë alarmi që na bën aktorë, por jo fajtorë dhe aq. Per kete arsye Encikolpedia FYROM-iste mendoj pra se eshte vetem nje miniature e kesaj politike qe sponsorizohet gjetke dhe qe po sinjalizon probleme ne Bosnje, Kosove dhe Shkup. Eshte po kaq e qarte se ne emer te kujt flitet, friken dhe paranojen e kujt kuron kjo tentative per te ndare Ballkanin jo vetem mbi baza etnike, por tanime edhe fetare. Nje vije demarkacioni i cili po te hedhesh nje sy te shpejte te jep idene se Muri Kinez eshte nje shpikje nga halli e Aziatikeve, por qe shihet me shume zili nga politika e Uraleve. Per nje trajtim profesional te gjeopolitikes qe shihet nga Moska mund te behet edhe ketu http://www.en.fondsk.ru/article.php?id=2458.
Prandaj fraza se “…amerikanët, spanjollët ose gjermanët do t’i lërë mendja deri në atë pikë, sa të vënë kokën në rrezik për të afirmuar primatin pellazgjik në Ballkan”, mendoj se nuk ka dhe aq vend ne kete loje qe po udhehiqet nga te tjera interesa. Sot Rusia zyrtare http://en.fondsk.ru/article.php?id=2464, flet per Luften e Dyte te Ftohte dhe Ballkani eshte pararoja gjerografike e saj. Nese reagimi i akademikeve te papune eshte i pagdhendur kjo nuk ngre peshe ne nje vend si Shqiperia ku fjalen e fundit e kane “Akademite Diplomatike”. Aq me keq per ta qe me ne fund po identifikohen si kalemxhinj te pavlere ne nje bote qe po çmonton te gjitha hierarkite.
Edhe nje dicka. Dua te shoh te miren e kesaj Encikopedie. Dhe kjo per mua eshte se me ne fund politika e Nikolla Gruevskit e kapi gafil faktorin politik shqiptar, sidomos krahun qeveritar te BDI, duke bere te qarte me ne fund se ne Ballkan e sidomos marredheniet mes shqiptareve dhe sllaveve (meqe dikush e ka merak ketu kete gje) asgje nuk mund t’i emancipoje. Prandaj flirtimet pseudo finoke te nje heroi apo nje tjetri, mbeten vetem djallezi te vockla dhe te demshme ne katundin e politikes shqiptare. Tani te shohim nese Shqiperia do te pozicionohet ne debatin e emrit se ndoshta kete synon politika e dites e VMRO-DPMNE.
Te libraria ‘Adrion’ pata mundësi t’i hidhja një sy Enciklopedisë sonë. Ishte, për të mos thënë fjalën e keqe, për faqe të zezë. Me gabime shtypi dhe pasaktësi historike. Po kështu edhe ky botim në Maqedoni, do jetë përgatitur nga po ata lloj enciklopedishkrues që hasen këtej nga ne, vetëm se këta të fundit flasin gjuhën ma… fyromiane!
Kominatsi,
se pari une mendoj se jo vetem si shqiptar (ne qofte se je nje i tille), por edhe si njeri asnjanes duhet te mos i hidhni benxin zjarrit sec e beni me keto fjali:
„Perpara se te lexoja komentet e tua, po lexoja deklaraten politiko-ushtarake per shtyp te Qendres Albanologjike e cila shqiptaret i shtrinte nga Iliret e Pellazget, i bente vellezer me vllehet e romunet, dhe vetem me sllavet i ndante si me thike. Kqyre ketu qe te bindesh:
http://www.balkanweb.com/sitev4/lajme.php?id=42493“
si dhe me tej me:
“Jam i mendimit qe akadhemyket tane ne Tirane….”
Jam i nje mendje me “ena” ne kete pike.
DEKLARATË PUBLIKE mbi botimin e fundit të “Enciklopedisë maqedonase”, eshte mese legjitime dhe pragmatike e jo politiko-ushtarake sic pretendoni ju.
Aty shkruhet: “Zhvillimi historik i gjuhës shqipe dëshmon qartë për praninë e pandërprerë të faktorit shqiptar në trevat ku shqiptarët banojnë sot.” Pra “ku shqiptaret banojne sot” eshte me shume se korrekt.
Dihet qe ne shekujt e VI dhe VII dynden ne ballkan grupe te ndryshme sllavesh.
Toka ballkanike ka qene edhe para kesaj periudhe e populluar dhe nje pjese e tyre ishin Iliret te cilet nuk ishin popull sllav. Ky eshte fakt. Edhe qe shqiptaret nuk jane te ardhur nga ndokund por pasardhes te Ilireve nuk eshte hedhur dot poshte me fakte dhe eshte mese llogjike se jane te rrethuar vetem nga kombe ter tjera dhe se nuk ka ne ndonje pjese te botes ndonje perandori tjeter shqiptare sic eshte rasti psh. me ruset.
Ju vazhdoni se
„nuk shoh ndonje gje per tu alarmuar. Kjo fjali psh.
“Akademikët maqedonas thonë se shqiptarët njihen si “arbanasë”, “arnautë” dhe “shqiptari”, kjo e fundit shoqërohet me shpjegimin përkatës (njerëz mali). ”
Kuptimi i disa gjerave varet edhe nga konteksi ne te cilin jepen. Po te thoshin ata se .. ne territoret ku banojne shqiptaret sot banonin fillimisht Iliret te cilet u njohen me vone si “arbanasë”, “arnautë” dhe “shqiptari”, kjo e fundit shoqërohet me shpjegimin përkatës (njerëz mali) do ishte gje tjeter dhe po te shkruanin……. dikur ne shekullin xy u shfaqen ne maqedoni per here te pare grupe qe njiheshin si “arbanasë”, “arnautë” dhe “shqiptari”, kjo e fundit shoqërohet me shpjegimin përkatës (njerëz mali) …….. do kishte nje kuptim dhe qellim tjeter. Besoj qe kete e kupton edhe ti.
Me sa e kuptoj une Xha Xhai-n (shpresoj ta kuptoj drejte), nuk eshte fjala te fallcifikojme historine vetem per hir te qene miqesor me komshinjte, por per te mos e perdorur situaten dhe gabimet e te tjereve, per qellime destruktive, pra ne dem te interesave per vendeve tona dhe te ballkanit. Pra fjale eshte per nje “Enciklopedi maqedonase” qe nuk eshte shkencore dhe si duhet te rreagojne shqiptaret ndaj saj.
Pra nuk behet fjale as se a eshte Enciklopedia shqiptare me e mire se maqedonasja, se a jemi ne me te drejte me ta etj…….. Po te mos allakatemi keshtu kam pershtypjen se do kishim mundesi ti shikonim gjerat me thelle, me qete e me njerzisht.
Une mendoj se epoka e luftes per territore ose e konflikteve etnike eshte sot primitive, shkaterrimtare dhe nuk ka te ardhme.
Kakofonia ne reagime, ne raste te tilla eshte e natyrshme por tonin duhet ta dominoje komenti i arsyeshem e gjakftohte.
Shume zhurme per asgje.
Kam qene ne muzeumin kombetar ne Shkup. Rreth nje kove qe ishte vendosur per te mbledhur pikat e ujit qe pikonin nga tavani ndodhen disa foto nga kalaja dhe nen to disa qypa nga mesjeta. Muzeumi, nje salle e thate (nje katesh, porse dy e modifikuar) ishte nje turp per nje shtet qe e quan veten shtet-komb. Keto jane disa mungesa ne identitetin maqedonas, cfare po mundojne maqedonasit te bejne.
Por mund te flas te njejten gje per muzeumin arkeologjik ne Tirane, mbase kombetari eshte disi me i mire se ai i Shkupit, porse ne Butrint dhe ne Durres ne jemi duke shkaterruar me duart tona ate histori qe mundohemi ta mbrojme me gojet tona. Jemi ne qe po i fshijme gjurmet vetes dhe jo te tjeret qe na perblatin ne.
Mbase ky diskutim duhet te na sherbeje te behemi me te ndergjegjshem per ato vende historike qe po i shkaterrojme vete me TEC-e dhe me ndertime.
Me inat apo me te mire, Maqedonia e Re ka vendosur ta fisnikeroje origjinen e vet. Me c’shkruhet, qeveria e Shkupit ka investuar 28 miljon Euro per “studime historike” dhe per nxjerrjen ne evidence vertetesine e pamohueshme te origjines se tyre Aleksandriane. Per kete ata do te ngrene nje bust 8 katesh te Lekes se Madh diku ne mes te nje qyteti. Gjithashtu qeveria ka vendosur tu dergoje ndihma materiale edhe paraardhesve te tyre te vertete, qe jetojne ne Afganistatn – kalasheve. Eshte e veshtire te ekzagjerohet cudija e kalasheve kur shohin here greket dhe here nova maqedonet tek vrapojne e bejne gare se kush e kush ti nderoje me shume me dhurata e pare. “Keta kane ik nga trute, – i thote kryeplaku i ndonje fshati, njerezve te vet. Po kontrolloji paret qe na japin , se mos jane fallco, e na gje belaja qofte me Talibet e qofte me kaurret.”
Per mendimin tim, shqiptaret mund te jene me te suksesshme ne kunderpropaganden e tyre ndaj novamaqedoneve. Ata mund:
-Te ngrene nje permendore te Lekes se Madh ne nje faqen mali andej nga Mati, qe te duket edhe nga ajri
-Te gdhendin ne Llogara, ne maje te malit te Cikes nje portet te Pirros se Epirit, qe mundesisht te shihet qe nga Korfuzi deri ne Brindizi
-Qeveria shqiptare te propozoje qe zona e Kalashet te shpallet zone elektorale, dhe banoret e atjeshem te kene te drejte te perfaqesohen ne parlamentin shqiptare. Ky do ishte suksesi me i madheshtor i politkes se jashtem te qeverise Berisha. Me i madh edhe se aprovimi i marteses midis “gjitareve”
Nje udhetar nga Ravena ne fund te shek. 6 shkruante:
“Inter vero Thracian vel Macedoniam et Mysiam interiorem modo Bulgari habitant qui ex supra scripta majore Scythia egresi sunt” (vetem bullgaret, te cilet paten ardhur nga zona e permendur me lart e Skithias, banonin ne Thrake, Maqedoni dhe Moesine e poshtme)
Shakaxhi,
1. Une jam i mendimit dhe besimit se shqiptaret kane aq lidhje me iliret, sa ka edhe Darvini me majmunet e xhunglave te Indonezise.
2. sic e them edhe me larte, shqiptaret jane nje komb po aq i ri sa edhe maqedhonet (nja 7 dekada me te vjeter jemi). ne fillim te shek XX ne vilajetet e Janines, Ishkodres dhe Kosoves, dhe MOS TE FLASIM PER MANASTIRIN (apo Maqedonine e shqiptarizuar ne kohe te Titos dhe Enverit) mileti nuk e quante veten shqyptar, por turk dhe kaur, elhamdulilah. Idene e shqiptarit e imponoi ne Shqiperi shteti kombetar – dhe e mbolli (ARESOI) propaganda e Vjenes e cila kerkonte te krijonte nje komb me osmanllite e vilajeteve turke shqipfolese te Ballkanit. Ishin prifterijte e nacional-komunizem-katolicizmit shqiptar, qe nga Thalkozi e deri ne Cabeu dhe Buda, ata qe shpiken teorite e shqyptarit i cili nis belbezimin e tij me fjalet e Pavel Engjellit “ne emer te Atit dhe birit dhe shpirtit te shenjte….” (rrena te bukura kombetariste), qe i implementuan dhe imponuan me dhune keto mite ne Shqipni, qe nga koha e Mretnise (i qofshim fale) e deri ne ditet e Dulles (i morrshim te ligat), kur ne pijoneret e Enverit betoheshin cdo Sabah qe ne lufte per ceshtjen e partise dhe Enverit te ishim gati.
3. Sikur Perandoria Osmane te kishte zgjatur ne Ballkan edhe nja 50 vjet, sot, ne tokat qe kemi shqyptare, Xhon Turqit do kishin prodhuar Turq – sic tregon Hafiz Ali Korca ne vepren e tij, 7 enderrat e Shqiperise. Populli i qyteteve apo Sheherlija qe nga SHkodra, e deri ne Ushkup, i thoshte vetes turk elhamdulilah – apo grek, elenos., dhe sic Mihal Grameno tregon, para vitin 1913 kur shqiptaristet i kerkonin me shkruar gjuhen e tyre popullit, keta talleshin, sic mund te tallen harixhijte e Brakes sot me ndonje nacionalist gabelo-madh.
Por ishte Daje Edvard Greji qe krijoi Shqypnine ne 1913 dhe Willsoni ne 1920 – i pari me pragmatizem, dhe i dyti me cytjen e misionareve protestante dhe me shprese se do te kaurizoje shqiptaret – ata qe cuan ne realitet zhvillimin e kombit tone legjendar, kreshnik dhe dardan.
4. Tani kur Akadhemia jone me historianet e Dulles ne Tirane, qurravitet per etiketimin nga maqedhonet te shqiptareve si pushtues dhe njerez mali – ne na takon te rrudhim pak vetullat dhe te themi: po ne ne shtetin tone cka bejme neper librat tane shkollore? Kush jane pushtuesit dhe grabitqaret per ne ne Shqiperi? Jane turqit pushtues dhe islamizues. Mendoj se maqedonet jane pak me korrekte se ne – se ne fakt, turqit e ballkanit nuk ishin te ardhurit e Anadollit, por ishin turko-allvanoset e islamizuar, ata qe kishin kulacin dhe kerbacin per 500 vjet. Pra nese ndjekim llogjiken e ideologjise politike ne Tirane, qe tregon islamiket si njerezit qe grabisin dhe sjellin dhune, keta njerez nuk ishin cunat e Ataturkut por gjysherit e Ali Ahmetit dhe Sabri Godos dhe Enver Hoxhes. Tani pse ne duhet te na kapin keto ethe kombetarizmi me maqedonet, kur librat tane historike, akademike, shkollore, letrare etj jane plot e perplote me te keqen, mizorite dhe barbarite turke; kurse ne i japim vetes piedestale nderi ne panteonin Iliro-Pellazgo-Dardan – dhe tani jemi bere edhe Nene Tereziste dhe humaniste!
Problemi me ne Shakaxhi vellai, eshte se ne nuk njohim historine tone. Ne nuk dime se kush ka qene kryetar i Bashkise se Nahijes se Tiranes ne 1911 dhe cfare ka shkruar Sedai Milleti dhe Ishkodra nga viti 1890 e deri ne 1915… apo nuk arrijme akoma te dime pse Gjergj Fishta, diten e Shpalljes se Hyrrijetit ne Stamboll lavderon Turq edhe te Kershtene ne Shkoder dhe Babe Hamitin.
Turqit, grabitqaret dhe njerezit e malit kane ekzistuar ne mesin tone. A ishin vertete turq e grabitqare etj, kjo eshte gje tjeter. Ama mendoj se maqedhonet nuk ja kepusin edhe aq kot. Dhe perrallat me mbret qe shkruan Akadhemia e Tiranes qe na ben me kusherinje antike, iliro-dhe-pellazge, na nxjerr ca dajallare edhe nga Transilvania, dhe kohet e fundit na ka dhene si heroine kombetare edhe Shenjtoren e Hindustanit, jane legjenda qe ka qejf ti kendoje vetem drejtori i Bibliotekes tone Kombiare, Rel Plasari.
Tung dhe Shqiperi e shqiptareve.
( e di vete vazhdimin. ahahahah)
Po te konsiderosh se njerezit e nje kombi ndajne te perbashketat reale apo te imagjinuara te se shkuares apo te sotmes, kjo qe bejne maqedonasit futet tek imagjinativet. Ata mjafton kaq te jane komb me vete. Tani sa pune na prish ne imagjinativja tek te tjeret, ndonje zonje a zonjushe mund te lektronte me mire per kete.
Eshte naivitet te mendosh te ndreqesh te tjeret, apo tu privosh kenaqsine qe ndjejne per te kerkuar gjurmet e parardhesve imagjinative ne lashtesi apo pertej.
E duket se si per keta si per vete kerkojme racionalen e historiken (kronologjiken) duke perjashtuar ate qe eshte njera perberese e kombit: imagjinativen, rruge e cila po ta ndjekesh te con tek besimi.
Pastaj sa me thelle qe shkruajme aq me pa oksigjen na behen fjalite.
Perdorimin e termit entitet per Bosnje-Hercegovinen, Maqedonine dhe Kosoven njeherashi ta gjej te gabuar, apo jo te duhurin.
Kominatsi,
sa per (1), ju nuk do ta pranoni vazhdimesine Iliro-Shqiptare ose se nuk jeni shqiptar ose … ku ta di une pse…nuk i honepsni dot ata… dhe si te gjithe ata qe nuk na duan, nuk keni ndonje argument qe te provoje te kunderten.
Nga ana tjeter eshte mese llogjike qe nuk ka asnje popull qe te mos kete paraardhesit e tij ashtu sic edhe nje njeri ka lindur (ne menyre te natyrshme) nga prindrit e tij. Meqe per shqiptaret nuk vertetohet dot se jane shperngulur ose debuar nga stepat e rusise ose te ndonje vendi tjeter duhet te pranohet pra se e vetmja alternativ eshte qe te jene pasardhes te Ilireve.
Ju mereni me diskutime se kush e si ja vuri emrin shqiptareve…. Nje komb nuk eshte i tille se ja vuri emrin njeri ose tjetri por se nga ana natyrore konkrete, pra nga natyra e tij, ne rradhe te pare nga ana gjenetike, gjaku fizionomia etj pra nga aspekte rreale e jo teorike, i perket nje rrace te caktuar qe ka edhe nje kulture ne thelb te perbashket. Kjo thenie nuk ka asnje qellim ose synim rracist, por eshte thjesht per te treguar kriteret e percaktimit te rracave njerzore qe nuk behen duke mare si pike referimi se cfare tha njeri e tjetri aty apo ketu, qe mund te kete qene edhe i merzitur ose i pire ne ate moment.
Une i perkas atyre njerzve qe ndryshimet rracore ose te karaktereve te tjera, i shoh si nje dhurate te mrekullueshme te natyres dhe te gjithe njerzit thjesht si njerez te ruzullit tokesor. Une e admiroj nje thenien te dikujt (qe tashti nuk me kujtohet se kush eshte) qe „familja ime eshte gjithe bota“.
Prandaj edhe nuk flas me mllef dhe perbuzje kunder ndonje kombi sic beni ju ne lidhje me shqiptaret ne (2,3 etj). Ju nuk jeni as i paanshem, sich perpiqeni te jeni i arsyeshem ne analizen e gjerave qe mund te keni lexuar ose degjuar.
Problemet Juaj Kominatsi eshte se ju i argumentoni te dhenat e ndryshme gabim dhe ne menyre siperfaqesore e tendencioze.
Shakaxhi vella,
Kur lexova komentet e tua me siper mu kujtuan do shkrime te Jani Vruhos qe shkruante ne Perlindjen e Shqiperise ne vitin 1913. Jani qe shkruante pe Misirit, pasi shante e zhdepte ne dru turqerit per mynxyrat e Shqiperise, mallkonte zemerkazmet e Shqiperise qe donin akoma hyqymetin, ben nje analize fantastike ne nje nga shkrimet e tij, per te bindur kendonjesit e gazetes se shqiptaret nuk kane asnje lidhje me greket dhe me serbet.
Sipas Jani Vruhos, shqiptaret ishin nje popull tipik dhe identik ne bote. Ndryshe nga Latinet qe ishin spanjolle, franceze e italiane, apo gjermaniket qe ishin hollandeze, angleze dhe gjermane, per Vruhon shqiptaret nuk kishin hic ngjashmeri me popujt qe jetonin. Ai thote shqiptari njihet nga kafka e tij, nga balli i tij, i cili e dallon nga fqinjet greke dhe serbe. edhe pse ne jug te vendit dhe veri kemi disa popullata qe kane “harruar” gjuhen dhe flasin serbisht dhe greqisht, keta, serisht sipas Janit ishin shqiptare pse e kishin te shkruar ne balle kete pune.
te njejtat komente i ben edhe Mustafa Kruja, i cili shan muslimanet dhe kauret e Durresit te cilet nuk i donin shqiptaristet. sipas Krujes muslimanet ne vecanti nuk e ndjenin eren e gjakut qe ju vlonte neper deje – por donin Baba Sulltanin.
Problemi Shakaxhi vella, eshte, se jo te gjithe njerezit kane hunde per te nuhatur eren e Gjakut sic thoshte Mustafa Kruja apo nerva qe te masin kafkat e miletit me vizore dhe me metra per te kuptuar nese shqiptaret jane pasardhes te ilireve dhe pellazgeve dhe nipa te vlleheve Rumanise apo jo. pse nese nisim me supozime te ketilla, ne qe kemi ndjenja te forta per Haxhi Qamilin, do te thonim qe shqiptaret jane te gjithe cuna te Osman Beut qe beri hajer ne keto vise te Kaurristanit per 500 e kusur vjet me cupkat e te pabeseve rumeliote.
Por punet jane edhe me te komplikuara se kaq. per mua shqiptare jane ata qe kane pasaporta Republika e Shqiperise, kane kryetar Bashkie Ed Ramen dhe PM, Doktor Berishen. Keta jane patriotet e vertete.
Kominatsi,
qe ne fillim nuk paske patur interes per nje shkembim mendimesh serioze. Nuk ja vlen te diskutojme me gjate. Eshte e drejta jote te kesh ate mendim qe te pelqen. Shkrimet e tua sidoqofte ishin te pakten argetuese. Kete diskutim po e le me kaq.
Pershendetje
Me sa duket, për zjarr dhe djegie paska folur edhe ish-Kryeministri Majko.
Për më shumë:
http://lajmpress.com/lajme/shqiperi/1377.html
Eshtë e habitshme se thirrje të tilla kokënxehta vijnë pikërisht nga ata që duhet të jenë më të matur e gjakftohtë, sikurse është politikani Majko…