Për ca media, një provokim i vetëm nuk mjafton – dikushi që është dikush duhet të “provokojë sërish.”
Ky është provokimi si profesion, ose stilizimi i çfarë duhej të ishte, së paku në teori, gjest i vetvetishëm.
Mirëpo ky i fundit nuk na interesoka: sepse provokimi i mirëfilltë mund të lëndojë raporte forcash, hierarki dhe tabu.
Le të zgjedhim pra, provokimin sërish, ose të sigurtin: atë që i ka qëndruar kohës, pikërisht pse ka qenë krejt i padëmshëm:
Aurela Hoxha provokon sërish, prek “zogun”
Vildane Zeneli provokon sërish, shfaq gjoksin para kamerës
Olta Gixhari provokon sërish, pozon pa të brendshme
Nora Istrefi provokon sërish në plazh
Tuna provokon sërish fansat me vithet e saj
Era Istrefi provokon sërish me puthjen në pasqyrë
Vajza e Eli Farës s’përmbahet, provokon sërish
Rita provokon sërish, publikon lulen
Elvana provokon sërish, e bëj me dashuri
Luana provokon sërish me fustanin e çarë
Vildane Zeneli provokon sërish me foto seksi
Provokon sërish Zajmina, bën tatuazh intim afër… zogut
Angela Martini provokon sërish, “vetëkënaqet” në krevat
Dafina Zeqiri provokon sërish duke…
Adelina Ismaili provokon sërish
Shkëndija provokon sërish, gati të heqë mbathjet
Marina Vjollca provokon sërish
Shkënda provokon sërish me gjoksin e zhveshur
Në epokën e riprodhimit serial, mekanik, provokimi kërkon t’i shpëtojë banalitetit mu nëpërmjet rimarrjes diskursive.
Por provokimi i dytë gjithnjë rrezikon ta lërë lexuesin detumeshent, mu për shkak të së parit. Pa folur pastaj për të tretin, të (n – 1)-in.
Çfarë duhej – të paktën teorikisht – të befasonte, tanimë veç konfirmon se nuk po ndodh asgjë.
First as farce then as provocation.
se pari si ‘skandal’, e pastaj si provokim, me pas si suprize e me vone si merzi – Olta Gixhari na merziti serish pa te mbathuara. Olta Gixhari na suprizoi sot me te mbathura.
kaq zogj nuk kam pare as ne twitter 😀
Mire bejme qe veme ne pah “provokon serish” por do me pelqente qe te mos linim pas dore edhe “sfidon”.
Sfidon – po, patjetër! Këto sfida po na mbajnë gjallë. Shto këtu edhe “çlirimin nga komplekset”. Dhe më në fund, ekstremizimi i paraqitjes femërore në publik – nga njëra anë, dyqani i mishit, nga ana tjetër, paketimi integral me burqa. Dhe mes politika me taka prej gjilpëre dyshekësh…
Shqiperia s’kishte pare kaq shume provokime qe ne kohet fanar-ndricuese kur na provokonin imperialisto-revizionistet ziliqare. Atehere ama ishim balle larte se i kishim provokatoret ne gryke te topit, e ata se paku na vleresonin me tyten e tyre te pushkes, kurse sot na begenisen vetem artistet tona me zogjte cabriolet.