Bashkimi Evropian synon t’i liberalizojë vizat me tre shtetet e mëposhtme: Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë. Ky njoftim u interpretua në Shqipëri kryesisht në planin politik. Përqasja duket korrekte, pavarësisht se neo-opozita dhe neo-mazhoranca, siç mund të pritej, e lexuan ndryshe mesazhin që erdhi nga Brukseli. Mirëpo, shpjegimin e mospërfshirjes së Shqipërisë në grupin e vendeve pa viza nëpërmjet faktorit fetar nuk e kisha parë gjëkundi.
Gazeta SOT, ka botuar një artikull me titull tejet sqarues, që nuk lë vend për keqkuptime: “Përjashtohen nga liberalizimi i vizave tre vende myslimane; Shqipëria, Kosova dhe Bosnja”. Ja çfarë shkruan autori, identiteti i të cilit në faqen e Internetit nuk zbulohet, në paragrafin më nëntitull: “BE shpërthen në racizëm”:
“Europa rrit hapur racizmin ndaj vendeve me mazhorancë myslimane. Jo rastësisht edhe vendi ynë, këtë vit mbeti jashtë listës së liberalizimit të vizave, nisur nga fakti se përqindjen më të madhe të popullsisë së Shqipërisë e zë feja myslimane. E njëjta gjë ndodh edhe me Kosovën dhe Bosnjën. Mesa shihet në vendimin e fundit, është bërë një ndarje sa e qartë aq edhe e padrejtë mes shteteve, të cilat prisnin liberalizimin e vizave. E qartë për faktin se tre vendet që u pranuan Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia ishin vende ortodokse, dhe e padrejtë për faktin se iu mohua liberalizimi pikërisht tri vendeve me mazhorancë myslimane. Shqipëria, ku pjesa më e madhe e popullsisë është myslimane, jo pa qëllim mbeti jashtë liberalizimit të vizave edhe këtë vit”.
Paragrafi i mësipërm është i qartë. Kosova, Bosnja dhe Shqipëria mbetën jashtë për arsye fetare, sepse kanë shumicën e popullsisë me fe myslimane. Mëtimet e Bashkimit Evropian për mosrespektimin e disa standardeve, sipas gazetës SOT, nuk qëndrojnë:
“Këshilli përjashtoi nga lista vendin tonë, duke u justifikuar me disa pretendime, të cilat në fakt nuk janë aspak të vërteta, por janë qartë një pretekst i dukshëm për të na nxjerrë jashtë loje. Lufta e pamjaftueshme kundër korrupsionit, pasaporta biometrike dhe mungesa e sigurisë në kufij kanë qenë tre pretekstet e BE për përjashtimin e Shqipërisë nga liberalizimi i vizave. Në fakt, të treja pretendimet e mësipërme janë flluskë sapuni, pasi kufijtë shqiptarë janë tashmë më të sigurtit në rajon pas moratoriumit i cili persekuton shqiptarët. Ka qenë vetë Fratini i cili ka deklatuar se kufijtë shqiptarë nuk përbëjnë më problem për vendet e BE. Pasaportat biometrike janë një tjetër justifikim që nuk qëndron në pretendimet evropiane. Tashmë shqipëria e ka plotësuar këtë kusht pasi prodhimi i tyre ka filluar dhe më së miri BE mund të hapte kufijtë vetëm për personat me pasaporta biometrike, por mesa duket për europianët nuk janë kushtet por feja problemi që kanë me shqiptarët, problem që të sjell në kujtesë një racizëm primitiv të tyre. Përsa i përket korrupsionit si Serbia dhe Mali i Zi janë në parametra më skandalozë se Shqipëria, por dhe si në rastet e mësipërme kriter është feja dhe jo standardet që janë sajuar për të përjashtuar Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnjen”
Natyrisht, gazeta SOT nuk më bind aspak, ngaqë arsyetimi i saj ecën në telin e tendosur të paranojës ose të komplotizmit, mekanizmat perverse të të cilit u trajtuan nga Xha Xhai pak kohë më parë në këtë blog. E kuptoj që obsesioni kolektiv që kemi me vizat na krijon herë herë halucinacione të hatashme, por vetëkontrolli ynë, siç kam pasur rastin ta shpjegoj gjatë në shkrimin Euroviza, fillon nga konceptimi i Evropës si entitet shumëplanësh që duhet ndërtuar fillimisht në vend, dhe jo si hapësirë për t’u eksploruar vetëm fizikisht nëpërmjet vizave. Me fjalë të thjeshta, le të shikohemi realisht para pasqyrës, para se të shikojmë portretet që na bëjnë të tjerët. E këtu nuk kam ndërmend të fsheh mëkatet e Evropës në shndërrimin e Shqipërisë në një geto të njëmendtë.
Mirëpo, ta shikosh çështjen e liberalizimit të vizave vetëm në planin fetar, personalisht më duket shumë e rrezikshme. Jo aq për pathemelësinë e kësaj teze (kundërshtitë e së cilës janë të shumta e të dukshme), se sa për viktimizmin që ajo shpreh dhe dëmin që i sjell kauzës së integrimit shqiptar në Evropë.
Nuk besoj se Evropa arsyeton me terma të tilla diskriminuese. Tek e fundit, po të parafrazoja thënien e famshme të Groucho Marx, në cilësinë e qytetarit shqiptar, do të thosha: “Nuk dua që vendi im të futet në një bashkësi ku nuk e durojnë dot”. Kurse artikullshkruesit do t’i kërkoja ta analizonte më tej thënien origjinale të humoristit amerikan, që tingëllon pak a shumë kështu: “Nuk dua të bëj pjesë në një klub që pranon të anëtarësojë tipa si unë”. Ndoshta, atje shikon vetveten.
Me vjen keq qe ceshtja e vizave si dhe ajo e pashaportave biometrike akoma nuk eshte kapur me seriozitet ne nje analize te holle te biopower (bio pushtet) ku fare lehte mund te perfshihej elementi mysliman pa e ekzagjeruar. Kam parasysh nje trajtim te tille: Guilty Bodies, Productive Bodies, Destructive Bodies: Crossing the Biometric Borders
Edhe vetë kryeministri Berisha e pranoi se Shqipëria ende nuk i ka plotësuar kushtet e BE-së për vizat; duke filluar nga çështja e pasaportave biometrike. Por kjo është e qartë për çdo qytetar shqiptar, pa shkuar deri tek interpretimet fetare. Gazetat shqiptare i rezervuan hapësirë të madhe intervistës dhënë Dojçe Veles gjermane nga kryeministri shqiptar, pikërisht sepse ai i pranoi hapur gabimet e qeverisë së vet. Korrieri shkruan: “Kryeministri Sali Berisha pranoi dje se qeveria e tij nuk ka arritur të plotësojë të gjithë kriteret e kërkuara nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave”. Kurse intervista origjinale në Deutsche Welle mund të lexohet këtu.
Nese vetem ana teknike eshte ajo qe i pengon shiptaret te levizin pa viza ne Europe ( megjithse s`me ha buza kulac, sic thoshte gjyshja ime, rahmet paste), a mundet te krahasohen % e paisjes me biometra te vendeve te tjera te aprovuara ne krahasim me ne?
Nga ana pragmatike, po te isha ne vend te Sales, do i proposaja USA te zhvendoste systemet mbrojtese anitrakete nga Polonia ne Shqiperi, do i jipja Karaburunin dhe Sazanin ndonje flote amerikane, dhe Zadrin/ Rinasisn/Kucoven dhe Vloren, te gjithe koridorin ajror do ia lija ne dore USAF-it.
Pashaportat biometrike janë vetëm një pretekst.
Nuk di në vëndet e tjera europiane, por në Itali kanë vetëm Carta d’identita'” (si letërnjoftimet e dikurshme në Shqipëri… bile edhe më keq, sepse është thjesht një fletë me fotografi e palosur më dysh).
Europa donte vetëm ta dinte saktësisht se sa dhe se kush jemi, dmth një regjistrim komplet i popullsisë, por edhe këtë rradhë, për interesa elektorale, politika shqiptare i bëri bisht atij detyrimi.
Të më falësh Pishak, por që EU është kthyer në një klub kristianësh tekanjozë këtë as Europianët nuk përpiqen ta fshehin më. S’më duket se kjo ka të bëj me ndonjë teori konspiracioni, sesa me një fakt të konfirmuar tashmë me qëndrimin e vazhdueshëm të atyre që kanë çelsat e klubit. Për këtë mjafton të shohësh qëndrimin që mbahet ndaj Turqisë.
Ndonjë ditë do dalin të thonë që kur të paisen gjithë shqiptarët me i-pasaportë (duhet pare nëse Apple ka në plan ndonjë projekt të tillë) atëherë do mund shqiptarët të lëvizin si njerëz normal në kontinentin e tyre që, ndryshe nga ç’sygjeron Pishaku, nuk e kanë zgjedhur vetë.
Nga Nipi: nga ato pak gjere qe (mendoj se) di:
1.nga ana teknike:
ne Itali, sapo lind, te pajisin me kodin fiskal, qe eshte nje kod identifikimi vetjak,
leternjoftimet italiane (nje flete me fotografi e palosur ne dysh????) jane pra “carta d’identità”, qe te identifikojne ne 110%: kur ben kerkesen, dorezon edhe minimumi nje fotogarfi tjeter, dhe…. je i skeduar;
e pastaj te mos llogarisim kontrollet e kryqezuara qe rezultojne automatikisht: zgjedhja e rezidences, zgjedhja e mjekut te familjes, vendi ku voton: po permend vetem disa nga regjistrimet automatike te popullsise; ne nje administrate tashme te informatizuar;
eshte automatike qe kur ble nje skede telefoni per telefonin celular te regjistrojne te dhenat e tua vetjake;
jap vetem nje shembull “rrugesh”: m’u prish duke e mbajtur per vite ne kulete aboneja vjetore; u paraqita ne zyren e entit te transportit publik, i pregatitur me nje fotografi te re; por me kot; sapo dorezova leternjoftimin ma shtypen abonene e re me gjithe fotografine e te dhenat e plota qe i kishin ne kompjuter;
sigurisht edhe ketu mund te kete probleme me listat e votimit, por rregulloret zbatuese te ligjeve e dekreteve jane te qarta dhe vepruese: ne baze te rezidences merr dokumentin qe te duhet per te votuar ku ke te shkruar edhe qendren e votimit ku do te votosh;
kurse ne Shqiperi nuk e dime sa dhe ku jemi, per te votuar, e jo me pastaj per te tjera pune;
ne kete pike BE, me ose pa drejte, thote: u dhashe te drejten shqiptareve te futen pa vize ne BE, m’u futen me pashaporte shqiptare nje miliarde te vdekur urie ne Evrope,
ky ndoshta eshte problemi dhe frika e Evropes, jo se s’i bejme dot pashaportat bimetrike, por, po i beme, kujt ia japim.
2. ana politike: i perket qeverise shqiptare, parlamentit shqiptar, lobeve shqiptare ne Evrope (a ekzistojne?) shoqerise civile, shqiptareve me banim ne Evrope, dhe mundesisht ata qe kane edhe nenshtetesine e nje vendi anetar te BE-se, personaliteteve te kultures, te sportit shqiptar ne Evrope qe te punojne ne drejtimin e integrimit;
sigurisht administrimi i politikes shqiptare nga eksponente qe jo ralle kane pasur probleme me Evropen nuk ndihmon.
Ndoshta na u genjye mendja me perkrahjen per Kosoven dhe me anetaresimin ne Nato. fatkeqesisht ne bote ka shume qendra pushteti.
Dhe tani paguajme, ndoshta jo drejtperdrejt, mangesite e politikes se jashtme shqiptare, politike e brendshme dhe e jashtme tejet e veçante.
Ballkani,sic kuptohet por pak dihet,eshte nje arene e konfliktit te hapur ekonomiko-politik ndermjet Amerikes dhe Europes.Qendrimi i Europes ndaj vendeve me shumice myslymane Bosnje,Shqiperi,Kosove,Turqi eshte i qarte.Eshte qendrim,qe dikush ja ka qejfi ta b’perkthej ne nje kontradikte bindjesh fetare,ose dikush tjeter ne kontradikte kushtesh te vena dhe te zbatuara inflacioni,pashaportsha,regjistrimesh popullsie,ruajtje-mosruajtje kufijsh,konkurence cmimesh te produkteve….e tj dhe dikush tjeter ta keq perkthej si mos pelqim e Europes,ose mos pelqim racor e cfare tjeter qe mund te argumentojne specialistet e fushave perkatese.
Por ku qendron zemra ose kuore e problemit??Pushtetin ne Amerike e moren demokratet.Pas nji qendrim pothuajse pasiv te te fjeturit te pasur Bush i I riu ne 8-vjetet e pushttit te tij,ne krye te shtetit Amerikan per keto ceshtje vjen bashkshortja e Klinton,nje njohese e mire e Ballkanit si pasoje e veprimeve te bashkshortit te saj Klinton gjate qeverisjes se tij dhe Biden.Biden,nje karakter i forte dhe hapur,eshte i njohur per pozicionin e tij te drejte mbi Serbine.Mos te harrojme qe Biden ka thene per Serbet qe “Serbet jane kasape”.Europa franko-italiane e ka akoma shijen e hidhura te deklaratave te tilla qe ndikonin negativisht ne Investimet e tyre te bera ne Serbi.Por Biden tashme ka ndryshuar pakez pozicion duke thene qe “e pelqen Beogradin”,por populli serb ka rezerva ne lidhje me Ameriken,por nuk harron te thote qe Kosova eshte nje shtet i pamvarur.Nji si kjo shprehje e dashurise se re t’Biden per Beogradin e serbet,Europa e vjeter perseri e shikon xhelozisht si nje marje te re dhe kundedrvepron me ane te vizave.Biden gjtihashtu deklaron hapur,veti kjo e amerikaneve,qe nuk ka qejf te takohet ne ata pjestare te qeverise Serbe qe ende vazhdojne te llomotisin nen tymin nacionalist qe Kosova eshte Serbe .
Por,Serbia nga njera ane dhe Kosova dhe Shqiperia nga ana tjeter tregojne me se miri se ku jane kufijte e fuqise nderjemet Amerikes dhe Europes.
Nga njera ane Europa nuk deshiron qe ballkani te jete nen ndikimin Amerikan,ndersa nga ana tjeter vepron per te marre nen ndikim ne menyre te pjeshme ate pjese qe eshte e pakenaqur nga Amerika.Dhe nen kete qellim Europa gjen mekanizma te tilla si vizat,aq sa ka mudesi maksimale te karremoje,ne kunderpergjigje te rulit Amerikan.Keto jane gabime konjukturash,te cilat veshin syte e i turbullojne mendjen Europes,por qe ne thelb cojne uje ne mullirin Amerikan.
Ftesa ime është kjo: shqiptarët duhet t’i analizojnë me objektivitet arsyet e mosliberalizimit të vizave nga ana e BE-së. Me shkrimin tim nuk u rreka t’i hulumtoj përse-të e refuzimin evropian, por desha të përjashtoj leximin fetar të liberalizimit të munguar. Shpjegimi me anë të fesë do t’u ofronte elitave dhe opinionit publik shqiptar alibinë e përkryer për t’i lënë mënjanë përpjekjet për t’u futur në BE. “Atje futen vetëm kristianët, ne s’do të na pranojnë kurrë”, duket sikur i dëgjoj nëpër kafene llafet e bashkatdhetarëve. E kjo do të sillte një shkrehje të gjithanshme për arsye të mungesës së motivimit dhe Shqipëria nuk do ta ndalonte vrapin deri sa të shkonte në botën e pestë.
Nuk mendoj kurrsesi se “Jo”-ja aktuale e Bashkimit Evropian lidhet vetëm me çështjen e pasaportave. Ka arsye thelbësore (politiko-ekonomike), por ka arsye edhe formale (pasaportat, regjistrimi i popullsisë, kontrolli i kufijve). E kuptoj që shpeshherë këto të fundit, kryesisht me karakter teknik, thuhen me zë të lartë nga diplomatët e politikanët për të fshehur arsye më të thella. Por arsyet e thella, në rastin e Shqipërisë, jam i bindur se nuk kanë të bëjnë me fenë myslimane të një pjese të popullsisë.
Nga ana tjetër, mendoj se e ardhmja e Shqipërisë mund të shihet vetëm në perspektivën evropiane. Në këtë pikë, më duket pa vend krahasimi midis Shqipërisë dhe Turqisë. Tek e fundit gjeografia nuk mund të diskutohet. Të paktën në rastin tonë. Se çfarë mendoj unë për hyrjen e Turqisë në BE, është çështje tjetër. Tani më intereson që shqiptarët të mos bien në viktimizëm më shumë seç duhet. Evropi ka gjynahet e veta, por edhe ne nuk jemi pa gjë.
Pishak,
Nuk ka asgjë të keqe të jesh viktimë, dhe sigurisht që nuk është as turp as shënjë inferioriteti. Normalisht duhet të jetë e kundërta, pra të quhet shënjë turpi dhe inferioriteti e viktimizuesit.
Ajo që anashkalohet në shkrimin tënd ka të bëjë me thelbin e proçesit të integrimit të Shqipërisë në Europë, i cili është një proçes negociator. Si i tillë ai nuk nënkupton vetëm kushte të njëanëshme por edhe një dëshirë dypalëshe për marrëveshje dhe mirëkuptim. Nogociatat përfundojnë me marrëveshje “xhentëllmenësh”, pra janë një proçes me natyrë thellësisht etike. Realisht midis Europës dhe Shqipërisë nuk ka pasur asnjëherë negociata (nëse strategjia e shkopit dhe karrotës mund të quhen e tillë).
Në fund të fundit nëse Europa është bashkësi vlerash, atëherë kam bindjen se edhe përfitimet që kjo bashkësi ka nga futja e Shqipërisë në të duhet t’i kapërcente smbrapsjet që lindin nga problemet teknike sikurse është ai i pasaportave si kusht përcaktues. Po ashtu këto negociata, të para nga një prizëm etik, nëse do i referoheshim gjeografisë dhe historisë, nuk mund të diskriminojnë midis popujsh që kanë histori dhe gjeografi të përbashkët. Në rastin e Bosnjës dhe të Kosovës si një nga viktimat e një genocidi të padiskutueshëm, shpërblimi pa kushte i Serbisë është një shuplakë e rëndë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Shqipërinë në një shkallë pak më të ulët e cila një pjesë të regresit të vetë politik dhe ekonomik ia dedikon edhe një kërkesë pa kushte nga ana e komunitetit ndërkombëtar si një faktor stabiliteti në rajon, ku shkakëtarët e vërtet të konfliktit për ironinë e fakteve, ishte Serbia dhe Maqedonia të shpërblyera në marrëveshjen e fundit. Personalisht vendimin e fundit të Europës e quaj pa frikë një vendim joetik dhe të pamoralshëm.
Për të qënë realist, Europa po dëshmon në mënyrë konsistente se nuk është as bashkim vlerash etike por as bashkim vlerash teknike (shih Bullgarinë dhe Rumaninë për këto të fundit). Por, për Europën pa frikë mund të thuash se është bashkim vlerash kulturore dhe fetare të ngjashme, ose të njëjtësuara. Kam frikë se për shumicën në Europë shqiptarët janë një objekt i huaj, quaji puçra po të duash, në fytyrën homogjene të vlerave kristiane të Europës.
Po ashtu nuk më duket se njohja e natyrës së vlerave të vërteta të identitetit Europian ka të bëj sadopak me arsyen e reformave në Shqipëri, sepse po të ishte kështu ato do kishin nisur dhe mbaruar me kohë, po të kihet parasysh dëshira e shqipëtatëve për të qënë pjesë e saj. Mendoj se prapambetja ka të bëj thjeshtë më dinamikat kulturore dhe sociale në vend, të cilat duhet pranuar se janë faktor regresi për këto reforma. Izolimi i vazhdueshë, i natyrshëm apo artificial, që i bëhet këtyre dinamikave nga strukturat Europiane vetëm sa e faktorizon natyrën regresive të tyre përkarshi reformave, pra nuk i ndihmon këto reforma. Pra jam dakort me ty që, siç thonë edhe anglishtfolësit, “it will get worse before it gets better”, por jo për faj të komplekseve tona, por për faj të një realiteti që nuk e kontrollojmë dot.
Perpara se te jete nje akt i mbeshtetur ne detaje teknike, mbajtja apo heqja e sistemit te vizave per te qarkulluar ne Europe nuk ka dyshim se eshte nje vendim politik, ne forme e ne permbajtje.
Gjynahet e shqiptareve dihen tashme nga te gjithe. Ato ngelen te njejtat qe ne vitet ’90, duke filluar nga sigurimi i pavaresise se sistemit gjyqesor, reformat ekonomike e bankare per kontrollimin e zhvillimit te ekonomise dhe te qarkullimit te fondeve nen nje strukture legale, etj, etj.
Cfare me habit nuk eshte me teper vendimi i komisionit europian se sa ai pasivitet , klasik per shtresen politike shqiptare, qe konstatohet nga ana e shtetit tone.
Kryeministri thote se e dinte prej kohesh vendimin negatin per Shqiperine.
Opozita eshte tejet e kenaqur me veten tek deklaron se kete e kemi dhurate nga kryeministri dora vete.
Nese ky shtet eshte serioz ne perpjekjet per ta drejtuar e cuar popullin e vet ne Europe, kjo perpjekje s`duhet pare e trajtuar si vocationale apo holistike, si dicka amorfe, pa koke e pa kembe, te cilen te gjithe e dine se cfare eshte, te gjithe flasin per te, te gjithe e duan, por asnje s`e ka pare e prekur me dore.
Kur nje objektiv i tille eshte kaq i rendesishem e i ngutshme (une dyshoj se praktikisht eshte keshtu), e mira e do qe objektivat te jene praktike, te qarte dhe te realizueshem. Si ne rastin e nje shteti qe pregadit veten per lufte.
Sun Cu ne Artin e Luftes permend 5 faktore qe ndikojne ne arritjen e fitores (objektivit)
1-permasat (nxirren nga terreni)
2-sasia (nxirret nga permasat)
3-llogaria (nxirret nga sasia)
4-krahasimi (nxirret nga llogaria)
5-fitoria (nxirret nga krahasimi)
Nga ana tjeter, shume nga argumentat e perdorura nga Comissioni Europian jane aq te “holle” e tejdukshme sa nuk ke se si te mos lexosh permes tyre.
P.sh si mund te justifikohet pranimi i Serbise ne zonen e Shenghenit, kur simbas statistikave serbet vazhdojne te perbejne nje numer te madh te kerkuesve te strehimit politik neper Europe (vetem ne gjermani, per vitin 2008, 2.5% e azilanteve ishin nga Serbia). Pastaj po te kihet parasysh se simbas nje vendim te nje gjykate serbe ne 2 shtatorin e vitit 2000, 20 nga figurat politike kryesore politike te Nato-s ne ate kohe u denuan me 20 vjet burgim ne mungese, per krime lufte, atehere zbritet ne kufirin e qesharakes.
Nga ana tjeter, po qe se regjistrimi i popullsise dhe paisja e saj me pasaporta biometrike eshte kaq i rendesishem ( megjithese Shqiperia eshte land-locked with Schenghen countries), si mund te spjegohet sistemi i hyrjes pa viza qe Europa ka me Meksiken dhe Hondurasin? Apo midis te barabarteve, ka ca qe jane me te barabarte se sa te tjeret?
“Komisioni Europian rekomandoi liberalizimin e vizave ‘Shengen‘ për vitin që vjen për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë (ndonëse për këto dy të fundit ende pa i plotësuar të gjitha kushtet),
kurse la jashtë këtij afati kohor Shqipërinë e Bosnjën, e përjashtoi fare Kosovën. Mirëpo, argumentet e dhëna nga zyrtarët e lartë për këtë vendim, assesi të bindin dikë që njeh rrethanat dhe historinë e rajonit. Më tepër duken standarde të dyfishta politike.
Nëse, për shembull, Kosova nuk i plotëson standardet e sigurisë së përgjithshme dhe asaj të kufijve, atëherë kjo njëkohësisht do të thotë mosplotësim i këtyre standardeve nga vetë vendet e BE-së, si dhe tri shtetet me të cilat kufizohet.
Në Kosovë ka një mision të BE-së, EULEX, pikërisht për të dhënë ndihmën në këto fusha të brishta dhe nëse ky standard quhet i dështuar, atëherë duhen quajtur edhe vendet europiane e SHBA-ja që kanë kontribuar staf në këtë mision. Kurse, nëse kufijtë e Kosovës nuk janë të sigurt, atëherë si mund të quhen të sigurt kufijtë e Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë që i ndajnë ato me vetë Kosovën? Nëse në (mos)vendimin për Kosovën ka ndikuar mosnjohja e shtetësisë nga pesë shtetet e BE-së, atëherë ka mundur që të veprohet ngjashëm si dhe deri më tash nga këto shtete. Zgjidhja tashmë është në tavolinë. Vendet e BE-së që e kanë njohur pasaportën e Republikës së Kosovës, tash vendosin vizat ‘Shengen‘ në të, por me minus për vendet që nuk e kanë pranuar shtetin/pasaportën. E njëjta do të mund të aplikohej edhe me liberalizimin e vizave për pasaportën kosovare. Ato shtete që e njohin realitetin e ri të Kosovës, do të mund të lejonin hyrjen në territorin e tyre pa viza të qytetarëve me pasaporta kosovare – shtetet që nuk e njohin atë, nuk do të mundësonin hyrjen në territorin e vet të qytetarëve me pasaportë të Kosovës. Pavarësisht vizës, pra. Dhe një gjë, që e paramenduar ose jo shpërfaqet tmerrësisht problematike, është se BE-ja, e menduar si një bashkësi sekulare, me rekomandimet e fundit i jep një ngjyrë krejt tjetër idesë thelbësore. Duke qenë të vetmet shtete me shumicë myslimane në Europë – pikërisht shumica e qytetarëve të këtij religjioni nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja do të vazhdojnë të jetojnë në formë getoje në kontinentin e tyre. Kjo pasi që serbët e kroatët e Bosnjës do të mund të marrin pasaportat e Serbisë, njësoj edhe serbët e Kosovës që do të regjistrohen në Serbi, por myslimanët – praktikues ose jo – mbesin të izoluar.
Me sa po shihet, shtetet e asaj që dikur quhej botë e lirë dhe që luftuan shumë kundër diskriminimit që u shpërfaq në mënyrën më të vrazhdë gjatë Luftës së Dytë Botërore, rrezikojnë që ngadalë, por sigurt, të zhyten në një situatë të ngjashme sërish. A s‘do të duken qytetarët që pas pak muajsh do të bartin pasaportat e shtetit të Kosovës, Shqipërisë dhe Bosnjës të shenjuar njësoj si dikur dhe në një kohë të errët njerëzit që detyroheshin të bartnin të qëndisur yllin gjashtërremësh për të treguar se ishin hebrenj? Pasaportat e Kosovës, Shqipërisë dhe Bosnjës, së shpejti mund të kenë të njëjtin kuptim. Por, nëse Europa nuk dëshiron ta shohë veten sërish të zënë në një situatë kaq të thellë diskriminuese, të krahasueshme me pozitën e dikurshme të hebrenjve, do të ishte shumë më mirë të caktonte qartë disa kushte që do të duhej të përmbushnin shpejt tri shtetet e përjashtuara dhe gjithçka të paqëtohej. Në të kundërt, historia na ka mësuar se diskriminimi nuk ka sjellë kurrë ndonjë të mirë.”
DISKRIMINIMI I RREZIKSHEM
Adriatik Kelmendi
http://gazeta-shqip.com/artikull.php?id=68340
Z. Zhgaba,
Ne artikullin tuaj ju hamendesoni, pa sjelle asnje prove, qe se paku Serbia i ka permbushur kushtet, per te hyre dhe dale lirisht ne Evrope, pikerisht diten e pervjetorit te perkujtimit te gjenocidit te Srebenices.
Nderkaq, nje nga kushtet themelore per ta perfituar kete hyrje e dalje te lire, lakuar prej vitesh, ka qene edhe dorezimi i kriminelit te Srebenices, Ratko Mlladiç, te cilit, Evropa, perveç se i ka shijuar imazhet duke kercyer e kenduar neper dasma ne mes te Beogradit, nuk ia ka pare ende fytyren ne Gjykaten Nderkombetare te Hages.
Nderkaq, kur flasim per pasigurine e kufijve te shtetit te ri te Kosoves, si nje nga kushtet themelore qe ky shtet duhet te permbushe per te hyre e dale lirisht ne Evrope, qellon qe flasim njekohesisht edhe per pasigurine e kufijve te shtetit te Serbise, Maqedonise dhe Malit te Zi, per sa kohe Kosova eshte shtet kufitar me ta. Pasiguria, po nuk i erdh Kosoves nga keto shtete, nga cilat shtete i vjen atehere? Nga Shqiperia?
Viti 2007 dhe hyrja e rrufeshme e Rumanise dhe Bullgarise ne Bashkmin Evropian me standarde te papermbushura, sikur u harrua shpejt. Por le te kujtojme ketu qe ne keto shtete ende udheheq mafja e organizuar dhe kjo sipas te dhenave zyrtare evropiane.
Vetem me sy te lire, z. Zhgaba, na rezultojne shume standarde te thyera nga Evropi pikerisht per keto vende te krishtera, te cilat, per me teper, qellon te kene qene iniciatore luftrash dhe gjenocidesh kundrejt ketyre tre shteteve me shumice myslimane qe po penalizohen shume nga ky vendim per te lejuar parakalimin kokelarte per ne Evrope te shteteve qe organizuan rrenimin e tyre ende te padenuar.
Nese Evropi, z. Zhgaba, i theu standardet e veta per keto shtete, vertet mendoni se nuk e bente dot kete te pakten per nje shtet si Shqiperia, i cili eshte i vetmi shtet ne rajon qe sillet si faktor stabilizues nderkaq qe i ka te gjitha mundesite te mos sillet si i tille?
Une nuk e di se ne cilin kanal i shihni ju lajmet z. Zhgaba, sepse ne kanalet franceze ku une i shoh rregullisht, Shqiperia dhe Turqia perfliten me te njejten gjuhe dhe futen ne te njejten vorbull.
Ne keto kushte, z. Zhgaba, kur paranojat ndaj myslimaneve te bardhe te Evropes prodhohen nga vete Evropa, pse ua heqim te drejten shqiptareve dhe boshnjakeve t’i vuajne keto paranoja?
Bashkimi Evpropian ka menyra dhe institucione per te kaptuar perceptimet, por edhe per t’i prodhuar ato, dhe pikerisht per kete nuk rezulton si i paqellimte ky vendim per t’i lene te izolura vendet myslimane brenda Evropes.
Ndaj, ky interpretim, z. Zhgaba, nuk eshte konspiracion per sa kohe krere si Sarkozia flasin per standarde, por flasin hapur edhe per kultura dhe identitetete te ndryshme.
Me qesharakja eshte se e gjitha kjo po ndodh ne nje kohe kur ne Shqiperi nuk ka tepruar ne popull ndonje perkatesi e posaçme me fene islame. Thua se duan t’i bejne me zor te ndjehen myslimane.
E përsëris edhe më qartë: neve si shqiptarë na takon t’i plotësojmë standardet evropiane për VETE jo për të tjerët. Në rast se besojmë tek projekti Evropë, në kuptimin e sistemit demokratik dhe të vlerave që kjo bashkësi frymëzon, atëherë na takon t’i respektojmë etapat e rrugës që na çojnë drejt saj. Po të ishte për mua, e po ta kisha në dorë, do ta ndërtoja Evropën në Shqipëri, natyrisht kur me Evropë nënkuptohet hapësira ideale e lirisë, e paqes dhe e begatisë. Pastaj, kishit për ta parë që do të ishte Evropa ajo që do t’i trokiste në derë Shqipërisë, apo do t’i dërgonte ftesë për t’u futur në BE.
Indinjata viktimiste, edhe pse tingëllon heroike dhe patriotike, nuk na shpie askund. Indinjata merr kuptim në kuadrin e plotësimit të standardeve. Me fjalë të tjera, në tryezën e bisedimeve për asocimin në BE, indinjata qytetare e përshoqëruar nga plotësimi real dhe i pakontestueshëm i standardeve, do të ishte më rezultative se vetëm indinjata e thjeshtë, e ca më keq kur kjo shoqërohet me interpretime të sforcuara (e kam fjalën për fenë). Arsyet e hyrjes në Evropë të një vendi apo të një tjetri shpjegohen mjaft mirë edhe nga pikëpamja gjeostrategjike. Konjukturat politike i anashkalojnë standardet që konsiderohen teknike. Ndoshta e kam gabim, por mendoj se po të ishte për cilësinë e ushtrisë shqiptare dhe armatimeve të saj ndoshta nuk do ishim futur në Nato. Kjo s’do të thotë se ne nuk e meritonim të hynim në Nato, si politikisht, ashtu edhe gjeostrategjikisht.
Nuk hyra në analiza përqasëse midis Serbisë dhe Shqipërisë, se kush e meriton më shumë të hyjë në Evropë pa viza. Nuk bëra asnjë lloj hamendësimi. Natyrisht, as demagogji dylekëshe. Qëllimi i shkrimit ishte gjetiu. Nuk dëshiroj që shqiptarët të vetëetiketohen si viktima të Evropës kristiane. Por në qoftë se dikush më thotë se Serbisë iu dhanë viza për ta lënë të qetë Kosovën, nuk është se më vjen keq. Tek e fundit, ky lloj “pazari” më duket i logjikshëm.
Sa për Evropën e identiteteve mund të them se jam dakord. Nuk do e dëshiroja një Evropë që të fliste vetëm anglisht. Besoj fuqimisht tek pluralizmi i identiteteve, çka nuk e përjashton mundësinë që këto identitete ta gjejnë emëruesin e përbashkët të bashkëjetesës nën çatinë e përbashkët të Evropës.
fare shkurt:
po e marrin serbine me te mire per t’i thene: me Kosoven s’kishim ç’te benim se e shkele dhe na e mblodhi Amerika;
Evropa here pas here ngre krye kunder Amerikes: dhe kjo eshte nje shenje;
faktori fetar eshte pjese e kuadrit te pergjithshem ku ka edhe faktore te tjere;
dhe:
Shqiperia, me gjysmen e banoreve qe kane mbetur aty, nuk e dime sa i intereson Evropes
Nipi
Unë besoj se e vetmja arsye që do ta bindë BE ta pranojë Shqipërinë në gjirin e vet, është nevoja për t’i mbajtur nën kontroll rreziqet që i vijnë prej andej, madje prej krejt hapësirës shqiptare në Ballkan: trafiqet gjithfarësh (drogë, para të pista, prostitucion, krim i organizuar, emigrantë klandestinë) dhe fondamentalizmi islamik, ky i fundit më shumë rrezik spekulativ se real. Përndryshe shqiptarët nuk kanë shumë ç’t’i ofrojnë Europës për momentin, përveç kërcënimeve. Sikur europianët të kishin ndonjë mundësi magjike për t’i zhvendosur krejt trojet shqiptare diku në Madagaskar ose Namibi, do ta kishin bërë pa kurrfarë vrarje ndërgjegjeje; dhe pa iu druajtur ndonjë proteste shumë të fortë prej krerëve të forcave politike lokale. Nga ana tjetër, për shumë prej tanëve, Europa nuk është veçse territor për t’u plaçkitur; mendësi që nuk është se ndeshet për herë të parë në këto anë, meqë shumë bij të shqipes e kanë nxjerrë bukën e gojës, së paku që nga koha e liburnëve dhe e piraterisë së tyre në Adriatik, duke ua zhvatur të tjerëve – fushës, qytetit, të huajve. Vërtet, ka një elitë intelektuale, ndër shqiptarët, që e vështron Europën si të ishte shpëtimi, madje që ka qenë gjithnjë gati të sakrifikojë, për t’iu afruar; kjo elitë është vetë produkt i ndriçimtarisë europiane dhe, virtualisht, gjithnjë mund të vizatohet si hartë e kontinentit, në vartësi të vendeve ku i janë formuar pjesëtarët. Por kjo elitë deri më sot nuk ka mundur t’ia përcjellë dëshirën e mirëfilltë për Europë publikut të gjerë, i cili Europën, përkundrazi, e percepton thjesht si burim të përmirësimit ekonomik e ndoshta social. Prandaj edhe BE e ka të qartë se elitat e shqiptarisë i ka gjithnjë me vete, sikurse ka të qartë se këto elita janë po aq larg publikut dhe bazës së tyre sociale, sa edhe BE vetë.
Akuzat dhe kritikat i kanë lëshuar Partia e Gjelbër e Gjermanisë dhe ajo Social-Demokrate, duke vlerësuar se politika e regjimit të vizave e BE-së diskriminon kryesisht myslimanët. Politikanë të njohur të këtyre dy partive të rëndësishme në Gjermani, kanë kritikuar ashpër vendimin e BE-së për të përjashtuar nga heqja e regjimit të vizave shtetet si Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën. Partia Social-Demokrate ka përshëndetur lehtësimin e regjimit të vizave për disa shtete të Ballkanit, por kundërshton politikën përjashtuese të BE-së për shtetet e tjera. “Qytetarët e Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe të Kosovës janë përjashtuar nga mundësia e lëvizjes së lirë në Evropë”, ka thënë Schwall-Duren, një ndër emrat kryesorë të kësaj force politike në Gjermani. Ndërkaq, Rebeka Harms, deputete e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, thotë se politika e BE-së për regjimin e vizave po diskriminon popullatën myslimane në Ballkan. Në një intervistë për televizionin publik gjerman, ajo ka thënë se kjo mund të sjellë ndarje të tjera në Ballkan.
Ne shprehim shqetësimin tonë të madh për politikën e Komisionit të Evropës Jug-Lindore. Politikat e vizave për shtetet e ish-Jugosllavisë rrezikojnë të krijojnë dy klasa qytetarësh në Evropën Jug-Lindore, bazuar në etnitë. Ne e mirëpresim faktin se, udhëtimi me viza të lira mund të garantohet për qytetarët e Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë që do të nisin më 1 janar të vitit 2010. Të drejta të barabarta, për shembull, janë refuzuar për Bosnje-Hercegovinën. Këshilli Evropian nuk e mori parasysh që Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia janë pak a shumë në të njëjtat nivele për sa i përket pasaportave biometrike dhe disa akteve nënligjore që përputhen me liberalizimin e vizave. Argumentet që shërbejnë për të justifikuar rekomandimet e Komisionit janë faktikisht të pabaza që nuk të bindin dhe nga ana politike janë të papërgjegjshme. Rekomandimet e dhëna në draft për liberalizimin e vizave mund të rrisin tensionet në shoqëritë e brishta siç janë ato të pas-luftës ashtu siç planet e Komisionit mund të shkaktojnë ndarje formale mes etnive si dhe t’i ndajnë ato në një legjitimitet të dyfishtë. Vetëm një pjesë e qytetarëve të Bosnjes dhe Hercegovinës mund të përfitojnë nga regjimi i ri i vizave.
Lexojeni peticionin këtu.
Z. Pishak,
Ju jap plotesisht te drejte per llogjiken e perdorur, se ne vete duhet te korigjojme veten. Nuk e di se sa eshte e mundur kjo.
Por ama duhet pare edhe ana simbolike.
Thua nuk e dinin valle zyrtaret evropiane qe bene komunikimin e vendimit krejt te padrejte, dhe e perseris, krejt te padrejte, te izolimit te Shqiperise, Bosnjes dhe Kosoves, jo vetem nga BE, por edhe nga Ballkani, se kete komunikim po e benin pikerisht ne diten perkujtimore te genoidit qe Serbia, e perseris, Serbia, beri mbi muslimanet e Bosnjes? Nese nuk e dinin, mjere BE per zyrtaret qe ka. Nese e dinin, ky eshte dhunimi i dyte dhe edhe me i rende, qe iu be atyre 8000 fatzinjve qe u zhduken vetem pse ishin muslimane. Justifikimi i BE ishte thjeshte teknik, dhe nuk bente pjese ne te asnje prej atyre shkaqeve, perndryshe te drejta, qe ti permende. Dhe ky justifikim thjeshte nuk qendron, sepse nese Serbia realisht do t’i kish permbushur keto standarte, Ratko Mladic e miqte e tij nuk do te vazhdonin te benin qejf neper Serbi.
Dhe frika e getotizimit te popullsive me origjine muslimane nuk eshte nje fobi e shprehur nga gazeta Sot, por eshte theksuar nga opozita Gjermane. Shihni kush e ka nenshkruar peticionin mesiper. Mes nenshkruesve eshte edhe kristian-demokratja Doris Pack – c’ka tregon se edhe pjestare te se djathtes evropiane jane te alarmuar nga ky getotizim, si dhe e nderuara Natasa Kandic.
Shih kur edhe Mali i Zi dhe Maqedonia te vendosin regjimin e vizave per ne. Dhe te lutem, mos me thuaj se keto dy vende kane nje situate politike dhe ekonomike me te stabilizuar se Shqiperia. Milo Djukanovic nuk eshte vetem se nje lider autoritarist, e Gruevski nuk mbetet mbrapa. Mafja ne te dy keto vende dhe korrupsioni, nuk jane me pak te zhvilluara se ne Shqiperi. Dhe e sigurta fare eshte se qytetaret e shkrete qe mbeten ne dore te tortures se vizes jane e vetmja kategori e ndeshkuar, pasi mafja nuk ka vuajtur dhe nuk eshte penguar ndonjehere prej regjimit te vizave, perkundrazi, ka lulezuar pikerisht prej ketij regjimi. Sepse ky regjim garanton lulezimin e biznesit te kalimit te paligjshem te kufijve.
Dhe per ty Xha xha, shkrimet e tua me pelqejne e i vleresoj, por kjo ideja se Shqiptaret dashkan te plackisin Evropen…. e e pasken bere kete qe ne kohe te liburneve… te lutem, pse vazhdimesia iliro-shqiptare qenka mit kur vjen puna per konstruksionin e identitetit kombetar, po nuk na qenka aspak e tille kur vjen puna per te provuar sjelljen esencialiste zhvatese qe Shqiptaret paskan perkundrejt Evropes?
Vendimi i BE per vizat ngelet politik pavaresisht standarteve te kerkuara.
Pishak, ke te drejte qe ne kishim per detyre ti permbushnim keto standarte por mos harro qe dhe vleresimi i standarteve nga BE ka qene mese subjektiv (aplikimi i double standards)
Shqiperi mori noten 1 (noten me te ulet, 3 ishte me e larta) ne te kater standartet e pergjithshem dhe eshte shokuese sesi u justifikuan keto nota.
-Sigurimi i kufijve dhe i rendit publik. Mos harro qe te behet shkelja e kufirit, kjo kerkon neglizhencen e te dyjave paleve qe ruajne kufirin dhe ironikisht ne kemi kufi si me Malin e Zi ashtu dhe me Maqedonine. Persa i perket rendit publik, krimit te organizuar etj edhe ketu edhte gabim qe Shqiperia te identifikohet si e prapambetur.
– Mosdiskriminimi i pakicave etnike. Cuditerisht, Shqiperia u denua per diskriminim ndaj Romeve, ne nje kohe qe problemi Rom eshte identik kudo ne Ballkan si dhe ne shtete brenda ne BE si Romania. Per me teper, Maqedonia ngelet nje vend me probleme etnike, megjithese shume rruge eshte bere ne ate drejtim dhe pala shqiptare ne Maqedoni ngelet fajtore (per shkak te percarjeve brenda grupit etnik) per mospermbushjen e disa standarteve. Serbia po ashtu ka probleme me etnicitetin shqiptar ne Serbi, per te mos harruar vete Romet dhe pakica te tjera.
– Ekonomia- Ketu vertet te vjen per te qeshur. Serbia rendit e fundit ne te gjitha indikatoret ekonomik. Inflacion dyshifror, papunesi mbi 30%, etj etj. Te treja vendet e aprovuara negociojne fonde financiar me FMN-ne per ti bere balle krizes, nderkohe qe Shqiperia eshte vendi qe shquhet per stabilitet makroekonomik dhe fiscal dhe me nje rritje te larte ekonomike (pavaresisht se ne po te hyjme ne detja dhe ne kemi plot probleme)
– Rasti i Bosnjes- Ketu kemi me te vertete nje diskrimin te hapur ndaj myslimaneve. Dihet qe Kroatet e Bosnjes te perfitojne viza nepermjet pashaportave kroate dhe serbet do te jene ne gjendje te perfitojne te njejten gje me pashaportat serbe.
Po myslimanet boshnjake????
Pishak,
Lexoj sot tek Shekulli:
“Diplomatja suedeze: Shqipëria, jashtë Shengen edhe për shkak të paragjykimit fetar”
http://www.shekulli.com.al/2009/10/16/diplomatja-suedeze-shqiperia-popullsi-myslimane-nuk-perfitoi-nga-regjimi-i-vizave.html
Kam dy dyshime: 1) për vërtetësinë e deklaratës së diplomates suedeze; 2) për paraqitjen e saktë të deklaratës. Përveç këtyre, do të desha të njihja kontekstin brenda të cilit ka marrë trajtë kjo akuzë e rëndë për Evropën.
Pikëpyetjet janë më shumë se dy. Sa peshë ka deklarata e një diplomateje e këtij rangu? Mos ka qenë vallë ndonjë shigjetë kundër vendeve evropiane që e kanë pasur kryesinë më parë? Pra luftë e kunja brenda llojit? Sa e shpreh kjo deklaratë qëndrimin zyrtar të BE-së? Mund të formulohen edhe pyetje të tjera.
Gjithsesi, po t’i merrnim si të mirëqena deklaratat e diplomates suedeze do të kërkoja urgjentisht dy gjëra: a) Daljen e menjëhershme nga BE-ja e Suedisë, meqë kjo e fundit e pranon se po jeton në një çati me vende që diskriminojnë në bazë të fesë, pra kundër parimeve bazë të komunitetit; b) Tërheqjen e rrufeshme nga pala shqiptare e kërkesës për pranim në BE. Nuk mund të jetojmë së bashku me vende të pacivilizuara që shkelin me këmbë të drejtat elementare të qytetarëve. Po qe puna kështu, nuk na meritojnë, tha. Por puna duhet parë mirë…
http://www.balkangoeseurope.eu/.
Mbase vlen dicka kjo Pishak.
I paska shkare goja kesaj diplomates. Ne fakt ka shume mundesi te jete edhe keqinterpretim me dashje nga ana e mediave shqiptare. Nga ato cfare nuk pret. Megjithate, edhe sikur mos ti kishte shkare goja nuk do shume mend per ta kuptuar qe shtetet e bashkimit europian nuk mund ta mbyllin syrin aq kollaj per vende si Shqiperia e Kosova ashtu sic e mbyllen syrin per vendet fqinje. Shqiptaret kane emer shume te keq pothuaj kudo ne Europen perendimore. Emer per mendimin tim i pamerituar per shkallen qe ekziston. Prandaj partite e medha europiane nuk mund t’ja shesin lehte votuesve te tyre qe kakofonise te fizarmonikave te romeve rumune te cilet kane “pushtuar” stacionet e metro-se e trenat e shume qyteteve te medha do ti shtohen dhe qenie me bisht me callma e niqab-e..(shqiptaret).
Fatkeqesia ne te verte eshte qe ne nje moment si ky Shqiperia gjendet me nje sharlatan te paafte ne krye si Berisha aq i dobet se brendshmi sa as qe meriton te merret seriozisht.
Nuk me duket rastesi qe pas refuzimit te kerkeses per liberalizim vizash qofte mediat qofte retorika qeveritare shqiptare po i meshojne gjithnje e ne rritje kartes se nacionalizmit. Por… dhe kjo nuk eshte nje por e vogel, praktikisht aksioni i tyre eshte artificial, i dobet, si dhe karakterizohet nga nje nje mungese e dukshme sinqeriteti. Te paret qe e vene re artificialitetin e kesaj retorike jane te huajt. Nje personazh si Berisha ka luajtur njehere me karten e nacionalizmit per te qendruar ne pushtet dhe te gjithe e dime se si perfundoi ajo aventure ne 97-ten.
“E djathta” aktuale sa rri e harxhon energji ne tandem me mediat e lavdishme shqiptare per te ndertuar nje karrakatine propagandistike nacionaliste me mire te marre te punoje per ti plotesuar ato pak kerkesa teknike qe i kane vene. Le t’ja lere nacionalizmin atyre qe te huajt i marrin pak me seriozisht.
Nuk e di sesa e ndjek ti eni politiken e Bashkimit Evropian, te pakten per sa i perket Ballkanit Perendimor. Sepse eshte nje gje qe te akuzosh mediet dhe qeverine per nacionalizem fals per shkak te deshtimit dhe tjeter te marresh a priori BE si nje tempull te kulluar te dijes dhe moralit boteror. Prandaj kur ulesh te besh nje analize mendoj se duhet te sjellesh ndonje fakt konkret dhe jo te ngresh akuza mbi paragjykime.
Berisha mund te akuzohet per cdo gje, por jo per sa i perket lojes politike per Integrimin, te pakten dy vitet e fundit. Madje edhe kerkesa per aplikim e dorezuar prej tij ne maj te ketij viti ne Çeki, homologut Topolanek u sponsorizua nga Italia dhe Franca, pavaresisht vetos gjermane. Ketu mendoj se Berisha lozi si per vete para fushate ashtu edhe per vendin, sepse percaktoi ne formatin juridik nje hap te ri. Dhe nuk duhet te harrojme se asokohe opozita jone e dashur, moderne dhe embelsisht patriotike, nuk la gur pa levizur me ligjin e lustracionit, i cili vetem 1 jave me pare u rrezua nga Komisioni i Vencias.
Tani deklarimi i Stamm, eshte koherent edhe me shqetesimet e ngritura nga Turqia dhe pikerisht me kete shtet luhet edhe manovra muslimane e frenimit te zgjerimit.
Po keshtu me kete qeveri karakatine te sharlatanit Berisha, sic e quan ti, eshte marre vendimi per propozim te liberalizimit ne mesin e vitit 2010. Ketu opozita shqiptare le te rrije e te shikoje nga bulevardi i protestave.
Kur flet se po i meshohet kartes se nacionalizimit, une te sugjeroj qe te mos e shohesh kaq perciptas. Te sugjeroj. Per nje ballafaqim informacioni, pra sesi shihet ky nacionalizem mund te te jap nje artikull te djeshem te akademikut rus, Pyotr Iskenderov. http://en.fondsk.ru/article.php?id=2526.
Thua: “Te paret qe e vene re artificialitetin e kesaj retorike jane te huajt”.
Une them: PO PASTAJ SE E PANE TE HUAJT. EDHE ? E RENDESISHME ESHTE QE TA SHOHIM NE.
Nuk me intereson interepretimi politik i kesaj qe po shkruaj. Por eshte gabim i madh te quash Sali Berishen sharlatan apo te dobet, sepse neglizhon ne menyre fatale nje realitet qe po na penalizon te gjitheve. Kjo me kujton perkufizimet e fillim viteve ’90 kur te gjithe ishim trushkulur. Ate pra se “Enveri ishte budalla”.
theologos, shkurt, mendoj se nuk ka aq pak rendesi se cfare opinioni kane vendet e huaja per lakmusin aktual nacionalist qe po i serviret nga qeveria e media “publikut” shqiptar. Se pari sepse eshte e dukshme qe kjo lloj loje politike shqiptare po behet pikerisht per syte e te tjereve pra nuk gjeneron nga ndonje levizje e natyrshme shoqerore por eshte pergjigje ndaj shuplakes se fundit ne aventuren europiane. Se dyti mendoj se shqiptaret nuk duhet ta genjene veten e te mendojne se kane luksin e mospyetjes se faktorit te jashtem. E verteta eshte qe shqiptaret kane varesi te theksuar nga faktori i jashtem e njekohesisht kane nje vend shume margjinal ne radarin e ketij faktori.
Poashtu nuk mendoj se ta quash Berishen e te djathten shqiptare te dobet eshte e gabuar. Po te ishte aq e forte qeveria/e djathta/shteti shqiptar kishte dhe do te kete kohe te mjaftueshme per ti realizuar kushtet (e thjeshta) teknike qe i jane vene. Mbi te gjitha nuk do ti duhej te eksperimentonte me nje propagande nacionaliste te ngjizur keq. Te jemi te sinqerte, vendet te cilat bashke me Shqiperine nuk i plotesonin as disa kushte minimale ishin Bosnja, (nje shtet me njeqind e kusur ministri krejtesisht jofunksional nga ndarjet etnike, i mbajtur praktikisht me pikatore financiare europiane), Kosova (shtet ku veprojne tre “qeveri” paralelisht poashtu jofunksional per aresye qe dihen dhe poashtu i mbajtur nga pikatore financiare europiane). Nje mazhorance qe e fut vendin e vet ne te njejtin kaliber me kesi lloj shtetesh jofunksionale nuk mund te quhet kurrsesi e forte.
Pak tek BE. Per ata qe jetojne ne kete rajon dhe kane mundesine ta ndjekin nga brenda diskursin qe zhvillohet mbi zgjerimin, vlerat, idealet e medha etj. etj. nuk eshte sekret se mosfutja e vendeve te mesiperme ne marreveshjen e vizave dhe calimi ne pergjithesi ne procesin e integrimit nuk ka te beje shume me aresye teknike sic duan ta paraqesin diplomatet e huaj ne Tirane. Une nuk e mbaj politiken e disa prej vendeve me te rendesishme te EU per politike engjejsh. Pikerisht per kete me vjen keq se ajo cfare po pervijohet si “pergjigje” politike shqiptare eshte aq joserioze e dobet e gati qesharake edhe sepse po drejtohet nga njerez qe jane djegur njehere ne lojra te tilla.
“Se dyti mendoj se shqiptaret nuk duhet ta genjene veten e te mendojne se kane luksin e mospyetjes se faktorit te jashtem”.
Jam dakord, por ka ardhur koha edhe per pak, po fare fare pak Dinjitet. Dhe ky dinjitet nuk mund te vije duke duartrokitur cdo deklarate. Ne fund te fundit ekonomine tone e mbajme ne me te gjitha kusuret.
Kur vjen puna te pergjigja politike shqiptare, ajo vertet eshte deri diku amatoreske, por kurrsesi nuk e shfrytezoi deshtimin e vizave me retorike nacionaliste. Dhe kjo pse shumekush ne BE e sheh tanime zgjerimin jo si problem standardesh, por Sigurie. Nese retorika nacionaliste do te lidhej me vizat atehere eshte mese e sigurte se moderimi i rezolutave te fundit te Parlamentit Evropian nuk do te kishte ardhur.
Mund te jesh dakord me ate qe shkruan ti per sa i perket Bosnjes dhe Shqiperise. Por ketu nuk po kerkohet Anetaresimi ne BE, por Liberalizimi i Vizave. Tani sa serioze mund te duken zyrtaret e BE, kur refuzojne liberalizimin per ta pranuar mandej menjehere pas zgjedhjeve?
Dhe se dyti sa serioz mund te jete argumenti i tyre per Shqiperine, kur 13 e qytetareve te ketij vendi jane emigrante ne Evrope?
Nese do te flasim vertet per standarde, une e mbyll gojen dhe te jap ty shume te drejte. Por kur behet politike atehere ketu nuk ka pse te fajesojme dhe aq veten, por do te duhet te flasim.