PROVOKE OR PERISH

Për ca media, një provokim i vetëm nuk mjafton – dikushi që është dikush duhet të “provokojë sërish.”

Ky është provokimi si profesion, ose stilizimi i çfarë duhej të ishte, së paku në teori, gjest i vetvetishëm.

Mirëpo ky i fundit nuk na interesoka: sepse provokimi i mirëfilltë mund të lëndojë raporte forcash, hierarki dhe tabu.

Le të zgjedhim pra, provokimin sërish, ose të sigurtin: atë që i ka qëndruar kohës, pikërisht pse ka qenë krejt i padëmshëm:

Aurela Hoxha provokon sërish, prek “zogun”

Enca provokon sërish

Vildane Zeneli provokon sërish, shfaq gjoksin para kamerës

Olta Gixhari provokon sërish, pozon pa të brendshme

Olta provokon sërish

Nora Istrefi provokon sërish në plazh

Tuna provokon sërish fansat me vithet e saj

Era Istrefi provokon sërish me puthjen në pasqyrë

Ilda provokon sërish

vintage-girl-sittingVajza e Eli Farës s’përmbahet, provokon sërish

Rita provokon sërish, publikon lulen

Ria Antoniu provokon sërish

Elvana provokon sërish, e bëj me dashuri

Luana provokon sërish me fustanin e çarë

Vildane Zeneli provokon sërish me foto seksi

Provokon sërish Zajmina, bën tatuazh intim afër… zogut

Angela Martini provokon sërish, “vetëkënaqet” në krevat

Kallashi provokon sërish

Dafina Zeqiri provokon sërish duke…

Adelina Ismaili provokon sërish

Elsa “provokon” sërish

Shkëndija provokon sërish, gati të heqë mbathjet

Marina Vjollca provokon sërish

Shkënda provokon sërish me gjoksin e zhveshur

Në epokën e riprodhimit serial, mekanik, provokimi kërkon t’i shpëtojë banalitetit mu nëpërmjet rimarrjes diskursive.

Por provokimi i dytë gjithnjë rrezikon ta lërë lexuesin detumeshent, mu për shkak të së parit. Pa folur pastaj për të tretin, të (n – 1)-in.

Çfarë duhej – të paktën teorikisht – të befasonte, tanimë veç konfirmon se nuk po ndodh asgjë.

6 Comments

    1. se pari si ‘skandal’, e pastaj si provokim, me pas si suprize e me vone si merzi – Olta Gixhari na merziti serish pa te mbathuara. Olta Gixhari na suprizoi sot me te mbathura.

  1. Mire bejme qe veme ne pah “provokon serish” por do me pelqente qe te mos linim pas dore edhe “sfidon”.

    1. Sfidon – po, patjetër! Këto sfida po na mbajnë gjallë. Shto këtu edhe “çlirimin nga komplekset”. Dhe më në fund, ekstremizimi i paraqitjes femërore në publik – nga njëra anë, dyqani i mishit, nga ana tjetër, paketimi integral me burqa. Dhe mes politika me taka prej gjilpëre dyshekësh…

  2. Shqiperia s’kishte pare kaq shume provokime qe ne kohet fanar-ndricuese kur na provokonin imperialisto-revizionistet ziliqare. Atehere ama ishim balle larte se i kishim provokatoret ne gryke te topit, e ata se paku na vleresonin me tyten e tyre te pushkes, kurse sot na begenisen vetem artistet tona me zogjte cabriolet.

Comments are closed.